Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Londër, kontrollonin shtëpi publike, burg tropojanëve

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    11 Mars Angli: Në grupin e shqiptarëve edhe një turk. Besmir Rama e
    bleu 18-vjeçaren lituaneze 4.000 stërlina

    Gjykatësi: "Arratisjen e Sandrës nga vendi i shfrytëzimit e cilësoj
    dramatike"

    Tre shqiptarë dhe një turk janë dënuar me 15 vjet e gjysmë burg për
    kontrollin e një shtëpie publike në lagjen "Ponders End", Middlesex,
    në veri të Londrës. Njëri prej tyre, Besmir Rama, është gjetur
    fajtor edhe ndaj akuzave për trafikimin me anë të mashtrimit dhe
    detyrimin me forcë për të bërë prostitutë një lituaneze 18-vjeçare.

    Procesi

    Do t'i duhej plot gjashtë javë gjykatës për t'i dhënë fund procesit
    gjyqësor në ngarkim të të katërve. Ndërsa juria do të shpenzonte tri ditë në gjetjen fajtor të tyre, vetëm në akuzat për kontroll të shtëpisë publike dhe trafikimin e viktimës nga Rama, për qëllime prostitucioni në Britaninë e Madhe. Ata nuk kanë gjetur fajtorë të akuzuarit e tjerë për burgosje të rreme dhe kontroll prostitucioni, sikurse nuk kanë gjetur fajtor Ramën në dy akuzat për përdhunim.

    Dënimi

    Të tre shqiptarët dhe turku janë dënuar me 15 vjet e gjysmë burg së
    bashku.Protagonisti kryesor në këtë proces ka qenë 19-vjeçari
    Besmir Rama, i cili bleu për 4000 paund minorenen Ai është dënuar
    me 11 vjet e gjysmë burg. Ndërsa miqtë e tij kanë marrë dënime të
    lehta. Turku 22-vjeçar, Hasan Atesogullari, së bashku me Flamur
    Nuzën, 26 vjeç, janë gjetur fajtorë për kontrollin e një shtëpie
    publike dhe janë dënuar me nga 18 muaj burg secili. Ndërsa, Adil
    Jahelezi, 22 vjeç, është dënuar me 12 muaj burg. Atesogullari me
    Nuzën ishin ata, të cilët majin e vitit të shkuar organizuan marrjen
    nën kontroll e shtëpisë publike. Jahelezi u punësua nga ata si roje
    sigurie në ambientet e saj, ndërkohë që Besmir Rama detyroi me forcë
    lituanzen 18-vjeçare të shesë trupin e saj për llogari të tyre.

    Gjykatësi

    Gjatë leximit të dënimit, gjykatësi Richard Hone QC, duke iu
    drejtuar Besmir Ramës, i cili ishte në qendër të të gjithë procesit
    tha: "Nuk do ta quaja aspak të drejtë të lexoja këtë vendim pa u
    sqaruar rrethanat, të cilat më çuan në përfundimet e tij. Krimi që
    keni ndërmarrë është serioz dhe ndëshkohet me burgim të gjatë. Roli
    juaj në këtë operacion prostitucioni ishte që të çonit Sandrën në
    shtëpinë publike. Ju ishit ai që e pritët në aeroport, për ta
    vlerësuar sikur të ishte një mall që po blihej në treg. Arratisjen e
    saj nga dritarja e shtëpisë publike do ta quaj dramatike. Sandra,
    momentet e arratisjes ishte pa këpucë, pa pasaportë, pa dokument
    identifikimi, pa para. Dua të nënvizoj se ajo mbi të gjitha ishte e
    frikësuar, gjë për të cilën ju jeni përgjegjësi kryesor". Këto ka
    thënë gjykatësi anglez, i cili duke vijuar leximin e vendimit ka
    nënvizuar faktin se, "trafiku i femrave për prostitucion,
    veçanërisht i vajzave të reja si në këtë rast, nuk është vetëm
    problem i Britanisë së Madhe, por edhe i vendeve të tjera. Është një
    shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Një shfrytëzim i tillë
    që ju ndërmorët nuk duhet falur dhe toleruar nga shoqëria jonë.
    Krimi që keni ndërmarrë është serioz. Këtë e kemi mësuar nga dëshmia
    e Sandrës për katër ditë dhe nga thëniet e dëshmitarëvë që zgjatën
    17 ditë me radhë në këtë proces. Ju dënoj me 10 vjet burg për akuzën
    e trafikimit për qëllime prostitucioni dhe 18 muaj burg për
    kontrollin e shtëpisë publike. Duke përfunduar leximin e dënimit,
    gjykatësi i ka thënë Besmir Ramës: "Prezenca juaj në Britaninë e
    Madhe nuk do t'i sjellë asnjë dobi këtij vendi, pavarësisht se
    familja juaj jeton në Londër, unë do t'i propozoj ministrit të
    Brendshëm deportimin tuaj nga Anglia në fund të dënimit", ka thënë
    gjykatësi anglez, ndërsa Besmir Rama i veshur me një xhaketë
    sportive "Najk" ngjyrë gri të hapët, një bluzë të kuqe dhe tuta
    sportive blu, më pas ka ulur kokën duke u larguar drejt qelive të
    gjykatës.


    Mashtrimi

    Në fillim të majit 2004, Sandra është kontaktuar nga një
    bashkëfshatar i saj, duke i ofruar mundësi punësimi në një hotel të
    Londrës. Ajo bie dakord, pasi për këtë gjë merr bekimin e prindërve,
    gjë të cilën e pranoi nëna e saj gjatë dhënies së dëshmisë në
    gjykatë. Sandra do të mbërrinte në aeroportin e "Heathrout" së
    bashku me një vajzë tjetër, Lina, dhe një grua me moshë të vjetër e
    quajtur Vilma, më 27 maj 2004. Besmir Rama kishte dalë në aeroport
    t'i priste, ka thënë Sandra në gjykatë. Në ditët në vazhdim
    lituanezja që fliste shumë pak anglisht, është dërguar në adresa të
    ndryshme në veri të Londrës si dhe në një pub në Turnpike Lane
    dhe "Ëood Green. Ajo e ka kuptuar shumë shpejt se ishte mashtruar
    dhe kërkonte rrugëdalje nga situata në të cilën ishte, duke tentuar
    arratisjen nga Rama. Është larguar me sukses në një rast, por ajo e
    mbetur si "peshku pa ujë" që ngec në llucë, në mes të katër rrugëve
    në veri të Londrës kapet nga Rama, e cila e godet me shuplakë. "Kam
    paguar për ty 4 mijë paund. Ti do të bësh çfarë të them unë", i ka
    thënë Rama lituanezes, e cila e ka treguar episodin e arratisjes mes
    lotëve, të cilat se lejonin të artikulonte mirë fjalët. Të gjitha
    dokumentet, përfshi pasaportën, do t'i merreshin.



    Shtëpia publike


    Më datë 2 qershor 2004, Sandra do të dërgohej në një shtëpi publike
    në lagjen "Ponders End", Middlesex EN. Për dy ditë, nën observimin e
    rreptë të Adil (Kreshnik) Jahelezit, punësuar si roje në shtëpinë
    publike, Sandra do të detyrohej të shiste trupin e saj .Mbrëmjen e
    datës 3 qershor 2004, ajo do të mund t'i arratisej mbikëqyrjes së
    Jahelezit, duke dalë në çatinë e shtëpisë publike, më pas është
    kacavjerrë pas një peme, duke kërkuar strehim te shtëpia tjetër. Të
    nesërmen, policia me anë të forcës hyri në apartamet, i cili
    përdorej si shtëpi publike. Flamur Nuza, Hasan Atesogullari dhe Adil
    (Kreshnik) Jahelezi, u arrestuan brenda apartamentit si të dyshuar
    në përfshirjen e rrëmbimit dhe mbajtjen si të burgosur të Sandrës.
    Ndërsa koka e grupit Besmir Rama do të arrestohej në datën 6 qershor
    2004, pas një operacioni policor.


    "Të dënuarit ishin të pashpirtë ndaj viktimës"

    Numri një i policisë londineze për veriun e Londrës, superintendent
    Bill Ëoodhall i policisë së Enfield, në një prononcim të tijin për
    mediat pas dënimit të marrë nga tre shqiptarët dhe turku
    deklaroi: "Të dënuarit e sotëm provuan se ata ishin të pashpirtë,
    duke demostruar aspak humanizëm ndaj viktimës. Të jetuarit dhe
    fitimi i parave nga shfrytëzimi i një vajze në këtë mënyrë, siç e
    bënë ata është shqetësuese në ekstrem. Vajza e re ka kaluar një
    eksperincë të vështirë, një horror të vërtetë, ajo nuk ishte vetëm
    subjekt për ta burgosur padrejtësisht e futur në prostitucion, por
    shpresat e saja për një jetë më të mirë janë shkatërruar. Ishte
    kurajoja e saj dhe asistenca që i dha policisë, që bëri të mundur
    sjelljen përpara drejtësisë dhe dënimin e këtyre trafikantëve të
    qënieve njerëzore.

    Tre të dënuarit jetonin ilegalisht në Angli


    Sipas hetimeve të policisë, mësohet se Besmir Rama, Flamur Nuza dhe
    Adil Jahelizi, që të tre jetonin ilegalisht në Britaninë e Madhe.
    Hetuesit pas kontakteve me policinë shqiptare kanë mësuar se ata
    janë shtetas shqiptarë nga qyteti i Tropojës. Momentin e arrestimit,
    Besmir Rama i ka treguar policëve se kishte vetëm gjashtë javë që
    kishte mbërritur në Angli, por një dokument i zyrës së emigracionit
    paraqitur gjykatës, tregon se ai ka mbërritur dhe ka kërkuar azil në
    vitin 1996. Gjithashtu është mësuar se Rama në vitin 2001 ka dalë
    përpara po kësaj gjykate me akuzat për plagosje me dashje. Por është
    lënë i lirë për mungesë dëshmitarësh. Flamur Nuza dhe Adil Jahelezi,
    normalisht duhet të liroheshin në sallën e gjyqit, pasi koha e
    paraburgimit plotëson masën e dënimit të dhënë nga gjykatësi, por
    ata janë marrë nga oficerët e emigracionit për t'i deportuar për në
    aeroportin e Prishtinës dhe më pas me asistencën e KFOR-it të
    transportohen drejt kufirit shqiptar.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  2. #2
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    kshu lloj historish kemi degjuar dhe do degjojme akoma, derisa ne vete si shqiptare ta denojme kete dukuri qe na ka ulur emrin neper bote.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    te dy palet dolen te humbura ajo femra kaloi gjithato te kqia, keta do han kollodokun te burgu anglez. pse ?! per nje grusht pare me shum. really sad

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    4000 pound per kete lituanezen, qe i bin gati 8000 dollare. do ket qen alamet femre qe paska kushtu kaq shume se moldavet qe shiten ne shijak sbojn me shum se 3 mij euro.

Tema të Ngjashme

  1. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  2. Antitrafiqet nisin gjuetinë e bazave të prostitucionit
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 14:23
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Londër, shtëpi publike me emra politikanësh shqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 10:11
  5. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •