Close
Faqja 16 prej 22 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 435
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Per skenderbeun se mohon kerkush qe ka qen strateg i fort, amo aj ka luftu me sulltanin per arsye personale Hakmarje e shumica thojn qe per komb Shiqiptar ka luftu...PO KU KA PAS KOMB ATHER???.!


    po e citoj se cfar thot Oliver Schmit nje historian Austriak ne librin e tij per skenderbeun...


    Mendoj se zbulimi mė i rėndėsishėm, nė pikėpamje burimore, ėshtė motivi i vėrtetė i veprimit tė Skėnderbeut, qė ishte gjakmarrja. Kemi nė duar tani njė dokument tė ri nga arkivat e Milanos, i cili tregon se sulltan Murati II ka pasė vrarė tė atin e Skėnderbeut, Ivanin, dhe se Skėnderbeu ishte pjesė e njė pėrbetimi qė ēoi nė vrasjen e vėllait tė madh tė Mehmetit II, Alaedin Ali Ēelebiut, e pra ky e pra ky motiv, gjakmarrja si shtysė personale e Skėnderbeut, ėshtė njė e re.

    Ti o njeri asgje nuk the per Skenderbeun perpos marrinave qe te jane pjekur ne koke....dhe ate ne multikoloris....
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Shkodrani_79
    Anėtarėsuar
    05-09-2009
    Postime
    64
    ky siper ja vuni vulen, ka shekuj qe ka kontradita per origjinen e skenderbeut ti pejani e gjete, brravo ke ba pune te mire.

    Nuk hina me i lexu gjith postimet se pak a shume dihet rrjella e tyre kur behet fjal per te tilla figura, ka luftu kunder myslimaneve .. tan myslimant kunder e tan te krishtert pro.. futja kot si me than se po din kush me dhan drejtim si e pse ka luftu skenderbeu, por nejse secili eshte i lire te shprehet si ka qef.. Gabimi qe behet me shpesh ne trajtimin e figures se Skenderbeut eshte, futja e mendesis se diteve te sotme si dhe e llogjikes se sotme ne ngjarjet qe kan ndoll ne at kohe, e kjo sjell konfuzion ne pergjigje si dhe dalje nga llogjika normale e postimeve si dhe nga tema.

    Gjergj Kastrioti, Skenderbeu rridhte nga nje familje fisnike e i ati Gjon Kastrioti arriti qe me diplomaci, lufte e martesa ta shderronte feudin e tij prej dy fshatrave ne diber ne nje principat dhe luftrat e brendshme si dhe nderhyrjet e Perandoris Osmane sollen te pa shmangshmen, vasalitetin dhe pastaj sundimin e drejt perdrejte ke kesaj pjese te Arbrit nga Perandorija Osmane. Rritja edukimi si dhe mesimet qe morri ne at perjudh ne Skenderbeu ne Shkollen e Jenicereve sherbyen per ngritjen e nje ushtrije te rregullt si dhe ndertimin e nje Kancelarije modeste por teper te shkathet ne sherbim te synimeve te tij.
    Te flitet per komb e per atdhe ne at perjudh me falni por esht otopi, as qe ka lidhje me perjudhen, perkatsija fetare ishte vij ndarese e kjo as qe diskutohet por as kjo se pengoi qofte skenderbeun qofte Republiken e Venedikut te luftonin ndermjet tyre, siq nuk pengoi Pal Dugagjinin e me pas te birin Leken te bente ne fillim aleance me Osmanet e te luftonte kunder lidhjes se Lezhes si dhe Republikes se Venedikut, per tu kthyer me pas ne aleat te ketyre dy te fundit.. ideja ISHTE PERJUDHA FEUDALE e llogjikoni sipas llogjikes e synimeve feudale te kohes.
    Skenderbeu- Thjeshte nje gjeni Ushtarak si dhe nje diplomat i shkathet, Krenaria e kombit tone.
    Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuat esencėn e JETES dhe LIRINE tonė personale

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shpėtoni Pallatin e Skėnderbeut

    Nė Romė gjendet njė pallat, ku rreth viteve 1945-1946 qėndroi Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Pallati, edhe pse jo zyrtarisht, vazhdon tė mbajė emrin e tij, por nuk ėshtė dėshmi e veprave tė mėdha tė Skėnderbeut. Sot, ai ėshtė kthyer nė go

    Shpėtoni Pallatin e Skėnderbeut

    Prej 30 tetorit ėshtė bėrė i ditur lajmi se tashmė ēėshtja e Pallatit tė Skėnderbeut ka kaluar nė duart e diplomatėve. Ambasada shqiptare (nė Itali), me udhėzime nga qeveria shqiptare, ka kontaktuar Ministrinė italiane tė Punėve tė Jashtme, si edhe vlerės

    Arjola Hekurani

    Beteja ka nisur prej disa vitesh tashmė. Ėshtė betejė kulturore veēse. Pjesė e saj janė njė grup intelektualėsh shqiptarė e italianė, dashamirės tė kulturės dhe historisė, por edhe mbrojtės tė saj. Qėllimi ėshtė njė i vetėm: tė shpėtojnė Pallatin e Skėnderbeut (Palazzo Scanderbeg), i cili gjendet nė zemėr tė Romės, shumė pranė Fontana di Trevi, nė rrugėn qė mban gjithashtu emrin e Heroit tonė Kombėtar. Nė kryeqytetin e Italisė, ku gjendet gjithashtu edhe njė statujė e Gjergj Kastriotit, pallati nė tė cilin ai qėndroi pėr rreth njė vit (1465-1466) dhe qė nė dukje mban ende emrin e tij, pėr fat tė keq nuk ėshtė mė dėshmi e veprave tė tij. Sot ėshtė kthyer nė Muzeun Kombėtar tė Makaronave. Mė pas ka dalė edhe pronari i ligjshėm i pallatit, i cili dėshiron ta shesė. Shuma parashikohet marramendėse. Prej vitesh tė angazhuarit nė kėtė betejė ngrenė pyetjen: A ia vlen qė tė zvogėlohet dhe tė zėvendėsohet vlera e njė populli, kultura dhe tradita e tij, lufta e njė heroi me njė muze makaronash? Tė shumtė janė zėrat qė e kanė kundėrshtuar fuqishėm kėtė akt. Mes tyre edhe gazetarė italianė. Prej muajsh kanė kryer hetime, kanė bėrė thirrje, janė angazhuar dhe kanė hapur edhe njė faqe nė internet (www.laveracronaca.com), nė tė cilėn bėjnė tė ditur ēdo lajm mbi Pallatin e Skėnderbeut, publikojnė artikuj, e thirrje tė gjithkujt qė ka dėshirė t‘i bashkohet ēėshtjes. Vetėm pesė ditė mė parė kanė bėrė tė ditur njė lajm tė gėzueshėm, tė cilin e kanė transmetuar jo pa krenari. "Me kėnaqėsi tė jashtėzakonshme bėjmė tė ditur se pas disa muajsh pune, hetimi ynė mbi Pallatin e Skėnderbeut ka dhėnė frytet e tij. Ambasada shqiptare (nė Itali) me udhėzime nga qeveria shqiptare, ka kontaktuar Ministrinė tonė tė Punėve tė Jashtme, si dhe vlerėsuesin e politikave kulturore tė Komunės sė Romės, Umberto Croppi, pėr tė korrigjuar ēėshtjen e Pallatit tė Skėnderbeut vėnė nė pah pėr njė kohė tė gjatė nė kėtė faqe. Qė nga ky moment, ēėshtja ėshtė nė duart e diplomatėve dhe pritet qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė zgjidhet gjithēka, duke i dhėnė mirėnjohjen e duhur kėsaj godine, qendėr e kujtesės historike, por edhe kulturore e dy popujve tė ndryshėm, atij shqiptar dhe italian", shkruhet nė kėtė blog. Ndėr tė tjera, theksohet edhe fakti se hetimi do tė vijojė dhe lexuesi do tė ketė mundėsi tė njihet mė tej me vijueshmėrinė e ēėshtjes, duke siguruar edhe njė herė se zgjidhja pozitive nuk do tė jetė e vonė. Ndėr tė tjera, ata bėjnė tė ditur se shumė shpejt do tė publikohet edhe njė libėr nė lidhje me hetimin mbi kėtė Pallat dhe mbi figurėn e Skėnderbeut. Po dje, nė gazetėn "L‘Unico", e pėrditshme e pavarur e Romės, ėshtė botuar njė artikull i titulluar "Pallati i Skėnderbeut, nga Muze i Makaronave nė braktisje. Ja si i kujtojmė heronjtė europianė". Autori Pierfrancesco Palattella, gjithashtu i angazhuar nė zgjidhjen e ēėshtjes sė pallatit ku qėndroi Skėnderbeu, e nis shkrimin me njė historik kushtuar figurės sė tij. Ai shpjegon rėndėsinė e kėtij heroi, i cili nuk ishte vetėm shqiptar, por edhe europian, pėr arsyet qė ne tė gjithė i dimė. "E kemi nisur kėtė hetim tė gjatė gazetaresk pėr t‘i shkuar kėsaj ēėshtjeje deri nė fund, pasi dėshironim tė gjenim njė zgjidhje nė nder tė sė vėrtetės historike", thotė ai. "Gjatė muajve tė punės kemi gjetur aleatė tė ēmuar qė na kanė mbėshtetur, kemi bėrė aleanca tė rėndėsishme dhe pėr sa mė takon mua, kam njohur deri nė fund krenarinė e njė populli, atij shqiptar, qė mė shumė se njė herė na ka dėshmuar mirėnjohjen e tij. Tashmė duket se gjendja ėshtė vėnė nė lėvizje. Makina diplomatike ka filluar tė reagojė. Nėpėrmjet ambasadash e ministrish, po kėrkohet qė tė gjendet zgjidhja mė e mirė pėr kėtė ēėshtje. Qėllimi i vetėm ėshtė qė njė heroi europian (jo vetėm shqiptar), i cili ka luftuar pėr krishterimin, t‘i jepet mirėnjohja, tė rivendoset nė vend e vėrteta historike dhe tė rikuperohet njė godinė, e cila ėshtė pjesė e rėndėsishme e historisė sė tė dy popujve", vijon mė tej Pierfrancesco Palattella. Media, edhe njė herė duket se e ka kryer misionin e saj. Ka mbėshtetur dhe i ka ardhur nė ndihmė njė proteste tė ligjshme, e cila, siē ka kujtuar nė njė intervistė themeluesi i Komitetit pėr Mbrojtjen e Kulturės Europiane, Costanzo D‘Agostino, ka nisur nė vitin 2004 gjatė njė vizite nė Shqipėri. Visar Zhiti e pat pyetur se ēfarė mendonte qė nė Romė, nė Pallatin e Skėnderbeut, imazhi i Heroit Kombėtar shqiptar dhe europian lidhej me atė tė makaronave dhe tė fisnikėve tė miellit... Pikėrisht atėherė ai pėrpiloi njė letėr tė hapur, tė cilėn e firmosi nė emėr tė komitetit. Nisi nė kėtė mėnyrė njė fushatė kulturore pėr tė shkulur prej Pallatit tė Skėnderbeut emrin e Muzeut tė Makaronave. Arbėreshėt e Italisė ishin pėrkrahėsit e parė. Edhe interneti doli njė armė me tė vėrtetė efikase pėr kėtė betejė. Me mijėra e-maile u dėrguan nė adresė tė politikanėve dhe strukturave universitare, akademive dhe shoqatave kulturore, ministrive, ambasadave e selive tė ndryshme institucionale. Fletėpalosje u shpėrndanė nė rrugėt kryesore tė Romės, manifeste u ngjitėn nė muret historike shumė pranė Pallatit Skėnderbe... Nuk ėshtė shumė ajo ēka kjo betejė kulturore e nisur kohė mė parė kėrkon: njė pllakė monumentale ku tė shkruhet qartė emri i Gjergj Kastriot Skėnderbeut dhe njė hapėsirė e vogėl ku tė ekspozohen objekte e dokumente qė tė rrėfejnė pėr tė. Sepse, siē ėshtė shprehur edhe pasardhėsi i heroit tonė, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg, betejat kulturore aq tė nevojshme janė tė ndryshme nga ato tė tė madhit Gjergj, por kanė njė vlerė tė dyfishtė: tė nderojnė kujtimin e njė Heroi, tė paktėn me njė pllakė pėrkujtimore tė vendosur nė njė vend tė dukshėm, si edhe tė nderojnė vendin e shqiponjave, tokėn ku lindi ky njeri i madh.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    "Alessandro, Signor_d'Albania" ne Modena (1737)

    Pjesa teatrale per Skenderbeun tone, skeda e librit vijon:

    --------------------- Libri ---------------------------
    Titulli:
    Alessandro, signor d'Albania :
    azione accademica : da rappresentarsi nel Ducale Teatro Grande
    il felicissimo giorno natalizio del serenissimo signor principe di Modena :
    composta, recitata, e dedicata all'Altezza Serenissima di Rinaldo I.,
    Duca di Modena, Reggio, Mirandola ec. (1737)
    . . . . . . . . .
    Publisher:
    In Modena : Per Bartolomeo Soliani ...
    Keywords:
    Scanderbeg, 1405?-1468; Murat II, Sultan of the Turks, 1404-1451; Festivals
    ---------------------------------------------------------------
    qe ndodhet edhe ne adresen www:
    http://www.archive.org/search.php?qu...iatype%3Atexts

    ose
    http://www.archive.org/details/alessandrosignor00rina

    nuk e di kur eshte vene per here te fundit ne skene.
    ( titulli bashkengjitur )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #305
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Guillaume DE Gauteron CENQUOINS

    Guillaume DE Gauteron CENQUOINS, Sekretari i M. de Mont-ambaflador Luc kur ai ishte nė Venecia, nė vitin 1442. Ai u pėrkthye nė frėngjisht Toscana letre tė drejtė Skėnderbeut, i cili ėshtė njė koment i ndonjė gjė tė turqve &, lordi Xhorxh Caftriot tha Skėnderbeut, Princi i Epirit dhe e Shqipėrisė, e cila pėrmban libri i jetės sė tij dhe fitoreve tė marra prej tij, shtypur nė Paris nė vitin 1444 Denys Janot. Jaques Lavardin Sieur du PLeffe Bourrat shkruante gjerėsisht se jeta e Skėnderbeut, shtypur nė Paris, siē i themi ne nė vendin e tij.

    Libri pra eshte perkthyer nga origjinali autor Paul Jove 1540;....Venedikė
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #306
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Skėnderbeu ka" vlerėn dhe meritėn" se ėshtė krijues i miqėsisė sė popullit
    shqiptar me popujt e tjerė tė Ballkanit, me sllavėt para sė gjithash me serbėt, malazezėt, bullgarėt dhe me grekėt, pėrmes kėrkesave pėr aleanca kundėr Perandorisė Osmane
    , pėrmes shembullit tė vet dhėnė kėtyre popujve pėr luftėn ēlirimtare, pėrmes frymėzimit dhe nxitjes sė besimit nė mundėsinė e thyerjes e tė fitores kundėr Perandorisė Osmane etj. Kjo miqėsi dhe admirim pėr Skėnderbeun shfaqet nė kėngėt popullore qė i kanė kushtuar popujt e Ballkanit dhe nė vlerėsimin qė i bėnin udhėheqėsit ballkanikė rolit tė Skėnderbeut nė planet e tyre politike. Kjo miqėsi e forcuar nga Skėnderbeu ėshtė vazhduar nė luftėrat e mėvonshme tė pėrbashkėta tė shqiptarėve dhe ka qenė bazė e bashkėpunimit tė shqiptarėve me serbėt dhe grekėt kundėr "armikut tė pėrbashkėt" deri nė ditėt tona.
    serbet ne ate koh nuk kan jetuar o zotri serbet ather nuk luftonin po jetonin buz lumejve merreshin me peshkim benin jet nomade po leri prrallat serbe te shekullit 18 e 19 . skender beu e kishte nenen shqiptare dhe ishte Vet aleksandri i madh ku ka pas vend ather per dy atllar ne nji mullar ishim ne dhe vetem ne zot te ballkanit.Skenderbeu mori 1 milion e gjysm ushtar ta pushtoi indin dhe su kthye per 16 vjet ate e pushtoi pore ,pore populli yn mbet vetem me kalamaj .ktu morem teposhtzen sepse vetem 764 ushtar u kthyen gjall.

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Pėr Skenderbeun thonė, ishte i madhėsisė se madhe" kishte bel tė lartė, shpatullat e gjera, i fryrė nga gjoksi, kembet e lehta, krenar dhe ne hecje teatral, qafa e tij ishte e gjerė dhe e gjatė, kreu i tij i vogėl, ballin e lartė, sytė ovale ngjyrė kafe me damarė te zjarrt ngjyrė gjaku, fytyra e tij e kėndshėme si te njė gruaje, flokėt e tij te natyrishme te zeza te dredhura, me kaēurrela nė qafė, lėkurėn e tij me ngjyrė tė bardhė dhe i pastėr nga gjaku i tij i maleve te lindjes, sytė e tij tė butė dhe tė guximshėm, pa sjellje e te patrembshem, por me njė veprim te vogėl rrahje te ēerpikve, zėri i tij degjohej nga njė distancė e madhe, si barinjtė e vendit tė tij, qė degjoheshin mes tyre nga njė luginė me njė tjetėrin. Ai fliste gjuhėn shqipe, greke, turke, arabe, italiane, pa dallim. Ai kėndonte i shoqėruar mė fyell si Epirot ne tė gjitha kėto gjuhė.

    "Skenderbeu shalonte mirė mbi kalė, perdorte shpatėn, harkun dhe topuzin"
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga GL_Branch Lexo Postimin
    Kreksi nga e more kete citim, nga cili burim?
    Pershendetje,

    Burimin e kam dhene disa here edhe tek referanca e burime tjera ne nje tem tjeter, por qe poe japi edhe ketu;
    shko ne faqen 13O ...131....apo qe nga

    Lamartine ka disa te dhena tjera nga hamer per historine osmane, shumle te rendesishme...
    http://www.google.com/books?id=KZkBA...page&q=&f=true

    Ketu ne kete provincė Skenderbeu u emrua bejler beg ne krye te 5000 ushtarve, ne provencen e quajtur Tmolus, afer Izmirit..ēuditerishte i ngjan nje provinces se kosoves, lexoni temen "beteja e kosoves ne luginen e Drenices" ku autoret deshmojne se beteja e kosoves eshte zhvilluar ne nje vend ne kosovė qe i perngjane fortė Lugines Tmolus qe gjindet afer Izmirit..;
    Dhe me interesante eshte kjo se pas kesaj detyre Skenderbeu dergohet ne Kosovė ne nje vend qe iu dukej familiar dhe i njohur, njesoj si ky i Tmolusit..
    Pra per te bere studime rrethe heroit tone kombtar dueht bere kerkime e hulumtime per ēdo dite per te nxjerrur te dhena tjera qe nuk i njohim, vetem me kerkim e lexim mund te mesojmi me shumė per historin jeten dhe heroizmin e heroit tone Gjergj Kastrioti.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 19-12-2009 mė 07:59
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #309
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Per ata qe posedojne google token mund te shofin kete lidhje, vendi ku jetoi Skenderbeu ne turqi...si sanxhak beg !
    http://bbs.keyhole.com/ubb/ubbthread...1.08360548.kmz
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga Humanisti Lexo Postimin
    Kreks ketu ne kete tekst po i shoh disa risi!?
    Cili burim e thot qe Skenderberu u dergua ne Kosove dhe se bente lojera ne Novoberde me ushtaret? A ke ndonje burim dokument apo roman historik?

    Gjithe te mirat
    Burimi eshte ketu...anecdotes germaniques dep
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #311
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    vendet qe pershkoi Skenderbeu ne Histori

    Sanxhak begu i Gjergj Kastriotit
    Ne kete Provincė per here te pare Skenderbeut iu dha komanda nga Sulltan Murati II ne krye te 5000 ushtarve. rethe viteve 1439 14441
    http://bbs.keyhole.com/ubb/ubbthread...8.09335243.kmz
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #312
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Ftoj antaret e nderuar te cilet kane mundesi te ndihmojne ne kete projekt, pershkimet e vendeve historike te Skenderbeut qe do te krijojmi nje dosje per Google earthe..;falemenderit


    http://bbs.keyhole.com/ubb/ubbthread...8.09335243.kmz
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 26-12-2009 mė 05:17
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  13. #313
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga tom pullings Lexo Postimin
    SKENDERBEU ISHTE KATOLIK I RITIT BIZANTIN. Pra ai nuk varej aspak nga Patriarkana e Kostandinopojes. Shprehja "Skenderbeu ishte ortodoks" eshte e gabuar.
    Aspak s'ėshtė e vertetė!, Skėnderbeu ishte Ortodoks dhe pėr kėtė ja faktet

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Feja_n%...leranca_fetare

    Nė kėtė artikull do ta lexosh kėtė:

    "Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, u bė mysliman nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė."

    Ėshtė e pabazė tė thuhet se ai ishte Katolik gjė qė kur ska qenė as nė fėmijėri e as kur vdiq

    Pėrshėndetje!

  14. #314
    Origjina e Skėnderbeut, Dokument i rrallė i 1368 pėrmend Kastriotėt nga Kanina e Vlorės

    Pėr tė ndriēuar nė pėrgjithėsi, njė epokė tė caktuar apo njė person alitet tė veēantė, tė shquar nė histori, siē ėshtė Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, domosdo duhet mbėshtetur nė burime dokumentare qė ruhen nėpėr arkiva tė ndryshme, qofshin ato tė botuara, pjesėrisht tė botuara apo tė pa botuara; tė cilat janė si njė hallkė ndėrlidhėse nė mes historisė kombėtare shqiptare, me historinė e vendeve tė Ballkanit, Lindjes sė Afėrme dhe Evropės nė veēanti.
    Duke shfrytėzuar lėndėn burimore, tė Arkivit tė Dubrovnikut, dokumentet origjinalė pėr shekullin e XIV-tė, tė cilėt ruhen nė fondin: seria e dokumenteve tė Vjenės; nė signaturėn nr. 1019, kemi hasur origjinalin e dokumentit tė 2 shtatorit tė 1368, nė tė cilin, pėr herė tė parė, nė histori, [nga dokumentet e shkruara tė njohura deri me sot] pėrmendet emri Kastriot.
    Pos ribotimeve, nė disa gjuhė, ky dokument, ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe. Fillimisht, tė pėrkthyer e hasim nė “Burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė” volumi II, Tiranė 1962; pastaj nė Prishtinė nga dr. Tefik Geci nė vitin 1968 dhe sė fundi nga dr. Ramiz Abdyli nė vitin 1984. Botimi i Tiranės me atė dr. R. Abdylit ėshtė identik, nuk ka asnjė ndryshim, as nė stil e as nė gjuhė, derisa pėrkthimi i dr. T. Gecit ndryshon. Tė tri kėto pėrkthime, kanė lėshime tė ndjeshme, nuk janė tė sakta dhe preēize, ju mungon qasja profesionale, ndoshta si pasojė e mosnjohjes sė paleografisė sllave, ēirilike dhe glagolike apo nga mosshfrytėzimi i origjinalit [kėtu pėrjashtojmė dr. T. Gecin, i cili si duket, ka shfrytėzuar origjinalin], gjithnjė duke u mbėshtetur nė botimet e bėra, nga studiues tė huaj, tė cilat kanė mangėsi dhe paqartėsi tė shumta.
    Njėri ndėr arkivat mė tė pasura pėr shekullin e XIV, pėr historinė e Shqipėrisė nė veēanti, e Ballkanit perėndimor nė pėrgjithėsi, ėshtė Arkivi Historik i Dubrovnikut, pėr shkak tė rolit tė rėndėsishėm qė kishte Dubrovniku nė sferėn e mardhėnieve ekonomiko-shoqėrore dhe finaciare, me vendet fqinje ballkanase. Njė vend i rėndėsishėm i takon Shqipėrisė dhe familjeve princėrore e bujare tė saj, nė kėto marrėdhėnie, tė cilat kanė lėnė gjurmė tė shumta tė shkruara. Familja mė e dalluar, ėshtė ajo e Kastriotėve, pėr tė cilėn nė fonde tė shumta, tė kėtij arkivi, ruhen dokumente, akte dhe testamente tė ndryshme, tė karakterit publik dhe privat.

    Dokumenti i rėndėsishėm

    Njėri nga dokumentet mė tė rėndėsishėm, pėr kėtė familje, ngase pėr herėt tė parė, gjejmė tė shkruar emrin e saj, Kastriot, ėshtė dokumenti nr. 1019, nga fondi i dokumenteve tė Vjenės, i shkruar mė 2 shtator tė vitit 1368. Pos rėndėsisė se, pėr herėt tė parė pėrmendet emri Kastriot, ky dokument, ka edhe njė rėndėsi tjetėr tė veēantė, ngase leximi, transkriptimi dhe pėrkthimi i tij ėshtė bėrė nė mėnyrė tė gabuar, veēanėrisht nga studiuesit e huaj, gjerman, tė cilėt, nuk e njihnin me themel sllavishten. Kjo gjė ka nxitur studiuesit sllav, qė tė nxjerrin pėrfundime tė gabuara, se Skėnderbeu, qenka me origjinė sllave! Kėsaj radhe, pėr t’iu dhėnė fund debateve tė shumta kontradiktore; pėr tė hedhur poshtė me forcėn e argumenteve, pretendimet e qėllimkėqija sllave, do tė botojmė bashkangjitur kėtij shkrimi, fototipinė e origjinalit (faksimilen), transkriptimin nė gjuhėn sllave me grafema latine dhe pėrkthimin nė gjuhėn shqipe.

    Kushtet ku u shkrua...

    Ngritja dhe forcimi i feudalėve e princėrve vendas shqiptar, nė disfavor tė pushtuesve tė huaj, si rezultat i njė procesi tė gjatė dhe tė mundimshėm, tė zhvillimit politiko-shoqėror dhe kulturoro-ekonomik qė kishte filluar, nė shekullin IX-tė, solli formimin e disa shteteve feudale, nė pjesė tė ndryshme tė Shqipėrisė etnike.
    Kronika e Janinės dhe ajo e Epirit nga shekulli i XIV-tė, na mundėsojnė tė kemi njė vėshtrim tė pėrgjithshėm pėr pozitėn dhe gjendjen e Kaninės dhe Vlorės nė kohėn kur u shkrua dokumenti [diploma] i Aleksandrit nė vitin 1368. Pas vdekjes sė mbretit Dushan, perandoria e tij u shkatėrrua shpejt, kėshtu qė menjėherė, lindėn sundues tė vegjėl tė cilėt ishin, gjysmė tė varur. Nė Shqipėrinė Jugore dhe nė disa vise tė Epirit, pas disfatės sė Simeon Uroshit, trashėgimtari i despotatit tė Epirit, Niēifori, nė vitin 1358, bėri pėrpjekje qė tė rikthente territoret e humbura nė disa vise shqiptare, por kjo gjė nuk i shkoi pėrdore ngase, hasi nė rezistencė tė fortė, tė shqiptarėve, pėrkundėr njė ushtrie tė shumtė nė numėr, qė dispononte, nė mesin e tė cilės kishte edhe mercenar turq; ai u vra dhe ushtria e tij u shkatėrrua, nė betejėn te lumi Ahelos. Ky sukses i feudalėve shqiptarė e vlleh, mundėsoi forcimin e tyre dhe shtimin e aspiratave pėr zgjerime tė reja.
    Nė Vlorė e Kaninė, po edhe nė viset pėrreth, sundonte Joan Asen Komneni i cili u martua me Anėn, mamanė e Niēiforit, sipas tė cilės muar edhe mbiemrin. Kėtė e zėvendėsoi Aleksandri, i cili nė asnjė dokument tė njohur deri me tani, nuk thirret Komnen! Ky, ishte qytetar nderi i Dubrovnikut dhe kishte raporte tė mira ekonomike-tregtare me Dubrovnikun.
    Pos Aleksandrit, qytetarė nderi nė Dubrovnik ishin edhe familjet fisnike shqiptare, tė: Balshajve, Topijajve, Aranitėve, Matrangėve, Kastiotėve, Muzakėve, etj, gjė qė ju siguronte favore tė konsiderueshme nė zhvillimet tregtare dhe shkėmbimin e mallrave me shtetet fqinje. Kėto lidhje forcohen edhe mė shumė gjatė shekujve XIV e XV-tė, por fillin e kishin qė nė shekullin e XI-tė, pėr tė arritur njė nivel tė lartė zhvillimi, gjatė sundimit tė princit tė parė tė Arbėrisė, Progonit dhe bijve tė tij: Gjinit e Dhimitrit.
    Sipas burimeve tė njohura, Aleksandri duhet tė ketė sunduar si zot i Vlorės dhe Kaninės nga viti 1363 deri nė vitin 1380. Si pasojė e luftėrave dhe kontradiktave tė pandėrprera me feudalėt fqinjė, duke mos pasur njė pozitė tė fortė nė principatėn e tij, nė vitin 1368, kėrkoi nga Dubrovniku qė tė shpallet qytetar nderi, me kėtė gjė, ai dėshironte qė mė parė tė siguronte strehim, nė rast rreziku nga ndonjė e papritur, gjė qė ishte e zakonshme pėr kohėn; ngase veprime tė ngjashme kishin bėrė edhe shumė bujarė tė tjerė vendas. Dokumenti i shkruar, [diploma] arriti sipas tė gjitha gjasėve, nė Dubrovnik, nė gjysmėn e dytė tė muajit shtator tė vitit 1368.

    Pėrshkrimi dhe karakteristikat e dokumentit

    Dokumenti nė origjinal, ėshtė i shkruar nė sllavishte tė vjetėr, me grafema ēirilike me elemte tė glagolicės. Ėshtė i shkruar nė letėr - gjysmė karton, ka dimensione: 26.5 x 39.8cm. Dokumenti ėshtė i ruajtur dhe ndodhet nė gjendje tė mirė. Ėshtė i shkruar me ngjyrė tė zezė, me shkrim shumė tė imėt, nė kursiv, qė vende-vende lexohet me vėshtirėsi. Siē ishte zakon i kohės, ka shkurtesa tė shumta. Nė fund, nė mes tė dokumentit, ėshtė gjurma e vulės sė rrumbullakėt, nga dylli i kuq, e cila ėshtė shumė e dėmtuar, ku mezi mund tė lexohen disa grafema. Shkak i dėmtimit tė vulės, ėshtė zhvendosja e shpeshtė e kėtij dokumenti nė relacionet: Dubrovnik-Vjenė-Beograd-Dubrovnik. Kėtė dokument e ka shkruar logofeti Gjorica, siē mund tė vėrehet nė fund tė dokumentit. [Logofeti kryesonte zyrėn e kancelarisė sė princit, e cila hartonte dokumente shtetėrore, si diplomat, traktatet ndėrkombėtare, letrat zyrtare e private tė sundimtarit, mbante korespodencėn diplomatike me shtetet tjera, kujdesej pėr tė gjitha llojet e akteve, drejtonte financėn, etj.]
    Dokumenti pėr herė tė parė ėshtė botuar nė vitin 1840, me ribotime tė shumta, po asnjėherė korrekte. Ky dokument, nė formėn e botuar deri tani, ka shkaktuar debate dhe kundėrthėnje tė shumta, tė cilat kanė pasur si pasojė, shtrembėrimin dhe vėnjėn nė pyetje tė origjinės shqiptare tė Skėnderbeut. Numri i atyre tė cilėt kanė mbėshtetur kėtė dokument tė botuar, e me mangėsi, ėshtė tepėr i madh, psh. Hopf, Hahn, Ippen, Jireēek, Makushev, Fiander, Wenger, Mikloshiq, Novakoviq, Hammer, Iviq, Thalloczy, Pisko, Fallmerayer, Paganel, Shafarik, Pastor, Marinesco, po, pėr fat tė keq edhe ndonjė shqiptar!
    Botimet e bėra nė gjuhėn sllave nga Karanotvrtkoviqi /1840/, Mikloshiqi /1858/, Makushevi /1871/, Novakoviq /1912/, Stojanoviq /1929/, etj; nuk dallojnė nga njėra tjetra, pos qė Stojanoviqi, shton njė pikė, para emrit tė Branillos. Shuflaj, Jireēek e Thaloēi, e botojnė dokumentin nė vitin 1918, tė pėrkthyer nė gjuhėn latine, me disa lėshime, si duket ata kanė shfrytėzuar Mikloshiqin, kėshtu qė, kėta fillimisht e mohojnė qė emri Branillo i takon emrit Kastriot; por mė vonė ndėrrojnė qėndrim dhe pohojnė se: emri Branillo i pėrket emrit Kastritot! Tė njėjtin qėndrim, pra atė se: emri Branillo i pėrket emrit Kastritot, e mbajnė edhe Hopf /1873, /Hahn /1853/, Ippen /1899/, Hammer, /1840/ Pisko /1894/, Fallmerayer /1866/, Paganel /1855/, Pastor /1891/, etj.

    Lėshimi i Carl Hopf-it dhe pasojat nė histori

    Lėshimin mė tė ndjeshėm, ndėr studiuesit e huaj e ka bėrė Hopf-i. Nė botimin e: Chroniques Greco-Romanes, duke folur pėr trungun gjenealogjik tė Kastriotėve, ai thirret nė dokumentin Aleksandrit nga viti 1368 dhe duke mos e zotėraur mirė sllavishten mesjetare, duke mos lexuar me vėmendje dorėshkrimin, ai nuk pėrfill fare shenjat e pikėsimit, i bėn njė stėrgjysh Skėnderbeut, me emrin Branillo Kastrioti, duke mos lexuar grafemėn “i” nė mes tė dy emrave. Kėtė interpretim tė gabuar tė Hopfit, nė shkencėn historike, e kanė shfrytėzuar edhe shumė historianė e studiues tė tjerė, duke formuar idenė e gabuar mbi origjinėn e Kastriotėve. Kėtė gjė, me mjeshtri tė veēantė e kanė shfrytėzuar historianėt sllavė, duke shkruar studime tė tėra mbi kėtė temė. Pėr fat tė mirė, studiues dhe shkencėtar tė mėvonshėm, kanė kapur njė lėshim tė tillė, duke hedhur poshtė kėtė teori tė gabuar. I pari, qė nė mėnyrė shkencore hodhi poshtė kėtė lėshim tė ndjeshėm, ishte Fan Noli. Pėr fat tė keq, deri me tani, asnjėherė nuk u botua komplet fototipia [faksimilja] e origjinalit, transkriptimi dhe transliterimi i plotė i bazuar nė origjinal, por ēdo herė, u botuan studime tė veēanta duke u mbėshtetur nė botimet e mėparshme, ku gabimet ishin tė pa evitueshme. E njėjta gjė ju ndodhi edhe studiuesve shqiptarė.
    Transkriptimi dhe transliterimi i origjinalit tė dokumentit nr. 1019, ėshtė shumė i vėshtirė pėr studiuesit dhe historianėt, tė cilėt nuk janė specialistė tė paleografisė sllave mesjetare, sidomos asaj ēirilike dhe glagolike. Shkurtesat e shumta, pastaj grafia e imtė kursive dhe nė disa raste, dora jo e stėrvitur e logofetit, vėshtirėsojnė edhe mė shumė transkriptimin dhe transliterimin. Ky dokument, ėshtė njė diplomė e karakterit publik, e cila mban nė vetvete tė gjitha karakteristikat e dokumenteve tė kėsaj epoke historike. Nė fillim ėshtė i shėnuar invokacioni simbolik, pason invokacioni verbal dhe datimi.
    Elementet e veēanta tė aktit diplomatik
    Invokacioni simbolik, i paraqitur me shenjėn e kryqit, tregon nėshtrimin e pushtetit real [tė Aleksandrit tė Kaninės], ndaj atij kishtar, duke treguar besnikėrinė apsolute ndaj kishės.
    Invokacioni verbal, qė pėrdoret nė kėtė dokument, nuk ėshtė karakteristikė e shpeshtė e pėrdorimit tek dokumentet e tilla sllave. Me kėtė, i rritej vlera dokumentit duke dėshiruar qė tė arrihet qėllimi pėr destinimin e tij. Nė kėtė rast, ėshtė i shprehur nė formėn: Nė emėr tė atit tė birit dhe tė shpirtit shenjtė. Derisa datimi i dokumentit, pėrbėn njė rast tė veēantė, ngase zakonisht, nė kėtė kohė, shėnohet nė fund tė tekstit, kėsaj radhe, e kemi nė fillim tė dokumentit dhe tregon datėn e shkrimit, nė formėn: nė vitin 1368, muaj shtator, mė 2.
    Teksti i dokumentit [diplomės] pėrbėhet nga ekspozicioni ose naracioni dhe dispoziconi. Nė ekspozicion janė sqaruar rrethanat aktuale pėr vendimin e shkrimit tė njė akti tė tillė diplomatik. Nė kėtė rast e kemi nė formėn: Aleksandri zot i Kaninės dhe Vlorės (...) dėrgova fisnikun tim Dimo qė tė flasė dhe tė mbaroj kėtė punė, pra qėllimi ėshtė i shprehur shumė hapur dhe tepėr qartė. Derisa dispozicioni, si pjesa mė e rėndėsishme e aktit diplomatik, e cila nė vete ngėrthen objektin moral dhe atė material, qė i dedikohet pranuesit, na paraqitet nė formėn: u betuam duke qėndruar nė kėmbė nė Ungjillin e Shenjtė dhe hyjnor (...) tė bėhem unė besnik i dubrovnikasve dhe mik me bujarėt e mi, pra shprehet respekti dhe pranohen tė gjitha obligimet qė dalin nga njė akt i tillė.
    Si pjesė tė fundit kemi: pėrfundimin ose eshatokolin. Kjo pjesė pėrbėhet nga pėrfocimi dhe nėshnkrimi. Pėrforcimi zakonisht fillon me simbol, qė nė kėtė rast ne kemi kryqin dhe dėshmitarėt, tė cilėt janė njerėz tė shquar, tė jetės publike, tė pushtetit aktual dhe pjesėtarė tė fisnikėve vendės. Pėrforcimin, kėsaj radhe e kemi tė paraqitur nė fomrėn: Kėta bujarė janė betuar duke qėndruar nė kėmbė nė Ungjillin e Shenjtė me emėr Prodan vojvoda dhe Mikleushi, qefaliu i Vlorės Branilo dhe qefaliu i Kaninės Kastrioti dhe Raiēi oborr mbajtėsi dhe Ujega Stavileci dhe Stamati dhe Obradi gjykatės dhe Zgurė Dukagjini dhe Smokva dhe Kostadin Shurboviqi dhe Borishi dhe Gruboj dhe pėrkthyesi dhe Radivoi dhe Bgoj.
    Nėnshkrimi, zakonisht ėshtė pjesa pėrmbyllėse e aktit diplomatik. Kėsaj radhe e kemi nė formėn: A kėtė shkrim e shkroi logofeti i zotit Aleksandėr Gjorica sipas fjalėve tė zotit Aleksandėr dhe tė gjithė bujarėve.
    Pėrpos elementeve tė pėrmendura, kėtij akti diplomatik, i mungojnė edhe disa pjesė standarte apo tė klishetizuara, tė cilat i ndeshin nė dokumente tė ngjashme nga e njėjta periudhė. Kėto mungesa, nė asnjė mėnyrė nuk e zvogėlojnė rėndėsinė dhe autenticitetin e aktit.
    Analiza dhe studimi i themeltė i kėtij dokumenti, hedh nė dritė shumė tė dhėna interesante, ngase aty gjejmė shumė gjėra pėr viset e Vlorės e Kaninės. Ėshtė e njohur, se Vlora dhe Kanina nė shekullin e XIV-tė ishin dy pika strategjike tė Shqipėrisė Jugore, qė shtriheshin nė bregdetin pėrendimor tė Otranit, pėrkatėsisht nė vijėn, ku ndahet deti Jon me detin Adriatik, qė paraqesin interes tė veēantė pėr pushtuesit e huaj. Zaten, njė gjė e tillė vėrehet hapur edhe nga pranimi i Dubrovnikut, qė tė siguroi strehim [ti ofroj titullin, qytetar nderi] Aleksandrit, zotit tė kėtyre viseve.

    Kush ėshtė qefaliu i Kaninės Kastrioti?

    Tė gjitha burimet qė njohim deri tani, nuk na japim hollėsi konkrete, rreth kėtij Kastrioti, i cili nė historiografi ka shkaktuar debate tė ashpra dhe mendime tė shumta, kontradiktore! Titulli qefali, me tė cilin emėrohet ky Kastriot, dmth. komandat kėshtjelle ose qeveritar i njė qyteti! Ky fakt, na vė para dilemave tė shumta, tė cilat edhe sot e kėsaj dite qėndrojnė pezull dhe tė pasqaruara sa duhet nė historiografinė shqiptare. Si qefali i Kaninės, Kastrioti, do tė thotė se ishte njė pjesėtar i shtresė sė lartė fisnike, njeri i dėgjuar dhe i respektuar, i cili me firmosjen e tij, nė dokumentin e cekur, tregon rėndėsinė dhe autoritetin qė gėzonte jo vetėm nė Kaninė por edhe mė gjėrė. Edhe pse nuk kemi arritur tė gjejmė njė lidhje tė drejtė pėrdrejtė me Kastriotėt e Krujės apo Matit, ne mendojmė, se ky Kastriot, ėshtė trungu i familjes Kastrioti, e cila kishte zotėrimet e saja nė Kaninė, po edhe nė vise tė tjera, e mė vonė edhe nė Veri tė Shqipėrisė!
    Mendimet e studiuesve dhe historianėve, janė tė ndara. Hopf-i, duke folur pėr Konstantin Kastriotin, pohon se ai, ishte i njėjti Kastriot, pra qefaliu i Kaninės, mirėpo kėtė pohim, ai nuk e mbėshtet nė asnjė burim shkencor, pra edhe kėsaj radhe gabon. Tė njėjtėn rrugė e ndjek edhe medievisti i njohur kroat Milan Shuflaj. Shuflaj, duke u mbėshtetur, nė etimologjinė e emrit, si edhe disa shkencėtarė tė tjerė, nxjerr pėrfundim tė gabuar, kur pohon se: qefaliu i Kaninės Kastrioti, kishte origjinė greke! Pos kėtyre, mendime tė gabuara pėr origjinėn e Kastriotėve, kishin histrorianė, tė cilėt nuk e kishin njohur dokumentin nr. 1019 nga viti 1368, si psh. Sansovino, Lavadrin, Spandugino, etj.
    Tė gjitha kėtyre mendimeve tė gabuara, tė pa mbėshtetura me argumente tė forta dhe me bazė shkencore, Fan Noli, me vendosmėri dhe dokumente tė shumtė, arriti t’iu tregojė vendin e duhur, atė tė harresės dhe pluhurit. Ē’ėshtė e vėrteta, edhe biograf e studiues tė tjerė para Nolit, kishin bėrė njė gjė tė tillė, po jo kaq bindshėm! Barleti nė kryeveprėn e tij, vė nė pah origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut; pastaj Bardhi, me kėmbėngulje mbron njė gjė tė tillė, kur polemizon me J. Marnaviqin. Mė vonė, įt Athans Gegaj me gjuhėn e argumenteve, po ashtu hedh poshtė teoritė e gabuara mbi origjinėn e Skėnderbeut. Shpresojmė, se pėrfundimisht, botimi i kėtij dokumenti i cili i ofrohet lexuesit tė gjėrė, por edhe histroianit e specialistit tė fushės pėrkatėse, do jetė kontribut, qė njėherė e pėrgjithmonė, tė mbyllet njė debat i tillė, mbi origjinėn e Skėnderbeut.

    Disa emra tė tjerė qė pėrmenden nė dokument...

    Transliterimi, transkriptimi dhe pėrkthimi i gabuar i disa emrave, ka bėrė qė tė mos mund tė identifikohen deri me tani disa figura tė rėndėsishme qė pėrmenden nė dokument.
    Njėri ndėr 16 dėshmitarėt, i nėnti me radhė ėshtė edhe Zgurė Dukagjini! Ky emėr, deri tani ka qenė i lexuar gabimisht, dhe i tillė ka qenė fare i panjohur. Zgurė Dukagjini, nė shekullin e XIV-tė, ėshtė i njohur nga dokumentet dubrovnikase dhe venedikase, si njė tregtar i zoti dhe nė dy raste si ndėrmjetėsues nė dy konflikte, nė mes Venedikut dhe Durrėsit. Domosdo se ėshtė, pinjoll i familjes sė njohur Dukagjinase. Ujega Stavileci, ėshtė lexuar gabimisht, nė “Burime...” dhe R. Abdyli, si Ojega Stavileci, ndėrsa te T. Geci si: Jagėja. Analiza e kujdesshme e grafemave nė origjinal, na bėn tė pohojmė se, leximi i drejtė ėshtė: Ujega! Njė lėshim tjetėr ėshtė, te leximi i pėkthyesit, si dragoman! Ky moment, ėshtė mjaft i rėndėsishėm dhe tepėr domethėnės ngase, jep tė kuptohet, se disa nga tė pranishmit, tė firmosur si dėshmitar, nuk e njihnin gjuhėn sllave dhe ju duhej pėrkthyesi [dragomani]! /Pra, dragomani nuk ėshtė emėr personi, por ėshtė titull i caktuar!/ Figurė e veēantė ėshtė, Nikollė Kabuzhiqi, i cili nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit diplomatik, tė Dubrovnikut, mbikėqyr firmosjen dhe betimin e aktit diplomatik tė Aleksandrit. Kabuzhiqi, ėshtė i njohur si tregtar i drithėrave jo vetėm nė viset e Vlorės e Kaninės, por edhe nė Veri tė Shqipėrisė. Emrin e tij e ndeshim nė shumė dokumente tė ndryshme.

    Dr. Etleva Lala, Dr. Musa Ahmeti - Gazeta Shqiptare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #315
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kemi pėrshkrimet e Giovanni Musachit qė pėrshkruan me hollėsi prejardhjen e Kastriotėve. Gjithashtu edhe Kasem Biēokun qė mbėshtetet tek pamfleti i Frang Bardhit duke pretenduar njė prejardhje tė Kastriotit nga krahina e Hasit pranė Prizrenit. Por pėr tė dhėnat topografike Musachi ka qėnė gjithmonė shumė i saktė, ndaj nuk ka ndonjė arsye pse tė mos besohen shtjellimet e tij rreth prjeadhjes sė Kastriotėve nga Dibra.

    Nėse Kastrioti i Kaninės ka qėnė ndonjė pasardhės i Kastriotėve tė Dibrės, kurrsesi nuk mund tė ketė ardhur kjo familje prej jugut nė lindje prej hapsirės arbėre. Pra kemi tė bėjmė vetėm me njė objekt spekullimi.

  16. #316
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Citim Postuar mė parė nga Hėnor_ Lexo Postimin
    Kemi pėrshkrimet e Giovanni Musachit qė pėrshkruan me hollėsi prejardhjen e Kastriotėve. Gjithashtu edhe Kasem Biēokun qė mbėshtetet tek pamfleti i Frang Bardhit duke pretenduar njė prejardhje tė Kastriotit nga krahina e Hasit pranė Prizrenit. Por pėr tė dhėnat topografike Musachi ka qėnė gjithmonė shumė i saktė, ndaj nuk ka ndonjė arsye pse tė mos besohen shtjellimet e tij rreth prjeadhjes sė Kastriotėve nga Dibra.

    Nėse Kastrioti i Kaninės ka qėnė ndonjė pasardhės i Kastriotėve tė Dibrės, kurrsesi nuk mund tė ketė ardhur kjo familje prej jugut nė lindje prej hapsirės arbėre. Pra kemi tė bėjmė vetėm me njė objekt spekullimi.

  17. #317
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Gjergj Kastrioti dhe Shqiptaret ne shkrimet e shek. XVI

    Duke lexuar librin qe vijon:
    ------------------ Libri -------------------
    Title : Women Latin poets
    Author : Jane Stevenson
    Oxford University Press, 2005
    -------------------------------------------
    mesoj per poetin dhe koleksionistin freng te shek XVI,
    Jean Jacques Boissard. Thuhet se gjate kohes qe Boissard
    studionte letersi ne Padova ne vitet 1570, njihet ne shkolle me
    dy poete studente shqiptare emrat e te cileve ai i jep si vijon:
    1 - Basilium Charondam Albanum
    dhe
    2 - Philippa Lazaeam Polanam Illyricam, from Pola in Istria (now Croatia).

    Po ngjis dy paragrafe ku flitet per vepren e Filipa Lazea-s.
    Duke kerkuar per vepra te Boissard gjej librin qe vijon:

    Titulli:
    " Icones diversorum hominum fama et rebus gestis illustrium "

    Autor / Hrsg.:
    Boissard, Jean Jacques
    Publ. : Verlag, Jahr: Metis Mediomatric., Faber, 1591

    Ky liber eshte i plote ne adresen web qe vijon:

    http://mdz10.bib-bvb.de/~db/pdf/1275...sb00026037.pdf
    Aty jane portretet e dy poeteve Shqiptare Charondam Albanum dhe
    Filippa Lazea dhe shume me teper.

    Ky vellim i kushtohet, pothuaj teresisht luftes se Shqiptareve te shek. XV dhe njerezve te tjere me te cilet ata ishin ne kontakt, miq, aleate, kundershtare etj. Autori ka mbledhur shume portrete dhe i ka vendosur ne kete vellim. Portretet jane mbledhur nga gravurat qe gjendeshin ne Venedik-Veneto. Ne kete vellim flitet per Gjergj Kastriotin, per Topine, Muzaken, Doniken, Mamicen dhe shume te tjere.

    Ka aq shume postime per Skenderbeun ne forum sa une nuk e di nese po perseris.
    Nqse perseris, ju lutem fshijeni kete postim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  18. #318
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Perveq qe eshte figure heroike i yni eshte edhe mbrojtes i Europes pa te Europa do ishte e Turkut tashme...

  19. #319
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Skenderbeu eshte ai i cili ishte themeluesi i nje feje te re ne bote e quajtur Skenderbegizmi dhe tanime kete fe e kane perqafuar veq 4milion shqiptareve dhe 6 milion njerez te cilet i perkasin nacionaliteteve tjera.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  20. #320
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar mė parė nga Don't Lexo Postimin
    Skenderbeu eshte ai i cili ishte themeluesi i nje feje te re ne bote e quajtur Skenderbegizmi dhe tanime kete fe e kane perqafuar veq 4milion shqiptareve dhe 6 milion njerez te cilet i perkasin nacionaliteteve tjera.
    kjo ishte me te futme shoku ,shumica e Shqiptareve iu dine vleren atij (perveq jevgeve kuptohet) mirpo qe e ka themelu Skenderbegizmin apo ndoi fe te re

Faqja 16 prej 22 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •