Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 300 prej 435
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Betejat ne vitet '50

    Pas mbrojtjes se Krujes, gjate viteve 1452-1453 Skenderbeu theu dy ushtri ne Mokren e Dibres e ne fushen e Pollogut (Tetove-Gostivar). Fitorja nuk i buzeqeshi ne Berat (1455). Pasi ra qyteti, komandanti turk kerkoi 15 dite afat per dorezimin e keshtjelles. Brenda ketij afati dhe nga shkujdesja e Muzak Topise, nje ushtri osmane, e ndihmuar nga Moisi Golemi, rrethoi ushtrine shqiptare dhe e shpartalloi ate. Skenderbeu dhe Gjergj Arianiti u shkuan ne ndihme, por ishte teper vone.

    Ne 1456, Skenderbeu doli perpara nje ushtrie osmane prej 15 000 vetash, e drejtuar nga Moisi Golemi, i cili kishte shkuar ne oborrin e sulltanit. Ne nje ndeshje osmanet u thyen. Moisiu e kuptoi gabimin dhe kerkoi falje. Skenderbeu e fali dhe i ktheu te gjitha pronat e detyrat qe kishte pasur.
    Nje ushtri shume e madhe (80 000 veta) vershoi nen drejtimin e Isak bej Evrenozit, i shoqeruar nga Hamza Kastrioti (1457). Me lindjen e trashegimtarit (Gjonit), ai i kishte humbur shpresat per te zevendesuar Skenderbeun ne krye te shtetit dhe kishte ikur ne Stamboll. Pas ndeshjes ne brezin lindor, ai terhoqi ushtrine, duke i krijuar armikut bindjen se ishte thyer.

    Ushtria osmane pershkoi luginen e Matit, pa i hyre nje gjemb ne kembe deri ne Ujin e Bardhe (Albulene) afer Mamurasit, ku pushoi e shkujdesur. Skenderbeu mblodhi ushtrine e shperndare dhe sulmoi kampin osman. Ushtria osmane u shpartallua, u zune shume rober, midis tyre ishte dhe Hamzai, te cilin e dergoi ne burgjet e Italise dhe me vane e fali.

    Betejat e medha te viteve '60


    Nga disfata e turqve ne Ujin e Bardhe, per 5 vjet Shqiperia shpetoi nga sulmet shkaterrimtare. Ne vitin 1462 Skenderbeu theu 4 ushtri. Dy vjet me Vone Skenderbeu shpartalloi nje ushtri tjeter ne Oher. Sulltani dergoi Ballaban pashen, komandant i zoti nga Mati, i rritur ne oborrin e sulltanit. Ndeshja e pare u be ne fushen e Vajkalit ne Bulqize (pril11465) dhe perfundoi me thyerjen e osmaneve. Ballabani e terhoqi me mjeshteri ushtrine; gjate terheqjes, ai organizoi disa kurthe dhe kapi rob tete komandante te shquar te Skenderbeut, midis tyre edhe Moisi Golemin. Skenderbeu ofroi shuma te medha, por sulltani nuk pranoi. Skenderbeu ne 4 ndeshje doli fitimtar, par me mundime te medha.



    Ne maj te vitit 1466, sulltan Mehmeti II, ne krye te nje ushtrie qe ishte me e madhja deri atehere (150 000 vete), rrethoi Krujen per te dyten here. Garnizonin e udhehiqte Tanush Topia. E njejta tabla, e njejta taktike u ndoq, si ne rrethimin e pare. Lufta zgjati dy muaj. Sulltani u bind se as kete here nuk do te binte shpejt Kruja, por shpresonte qe uria do te bente punen e vet, ndaj urdheroi ndertimin e keshtjelles se Valmit (Elbasan). Prej ketu Ballaban pasha do te vazhdonte rrethimin e Krujes. Sulltani u largua.
    Gjendja ekonomike e vendit ishte katastrofike. Uria ishte e pranishme kudo.

    Skenderbeu dhe i biri shkuan ne Venedik, ne Napoli e ne Rome per te kerkuar ndihme. Ndihmat e siguruara ishin te pakta (6 000 dukate). Kur Skenderbeu ishte ne Itali, osmanet kishin pushtuar disa keshtjella. Ai u kthye me shpejtesi dhe se bashku me Leke Dukagjinin shpartalloi nje ushtri te komanduar nga Jonima, vellai i Ballaban rashes (prill 1467). Prej andej shkoi kunder Ballaban rashes dhe e shpartalloi ate. Vete Ballabani mbeti i vrare.
    Disfata e Ballaban rashes e egersoi se tepermi sulltanin, prandaj ne fund te majit 1467 erdhi me nje ushtri edhe me te madhe. Me sa duket, kishte vendosur te mos kthehej pa shkaterruar cerdhen shqiptare, pengesen kryesore per te kaluar ne Itali. E njejta gjendje ishte si ne rrethimin II. Qendresa e detyroi sulltanin te urdheronte shfarosjen ne mase te shqiptareve. Kruja rezistoi per te treten here. Vera kaloi. Sulltani u largua me ushtrine e rraskapitur. Fitoret u kushtuan shtrenjte shqiptareve. Qendrese u bene osmaneve edhe shqiptaret e Morese.

    Qendresa pas vdekjes se Skenderbeut (1468-1506)

    Per nje mobilizim te pergjithshem, Skenderbeu thirri ne janar te vitit 1468 nje kuvend te princave shqiptare ne Lezhe. Aty u semur nga ethet dhe vdiq. I mbuluar me lavdi, ai u varros ne Lezhe. Shqiptaret humben prijesin e lavdishem qe i udhehoqi per 25 vjet. Populli e vajtoi me gjeme rrenqethese. Vdekja e tij shkaktoi hidherim te madh edhe ne vendet e ndryshme te Evropes.
    E shoqja me te birin emigruan ne Itali. Megjithate qendresa vazhdoi deri ne vitin 1473. Nje vit me vane, nje ushtri osmane prej 80 000 vetash iu drejtua Shkodres me artileri te rende. Nje predhe peshonte 200 kg.


    Mbrojtesit u bene balle dy sulmeve te osmaneve, te cilet lane Shkodren dhe iu kthyen Krujes. Per te katerten here Kruja u beri balle. Nje ushtri shqiptaro-veneciane i erdhi asaj ne ndihme dhe osmanet pesuan disfate, por u riorganizuan me shpejtesi dhe shpartalluan ushtrine, qe kishte rene pas plackes se luftes.

    Ne pranvere te vitit 1478 sulltani erdhi perseri ne Shqiperi. Nga uria garnizoni dorezoi keshtjellen. Prej andej sulltani iu drejtua Shkodres. 10 000 cleve transportuan artilerine. Nje predhe peshonte nga 425 deri ne 600 kg. Qendresa heroike e shqiptareve beri qe sulltani te linte te vrare mbi 12 000 veta dhe pas kesaj ai u largua pa e marre keshtjellen. Ne Janar 1479 Venediku ua dorezoi ate osmaneve.
    Nga bujaret shqiptare vendin e Skenderbeut nuk mundi ta zinte asnje. U thirren princat qe kishin emigruar ne Itali. Fteses se shqiptareve iu pergjigjen Nikolle e Leke Dukagjini, Gjon Kastrioti, Kostandin Muzaka. Gjani zbarkoi ne Durres (1481) dhe shqiptaret e priten si trashegimtar legjitim.

    Kryengritesit cliruan ptincipaten e Kastrioteve. Pas tre vjetesh kryengritja u fashit. Krahas Gjonit, Kostandin Muzaka zbarkoi ne Himare, e cila ra ne duart e tyre. Forcat osmane te planifikuara per ne Itali u hodhen mbi kryengritesit. Ne vitin 1492 sulltan Bajaziti II marshoi drejt Himares. Pas luftimesh e masakrash, sulltani u detyrua t'u njihte himarioteve venomet.
    Ne vitet 1494-1495 shpertheu nje kryengritje tjeter ne Shqiperine e Mesme. U thirr nga Italia Skenderbeu i Ri. Kryengritesit ciruan ishullin e Lezhes. Qendresa vazhdoi deri me 1506.

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Letrat e Skenderbeut
    Amurat Ottomani, mbreti i turqeve dhe Perandori i Lindjes, nuk i dergon asnjė pershendetje Skenderbeut.

    Nderimet dhe te mirat e mija si nje djalit tim te madh ne zemren time qe me ke percjellur, pra nuk do te te kursehen o Skenderbeg, nga njerzit me ingrat.
    Fjalet me mungojne qe tju flas ty, aqė eshte i madh krimi yt dhe mosrrespektimi qe ke ofenduar madherin time e gjithashtu dhe shpirtin tim e pra, nuk po mundohem fare se ēfare fjalesh te nxjerri per ty, po te themė, sherbetori imi. Se asnjė gjuhė tjeter me te ashper nuk do ua zbus zemren tuaj te nje krenari e arroganti nga natyra qe ti nuk meriton fjalė te buta qe qe kan tejkaluar egersiren; e per te permendur rastin ate dite kur te eshte ngritur frenezia e komoditeteve tuaja dhe nderi i qytetarve tuaj ne anen e Hungarve kundėr ushtrise sime,do isha i knaqur, sikur te ma kishin prekur plagen, qe ndoshta nje dite zemra do ti harroje; qe tradhtit e tmerrshme dhe shembuj tjere me nje guxim te padhimbshem meritojne te mbyllen. Kam menduar megjithate teper vonė qe ti tregoje ndodhit; frigohem se ky largim i juaj do te ju rrexoje papritmas me tere ate fortunen tuaj mbretnore; dhe kur te deshirojsh te vish ne pranimin e atij gabimi aqė te madh, ku per tani, nuk do gjesh as njė ilaē ne veprimet tuaja te mbrapshta.
    Mjaftė pra, me vjen keq per sjelljet tuaja; ti mjaftė e ke ngacmuar perandorin osmane me te pa drejte, dhe mjaft jam treguar i durueshem para nje gabimi te tillė !
    Ti ke perfituar nga ushtria te tradhtosh ne Hungari ?
    Presish ti te mos denohesh ne te gjitha ato qytete te Epirit qe i mbaj me marrveshje ku ti ke vrarė garnizone te tera ?
    Mendon ti se ke shpetuar nga ushtria e Ali Pashes qe e humbi me aqe thyerje e brutalitete para Hungarezve qe iu ndihmove, nen komanden tuaj, pastaj ke shkuar dhe ke larguar popullesine(kosovė) te vjehrrit tim vetem se nuk ju ka lejuar te kaloni atej ?
    Eja ne vete njehere keto dite, mos prit sa te zgjohet zemrimi im !
    Ruaju ti nga keto kryqezimet tuaja te lehta se do vijne te ju shpojnė apetitin tuaj te pa rregullt dhe te ju qoje deri te ajo pikė saqe sjellja jote te kthehet me e mjerueshme sa te kem edhe meshirė nga urrejtja juaj.
    Kojtohu ti njehere se paku disa dite, kujtoji te mirat e mija, qe me keqardhje, me duhet ti permendi te mirat ndaj dikujt; qe eshte shume keq nga dikush te harrohen keto merita te se kaluares.
    Po tani ta lemi anash shendetin e shpirtit tuaj, dhe pabesin qe ke tek profeti Muhamet, ne oborrin tim kush ishte me i dashuri per mua se sa ti ?
    Cili njeri, jo vetem nga te huajt, nga intmet dhe ata privat ishte me i pranueshem se ti ?
    Me qfare pritje dhe ushqim te mirė, qe kur ti u solle tek une gati ne femini, mora kujdesin qe t'ju mesoj e te ju edukoj zakone e diciplinė duke ua rritur pa nderprer virtytet tuja ne rritje nganjehere me shperblim e here me lutje dhe gjithehere ne ēdo kohė i shkelqyer ne ushtri.
    Mirepo te kuptoj mirė, dashuria per Atdhe ka mallengjyer zemren, per te cilen po te ma kerkoje qe tua ktheja, a isha ai qe do ta rrefyzoja ?
    A te kujtohet, disa here ta kam premtuar falas ?
    Ti ka dashur ta marrish me te keq se sa nje te mire prej meje.
    Mbaje pra me deshiren e perendis dhe pa pelqimin tim.
    Une te betohem se do ti fali ofendimet tuaja te se kalures, jo per meritat tuaja te tanishme te pa vlefshme me kete urrejtje publike, mirepo me pelqen te kem kujtesen e dikurshme qe sa e sa te mira keni marrur prej meje se ne ty kam pare bujari dhe guxim kur ishe i imi.
    Sepse sherbimi juaj eshte i kahmotshem, gjithashtu sa ofendimi qe kam marrur Krujen dhe tokat e babait tuaj te cilat me te keq e mashtrim ti i more, ne ti lejojmi me kusht qe ti te na i kthejsh ato vende qe nuk ke te drejte fare, te cilat i kam fituar me arme dhe me virtytet e mija.
    Kushti tjeter eshte qe ti ti kthesh vjehrrit tim(serbė)pa afat te gjithė pasurin e plaqkitur nė Misiė(kosovė) dhe sa me shpejtė; nese nuk kthehet kjo pasuri do e paguani me para dhe tere jeten, eshte krim te sulmoni mikun tone, poashtu edhe nese ndihmoni armiqet tanė.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    ~vijon~

    Me kete do te evitohet pergjithemone pamiqesija e turqve e nese do te kete vend, sipas deshires sime, as me pake e as me shumė keshtu do te me duash me se miri(do te denohesh nga vete pakujdesija juaj) do te kerkosh patjeter vend gjykimin kur guximi juaj dhe paramendimet tuaja te mė hiqen nga mendja, o hakmarres i obstinuar e i rafinuar.

    Mjafte e ke rrafur fuqin time ! Ti e din se ēfare force kam ne anen time.
    Per te perfunduar, te lutem, me shkruaj se paku, se cili ėshtė vendimi yt.

    Me Haradinin, agentin tonė sekret dhe besnikė, lirishte mund te bisedosh nga i cili do te marresh njohuri tjera qe nuk kam dashur ti shpalosi ne kete leter.
    Lamtumirė, je i kshilluar mirė nga Andrinopja, mė 15 Qerrshor 1444.


    http://renesancailire.blogspot.com/2...enderbeut.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 14-08-2009 mė 18:12
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Sa ishte i lidhur Skenderbeu me kosovesn ?
    Ėshtė interesante se sa ishte i lidhur Skenderbeu me Kosoven.
    Pasi qe kishte kryer disa ekspedita ne Azi te vogėl(turqi) sulltani e dergon Skenderbeun si kapiten edhe ne Kosovė, si duket, Skenderbeu donte ti ikte kurthave te Adranopojes aty afer sulltanit mendonte se jeta e tij do rrezikohej dhe ndoshta do e pesonte si vellezrit e tij, te vritej.
    Pra ekskursionet e tija ne vendet ballkanike i mundesonin nje shpetim dhe raste per te planifikuar ndoshta edhe kthimin e tij ne Krujė.
    keshtu pra revoltat e njepasnjeshme ne Misiė(kosovė) ate e gezonin, pra nderhynte kunder Despotit serbė i cili edhe pse ishte vjehrri i sulltanit, shpeshehere qonte krye por menjehere Skenderbeu e ulte ne vendė duke evituar edhe gjakederdhje.
    Ne nje rast Skenderbeu kishte organizuar edhe turnir afer Novobrdes ku luftetaret e dy kampeve kishin rastin qe te mateshin mes tyre me diciplina te ndryshme si ne mundje hedhje shtizashe e shigjeta por edhe dyluftime me kuaj me ēka Skenderbeu evitonte gjakederdhjen e panevojshme. Ai kishte ndrruar taktiken e eger kur dikur luftonte si luan ne qytetet e azisė kunder kundershtarve te sulltanit, dhe krjte me nje metod ndryshe ne terrenet e ballkanit.
    Mirepo pas betejes se Nishit me luftetaret e tij kur braktis ushtrin e sulltanit, Skenderbeu tenton te kthehet permes kosoves ne Krujė mirepo Despoti serbė(despot= do thote zotshpije, gospodar qe ishte edhe term si vasal i sulltanit) tenton te pengoje kalimin e tij neper kosove atehere Skenderbeu hidherohet dhe i ve zjarrin disa keshtjellave serbe deri ne Rashkė poashtu e debone popullesine serbe neper male dhe merre me vete nje sasi te madhe ari qe i takonte despotit serbe...i cili menjehere ankohet tek dhendrri i tij sulltan Murati, dhe tani ky del ne mbeshtetje te despotit duke i shtruar kushte Skenderbeut se poqese nuk ia kthen kete pasuri despotit ai do e sulmonte.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    TEKSTEVE DHE I MJETEVE MĖSIMORE TĖ KOSOVĖS PRISHTINĖ

    PRISHTINĖ 1996

    HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR



    Epoka e Skėnderbeut

    - Faqja e parė -

    SULMET E PARA OSMANE DHE QĖNDRESA E SHQIPTARĖVE

    Pushtimet e para osmane nė Europė

    Nė shek. XI turqit erdhėn nga Azia Qendrore nė Anadollin e sotėm dhe nė fillim tė shek. XIV ata formuan njė principatė tė pavarur, Emiratin osman, qė mori emrin e themeluesit tė saj, Osman beut (1282 - 1336). Pasi pėrfunduan pushtimin e Azisė sė Vogėl, ushtritė e sulltan Orhanit kaluan mė 1354 Dardanelet dhe filluan pushtimin e Ballkanit, i cili politikisht ishte i copėzuar nė njė numėr tė madh principatash e shtetesh tė pavarura. Turqit i zgjeruan shpejt pushtimet nė Ballkan dhe mė 1365 e zhvendosėn kryeqytetin e tyre nga Brusa, nė Adrianopojė, tė cilėn e quajtėn Edrene.
    Tė tronditur nga pushtimet e shpejta osmane,disa nga sundimtarėt ballkanas krijuan njė koalicion ushtarak antiosman, nė tė cilin mori pjesė edhe despoti i Vlorės, Aleksandri. Por nė betejėn qė u zhvillua me forcat osmane mė 1371 nė brigjet e lumit Marica, ushtritė e koalicionit ballkanik u shpartalluan. Pas kėsaj fitoreje, ushtritė osmane pushtuan lehtėsisht qytete dhe qendra administrative me rėndėsi tė veēantė strategjike pėr tė gjithė Ballkanin, si Nishin, Shkupin, Manastirin, Kosturin etj., tė cilat i shndėrruan nė baza tė fuqishme ushtarake pėr pushtimin e viseve tė tjera shqiptare e ballkanike. Mė 1385, tė ftuar nga Karl Topia, ushtritė osmane morėn pjesė nė betejėn qė u zhvillua nė fushėn e Savrės kundėr Balshės II. Fitorja e tyre nė kėtė betejė lehtėsoi depėrtimin nė thellėsi tė tokave perėndimore shqiptare, dhe nė fund tė viteve 80 ushtritė osmane gjendeshin nė dyert e Vlorės, tė Durrėsit, tė Lezhės etj.

    Beteja e Kosovės

    Dėpėrtimi i vrullshėm i turqve nė Ballkan tronditi elitėn politike drejtuese shqiptare dhe atė tė forcave fqinje. Tė ndodhur pėrballė njė armiku tė pėrbashkėt, princėrit, mbretėrit e fisnikėt shqiptarė, serbė, bullgarė e rumunė i fashitėn mosmarrėveshjet dhe grindjet ndėrmjet tyre dhe krijuan njė koalicion antiosman. Nė tė bėnin pjesė personalitete tė shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Kėta, me forca tė bashkuara, morėn pjesė nė betejėn qė u zhvillua nė afėrsi tė Prishtinės, mė 15 qershor 1389. Nė kėtė betejė tė pėrgjakshme dhe tė pabarabartė tė zhvilluar ndėrmjet 100 mijė ushtarėve turq dhe 40 mijė luftėtarėve ballkanas u shqua luftėtari shqiptar Millosh Kopili, i cili arriti tė vriste sulltan Muratin I. Megjithėkėtė ballkanasit pėsuan disfatė tė rėndė dhe kjo i hapi rrugėn sulltanit pasardhės, Bajazitit I, pėr pushtime tė reja nė Ballkan. Gjatė sundimit tė tij, turqit arritėn tė vendoseshin diku pėrkohėsisht e diku pėrgjithmonė nė viset e tjera shqiptare, qė nga Shkodra e Kruja dhe deri nė rajonet e Korēės e tė Pėrmetit.
    Nė Shqipėri u krijua kėshtu njė situatė e rėndė nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore. Vendi pėsoi njė copėzim tė madh politik. Zotėrit e shumtė shqiptarė, duke qenė ushtarakisht tė pafuqishėm, pėrgjithėsisht hynė nėn vasalitetin e sulltanėve dhe nxituan tė lidheshin me vende tė tjera. Duke pėrfituar nga njė situatė e tillė e nė marrėveshje me zotėrit vendės ose edhe me presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, qė nga gjiri i Kotorrit e deri nė atė tė Artės, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrėn (bashkė me rrethinat e saj, Drishtin e Dčjėn), Lezhėn, Durrėsin, Butrintin, Pargėn etj., qė ishin edhe qendra shumė tė rėndėsishme tregėtare e shkėmbimi me viset e brendshme tė vendit.
    Pas disfatės qė pėsoi ushtria e sulltan Bajazitit nė betejėn e Ankarasė mė 1402 prej trupave mongole tė Timerlengut, pėrkohėsisht zotėrit shqiptarė i forcuan pozitat e tyre dhe nė jetėn politike tė vendit dolėn nė plan tė parė familje tė tilla, si Balshajt, Gojēinėt (Ēernojeviēėt), Dukagjinėt, Zahariajt, Spanėt, Stres-Balshajt nė Shqipėrinė e Sipėrme; Kastriotėt, Topiajt, Arianitėt, Muzakajt, Gropajt nė Shqipėrinė Qendrore; Shpatajt, Zenebishėt nė Shqipėrinė e Poshtme etj. Sapo erdhi nė pushtet, sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike pėr rivendosjen e zgjerimin e pushtetit osman dhe gjatė viteve 1415-1417 ushtritė e tij pushtuan njėrėn pas tjetrės kėshtjella tė rėndėsishme, si Krujėn, Beratin, Kaninėn e Gjirokastrėn.

    Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429 - 1430) dhe fitoret e Gjergj Arianitit (1432 - 1435)

    Pas pushtimit tė kėshtjellave tė viseve perėndimore shqiptare, turqit vendosėn nė kėtė rajon tė Shqipėrisė administratėn pushtuese. Nėpėrmjet tė regjistrimeve tė herėpashershme tė banorėve e tė tokės dhe tė ndarjes sė tokės nė prona tė vogla feudale (timare), turqit vendosėn sistemin feudal ushtarak osman tė timareve, qė ishte i ngjashėm me sistemin e pronės bizantine. Kjo lloj prone, nė prag tė pushtimit osman, ishte nė shpėrbėrje tė plotė dhe shoqėria shqiptare ishte nė njė fazė mė tė avancuar, ku prona tokėsore shitej e blihej lirisht. Nėpėrmjet kėtyre regjistrimeve, turqit i zhveshėn fisnikėt dhe princėrit shqiptarė nga pronat e mėdha tokėsore dhe nga tė drejtat e tyre. Pėrveē kėsaj, sulmet e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane pėr pushtimin e trojeve shqiptare rrėnuan jetėn ekonomike tė vendit dhe shkaktuan njė pakėnaqėsi tė thellė e qėndresė tė fuqishme te tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare. Kjo qėndresė u shpreh nė forma tė ndryshme. Braktisja e vendbanimeve dhe kalimi nė zona ende tė papushtuara ose emigrimi nė vende tė tjera u bėnė dukuri tė rėndomta nė jetėn e shqiptarėve, tė cilėt me armė nė dorė kundėrshtonin regjistrimet, vrisnin nėpunėsit e kadastrave si dhe feudalėt osmanė. Gatishmėria e shqiptarėve pėr tė luftuar kundėr pushtuesit e shfrytėzuesit osmanė, krijoi mundėsi tė favorshme e tė panjohura mė parė pėr krijimin e ushtrive tė mėdha e pa pagesė, tė karakterizuara nga njė shpirt i lartė vetėmohimi, qė nuk njihej nė luftėrat e zakonshme feudale dhe tek ushtritė mercenare. Nė kėto rrethana nisi vala e kryengritjeve tė fuqishme dhe tė organizuara. Burimet historike pėrmendin njė kryengritje tė banorėve tė krahinės sė Vajėnetisė (Ēamėrisė) nė kohėn e sulltan Mehmetit I.
    Mė 1428 sulltan Murati II filloi sulmin mbi Selanikun, qė ishte nėn zotėrimin venedikas. Ndėrkohė luftėtarėt e Gjon Kastriotit sulmuan kėshtjellėn e fuqishme tė Krujės. Pasi morėn Selanikun, trupat osmane, tė drejtuara nga sanxhakbeu i Shkupit, Isak bej Evrenozi, gjatė prillit e majit tė vitit 1430, u sulėn mbi Principatėn e Gjon Kastriotit. Ata shkatėrruan disa kėshtjella tė tij, kaluan edhe mė nė veri, ku pushtuan kėshtjellėn e Dčjės dhe e detyruan Nikollė Dukagjinin tė braktiste zotėrimet e veta. Dy vjet mė vonė shpėrtheu njė valė e re kryengritjesh tė fuqishme nė Shqipėri. Pėr shtypjen e tyre u angazhua vetė sulltan Murati II, i cili, bashkė me ushtrinė e tij, gjatė dimrit tė vitit 1432-1433 u vendos nė Serez. Nė krye tė 10 mijė ushtarėve ai caktoi ish-sanxhakbeun e kėtyre anėve, Ali Beun, pėr tė shpartalluar forcat e Gjergj Arianitit, qė e kishin ēliruar principatėn e tij nga spahinjtė osmanė.
    Kur ushtria e Ali Beut arriti nė burimet e Byshekut (pranė Elbasanit tė sotėm), u sulmua nga luftėtarėt e Gjergj Arianitit dhe u shpartallua plotėsisht, duke lėnė nė fushėn e betejės shumė tė vrarė e robėr. Kjo ishte fitorja e parė e rėndėsishme e shqiptarėve kundėr ushtrive tė fuqishme osmane. Ajo pati jehonė edhe nė vendet e tjera dhe i dha hov luftės antiosmane nė Shqipėri. Fitorja, siē shprehej kronisti bashkėkohės Halkokondili, i solli lavdi tė shkėlqyer organizatorit tė saj, Gjergj Arianitit, qė u bė figura qendrore e jetės politike shqiptare tė viteve 30. Nė veri tė Shqipėrisė, luftėtarėt e Nikollė Dukagjinit ēliruan kėshtjellėn e Dčjės. Ndėrkohė pėrpjekjet e Andrea Topisė pėr tė ēliruar Krujėn nuk dhanė rezultat. Kurse forcat e Depė Zenebishit , qė kishin rrethuar kryeqendrėn e sanxhakut shqiptar, Gjirokastrėn, pėsuan disfatė dhe komandanti i tyre ra rob dhe u var prej turqve.
    Gjatė viteve 30, krahinat pėrgjatė dhe nė afėrsi tė luginės sė Shkumbinit, qė ishin nėn zotėrimin e Arianitėve, u bėnė rajoni kryesor i luftės antiosmane. Emri e fama e Gjergj Arianitit si komandant i talentuar u rrit gjithnjė e mė shumė. Gjatė vitit 1434 Gjergj Arianiti i udhėhoqi shqiptarėt nė dy beteja tė tjera fitimtare: nė shkurt 1434 u shpartalluan forcat e bejlerbeut tė Rumelisė, Sinan Pashės, dhe nė dhjetor u mund ushtria e sanxhakbeut tė Shkupit, Isak Beut. Mė 20 prill 1435 luftėtarėt e Gjergj Arianitit korrėn edhe njė fitore tė re, pas sė cilės sulltan Murati II e ndėrpreu dėrgimin e ushtrive tė tjera kundėr tij. Fitoret e Gjergj Arianitit rritėn besimin dhe vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur lirinė nga njė pushtues shumė i fuqishėm. Ato patėn jehonė tė gjerė nė Europė dhe sidomos te Papati. Mbreti i Hungarisė, Sigismundi, u lidh me drejtuesit e kryengritjeve shqiptare, veēanėrisht me Gjergj Arianitin dhe bashkė arritėn nė marrėveshje qė, duke u mbėshtetur nė viset e ēliruara shqiptare, tė organizohej njė kryengritje e pėrgjithshme nė Ballkan. Pėr kėtė qėllim, mbreti i Hungarisė dėrgoi nė Shqipėri, nė pranverė tė vitit 1435 pretendentin e fronit bullgar, Fruzhinin, dhe pas njė viti, princin pretendent tė fronit osman, Dautin. Por pėrpjekjet pėr organizimin e njė lėvizjeje tė pėrgjithshme antiosmane nuk patėn jehonė nė vendet e tjera tė Ballkanit.

    Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
    Lidhja shqiptare e Lezhės
    Principata e Kastriotėve

    Kastriotėt e kanė origjinėn nga Hasi i Kukėsit. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, mund tė jetė larguar nga Hasi dhe tė jetė vendosur si pronar i dy fshatrave nė luginėn e Drinit tė Zi (Sinjės dhe Gardhit tė Poshtėm). Zotėrimet e Kastriotėve filluan tė zgjeroheshin qė nė fund tė shek. XIV nga i biri i Palit, Gjon Kastrioti. Nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XV, Principata e Kastriotėve arriti fuqizimin e saj mė tė madh. Ajo siguroi daljen nė detin Adriatik, ku kishte skelėn dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e lumit Mat, dhe pranė saj, kriporet e Shėnkollit. Nė lindje principata shtrihej tė paktėn deri nė rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotėrimet e vjehrrit tė Gjonit qė banonte nė krahinėn e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur edhe me bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, tė cilit ai i dhuroi dy fshatra nga rrethina e Gostivarit dhe i bleu njė kullė. Nė kėtė manastir jetoi si murg njė djalė i tij ku dhe u varros.
    Principata e Kastriotėve nė veri kufizohej me Principatėn e Dukagjinėve dhe nė jug me principatat e Arianitėve dhe tė Tapiajve. Nė Principatėn e Kastriotėve kalonin rrugė tė rėndėsishme qė lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore si dhe viset perėndimore me ato lindore tė vendit; nė tė ishin pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm kėshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shėnkollit, kėshtjella e Gurit tė Bardhė, ajo e Stelushit etj.
    kalonin rrugė tė rėndėsishme qė lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore si dhe viset perėndimore me ato lindore tė vendit; nė tė ishin pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm kėshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shėnkollit, kėshtjella e Gurit tė Bardhė, ajo e Stelushit etj.
    Pozita dhe rėndėsia strategjike e Principatės sė Kastriotėve bėri qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhje tė shumta politike e martesore me principatat e tjera shqiptare. Ai hyri nė marrėveshje tė ngushta ekonomike dhe politike edhe me vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza nė fund tė viteve 30 tė shek. XV u dhanė Gjonit dhe djemve tė tij privilegje dhe tė drejtėn e qytetarisė.

    Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut (deri mė 1443)

    Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali mė i vogėl dhe fėmija i parafundit i familjes me shumė fėmijė tė Gjonit e tė Vojsavės, familja e sė cilės banonte nė krahinėn e Pollogut. Ata kishin katėr djemė (Stanishin, Reposhin, Kostandinin e Gjergjin) dhe pesė vajza (Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vllajkėn e Mamicėn). Gjergji lindi nė njė kohė kur Principata e Kastriotėve ishte fuqizuar. Kur turqit morėn Krujėn (nė fund tė vitit 1414 ose nė fillim tė vitit 1415), qė ishte nė kufi me Principatėn e Kastriotėve, Gjoni , i cili mė 1410 u kishte dhėnė njė djalė peng turqve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogėl, Gjergjin.
    Pėr njė periudhė rreth 10-vjeēare, Gjergji vazhdoi shkollėn e iē-ogllanėve tė Edrenesė, ku pėrgjithėsisht futeshin djemtė e sundimtarėve tė porsanėnshtruar e vasalė, pėr t’i pėrgatitur e edukuar me frymėn osmane, si komandantė tė zotė e feudalė tė bindur.
    Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin me dhunti tė veēanta, shumė tė ēmuara. Ai ishte shtatlartė e shumė i fuqishėm. Ishte mendjemprehtė dhe mėsoi disa gjuhė tė huaja. Gjatė viteve tė shkollimit Gjergji u dallua nga tė tjerėt. Atij iu vu emri mysliman Skėnder dhe mori pjesė nė fushata tė ndryshme ushtarake nė Ballkan dhe nė Azinė e Vogėl. Luftonte mbi kalė e me kėmbė dhe ishte mjeshtėr i pashoq nė pėrdorimin e shpatės e tė armėve tė tjera. Pasi mbaroi shkollėn e iē-ogllanėve, Skėnderi hyri nė kuadrot ushtarakė dhe mori titullin e beut, duke pėrparuar shpejt nė karrierėn shtetėrore: nga spahi arriti deri nė postin e lartė tė sanxhakbeut.
    Nė mesin e viteve 20 ai u dėrgua nė Shqipėri dhe qėndroi si kuadėr i Perandorisė Osmane deri nė fund tė viteve 30. Si spahi Skėnderbeu pati njė timar tė madh nė zonėn midis Lezhės dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasė dhe kriporet e Shėnkollit. Nė vitet 1437 - 1438 Skėnderbeut iu dha posti i subashit tė Krujės, kurse me detyrėn e sanxhakbeut tė Sanxhakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakės, Jakup Beu.
    Gjatė viteve tė qėndrimit nė Shqipėri, Skėnderbeu ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar nė marrėdhėniet me administratėn osmane dhe u kujdes pėr mbarėvajtjen e Principatės sė Kastriotėve. Nė fund tė viteve 30, kur nė Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skėnderbeun nga postet e larta qė kishin nė Shqipėri. Emėrimin e tij si sanxhakbej larg Shqipėrisė, ndoshta nė Nikopol tė Bullgarisė, Skėnderbeu nuk mund ta shikonte si njė ,,gradim’’ , por si shprehje tė mosbesimit tė sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar qė ishte pėrfshirė nė administratėn e shtetit osman, (aq mė tepėr qė nė atė kohė atij i kishte vdekur i ati dhe dy vėllezėr dhe nė krye tė Principatės duhej tė vihej ai me Stanishin).

    Kryengritja e pėrgjithshme ēlirimtare (nėntor 1443)

    Nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV nė Europė po gjallėroheshin shpresat pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani. Nė kėtė drejtim kishte ndikuar pozitivisht vendimi pėr bashkimin e kishės ortodokse me atė katolike, nėn kryesinė e kėsaj
    tė fundit, dhe disfata e rėndė qė pėsoi ushtria osmane nė shtator tė vitit 1442 prej trupave tė Mbretėrisė sė Polonisė dhe tė Hungarisė, tė komanduara nga Janosh Huniadi. Pas kėsaj fitoreje, papa Eugjeni IV veproi aktivisht pėr tė nxitur ballkanasit tė ngriheshin kundėr pushtuesve osmanė.
    Nė shtator tė vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake nė viset qendrore. Kurse mė nė jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandės e tė Gjirokastrės nė drejtim tė Kosturit, ku u thyen prej turqve.
    Nė tetor tė vitit 1443 trupat polake e hungareze, tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore shqiptare dhe, siē shkruante ai, ushtria e tij ,,rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, shqiptarė, serbė e boshnjakė’’. Beteja u zhvillua mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, ku ishte i pranishėm edhe Skėnderbeu. Shpartallimin e forcave osmane nė kėtė betejė, Skėnderbeu e gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkėluftėtarė, pjesėmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skėnderbeu u nis nė drejtim tė atdheut. Gjatė kthimit u ndal nė Dibėr, mblodhi menjėherė krerėt e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicėn e bashkėluftėtarėve e nisi qė tė fshiheshin nė rrethinat e Krujės, kurse vetė u paraqit para autoriteteve osmane tė Krujės, sikur ishte riemėruar subash i saj.
    Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me krutanėt, shpartalloi garnizonin osman. Tė nesėrmen, mė 28 nėntor 1443, kur tė gjithė qytetarėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehej Barleci, ,,tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė’’, mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i Kastriotėve.
    Lajmi i fitores historike, i ēlirimit tė Krujės, u pėrhap me shpejtėsi dhe u prit me gėzim tė papėrshkrueshėm nė mbarė vendin. Ai i dha hov tė paparė luftės ēlirimtare. Pas Krujės, luftėtarėt e Skėnderbeut ēliruan radhazi kėshtjellat e Petrelės (nė jug tė Tiranės), tė Gurit tė Bardhė nė Mat, tė Stelushit e tė Sfetigradit nė Dibėr etj. Kryengritja e vitit 1443 pėrfshiu vise tė tėra. Si rrjedhojė, nė hapėsirat e Shqipėrisė sė Sipėrme e Qendrore dhe deri te lumenjtė Devoll e Seman u rimėkėmbėn njė numėr principatash e zotėrimesh tė rėndėsishme, si ajo e Dukagjinėve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanėve, e Dushmanėve, nė veri tė Principatės sė Kastriotėve, dhe nė jug tė saj, Principata e Arianitėve, e Topiajve dhe ajo e Muzakajve.

    Kuvendi i Lezhės dhe formimi i Lidhjes Shqiptare

    Menjėherė pas fitores sė madhe tė vitit 1443 Skėnderbeu filloi takimet me princėr e fisnikė tė tjerė shqiptarė pėr tė gjetur rrugėn e bashkimit, pa tė cilėn nuk mund t’i bėhej ballė fuqisė ushtarake mė tė madhe tė kohės. Pėr kėtė qėllim, mė 2 mars tė vitit 1444, nė Katedralen e Shėnkollit tė qytetit tė Lezhės u mbajt i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė shek. XV, disa prej tė cilėve kishin udhėhequr kryengritjet e viteve 30. Nė kėtė Kuvend morėn pjesė: Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkė me dy djemtė e tij), Gjerjgj Stres-Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjesėtarė tė kėsaj familje), Lekė Zaharia, Pjetėr Spani (bashkė me katėr djemtė e tij), Lekė Dushmani, Stefan Gojēini (Cernojeviēi) etj. Skėnderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalėn e hapjes, nė tė cilėn theksoi domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit tė shqiptarėve.
    Kuvendi vendosi qė bashkimi tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje, tė njė aleance politike e ushtarake ndėrmjet drejtuesve tė principatave e tė krerėve tė tjerė tė vendit, qė njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhės. Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu. Vendim tjetėr i rėndėsishėm ishte krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt dhe caktimi i Skėnderbeut si komandant i pėrgjithshėm i saj. Pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė, tė armatimit tė saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu tė krijohej njė arkė e pėrbashkėt qė do tė administrohej nga Skėnderbeu. Tė ardhurat e saj do tė vinin nga kuotat qė do tė jepnin anėtarėt e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit tė Lezhės u bė njė hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik tė vendit dhe krijimit tė njė pushteti qendror tė pėrfaqėsuar nga Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu , tė cilin ai e fuqizoi gjithnjė e mė shumė pėr tė bashkuar sa mė organikisht shqiptarėt e viseve tė lira shqiptare.

    FITORET E LIDHJES SHQIPTARE NĖN UDHĖHEQJEN E SKĖNDERBEUT GJATĖ VITEVE 1444 - 1457
    Fitoret e para ushtarake (1444-1447)

    Ēlirimi i rajoneve tė tėra nė Shqipėrinė e Mesme e Veriore dhe bashkimi i forcave politike shqiptare ishin ngjarje tė rėndėsishme edhe nė plan ndėrkombėtar dhe shkaktuan shqetėsim tė veēantė nė oborrin osman. Sulltan Murati II ngarkoi Ali Pashėn, njė nga komandantėt e tij mė tė shquar, qė tė rivendoste pushtetin osman nė ato rajone. Nė krye tė 25 mijė vetave, Ali Pasha iu drejtua viseve tė lira shqiptare. Skėnderbeu pėrgatiti njė ushtri prej afro 8. mijė kalorėsish e 7. mijė kėmbėsorėsh. Beteja u zhvillua nė verė tė vitit 1444, nė njė fushė tė Dibrės sė Poshtme tė palokalizuar ende, qė konvencionalisht ėshtė cilėsuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e shqiptarėve, tė cilėt luftuan heroikisht dhe arritėn njė fitore tė shkėlqyer. Nė atė betejė, shkruan Barleci, ,,luanėt komanduan luanėt’’. Fitorja e Torviollit pati jehonė tė thellė nė Shqipėri dhe nė vendet e tjera. Ajo pėrforcoi besimin e shqiptarėve tė Skėnderbeu dhe tek ushtria e Lidhjes.
    Nė vjeshtėn e vitit 1445, kundėr Shqipėrisė erdhėn njėra pas tjetrės dy ushtri osmane, tė cilat u shpartalluan nė luginėn e ngushtė tė Mokrės sė Dibrės. Nė vitin 1447 shqiptarėt shpartalluan njė ushtri tjetė osmane nė Oranik tė Dibrės. Kėto fitore ushtarake e rritėn mė tej autoritetin e Skėnderbeut dhe nė rrafsh ndėrkombėtar e bėnė Shqipėrinė njė fuqi antiosmane tė dorės sė parė.

    Konflikti me Venedikun (1447 - 1448)

    Venediku ishte njė nga shtetet mė tė fuqishme detare e tregtare nė tėrė pellgun e Mesdheut dhe zotėronte njė numėr qytetesh e qendrash tė rėndėsishme tregtare dhe ekonomike tė Ballkanit e mė gjerė. Edhe pas ēlirimit tė rajoneve tė gjera tė Shqipėrisė Qendrore e Veriore, Venediku pėrpiqej tė shfrytėzonte situatat e krijuara pėr tė forcuar pozitat e veta. Nė shtator tė vitit 1444 mori kėshtjellėn e Dčjės, qendėr e rėndėsishme doganore, duke shfrytėzuar vrasjen e zotit tė saj, Lekė Zaharisė. Ky akt ndikoi nė acarimin e marrėdhėnieve tė shqiptarėve me Venedikun. Nė vjeshtė tė vitit 1447 Skėnderbeu mblodhi Kuvendin e Lidhjes nė tė cilin u vendos pėr fillimin e luftės kundėr Venedikut. Nė nėntor shqiptarėt rrethuan Durrėsin dhe Dčjėn, kurse gjatė pranverės sė vitit 1448, ushtria shqiptare, e drejtuar nga Skėnderbeu dhe Gjergj Arianiti, shpartalloi nė brigjet e Drinit njė ushtri Venedikase, tė komanduar nga Daniel Juriqi, dhe mė pas sulmoi Shkodrėn e Drishtin. Forcat e Skėnderbeut, me tė cilat u bashkuan shumė shqiptarė tė zotėrimeve venedikase, kaluan lumin e Bunės dhe iu drejtuan Tivarit.
    Nėn nxitjen dhe kėrkesėn e Venedikut, sulltan Murati II u nis nė drejtim tė viseve tė lira shqiptare dhe me njė ushtri tė fuqishme rrethoi Sfetigradin. Nė kėto rrethana, Skėnderbeu u largua nga zotėrimet e Venedikut dhe me pjesėn kryesore tė ushtrisė u nis nė drejtim tė Sfetigradit. Luftimet kėtu u zhvilluan gjatė muajve qershor - gusht 1448. Pasi turqit zbuluan e prishėn kanalin e furnizimit me ujė tė kėshtjellės sė Sfetigradit, etja i detyroi mbrojtėsit e saj tė dorėzoheshin. Sulltani i ndėrpreu veprimet ushtarake tė mėtejshme kundėr shqiptarėve, sepse duhej tė pėrballonte ushtrinė e Janosh Huniadit. Ky po pėrgatitej tė marshonte nė thellėsi tė zotėrimeve osmane pėr t’u bashkuar me rreth 20 mijė luftėtarė tė Skėnderbeut dhe pėr tė zhvilluar njė betejė tė pėrbashkėt kundėr ushtrive osmane. Nė kėtė kuadėr, Lidhja Shqiptare ndėrpreu luftėn me Venedikun dhe mė 4 tetor 1448 u nėnshkrua traktati i paqes. Nė bazė tė tij Dčja i mbetej Venedikut, i cili do t’i paguante ēdo vit Skėnderbeut 1 400 dukate, do t’u krijonte lehtėsira doganore disa fisnikėve shqiptarė etj. Me gjithė pėrgatitjet qė bėnė, shqiptarėt nuk arritėn tė merrnin pjesė nė betejėn e zhvilluar mė 18 tetor 1448 nė afėrsi tė Prishtinės, tė cilėn Huniadi e humbi.

    Mbrojtja e Krujės gjatė rrethimit tė parė (korrik - tetor 1450)

    Gjatė vitit 1450 sulltani bėri pėrgatitje intensive pėr organizimin e njė fushate ushtarake shumė mė tė fuqishme se ajo e vitit 1448. Nė fund tė korrikut tė vitit 1450 njė ushtri e fuqishme prej 100 mijė vetash, e drejtuar nga sulltan Murati II, tė cilin e shoqėronte edhe i biri 18 - vjeēar, sulltani i ardhshėm Mehmeti II, vėrshoi nė viset e lira shqiptare ,,duke i vėnė zjarrin ēdo gjėje qė takonte’’. Gjatė kalimit nėpėr luginėn e Shkumbinit, ushtria osmane u ndodh nėn goditjen e luftėtarėve tė Gjergj Arianitit, megjithatė ajo arriti ta vendoste kampin e vet nė fushėn pranė Krujės.
    Mbrojtėsit e Krujės, tė komanduar nga Vrana Konti, refuzuan me pėrbuzje ofertat e sulltan Muratit II pėr dorėzimin e kėshtjellės. Pranė saj osmanėt derdhėn topa tė fuqishėm dhe me predhat e tyre prej guri rrahėn muret e kėshtjellės, njė pjesė e tė cilave u dėmtua. Pas bombardimit, osmanėt u vėrsulėn drejt mureve tė dėmtuara, por ndeshėn nė heroizmin e mbrojtėsve tė Krujės, tė cilėt shkruan njė epope tė lavdishme.
    Ushtria shqiptare, qė vepronte jashtė kėshtjellės nėn komandėn e Skėnderbeut, i sulmonte pareshtur dhe befasisht trupat armike njėkohėsisht nga drejtime tė ndryshme, ditėn e natėn, gjė qė i shkaktoi amikut mijėra e mijėra tė vrarė dhe vėshtirėsi tė shumta furnizimi me ushqime e me mallra tė tjera. Pasi i humbi shpresat pėr mposhtjen e qėndresės shqiptare, sulltan Murati II kėrkoi tė arrinte njė marrėveshje paqeje me Skėnderbeun, tė cilėn ky e refuzoi. Nė mesin e tetorit 1450, sulltan Murati II hoqi dorė nga rrethimi i Krujės dhe pas disa muajsh vdiq. Mbrojtja heroike e Krujės mė 1450 ishte njė nga fitoret mė tė shkėlqyera tė shqiptarėve. Jehona e saj qe shumė e madhe, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė vendet e tjera europiane. Pėr kėtė fitore, heroi shqiptar mori pėrgėzime nga vende tė ndryshme dhe personalitete tė shquara tė kohės.

    Pėrpjekjet pėr ēlirimin e viseve jugore. Fitorja e Ujit tė Bardhė (1457)

    Pas vdekjes sė Muratit II nė fronin osman hypi i biri i tij, Mehmeti II (1451-1481), i cili nuk do tė vononte tė dėrgonte forcat e tij kundėr viseve tė lira shqiptare. Kėshtu, mė 1452, njė ushtri osmane prej 12 mijė vetash iu drejtua kėshtjellės sė Modricės, nė brigjet e Drinit tė Zi, tė cilėn Skėnderbeu sapo e kishte ngritur. Kur trupat osmane po i ngjiteshin kodrės pėr nė kėshtjellėn e Modricės, u sulmuan nga lart poshtė nga shqiptarėt, dhe shumica u vranė e ranė robėr sė bashku me komandantin e tyre, Hamza Beun. Pas disa muajsh sulltani nisi njė ushtri tjetėr. Pėr shpartallimin e saj Skėnderbeu i kaloi luftėtarėt e vet nė thellėsi tė viseve tė pushtuara, e sulmoi atė natėn e nė disa drejtime nė fushėn e Pollogut dhe vrau edhe komandantin e saj, Debrenė. Skėnderbeu ishte i vetėdijshėm pėr domosdoshmėrinė e ēlirimit tė viseve shqiptare edne tė pushtuara si dhe tė rajoneve tė tjera tė Ballkanit, si rruga e vetme pėr tė shpėtuar nga sulmet e pandėrprera tė ushtrisė osmane. Kėtij qėllimi i shėrbyen edhe lidhjet e ngushta qė ai krijoi me vendet e tjera. Nė verė tė vitit 1455 erdhėn nė Shqipėri 500 ushtarė napolitanė pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė luftė pėr ēlirimin e kėshtjellės sė Beratit.
    Kur trupat osmane ishin tė zėna me pushtimin e Kosovės, nė verė tė vitit 1455 shqiptarėt rrethuan Beratin. Pėr shkak tė pakujdesisė sė Muzakė Topisė (qė ishte martuar me motrėn e vogėl tė Skėnderbeut, Mamicėn), mė 26 korrik 1455 nga njė sulm i befasishėm i njė ushtrie osmane prej 30 mijė vetash u vranė tė 5 mijė luftėtarėt e tij. Kurse 7 mijė luftėtarė tjerė shqiptarė, sė bashku me Skėnderbeun e Gjergj Arianitin qė ishin nė rrethinat e Beratit, rendėn tė ndihmonin vėllezėrit e tyre, por u gjendėn tė rrethuar. Ata shpėtuan vetėm nė saje tė heroizmit tė Skėnderbeut. Kjo ngjarje pati rrjedhoja nė jetėn politike tė vendit. Te disa fisnikė shqiptarė, duke pėrfshirė kėtu edhe bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Skėnderbeut, si Moisi Arianiti (Golemi) e Hamza Kastrioti, u trondit besimi nė luftėn kundėr ushtrive osmane, aq sa ata kaluan nė anėn e armikut dhe bashkėpunuan me tė.
    Nė pranverė tė vitit 1456, Skėnderbeu shpartalloi njė ushtri osmane tė komanduar nga Moisi Arianiti nė fushėn e Oranikut tė Dibrės. Pas kėsaj, i penduar pėr aktin e tij, Moisiu luftoi besnikėrisht pėrkrah Skėnderbeut deri nė vdekje. Por edhe mė e rėndėsishme ishte fitorja e vitit 1457 nė Ujėbardhė. Njė ushtri e fuqishme osmane prej 80 mijė vetash erdhi nė tokat e lira shqiptare nė korrik tė vitit 1457. Ajo komandohej nga Isa Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti. Si zakonisht, Skėnderbeu me luftėtarėt e vet zuri shtigjet nė ballin lindor, nga pritej afrimi i ushtrisė osmane. Pas disa ndeshjeve tė parėndėsishme me tė, ai e shpėrndau pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė dhe u tėrhoq sikur u shpartallua. Kjo manovėr e Skėnderbeut pati sukses tė plotė. Trupat osmane i ranė kryq e tėrthor vendit pa rėnė nė gjurmė tė luftėtarėve shqiptarė. Kur ushtria osmane e mashtruar plotėsisht rrinte e shkujdesur si fitimtare nė fushėn e Ujit tė Bardhė pranė Mamurrasit, Skėnderbeu i grumbulloi fshehurazi luftėtarėt shqiptarė dhe mė 2 shtator 1457 e goditi atė befasisht nė disa drejtime. Tė ndodhur nė gjumin e mesditės, pa armė e me kuaj tė pashaluar, trupat osmane pėsuan njė disfatė tė plotė. Shumica e tyre u vranė dhe ranė robėr nė duart e shqiptarėve. Fitorja nė betejėn e Ujit tė Bardhė pati nė Shqipėri rrjedhoja tė shumanshme politike dhe ushtarake. Ajo ishte njė goditje vendimtare ndaj lėkundjeve qė u shfaqėn nė gjirin e disa fisnikėve shqiptarė dhe ndikoi sė tepėrmi nė rritjen e autoritetit tė Skėnderbeut e nė forcimin e pushtetit tė tij nė tė gjitha viset e lira shqiptare.

    MARRĖDHĖNIET E SKĖNDERBEUT ME EUROPĖN

    Marrėdhėniet me vendet e Europės Juglindore

    Lufta heroike dhe e suksesshme e shqiptarėve kundėr forcave osmane bėri qė ata tė vlerėsoheshin nga shtetet e huaja si njė fuqi e rėndėsishme e dorės sė parė dhe i vuri shqiptarėt nė ballė tė pėrpjekjeve pėr dėbimin e osmanėve nga viset e pushtuara tė Europės. Lufta kundėr tė njėjtit agresor, Perandorisė Osmane, i ofroi dhe i bėri aleatė tė natyrshėm vendet e Europės Juglindore. Si rrjedhim, me kohė u vendosėn lidhje ndėrmjet shteteve, principatave e zotėrimeve tė kėsaj pjese tė Europės. Nė kėtė kuadėr dalloheshin marrėdhėniet e shqiptarėve me Hungarinė.
    Deri nė vitin 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftonte kundėr pushtuesve osmanė dhe ishte kėshtu aleati mė i rėndėsishėm i shqiptarėve. Duke goditur secila palė nė sektorin e vet tė njėjtin armik, lehtėsonin barrėn e njėra-tjetrės. Bashkėpunimin ushtarak ndėrmjet tyre Skėnderbeu dhe Huniadi u pėrpoqėn ta shtrinin deri nė organizimin e fushatave ushtarake tė pėrbashkėta. Mė 1448 dhe 1456 Skėnderbeu u pėrgatit tė merrte pjesė pėrkrah Janosh Huniadit nė betejat qė ai zhvilloi me turqit nė Kosovė dhe nė Beograd. Por ushtria shqiptare nuk arriti tė merrte pjesė nė kėto beteja pėr shkak tė pengesave qė vinin nga largėsitė e mėdha midis vendeve tė tyre dhe tė qėndrimeve armiqėsore tė sundimtarėve serbė tė atyre anėve.
    Marrėdhėniet e Skėnderbeut me sundimtarėt sllavė, si me Gjergj Brankoviēin, nė zotėrimet e tė cilit pėrfshihej nė atė kohė pjesa mė e madhe e Kosovės, dhe me princin Stefan tė Bosnjės, nuk arritėn shkallėn e bashkėpunimit, sepse ata ishin tė pavendosur dhe iu nėnshtruan osmanėve si vasalė.
    Lidhjet tradicionale dhe tė vazhdueshme, kryesisht ekonomike-tregtare, shqiptarėt i kishin me qytetin e Raguzės (Dubrovnikun), qė ishte nėn sovranitetin e Hungarisė. Raguza i dha njė mbėshtetje tė gjerė morale luftės heroike tė shqiptarėve si dhe njė ndihmė modeste ekonomike-financiare. Kurse nė aspektin ushtarak, ajo i ruhej konfrontimit me turqit, ndaj tė cilėve paguante njė tribut vjetor. Lufta fitimtare e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut ushtroi ndikim tė fuqishėm nė tė gjitha rajonet e Ballkanit dhe i nxiti ato tė lidheshin me Shqipėrinė. Nė vitet 60 Skėnderbeu ishte lidhur me despotin e Artės, peshkopin e Ohrit etj.

    Lidhjet e Skėnderbeut me shtetet italiane

    Lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut vlerėsohej nė Europė si njė barrierė e fuqishme qė pengonte kalimin e ushtrive osmane nė drejtim tė Italisė. I vetėdijshėm pėr kėtė ishte edhe vetė heroi shqiptar, i cili nė tetor tė vitit 1460 i shkruante njė princi italian : ,,Nė qoftė se unė do tė thyhesha, Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė i juaji, do tė ishte i turqve’'.



    http://www.home.no/dukagjin/Skenderbeu%2001.html

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    SESION SHKENCOR:600 VJETORI I LINDJES SE SKENDERBEUT


    Prof. Riza Lika: ish Profesor ne Institucionet e Larta te Tiranes.


    Historiografia shqipetare mbi origjinen e familjes se Kastrio- teve, te Skenderbeut, Mendime dhe pershkrime.


    Historiografia shqipetare prej kohesh, ka bere perpjekje per te trajtuar edhe prejardhes e Familjes te Gjergj Kastriotit Skenderbeu per te nxjerr sa me te plote figuren e ketij kollosi te madh e legjendar,qe per 25 vjet me rradhe, me nje ushtri te vogel te kombit shqiptar, perballoi me guxim e trimeri te rralle invazionet e Perandorise se fuqishme Osmane te asaj kohe per nenshtrimin e Shqiperise, te shteteve fqinje dhe shteteve te tjera te Europes perendimore. Eshte per tu theksuar se me kete lufte legjendare ai ngriti larte jo vetem figuren e tij, por dhe denjitetin e kombit shqiptar perpara botes, denjitet te cilin disa shtete te Europes e kane injoruar duke mos njohur interesat e tij dhe mohuar te drejtat e plota te kombit shqiptar.



    Edhe sot figura e Skenderbeut, qe e rradhiti kombin shqipetar ne rradhen e kombeve dinjitoze, me kontribut te pacmuar ne mbrojten edhe te popujve te tjere nga rreziku Osman dhe sidomos me mbrojtjen qe i beri edhe vet krishterimit e kultures europiane, sikur bene thirrje te vlersohet me mire kombi i lasht shqiptar dhe te mos injorohen te drejtat e tij, se shqipetaret jane nje komb qe i meritojne plotesisht te drejtat e tyre, se ata duhen mbeshtetur e perkrahur pa rezerve ne keto te drejtat , sic ka bere dhe po bene per ta edhe ne ditet e sotme, miku i madhe i tyre: Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Eshte dinjitoze e nder i madh per popullin shqipetar edhe sot mbeshtetja qe po i bejne SHBA pavarsise se Kosoves, te ketij trualli martir te atdheut tone, qe eshte gjakosur vazhdimisht nga bisha gjakatare serbe dhe qe ka paturpesin edhe sot Qeveria e Koshtunices te kerkoje ta mbaje ate ne kthetrat e Serbise.



    Por problem shqetsues qe kerkon mbeshtetje eshte edhe ceshtja Came, me debimin masiv qe u beri Greqia vellezerve tane shqipetar nga trojet e tyre, qe ne luften e dyte botrore dhe ne menyre te pa turpshme ne kundershtim edhe me ligjet nderkombetar mohon te drejten e kethimit te Camerve ne pronat e tyre. Teper prestigjioze dhe e nderuar per Shqiperin dhe ne shqipetaret, eshte edhe Rezoluta e propozuar kohet e fundit dhomes te Perfaqesueseve te Kongresit Amerikan, nga Lidhja Qytetare Shqipetaro-Amerikane per te nderuar 600 Vjetorin e lindjes se Skenderbeut, per te perkujtuar e njohur kete burre te madh te shtetit shqipetar, te ketij gjeniu ushtarak, qe sic thuhet edhe ne rezolut, me rolin e tij te rendesishem shpetoi Europen Perendimore nga pushtimi osman. Ne- theksoi ndermjet te tjerash,ne nje interviste ne Zerin e Amerikes, Kongresisti republikan : Dana Roherbaker , propozues i rezolutes me kongresistin tjeter demokrat: Tom Lantosh - duhet te shperblejme shqiptaret, per rolin qe luati Skenderbeu jo vetem ne historine shqiptare,por edhe ne historine e gjithe qyteterimit perendimor.




    Ne - shtoi kongesmeni -te ndihmojme Shqiperine te perparoje ne familjen e kombeve dhe popullin e Kosoves te gezoi te drejtat e tij dhe te vendos per fatin e vet. Theksojme se Rezoluta qe do te aprovohet nga Kongresi Amerikan, eshte teper inkurajuese dhe frymezuese per Shqiperine dhe ne shqipetaret, per vet kujtimin dhe vleresimin e Skenderbeut. Ndricimi i figures se Gjergj Kastriotit Skenderbeut edhe ketu ne Amerike,ne kete sesion shkencor te 6OO vjetorit te Lindjes se tij, eshte jo vetem nje nder per kombin tone, sepse kujtojme nje njeri te madhe te ketij kombi , por aq sa mundemi, japim edhe nje kontribut tjeter te rendesishem per ta paraqitur edhe me te plote figuren e ketij Heroi Legjendar. Ne te njejten kohe, ne perputhje edhe me rezoluten qe i propozohet Kongresit Amerikan per Skenderbeun, perpiqemi te kontribojme edhe per njohjen me te mire te kesaj figure te madhe boterore edhe nga vet populli amerikan.




    Ndihmese per ne shqipetaret, me duket se eshte edhe referimi ne vet origjinen e Kastrioteve , te Skenderbeut, aq me teper kur ka edhe akoma pasaktesime e mendime per vendin e origjines se kastrioteve ne trojet shqiptare, apo edhe kur behen disa perpjekje mjerane te pervetsohet kjo figure e madhe dhe nga ndonje komb tjeter,sic ka ndodhur ne rastet per ta paraqitur me origjine maqedonase, serbe greke dhe slave si ne Bosnje e Hercegovin, etj. Por perpjekje te tilla per pervetesimin e figurave te medha sic eshte dhe e Skenderbeut, nuk jane te pa njohura ne historin e popujve. Eshte fakt se madheshtia e luftes se Skenderbeut, lavdia e vepres mahnitese te tij, beri qe historiografia shqiptare dhe ajo boterore ti kushtojne kujdesin me te madhe paraqitjes se figures e vepres se lavdishme te tij dhe te shkruajne me pak per origjinen e Kastrioteve, te familjes se Skenderbeut.




    Dhe kjo ka bere qe historiane te kohes se Skenderbeut e pas tij, te trajtojne me te meta e pa saktesi te plote burimet dokumentare per origjinen e Kastrioteve dhe vet rinine e Gjergj Kastriotit.Mbi kete baze linden edhe hamendje e shume gojedhana per vendin e origjines se Kastrioteve,bile,pati pinjoll si ne Mat e gjetke,qe ta quanin vehten pasardhes te Gjergj Kastriotit, Skenderbe. Teza kryesore e historiografise shqiptare qe ishte lene ne harrese dhe eshte vertetuar ne kohe te vona, fundi I Shekullit XIX te dhe ne shekullit XX-te e ne ditet tona, eshte se Kastriotet e kane origjinen e tyre te vertete ne rrethin e Dibres , sepse ne veri te Peshkopise 8 kilometra larg ketij qyteti ndodhet fisi i Kastrioteve dhe fshati kastriot me te njejtin emer.Sipas Barletit dhe te shume historianeve te tjere Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka lindur ne familjen e Princit Gjon Kastrioti , nje familje feudale qe erdhi duke e fuqizuar principaten e tij.



    Fillimet e veprimtarise se Gjon Kastriotit, ndonese jane te panjohura me burime dokumentare, por ato mund te shpjegohen me ngjarjet qe ndodhnin ne trevat shqiptare ne fund te shekullit te XIV–te dhe ne dhjetevjecarin e pare te shekullit XV-te. Qe ne betejen e Kosoves(I389), ku Turqit Osman korren fitore kunder shqiptarve dhe popujve te tjere, permendet se Gjyshi i Skederbeut, te tjere thone se edhe vet Babai i tij, moren pjese ne kete beteje me forca ushtarake, gje qe deshmon edhe per fuqine qe kishin Kastriotet. Por me fitoren qe korren Osmanet ne betejen e fushe Kosoves, tronditja e jetes politike ne Ballkan, perfshiu edhe viset shqiptare, principatat e te cileve ose u copetuan,ose u zvogeluan sidomos principatat e medha: te Balsheve e te Topiajve ,qe permbysen gjendjen e viseve shqipetare vecanerisht ato veriore e qendrore. Ne kete kohe fillon edhe vershimi e fuqizimi i ndonje pincipate nder te cilat shquhet principata e Gjon Kastriotit.



    Sipas Gjon Muzakes ne fillim Gjon Kastrioti trashegoi ne zoterim nga i ati vetem dy fshatra te Qidhnes, Sinja dhe Gardhiqi i poshtem, qe ndodhen buze Drinit ne krahinen e Dibres. Kjo deshmi ka mundesi te jete plotesisht reale, sepse Gjon Muzaka ishte bashkohes i Skenderbeut dhe kishte lidhje me fisin e Kastrioteve. Shume vone behet e njohur se ne kete zotrim ne krahinen e Qidhnes, ndodhej prej kohe fisi i Kastrioteve dhe fshati Kastriot qe permendem, te cilet jane fakt i plote ne perputhje me burimet dokumentare historike qe vertetojne origjinen e kastrioteve. Ma merr mendja se edhe laithitjet qe jane bere per origjinen e Kastrioteve, shkarjet nga vertetesia historike, e kane burimin e zanafilljes edhe ne mos njohjen e saktesimin prej kohe nga historiografia shqiptare i fisit dhe e Fshatit Kastriot ne Diber.



    Por origjinen e katrioteve e deshmon me mire edhe vet njohja e shtrirjes se principates se tyre. Duke pasur vendbanimin e tyre ne krahinen e Qidhnes ne fshatin Kastriot dhe duke filluar nga keto ane te Dibres, Gjon Kastrioti, jo vetem kish formuar prej kohe principaten e tij, por ne fundin e shekullit XlV e fillimet e shekullit XV, me copetimin e ngushtimin e principatave shqipetare, ai erdhi duke e fuqizuar principaten e tij. Keshtu Gjon Kastriati e shtriu sundimin e tij ne mbare treven e Dibres, deri ne skajin jugor te saj, perfshiu ne luginen e Drinit te zi: Trebishtin dhe Radostushen ne luginen e Radikes e te Rekes. Post me i avancuar ne lindje ishte kalaja e Sfetigradit. Me I402, me disfaten qe pesojne Turqit ne Ankara dhe luften qe shpertheu midis djemve te Sulltan Bajazitit, pas vdekjes se tij (I403), Gjon Kastrioti e zgjeroi ne menyre te pandalshme sundimin e vet drejt perendimit ne viset shqipetare qe ishin ne zoterim te turqeve.



    Ne fillim Gjon Kastrioti behet sundimtar edhe i Matit, duke ndjekur rrjedhen e lumit Mat dhe del deri ne kufijt e Lezhes qe ishte nen zotrimin e Venedikut dhe ne nje pjese te rrafshit te Dukagjinit. Me daljen qe beri ne bregdet ai shtiu ne dore skelen e Shufadase (Suffada), skele e pasaktesuar mire, midis grykes se derdhjes se lumejve Erzen e Mat, mundet dhe ne Kepin e Rodonit. Bashke me Shufadan Gjon Kastrioti shtiu ne dore edhe prapashpinen e saj dhe krahinen e Misisise,ne shtrirje te poshtme te qytetit te Krujes e perball tij, qe ishte nje krahine e madhe dhe bente pjese ne principaten e Arberit. Gjon Kastrioti perfshiu ne principaten e tij edhe krahina te tjera rreth Krujes duke shkuar deri ne rrethet e Tiranes e te Durresit. Nga disa dokumenta del se njehere nuk e kishte ne zoterim qytetin e Krujes, por me vone duket se u be zot edhe i ketij qyteti dhe i gjithe Principates se Arberit. Shufadaja nen zoterimin e Gjon Kastriotit ishte nje skele e pamvarur jashte kontrollit te Republikes se Venedikut, por qe te dy palet nepermjet kesaj skele kishin hyre ne marredhenie te mira fqinjesie me njera tjetren.



    Kjo beri qe edhe emeri i Gjon Kastriotit nga kjo kohe fillon e shfaqet ne burimet dokumentare te tyre.. Gjon Kastrioti ishte bere nje mik i nderuar i Republikes se Venedikut. Ajo e kishte shpallur qytetar nderi te saj dhe u pergjigjej me respekt e pozitivisht kerkesave te tij. Marredhenie te mira e marreveshtje kishte nenshkruar edhe me Republiken e Raguses dhe me shtete te tjera fqinje.Tregetaret e Raguzes vinin e zhvillonin tregti ne principaten e kastrioteve e cila ne verilindje kishte arrijtur te shtrihej deri ne Prizren. Qe ne vitin I407 Gjon Kastrioti dha prova se ishte nje sundimtar i fuqishem aq sa Republika e Venedikut jo vetem u perpoq ta mbante afer e te krijonte marredheni te mira, te nenshkruante marreveshje, ta keshillonte per shmangien e tij ne lufte me turqit, por dhe ta ndihmonte ate. Gjon Kastrioti per te zgjeruar e fuqizuar principaten e tij, ishte edhe nje mjeshter i manovrimit ndaj armiqve dhe miqve te tij. Armikun kryesor ai konsideronte turqit.



    Por ai nuk hezitonte te perdorte here politiken dhe here forcen duke qene nje here aleat, ose vasal i sulltanit dhe heren tjeter nje kundershtar i hapur ne lufte kunder tij. Edhe ne marredheniet me principatat dhe feudalet e tjere Ai synonte po te njejtat qellime, te zgjeronte sa me shume principaten e tij, por edhe te lidhej me ta, sidomos ne lufte kunder turqeve. Gjon Kastrioti lidhi krushqi me sundimtarin e Prollogut, krahine qe shtrihej midise Gostivarit e Tetoves dhe u martua me Vojsaven, nga familja sundonjese: Tribalda ( ose Tribaljum princeps, sic thote Barleti, emer qe vjen nga dy fjalet Shqipe: Tri-balle) qe ishte thjesht familje shqipetare dhe qe i vazhdonte martesat me familje shqipetare. Theniet se Vojsava ishte slave, nuk jane aspak reale, vetem nga emeri, kur dihet se ka qene karakteristike qe shume familje shqipetare kane perdorur emera sllav.Sipas Gjon Muzakes, Vojsava lidhej nga nana me familjen e Muzakajve. Gjon Kastrioti prej mateses me Vojsaven pati 5 vajza, me te cilat zgjeroi rrethin e miqesise duke i martuar me familje te medha shqipetare.



    Por ne familjen e Gjonit linden edhe 4 djem: Reposhi, Stanishi, Kostandini dhe Gjergji, me i vogli, qe u be dhe i fameshmi Skenderbeg. Shumica e historjaneve pranojne se Gjergj Kastrioti ka lindur ne vitin 1405, por mundet sic thone disa te tjere dhe ne vitin 1404. Duke gjykuar mbi te dhenat historike, nga pronat qe kishin Kastriotet ne Diber qe fillonin ne bregun e Drinit, Sine e Kastriot, dhe vazhdonin ne nje zoterim te tere, duke gjykuar se Skenderbeu e kishte te njohur Dibren,sepse jo rastesisht, Ai caktoi kthimin ne Atedhe, me I443 nga Dibra, por dhe dashamiresine e mbeshtetje qe gjeti nga Dibranet, mund te themi se Skenderbeu e njihte Dibren, sepse lindi ne Diber, ne pronat e Kastrioteve dhe ketu e kish kaluar nje pjese te jetes se tij. Gjon Kastrioti ne lufte me turqit u detyrua ti jepte peng Sulltanit te 4 djemte, ne mes tyre dhe Gjergjin.



    Sipas Barletit dhe historianeve te tjere dhe te diteve tona (S.Pulaha), Gjergji, u muar peng ,me I414 apo 1415 , kur ishte ne moshen 9 vjece dhe qendroi ne oborrin e sulltanit deri sa mori graden e gjeneralit. Por te tjere kete e konsiderojne si legjend, sepse thone si eshte e mundur te besohet se nje djale i vogel 9 vjecar, pasi qendron larg atdheut 29 vjet kethehet ne menyre te papritur si nje nga Clirimtaret me te mrekullueshem te atdheut te tij. Edhe versioni se u morr peng kur ishte ne moshen I8 vjec, nuk qendron. Keto vite duhet te jene vitet I423 e I426, kur turqit me forca te medha ushtarake sulmojne Shqiperine dhe ne keto vite Gjon Kastrioti ka nenshkruar akte edhe ne emer te djemeve sipas te cilit edhe Gjergji duhet te ndodhej prane familjes ne Shqiperi.



    Edhe fakti tjeter, se po te ishin peng djemte e Gjon Kastriotit me 1430, me sulmin qe u ndermor kunder vendit te tij, ato do te ishin te paret qe do te ishin likujduar. Ka disa anale Osmane te panjohura deri me sot qe thone se Gjergj Kastrioti u dorezua me 1431 pasi Gjon Kastrioti u mund keq nga turqit dhe emeri i Gjonit qe nga kjo humbje katastrofike e me kushte te renda, filloi te mos degjohet, me perjashtim te vitit I438, kur kerkon te behet qytetar nderi i Venedikut. Ka si Noli qe thote se Skenderbeu nuk u dergua peng tek Sulltani, por si vasal ne moshen 25 vjece. Sido qe te jete, pamvaresisht nga perpjekjet qe bene sulltanet per edukimin e tij, titujt e gradat qe i dhane, e mbajten larg Shqiperise, e derguan edhe ne Shqiperi me tituj te ndryshem: timarli, subash e sanxhakbej, sic thone disa Historian (K. Frasheri, K. Bicoku dhe S.Pulaha), qe nuk vertetohen nga burime te tjera e te sakta, por nje gje esht e qarte dhe bindese se Gjergj Kastrioti, i ruajti te pastra ndjenjat per atdheun e kombin e tij, per vet Kastriotet qe e linden dhe kaloi nje pjese te jetes se tij dhe ne momentet me te veshtira, kur kishte vdekur edhe i ati i tij, erdhi ne Atdhe me 1443, bashkoi popullin shqipetar dhe ne krye te tij e shpetoi vendin nga sundimi me i fuqishem i asaj kohe, Otoman.



    Kjo e ka bere te paharruar Skenderbeun, dhe Ai eshte sot mburrje jo vetem e krahinave qe shtrihej principata e Kastrioteve, por mburrja e gjithe Shqiperise dhe e gjithe kombit shqiptar . Teza qe e paraqet Skendebeun me origjine nga Mati dhe kastriotet banore te Matit me duket se nuk qendron .Edhe ne kete ceshtje ne historiografine shqipetare ka nje pshtjellim te pa nevojshem.Origjina e Kastrioteve kerkohet te nxirret nga legjendat e perhapura ne Mat. Sipas tyre Skenderbeu ka lindur ne Mat nga prinder Matjan dhe fisi i Kastrioteve dhe trojet e ketij fisi jane ne Mat. Ky fis po sipas legjendave, ishte themelues i Stetushit, i trungut te tij, por pjestar te ketij fisi jane shkeputur dhe kane zene vend ne fshatra te tjere si ne Shtjefen, Lise etj. Gjyshi Skenderbeut dhe Babai i tij Gjoni –thone- ishin zotrues te nje treve te madhe qe ishte ne krahinen e Matit dhe e zjeruan ate ne drejtim te Dibres etj. Edhe Barleti –thone- e ka bere te qarte se Kastriotet dhe Skenderbeu ishin Matjane.



    Te gjitha keto nuk eshte e veshtire te kuptohen se nuk qendojne me dokumenta historike. Po qe se origjinen e Kastrioteve dhe te Skenderbeut do ta kerkojme ne legjendat, atehere legjenda te tilla ka mjaft ne Shqiperi e sidomos ne pjesen veriore te saj. Keshtu po permendim vetem te huajt per degjimin e ketyre gojdhanave. Qe ne shekullin XIX euroditi freng, Ami Boue, shkruan, se kishte degjuar se Skenderbeu kishte lindur ne fshatin Kaster te Mirdites. Kete e kishte degjuar edhe albalogu austriak J.G.Hajn gjate udhetimit ne Shqiperi nga Vau Dejes ne Koman, por ai kishte degjuar edhe gojedhenen tjeter se Skenderbeu kishte lindur ne Kastrat te Mbishkodres, ose nje qeveritar ne Fierze i kishte thene se Skenderbeu kishte lindur ne Iball te Pukes, apo ne Cukal te Matit kishte degjuar, se kishte lindur ne Sletush te Matit, etj. (J.G.Hahn, Reisedurchdie Gibietedes Drin und Wardar,Wien I867). Legjenda te tilla dhe te dhena legjendare, nuk do te mund te percaktojne shkencerisht asnjehere origjinen e nje njeriu te madh sic ishte Skenderbeu. Edhe fakti historik qe prona zanafillese u ka dhene emerin princeve dhe feudaleve dhe nga kjo prone fillon zgjerimi e fuqizimi i tyre, gjithashtu nuk mund te sherbeje per te kunderten e saj, te argumentohet origjina e kastrioteve se gjoja ishin nga Mati dhe u zjeruan ne drejtim te Dibres.



    Por dihet historikisht se Kastriotet ne fillim e kishin pronat ne Diber dhe nga andej u be zgjerimi i tyre. Edhe perdorimi nga Barleti i fjales aemathia, disa here Emat per Mat, nuk eshte e qarte, sepse nuk dihet e ka perdorur per Matin apo per Maqedonine (Ematiaaqedonia e dyte, e treves se krijuar midis Durresit e Ohrit,province Epiri Ri, ne mesjete krahina e Arberit),ku shtrihej edhe krahina e Dibres. Fakti qe fise Kastriotesh ndodhen edhe ne Mat ose diku gjetke, apo kur ka pasur fise kastriotesh, qe e kane quajtur veten pasardhes te Skenderbeut ,ne dukje kjo eshte normale dhe justifikohet vetem me vesin e mburrjes. Por fise kastriotesh mund te kete edhe ne Mat, mundet nga levizja natyrale e popullesise nga Dibra ne Mat, ose ka patur fise te vetquajtura kastrioti per arsye te ndryshme. Mirepo nje gje eshte e qarte se keto nuk mund te sherbejne si baze per te treguar vend lindjen e kastrioteve dhe te Skenderbeut. Por kjo ceshtje nuk ka te beje aspak me kontributin qe ka dhene Mati ne lufte kunder turqeve me Gjon Kastriotin e Skenderbeun.



    Dihet se Mati ishte pjese e rendesishme e principates se Kastrioteve, dhe ai dha nje kontribut te madh si me Gjon Kastriotin ashtu edhe me Skenderbeun. Deshmi per kete jane akoma edhe sot: kalate e fortesat qe i kane sherbyer asaj kohe. Teza tjeter eshte se Kastriotet e kane origjinen e tyre nga Hasi i Krumes se ky fis ndodhet ne krume me mbiemrat kastrati dhe Mazreku. Veme ne dukje se per kete problem nuk eshte shkruar pak ne historiografine shqipetare. Por qe ne fillim mund te shprehim mendimin se kjo teze, gjithashtu nuk vertetohet historikisht me te dhena bindese. Sipas dokumentave historike, ne keto ane nuk ka deshmi qe te flasi per kastriotet si prince, por as te kete fshat e province me kete emer. Ka vetem nje lagje ne Krume qe quhet Kastrat, por nuk ndodhet prane lumit Drin, sic thuhet ne dokumentat historike, se Drini ndodhet shume larg saj .



    Theksojme se edhe per sa i perket fjales Kastrat nuk mund te shndrohet ne kastriot me prapashtesen- ot, se kjo nuk esht karakteristik per veriun por vetem per jugun, se disa pinjolle qe permendnin se ishin pasardhes te kastriotasve dhe perdornin mbiemerat: Kastrate dhe Mazreku sic thote historiografia ishin te dyshimte dhe nuk vertetohet se ata me te vertete ishin Kastriotas. Kete e hedh poshte edhe fakti historik, qe ne familjen e Gjon Kastriotit e ne trullin e saj nuk ka patur asnje rast te perdoreshin dy mbiemra; Kastriot dhe nje mbiemer tjeter. Me kete del se kastriotasit nuk ishin banor te Hasit te Krumes. Emeri Has, ndeshet me vone, ne Shek. XVII edhe ne Diber dhe pikerisht ne Tren, ne mikrokrahinen e Qidhnes, ne krahun lindor te lumit Drin, ne afersi te fshatit Kastriot,ku bene fjale dhe historiografia shqiptare per origjinen e Kastrioteve.



    Kjo eshte nje deshmi tjeter e perputhjes se emrave ne historiorgrafi per origjinen e Katrioteve dhe nje fakt i rendesishem qe tregon se kjo origjine duhet kerkuar dhe eshte vetem ne Diber. Ne kete kuptim nuk eshte e rastit sic permend historiografia shqipetare, qe Gjon Kastrioti thirrej edhe Gjon Dibrani. Origjina e Kastriotasve dhe e vet Skenderbeut nga Dibra eshte vetem nje saktesim historik. Familja e Kastrioteve eshte baze e prelude e lindjes se nje njeriu te madh sic ishte Skenderbeu, qe ia kushtoi jeten e tij lavdise se kombit. Prandaj ai u ka perkitur dhe u perket gjithe shqipetareve dhe ata kudo qe te jene gjithemon do te perkujtojne e nderojne kete figure te lavdishme te kombit te tyre. Por, ne te njejten kohe, ne nuk duhet te harrojme asnjehere shembullin qe dha i madhi Skenderbeg per kombin e interesat e tij, per te reflektuar sidomos dhe ne ditet tona lidhur me keto interesa , qe te jemi me te bashkuar e monolit ne kerkesast tona legjitime, sic eshte sot pamvarsia e Kosoves dhe ceshtja Came. Populli shqipetar,Ka kerkuar e kerkon qe keto te drejta te medha te tij te mohuara prej kohe, te mos zvzriten me dhe te vihen sa me shpejte ne jete ne perputhje edhe me te drejten nderkombetare, por edhe me denjitetin qe krijoi per te edhe figura madhore Botrore e te lavdishmit Gjergj Kastrioti Skenderbeu .

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kastriotėt me Dardaninė



    Nga: Kasem BIĒOKU

    Burimet historike kanė tė dhėna tė pakta pėr praninė e Kastriotėve nė Dardani. Ato janė tė drejtpėrdrejta dhe, mė tė shumtat, tė tėrthorta, tė dhėna kėto qė nuk janė vlerėsuar nė studimet historike. Pėr kėtė do tė pėrmend dy dokumente tė botuara shumė kohė mė parė (tėrėsisht njėri dhe me shkurtime i dyti), me pėrmbajtjen e tė cilėve janė njohur mė parė se unė edhe shumė historianė tė tjerė. Ato kanė tė bėjnė me taksat doganore qė paguheshin nė rrugėn tregėtare qė lidhte bregdetin me Dardaninė dhe qė kalonte nėpėr zotėrimet e Gjon Kastriotit.

    Dokumenti i parė ėshtė njė letėr e Gjon Kastriotit e 25 shkurtit tė vitit 1420. Nė tė ėshtė treguar se, duke u nisur nga pėrėndimi pėr nė lindje, zotėrimet e Gjon Kastriotit shtriheshin nga Shufadaja, qė ishte port dhe qendėr doganore e Gjon Kastriotit nė grykėderdhjen e lumit Mat, dhe arrinin deri nė Prizren. Ky qytet e vendkryqėzim rrugėsh ndėrkrahinore shumė tė rėndėsishme ėshtė treguar nga vetė Gjon Kastrioti se ka qenė nė zotėrim tė tij. Rrjedhimisht edhe treva e Prizrenit ka qenė nė zotėrimin e Kastriotėve, d.m.th. pjesa jugore e Rrafshit tė Dukagjinit tė sotėm dhe malėsia e Sharrit. Nė njė dokument tjetėr, i vitit 1426 , po nga Gjon Kastrioti dėshmohet se krahina e Rekės, rrejdhimisht edhe ana jugore e Sharrit, ka qenė nė zotėrim tė tij.

    Se deri ku ishte shtrirja lindore e zotėrimeve tė Kastriotėve nė rrugėn Prizren-Prishtinė e tregon me pėrafėrsi njė dokument i 13 shtatorit tė vitit 1430. Dokumenti ėshtė shkruar pasi ushtritė osmane kanė shtypur kryengritjen e Gjon Kastriotit dhe kur njė pjesė e zotėrimeve tė tij nė Dardani kishin kaluar nė duart e pushtuesve. Nė tė janė shėnuar porositė pėr ambasadorėt raguzianė qė do tė shkonin te komandanti osman i Shkupit dhe te sulltani. Ndėr tė tjera ambasadorėt janė porositur qė, kur tė arrinin nė Prishtinė, tė pyesnin pėr taksat doganore qė "paguhen nėpėr vendin qė ka qenė i Gjon Kastriotit deri nė Lezhė". Dokumenti ka njė tė dhėnė shumė tė rėndėsishme. Ai tregon se banorėt e Prishtinės i njihnin taksat doganore qė ishin paguar nėpėr vendin e Gjonit.

    Nga Prishtina deri nė Prizren sot janė 76 km rrugė automobilistike. Tė dy kėto qytete janė ngritur rrėzė maleve dhe nė anė tė dy fushave tė gjėra e pjellore. Fushat janė ndarė midis tyre prej njė treve kodrinore e malore me gjerėsi rreth 28 km dhe qė ėshtė mė afėr Prizrenit (20 km) se Prishtinės (28 km). Gjithashtu si qytet mesjetar Prizreni ka qenė mė i rėndėsishėm se Prishtina. Rrjedhimisht edhe treva malore midis kėtyre dy qyteteve ka qenė e lidhur mė shumė me Prizrenin edhe pėr shkaqe ekonomike, pėr kripė e mallra tė tjera qė vinin nga trevat bregdetare dhe nėpėrmjet Prizrenit kalonin nė drejtim tė viseve lindore. Me Prizrenin ka qenė e lidhur ngushtėsisht edhe treve e Tetovės e mė gjerė, prandaj ato kanė qenė pėrfshirė nė tė njėjtėn njėsi administrative tė kishės katolike.

    Nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta tė burimeve historike arrihet nė pėrfundimin se, krahas trevės sė Prizrenit, Gjon Kastrioti ka zotėruar edhe trevėn kodrinore qė ndante fushėn pėrėndimore tė Dardanisė nga fusha lindore e saj, si edhe rrugėn qė lidhte Prizrenin me Tetovėn. Lidhjet historike ndėrkrahinore, interesat ekonomike tė banorėve tė zotėrimeve tė tij dhe lidhjet familjare bėnė qė Gjon Kastrioti tė martohej me Vojsavėn, nė zotėrimin familjar tė sė cilės ishte Pollogu, trevė qė, sipas M. Berlecit, kufizohej me qytetin e Shkupit. Tė njėjtat motive e shtynė Gjon Kastriotin qė vajzėn e parė tė tij, Marėn, ta martonte me sundimtarin e Gentės, Stefan Gjurashin (Cėrnojeviēin) . Nėpėrmjet kėsaj martese Gjon Kastrioti dhe dhėndri i tij zotėronin Udhėn e Gentės, qė lidhte bregdetin me Dardaninė. Qytetet bregdetare, si Kotorri etj., furnizoheshin me drithė prej Gjon Kastriotit. Nė tetor tė vitit 1413, kur ai, fėmijėt dhe trashėgimtarėt e tij u bėnė "qytetarė venecianė", Venediku e ka cilėsuar Gjon Kastriotin, "sundimtar nė viset e Bosnjės". Nė njė dokument tjetėr venecian ėshtė shėnuar se zotėrimet e tij ishin kufitare me Shkodrėn dhe Lezhėn . Kjo dėshmon se zotėrimet e tij shtriheshin nė Shqipėrinė e Epėrme, e cila nė Mesjetė kufizohej nė veri me Bosnjėn. Disa muaj mė parė, nė mars tė vitit 1413, Gjon Kastrioti ishte bėrė edhe qyetetar i Raguzės, qytet-shtet qė kishte interesa tė veēantė ekonomikė nė Dardani, ku jetonin edhe tregtarė raguzianė. Jeta politike nė Dardani u decentralizua nė fund tė shek. XIV me rėnien e Balshajve dhe pas vdekjes sė sundimtarit tė trevave lindore tė saj, Vukė Brankoviēit. Prandaj nė mes tė shek. XV Dardania Lindore u regjistrua prej osmanėve me emrin "vilajeti i Vukut". Kjo dėshmon se Dardania Pėrėndimore nuk ka qenė nėn pushtetin e Vukė Brankoviēit dhe se, qė nga fundi i shek. XIV dhe deri me pushtimin osman tė shek. XV Dardania Lindore nuk ėshtė qeverisur prej njė sundimtari tė vetėm, por ka qenė e ndarė midis disa sundimtarėve, emrat e tė cilėve kanė mbetur tė panjohur.

    Zotėrimet kryesore tė Gjon Kastriotit kanė qenė nė trevat lindore, prandaj ai ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr tė pasur dalje nė det . Qė nė fillim tė shekullit XV kjo dalje ka nisur me Shufadanė nė grykėderdhjen e lumit Mat dhe ėshtė vijuar me pėrpjekjet pėt t'u shtrirė drejt veriut. Nė vitin 1410 Gjon Kastrioti ka kėrkuar tė kishte banesė nė Ulqin , tė cilėn e ka siguruar, sepse nė vitin 1469 gruaja dhe djali i tij kanė qėndruar nė kėtė qytet gjatė rrugės sė emigrimit tė tyre nė Itali . Mė pas edhe njė nip i tij ka qėndruar po nė kėtė qytet. Nė vitin 1417 nuk u pranua kėrkesa e Gjon Kastriotit pėr tė ndėrtuar njė kėshtjellė pranė Shkodrės, nė Barbullush. Edhe martesa e vajzės sė parė tė tij, Marės, me Stefan Gjurashin, siē u tha mė sipėr, dėshmon se interesat politikė dhe ekonomikė tė Gjon Kastriotit fillimisht ishin tė lidhur me Shqipėrinė e Epėrme.

    Pėrdorimi kryesisht i sllavishtes, si gjuhė e shkruar prej kancelarisė sė Gjon Kastriotit, dhe emrat vetjakė tė fondit nė gjuhėn sllave tė kishės, qė kishin disa prej fėmijėve tė tij, dėshmojnė se zotėrimet kryesore tė Kastriotėve dhe qendra administrative e tyre ka qenė nė trevat ku si gjuhė kryesore kishtare dhe e shkruar ėshtė pėrdorur sllavishtja.

    Shqyrtimi i burimeve historike dhe njohja e jetės sė formacioneve shtetėrore shqiptare gjatė shekujve tė Mesjetės dėshmojnė qartė se veprimtaria kryesore e dinastive shqiptare, ashtu si kudo nė botė, ka qenė zotėrimi i qyteteve, ku edhe ėshtė formuar aristokracia shqiptare, ashtu si edhe ajo te popujt e tjerė tė Perandorisė Bizantine. Ajo lindi dhe u fuqizua si aristokraci e administratės bizantine. Prandaj si simbol kryesor pushteti, edhe pas shembjes sė Perandorisė Bizantine, shumė prej sundimtarėve shqiptarė kanė pasur simbolin e pushtetit perandorak, shqiponjėn dykrenore. Krahas pėrdorimit tė shqiponjės dykrenore, edhe prejardhja e emrit familjar tė Heroit tonė Kombėtar dėshmojnė se paraardhėsit e tij kanė qenė funksionarė tė lartė tė administratės bizantine.

    Pėr dinastitė shqiptare, qė kishin zotėrime nė bregdet, dokumenet kanė tė dhėna pėr qytetet bregdetare qė ato zotėronin, por mungojnė tė dhėnat pėr jetėn dhe administrimin e qyteteve larg bregdetit.

    Dėshmia shumė e rėndėsishme e vitit 1420 e Gjon Kastriotit pėr Prizrenin, si qytet i pėrfshirė nė zotėrimet e tij, nuk ėshtė vlerėsuar prej atyre qė e kanė shkruar historinė tonė kombėtare me paragjykime. Prizreni, si vendkryqėzim rrugėsh, ka qenė i pėrshtatshėm dhe ėshtė pėrdorur si qendėr administrative e shteteve mesjetare dhe, mė pas, e administratės provinciale osmane. Duhet pranuar se edhe fraza e shkruar prej Gjon Kastriotit se zotėrimet e tij shtriheshin "nga Shufadaja deri nė Prizren" duhet interpretuar se ky qytet ka qenė qendra administrative e shtetit tė tij.

    Prizreni ėshtė bėrė qendėr administrative e Gjon Kastriotit me rėnien e Balshajve nė fund tė shek. XIV dhe jo mė vonė se fillimi i shek. XV. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIV Prizreni ka qenė nė zotėrimin e Balshajve, me tė cilėt Kastriotėt kanė qenė kushėrinj. Pas fitores sė Kryengritjes ēlirimtare tė nėntorit tė vitit 1443, Skėnderbeu ka deklaruar se "ishte pasardhės i Balshajve dhe donte vendet e tyre" . Jo mė pak pretendues pėr trashėgiminė e Balshajve ka qenė mė parė edhe i ati i Heroit tonė Kombėtar, Gjon Kastrioti. Bashkėpunimi me Balshajt e ka fuqizuar Gjonin dhe rėnia e tyre ka ndikuar qė ai tė zgjeronte zotėrimet e tij me trevat qė ata humbėn. Kėtė zgjerim e ka favorizuar edhe dobėsimi i fuqisė ushtarake tė Perandorisė Osmane prej disfatės qė mongolėt i shkaktuan nė Ankara nė vitin 1402. Gjon Kastrioti zgjerohet nė drejtim tė viseve bregdetare dhe qė nė vitin 1406 ai shfaqet pėr herė tė parė nė dokumentet veneciane dhe raguziane si njė partner i rėndėsishėm nė marrėdhėniet me shtetet e huaja , ambasadorėt e tij shkonin nė vendet e huaja dhe ambasadorėt e tyre vinin pranė tij. Ndėrkohė nga kancelaritė e huaja ai ėshtė cilėsuar si "zot shumė i fuqishėm", "i madhėrueshėm" etj. Pushteti dhe ndikimi i tij ishin tė fuqishėm, prandaj nė vitin 1408 Gjon Kastrioti u bė garant i paqes qė u nėnshkrua nė rrethinat e Durrėsit midis Venedikut dhe Balshajve . Kėto tė dhėna tė fillimit tė shek. XV, kohė kur ka lindur edhe Heroi ynė Kombėtar, dhe shumė tė tjera mė tė vonshme janė tė mjaftueshme pėr tė treguar se nė atė kohė selia e Gjon Kastriotit, rrjedhimisht edhe vendlindja e Heroit tonė Kombėtar, nuk ka qenė nė njė fshat tė thellė, por nė njė qytet, ku kryqėzoheshin rrugė tė rėndėsishme ndėrkrahinore, qė lehtėsonin komunikimin brenda vendit dhe me shtetet e huaja.

    Shqipėria e Epėrme ka pasur rėndėsi tė veēantė pėr Gjon Kastriotin dhe dhėndrin e tij, Stefan Gjurashin. Kėto interesa binin ndesh me ato tė despotėve serbė tė Rashės, tė cilėt kanė luftuar me ashpėrsi pėr tė pasur dalje nė bregdetin shqiptar. Lufta qe e suksesshme pėr shqiptarėt. Despotėt serbė nuk siguruan dalje tė qėndrueshme nė Detin Adriatik, nė vitin 1428 u larguan drejt veriut dhe e zhvendosėn kryeqytetin e tyre nė lindje tė Beogradit, nė Smederevė. Kėto rrethana favorizuan sundimtarėt shqiptarė tė forconin pozitat e tyre nė Shqipėrinė e Epėrme dhe nė Dardani.

    Pėr shtrirjen e zotėrimeve tė Gjon Kastriotit mund tė flitet me pėrafėrsi. Sipas njė dokumenti tė vitit 1430, i hartuar pas shtypjes sė Kryengritjes sė Gjon Kastriotit, osmanėt ia rrėnuan tė gjitha kėshtjellat, me pėrjashtim tė dy kėshtjellave qė ishin vėnė nėn kontrollin e tyre. Pas kėsaj ata ia kishin rikthyer zotėrimet Gjon Kastriotit me pėrjashtim tė njė pjesė qė ia kishin dhėnė komandantit osman tė Shkupit, Isak Beut. Pėrcaktimi i pjesės sė Isak Beut mund tė bėhet vetėm si supozim. Ajo duhet tė ketė qenė Pollogu i sotėm, si trevė ku njė ushtri e nisur nga Shkupi mund tė futej mė lehtė se sa nė Kosovėn e sotme.

    Sipas kėtij dokumenti osmanėt janė treguar tolerantė me Gjon Kastriotin. Shkaku kryesor i kėtij qėndrimi ka qenė nė fuqinė reale tė Kastriotėve. Nė njė letėr tė vitit 1430, sanxhakbeu i Sanxhakut Shqiptar, Mustafai, ka shprehur frikėn qė kishte prej Skėnderbeut. Me kėrkesėn e kėtij, sanxhakbeu kishte miratuar kėrkesėn qė Skėnderbeu tė merrte zeametin e Misjes (Ishmit) dhe u kėrkonte organeve qendrore tė Perandorisė qė zeameti tė mos i jepej.

    Nė vitin 1411 Gjon Kastrioti ka treguar se ai kishte nė gatishmėri luftarake "dy mijė kalorės shqiptarė dhe tre qind kalorės turq" . Kjo e dhėnė dėshmon se Gjon Kastrioti kishte njė forcė ushtarake tė konsiderueshme dhe se nė atė kohė ai ishte nė marrėdhėnie tė mira me osmanėt, aq sa trevat lindore tė shtetit tė vet i ka qeverisur si funksionar osman. Herė pas herė vetė Gjon Kastrioti ėshtė shprehur se ishte vasal i sulltanit. Njė ushtri prej 2.300 kalorėsish mund ta mbante nė gatishmėri luftarake vetėm njė sundimtar me fuqi ekonomike e politike tė konsiderueshme dhe ajo ishte shumė mė e madhe se ushtria e njė sanxhaku.

    Pasi nėnshtruan Gjon Kastriotin nė vitin 1430, osmanėt bėnė edhe regjistrimin kadastral tė trojeve tė qeverisura prej tij, duke i pėrfshirė ato nė njė regjistėr tė veēantė. Ky regjistėr ėshtė pėrmendur nė njė dokument tė vitit 1438, ėshtė emėrtuar "Juvan-ili" (tokat e Gjonit) dhe si pjesė e tij ėshtė pėrmendur "vilajeti i Dhimitėr Jonimės" . Sipas regjistrave kadastralė tė shek. XV, vilajetet kishin madhėsinė e njė krahine dhe tė disa krahinave. Nė regjistrin kadastral tė vitit 1455 ish-zotėrimet e Vukė Brankoviēit janė emėrtuar "Vilajeti i Vukut" (Defter-i Vilayet-i Vlk), qė ishte formuar prej 8 krahinave (nahijeve). Duhet pranuar se nė krahasim me "vilajetin e Vukut", "Juvan-ilia", pra shteti i Gjon Kastriotit, nė fillim tė shek. XV ka pasur shtrirje gjeografike shumė mė tė madhe se shteti i Vukė Brankoviēit, kur, prej vdekjes sė tij, u shemb nė fund tė shek. XIV.

    "Kopja e pėrmbledhur e regjistrit tė vilajeteve tė Jeliēes, Zveēanit, Hodidjedės, Sjenicės, Rashės, Shkupit, Tetovės dhe e vendeve qė u pėrkasin atyre" , i hartuar nga 5 deri mė 18 maj tė vitit 1455, ka tė dhėna me shumė interes qė dėshmojnė se nga koha e hartimit tė tij deri nė fund tė viteve 60 tė shek. XV kėto treva kanė qenė tė lidhura dhe nėn ndikimin e fuqishėm tė luftės antiosmane tė Skėnderbeut.

    Shpėrthimi nė Shqipėri i kryengritjes antiosmane nė nėntor tė vitit 1443 ėshtė nxitur edhe prej rrethanave tė favorshme ndėrkombėtare, qė u krijuan nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV.

    Nė tetor tė vitit 1443 trupat hungareze tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin, u futėn nė thellėsi tė Ballkanit dhe filluan "Fushatėn e Gjatė" qė zgjati deri nė fillim tė vitit 1444. Ato marshuan nė drejtim tė viseve verilindore shqiptare. Kudo ato gjetėn gatishmėrinė e banorėve tė krahinave ku kalonin pėr tė luftuar sė bashku kundėr tė njėjtit armik. Vetė Huniadi ka shkruar ato ditė se ushtria e tij po "rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, arbėn, serbė, boshnjakė" .

    Beteja u zhvillua mė 3 nėntor tė vitit 1443 nė afėrsi tė Nishit, ku trupat osmane u thyen dhe u tėrhoqėn tė shpartalluara. Ushtria e J. Huniadit vazhdoi marshimin nė thellėsi tė zotėrimeve osmane gjatė njė dimri tė ashpėr dhe u fut nė Bullgari, duke zbritur deri nė juglindje tė Sofjes. Gjatė 5 dhe 6 dhjetorit tė vitit 1443 ushtria e J. Huniadit pėsoi disfatė nė Vasilicit dhe filloi tėrheqjen. Pas njė muaji, mė 5 janar tė vitit 1444 ajo pėsoi njė disfatė tė dytė nė Pirot (nė juglindje tė Nishit). Me humbje tė ndjeshme tė shkaktuara edhe prej kushteve natyrore tė stinės, nė fillim tė shkurtit tė vitit 1444 ushtria e J. Huniadit arriti nė Budapest me njė efektiv disa herė mė tė vogėl nga numri fillestar i luftėtarėve, kur nisi fushatėn nė tetor tė vitit 1443. Ngjarjet e mėsipėrme ndikuan nė jetėn politike tė Ballkanit. Nė gusht tė vitit 1444, me miratimin e sulltan Muratit II dhe me kufij tė rrudhur, u rimėkėmb Despotati i Rashės.



    Armet e Skėnderbeut

    Nė betejėn e Nishit, tė 3 nėntorit tė vitit 1443, ka qenė edhe Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, qė kishte detyrėn e funksionarit tė lartė osman, atė tė sanxhakbeut tė Nikopolit. Shpartallimin e forcave osmane nė betejėn e 3 nėntorit tė vitit 1443 dhe vazhdimin e marshimit tė trupave tė J. Huniadit nė drejtim tė Bullgarisė, Skėnderbeu i gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkatdhetarė pjesėmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi Hamza Kastrioti, Skėnderbeu mori rrugėn pėr nė atdhe.

    Gjatė kthimit nga Nishi rruga natyrshėm e solli Skėnderbeun nė Fushė-Dardani. Forcat osmane ishin larguar nga Kosova e sotme pas disfatėn qė pėsuan nė Nish. Skėnderbeu ka vijuar udhėn drejt zotėrimeve familjare nė kushtet e njė dimri shumė tė ashpėr dhe nė qytetin e Prizrenit duhet tė ketė qėndruar gjatė pėr tė riorganizuar pushtetin dhe mbrojtjen e vendit. Prej kėtu ai ka marrė rrugėn e Tetovės pėr tė arritur nė Dibrėn e Poshtme (Pollogu i sotėm) dhe ka pėrforcuar grykat e saj pėr tė penguar kalimin e trupave osmane drejt fushės. Nė pjesėn lindore tė zotėrimeve familjare Skėnderbeu ka qėndruar dy-tri javė. Pastaj ka marrė rrugėn drejt viseve pėrėndimore dhe ēliroi Krujėn e kėshtjellat e tjera pranė saj. Pas kėsaj ai u rikthye nė viset lindore pėr tė ēliruar Dibrėn e Sipėrme dhe kėshtjellėn mė tė rėndėsishme tė saj, Sfetigradin.

    Regjistri kadastral osman i vitit 1455 ka tė dhėna tė mjaftueshme qė dėshmojnė se Dardania nė pėrgjithėsi dhe sidomos Dardania Pėrėndimore ka qėndruar jashtė kontrollit osman .

    Trevat shqiptare tė ēliruara nė nėntor tė vitit 1443 shtriheshin gjeografikisht afėrsisht po nė atė hapėsirė qė kishte arritur shteti i Balshajve gjatė viteve 70-80 tė shek. XIV. Prandaj Skėnderbeu ka thėnė gjatė ditėve tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme ēlirimtare se ishte "pasardhės i Balshajve dhe donte vendet qė kishin qenė tė tyre".

    Nė fillim tė vitit 1445 Skėnderbeu sė bashku me vėllain e vet, Stanishėn, i kėrkoi Venedikut qė tė merrte me qera doganat e zotėrimeve veneciane nė trojet shqiptare . Nė kėtė mėnyrė synohej qė tė qarkullonin mallrat lirisht nga bregdeti veriperėndimor shqiptar nė viset lindore shqiptare, nė Dardani, dhe anasjelltas. Kjo kėrkesė atėherė u refuzua. Nė mosmarrėveshjet e mėpasme qė ēuan nė konflikte tė armatosura midis Venedikut dhe Besėlidhjes Shqiptare tė Lezhės ka ndikuar drejtpėrdrejtė edhe e drejta e shqiptarėve pėr tė zotėruar pjesėn pėrėndimore tė Udhės sė Gentės.

    Pėrpjekjet osmane pėr ripushtimin e Dardanisė kanė filluar nė vitin 1454 me rrethimin e Novobėrdės, tė cilėn e pushtuan mė 1 qershor tė vitit 1455. Pas dy javėsh kampi i ushtrisė osmane ndodhej nė fshatin Reēan tė Prizrenit, por kėtė qytet dhe Pejėn nuk i mori dot. Nė fillim tė vitit 1456 osmanėt pushtuan pėrkohėsisht Medunin.

    Pėr tė mbajtur viset e lira shqiptare nėn goditje ushtarake tė pandėrprerė, sulltan Mehmeti II gjatė rrethimit tė Novobėrdės krijoi njė njėsi administrativo-ushtarake tė veēantė, qė kishte afėr 240 hase e timare pėrgjithėsisht tė mėdha dhe i shėnoi nė njė regjistėr kadastral mė vete. Nė tė u pėrfshinė trevat e Gostivarit e tė Tetovės, tė Kaēanikut bashkė me njė pjesė tė Shkupit, tė Dardanisė Pėrėndimore (pa qytetet e Prizrenit e tė Pejės, sepse osmanėt nuk kishin mundur t'i pushtonin), tė Zveēanit (Mitrovicės), tė Plavės e tė Gucisė, tė Jeliēes (Sanxhaku) etj., si edhe njė pjesė e Bosnjės Jugore.

    Me kėtė organizim tė veēantė, qė nuk zgjati as dy vjet u synua tė shkėputeshin e tė nėnshtroheshin viset periferike lindore e veriore shqiptare, qė ishin tė lira dhe nėn kontrollin e Skėnderbeut e tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė. Ato iu dhanė Isa Beut, qė ky tė vepronte energjikisht pėr zotėrimin e tyre. Zeameti i Isa Beut prej rreth 150 fshatrave shtrihej nė tė gjitha krahinat. Njėsia ushtarako-administrative e krijuar nė vitin 1455 nuk qe efikase. Pėr nėnshtrimin e banorėve tė saj ėshtė pėrdorur ushtria, si nė vitet 1458, 1459 dhe 1463.

    Skėnderbeu ka qenė gjithnjė i pranishėm nė Dardani. Nė fillim tė muajit shtator tė vitit 1464 ai i nisi trupat e veta nė drejtim tė Sjenicės dhe u ndesh me trupat osmane, tė cilat i shpartalloi. Udhėtimi pėr nė Sjenicė (nė veriperėndim tė Pazarit tė Ri) bėhej duke kaluar nėpėr Rrafshin e Dukagjinit tė sotėm. Prandaj edhe gjatė vitit 1464 Dardania Pėrėndimore ėshtė kontrolluar prej Skėnderbeut.

    Studimi i thelluar i burimeve historike ka pėr tė nxjerrė tė dhėna gjithnė e mė tė shumta qė do tė ndriēojnė edhe mė mirė lidhjet e ngushta qė kanė pasur Kastriotėt me Dardaninė.

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Falemenderit fegi per keto postime qe i solle ketu por keto tekste mesohen vetem ne shkolla, se besoj se forumi do behet shkolla e ardhshme...do ishte mire te sjellim tekste me te shkurta dhe te bisedonim rrethe ketyre temave prandaj edhe quhet forum...nuk na mbetet asgej per te biseduar ne kete forum poqese sollem tere librat e shkollave.
    Qellimi i ketij forumi eshte te shkembejmi biseda dhe ndonje te dhene te panjohur, librat e shkolles i kemi lene ne tavan ka me dekada...po shkojmi tani rrethe gjurmimeve te reja se perseritjet nuk sjellin dobi.

    Pra edhe vete Noli e permend ne librin e tij se Skenderbeu duhet te kete lindur diku rrethe vitit 1414 e jo ne vitin 1404 siē e mesuam ne ne keto shkolla e qe historianet tane nuk duan te leshojne pe fare rethe ketij datimi..;se dhe shume e shume pasaktesi tjera.
    Une lexova tekstin por askund nuk e vrejta se Skenderbeu ishte me detyre si kapiten edhe ne Kosove, disa vite para ikjes nga ushtria otomane, pra diku rrethe viteve 1439 apo 1442...e qe ne tekstet tona shkollore fare nuk permendet, jo vetem kjo por ka shume e shume per te shtuar en historin e Gjergj Kastriotit.

    shendet
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    MESJETA SHQIPTARE, SIPAS DORĖSHKRIMEVE E DOKUMENTEVE QĖ RUHEN NĖ BIBLIOTEKAT E ARKIVAT KROATE

    Shkruan: ANISA PAPLEKA Gazeta “SHQIP”

    Shqipėria dhe shqiptarėt kanė qenė dhe mbeten njė temė interesante si pėr intelektualėt e dikurshėm, ashtu edhe pėr studiuesit e sotėm. Studiues tė shumtė nga vende tė ndryshme janė marrė dhe merren me studimet pėr origjinėn, kulturėn, traditėn, gjuhėn, fenė dhe gjithēka tjetėr qė ka tė bėjė me shqiptarėt dhe trojet e tyre etnike. Debatet e shumta tė mirėfillta me bazė shkencore, botimet e korpuseve tė dokumeteve, analizat studimore dhe librat e shumtė, tė botuar qė nga zbulimi i shtypshkronjės sė Gutenbergut e deri sot, janė njė nga dėshmitė mė tė forta pėr interesin e veēantė qė kishin tė huajt pėr popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatė furtunės shekullore mesjetare, por edhe gjate zhvillimeve tė vrullshme tė rilindjes dhe iluminizmit evropian dhe atij shqiptar.



    Krahas botimeve tė shumta dhe voluminoze, janė pėr t‘u pasur nė konsideratė edhe dorėshkrimet e vjetra tė pabotuara akoma, qė herė me autorė ose edhe pa autorė, kanė pėr temė bosht popullin shqiptar dhe trojet etnike tė tij. Zbulimet e kėtyre dorėshkrimeve, janė njė thesar i vėrtetė, sepse jo vetėm pasurojnė shumė herė zbrazėsinė nė informacione qė ėshtė krijuar nė epoka tė caktuara kohore, duke na ndihmuar qė tė plotėsojmė e saktėsojmė njohuritė qė kemi deri tani pėr ngjarje, personalitete dhe data tė rėndėsishme historike, por edhe na tregojnė pėr imazhin qė kishin shqiptarėt nė sytė e bashkėkohėsve, apo jehonėn qė kishin veprat e tyre tek brezat e mėvonshėm. Studimet sistematike nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, anekėnd Evropės, pasurojnė fondet e albanologjisė dhe historisė kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi. Ēdo dokument, dorėshkrim apo libėr i rrallė, i zbuluar rishtas, i panjohur deri tani pėr studiuesin dhe lexuesin e gjerė, ka njė rėndėsi tė veēantė. Thesare tė tilla, kanė vlerė tė dyfishtė: e para sepse me anė tė tyre plotėsohet ose argumentohet e kaluara jonė kulturore dhe sė dyti, njihemi me krijime tė reja, tė zhanreve e gjinive tė ndryshme, gjė qė na mundėson tė kuptojmė rezonancėn qė kanė gjetur periudha tė caktuara historike apo personalitete tė caktuara historike nė fushat e ndryshme tė krijimtarisė.








    Ėshtė theksuar tashmė disa herė, se qytetet bregdetare dalmate, ruajnė nė arkivat e bibliotekat e tyre tė shumta, qofshin ato publike, shtetėrore, kishtare apo private njė lėndė jashtėzakonisht tė pasur dhe tė vlefshme pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Ėshtė mė se e vėrtetė se njė pjesė e kėsaj lėnde ėshtė vjelur, fillimisht nga studiues tė huaj, e mė vonė edhe nga disa studiues shqiptarė. Ėshtė e domosdoshme qė nė mėnyrė sistematike, me njė pėrgatitje serioze tė bėhen hulumtime dhe kėrkime, nė gjithė qytetet bregdetare tė Adriatikut, sepse ekzistojnė tė dhėna tė shumta dhe tė sakta pėr burime shumė tė vlefshme, tė cilat presin studiuesit dhe hulumtuesit seriozė e tė pėrgatitur profesionalisht, si nė aspektin gjuhėsor, paleografik, diplomatik dhe epigrafik, kur bėhet fjalė pėr dorėshkrime, dokumente dhe burime tė tjera.

    DORĖSHKRIMI NGA SHIBENIKU

    Nė Shibenik, nė famullinė e Shėn Lovrit, ruhet njė dorėshkrim i at Mate Zoriēiqit, me titull: Ogledalo prisvitloga i ponosnoga vojevagna vlastelina Jure Castriochianina, recenoga Scanderbeg, nė signaturėn: R.K - 17/I. II. Dorėshkrimi ka 92 faqe, format tė madh, me dimensione 26.3 x 49.5 cm dhe ndahet nė dy pjesė. Pjesa e parė pėrbėhet nga nėntė kapituj; ndėrsa pjesė e dytė ka 13 kapituj, gjithsej, 22 kapituj. Ēdo kapitulli i paraprin njė nėntitull i shkurtėr, i cili nė mėnyrė pėrmbledhėse, tregon se pėr ēfarė bėhet fjalė, nė tekstin nė vazhdim! I tėrė teksti ėshtė i mbushur me data dhe vite tė sakta, gjė qė e rrit vlerėn dhe rėndėsinė e tekstit, pastaj me njė korrektėsi tė jashtėzakonshme, janė shėnuar emrat e bashkėluftėtarėve tė Skėnderbeut dhe tė kundėrshtarėve tė tij. Nė disa raste, vėrehet njė njėanshmėri e lehtė nė favor tė Venedikut, qė autori me mjeshtėri tė veēantė e arsyeton duke treguar madhėshtinė, forcėn dhe diplomacinė e pėrkryer qė kishte Republika e Shėn Markut nė atė kohė. Dorėshkrimi ėshtė shumė i dėmtuar, sidomos nė faqet e para dhe ato tė fundit. Edhe nė brendi, nė disa vende vėshtirė lexohet. Lagėshtira, e nė disa vende edhe ngjyra, e kanė gėrryer letrėn, e cila ėshtė e cilėsisė sė dobėt. Teksti lexohet lehtė; ėshtė i shkruar nė gjuhėn kroate, nė dialektin e ikavicės. Ėshtė i pėrfunduar mė 29 shkurt tė vitit 1752. Kėtė tė dhėnė na e ofron vetė autori, nė faqen e fundit, /f. 92/. Kjo datė na bėn tė pohojmė, se ky ėshtė njėri ndėr krijimet mė tė vjetra, deri sot tė njohura, tė njė autori kroat, nė gjuhėn kroate, pėr Gjergj Kastriotin Skėnderbeun. Ky dorėshkrim ėshtė edhe mė i vjetėr se libri i Andrija Kaēiq-Mioshiqit pėr Skėnderbeun.

    DORĖSHKRIMET NGA ARKIVI I AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE DHE ARTEVE KROATE NĖ ZAGREB

    Nė Arkivin e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kroacisė, /HAZU-t/, nė Zagreb, ruhen disa dorėshkrime tė shpėrndara nėpėr fonde tė ndryshme personale tė krijuesve tė shquar kroatė. Kėto dorėshkrime, pėr nga volumi, janė mė tė shumtat. Ėshtė i njohur vetėm dorėshkrimi I. K. Sakcinskit, ndėrsa tė tjerat deri me sot kanė qenė tė panjohura fare! Nė fondin e dorėshkrimeve tė Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, njėrit prej historianėve, arkivistėve dhe bilbiografėve mė tė njohur kroatė, dhe njėrit prej ideologėve tė Rilindjes kroate, ruhet njė dorėshkrim i njė drame, qė i kushtohet heroit kombėtar shqiptar tė shekullit tė XV-tė, Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Dorėshkrimi ndodhet nė signaturėn: XV. 23/ C. II. - 7. Daton nga viti 1840. Kėtė tė dhėnė e gjejmė nė faqen e fundit, tė shkruar nga vetė dora e Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit. I. Kukuljeviq-Sakcinski ėshtė njėri nga studiuesit e shumtė kroatė, i cili u mor me hulumtimin e historisė, kulturės dhe traditės shqiptare. Pėrveē dorėshkrimit tė dramės pėr Skėnderbeun, ai herė pas herė ėshtė marrė, edhe me ēėshtjen shqiptare deri nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX-tė, pėrmes shkrimeve me karakter letrar, historiko-informativ, studimor, dhe botimeve tė shumta nė shtypin periodik tė kohės, si dhe mbledhjes sė dorėshkrimeve dhe librave tė ndryshme, tė botuar gjatė shekujve. Dorėshkrimi i dramės nė gjendjen e tanishme ėshtė i shkruar nė 58 fletė tė formatit tė madh, me dimensione: 27,5 x 51.8cm. Tetė faqet e para kanė njė format mė tė vogėl, 22,5 x 35cm, nė tė cilat jepen shėnimet paraprake pėr jetėn dhe veprėn e Skėnderbeut sipas burimeve dhe autoreve tė cilėt ka konsultuar Sakcinski. Nė vazhdim kemi 48 fletė tė shkruara dhe 2 fletė tė zbrazėta. Tė gjitha kėto fletė janė tė palosura nė dyshe dhe autori ka shkruar vetėm nė njėrėn anė, nė faqen "recto". Dorėshkrimi, pėrgjithėsisht, ėshtė i ruajtur mirė. Disa fletė, ato tė aktit tė tretė dhe dy tė fundit janė tė pėrlyera me baltė. Si duket kjo ėshtė pasojė e transportit tė dorėshkrimeve dhe tekstit nė to lexohet me vėshtirėsi. Sipas tė gjitha gjasave, autorit i ėshtė kthyer disa herė ky dorėshkrim, ndoshta pėr pėrpunim dhe plotėsim, sepse anash, me ngjyrė dalluese, ka shėnime dhe pėrmirėsime tė mėvonshme, qofshin ato tė natyrės ortografike-drejtshkrimore, qofshin plotėsime teksti me fraza tė reja, apo edhe ndryshime komplete paragrafėsh. Njėri ndėr problemet mė tė ndjeshme dhe tė rėndėsishme ėshtė ēėshtja e burimeve historike, nė tė cilat ėshtė mbėshtetur Sakcinski, burime kėto qė duhet tė sqarohen. Nė shėnimet paraprake autori shėnon tre autorė: Georg Marnaviqin, Andrija Kaēiq-Mioēiqin dhe J. B. Hamerin, por, ėshtė evidente se Sakcinski ka shfrytėzuar edhe burime e autorė tė tjerė tė cilėt nuk i pėrmend, por nga leximi i vėmendshėm, mund tė vėrejmė se cilat janė ato vepra e burime. Ėshtė interesant fakti se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski nuk i shėnon titujt e veprave tė tyre nė dorėshkrimin e tij tė dramės pėr Skėnderbeun, por vetėm numrin e faqeve qė ka konsultuar. Dorėshkrimi pėrmban disa momente tė rėndėsishme. Shkruhet nga penda e njohur e njė historiani tė shquar, i cili zbėrthen anėn faktografike nė njė tregim tėrheqės dhe mjaft tė lehtė pėr lexim. Gjuha e pėrdorur ėshtė e thjeshtė, e qartė dhe shumė melodike. Por mė e rėndėsishmja ėshtė se autori ka ruajtur paanshmėrinė duke qenė i kujdesshėm qė personazhet kryesore tė na i paraqesė nė dritė pozitive, por asnjėherė mė shumė se sa e meritojnė.


    DORĖSHKRIME TĖ TJERA ME VLERA TĖ LARTA ARTISTIKE DHE SHKENCORE NGA ARKIVI I HAZU-T

    Pėrveē dorėshkrimit tė dramės sė I. K. Sakcinskit, nė Arkivin e HAZU-t ruhet edhe njė dorėshkrim i historianit me famė ndėrkombėtare Ferdo Shishiqit. Mendojmė se deri tani ky ėshtė dorėshkrimi mė i kompletuar pėr heroin kombėtar shqiptar, Gjergj Kastriotin Skėnderbeun, i shkruar nga njė autori kroat. Dorėshkrimi pėrbėhet nga dy pjesė, pėrkatėsisht katėr tėrėsi. Historiani i njohur kroat, pėr monografinė e tij nė dorėshkrim, ka shfrytėzuar burime tė shumta tė botuara, por edhe tė pa botuara si dhe ka konsultuar njė literaturė jashtėzakonisht tė gjerė. Nuk ėshtė shumė e qartė se si ka mbetur pa botuar njė dorėshkrim i tillė, me vlera tė jashtėzakonshme shkencore. Pjesa e parė, ka gjithsej 63 faqe. Autori nė kėtė pjesė analizon situatėn politike, ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė Ballkanit nė pėrgjithėsi, e tė Shqipėrisė nė veēanti, sidomos, periudhėn para turke. Pjesa e dytė ka 24 faqe, dimensionet janė tė njėjta me pjesėn e parė. F. Shishiqi nė kėtė pjesė tė monografisė sė tij, shqyrton nė mėnyrė kritike rininė e Skėnderbeut, qėndrimin e tij pranė Oborrit mbretėror nė Stamboll, lidhjet e tij tė ngushta me vendlindjen dhe betejėn e Nishit! Ndoshta ėshtė ndėr biografėt e parė tė Skėnderbeut, qė hedh idenė se Gj. K. Skėnderbeu nuk qėndroi kohė tė gjatė pranė Sulltanit dhe se kishte lidhje shumė tė ngushta me Shqipėrinė, pėrkatėsisht, ishte Sanxhakbe i Dibrės! Pjesa e tretė e dorėshkrimit, pėrbėhet nga 137 faqe. Nė kėtė pjesė, autori shqyrton gjithė jetėn e Skėnderbeut, deri nė vdekje. Nė 8 faqet e fundit, i bėn njė pėrshkrim tė veēantė Shqipėrisė pas-Skėnderbegiane, veēanėrisht luftėrave tė pėrgjakshme tė Krujės dhe Shkodrės. Pjesa e katėrt, pėrbėhet nga 21 faqe. Kėtu F. Shishiq, ka shėnuar me saktėsi, gjithė literaturėn e shfrytėzuar, dokumentet dhe burimet. Si shtojcė /aneks/ sjellė edhe 17 dokumente tė panjohura deri tani nga periudha Skėnderbegiane. Dokumentet janė tė pėrkthyer nė gjuhėn kroate, por ēdonjėri, poshtė, nė tė majtė, e ka tė shėnuar vendndodhjen e saktė, tė origjinalit. Nė Arkivin e HAZU-t, ruhen edhe disa dorėshkrime tė tjera, pėrkatėsisht njė dorėshkrim pėr Skėnderbeun nga Franjo Raēki, prej 27 faqesh, njė tjetėr nga T. Smiēiklasi, prej 52 faqesh, etj. Botimi i kėtyre dorėshkrimeve, qoftė si monografi tė veēanta ose si tėrėsi, do tė begatonte me burime tė dorės sė parė, mjaft serioze, periudhėn e Skėnderbeut.


    ARKIVI SHTETĖROR KROAT, ME FONDE DHE DORĖSHKRIME TĖ SHUMTA PĖR HISTORINĖ E SKĖNDERBEUT DHE TĖ SHQIPĖRISĖ

    Thesare tė ēmuara, pėr kulturėn dhe historinė shqiptare, ruhen edhe nė fondin e dorėshkrimeve, nė Arkivin Historik Shtetėror Kroat, nė Zagreb. Dorėshkrimet janė tė fushave tė ndryshme. Pėr disa nga kėto dorėshkrime me saktėsi pėrcaktohet viti i shkrimit tė tyre dhe autori, por, pėr fat tė keq, pėr pjesėn dėrrmuese nuk mund ta themi njė gjė tė tillė. E veēanta e kėtyre dorėshkrimeve ėshtė, se tė gjitha janė nė gjendje tė shkėlqyer duke i shpėtuar "dhėmbit" tė kohės. Deri sot, askush nga studiuesit, qoftė kroatė, shqiptarė apo tė huaj, nuk kanė bėrė njė studim apo botim tė veēantė pėr kėto dorėshkrime. Kėtu ruhen tekste tė njė volumi jashtėzakonisht tė gjėrė, p.sh. histori tė gjata, por edhe nga ato mė tė shkurtra qė janė pėrmbledhėse; ka pėrmbledhje kėngėsh popullore, aty nga fundi i shekullit tė XVIII-tė, pastaj pėrkthime tė pjesshme tė kronikave dhe dorėshkrimeve qė tashmė janė tė zhdukura; fragmente librash tė rrallė, etj. I tillė ėshtė dorėshkrimi qė mban titullin: "Pisma od Szlavnog Naroda Szlavinzkoga na diku Ungarzke i Arvanezke Gospode iz Kronika od Mudrih vam zibrane kak szlide". Ky dorėshkrim nuk e ka tė shėnuar vitin dhe autorin. Por nga titulli dhe pėrmbajtja, kuptojmė se ėshtė fjala, pėr njė pėrshkrim tė njė dorėshkrimi shumė mė tė vjetėr, qė i kushtohej Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut. Gjurmėt e kronikės pėr tė cilėn bėhet fjalė, nuk gjenden askund! Ky dorėshkrim, konsiderohet kopje e bėrė nga shekulli i XVII-tė. Pėrveē kėtyre dorėshkrimeve, nė fondin e dorėshkrimeve tė Milan Shufflay-t, nė njė kuti tė veēantė, ruhet pėrshkrime tė dokumenteve origjinale pėr Skėnderbeun, nga disa arkiva e biblioteka tė Evropės. Gjithsej janė 289 dokumente, respektivisht 453 faqe. Asnjėri nga kėto dokumente deri me sot nuk ėshtė i botuar! Dokumentet janė nė gjuhėn latine dhe spanjolle. Kėsaj kutie i mungojnė dokumentet, qė M. Shufflay ia kishte huazuar Jovan Radoniqit, e ky i fundit i kishte botuar nė monografinė e tij kushtuar Skėnderbeut me titull: "Đurađ Kastriot Skenderbeg i Arbania u XV veku".


    SHUMĖ DORĖSHKRIME TĖ PABOTUARA RUHEN EDHE NĖ BIBLIOTEKĖN KOMBĖTARE UNIVERSITARE TĖ ZAGREBIT

    Ėshtė fondi i librit tė rrallė i Bibliotekės Kombėtare Universitare nė Zagreb, qė ruan mė shumė se dhjetė dorėshkrime mbi jetėn dhe veprėn e Skėnderbeut. Pėrveē shkrimeve tė tjera, nė kėtė fond ruhen edhe disa krijime letrare si drama, tragjedi, poema, poezi, etj. Tė gjitha kėto dorėshkrime janė tė inventarizuara dhe pa vėshtirėsi mund tė shfrytėzohen nga studiuesit. Kryesisht janė tė shkruara nė gjuhėn latine dhe kroate, por ka edhe nė gjuhėn hungareze, gjermane dhe italiane. Dorėshkrim me vlerė tė veēantė ėshtė ai i Gjuro Feriqit, me titull: "Georgi Scanderbegi duella cum Alia Scythico ac Persis..." i cili ruhet nė signaturėn: R. 3424 [Signatura e mėparshme: SM. 32. A. 17]. Ėshtė i shkruar nė gjuhėn latine, por nga vetė autori, pra nė autograf, ėshtė i pėrkthyer edhe nė gjuhėn kroate. Ky dorėshkrim ėshtė njė poemė e gjatė prej 1740 vargjesh. Autori ka shfrytėzuar si burim Historinė e Barletit dhe atė A. K. Mioshiqit. Signatura R. 3617, ruan njė variant tė panjohur deri tashi tė "Razgovora ugodnoga naroda slovinskoga", me autori Andria Kaēiq - Mioshiqin. Si duket, ky dorėshkrim, ka qenė themel pėr tė shkruar veprėn e tij tė njohur Kaēiq-Mioshiqi, e cila ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, por nė njė variant qė rrėnjėsisht ndryshon nga ky dorėshkrim, i cili ka njė vlerė tė madhe, sepse nė vetvete ruan ide, debate dhe njė formulim tė posaēėm pėr figurėn psikologjike tė Skėnderbeut, qė nė tekstin e botuar nuk e gjejmė. Nė vazhdim, nė signaturėn: R. 4046, ruhet dorėshkrimi nė autograf i dramaturgut tė njohur kroat me origjinė gjermane, Matija Juro Shporerit, me titull: "Juro Kastriotić. Xaloigra u 5 uskazah". Shporeri tekstin e ka pėrfunduar nė vitin 1839. Teksti ka 13 faqe, format i madh i shkruar me shkrim tė imėt dhe shumė tė ngjeshur. Ėshtė e njohur se Shporeri ka shkruar mė vonė njė tragjedi pėr Skėnderbeun dhe njė tjetėr pėr mbretėreshėn Teutė. Ky dorėshkrim, mesa duket ėshtė pararendės pėr tė dy tragjeditė e mėvonshme. Ėshtė i shkruar nė gjuhėn kroate dhe lexohet lehtė. Dorėshkrime, por edhe dokumente tė ndryshme, pėr Skėnderbeun, ruhen edhe nė Arkivin e Zarės, Senjit, Sinjit, Splitit, Pazinit, Krizhevcit, Trogirit, Karlovicit, etj. Njė lėndė e ēmuar ruhet edhe nė disa arkiva kishtare, sidomos nė ato franēeskane, domenikane, jezuite, etj. Studimet sistematike qė bėhen nė kėtė drejtim, shpresojmė se do tė japin rezultate tė pritura, tė cilat do tė hedhin dritė tė re pėr figurėn madhore tė Skėnderbeut, marrėdhėniet e tij me kroatėt, e veēanėrisht me Raguzėn /Dubrovnikun/.


    DORĖSHKRIME NGA BIBLIOTEKA SHKENCORE E DUBROVNIKUT

    Biblioteka Shkencore e Dubrovnikut, krahas Arkivit Shtetėror Historik Kroat tė Dubrovnikut, Bibliotekės dhe Arkivit tė Vėllezėrve tė Vegjėl [Male Braće], Bibliotekės dhe Arkivit tė Domenikanėve, Jezuitėve... etj, ruan shumė dorėshkrime me vlera tė veēanta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė cilat deri me sot nuk janė botuar. Nė fonde tė ndryshme, nga autorė tė njohur, por edhe anonimė, janė ruajtur njė numėr i konsideruar dorėshkrimesh nga shekuj tė ndryshėm, vlera e tė cilave ėshtė tepėr e ēmuar. I njė rėndėsie tė veēantė pėr fushėn e albanologjisė, ėshtė dorėshkrimi i Franēesko Maria Apendinit, nga gjysma e parė e shekullit tė XIX-tė, qė mban titullin: "Shėnime mbi shqiptarėt, gjuhėn e tyre si dhe njė gramatikė pėr gjuhėn shqipe me njė fjalorth tė vogėl, krahasuar me gjuhėn italiane". Ky dorėshkrim ka 4 fletė dhe ruhet nė signaturėn: Rkp. 608/1-11; int. 8; pjesėrisht ėshtė nė gjuhėn italiane dhe shqipe. Ky dorėshkrim ėshtė njė sprovė pėr njė gramatikė dhe njė fjalor nė gjuhėn shqipe. Ėshtė tepėr interesant momenti qė e shtyn studiuesin dhe historianin F. M. Apendini pėr tė vepruar nė kėtė drejtim. Dorėshkrimi ėshtė autograf, nė gjendje tė mirė dhe lexohet pa vėshtirėsi. Ka format in folio. Njė dorėshkrim tjetėr ėshtė ai i njė autori anonim, po nga gjysma e parė e shekullit tė XIX-tė, qė mban titullin: "Studim nga burime tė ndryshme pėr qytetin Sebast nė Shqipėri, qė llogaritet si vendlindje e shėn Vllahut, Shenjtit mbrojtės tė Dubrovnikut". Dorėshkrimi ka 14 fletė dhe ruhet nė signaturėn: Rkp. 613/1-13, int. 11; i tėri ėshtė nė gjuhėn italiane. Njė ide e tillė ėshtė tepėr interesante ngase, pėr herė tė parė kemi njė tė dhėnė tė tillė, ku shenjti mbrojtės i Dubrovnikut, na paraqitet me origjinė shqiptare. Tė dhėnat biografike dhe studimet e shumta pėr shėn Vllahun, lejojnė njė hipotezė tė tillė, e cila mbetet pėr t‘u verifikuar dhe dokumentuar nga burime tė ndryshme, qofshin ato kronika, anale, dokumente apo dorėshkrime tė tjera tė cilat ruhen nė arkiva dhe biblioteka tė shumta tė Dubrovnikut. Dorėshkrimi ka format in folio. Dorėshkrimi nė vazhdim ėshtė ai i konsullit gjeneral francez nė Shkodėr: Marco Bruere, ėshtė autograf dhe daton para vitit 1814. Dorėshkrimi ka gjithsejt 16 fletė dhe ruhet nė signaturėn: Rkp. 821, i tėri ėshtė nė gjuhėn italiane. Ky dorėshkrim tregon interesin dhe vazhdimėsinė e konsujve francezė nė tokat shqiptare. Me njė stil tė hollė, me njė simbolizėm tė fortė dhe gjuhė tė matur, autori paraqet popullin shqiptar si shumė tė virtytshėm, me tradita dhe kulturė tė lashtė, por shumė luftarak pėr tė drejtat dhe liritė e tij. Mesa duket, autori ėshtė tepėr i ndikuar nga ngjarjet e vrullshme dhe tė bujshme nė qytetin dhe rrethinėn e Shkodrės, kėshtu qė lehtėsisht mund tė kapet njė simpati e veēantė pėr popullin shqiptar dhe qytetin e Shkodrės.


    file:///C:/Users/fegi/Desktop/skenermesjeta%5B1%5D.jpg

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 22-08-2009 mė 14:11
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #291
    i/e regjistruar Maska e cubel
    Anėtarėsuar
    30-05-2005
    Postime
    34
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Te gjithe pasuesit e krishtit ne bote ,e veqanerisht nder shqipetare kane gjake arab, bazuar ne faktin se Krishti vete ishte arab!!!

    Es Selamu Alejkum,
    Sabriu
    KE LUAJTUR MENC APO JE RROGĖTAR I SERBISĖ!

  12. #292
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Sa ishte i lidhur Skenderbeu me kosovesn ?
    Ėshtė interesante se sa ishte i lidhur Skenderbeu me Kosoven.
    Pasi qe kishte kryer disa ekspedita ne Azi te vogėl(turqi) sulltani e dergon Skenderbeun si kapiten edhe ne Kosovė, si duket, Skenderbeu donte ti ikte kurthave te Adranopojes aty afer sulltanit mendonte se jeta e tij do rrezikohej dhe ndoshta do e pesonte si vellezrit e tij, te vritej.
    Pra ekskursionet e tija ne vendet ballkanike i mundesonin nje shpetim dhe raste per te planifikuar ndoshta edhe kthimin e tij ne Krujė.
    keshtu pra revoltat e njepasnjeshme ne Misiė(kosovė) ate e gezonin, pra nderhynte kunder Despotit serbė i cili edhe pse ishte vjehrri i sulltanit, shpeshehere qonte krye por menjehere Skenderbeu e ulte ne vendė duke evituar edhe gjakederdhje.
    Ne nje rast Skenderbeu kishte organizuar edhe turnir afer Novobrdes ku luftetaret e dy kampeve kishin rastin qe te mateshin mes tyre me diciplina te ndryshme si ne mundje hedhje shtizashe e shigjeta por edhe dyluftime me kuaj me ēka Skenderbeu evitonte gjakederdhjen e panevojshme. Ai kishte ndrruar taktiken e eger kur dikur luftonte si luan ne qytetet e azisė kunder kundershtarve te sulltanit, dhe krjte me nje metod ndryshe ne terrenet e ballkanit.


    Mirepo pas betejes se Nishit me luftetaret e tij kur braktis ushtrin e sulltanit, Skenderbeu tenton te kthehet permes kosoves ne Krujė mirepo Despoti serbė(despot= do thote zotshpije, gospodar qe ishte edhe term si vasal i sulltanit) tenton te pengoje kalimin e tij neper kosove atehere Skenderbeu hidherohet dhe i ve zjarrin disa keshtjellave serbe deri ne Rashkė poashtu e debone popullesine serbe neper male dhe merre me vete nje sasi te madhe ari qe i takonte despotit serbe...i cili menjehere ankohet tek dhendrri i tij sulltan Murati, dhe tani ky del ne mbeshtetje te despotit duke i shtruar kushte Skenderbeut se poqese nuk ia kthen kete pasuri despotit ai do e sulmonte.
    Kreks ketu ne kete tekst po i shoh disa risi!?
    Cili burim e thot qe Skenderberu u dergua ne Kosove dhe se bente lojera ne Novoberde me ushtaret? A ke ndonje burim dokument apo roman historik?

    Gjithe te mirat

  13. #293
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Te gjithe pasuesit e krishtit ne bote ,e veqanerisht nder shqipetare kane gjake arab, bazuar ne faktin se Krishti vete ishte arab!!!
    definitivisht ke pordh n`tegėll

  14. #294
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga Humanisti Lexo Postimin
    Kreks ketu ne kete tekst po i shoh disa risi!?
    Cili burim e thot qe Skenderberu u dergua ne Kosove dhe se bente lojera ne Novoberde me ushtaret? A ke ndonje burim dokument apo roman historik?

    Gjithe te mirat
    Jo, nuk jane romane por libra nga autor francez si Lamartine ne librin "Hist. e turqve" gati i nje stili te hammer por edhe me detaje shume interresante per Skenderbeun dhe betejen e Kosoves te paren dh te dyten...ēka edhe me habisin historianet tane poashtu edhe antaret e forumit se asnjeri nuk i kushton rendesi "betejes se dyte te Kosoves te vitit 1448....

    Me interesante eshte se edhe emri i kosoves menjehere pas kesaj beteje te humbur nga Huniadi fillon te perhapet dhe ku autoret e historianet fillojne te citojne emrin kosovė duke e ngatrruar kete emer me nje qytez te ngjajshme ne hungari qe quhej Kaēove...po nejse flasim tjeter here per kete qeshtje...

    Se besoj se autori farncez e ka romansuar kete epizod te Skenderbeut si kapiten i derguar ne Misie(kosovė) Mysie qe ne kohen romake quhej Moesia, nga bizanti Mysie, e rralle here Dardani ne kete periudh...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 28-08-2009 mė 21:45
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  15. #295
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Skenderbeu dhe Kosova

    Citim Postuar mė parė nga Humanisti Lexo Postimin
    Kreks ketu ne kete tekst po i shoh disa risi!?
    Cili burim e thot qe Skenderberu u dergua ne Kosove dhe se bente lojera ne Novoberde me ushtaret? A ke ndonje burim dokument apo roman historik?

    Gjithe te mirat
    Jaques laverdin ka marrur shume citime tek Barleti ku me vone edhe Lamartine i citon por me gjeresishte.

    Skenderbeu ishte derguar si kapiten ne kosove si mbikqyres ndaj despotit serbe brankoviē dhe ne nje rast e mund despotin dhe ia merr te gjitha keshtjellat e me kete rast pushton Novobrden pa urdhrin e sulltanit dhe organizon turnir ne dyluftime si me kuaj dhe diciplina tjera.
    Kur e lexojmi me vone letren e sulltan Muratit e kuptojmi se Skenderbeu i kishte acaruar grindjet me sulltanin qe ishte edhe dhendrri i despotit serbe, ne letren qe i dergon Skenderbeut ai kerkon qe ti kthehet ari dhe pasuria qe i kishte grabitur despotit kur ishte me detyre ne kosove ne Novomonte para se te arratisej me 1443 per ne Krujė...

    Barletin nuk e kam lexuar te terin, kam lexuar pjes te ndara, qysh moti, per ata qe e kane versionin ne shqipe me siguri se do e gjejne edhe kete epizod ku Skenderbeu ka mbajtur turnire....

    Se besoj se laverdin dhe klamartin te kene ēpikur kete epizod pa patur dikund mbeshtetje.



    shendet
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #296
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Vepren e Marin Barletit "Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Princepis" e kam lexuar Kreks dhe studjuar, sa i perket ardhjes se Skenderbeut perveq Nishit dhe Dibres spermend gje, per Betejen e II te Kosoves flet por e ngaterron me betejen e Varnes 1444 ne disa segmente psh. ku flet per takimin e ushtrise hungareze dhe polake ne malet e Drenices ne Qyqavic. dhe per shkretimin e pasurive te Brankoviqit.

    Gjera tjera jo, por, por, ndoshta, libri origjinal ne latinisht dhe qe daton ne vitin 1510/12 qe ruhet ne bib. e Kosoves dhe te Tiranes ndoshta ato i kan keto shtojca, pasiqe Lamartin duhet ti kete lexuar diku keto gjera dhe smund ti ket imagjinuar bash leht.

  17. #297
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga Humanisti Lexo Postimin
    Vepren e Marin Barletit "Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Princepis" e kam lexuar Kreks dhe studjuar, sa i perket ardhjes se Skenderbeut perveq Nishit dhe Dibres spermend gje, per Betejen e II te Kosoves flet por e ngaterron me betejen e Varnes 1444 ne disa segmente psh. ku flet per takimin e ushtrise hungareze dhe polake ne malet e Drenices ne Qyqavic. dhe per shkretimin e pasurive te Brankoviqit.

    Gjera tjera jo, por, por, ndoshta, libri origjinal ne latinisht dhe qe daton ne vitin 1510/12 qe ruhet ne bib. e Kosoves dhe te Tiranes ndoshta ato i kan keto shtojca, pasiqe Lamartin duhet ti kete lexuar diku keto gjera dhe smund ti ket imagjinuar bash leht.
    Njashtu edhe une mendoj, historianet me emer te madh si Laverdin, Volter e Lamartin kan pasur njohuri te madhe para se te shkruajn per Skenderbeun.

    Sipas Laverdin, Skenderbeu dy here ishte ne mision ne Mysie(Kosovė dhe Rascie) qe i quanin ne kete kohe vetem me kete emer nen bashkimin e tre popujve; Tribalienve, Rascienve dhe Servienve qe u krijua empiri serbė.

    Skenderbeu dergohet si kapiten me 5000 ushtar te tij te zgjedhur para betejes se Nishit per te mbikqyr sjelljet e despotit serbė dhe kthehet triumfalishte ne Andrinopoje.
    Para betejes se Nishit me 1443 Skenderbeu perseri kthehet ne Mysie dhe me kete rast bene kerdi ndaj despotit(gjorgj brankoviēit) ku ia pushton disa keshtjella si dhe i merr shume pasuri ne flori ku menjehere despoti ankohet tek Murati II qe kishte te motren apo te bijen e tij ?
    Sipas te dhenave tjera edhe ky Gjorgji ishte rritur si femij ne pallatin e Sulltanit....
    pra ishte ne mes fes krishtiane e islame.

    P.S: Eshte nje dorshkrim interesant qe mban titullin "Libri i Skenderbeut" per ndertime fortifikatash e mjeteve tjera te luftes ne nje biblioteke, qe si duket Robert Elsi ka te dhena per te...por edhe profesoret tane...me siguri eshte ruajtur nga djali i Skenderbeut por ndoshta i punuar nga italianet sipas planeve dhe udhzimeve te Skenderbeut.


    The great-ducal library in Weimar preserves the name sounds" Books Scanderbeg", a very curious manuscript on parchment, three hundred and twenty-tinq sheets, decorated on both sides of figures in ink Cliine. The first part represents machines and inventions of war, bridges, mills, marches, mixed, belonging to the fifteenth century, the second part, certainly later, offers scenes from the private and public life, professions, games, illness, feasts. This manuscript is said to have been duiint! Jean Castriot by Ferdinand of Aragon. Nevertheless, it is important for understanding the uses of time.

    http://www.google.com/books?pg=PA93&...fr&output=text
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 29-08-2009 mė 22:28
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  18. #298
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2008
    Postime
    8
    Sipas librit "Xhemajl Abria" Skenderbeu ishte fis Kastrat dhe ishte nga Drenica.

  19. #299
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 21-09-2009 mė 15:46
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  20. #300
    i/e regjistruar Maska e PresidenT.
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    4
    Per skenderbeun se mohon kerkush qe ka qen strateg i fort, amo aj ka luftu me sulltanin per arsye personale Hakmarje e shumica thojn qe per komb Shiqiptar ka luftu...PO KU KA PAS KOMB ATHER???.!


    po e citoj se cfar thot Oliver Schmit nje historian Austriak ne librin e tij per skenderbeun...



    Mendoj se zbulimi mė i rėndėsishėm, nė pikėpamje burimore, ėshtė motivi i vėrtetė i veprimit tė Skėnderbeut, qė ishte gjakmarrja. Kemi nė duar tani njė dokument tė ri nga arkivat e Milanos, i cili tregon se sulltan Murati II ka pasė vrarė tė atin e Skėnderbeut, Ivanin, dhe se Skėnderbeu ishte pjesė e njė pėrbetimi qė ēoi nė vrasjen e vėllait tė madh tė Mehmetit II, Alaedin Ali Ēelebiut, e pra ky e pra ky motiv, gjakmarrja si shtysė personale e Skėnderbeut, ėshtė njė e re.
    028

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •