Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Këngë të vjetra popullore

    Per Midis Pazarit te Durresit

    Per midis pazarit te Durresit,
    Mos ma hudh doren serbes,
    Mre Selimi Sefer Hutes,
    Mos m'i ze vetllat me fes.

    Refreni
    Dallandyshe vaj vaj vaj,
    Sy laroshen me lot ta qaj,
    Dallndyshe hej hej hej,
    ma co menen gjithandej.

    Un m'ket ane e ti matane,
    Per midis kena i sokak,
    Ashtu ishte sikur te thone aman,
    Porsi ylli me bajrak.

    Refreni
    Dallandyshe vaj vaj vaj
    Sy laroshen me lot ta qaj
    Dallandyshe hej hej hej,
    Ma co menjen gjithandej

    Mora rrugen nga kalaja,
    Aty gjec nji djale te ri,
    mU me ty me ka zon sevdaja,
    Hajde djalo me merr ti.

    Refreni
    Dallandyshe vaj vaj vaj,
    Sy laroshen me lot ta qaj,
    Dallndyshe hej hej hej,
    Ma co menjen ghuthandej

    M'i gezofsh dimit mermeri
    Kur m'i vesh goca n'pazar
    Do ti lutem e do t'i themi,
    Me mer mu se jam beqar.

    Refreni
    Dallandyse vaj vaj vaj,
    Sy laroshen me lot ta qaj,
    Dallndyshe hej hej hej
    Ma co menjen Gjithandej

    Rashe e vojta nga Shijaku,
    Paka dale mexhliz i ri,
    Mynofiku din dushmoni,
    Qe s'na len me bo dashni

    Jalla u shemsh o moj kalaja e Durresit

    Jalla u shemsh - o moj kalaja e Durresit
    Se dalin gocat o lal ke gryka e pusit
    E jarnanina, qysh mesoje zavalli
    E jarnanina, nuk i qahet halli.

    Refreni
    Ej qava, qava
    Lala moj qesh tuj plas -e,
    Ej m'u mush zemra,
    Lales - o me maraz-e,

    C'i qit Durrsi o lale c'i pret Shijaku,
    E ku dijne goca o lale se c'asht -o maraku.

    E jarnanina, desha moj nuk t'e desha,
    E jarnanina, balluket e shpesha.

    Refreni
    Ej krisi, krisi
    Lal na bubullimi,
    Muhabetin,
    Ta bajm ke mullini

    Fushe e madhe o lale fush' e Qerretit,
    U plak goca o lale ne bash t'lezetit.
    E jarnanina, o lale si boka ky - e
    E Janranina, ta pres o vetllen moj me gjith sy-e

    Refreni
    Ej u bubuja,
    O si kam mesu -e
    Porsi qyqja
    Lale dru me dru-e

    Bregut detit o lale ke leshteriku,
    Se ku din goca o lale se c'asht o ashiku
    E jarnanina do t'i themi babes.,
    E jarnanina, se me vjen cuni o lale ne mes te nates.

    Refreni
    Ej po qaje lala
    O me lot per faqe,
    pse s'afrohe
    O moj pupulaqe.

    Per nji goce qi ka kalaja....

    Per nji goce qi ka kalaja,
    Emnin ja qujne Merhamet,
    Mu' me ty c'me zu sevdaja--amane,
    Pse s'ma jep nji muhabet.

    Ti m'at one-e une n'ket one-e,
    Per midis kemi i sokak,
    Ashtu qenke se m'kan thone -aman-e,
    Porsi vjollca ne bardhak........

    Rash e vojta ne muhabet,
    Aty gjeta i djale te ri,
    Pse s'shikon moj Merhamete-aman-e,
    Pash te madhin pereni........

    Ke s'm'u ngjallen plag't e thikes,
    Kur i shof --o me merr vaj,
    Moj syzeza Kasem Ages - aman-e,
    Per ty digjet Mustafai.

    O vika deti mi lale o tallaz-tallaze.........

    O vika deti mi lale
    o tallaz -tallaze...
    Se me ka zone o mi shpirto
    sevdaja me gaz-e,

    Refreni
    Jarnana--nanina,
    Desha moj nuk t'e desha,
    Jarnana-nanina,
    Balluket e shpesha.

    O vika deti mi lale
    aman truma-truma,
    Se kush te don o mi shpirto
    o ma fort se una,

    Refreni,
    Jarnana-nanina,
    Me don e te due,
    Jarnana--nanina
    Ti qenke per mue.

    O kjo sevdaja mi goce
    qi m'ka zone me ty-e,
    Se ta pres vetllen lala
    hajde moj me gjith sy-e,

    Refreni
    Jarnana-nanina.
    Si mesje zavalli,
    Jarnina--nanina,
    Pse s'i qahet halli.

    O mynafiku mi goce
    hajde moj qofte mallku-e,
    O porsi qyqja mi lale
    hajde moj dru me drue-e,

    Refreni,
    Jarnana-nanina
    Si t'ja boj se di-e,
    Jarnana-nanina
    T'prefsha syn e zi-e.

    Mora rruget per Shijak

    Mora rruget per Shijak -e,
    Me taku' me mikun tem,
    Me ka zone i ziu merak -e,
    Ky maraku po m'ban verem....

    Refreni
    Mos me le more Bec,
    Sa te rroj e sa te vdes,
    Lesh'n' e kokes do ta shes,
    Cija ty te ka dhone bese.

    Dy--tre pluma ne shtat i mora,
    I ghithe Durresi m'ka vajtu,
    Gjithe doktoret n'Tirane i mblodha,
    Ky rrezik qi m'zuni mu...

    Refren
    Mos me len more Bec
    Sa te rroj e sa te vdes,
    Lesh'n' kokes do ta shes,
    Cija ty te ka dhone bese.

    Erdhi nana tuj qa n'Tirone -e,
    E shef Cijen shtru'n'karjoll,
    Kush te vrau moj Cija nones,
    Te ka nona si kokerr moll.........

    Refren
    Mos me len more Bec
    Sa te rroj e sa te vdes,
    Lesh'n'kokes do ta shes,
    Cija ty te ka dhone bese.

    Ti mre daje, mre daje katili,
    C'pate qi m'plagose mu',
    Kush qe ai qi ta shtjeu fitilin,
    N'spital Tirones per me m'cu.

    Refreni....i njejte


    O TE PUTHSHA SHPIRTIN O DURRSI IM! O DURRSAKE O TORROLLAKE MENJEN PER DASHNI E PLAZH E KENI.

    Kam plot kenge tjera nga gjithe Shpiperia, sidomos Tironce, po e fillova me Durrsin tim qe e kam shpirt.
    Ndryshuar pr her t fundit nga anja bojku : 08-03-2005 m 08:33

  2. #2
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    kenge nga Elbasani:

    Deshira

    U deshiruesh per me pa
    Fytyren t'ande mor xhanan
    U bane shume qe jemi nda,
    Ka kaq kohe e kaq zaman.........

    Un mbas teje kam mbet harab,
    Fatim t'em e kam gramis,
    Per ty po qaje dite e nate,
    Trandafili ne majiz....

    U bashkuem ne kete bote,
    Qysh n'krijim te kam dhane bese,
    Kjo sevda nuk ashte e kote,
    E di ai qi ka marre pjese,

    Un do t'shkoj me ket shprese,
    Sa te jem ne ket jete,
    Sa te rroj, der kur te vdes,
    Me ket ashk te vertete.........

    Asht nji drit ne Elbasan,
    Qi ndricon te ghithe ket dhe,
    Myzyr, mos u ban pishman,
    Dilber tjeter nuk ke......

    Paskam pas fatin e zi......

    Paskam pas fatin e zi,
    Deri sa te jete jeta,
    Kur i shof shoket e mi,
    Me te dashmet e veta.

    Ne mes te ballit me ke nji pike,
    Une aty jam ba hajran,
    Qendro pak te rrim nji cike,
    te dy bashke more xhanan......

    Faqet porsi shefteli,
    Buzen kuq si jesheboje,
    Ku t'ka lala moj kumri,
    Pse s'me flet nji here me goje....

    Djali kur na zen marak,
    Vajza duhet me ja dijte,
    N'Elbasan asht nji plak,
    Qi kto vjersha i ka qite.....

    Dashuria si Rrufe

    Dashuria si rrufe,
    Qi m'goditi mu ne koke,
    Nuk kam gjuhe qe t'ju rrefej,
    Se c'me gjeti more shoke......

    C'me gremisi sevdaja e shkrete,
    Pleqnija s'mund t'a baje,
    Rrojtja ime s'asht ma jete,
    Ah, nate e dite me lot po qaje...

    Ah, ku qelloi kjo dit e zeze,
    Qi m'bashkojti mu me ty,
    Une kam mbet fare pa shprese,
    Ah, s'kam me t'pamum ma me sy.

    Dashuria qe kam per ty

    Dashuria qe kam per ty
    Jam ne zor e jam ne hall,
    O kur te shifemi te dy,
    Do ti puth syte me mall.

    Behari i pare kur te vije,
    Nji tufe me lule moj do ta fal,
    Do t'kendoj me dashuni,
    Dore per dore me ty do te dal.

    Kur te pashe dy syte e shkru,
    Me dukesh si lulja e shtrenjte,
    O si s'mendon nji here per mu,
    Me harrove kaqi shpejt.

    O isha vetem tuj menu

    O isha vetem tuj menu
    Trandafilat paskan cele,
    Bilbilat jane tuj kenu,
    Edhe hana sapo del.

    Un mendoj vetem per ty,
    Qysh ate dite qe te kam pa,
    Fytyra jote me rrin nder sy,
    Kurr prej teje s'kam te nda

    Vec me ndafte ai vorr i shkrete,
    Dhe u mbyllsha ne dhe te zi,
    Gjersa te jem une ne kete jete,
    Nuk e ndrroj ket' dashuni

    Dalngadale po te harroj

    Dalngadale po te harroj,
    Megjithese jam deshperu,
    S'kam ndermend mo te kujtoj,
    Ti nuk qe lule per mu....

    Sikletin do ta duroj,
    Se me zemer prap te du,
    Si dhurate po te dergoj,
    Nji zambak tuj lulezu...

    Kur te njofta te pata thane,
    Do t'vi koha me u nda,
    Kujtimin qe m'pate dhane,
    Po ta kthej me lot tuj qa....

    Me deshire moj te kendova,
    T'ledhatova bukurine,
    Syn'e shkru un shume ta cmova,
    Por ma teper dashunine........

    S'punon gojame ligjeru'..
    Se u dogja porsi prush,
    Sado kohe qe ka me shku
    Hallin tem s'do t'ma di kush.

    S'paske pas ndo'i i pike meshire

    S'paske pase ndo i pike meshire,
    Qysh mesove un 'kesisoj,
    S'pres prej teje far te mire,
    Vetem fol njihere me goje....

    Paske pasun zemren hekur,
    Qysh durove bre Qenan,
    Jam betue qi s'du ma tjeter,
    Trandafilit n'Elbasan.....

    Pse m'ke marrun kaq meni,
    S'cohet jeta me inate,
    Fol me goje mor syu i zi,
    Mos kij fryke se ban mekate...

    Kur me thane t'u idhnu xhanani,
    Shum ma mire te m'kishin vra,
    Edhe me m'nxjerr prej Elbasani,
    Un s'e hek ma ket sevda....

    Vet me sy e ke pa,
    Myzyr mos u ban pishman,
    Si Jusufu Ylika,
    Ke dilberin n'Elbasan.

    (Paskan qene me melankolike Elbasanasit se Durrsaket)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Kenge Tirone

    Si me Maskari c'e zuna

    Si me maskari c'e zuna,
    Dersa u bosh o ashik me ty,
    Mjeri une se c'bela vuna,
    Mal ne zemer e flake ne sy

    O n'bash te qejfit e t'muhabetit,
    Na erdh kafja o per me u pi,
    O buza m'dridhet--o pri qametit,
    filxhani ne dore---o c'm'u ngri.

    O floku jot o si pene e korbit,
    Qe s'peshohet o me derhem,
    O nat e dite o po i lutem Zotit,
    Te ma heki marakun tem.

    O durt e tuja moj si hakiku,
    Edhe gishtat si qelibar,
    O shume halle o qi ka ashiku,
    Si bilbilat o ne behar.

    Dy goca qe ka Tirona..

    Dy goca qe ka Tirona,
    Bone harap-o gjithe kasabane,
    O shtepijat karshi na i kane--aman,
    Zenepi me Baftishan......

    Xhamadan qep me tela,
    C'fare terziu o ta ka qep,
    O aferim mre Hasah Muka aman,
    Ne Tirone ke qit marifet.

    Hajde, hajde mre Hasan-e,
    C'm'i ke dale zot ashiknise,
    C'hije te ka ai zhamadan-aman,
    Ju thafshin gishtat terzise.

    Dy cuna qe ka Tirona

    Dy cuna qe ka Tirona,
    Bajn harap nji kasaba,
    Dyqonet karshi c'i kane aman,
    Sadiku me Mustafane,

    Hajde, hajde mor Selman,
    C'i del zot o bukurise,
    Si s'tu qep ai xhamadan aman,
    Iu thafshin gishtat terzise.

    Xhamadani qep me tela,
    C'fare terziu ta ka qep,
    Afrerim mre Hasan Muka, aman,
    Ne Tirone ke qit marifet.

    Si s'tu njallen keto plaget e thikes,
    Kur ti shof o me merr vai,
    Mre syziu i Kasem Ages aman,
    S'je ma i bukur se Mustafai.

    O erdh nji goc prej katuni

    O erdh nji goc o prij katuni,
    More erdh ne sheher o me u bo terbjet,
    Goce ma e bukur, more s'gjinesh kuni,
    Hajde zen ashiket e me goje s'u flet.

    O fytyra jot moj si ylberi,
    ajde mos i harro o miq e miqesine,
    Fjala jote mori myshk e ambel,
    Hajde moj te lansha goce Perendine.

    O kur te kthehesh moj per katune,
    Zoti ta bofte o udhen e mare,
    O kur te nisesh o t'na rrefejsh-e,
    T'percjell lala me lot oj tuj qa, aman.

    (kam plot tjera nja tirana po po e lej me kaq tani)

  4. #4
    forever hers Maska e Eagle
    Antarsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Mosha
    49
    Postime
    505
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    shume te bukura.
    shume faleminderit qe i ke postuar

    presim te tjera
    Ndryshuar pr her t fundit nga shigjeta : 20-03-2005 m 16:57 Arsyeja: gjuhe e huaj
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime n 19 postime
    Bojku .. duhet me than burimin e teksteve..

    Psh i ke pa ne ndonji liber apo ti ka tregu dikush a ndoj gjyshe a gjysh i ka knu ke shpija etjetj.. sepse lexuesi krijon siguri per saktesine e kenges..

    ne dy kenge ke nja dy vargje qe perseriten.. ato me sokak..

    pergezime per kte nisme..

  6. #6
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Antarsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Disa kange Shkodrane.

    LuleBore

    Tuj shetitun n'mal e n'koder
    tuj prek lulet gjithe me dore,
    ne nje kopsht ma t'bukurin Shkoder
    ty te gjeta lule bore.

    Je e vogel por e plot
    ty t'kerkoj une tash sa mot.
    Tash sa mot une ty t'kerkoj
    se me jeten do t'coj.

    Eja eja lule bore
    Se me ty do thurr kurore
    Eja eja lule bore
    Se me ty do thurr kurore.

    Pash ma t'bukuren stine pranvere
    pash ma t'bukurin drandofill
    mos ja fal ti askujt eren
    se per mu vetem ke cile.

    Karajfilat qi ka Shkodra.

    Karajfilat qi ka Shkodra,
    medet sa te bukur jane
    ganxhe t'mdhaja, ganxhe t'vogla,
    me ere mbushin dynjane, aman, aman,
    ato ganxhe s'mi prek'dora,
    medet o kan zijane.

    Drandofilja lypte hije,
    Medet o per me il.
    Gjethtt' i dalin fije-fije,
    medet o 'ere te mir, aman aman,

    s'gjendt kush me tu perzi-e,
    medet, moj drandofill.

    Maragjyli kaq i bukur
    medet o por s'ka ere
    me ia prek' gjethin me pupul,
    e gishtin te gjithe njeher, aman aman
    me ia prek gjethin me pupul
    aman, doren 'ta ther

  7. #7
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    O Brari, me cmende me ate shprehjen gjyshi apo gjyshja. eshte e dyta here qe me drrejtohesh keshtu.


    Burimi: "Kenge Popullore te Vjetra: nga trreva te ndrryshme te vendit" nga Hamit Spahiu

    Botuar ne Qershor 2004. Shpresoj qe te ndiesh i kenaqur tani Brari.

    Shkodrane, brravo qe vure Luleboren. Kam plot kenge ka Shkodra qe do ti vej..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime n 19 postime
    bojku.. mesohu te perdoresh rregullin nr 1 ne mjetet e komunikimit sic eshte dhe forumi.. ..pra te ndash qarte cfar eshte e dale nga kaptina jote e cfar eshte e lexuar nga te tjeret... pra te citosh burimin, autorin..etj.. kur poston fryte te punes se te tjereve..

    duke mos cituar e treguar burimin athere lexuesi mendon.. keto kenge 100 vjecare kjo cupka i di o nga gjyshja ose eshte vet bashkmoshatare me ato gocat e kalase te viteve 1900 e ca.. ose i ke marre nga ndonje liber-studim i te tjereve.. por kjo duhet thene qe ne krye..
    Se nuk do hedhim fall..de.. kupto kaq.

    keshtu dhe kur tregoje per greqin e lashte.. ta bera kte vrejtje..

    tjeter..nuk thuhet brravo.. por bravo per mashkull e brava per femer..

    nuk shkruhet trreva por treva.
    nuk shkruhet ndrryshme por ndryshme..
    nuk shkruhet drrejtohesh por drejtohesh..

    dhe ne ne fund.. meqe po hiqesh si artiste e madhe e njohese e madhe e arteve.. bujrum trego nje punim tendin artistik.. piktur a qendisje a poezi a..cte duash.. ndryshe ..del nje fallco e keshtu fallco kemi boll ketej..

  9. #9
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow T deshta me hakikate!

    Te deshta me hakikate,
    te mova mikeshe te shtrenjte,
    mirepo paskam qene pa fat hej aman
    'ma punove pa te drejte

    Me gjithe zemer une te deshta,
    si njeri me miresi,
    disa here une te buzeqesha aj aman,
    me mallin e djalit ri

    Nje kujtim qe ma ke dhane,
    po e ruj me dashuri,
    do ta kujtosh fukaran' hej aman
    megjithese m'ke marr meni


    Kenduar nga:
    Shpresa Berisha

    P.S. Anja Bojku, pergezimet e mia per kete teme, me ke bere te kthehem ca vite prapa, vite keto kur cmohej shume kenga e paster shqipe!....
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #10
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Brari, faleminderit per mesimin e gjuhes shqipe. S'e disha qe jemi bere Italian dhe duhet te perdorim brava per gjinine femerore tani. Sa per Rr-n e vura t'a theksoj, por cte bej une disa nga ju keni shume qejf vec te gjeni te meta dhe te kritikoni. Me duket ju jep shume kenaqesi kur mundoheni te fyeni tjetrin. Nxore veten me vrrullin qe ke te gjesh vec gabime.

    Nejse, e paske kapur keq me mua, po s'ka problem vazhdo sic te duash.

    E hapa temen thjesht nga malli qe kam per genget e vjetra folklorike qe s'kendohen me, jo te jap parshtypjen qe jane te miat.

  11. #11
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow Kenge popullore!

    MAGDALENA

    Se floket e verdha,
    dhe syte e zi moj Magdalena,
    Se floket e verdha,
    dhe syte e zi moj Magdalena

    S'ti haroj moj, dot per jete,
    Magdalene moj Magdalena
    Ia do t'marr e ja do t'vdes
    Magdalene moj Magdalena

    Se ne ballkon,
    lulet kane el moj Magdalena,
    Se ne ballkon,
    lulet kane el moj Magdalena,

    Kepute nji dhe falma mu,
    Magdalene moj Magdalena,
    te kam dasht dhe prap te du,
    magdalene moj Magdalena

    Se rruges sate,
    nuk kaloj dot moj Magdalena,
    Se rruges sate,
    nuk kaloj dot moj Magdalena,

    Shikoj ballkonin dhe qaj me lot,
    Magdalene moj Magdalena,
    Se pa ty nuk jetoj dot,
    Magdalene moj Magdalena.


    Kenduar nga: Ramadan Krasniqi- Kosov
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

  12. #12
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow Kenge popullore!

    Nje dite

    Per nje dite
    kur del goca ne pazar, aman, aman,
    per me ble o lal shami o per beqar

    Kush te tha moj se s'te du,
    kush te tha moj se s'te du,
    dikush don me na ngaterru

    Per nji dite
    kur del goca ne ardak aman, aman,
    sec i hodha nje trendafil o per marak

    Kush te tha moj se s'te du,
    kush te tha moj se s'te du,
    dikush don me na ngaterru

    Per nje dite
    o kur mbush goca uje ne pus aman, aman,
    sa bukur i ri o lal fustani i kuq

    kenduar nga: Nazmije Hoxha- Kosove

    ZeM
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

  13. #13
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Zana mos e ke per Nexhmije Hoxhen nga Shkodra? E kam kushurire Nexhmijen.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Ju pergezoj per temen anja bojku...Flm. te gjitheve per postimet...
    Fantastike jane te gjitha keto kenge...!
    Ndryshuar pr her t fundit nga [xeni] : 23-03-2005 m 05:35

  15. #15
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow

    Citim Postuar m par nga anja bojku
    Zana mos e ke per Nexhmije Hoxhen nga Shkodra? E kam kushurire Nexhmijen.
    anja, jo, s'e kisha per Nexhmije Hoxhen, por per Nazmijen, nje kengetare nga Kosova!...
    Perndryshe, kjo kengetare e ka kenduar edhe kengen "Moj Zogo"!



    MOJ ZOGO

    Moj zogo
    moj zogo jelek me vija,
    moj zogo,
    moj zogo jelek me vija

    A i ke ba,
    a i ke ba corap't e mija
    a i ke ba,
    a i ke ba corap't e mija

    I kam ba,
    i kam ba e i kam qendise,
    lule m'lule i kam ujdise



    Moj zogo
    moj zogo jelek me vija,
    moj zogo,
    moj zogo jelek me vija

    A i ke pa,
    a i ke pa shoqet e mia
    a i ke pa,
    a i ke pa shoqet e mia

    I kam pa,
    i kam pa o nen nje hije,
    tuj u ba gati per nusnije.

    Plasi vallja,
    plasi vallja hore, hore,
    nusja jone si lule bore

    Kenduar nga Nazmie Hoxha-Kosove


    ROKA MANDOLINEN

    Rroka mandolinen
    dola ne cardak,
    o moj cuca e vogel
    c'mu ke be marak

    Vaj, vaj, vaj
    gishtat me kajmak,
    o moj cuca e vogel
    c'mu ke be marak

    Rroka mandolinen
    dola ne obor
    o moj cuca e vogel
    pse ma ben me dore

    Vaj, vaj, vaj
    gishtat me kajmak,
    o moj cuca e vogel
    c'mu ke be marak

    Rroka mandolinen
    dola ne carshi
    o moj cuca e vogel
    pse ma ben me sy

    Vaj, vaj, vaj
    gishtat me kajmak,
    o moj cuca e vogel
    c'mu ke be marak.


    Kenduar nga Luan Hajra-Kosove


    Pershendetje per adhuruesit e kengeve te vjetra popullore!...
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

  16. #16
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow Kenge popullore!

    O mu ke shtylla

    O mu ke shtylla moj nane
    te hajati
    Mu ke shtylla moj nane
    te hajati

    O po vjen goca moj nane
    si dukati,
    Po vjen goca moj nane
    si dukati

    O dal ngadale moj goce
    mos u ngute,
    se ne zemer moj goce
    'me kepute

    O mu ke shtylla moj nane
    me gelqere
    Po vjen goca moj nane
    boj' esmere

    O dal ngadale moj goce
    mos u ngute,
    se ne zemer moj goce
    'me kepute

    Kenduar nga Artiolla Toska-Shqiperi
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

  17. #17
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow Kenge popullore!

    A kane uje ato burime

    A kane uje ato burime
    Ti moj buzekarafilja ime
    Ti moj buzekarafilja ime
    eee aman, aman,aman eeee
    o per belin e, per koken tende
    aman, amaneee

    Nem cik uje me buze te buceles
    Ti moj vajza e Tepelenes,
    Ti moj vajza e Tepelens
    oooo, aman, aman, aman eee, o per belin e
    per koken tende, aman aman, eee

    Kujt ja ben o moj ato naze,
    ja ben djalit moj me shapraze
    ja ben djalit moj me shapraze, eeeeeeeeee
    aman, aman, aman eee o per belin e, per koken tende
    aman amane eee!

    Kenge popullore nga Shqiperia
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

  18. #18
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow Kenge popullore!

    Hapi syte e zeze

    Hapi syte e zeze o moj he moj hapi syte e zeze,
    Hapi syte e zeze o moj te moj te na sjellsh behare.

    Sa te desha ty o moj sa moj sa te desha ty,
    sa te desha ty o moj si moj si nena evlane.

    Me dokat perveshur moj, me moj me dokat perveshur,
    Me dokat perveshur moj, me moj me manushaqe.

    T'i kam per t'i ngrene o moj t'i moj t'i kam per t'i ngrene,
    t'i kam per t'i ngrene o moj, me moj me gushe e me faqe.

    Ne nje thellesi o moj ne nje ne nje thellesi,
    Ne nje thellesi o moj ta moj ta degjova zene.

    Te dinja bilbil o moj te moj te dinja bilbil,
    apo te dinja bilbil o moj, me moj me dole thellenze.



    ZeM
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

  19. #19
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow Kenge e vjeter qytetare!

    Kur hana del

    I

    Kur hana del
    mbi qiell ndricon,
    dy zemrat na i bashkon

    Kur hana del
    mbi qiell ndricon,
    dy zemrat na i bashkon,

    Refreni:

    O shpirt o drite
    sa fort te du,
    megjithese m'ke haru

    O shpirt o drite
    sa fort te du,
    megjithese m'ke haru


    II

    Zemra ime qane, qane e vajton,
    per ate qe e dashuron,

    Zemra ime qane, qane e vajton,
    per ate qe e dashuron,

    Iku me la,
    me tradhetoi,
    dhe nje tjeter dashuroi

    Iku me la,
    me tradhetoi,
    dhe nje tjeter dashuroi

    Kenge e vjeter qytetare nga Kosova

    ZeM
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

  20. #20
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Antarsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Arrow Kenge e vjeter popullore!

    O MOJ SHEGA GURRACAKE

    I

    O moj shega gurracake
    sa e vogel moj paske qene,
    O moj shega gurracake
    sa e vogel moj paske qene

    E hajdeee,
    Une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri

    E hajdeee,
    une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri

    II

    Ngreje pak shamine e ballit
    Sa t'i shoh dy syte e zi,
    Ngreje pak shamine e ballit,
    sa t'i shoh dy syte e zi

    E hajdeee,
    Une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri,
    E hajdeee,
    Une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri!

    III

    Flok't e gjata permbi supe,
    ta kane shtu moj bukurine,
    Flok't e gjata permbi supe,
    ta kane shtuar moj bukurine

    E hajdeee,
    une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri!

    Kenge e vjeter popullore nga Kosova
    Kenduar nga Nazmie Hoxha
    T mos ishte feja Islame, populli shqiptar do t ishte shum m tepr n numr, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni n forumin Folklori shqiptar
    Prgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 15:27
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu n forumin Muzika shqiptare
    Prgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  4. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri n forumin Shqipe nga Maqedonia
    Prgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 12:52
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •