Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569

    Ndjenjat që lindin ngadalë, rrojnë më gjatë???

    Zakonisht te disa njerez ndjenjat ne dashuri lindin shume shpejt, dashurohen ne shikim te pare, kurse te disa ato zhvillohen me ngadale, por jane me te fuqishme.
    A mendoni ju se ndjenjat qe lindin me ngadale, jane me jetegjata se sa ato te lindin shpejt ?

  2. #2
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    E nderuara elda! Jam shume dakord me ty kur behet fjale per ndjenjat.Besoj qe ato ndjenja qe krijohen ne nje cast , ne nje shiqim , ato kan te bejne thjeshte me pamjen vizuele te personit qe takon, pa njohur veti a tipare qe te na bejne ta duam me shume.Ka raste kur ne nje person qe na rremben ne nje mom. jan te gershetuara edhe veti shume te mira qe perputhen me ato qe ne i kerkojme.Por, ndodhe shume shpesh e kunderta qe te zhgenjehemi thelle, se vetem pamja e jashtme nuk mund te jete gure themel per nje lidhje te forte.Andaj qe te jete nje lidhje me e sigurte , besoj qe duhet kohe me e gjate njohjeje e jo vetem nje epsh momenti qe e krijon pamja e jashtme.
    Qendro me ate qe te puthe shpirtin, lekuren ta puthe kushdo !

    Charles Bukowski

  3. #3
    e embel
    Anëtarësuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    Dhe une i bashkohem mendimit te parafolesit, mendoj se ndjenjat qe lindin ngadale jane shume me te forta jo ne 100% te rasteve por ne shumicen e tyre. E para eshte ajo qe lidhet me pamjen e jashtme qe ka permndur dhe Foleja, e dyta eshte fakti qe kur bien njerezit menjehere ne dashuri duket sikur kalojne nje periudhe te nje pasioni te madh qe shpejt me kalimin e kohes bie ky lloj vrulli kurse kur dashuria vjen ngadale ajo vjen gjithmone duke u rritur te pakten keshtu mendoj une, do preferoja nje dashuri qe vjen ngadale se sa nje dashuri me shikim te pare, mendoj se eshte shume me e forte.

  4. #4
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Edhe une bashkohem me mendimin tuaj ,ndjenjat qe lindin ngadale rrojne me gjate sesa ato me nje shikim te pare. Ndjenjat e dashurise me nje shikim te pare jane ndjenja qe ndizen shpejt dhe shuhen shpejt.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sa me larg pergjithesimeve Elda. Nuk eshte ai zhvilimi paraprak i ndjenjave qe percakton vazhdimin apo jo te gjate te nje lidhjeje. Zhvillimi i ngadalshem ndihmon per tu njohu me mire. Por nese nje lidhje e shpejte prishet me pas per arsye te gabimit ne zgjidhje, lidhja e ngadalte prishet qe ne hapat e formimit te saj. Rezultati perfundimar duhet te jete i njejte.
    Jam pro lidhjes se ngadalte, por ne nje bote kaq dinamike eshte shume e veshtire. Njohje te gjata, ne nje vend ta caktuar me te njejtin person, a nuk jane keto te veshtira sot?
    Pershendetje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Djal i poshter Maska e Varjant
    Anëtarësuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    6
    Une jam i mendimit qe lidhja e ngadalte eshte me e mira por sikur tha me siper SuiGeneris kjo nuk do te thote qe eshte me e veshtire te ndahesh sepse kjo varet nga rrethanat e nje lidhjeje dashurie dhe nga faktoret qe nderhyjne ne te.

    Sidoqofte per mua te pakten nuk ekziston nje dashuri me shikim te pare ekziston nje terheqje fizike dhe kur ta njohesh mire personin atehere mund te vleresosh a eshte ai person qe e deshiroje ti apo eshte tjeter dhe pastaj do thuash a eshte dashuri apo jo.

    Paci fat ne dashuri e ne jete

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    per mua varet nga personi secili nga ne kur shikon nje gje te bukur thot wauu am in love dmth me ccdo person te bukur por me von shikojmm qe ishte vetem casti momenti asgje me teper kurse dashuria qe lind ngadal eshte me e sigurt se nje personin qe dolidhesh me mir ne tipare ne reagime si mendon per jeten ene te tjera thnxx
    Partizoni

  8. #8
    Njerez te ndryshem-menyra te ndryshme..!

    Sipas mendimit tim, po pate te perbashketa (sepse ato ka rendesi te ekzistojne dhe jane po ato qe fillojne gjithcka ne fakt), si shpejt si ngadale te rrjedhe lidhja, te perbashketat qe ke njesoj do te bashkojne-dhe jo te perbashketat njesoj do te ndajne. Te dyja do ekzistojne dhe duhet te ekzistojne, qofshi me fat te gjithe qe t'iu anoje peshorja nga te parat.

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    smund ti presesh keto pune dashurie me thike ... dhe ska konkluzione se kush ndjenja jetojne me gjate ...

    Cdo njeri eshte i vecante ..kur vjen puna te dashuria .. cdo njeri dashuron ndryshe .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Uh po po s'te pelqeu "vizualisht" prit sa te duash ti te ta beje fap aty brenda, se s'ta ben!
    Edhe ngadale ngadale...prit gomar te mbije bar. Sa te te vijne ty ndjenjat, i kane ikur tjetrit e keshtu puna...lol

    Mgjte une s'kam opionion mbi kete teme, cdokujt i vjen sic di e do vete.

    por qe dashurite me shikim te pare jane me pasionantet, ajo eshte e vertete, lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 08-03-2005 më 14:21 Arsyeja: harrova lol-in

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    por qe dashurite me shikim te pare jane me pasionantet, ajo eshte e vertete
    per fillimin, po dakort jam si tek halli berry... po sic thote kundera, ne filim ka arousal pa orgazm, dhe pastaj ka orgazm pa arousal

    une psh me ka rene nje here ne koke pas tre muajshqe e shifsha ate robin, dhe keq aman, po keq fare

    vetem rregulla nuk ka aty, po e mira eshte beso e kontrollo dhe nese ndodh aq e zjarrte qe ske kohe te mendohesh, edhe me mire, per hajer qofte, lol

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Sa me vlere eshte te lexosh mendimet e vajzave...

    Bashkohem me Green per te perbashket dhe jo te perbashketat. Bashkohem me Pinkun qe cdo njeri eshte i vacante dhe dashuron ndryshe. Kuqka o YLL, i pasionit...lol

    Larsus, o zjarr qe ndizesh ne qetesi...

    Sa te veshtira keto temat e dashurise...

    me duhet te them se edhe une e kam te veshtire te jap nje mendim pasi dashuria eshte unike dhe cdo cift ka fatin e vet ne lindjen dhe perjetimin e saj. Uroj qe dashuria te mos i beje te vuajne...

  13. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    ........................
    ......................................
    Uroj qe dashuria te mos i beje te vuajne...
    Ku ka dashuri që të bën të vuash?! S'bën vaki kurrë !

    Ç'na hapni tema dashurie.... aman.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #14
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Po s'pati njefare parandjenje instinktive kafsherore qe ne fillim qe te te shtyje ta njohesh personin me tej, atehere une nuk shoh si mund te linde "me ngadale" nje terheqje e thelle, por e thelle ama.

    S'eshte aspak e thene qe ndjenjat e menjehershme do te rrojne gjate, varet nga perputhja e karaktereve pastaj. Gjithashtu s'eshte e thene qe do te shuhen, perkundrazi, fillimi i nje lidhjeje qe te ploteson do te kete baza natyrale dhe te forta.
    Merr shansin qe te jepet me terheqjen e befasueshme, dhe pastaj, ne dore te fatit.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  15. #15
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Citim Postuar më parë nga elda
    A mendoni ju se ndjenjat qe lindin me ngadale, jane me jetegjata se sa ato te lindin shpejt ?
    Jo....po te dashuronin te gjith njerzit njesoi nuk do merrej vesh ajo pune!
    Nuk mund ta percaktosh dot se cila menyre eshte me e suksesheme.

    Deri afer 95 90% e shqiptareve thoshnin dhe besonin se ajo me lajmesi eshte me e sukseshme....po te shikosh tani 99% e shqiptareve as e kan ne mendje.

    Kjo per mendimin tim nuk ka te bej fare.

    Eshte njesoi si te thuash se ai/ajo qe njohim ne club,bar,mall,tren ect nuk ka jetegjatesi dhe ai/ajo qe njohim ne shkoll,pun,ne lagje ka jetgjatesi se i/e njohim me mire.

    Po te pyesesh maman time ala si beson plakut
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  16. #16
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga BlEdIi
    Po te pyesesh maman time ala si beson plakut
    Prinderit gjithmone duan me te miren per femijet e tyre u ve te drejte..

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Foleja_
    Andaj qe te jete nje lidhje me e sigurte , besoj qe duhet kohe me e gjate njohjeje e jo vetem nje epsh momenti qe e krijon pamja e jashtme.
    Kujtoj se ndjenjat që lindin që nga shikimi i parë, rrallë herë sjellin një lidhje të qëndrueshme, sepse kujtoj se ato janë të mbështetura vetëm në pamjen e jashtme dhe nuk kanë themel të fortë, të qëndrueshëm.
    Ato lidhje që krijohen duke e pasur për themel njohjen e shpirtit të partnerit, njohjen e anës së tijë/sajë emotive dhe kur lidhja ndërtohet hap pas hapi, kur dashuria lind me kalimin e kohës dhe jo për momentin, mund të jetë shumë e qëndrueshme.
    Kjo sikur një objekt ndërtimor: nëse bëjmë themelet sa për t’i bërë objekti do të rrënohet, por nëse në themel vendosim betonarme (bëjmë lidhje të fortë) atëherë ai themel dhe ai objekt do të qëndroj shumë gjatë!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  18. #18
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Ndjenjat varet se si i ushqen.. Nese ato ndjenja jane te forta qe ne fillim atehere ato duan 'ushqim' me te bollshem qe ne fillim sepse jane mesuar te ushqehen mire, dhe duke qene se natyra e njeriut eshte e tille qe kerkon gjithnje te rene,,,, ushqimi qellon qe nuk eshte i mjaftueshem dhe prandaj dashuria mund te zbehet.

    Ndersa mesohesh me pak qe ne fillim, nuk do kesh shume shpresa per me shume dhe prandaj keto dashuri kane tendenca te zgjasin. Pra, cdo gje varet nga 'ushqimi' i dashurise.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Thone italianet Kush shkon ngadal shkon larg(por nuk arrin kurre shtojne disa)
    Une nuk mendoj se ndikon shume shpejtesia e lidhjes sepse njohja e vertete vjen pas lidhjes
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  20. #20
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ndjenjat që lindin ngadalë, rrojnë më gjatë???

    Po te flasim me llogjike natyrisht qe me kalimin e kohes e njeh me mire tjetrin . Njeh anet pozitive dhe negative , keshtu qe ndjenja qe lind ndoshta eshte me e sigurte dhe rron me gjate .
    Megjithate ja vlen te rrezikosh me dashurine me shikim te pare ...edhe pse ndoshta nuk ke siguri nese rron gjate apo jo...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fekondimi artificial, lindin për herë të parë katërnjakë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 08:05
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Shkrimtarët...lindin apo bëhen? Jack Kerouac
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 22:12
  4. Vigouroux : 'Gjeninjtë, lindin apo bëhen"
    Nga StormAngel në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 00:08
  5. Bora Pajo
    Nga Dita në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •