nuk e di a ka ndonje kend ku mund te shkruaj nje lajmerim te tille, prandaj po e hap si teme me vete. me ka humbur vetja. kam me se tre ore qe po e kerkoj dhe jam i shqetesuar ne kulm. ndjehem jashtezakonisht pertoke pa te. eshte hera e pare qe e provoj nje ndarje te tille dhe jam ne merak, si per veten, dhe per veten.
vetja ime ka veshur nje pale xhinse blu, nje triko jeshile, mban nje mjeker te holle dhe floket e qethur shkurt. kerkoj ndjese per pershkrimin gjeneral te vetes, dhe i kuptoj ngaterresat qe mund te ndodhin. ju lutem dashamiresve te mos terheqin njeri prej menge pa u siguruar me pare qe behet fjale per personin e humbur, pasi keqkuptime te tilla do sillnin deme qe nuk do me pelqenin.
ju lutem, jam ne nje ankth te paimagjinueshem. falemnderit per ndihmen.
Krijoni Kontakt