Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 172
  1. #121
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    duhet hapur ca kampe perqendrimi tipit aushvicit per kta islamiket.
    Vertet? Ashtu si u hapen kampet per te Krishteret kur digjnin/mbysnin femren nen akuzen e te qenurit shtrige?
    My whores left me no time to get married.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e macipaci
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Kur e pashe kete foto, thash se jemi me kafshe se kafsha!!!!

    Kafsh nuk ben veprime te tilla....sa mire sikur te ishin si kafsha...

  3. #123
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit

    Civilizimi indian

    Gruaja ishte qenie e padobishme. Ne librin e tij “Statusi i gruas ne Mahabharata”, profesor Indra thote: “Nuk ka qenie me mekatare se gruaja”, “Gruaja eshte zjarr qe digjet”, “Ajo eshte pjesa e mprehte e shpates”.
    Hatimi thote: “Gruaja ne Indi ka pasur zakon ta therrase burrin e vet “Zoteriu im”, “Zoti im”, meqe konsiderohej se ai eshte zoti i saj ne Toke. Asnjehere nuk ka ngrene me te. Kur shetisnin bashkarisht, ajo duhej te ec disa metra pas tij dhe duhej ta adhuronte burrin e vet.

    ****************

    Marre nga revista informative, kulturore dhe shkencore "VEPRA"

    ZeM


    vazhdon.......

    Me falni qe po dal pak nga tema po per hir te saktesise se lajmeve qe paraqiten ketu do kisha deshire te dija se kush mendjendritur nga te revistes VEPRA ka shkruar kete procke per Mahabharatan? Ne ka veper hinduiste qe vlereson femren dhe i kushton vargje te tera asaj, kjo eshte Mahabharata. Profesor Indra Gupta nuk mbahet aspak ndonje autoritet ne deshifrimin e Mahabharatas dhe majde disa here eshte akuzuar per spekullime dhe keq interpretime. E studioj ne shkolle Mahbharatan dhe ka momente kur flet per jeten sociale te Indise se mijevjcarit te dyte para eres sone por kurresesi nuk eshte tipari karakteristik. Perkundrazi ne kete epike femra del dhe si drejtuese dhe e pershkruan Indine si nje fortese te shoqerise matrifokale.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Citim Postuar më parë nga Pilivesa
    Vertet? Ashtu si u hapen kampet per te Krishteret kur digjnin/mbysnin femren nen akuzen e te qenurit shtrige?
    Hajde arsyetim hajde....

  5. #125
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Snow Drop: Nuk perkraha/mbrojta veprimin e siper-permendur, thjesht citova "gjeneralizimin" qe u be.
    Gjithesesi, skam deshire te hyj ne diskutime mbi fene.
    My whores left me no time to get married.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e macipaci
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Postime
    98
    Nuk e di ne keni ndeshur te degjoni fenomenin e synetit tek femrat (keshtu i bie ta shqiperosh??) domethenia e gjith ritualit eshte; femra nuk duhet te ndje keaqsi seksuale...dhe duke qene se femta kosiderohet "molla e sherit" nuk do behet shkak per tradheti qe ne momentin qe nuk e di c'eshte keaqsia seksuale...si zhvillohet rituali...atehere vajza ne moshen 10 vjecare meret nga nje grua e moshuar dhe diku ne kushte mizerable ndodhe procesi i synetimit(nuk e di ne eshte fjala e pertashme kjo), por qe ndyshe nga meshkujt, femres i pritet organi i ndjeshmeris dhe ne fund qepet. Prerja dhe qepja behet me mjete rrethanore.
    Kryesisht fenomen i perhapur ne zonen veri-lindore te afrikes. Somal, Chad, Kenia etj

  7. #127
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Per mua kjo puna e te drejtave te gruas eshte budallik fare, sepse c'do njeri...mashkull apo grua, eshte ne gjendje te vendose per fatin e tij. Ka gra qe jane shume te fuqishme, nderkohe qe ka edhe gra qe jane te dobta. E njejta gje ndodh edhe me meshkujt, ka meshkuj shume te fuqishem po ka edhe meshkuj te dobet. Mua nqs dikush do te guxonte te me ndalte dicka vetem sepse jam grua, une do kisha marre lopaten.....do ja kisha bere gropen me permasa fikse ati personi, edhe do prisja momentin qe t'a mbushja ate grope me shume kenaqesi dhe pa piken e deboleses.
    As qe du me dit!

  8. #128
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Dhimbja e femrave Afgane qe kryejne vetevrajse

    Pain of Afghan suicide women

    Gulsoom is 17-years-old and married. Last year she tried to commit suicide - she failed.
    She set fire to herself but, against the odds, survived with appalling injuries.

    Her plight reflects that of a growing number of young Afghan women, campaigners say.

    Driven to desperation by forced marriages and abusive husbands, more and more are seeking release through self-immolation.

    Gulsoom was engaged at the age of 12. Three years later her family married her to a man aged 40 who she says was addicted to drugs.

    She was then taken to Iran. Her husband beat her regularly, Gulsoom says, particularly when he had no money for heroin.

    "Once after I was badly beaten by my husband, I was in bed when I heard a voice murmuring and telling me to go and set fire to myself," she says.

    "I went and poured petrol on my whole body. The flames on my body lasted for minutes. After eight days I found myself conscious in bed.

    "I cared about my father's dignity - that's why I tolerated everything."


    'No one will marry me'

    Gulsoom has had many operations since she divorced her husband and faces many more.

    She's not alone - there are hundreds of other women who have tried and failed to kill themselves.

    Some women do manage to end their lives, but many survive with huge burns to their faces and bodies, like Gulsoom.

    In many cases they have no choice but to return to the husband and the abuse from which they sought escape.

    Gulsoom looks hopelessly at her scarred hands saying her only wish now is to be made better, although she says no one will marry her again with her burnt skin.

    "When I wore nice clothes my husband showed jealousness," she recalls.

    Forced marriages, a culture of family violence and many other social problems are given as causes for the suicides.

    Afghan women have long had to suffer violence or mysterious deaths. Even now girls are still handed over in disputes or as compensation in murder cases.


    Publicising abuse

    The BBC's Salmi Suhaili, who works on women-related issues, says women taking their lives is not a new phenomenon in what is traditionally a very conservative society.

    But the rise of a civil society and a free media is helping to publicise their acts, he says.

    Figures given by Afghanistan's Independent Human Rights Commission show that more women burned themselves to death this year in the southern province of Kandahar than anywhere else in the country.

    Last year, Herat in the west - where most girls marry at around 15 - was top.

    Deputy minister of women's affairs Maliha Sahak says that 197 incidents of self-immolation have been recorded since March 2006, 35 of them in Kandahar province alone. A total of 69 women lost their lives.

    The UN Assistance Mission in Afghanistan says that Kandahar's only hospital for women, which has 40 beds, received 29 cases of suicide in the space of two months. Twenty of those women had set themselves alight.

    Independent Human Rights Commission head Sima Samar regrets that, five years after the Taleban were ousted, Afghan women are still suffering violence in its various forms.

    She says suicide is the final decision for women who don't have any other way to solve their problems or escape abuse.

    Changing mindsets

    The commission has been working with the Medica Mondiale agency to try to overcome cultural obstacles and give women more of a voice.

    Campaigners say violence against women must not remain hidden or it will not stop.

    Deputy women's minister Maliha Sahak points to last year's protocol involving many Afghan ministries, the Supreme Court and the human rights commission.

    It was passed with President Hamid Karzai's approval and banned the marriage of a woman if she is under 18 years old.

    She says another law is in the pipeline which will require agreement from both man and woman for their wedding to be legal.


    The women's ministry is to mount an awareness campaign targeting men in an attempt to reduce the violence.

    After decades of war, Afghanistan's civil society is still in its infancy.

    Those trying to end violence against women face many years of struggle to change fundamental elements of tradition and culture, as well as so-called Afghan dignity.
    Nje permbledhje e shkurter e artikullit:
    Ne Afganistan, shume femra djegin veten, pra temptojne te kryejne vetevrasje, per te shpetuar nga martesa me burra qe i abuzojne. Shume prej tyre vdesin, por ato qe mbijetojne, jane te shperfytyruara nga plaget.

    Ne artikull sillet si shembull fati i Gulsoom, nje vajze qe ishte fejuar nga prinderit e saj qe ne moshen 12 vjec me nje 40 vjecar dhe u martua ne moshen 15 vjec. 40 vjecari, abuzues i droges, e rrihte sa here qe s'kishte leke te blinte droge, apo per arsye te tjera. Jetoi sa mund me te, per hir te "dinjitetit" te prinderve, por pas dy vjetesh, s'pati me force, ndaj tentoi te vriste veten me zjarr. Tani, eshte e divorcuar, e shkaterruar fizikisht dhe shpirterisht.

    Ajo nuk eshte e vetme, shume femra sidomos ne jug (ku Taliban vazhdon ne nje menyre ose ne tjetren te funksionoje) kane te njejtin fat.

    Shoqeria civile ne Afganistan eshte akoma e brishte, mgjth shume NGO's kane ngritur zerin ndaj ketyre abuzave. Si rrjedhoje ka dale nje ligj i ri per te rritur moshen e marteses ne 18 vjec, dhe po kerkojne qe ne menyre qe martesa te jete legjitime duhet te aprovohet si nga burri ashtu dhe gruaja.

    Megjithate, levizje te tilla jane te ngadalshme dhe do te duhen vite te kete permiresime si rrjedhoje e rezistences se mentalitetit Afgan, nen pretekstin e traditave, kultures, apo "dinjitetit" te vendit. (Dinjitet i helmuar, mendimi im ky.)

  9. #129
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    eshte nice qe forumi yne ka dike qe really care per te drejtat e grave ne afganistan lool. reps per lioness

  10. #130
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Kush cënon identitetin gjinor?

    Herë pas here, përmes shtypit dhe kronikave televizive, jemi njohur me ngjarje, fakte dhe akte të rënda, barbare, të dhunës seksuale ndaj femrave, të cilat kohët e fundit janë shtuar së tepërmi. Akte dhune seksuale të drejtuar ndaj personalitetit fizik dhe moral të femrave të gjithë grup moshave, forma të shëmtuara presioni sadist, për të plotësuar dëshirat mashkullore si "konpensim", me favore seksuale, duke i detyruar në raste të veçanta femrat, që të "japin shpirtin dhe trupin e tyre".

    Në shoqërinë tonë janë bërë të padurueshme, të ekzagjeruara, veprimet anormale maskiliste që cënojnë "identitetin gjinor" dhe "sovranitetin seksual" të femrës. Nuk është thjesht tipar i një shoqërie, që vuan komplekset shekullore të "epërsisë maskiliste", që tradicionalisht ka qënë, vazhdon të përbëjë esencën e"kulturës sunduese" të kësaj shoqërie, por më së shumti, është tregues i nivelit të të interpretimit biologjizant të "misionit" te femrës, duke e parë atë "vetëm nga një anë", nga identiteti i saj seksual. Për fat të keq, duke e konsideruar këtë "identitet të veçantë" si "pikë të dobët" të saj. Nuk është shoqëri e emancipuar ajo, që ende ushqehet nga kultura e vjetër që e konsideron seksin e femrës, një "mallkim dhe barrë" që qëndron mbi të. Nuk është e lirë, madje është anormale shoqëria, që femrën e shikon vetëm si "objekt seksi", shoqëria që ende e konsideron seksin femëror si "instrument" i cili, nuk duhet të ketë "sovranitet të plotë", prej femrës, por që tenton të kultivojë mentalitetin e përdorimit të saj si instrument për "nevoja publike".

    Gjithnjë më ka shqetësuar fakti, që në shoqërinë tonë parametrat e përfytyrimit primitiv të identitetit seksual të femrës, mentaliteti maskilist janë ende në nivele shumë të larta. Nuk është në nderin tonë si shoqëri dhe si komb, që të jemi ende në nivelin e një shoqërie jo aq të zhvilluar, sa që të kuptojmë se femrat tona nuk janë as vetëm, e as kryesisht objekte që duhen parë, vlerësuar dhe trajtuar, duke i parë në radhë të parë si objekte seksi. Është shqetësim social i vërtetë, fakti që "ngacmimi" i femrave për qëllime përfitimi seksual, shfaqet në të gjitha format e mundshme, që fillojnë nga ngacmimet naïve rrugaçërore në rrugë, autobus e vende publike, e deri tek aktet kafshërore të përdhunimit të femrave të pambrojtura nga meshkujt e panumërt sadistë të këtij vendi, që si lukuni kafshësh të "pa lidhura", qarkullojnë ditën dhe natën, duke qënë në "misionin" e tyre gjakatar si "gjuetarë seksi".

    Nga eprori rrufjan, që përpiqet me të gjithë format dhe mjetet që të "bjerë në dashuri" me vartësen e tij, të sigurojë prej saj, jo vetëm "punën e paguar nga shteti", por dhe plotësimin e kërkesave të tij eksentrike për seks "zyrtar e jashtëmartesor", e deri tek pronarët privatë të cilët gjithashtu përdorin të gjitha stratagjemat e stërholluara, për t'i patur jo vetëm të punësuara në punët e tyre private, por edhe si "punonjëse seksi", për vete por eventualisht edhe për të plotësuar kërkesat e meshkujve të tjerë, klientë apo miq të tij.

    Shoqëria shqiptare është përballë një situate, që nuk mund të kalojë pa u vlerësuar. Nuk është aq e thjeshtë sa e mendojnë me mëndjelehtësi disa politikanë e studiues, që shpesh këtij fenomeni të cënimit të "sovranitetit seksual" të femrës, cënimin të të drejtës së saj për ta "përdorur e lirë" dhe sipas ndjenjave dhe parapëlqimeve të saj, e konsiderojnë si dukuri normale universale. Aq më keq ca të tjerë të cilët, kanë të rrënjosur nga e "kaluara e largët" në mëndjen e tyre mentalitetin për femrën, si "skllave e seksit të saj", si qënie njerëzore e "destinuar" për të plotësuar dëshirat dhe epshet e çdo mashkulli, pavarësisht nga relacionet që ka me të. Këto përfytyrime antihumane, kjo "tolerancë e patolerueshme' e shoqërisë tonë ndaj cënimit të personalitetit human dhe identitetit seksual të femrës, për të qënë sovrane dhe e pafrikuar nga përkatësia gjinore dhe identiteti i vet seksual, janë baza e një kulture të deformuar që qarkullon në shoqëri, sipas të cilës "femra për atë punë është".

    Afërsisht kështu mendojnë tek ne disa "shefa për vartësen" në sektorin publik, mashkulli pronar privat në "çifligun e tij", edhe rrugaçi ordiner apo trafikanti që pret të sigurojë jetesën në lluks, duke skllavëruar seksualisht gratë dhe motrat tona. Madje, në qerthullin e këtij mentaliteti "noton" edhe burri sadist në shtëpi, i cili gjithashtu e shikon "gruan e tij", si objekt të thjeshtë seksi që është e destinuar të plotësojë në çdo rast, pa as më të voglin kundërshtim dëshirat e tij, duke mos e respektuar aspak situatën shpirtërore, gjëndjen fizike, higjenike dhe emocionale të gruas, të cilën e konsideron si "vegël seksi" për të realizuar kërkesat libidike të tij "sa herë që t'i teket".

    Në këtë mentalitet janë edhe "kriminelët ordinerë të seksit", sadistët, të cilët janë kategoria e fundit e qënieve njerëzore, të cilët për fat të keq nuk janë të pakët, që duke qënë të deformuar si qënie e të transformuar si sadistë, përdorin në çdo rast forcën e tyre për të thyer brishtësinë, mungesën e forcës së barabartë fizike për të përdhunuar femrat, që nga ato minorene e deri tek të moshuarat. E megjithatë këto akte perverse, sadiste, kriminale, nuk kalojnë me perceptimin e duhur social. Pas vendimit të gjyqit dhe veprimit policor të natyrshëm, shoqëria jonë e familjarizuar me këtë mentalitet minimalist për "sovranitetin seksual" të femrës, hesht. Gratë dhe shoqatat e tyre kënaqen vetëm me veprimin e merituar të ndëshkimit shtetëror të krimeve seksuale, duke harruar faktin se ky veprim i drejtë është i pamjaftueshëm, se pa qytetërimin e tërë shoqërisë, pa rritur sensibilitetin social të saj, pa shëruar diagnozën e thellë maskiliste, mentalitetin që e shikon cdo femër, si objekt seksi, "disponibël "për "t'u përdorur" nga çdo mashkull, në çdo kohë dhe sa herë që të jetë e mundur, asnjë garanci nuk kemi se këto akte të turpshme nuk do të përsëriten.

    Policia kap me aq sa është e mundur kriminelët dhe manjakët seksualë, gjykata jep dënimet në mbrojtje të "sovranitetit seksual" të femrës, shoqatat e grave "numërojnë rastet" dhe bëjnë "mbledhje përgjithësuese", shtypi dhe media bën "pasqyrime sensibilizuese". Megjithatë, shkalla e rrezikut që përceptojnë femrat, të cilat ndjejnë mbi trupin dhe shpirtin e tyre, ngacmimet ordinere seksuale të "kodoshëve" në punë, sulmet e rënda të dhunshme seksuale të meshkujve injorantë, ordinerë, sadistë, kafshë që hidhen mbi to si bisha me sy të përgjakur, nga instabiliteti, mungesa e vetëpërmbajtjes, e shfaqjes së deformuar të libidos, instikteve shtazarake në formën më të shëmtuar, vazhdon të jetë e lartë.

    E keqja është se në kushtet e shoqërisë tone me mentalitet ende të fortë patriarkal duket se është i "garantuar" e"drejta e kufizuar" për femrën. Ende janë të ulëta denoncimet. Skandalet seksuale të dhunshme shpesh kanë impakt social të ulët, ato nuk konsiderohen ngjarje "ekstremisht të veçanta", por veprime të meshkujve eksentrikë, të cilët sjelljen e femrës moderne, veshjen e lirë të saj, e konsiderojnë si sinjal atraktiv ose si "dëshirë të shfaqur". Në të vërtetë unë mendoj se ka ardhur koha, në mos ka kaluar, që shoqëria jonë të shpërthejë urrejtjen për këtë qëndrim që shfaqet në shoqërinë tonë, për mentalitetin që i jep të "drejtë" meshkujve që të kenë të drejtë të provokojnë në cdo rast, me të gjithë format dhe mjetet "zyrtare apo private" sovranitetin seksual të femrës, e cila në vend që të jetë e rrezikuar duhet të jetë "dyfish e garantuar". Edhe si njeri, por edhe si femër.

    Në se nuk e konceptojmë si "revolucion kulturor", si ndryshim radikal të mentalitetit maskilist, problemi nuk do të zgjidhet. Nderin moral dhe identitetin fizik të femrës nuk e mbron vetëm me gjykata dhe policët, por kultivimi i ndjenjës së humanizmit, respektimi shoqëror i delikatesës së femrës që nga shpirtiI brishtë e deri tek "seksi i saj i bukur". Në se ende femrat, do të vazhdojnë të "pajtohen" me këtë mentalitet dhe do të qëndrojnë në pozitat e vjetra mazokiste, të pranimit të këtij realiteti, me siguri që asgjë nuk ka për të ndryshuar. Gruaja e shquar amerikane, Senatorja Hillari Klinton, e hodhi parullën mobilizuese për të drejtat e grave 10 vjet më parë në Pekin, nën thirrjen: "Të thyejmë heshtjen". Atje ishin edhe gratë lidere të këtij vendi…

  11. #131
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Ne Afganistan

    "Asnje s'mund ta dije qe jam grua"

    Nqs nuk shkollohesh dot, nqs nuk mund te punosh dot, nqs nuk mund te ecesh vetem ne rruge, te gjitha keto per shkak se je femer, a do te hiqje dore nga te qenurit femer dhe te "shnderrohesh" ne mashkull?!

    (Historia e Nadias, aka Zemarit ... jeta e nje femre ne Kabul, Afganistan.)

    Edhe pse qeveria e Talibanit u rrezua ne 2001, sot 5 vjete e ca me vone, shumica e femrave kane frike te shkojne ne shkolle, te punesohen, apo te dalin ne rruge te pashoqeruara.
    Per Nadian, dhe gra te tjera, pak ka ndryshuar ne vitet e fundit. Nadia qe gjate dites njihet me emrin Zemari, ka gjetur vetem nje rrugezgjidhje, te vishet dhe te maskohet si mashkull. S'behet fjale vetem per t'u punesuar, por per situata akoma me dramatike. Kur e ema e saj pesoi infrakt ne zemer, Nadia veshi rrobat e mashkullit, e vuri t'emen mbrapa ne biciklete dhe e coi ne spital. Femra eshte e ndaluar ne Afganistan t'i ngase bicikletes. Sikur te mos kishte marre kete vendim, e ema do i kishte vdekur.

    Situata nuk duhet te ishte e tille. Ne 2002, gjate fjalimit te "State of the Union" presidenti Bush deklaroi se femrat me ne fund ishin te lira nga regjimi i Talibanit, jo me rroberesha ne shtepi, por te integruara ne shoqeri dhe qeveri.
    Nuk e di nese anetaret e ketij forumi kane pare filmin "Osama" per historine e nje vajze qe ne moshe te re vishej si djale gjate regjimit te Talibanit per te "mbijetuar." Pese vjete me vone, situata eshte e njejte. Eshte veshtire te dihet me saktesi, apo te kete statistika te mirefillta, por si Nadia ka shume femra te tjera, te detyruara nga rrethanat te "c'femerohen."

    Nadia mori kete vendim kur ishte 10 vjec, ne spital, e plagosur nga nje mortaje qe ra ne shtepine e saj, e qe i vrau vellain e vetem, Zemarin. Ishte nje vendim me rrezik, sepse po te kapeshe denoheshe me vdekje, por familja e saj (nene e babe te semure dhe nje moter te mitur) s'kishin asnje mjet tjeter per te mbijetuar.

    Kur doli nga spitali, Afganistani ishte ne nje bote tjeter, Talibani sa kishte mare pushtetin. Femrat ishin zhdukur. Vajzave nuk u lejohej shkollim pertej atij elementar. Femrat nuk mund te operoheshin sepse nuk mund t'ia tregonin trupin e tyre kirurgeve. Cilesia e gjendjes shendetesore nder femrave ra ndjeshem, shume vdiqen. Keshtu, e veshur si djale, iu dha mundesia te punesohej ne nje farme dhe gjithashtu te vazhdonte shkollen.

    Kur ra qeveria e Talibanit, shpresa te reja linden. Kabul (ku jeton Nadia) u shnderrua ne nje bote tjeter. Mgjth kjo nuk zgjati gjate. Per propagande kamerat televizive tregonin se si femrat hidhnin poshte burkat, por nuk tregonin se si sa largohej kameramani, femrat i vinin burkat serish. Nje zhgenjim i madh qe doreheqja e femres se pare Ministre e Ceshtjeve te Femrave. Pas shume shantazheve, thirrjet dhe kercenimeve me vdekje, Sima Samar u largua nga posti gjashte muaj me vone.

    Disa gjera u permiresuan pasi ra Talibani, ne zgjedhjet qeveritare ne 2005, 25% e kanditave qe fituan ishin femra, por nga ana tjeter, shume aspekte jane keqesuar. Dhuna (domestik apo jashte saj) eshte mjaft e larte, martesat me detyrim vazhdojne ne mase (ne zonat rurale me keq.) Femra qe shikohen ne rruge vetem, jane objekte sulmi. Gjithashtu dhe shkollat ku edukohen vajzat. Vetem ne nje province, brenda disa muajsh, gjashte shkolla vajzash u sulmuan.

    Nadia vazhdon te jete akoma "Zemar", por tashme punon ne nje NGO (e formuar nga nje Irakiane-Amerikane.) Me gjithe vuajtjet e saj, dhe jeten e veshtire, shpreson, jeton per dite me te mira.



    U VRANE SEPSE ISHIN FEMRA:

    MESUESET - Ne 6 Dhjetor 2006 dy femra u vrane nga militante te Talibanit. Ishin kercenuar me pare se eshte "jo-islamike" te japesh mesim.

    POLITIKANIA - Safia Ama Jan, drejtoreshe e Ministrise se Ceshtjes se Femrave ne nje province u vra ne 25 Shtator, 2006. Krimi i saj? Hapi gjashte shkolla per t'i mesuar femrat si te gatuajne embelsira dhe t'i shesin.

    STAR I TELEVIZORIT- E bukura Shaima Rezayee, 24 vjec, u detyrua te linte programin saj (tip MTV) nga mullat konservative. Ne Maj te 2005 u gjet e vdekur ne shtepine e saj.



    Ndersa shkruaj "fjalet e fundit" te ketij postimi, me jane mbledhur lotet, me eshte mbledhur hidherimi, dhimbja, per keto jete te humbura ... Megjithate, kam shprese. Shprese me forcen e femres.

  12. #132
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Ne Shqiperi

    Ndoshta jo Afganistan, por diskriminim apo pabarezi ndermjet sekseve ekziston edhe ne Shqiperi. Nje aspekt eshte ai i punesimit.


    Punësimi, femrat, shumë më pak të paguara se meshkujt

    Shumë pak shanse për punësim dhe shumë më pak të paguara, krahasuar me meshkujt. Diferenca mes dy sekseve, mund të konsiderohet pa frikë një hendek i madh në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet dhe programet pafund për barazinë gjinore, shifrat flasin për një pabarazi të theksuar. Duke nisur që nga punësimi dhe deri në vlerësimin material për punën e bërë, në mos më mirë, së paku njësoj. "Për çdo 100 meshkuj, vetëm 31 prej tyre janë inaktivë në tregun e punës, ndërsa për çdo 100 femra, rreth 53 janë inaktive",- theksohet në raportin e fundit "Femra dhe Meshkuj në Shqipëri", ku jepet një panoramë e situatës gjinore të punësimit. Mjerisht, gjithçka në favor të meshkujve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, analiza e punësimit sipas gjinisë në vite, tregon se duke filluar nga viti 1995, niveli i punësimit të femrave ka qenë dukshëm më i ulët se ai i meshkujve. Në gjuhën e shifrave, në popullsinë ekonomikisht aktive, (e aftë për punë) numërohen 430 mijë femra, ose 46.8%, ndërsa meshkuj janë më shumë se 68% e gjithë të punësuarve.

    Diskriminimi në pagë

    Për punën e bërë, femrat shpërblehen më pak se meshkujt. Madje, edhe për të njëjtën punë. Sipas të dhënave të studimit, paga e femrave është diçka më shumë se gjysma e pagës që marrin meshkujt. "Të dhënat tregojnë që paga mesatare mujore neto e femrave, përbën 65% të pagës mesatare mujore neto të meshkujve",- theksohet në studim. Sipas tij, analiza më e detajuar sipas degëve të ekonomisë, tregon se paga mesatare mujore neto është dukshëm më e lartë se e femrave në të gjitha degët e ekonomisë dhe diferenca është më e theksuar për të punësuarit me pagë në sektorin privat jo-bujqësor. I njëjti fenomen, sipas specialistëve të punësimit në Ministrinë e Punës, rezulton për të gjithë grupmoshat. Fakt, që është vënë në dukje edhe në raporte të ndryshme të organizatave të huaja, që janë marrë me këtë fenomen në vendin tonë.

    Punët e femrave

    Arsimi dhe shëndetësia. Këta janë dy sektorët që mbeten më të dominuar nga femrat. Shumica e të cilave, vazhdojnë të punojnë në sektorë ku tradicionalisht kanë qenë të përqendruara femrat. Poste të thjeshta në sektorin shtetëror dhe fare pak në rangun e drejtuesve të lartë. "Në grupin e arsimit, femrat zënë 66.6%, kurse në shëndetësi zënë 79%",- theksohet në studim, sipas të cilit pjesëmarrja e tyre bie ndjeshëm në industri, hotele dhe restorante, ku meshkujt zënë një përqindje më të lartë.

    Ndërkohë që sektorët ndërtim, transport e komunikacion, dominohen nga meshkujt dhe femrat në to janë në minorancë, vetëm me 3 deri 9 për qind. Nuk janë më shumë të privilegjuara në sektorin shtetëror, ku shifrat flasin për rreth 40% të të punësuarve gjithsej. Në grupin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë dhe drejtuesve, femrat zënë vetëm 26.8%, kurse në grupet e specialisteve dhe nëpunësve të thjeshtë, përbëjnë 56.2% të gjithë të punësuarve.

    Femrat

    Gjithë sa thuhet më shifra, e mbështesin edhe vetë femrat, të cilat kanë ndjerë se tregu i punës është shumë i ashpër me `to. Jola Gjoni, është 29-vjeç dhe ka dy fëmijë. Ka mbaruar me mesatare të mirë për Gjeologji-Miniera, por edhe vite pas diplomimit, nuk ka arritur të sigurojë një punë. "Së paku për profesionin tim, ose diçka të përafërt",- thotë ajo, duke treguar se përgjithësisht është marrë me rritjen e fëmijëve. Por, siç thotë vetë, edhe atëherë kur ka qenë e aftë të punojë, nuk ka gjetur vend. "Kam punuar për një periudhë kohe shitëse, me një pagë qesharake dhe me orar të zgjatur. Gjithë herët që jam interesuar në administratë, kam lënë dosje gjithandej, pa marrë përgjigje pozitive",- thotë ajo. Tani, e bindur t'i drejtohet Italisë, për t'iu bashkuar bashkëshortit.

    Specialistët: Femra të papuna, ja pse

    Një sërë arsyesh për situatën problematike të punësimit të femrave. Që në fjalën e specialistëve, vjen në përmirësim së fundi, por gjithsesi me shumë diferenca mes gjinive. Treguesit, sipas tyre, lidhen me situatën e sotme të tregut të punës, ku punësimi i femrave bie për shkaqe të ndryshme. Së pari, mbyllja e mjaft aktiviteteve industriale, në të cilat ka pasur numër të konsiderueshëm femrash të punësuara. Si arsye të dytë, specialistët rendisin zhvillimin e mjaft aktiviteteve të orientuara më shumë drejt punësimit të meshkujve. Konkretisht, tregtia, ndërtimi apo edhe zhvillimi i hotelerisë e restoranteve, ku sundojnë të punësuarit meshkuj. Ndërkohë, në panoramën pesimiste të punësimit të femrave ndikon, sipas specialistëve, edhe lëvizja rurale-urbane, që nuk u jep shumë mundësi femrave të ardhura nga zonat rurale, të hyjnë në tregun e punës. Në grupin e të papunëve të regjistruar, femrat përbëjnë 48.4%. Kjo, sipas tyre, nuk shpreh nivelin e papunësisë, por faktin që femrat janë më pak të interesuara të regjistrohen për të kërkuar punë, duke parë mundësitë e pakta që ato kanë në tregun e punës.

    46%

    E femrave të afta për punë rezultojnë të punësuara, të tjerat në kërkim pune, ose të pashpresa për një vend

    68%

    E meshkujve të aftë për punë janë të punësuar, madje krahasuar me femrat, marrin një pagë shumë më të lartë

    79%

    E gjithë të punësuarve në sektorin e shëndetësisë e zënë femrat, ndërsa në arsim, mbi 66% janë femra

  13. #133
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Irani arreston dhjetra aktiviste gra

    Autoritetet iraniane kanë arrestuar thuajse të gjitha drejtueset e një lëvizjeje të grave.

    Ky hap pasoi një demonstratë në Teheran në mbështetje të së drejtës për të mbajtur protesta paqësore.

    Sipas njoftimeve të paktën 32 gra janë arrestuar.

    Ato po protestonin jashtë ndërtesës së një gjykate ku po gjykohen pesë aktiviste të tjera për organizimin e një proteste në qershor të vitit të kaluar kundër diskriminimit gjinor në ligjin islamik.

    Këto arrestime ndodhin në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, që zakonisht në Iran përcillet me protesta.

  14. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Talking Dënohet akti i qeverisë amerikane për mosdhënien e vizave delegacionit iranian.

    Zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme të Iranit theksoi se mosdhënia e vizave për delegacionin e grave iraniane, pjesmarrës në takimin e 51-të komisionit mbi pozitën e gruas në New York ishte një shkelje e obligimeve dhe angazhimeve të qeverisë amerikane kundrejt anëarëve të OKB-së. z.Muhamed Ali Huseini, zëdhënësi i minsitrisë së jashtme të Iranit theksoi se SHBA abuzojnë politikisht duke ushtruar presione ndaj vendeve të pavaruara duke qënë se selia e OKB-së ndodhet në New York.
    Ai theksoi se edhe më parë qeveria amerikane ka penguar delegacionet e vendeve të ndryshme nga e drejta për të shprehur pikëpamjet e tyre në forumet e OKB-së.

  15. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Gratë "moderne"- viktima të premtimeve feministe

    Dr. Adem HARXHI

    Lëvizja feministe, revolucioni seksual dhe lëvizja për emancipimin e plotë të gruas tek ne në monizëm bënë shumë premtime për gratë. Këto premtime tingëlluan aq bukur, sa që shumë gra braktisën burrat, fëmijët, flakën gjithë nocionin e martesës e familjes në kërkim të "vetes" dhe të karrierës. Qëllimi ishte i qartë: dëshironin të rrisnin kualitetin dhe të përmirësonin opsionet e jetës së tyre.
    Shumë dekada më pas, gratë kuptuan se feminizmi dhe lëvizja për çlirimin e tyre bënë premtime që nuk mund të plotësoheshin. Ja pse sot shumë gra moderne dëshpërohen kur kuptojnë se kanë humbur feminitetin dhe forcën për marrëdhënie çiftore.

    Bette Davis në librin e saj "All About Eve" midis të tjerash shkruan: "Karriera më e mirë për një femër është të jetë grua. Nuk ka asgjë më të bukur se të kujdesesh për darkën dhe të vërvitesh në shtratin ku pret ai. Pa këtë ti nuk je grua. Ti je një zyrë provinciale plot dosje me kapsa; por kurrësesi ti nuk je një grua."
    Të jesh grua është më shumë se të jesh thjesht femër. Dashuria dhe jo karriera, ka qenë dhe është preokupacioni i grave, një biznes më shumë për gratë se burrat. Ka shumë arsye që një burrë ta dojë një grua, por më kryesorja sipas specialisteve, është "seksi".

    Edhe gratë nëse duan të jenë të lumtura e të kënaqura, duhet të ndjehen plotësisht si gjysma e një çifti. Kjo është pasojë e të ashtuquajturit "Faktori i Arkës së Noah" sipas të cilit që kur jemi të vegjël e perceptojmë botën të mbushur plot çifte dhe jemi nën influencën e nënës e të babait si një entitet i pandarë.
    Grave u pëlqen ndjenja e sigurisë që u jep seksi, u pëlqen të ndjejnë se janë të lakmuara prej burrave. Ato ndjejnë se janë të vlefshme vetëm kur një mashkull tërhiqet seksualisht prej tyre. Shumica e grave, kur bëjnë dashuri ndjejnë se janë më të bukura, më seksuale, më të lakmueshme etj. Por sot, nuk janë pak edhe gratë që dëshirojnë të bëhen Amazona, që përpiqen të largohen nga natyra e tyre e butë, nga personaliteti i tyre si Nëna, si Madona dhe si Kurtizane.
    Barazia gjinore është vetëm një premtim feminist që kurrë dhe askund nuk u plotësua, një premtim me pasoja shkatërruese, në radhë të parë për vetë gratë.
    Premtimet feministe edhe pse zbukurohen me terma tërheqëse psikologjike, zhgënjyen ndërgjegjen e shumë grave. Është kjo arsyeja që sot shumë autore, gra të shquara, i quajnë këto premtime "gënjeshtrat e mëdha të çlirimit".
    Le të rreshtojmë disa nga këto gënjeshtra.

    1- "Gratë kanë gjithçka që u duhet"

    Nën ndikimin e kësaj gënjeshtre, gruaja "luftëtare", ndeshet me një burrë të vërtetë, por në fakt ajo është e pa pajisur dhe konfuze për këtë duel. Kur nuk arrin ta fitojë, kërkon të vendosen standarde të tjera për të, të ndryshme nga ato të burrave. Amazona është produkt i kohës që jeton, por, shumë syresh nuk ndjehen mirë kur kuptojnë se kanë humbur esencën e tyre femërore, forcën për marrëdhënie çiftore.

    Arthur Schopenhauer thotë se gruaja prej natyre është e predispozuar të jetë dependente e burrit. Ai shkruan: "Një grua edhe kur vendoset në pozitën jo të natyrshme të pavarësisë së plotë, do të përpiqet menjëherë t'i ngjitet një mashkulli. Në fund të fundit, ajo do t'i lejojë vetes të drejtohet dhe komandohet nga një mashkull." Sipas Schopenhauer kjo ndodh sepse "ajo ka nevojë për një lord (superior në fuqi) dhe një mjeshtër (superior në dije). Kur është e re, do të zgjedhë një të dashur; kur është e moshuar, do t'i duhet një prift."
    Lëvizja feministe u përpoq t'i bindë gratë që të besojnë se ato kanë rezerva të pashtershme energjish fizike dhe psiqike. Në të vërtetë ato nuk i kanë këto rezerva. Gratë, ashtu si edhe burrat kanë energji, por jo pakufi. Ato si qenie tokësore, kanë kufizime të njohura fizio-psikologjike. Edhe vetë Simone de Beauvoir, autorja feministe e mirënjohur e "The second sex", nuk pretendon të ketë gjithçka.

    Një grua që shpenzon energjitë e saj për të arritur një karrierë brilante, i ka lënë shumë pak energji vetes për të përmirësuar marrëdhëniet në familje, për të mbështetur burrin dhe për të mirërritur fëmijët e saj. Shumë gra sot e kanë nënvleftësuar kontributin që duhet të japin në forcimin e familjes. Sipas pikëpamjes feministe gruaja që përdor energjitë dhe intelektin e saj në mbështetje të familjes dhe neglizhon sukseset në karrierë, nuk është gruaja moderne. Ajo nuk është as e mençur, as e zhvilluar dhe në një farë mase as adekuate.

    Ka qenë një kohë kur gratë ndjeheshin të lumtura sepse ishin gratë e presidentëve, të deputetëve, të doktorëve; sepse ishin nënat e shkencëtarëve dhe artistëve të mëdhenj. Ato ishin të lumtura që ndihmuan burrat dhe fëmijët të përparojnë. Sot është ndryshe. Gratë duan të jenë vetë presidente, deputete, shkencëtare, artiste, gjykatëse etj. Natyrshëm lind pyetja: po fëmijët kush do t'i lindë, do t'i rrisë dhe do t'i edukojë?

    Feminizmi mëson se gruaja jo vetëm mund të bëjë atë që bëjnë burrat, por detyrimisht duhet të bëjë atë që bëjnë burrat. Në kushtet kur burrat nuk bëjnë atë që bëjnë gratë (ata nuk bëjnë fëmijë), kjo e ashtuquajtur "barazi" që kërkojnë feministët, është vetëm mbingarkesë për detyra superhumane, që i telekos dhe i bën ato jo efektive.
    Edhe kur grave u duket se kanë fituar të gjithë botën, ose një pjesë në të, çmimi që u është dashur të paguajnë për këtë ka qenë shumë i lartë. Ato kanë humbur shpirtin e tyre femëror.

    2- "Gratë kanë potenciale që nuk i përdorin, ato janë qenie speciale"

    Kjo do të thotë se në çdo gjë që bëjnë gratë, u mbeten akoma potenciale të pashfrytëzuara e që duhet t'i përdorin. Por jeta vërteton se askush nuk i përdor të gjitha potencialet që ka. Madje, vetëm pak burra dhe gra kanë instinktin dhe motivacionin që të përdorin një pjesë të potencialeve të tyre. Gratë që kanë besuar gënjeshtrën se janë "speciale", mbivlerësojnë veten dhe pushtohen nga një lloj "grandioziteti". Psikologjikisht ky është një inflacion i vetes, një çrregullim në perceptimin e personalitetit të tyre.
    Të gënjyera prej feminizmit gratë "moderne" harxhojnë sasi të jashtëzakonshme energjish fizike dhe psiqike në botën e punës dhe përsëri janë të pakënaqura nga rritja e tyre profesionale dhe satisfaksioni në jetë. Nganjëherë, kjo vjen si pasojë e qëndrimeve seksiste, por shpesh vjen edhe nga fakti i thjeshtë se shumica e grave ashtu si dhe shumica e burrave janë njerëz të zakonshëm. Ashtu si shumë burra edhe gratë e sotme mesatare, janë vetëm dhëmbë në ingranazhin e madh të forcës punëtore, ku ato kanë më pak probabilitete nga burrat për t'u bërë presidente të kompanive.

    3-" Të evitojmë mëmësinë"

    Gratë "moderne" mendojnë sikur nuk do të moshohen kurrë. Ato e kanë shtyrë pa kufi martesën dhe lindjen e fëmijve me qëllim që të zhvillojnë gjoja individualitetin e tyre dhe të konsolidojnë qëllimet e tyre për karrierë. Kjo sjellje e grave është një refuzim i mëmësisë nga vetë gratë. Ta pranosh jetën në këtë mënyrë do të thotë të mos kuptosh fare realitetin e sistemit tënd riprodhues dhe kufizimet që ai ka në kohë. Fëmijët që lindin nga gra të "plakura" kanë shumë probleme si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Duhet kuptuar mirë se ato ovare të shkreta nëna natyrë nuk u a ka dhënë për gjithmonë. Ja pse sot, shumë gra mbi tridhjetë e pesë vjeçe janë shpesh në panik dhe të dëshpëruara për kohën që u vrapoi. Edhe në Bibël shkruhet: ka një kohë për gjithçka.

    4-"Barazia gjinore"

    Kjo gënjeshtër e propaganduar gjerësisht nga revolucioni seksual, midis të tjerash, sugjeron se burrat dhe gratë e gëzojnë seksin në të njëjtën mënyrë, gjë që s'është aspak e vërtetë sepse:
    a-Shumica e grave kanë nevojë për dashurinë dhe prej saj (jo gjithmonë) shkojnë tek seksi. Ato nuk e ndajnë dot seksin nga dashuria. Po burrat? Ata kërkojnë seksin dhe prej tij (jo gjithmonë) shkojnë tek dashuria. Ata e ndajnë lehtë seksin nga dashuria. Për burrat seksi dhe dashuria janë dy gjëra të ndara.
    b-Seksi rastësor i bën shumë gra të ndjehen të dëshpëruara, të pakënaqura dhe të penduara. Kjo gjë nuk ndodh me burrat. Ata janë më të prirë për seksin rastësor.
    Duket qartë se teza feministe e barazisë gjinore, nuk është e saktë. Ajo denigron në radhë të parë integritetin femëror. Ajo është kundër vetë grave.
    Edhe pas përparimeve të mëdha në fushën e kontracepsionit, në këto pesëdhjetë vitet e fundit shumë gjëra në fushën e marrëdhënieve çiftore as kanë ndryshuar as nuk do të ndryshojnë kurrë. Ne nuk mund të ndryshojmë natyrën e jetës. Krijimi është ashtu siç ka qenë që nga fillimi i jetës në tokë: "nëntë minuta kënaqësi për burrin dhe nëntë muaj shqetësime për gruan". Në çdo akt të interkursës seksuale, gruaja ndeshet me potencialin e një jete të re. Ja pse akti seksual është me rëndësi të veçantë për një grua. Është realitet i pamohueshëm që gruaja dhe vetëm ajo, mbart brenda vetes aparatin fizik dhe psiqik për riprodhimin e jetës. Ja pse Frojdi kish të drejtë kur deklaronte: "Biologjia është destiny."

    Erik Erikson e çon më përpara idenë e Frojdit. Ai shpjegon: "… observimet klinike tregojnë se, një 'spacium i brendshëm' qëndron në qendër të dëshpërimit po ashtu edhe në qendër të kënaqësisë potenciale të grave. Ky boshllëk i bën gratë të ndjehen të mallkuara. Ta lësh siç është atë boshllëk, do të thotë ta lësh të zbrazur, të rrjedhë jashtë gjaku i trupit, ngrohtësia e zemrës, lëngu i jetës. A nuk do të thotë kjo se "anatomia është destiny?" pyet Erikson dhe përgjigjet- "Po, ajo është destiny. Dhe anatomia nuk përcakton vetëm funksionin fiziologjik me kufizimet e tij por në një kuptim më të gjerë konfiguron dhe vetë personalitetin. Mënyrat si sillet dhe është e përkushtuar femra, reflektojnë ndërtimin themelor të trupit të saj."

    Shumë psikoanalistë gjatë procesit të mjekimit të pacienteve femra kanë konstatuar se sjellja femërore është pasojë e konceptit të "enës bosh". Sipas këtij koncepti, gratë janë të zëna në një "grackë" biologjike që i ka bërë ato të programohen psikologjikisht në vartësi të strukturës së tyre fizike.
    Helene Deutsch në librin e saj "Psychology of Women" shkruan: "……anatomia e organeve të seksit nuk lë asnjë dyshim për funksionin e tyre. Organi mashkullor është bërë për penetrim aktiv, femërori për pritje pasive…. Zgjimi i vaginës për të funksionuar seksualisht në mënyrë të plotë është tërësisht i varur nga aktiviteti i burrit. Kjo mungesë e aktivitetit vaginal spontan përbën bazën fiziologjike të pasivitetit femëror."

    Pas këtyre pak fakteve që rreshtuam a nuk tingëllon absurde ideja e "Barazisë Gjinore"?

    Ndikimi negativ i kësaj gënjeshtre feministe, të cilën sot e ndjejmë të gjithë është rritja e numrit të grave që përfshihen në marrëdhënie seksuale rastësore, tipike për jetën seksuale të burrave.

    5- "Femërore do të thotë dobësi"

    Kjo gënjeshtër mohon forcën e feminitetit. Sjelljet tradicionale femërore si butësia, ëmbëlsia, mirësia dhe prirja për marrëdhënie të mira çiftore, sot shihen si tërësisht qesharake. Nazet dhe harlisjet vajzërore që janë shumë natyrale për shumë gra, janë zhdukur për t'i lënë rrugë agresivitetit të tyre mashkullor.
    E vërteta është krejt ndryshe. Sjelljet e "buta" femërore janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe apeluese, ato janë hipnotizuese për burrat. Këto sjellje rrisin shumë vulnerabilitetin dhe receptivitetin e një gruaje dhe e bëjnë atë shumë të dëshiruar dhe të lakmuar. Këto ndjenja i inspirojnë burrat për nivele të larta të devocionit dhe proteksionit. Burrat pëlqejnë gra që janë dhe sillen ndryshe nga ata dhe jo gra që janë e sillen si burra.

    Aftësitë mashkullore që kanë fituar gratë moderne në kërkim të të drejtave të tyre mund të jenë efektive në treg, por ato janë të papërshtatshme (jo konforte) dhe destruktive si për burrin dhe për gruan në marrëdhëniet personale. Shumë gra sot nuk dinë të operojnë në mënyrë femërore dhe për këtë ato duhet të mësohen.

    Dobësia është parë gjithmonë dhe vazhdon të shihet si një atribut i admirueshëm dhe i shkëlqyer femëror. Përfytyroni gratë në përrallat e frikshme të moçme. Kujtoni atë që shkruan Shekspiri "Dobësi, ky emër është femër" (Frailty, thy name is woman). Gjenerata pas gjeneratash, zalisjet, lotët me vend e pa vend, ngjitjet pas burrit në situata të vështira që i kemi parë në jetë, në filma, në libra na kanë mësuar se gratë janë specie të rrezikuara. Ja, kjo është një grua pa burrë, qoftë dhe ajo me karrierën më të suksesshme.

    6- "Që të jesh e lakmuar nga burrat, duhet të jesh e suksesshme"

    Feminizmi gënjen gratë kur u thotë se ato janë më tërheqëse për burrat kur rrisin shkallën e sukseseve të tyre në karrierë; se janë sukseset profesionale dhe rritja e forcës së tyre që do t'i bëjë ato më të lakmuara prej burrave. Kjo tezë nuk është e vërtetë. Burrat natyrisht admirojnë dhe respektojnë gratë e suksesshme ashtu siç admirojnë dhe respektojnë edhe burrat e suksesshëm, por në marrëdhëniet mashkull-femër të natyrës personale veprojnë të tjera nevoja dhe instikte. Në dashuri një grua është e pëlqyer dhe e adhuruar jo për sukseset në karrierën e saj, por për atributet unikale femërore që ka. Në këto atribute bëjnë pjesë vlerat e dashurisë, të marrëdhënieve, të inspirimit, të spiritualitetit e shumë të tjera. Statistikat, kudo në botë, tregojnë se sa më të lartë ta ketë shkollimin dhe karrierën një grua, aq më pak ajo do të hyjë në marrëdhënie intime me burrat, aq më pak shanse do të ketë për t'u martuar, aq më pak burra (prej të cilëve asaj i duhet të zgjedhë) do të vërtiten rreth saj. E thënë thjesht: Edukimi formal për një grua është një asset në tregun valutor, por në punët e zemrës ai është një borxh që do t'i duhet ta shlyejë. Sa më karrierë të suksesshme të ketë një grua, aq më pak "seksi" është ajo për burrat dhe kjo i dëshpëron shumë gratë e suksesshme. Ndodh krejt ndryshe me burrat, më të suksesshmit prej tyre, janë edhe më "seksi" për gratë. Burrat duan gra që janë dhe sillen ndryshe nga ata e jo gra që janë e sillen si burra.

    Burrat para se ta bëjnë një grua partneren e tyre seksuale kërkojnë që ajo të ketë shumë kualitete, ndërsa gratë kërkojnë vëmendjen e burrit. Ato e duan këtë vëmendje sepse kjo i bën të besojnë tek pamja e tyre e mirë.
    Marrëdhënia seksuale duhet të jetë e tillë, që të ruajë shëndetin mendor dhe fizik. Largimi nga këto marrëdhënie, me qëllim që t'i kushtohesh karrierës, nuk është një vendim i mençur.

    7-"Androgynya"

    Feminizmi propagandon konceptin mitologjik të androgynysë. Sipas mitologjisë, në fillim, qeniet njerëzore ishin androgynous (pa seks, hermafroditë), pra të gjitha njësoj, krijesa të unifikuara. Si të tilla ato fituan fuqi dhe ishin gati të dilnin mbi zotat. Që t'u pakësonte fuqinë, Zoti, i ndau njerëzit në dy gjysma: mashkull dhe femër. Të ndarë më dysh, ata ndjehen si qenie jo komplete. Nostalgjia dhe uria, për tërësinë e tyre të humbur, i shtyn që vazhdimisht të jenë në kërkim të gjysmës tjetër, duke shpresuar se në momentin e bashkimit seksual, ata do të riprovojnë ekstazën dhe kënaqësinë që e humbën kur humbën tërësinë. Sipas legjendës, dëshira jonë seksuale është pasojë e ndjenjës së inkompletes që na shtyn drejt së tërës.

    Pikëpamja feministe se burrat dhe gratë janë njësoj, është huazuar nga androgynya mitologjike, gjë e cila nuk është e vërtetë. Burrat dhe gratë janë të ndryshëm jo vetëm biologjikisht, anatomikisht dhe fiziologjikisht. Ata ndryshojnë njeri prej tjetrit edhe psikologjikisht. Është provuar në mënyrë të padiskutueshme se gratë janë më intuitive, më të ndryshueshme, më të ndërlikuara dhe më misterioze. Ato, në mënyrë të pakrahasuar, janë më të interesuara për dashurinë dhe marrëdhëniet çiftore. Të sugjerosh, ashtu siç bëjnë feministët, se të gjitha këto epërsi janë tërësisht kulturore, është absurde. Në librin e saj të mrekullueshëm " In a Different Voice", psikologia klinike e Universitetit të Harvardit Carol Gilligan, tregon për konkluzionet e shumë studimeve lidhur me sjelljet në lojërat e djemve dhe vajzave të reja. Studimet tregojnë qartë se në lojërat e tyre ndryshe sillen djemtë dhe ndryshe sillen vajzat. Djemtë e rinj lozin me rregulla rigoroze, ose bien dakord me parime. Respektimi dhe përqafimi i këtyre rregullave dhe parimeve prej tyre është me shumë rëndësi. Thyerja e këtyre rregullave konsiderohet gabim i madh dhe dënohet. Vajzat kanë pak rregulla. Edhe kur i vendosin ato rrallë lozin sipas tyre. Ato janë më të prira për ndjenjat. Kjo do të thotë se vajzat dëshirojnë të bëjnë gjithkënd të ndjehet mirë dhe i lumtur. Parimet dhe rregullat me të cilat rrojnë vajzat e reja janë rregulla të marrëdhënieve, rregulla që kanë të bëjnë me mënyrën se si njerëzit duhet të sillen me njeri-tjetrin.

    E thënë thjesht: Vajzat dhe gratë e rritura, kujdesen më shumë për dashurinë se sa kujdesen për ligjin. Kjo është esenca e të qënurit grua.

  16. #136
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Angry Nga Shekulli

    Pertej llafollogjirave te "doktor" Ademit ...

    Sjellje barbare

    Këto ditët e fundit janë shtuar së tepërmi vrasjet e femrave, për shkaqe të mospërmbajtjes së xhelozisë mashkullore. Raste të bujshme kanë tronditur opinionin publik, kanë mbuluar me tragjedi jetën e shumë çifteve. Atmosfera jonë sociale, veç halleve të njohura, po inondohet me krime monstruoze, të përbindshme, të shpeshta, të shëmtuara, për shkaqe xhelozish reale apo paranoide. Shumica e tyre kanë përfunduar në marrëzi kriminale të meshkujve të çekuilibruar, të përfshirë nga ky sindrom vrastar. Rasti i fundit fare, ai i vrasjes së mësuese Matildës nga fshati Çlirim i Fierit, së bashku me dy binjakët ende të palindur. Burri i saj, nga pasioni kriminal, mungesa e vetëpërmbajtjes, kontrollit të xhelozisë, kreu krimin e shëmtuar.

    Por, ngjarja nuk është e vetme. Në Patos një 44-vjeçar, po atë ditë, tenton të mbysë gruan e vet me rripin e pantallonave të tij. Ditë më parë në Tiranë, një tjetër burrë vret gruan për motive xhelozie Një tjetër mashkull, shkon me armë në dorë për të rrëmbyer "vajzën që dashuron". Ç'bëhet kështu në shoqërinë tonë? Ku po vemi me këtë marrëzi meshkujsh të çekuilibruar nga xhelozia ? Ç'janë këto sjellje barbare, primitive, ç'janë këta vrasjes të pamëshirshëm të femrave tona? Kush i ushqen këto mentalitete të vjetra, që kanë vdekur me kohë, kur gruaja ishte pronë private e mashkullit? Është pak të thuash, që këto veprime kriminale janë destruktive, obskurantiste.

    Personalisht mendoj se ka ardhur koha që të intervenojmë më shumë në motivet personale dhe sociale, që po bëhen nxitëse të krimit në familje, sidomos të atij që kryhet për shkak të xhelozisë. Duhet të observohen më thellë shkaqet psiko-sociale të krimit të xhelozisë, përtej interpretimeve sempliste mediatike.

    Ato do të ndodhin përsëri nëse të gjithë, shteti, ligji, familja, shkolla, institucionet fetare, shoqëria civile, nuk punojnë në "gjendje alarmi", për të ndryshuar kulturën e sjelljes së meshkujve, mentalitetin e thellë patriarkal obsesiv të shoqërisë, nëse nuk i mësojmë dhe edukojmë meshkujt që të kuptojnë se, ka përfunduar koha që u njihte atyre të "drejta të pakufizuara" mbi trupin dhe shpirtin e femrës. Personalisht më trondit fakti që nuk ka gjasa, që krimi në familje të ndalet, për aq kohë që të mos fillojë të kultivohet mentaliteti human, i butë, tolerant, i shoqërisë moderne.

    Xhelozia është ndjenjë njerëzore, natyrisht. Atë e kanë edhe meshkujt edhe femrat. Por është fatkeqësi për shoqërinë shqiptare, që xhelozia e meshkujve, konvertohet dhe shfaqet ndryshe nga ajo femërore. Reagimi dominant i meshkujve "të tradhtuar" është përgjithësisht kalim në krim të menjëhershëm, automatik, për shkak të mentalitetit primitiv të sedrës së mashkullit të fyer, nga shkelja e besnikërisë prej "femrës së tij". Është turp për shoqërinë tonë, që ende tenton të zgjidhë konfliktet e natyrshme të xhelozisë në çift, me mënyra barbare, mesjetare, primitive, absurde, kriminale. Unë nuk kam ende statistika të plota për numrin e krimeve, për shkaqe xhelozie, që janë kryer gjatë vitit që kaloi dhe gjatë këtij dy mujori të parë të vitit 2007. Por, duke u nisur vetëm nga të dhënat e medias elektronike dhe të shkruar, me siguri që janë shumë. Shumica dërmuese e krimeve janë kryer nga burrat xhelozë, që kanë dyshime ose fakte, për mungesë besnikërie nga femrat e tyre (gruaja apo e dashura), apo për shkak të braktisjes që partnerja mund t'i ketë bërë atij. Realisht, janë fare pak gratë që mund të kenë kryer vrasje për xhelozi.

    Padyshim, në rritjen e numrit të krimeve kanë ndikimin e tyre shumë faktorë biologjikë, tradicionalë dhe socialë. Një pjesë meshkujsh e kanë të "qarkulluar në gjak" që në fëmininë e tyre, ndjenjën e perceptimit femrës si pronë. Në kulturën tonë, për fat të keq, ushqehet bashkë me gjirin e nënës deformimi mental, sipas të cilit, "me sjelljen dhe qëndrimin moral të femrës", është i lidhur autoriteti, identiteti i mashkullit si burrë, i dashur apo bashkëshort. Krimi nga xhelozia është, më së pari, produkt i përfytyrimit primitiv i të "drejtës së pakufizuar" që shoqëria jonë patriarkale, maskiliste, ka rezervuar si prerogativin e hakmarrjes së "mashkullit të tradhtuar". Ndërkaq, në këtë situatë të agravuar ka dhe shumë shkaqe sociale.

    Rasti i çiftit nga Fieri, tregon se plaga e emigracionit është "polivalente dhe shumëplanëshe" në pasojat e saj të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Nëse ai po sjell ca të ardhura si kompensim për varfërinë tonë të tejzgjatur, në të njëjtën kohë, është bërë shkak që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë shumë tragjedi në familjet tona, për shkak të xhelozisë që vjen nga distanca fizike e kohore e çiftit. Bashkëshorti që vrau Matildën, vjen nga emigracioni dhe nuk është i qartë se të kujt janë binjakët që gruaja e tij ka në bark, gati për të lindur. Në këtë "paqartësi mashkullore" nuk ka asnjë mjet, asnjë AND, që të ndalë atë.

    Ai nuk arriti të kontrollojë impulset e veta agresive, reagoi me një sjellje përfundimisht shkatërruese për Matildën, binjakët e pafajshëm që po prisnin të dilnin në jetë. Natyrisht, edhe për veten e tij. Me gjithë njohuritë sociale dhe profesionale, nuk jam në gjendje të shpjegoj këtë qëndrim të pakuptueshëm të disa meshkujve, që nuk duan të kuptojnë imperativin e kohës së re, që nuk ju njeh atyre asnjë të "drejtë të pakufizuar" mbi femrën, pavarësisht nga relacioni që kanë me të, qoftë edhe në rastin kur është mikja, e dashura, gruaja e tyre. Madje, qoftë edhe nëse ajo, për shkaqe të ndryshme personale, bën tradhti bashkëshortore, e cila nuk është argument i mjaftueshëm për "rrugën e krimit".

    Pse jemi kaq posesivë, kaq ballkanikë, duke i dhënë të drejtën vetes për të "rivendosur drejtësi"? Kush na ka mbushur mendjen, se përmes vrasjes së "femrës tradhtare", realizojmë të drejtën mashkullore të "objektit të dashurisë" me kontratë? Pse shoqëria jonë ka dy qëndrime për të njëjtën dukuri, siç është xhelozia? Pse femra mundet që fal, ose e përjeton tradhtinë bashkëshortore duke rënë në depresion, duke u mbyllur në vetvete, apo duke shkuar në gjykatë për të kërkuar divorc, ndërsa meshkujt e këtij vendi, i zgjidhin problemet familjare "me kallash në dorë"?

    Padyshim, tradhtia bashkëshortore nuk është e lehtë. Ajo ka koston e saj, është e dhimbshme, traumë e fortë, si për mashkullin dhe femrën e tradhtuar. Është përjetim i thellë emocional, fyerje e madhe, natyrisht. Mirëpo nuk është normale, që në shoqërinë moderne të qytetëruar, kjo fatkeqësi personale të mbyllet me krimin e vrasjes. Teoria ballkanase e kthyer në lajtmotiv për meshkujt: se "më mirë vdekur, se me një tjetër", është shfaqje barbare primitiviste. Rasti i Matildës ishte i radhës.

    Por nëse nuk luftojmë për të ndryshuar mentalitetin social, që ushqen xhelozinë kriminale "sui generis" të meshkujve, nuk ka asnjë shans që krimi për shkak të xhelozisë të pësojë ulje. Nëse nuk do të ndërmarrim një aksion kombëtar, të fuqishëm, human, për të reformuar mentalitetin e meshkujve posesivë, narcistë e kriminelë, nuk do të kemi shans të ndikojmë në uljen e "krimeve pasionale". Duhet të mësojmë njerëzit tanë që edhe xhelozia, si ndjenjë sado e komplikuar dhe e rëndë që të jetë, duhet të zgjidhet vetëm humanisht. Ndryshe, kronika me raste si ai i Matildës së shkretë, do të vazhdojmë të dëgjojmë e shikojmë përsëri e përsëri.

    Më duket se edhe forca e ligjit duhet të shfaqet më qartë. Ligji nuk duhet të ndikohet as nga "morali" as nga forca e "opinionit publik", të cilat jo gjithnjë shfaqen në jetën tonë sipas standardeve të qytetërimit modern. Të mos harrojmë se në shekuj, të gjitha "ligjet dhe moralet" e shoqërisë tonë kanë qenë në disfavor të gruas, të dëshirave dhe lirisë së saj. Në çdo kohë ato kanë favorizuar sjelljet e meshkujve, të drejtën e sjelljes së tyre, sidomos në rastet kur ka qenë puna për "çështje nderi". Drejtësia nuk mund të ndikohet nga vlerësimi i vjetër i "krimit të nderit", që favorizon "meshkujt e tronditur" duke justifikuar të "drejtën" e tyre, të vetëvendosin sipas mënyrës kriminale, drejtësinë dhe hakmarrjen, për shkeljen e besnikërisë nga femra.

    Të mos harrojmë, kemi një "kulturë nderi" të vjetër, që dënon më ashpër mungesën e besnikërisë së gruas, e cila pëson çdo gjë, që nga prosvalja publike, trajtimi me fjalë pezhorative, e deri tek braktisja totale. Madje edhe me humbjen e punës, e pse jo, në jo pak raste edhe të jetës. Ndërsa për nderin e shkelur të mashkullit, ka një "kut tjetër", një tolerancë më të madhe. Pse jo, në jo pak raste veprimi kriminal i mashkullit xheloz, kthehet në objekt mburrjeje dhe krenarie si "sukses maskilist". Femra shqiptare nuk duhet të trajtohet si viktimë e vetme e "kulturës së nderit".

    Nuk më vjen mirë që ta pohoj, por kultura jonë për "femrën jo besnike" vazhdon të jetë e ngjashme me kulturën e ca popujve, që janë të rrallë në kohën tone, të cilët "gruan tradhtare" e vrasin me gurë, apo e hedhin në ujë të nxehtë. Na duhet të heqim dorë nga ideja se gruaja është skllave e burrit. Nuk është më koha barbare e kontrollit të gruas për gjithçka. Koha moderne, nuk është "kohë Otellosh".

    ---------------------------------------

    PS: Boterisht, nr me i madh i viktimave ne bote nuk vjen si rrjedhoje e rracizmit, terrorizmit, luftrave, urrejtjes etj. Nr me i madh i viktimave te dhunes ne bote jane femrat, me sakte 1/3 e tyre. Me dhune perfshihet dhuna domestike, perdhunimi, mutilim gjenital, diskriminim ligjor apo fetar deri ne dhune etj.

  17. #137
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Se pari,komplimente per temen!...eshte vertet nje problem shqetesues dhe qe ndihet,jo vetem ne vende te prapambetura por ne gjithe shoqerine njerezore ne mbare doten!
    Gjithesesi,do te doja prej jush qe te pakten te mos beni krahasime te Shqiperise
    me vende si Pakistani Afganistani apo te tjera te kesaj natyre!
    Eshte e vertete se edhe ne kemi mangesite tona persa i perket problemit ne fjale
    por duhen pare edhe hapat pozitive qe jane hedhur ne kete drejtim!
    Nuk mund ta mohojme se krahas episodeve te vecanta te cilat duhet ta pranoj,jane teper te renda dhe flagrante...shohim edhe nje ripozicionim te gruas
    ne shoqerine Shqiptare...kete e them duke u bazuar ne ate qe shoh ne jeten e perditshme apo qofte edhe ne statistika...numri i femrave te arsimuara vjen nga dita ne dite drejt rritjes dhe ky eshte nje nder faktoret baze i cili do te jape nje ndihme te madhe,ne mos ne eleminimin absolut,te pakten ne zbutjen e dukshme te ketij fenomeni...shprehem me rrezerva persa i perket mentalitetit te vjeteruar te nje pjese te caktuar meshkujsh,por kurresesi nuk mendoj se kjo perfaqeson vullnetin e shumices se meshkujve Shqiptare!...Marredheniet mashkull\femer ne vendin tone jam i bindur se do te shkojne dhe shume shpejt drejt balancimit dhe kjo,duhet ta pranoj se eshte me teper merite e femres Shqiptare....Natyrisht,edhe ndergjegjesimi nga ana jone si meshkuj eshte dicka qe duhet dhe ka nisur te krijohet,flas per shoqerine tone ne pergjithesi ...nuk mund te pergjithesohen raste te vecanta sepse raste te tilla ndodhin ne te gjihe boten,edhe ne vende me te civilizuara se ne!Shoqeria Shqiptare,i ka denuar dhe vazhdon ti denoje aktet e dhunes kundrejt femres...kjo eshte nje shprehje e qarte e vullnetit tone dhe e deshires per ndryshim...

  18. #138
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    sh. tanku, nuk mund te them se eshte e drejte te krahasosh situaten e femres ne Shqiperi, me Pakistanin, apo Afganistanin. Bile, per nje kontrast, pa qene nevoja te shfletosh te gjithe temen, mund t'i hedhesh nje sy nje postimi me lart, ne Afganistan.
    Por ama, Shqiperia ka mangesite e saj, qe nga mungesa e madhe e femrave ne politike, apo pozita te larta, ndryshimi ne pagese, e ne rastet me ekstreme dhuna ndaj tyre. Me dhune, nuk nenkuptohet vetem vrajsa, per arsye xhelozie etj, por dhe dhuna domestike, qe eshte fenomen mjaft i perhapur. Problemi qendron se jemi ne Europe, dhe eshte shek 21, dhe nuk mund te perdorim si etalon Pakistanin psh, e te themi qe jemi me mire, por perendimin. (Qe te kuptohemi, perendimi ka te metat e tij, por te pakten nga ana ligjore, apo te mjeteve suportive psikologjike dhe shoqerore, eshte me mire.)

  19. #139
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Mungesa e femrave ne politike dhe diferencat perkundrejt pageses,jane thjesht
    ane teknike te cilat me kalimin e kohes jane duke u balancuar!...do te doja te ndalesha pak tek dhuna domestike;....nuk jam aspak dakort me ty,kur e quan nje fenomen teper te perhapur ne vendin tone....nuk e mohoj se ka raste te tilla por keto raste nuk jane aspak aq te perhapura sa i pershkruan!...nuk mund te quhen individe te caktuar me nje nivel te ulet kulturor apo me probleme te shkaktuara nga alkooli,pergjithesia e meshkujve Shqiptare"...per me teper qe meshkuj te tille egzistojne ne c'do cep te botes dhe jane nje problem i mbare shoqerise njerezore.
    Kam pershtypjen se ju niseni thjesht nga mentaliteti i viktimes,gje qe eshte shume e demshme...ne rradhe te pare per ju vete dhe me pas per ne pasi kam pershtypjen se ne kete menyre na ngarkoni me me teper pergjegjesi faji nga c'kemi....nese do te arrinit te mposhtnit kete lloj dobesie te krijuar thjesht ne mendjen tuaj,qe ju karakterizon,atehere te jeni te bindura qe gjerat do ti shikonit me nje sy krejt tjeter...e keni te veshtire?!...mundohuni,pasi nuk ka gje te paarritshme!

  20. #140
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    O tanku, e ke lexuar temen a derebardhe? Tek faqat e para te saj jane replikat me disa anetare qe insistonin se dhuna domestike ne Turqi (nje e treta e femrave) vjen ngaqe meshkujt pijne apo jane me te meta mendore. Dmth i bie 1/3 e meshkujve jane ...
    Ashtu dhe ne Shqiperi?!
    Mjaft me keto alibi se jane qesharake.

    Sa per ato ceshtjet teknike ... ehhhh medet per ne, mbetem me "teknike" shekuj me rradhe.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •