Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 172 prej 172
  1. #161
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    U futa me interes tek kjo teme,po si kudo edhe ketu triumfon 'gjuetia e shtrigave'...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #162
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    OKB: ndaloni dhunën seksuale ndaj grave

    Rreth 80% e viktimave të luftës janë persona civilë dhe shumica e tyre gra. Gjatë luftrave gratë jo vetëm vriten, por edhe përdhunohen, keqtrajtohen. Në një seancë, KS të OKB-së nxori një rezolutë për këtë çështje

    Një seancë historike, në qendër të së cilës ishte një problem deri tani i lënë pas dore dhuna seksuale si strategji lufte.

    "Përdhunimi është një krim, i cili nuk mund të tolerohet."

    Me këto fjalë e hapi Kondolisa Rajs debatin e saj përpara Këshillit të Sigurimit. Ajo theksoi se pas debatesh të shumta, nëse kjo është një çështje që ka të bëjë me sigurinë e një vendi, sot mund të thuhet qartë po.

    Dhuna seksuale ndaj grave nuk përbën rrezik vetëm për shëndetin dhe sigurinë e vetë grave, por edhe për ekonominë dhe shoqërinë e një vendi. Kondolisa Rajs tha se në shumë vende të botës gratë bëhen pre e një brutaliteti të papërfytyrueshëm. Ajo tha se gjatë konflikteve në Kongo, Sudan apo Birmani gratë dhe fëmijët janë abuzuar dhe përdhunuar prej ushtarëve.

    Debati për dhunën seksuale ishte e pazakonshëm edhe për fakti se shtatë nga 20 përfaqësuesit e mbledhur në debat ishin gra, gjë që i dha debatit edhe një karakter emocional dhe personal.

    Zëvendëspresidentja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha se edhe në Kroaci kishte pasur përvoja të tilla të turpshme:

    "Madje edhe në territorin kroat në mes të Evropës përdhunimet janë përdorur si mjet frikësimi dhe terrori. Përvojat, jo vetëm ato personale, janë të këqia për vendin."

    Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe, ministrja për luftimin e kriminalitetit, Patricia Skotland, kërkoi që në Këshillin e Sigurimit të raportohet rregullisht në lidhje me dhunën ndaj grave:

    "Në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si mund të parandalohet dhuna. Një gjë është e qartë, ai që përdor dhunë seksuale duhet të dënohet"

    Edhe zëvendëspresidentja e Kroacisë, Jadranka Kosor, kërkoi që ata të mos t'i shpërdojnë dorës së drejtësisë.Ky qe edhe apeli i shumicës së atyre që morën fjalën në debat.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris Lexo Postimin
    Me ligj grate ne Turqi nuk jane te diskriminuara apak. Ne shoqeri disi. Ka vende shume patriarkale, ka pijanece e njerez me probleme mendore te cilet e gjejne qetesine ne rrahjen e grave. Gjithashtu ka dhe shkelje te drejtash nga shteti, nga polica. Por jo vetem ndaj grave, ndaj çdo personi. Turqia eshte nje vend ku presioni i shtetit ndjehet shume, por kohet e fundit po behen shume ndryshime pozitive ne kete aspekt.
    Qfar thua ti or?

    Po cilit ligj i referohesh ti,ku e din ti qe turqia na paska ligje evropiane,ta zem qe paska por faktet tregojn diqka tjeter.
    Gruaja ne pergjithesi eshte e diskriminuar sidomos gruaja myslimane qe konsiderohet sllave e burrit.
    Turqia eshte njeri nder keto vende qe mizorisht shtyp gruan mjafton te vizitosh fshatrat dhe do kuptosh te verteten e hidhur,prandaj nuk ben qe turqia te huj ne evrop sepse mund te na infekton edhe ne evropianve.
    KU SHKEL TURKU NUK MBIN BARI

  4. #164
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gratë dhe fati i tyre i trishtë
    16/10/2010
    Minatorët e Kilit dhe pakti për “të heshtur”
    Gratë dhe fati i tyre i trishtë
    James Blunt

    Çdo vit, rreth 20 mijë gra vriten nga burrat, që i akuzojnë se u kanë çnderuar familjen. Në shumë vende këto krime nuk ndëshkohen. Ja historitë e tyre rrëqethëse...
    Historitë tronditëse të burrave vrasës
    Një tragjedi, një tmerr, një krim kundër njerëzimit. Mënyrat se si vriten gratë sot në botë, digjen me acid, theren, mbyten, varen, rrihen për vdekje, apo varrosen të gjalla për të vënë në vend nderin e familjes, janë vërtet shokuese. Statistikat e fundit botërore të publikuara nga OKB në vitin 2007 flasin për rreth 50 mijë të vdekur në vit, por sipas shumë shoqatave të grave dhe organizatave ndërkombëtare në Lindjen e Mesme dhe juglindjen aziatike, dyshohet se kjo shifër është rreth katër herë më e madhe. “Indipendent” ka bërë një vëzhgim të hollësishëm prej dhjetë muajsh në Jordani, Pakistan, Egjipt, Gaza dhe Cisjordani për të treguar krimet që lidhen kryesisht me gratë e reja në moshë, madje adoleshentet. Por edhe pse gazetarët nënvizojnë se këto veprime kryhen zakonisht nga myslimanët, është parë se krimet për nder ndodhin edhe në komunitetet e krishtera dhe ato hindu. Koncepti i nderit të familjes dhe komunitetit shkon përtej besimit dhe tejkalon mëshirën njerëzore. Të punësuarit në organizatat për të drejtat njerëzore, në “Amnesty International”, shoqatat e grave apo mjetet e ndryshme të informacionit, tregojnë se masakrat ndaj grave të pafajshme që akuzohen se i kanë hequr nderin familjes bëhen më të rënda nga viti në vit. Krimet për çështje nderi janë shumë të shpeshta, sidomos mes kurdëve të Irakut, mes palestinezëve të Jordanisë, në Pakistan dhe në Turqi. Por ndoshta ky shpërpjesëtim varet nga fakti se në disa vende shtypi është më i lirë për të denoncuar dhe kompenson sekretin që rrethon të njëjtat krime në Egjipt, ku qeveria mohon se ekzistojnë, apo në vende të tjera të Gjirit dhe Lindjes së Mesme. Prej shumë kohësh krimet për nder janë rritur edhe në vendet perëndimore, Britani e Madhe, Belgjikë, Rusi, Kanada. Në shumë vende të Lindjes së Mesme, autoritetet janë bashkëpunëtore të këtyre krimeve, duke reduktuar apo edhe anuluar dënimet e vrasësve nëse janë pjesë e familjes, ose i cilësojnë si vetëvrasje për të shmangur proceset gjyqësore. Është e vështirë të qëndrosh i qetë përballë listës së këtyre krimeve. Çfarë qëndrimi mund të mbash përballë një babai që dhunon të bijën dhe pastaj, meqë ka ngelur shtatzënë, e vret për të shpëtuar nderin e familjes, siç ka ndodhur në Egjipt?

    Medine Mehmi, një vajzë turke 16-vjeçare në provincën e Adiyaman, në shkurt u varros e gjallë poshtë një koteci pulash nga i ati dhe gjyshi, sepse kishte miq disa meshkuj. Aisha Ibrahim Duhulow ishte 13 vjeçe në vitin 2008, kur u akuzua për tradhti. U tërhoq zvarrë, u fut në një gropë, ku iu la vetëm koka jashtë dhe u gjuajt me gurë nga rreth 50 burra, derisa dha shpirt. Krimi që kishte bërë? Ishte përdhunuar nga tre burra. Në Daharki, Pakistan, një vajzë u vra nga familjarët e saj teksa lindte fëmijën e saj të dytë. Para se të masakrohej me një sëpatë, i prenë hundën, veshët dhe buzët. Fëmija i parë, ende i vogël, u gjend i vdekur mes rrobave të saj. Koka e fëmijës së vogël sapo kishte dalë, ndërsa trupi ishte ende në barkun e nënës. Tre kufomat ishin drejt dekompozimit. Disa gra donin t’i varrosnin, por kjo nuk u lejua, sepse bëhej fjalë për një “grua të mallkuar dhe fëmijët e saj të paligjshëm”. Në gusht të vitit 2008, në Belucistan, pesë gra u varrosën të gjalla, pasi kishin kryer krime kundër nderit të familjes. Hamida, Rahima dhe Fauzia ishin adoleshente. Disa burra i rrahën keqaz, i gjuajtën dhe i hodhën teksa ishin ende gjallë në një varr, ku i mbuluan me gurë dhe baltë. Dy gra të tjera, 45 dhe 38 vjeçe, patën të njëjtin fund vetëm për faktin se protestuan. Vajzat e reja ishin fajtore sepse kërkonin të mos martoheshin me burrat që familja u kishte zgjedhur. Një parlamentar pakistanez, Isararullah Zehri, deklaroi në gjyq se këto vrasje ishin pjesë e një tradite shekullore që duhej mbrojtur. Në dhjetor të vitit 2003, në Multan, po në Pakistan, një vajzë 23 vjeçe, Afsheen, u vra nga babai sepse pas një martese të palumtur me shkuesi, ishte larguar me një tjetër burrë, Hassanin. Afsheen vinte nga një familje e shkolluar, me babain inxhinier dhe nënën avokate. “I hodha ilaç gjumi në çaj, pastaj e mbyta me dupat (shall i gjatë që është pjesë e kostumit tradicional pakistanez), tregoi i ati në polici. “Nderi është e vetmja gjë që ka rëndësi për një njeri. Ishte vajza ime e preferuar. Akoma sot i ndiej në vesh ulërimat e saj”. Të afërmit e kishin gjetur Afsheen-in në Rawalpindi, nën shoqërinë e Hassanit dhe i kishin premtuar se nëse do të kthehej në shtëpi, nuk do t’i bënin asgjë. Vajza u besoi, nuk mendonte se gënjenin e se do të përfundonte kështu.

    Shumë të reja
    Në Pakistan, në bazë të ligjeve vendase, të afërmit e viktimës mund ta falin vrasësin e saj. Në qershor të vitit 2002, në Bara Kau, Zakir Hussain Sahah ia preu fytin vajzës 18-vjeçare, Sabihas, sepse i kishte çnderuar familjen. Por mamaja dhe vëllai i Sabihas e falën dhe burri doli nga burgu. Më shumë se dhjetë vjet më parë, Komisioni Pakistanez për të Drejtat Njerëzore regjistronte mijëra krime për nder në vit. E dyta në renditje pas Pakistanit, vjen Turqia, edhe pse duhet marrë parasysh se autoritetet e vendeve të tjera gënjejnë, duke thënë se tek ata këto lloj krimesh nuk ndodhin. Policia turke ka deklaruar se nga viti 2000 e deri në 2006-n janë vrarë për motive nderi 480 gra, një e pesta e të cilave me moshë nga 19 deri në 25 vjeçe. Nga statistika të tjera të bëra publike pesë vjet më parë në Turqi nga disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave, rezulton se çdo vit sakrifikohen në emër të nderit të paktën 200 viktima. Shifrat janë shumë më të mëdha se ato që autoritetet zyrtare deklarojnë. Pjesa më e madhe e krimeve për nder janë kryer në rajonet me mazhorancë kurde. Sipas një sondazhi, 37 për qind e qytetarëve të Dijarbakirit në Kurdistanin turk aprovojnë vrasjen e grave që kanë lidhje jashtëmartesore. Në vitin 2006, autoritetet në zonën turke të Anadollit juglindor regjistronin të paktën një herë në muaj rastin e një gruaje që tentonte vetëvrasjen me urdhër të familjes. Derya, një vajzë 17-vjeçare që ishte dashuruar me një shok shkolle, mori një mesazh në celularin e saj nga xhaxhai. Në të shkruhej: “Ke përdhosur emrin e familjes sonë. Për të vendosur nderin në vend, vrit veten para se të mendojmë ne”. Edhe halla e Derya-s ishte vrarë nga gjyshi për të njëjtat motive. Vajza vendosi të ndjekë urdhrat e të afërmve: u hodh në lumin Tigër, preu damarët, por arriti të mbijetonte. Pas kësaj u largua nga shtëpia dhe u strehua në një shtëpi pritjeje për gratë që arratiseshin nga familja për motive të ndryshme. Gazetari turk, Mehmet Farac, në librin e tij me titull “Women in the grip of trial customs”, kujton vrasjen e pesë vajzave në provincën e Sanliurfas në fund të viteve ‘90. Dyve prej tyre, që nuk ishin as 12 vjeçe, u ishte prerë fyti në sheshin kryesor të vendit, dy u shtypën me traktor, ndërsa e pesta u vra nga vëllai i saj i vogël. Njëra prej atyre që u ther quhej Sevda Gok: ndërsa kushëriri adoleshent i priste fytin, vëllezërit e mbanin që të mos lëvizte. Të vrasësh gratë për të mbrojtur nderin, është një zakon shumë i përhapur në zonat rurale, por nuk është ekskluzivitet vetëm i kurdëve. Në vitin 2001, Sait Kina e gjuajti për vdekje vajzën 13-vjeçare, sepse foli me disa djem në rrugë. E masakroi në banjë me sëpatë dhe thikë. Policët që gjetën trupin, thanë se ishte bërë copa-copa, saqë ishte e pamundur ta bëjë bashkë. Në polici, Sait Kina deklaroi: “Bëra detyrën time”. Po në vitin 2001, një gjykatë në Stamboll ua shkurtoi dënimin tre vëllezërve që e kishin hedhur motrën nga një urë, pasi e akuzonin se ishte prostitutë. Gjykata arriti në përfundimin se vrasja ishte kryer si pasojë e sjelljes së saj.

    Incidente shtëpiake
    Aso Kamal, një britanik-kurd i angazhuar me fushatat e sensibilizimit të irakianëve kurdë kundër dhunës në familje, tregon se nga viti 1991 e deri në vitin 1997, vetëm në tre provinca kurde në Irak janë vrarë 12500 gra, nga të cilat 350 kanë humbur jetën në shtatë muajt e parë të vitit 2007. E dhëna më shokuese është se vetëm pesë vrasës u dënuan. Shumë gra marrin nga familjarët urdhra për të vdekur, duke u djegur me vaj të nxehtë. Në vitin 2007, në spitalin e Sulaimaniyah, mjekët kanë kuruar shumë gra me djegie të shkallëve të rënda, që nuk mund të shkaktoheshin kurrë nga incidente shtëpiake, siç tregonin vetë viktimat. Sirwa Hassan vdiq nga djegiet në 86 për qind të trupit. Ishte kurde, mamaja e tre fëmijëve dhe banonte në një fshat afër kufirit me Iranin. Në vitin 2008, një funksionar shëndetësor në Sulaimaniyah deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP se në muajin maj, brenda dhjetë ditëve 14 gra ishin vrarë për motive të lidhura me nderin. Në vitin 2000, autoritetet kurde të Sulaimaniyah kishin dekretuar se “justifikimi i vrasjes së grave për të vënë nderin në vend nuk mund të pranohej më”. Për këtë arsye u vendos që gjykatat të mos aplikonin më ligjin e vjetër të vitit 1969, që çonte në uljen e dënimit për fajtorët. Por edhe ligji i ri nuk i ndryshoi shumë gjërat. Në Irak krimet për nder nuk lidhen vetëm me kurdët. Në vitin 2008, policia e Basrës njoftonte për 15 raste në muaj të grave që vriteshin “pasi kishin dhunuar zakonet islamike për sa i përket veshjes”.

    Dy vjet më parë, 17-vjeçari Rand Abdes Qader u rrah për vdekje nga i ati, pasi kishte rënë në dashuri me një ushtar britanik. Një tjetër vajzë, Shawbo Ali Rauf, 19 vjeçe, u vra nga familjarët me shtatë goditje pistolete gjatë një pikniku në Dokan: në celularin e saj u gjet numri i një të panjohuri. Edhe në Jordani dhe në një vend liberal si Libani, ndonjëherë ndodhin krime për çështje nderi. Sipas një sondazhi të bërë në Liban, 90.7 për qind e libanezëve janë kundër krimeve të kryera për nder dhe ndër të paktët që janë promendojnë se këto lloj vrasjesh mund të shërbejnë për të kufizuar numrin e martesave të përziera mes të krishterëve dhe myslimanëve. Edhe në Siri gjendja është pothuajse e ngjashme me Libanin. Por këtu një burrë që vret gruan për tradhti dënohet me dy vjet burg. Në Iran dhe Afganistan, vrasjet për motive nderi shpesh janë provokuar nga grindjet mes fiseve. Në Iran, për shembull, një funksionar i provincës së Khuzestanit në vitin 2003 deklaroi se brenda dy muajsh ishin vrarë 45 gra për motive që lidheshin me nderin dhe asnjë prej fajtorëve nuk ishte ndëshkuar. Të gjitha viktimat kishin refuzuar martesat me shkuesi dhe dyshoheshin se kishin pasur kontakte me burra të huaj. Në Indi, një çift të fejuarish hindu u vra nga familja e nuses, sepse dhëndëri i përkiste një kaste më të ulët. Pasi u lidhën, çifti ndërroi jetë nga rryma e korrentit. Në Çeçeni, Ramazan Kadirov, Presidenti i zgjedhur nga rusët, prej kohësh inkurajon burrat që të vrasin për çështje nderi. Kur në Grozni u gjendën të vrara shtatë gra me plumb në kokë dhe kraharor, Kadirov deklaroi se “u vranë se bënin një jetë imorale”. Por edhe në Perëndim situta nuk është perfekte. Shpesh familjet e emigrantëve marrin me vete edhe zakonet e frikshme të vendeve prej nga vijnë. Në periferinë e Torontos, vjehrri i preu fytin nuses, sepse kjo e fundit kërkonte t’ia linte djalin për një tjetër. Sipas tij, ndarja ishte një turp i madh për gjithë familjen. Edhe në Londër një grua indiane u vra nga vjehrra, sepse kishte tentuar të ndahej nga bashkëshorti i saj i dhunshëm. Një pesëmbëdhjetë vjeçare me origjinë turke, që banonte në veri të Londrës, u torturua dhe u vra nga i ati, një mysliman shiit, sepse donte të martohej me një sunit. Lima Nabil, një gazetare që sot drejton një qendër pritjeje për vajzat e arratisura nga shtëpia, thotë se në Abu Garib gratë janë torturuar më shumë se burrat. Në burg pothuajse të gjitha gratë janë përdhunuar. Disa kur janë vrarë ishin shtatzëna dhe familjet i kanë vrarë për t’i dhënë fund turpit. Ahmed Najdawi është një avokat i moshuar jordanez, që në muret e zyrës së tij mban të varura portretet e Sadam Hussein-it. Në Amman, ish-lideri irakian është akoma një hero për shumë vetë. Najdawi mbron në gjyq ata që kryejnë krime për nder, që kanë vrarë gratë apo vajzat. Është i bindur se këtij problemi i është dhënë shumë rëndësi për motive politike. Krime të këtij lloji, thotë, ndodhin në të gjithë botën, sidomos në kulturat orientale. Në këto anë, shpesh zakonet janë më të forta se ligjet. “A nuk kanë ekzistuar edhe në Europë këto gjëra deri pak shekuj më parë?”, thotë. Dhe ka të drejtë, se deri jo shumë kohë më parë në Britaninë e Madhe gratë beqare që ngeleshin shtatzëna mbylleshin nëpër çmendina. Historitë janë rrëqethëse, shpesh të pabesueshme. Por e vërteta e hidhur është se askush, as ne perëndimorët, nuk mund të bëjmë gjë për t’i bindur këta njerëz të pranojnë barazinë mes sekseve dhe të drejtën e grave për të qenë të lira të bëjnë jetën që duan. Do të duhen shekuj që kjo të funksionojë.

  5. #165
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    thua ti or?

    Po cilit ligj i referohesh ti,ku e din ti qe turqia na paska ligje evropiane,
    une nuk e di si jane ligjet ne turqi dhe nuk me pelqen te flas kot.
    e vetmja gje qe di eshte se ne turqi, femrat e kane marre te drejten e votes me pare se ne itali.
    pastaj kete vere kam qene 10 dite ne stamboll dhe nuk me me dukej se femrat ishin te shtypura.
    ndoshta ne zona rurale eshte ndryshe...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #166
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ndërsa në Shqipëri femra ka fituar të drejtën e votës 24 vjet përpara Italisë, Belgjikës dhe Francës. Mos do të thotë se i respektohen më shumë të drejtat se në vendet e mësipërme?!

    Duhen studime për rastin në fjalë, janë të panevojshme përshtypjet personale.
    relata refero

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Këtu kam parë se u fol e drejta e gruas nga këndvështrimi Islam...dhe them se Islami femrës i jep të drejta të plota në përputhje me natyershmërinë e krijimit të saj. Prandaj them t'keni kujdes të mos sulmoni Kur'anin apo ndonjë fjalë të tij pa mos pasur njohuri.

  8. #168
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ndërsa në Shqipëri femra ka fituar të drejtën e votës 24 vjet përpara Italisë, Belgjikës dhe Francës. Mos do të thotë se i respektohen më shumë të drejtat se në vendet e mësipërme?!

    Duhen studime për rastin në fjalë, janë të panevojshme përshtypjet personale.
    Unë me sa kam lexuar përparimi i femrës ndikon ndjeshëm në ritmet e rritjes së popullsisë. Sot Shqipëria është pak a shumë në intervalin e normave perëndimore. E duke marë parasysh që sipas të gjithëve jemi "shtet musliman", kjo vec ilustron më tepër se sa përparimtare është shoqeria shqiptare.

    Në 50 vitet e ardhshme rritjen më të madhe në popullsi do e ketë Afrika me kryesisht Nigerinë që i afrohet Amerikës në popullsi diku tek 420,000,000 banorë, një cmënduri po ta mendosh. Pra të drejtat e gruas janë sot të dhunuara në Azi, Afrikë e disa vënde të tjera, dhe shtimi pamasë i popullsisë atje vec tregon këtë gjë. Në perëndim një grua e integruar si mashkulli nuk ka kohë të ketë fëmij, ekonomikisht dhe strukturalisht e ka shumë të vështirë.

    Shqipëria në këtë drejtim, sidomos në pjesët urbane të saj nuk përbën asnjë përjashtim.

    Nuk duhet ngatërruar pastaj tradita e familjes me të drejtën e gruas. Janë disa shtete që nuk dua t'ja bëj emrin, por që janë relativisht të privilegjuara në ruajtjen e pozicioneve të tyre konservatore në shoqëri, por që po këta njerëz janë të parët që duan të shkatërrojnë bërthamën familjare në vende të tjera konservatore.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #169
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-11-2011
    Postime
    47
    nuk di se c`far te drejtash kerkojne akoma grate..... nese kjo teme do ishte hapur para 100 vjetesh,do ishte interesante..(mos u nisni nga gruaja malesore shqipetare,e cila vete ec per toke e burri ne kale,ajo sdo ndyshoje kurre,se disa shqiptar akoma nuk e dine se rrojme ne shek.XXI)

  10. #170
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lifestyle|01/02/2012 09:14
    Vret nusen se lindi vajzë
    Gazmira Ndoja

    Vret nusen në bashkëpunim me të birin se nuk i solli në jetë nipin e shumëdëshiruar. Vjehrra-përbindësh është një grua afgane, e cila është arrestuar për ndihmën që i ka dhënë të birit në vrasjen e nuses 22-vjeçare që sapo kishte lindur vajzën e tretë. Wali Hazrata i ka lidhur këmbët gruas lehonë, ndërsa i biri, Sher Mohammad, e ka mbytur duke e shtrënguar në fyt.

    Pavarësisht se nga Kunduzi, provinca ku ndodhi ngjarja, kanë dalë lajme kontradiktore, shefi i policisë së kësaj zone e ka konfirmuar krimin, duke theksuar se foshnja e “padëshiruar” nuk është prekur nga dhuna e të atit.

    “Gruaja që kishte sjellë në jetë vajzën e tretë është vrarë nga i shoqi dhe nëna e tij, të cilët donin një djalë”, i ka thënë BBC-së shefi i policisë, Sufi Habib.

    Bashkëshorti-vrasës është arratisur, ndërsa nëna e tij është në paraburgim. Sipas dëshmive të vendasve, burri ishte pjesë e një grupi ilegal paramilitar. Aktivistët e të drejtave të grave, krerët besimeve fetare dhe fiseve tribale e kanë dënuar krimin çnjerëzor, duke e cilësuar një akt injorance e krim kundër islamit. Ata kanë kërkuar dënimin e menjëhershëm të autorëve.

    Lindja e një vajze shihet shpesh si një barrë në shoqërinë afgane, ndërsa dhuna dhe abuzimet kundër femrave mbeten një ndër problemet më të mëdha edhe 10 vjet pas rrëzimit të regjimit taleban nga trupat amerikane.

    Muajin e kaluar, forcat e rendit liruan në provincën Baghlan një adoleshente, e cila ishte mbajtur mbyllur në banjë nga i shoqi për 6 muaj me radhë. Ajo ishte rrahur barbarisht, djegur me cigare dhe i ishin hequr thonjtë e duarve.

    Organizata britanike e bamirësisë OXFAM raporton se 87 për qind e femrave afgane pranojnë se kanë pësuar dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale apo janë viktima të martesave të detyruara.

    Sipas Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Afganistan, 1026 raste dhune kundër grave janë verifikuar në 3-mujorin e dytë të vitit 2011, ndërsa i gjithë viti 2010 kishte shënuar 2700 raste të tilla.

  11. #171

  12. #172
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Të drejtat e gruas në një këndvështrim global

    abababababa kalova nja 3 dite ne stamboll dhe s'me lane aspak pershtypje te mire turqit.une nuk votoj te futen ne BE.
    "Më e mira është armike e së mirës"

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •