Ky shkrim eshte botuar tekGazeta55

Nano liēenson universitetin grek

Nxėnėsit e Asfalisė shkelmojnė Universitetin Katolik

Kunetėrit Ruli e Pashko, me apo pa para, me apo pa ndėrmjetėsinė e Grillaqisit e arritėn universitetin "Mall grek me etiketė USA"

Eshte vertet e turpshme qe ne kete moment, kur me shume se kurre jane zgjuar serish qarqet shoviniste fqinje dhe antishqiptarizmi i tyre ka arritur kulmin, kryeministri liēenson nje universitet te aleatit me te forte te ketyre qarqeve shoviniste dhe nderkohe, te antishqiptarit me te terbuar, Greqise.

Me sa duket, sipas konceptit te ketij kryeministri, qe e kemi peshqesh per te pesten here, qe te hapet ndonje universitet ketu, ne Shqiperi, shteti qe e kerkon kete, duhet te kete patjeter ne fuqi, ligjin e luftes me Shqiperine.

Ky Fatos Nano qe liēenson kete universitet, nuk e di qe Gramoz Pashkon e ka permendur Grillaqis dhe jo Kolin Pawell? Ai e di shume mire, por i shijon shume kjo gje. Ky akt i turpshem i kryeministrit Nano, nuk eshte gje tjeter, veēse nje deshmi e qarte e te qenurit te ketij njeriu, sherbetor i dale boje i shtetit, qe pasi ka gllaberuar pronat ēame, pasi ka gllaberuar 80% te ekonomise shqiptare, tani kerkon te hyje ne qelizat e indet e gjeneratave tona.

Teksti i thate i deklarates, ku nder te tjera citohej :"i hapet rrugė tashmė pėr herė tė parė, fillimit tė funksionimit tė arsimit tė lartė jopublik, qė krijon njė alternativė tė re, nė pėrgjigje tė kėrkesave nė rritje pėr pranime nė shkollat e larta", ishte dhe me acarues, kur deklarohej per alternative te re, te ardhur nga Greqia dhe sidomos, kur dihet qe nga Greqia kete "alternative te re ta sjell nje nxenes i Asfalise, si puna e Pashkos dhe nje mjeshter i vjedhjes se parave nepermjet institucioneve-fantazem, si Ruli. Keta dy kuneter, bashke me Nanon ne krye, duke shtuar ketu edhe Ben Blushin, jane as me shume e as me pak, perfaqėsues te diaspores greke ne Shqiperi dhe natyrisht, qe do te luftojne per interesat e kėsaj diaspore. Problemi eshte sa i rende, sa diplomatik, sa politik, por njekohėsisht do te sjellė probleme te renda dhe per universitetin e Tiranes. Dhe natyrisht, marrja e stafeve te mira, duke u dhene pėr rroga para te Greqise, te cilat sherbimi sekret grek nuk ka per gje t'i shpenzoje me shumice, kur behet fjale per te gllaberuar gjithnje e me shume toke shqiptare e jete shqiptare, do tė demtojė shume, ne rradhe te pare, Universitetin e Tiranes, Fakultetin e Ekonomise. Nuk jane per here te pare perpjekjet e mirėfillta greke per te paraqitur interesat e tyre pėrmes Amerikes. Dhe kjo, ne nje kohe kur greku me i humbur, dhe politikani me i larte grek, sot eshte hapur "kunder" Amerikes dhe "pro" terrorizmit islamik. Per keta marifete, Ruli e Pashko nuk kishin dijeni, as USAID-i dje, as ingranazhe te tjera ndershmerisht amerikane. Tregtari grek qe do na hapka kete "universitetin amerikan" ka shenuar pra, per kete "fakultetin amerikan", tre numra telefoni, nje ne Athine, nje ne Selanik, dhe nje perkohesisht ne Tirane. Natyrisht, per speciet si Nano, Ruli apo Pashko, Amerika e tyre eshte Greqia, por pėr shqiptaret dhe mbare faktorin shqiptar ne Ballkan, Amerika jone eshte ajo qe ēliroi Kosoven, ajo qe i jep prosperitet e te ardhme mbare Ballkanit dhe bashke me te, dhe faktorit shqiptar ne rajon; eshte ajo qe nuk toleron terrorizmin grek, jo vetem te "17 Nėntorit" t'i shtrije metastazat e tij ne rajon. E nese ka ndonje njeri qe beson ende, se Pashko mund te artikuloje pune, me gjithe librushken "kontabilitet" te Rulit, le te shkoje te mėsoje e punoje ne universitetin e dy kuneterve.

Sa per Universitetin Katolik, ta kene te qarte qe ai do te hapet, por kur ajo pune te mos varet nga nxenesit e Asfalise.

________________________________________________

Ja pra frytet e kryeministrit tone te "ri"
Rycki