Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Qato kampion!

    Boksieri Kreshnik Qato fiton titullin kampion bote i peshave super te mesme per federaten IBC (Federata Nderkombetare e Boksit). Ne ndeshjen e zhvilluar sot ne pallatin e sportit " Ramazan Njala" ne Durres boksieri shqiptar mundi ne raundin e dymbedhjete me pike, sfidantin e tij ukrainas Rizvan Magomedov.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-03-2005 mė 21:22

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Urime Kreshnikut pasi eshte jo vetem nje kampion bote ne boks, por eshte edhe nje shqiptar i vertete. Kur opinioni publik shqiptar eshte shume i zene me jeten dhe bemat e krimineleve, llumin e nje shoqerie, Kreshniku arrin me punen dhe djersen e tij suksesin me te madh ne sportin e boksit. Dhe kete e ben pa vemendjen e mediave qe jane shume te zena per te mbushur faqet e tyre te para me foto kriminelesh, e ben dhe pa mbeshtetjen me te vogel financiare te shtetit shqiptar, qe nuk i behet fare vone per sportet dhe sportistet e vete.

    Fitore madheshtore qe do ta rrisi popullaritetin e sportit te boksit ne Shqiperi.
    Boksieret e rinj shqiptare shohin tani nje kampion bote tek Kreshnik Qato, qe eshte shembulli i boksierit dhe shqiptarit te mire.

    Me respekt,
    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-03-2005 mė 21:20

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Boksieri shqiptar, para duelit deklaron se do ta mposhtė kampionin ukrainas Magomedov pėr titullin botėror

    Qato, sot lufton pėr titullin botėror

    - Tifozerisė shqiptare dhe familjes sime.

    Kampioni i Europės Lindore, shqiptari Kreshnik Qato, njė ditė para pėrplasjes sė madhe me kampionin ukrainas Rizvan Magomedov nė peshėn super tė mesme, do tė komentonte pėr "Sportin shqiptar" pėrgatitjet pėr sfidėn e sė shtunės, arsyet se pse ai e kėrkon titullin botėror nė kategorinė IBC dhe rrugėn e karrierės sė tij nė boksin profesionist. i riu kampion kombėtar nė boksin amator me ekipin e Teutės ėshtė rikthyer nė vendlindjen e tij me titullin botėror. Ai ka zgjedhur Durrėsin pėr sfidėn e radhės, pasi aty gjen ngrohtėsinė e tifozėrisė, qė duket se i ka munguar gjatė karrierės sė tij ende tė shkurtėr nė boksin profesionist.
    - Si e pret Qato pėrballjen me ukrainasin Magomedov pėr titullin kampion bote nė kategorinė IBC?
    - Mendoj se ėshtė ndeshja mė e rėndėsishme nė karrierėn time si boksier profesionist. Pas fitimit tė titullit kampion tė Europės Lindore nė Jaltė, tani ky titull ėshtė gjithēka pėr mua.
    - A do ta mposhtė Qato tė fortin Magomedov?
    - Jam i bindur qė do tė dal fitues nga ringu nė qytetin tim tė lindjes nė Durrės. Do ta mposht Magomedovin pėr atė publik tė mrekullueshėm qė do tė jetė nė Durrės, pėr flamurin shqiptar dhe pėr ata sponsorė qė mbėshtetėn kėtė pėrballje tė parė pėr kampion bote nė boksin profesionist nė kategorinė IBC.
    - Pse zgjodhėt qytetin e Durrėsit?
    - Sepse ėshtė qyteti im i lindjes dhe publiku ėshtė i mrekullueshėm.
    - A mund tė na thoni diēka pėr titullin kampion Europe, gjerdanin e tė cilit mbani aktualisht?
    - Titullin kampion tė Europės Lindore nė peshėn super tė mesme nė kategoritė "EEBA" e kam fituar nė 16 tetor tė vitit 2004, kur u pėrballa me rusin Vladimir Zadorovnik. Ishte njė ndeshje, e cila shkoi me 10 raunde, ku fitova me pikė 99-96. Ėshtė njė titull prestigjioz nė Europė.
    - A mund tė na tregoni diēka nė lidhje me emocionet e asaj ndeshjeje?
    - Tė them tė drejtėn, ka qenė ndeshja mė e rėndėsishme e karrierės sime si boksier profesionist. Kisha pėrballė njė kundėrshtar tepėr tė fortė, i cili nė 6 raundet e para mė vuri nė vėshtirėsi. Nė raundin e 7-tė mė dha njė goditje pas shpine qė desh mė la pa frymė. Arrita ta rikuperoja kėtė goditje dhe ta mposhtja me pikė rivalin tim, duke fituar titullin e kampionit tė Europės.
    - Cilat janė rezultatet e Qatos nė boksin profesionist?
    - Kam zhvilluar 12 ndeshje, nga tė cilat 6 janė mbyllur me fitore dhe 6 me humbje.
    - Ē'mund tė na thoni mbi karrierėn si boksier?
    - Nė vitin 1991 kam filuar tė boksoj si amator pėr herė tė parė, me trajnerin Hekuran Shkaba. Mė 1992 kam marrė pjesė nė kampionatin kombėtar tė boksit amator, ku shpallem kampion kombėtar. Mė 1993 fillova shkollėn e mjeshtėrisė sportive nė Durrės, ku kisha trajner Dilaver Ēobėn. Jam shpallur nė kėto vite 7 herė kampion kombėtar. Pėr 4 vjet kam bėrė nė Shqipėri 18 ndeshje, me 18 fitore. Mė 1999 u pėrfshiva nė ekipin kombėtar, ku kisha ofertė pėr tė shkuar nė Beograd pėr tė boksuar nė turneun ballkanik "Doreza e artė". Mora medalje ari nė peshėn 67 kg. Mė 1998 vazhdova Institutin e Mjeshtėrisė Sportive "Vojo Kushi". Nė vitin 1999 stėrvitem nė Itali, ku u njoha dhe me trajnerin Italian Luixhi Leo, i cili do t'i jepte njė tjetėr drejtim karrierės sime si boksier. Mė afroi tė vazhdoja boksin profesionist nė Angli. Mė pas nėshkrova njė kontratė 3-vjeēare me "Sky sport" dhe "Fran Ėorren". Kontrata u nėshkrua nė prill tė vitit 2000 dhe kishte vlerė deri nė vitin 2003. U vendosa nė Londėr, ku jetoj me gruan dhe 2 fėmijėt. Luixhi Leo dhe Fill Persona kanė qenė dhe janė dy trajnerėt e mi nė Londėr, qytetin 10-milionėsh, ku boksi ėshtė tepėr i zhvilluar.
    - Nė emėr tė kujt boksoni pas kėsaj kontrate?
    - Zgjodha tė boksoj pėr vendin tim, Shqipėrinė, dhe do tė vazhdoj qė tė boksoj pėr Shqipėrinė. Pėr Shqipėrinė boksova edhe kur u ndesha pėr titullin kampion i Europės Lindore dhe dua tė falėnderoj trajnerin tim, Luixhi Leo, qė mė mbėshteti financiarisht me shpenzimet e tij.
    - Sa e ka koston pėrballja e Qatos pėr titullin botėror nė Durrės?
    - Mbi 80 mijė euro. Falėnderoj sponsorėt qė mė mbėshtetėn, veēanėrisht Besnik Berishėn, ekipin Rilindja durrsake, Bashkinė e Durrėsit. Me sa kam dėgjuar, do tė na mbėshtesė edhe Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
    - A ėshtė siguruar ky financim i plotė?
    - Menaxheri im po pėrpiqet, por, me sa duket, do tė mblidhet njė shumė sa pėr t'u zhvilluar aktiviteti, pasi nuk do tė ketė asnjė fitim.
    - A do ta mbrojė sėrish Qato titullin kampion bote nėse fiton nė Durrės?
    - Sigurisht, dhe do ta mbroj sėrish nė Durrės nė muajin qershor. Ėshtė njė titull vakant, qė besoj se do ta fitoj.
    - Me sa raunde do tė jetė ndeshja?
    - Me 12 raunde. Njė ndeshje profesionistėsh.
    - Kujt do t'ia kushtonit njė fitore tė mundshme?

    Emri: Kreshnik
    Mbiemri: Qato
    Mosha: 27 vjeē
    Vendlindja: Durrės
    Pesha: 76,2 kg
    Gjatėsia: 1.78 m d

  4. #4
    Urime dhe suksese te metutjeshme Kreshnikut.

    Ketu mund te shifni ca fotografi te tij: http://galeria.albasoul.com/qato

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Urime Kreshnikut, e morra vesh lajmin nga nje shok i cili e ka pare dhe duelin mes dy boksjereve. Jane raste te tilla qe te japin nje fare lumturie. Nuk dua te futem ne debatin Shqiperi-sport nacionalizem, por sidoqofte per vendin tone qe eshte megjithmend llum ne shume aspekte, politika kriminaliteti etj, te shohesh njerez te tille qe dalin dhe arrijne majat e sporteve, te jep shpresa qe jo gjithkush vjedh, jo gjithkush perdhunon dhe per me teper duke mos patur mundesi dhe duke arritur keto maja tregon potencialet e ketij populli.

    Urime kampionit te botes.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Storica prima riunione professionistica in Albania


    La World Sports Promotion in collaborazione con l’ Albanian Professional Boxing Federation neo affiliata alla WBA e in attesa di entrare a far parte dell'EBU presenta il primo show con pugili professionisti

    La cittą di Durazzo ospiterą il 5 Marzo prossimo la riunione imperniata sul pugile albanese pił popolare, Kreshnik Qato, che difenderą la sua cintura IBC dei supermedi dall’assalto dell’ucraino Rizvan Magomedov


    Kreshnik Qato

    Il pugile abitualmente risiede, si allena e combatte in Inghilterra, buon passato da dilettante č attualmente con Elvir Muriqi l’unica star della boxe albanese, non possedendo grosse protezione organizzative ha combattuto quasi sempre con i migliori pugili britannici della categoria accumulando risultati alterni, ora con la possibilitą di combattere in patria forse potrą ambire ad una carriera diversa da quella di collaudatore di buon livello

    Il resto del programma prevede:

    Tontcho Tontchev vs Rakim Mingaleev

    Coley Barrett vs Valery Semishkur

    Alexander Vladimirov vs Oleg Shainer

    Lufti Gega vs Sergei Terti
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    http://news.xinhuanet.com/english/20...nt_2656176.htm
    Albanian Qato declared world boxing champion in IBC

    www.chinaview.cn 2005-03-06 08:44:52

    TIRANA, March 5 (Xinhuanet) -- The Albanian boxer Kreshnik Qato defeated Saturday evening the Ukrainian Rizvan Magomedov to declare world champion of super middle weight in IBC version.

    Qato, who was strongly backed by hundreds of local fans, controlled the entire 12-round bout held at the "Ramazan Njala" sports palace in the Albanian coastal town, Durres. He was declared winner of the match with the total result 120-108.

    So far, Qato, 27 year-old boxer from Durres and living in London since five years ago, is double champion for the Eastern Europe and world champion in IBC version. Enditem
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Desha te dija cfare u be me Shpend Abazin, dhe ky nje tjeter boksier shume premtues.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Thumbs up

    Edhe pse nuk e due boksin si sport e shikova krejt meēin.
    Me ju thene te verteten se komentator sporti ne jeten time nuk kam degjuar si ate te TVSH-se!
    Ai aq emocioni kishte sa nuk e dija a eshte ai ka bokson apo Kreshniku ose Niko siē e quante ai.

    Per ju qe skeni pas mundesi ta ndjekni ne ekran te ju them se ky komentator e kishte zerin e Sali Berishes por fliste 10 here me shpejte. Ndoshta e imagjinoni.

    Urime Kreshnikut se ishte nje boksier inteligjent dhe besoj qe edhe ne te ardhmen nuk do ti mungojne sukseset.
    URIME!

    P.S.
    Edhe breket e tij me ate shqiponje me imponuan dhe me shtune ta shikoj gjer ne fund.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------------

    Kreshnik Qato ka dominuar me teknikėn e tij dhe goditjet me dy duar, ku e majta ishte shumė efikase, si dhe me goditjet nė distancė. Nga ana tjetėr ukrainasi Magomedov godiste fuqishėm, dhe ishte tepėr i fortė nė goditjet nga afėr dhe tepėr rezistent. Ndeshja ėshtė zhvilluar me 12 raunde, dhe gjithēka ėshtė zgjidhur pėrmes pikėve. Raundi i parė ishte i ekulibruar me goditje tė forta tė dyanshme, nė njė kohė qė nė minurtėn e fundin Qato jep njė goditje tė fortė. Edhe nė raundin e dytė epėrsia ishte e Qatos qė manovron mirė teknikisht, por dhe Magomedov godet rrezikshėm. Raundi i katėr mund tė quhet dhe raundi mė delikat i takimit pasi Qato nė fund tė tij pėson njė goditje nga afėr nga Magomedov dhe bie nė tapet. Boksieri qė bokson pėr ngjyrat e Shqipėrisė ka ditur ta kalojė kėtė moment tė vėshtirė dhe ta pėrfundojė pa probleme raundin. Nė raundin e 5-tė Qato reagon ashpėr dhe tregon pėrgatitje mė tė mirė fizike duke shpeshtuar numrin e goditjeve, pėrballė njė kundėrshtari qė ėshtė pėrpjekur ta bėjė nervoz. Raundet 8?12 mbajnė epėrsinė e Qatos qė bokson bukur mė tė dy duart, dhe godet me tė majtėn e hidhur, duke mbajtur nė kontroll takimin deri nė pėrfundim tė raundit tė 12-tė. Qatos i duhet ta mbrojė titullin e fituar mbrėmė pas 3 muajve.

    Pas kėsaj fitoreje Qato do tė shprehej: "Kėtė titull ia kushtoj Shqipėrisė dhe shqiptarėve, atyre qė mė mbėshtetėn dhe mė ndihmuan tė arrija deri tek titulli."

    -------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė nuk jam adhurues i madh i boksit dhe sporteve luftarake nė pėrgjithėsi por megjithatė i gėzohem sukseseve tė shqiptarėve edhe nė kėto sporte. Ėshtė shumė interesant fakti qė sportet mė tė suksesshme pėr ne shqiptarėt deri mė tani kanė qenė sportet luftarake. Janė tė vetmet sporte ku kemi me dhjetra kampionė europe e bote.

    Urojmė qė edhe nė sportet tjera tė bėhemi kėshtu si nė sportet luftarake dhe mė duket se kemi filluar e shpejt do jemi edhe me futboll e sportet tjera.

    Urime Kreshnikut dhe shumė suksese edhe nė tė ardhmen
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    Urime Kreshnik Qatos dhe popullit Shqiptar per ket fitore.

    madje ne boks fituam na lehtson pak humbjen katastrofale. fu.k ukrain


    Citim Postuar mė parė nga iliria e para
    Per ju qe skeni pas mundesi ta ndjekni ne ekran te ju them se ky komentator e kishte zerin e Sali Berishes por fliste 10 here me shpejte. Ndoshta e imagjinoni.
    hahahah tamon ja ke qillu, gjat gjith machit pritsha nje "NANO ESHTE KRIMINEL",
    i lumt se ka komentu me gjith shpirtin, duhet me ja jep doren.

  13. #13
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Urime Kreshnik je i madh

    sikur te federata e boksit shqiptar ta dij se cfare boksier kemi ne sdo i linte mbas dore dhe me sa degjova ne lajme Kreshniku kishte hy ne lek borxh per ndeshjen qe fitoj dhe me forcen dhe me taktiken e tij ai ja ariti qellimit fitoj

    Urime nga zemra Kreshnik
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  14. #14
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Urimet te sinqerta per Kreshnik Qaton....

    Duke pare kete foton e vogel,me eshte bere qefi jashte mase pasi behet fjale ne kete rast per nje shembull qe duhet ndjekin gjithe ata qe duan te arrijne dicka...

    Endrra e tij u be realitet..

    Ai u kurorezua Kampion bote ne vendlindjen e tij..

    E pra le ti vejne gishtin kokes organet kompetente sportive shqiptare,qe te mos ndodhin gafa te tilla,por te kerkojne rrugezgjidhje qe "ajka" sportive te mos largohet me,por qe realizimet e tyre ti bejne ne emer te kombit te vet..

    Kreshniku e tregoi veten se eshte nje Kampion jo vetem ne ring por qe kendej e tutje dhe ne zemrat e gjithe Shqiptareve anembane botes....

    Bravo i qofte......

    Suksese te metejshme Kreshnik,dhe urimet e mia te sinqerta per vlerat morale me te cilat do ti japesh shembull brezave te rinj te boksiereve shqiptare..



    Ja kalofshi mire

  15. #15
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Qato e Mbajti Premtimin

    Nje fitore historike e Kreshnikut per Shqiperine.Urime kampion. Na nderove te gjitheve dhe nuk na zhgenjeve.
    Pata rastin ta intervistoj Kreshnikun vetem disa minuta perpara nisjes per ne Shqiperi ku me deklaroi "Premtoj se Nuk do tju zgenjej" dhe ashtu ndodhi me te vertete.

    Ja intervista e Qatos.


    Mars 5, 2005

    REPORTAZH/ Pak minuta me Qaton nė Londėr, para nisjes sė tij


    "Premtoj se nuk do tė zhgėnjej askėnd"

    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare


    E enjte, 3 shkurt 2005. Eshtė ora 6 e mėngjesit. Aeroporti i "Heathrowt" nė perėndim tė Londrės sapo ka filluar tė gjallėrohet nga ardhja e udhėtarėve. Boksieri Kreshnik Qato mbėrrin me disa miq tė tij. Pasi pėrshėndetemi, ai me shpejtėsi "heq qafe" kontrollin e pasaportės dhe futjen e bagazheve. I veshur me njė kostum tė errėt me vija, kampionit tė Europės i kanė filluar emocionet qė nė fillim tė udhėtimit pėr nė Shqipėri, drejt sfidės sė madhe shumė tė dėshiruar. Disa minuta mė vonė kafe "Kosta" nė brendėsi tė aeroportit shndėrrohet nė njė zyrė tė vėrtetė me njerėz tė sportit. Trajneri dhe stafi i Qatos ėshtė kompletuar. Tė gjithė janė gati pėr tė fluturuar drejt Tiranės.

    Shpresa
    Pas pak mundimi Kreshnikun kemi mundur ta shkėpusim pėr pak minuta nga stafi i tij. "Gjendja ime ėshtė 100 pėr qind e mirė. Qė me mbarimin e aktivitetit tė tetorit kam bėrė vetėm dy javė pushim. Jam pėrgatitur tė pėrballoj me sukses 12 raunde. Po ashtu, dhe gjendja psikologjike ka tė bėjė shumė. Ajo ėshtė njė ndėr armėt e mia mė tė fuqishme kur bėj boks, pasi gjendja psikologjike luan njė rol parėsor", ka thėnė Qato pėr Gazetėn Shqiptare. Nė lidhje me kundėrshtarin, durrsaku kamion europe ka thėnė se nuk ėshtė i frikėsuar aspak, por thjesht e vlerėson si njė sportist tė madh me njė karrierė tė admirueshme. Duke qeshur, Qato nuk e ka harruar humjen e fundit me Ukrainėn. "Duhet tė marr hak pėr kombėtaren e futbollit", ėshtė shprehur ai. Pėr boksierin durrsak qė ngriti flamurin shqiptar nė Beograd, kur u shpall Kampion Ballkani mė 1997, emocinet janė pjesa tjetėr e medaljes. "Nuk dua ta fsheh aspak. Edhe nė kėto momente qė po flas me ju, jam i emocionuar. Kam filluar t'i ndiej ato", ka thėnė Qato. Kam pėrgjegjėsi ndaj familjes qė mė ka mbėshtetur, ndaj komunitetit shqiptar nė Londėr qė mė respektoi. Kam pėrgjegjėsi tė dyfishtė pėr tė gjithė shqiptarėt nė tė katėr anėt e globit, qė mė kanė dėrguar posta elektronike me urime pas shpalljes Kampion Europe nė Rusi. Pėrgjesėsi tė madhe po ashtu kam ndaj sponsorėve tė mi Nik Berisha dhe Toni Sinan, qė patėn besim dhe mė ofruan ndihmėn e tyre bujare, duke shpenzuar kaq shumė para. Dua qė tė shtunėn tė gjithė kėta njerėz t'i bėj krenarė."
    Pakėnaqėsia dhe paratė borxh
    Doreza kuq e zi nuk e fsheh pakėnaqėsinė ndaj atyre qė duhet tė kujdesen pėr sportistėt e suksesshėm shqiptarė, tė cilėt mund tė jenė ambasadorėt mė tė mirė tė vendit. Qato ėshtė i ashpėr nė deklarimin e tij ndaj tyre. "Ndihem i gėzuar qė po nisem sot pėr nė Durrės, tė bėj realitet ėndrrėn time tė kahershme. Nga ana tjetėr pyes veten pse po nisem ta bėj kėtė ndeshje nė Shqipėri, kur asnjė nuk i kthen sytė nga unė? Atje ka shumė llafe rreth ikjes sė sportistėve, edhe unė ndiej qė, nėse do tė kisha shikuar nga ana materiale, ndeshjen do ta kisha zhvilluar nė Londėr, nga ku do tė kisha mė shumė publicitet dhe fitim. Mė shqetėson fakti pse kėta njerėz nuk bėjnė mė shumė pėr sportin. Kam njė urrejtje brenda vetes, pėr kėtė do tė shkoj atje, se e di qė ka shumė njerėz qė e duan sportin e boksit, ndėrsa institucionet sportive shtiren sikur e duan", ka thėnė boksieri 26-vjeēar. Qato ka treguar mė tej se ėshtė nė siklet pėr pagesėn e njerėzve tė federatės sė boksit qė do tė vijnė nė Shqipėri. "Ata duan paratė, megjithėse kam dy sponsorėt e mi, jam nė pritje tė disa premtimeve qė na janė bėrė nga Bashkia e Durrėsit dhe Ministria e Kulturės dhe e Sporteve", ka vijuar mė tej pretendenti pėr titullin kampion bote. Gazeta Shqiptare, qė nė tetorin e shkuar, ka shkruar se Qato shkoi nė Rusi me para borxh. Duket se i njėjti fat do ta shoqėrojė edhe nė ndeshjen e sotme nė vendlindje. Por, kur Qaton e pyesim sa ka shkuar borxhi i deritanishėm, ai buzagaz shprehet: "Aman, mos mė pyesni pėr kėtė. Kam ende pa i dhėnė paratė trajnerit Luige Leo, i cili erdhi me mua nė ndeshjen e Rusisė. Por unė jam i vendosur tė sakrifikoj".
    Premtimi
    Kur minutat afrohen dhe Qatos i bėjnė shenjė pėr t'u nisur drejt portės hyrėse qė tė ēon tek terminali i avionit, nuk rri pa kujtuar njė deklaratė tė mėparshme tė vetėn. "Do mė duan kur tė vdes", ka thėnė Qato. "Asnjė shqiptar nuk ėshtė shpallur kampion bote me ngjyrat e Shqipėrisė nė vendin e tij, por janė shpallur nė vende te tjera. Unė jam i pari qė po tentoj t'u tregoj tė gjithėve rrugėn e vėshtirė qė mund tė fitojmė pėr Shqipėrinė tonė. Do tė jetė bukur tė mblidhemi tė gjithė nė kėtė evenimet historik. U premtoj se nuk do t'i zhgėnjej. Do tė mundohem maksimalisht t'i bėj tė gjithė tė ndihen kampionė", ka premtuar Kamioni i Europės, i federatės EBA, i shpallur i tillė mė 2 tetor tė vitit tė kaluar nė Shėn Peterburg, nė Rusi. Ndėrkaq, Qato pėrqafohet me miqtė e tij nė aeroport, tė cilėt do tė jenė mė tė shumtė ditėn kur tė mbėrrijė nė Londėr, ndoshta me titullin e dėshiruar nga tė gjithė, atė tė Kampionit tė Botės. Ndėrsa sot ora e sfidės sė madhe ka ardhur. Tė gjithė shqiptarėt e Anglisė dhe dashamirėsit e boksit nė tė gjithė botėn do t'i kenė sytė nga ekrani apo agjencitė e lajmeve nė internet pėr lajmin e shumėpritur. Ndėrkohė, detyra e atyre 2500 vetėve qė do kenė shansin ta ndjekin "live" nga karriget e pallatit tė sportit nė Durrės ėshtė tė broharasin.
    Sponsorėt
    Atė qė nuk e ka bėrė shteti shqiptar; apo Ministria e Rinisė, Kulturės dhe Sporteve, e kanė bėrė dy biznesmenė nė Angli, njėri shqiptar dhe tjetri britanik. Qė tė dy janė miq tė vjetėr. Nik Berisha dhe Toni Sinan janė dy biznesmenė tė suksesshėm nė Britaninė e Madhe. Ata nuk kanė ngurruar ta ndihmojnė Kreshnik Qaton tė boksojė pėr ngjyrat e boksit profesionist shqiptar. Jo vetėm kaq. Ata kanė menduar qė aktiviteti i sotėm nė Durrės tė jetė me pėrmasa tė tilla tė njė shou tė madh. Nėse dikush e shikon Berishėm pėr herė tė parė, pa mė tė voglin dyshim do t'i krijohet ideja se ai ėshtė njė boksier i vėrtetė. Ndėrsa Sinan, pak mė i gjatė se Berisha, me njė trup elegant, tė jep pėrshtypjen e njė lojtari lojėrash me dorė. Qė tė dy janė shumė tė njohur nė komunitetin shqiptar tė Londrės, nga sponsorizimet e herė pas hershme, si organizimi i kupės "Albanin Mail", apo ndeshjeve tė Kombėtares qė mbajnė firmėn e Berishės, ose hapja e gazetės "Albanian Mail" dhe njė koncert madhėshtor me yjet e muzikės shqiptare, nėn drejtimin e Ilva Tares, realizuar nga Toni Sinan. Ky i fundit, disa vite mė parė, ka pasur rastin tė jetė truproja i Elton Jon dhe Caily Minogue, gjatė mbrėmjeve gala ku ai punonte si pjesėtar i ekskortės sė sigurisė. Por dyshja Berisha-Sinan, dashamirės tė sportit, kanė vendosur ta thyejnė tabunė e madhe nė Shqipėri, me organizimin e njė aktiviteti ndėrkombėtar tė boksit profesionist, organizimi i tė cilit ka kushtuar 100 mijė euro. "Sporti gjithnjė mė ka tėrhequr, pasi edhe vetė jam marrė me sport disa vite mė parė. Tani kam dėshirė ta mbėshtes sportin nė njė pozicion tjetėr", ka thėnė Nik Berisha, 34 vjeē, president i agjencisė sė udhėtimeve "Alban Travel" nė Angli. Ndėrsa pėr idenė e kėtij organizimi ai ka thėnė se shpeshherė kur ulej tė pinte kafe me Kreshnik Qaton ai ishte i shqetėsuar shumė pėr tė pasur njė sponsor. Kėshtu, sė bashku me mikun e tij Toni Sinan, kanė vendosur tė bėjnė diēka pozitive, aktivitetin ndėrkombėtar tė boksit profesionist nė Durrės. Njė aktivitet i tė tilla pėrmasave ka njė kosto tė lartė. Madje, Berisha ka treguar se ai dhe Sinan kanė vėnė nė dispozicion rreth 100 mijė euro, duke shpresuar edhe pėr njė mbėshtetje nga kryetari i Bashkisė sė Durrėsit, Lefter Koka, dhe Ministria e Kulturės dhe Sporteve. Ndėrsa Toni Sinan, njeriu qė ka shoqėruar VIP-at e Londrės, me modesti, duke qeshur, thotė: "Unė jam pėr anėn organizative tė gjėrave, tė tjerat bisedojini me Nikun". "Padyshim, qė kemi pasur probleme me organizimin, thotė ai. Ne bėmė tė pamundurėn qė kjo ndeshje tė ishte nė fillim tė marsit, pasi mosrealizimi i saj do tė thoshte pėrjashtim nga Federate Botėrore e Boksit. Ne jemi pak vetė qė e kemi ndėrmarrė kėtė nismė, pėr ta vazhduar me sukses. Qėllimi ynė final ėshtė tė nxjerrim sa mė shumė Kreshnikė shqiptarė nė boksin profesionist. Do tė doja njė mbėshtetje sa mė tė madhe nga tė githė".

    Flet trajneri italian i durrsakut 26-vjeēar, Luige Leo
    "Duel i vėshtirė, Qato di si tė fitojė"
    "
    Kreshniku gjatė momenteve tė fundit tė njė stėrvitjeje intensive, qė ka filluar menjėherė pas ndeshjes sė tetorit nė Rusi, ku u shpall Kampion Europe, ėshtė 100 pėr qind i fokusuar. I tregon rėndėsi tė veēantė ēdo detaji, sado tė vogėl, lėvizje, rrotullimit tė kokės, lėvizjeve taktike, skemave parapėrgatitore dhe tė gjitha udhėzimeve". Kėshtu ėshtė shprehur nė Londėr, njė ditė para nisjes pėr nė Shqipėri, trajneri i Qatos, Luige Leo. I djersitur po aq shumė sa vetė Qato, Leo, i cili ka 30 vjet qė jeton nė Londėr, ėshtė njeriu kompetent pėr tė dhėnė njė opinion pėr ndeshjen e sotme dhe pėr boksierin durrsak, tė cilin ka pesė vjet qė e pėrgatit pėr betejat e ringut.
    "Ndihem i lumtur qė mė nė fund ia arritėm tė shkojmė nė Shqipėri, ku mund ta zhvillojmė kėtė ndeshje", ka thėnė pėr Gazetėn, Leo. I gėzuar, me buzėqeshje, ka treguar se ka qenė edhe njė herė tjetėr nė Shqipėri, pėr tė realizuar njė gjė tė tillė, por nuk e ka realizuar dot. Gjatė bisedės nė palestrėn "Troja", pranė stadiumit tė famshėm "Wembly", ka shtuar se ėshtė vėrtetė i gėzuar pėr kėtė arritje, paēka qė me vonesė. "Shqipėria duhet ta ketė pėr nder tė ketė njė boksier tė madh si Kreshniku, i cili, pa mėdyshjen mė tė vogėl mund tė deklaroj, e meriton vėmendjen e shoqėrisė shqiptare, pėr tė cilėn ai mė flet mua dhe stafit tim gjithmonė me nostalgji, paēka se unė e stėrvis prej disa vitesh nė Londėr", ka theksuar nė bisedėn e tij trajneri i 26-vjeēarit. Dashuria e Qatos dhe lidhjet e tij me vendlindjen kanė lėnė pėrshtypje tek Leo, i cili la Italinė 30 vjet mė parė. "Mė bėn pėrshtypje vendosmėria e tij pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė boks", ka deklaruar trajneri i boksierit, qė se ka tradhtuar nė asnjė moment emrin e durrsakut.

    Ndeshja e kampionit tė Europės kundėr ukrainasit Rizvan Magomedov

    Kreshnik Qato, sot sfida e boksierit pėr kampion bote


    Durrėsi sot ka rastin tė pėrjetojė njė nder tė veēantė. Biri i tij sot do t'i sjelli njė tjetėr ngjarje historike. Pėr herė tė parė nė Shqipėri, nė ambientet e pallatit tė sportit "Ramazan Njala" tė kėtij qyteti me tradita sportdashėse, do tė startojė mes njė atmosfere elektrizuese premiera e boksit profesionist. Po ē'lidhje ka Durrėsi me boksin profesionist? Pse kjo ndeshje e njė rėndėsie tė tillė zhvillohet nė kėtė qytet dhe jo nė Tiranė? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė nė pamje tė parė, por nė fakt ka njė domethėnie mė tė thellė se vetė njė pėrgjigje e thjeshtė. Protagonisti kryesor i kėsaj ndeshjeje ėshtė boksieri 7 herė kampion vendi, njė herė Ballkani, njė herė Europe, me emrin Kreshnik Qato, i lindur nė qytetin bregdetar. Ai u rrit nė Durrės dhe aty e filloi karrierėn e suksesshme tė boksit. E kishte ėndėrr dhe dėshirė tė madhe qė kjo ndeshje, e parė zyrtarisht pėr boksin profesionist shqiptar, tė zhvillohet nė qytetin e tij. 26-vjeēar, kampion i "freskėt" i Europės nė federatėn EBA, sot do t'u sjellė sportdashėsve shqiptarė njė show tė vėrtetė gjatė ndeshjes me rivalin e tij Rizvan Magomedov, pėr kampion bote nė federatėn IBC (Kėshilli Ndėrkombėtar i Boksit).
    Nė kėtė aktivitet tė parė ndėrkombėtar pėr boksin profesionist nė Shqipėri do tė jenė tė pranishėm 16 VIP-a, personalitete nga Federata Botėrore e Boksit (WBA). Veprimtaria ėshtė ideuar nėn kujdesin e Filip Kondu, ish-pjesėtar i stafit menaxhues tė Mike Tajson dhe me sponsorizim e dy kompanive londineze, "Alban Travel" me president Besnik Berishėn, dhe "Protective Security" me president Toni Sinan. Sipas parashikimeve, ndeshja ka ngjallur interes tė veēantė, ku pritet edhe prania e VIP-ave shqiptarė. Fatkeqėsisht, Qato ėshtė pa buxhet mijėradollarėsh, por ėshtė nė pozita mė tė favorshme psikologjike nga kundėrshtari, pasi ndeshet nė "shtėpi", ku do tė boksojė pėr 12 raunde 3-minutėshe me ukrainasin Rizvan Magomedov. Aktiviteti fillon sot nė orėn 17.30 nė qytetin e tij tė lindjes dhe pėr tė arritur deri kėtu atij i ėshtė dashur njė rrugė e gjatė, plot sakrifica dhe me para tė marra borxh. Por pėr ndeshjen e madhe tė tij, qė do tė zhvillohet sot pasdite, afrimi i biznesmenėve Nik Berisha dhe Toni Sinan (pėr tė mbėshtetur boksierin profesionist shqiptar) e ka bėrė qė tė ndihet mė lehtė. Ndėrsa vetė boksieri shprehet se do ta fitojė kėtė ndeshje ndaj rivalit ukrainas, trajneri i tij Luige Leo nuk preferon tė flasė shumė dhe me eufori, siē u ndodh shumė trajnerėve nė botė. Ai mjaftohet me disa fjalė shkurt e saktė. "Kreshniku ėshtė nė njė gjendje tė shkėlqyer sportive, gjė tė cilėn jam i bindur se do ta demonstrojė denjėsisht dhe maksimalisht nė Shqipėri. Duhet tė pranojmė se ndeshja me ukrainasin ėshtė shumė e vėshtirė, por unė kam besim tė plotė tek Kreshniku se do tė fitojė. Ai ėshtė sprovuar nė tė tilla 'beteja' dhe di sesi tė fitojė", ka thėnė trajneri i pretendentit durrsak pėr titullin botėror. Por, para ndeshjes sė Qatos me Magomedovin, nė Pallatin e Sportit tė Durrėsir do tė zhvillohen edhe tri ndeshje tė tjera boksi, ashtu si ėshtė tradita e kėtyre aktiviteteve. Kėshtu, do tė ndeshet nė 6 raunde me nga 3 minuta shqiptari Lutfi Gega kundėr ukrainasit Sergei Terti dhe pas tij do tė pėrplasin dorezėn nė 8 raunde me nga 3 minuta bullgari Tontcho Tontchev dhe ukrainasi tjetėr Rakheem Mingalev. Ndėrsa dyshja Coleman Barret nga Britania e Madhe dhe lituanezi Valeri Semishkur, me 6 raunde nga 3 minuta, do tė jetė e treta. Pas tyre do tė jetė sfida e madhe, ajo qė do ta fusė Durrėsin nė historinė e boksit profesionist botėror.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po boks esht mo muhamet nuk eshte shkence... bjeri tjetrit e thyeja nofullat e cfar pastaj..
    nje mbeturin e koheve barbare te gladiatoreve..

    shum mire beri Partia punes qe e ndaloj kte loj psikopatesh..

    Nje shoqeri njerzore nuk mund te pranoj dhe institucinoin e Spitalit dhe Ringun..

    primitevet shohin boks..
    kafshet e luajn..

    sport eshte Noti.. Baleti ne akull .. volejbolli etj.. etj.. pra aty ku nuk ja thyejm kok e kembe njeri jatrit..

    te dhj fsha.. mu ne ngjarje historike ..

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Un nuk e kuptoj pse shkruan kur nuk te pelqen si sport ? Qenke njeri shume interesant ti Brar, sepse edhe Rugby me ate ide nuk do quheshe sport, sidomos ndonje ndeshje Angli - Wales, por Rugby eshte nena e gjith sporteve dhe eshte nje sport i bukur madje.

    Nese ke qef te jesh interesant shko shkruaj diku tjeter e mo sja prish lumturine keti djaloshi dhe ata qe e festojne, qe arriti ne maj te botes me borxhe. He bucko.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Unė nuk jam adhurues i madh i boksit dhe sporteve luftarake nė pėrgjithėsi por megjithatė i gėzohem sukseseve tė shqiptarėve edhe nė kėto sporte. Ėshtė shumė interesant fakti qė sportet mė tė suksesshme pėr ne shqiptarėt deri mė tani kanė qenė sportet luftarake. Janė tė vetmet sporte ku kemi me dhjetra kampionė europe e bote.

    Urojmė qė edhe nė sportet tjera tė bėhemi kėshtu si nė sportet luftarake dhe mė duket se kemi filluar e shpejt do jemi edhe me futboll e sportet tjera.

    Urime Kreshnikut dhe shumė suksese edhe nė tė ardhmen
    Nuk jane sportet luftarake, por ato individuale. Ne edhe ne Shah kemi disa talente. Cfare jane sporte jo-kolektiv Shqiptari eshte relativisht i mire dhe ne disa spikat, cfare jane sporte ekipi, karakteri i tij e pengon te shikoj me tutje. Ja psh. Tare ngeli duke shenuar ne Itali, tek ne sben dot nje gjuajtje se te gjithe jane gjela.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  19. #19
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    As une nuk e due boksin por ai, ai komentatori me ka shty ta shof der ne fund. Sikur te ja dija emrin do ta vizitoja kur te shkoj ne Shqiperi.
    Edhe dicka, kjo me erdhi e embel pas asaj ne futoll, edhe ky ishte nga Ukraina.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Bravo Kreshnikut dhe suksese ne te ardhmen
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Boks: Kreshnik Qato, kampion i botės nė versionin WBF
    Nga FЯODO nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-06-2014, 09:16
  2. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38
  3. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  5. Kreshnik Qato, kampion bote nė boks
    Nga zeus nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •