Mendime pėr krijimtarinė e Hiqmet Meēajt
Nga Dr. Moikom Zeqo
Njė nga miqtė mė tė mirė e mė tė vjetėr qė kam njohur gjatė jetės ėshtė Hiqmet Meēaj. Nė rininė e hershme ai pati njė shkėlqim tė papritur nė krejt gjeneratėn e vet. Pastaj befas sikur u mbėshtoll nga njė guackė e pashpjegueshme dhe herė-herė e padepėrtueshme. Larg bujės, larg ndikimeve tė kritikės letrare, Hiqmeti, si njė paradoks, botoi tepėr rrallė, por tjetėr gjė botimi dhe tjetėr gjė krijimtaria.
Kujtoj bisedat tona nė Tiranė dhe Vlorė. Njėherė, kur po nisesha me anije nė njė ekspeditė nėnujore nė Karaburun, ai nguli kėmbė tė vinte me mua. Nuk u zgjua dot herėt nė mėngjes dhe unė u nisa pa tė. Kjo ėshtė njė lloj metafore pėrtej strukturės tė njė ngjarjeje reale. Vite tė tėra mbetėm pa u takuar me njėri-tjetrin. Gjatė njė udhėtimi me Dritėro Agollin mė 1995 nė Athinė, takoj Hiqmetin tė drobitur dhe tė thinjur. Ēdreqin bėn ti kėtu!, i thashė. Ai vetėm psherėtiu. Jeton ende nė emigracion me njė pėrmallim tė pabesueshėm pėr Shqipėrinė. Paradoksi i jetės. Para disa kohėsh mė solli dy libra me mikun tonė tė pėrbashkėt, Faslli Halitin. I lexova librat dhe u shtanga. Poeti i vėrtetė mbetet poet i vėrtetė nė tė gjitha kohėrat. Ai e shkruan shumė mirė edhe prozėn, gjė qė e dėshmon me romanin e tij tė fundit. I gjeta numrin e telefonit nė Athinė dhe ia dėgjova mė nė fund zėrin. Zėri i dridhej. Mos kujto se je i harruar, o miku im i largėt! (Shumė i afėrt) Nuk ka gjė, qė nuk ta vėnė emrin nė antologji. Mė vonė nuk do tė ketė antologji tė poezisė pa emrin tėnd.
Hiqmet Meēaj ėshtė njė nga personalitetet e spikatura tė poezisė shqipe, por, nė disa kuptime, ai pati fatin e poezisė sė tij tė mrekullueshme Agavia. Kur mė erdhi nė zyrėn e punės, nė Muzeun Historik Kombėtar, shkrimtari gjithashtu shumė i njohur nga Vlora, Shefqet Tigani dhe mė tha se do tė botonte njė cikėl me poezi tė Hiqmet Meēajt, e kuptova fare mirė se nuk e kanė harruar. Iu luta Shefqetit qė ta shoqėroja ciklin e Hiqmet Meēajt me kėta rreshta tė shkurtėr, dalė nga zemra ime.
Marrė nga gazeta Panorama 30 Maj 2003
VĖSHTRIM MBI PROBLEMATIKĖN E KRIJUESVE SHQIPTARĖ NĖ DIASPORĖ DHE ZHVILLIMI I ROMANIT SHQIPTAR NĖ HAPĖSIRAT EVROPIANE
Kumtesė -fragment
Nga Mustafė XHEMAILI
Hiqmet MEĒAJ - U lind mė 1944 nė Vlorė. Jeton dhe krijon nė Greqi. Pasi ka botuar disa vėllime poetike duke filluar qė nė vitin 1967 (libri poetik Nisja) si dhe disa vėllime tė tjera me tregime, nė vitin 2002 botoi romanin Kukullat e pyllit, si dhe nė vitin 2003, romanin pėr fėmijė Ēikpaku.
Ky autor nuk ėshtė i ri nė moshė, por ėshtė pėrfaqėsues i njė rryme letrare qė po afirmohet nė letėrsinė shqipe, rryma letrare e quajtur Mikrobotizėm. Madje, Hiqmet Meēaj ėshtė ideatori dhe pėrfaqėsuesi mė tipik i kėsaj rryme.
Kukullat e pyllit janė njė metaforė e qėlluar pėr emėrtim dhe trajtesė tė problemeve tė identitetit dhe botės shpirtėrore tė trazuar nga kėrkimi i kėsaj vlere njerėzore. Dilema e madhe ėshtė shtruar ashtu siē ka ndodhur vazhdimit nė historinė njerėzore: a po humbet identitet, si tė fitohet identiteti! Brengosja ishte dhe ėshtė e madhe. Letėrsia e ka pasur dhe e ka si njė temė tė madhe trajtese. Kėshtu, pra, edhe letėrsia shqipe.
Mikrobotizmi, ėshtė njė rrymė, mėnyrė e shkrimit tė gjendjeve dhe situata tė personazheve nga kėndi i veēantė. Imtėsirat e jetės, autobiografia e personazheve (po edhe e autorit) janė nė planin e parė. Njeriu i tėhuajsuar i postmodernes shqiptare, krijon paranoja tė vėrteta, si pėr shembull te personazhet e romanit Paranoja tė Xh. Ahmetit, siē e theksuam mė lartė. Po sikur personazhet e tillė, siē ėshtė personazhi kryesor i Kukullave tė pyllit, Admeti, ndjehet i vogėl, i pafuqishėm ndaj shtrėngatės sė jetės moderne e supermoderne. Madje, kjo, edhe ia merr jetėn, sepse pafuqia e tij pėr tė rezistuar me ide, veprime konkrete nė njė botė ballkanike nė tranzicion, siē mund tė shprehemi me njė fjalė politike tė kėsaj kohe, ėshtė njė PAFUQI jo vetėm e tij. Kjo pafuqi vjen nga vetė strukturimi i shoqėrisė, shtresave tė saj, pastaj ideve, veprimeve tė pėrgjithshme, tė cilat tė shpeshtėn e herave, krijojnė kaosin dhe rrėnimin e njeriut
Shkrimtari Hiqmet Meēaj, jeton nė Athinė dhe krijon letėrsi nė njė rrymė tė shpikur letrare Mikrorobotizėm. Sa mund tė qėndrojė kjo shpikje, nuk varet vetėm nga fuqia e penės sė kėtij krijuesi. Pėrpjekjet janė interesante. Romani Kukullat e pyllit, por edhe romani pėr fėmijė, janė pritur mjaft mirė nga lexuesi dhe kritika. Madje nė vitin 2003, shtėpitė botuese TOENA dhe ONUFRI, me klubin letrar Drita nė Athinė, ia dhanė ēmimin e parė, nė njė konkurs letrar nė vitin 2003.
Nga poeti VISAR ZHITI
Hiqmet Meēaj ėshtė emėr i njohur nė poezinė bashkėkohore shqiptare.
Ritmet e emocioneve tė tij, sa qytetare aq dhe me frymė origjinale labe, gjithmonė duke rėnduar drejt lirisė sė individit, sa i veēantė aq dhe universal, kanė marrė ngjyrime tė reja, bashkė me atė tė dheut-amė dhe tė njė qielli gjeneral dhe prapė tė njė qielli tjetėr, pėrplasja e tė cilėve jep dritė tė beftė.
Marrė nga gazeta RD 14 Maj 2000
Nga shkrimtari Mihallaq Qilleri
... Hiqmet Meēaj erdhi nė Greqi si qindramijra shqiptarė tė tjerė, por edhe si i deleguar i poezisė mė tė mirė tė vendit tė tij. Pėrfaqėsues i njė brezi poetėsh e prozatorėsh tė vėrtetė ai spikati me talentin e tij qysh nė vitet 60 kur ishte ende student. Mė pas, nė qytetin e Vlorės, ai u bė njė nga intelektualėt mė nė zė atje dhe krijimtaria e tij poetike, por edhe dramaturgjike, rezonoi nė tė gjithė vendin...
... Qė nė fillim mė duhet tė pohoj se ėshtė njė kėnaqėsi pėr lexuesit tė ketė nė dorė njė libėr me poezi tė vėrteta, pas shumė botimeve folklorike, por edhe tentativave zhurmėmėdha pėr modernizėm anakronik qė kemi parė tė shiten lokaleve gjithė tym ku pinė kafe tė lira shqiptarėt emigrantė. Vetvrasja e qirinjve ėshtė jo vetėm njė vlerė kombėtare nė letėrsi, por po tė lexohet me kujdes, faqeve tė tij do tė ndjejnė gjithė diagramėn e tentativave novatore tė viteve tė fundit...
...Hiqmet Meēaj ėshtė jo vetėm njė poet i lindur, por edhe njė intelektual klasi qė analizėn e viteve tė tranzicionit shqiptar e bėn si rrallė kush, pa ripėrsėritjen tragjike tė idhtarėve tė luftės sė klasave qė ia hodhėn atė shoqėrisė shqiptare mbi shpinė kur ajo qe plagosur keqaz.
Marrė nga gazeta Gazeta e Athinės 30 Maj 2001
Nga Ridvan Dibra
...e lexova "Kukullat e pyllit" dhe u befasova me mjeshtėrinė e Hiqmetit: ėshtė njė prozator klasi: i kulturuar, modern dhe shkruan shumė mirė...
Marrė nga e-mail-i i shkrimtarit Ridvan Dibra 31 Mars 2004 10:36 pm
Nga Ridvan Dibra
... I lexova poezitė dhe tregimet e Hiqmetit. Mė bėnė pėrshtypje tė thellė sidomos tregimet: ėshtė njė prozator i mrekullueshėm. Sinqerisht ndihem disi nė faj, qė s'e kam lexuar mė herėt...
Marrė nga e-mail-i i shkrimtarit Ridvan Dibra 26 Mars 2004 2:15 mm
Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mėhilli
I nderuar shkrimtar
Nėpėrmjet kėtij urimi rifillova zakonin e vjetėr. Atė e kisha ndėrprerė kur emigrova. Mbėshtetur nė shijet dhe nė gjykimin tim, nė ēdo fund viti, pėrzgjidhnja mė tė pėlqyerin njeri tė letrave, pėr ti dėrguar urimin e vitit tė ri. Kėtė herė urimin e kam pėr ju.
Tė kam kėnduar qė nga Nisja e deri tek Vetvrasja e qirinjve. Ju keni hyrė kaherė nė fondin e kulturės kombėtare...
... Ju renditeni nė ajkėn e poetėve tanė bashkėkohorė. Kjo shpjegohet me prezencėn nė tekste shkollore e antologji, me ēmimet e fituara nė rrafsh kombėtar, me vėmėndjen e tendosur tė kritikės e kryesisht me ndikimin e gjerė te lexuesit. Ata tė ndjekin pa mėrzi, tė joshur nga magjia dhe jo nga ftesat e zhurmėshme dhe manovrat bajate.
Poetėt si ju, u japin tė tjerėve forcė, ripėrtėritje, strukturim shpirti e karakteri. Ata janė fanarė syēelėsie pėr tė mos rėnė nė tmerrin qė thoshte Shekspiri, kur tė marrėt u prijnė tė verbėrve...
Marrė nga gazeta Gazeta e Athinės 9 Janar 2003
Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mėhilli
I nderuar shkrimtar
Si sot njė vit mė parė, nėpėrmjet Gazetės sė Athinės ju dėrgova urimin tim qė lidhej me suksesin e krijimtarisė suaj poetike. Unė sapo kisha pėrfunduar sė lexuari vėllimin poetik Vetvrasja e qirinjve. Poezitė e librit kishin ndjenjė, ngjyra dhe mendim. Pėr mua ishte mė i pėlqyeri, mė i lexuari. Ky ishte motivimi i atij urimi tė sinqertė.
Lexova romanin tuaj Kukullat e pyllit. Jam shprehur publikisht pėr atė vepėr, e kam quajtur stoli artistike. Profecia mė doli...
... Stolia juaj stolisi letėrsinė bashkėkohore. Urimi i kėtij viti pėrshėndet ngjitjen tuaj, nė tė pėrpjetėn e letėrsisė. Mė ka lėnė nė njė gjėndje tė kėndshme shpirtėrore libri me tregime Pėr askund.
Tregimeve nuk u mungon mesazhi dhe semantika e gjithėkohėshme. Vektori krijues shpalos vlera tė reja pėr njė vizion modern tė kuptimit tė jetės. Tregimi, titullin e tė cilit mban edhe libri, mė solli nė mėndje dy gjėra njėherėsh: thėnien e poetit amerikan tė shekullit tė 19-tė Emerson dhe njė fjalim tė numrit dy nė kupolėn e diktaturės komuniste tė atdheut tonė. Poeti thoshte: Sa shumė nga jeta jonė harxhuam duke pritur. Numri dy i diktaturės, nė njė fjalim tė mbajtur atyre moteve, thoshte: Anija jonė i ka ēarė e do ti ēajė dallgėt e furtunės mizore me vendosmėri legjendare, se....
Kapiteni haluēinant i tregimit, mė ktheu nė kohėn haluēinante tė diktaturės, nė tė cilėn, pas pesėdhjetvjetėsh udhėtimi, nuk dolėm nė limanin qė dėshironim. Udhėtim delirant.
Pasi lexova tregimet, mu pėrforcua dhe bindja tjetėr: ju kur punoni mbi letra i keni tė dy duart tė zėna. Nė njėrėn mbani penėn e nė tjetrėn mbani limėn.Ēdo fjalė ka llambushkėn e vet; tė josh pėr tek vetja e tė ndriēon shtegun e syrit pėr te tjetra.
Pėr tė gjitha kėto tė pėrgėzoj e tė uroj, i nderuar shkrimtar!
Marrė nga gazeta Gazeta e Athinės 8 Janar 2004
Nga poeti Odise Goro
Kėtij dimri tė ashpėr, me shtrėngata shiu, me re tė zymta, me erė e furtunė, si nė vajtje pėr nė punė, po dhe nė ardhjen prej saj, rrugėn e bėj anės sė detit. Kaloj dhe nė Paleo faliro, duke ēarė pėrmes njė deti me drita vezulluese. Ato tė orėve tė para tė mengjesit mė pėrcjellin pėr nė Glifadhė, kurse ato tė orėve tė vona tė mbrėmjes, gjatė kthimit tim tė lodhur, mė pėrcjellin pėr nė Kalithe...
Drita, gjithandej drita. Nė heshtjen time tė trishtuar, mė ngacmojnė, madje mė bėjnė tė flasė me vete, me njė tė folur sa prekėse, po aq pėrmalluese. Nėpėr to kėrkoj dikė. Them e them pa bėrė zė: Mes vezullimeve marramendėse tė llampave tė shumta, kėtyre pallateve tė larta, ku gjendet vallė tani, ai qė kėrkoj? Nė ēkat mundohet mbi vargje i zhytur nė mikrobotėn e mikrobotizmit tė vet, poeti vlonjat Hiqmet Meēaj? Pas cilės dritare, i pėrkulur nga pesha e madhe e mendimit dhe e ndienjės, se lė kėngėn tė qetė, njėri nga krijuesit e nderuar tė Shqipėrisė?...... Dhe vjen moti me trazime. Me hapjen vetėtimthi tė kufijve. Me eksodin dhe viktimat e tij. Me vajin e nėnave. Me ikjen larg atdheut. Detyrohet kėshtu dhe poeti Hiqmet Meēaj, mėsuesi i shumė brezave tė lėrė Vlorėn.
Nxitėsi dhe pėrkrahėsi i talenteve tė reja, drejtuesi i rretheve letrare, njohėsi i apasionuar e kėrkuesi i zellshėm i folklorit tė mbarė Labėrisė, vjen dita e detyrueshme pėr tė hedhur nė sup trastėn e mėrgimtarit, duke marrė me vete tė vetmen pasuri penėn...
... Dhe nė vitin 2000 larg Vlorės sė bukurive mahnitėse...
... ai del para lexuesve me vėllimin poetik Vetvrasja e qirinjve. Vepėr e shkruar me frymėzim e fantazi. Me perceptim modern, kėndvėshtrim origjinal tė dukurive e fenomeneve, gjė qė e ngjit poetin nė lartėsi tė reja tė vjershėrimit tė sotėm tė gjuhės shqipe...
... Ai i pėrket rrymės letrare mikrobotizėm. I pėrkushtuar pėr botėn tė cilėn e pėrbėn bashkėsia e gjėrave tė vogla. Me botėn e tij tė madhe njerėzore, krijuese, qytetare, shpirtėrore dhe mendore, mbart e pėrcjell shqetėsimet e shumta tė kohės, pėr ta parė sa mė tė lumtur njeriun, sa mė tė bukur jetėn, prandaj; se lė kėngėn asnjėherė tė qetė...
As kėnga se lė asnjėherė tė qetė atė, poetin vlonjat Hiqmet Meēaj, krijuesin e nderuar tė Shqipėrisė, pėr tė cilin kam mall tia shtrėngoj dorėn e penės sė zjarrtė dhe ta uroj e ta uroj...
(Marrė nga Gazeta e Athinės 29 Maj 2003)
VASIL VASILI
"PĖR ARSYE SHTETRORE KUKULLAT E PYLLIT
esse
Mik i dashur Hiqmet Meēaj!
Ju gjer tash ishit njė nga zėrat mė pėrfaqsues tė poezisė sonė moderne, ishit rregulluar aq bukur nė tempullin tuaj tė fjalės sa asnjėherė smė kishte shkuar nėpėrmend se do tė kishit gjetur edhe njė ngastėr ku do tė lėronit tokėn e ashpėr tė romanit.Se di ēngasje ju ka shtyrė drejt kėtij tundimi; ndoshta e keni quajtur pamjaftueshmėri shprehjeje poezinė dhe do ta plotėronit zėrin edhe me njė gjini tjetėr, se po i afroheni tė gjashtėdhjetave dhe, rrugės sė jetės, jeni ngarkuar me pėrvoja qė duhet ti bėni kujtesė artistike; se di..., por kaq papritur mė dėrguat nė njė zarf gjatosh tė verdhė Kukullat e pyllit, romanin tuaj tė parė.
Kur e mbylla edhe faqen e fundit, mė lindi njė pyetje e frikshme si turbullimi i tabusė, qė ma ligshtoi zemrėn: Ky ėshtė (ka qenė) Atdheu ynė, qė i bėn njerėzit e tij kukulla pylli, fantazma?.
Secili kapitull e kishte tė nėnkuptuar pėrgjigjen me njė po tė rreptė, prandaj gjat leximit kisha filluar tė mbrohesha ndaj kėtyre po-ve, duke hamendėsuar kapituj plotėsues, njė fillim linje ndryshe, tė shtoja diku njė grusht lirizmi ogurmirė, ti ktheja ndonjėherė fantazmat nga rruga e, ndonjė retush tjetėr, si pėr ta vėnė nė ndonjė rast filozofinė e romanit nė zona pak mė tė rrėshqitshme, por nė thelb pajtohesha me Atdheun tonė qė keni dhėnė nė Kukullat e pyllit, sepse ai ėshtė njė libėr i hapur pėr tu interpretuar dhe, sepse ėshtė njė roman i vlerave tragjike. Thellė unė e kuptoja pse Ju fillesėn artistike e shpini gjer nė fundin e vet tė arsyeshėm, gjer nė pėrfundimin historik dhe e ndėrthurni me tė. Ju i jeni bindur ligjeve tė artit dhe ai sėshtė i ftohtė si letargjia.
Gjithherė arsyet shtetrore kanė qėnė tė pakuptueshme pėr qytetarin, jo rrallė ato kanė djegur si drama absurde zemrat dhe kanė shėrbyer pėr tė mbrujtur lėndėn e pėrplasjeve qytetar-shtet. Nė kėtė qerthull ėshtė futur edhe personazhi juaj, Admeti, qė pėrjeton dhimbshėm, gjer nė shformim tė botės psiqike ndėrprerjen e vijimėsisė shpirtėrore dhe krijuese nga njė verdikt shtetror, qė kėrkon ta klimatizojė nė njė botė fshati tė largėt, e huaj pėr tė. Atje ai ndeshet me njė primitivizėm tė arsyeve shtetrore qė e mundin, por i japin edhe njė tejkqyrė pėr ta parė mė qashtėr jetėn. Qė nga ēasti i mundjes nga primitivizmi shtetror nga struktura e fabulės sikur diēka zhduket pjesė-pjesė pėr tu kthyer nė ravgime ėndrrash. Linjat shtrihen, por shtohen edhe makthet e Admetit dhe fantazmat e personaxheve.
Ju keni dhėnė dy botė nėpėrmjet gjenetikės sė dy familjeve nė fshatin malor Kajat. Familja e Shahos ėshtė viktimė e familjes sė Baxhos. Po tė kemi ndėrmend se ato familje kanė dalė nga i njėjti zjarr, se krerėt janė djem vėllezėrish, tė cilėt kanė patur edhe njė djalė ungji, student nė teologji, tė pushkatuar nga gjyqi i Baxhos nė mes tė fshatit tė vet, nė luftėn e fundit, ku u pėrleshėn tri ngjyrat: e zeza, e kuqja dhe e bardha, atėherė pėrfijohet qartė tragjizmi historik qė kaluam. Admeti plotėson njė numėr shpėrtėror tė familjes sė gjakut tė Shahos.
Romani ka sfond kohor qė bashkohet me tė sotmen. Jeta artistike e plakut Shaho Doktor i Shkencave Gjenetike fillon nga sot e pambaruar dhe shkon drejt fėminisė sė tij. Jeta i ėshtė tharė nga ngashėnjimet nė rini, kur iu ndėrpre me pėrdhunė puna shkencore. Ai su klimatizua as me tė zinjtė, as me tė kuqtė as edhe me tė bardhėt, sepse sipas tij ngjyrat prodhojnė dhunė, por edhe se njeriu duhet tė lihet i lirė nė prirjen e vet tė natyrshme. Vitet e mėpastajme nė fshatin e tij janė mbijetesė. Mbijetesa e Admetit ka filluar nga sot nė Kajat dhe do tė vdesė copa-copa drejt sė ardhmes. Ajo bėn dritė pėrzishėm si njė kandil nė errėsirėn e shpirtit. Pleqėria e plakut Shaho sot, ėshtė arsyeshėm edhe pleqėria e tij, ai e pėrjeton kėtė moshė tė sė ardhmes, qė nga sot. Fati i sajuar pėr arsye shtetrore dhe aftėsia pėr ta parė qė sot tė ardhmen, janė drama tė personazhit, prandaj libri ska kohė, ka mungesėn e kohės, sa fillon mpikset njė kohė, ajo zhbėhet nga njė gjedh tjetėr i sė njėjtės kohė. Koha ėshtė ngatėrruar pėr tė dhėnė njė cilėsi artistike tė saj, e keni bėrė tė rrethpėrsėritshme te boshti. Kapitujt dhe nėnkapitujt ngjajnė si hije kohe, si shėmbėlltyra, ku ngjarja ėshtė vetėm njė fillim i shfytyruar i trurit nėn trysninė e pushtetit dhe personazhet kanė gjymtimin e trysnisė. Duket sikur keni bėrė psikanalizėn e Admetit.
Personazhet e romanit janė me fate dramash, askush ska shėndet shpirtėror, ngjajnė mė shumė si dytėsa se sa tė vetėm nė fat. Ata se ēkanė njė pėrthithje trajtash nga njė pasqyrė tjetėr shpirti dhe ngjarjesh, madje dhe kohėsh, ndoshta nga shtangėsia e jetės, pra ata janė personazhe me pasqyrė. Po ti renditnim kėto lloj personazhesh me pasqyrė, do tė dilnin gati tė gjithė ēpėrmban libri.
Mbase mungesa e lirisė sė vėrtetė dhe hapsirės krijon me tepėri botėn e ndjeshmėrisė trupore sipas parimit, e ndaluara ėshtė mė e ethshme, kjo spjegon pjesėrisht tepėrinė ndjeshmėrore qė kanė personazhet, por mbase ėshtė edhe mė thellė, ėshtė prirja juaj pėr ti zbėrthyer nė gjėndje tė pėrndezura. Dy personazhet femra (Lina dhe Ladina) sikur e kushtėzojnė nxjerrjen nė pah tė personalitetit me dhėnien trupore dhe Lina tė krijon njė pamje cinike tė smundjes nė qytetėrim.
Personazhet kanė njė fillim me kujtesė tė cilit i rikthehen dhe kėshtu krijojnė hapsirėn artistike me shėnjėza kohe.
Nuk hasa as edhe njė mbiemėr tė personazheve, veē disa cilėsorėve.
Pėr voli letrare kjo mund tė ishte e arsyeshme dhe bindėse pėr njė pjesė tė personazheve dytėsorė, por ata qė mbajnė dramėn e jetės duhet tė pajiseshin me mbiemra, aq mė tepėr qė Ju ēastin artistik e bėni edhe njė rrjedhė kohe e cila nėnkupton edhe vijimsinė e gjakut qė e mbart mbiemri. Edhe diēka qė ka lidhje me mbiemrat e munguar: shtysėn pėr ardhmėri historike se mbartin figurat qė mishėrojnė tė mirėn e pėrheshme tė atdheut. Shahua sikur kėrkon me ndėrgjegje tė vetfshehtėsojė gjer nė zhdukje historinė e tij qė sėshtė vetėm e tij.
Pėr Admetin ėndrra ėshtė lėnda e vėrtetė e jetės, formė e shfaqjes sė vėrtetė. Nė shpirt tė saj janė gjaku, ndjenjat, ripėrjetimet dhe, jeta lėndore ėshtė hije e ėndrrės. Kemi kėshtu njė idealizėm tė kulluar. Ju e keni pėrdorur ėndrrėn edhe si shkarkesė tė peshės ndrydhse tė ditės, si dlirėsim tė shpirtit natėn pėr mėkatin e marrė nga pėrdhuna e rethanave. Ėndrra ėshtė shpirti pa ditėn qė lėviz nė tė gjitha kohėt dhe nė tė gjithė hapsirėn.
Keni pėrdorur edhe pafajsinė si cilėsi tė dlirėsisė shpirtėrore pėr Admetin, Shahon, teologun dhe nusen e djalit tė Shahos, e cila bėhet fantazmė nė kohė tė keqe me bubullima dhe fle nė njė degė peme. Fantazmat, kėto forma shpirti njeriu tė pakryer nė kushte kohore dhe hapsinore, i kanė dhėnė romanit njė linjė tė dridhshme, magjike dhe tragjike.
Kam mbresėn se arsyeja e ėndrrės ėshtė mė bindėse se arsyeja e realitetit nė roman. Realiteti i krijuar se spjegon dot plotėsisht vetveten me mjetet e tij ndėrsa ėndrra e spjegon atė me vetveten.
Ju keni njė fjali ēelės e cila lidh ėndrrėn me realitetin: Tė gjitha kėto kishin ndodhur apo do tė ndodhnin?
Duke pėrdorur mėnjanimin e nėnkuptuar tė ngjarjeve, fabula ka mbetur e pėrkorė. Me shėnime tė Shahos ngadalson ritmin dhe kohėn pėr ta futur nė hulli mė tė thella filozofike mendimin. Pastaj pėrdor paradokset, farsat pėr tė zbutur njėtrajtshmėrinė e tė treguarit. Kėsaj proze nė brendėsi i farfurit poezia pėrsiatse, i fjalėzon animizmi, i pėrvijohet simbolika e, mbi tė gjitha, i dėgjohet ritmi. Nganjėherė ndihet e folura fshaēe qė u jep rreptėsi karakteri disa personazheve, por jo vetėm aq, se ka edhe tepėrimthe.
Njė cilėsi e pėrkryer e romanit ėshtė mungesa e fundit e cila se kornizon lėvizshmėrinė. Gjithnjė ka njė rastėsi qė e pėrfundon veprėn dhe shkrimtari ia dorėzon lexuesit, jo se shteron ngjarja, po dorėzohet me ndėrgjegje shkrimtari. Ju e keni lėnė tė nėnkuptuar fundin me afėrvdekjen e tė Madhit Fare... qė do tė ēojė edhe nė ndryshimin e rrjedhave tė jetės. Gjithsesi kėto janė hamėndje, por njė gjė ėshtė e sigurtė nė romanin tuaj, mė shumė ai zhvillohet lartė, nė katet e sipėrme tė Botės, nė ėndėrr.
Patėr 30.07.2002
(marrė nga gazeta e Athinės)
VASIL VASILI
SHTOJCĖ PĖR SHKRIMIN PĖR ARSYE SHTETRORE KUKULLAT E PYLLIT
Nė fillim tė viteve 70-tė lexova tri libra tė ndaluara: Gomari i Babatasit tė Gj. Fishtės, Letėr Kordilianos tė njė dinjitari tė lartė katolik tė pushkatuar pas ēlirimit dhe librin e tretė..., se mbaj mend titullin dhe autorin, megjithse qe libri mė tronditės qė kisha lexuar pėr racėn shqiptare deri atėherė, ishte botim i fillimshekullit XX.
Shkenca gjermane festonte pėrvjetorin e njė moshe tė shtyrė tė antropologut mė nė zė tė saj. Pyetjes kush ėshtė raca mė inteligjente e Europės ai nguroi ti pėrgjigjej menjėherė. Ishte shekulli XIX i nacionalizmave dhe raca mė inteligjente pėr oboret gjermane ishte raca e tyre teutone.
Profesori e kishte filluar karierėn shkencore nė ish-perandorinė turke.
Nė Stamboll, konsulli i vendit tė tij, mik i babajt, i bėri tė papriturėn e parė tronditėse. I vuri nė pjatancė njė pako dhe i tha antropologut tė ri:- merre. Ai e ēmbėshtolli dhe mbeti i befasuar. Ishte njė kafkė njeriu. Nuk fliste se ishte nėn mbresat e forta tė mrekullisė qė kishte pėrpara. Ēkafkė e pėrsosur, ēpėrmasa mahnitėse, ēmundėsi inteligjence ka mbartur! As nė njė ilustrim shkencor skish parė njė kafkė tė tillė, kėto pėrsiatte. Mė nė fund doli nga zona e mahnitjes dhe bėri pyetjen joprofesionale: Nga ēpopull vjen kjo kafkė? Miku i babajt i tha se ta solla qė tė ma zbulosh pikėrisht ti kėtė popull. Antropologu i ri qe dorėzuar se kish pėrmendur gati gjithė popujt e perandorisė: grekė, sllavė, arabė etj, por smundi tė thotė asgjė tė pėrpiktė. Atėherė tė vėrtetėn ia zbuloi konsulli. Ėshtė kafka e njė ushtari shqiptar. Ishte koha kur Shqipėria quhej shprehje gjeografike. Pyeti ku banonte ky popull, sa banorė kishte, ēgjuhė fliste. Pastaj bėri ca matje profesionale dhe nė fund tha: Sa keq! Ēfatkeqėsi! Ēhumbje! Njė gjeni lind nė njė milion, edhe njė tė vetėm qė ka patur brezi i kėtij... se ka ditur... e ka lėnė tė vritet pėr Perandorinė. Qė atėherė antropologu e zgjoi kėrshėrinė pėr kėtė racė. Dhe dy herė tė tjera konsulli i kishte vėnė nė pjatancė kafka shqiptarėsh. Dhe antropologu tha: Ēėshtė ky popull qė i ka tė gjithė pjestarėt e vet gjeni tė mundshėm? Natyrisht nė kushte ekonomiko-shoqėrore tė begata.
Thellė nė shpirt gjithnjė mė ka pėrkėdhelur vlerėsimi i antropologut gjerman, qoftė sikur tė kishte pak tė vėrtetė shkencore, por... (ah kjo por... e rėndė si dyer shekujsh mė del pėrpara) dhe brezit qė ēliroi vendin, dhe brezit tim nuk po i krijohet mundėsia pėr tu krenuar me racėn e vet. Fajin e kemi shtyrė gjer te tė tjerėt dhe shpirtin tonė e kemi lėnė tė pastėr sikur tė ishte shpirti i njė fėmije. Kemi harruar qė faji ėshtė kolektiv.
Ngashėnjimet e atyre ēasteve kur e lexoja atė libėrth, mi risolli Hiqmet me roman Kukullat e pyllit
(marrė nga gazeta e Athinės)
Krijoni Kontakt