Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Tregim nga HIQMET MEĒAJ



    TA 10010*
    (Zarfi Me Vija Blu)




    U dėgjua njė fėsh fėsh nėn derė. Asgjė tjetėr.
    Nameti shkoi dhe gjeti njė letėr. Ishte njė letėr e zakonshme brenda njė zarfi me vija blu.
    Ja ēfarė shkruanin nė tė me shkronja kompjuteri times new roman: "Je i vetmi njeri i ftuar. Tė pret trami 10010. Do tė shohėsh shfaqjen mė tė bukur tė jetės tėnde atje ku do tė shkosh".
    Mund tė rrinte Nameti i ftohtė para njė ftese tė tillė, megjithėse tė dyshimtė, megjithėse pa nėnshkrim? Mund tė ishte edhe kėrcėnim, sidomos kėtė orė tė thyer tė mesnatės, kur shumica flinin. Po kush ta kėrcėnonte? A ishte Nameti njė njeri i rėndėsishėm sa tė merreshin aq seriozisht me tė pėr ta zhdukur njė mesnatė tė bukur maji, nė tramin TA 10010?
    U nis nėpėr erė e shi. Vėrtetė e priste TA 10010. U hapėn dyert dhe hyri brenda. Nuk pa kush vallėzonte e kėndonte, pa vetėm se brenda tramit bėhej njė festė e vėrtetė. Iu kujtua fraza nė ftesė: "do tė shohėsh shfaqjen mė tė bukur tė jetės tėnde atje ku do tė shkosh", ndaj nuk u habit aspak, kur pa se ata qė vallėzonin e kėndonin ishin kukulla. Shkoi tė pyeste tramierin, tė merrte vesh ku do tė shkonin, ē'duhej tė bėnte ai, njė njeri me mish e me kocka, nė mes tė atyre kukullave vitrinash, qė papritur i pa tė gjalla, si tė ishin njerėz. Mirėpo edhe tramieri qe njė kukull e vėrtetė. Megjithatė ai e kuptoi shqetėsimin e Nametit dhe i tha me njė zė tė ftohtė si tė kurdisur:
    -Edhe trami ėshtė lodėr, sonte tė gjithė jemi lodra.
    -Edhe unė?- pyeti Nameti.
    -Tė gjithė sonte jemi lodra,- tha tramieri.
    Vetėm sonte, tha me vete Nameti. Mos vallė vetėm sonte?
    U dėgjua zhurma e frenimit. Kukullat dualėn jashtė.
    -Ē'bėhet?- Pyeti tramierin.
    -Po shtrojnė shinat pėr atje ku do tė shkojmė. A nuk tė thashė qė sonte trami ėshtė njė lodėr? Do tė shkojmė diku ku nuk vijnė dot njerėzit.
    Ta 10010 u nis pėrsėri. Pėrshkoi fusha e lugina, male e pyje, ku Nameti nuk kishte shkuar kurrė. Njė kukull me flokė tė zinj, me njė nishan tė bukur mbi buzėn e majtė, i tha se quhej Ana dhe i kujtoi Anėn e tij. Ajo do t'i thoshte shumė gjėra tė tjera, qė Nameti nuk do t'i dėgjonte, se do tė zhytej nė kujtime jo shumė tė largėta, kur njė tjetėr Anė, e bukur si kukull, por jo kukull, me njė nishan mbi buzėn e majtė, e donte aq shumė, e donte aq shumė...
    Mirėpo do tė shkėputej nga kujtimet sepse trami do tė shkundej, maja do t'i ngrihej pėrpjetė, ai do tė mbėshtetej nė ndenjėsen e tij dhe do tė shikonte me habi se tė tjerėt, domethėnė kukullat, nuk do ta ndienin ndryshimin. Ē'bėhet?, pyeti veten. Pa nga dritarja. Gjithė ajo makinė e rėndė, qė duhej tė ecte mbi shina, tani ishte ngritur nė ajėr, po fluturonte, po ēante retė dhe poshtė, poshtė tij, qyteti i madh po bėhej i vogėl si vizatimet e fėmijėve. U ndie i lumtur, po fluturonte mes kukullave, si njė fėmijė i pėrkėdhelur qė e veshin dhe e lėnė tė argėtohet me gjėrat mė tė bukura.
    Trami e la qytetin e madh, u ngrit sipėr, mes reve dhe, pikėrisht atėherė Nameti do tė shkonte pėrsėri te tramieri ta pyeste ku ndodheshin e ku do tė shkonin.
    -Bėjmė njė vėrtitje mbi Ballkan e pastaj mbi gjithė Botėn. Sonte toka dhe qielli janė tonat,- do t'i thoshte ai.
    -Por...,- do tė pėrtypej Nameti,- ky nuk ėshtė aeroplan, po tram.
    -A nuk tė thashė se sonte tė gjithė jemi lodra? Ik mė mirė shiko nga dritarja. E gjithė bota ėshtė nėn kėmbėt e tua. Retė kėrcejnė si ketra, yjet vallėzojnė, njerėzit atje poshtė vrasin e vriten, vjedhin e vidhen, por qė kėtej nuk duken...
    -Kam njė lutje,- i tha Nameti pasi u mendua pak.
    -Thuaje,- u pėrgjigj tramieri.
    -Kur tė jemi mbi Adriatik, aty ku ėshtė njė ishull i vogėl me emėr guri, a mund tė fluturojmė pak ulėt?
    -Tani ėshtė errėt dhe nuk do tė shohėsh gjė,- do tė thoshte tramieri.
    -Mund tė ulemi sa pėr pak? Sa tė pėrshėndes nėnėn e babanė? Sa t'i hedh njė lule Violetės e Lilės? Dua t'i puth pak ballin e ftohtė Anės. Tė lutem!
    -Anėn e ke kėtu,- tha tramieri me zėrin e ftohtė si tė kurdisur,- sonte Ana do tė jetė gjithė natėn me ty.
    U rrėnqeth. Ajo qė ngjante me Anėn, qenkėsh Ana e vėrtetė.
    Filloi njė stuhi e ēmendur dhe tramieri nuk e ndali dot tramin fluturues atje ku desh Nameti. U ndie i brengosur. Kukullat vallėzonin, kėndonin, kurse Ana merrej me disa fėmijė tė vegjėl e herė pas here i hidhte vėshtrime pėrvėluese si dikur.
    U dėgjua njė zė qė lajmėronte uljen. Fluturimi kishte mbaruar. Doli edhe ai duke ndierė pas shpinės njė dihatje qė e njihte aq mirė. Ngjitur me tė ishte Ana me dy fėmijė kukulla nė duar. Njeri prej tyre ishte i zeshkėt. Filluan tė kėndojnė fėmija me Anėn: "Nuk na tremb breshėri, nuk na tremb as shiu, jemi racė e fortė, racė arixhiu!".
    -Ana,- klithi Nameti.
    Ajo iku duke i ngulur pėrsėri vėshtrimin pėrvėlues dhe atij do t'i duhej tė ndiqte pas turmėn e atyre kukullave tek hynin brenda njė salle stėrmadhe. I kapi syri dy viganė kokėrruar qė mbanin tė lidhur secili nga njė tiranozaur tė tmerrshėm. Ishin portierėt. Nameti dėgjoi pėshpėrimat e tyre, pastaj dialogun e gjigandėve me kafshėt pėrbindėshe, thanė diēka si "bie erė njeriu, mes nesh kemi njė njeri", pa tramierin t'u thoshte diēka nė vesh, pastaj tramieri i erdhi pranė e i shkoi krahun, "ky ėshtė njeriu qė kemi ftuar", u tha, pėrbindėshat shqyen njė buzėqeshje dytonėshe dhe pas kėsaj hynė brenda pa pengesė.
    Pa e ē'nuk pa atje. Duar nga ato qė reklamonin orė, unaza e byzylykė ari qė bėnin akrobacira. Shalė tė ngritura pėrpjetė, nga ato tė vitrinave, qė vishnin ēorape tė holla grash. Buste me mbathje e sytjena, trupa tė plotė vajzash qė nuk kishin arritur tė visheshin e i kishin gjokset pėrjashta. Djem plot muskuj, tė bardhė, tė zinj e tė verdhė, tė veshur e tė zhveshur, tė kollarisur me kostume apo me kanatjere plot figura. Parukat kalonin nga njė kokė te tjetra, fėmijėt hipur mbi zhapikė e kuaj, Bob Sfungjeri i kishte hipur njė breshke, Barbi bėnte paradė mode nė krahėt e Spajdermanit. Ana ishte ulur nė njė kėnd, kishte mbledhur plot fėmijė pėrreth, disa i vishte, tė tjerėve u konte akullore, se ishin tė vegjėl, mė tė vegjėl nga pėllėmba e saj. Nameti pa orėn, po asaj i ishin fshirė akrepat. "Tek ne nuk ka kohė", i tha njė peshk i kuq hipur mbi biēikletė dhe i tundi bishtin. Ushtonte muzika. Qenė disa melodi njėherėsh, nga tė gjitha llojet e melodive tė botės, sepse edhe kukullat qenė nga tė gjitha llojet. Ndėrkohė u dėgjua njė si pėshpėritje e madhe, u ndje pėshtjellim, qė mė pas futi brenda fjalė e fjali: "Erdhėn pėrsėri". "Atė punė kanė". "Sonte do t'i pranojmė?". "As sonte as kurrė". "Po ata po qajnė". "Gėnjejnė, sytė e tyre nuk lotojnė". "Po ata thonė se duan tė jenė kukulla". "Ata kurrė nuk mund tė jenė kukulla".
    Ē'po ndodhte? Pėrse bėhej fjalė? Mezi e gjeti tramierin, i cili do t'i thoshte se ishte njė ēėshtje e zakonshme, qė ndodhte sa herė mblidheshin e festonin. Do t'i thoshte se kishin ardhur monumentet, hipur mbi kuaj, armatosur me shpata e armė zjarri, kryesisht gjeneralė e cezarė, kriminelė qė kishin zhdukur nga faqja e dheut njerėz e qytete, raca e popuj, kishin djegur libra, tempuj, shpikje, njerėz tė gjallė. Do t'i thoshte gjithashtu se ata ankoheshin, kishin jetė tė vėshtirė atje ku i kishin bėrė monumente, rrinin jashtė nė shi, nė tė ftohtė e nė tė nxehtė, nuk i nderonte kush, ishin tė palėvizshėm e tė lodhur nga ngujimi nė tė njėjtin vend. Kishin bėrė lutje me shkrim, kėrkonin tė bėheshin edhe ata kukulla, t'i vishnin me rroba tė bukura, t'i lyenin me bojra, tė ndjenin zėra tė gėzuar e tė ishin tė rrethuar nga dritat. Do t'i thoshte se ata hiqnin dorė nga gradat, nga titujt, nga kapitujt e historisė, dorėzonin vullnetarisht kuajt, shpatat, gradat, mohonin emrin, donin tė quheshin thjesht kukulla.
    Po a mund tė pranohet kjo?, do tė thoshte tramieri. Nuk mund tė pranohet. Ata, edhe po i pranuam, do tė fillojnė nga grushtet e shtetit, nga kurthet, nga skllavėrimi, nga shthurja e prostitucioni. Do tė kėrkojė secili tė jetė i Pari, komandanti i tė gjithėve, perandori i tė gjithėve, do tė kėrkojė tė krijojė ushtri me kukullat tona, do vėrė pėrpara dinozaurėt, gjarpėrinjtė, qentė, rosat, Bob Sfungjerin, Supermanin, Spajdermanin, tanket e fėmijėve, armėt elektronike, gjithēka tė krijuar pėr argėtim. Vitrinat do tė mbushen me kriminelė, kudo do tė rrjedhė gjaku, vajzat do tė pėrdhunohen, djemtė do tė bėhen eunukė, kudo do tė shpėrthejė dhuna.
    Ne ua kemi bėrė tė qartė, rrini atje ku jeni, njerėzit ju kanė nderuar, por mos prisni nga ne tė merrni titullin e kukullės. Atė po u thonė edhe tani te porta, prandaj po ulėrijnė, qajnė e kėrcėnojnė, kėrkojnė ushtritė qė kishin pėr tė na sulmuar, mirėpo historia i ka lėnė pa ushtarė, ka vėnė vetėm ata nė monumente.
    Ėshtė e ēuditshme se kėtu nuk vijnė shkencėtarėt, shkrimtarėt, poetėt, filozofėt e figurat e tjera tė shquara. Ata rrinė tė duruar atje ku i kanė vendosur, nuk ankohen, siē duket shkruajnė ende dhe nuk u shkon mendja te argėtimi ynė, e mbaroi fjalėn sqaruese tramieri.
    Ndėrkohė zhurma te dera filloi tė shuhej. Monumentet po largoheshin pa ia arritur tė quheshin kukulla, Nameti i pa me sytė e tij se sa tė trishtuar ishin, si njė funeral i gjatė i ēuditshėm.
    Nė sallė argėtimi vazhdonte. Erdhi e mori nė vallėzim njė dorė me dy ora tė arta. Pastaj iu desh tė ngrihej me Barbin, mė pas kėrceu njė valle popullore indiane me njė kukull tė zeshkėt. Gjithnjė radhėn e kishin damat, mirėpo Ana nuk po vinte. E kėrkoi me sy dhe e gjeti pėrsėri mes fėmijėve. Po i mjekonte krahun njė mjellme. Ana ia bėri me dorė, pastaj u afrua dhe vallėzuan sė bashku gjithė pjesėn tjetėr tė natės.
    -Qenke bėrė vėrtetė kukull,- i tha ai.
    -jo vetėm pėr sonte,- i tha ajo.
    -Mos gjendemi nė parajsė?- i tha ai.
    -E gjete,- i tha ajo.
    -Gjithnjė me kukulla do tė rrish?- e pyeti ai.
    -Mė pėlqen,- i tha ajo.-Me kukullat fėmijė mė pėlqen mė shumė. Mė thėrrasin mama.
    U afrua tramieri. I tha se mbrėmja kishte mbaruar dhe u duhej tė ktheheshin. Ana nuk ndodhej mė aty. I erdhi keq qė nuk u pėrshėndetėn.
    Dolėn jashtė, atje ku i priste trami. U ngritėn sėrish fluturim, bėnė disa rrotullime tė rrezikshme, nuk kėrkoi mė tė shkonin te ai ishulli me emėr guri, se nata ishte me erė dhe binte shi. Trami u ul. Kur doli prej tij, shquajti se ndodhej para shumėbanesės nė rrugėn Terpsihoris, ku kishte njė hyrje tė vogėl. U fut brenda pasi ngjiti shkallėt e tre sipėrive. Padashur hodhi sytė mbi tavolinė, atje ku kishte lėnė letrėn e ēuditshme brenda njė zarfi me vija blu, qė e kishte ftuar tė shkonte nė ngjarjen mė tė bukur tė jetės sė tij. Kėrkoi gjithandej por nuk e gjeti kund.
    Ndoshta fluturoi edhe ajo si unė, mendoi.
    Sonte edhe ajo mund tė ketė qenė kukull, njė kukull prej letre, mendoi...

    -------------------------------
    * TA 10010 - numėr trami



    E hėnė, 25-06-2007
    P. Faliro



    (Botuar nė "Gazeta e Athinės, - Nr. 441, 21 shtator, 2007, f. 20.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 19:01

  2. #22
    Tregim nga HIQMET MEĒAJ




    TA 10011
    (Njė gjinkallė nė mesnatė)



    -Ku jemi parė?- tha ajo.
    -Askund,- tha Nameti.
    -Mė ngjan me dikė,- tha ajo.
    -Jemi mbi gjashtė miliard njerėz tė gjallė,- tha Nameti,- edhe ti ngjan me dikė.
    Ajo mendoi se Nameti e mbylli bisedėn dhe heshti. Me tė vėrtetė Nameti e mbylli bisedėn. Desh tė dėgjonte njė gjinkallė tė vonuar qė kishte futur verėn e nxehtė nė bark dhe ende nuk kishte plasur. Ajo e kuptoi dhe e pyeti:
    -Po dėgjon gjinkallėn?
    -Mė mirė gjinkallėn,- tha ai, megjithėse do tė shtonte, se sa ty, por u pendua.
    -Se sa mua,- e rrėmbeu mendimin ajo.
    Nameti u ēudit. Ajo filloi tė qeshė. Ishte errėt, nuk ia kishte parė as moshėn, as ngjyrėn. E qeshura e saj kishte ngjyrė ēokollate, mbėshtillej nga njė aromė tropiku, qe nuk e kishte ndierė mė parė.
    -Nė vendin tėnd, kėshtu kėndojnė gjinkallat?- e pyeti.
    Ajo e preu heshtjen. U dėgjua trami tė vinte. Ajo u ngrit, hyri nė njė derė qė u hap, por pati kohė tė thoshte: ajo gjinkalla qė nuk po pėlcet, jam unė. Ajo gjinkalla jam unė.
    Sa e trishtuar u bė platforma. Tashmė asgjė nuk po kėndonte dhe Nameti e mbėshtolli veten nė njė ikje ku muzika mungonte. Dhe trami i tij nuk erdhi kurrė t'ia sillte gjinkallėn...

    10-09-2007


    (Botuar nė "Gazeta e Athinės", - Nr. 441, 21 shtator, 2007, f. 20.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 19:01

  3. #23

    Tregim nga HIQMET MEĒAJ




    TA 10024



    Jam vetėm. Sonte trami udhėton vetėm pėr mua. Nuk di nga jam nisur e pėr ku po shkoj. Hyjnė furrtaret dhe hanė tavanin. Janė tė uritura, shikojnė nga unė dhe vazhdojnė tė pėrtypen. Hyjnė krimbat jeshilė dhe gėrryejnė ndenjėset.
    Papritur dėgjohet njė klithmė. Kanė ngrėnė tramierin.
    Tani trami udhėton vetėm dhe vetėm pėr mua. Nuk di nė kanė mbetur shina, mos i kanė gėlltitur edhe ato insektet grykėse.
    Thonė se njerėzit e ndėrrojnė qytetin njėherė nė njėqind vjet, kurse qyteti i ndėrron njerėzit njėherė nė tetėdhjetė vjet. Sonte ėshtė nata e ndėrrimit tė madh.
    Ndiej krahė furrtaresh tė mė mbartin mbi shpinė, tė fluturoj dhe tė gjendem diku qė ngjan me shtėpinė time. Dal nė ballkon, njė ulli mė thotė: hidhu, nuk do tė vritesh.
    Sonte qyteti i ka ndėrruar njerėzit, jo me ata qė do tė vijnė, por me ata qė kanė ikur.
    Krimba tė mėdhenj jeshilė janė mbledhur atje poshtė dhe festojnė. Pėrtypin gjethe nė vend tė qengjave, pinė vesė nė vend tė verės. Megjithatė dehen dhe kėndojnė sipas natyrės sė tyre. Edhe trami tani ėshtė shndėrruar nė njė krimb qė nuk lėviz, as ha e as pi.
    Atje poshtė ka njerėz tė tjerė, janė ata qė kanė ikur e i kemi harruar. Nuk u mbajmė mend as zėrin, as fytyrėn, pėr kėtė janė tė mėrzitur. Kėndojnė njė kėngė qė ngjan me hijet dhe me grisjet. Kanė mallin e kujtimit kur troket dhe nuk ia hapin derėn.


    (Botuar nė "Gazeta e Athinės", - Nr. 436, 17 gusht 2007, f. 12.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 19:00

  4. #24
    Tregim nga HIQMET MEĒAJ



    RRUGA PĖR LUVĖR
    tregim




    Ai hyri pa trokitur kur Nameti digjej nga ethe tė forta gripi, dridhej dhe sytė i qenė ndezur nga shkėndija, ca tė flakėruara e ca tė shuara, si pluhur hiri. Ai foli pa u ulur, pa i dhėnė dorėn, pėrpėliste qerpikėt, as u mundua tė kėrkonte tė falur qė tjetri qe nė njė gjėndje qė s’mund ta dėgjonte. Seē tha diēka pėr njėfarė Rolandi, qė Nameti nuk e dinte kush qe, mendja nuk i punonte mirė, e ftoi tė dilnin jashtė, atė punė mund ta bėnte vetėm ai, sepse nė ca letra tė Rolandit kishin gjetur emrin dhe mbiemrin e tij, gjė qė tregonte se Rolandi e ēmonte shumė pikėrisht atė dhe asnjė tjetėr.
    Nameti i tha:
    -Tė lutem mė lerė tė qetė nė ethet e mia,- por tjetri nuk e dėgjoi, sepse po ta kishte dėgjuar, nuk do tė thoshte, vishu, jemi disa vetė qė tė presim, e mė pas do tė shtonte:
    -Edhe Rolandi po tė pret.
    Dukej edhe tjetri qe nė ethe tė forta, edhe ai digjej, megjithėse duhej tė qenė ethe tė ndryshme nga ato tė Nametit.
    Mė kot do t’i thoshte tė mbushte njė gotė konjak tė fshehur mes librave tė bibliotekės dhe po tė donte kafe, tė mundohej ta bėnte vetė. Kur po i thoshte kėto, qe dėgjuar dera tė pėrplasej me forcė, kishte mbetur pėrsėri vetėm me zjarrminė e tij qė duhej tė ishte rreth dyzetės, qe detyruar tė mbulohej e tė dridhej, megjithėse pėrjashta dielli tė pėrvėlonte.
    Pastaj iu ngatėrruan pamjet dhe kohėt u futėn te njera tjetra tė pėrthyera e tė ngecura keq, si tė ngjeshura nė njė njė shishe tė madhe uji, qė dikush e tund pa mėshirė. Kishte hyrė edhe njė tjetėr dikur ashtu, pa trokitur nė derėn qė e kishte gjetur tė pambyllur, ndoshta i dukej atij, dy fytyrat i plekseshin me njera tjetrėn, merrnin e jepnin sy, flokė, hundė, krijonin ngjashmėrira tė ēuditshme qė herė qartėsoheshin e herė fshiheshin. Duhej tė kishte ndodhur pikėrisht kėshtu, ndoshta jo pikėrisht kėshtu, po diēka mė ndryshe, ai mund tė quhej Roland dhe ka tė ngjarė tė kishte lidhje me kėtė qė sapo u largua, pa pėrshėndetur, pa kėrkuar tė falur, pasi kishte pėrsėritur disa herė, vishu, jemi disa vetė qė tė presim, edhe Rolandi po tė pret.
    Ai tjetri, qė ēuditėrisht tani i dukej se ngjante shumė me atė qė sapo doli duke pėrplasur derėn, i kishte kėrkuar vetėm njė pesė, vetėm pėr tė kaluar klasėn, kishte nxjerrė njė thikė tė madhe me dhėmbė si sharrė dhe e kishte ngulur mbi komodinė, duke krijuar njė tė ēarė tė madhe. E ēara ėshtė ende mbi komodinė dhe, po ta vėshtrosh mirė, mund ta dėgjosh sa herė tė duash edhe zhurmėn edhe frikėn qė bėn thika kur ngulet mbi dėrrasė. Mund tė dėgjosh gjithashtu edhe fjalėt qė thotė ai, i cili patjetėr quhet Roland, ose njė pesė, ose kjo mund tė ngulet nė barkun tėnd. Nameti i dėgjon tė gjitha kėto ēdo ditė, megjithėse mund tė kenė kaluar njėmijė e pesėqind ditė dhe nuk ēuditet fare qė edhe atėherė ishte me ethe tė forta si sot dhe me temperaturė tė lartė, kur hyri ai, se e kishte gjetur derėn e jashtme tė pambyllur.
    Ditė mė pas, kur do t’i kishin ikur ethet, ai do ta shikonte pėrherė mė me kujdes tė ēarėn e asaj thike me dhėmbė e do t’i kthjelloheshin shumė gjėra, qė sipas mendimit tė tė tij nuk ishin edhe aq tė ngatėrruara dhe kishin lidhje me njė djalė tė gjatė, qė nuk qe e vėshtirė t’i kujtohej se e quanin Roland, se ulej gjithnjė nė bankėn e fundit, e zinte gjumi, por nuk mungonte asnjėherė. Kishte njė fytyrė tė rrumbullaktė dhe Lefteria e ngacmonte, eja tani Landi na i qaj ca vargje nga Mjeda. Fytyra e rrumbullaktė ngrihej me pėrtim, thoshte nja dy fjalė qė arrinin deri nė veshėt e tij: pusho moj putanė, klasa gjėmonte nga gazi, kurse profesor Nametit s’i mbetej veē t’i ndėshkonte pėr atė fjalėn e pacipė e t’i nxirrte tė dy nga klasa. Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se kemi tė bėjmė me shkollė nate, kur Lefteria ėshtė nėnė me dy fėmijė, prashit tėrė ditėn bythat e ullinjve, kurse Rolandi bėn ēdo muaj tė njėjtat bullona nė njė torno tė vjetėr kineze nė ofiēinėn e peshkimit. Nameti nuk e ngre Rolandin asnjėherė, veē i ka vėnė kusht qė po deshi tė kalojė, duhet vetėm tė thotė pėrmendėsh katėr vjersha: nga Naimi, Ēajupi, Noli, Migjeni, Mjedėn e ka shpikur Lefteria, meqė e di qė Rolandi do tė nxehet dhe pas kėsaj profesori do t’i nxjerrė jashtė, sa pėr tė ndezur njė duhan se i ēahet hunda.
    Mirėpo Rolandi, qė ka vendosur ta kalojė klasėn me ēdo kusht, ka tjetėr mėndje. Ai i thotė Nametit njė natė, kur e pėrcjell pas mėsimit, se mund ta ēojė deri nė shtėpi duke e mbajtur nė krahė si tė ishte vazo kristali, mund t’i sjellė Mimozėn kur tė dojė ai, se Mimoza, veē qė ėshtė e bukur, por ėshtė njė kuēkė e vogėl qė t’i bėn tė gjitha marifetet, pastaj nxjerr ca premtime tė tjera, njėrin mė interesant se tjetrin, kur sheh qė Nameti nuk pranon, vetėm e vetėm tė shpėtojė nga vjershat, qė i hapin barkun kur i dėgjon, jo mė t’i mėsojė pėrmendėsh.
    -Nuk do ndahemi mirė bashkė,- thotė Rolandi para se tė largohet.– Mė vjen keq tė vritemi pėr ca budallallėqe,- dhe me budallallėqe nėnkupton Naimin, Ēajupin, Nolin, Migjenin, gjė qė e mėrzit sė tepėrmi Nametin, domosdo kėto fjalė do ta bėjnė me nerva, do t’i thotė diēka pėr kombin, pėr kulturėn, pėr kujtesėn, ndėrkohė qė Rolandi do tė jetė larguar dhe ai do ta ndjejė se po flet pa njeri pranė, gjė qė do ta nervozojė edhe mė keq.
    Do tė vinte patjetėr dita e nguljes sė thikės, kur Rolandi tė mėsonte se ishte planifikuar pėr tė mbetur. Viktima e parė do tė ishte sipėrfaqja e verdhė e komodinės, pasi ai tė hynte pa trokitur, se do ta gjente derėn tė pambyllur, kurse Nametin nė ethe tė forta. Do t’i thoshte ta bėnte kafenė vetė, tė merrte konjakun brenda librave tė bibliotekės, ta shkulte thikėn qė andej ku e nguli dhe nė fund tė fundit tė qetėsohej, se nuk po i bėhej ndonjė padrejtėsi e madhe, pėrkundrazi ai kishte fyer katėr figura tė shquara tė kulturės kombėtare dhe nuk qe i denjė pėr tė kaluar. Mos mė qi kokėn, kishte thėnė Rolandi pasi kishte shkulur thikėn, ia kishte tundur metalin tėrė dhėmbė pėrpara hundės, kishte pėrmendur njė krahasim tė frikshėm pėr barkun dhe komodinėn, pastaj pasi tė gjente shishen e konjakut e tė mbushte dy gota plot, tė tijėn do ta kthente njėherėsh e do ta rimbushte.
    -Tėrė kėto libra, ē’i bėn,- thotė Rolandi me zė tė trashur nga konjaku.
    Merr nga biblioteka njė vėllim tė trashė qė mezi ngrihet, e hap dhe Nameti vė re qė ėshtė enciklopedi pikture.
    I kujtohen tė gjitha kėto pikė pėr pikė, siē ndodhėn, uljen e Rolandit nė cepin e krevatit, heshtjen e tij, pėrqėndrimin e thellė, dy orė tė tėra duke shfletuar, kėrkesėn pėr ta marrė librin nė shtėpi, deri sa e thau tė gjithė shishen. Megjithėse nė ethet e zjarrmisė sė lartė, Nameti vė re mirė si shkėlqen fytyra e Rolandit, balli i rudhet, ul kokėn tė shohė mė mirė, nuk thotė asnjė fjalė, nuk kėrkon asnjė shpjegim. Janė ēaste vėrtetė tė paqarta, pa fjalė, vetėm nė fund do tė pyesė, tė gjitha kėto janė prej letre? Pasi t’i tregojė shkurtimisht se ato janė fotografitė e atyre pikturave, se pikturat e vėrteta janė brenda koleksioneve tė mėdha dhe se koleksionet e mėdha ndodhen brenda muzeve tė artit, Rolandi do tė pyesė ku ndodhen kėto muze tė artit. Nameti do tė bėhet pishman njėmijė herė qė do t’i pėrmendė njerin prej tyre, pikėrisht Luvrin, domethėnė Parisin qė nėnkupton Francėn, do t’i thotė gjithashtu se edhe pikturat janė kujtesė kombėtare, pa i bėrė krahasim me vjershat qė Rolandi nuk i do, nė kohėn kur Rolandi do t’i bėjė kėrkesėn pėr ta marrė librin nė shtėpi pėr disa ditė, duke harruar nė tė njėjtėn kohė se pak mė parė i ka tundur thikėn para hundės dhe i ka thėnė diēka tė tmerrshme pėr ēarje barku. Mirėpo pikėrisht nė kėto ēaste ka kuptuar mė sė miri se ka filluar vdekja e Rolandit.
    Zjarrmia e lartė ka edhe ajo tė thekurat e saj, ca ngjarje i lan e i bėn xham, ca tė tjera i turbullon, i pret copa copa, i ngjit si t’i dojė qejfi, duke shtuar nga vetja edhe ca tė tjera tė pangjara, qė tė bėn t’i besosh, sikur kanė ndodhur vėrtetė mu para hundės tėnde. Ajo historia me Jasharin e gjatė, atė shufrėn e hollė tė fėmijėrisė, i vjen tani e shkoqur bukur dhe e bėn tė qeshė aq sa i dhėmbin brinjėt. Jashari e fton ta pijnė njė kafe, por meqė s’ka kohė, i kėrkon tė dalė nė Skelė, aty rreth orės dhjetė tė paraditės. Nuk i thotė fare se ėshtė pėrgjegjės i ofiēinės sė peshkimit, domethėnė pėrgjegjės edhe i Rolandit, por kėtė do ta marrė vesh kur tė shkojė pėr kafe, kur Jashari ta fusė nė ofiēinė, t’i paraqesė njė pėr njė tė gjithė ata qė punojnė aty nėpėr torno e freza, tė lyer nė faqe e nėpėr sy me graso. Mė nė fund do t’i dalė edhe Rolandi, pak i turpshėm, ose gjoja i turpshėm, ndryshe nga natyra e tij. Patjetėr Rolandi ia ka treguar Jasharit nguljen e thikės nė komodinė, i ka treguar dhe pėr vjershat, sepse katėr prej tyre, duke mos pėrjashtuar as Jasharin fillojnė tė recitojnė pėrmendėsh Naimin, Ēajupin, Nolin dhe Migjenin. Nameti edhe mallėngjehet edhe i vjen pėr tė qeshur me kėta burra tė moshuar qė bėjnė para tij si karagjozė, megjithatė merr vendimin e madh qė Rolandi tani e meriton pesėn, i pėrqafon tė gjithė pasi ngjit pak nga ajo boja e zezė e tyre dhe del buzė detit me Jasharin pėr tė kujtuar vitet e tyre tė largėta kur ngjiteshin nėpėr kodra, kur panė pėr herė tė parė atė marinarin qė e bėri tre herė me gjimnazisten e bukur, ndėrsa edhe ata e tundėn pak cipalin e tyre. Kujtuan edhe gjėra tė tjera, po pėr pesėn e Rolandit nuk folėn fare.
    Mirėpo qė atė ditė Rolandi nuk erdhi mė nė shkollė, nė bazė tė mungesave u pėrjashtua, askush nuk e dinte ē’kishte pėsuar e ku ndodhej. Nameti nuk e vuri re fare mungesėn. Qe humbje vetėm e njė ngjarjeje, po jo e gjithė ngjarjeve tė jetės sė tij. Ato venė e vinė bashkė me fytyrat, ca shuhen e ca shfaqen dhe sidomos pėr njė mėsues qė e ushtron profesionin e tij prej gati njė ēerek shekulli, kėto zhdukje fytyrash janė tė vėrteta tė pėrditshme qė nuk tė mallėngjejnė.
    Mė pas ndodhėn ca ngjarje qė e turbulluan jetėn e qytetit aq shumė, sa nuk ishte parė qė prej rreth dyzetepesė vjetėsh. Ca kalorės nate i mbushėn tė gjitha lagjet me shkresurina kundėr atyre qė qeverisnin prej kohėsh qė s’mbaheshin mend. Ishin vėrtetė kalorės hipur mbi kuaj dhe erdhėn nga kodrat e qytetit pa i parė kush. Tė tjerė kishin nxirė muret me ca shkronja tė mėdha analfabetike nė dukje, po fjalėt Poshtė dhe Rroftė dalloheshin mirė, sidomos tė qarta ishin kush duhej tė rronte e kush duhej tė binte poshtė. Atė mėngjes qytetin e pushtoi terrori, u dukėn uniforma jeshile me mburoja e armė tė veēanta, me njė emėr rrėnqethės qė tė kujtonte briskun. Nametit i kujtohen tė gjitha kėto me imtėsi, gjithashtu i kujtohet edhe se si disa ditė mė pas, kur po pinte njė kafe te “Bishti i dhelprės”, erdhi e iu ul nė tavolinė pikėrisht ai i fshiri nga mėndja, Rolandi. Kishte njolla tė zeza nė fytyrėn e shtrembėruar tmerrėsisht, dy dhėmbė tė thyer dhe duart tė enjtura te kyēet. Ēdo gjė u bė e qartė kur Rolandi tregoi me humor se si e kishin lidhur me kėmbėt e duart e hapura me fytyrė nga muri pėr njė javė rresht, si e kishin shėmbur nė gjithė trupin me ata bastunėt kauēukė, si i kishin vėnė te tėmthat disa herė revolen pėr ta ekzekutuar dhe tė gjitha kėto pėr ato shkresurinat e rrugėve dhe zhgaravinat nėpėr mure.
    Mirėpo Rolandi i rrėfeu kėto gjėra duke qeshur, janė bij kurvash, tha dhe qėlloi tavolinėn me grusht, pastaj i kishte treguar Nametit njė tufė me kartmonedha nė dollarė, kam mbledhur plot dymijė, arrijnė pėr tė shkuar deri nė Luvėr?- pikėrisht kėshtu shfreu.
    Nametit iu kujtua turbull libri i trashė me piktura atė ditėn e nguljes sė thikės nė komodinė, diēka pyeti, mori pėrgjigje tė ēoroditura, heshti, e pa nė sy dhe ndjeu se Rolandi e kishte marrė prej kohe vendimin e madh pėr tė vdekur, gjė qė Nameti nuk mund ta pengonte, vetėm se u pėrpoq ta shtynte sa mė tepėr tė qe e mundur. Tani Rolandi dinte shumė, shumė mė tepėr se ai, pėrmendėte Pikaso e Rembrand, Praksitelus e Mikelanxhelo, Van Gog e Gogen. Ai dinte ku qe kulla Eifel, rrugicat qė tė ēonin nė Luvėr, Katedralen e famshme tė Parisit. Me mendje jetonte ditė e natė vetėm atje, bėnte gjithfarė kontrabandash pėr tė mbledhur dollarė, qė njė ditė tė ishte atje. Pėr ēudi Nameti vuri re qė Rolandi tashmė kishte filluar tė fliste njė frėngjishte tė mjerė, gjuhė qė pa dyshim e torturonte shumė, po qė nuk e kishte mposhtur. Siē duket edhe kėto qenė njė shkak mė tepėr qė tė dyshohej e tė shtrembėrohej aq keq nga jeshilėt e briskut se kishte ardhur natėn nga kodrat si kalorės pėr tė hedhur shkresurinat me Poshtė e me Rroftė.
    Tė gjitha kėto e bindėn se Rolandi po ropatej vėrtetė pak si tepėr pėr tė vdekur sa mė shpejt, por qė nuk ia tha. I tha vetėm se aq dollarė nuk mjaftojnė, se ndoshta duhen edhe njė herė aq, vetėm e vetėm pėr t’ia shtyrė edhe ca kohė vdekjen, qė Rolandi po e kėrkonte me aq ngulm.
    Tani qė i ka rėnė pak zjarrmia se ka pirė dy aspirina njėherėsh e vret mėndjen tė gjejė si i lindi mendimi qė Rolandi po kėrkonte me ngulm tė vdiste. Ai djalė dy metra i gjatė e i bukur, me fytyrė tė rrumbullaktė e gjak tė nxehtė, qė nuk mund tė lexonte dot as njė faqe libri, qe gėlltitur i gjithė nga ngjyrat, loja e dritėhijeve, figurat e Rembrandit qė dalin nga errėsira, kishte hyrė i tėri nė njė botė tjetėr, nga ku e kishte tė vėshtirė tė dilte. Ai rronte ditė e natė atje, nėpėr fushat e pamata me luledielli tė Van Gogut, te vajzat e egra tė ishujve tė Gogenit, nėpėr urat dhe liqenet e Manesė, mes figurave kubiste tė Pikasos, tundėte orėt e vdekura tė Dalisė. Rolandi jetonte te e ndaluara, ishte i mbėshtjellė i gjithi prej saj, realisht rronte vetėm atje, kurse kėtu ishte njė i vdekur. Kur i tha njė ditė:
    -Roland, do tė tė vrasin,- Rolandi qeshi dhe si u mendua pak u pėrgjigj se do tė shkonte atje edhe po ta vrisnin. Prandaj Nametit nuk i mbetej tjetėr veē t’ia shtynte pak atė ēast, ndoshta do tė ndodhte mrekullia, megjithėse tė paktė qenė ata qė shpresonin se pushteti i kohėve qė nuk mbahej mend, mund tė zbutej sadopak, sa pėr tė hapur kufijtė e t’i jepej mundėsia edhe Rolandit tė udhėtonte tė paktėn dhjetė ditė sa tė shikonte Luvrin.
    Rolandi hyri nė lojėn e tė dukurit dhe tė zhdukurit, shfaqej vetėm sa pėr tė treguar tufėn e dollarėve qė gjithnjė trashej, merrte pėrgjigjen se duhen edhe mė, vazhdonte rrjedha e zakonshme e fytyrave tė reja, ēdo ditė diēka boshatisej e prap mbushej, kėshtu qė mungesa e tij nuk binte edhe aq nė sy. Edhe nekrologjinė pėr vdekjen e tij e pa njė ditė pa vėmendje, iu duk si fytyrė e njohur por nuk u pėrqėndrua, se binte shi dhe ishte pa ēadėr. Edhe kur e ndali nė rrugė Lefteria, qė tashmė e kishte mbaruar shkollėn e i tha, e more vesh pėr Rolandin e i tregoi si kishte ndodhur, Nameti iu pėrgjigj thjesht se e dinte prej kohėsh qė Rolandi kishte vdekur, qė kur hapi pėr herė tė parė librin e madh me piktura e filloi tė mblidhte dollarė, gjė qė e habiti me tė vėrtetė Lefterinė dhe seē tha e tronditur ca gjysmafjalė nėpėr dhėmbė qė nuk u dėgjuan, por pa dyshim duhej tė kishin njė kuptim tė tillė: profesori paska rrjedhur.
    Kurse na del qė ai djalė qenka gjallė dhe e priste atje pėrjashta sė bashku me atė qė hyri pa trokitur e i ngjante aq shumė. Ndoshta bėhej fjalė pėr tjetėr njeri, ose ndoshta ai qė kishte vdekur nuk ishte Rolandi i vėrtetė. Nė kohė tė turbullta, kur qyteti dhe deti ishin tė rrethuar nga vdekja, ēdo gjė mund tė ndodhte. Mbase edhe zjarmia e lartė kishte faj, krijonte ngjashmėrira tė kota, shpikte ngjarje e fytyra tė gėnjeshtėrta.
    Kur e ndjeu veten pak mė mirė, mendoi tė dilte, ta zgjidhte kėtė lėmsh, qė kot sė koti kishte lidhje edhe me tė, se ai qė quhej Roland, qė edhe paska vdekur edhe qėnka gjallė, paska lėnė njė shkresė, ose paska me vete njė shkresė, ku pėrmendet emri i tij, por pėr ēfarė, as qė mund ta gjente dot, sado ta vriste mendjen.
    Pas disa kohėsh do t’i kujtonte tė gjitha me imtėsi, ndoshta do t’i harronte prap, por gjithėsesi kur tė zbriste poshtė, vėrtetė do ta prisnin katėr vetė, qė nxituan ta futnin nė njė xhip tė madh, por Rolandi mungonte. Dhe kur tė hynin nė njė shtėpi tė vjetėr me obor, nė dhomėn e madhe tė sė cilės qante njė grua, ai do tė bindej se Rolandi i gjatė dymetrosh ishte brenda asaj kutie nė madhėsi dy pėllėmbė, mbuluar me mėndafsh tė kuq, vendosur nė njė shtrat tė vjetėr, zbukuruar dosido. Do tė dėgjonte si ndodhi qė Rolandi u katandis pėr t’u futur nė kuti, pikėrisht atėherė, kur vendosi tė ikte prej kėtu pėr tė shkuar atje. Te telat me gjėmba e kishin plagosur. Ata qė e kishin plagosur e kishin ndjekur dhe nė atė tokėn tjetėr, e kishin qėlluar nga afėr disa herė duke e lėnė atje, pėr ta varrosur banorėt e asaj tokės tjetėr. Nameti do tė mėsonte gjithashtu se ishin pikėrisht ata banorė tė tokės tjetėr qė kishin gjetur emrin dhe adresėn e midis tyre edhe njė shkresė ku pėrmendej emri i tij. Tashmė kufijtė s’qenė mė tė mbyllur, pushteti i kohėve qė s’mbahej mėnd kishte rėnė dhe njė ditė mbriti qė andej letra ku thuhej nė gjuhė tė huaj ku ndodhej Rolandi. Kjo qe e gjitha.
    Tani ata njerėz pritnin ēdo tė thoshte Nameti, ndoshta do tė shkruante disa fjalė te pllaka e mermertė qė po pėrgatitej, ndoshta do tė shfrynte kundėr vrasėsve, mirėpo ai tashmė po mendonte tjetėr gjė. Ai po mendonte se Rolandin e vrau ai libri i madh i bibliotekės sė tij, se ai djalė i bukur dy metrosh qė tani rrinte brenda njė kutie dypėllėmbėshe, tani do tė ishte gjallė nė se nuk nuk do tė kishte bėrė shoqėri me Mikelanxhelon e Dalinė, me Van Gogun e Gogenin, se vrasėsit e vėrtetė tė tij nuk ishin ushtarėt, por pikėrisht ata, domosdo edhe Nameti qė nxitoi ta prezantonte me ata. Doemos tė gjitha kėto nuk mund t’ia thoshte asaj nėne qė qante mbyturazi, as vėllezėrve e babait, se ata patjetėr do tė thoshin: qenka i rrjedhur, mirėpo diēka duhej tė thoshte, prandaj e kishin marrė me aq ngut, pikėrisht ditėn qė digjej nga zjarmia e lartė.
    Mė nė fund u dėgjua nga tė gjithė tė thotė diēka tė pakuptimtė, qė ai patjetėr do t’ua sqaronte dhe ata mė nė fund do ta pranonin.
    -Ēojeni nė Luvėr.
    Pikėrisht kėshtu u tha dhe ata pikėrisht kėshtu vendosėn.

    6/26/2003
    12:25:05 AM


    (Botuar nė gazetėn: "Temp", - Nr. 33, 31 korrik, 2005, f. 9.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 18:44

  5. #25
    Tregim nga HIQMET MEĒAJ




    BALADĖ PĖR KĖPUCĖN QĖ S’ECI



    Nuk dihet shkaku se si qeni buldog futi turirin brenda nė atė dollap tė madh, kapi me dhėmbė kėpucėn e majtė, pikėrisht kur ajo, bashkė me kėpucėn e djathtė, po luteshin si pėrditė tė dilnin pėrjashta, tė visheshin e tė shkelnin nė udhėt e botės, nė shi a nė diell, s’kishte rėndėsi, vetėm tė ndjenin harenė e tė ecurit, sepse kishin vite qė rrinin aty tė kyēura, nė errėsirėn e atij dollapi. Po buldogu kapi vetėm njėrėn, tė majtėn, e nxori qė andej, pasi i futi dhėmbėt e mėdhenj nė lėkurėn e bukur e tė qepur me finesė, shkoi te ballkoni e, si bėri disa lodra tė rrezikshme duke e kafshuar dhe lėshuar, duke e shtyrė me kėmbė e turinj, ajo kėpucė e majtė ndjeu se fluturoi nė ajėr, bėri ca kolotumba tė rrezikshme, qė asaj iu dukėn tė bukura, pastaj, si u shuk dy-tri herė nė njė ēimento tė fortė, kėrceu e u fsheh nė njė kaēubė tė vogėl bari.
    U rrėnqeth kur preku barin, pastaj ndjeu rrezet e diellit ta ngrohnin, t’i depėrtonin nė tė gjitha poret e trupit, sipėr llapės, nėpėr lidhėse, tė lodronin brenda birave tė vogla, aty ku njė fill ele*gant kishte bėrė ato tė qepura aq tė bukura, qė i shkonin pėr shtat vetėm njė kėpuce luksoze por fatkeqe. Ishte e lirė, nė ajėr, mund tė mendonte, tė shikonte, bile edhe ėndrra se si, pasi pėrshkoi trotuare, hendeqe, pirgje me gurė e me baltė, ca duar tė buta e pėrkėdhelėn, e pastruan mirė e mirė e pastaj i shtruan sipėr lėkurės elegante njė bojė tė ndritshme, ku edhe dielli verbohej po tė shihej nė tė.
    Vetėm kaq. Shpejt e kuptoi vetminė, ajo ishte kėpucė dhe kishte lindur bashkė me tė djathtėn, pa tė s’kishte asnjė vlerė. Kur rrinte aty mes barit, ndjeu njė dorė ta ngrejė lart, ta pėrkėdhelė e tė thotė “ē’kėpucė e bukur, qenkam me fat”. Njė kėmbė u fut brenda saj dhe qėndroi aq bukur sa qė ai tha pėrsėri “qenkam me fat”. “Po e djathta ku ėshtė”? tha zėri pas pak. E kėrkoi tė djathtėn e, meqė s’e gjeti, e hodhi pėrsėri kėpucėn e bukur aty ku ishte, nė kaēuben e vogėl mes barit. Nė atė ēast, kėpuca e majtė, qė s’kishte qėnė kurrė e keqe nė shpirt, iu lut zotit qė atij njeriu t’i kėpuste kėmbėn e djathtė. Dhe ky mendim iu ngulit thellė, aq sa ēdo ēast uronte t’i kalonte aty dikush kėmbėdjathtėkėputur, ta vishte, tė ecte tok me tė se, tė thuash tė drejtėn, pėr tė ecur kishte lindur.
    Sė shpejti ra mbrėmja. Hapat u rralluan. Ajo ndjeu barin tė fėshfėrinte, pastaj lidhėzat u drodhėn, disa kėmbė tė vockėla prekėn butėsisht lėkurėn e saj dhe njė hardhucė u zhyt brenda. Ishte hera e parė qė shikonte hardhucė, e cila duhet thėnė qė nė fillim, nuk i pėlqeu, se lėvizte shumė, sikur diēka kėrkonte e diēka nuk i pėlqente. Ajo doli prapė dhe u kthye pas pak me njė tė dytė qė, pasi u pėrkėdhelėn bėnė seks hardhucėrishte, pa ceremonira, pa zhveshur rrobat e tepėrta, siē kishte parė zakonisht kėpuca nga brima e dollapit ku rrinte. Pastaj hardhucat, si iu lutėn zotit pėr shtėpinė e bukur qė u bėri dhuratė, fletėn nė krahėt e njėra tjetrės pa gėrhirė e pa lėvizur fare. Kurse kėpuca mbeti zgjuar gjithė natėn e natės. Mendonte tė djathtėn, ku ishte, edhe ajo e ndjente vetminė, atje nė errėsirė, pa shpresė pėr tė dalė jashtė.
    Asnjėherė, mendoi ajo, nuk ecėm siē duhet. Ca shkallė, pak trotuar, brenda nė makinė, prapė trotuar, shkallė, ashensor e mė pas muaj e muaj tė tėrė brenda errėsirės sė atij dollapi tė frikshėm. Do kalbem kėtu, mendoi, pa bėrė atė pėr tė cilėn linda, do strehoj hardhuca , kėrmij, krimba, deri sa njė ditė dikush do tė mė hedhė mes plehrave, larg kėpucės sė djathtė. Edhe atė do ta flakin pėr fajin tim, mendoi.
    Ndėrkaq filloi njė shi i dendur, ajo shkėlqeu aq bukur nga drita e rrugės, sa edhe vetė u habit dhe, nė pamundėsi tė gjente tė djathtėn, iu lut zotit qė njeriu i parė qė do ta merrte nė dorė tė kishte vetėm njė kėmbė.


    28. 3. 2000
    Paleo Faliro. Athinė.


    (Botuar nė: "Gazeta shqiptare" - Nr. 1690, 8 tetor, 2000, f. 20)
    (Botuar nė: "Gazeta e Athinės" - Nr. 67, 23 qershor 2000, f. 6.)
    (Botuar nė: "Albania" - Nr. 281, 26 nėntor, 2006, f. 14)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 18:54

  6. #26
    Tregim nga HIQMET MEĒAJ




    TREGIM - "PĖLLUMBAT E EGĖR TĖ JAJA* POLIT"





    Dola si zakonisht atė mėngjes shtatori pėr frapenė te Flizvua. Mes rrepeve tė lashtė, qė fėshfėrinin nga era, gjeja qetėsinė e vendit tim, tė cilin e kisha braktisur prej mė se tetė vitesh. E preferoja lokalin Goody'S edhe pėr rrepet edhe pėr lirėsinė e ēmimeve, por edhe sepse aty mblidheshin nga tė gjitha moshat e sidomos tė rinj. Ėshtė njė shesh i madh i shtruar me kalldrėm guri ku rrjedh natyrshėm njė shatrivan.
    E mora frapenė time dhe, i zhytur nė mendimet e hallakatura tė emigrantit, po vėshtroja pėrreth i shpėrndarė. Ja shitėsja e lotarisė gėrvishtėse, dy tė zinj diē diskutojnė me njė sllav, njė ēift pleqsh tundin nė karrocė nipin a stėrnipin e tyre. Kurse mė tej njė plakė, ulur nė stol, ushqen pėllumbat. Nė tė gjitha sheshet e Athinės gjen njerėz qė sjellin diēka pėr ata zogj tė bukur e paqėsorė qė gugitin e ēukitin tė gėzuar duke argėtuar kalimtarėt. Ndaj edhe kjo pamje m'u duk e zakonshme, bile e stėrkonsumuar pėr sytė e mi tė lodhur nga monotonia e gjėrave. Rufitja frapenė me ngadalė, se nuk kisha ku tė shkoja. Shoku im i dhomės, qė ende flinte, se punonte mbrėmjeve nė shpėrndarje picash, shqetėsohej nga zhurma mė e vogėl. Edhe unė shėrbeja natėn nė njė pikė shitjeje karburanti, por, meqė makinat ndalonin rrallė nė atė cep tė autostradės Qifisś, kisha kohė tė merrja njė sy gjumė nė karriken time tip polithronė. E mbarova frapenė dhe u ngrita tė tymosja njė cigare te stoli pranė shatrivanit. Nė krah kisha dy ukrainase qė jepnin e merrnin me njė greqishte tė ēalė me dy tė rinj grekė. Siē dukej, pėr diēka nuk binin nė ujdi. M'u duk sikur m'u drejtuan mua, por meqė e kisha zakon t'u qėndroja indiferent tė panjohurve, u fola italisht, si tė isha turist qė nuk e kuptonte gjuhėn e tyre. Pėr t'u shmangur nga ndonjė e papritur e pakėndshme, bėra pak mė tej dhe u ndodha nė tė njėjtin stol me plakėn qė ushqente pėllumbat. Ajo shkėrmoqte copėra buke tė thara dhe zogjtė i mblidheshin pėrreth duke gugitur. Njė ēast u pėrqendrova dhe, pėr ēudinė time, vura re se nuk ishin pėllumba tė butė. Rreth plakės qenė mbledhur pėllumba tė egėr, njė tufė e tėrė gri dhe tek tuk ndonjė harabel. E zakonshmja kishte mbaruar. Indiferentizmi im u zhduk dhe fillova tė pėrqendrohem i tėri nė atė tufė shpendėsh tė egėr qė i bindeshin plakės. M'u duk sikur ata ia kuptonin gjestet, mimikėn.
    -Marko,- tha gruaja plakė,- lėre dhe Petron tė ēukisė. Hė, bravo, eja kėtu.
    Ai qė quhej Marko ishte pak mė i madh nė trup se tė tjerėt, u afrua tek ajo dhe iu hodh nė pėllėmbėn e rrudhur. Ajo e afroi drejt fytyrės e u panė sy mė sy. Markua diēka gugiti e fluturoi drejt shatrivanit.
    -Stratuli, eja te jaja1 Poli,- iu drejtua ajo njė zogu tė ri me kėmbė tė holla ngjyrė trėndafili.
    Stratuli u shkėput nga tufa e fluturoi mbi supin e Polit. Ajo e pėrkėdheli, e puthi nė sqepin e vogėl dhe e ushqeu nė pėllėmbėn e dorės. Stratuli ēukiste e gugiste.
    Ē'lidhje e ēuditshme, mendova. Doja diēka tė kuvendoja me jaja Polin, ta pyesja si qe njohur me ata zogj tė egėr, si kuptoheshin e gjėra tė tjera, por mė tepėr mė pėlqente tė vėzhgoja.
    Fillova tė udhėtoja nėpėr rrudhat e fytyrės sė saj, nė fillim kot sė koti, ngjitesha nga poshtė mjekrės, aty ku dy llapa tė shtrydhura mirė e mirė, tundeshin ndėn ēdo tingull qė dilte poshtė laringut tė saj. Ishin tinguj tė ngjirrur e plot ngjyrė qė nuk dihet si mund tė kenė qenė dikur para pesėdhjetė, gjashtėdhjetė apo tetėdhjetė vjetėsh. Kacavjerrja ime e mundimshme mė ēonte te cepat e buzėve e humbiste aty te e sipėrmja, qė mė tepėr ngjante me njė kapak tė zhubrosur lėkure, ku s'dihej se si kishin mbirė qime tė gjata e tė dendura argjendi. Pastaj udhėt e rrudhave bėheshin tė ngatėrruara, kryqėzoheshin, derisa venin te sytė, te veshėt e te balli. Aty humbisje dhe nisja nga e para.
    -I do zogjtė?- mė ndėrpreu nga fantazia ime jaja Poli, e cila siē dukej ndjeu dėshirė tė kuvendonte me dikė, qoftė dhe i panjohur, siē isha unė.
    -Pa dyshim,- i thashė,- sidomos tė egrit.
    -Pa dyshim,- pėshpėriti ajo e menduar. Ndoshta pėrgjigja ime iu duk tepėr e thatė dhe nuk i pėlqeu. Pastaj, pasi bėri zbulimin e madh qė unė isha i huaj, mė pyeti pėrsėri:
    -Po atje nė vendin tėnd, i duan?
    Unė heshta. Jaja Poli mori nė pėllėmbė tė dorės Kostėn, njė pėllumb qė ēalonte ose mė mirė tė thuash njėrėn kėmbė e hiqte osh si gjė tė tepėrt. E vuri nė prehėrin e saj tė madh dhe filloi ta ushqente e t'i fliste:
    -Ki kujdes Kosta im, se jeta ka rreziqe. Si po bėhem unė njėqind vjeēe, Kostaqi im, ashtu kot? Zoti i ka bėrė rreziqet tė na provojė tė durojmė, tė gėzojmė e tė helmohemi, Kosta im, i bukuri im, qė t'ua tregojmė pastaj tė tjerėve. Ti e di, pedhi mu**, jaja Poli ka vuajtur shumė, po edhe ka gėzuar shumė, unė t'i kam treguar.
    Ndėrkohė m'u kujtua kur vendosa tė shkoja nė vendin, qė kisha pesė vite pa e parė. Po atje, nė vendin tuaj, i doni pėllumbat? Kjo pyetje mė shqetėsonte e filloi tė m'i turbullojė kujtimet e mia nga ai udhėtim. Doja tė shihja tė paktėn nėnėn plakė, vetėm nėnėn, asgjė mė tepėr. Derisa kaluam kufirin 'do gjė rrodhi e zakonshme. Hymė nė tokėn tonė, tė rrjepur nga gjelbėrimi, me rrugė tė stėrngrėna e plot andra. Njerėzit e racės sime m'u dukėn krejt ndryshe, tė rrudhur e tė kėrrusur, me diēka tė e egėr e kėrcėnuese nė dritat e syve. U rrėnqetha i trishtuar. Kush i kishte katandisur kėshtu? Atje nė vendin tuaj, i doni pėllumbat?- mė torturonte pyetja e jaja Polit, qė mė turbullonte kujtimin e atij djali tė vogėl, tė cilin e mbaja nė prehėr. Bashkudhėtarėt e mi qenė njė ēift i ri, edhe ata tė shumėmunguar nga vendi i tyre. Unė zgjodha nga ēanta lodrėn mė tė bukur, qė do ta ēoja dhuratė, njė qenush qė lehte dhe hidhej sė prapthi si akrobat dhe ia dhashė atij djali tė vogėl. Nuk e ndjemė fare rrugėn deri sa na dolėn ato, tė shumėpėrfolurat, ēorapet e zeza tė rrasura mbi fytyra tė panjohura, me dy vrima tė vogla pėr sy. Shoferi nuk ndaloi dhe ēorapet e zeza hapėn zjarr. Diēka kėrciti, megjithatė ne u larguam.
    -Shpėtuam, tha shoferi.
    -Shpėtuam,- thamė edhe ne.
    S'kaloi shumė dhe unė ndjeva shqetėsim. Vogėlushi po flinte. Gjė e pazakontė pas gjithė asaj zhurme tė madhe me krisma. Nėpėr kėmbė filloi tė mė rridhte diēka e nxehtė, ndoshta kishte urinuar. Ia dhashė vogėlushin tė atit qė tė pastrohesha. Por nėpėr rrobat e mia pashė diēka tė kuqe qė po ngrinte.
    -Gjak,- thashė unė.
    Menjėherė ndjemė se llahtaria kishte ndodhur. Vogėlushi vėrtetė po flinte e nga shpatullat e njoma i rridhte gjaku qė ende nuk ishte ftohur. Ndėrsa shikoja jaja Polin, ndieja rrėnqethjen e atyre ēasteve. Ai fėmijė i vogėl po i shkonte vendit tė tij me dorėn qė dalėngadalė po i ngrinte, duke shtrėnguar qenushin e vogėl akrobat. Kishte lindur nė vend tė huaj. Nuk do ta njihte kurrė vendin e tij. Jaja Poli ngulte kėmbė: Po atje nė vendin tuaj, i duan zogjtė?
    -Pa dyshim,- pėrsėrita unė,- sidomos tė egrit.
    -Qenkeni popull i mirė,- u lehtėsua ajo.
    Unė u ngrita. Kur hyra nė dhomė, shoku im qė punonte mbrėmjeve nė shpėrndarje picash, qe zgjuar.
    -Ē'u bėre?- mė tha ai.
    -Kam rėnė nė dashuri,- i thashė unė.
    -Ėshtė e bukur?- mė pyeti ai.
    -E mrekullueshme,- iu pėrgjigja unė.
    -Do ma njohėsh?- nguli kėmbė ai.
    -Pa tjetėr,- i thashė unė.
    Vėrtetė kisha rėnė nė dashuri. Mendoja orė e ēast pėr jaja Polin dhe pėllumbat e saj tė egėr. Kur shkova tė nesėrmen pėr frapenė time tė mėngjesit, e dashura ime mė dalloi qė larg e mė bėri shenjė tė afrohesha.
    -U kthye Fotuli,- mė tha ajo.
    Fotuli, njė pėllumb i ri i fuqishėm, rrinte pranė kėmbėve tė saj si i zėnė nė faj. Rrotullonte kokėn e bukur, kapsalliste sytė e herė-herė diku vėshtronte djathtas.
    -Mu elipses Fotuli mu***,- tha ajo.
    Unė kuptova qė Fotuli kishte munguar shumė ditė nga jaja Poli dhe ajo po i fliste as ashpėr, as me ton qortues, se e kishte marrė malli dhe i ofronte nga dora e saj qė i dridhej nga ngashėrimi. Pėr njė ēast, ai qė quhej Fotul fluturoi, u largua nė njė nga degėt e rrapit kurorėgjerė dhe u kthye me njė, siē dukej nga pamja, pėllumbeshė. Gjyshe Polit i ndriti fytyra. Pa nga unė. Ndoshta shprehja tė njėjtėn gjė nė fytyrėn time tė lodhur nga pagjumėsia.
    -U rrite Fotuli im,- tha plaka qė m'u duk disi e pėrlotur.- Unė e di si tė kam rritur. Tė gjeta tė vogėl e pa pupla te skupidhjet****. Diēka e keqe u kishte ngjarė prindėrve tė tu. Jaja Poli tė rriti, biri im, atje te garsoniera qė ti e do aq shumė,- tha ajo.
    Tė dy pėllumbat e egėr rrinin e dėgjonin ligjėrimin e asaj sklupture tė rrudhosur, qė quhej jaja Poli.
    -Nuse tė bukur ke zgjedhur, Fotuli im. Jeta mjaltė t'ju bėhet.
    Ishte njė ēast solemn, njė si dasmė e vogėl, qė gjyshe Poli po bėnte aty, e gėrmuqur nė stolin prej guri, ndanė rrepeve tė lartė.
    Tani shkoja ēdo ditė, mė tepėr jo pėr frapenė, po pėr gjyshe Polin dhe pėllumbat e saj tė egėr. I njihja edhe unė me emėr, dalloja ēdo ndryshim tė tyre, pendėt gri, tė bardhat, qafėn, ngjyrėn e kėmbėve e tė sqepit, mėnyrėn si kėndonin e si fluturonin. Ishte njė lodhje e vėrtetė, por edhe njė mrekulli e vėrtetė. Ora kalonte pa u ndier, nė heshtje, pa shumė biseda, pyetje e pėrgjigje.
    -Atje tek ju, bėn ftohtė?- Mė pyeti njė herė jaja Poli.
    -Si kėtu,- i thashė unė.
    -Keni dhe ju shumė pėllumba?
    Unė heshta. M'u kujtua njė bisedė me tim bir. Atėherė ai ishte i vogėl, mė pak se i ri. Kur do bėhemi edhe ne shtet,- mė tha. Ndodheshim nė njė shesh tė madh kishe nė Pire. Sheshi gėlonte nga pėllumbat. Shumė njerėz, kryesisht fėmijė, u hidhnin pėr tė ngrėnė. Im bir i fotografonte. Po ne, do bėhemi ndonjėherė shtet?- mė pyeti prapė ai. I trishtuar i thashė pa u menduar shumė: kur tė mbushen edhe sheshet tona me pėllumba. Im bir heshti. Qė aty mori vendimin se nė vendin e tij nuk duhej kthyer. Ndoshta mendoi se do tė vononte shumė mbushja e shesheve me ata zogj tė bukur.
    Shkoi larg, nė njė shtet tė ftohtė e me dėborė, ku mund tė ketė foka, arinj e gjithfarė, por pėllumba jo. Ai ishte pėllumbi im, im bir qė u largua.
    Jaja Poli po mė shikonte. Ngrita kokėn edhe unė dhe e vėshtrova nė sy.
    -Keni shumė pėllumba?- pėrsėriti ajo.
    Ē'ti thosha? Buzėqesha hidhur dhe mendova qė nuk mund t'i thoshja se nga vendi im largohen gjithnjė pėllumbat.
    -Shumė,- fola pa u menduar.
    Jaja Poli u kėnaq, megjithatė unė kuptova se ndjehej e shqetėsuar. Diēka kėrkonte nė tufėn e pėllumbave qė ushqente. Ja Kostaqi, Markua, Petrua. Vinin e vinin plot tė tjerė, qė nuk ua mbaj mend emrat. Prapė jaja Poli ishte e shqetėsuar.
    -Nuk po vjen mė Fotuli me Fotininė,- tha ajo.- Mos i ke parė?
    Unė heshta e megjithatė njė mendim i ēuditshėm mė erdhi nė kokė.
    -Ti i martove Fotulin me Fotininė,- i thashė.
    -Natyrisht,- tha ajo.
    -Ti i bėre dasmė Fotulit dhe Fotinisė,- i thashė.
    -U bėra,- tha me krenari ajo.
    Unė heshta njė hop, i mora dorėn dhe ia putha.
    -Tani Fotuli me Fotininė janė tė pavarur,- i thashė.
    -Po,- tha ajo.
    Pastaj qesha. Jaja Poli mė pa me kėrshėri.
    -Janė nisur nė muajin e mjaltit,- i thashė.
    Qeshi dhe jaja Poli. Qeshi dhe u kėnaq aq shumė, saqė pėllumbat e egėr rreth saj fluturuan si njė ré gri, qė ngrihet papritur.
    -Qyqja unė,- tha jaja Poli,- si s'e kuptova. Po ku tė kenė shkuar vallė?
    Nuk iu pėrgjigja. Ajo mė kapi nga duart, m'i shkundi fort, mė vėshtroi thellė nė sy e mė tha me solemnitet:
    -Nė vendin tėnd kanė shkuar. A nuk mė the se atje i duan shumė pėllumbat? Tani jam e qetė.
    M'u duk sikur m'u njomėn sytė, nuk e di, nga pėllumbat, nga jaja Poli, nga im bir, apo nga malli pėr atė tokė tė hidhur qė quhet vendi im.

    ------------------------------------------------------------
    *.gr. gjyshe,
    **. djali im,
    ***. mė mori malli,
    ****.gr. plehrat


    24.11.1999

    (Botuar nė: "Drita" - 16 mars, 2003, f. 14)
    (Botuar nė: "Gazeta e Athinės" - 16 mars. 2001, f. 10.)

  7. #27
    Tregim nga HIQMET MEĒAJ




    PĖR ASKUND
    tregim




    -Po tani? -e pyet ai kapedan Janin. -Ku do tė shkojmė?
    Kapedani ndalon, u bie me duar veshėve se i bėjnė shumė zhurmė, hap sytė se i lėvizin lentet dhe poshtė, ndėn kėmbėn e majtė, i shket qeska e verdhė e shurrės.
    -Nuk e di, -thotė, -po ti e di?
    Petrua kapet bosh, mendon njė ēast, thotė diēka nėpėr dhėmbė, qė kapedani nuk ka si e dėgjon, se veshėt i bėjnė zhurmė, megjithėse i qėllon fort me tė dyja duart, prandaj ėshtė i detyruar tė bėrtasė:
    -Shkojmė nė Askund?
    -Mirė, -thotė Kapedan Jani, qė duket se kėsaj radhe diēka ka dėgjuar, -nė askund jemi mė tė qetė.
    Ai e di mirė ē’ėshtė Askundi, se e ka parė nga larg shumė herė, megjithėse nuk mund tė flasė pėr peisazhet e tij, pasi ato mungojnė. Nuk ka as male e as pyje, fusha e lumenj jo se jo, mungojnė ngjyrat dhe pėr qiell as qė bėhet fjalė. Megjithatė Askundi pėr djall e tėrheq shumė, prandaj e detyron Petron ēdo ditė tė udhėtojnė pėr atje, nė atė vendin e largėt e tė paemėr.
    Bėjnė si bėjnė e nisen. Dora e Kapedan Janit mbėshtetur nė njė shkop, dora e Petros nėn sqetullėn e Kapedanit. Sė pari kalojnė Gjibraltarin, qė ėshtė ngushtica midis kolltukut tė madh dhe tavolinės sė rėndė prej mermeri tė zi, dalin nė Atlantik, ku domosdo , si gjithnė edhe sot do tė fryjė erė e fortė nėntėballėshe, qė vjen nga dera pak e hapur e verandės, nisen drejt Karaibeve, ku u dalin para disa njerėz tė zinj e muskulozė, qė janė ca kukulla sa njė bojė njeriu, qė zonja Sivri i ka prurė nga udhėtimi i fundit nė Egjipt.
    Aty Petrua kėrkon pak pushim, se i ka lodhur udha e gjatė. Kolombi i shkretė mezi e bėri pėr disa muaj, pasi humbi njė tog nga ato anijet e tij me vela e pasi iu shkretua gjysma e detarėve. Kurse ata, duke patur nė timon kapedan Janin, ia dolėn nė krye fėt e fėt, pa asnjė humbje tė dukshme, bile duke mos pėsuar as gėrvishtjen mė tė vogėl. Stuhia qe e tmerrshme, balenat dhe peshkaqenėt nuk u ndanė gjatė gjithė pluskimit, duke kėrcėnuar me dhėmbėt e tmerrshėm, kurse sirenat nuk u dukėn gjėkund. Ēudi me sirenat! Tė paktėn tė kishin nxjerrė pak gjokset e fortė dhe flokėt e gjatė, pa le tė mos kėndonin.
    Zėnė njė hotel luksoz, qė patjetėr ėshtė divani me susta tė buta e mbulesė prej lėkure, qė i ngjan leopardit, ku Kapedani shtrihet e mbyll sytė e lodhur, pasi i ka goditur pėrsėri veshėt, kurse Petrua ia ngrė kėmbėt dhe ia mbledh fort rreth kofshės qeskėn e verdhė tė shurrės, se i ka shkarė dhe e pengon. Era e Atlantikut bėhet mė e fortė, ngaqė dera e verandės ėshtė hapur mė tepėr, siē duket jashtė ka filluar stuhia, vetėtimat bėjnė kėrdinė, po ata tani kanė arritur nė Karaibe, mu nė zemėr tė Haitit dhe bėjnė kokrrėn e qejfit nė hotelin me pesė yje “Mirazh”, qė arkitekti ėshtė kujdesur shumė, t’i ngjajė njė divani me susta tė buta, veshur me lėkurė leopardi.
    “Kushedi sa anije mbyten sonte” –thotė Petrua dhe pėr ēudi tė tij, kapedan Jani ka dėgjuar.
    “Nisemi” – thotė ai. -Tė shpėtojmė ē’tė mundemi!”
    Ē’trim i madh ky kapedani! Ē’zemėr tė florinjtė qė ka! Petrua e ndjen veten fatlum, qė merr pjesė nė aventura kaq tė rrezikshme, qė nxjerr nga deti aq e kaq fėmijė, gra e burra, i fshin e i vė tė ngrohen, qė patjetėr janė patatet dhe qepėt, tashmė tė shpėrndara mes ujit tė shiut, pasi nga pėrplasja e derės sė verandės me karriken prej hekuri, u pėrmbys koshi plastik i zarzavateve. Po nuk janė vetėm kėto. Petrua me Kapedan Janin japin alarmin nė njėqind shtete, tė vogla a tė mėdha, pėr ta s’ka dhe aq rėndėsi, qė ta mbledhin mirė mendjen e mos t’i rrezikojnė kot njerėzit nė stuhira tė tilla. Tėrheqin disa varka, qė kanė brenda ca lule tė ēuditshme, pėr t’ua ēuar atyre qė martohen nė vende ku tani ėshtė dimėr dhe s’ka lule. Petrua e di mirė, se ato janė vazot qė kanė mbushur ballkonin e gjerė dhe bimėt rrezikohen tė thyhen nga uragani i saposhpėrthyer. Kapedan Jani mėrmėrit “do veni te nuset me domosdo, prandaj mos e ēani shumė kokėn ju detarė tė gjorė!” dhe i pėrkėdhel varkat me dorėn qė i dridhet, domethėnė vazot, qė Petrua tashmė i ka vendosur pranė kaloriferit.
    Pasi pushojnė pėrsėri, nisen drejt Jugut, megjithėse cikloni vazhdon tė bėjė kėrdinė. Nuk pyet anija e Kapedan Janit. Ka parė edhe mė keq se kaq.
    E lėnė pas kanalin e Panamasė, atje duhet tė kalojnė vetėm kruazierat turistike, kurse njė ujk i vjetėr deti, i regjur dhe i stėregjur nė tė gjitha ujėrat e botės, e ka nderin t’i bjerė rreth e rreth ngushticės sė Magelanit, qė nė kėtė rast janė dy dyert e banjave, ku gjithnjė tė pengojnė vendvendosja e telefonit, rafti i vogėl i adresave, varėsja me katėr kėmbė e rrobave dhe frigoriferi dy metra i lartė, qė zonja Sivri sapo e ka blerė dhe ende nuk i ka gjetur vendin e pėrshtatshėm. Anija pėrplaset nėpėr shkėmbinj tė rrezikshėm, domethėnė Kapedani me Petron disa herė gati nuk rrėzohen, pasi pėrplasen nėpėr dyert e banjave. Mė nė fund shohin akujt e trashė, era fryn therrėse, siē duket edhe veranda e dytė, qė ėshtė shumė herė mė e gjerė se e para, qėnka hapur nga era.
    “LavdiPerėndisė, nuk pėsuam gjė as kėsaj radhe nga zoti Magelan!”, thotė me njė krenari tė pafshehur Kapedan Jani.
    “Me ty nė timon, nuk do tė pėsojmė gjė as nga babai i Magelanit!”, thotė me solemnitet Petrua dhe e shtrėngon i mallėngjyer nė krahė.
    Kalojnė indiferentė ishullin e parėndėsishėm tė Pashkėve, u bien pėrqark arqipelagėve tė panumėrt, s’ua hedhin fare sytė Galapagove, me ato breshkat qė ngjajnė si kuaj, as kangurėve tė Australisė. Diēka nuk ecėn, ndaj Kapedan Jani ndjehet tepėr i shqetėsuar, domosdo edhe Petrua.
    “Kam harruar rrugėn pėr Askund”.
    “Do ta gjejmė”, thotė me vendosmėri Petrua.
    “Kėsaj radhe shtegu qenka fshehur mirė”, shfrehet me inat Kapedani, pasi kėput njė tė sharė aq tė rėndė, sa qė kushdo e kupton menjėherė, qė vetėm detarėt e regjur mund tė shajnė ashtu dhe mė tė regjur se Kapedan Jani nuk ka.
    -Bėjmė njė pushim tė vogėl kėtu nė Papuase? – propozon Petrua.
    Tjetri pranon, sepse tashmė ėshtė shtrirė nė shtratin e vet tek, qė patjetėr ndodhet nė koliben e njė papuasi me flokė tė gjata e truplakuriq, qė ende nuk ka hequr dorė nga zakoni pėr tė shijuar mish njeriu, sidomos kur ėshtė plot muskuj. Mirėpo para Kapedanit ai rri si pulė e lagur, i shėrben gjunjazi, bile me njė shėnjė tė cepit tė syrit mbledh njė duzinė me gra tė hijshme pėr t’i shėrbyer. Kuptohet, tepėron ndonjera edhe pėr Petron, qė qesh i lumtur si budalla, kur ato e gudulijnė duke i larė trupin e zhveshur lakuriq.
    Kapedani thėrret tė madhin e papuasėve dhe i bėrtet, sa ai tmerrohet. I kėrkon llogari, pėrse e kanė fshehur kalimin pėr nė Askund, ta zbulojnė menjėherė, se ai dhe miku i tij s’kanė kohė tė presin, ndryshe... Kėtu kapedani ngec, nuk di tė kėrcėnojė, se nuk u ka bėrė kurrė keq, as peshkaqenėve, qė i quajnė tė egėr. Njė herė ai ka rrėfyer vetė, se ia shpėtoi jetėn njerit, qė ishte tigėr i vėrtetė deti, nuk e la tė vdiste, por e tėrhoqi deri nė afėrsi tė bregut, e zgjidhi nga rrjetat ku kishte rėnė dhe e la tė lirė. Kuptohet se egėrsira e detit, i erdhi pastaj rrotull, jo pėr ta falėnderuar, po pėr t’i rrėmbyer njė copė nga kėmba. Megjithatė, kapedani nuk u zemėrua me tė vėrtetė, se po tė ishte zemėruar me tė vėrtetė, do ta kishte bėrė copa egėrsirėn vetėm me njė tė rėnė tė thikės.
    Mirėpo i madhi papuasėve trembet, kėshillohet, flet me njė gjuhė qė Kapedan Jani e kupton dhe fytyra i ndrit. E gjeti shtegun. Tani Askundi ėshtė i tij.
    Petrua e lė tjetrin me papuaset e bukura qė e kanė rrethuar, qė s’janė tjetėr, veēse hijet e fikusėve tė mėdhenj qė vijnė nga veranda e madhe dhe pėrplasen e bien mbi shtratin tek tė Kapedanit. Merr receptorin e telefonit, bėrtet qė ta dėgjojnė “kėtu ėshtė, prit njė minutė” dhe i afrohet zotit Jani t’i thotė se njė grua e kėrkon.
    “Sofia? Sofia e bukur?”
    “Po, Sofia e bukur!”
    Ai merr bastunin, Petrua i vė dorėn nėn sqetull, kalojnė pėrsėri arqipelagėt e panumėrt, Galapagosin, Ishullin e Pashkėve, diēka pėrplasen nėpėr Magelan dhe sė fundi arrijnė atje, ku e pret Sofia e bukur.
    “Thesari im”, thotė Kapedani. “E mbajte fjalėn, mė more edhe sot. Mė fal qė jam i lodhur, por sapo po kthehem nga udhėtimi im i gjatė. Tė kam mbledhur dhurata tė bukura. Pėr ty ia vlejnė tė gjitha, e vogla ime. Po, po, nuk do vdes dhe, nė shkofsha pėr Askund, se tani e di shtegun, do tė ta tregoj tė mė vish edhe ti. Nuk tė dėgjoj, mjalti im, thuaja Petros, mikut tim, se veshėt mė bėjnė zhurmė”
    Petrua merr receptorin dhe nuk i shpėton pa vėnė re njė si margaritar nė cep tė syrit tė Kapedanit dhe mendon se ai gur i ēmuar mund tė jetė dhurata mė me vlerė pėr Sofinė e bukur. Flet minuta tė tėra nė receptor dhe mė pas i tregon Kapedanit se sa shumė e do Sofia e bukur. Ajo i lutet tė mos vdesė, deri sa tė takohen pėrsėri, si para shtatėdhjetė e pesė vjetėve, kur ai bleu tėrė biletat e njė vagoni treni, vuri nėpėr dritare njėzet e tetė kapele e njėzetetetė bastunė, udhėtuan shtatė ditė e shtatė net vetėm fare, duke bėrė dashuri, duke ngrėnė e duke e pirė. Asnjė nuk e bėn dot kėtė, vetėm Jani im, ka thėnė Sofia e bukur, sikur e gjitha kjo tė ketė ndodhur dje e jo para shtatėdhjetė e pesė vjetėve.
    Petrua rrėfen e rrėfen ē’i tha ajo nė telefon dhe nuk ka dėgjuar se ėshtė hapur dera e jashtme. Zonja Sivri ka hyrė e lagur nga stuhia dhe e nevrikosur nga qė ėshtė bėrė qull. Zonja ka shumė kohė qė ka hyrė, po Petrua nuk e ndjen dhe vazhdon tė thotė se nesėr Sofia e bukur do tė marrė prap nė telefon, ai mbase i rregullon diēka aparatet nė vesh e ta dėgjojė vetė drejtpėrdrejt, tė mos i bėjnė aq zhurmė, se e puth dhe nuk do njeri mė tepėr nė botė, se trimin e saj, Kapedan Janin.
    Zonja Sivri i bėn me shenjė e inatosur Petros, i cili afrohet dhe dėgjon ligjėratėn tepėr tė hidhur tė saj, se gjoja Sofia e bukur ka dy vjet qė ėshtė mbuluar me dhé. Ajo thotė gjithashtu se nuk duhet ta gėnjejmė tė gjorin edhe pėr shumė kohė, po ta bėjmė ta harrojė pak nga pak.
    Kapedani nuk dėgjon ē’thuhet, i flet me gėzim tė papėrmbajtur zonjės Sivri pėr udhėtimin e tyre tė egėr, pėr gjithė ata qė shpėtuan e tani janė jashtė rrezikut, se si mė nė fund e gjeti shtegun pėr Askund. Nuk harron t’i tregojė edhe pėr Sofinė e bukur, qė do ta marrė si gjithnjė edhe nesėr nė telefon dhe kushedi, nė dashtė Zoti, ndonjė ditė do tė takohen pėrsėri.
    Zonja Sivri shikon nga Petrua nė mėnyrė jo miqėsore, aq sa ai ndjen keqardhje, jo vetėm pėr ato pak euro tė qelbura qė merr duke e shoqėruar Kapedan Janin nėpėr gjithė ato rreziqe tė panumėrta, por edhe pse do aq shumė tė jetė pranė mikut tė tij, kur ai ta gjejė shtegun e tė niset pėr Askund.

    16.07. 2002
    18:14:38
    P. Faliro, Athinė


    (Botuar nė: "Panorama" - Nr. 166, 24 mars, 2003, f. 19.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 19:25

  8. #28

    Hiqmet Meēaj - poezi

    LIRIKA TĖ HERSHME


    Shėnim: Shumica e kėtyre lirikave dhe e tė tjerave qė nuk pėrfshihen kėtu, nuk janė botuar ndonjėherė, pėrveē disave tė pakta, por edhe ato tė cunguara. Duke respektuar kohėn kur u shkruan, po i paraqes para lexuesi duke pohuar se nuk kishin gjė kundėr regjimit, pėrndryshe, shprehnin ndjenjat e njė poeti adoleshent.
    (Autori)




    S’ĖSHTĖ E PJEKUR, MOS E NGAJ



    Tej, te shtegu i bleruar
    takova vajzėn mes-hollė
    tė dy gjokset e gufuar
    ngjanin me dy kokrra mollė.

    Dhe i thashė dhe iu luta
    as mė jep njė nga ato,
    zgjidhe njėrėn dhe kėpute
    gjithė e skuqur tha ajo.

    Kėtė dua thashė dhe zura
    gjinė e majtė te gjoksi i saj,
    oh, tė lutem, tha e bukura
    s’ėshtė e pjekur, mos e ngaj.

    Edhe prita, prit e prit,
    qė tė piqej pak ajo,
    ik njė stinė e ik njė vit,
    shko njė verė, njė dimėr shko.

    bukuroshen kur e gjeta
    nuk mė priti si mė parė
    heshti kur e pėrshėndeta,
    e kuptova, diē kish ngjarė.

    U vonove ti njė ēikė
    molla ime u poq shpejt
    kėtej pari, ditė pėr ditė
    vinin, e lakmonin djemtė.

    Jo njė ēikė, vonove shumė,
    dhe njė stinė nuk ėshtė pak,
    koha ikėn, rrjedh si lumė,
    tė rrėmben, tė lodh, tė plak.

    1962

    PRILLI GĖNJESHTAR

    prilli ka njė ditė me gėnjeshtra
    prilli me petale sheshet mbush
    brigjeve verdhon lulegjineshtra
    vajzave u digjen faqet prush.

    muaj mė tė bukur s’ka se prilli
    dalin djem e vajza nė lėndinė
    dhe kur nė blerim i vesh jeshili
    ndajnė si buqeta dashurinė.

    kur ndonjėrės i kėrcen pak barku
    e tregojnė me gisht, jo si mė parė
    mėrmėrit e gjora pas njė pragu
    mė gėnjeve prill, o gėnjeshtar.

    1962

    VJESHTĖ

    vjeshtės parukėn biondinė
    era nga koka ia hoqi
    dhe ngjajnė pyjet, lėndinat
    sikur dikush nė furra i poqi

    pastaj vėrshon njė tym i pamatė
    i dendur, sa shumė verbon
    dhe ngjajnė qytetet koshere me mjaltė
    kur bletėt me tym i largojnė

    kur zogjtė cijatin mbi degė e mbi tjegull
    te ēupat njė kėngė mund tė dėgjosh
    eja djalosh, si bleta nė mjegull
    nga dimri i ftohtė tė mė zgjosh.

    nga mjalti yt pak tė mė japėsh
    me dyllin ar tė mė veshėsh
    pastaj kur tė dalim tė ngjajmė i dashur
    ti zot e unė perėndeshė.

    1962

    KOT KĖRKON...

    Kot kėrkon moj e dashur nga unė
    shpirt tė shuar kur pranė tė rri,
    ankthi i pritjes tallaz ėshtė, furtunė,
    nė takim jemi ré nė stuhi.

    Do tė puth sa tė lodhesh dhe ti
    sa dhe pemėt tė mbyten nė turp
    prushi i shpirtit s’u bėka dot hi
    do tė puth, do tė puth gjer nė fund.

    Le ta thithim rininė si hoje,
    dashurinė ndaj zoti na dha,
    keq kur vajzėn nga larg do me droje,
    se as shpirti qetėsi mė nuk ka.

    se kur zjarri nga brenda zjarron
    kėto flakė si t’i shuaj nuk di
    jam rrufé qė te ti vjen shkarkon
    zot mė bėn se ti je perėndi...

    1963


    GJALLIM

    Nėpėr pyll sot rrugėn e kam humbur
    si djaloshi mendjen para vajzės
    maja pishash qiellit vėrsulen
    kreshpėrohen nė valle gjigandėsh.

    Njė mulli i plakur hesht mbi lumė,
    peshqit rrotull fletės diē kėrkojnė,
    Sikur thonė: “ēohu, mos bėj gjumė,
    nis kėndo mulli!”, sikur i thonė.

    Pylli vallen ēmend nė tokė e qiell,
    dehem unė pėr ēudi... dhe humb,
    plakarushi i drunjtė mokėrthyer
    ēmendet nė njė heshtje qė s’ka fund.

    Ndėr ulluqe rrjedh burim i kaltėr,
    dashuria brinjėt m’i shkallmon,
    pishat dridhen nė valle gjigandėsh,...
    hesht njė mokėr, era dot s’e zgjon...

    1963

    TULIPANI I BRISHTĖ

    Puliste sytė. Ēast qė s’pėrtėritesh
    mė shfaqesh shpesh ti para sysh, pareshtur,
    aty ngadalė, aty i vetėtimshėm,
    aty me vrull, aty i zbehtė, i heshtur.

    Kaluan orė... gėnjehet vetja vallė?
    Njė grimė lumturi, tė lumturon?
    Njė grimė gazi a i bėn dot ballė
    zemrės qė rreh si deti kur dallgon?

    Se zemra e saj rrihte pranė meje,
    te zemra ime ngjitur pranė e pranė,
    nė flokė kishte ca petale yjesh,
    nė buzė i kish mbirė tulipan.

    Si mund t’ia thosha atė natė ē’ndieja,
    si mund t’ia prisja gazin m’u nė mes?
    A i kėputet teli mandolinės,
    kur duam ta dėgjojmė gjer nė mėngjes?

    Ndaj atė ēast statujė e gurtė isha,
    kur ajo shkundi flokėt porsi ré
    me tėrsėllim ranė yjet e magjishėm,
    njė tulipan i brishtė ra pėrdhé.

    M’u duk ajo sikur tė ishte qiell
    por dhe lėndinė m’u duk ajo tė ish,
    mund tė rrėzonte hėnė, yje, diell,
    dhe mund t’i ngrinte lart ato sėrish...

    1964

  9. #29

    Hiqmet Meēaj - poezi

    DASMA


    Nesėr ti lė nėnėn dhe shtėpinė,
    do tė vi nė dasmė dhe pa ftuar,
    s’do ta shkul nga zemra dashurinė,
    kur me vello tė tė shoh mbuluar.

    Puthjet qė shkėmbyem nėpėr netė
    vellua nuk do mundet t’i mbulojė,
    por nuk dua qė kujtimi i vjetėr
    sytė e tu tė zes t’i turbullojė.

    Do tė brof nė valle zemėruar,
    do ta shemb me valle dyshemenė,
    qė tė mos mendosh se jam rrėnuar,
    si kalŕ pa pirgje, pa bedenė.

    Flakė e zemėrimit shpejt do shuhet,
    s’kam ē’ti bėj dot zjarrit qė mė djeg,
    do tė vdes nė valle, nuk i dihet,
    a brenda vėshtrimit qė mė ndjek.

    Ky, kush ėshtė?, do tė pyesė ai,
    ti do thuash nė mendime tretur,
    Kemi lozur bashkė qė fėmijė,
    vogėlushi foshnjė paska mbetur.

    1964

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e bukur kjo..

    cfar e ke autorin o andush ..?

    shkruan me z Hiqmet?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  2. Familja Ndreu
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 00:53
  3. Nje ze shqiptar antikomunist nga Australia
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-07-2008, 01:05
  4. Hiqmet Agolli
    Nga shigjeta nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-08-2007, 23:11
  5. Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"
    Nga Avion Travell nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •