Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Respekti ndaj njeri- tjetrit

    Jam habitur te pika qe me vjen turp per kombin tim sepse me duket sikur ne vend qe shqiptari te vi duke perparuar, duke mesuar, duke u kulturuar, duke u edukuar po vine duke shkuar poshte duke i munguar se pari respekti per vetveten edhe pastaj per te tjeret.

    E kam hapur kete teme per t'ju pyetur:
    C'fare mendoni ju per respektin?

    C'fare tregon mungesa e respektit?

    Sa e respektueshme eshte shoqeria jone sot?

    Sa respekt tregon ai njeri qe prish fjalorin?

    Cfare te mire na sjelle ne si popull prishja e ketij fjalori? C'fare te keqe na sjell?

    Sa te kulturuar jemi kur e prishim fjalorin? Sa te shkolluar? Sa te zgjuar? Sa te vetepermbajtur?

    Respektoni njeri-tjetrin sepse nese nuk arrini te respektoni njeri-tjetrin, skeni per te fituar respekt per vetveten.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pėrpara se tė filloj tė shkruaj diēka nė lidhje me temėn, do tė doja thjesht tė bėja njė vėrejtje tė vogėl. Veshtruse, ju nuk duhet tė keni turp pėr kombin tuaj dhe timin njėkohėsisht, por vetėm pėr disa qė bėjnė pjesė nė kėtė komb. Eshtė e njohur shprehja : "Njė komb njihet nga figurat e shquara qė ai ka", dhe kėshtu tipa forumistė tė pasjellshėm, me njė fjalor rrugėsh, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse ulin pėrqindjen e njerėzve tė shquar tė kombit tonė.

    Tani nė lidhje me temėn. Koha e hapjes sė kėsaj teme ėshtė krejt e pėrshtatshme patur parasysh fakti qė nė njė temė tjetėr tė kėsaj rubrike, brenda natės, njėlloj sikur t'a kishin bėrė me fjalė, ishin ngritur tė gjithė ata qė fjalitė iu mbarojnė me pasthirrma tė tipit "o ty t'a..." ose "ik ore m..."e plot e plot tė tilla.

    Respekti ėshtė pėrkujdesja pėr tė mos e lėnduar tjetrin. Respekti ėshtė konsiderata qė ne kemi pėr tjetrin. Duke e konsideruar tjetrin nė qenien e tij tė plotė dhe tė pacėnuar, ne kemi hapur kėshtu mundėsinė e njė dialogu dhe tė njė marrėdhėnie tė barabartė tė ndėrsjelltė me kėtė tjetėr. Unė mendoj qė hapi i parė i njė raporti ndėrmjet dy personash ėshtė respekti reciprok tė dyanshėm. Kur njėri nga tė dy nuk i pėrgjigjet kėtij kushti, kjo do tė thotė qė gjasat e njė marrje vesh janė tejet tė pakta. Prandaj shpesh herė debatet kėtu ngjajnė me njė konkurs kush e kush ėshtė mė i shurdhėr ndaj fjalės sė tjetrit. Dhe dihet qė i shurdhėri nuk e kupton mirė veten e vet sepse atij i mungon dėgjimi i zėrit tė vet siē i ardhur nga jashtė, siē nga dikush tjetėr.

    Ē'tregon mungesa e respektit ? Eh mirė, ajo tregon asgjė mė pak sesa paaftėsinė pėr t'u parė nga jashtė, pėr t'u projektuar diku nga ku do tė vinte mendimi kritik mbi veten, dhe duke munguar kjo aftėsi ndarje nga vetvetja, ne krijojmė brenda vetes sonė njėlloj kulle tė rrethuar nga ku askush nuk hyn e nuk del. Vetja nuk shihet si njė tjetėr qė i drejtohet unit, por aty kemi veēse njė unė tė izoluar, i cili mendon se mund tė mbijetojė vetėm me veten e vet. Dhe nga kjo vijnė pėrēartjet e tij ngaqė ai nuk e dėgjon veten tė flasė. Shkurt, njė dikush qė mungon respekt ndaj dikujt ėshtė vetėm njė qė lėshon tinguj ose vetėm bashkon buzė, dhėmbė, nxjerr frymė, lėviz gjuhėn andej-kėndej etj.

    Shoqėria jonė sot mund tė quhet deri-diku e respektueshme, por asaj i mungojnė disa elementė zbutės apo "airbag sistem" pėr tė mos lejuar krijimin e tensioneve tė kota. Shprehjet "falemnderit", "ju lutem", "mė falni", megjithėse i dėgjojmė jo pak, ato nuk kanė hyrė akoma nė shprehitė tona tė rėndomta. Ne e kemi akoma shumė tė vėshtirė tė kėrkojmė falje, apo tė themi "ju lutem" apo shprehje tė tilla. Kur tė jemi "zbutur" sadopak, do tė shohim qė tensionet midis njerėzve do tė fillojnė tė shuhen.

    Kurse dikush qė ėshtė i parespektueshėm, apo me njė fjalor rrugash, as qė bėhet fjalė tė vrasim mendjen se sa i zgjuar ėshtė ai. Zgjuarsia nuk qėndron tek notat dhjeta tė dikujt nė matematikė apo fizikė, por nė krijimin e njė ambjenti pėrreth vetes me qėllim realizimin sa mė tė mirė dhe tė plotė tė kėsaj vetvete.

    Ja kėto janė pak a shumė ajo ēka mendoj nė lidhje me respektin. Shkurt, dikush qė tregon respekt ndaj tjetrit ėshtė dikush qė tė imponon respekt...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 04-03-2005 mė 20:39

  3. #3
    musketjeri Maska e dardajan
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    ke shpia ime
    Postime
    1,670
    Faleminderit
    2
    11 falenderime nė 9 postime
    Jam plotsisht dakort me ty HIGHLANDER prandaj nuk po shtoj asgje .
    edhe une dhash mendimin tim modest per ate teme pa fyer asnje dhe nuk besoja qe ketu ne forum kishim individ kaq te ceket.

Tema tė Ngjashme

  1. Dhuroni njėri tjetrit lule
    By zef malsia in forum Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 21-02-2010, 13:37
  2. - Sekreti nė dėm tė tjetrit -
    By rabija in forum Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 09:10
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    By ARIANI_TB in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. A kthehet respekti ne dashuri
    By maratonomak in forum Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 29-06-2006, 07:56
  5. Besimi dhe besimtari
    By Fjala e drejte in forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 15:41

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •