Do tė kenė marrė me sy tė keq o Josif, dhe i testojnė mirė programet e tua
Unė bėra testet e mia dhe programi yt punon mirė. Njė gabim i vogėl ėshtė qė nuk kontrollon nėse argumentat janė numra apo jo. psh: "mblidh.exe forumi shqiptar" punon edhe pse argumentat nuk janė numra. Nėse nuk i jepen argumenta, programi mbyllet papritur me gabime tė memorjes.
Disa vėrejtje tė pėrgjithshme:
C konsiderohet gjuhė e pasigurtė (unsafe) dhe programi bėhet akoma mė i pasigurtė kur merr nė dore rezervimin e memorjes me malloc, calloc, etj. Nqs do pėrdorėsh funksione tė tilla, duhet tė kontrollosh nėse memorja u rezervua me sukses para se ta pėrdorėsh atė, sidomos kur kėrkon tė rezervosh hapėsira tė mėdha.
Njė gabim mė serioz pėr mendimin tim ėshtė stili qė pėrdor kur shkruan programet. Vėrtet je duke pėrdorur C por kjo nuk do tė thotė se duhet tė shkruash gjysėm faqe kod vetėm nė njė rresht. Kėto gjėra bėheshin para 10-20 vjetėsh, kur programuesit e vjetėr ishin mėsuar tė shkruanin programe sa mė te shkurtėr qė tė kursenin memorje, ndėrsa sot pėrpiluesat janė mė tė fuqishėm, procesorėt mė tė shpejtė, memorje me bollėk e nuk ka asnjė arsye pėr tė ngucur pesė rreshta nė njė tė vetėm.
Gjuha programuese nuk ėshtė vetėm pėr tė komunikuar me kompjuterin, por edhe me programues tė tjerė qė do lexojnė e ndryshojnė kodin tėnd nė tė ardhmen. Ėshtė detyra e programuesit qė tė shkruajė kod sa mė tė qartė dhe mė tė lehtė pėr t'u kuptuar nga programuesit e tjerė.
Ja disa pjesė tepėr tė paqarta nė programin tėnd:
Kodi:
int gjat_rez = gjat_num1 > gjat_num2 ? gjat_num1 : ( gjat_num2 > gjat_num1 ? gjat_num2 : (vlera(numri1[0]) + vlera(numri2[0]) >=10 ? gjat_num1+1 : gjat_num1 ) );
Sado i saktė tė jetė kodi, sado i qartė tė jetė pėr ty, kodi mė lart ėshtė i papranueshėm dhe nuk mendoj se kam parė ndonjė rresht mė tė paqartė deri tani. Mė kujtoi programet e LISP-it kur e pashė pėr herė tė parė. Jam i sigurtė se edhe ti qė e ke shkruar kodin, pas dy javėsh do ta shikosh prapė dhe nuk do ta kuptosh se ēfarė ke dashur tė bėsh. Operatori (?
nga vetė natyra konsiderohet i vėshtirė pėr tė lexuar. Ti ke kombinuar 3 operatorė tė tillė nė njė rresht. Pėr mendimin tim, ēdo rresht i shkruar nė gjuhėt programuese duhet tė lexohet me njė fjali tė vetme nė gjuhėt natyrale.
Pjesė tė tjera qė vėshtirėsojnė leximin e programit qė ke postuar mė lart:
Kodi:
int mbetja=0, v1=0, v2=0, i1=0 , i2=0, i_r=0;
...
for(i1=gjat_num1-1, i2=gjat_num2-1, i_r=gjat_rez-1; i1>=0 || i2>=0; i1--,i2--,i_r--){
Variablat ėshtė mirė tė deklarohen nė rresht mė vete dhe tė shkruhet njė koment pėr tė dhėnat qė do mbajnė.
Cikli for ėshtė tepėr i gjatė, operatorėt dyjor duhen veēuar me vėnde bosh, pas presjeve duhet lėnė vend bosh.
Nėse pėrdor njė stil tė caktuar, pėrdore atė pėr tė gjithė programin. Ēfarėdo stili tė pėrdorėsh, mos harro tė shkruash komente jo vetėm pėr programuesit e tjerė por edhe pėr programuesit fillestarė qė lexojnė kodin nė forum.
Pėr disa stile tė pranueshme pėr C dhe C++, hidhi njė sy
google.
Pėr Java:
Code Conventions for Java
Krijoni Kontakt