Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1
    .
    Anėtarėsuar
    27-05-2004
    Postime
    970
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Wink Ja dhe nje tjeter, per Dashurine

    Themi shpesh qe dashuria pa kushte eshte dashuria e vertete. Kur e do dicka, dike; kur eshte mire por sidomos kur e do po aq shume-kur eshte keq. Meqenese kur je mire te duan te gjithe, e mbi te gjitha te do aq shume edhe vetja jote. Dashuri kjo e fundit qe pse jo, arrin te te mbush edhe te lumturoje. Por kur edhe vetja jote mund te lekundet nese je keq, a ka force dikush tjeter te te doje...no matter what?
    Pra, a ekziston dashuria pa kushte? Dhe a eshte kjo lloj dashurie, dashuria e vertete?

    P.S. Teme thjesht per t'u shplodhur...dhe per kur te keni vertete kohe...(nese keni ndonjehere)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Mosha
    32
    Postime
    340
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga green
    Themi shpesh qe dashuria pa kushte eshte dashuria e vertete. Kur e do dicka, dike; kur eshte mire por sidomos kur e do po aq shume-kur eshte keq. Meqenese kur je mire te duan te gjithe, e mbi te gjitha te do aq shume edhe vetja jote. Dashuri kjo e fundit qe pse jo, arrin te te mbush edhe te lumturoje. Por kur edhe vetja jote mund te lekundet nese je keq, a ka force dikush tjeter te te doje...no matter what?
    Pra, a ekziston dashuria pa kushte? Dhe a eshte kjo lloj dashurie, dashuria e vertete?

    P.S. Teme thjesht per t'u shplodhur...dhe per kur te keni vertete kohe...(nese keni ndonjehere)
    Vetja ime gjithmone me ka dashuruar mua...asnjehere nuk me tradhton...lol. Ama kur vjen puna tek dashuria nga te tjeret ose per te tjeret mendoj se eshte gjithmone me kushte. Ne fund te fundit une e dua nje person per ate qe eshte...n.q.s. personi ndryshon teresisht atehere humbet objekti/vlera te cilen une kam dashuruar. Bile nje nga shprehjet me te shpifura per mua eshte kur thone se dashuria ekziston gjithmone...eshte e pandryshueshme (no matter what). Me duket nje menyre shume e pasinqerte nga nje njeri per ta vleresuar dashurine dhe per te perballuar frikat dhe pasigurite e tij/saj. Me mire vetem dhe i sinqerte se sa "i dashuruar" dhe burracak.

  3. #3
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga green
    Themi shpesh qe dashuria pa kushte eshte dashuria e vertete. Kur e do dicka, dike; kur eshte mire por sidomos kur e do po aq shume-kur eshte keq. Meqenese kur je mire te duan te gjithe, e mbi te gjitha te do aq shume edhe vetja jote. Dashuri kjo e fundit qe pse jo, arrin te te mbush edhe te lumturoje. Por kur edhe vetja jote mund te lekundet nese je keq, a ka force dikush tjeter te te doje...no matter what?
    Pra, a ekziston dashuria pa kushte? Dhe a eshte kjo lloj dashurie, dashuria e vertete?

    P.S. Teme thjesht per t'u shplodhur...dhe per kur te keni vertete kohe...(nese keni ndonjehere)
    dashuria ekziston ne te gjitha format

    dhe vetem nje gja


    Pika me e larte e dashurise

    ja vlen te gjitha vuajtjet
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  4. #4
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    915
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje njeri qe te te doje no matter what? duhet te jesh me fat qe ta gjesh, po ekziston.
    Nese eshte kjo reciproke ath per mendimin tim mund te quhet dashuri e vertete.
    Megjithese ndonjehere varet ēfare nenkupton me NO MATTER WHAT, se dhe nje njeri qe te pranoje te besh budalliqe s'eshte shume normal:P, po nese me kete fjale nenekupton cilatdo qofshin problemet qe paraqiten, ath po

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,592
    Faleminderit
    18
    149 falenderime nė 126 postime

    Mbi dashurinė

    green dhe helene,

    Me lejoni te postoj dicka mbi dashurine te marre nga disa shkrime te gazetes "Milosao". shpresoj te jete dicka e vleshme per te gjithe.

    Mbi dashurinė

    Jiddu KRISHNAMURTI

    Kėrkesa pėr tė qenė i sigurtė nė njė marrėdhėnie pa dyshim ngjall brengė dhe frikė. Ky kėrkim i sigurisė fton pasigurinė. Keni gjetur ndonjėherė siguri nė ndonjė nga marrėdhėniet tuaja? Keni gjetur? Shumė nga ne duan sigurinė e tė dashuruarit dhe tė qenit tė dashuruar. Por a ka dashuri kur secili nga ne kėrkon sigurinė e tij?
    Ne nuk jemi tė dashuruar se nuk dimė si tė dashurojmė. Ēfarė ėshtė dashuria? Kjo fjalė ėshtė kaq e ngarkuar dhe korruptuar sa mezi e pėrdor atė. Tė gjithė flasin pėr dashurinė_ēdo revistė, gazetė, misionar flasin pėr dashurinė pafundėsisht. Unė e dua vendin tim. Unė e dua mbretin tim, e dua kėtė libėr , kėtė mal, e dua gruan time, e dua Zotin. A ėshtė Zoti njė ide? Nėse po atėherė ushqehet, mbahet gjallė, lėvizet, pėrdridhet si ta duam ne. Kur themi duam Zotin nė tė vėrtetė duam njė projeksion tė imagjimatės tonė, njė projeksion tė mbuluar me njė formė nderimi tė nė bazė tė asaj qė e mendojmė si fisnike dhe tė shenjtė : pra tė thuash e dua Zotin, ėshtė budallėk absolut. Kur adhurojmė Zotin ne adhurojmė veten tonė_dhe kjo nuk ėshtė dashuri.
    Ngaqė nuk e zgjidhim dot kėtė gjė tė quajtur dashuri shkojmė pas abastraksioneve. Dashuria mund te jete zghidhja e fundit e veshtiresive problemeve tė njeriut, pra si do ta gjejmė ēfarė ėshtė dashuria? Thjesht duke e pėrcaktuar atė. Kisha e ka pėrcaktuar nė njė rrugė, shoqėria nė njė tjetėr, dhe kemi gjithė llojet e deviacioneve dhe perversioneve. Tė adhurosh dikė, tė flesh me dikė, tė shkėmbesh emocionalisht, tė shoqėrohesh ?ja ē'kuptojmė me dashuri. Kjo ka qenė norma modeli dhe po bėhet kaq personale, sensuale dhe e kufizuar sa sa fetė kanė deklaruar se dashuria ėshtė diēka shumė ndryshe nga kjo. Nė atė qė quhet dashuri njerėzore egziston dėshira, konkurenca, xhelozia, dėshira pėr tė zotėruar, mbajtur, kontrolluar dhe ndėrhyrė nė mendimet e tjetrit, dhe duke ditur kompleksitetin e kėsaj gjėje thuhet se duhet tė egzistojė njė lloj tjetėr dashurie, hyjnore, e bukur, e paprekur, e pakorruptuar.
    Kudo nė botė tė ashtuquajturit njerėz tė shenjtė kanė pohuar se tė shohėsh njė grua ėshtė totalisht e gabuar: thonė nuk mund tė shkosh tek Zoti nėse shkon pas seksit, dhe e hedhin poshtė atė megjithėse vetė i bren kjo gjė. Por duke mohuar seksualitetin ata nxjerrin sytė dhe presin gjuhėt e tyre se mohojnė tėrė bukurinė e tokės. Ata kanė zhuritur zemrat dhe mendjet e tyre; janė qėnie tė dehidratuara; kanė dėbuar nga mėndja bukurinė sepse bukuria lidhet me gruan.
    A mundet qė dashuria tė ndahet nė tė shenjtė dhe tė pėrlyer, humane dhe hyjnore, apo egziston vetėm njė dashuri.? Ėshtė vetėm pėr njėrin dhe jo pėr tė tjerėt? Nėse them tė dua a pėrjashton kjo dashurinė e tjetrit? A ėshtė personale apo jo personale? Morale apo imorale? Familjare apo jo familjare. Nėse do njerėzimin mund tė duash tė veēantėn. A ėshtė dashuria mendim? A ėshtė emocion? A ėshtė kėnaqėsi apo dėshirė? Tė gjitha kėto pyetje na orientojnė, apo jo qė ne kemi ide rreth dashurise, ide ēfarė duhet tė jetė dhe ēfarė nuk duhet tė jetė, njė model apo kod tė zhvilluar nga shoqėria ku jetojmė.
    Pra qė t'i shkojmė pyetjes sė dashurisė deri nė fund duhet tė gjejmė ēfarė ėshtė e ēfarė jo. Tė ndash diēka nė ēfarė duhet tė jetė dhe ēfarė jo ėshtė rruga mė zhgėnjyese e tė sjelljes ndaj jetės.
    Pra si ta gjejmė ē'ėshtė dashuria-jo si t'ja shprehim ndonjė tjetri por ē'kupton nė vetvete? Nė fillim do tė mohoj ēfarė thotė kisha,shoqėria, prindėrit, shokėt dhe ēdo person apo libėr sepse duhet ta gjej atė pėr vete. Ky ėshtė njė problem i madh qė ka preokupuar gjithė njerėzimin, dhe egzistojnė mijėra mėnyra qė pėrcaktojnė dashurinė, pra a nuk duhet tė qartėsoj veten.
    Qeveria thotė ? Shko e vrit pėr hir tė atdheut?. A ėshtė kjo dashuri? Feja thotė ?hiq dorė nga seksi pėr hir tė Zotit?Po kjo tjetra a ėshtė dashuri. Mos thoni jo. Pėr shumė nga ne ėshtė- dėshirė dhe kėnaqėsi, kėnaqėsi qė vjen nga ndjenjat. Nuk jam kundėr seksit, por shih ē'pėrfshihet nė tė. Ēfarė seksi na jep momentalisht ėshtė braktisja totale e vetvetes, pastaj kthehemi pėrsėri tek trazira jonė. Kėshtu kemi gjithmonė nevojė pėr pėrsėritje tė kėsaj gjendjeje, ku nuk ka shqetėsim, problem apo vetvete.Ju thoni se e doni gruan tuaj. Nė kėtė dashuri pėrfshihet kėnaqėsia e seksit, kėnaqėsia e tė paturit dikujt nė shtėpi, e tė gatuarit etj. Ju vareni prej saj; ajo ju ka dhėnė trupin, emocionet, kurajon, njėfarė ndjenje sigurie dhe mirė qėnie. Pastaj ajo largohet nga ty, mėrzitet dhe shkon me njė tjetėr. Gjithė balanca jote emocionale shkatėrrohet, dhe ky shqetėsim qė nuk e pėlqeni quhet xhelozi. Nė tė ka dhimbje, shqetėsim, urrejtje dhe dhunė. Pra ēfarė thoni ėshtė. Sa kohė mė doni ju dua por nė momentin qė nuk mė doni ju urrej. Sa kohė qė mė kėnaqni seksualisht dhe me gjera tė tjera ju dua por kur pushoni sė furnizuari me ēfarė dua nuk ju pėlqej mė. Pra ka antagonizėm midis jush ka ndarje, pra s'ka dashuri. Por nėse jetoni me gruan pa krijuar kėto gjendje kontradiktore, me kėto sherre pa fund atėhere ndoshta, ndoshta mund ta njihni dashurinė. Atėherė ju jeni i lirė, kėshtu ėshtė dhe ajo., nėse vareni tek ajo pėr kėnaqėsi atėherė jeni skllav i saj. Pra kur dashuroni duhet tė ketė liri, jo vetėm nga personi tjetėr por edhe nga vetvetja.
    Tė pėrkiturit e njė tjetri, tė mbahesh psikologjikisht gjallė nga njė tjetėr, tė varesh nga njė tjetėr ka gjithmonė shqetėsim, frikė, xhelozi, faj dhe sa kohė ka frikė s'ka dashuri; njė mendje e shqetėsuar kurrė nuk e di ē'ėshtė dashuria. Sentimentalizmi dhe emocionalizmi s'kanė tė bėjnė me dashurinė. Dashuria nuk ka tė bėjė mė kėnaqėsinė dhe dashurinė. Dashuria ėshtė produkt i mendimit qė ėshtė e kaluara. Mendimi mundėsisht nuk mund tė kultivojė dashuri. Dashuria nuk mund tė rrethohet e ngecet nė xhelozi, sepse ėshtė pėr tė kaluarėn. Dashuria ėshtė gjithmonė e pranishme. Nuk ėshtė ?Unė do tė dashuroj? apo ?Unė kam dashuruar?. Nėse njeh dashurinė nuk ndjek askėnd. Dashuria nuk bindet. Kur dashuron nuk ka as respek apo mosrespekt. Nuk di tė dashurosh sinqerisht , pa urrejtje ,xhelozi, inat, pa dashur tė ndėrhysh nė ēfarė ai bėn apo mendon, pa dėnuar, pa krahasuar- akoma nuk e di. Ku ka dashuri a ka krahasim? Kur do njė njeri me gjithė zemėr, me gjithė mendje, me gjithė qėnien tėnde, a ka krahasim. Kur braktis veten nė kėtė lloj dashurie s'ka si tė egzistojė tjetra.
    A ka dashuria pėrgjegjėsi dhe detyrė dhe a do t'i pėrdorė ajo kėto? Kur bėn diēka nga detyra a ka dashuri? Nė detyrė nuk ka dashuri. Struktura e detyrės ku ka ngecur njeriu po e shkatėrron atė. Sa kohė je i detyruar tė bėsh diēka nuk e do atė qė po bėn. Ku ka dashuri nuk detyrė dhe pėrgjegjėsi.
    Shumica e prindėrve mendojnė se janė pėrgjegjės pėr fėmijėt e tyre dhe kjo ndjenjė pėrgjegjėsie merr formėn e tė treguarit qė ē'tė bėjmė e ēfarė jo, ēfarė tė bėhen e ēfarė jo. Prindėrit duan qė fėmijėt tė kenė njė pozicion tė sigurt nė shoqėri, ata shqetėsohen vetėm qė tė bėhen borgjezė perfektė. Kur ata i pregatisin fėmijėt qė t'i pėrshtaten shoqėrisė ata pėrjetėsojnė luftėn, konfliktin dhe brutalitetin. A e quani kėtė kujdes dashuri? Tė kujdesesh me tė vėrtetė duhet tė kujdesesh si pėr njė pemė apo bimė. T'a ujisėsh atė, tė shohėsh nevojat, tokėn mė tė mirė, tė kujdesesh pėr tė me butėsi dhe qetėsi-por kur i pregatisni fėmijėt qė tė pėrshtaten nė shoqėri i pregatisni qė tė vriten. Nėse do t'i donit fėmijėt nuk do kishte luftė. Kur humbni dikė ju derdhni lotė-janė kėto lotė pėr vete apo pėr atė qė ka vdekur. Po qan pėr vete apo pėr ndonjė tjetėr. A keni qarė ndonjėherė pėr djalin tuaj qė vdiq nė luftė? Keni qarė, por a janė kėto lotė nga keqardhja pėr veten apo se njė qėnie njerėzore ėshtė vrarė. Nėse qani nga keqardhja pėr veten nuk ka kuptim. Nėse qan sepse ke humbur dikė ku ke investuar njė sasi tė madhe afeksioni, ky nuk ėshtė afeksion i vėrtetė. Kur qan pėr vėllanė e vdekur qaj pėr tė. Ėshtė e lehtė tė qash pėr vetveten por kjo ju mbyll, ju bėn tė rėndė, budalla dhe tė humbur.
    Kur qan pėr veten, a ėshtė kjo dashuri-tė qash sepse je i vetmuar, sepse ju kanė lėnė, sepse nuk ke kujt t'i ankohesh mė. Kisha vėllanė tim tre vjet mė parė, tashmė ai ka vdekur, jam i vetmuar, duke vuajtur, nuk kam njeri qė tė kujdesem apo tė shoqėrohem, dhe kjo mė sjell lotė. Mund ta shohėsh qė kjo na ndodh brenda vetes. Mund ta shohėsh plotėsisht nė njė moment pa e analizuar shumė. Mund ta shohėsh nė njė moment gjithė strukturėn e kėsaj gjėje tė falsifikuar qė quhet ?unė?, lotėt e mi, familja ime, kombi im, besimi im, feja ime- gjithė kjo shėmtirė, ėshtė brenda nesh. Kur e shohim kėtė gjė nga zemra, dhe jo nga mendja, kur e shohim nga thellėsia e zemrės atėherė kemi ēelėsin ti japim fund kėtij dhimbje. Dhimbja dhe dashuria nuk shkojnė bashkė, por nė botėn kristiane e kanė idealizuar vuajtjen, e kanė vėnė nė njė kryq dhe e adhurojnė atė, duke pretenduar se nuk mund tė shpėtojmė kurrė nga vuajtja vetėm nėpėrmjet njė dere tė veēantė, dhe kjo ėshtė gjithė struktura e njė shoqėrie fetare shfrytėzuese.
    Pra kur pyet ē'ėshtė dashuria, mund tė frikėsohesh shumė nga pėrgjigja. Mund tė nėnkuptojė njė pėrmbysje totale; mund t'ju shkatėrrojė familjen; mund tė zbuloni qė nuk dashuroni gruan, burrin apo fėmijėt-A i doni?- mund t'ju duhet tė shkatėrroni shtėpinė qė keni ndėrtuar, mund tė mos shkoni mė kurrė nė tempullin tuaj fetar.
    Por nėse pėrsėri doni ta gjeni pėrsėri atė, do tė shihni se frika nuk ėshtė dashuri, varėsia nuk ėshtė dashuri, zotėrimi dhe dominimi nuk janė dashuri, pėrgjegjėsia dhe detyra nuk janė dashuri, keqardhja nuk ėshtė dashuri, agonia e mos tė qenit tė dashuruar nuk wshtw dashuri. Kėshtu nėse i eleminojmė tė gjitha kėto, jo me forcė por duke i larė siē shiu lan pluhurin e gjetheve atėhere ndoshta do ta gjejmė kėtė lule tė ēuditshme pėr tė cilėn njeriu gjithmonė ka qenė i uritur. Nėse nuk e keni gjetur dashurinė- lo me pika tė vogla por me bollėk dhe nėse nuk je i mbushur me tė-atėherė bota do tė shkojė nė shkatėrrim. Ne e dimė se uniteti i njerėzimit ėshtė esencial dhe se dashuria ėshtė e vetmja rrugė, por kush do na mėsojė si tė dashurojmė. Nėse na e tregon kush, nuk ėshtė dashuri. Mund tė thuash ? Unė do praktikoj dashurinė?. Do ulem pasdite dhe do mendohem pėr tė. Do praktikohem tė jem i mirė i qetė dhe do detyroj veten t'i kushtoj kujdes tė tjerėve? A mendon se mund tė disiplinosh veten qė tė duash, tė ushtrosh dashurinė. Kur ushtron disiplinė dhe vullnet nė dashuri, ajo del nga dritarja. Duke praktikuar ndonjė metodė apo sistem tė dashuruari ju mund tė bėheni shumė i zgjuar, apo shumė mė i mirė ose hyni nė njė gjendje jo dhune, por kjo s'ka tė bėjė me dashurinė. Nė kėtė botė tė shkretuar nuk ka dashuri sepse kėnaqėsia dhe dėshira luajnė rolet kryesore, por pa dashuri jeta e pėrditshme nuk ka kuptim. Dhe ju nuk mund tė keni dashuri pa patur bukuri. Bukuria nuk ėshtė diēka qė e sheh njė pemė e bukur, njė pikturė e bukur, njė ndėrtesė apo grua e bukur. Ka bukuri vetėm kur zemra dhe mendja juaj e di ē'ėshtė dashuria. Pa dashuri dhe pa atė sens bukurie nuk ka virtyt, dhe ju e dini mirė qė edhe sikur tė ndihmoni tė tjerėt, tė ushqeni tė varfėrit nėse e bėni pa dashuri ėshtė mė kot. Por kur ka dashuri ēfarėdo qė bėni ėshtė e drejtė, ēdo gjė bėni ėshtė nė rregull. Pra arrijmė tek pyetja: mundet mėndja ta njohė dashurinė pa disiplinė, pa mendim, pa forcim, pa ndonjė libėr, mėsues apo udhėheqės-dhe ajo tė vijė si njė perėndim i mrekullueshėm? Mua mė duket se vetėm njė gjė ėshtė absolutisht e nevojshme dhe ėshtė passion pa motiv, pasion qė nuk ėshtė rezultat i ndonjė angazhimi, pasion pa epsh. Njė njeri qė nuk di ēfarė ėshtė pasioni nuk njeh dashurinė pasi ajo hyn tek njeriu kur ka braktisje totale tė vetes. Njė mendje qė kėrkon nuk ėshtė e zjarrtė pasi vetėm pa e kėrkuar mund ta njohėsh dashurinė e vėrtetė, ta gjesh nė mėnyrė tė panjohur dhe jo si rezultat i ndonjė eksperience apo pėrpjekjeje. Po tė gjeni njė dashuri tė tillė, ajo nuk varet nga koha, ėshtė personale dhe jopersonale, tamam si njė lule qė mund t'i ndieni aromėn.
    Dashuria ėshtė diēka e re, e freskėt, e gjallė. Nuk ka tė djeshme as tė nesėrme. Ėshtė pėrtej mendimit. Vetėm njė mėndje e pafajshme e njeh ēfarė ėshtė, dhe njė mėndje e pafajshme njeh vetėm njė botė tė pafajshme Tė gjesh kėtė gjė tė mrekullueshme qė bota e ka kėrkuar pėrmes, sakrificės, adhurimit, marrėdhėnies, seksit, pėrmes ēdo forme kėnaqėsie dhe dhimbjeje, ėshtė e mundur vetėm kur mendimi kupton veten e tij dhe shkon nė mėnyrė natyrale drejt fundit. Atėherė dashuria nuk ka tė kundėrt nuk ka konflikt. Mund tė pyesni: ? Nėse gjej njė dashuri tė tillė, ēdo tė ndodhė me gruan fėmijėt dhe familjen time.? Ata Duhet tė kenė siguri. Kur bėn kėtė pyetje je brenda fushės sė mendimit, dhe vetėdijes. Kur tė jesh jashtė kėsaj fushe kurrė nuk do ta bėsh kėtė pyetje sepse do kuptosh qė brenda dashurisė nuk ka mendim dhe kohė. Mund tė mėrziteni nga kjo gjė dhe nuk dini ē'tė bėni. Kur nuk dini ē'tė bėni atėherė nuk bėni asgjė. Absolutisht asgjė. Atėherė pėrbrenda jeni terėsisht i qetė. E kuptoni ē'do tė thotė? Do tė thotė qė nuk po kėrkon, nuk po dėshiron, nuk po ndjek; nė fund tė fundit nuk ka qendėr. Pra ka dashuri.
    [RIGHT][COLOR=Blue]Pėrktheu: Artan Ēaka

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,592
    Faleminderit
    18
    149 falenderime nė 126 postime

    A ėshtė dashuria egoizėm?

    A ėshtė dashuria egoizėm?

    Michael Dirda

    Siē thonė francezėt, dashuria, ashtu si ushqimi dhe vera e mirė, ėshtė njė nxitės qė duhet konsumuar shpesh, por nė sasi tė vogla

    "Washington Post"
    13 shkurt 2005


    E kotė ta kujtojmė, Karmen nuk ėshtė franceze. Prosper Merimée, i cili shkroi novelėn e shkurtėr pėr operan e famshme, e vendosi pėrrallėn e tij pasionante nė Spanjė e jo nė Francė. Gjithkush e dinte atėherė, ashtu si sot, se vendet mesdhetare, gjithė diell e jetė, ishin vendet tipike tė fatalitetit erotik. Mė pak e ēuditshme ėshtė qė personazhi Gustav von Aschenbach i Thomas Mann u mahnit nga hijeshia e Tadzios nė Venecia e jo Berlin ose se heroinat anglosaksone tė E.M. Forster udhėtonin nė Itali vetėm pėr njė dhomė me pamje tė kėndshme ku tė takoheshin me dashurin. Por, prit pak, a nuk janė francezėt njerėzit mė romantikė nė botė dhe Parisi a nuk ėshtė qyteti i dashurisė? Ku humbėn ndjenjat? E ku humbėn ombrellat e Cherbourg-ut, Channel No. 5 dhe Edith Piaf qė kėndonte “Non, je ne regrette rien” ?
    Nė fakt, francezėt gjithnjė tentojnė tė jenė dyshues ndaj pasionit tė ēmendur. Ata janė, para sė gjithash, njerėz tė praktikė e tė civilizuar, tė rritur me filozofinė karteziane e vargjet e famshme aleksandriane. Po rastėsisht, kur je i ri, edhe mund ta gjesh veten nė njė “marrėzi dyshe” a ndonjė “ngatėrresė treshe”, por nė pėrgjithėsi dashuria nuk ėshtė ēėshtje e braktisjes sė normave tė shoqėrisė dhe arratisje e pamend nė krahėt e ndonjė tė dashuri latin, njeri i gabuar nė thelb, por me pamje tė kėndshme e personalitet tė pazakontė. Jo, me tė vėrtetė. Dashuria ėshtė njė nga kėnaqėsitė e kultivuara tė jetės, ashtu si ushqimi dhe vera e mirė. Ajo i jep njė nxitje rutinės sė pėrditshme, i shton shkėlqimin lėkurės, tė bėn tė vishesh mirė, tė jesh nė formė dhe intelektualisht nė veprim. Me sa duket, njė romancė me kaq kuptim ėshtė gati e pamundur pėr tė rinjtė. Pasioni tipik adoleshent mund tė tė ēojė drejt njė martese e njė familjeje, por intimiteti i krijimit tė situatės sė duhur ėshtė ēėshtje pėr tė rritur, burra e gra tė kultivuar, tė cilėt e dinė se njė familje e drejtuar mirė mund tė tė mbushė shpirtin ashtu si njė vepėr arti. Nė fund tė fundit, menēuria, kujdesi dhe lajkatimi delikat mund tė nxisin ēdolloj takimi tė papritur, pėr darkė apo nė shtrat. Edhe pse kėnaqėsitė e dėfrimit tė jashtėligjshėm mund tė jenė drithėruese, ēdo fshehtėsi mund tė rregullohet nė mėnyrė tė ndjeshme: pėr shumė vjet dashnorėt parizienė takoheshin tradicionalisht mes orės 5 dhe 7 tė pasdites. Mė pas shkonin nė shtėpi te bashkoėshortėt e fėmijėt e tyre. Nė rastin mė tė mirė (ose edhe mė cinik) kjo marrėdhėnie mė tepėr se tradhėti e martesės mund tė jetė njė mbrojtėse e mirė e saj. E thėnė hapur, ne e egzagjerojmė dhe e pėrgjithėsojmė tej mase karakterin e sjellshėm tė dashurisė franceze. E zjarrta Madamė Bovary nuk mund tė pėrfshihet nė kėtė ēėshtje, ashtu siē nuk mund tė pėrfshihet edhe Charles Suann kur fiksohet nė mėnyrė tė ēuditshme me Odette de Crecy. Phedre thotė se dashuria e ka shkatėrruar atė dhe Racine e pėrmbledh agoninė e saj nė frazėn e famshme: “Venusi e ka rrėmbyer tė gjithėn”. Imazhet paraqesin Venusin, si njė zog grabitqar, qė i thotė viktimės qė qan se s'do ta lerė kurrė mė tė lirė. Nuk ka asgjė tė sjellshme nė kėtė mes. Nėse lexon letėrsinė franceze, vėren se dashuria shpesh kodifikohet, shndėrrohet nė njė ngjarje sociale apo njė ndeshje. Andreas Capellanus, qė na ēon prapa nė shekullin e 12-tė, ishte ai qė pėrcaktoi rregullat e dashurisė nė njė libėrth tė titulluar “Arti i dashurisė sė sjellshme” . Nė botėn e luftės feudale, njė i dashur i mirė nuk duhet tė sillet si njė vizigot, por si njė xhentėlmen i kujdesshėm viktorian. Ai natyrisht duhet tė zbehet nė praninė e damės sė tij dhe qėllimi i vetėm duhet tė jetė ta kėnaqė atė. Qė nė fillim rregulla tė tilla kėrkojnė vėmendje prej tė rrituri. Pas sė gjithash, martesa duke qenė nė thelb njė zgjidhje ekonomike e politike mezi i lejon ndjenjat tė hyjnė nė nė aleancat e planifikuara me kujdes. Pėr tė fituar favoret e damės sė tij, i dashuri i devotshėm duhet tė provojė vlerėn e tij nėpėrmjet bindjes manhnitėse dhe kortezisė perfekte. Dama pret qė i dashuri i saj tė jetė, siē ishte Lanceloti, i pari i Kalorwsisė. Te “Mbreti i Karrocės”, Chrétien de Troyes rrėfen se si Guinevere u arratis drejt tokės sė misterishme nė Gorr dhe Lancelot vrapon ta shpėtojė atė. Ai humb kalin e tij, por ndodh qė aty kalon njė xhuxh me njė karrocė, njė qerre qė shėrbente pėr tė ēuar kriminelėt drejt vendit ku do vareshin. Xhuxhi i thotė se nėse dėshiron tė shohė Guinevere duhet tė hipė nė atė karrocė. Lancelot heziton pėr njė moment, mė pas hipėn edhe pse ndjehet i turpėruar qė populli po e sheh hipur nė atė qerre tė turpshme. Pasi kalojnė njė urė dhe pas shumė vuajtjesh, Lancelot mbėrrin te Guinevere, e cila e trajton me pėrbuzje. Djaloshi i shkretė shastiset. Ai ka kaluar aq shumė vuajtje pėr kėtė grua. A mundet qė njė i dashur dashnor ta tregojė veten mė besnik se kaq? Guinevere shpjegon gjithcka mė nė fund. Ajo ishte mbyllur nė njė kullė tė lartė dhe e kishte qarė Lancelotin kur takoi xhuxhin. Edhe? A nuk hipi ai nė karrocėn e turpit? Po , thotė vajza, por asnjė njeri qė do ta ... ..kishte dashur aq shumė, s'mund tė hezitonte, qoftė edhe pėr njė moment ta bėnte kėtė veprim.
    Dashuria e sjellshme e ka zbutur karakterin e mashkullit. Ajo mund tė lindė e tė rritet vetėm nė njė shoqėri qytetare e tė kultivuar. Kur Tristani dhe Izolda u arratisėn nga kėshtjella e Mbretit Mark ata kaluan tre vjet nė njė shpellė dhe shumė shpejt u mėrzitėn me njėri-tjetrin. Njėsoj si tė jesh i martuar! Pasionit i duhen pengesa, ndarje e mungesa pėr tė mos u zbehur pėrfundimisht. Ashtu siē thotė edhe aforisti i shekullit tė 17-tė Rochefoucauld: “Ka martesa tė mira, por jo tė pėrkryera”.
    Nė kohėn e tij, francezėt aristokratė e pėr sė mbari i dinin tė gjitha nuancat e marrėdhėnieve tė dashurisė. Novelistja interesante Madeleine de Scudery kishte publikuar madje atė qė e kishte quajtur “karta e ėmbėlsisė” qė pėrshkruante rrugėn pėr nė zemrėn e njė gruaje. Te “Princess of Clčves” , Marie Madeleine de Lafayette ekzaminon me intesitet mikroskopik ngatėrresat psikologjike tė pasionit dhe arsyet e refuzimit. Sallonet e klasės tė lartė pėrcaktonin rregullat e flirtimit, duke e vėnė theksin te mėnyrat elegante dhe stilin e kėndshėm si format kryesore tė lojės. Pak mė vonė, Pierre Marivaux i solli publikut komeditė “Loja e dashurisė dhe shansit”. Ndėrsa “Shtėpitė e rrezikshme” e Pierre Choderlos Lacllos paraqet hap pas hapi se si njė lakmitar mund tė bjerė gradualisht nė kurthin e flirtimit edhe nėse ai ėshtė mė i pafajshmi e mė besimtari. Pak mė pas markezi de Sade e ktheu seksin vetė nė njė ushtrim tė kombinuar, duke pėrllogaritur ēdo tekė tė ciftit.
    Nė fillim tė shekullit tė 19-tė i mrekullueshmi Stendal e pėrdori gjeninė e tij pėr tė pėrshkruar emocionin qė i kishte shkaktuar njė furtunė tė tillė nė jetė. Nė librin “Pėr dashurinė”, novelisti pėrcakton nė mėnyrė eksektrike impulset psikologjike pas ēdo aspekti tė erosit duke mos pėrjashtuar edhe dėshtimin apo impotencėn. Kapitujt mė tė rėndėsishėm analizojnė se ēfarė ndodh kur biem nė dashuri.
    “Njė degėz e zhveshur, thotė Stendal, mund tė lihet nė thellėsitė e njė miniere dhe pas pak muajsh mund tė mbulohet me “diamante tė shkėlqyeshėm e marramendės nė mėnyrė qė degėza e dikurshme tė mos njihet mė”.” Njė kristalizim i tillė, thotė ai, krijon njė zonjė tė adhurueshme, tė cilės mendja jonė i vesh ēdo bukuri e hijeshi. Mathilde mund tė duket krejt e zakonshme nė sytė e botės, por pėr njeriun qė e dashuron edhe trillet e cenet e saj vishen me njė dritė hyjnore krejt papritur.
    Teoricieni politik zviceran Benjamin Constant, gjithashtu i kushton njė analizė shumė tė ndershme dashurisė, edhe pse fokusohet te vdekja e saj. Nė novelėn e tij “Adolph”? , Ellenora e bukur i braktis fėmijėt e saj pėr njė djalė tė ri e pasionant. Ajo e adhuron atė, i kushton shumė vėmendje por Adolphe nis tė mėrzitet. Ai do tė ndahet nga kjo grua qė e lodh me dashurinė e saj, por nuk mund ta bėjė kėtė. Mė nė fund ajo vdes. Nė fillim burri ndjehet i ēliruar, por mė pas bie nė dėshpėrim pasi e kupton se ishte mėsuar me zonjėn e tij dhe se jeta pa tė s'ka mė kuptim. Pjesa mė e madhe e letėrsisė sė shekullit tė 19-tė mund tė konsiderohet si njė paralajmėrim kundėr pasojave tė fanatizmit seksual. Ndėrsa shekulli i 18-tė e paraqet dashurinė si njė festė tė madhe elegante, e prekur rastėsisht nga njė tis melankolie, Flaubert dhe Baudelaire analizojnė teprinė e romantizmit. Frederic Moreau nė “Edukimi shpirtėror” thotė se kujtesa e dėshirės sė pakunsumuar tė Madame Arnoux ia ka helmuar jetėn. Naturalisti Emile Zola largon ēdo formė tė dashurisė fizike nga seksualiteti i pafajshėm edenik i “Father Mouret” nė kėnaqėsitė e shtrenjta e tė shumėkėrkuara tė kurtizanes Nana. Nė fillim tė shekullit tė 20-tė, Proust rrėfen se dashuria nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrzierje e xhelozisė dhe egoizmit nėn njė emėr tjetėr. Tė biesh nė dashuri ėshtė e mjerueshme. Ai ishte shumė mė i lumtur si njė rrėmbyes i zemrave tė femrave! Por nė shekullin e 20-tė u shfaq njė teori e re mė e ēlirėt lidhur me erosin. Te “Frutat e Tokės” André Gide i kushton njė poemė emocionuese ndjeshmėrisė sė hapur e tė lirė pagane. (Mė vonė kėtė do ta bėjė edhe Camus nė esetė e tij pėr verėn nė Afrikėn veriore) Mbi tė gjitha, edhe Colette i vendos misteret dhe format e dashurisė nė qendėr tė shkrimeve tė saj. Nėpėrėmjet veprės sė saj, te “Gig” apo “Chéri”? , te “Julie de Carneilhan” apo “The Pure and the Impure” , ajo konfirmon se tė kėrkosh shumė dashuri do tė thotė ta shkatėrrosh atė. Njeriu duhet tė jetė i arsyeshėm, duhet ta dijė kur tė ndalojė e kur tė jepet i gjithi. Seksi nė vetvete ėshtė njė kėnaqėsi, por si tė gjitha kėnaqėsitė duhet tė llastohet me ndjeshmėri dhe duhet tė respektohet me kujdes. Lexuesit e novelave franceze tė Diane Johnson si “Le Divorc” apo “L'Affaire” e dinė se mospėrfillja franceze mund tė pėrfaqėsojė nė vetvete kujdesin e vėrtetė pėr dashurinė. Gjithēka ka lidhje me balancimin, vullnetin pėr tė zgjedhur arsyen ndaj ēmendurisė, pėr tė shijuar e vlerėsuar tė rastėsishmen mė shumė se tė ndjehesh nėn presionin e detyrimeve. Njė delikatesė e tillė e matur, ndoshta, nuk ėshtė pėr amerikanėt, tė mbrujtur nga e kaluara puritane dhe karakteri imperialist, qė kėmbėngul tė ketė gjithēka ose asgjė.
    Nė ditėn e Shėn Valentinit ne shkėmbejmė lule e ēokollata dhe dashurinė e trajtojmė si njė perėndi e gjitha veshur nė rozė. Por, duhet tė jemi tė kujdesshėm; zotave nuk ua hedhim dot! Ndoshta, ėshtė mė mirė tė ruash njė farė distance nga dashuria marramendėse, ashtu siē bėjnė shpesh francezėt, sesa ta shohėsh mė pas zemrėn tė copėtuar keq.
    Pėrktheu: Elira Ēanga

  7. #7
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Mosha
    32
    Postime
    418
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje njeri qe te te doje no matter what? duhet te jesh me fat qe ta gjesh, po ekziston.
    Me kete kohe qe ka ardhur nuk ka te bej fati,fatin po e mbyt interesi.
    Ka ardhur koha kur njeriu po ha njeriun,qe do te thot se po kthehemi andej nga thon se kemi ardhur.
    Per te ashtuquajturen dashuri thjesht enderrohet dhe per cudi gjithmon kur mendon se e ke gjetur,nuk mjafton!Nuk eshte ajo qe kerkoje.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  8. #8
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dashuri pa kushte ska...
    kushti me i madh eshte: Luv ME to luv YOU...
    dats my theory pplz
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  9. #9
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Mosha
    32
    Postime
    418
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga sweet_babe
    Dashuri pa kushte ska...
    kushti me i madh eshte: Luv ME to luv YOU...
    dats my theory pplz
    me luv u yvi
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Njeriu per vete eshte qenia me komplekse keshtu qe edhe ndjenjat qe i ka jane komplekse. Unconditional love sic e cekni ju njeriu mund te kete vetem per sende apo persona qe nuk i ka afer(ne 90% te rasteve)...se per ato qe ka prane, menjehere cakton kushte.
    Te pakten keshtu mendoj dhe keshtu me jane shfaqur sendet deri tani, ndoshta edhe gabohem.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #11
    .
    Anėtarėsuar
    27-05-2004
    Postime
    970
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Unconditional love sic e cekni ju njeriu mund te kete vetem per sende apo persona qe nuk i ka afer(ne 90% te rasteve)...se per ato qe ka prane, menjehere cakton kushte.
    E di qe ke te drejte (papritur)-down-to-earth Stormi?! Shume e vertete kjo qe thua!

    Citim Postuar mė parė nga Stina
    Unconditional love? Per mua ekziston. Nese ka plot dashuri nga te dyja palet, pse jo?
    Romantikja Stina. Nese ka plot dashuri, dhe nese palet te dyja besojne tek dashuria pa kushte.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga green
    Pra, a ekziston dashuria pa kushte? Dhe a eshte kjo lloj dashurie, dashuria e vertete?

    P.S. Teme thjesht per t'u shplodhur...dhe per kur te keni vertete kohe...(nese keni ndonjehere)
    [/I][/COLOR]
    Dashuria e mbeshtetur mbi kusht e barabarte me skllaveri, Ndienjat nuk perfshihen nen sinonimin te ashtuquajtur kusht.

    Dito.

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 05:28
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 13:50
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 15:41
  5. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 10:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •