Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë

    Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë

    HARUN JAHJA




    Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Të dhënat statistikore për vitin 1973 tregojnë se popullsia Muslimane në botë numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është Musliman. Është e mundshme që popullsia Muslimane do të vazhdojë të rritet dhe që Islami do të bëhet feja më e përhapur në botë. Arsyeja për këtë rritje të vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e popullsisë në vendet Muslimane, por gjithashtu edhe me numrat në rritje të njerëzve të cilët po kthehen në Islam, një dukuri që ka marr vrull, posaçërisht pas sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 Shtator 2001 (që më tej do t'i referohemi si 9/11). Ky sulm, për të cilin i erdh keq çdokujt, në veçanti Muslimanëve, papritur ka tërhequr vëmendjen e njerëzve (në veçanti të Amerikanëve) për Islamin. Njerëzit në Perëndim po flasin shumë për atë se çfarë feje është Islami, ç'thot Kur'ani, çfarë përgjegjësi rezultojnë me të qenit Musliman dhe si duhet Muslimanët t'i udhëheqin/drejtojnë punët e tyre. Ky interesim ka shkaktuar në mënyrë të natyrshme një rritje të numrit të njerëzve që kthehen në Islam në mbarë botën. Pra, parashikimi rëndom i dëgjuar pas 9/11 se "ky sulm do të ndryshojë rrjedhën e historisë botërore" në një mënyrë, ka filluar të realizohet. Procesi i kthimit drejt vlerave fetare dhe shpirtërore, të cilin bota është duke e përjetuar për një kohë të gjatë, është shëndrruar në një kthim në Islam.

    Natyra e mrekullueshme e asaj që po ndodhë mund të shihet kur njeriu i kupton këto zhvillime që kanë lidhje me këtë tendencë, për të cilën kemi filluar të lexojmë në gazeta apo të dëgjojmë në raportet televizive. Këto zhvillime, përgjithësisht të raportuara si vetëm një element i rendit të ditës, janë në të vërtetë tregues shumë të rëndësishëm se vlerat morale Islamike kanë filluar të përhapen shumë shpejtë në mbarë botën. Si edhe në pjesët e tjera të botës, Islami është duke përjetuar një rritje të shpejtë në Evropë. Ky zhvillim ka tërhequr më shumë vëmendjen në vitet e fundit, siç dëshmohet nga shumë teza, raporte dhe artikuj të botuar për "vendin e Muslimanëve në Evropë" dhe "dialogu në mes të shoqërisë Evropiane dhe Muslimanëve." Bashkë me këto raporte akademike, mjetet e informimit kanë bartur raporte të shpeshta për Islamin dhe Muslimanët. Zanafilla e këtij interesimi qëndron në rritjen e vazhdueshme të numrit të popullsisë Muslimane në Evropë dhe në arsyen se kjo rritje nuk mund t'i përshkruhet vetëm imigrimit. Derisa imigrimi me siguri ka pasur ndikim të rëndësishëm në rritjen e popullsisë Muslimane, aq shumë hulumtues e kanë adresuar këtë çështje për një arsye krejt tjetër: shkallën e lartë të konvertimit. Një histori e vitit 2004 në NTV News, e titulluar "Islami është religjioni që përhapet më së shpejti në Evropë," u muar me një raport të nxjerrur nga shërbimi i brendshëm sekret Francez. Raporti përmendi se numri i atyre që konvertohen në Islam në vendet Perëndimore ishte rritur edhe më shumë, në veçanti menjëherë pas sulmeve të 9/11. Për shembull, numri i të konvertuarve në Islam në Francë u rrit për rreth 30 dhe 40,000 vetëm vitin e kaluar.

    Kisha Katolike dhe Ngritja e Islamit

    Kisha Katolike e Romës, me qendër në Qytetin e Vatikanit, është njëri prej institucioneve që përcjell rrjedhat e konvertimit. Njëra prej temave kryesore gjatë takimit të Tetorit të vitit 1999 të sinodit të Evropës, në të cili muar pjesë gadi i tërë kleri Katolik, ishte pozita e Kishës në mijëvjeçarin e ri. Tema kryesore e konferencës ishte rritja e shpejtë e Islamit në Evropë. The National Catholic Reporter raportoi se disa individë radikal pohuan se e vetmja mënyrë për të ndaluar Muslimanët që të bëhen të fuqishëm në Evropë ishte që t'i japet fund tolerimit të Muslimanëve dhe Islamit; individë të tjerë më objektiv dhe më të arsyeshëm nënvizuan faktin se pasiqë dy religjionet besojnë në një Zot, nuk do të duhej të kishte vend për çfarëdo konflikti apo lufte në mes tyre. Në një seancë, Kryepeshkopi Karl Lehmann i Gjermanisë theksoi se ka më shumë pluralizëm të brendshëm brenda Islamit se që shumë të Krishterë mund të përfytyrojnë dhe se pohimet e radikalëve për Islamin nuk kishin bazë në të vërtetën. (1)

    Marrja parasysh e pozitës së Muslimanëve duke e ditur pozitën e Kishës në mijëvjeçarin e ri ishte mjaft me vend, sepse një analizë e vitit 1999 e KB-së tregonte se në mes të viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropës u rrit për më shumë se 100 përqind. Raportohet se ka rreth 13 milion Muslimanë që jetojnë në Evropë: 3.2 milion në Gjermani, 2 milion në Britani të Madhe, 4 - 5 milion në Francë dhe të tjerët të shpërndarë nëpër tërë Evropën, në veçanti në Ballkan. Ky numër përfaqëson më shumë se 2% të popullsisë së përgjithshme të Evropës. (2)

    Vetëdija Fetare e Muslimanëve po rritet në Evropë

    Një hulumtim lidhur me këtë ka zbuluar poashtu se përderisa numri i Muslimanëve në Evropë vazhdon të rritet, ka një thellim të vetëdijes fetare në mesin e Muslimanëve. Sipas një studimi të bërë nga gazeta franceze Le Monde në Tetor të vitit 2001, krahasuar me të dhënat e grumbulluara në vitin 1994, shumë Muslimanë vazhdojnë të kryejnë faljet e tyre, të shkojnë në xhami dhe të agjërojnë. Kjo vetëdije është vënë re shumë më tepër në mesin e studentëve të universitetit. (3)

    Në një raport të bazuar në raportet e shtypit të huaj në vitin 1999, revista Turke Aktüel njoftoi se hulumtuesit Perëndimor llogarisin se në 50 vitet e ardhshme Evropa do të bëhet njëra prej qendrave kryesore për përhapjen e Islamit.

    Islami është pjesë e pandashme e Evropës

    Bashkë me këtë hulumtim sociologjik dhe demografik, ne poashtu nuk duhet të harrojmë se Evropa nuk është njohur me Islamin vetëm në kohët e fundit, por se Islami është në të vërtetë një pjesë e pandashme e Evropës.

    Evropa dhe bota Islamike kanë pasur marrëdhënie të ngushta me njëra tjetrën me shekuj të tërë. Së pari, shteti i Andaluzisë (756-1492) në Gadishullin Iberik dhe më vonë Kryqëzatat (1095-1291) dhe pushtimi Otoman i Ballkanit (1389), shkaktuan një marrëdhënie reciproke të qëndrueshme në mes të dy shoqërive. Shumë historianë dhe sociologë sot pohojnë se Islami ishte shkaku kryesor i lëvizjes së Evropës nga errësira e Mesjetës drejt shkëlqimit të Renesansës (Rilindjes) së saj. Në një kohë kur Evropa ishte e prapambetur në mjekësi, astronomi, matematikë dhe shumë fusha tjera, Muslimanët posedonin një thesar të pafund të dijes dhe mundësi të mëdha zhvillimi.

    Bashkimi mbi një Bazë të Përbashkët: "Monoteizëm"

    Rritja e Islamit pasqyrohet gjithashtu në rritjen e fundit të dialogut ndërfetar. Këto dialogje fillojnë duke pohuar se tri religjionet monoteiste kanë një fillim të përbashkët dhe mund të bashkohen në një pikë të përbashkët. Dialogje të tilla kanë qenë mjaft të suksesshme dhe kanë shkaktuar një afrim të rëndësishëm, posaçërisht në mes të Krishterëve dhe Muslimanëve. Në Kur'an, Zoti na bën me dije se Muslimanët i ftojnë Ithtarët e Librit (të Krishterët dhe Çifutët) të bashkohen në një bazë të përbashkët:

    Thuaju (o i Dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë tjetër pos All-llahut, të mos i shoqërojmë Atij asnjë shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi Muslimanë (besuam një Zot)!" (Kur'an, 3:64)

    Të tri religjionet monoteiste kanë besime të përbashkëta dhe të njëjtat vlera morale. Besimi në Ekzistencën dhe Njësinë e Zotit, në engjuj, në Profetë, në Ditën e Fundit, në Parajsën dhe Ferrin janë parimet e tyre themelore të besimit. Veç kësaj, vetflijimi, nënshtrimi, dashuria, toleranca, respekti, mëshira, ndershmëria, shmangja nga keqbërja dhe padrejtësisë dhe të vepruarit në pajtim me ndërgjegjen janë të gjitha cilësi morale përgjithësisht të pranuara. Prandaj, pasiqë këto tri religjione janë në të njëjtin nivel, ato duhet të punojnë së bashku për ta çrrënjosur mosmarrëveshjen, konfliktin dhe dhimbjen që shkaktojnë ideologjitë jofetare. Kur të gjykohet nga ky këndvështrim, dialogu ndërfetar fiton shumë më tepër rëndësi. Seminaret dhe konferencat që bashkojnë përfaqësuesit e këtyre feve dhe mesazhet e paqës dhe vëllazërisë që rezultojnë prej tyre, kanë vazhduar rregullisht që nga mesi i viteve të 1990-ta.

    Lajme të gëzuara për një epokë të shenjtë

    Kur bashkohen gjithë këto fakte, bëhet e qartë se ekziston një lëvizje e fuqishme drejt Islamit në shumë vende dhe se Islami është duke u bërë gjithnjë e më shumë tema më e rëndësishme e interesimit në botë. Këto zhvillime tregojnë se bota është duke lëvizur drejt një epoke krejtësisht të re, epokë në të cilën, me vullnetin e Zotit, Islami do të fitojë në rëndësi dhe mësimet morale të Kur'anit do të përhapen si një valë që rritet. Është e rëndësishme të kuptohet se ky zhvillim tejet i rëndësishëm u shpall në Kur'an 14 shekuj më parë:

    Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët. (Kur'an, 9:32-33)

    Përhapja e parimeve morale të Islamit është njëri prej premtimeve të Zotit dhënë besimtarëve. Veç këtyre vargjeve, shumë thënie të Profetit tonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pohojnë se mësimet morale të Kur'anit do të mbizotërojnë. Në ditët e fundit para fundit të botës, njerëzimi do të përjetojë një periudhë në të cilën keqbërja, padrejtësia, mashtrimi, hilja, luftërat, mosmarrëveshjet, konflikti dhe degjenerimi moral do të jenë të përhapura në mbarë botën. Pastaj do të vie Epoka e Artë, në të cilën këto mësime morale do të fillojnë të përhapen midis njerëzve si një valë që rritet dhe përfundimisht do të mbizotërojnë në mbarë botën. Disa prej këtyre thënieve, si edhe komentimet e mësuara mirë për to, janë dhënë më poshtë:

    Gjatë kësaj (periudhe), umeti (populli) im do të jetojë një jetë aq të rehatshme dhe të lumtur që kurrë më parë nuk e kishin jetuar. (Toka) do të jap frutet e saj dhe s'do të mbajë asgjë dhe pasuria në atë kohë do të jetë e bollshme. (Sunan Ibn-i Majah)

    … Banorët e qiejve dhe të tokës do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë gjithçka që rritet dhe qiejt do të lëshojnë shi me bollëk. Prej gjithë të mirave që Zoti do t'u dhurojë banorëve të tokës, të gjallët do të dëshirojnë që të vdekurit të rikthehen prap në jetë. (Muhkhtasar Tazkirah Qurtubi, faqe 437)

    Toka do të shëndrrohet në një tabaka të argjentë të bimësisë që rritet… (Sunan Ibn-i Majah)

    Toka do të jetë përplot barazi dhe drejtësi sikurse që ishte më parë përplot shtypje dhe tirani. (Abu Davud)

    … Nuk do të ketë padrejtësi apo tirani. (ad-Dani)

    Drejtësia do të mbizotërojë deri në atë masë sa që çdo pronë e marrur me forcë do t'i kthehet pronarit të saj; gjithashtu, gjëja e një personi tjetër edhe nëse ajo gjendet në gojën e dikujt, do t'i kthehet pronarit të saj... Siguria do të përhapet gjithandej në Tokë dhe madje femrat do të jenë në gjendje ta kryejnë haxhin e tyre pa shoqërimin e meshkujve. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar, faqe 23)

    Bazuar në këto thënie, Epoka e Artë do të jetë një epokë në të cilën do të mbizotërojnë drejtësia, bollëku, begatia, mirëqenia, siguria, paqja dhe vëllazëria midis njerëzve, dhe epokë në të cilën njerëzit do të përjetojnë dashurinë, vetflijimin, tolerancën, dhembshurinë, mëshirën dhe besnikërinë. Në thëniet e tij, Profeti jonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thot se kjo periudhë e bekuar do të përjetohet përmes ndërhyrjes së Mahdit i cili do të vie në fundin e kohës për ta shpëtuar botën nga kaosi, padrejtësia dhe shkatërrimi moral. Ai do t'i çrrënjos ideologjitë e pafe dhe do t'i jap fund padrejtësisë që mbisundon. Për më tepër, ai do ta bëj religjionin siç ishte në ditët e Profetit tonë (paqja qoftë mbi të), do të bëj që mësimet morale të Kur'anit të mbizotërojnë midis njerëzve dhe do të vendos paqë dhe mirëqenie në mbarë botën.

    Ngritja e Islamit që po përjetohet sot në botë, si edhe roli i Turqisë në epokën e re janë shenja të rëndësishme se epoka e paralajmëruar në Kur'an dhe në thëniet e Profetit tonë është shumë afër. Është dëshirë e thekshme e jona që Zoti do t'na lejojë të jemi dëshmitarë të kësaj kohe të bekuar.

    Referencat:
    1. " Muslimanët e Evropës brengosin Peshkopët," National Catholic Reporter, 22 Tetor 1999
    2. "Muslimanët në Evropë," The Economist, 18 Tetor 2001.
    3. Time, 24 Dhjetor 2001.

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Islami në Gjermani



    Islami në Gjermani është feja e dytë më e madhe, pas krishterizmit me 2.8 - 2.9 milionë anëtarë të saj me origjinë të huaj. Në Gjermani ka shumë musliman, kryesisht nga Turqia, Tunizia dhe Afganistani, pastaj nga Kosova, maqedonia, Shqipëria, Algjeria, Bosna, Jordani, Iraku, Libani, Maroku, Pakistani. Vlerësohet, se shifra e muslimanëve gjermanë është rreth 200.000.



    Islami për herë të parë në Gjermani mendohet se erdhi me emigrimin e lidhur me punën. Megjithatë, muslimanët në Gjermani kanë jetuar për më shumë se 300 vite. Por, këto ishin grupe të vogla dhe kanë luajtur një rol minorë. Me bumin ekonomik të viteve 1950 dhe me nevojën e mbushjës së tregut të brenshëm të punës me anë të punëtorëve të huaj, në Gjermani muslimanët erdhen në numër shumë të madhë.



    Nga vitet 1960, përveç muslimanëve të ardhur nga Turqia, Tunisia dhe Maroko, në vitin 1970 nisi një valë e re emigrimi nga një numër i madhë shtetesh, e sidomos nga ato shtete të përfshira në luftë si Libani, Palestina,Afganistani dhe Algjeria. Në vitin 1980 në Gjermani filluan të vijnë refugjatë nga Irani dhe kurdë nga Iraku dhe Turqia. Me shpërbërjen e ish Jugosallavisë dhe luftën e cila përfshiu atë vend, refugjatë të ri filluan rrugën për në Gjermani, kështu që në fillim të vitit 1990 emigrantët nga Bosna u bënë grupi i dytë më i madh i muslimanëve pas turqve.



    Në Gjermani popullsia emigrante zakonisht jeton në qendra urbane. Kjo ka të bëjë me afërsinë e vendeve të punës, aeroporte etj. Xhamitë dhe dyqanet e muslimanëve u përqendruan kryesisht në këto zona. Kështu që popullsia muslimane u bë e dukshshme. Sot për sot turqit janë grupi më i madh i muslimanëve (dhe emigruesve) në Gjermani me 70.2%, pastaj vijnë muslimanët nga Bosna, Irani, Afganistani, Libani, Maroku, Pakistani dhe Tunizia.



    Vitet e fundit praktika e Islamit për “shoqërinë e shumicës” ka qenë pak a shumë e “pa dukshme” muslimanët sot gjithnjë e më shumë po kërkojnë të drejtën e tyre për të praktikuar fenë e tyre hapur dhe i artikullojnë interesat e tyre nëpërmjet ndërtimit të xhamive, të qendrave islame duke festuar festat e tyre fetare etj. Pasi që një numër i madh muslimanësh vendosin të qëndrojnë në Gjermani përgjithmonë, çështja e bashkëekzistencës së kristianëve dhe muslimanëve fiton një rëndësi edhe më të madhe. Në lidhje me këtë çështje, zhvillimet socio-ekonomike dhe politike në Gjermani në këto vitet e fundit nuk duhet anashkaluar, pasi këto janë shkak i politikës së imigrimit, politikës së jashtme, politikës së punës dhe politikës sociale dhe kështu interaksionet midis shoqërisë pritëse dhe shoqërisë imigruese. Në këtë aspekt bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990 shënoi fillimin e një kapitulli të ri në historinë e imigrimit në Gjermani. Për grupet e emigrantëve Islami shërben si një mjet identifikimi. Ndërkohë që muslimanët vendosen gjithnjë e më shumë në Gjermani dhe konsolidojnë strukturën e tyre organizative, interes i publikut gjerman për subjektin ‘Islam dhe muslimanët në Gjermani’ është rritur. Studimet e bërë deri tani zakonisht kanë qenëtë fokusuara në organizimin sociologjik të Islamit. Ndërsa subjekte si përjashtimi social dhe diskriminimi fetar nuk e kanë tërhequr aspak vëmendjen. Arsye për këtë mund të jetë fakti se diskriminimi kundër emigrantëve në Gjermani shihet deri diku i lidhur ngushtë me origjinën etnike ose vendin e origjinës së minoritetit në fjalë. Me dukshmërinë në rritje të Islamit në Gjermani në vitet e fundit, që e shfaq veten me ndërtimit të xhamive, në njëfarë mënyre në shoqërinë pritëse vërehet frikë e infiltrimit të huaj, gjë që i bën tendencat e reja drejt përjashtimit edhe më të dallueshme.



    Në kontrast me bashkësitë çifute dhe të krishtere, komunitetet muslimane në të gjithë vendin vonë filluan të dizajnonin objektet e tyre fetare. Shumë emigrant musliamnë duke kuptuar se nuk do të kthehen në vendet e tyre të origjinës, si pasojë filluan t’i lënë xhamitë e sajuara, që deri më sot numërohen deri në 2000, dhe filluan të kalojnë në xhami të reja më të përshtatshme. Pas luftës së Dytë Botërore, deri në fillim të vitit 1999 ishin ndërtuar vetëm tri Qendra Islame. Ato mund të gjenden edhe sot në Aachen, Hamburg dhe Munich. Procesi i planifikimit të tyre nisi në vitet e 50-ta. Këto janë xhami të para të vërteta (dhe jo pseudoxhami si ato të shekullit 19), dhe sfondi etnik i komuniteteve është pak a shumë heterogjen. Një valë tjetër e ndërtimit të xhamive filloi para 10 vitesh. Në 1992, një komunitet turk në Pforzheim përuroi një xhami në stilin osman, me kube të madhe dhe me minaret. Tre vjet më vonë, në Mannheim, u përfundua edhe një xhami tjetër turke e cila ende është më e madhja në Gjermani, me kapacitet të rregullt për 2500 besimtarë. Mund të shihet se xhamitë e brezit të parë janë shumë të larmishme në stilin dhe gjuhën arkitekturore, ndërsa xhamitë e ndërtuara më vonë i përshtaten pak a shumë stilit tradicional të arkitekturës osmane.



    Intergrimi gjithashtu përfshin edhe mundësinë e mësimit të fesë tënde, kjo është motoja pas lëvizjes për futjen e mësimit islam në shkollat e Gjermanisë. Rreth 17% të nxënësve turq në kryeqytet ndjekin shkollat Kur’anore, zakonisht pas shkolle. Tre milonë musliman të gjermanisë, shumica nga Turqia ia kalojnë me 1/3 muslimanëve nga Franca dhe poashtu janë tre herë më shumë se muslimanët në Britani. Por, prapëseprap besohet se muslimanët në Gjermani janë më pakë të intergruar në shoqërinë mikpritëse se ata në Britani dhe Francë.

    Shumë shtete nën sistemin federal të edukimit po bëjnë hapa përpara në drejtim të futjes së Islamit në shkolla si një alternativë ndaj shkollave në xhami. Në Bavari, ku feja është e detyrueshme në shkolla, shteti ka ofruar disa orë mësimi të Islamit në gjuhën turke nën një marëveshje me qeverinë turke. Por kjo do të zgjerohet me mësime në gjuhen gjermane.

    Që nga shtatori i vitit 2002 në shkollat e Berlinit ka fiiluar mësim besimi i fesë Islame vetëm në dy shkollat elementare, por pritet që të zgjerohet edhe në 20 shkolla të tjera.

    Gjermanishtja është bërë gjuha e parë e muslimanëve që jetojnë në Gjermani, qofshin ata arabë, turq, apo boshnjakë. Ndërkohë Unioni i qendrave Kulturore Islame për nxënësit e vet ka siguruar mësimet e shkollave kur’anore në gjuhën gjermane. Ky union kohëve të fundit botoi edhe versionin në gjuhën gjermane të Ilmihalit, një manual lutjesh, për t’u përdorur në këto shkolla.

    Fëmijë nga e gjithë bota islame ndjekin Institutin për Pedagogjinë dge Diktatikën Internacionale, një qendër private e studimit të Kur’anit në Këln, ku mësuesit jo që vetëm japin mësim në gjermanisht por përdorin metoda inovative për të paraqitur bazat themelore të Islamit.



    Studimet orientale dhe studimi i Islamit kanë standarde të larta akademike. Në shumë fusha, si gjuhësore, kulturore dhe të historisë fetare si dhe gjeografi, kontributi gjerman zotëron një prestigj të lartë, madje edhe në vetë botën islame. Sot, 24 universitete gjermane ofrojnë kurse studimi për Islamin dhe të gjuhëve orientale dhe me rreth 3.000 studentë të regjistruar. Për shembull, në Universitetin e Erfurtit, i cili u rihap në vitin 1999, studimi i Islamit mbulon kërkime të fokusuara në minorancat islame në Evropë. Ditët kur studimi i Islamit shihej si “subjekt ekzotik” kanë mbaruar.

    Institute të tilla përfshijnë Gjerman Orient-Institut në Hamburg, Zentrum Moderner Orient Në Berlin dhe Institutin qeveritar Orient-Institut i lidhur me German Oriental Society në Beirut, me nje department të jashtëm në Stamboll, ku kërkimet në burimet historike që lidhen me studimin e Islamit kombinohen më studimet moderne të vendeve bashkëpunuese. Shoqëria më e vjetër për kërkime akademike për gjithçka islame është në Gjermani Oriental Society e themeluar në 1845.



    Për shumë vjet në Gjermani një pjesë e madhe e kërkimeve i kushtohej studimeve të Islamit përqëndruar më shumë në shqyrtimin e dokumenteve tradicionale dhe të historisë kulturore të botës islame. Perspektiva e sotme tregon se hulumtimet e sotme synojnë më shumë mentalitetin islam në realitetin e sotëm, duke marrë në konsideratë burimet historike dhe standarde të kulturës islame.

    Akademikët islamistë gjermanë me vëmendje të madhe po ndjekin debatin e sotëm mbi justifikimet teologjike dhe sociale për një Islam Evropian dhe po hyjnë në debat me akademikët muslimanë nga e gjithë Evropa.

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Pakica muslimane në Itali


    Italia është një ndër shtetet e pellgut të detit Mesdhe, mbështetet, ose u takon shteteve të Europës Jugore. Sipërfaqja e saj arrin 301 267 km, e numri i banorëve të saj në vitin 1401 h. (1981 m.), arriti 56 243 953.
    Kryeqyteti i saj është Roma me më shumë se 3 milionë banorë. Qytete të tjera të rëndësishme janë Milano, Napoli, Palermo në Sicili etj.
    Italisë iu bashkua edhe shteti i Vatikanit, qendër e sektit të krishterë katolik. Përveç këtij shteti, Italisë iu bashkuan edhe ujdhesat. Më të rëndësishmet janë dy, Sicilia dhe Sardenja1.
    Italia kufizohet në veri me Zvicrën, në verilindje me Austrinë e Slloveninë, në veripërendim me Francën. Në lindje ka detin Adriatik, kurse në jug e ka detin Mesdhe.

    Si arriti Islami në Itali?

    Islami arriti në tri krahina që tash i takojnë Italisë. Krahina e parë është ujdhesa Sicili, e tjetra është ujdhesa Sardenja.
    Në Sicili Islami arriti në vitin 212 h. (827 m.), atëherë kur këtë ujdhesë e nështroi Ibrahim Aglebi, valiu i Tunisit. Ekspeditën e udhëhoqi Esed Ibni Furrati. Aglebinjtë e kishin edhe flotën e tyre të fortë në detin Mesdhe. Sardenja u nënshtrua në vitin 194 h. (809 m.).
    Në vitin 297 h. (909 m.), Sardenjën e trashëguan Fatiminjtë nga Aglebinjtë, pas një shekulli sundimi të Aglebinjve. Sardenja mbetet nën sundimin fatimi edhe një shekull tjetër, derisa e morën sundimin muluku tawaif-muslimanët e Endelusit në vitin 406 h. (1025 m.). Mirëpo sundimi i këtyre të fundit nuk zgjati shumë kohë, për shkak të aleancës krishtere. Në të njëjtin vit në duart e aleancës ra Sardenja, e cila përbëhej nga dy shtete: Piza dhe Gjenova.
    Pushteti i drejtë i islam, i cili zgjati më shumë se dy shekuj, bëri të mundur përhapjen e fesë islame në ujdhesë.
    Pas fitores së aleancës krishtere, ndryshoi gjendja e muslimanëve në Sardenjë. U shtuan shpërnguljet e muslimanëve, po edhe filloi lufta për largimin e muslimanëve nga ujdhesa.
    Territori i dytë në Itali, ku arriti Islami, është siujdhesa e Italisë. Në këtë anë u drejtuan Aglebinjtë pasi çliruan ujdhesën e Sicilisë.
    Në vitin 221 h. (836 m), muslimanët sulmuan qytetin Brindizi, e pastaj në vitin vijues nënshtruan Napolin; në vitin 227 h. (841 m), muslimanët nënshtruan Torinon. Në vitin 232 h. (846 m.), ushtria e Muhammedit të Parë aglebi hyri në Romë dhe Papa u detyrua të jepte xhizjen. Pas një periudhe, aleanca krishtere arriti të kthente disa qytete italiane, pas disa kundërshtimeve që u bënë në forcat muslimane në Lindje dhe Perëndim. Në vitin 257 h. (870 m.), aleanca krishtere arriti të kthente qytetet Brindizi, Bari dhe Torino.
    Fatiminjtë dhe Hafsenjtë u përpoqën të rikthenin Jugun e Italisë në shekullin e pestë hixhri. Hafsenijtë e sulmuan Napolin dhe Gjatien, kurse Fatiminjtë në vitin 323 h. (934 m.), e sulmuan Gjenovën, edhe turit osman u përpoqën të nënshtronin Jugun e Italisë në vitin 886 h. (1481 m.)2.

    Muslimanët sot në Itali

    Në Itali dallohet gjenerata muslimane pas Luftës së Dytë Botërore, kur me shpërnguljen e disa muslimanëve nga Evropa Lindore, ata u vendosën në Itali. Pastaj vijojnë disa shpërngulje të kufizuara nga disa vende islame, të cilat iu nënshtruan kolonializmit italian në Afrikë. Atje u vendosën edhe disa punëtorë muslimanë nga Tunizia. Këtij numri vlen t’i shtohet edhe përqafimi i fesë islame nga disa italianë. Atje është edhe një numër i studentëve muslimanë, të cilët studiojnë në universitetet italiane. Atë e kanë shprehur në qendrën Islame në Romë. Numri i muslimanëve në kohën e tanishme arrin 70 mijë në gjithë Italinë.

    Xhamitë dhe shoqatat islame në Romë

    Pas Luftës së Dytë Botërore u themelua shoqëria a Shoqata Islame për përkujdesjen e refugjatëve muslimanë nga Evropa Lindore. Ajo quhej “Xhemijetul-it-tihadil-Islami filgarb” (Shoqata e Bashkimit Islam në Perendim). Ajo ishte shoqata e parë Islame në Itali, dhe atë e kryesoi dr. Mentor Çoku, avokat shqiptar. Pastaj e kryesoi haxhi Muhammed Es-sifat. Rezidenca e kësaj shoqate është në Romë. Kjo shoqatë e ka themeluar një medrese islame me ndihmën e “Rabitas” Ligës Islame.
    Kjo qendër islame u bë e njohur në vitin 1386 h. (1966 m). Në këtë qendër kontribuoi Liga Islame në përkrahjen dhe ndihmën që i dha. Kjo qendër u bë më aktivja në Evropë.
    Kuvendi ekzekutues i kësaj qendre përbëhet nga ambasadorë arabë dhe muslimanë joarabë. Kjo qendër nxjerr një revistë mujore dhe boton libra të tjerë me përmbajtje islame në gjuhën italiane, që të dinë edhe italianët për Islamin.
    Në Itali gjendet edhe Unioni i Studentëve muslimanë me pesë nëndegë në gjithë Italinë3.

    Ndërtesa e Qendrës Islame në Romë

    Kur mbreti Fejsal ibni Abdul-Aziz (i ndjerë) vizitoi Romën në vitin 1393 h. (1972 m), derdhi mund të siguronte një copë toke dhe mundi nuk i shkoi kot, ngase ia arriti qëllimit për një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katror për ndërtimin e Qendrës Islame në Romë. Në shpenzimet e kërkuara për ndërtim kanë marrë pjesë disa shtete Islame. Mirëpo, projekti mbeti një kohë të gjatë vetëm vizatim plani. Më vonë u bë realitet.
    Qendra Islame ka xhaminë, sallën për simpoziume, bibliotekën, hotelin për delegacione nga Bota Islame. Ajo është qendër e plotë e qytetërimit islam. Projektin e ka bërë inxhinieri italian Porto Xhizi. Mbikëqyrës të projektit ishin komisioni prej 15 ambasadorësh të shteteve islame. Vendi i kësaj qendre islame është në fund të parkut “Safva”. Kjo do të thotë shumë –dhënia e pëlqimit për ndërtimin e Qendrës Islame mu në kryeqytetin e sektit katolik4.

    Adresat e shoqatave islame:
    Unioni Islam në perendim 55 Rr. Buxhumubani, Roma; “El-Merkezul-Islami Eth-thekafi” (Qendra Islame kulturore) në Itali 51 Rr. Kasila, Roma5.


    ____________________
    Fusnotat:

    1. The New Encyclopedia p. 105, Ali Muntesir El-Kenani: El-Muslimune fi Uroba ve amerika, f. 125, The Europa year book vol. 1. 1983. p. 839.
    2. Mahmud Shakir: El-Muslimune tahtes sejtarreturr-rresmalije, f. 42, El-Kenani El-muslimune fi Uroba ve amerika, vëll. 1 f. 155–156.
    3. El-Kenani: El-Muslimune fi Uroba ve Amerika, f. 158-159, Delil En-neshatil-islami
    4. Këtu nuk përfshihet xhamia e cila u hap viteve të fundit, ngase këto shënime janë dhënë para se të hapej xhamia e madhe në Romë.
    5. Taha El-Velijj: El-Islam vel muslimune fi-Allamnia f. 4, Delil Neshatil-Islam fil-Alem (Rabitatul-El-Alemi-Islami).
    copy paste"klevis2000"

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Evropianët e tjerë - muslimanë



    Me gjithë faktin se kanë jetuar dhe jetojnë gjeografikisht, politikisht dhe në kuptimin social në Evropë aq gjatë, këto komunitete gjithnjë e më tepër po vetëdijësohen për identitetin e tyre. Në këtë proces ata akoma po e pasurojnë Evropën, këtë mozaik të pasur të gjuhëve, kulturave dhe identiteteve, siç është dhe siç ka qenë gjithmonë.
    Problemin e muslimanëve në Perëndim e kanë studiuar shumë autorë perëndimorë vendës dhe me prejardhje muslimane. Është me rëndësi që problemit t’i qasemi pa paragjykime, të cilat janë aq të shumta dhe të rrënjosura që prej kohësh tek njerëzit e Perëndimit për muslimanët. Këtë e ilustron gazetari Adam Lebor, i cili ka punuar me sukses një libër mbi këtë tematikë:
    …Sikurse secili udhëtar para meje, edhe unë mbaja bagazhin tim të stereotipeve dhe paragjykimeve për Islamin dhe muslimanët, i cili gradualisht u tkurr dhe humbi ndërsa u bija kryq e tërthor kontinenteve dhe hyra, së paku për një kohë të shkurtër, në jetët e tyre, dhe ata në timen. Ndër ta gjeta një diversitet të jashtëzakonshëm kombëtar dhe kulturor, që e pasuron jetën në Evropë dhe në SHBA. Muslimanët perëndimorë janë ushtarë boshnjakë në Sarajevë, muzikantë turk në Berlin, artistë algjerian në Marsejë (Marseilles), juristë pakistanezë në Bradford, disidentë arabë të mërguar, shkollarë të moderuar në Londër dhe veprimtarë politikë në Uashington. Jetët e secilit nga ata janë të modeluara nga Islami, por gjithashtu janë brumosur nga shtëpitë e tyre të reja. Prej tyre një gjë e re dhe unike po del në shesh: Islami modern perëndimor. (Adam Lebor, A Heart Turned East Among the Muslims in Eurpe and America, Ëarner books 1998).

    Si erdhën në Evropë

    Rrëfimi i Islamit në Evropë ka të bëjë me migrime. Pas periudhës së kolonizimit Britania dhe Franca iu kthyen kolonive të tyre të vjetra në Azinë Jugore dhe Afrikën Veriore për të plotësuar mangësitë e tyre në fuqi punëtore, përderisa Gjermania u hapi dyert “mysafirëve punëtorë” nga Turqia. Shumica nga këta mysafirë nuk u kthyen kurrë në shtëpi, dhe fëmijët e tyre u lindën dhe u rritën si evropianë. Sot, komunitetet më të mëdha muslimane në Evropë gjenden në këto vende. Këta numra janë shtuar nga valët e reja të migrimit në Spanjë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe në rajonin skandinav.
    Por, vetë Islami në Evropë nuk është diçka e re. Që nga viti 732, arabët mbetën në Spanjë deri më 1492, kur u zmbrapsën nga Granada. Përgjatë këtyre shekujve ata ndikuan në shumë sfera të shkencës dhe të jetës, jo vetëm në Spanjë por në tërë Evropën. Në anën tjetër ushtritë osmane depërtuan në Gadishullin Ballkanik në shekullin XIV, ku formuan komunitete muslimane, të cilat ekzistojnë edhe sot.

    Vendi ----------------- Muslimanët -------------------- Popullata
    ------------------------------------------------------------------ e përgjithshme

    Franca --------- 5 milionë ---------- 60 milionë
    Gjermania --------- 3.2 milionë ---------- 83 milionë
    Britania ----------- 2 milionë ----------- 60 milionë
    Italia ------------- 1 milionë ----------- 57 milionë
    Holanda ------------ 800.000 ------------- 16 milionë
    Belgjika ---------- 400.000 ----------- 10 milionë
    Danimarka --------- 160.000 ---------- 5 milionë
    Suedia -------- 130.000 ----------- 9 milionë

    Numri i muslimanëve në disa shtete evropiane

    Si u gjetën në atë mjedis të ri dhe të huaj
    Meqë “në shoqërinë civile ndasitë, shumëllojshmëria dhe balanci janë kryesoret; pushteti politik mënjanohet nga pushteti kulturor, pushteti nuk e sjell autoritetin kulturor dhe pozita shoqërore nuk e lë trashëgim ndikimin kulturor apo politik, dhe kisha dhe shteti janë të ndara; kurrfarë feje civile nuk imponohet dhe as mbështetet, bile toleranca dhe pluralizmi fetar ishin parakushte të domosdoshme për atë shpirt të lirë të shoqërisë në fjalë”1, pakicat muslimane gëzojnë të drejtën e ruajtjes së kulturës së tyre dhe duke vepruar si shoqëri e lirë, përmes medieve dhe organizimeve të ndryshme, ushtrojnë ndikimin e tyre. Në këtë drejtim u ndihmojnë edhe vëllezërit e tyre në fe, evropianët e konvertuar, të cilët Islamin e shohin si zgjidhje të vetme për problemet e shumta shoqërore. Ata, së bashku me njohjen e më shumë gjuhëve dhe arsimimin më cilësor, kundërshtojnë dukshëm mediet perëndimore, të cilat sulmojnë Islamin pandëprerë.
    “Ashtu sikur Islami u zhvillua varësisht nga mjedisi në të cilin u gjet, sepse jeta në Spanjën muslimane mesjetare ishte skajshmërisht e ndryshme nga kjo e sotmja në shoqërinë saudite, secila nga pakicat muslimane të Perëndimit po ballafaqohet me çështje specifike të tokës në të cilën jetojnë tani.
    Në Sarajevë, gjatë tre vjetve muslimanët luftuan që të mbeteshin gjallë, ndërsa gjenocidi i parë që shfaqej drejtpërdrejt në qendrat më të shikuara televizive në botë, ngjante, thënë troç, në pragjet e tyre të përgjakura. Në Francë muslimanët duhet të përballen me islamofobinë. Megjithatë, muslimanët francezë kurrë nuk kanë vuajtur nga sulmet vrasëse të neonacistëve gjermanë mbi emigrantët muslimanë. Shumica e muslimanëve të Francës janë në të vërtetë shtetas francezë. Vetëm një pakicë e vogël e emigrantëve turq në Gjermani kanë shtetësinë gjermane, një rezultat i manisë nga idetë e shekullit të nëntëmbëdhjetë për gjakun e pastër dhe e ligjit mbi shtetësinë, që daton nga viti 1913, akt ky që është përcaktuar të ruajë Volk-un të pastër nga gjaku i huaj.
    Ajo që i mundon muslimanët francezë është çështja e dinjitetit dhe respektit, kurse ata gjermanë siguria që duhet ta gëzojë qytetaria. Muslimanët britanezë, shumica e të cilëve vijnë nga gjysmëkontinenti i Indisë, i mundojnë të dyjat. Ata luftojnë trashëgiminë (kulturore) imperialiste, e cila u imponua nga ish-territoret e Perandorisë Britaneze në Indinë dhe Pakistanin e sotëm, që të kryejnë punë të fëlliqura në fabrikat e Bradfordit. Në Britani, sikurse në ShBA, muslimanët po ndërtojnë ngadalë lobet dhe organizatat e tyre politike, në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre në korridoret e fuqisë të Perëndimit.”2
    Pa dyshim, një nga çështjet që ka shkaktuar grindje të mëdha, është praktika islame e veshjes së mbulesës së kokës te femrat. Popullarizimi i shamive të kokës ndër femrat e reja muslimane, nuk është rezultat i presionit nga klerikët mendje-ngushtë. Ç’është e vërteta, shamitë në shumë komunitete muslimane janë të padetyrueshme. Përkundrazi, ajo buron nga një vetëdije e krenarisë fetare. Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja berlinase, Rabia Lekesiz, e cila ka filluar ta veshë shaminë para dy vjetve, thotë: “Ndihem shumë e lidhur me Gjermaninë dhe nuk dua të kthehem në Turqi. Mirëpo, feja luan një rol të rëndësishëm në jetën time dhe veshja e shamisë është shenjë e fesë sime.” Por, për shumë jomuslimanë në Evropën Perëndimore, shamia, posaçërisht kur vishet në shkolla shtetërore, ndjell frikë nga fundamentalizmi islamik.
    Në një qytezë daneze, të quajtur Dalum, në ujdhesën e Funenit dy mësues janë përjashtuar nga puna në qershor të vitit 1998, sepse nuk kanë pranuar t’i mësojnë tri vajza somaleze që vishnin shamitë e kokës.
    Dukuria e shndërrimit të objekteve të ndryshme (të bodrumeve të verës, bile edhe të kishave) në vend për falje (xhami të improvizuara), është e shpeshtë ndër muslimanët e Evropës. Jo rrallë këto vende kanë edhe bibliotekën, ambulancën, foshnjoren dhe dhomën e grave për të ushtruar hobi të ndryshme. Pavarësisht nga jeta e ngjeshur me mund për ekzistencë, çdo të premte lënë të gjitha punët, shtrojnë sexhadet dhe u bashkohen qindra besimtarëve të tjerë për të dëgjuar këshillën dhe ligjëratën javore të hoxhës, i veshur me këmishë të gjatë allaturka e me takije në kokë a me setër, kravatë e pantallona allafranga.
    Në këtë mënyrë Islami lëshon rrënjët në vendet kryesisht të krishtera të Evropës Perëndimore. Muslimanëve u është dashur të mbijetojnë problemin e të qenit i kulturuar dhe fetar në të njëjtën kohë që të mësohen të jetojnë si komunitete pakicë brenda shoqërive që shpeshherë i shohin ata si të dyshimtë, nëse jo si armiq.
    Por, Evropa Perëndimore nuk është më sinonim i Krishterimit, nëse ka qenë ndonjëherë. Ndërkohë që shtetet e BE-së synojnë një “bashkim më të fortë”, Islami dhe vlerat e tij kulturore me të madhe po pranohen si pjesë e brendshme e Evropës, e jo si ndikim i jashtëm, pra dhe i huaj. Vetëm BE-ja ka më tepër se 17 milionë musliman përbrenda kufijve të saj.
    Islami në Evropën Perëndimore nuk është ekskluzivisht, dhe as në rend të parë, arabishtfolës, sikur edhe vetë kjo fe. Ai është mozaik i shumë ngjyrave. Në Holandë, komuniteti indonezian me 440.000 banorë përbën shumicën e popullatë muslimane atje, ndërkaq në Gjermani Islami dominon me 2.1 milion turq. Dhe shumica e këtyre komuniteteve nuk përbëhen nga emigrantët, por, nga gjenerata e dytë a e tretë e lindur dhe e rritur në Evropën perëndimore. “Është koha që të mos i shohim më muslimanët si të huaj. Gjenerata e dytë dhe e tretë nuk janë emigrantë. Pyetja është: Si do të ekzistojë kjo mori? A dëshirojmë sistem getoje, apo dëshirojnë që të gjitha komponentet e komunitetit të lulëzojnë në respekt të ndërsjellë?”, thotë një rektor i një xhamie në Paris. Ajo që po ndryshon është mënyra se si po e formon kjo gjeneratë e re identitetin e ri nga trashëgimia e tyre perëndimore dhe islamike.
    Për shekuj Islami ka qenë i pranishëm në Evropën Perëndimore. Andaluzia, civilizim islam në Spanjë, Perandoria Osmane, muslimanët në Ballkan, - kanë histori të gjatë e të rëndësishme në Evropë. Për ata që dinë të hetojnë, ndikimi islam mund të gjendet kudo. “Islami ishte lidhje e domosdoshme mes civilizimit greko-romak dhe civilizimit bashkëkohor evropian”, - thotë Ferhan Nizam, drejtor i Qendrës së Oksfordit për studime islame.
    “Në këtë kuptim, Islami nuk është i huaj për Evropën.”Megjithë protestat e grupeve djathtiste në Evropë, Islami atje tani është, dhe gjithmonë ka qenë, prani e fortë dhe me ndikim në Evropë. Kur “mysafirët punëtorë” arritën në numër të madh nga vendet muslimane, si Turqia, Pakistani dhe Algjeria, gjatë viteve 1960 për të ndihmuar ndërtimin e kontinentit të rrënuar nga lufta, të cilit i mungonte fuqia punëtore, ata sollën me vete diçka më tepër se punën e krahut. Shumë njerëz besuan se punëtorët do të ktheheshin në shtëpi pasi të mbaronin kontratat e tyre dhe se kushdo që të vijë, do të asimilohet në frymën e kulturës dhe shoqërisë së kombit nikoqir, por punët nuk vajtën asisoj. Gjeneratat e para të emigrantëve muslimanë në Evropë zakonisht kanë banuar në lagje të izoluara dhe herë pas here ngriheshin kundër diskriminimit në punë. Lindja e Islamit militant dhe raportimet për konfliktin në Izrael dhe Afganistan ushqyen termin islamofobia. Në mendjen e popullit të Evropës Perëndimore Islami u identifikua me fundamentalizëm fetar, me praktika shoqërore të dala nga moda dhe me terrorizëm.3

    Nga buron prirja për identifikim si muslimanë


    Përgjatë njëzet vjetve të kaluar, një ndryshim i madh ka ngjarë tek gjenerata e re muslimane në Evropë. Gjysmë shekulli më parë, shumica e muslimanëve ishin emigrantë që kishin ardhur në këtë kontinent për të kërkuar punë dhe planifikonin të ktheheshin në shtëpi sa më parë. Të shumtën, kjo gjeneratë kishte një shkallë të ulët kulturore. Meqë nuk kishin bërë ndonjë studim kushedi se çfarë të Islamit, ata vazhduan praktikat fetare, të cilat ishin zhvilluar nga kultura e tyre, qoftë ajo indo-pakistaneze, veriafrikane apo turke.
    Duke menduar se qëndrimi i tyre aty ishte i përkohshëm, prindërit, në rend të parë përpiqeshin të mbronin veten nga ky mjedis i panjohur evropian, më parë sesa të integroheshin në të. Por, shumica nga këta emigrantë kurrë nuk e lëshuan Evropën. Fëmijët e tyre lindën në Evropë, mësuan gjuhën e shtetit ku jetonin, dhe u bënë më të arsimuar sesa prindërit e tyre. Ëndrra e prindërve për t’u kthyer në shtëpi, u venit. Shfaqja e kësaj gjenerate të re muslimane evropiane rezultoi në një mënyrë të re të kuptimit dhe të folurit për natyrën e komuniteteve islame atje.
    Shumë muslimanë evropianë gjithnjë e më tepër po e heqin turpin për të treguar rrënjët e tyre islame. Nëse gjenerata e parë turpërohej të shihej se po agjëronte në Ramazan, gjeneratat e reja e definojnë veten guximshëm si muslimanë.
    Si fëmijë, Ipek Cetinkaya 21-vjeçare, studente e gjuhëve në Universitetin Teknik të Berlinit, kishte vetëm shokë gjermanë dhe turpërohej që në shtëpi i duhej të fliste turqisht. “Për një kohë të gjatë”, thotë ajo, “nuk pranova të jem turke.” Tani Cetinkaya i takon një grupi të studentëve turq në Berlin dhe është lidhur me Islamin, fal namazet ditore etj. “Ky besim më jep fuqinë të qëndroj dhe të mos dorëzohem në jetë”, thotë ajo, “si dhe të jem e vetëdijshme se nuk jam vetëm.” Cetinkaya është shembull i një trendi në mesin e muslimanëve të rinj. Gjithnjë e më shumë njerëzit që rrethojnë xhamitë dhe formojnë grupe për mësim anembanë Evropës Perëndimore, nuk janë të moçmit që po synojnë të lidhen me traditat e vendlindjes së tyre, por janë më të rinjtë të lindur në Evropë, të cilët po e kërkojnë kuptimin e jetës së tyre të thyer nga trashëgimia e tyre e dyfishtë. “Këta të rinj nuk konsiderohen as vetëm evropianë dhe as vetëm arabë, sikurse prindërit e tyre.”, thotë sociologu francez Farhad Khosrtokhavar. “Islami ofron një lloj identiteti të përbashkët, që zë vend diku në mes të këtyre dy ekstremeve.” Anekënd Evropës, muslimanët e rinj nuk po refuzojnë të jenë francezë, gjermanë apo belgë; ata po imponojnë trend të kombinuar, që është edhe evropian edhe islam. Për këtë gjeneratë të re, kjo nuk është diçka e paarritshme: është e mundur të jesh musliman dhe evropian në të njëjtën kohë. Në fakt, në dallim nga feja e fqijnjve të tyre të krishterë, feja e evropianëve muslimanë është duke u forcuar. Një hulumtim i botuar nga Le Monde në tetor të 2001-shit, vë në pah se muslimanët luten më tepër, frekuentojnë xhamitë më shpesh dhe agjërojnë muajin e Ramazanit më me këmbëngulje sesa në vitin 1994 kur hulumtimi u bë për herë të fundit. Devotshmëria më e shtuar hetohet tek studentët universitarë. Në Britani më shumë gra veshin hixhabin (veshje karakteristike për gratë muslimane) sot se para 10 vjetësh.
    Fuad Imraine, i cili udhëheq Qendrën kulturore Tawheed në periferi të Parisit, shpjegon se si qëndrimet e muslimanëve të Evropës kanë ndryshuar. “Kur shkuam në Afrikën Veriore për vizitë në pushime, kuptuam se lidhje më të forta kemi në Francë”, shpjegon ai. “Një numër i vogël nga gjenerata ime ia doli të vijojë studimet në universitet. Islami na siguronte një ngushëllim nga mossuksesi në shkollë dhe nga ndjenja e të qenit jashtë nga shoqëria. Por, tani ekziston një gjeneratë e re, e cila Islamin e përdor si mënyrë për të krijuar vlerat universale që i kanë të përbashkëta me ata që i rrethojnë. Definimi i identitetit të tyre si muslimanë është mënyrë e tyre e ndërveprimit me të tjerët.”
    Ky farë “evroislami” është urë ndërmjet dy kulturave, e cila u siguron besimtarëve muslimanë mënyrën për të respektuar traditat e trashëguara përsa jetojnë në një botë tjetër. Ai gjithashtu u jep atyre vetëbesim të praktikojnë fenë e tyre më haptazi, në dallim nga prindërit a gjyshët e tyre, të cilët mendonin se qëndrimi i tyre në Evropë ishte i përkohshëm, ashtu që ishin të kënaqur të manifestonin besimin e tyre vetëm në jetën e tyre private. Fëmijët e tyre Evropën e shohin si shtëpinë e tyre dhe nuk shohin arsye që të mos adhurojnë Zotin edhe publikisht.4





    ___________________
    Fusnotat:

    1. Ernest.Gellner, Konditat e lirisë, Dukagjini – Pejë 2002.
    2. Adam Lebor, A Heart Turned East Among the Muslims in Eurpe and America, Warner books 1998.
    3. Intervistat dhe të dhënat për numrin e banorëve janë marrë nga Time magazine, A Special Issue, Winter 1998-1999.
    4. Intervistat janë marrë nga Time magazine, A Special Issue, Winter 1998-1999 dhe edicioni i datës 26 December.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 04-04-2005 më 18:18

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Një studim mbi konvertimin e danezëve në Islam

    Nga dy hulumtues është kërkuar të zbulojnë pse 3.000 deri në 5.000 danez etnik janë konvertuar në fenë islame vitet e fundit. Këta dy hulumtues kanë filluar një studim në shkallë të lartë për të nxjerrë një përfundim në pyetjen se pse mijëra etnik danez me vetdëshirë janë konvertuar në islam që nga viti 1990.

    Megjithëse nuk ka një numër ekzakt të figurave të konvertuarve danez në islam, hulumtuesit nga projekti “Islamic Conversion in Denmark” thonë se numri i tyre është përafërsisht midis 3.000 deri në 5.000 vetë.

    Hulumtuesit kanë bërë intervista kualitative me disa qindra danez të konvertuar dhe janë duke shpresuar që një pyetsor që do ti shpërndahet 500 të konvertuarve do të hedh dritë mbi motivet e tjera për konvertimin në fenë muslimane.

    Tina G. Jensen, PhD, e Institutit Antropologjik të Danimarkës, ka bërë studime në këtë fushë dhe i ka ofruar gazetës ditore Jyllands-Posten mendimin e saj mbi këtë: ”Unë mendoj që shumë njerëz ndjejnë që një farë religjoziteti është i mangët në jetët e tyre ditore. Angazhimi fetar është i konsideruar si jashtë mode në shoqërinë tonë. Njerëzit gjithmonë kanë pretenduar se feja është në rënie në shoqëritë moderne dhe laike por ajo sa po ka marrë forma të tjera. Islami është një nga fetë më të mëdha në Danimark, e dyta pas krishterimit dhe ofron një sens fetarë komuniteti dhe gjithashtu edhe më tepër vlera tradicionale” ka shpjeguar Jensen.

    Kërkuesja e përshkroi kovertimin danez në islam si një lloj tjetër integrimi. ”Danezët aktualisht kanë përqafuar fenë dhe kulturën e emigrantëve. Të rinjtë, në veçanti ata të moshës midis 15 dhe 30 vjeç, janë duke u konvertuar. Këta janë shpesh shumë reflektiv, të edukuar mirë për të cilët konvertimi ka qenë një mjet për të qënë një person modern dhe që aktivisht t’i përkasë një feje. Konvertimi mund gjithashtu të jetë një ndëshkim kundër botës moderne në të cilën botë gjërat janë të paqëndrueshme, vlerat janë të shëmtuara dhe asgjë nuk është e sigurtë” ka thënë Tina Jensen.

    Imami Abdul Vahid Pendersen u kthye në islam para më tepër se 12 vjet. Në atë kohë, ai ka njohur 15-20 danez në të njëjtën situatë por ka shënuar disa shkaqe për interesin në rritje për islamin. ”Një arsye është që ne kemi një gjeneratë të tërë të të rinjve në Danimark të cilët janë rritur përkrah muslimanëve” ka thënë Abdul Vahid Pedersen.

    Është kjo një influencë reciproke. Ndërsa shumë të lindur dhe të rritur muslimanë nuk e ndjenjë si diç të veçantë afërsinë ndaj fesë, jo-muslimanët janë të thelluar në bindje të fuqishme fetare të fesë. Ka gjithashtu çështje të zemrës që veprojnë-disa njerëz bien në dashuri me fenë e dikujt tjetër” ka thënë Pendersen.

    Tina G. Jensen dhe Abdul Vahid Pendersen kanë thënë se kanë parë çështje më çështje konvertimin e danezëve në islam në prag të kritikimit masiv të fesë. Shumë njerëz lexojnë Kur’anin vetëm për të parë se a është aq i keq sa thuhet. ”Përqëndrimi madhor në islam ka një efekt ngjitës madje përkundër asaj se shtypi në përgjithësi është negativ ndaj tij. Njerëzit eksplorojnë fenë sepse ata duan të dinë se çfarë është ajo që tërë bota nga ajo është e frikësuar” ka thënë Abdul Vahid Pendersen.

    Projekti i kërkimit i udhëhequr nga PhD Tina G. Jensen dhe Kate Ostergaard është i finacuar nga Këshilli i kërkimeve humanitare të shtetit (danez sh.r.) dhe është thënë se do të përfundojë në vitin 2006.

    Marrë nga: “The Copenhagen Post”

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Islami tërheqës për një numër të madh të britanezve të dalluar

    Sipas gazetës britanike “Sunday Times” mbi 14.000 britanezë kanë përqafuar islamin. Duke cituar studimin e parë autoritativ të fenomenit, gazeta ka thënë që ata kanë vepruar kështu pasi kanë qenë të pakënaqur me vlerat perëndimore. Disa britanezë të dallluar si pronarë tokash, njerëz me famë dhe fëmijë të figurave më të dalluara të establishmentit kanë pranuar islamin.

    Gjërësia e këtij konvertimi është inkurajues për liderët muslimanë të cilët janë të bindur se konvertimi i figurave të njohura do të ndihmojë për të mbrojtur komunitetin e njollosur me etiketime të terrorizmit dhe fundamentalizmit.

    Zeki Badaui, kryetari i Imamëve të këshillit të xhamiave, ka thënë: ”Komuniteti ka qenë i vënë në shënjestër pa të drejtë dhe këto zhvillime e inkurajojnë atë në këtë kohë të vështirë”.

    Ndër të tjerash, Muslim Council of Britan i ka dhënë postin e kryetarit në një sektor të saj, Joe Ahmed Dobson, të birit të Frank Dobson, ish-sekretar e Labor-ve të shëndetit.

    Studimi i Yahya (ish Jonathan) Birt, i biri i Lord Birt, ish-drejtor i BBC-së, sjell të dhënat më të besueshme në këtë temë tepër të ndieshme; kalimin e të krishterëve në Islaml. Ai pas studimit të kryer ka nxjerrë përfundimin se numri i britanezëve të konvertuar në islam është tani 14.200 vetë.

    Birt, i cili është diplomuar në Oxford University është në rradhët e Young British Muslims.

    Besimi ka hyrë thellë në establishment. Këtë javë është publikuar se mbesa e madhe e një kryeministri britanik është konvertuar. Emma Clark, trashëgimtare e kryeministrit liberal Herbert Asquith, që udhëhoqi me Britaninë në kohën e Luftës së Parë botërore.

    Clark e cila ka ndihmuar të ndërtohet një çerdhe islamike për Princin e Uellsit në Highgrove, në shtëpinë e tij në Glocestreshire, tani është duke ndihmuar të ndërtojë një kopsht të tillë për një xhami në Uorking, Surrey në anë të një parkingu.

    Charles Le Gai Eaton, një ish-diplomat i Foreign Office ka thënë: ”unë kam marrë shumë letra nga njerëz të cilat janë vendosur të qëndrojnë mënjanë nga standartet e bastardhuara të krishterimit bashkëkohorë dhe ata janë dukë parë një fe e cila nuk kompromentohet shumë me botën moderne”.

    Ka të tjerë që janë konvertuar nga dashuria dhe martesa. Kristiane Barker, një ish-mike e Imran Khan (lojtar i njohur i kriketit) ka thënë se islami i është prezantuar nga ana e tij. Ajo nuk e ka bërë publike deri tani konvertimin në islam nga frika se kjo gjë do ketë efekt në punën e saj.

    Të tjerët janë edhe më shumë të frikësuar. Earli i Yarborough, 40 vjeç, i cili ka në pronësi 28.000 hektarë tokë në Lincolnshire ka refuzuar të tregojë ndonjë gjë për fenë e tij.

    Faktet më të freskëta që kanë ardhur rrishtazi dëshmojnë se islami edhe formalisht është i pranueshëm në zemër të establishmentit. Mbretëresha ka aprovuar disa rregulla për t’i lejuar stafit musliman në Buckingham Pallace një pushim për të mund ata të marrin pjesë në të falurit të Xhumasë në xhami, një anëtar i stafit në departamentin e Financave është i pari që ka përfituar prej kësaj.

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Islami në Suedi

    --------------------------------------------------------------------------------

    “Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje”. Ku`ran 73:9

    Kontaktet e para

    Ndër përshkrimet më të hershme për vikingët, para ardhësit të popujve skandinav sidomos të suedezëve, danezëve dhe norvegjesve, ësht një musliman i quajtur Ibn Fadlan. Në librin e tij Risala në vitin 922, si i dërguar i kalifit të Bagdatit do ta përshkruante një varrim të një prijësi viking.[i] Jo vetëm kaq, ai do të përshkruaj edhe ritet dhe traditat e vikingëve sic i kishte vështruar afër brigjeve të Volgës, lum në Rusinë e sotshme. Gjithë teksti i tij mund të lexohet të përkthyer në gjuhën suedeze në librin Araber, Vikingar, vنringar nga Stig Wikander, Stockholm 1978. Mund të paramendohet se si i ka parë cuditshëm Ibn Fadlani paganët, vikingët, skandinav. Fjetja e disa meshkujve radhazi me një grua, mos pastrimi, pija e madhe alkoholike etj, etj, d m th rite tipike pagane e kishin tmerruar atë. Vlen të theksohet se skandinavia nuk u krishtërua para shekujve X, Suedia p sh. u krishtërua afër viteve 1100.

    Rrëfimi për vikingët njifet si një ndër përshkrimet më të hershme dhe më autentike të vikingëve në Suedi dhe Skandinavi. Vikingët karakterizohen si njerëz të lundrimeve nëpër dete dhe lumenjë. Si të tillë, duke pasur parasysh klimën e ftohtë të Skandinavisë, gjithmonë ishin të përkushtuar ndaj plackitjeve detare por edhe marrëdhënjeve tregtare. Për plackitje për shembull, nami i tyre do të mbërij deri në Andalusi kurse për tregti me muslimanët përreth kalifatit të Bagdatit. Kjo dëshmohet nga zbulimet arkeologjike për monedhat dhe zbukurimet të gjetura përreth qarkut lindor të Suedisë, pikerisht reth brigjeve të detit Baltik.

    Faktet e sipërthëna janë kontaktet e para me Islamin dhe muslimanët nga ana Suedeze dhe Skandinave. Do të ketë një ngecje kontakti gjat shekujve të ardhshëm por jo përgjithmonë.

    Mreti Karli XII-të dhe muslimanët

    Mbreti suedez, Karli XII-ti, ishte shum i ri kur disa mbretëri përreth Suedisë do ti shpallin luftë në krye me Danimarkën[ii]. Shpejt do ti shpartalloj kundërshtarët dhe duke e nënshtruar një pjes të madhe të Danimarkës, një pjes të Gjermanisë, shtetet Baltike dhe filloj nënshtrimin e Rusisë. Kjo periudhë, fillimi i viteve 1700-ta, njifet si Suedia e Madhe ose Suedia e Plotfuqishme. Fati deshti ndryshe. Në betejën e Poltavës më 1709, mes trupave të tij dhe asaj ruse[iii], do të humbë thellë. Mbas disfatës, për të shpëtuar jetën, mer udhën për te Sulltani në Stamboll. Në takimin e tij me Sulltanin do ti propozoj që të fillojnë luftën kundër rusëve, tentimi do të dështoj, por ai do të qëndrojë për disa vjet në kryeqendrën e perandorisë Osmane.

    Në këtë takim do të vihen marrëdhëniet e para diplomatike. Miqësia e krijuar do të kurorëzohet p. sh. me letrën mbretërore më 1718, ku udhëheqësve në qytetin bregdetar në Karlskrona, ju urdhërohet që muslimanëve t´ju lejohet falja e namazit në mënyrën Islame[iv]. Kët privilegj duhet theksuar nuk e kishin për shembull Katolikët e Suedis mbas shizmëz dhe ndarjes mes katolikëve dhe protestantëve gjat shekullit 1600-të.

    Ky gjest i Karlit të XII-të ishte koha më e herët për lejimin e besimit dhe faljes së namazit Islam në tokën suedeze. Dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që pasuan mbas qëndrimit të tij disa vjecare në kryeqendrën e kalifatit Islam në Stamboll do të mbetet si njëlloj tradite bashkpunimi dhe mirëbesimi të ndërsjelltë.

    Konvertimet e para dhe Kur`ani

    Ky mirëbesim i krijuar në këtë kohë do të shtoj interesimin për Islamin si fe. Shkrimtari dhe diplomati Gustaf Noring (1861-1937) në vitin 1884 konvertoj në Islam, me emrin Ali Nouri dhe përfundimisht u vendos në Stamboll.[v] Njeriu i artit, sidomos i dhënë pas kubizmit në artë, Ivan Aguéli (1869-1917) ësht një tjetër shembull i përqafimit të fesë Islame dhe emri i tij musliman do të jetë Abdul Hadi al-Maghrabi.[vi] Përkthimet e Kuranit të Shenjtë datojnë që nga Fredrik Crusenstolpe më 1843, nga Carl Johan Torneberg më 1874 dhe versioni i Karl Vilhelm Zetterstéen më 1917.[vii] Ky i fundit do të jetë një ndër më të mirët, shikuar nga aspekti gjuhësor, mangësia qëndron në atë se mungon teksti origjinal i Kuranit, arabishtja. Për këtë gjë është kritikuar nga shkencëtarët musliman në Suedi.

    Sic vërrehet për nga koha e përkthimeve shifet qartë se ësht koha e studimeve të gjuhëve semitike dhe orientalistika në përgjithësi. Dhe kështu fillon edhe studimi i Islamit dhe profetit të lavdëruar Muhammed a.s. Ndër të parët që e studijoi jetën dhe veprën e Muhammedit a.s do të jetë Tor Andre Muhammed-hans liv och hans tro[viii], kjo vepër do të ripunohet dhe do të shtohet nga materiali, së bashku me Geo Widengren të ribotuar më 1950 në Stockholm. Kjo vepër e tij do të cmohet shumë nga studijuesit e Islamit në të gjithë Evropën prandaj edhe përkthehet në gjuhët kryesor si në gjermanisht, anglisht etj. Një vepër tjetër të Tor Andre, që do të mbetet klasike sot e kësaj dite, është libri I Myrten Trنdgهrden- studier i sufisk mystik[ix] botuar më 1947 në Stockholm. Edhe kjo vepër publikohet në disa gjuhë të botës.

    Kjo kohë është gjeneza e parë në studimet Islame në Suedi kurse muslimanë si banonjës në këtë shtet mund të njifeshin 15 veta më 1930-tën dhe afro 500 muslimanë më 1950-tën. Numri i muslimanëve do të rritet sic do të shofim më poshtë.

    Organizatat muslimane dhe xhamitë 1960-2000

    Industria prodhuese e shteteve evropiane ishte në rritje që nga vitet 1960-ta dhe si rezultat kjo industri kishte nevojë për prodhues d m th fuqi puntore. Importi produktiv ishte e koncentruar në lindje që nga muslimanët e ish-Jugosllavisë, Turqisë dhe vendeve të tjera muslimane. Kështu fillon rritja e muslimanëve në numër në Suedi.

    Numri i muslimanëve në Suedi për të parën herë është dhënë më 1977 ku thuhej se kishte përafërsisht mëse 10 000 mijë musliman[x]. Këta musliman ishin të koncentruar më së shumti nëpër qytete të mëdha si në Stockholm, Gëtenburg, Upsalë, Malme etj. Prej kësaj kohe fillon edhe gjeneza e parë e organizatorike nga ana e muslimanëve, sidomos ata nga Turqia.

    Në vitet 1980-ta krijohen organizatat Bashkimi i Shoqatave Islamike në Suedi (suedisht -Fِrenade Islamiska Fِrsamlingar i Sverige-FIFS) dhe Shoqata Muslimane në Suedi (suedisht- Sveriges Muslimska Fِrbund- SMUF).[xi] Nga mesi i viteve 1990-ta krijohet edhe Bashkimi Islamik i Bosnës- Hercegovinës.[xii]

    Edhe xhamia fillojnë të ndërtohen, përkatësisht më 1983 në Malme mbas shum përpjekjeve ndërtohet xhamia nën përkujdesjen dhe udhëheqjen e shqiptarit nga Maqedonia, Begzat Beqiri i cili ësht ndërkoh edhe udhëheqës i shoqatës ose organizatës Islamic Center në Malme[xiii]. Kjo xhami u djeg në pranverë të 2003-shës, dikush ka hedhur lëndë djegëse dhe autori ende nuk është gjetur deri në këtë moment. Xhami ka edhe në Upsalë, Gëteburg dhe Trolhetan që edhe kjo u djeg më 1993[xiv]. Shkakëtar ishin një grup nazistë të rinjë. Në vitin 2000-jë u inagurua edhe xhamia në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm. Përndryshe nëpër qytete të vogla falja e namazit, festat e Bajramit, falja e Taravisë, namazi i gjumasë etj. mbahen nëpër podrume dhe lokale të tjera.

    Shtypi Islam

    Që nga viti 1986 botohet revista Islame Salaam nën përkujdesjen e Këshillit Musliman në Suedi[xv]. Kjo revistë drejtohet nga konvertitët suedez në Islam. Revista tjetër është Minaret po edhe kjo drejtohet nga suedezë të konvertuar në Islam nën drejtimin e Abd al-Haqq Kielan.

    Arsimi për Islamin

    Më 1998 Kurani i Madhërishëm përkthehet edhe një herë po nga një ish-diplomat në OKB dhe ambasador në vendet muslimane, Knut Muhammed Bernstrِm. Ky konvertoi në Islam ka mëse dy dekata dhe më vonë do të filloj ta përkthej Kuranin e Shenjtë në gjuhën suedeze duke ja shtuar edhe tekstin origjinal, arabishten. Dhe duke e plotësuar edhe me komentime dhe fusnota të gjëra nga dijetarë musliman si p. sh. Muhammed Asad etj. Ky do të jetë bashkë me Abd al-Haqq Kielan, suedez i konvertuar në Islam, iniciatorë për hapjen e Akademisë Islame në Stockholm. Kjo akademi është menduar të jetë shkollë për të shkolluar imamë për xhamitë në Suedi dhe ju drejtohet sidomos gjeneratës së dytë imigrant dhe të konvertuarve suedez musliman. Poashtu edhe atyre që janë të interesuar për fenë Islame dhe muslimanët në përgjithësi.

    Në dekatën e fundit është bërë e mundshme nga ana e shtetit Suedez të hapjes së shkollave të lira fetare nuslimane për klasat fillore. Dhe muslimanët kanë disa dhjetëra shkolla të tilla në Suedi dhe nxënës nuk mungojnë. Sipas prindërve kjo është lehtësim për ta se fëmijët e tyre mësojnë fejën Islame dhe moralin Islam. Këta më parë preferojnë këso shkollash sesa shkollat sekulare komunale të suedezëve për fëmijët. Kjo, sipas prindërve, mundëson që fëmijët të rruhen nga degradimi moral i fëmijëve sic janë droga, seksi, alkoholi etj. Në shkollat sekulare suedeze jipet edhe lënda e fesë që nënkupton të gjitha fetë e botës përfshirë këtu edhe fejën Islame.

    Pran universiteteve në Upsalë e sidomos në atë të Lundit ka kurse që mund të studijohet për Islam. Studimet janë sekulare d m th që këtu mësohet historia, arkeologjia, filozofia, predikimi, mësimi etj. Islami në mënyrë kritike. Në universitetin e Lundit për shembull ekziston edhe profesori i islamologjisë që është Jan Hjنrpe. Ky është një ndër njohësit më të mirë të Islamit jo vetëm në Suedi por edhe në Skandinavi. Kritika e muslimanëve ndaj tij bazohet në atë se studimet i ka drejtuar drejt Islamit sic shfaqet dhe praktikohet tek muslimanët në praktikë dhe jo se cfar thot Islami d m th Kurani i Shenjtë dhe Sunna e Muhammedit a.s.

    Nëse në këtë pikë ka bazë për kritikë duhet të mendohet edhe një gjë tjetër që lidhet me faktin se cdo vjet më tepër se 100 studentë suedezë dhe të tjerë mësojnë për historinë e Islamit dhe muslimanëve. Dhe kjo duhet të kuptohet si njohje me vlerat më të pasura të Islamit gjatë historisë dhe kështu hidhet poshtë demagogjia anti-islame që po mbretëron në botë. Suedezët duke studijuar Islamin dhe sidomos historinë islame të kaluar mësojnë se Islami nuk është fe e dhunës, e padijes, e territ por është qytetërimit musliman në Andaluzi, në Bagdad dhe Stamboll. Përfitimi i kësaj dije natyrshëm i drejton studentët tek pyetja e tjetër se pse jan katandisur muslimanët e sotshëm në këtë prapambetje që indirekt shton kritikën ndaj vetvetës. E kam fjalën për kolonializmin dhe intrigat perëndimore sot e kësaj dite në botën muslimane. Këtë fakt kritikuesit e kursit të islamologjisë në universitetin e Lundit dhe të Upsalës e anashkalojnë. Një fakt tjetër ësht se nëpër këto kurse ju ipet mundësia edhe gjeneratave të dyta dhe treta të imigrantëve musliman që rrjedhin nga familje laike të mësojnë për të kaluarën e lavdishme Islame dhe muslimane. Do me thënë luan një rrol të rrëndësishëm edhe në përvetësimin e identitetit të këtyre muslimanëve.

    Numri i muslimanëve në Suedi

    Supozohet se sot ka mbi 300 mijë musliman në Suedi. Dija sakte e shumës së muslimanëve është problematike sipas suedezëve. Arsya qëndron në atë se Suedia është shtet sekular ku feja është qështje e individit dhe jo e shoqërisë. Kjo nënkupton se një person nuk mund të karakterizohet në baz të identitetit fetar po në atë kombëtar. Arsyja tjetër është se nëse musliman mund të identifikohet personi që i përcjell ritet fetare rregullisht, së paku falja e namazit të xhumasë. Këto janë pra shkaqet që mungon statistika e saktë e muslimanëve në Suedi.

    Sido që të jetë një fakt është pranuar se Islami është feja që më së shumti rritet për nga ithtarët. Poashtu ësht pranuar se pas protestantizmit Islami është feja e dytë në Suedi për nga numri i besimtarëve.

    Përfundim

    Që nga kontaktet e para në vitin 922 e deri në ditët e sotshme, ku muslimanët janë të dytët për nga numri në Suedi, sic e pamë Islami jo që nuk është një dukuri e huaj në Suedi por është filluar të flitet për Islamin si një ndër fetë suedeze, krahas me protestantizmin. Kur të kihen parasysh numri i të konvertuarve suedez në Islam, shkollat Islame, kurset e islamologjisë nëpër universitetet më të njohura suedeze, numri i muslimanëve etj. Në fakt Islami në Suedi është në rritje dhe afrimi ndaj Islamit nga ana suedeze mund të thuhet se po bëhet më tolerante. Edhe përkundër faktit të djegjeve të dy xhamiave në Trolhetan dhe Malme.

    Në kontekstin tonë shqiptar është për tu kritikuar se muslimanët shqiptar nuk janë të konsoliduar. Me sa di unë nuk ekziston asnjë organizim gjithëpërfshirës të muslimanëve shqiptar në Suedi. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët musliman e kanë neglizhuar fejën si të tillë por nuk ka ndonjë organizim të mirrëfilltë. Shpesh aktivistët shqiptar musliman janë bashkangjitur muslimanëve nga Turqia, Bosnja etj. Nuk dua të ofendoj asnjë komunitet musliman në Suedi por dua të theksoj se, edhe Shqiptarët duhet të kenë Bashkësinë Islame Shqiptare në Suedi krahas të tjerëve mbasiqë, për nga numri jemi pothuaj sa të tjerët.
    __________________Indriti

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e astrit nallbani
    Anëtarësuar
    21-12-2004
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    11
    Citim Postuar më parë nga Klevis2000
    Islami në Gjermani



    Islami në Gjermani është feja e dytë më e madhe, pas krishterizmit me 2.8 - 2.9 milionë anëtarë të saj me origjinë të huaj. Në Gjermani ka shumë musliman, kryesisht nga Turqia, Tunizia dhe Afganistani, pastaj nga Kosova, maqedonia, Shqipëria, Algjeria, Bosna, Jordani, Iraku, Libani, Maroku, Pakistani. Vlerësohet, se shifra e muslimanëve gjermanë është rreth 200.000.



    Islami për herë të parë në Gjermani mendohet se erdhi me emigrimin e lidhur me punën. Megjithatë, muslimanët në Gjermani kanë jetuar për më shumë se 300 vite. Por, këto ishin grupe të vogla dhe kanë luajtur një rol minorë. Me bumin ekonomik të viteve 1950 dhe me nevojën e mbushjës së tregut të brenshëm të punës me anë të punëtorëve të huaj, në Gjermani muslimanët erdhen në numër shumë të madhë.



    Nga vitet 1960, përveç muslimanëve të ardhur nga Turqia, Tunisia dhe Maroko, në vitin 1970 nisi një valë e re emigrimi nga një numër i madhë shtetesh, e sidomos nga ato shtete të përfshira në luftë si Libani, Palestina,Afganistani dhe Algjeria. Në vitin 1980 në Gjermani filluan të vijnë refugjatë nga Irani dhe kurdë nga Iraku dhe Turqia. Me shpërbërjen e ish Jugosallavisë dhe luftën e cila përfshiu atë vend, refugjatë të ri filluan rrugën për në Gjermani, kështu që në fillim të vitit 1990 emigrantët nga Bosna u bënë grupi i dytë më i madh i muslimanëve pas turqve.



    Në Gjermani popullsia emigrante zakonisht jeton në qendra urbane. Kjo ka të bëjë me afërsinë e vendeve të punës, aeroporte etj. Xhamitë dhe dyqanet e muslimanëve u përqendruan kryesisht në këto zona. Kështu që popullsia muslimane u bë e dukshshme. Sot për sot turqit janë grupi më i madh i muslimanëve (dhe emigruesve) në Gjermani me 70.2%, pastaj vijnë muslimanët nga Bosna, Irani, Afganistani, Libani, Maroku, Pakistani dhe Tunizia.



    Vitet e fundit praktika e Islamit për “shoqërinë e shumicës” ka qenë pak a shumë e “pa dukshme” muslimanët sot gjithnjë e më shumë po kërkojnë të drejtën e tyre për të praktikuar fenë e tyre hapur dhe i artikullojnë interesat e tyre nëpërmjet ndërtimit të xhamive, të qendrave islame duke festuar festat e tyre fetare etj. Pasi që një numër i madh muslimanësh vendosin të qëndrojnë në Gjermani përgjithmonë, çështja e bashkëekzistencës së kristianëve dhe muslimanëve fiton një rëndësi edhe më të madhe. Në lidhje me këtë çështje, zhvillimet socio-ekonomike dhe politike në Gjermani në këto vitet e fundit nuk duhet anashkaluar, pasi këto janë shkak i politikës së imigrimit, politikës së jashtme, politikës së punës dhe politikës sociale dhe kështu interaksionet midis shoqërisë pritëse dhe shoqërisë imigruese. Në këtë aspekt bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990 shënoi fillimin e një kapitulli të ri në historinë e imigrimit në Gjermani. Për grupet e emigrantëve Islami shërben si një mjet identifikimi. Ndërkohë që muslimanët vendosen gjithnjë e më shumë në Gjermani dhe konsolidojnë strukturën e tyre organizative, interes i publikut gjerman për subjektin ‘Islam dhe muslimanët në Gjermani’ është rritur. Studimet e bërë deri tani zakonisht kanë qenëtë fokusuara në organizimin sociologjik të Islamit. Ndërsa subjekte si përjashtimi social dhe diskriminimi fetar nuk e kanë tërhequr aspak vëmendjen. Arsye për këtë mund të jetë fakti se diskriminimi kundër emigrantëve në Gjermani shihet deri diku i lidhur ngushtë me origjinën etnike ose vendin e origjinës së minoritetit në fjalë. Me dukshmërinë në rritje të Islamit në Gjermani në vitet e fundit, që e shfaq veten me ndërtimit të xhamive, në njëfarë mënyre në shoqërinë pritëse vërehet frikë e infiltrimit të huaj, gjë që i bën tendencat e reja drejt përjashtimit edhe më të dallueshme.



    Në kontrast me bashkësitë çifute dhe të krishtere, komunitetet muslimane në të gjithë vendin vonë filluan të dizajnonin objektet e tyre fetare. Shumë emigrant musliamnë duke kuptuar se nuk do të kthehen në vendet e tyre të origjinës, si pasojë filluan t’i lënë xhamitë e sajuara, që deri më sot numërohen deri në 2000, dhe filluan të kalojnë në xhami të reja më të përshtatshme. Pas luftës së Dytë Botërore, deri në fillim të vitit 1999 ishin ndërtuar vetëm tri Qendra Islame. Ato mund të gjenden edhe sot në Aachen, Hamburg dhe Munich. Procesi i planifikimit të tyre nisi në vitet e 50-ta. Këto janë xhami të para të vërteta (dhe jo pseudoxhami si ato të shekullit 19), dhe sfondi etnik i komuniteteve është pak a shumë heterogjen. Një valë tjetër e ndërtimit të xhamive filloi para 10 vitesh. Në 1992, një komunitet turk në Pforzheim përuroi një xhami në stilin osman, me kube të madhe dhe me minaret. Tre vjet më vonë, në Mannheim, u përfundua edhe një xhami tjetër turke e cila ende është më e madhja në Gjermani, me kapacitet të rregullt për 2500 besimtarë. Mund të shihet se xhamitë e brezit të parë janë shumë të larmishme në stilin dhe gjuhën arkitekturore, ndërsa xhamitë e ndërtuara më vonë i përshtaten pak a shumë stilit tradicional të arkitekturës osmane.



    Intergrimi gjithashtu përfshin edhe mundësinë e mësimit të fesë tënde, kjo është motoja pas lëvizjes për futjen e mësimit islam në shkollat e Gjermanisë. Rreth 17% të nxënësve turq në kryeqytet ndjekin shkollat Kur’anore, zakonisht pas shkolle. Tre milonë musliman të gjermanisë, shumica nga Turqia ia kalojnë me 1/3 muslimanëve nga Franca dhe poashtu janë tre herë më shumë se muslimanët në Britani. Por, prapëseprap besohet se muslimanët në Gjermani janë më pakë të intergruar në shoqërinë mikpritëse se ata në Britani dhe Francë.

    Shumë shtete nën sistemin federal të edukimit po bëjnë hapa përpara në drejtim të futjes së Islamit në shkolla si një alternativë ndaj shkollave në xhami. Në Bavari, ku feja është e detyrueshme në shkolla, shteti ka ofruar disa orë mësimi të Islamit në gjuhën turke nën një marëveshje me qeverinë turke. Por kjo do të zgjerohet me mësime në gjuhen gjermane.

    Që nga shtatori i vitit 2002 në shkollat e Berlinit ka fiiluar mësim besimi i fesë Islame vetëm në dy shkollat elementare, por pritet që të zgjerohet edhe në 20 shkolla të tjera.

    Gjermanishtja është bërë gjuha e parë e muslimanëve që jetojnë në Gjermani, qofshin ata arabë, turq, apo boshnjakë. Ndërkohë Unioni i qendrave Kulturore Islame për nxënësit e vet ka siguruar mësimet e shkollave kur’anore në gjuhën gjermane. Ky union kohëve të fundit botoi edhe versionin në gjuhën gjermane të Ilmihalit, një manual lutjesh, për t’u përdorur në këto shkolla.

    Fëmijë nga e gjithë bota islame ndjekin Institutin për Pedagogjinë dge Diktatikën Internacionale, një qendër private e studimit të Kur’anit në Këln, ku mësuesit jo që vetëm japin mësim në gjermanisht por përdorin metoda inovative për të paraqitur bazat themelore të Islamit.



    Studimet orientale dhe studimi i Islamit kanë standarde të larta akademike. Në shumë fusha, si gjuhësore, kulturore dhe të historisë fetare si dhe gjeografi, kontributi gjerman zotëron një prestigj të lartë, madje edhe në vetë botën islame. Sot, 24 universitete gjermane ofrojnë kurse studimi për Islamin dhe të gjuhëve orientale dhe me rreth 3.000 studentë të regjistruar. Për shembull, në Universitetin e Erfurtit, i cili u rihap në vitin 1999, studimi i Islamit mbulon kërkime të fokusuara në minorancat islame në Evropë. Ditët kur studimi i Islamit shihej si “subjekt ekzotik” kanë mbaruar.

    Institute të tilla përfshijnë Gjerman Orient-Institut në Hamburg, Zentrum Moderner Orient Në Berlin dhe Institutin qeveritar Orient-Institut i lidhur me German Oriental Society në Beirut, me nje department të jashtëm në Stamboll, ku kërkimet në burimet historike që lidhen me studimin e Islamit kombinohen më studimet moderne të vendeve bashkëpunuese. Shoqëria më e vjetër për kërkime akademike për gjithçka islame është në Gjermani Oriental Society e themeluar në 1845.



    Për shumë vjet në Gjermani një pjesë e madhe e kërkimeve i kushtohej studimeve të Islamit përqëndruar më shumë në shqyrtimin e dokumenteve tradicionale dhe të historisë kulturore të botës islame. Perspektiva e sotme tregon se hulumtimet e sotme synojnë më shumë mentalitetin islam në realitetin e sotëm, duke marrë në konsideratë burimet historike dhe standarde të kulturës islame.

    Akademikët islamistë gjermanë me vëmendje të madhe po ndjekin debatin e sotëm mbi justifikimet teologjike dhe sociale për një Islam Evropian dhe po hyjnë në debat me akademikët muslimanë nga e gjithë Evropa.
    klevi 2000 , ne gjermani ka shum ma shum musliman se sa ki ke permed aty 200.000. ketu se paku ike 1.500.000 turq e mos te flasim per tjera kombe me fe muslimane, per afersisht ja diku kah 700 gjami ne gjermani, faliminderit per mir kuptim, selam alejkum
    ERDHA

  9. #9
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Statistikat per populsine muslimane ne bote

    http://www.bashkesiaislame.net/Takvi...neper_bote.HTM

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2004
    Postime
    50
    Astrit, në gjermani jetojn mbi 3 milion turq (një pjes gogja e ktyre jan kurdë), e mendoj se mbi 90% e tyre jan musliman.

    Pasi që vet kam jetuar në gjermani, dhe sipas informatav që kam mbi popullsin muslimane në gjermani, sod jetojn mbi 5-6 milion musliman në gjermani.

  11. #11
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Numri i muslimaneve me se shumti rritet shkaku i muslimaneve te ardhur , por sesht i pakt edhe numri i te konvertuarve.
    Ka te tjer qe konvertohen pasi qe dashurohen ne ndonje musliman. Por edhe meshkuj qe dashurohen ne ndonje muslimane pranojn Islamin .psh. futbollisti francez Frank Ribery .

  12. #12
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Islami ne Norvegji

    Muslimanet ne Norvegji perbejn 2% te popullsis se Norvegjis ( 150.000) , shumica me prejardhje nga Pakistani , Iraku , Somalia , Bosnja dhe Hercegovina , Irani , Turqia etj , por edhe perskaj llojllojshmeris , shumica e muslimaneve jan te organizuar ne "Keshillin Islam te Norvegjis" dhe organizata tjera me te vogla.

    Ne vitin 2000 numeroheshin 500 norvegjez te konvertuar .

    Numri i muslimaneve gjithnje eshte ne rritje , fal edhe asaj se shumica e muslimaneve te Norvegjis martohen me muslimanet nga vendet e tyre (Pakistani , Turqia , Irani...)

  13. #13
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Islami ne Zvicerr

    Sipas cenzusit te vitit 2001 ne Zvicerr jetonin 310,807 musliman , qe eshte 4.26% e popullsis zvicrrane.
    Muslimanet me se shumti jan te perqendruar ne pjesen gjermanisht folese te Zvicrres , me se shumti gjinden ne kantonin e Baselit ku perbejn 6.72% te popullsis se ketij kantoni.
    Shumica e muslimaneve jan me prejardhje nga ish Jugosllavia (shqiptar) dhe nga Turqia.

  14. #14
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Disa te dhena nga BBC

    Muslims in Europe: Country guide
    Islam is widely considered Europe's fastest growing religion, with immigration and above average birth rates leading to a rapid increase in the Muslim population.

    The exact number of Muslims is difficult to establish however, as census figures are often questioned and many countries choose not to compile such information anyway.

    ALBANIA

    Total population: 3.1 million

    Muslim population: 2.2 million (70%)

    Background: Religious worship was banned in Albania until the transition from Stalinist state to democracy in the 1990s. Islam is now openly recognised as the country's major religion and most Albanians are Sunni Muslim by virtue of the nation's history: The Balkans has had centuries of association with the faith as many parts of it were part of the Turkish Ottoman Empire. While the empire is long gone, the culture remained in place. Significant populations of Albanian Muslims exist in a number of other European countries.

    Sources: Total population - Albanian Institute of Statistics, 2005; Muslim population - UK Foreign Office.



    AUSTRIA

    Total population: 8.2 million

    Muslim population: 339,000 (4.1%)

    Background: Large numbers of Muslims lived under Austrian rule when Bosnia-Hercegovina was annexed by Austria-Hungary in 1908. Many of Austria's Muslims have roots in Turkey and others arrived from the Balkans during the 1990s wars - partly because of historical ties. Islam has been recognised as an official religion in Austria for many years, meaning that it has a role in the religious teaching in schools. Vienna has historically been regarded as the point where the Islamic world reached its most western point, a critical battle in Austria in the 16th century marking the beginning of the decline of the Turkish Ottoman Empire.

    Sources: Total population - Statistics Austria, 2005 figures; Muslim population - Statistics Austria, 2001 figures.



    BELGIUM

    Total population: 10.3 million

    Muslim population: 0.4 million (4%)

    Background: Islam is one of seven recognised religions in Belgium, a status that brings it a number of subsidies and official roles, such as providing teachers. Despite this there have been complaints of discrimination. Unemployment and poor housing have been one such cause of tension. There have also been claims of discrimination against women in traditional dress. A majority of Belgium's Muslims are of Moroccan or Turkish origin; many others are from Albania. (Citizenship is available after seven years).

    Sources: Total population - Statistics Belgium 2001; Muslim population - US State Department.



    BOSNIA-HERCEGOVINA

    Total population: 3.8 million

    Muslim population: 1.5 million (40%)

    Background: Bosnia-Hercegovina is still recovering from the bloody inter-ethnic war of 1992-95. Around 250,000 people died in the conflict between Bosnian Muslims, Croats and Serbs. Almost 8,000 Muslims were killed by Bosnian Serbs at Srebrenica in 1995 - Europe's worst atrocity since World War II. Many Muslims were displaced, as were members of other communities. A peacekeeping force remains in the country, whose frontiers have long been considered the western borders of the Islamic faith in Europe.

    Sources: Total population - Agency for Statistics Bosnia and Herzegovina, 2003 figures; Muslim population - US State Department.



    DENMARK

    Total population: 5.4 million

    Muslim population: 270,000 (5%)

    Background: In the 1970s Muslims arrived from Turkey, Pakistan, Morocco and the former Yugoslavia to work. In the 1980s and 90s the majority of Muslim arrivals were refugees and asylum seekers from Iran, Iraq, Somalia and Bosnia. Access to housing and employment have been sources of concern for Muslims in Denmark. (A minority have citizenship).

    Sources: Total population - Statistics Denmark, 2004 figures; Muslim population - US State Department.



    FRANCE

    Total population: 62.3 million

    Muslim population: Five to six million (8-9.6%)

    Background: The French Muslim population is the largest in western Europe. About 70% have their heritage in former north African colonies of Algeria, Morocco and Tunisia. France favours integration and many Muslims are citizens. Nevertheless, the growth of the community has challenged the French ideal of strict separation of religion and public life. There has been criticism that Muslims face high unemployment and often live in poor suburbs. A ban on religious symbols in public schools provoked a major national row as it was widely regarded as being a ban on the Islamic headscarf. Late 2005 saw widespread and prolonged rioting among mainly immigrant communities across France.

    Sources: Total population - National Institute for Statistics and Economic Studies, 2004 figures; Muslim population - French government estimate.

  15. #15
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    GERMANY

    Total population: 82.5 million

    Muslim population: 3 million (3.6%)

    Background: The majority of the Muslim population is Turkish, with many retaining strong links to Turkey. Others arrived from Bosnia and Kosovo during the Balkan wars. Until recently Muslims were considered "guest workers", who would one day leave the country - a view that is changing. Racist violence is a sensitive issue, with the authorities trying a range of strategies to beat it. Steps are being taken to improve integration.

    Sources: Total population - Federal Statistical Office, 2004 figures; Muslim population - Federal Ministry of the Interior estimate.

    Background:



    ITALY

    Total population: 58.4 million

    Muslim population: 825,000 (1.4%)

    Background: The Muslim population is diverse, the largest group coming from Morocco. Others are from elsewhere in North Africa, south Asia, Albania, and the Middle East. Most arrived from the 1980s onwards, many of them as students. Italy is working to formalise relations between the state and the Muslim community. Up to 160,000 Muslims are Italian born. Most Muslims have the right to reside and work in Italy, but are not citizens.

    Sources: Total population - Italian National Statistical Institute; Muslim population - UK Foreign Office.



    MACEDONIA

    Total population: 2.1 million

    Muslim population: 630,000 (30%)

    Background: Macedonia's largest religion is Macedonian Orthodox, but almost one third of the population describe themselves as Muslim. Macedonia was spared the inter-ethnic violence that affected much of the Balkans following the break-up of Yugoslavia. But in early 2001 rebels staged an uprising demanding greater rights for the ethnic Albanian minority - a group which includes most Muslims. With EU and Nato support a deal was reached offering them greater rights, although some have been unhappy with the pace of change. The US State Department suggests that religious freedom is generally respected and that "societal discrimination is more likely to be based upon ethnic bias" than religion.

    Sources: Total population - UK Foreign Office; Muslim population - UK Foreign Office.



    NETHERLANDS

    Total population: 16.3 million

    Muslim population: 945,000 or 5.8%

    Background: The integration of Muslims remains a concern for the Dutch government, particularly after a film-maker critical of Islam was murdered in 2004 by a radical Islamist. Further tensions surround the view held by some that there is a high level of crime among Muslim youths and a problem with unemployment. In the 1950s Muslims arrived from the former colonies of Suriname and Indonesia. One of the most important groups is the substantial Somali minority. Others are from Turkey and Morocco. The Netherlands favours multiculturalism, essentially the accommodation of different groups on equal terms.

    Sources: Total population - Statistics Netherlands, 2005 figures; Muslim population - Statistics Netherlands, 2004 figures.


    SPAIN

    Total population: 43.1 million

    Muslim population: 1 million (2.3%)

    Background: Almost eight centuries of Moorish rule over Spain came to an end in 1492, providing the country with a strong Islamic legacy, particularly in its architecture. The modern Muslim population started to arrive in significant numbers in the 1970s. Many were Moroccans coming to work in tourism and subsequent growth came when their families joined them. The state recognises Islam, affording it a number of privileges including the teaching of Islam in schools and religious holidays. There have been some reports of tension towards Muslim immigrants. Spain was shaken in 2004 when terror attacks by suspected radical Islamists killed 191 people on Madrid commuter trains.

    Sources: Total population - Spanish National Institute of Statistics, 2005 figures; Muslim population - US State Department.



    SWEDEN

    Total population: 9 million

    Muslim population: 300,000 (3%)

    Background: The Muslim population is broad - with significant groups from Turkey, Bosnia, Iraq, Iran, Lebanon and Syria. The size of the Muslim population is such that representative bodies receive state funding. Sweden favours multiculturalism and immigrants can become citizens after five years. Sweden prides itself on its tolerance, but there has been criticism that Muslims are too often blamed for society's problems.

    Sources: Total population - Statistics Sweden, 2005 figures; Muslim population - US State Department.



    SWITZERLAND

    Total population: 7.4 million

    Muslim population: 310,800 (4.2%)

    Background: Official figures suggest the Muslim population has doubled in recent years, but some sources say there are also about 150,000 Muslims in the country illegally. The first Muslims arrived as workers in the 1960s, mostly from Turkey, the former Yugoslavia and Albania. They were joined by their families in the 1970s and, in recent years, by asylum seekers. (Comparatively few have citizenship.)

    Sources: Total population - Swiss Federal Statistical Office, 2003 figures; Muslim population - Swiss Federal Statistical Office, 2000 figures.


    TURKEY

    Total population: 68.7 million

    Muslim population: 68 million (99%)

    Background: Although Turkey is a secular state, Islam is an important part of Turkish life. Its application to join the EU divided existing members, some of which questioned whether a poor, Muslim country could fit in. Turkey accused its EU opponents of favouring a "Christian club". Membership talks were formally launched in October 2005, with negotiations expected to take 10 years. Most Turks are Sunni Muslim, but a significant number are of the Alevi branch of Shias.

    Sources: Total population - Turkish State Institute of Statistics, 2003 figures; Muslim population - US State Department.



    UNITED KINGDOM

    Total population: 58.8 million

    Muslim population: 1.6 million (2.8%)

    Background: The UK has a long history of contact with Muslims, with links forged from the Middle Ages onwards. In the 19th Century Yemeni men came to work on ships, forming one of the country's first Muslim communities. In the 1960s, significant numbers of Muslims arrived as people in the former colonies took up offers of work. Some of the first were East African Asians, while many came from south Asia. Permanent communities formed and at least 50% of the current population was born in the UK. Significant communities with links to Turkey, Iran, Iraq, Afghanistan, Somalia and the Balkans also exist. The 2001 Census showed one third of the Muslim population was under 16 - the highest proportion for any group. It also highlighted high levels of unemployment, low levels of qualifications and low home ownership. The UK favours multiculturalism, an idea shared by other countries which, in general terms, accepts all cultures as having equal value and has influence over how government engages with minorities.

    Sources: Total population - Office for National Statistics, 2001 figures; Muslim population - Office for National Statistics, 2001 figures.

  16. #16
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    ISLAM FASTEST GROWING RELIGION IN IRELAND

    Fascinating to read that Muslims now make up the third largest religious grouping in Ireland, latest statistics have revealed.

    The figures show a 70% increase in the Muslim population between 2002-2006.

    Last year's Census revealed that in the previous decade 420,000 of the population were born outside the country. Immigration and returning Irish emigrants meant the population rose to 4,172,013 - the highest since 1861. Ireland's Central Statistics Office (CSO) said Islam was the third largest faith group after Catholicism and Protestantism, with 32,500 people saying they were Muslims. More than 55% of those said they were either Asian or African nationals, while 30.7% had Irish nationality, said the Census

  17. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sinqerisht une mendoj qe sa me shume urrehet dhe luftohet Islami ,aq me i fort dhe dominues do jete.

    Une brengosem kur vie ajo situate kur nuk e urrehet dhe luftohet Islami ,sepse vetem ateher duhet te brengosemi.

    Shembull tipik eshte edhe ne kete forum ,pothuajse shumica dermuese e temave qe diskutohen dhe hapen ne kete forum jan Anti Islame apo me mire te them se urrehet islami ne at menyre ,sa qe ka arritur te behet analogji me armiqesin qe kemi ndaj serbeve.
    Mirpo te gjithe mund ta pranojn se dita dites nenforumi qe me se shumti lexohet eshte padyshim Nenfroumi Islam. Keshtu qe efektet e ketij trendi mund te verehen edhe ketu dhe poashtu edhe ne kosove ,shqiperi dhe mos te flas per e gjithe globin.

    Keshtu qe une e urrej heshtjen ,sidomos ate heshtjen qe mbreteron ne nenforumet e feve tjera qe gjenden ne kete forum.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  18. #18
    ...........
    Anëtarësuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve të vdekjes
    Postime
    99
    Nuk ka kurfar dyshimi se islami do të mbizotëron botën në çdo aspekt dhe kësaj i friken të gjithë fajtorët,dhe kjo është mrekullia e kësaj feje që pa derdhur asnji dinar dhe pa pëlcitur asnji plumb lëvron botën në tëkatër anët.
    Dhe islami do ti shkatërron krejt ato shtete mendjemëdhenj që mendojnë se janë dikushi dhe këto don kishotët tanë që mendojnë se mullinjt e erës janë armiq,kurse nuk po vërejnë se tjera era po fryejnë në drejtim të kundërt të tyre.

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2008
    Postime
    60
    Padyshim se Islami do sundon Boten, heret apo vone ....

    Krishterizmi ka deshtuar, shembull: keta me par lidhen me nje shtaze se sa njeri, keta jan pervers, keta jan pedofile, keta jan injorante, keta jan te humbur ...
    Nuk flas per te krishteret Shqipetar apo Kosovar, nejse sa i perket te pareve, mendoj krishtereve Shqipetar nga Shqiperia jan mbush rruget dhe shtepit publike me femra-prostetuta, qe pasha zoten te vie me plas ku takon ndonje Magjup dhe te tregon se per 5 euro ka q. nje Shqiptare.


    Un kam ardh ne perfundim se zgjidhja me e mire dhe me e mencur e Shqipetarve ka qen perqafimi i Islamit.




Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •