Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime

    Question Sėmundja Parkinson

    Kjo qe do ju shkruaj eshte reale prandaj merreni seriozisht kush e lexon.
    Tezja ime eshte e dhene shume pas barnave popullore, sheron shum semundje sidomos ne pleq qe nuk mund te operohen dot dhe marrin ilace,per semundje te ndryshme, ajo te gjitha llojet e barnave i ka provuar ne trupin e vet dhe te tjerve,shpesh here duke dhen rezultat pozitiv.
    Arritja e fundit e saj eshte PARKINSON.

    cfar eshte parkinson??


    PARKINSON eshte nje semundje e pleqerise qe ndikon ne sistemin nervor duke bere qe ne trupin tone te mungoje nje substance qe ruan ekuilibrin e levizjeve tona etj .....


    Babai im vuan prej 9 vjetesh nga kjo semundje e cila sa vjen e shtohet
    per kete eshte kuruar gjithmone me ( MADOPAR 250 )
    por kohet e fundit efekti i tij ishte vetem disa ore, prandaj semundja perparoj derisa nuk mund te hante dhe fliste dridhjet ishin shtuar se tepermi etj..
    Prandaj vendosem ti bejm nje kure bimore nga tezja ime ,e cila esht nje lloj bari qe zihet dhe i pihet caji.
    qe ne diten e pare kishte rezultat dhe e vazhdoj per 10 dite pastaj ja nderpreme sepse i kaloj gjithcka dhe u kthye si me pare te ushqehet vete dhe te flase normalisht edhe sot qe po ju shkruaj fola me te dhe ndjehet i mrekulluar.
    PYETJE

    Njeh dikush nje te semur te tille qe te provoj kuren nese jep te njetin rezultat , ? FALAS
    Di dikush ku mund ti bej analizat e ketij lloj bari ose cajit te tij?

  2. #2
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    418
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Interesante....
    S'te ndihmoj dot por desha te te pyes....babai e ka ndaluar fare ilacin MADOPAR 250 apo e merr se bashku me kete barin?
    Aresyeja qe po te pyes eshte se disa here, dy ilace mund te bejne reaksion me njeri tjetrin, duke ngadalesuar apo pershpejtuar degradimin e njeri tjetrit ne melci. Nese babai jot nuk po reagonte me nga MADOPAR sepse u be nje kohe e gjate qe e perdor, ndoshta ka pas nevoje per nje doze me te madhe dhe ky bari e ka ndihmuar mos te degradohet shpejt.

    Por nese e ka pas lene fare MADOPAR, atehere, s'di c'te them. Ndoshta ne njefare menyre punon mbi trurin por ki kujdes sepse ndoshta ka vec efekt te shkurter....
    Kure tani per tani nuk ka per Parkinson (dmth qe ta sheroje semundjen) sepse eshte degjenerim i trurit, por s'i dihet. Ndoshta tezja jote do marre cmimin nobel

    p.s. jam kurioze te di se cili eshte emri i vertete i MADOPAR.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Substanca qe perben madoparin quhet (lavadopamina) nese e mbaj mend mire.
    ne fillim i mori te dyja bashk por tani ja kemi nderprer pasi nuk di nese ka efekte anesore,prandaj vazhdon vetem madopar dhe nuk i eshte perseritur me .
    madopari e ka nje shoqerues qe merren te dyja se bashku per ti zgjatur efektin por kur semundja perparon shume nuk mund ti ngresh me dozat pasi te bejne dem ,ai merr dozen maksimale te lejuar nga mjeksia,
    ndersa ne nje rast tjeter qe eshte perdorur ky lloj caji ne fillim te semundjes e ka nderprer ate plotesisht dhe nuk eshte shfaqur me.
    Sa per cmimin nobel nuk ta jep njeri pasi kerkohet nje studim i vertet shkencor megjithate flm per pergjigjen.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-03-2011
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Kjo qe do ju shkruaj eshte reale prandaj merreni seriozisht kush e lexon.
    Tezja ime eshte e dhene shume pas barnave popullore, sheron shum semundje sidomos ne pleq qe nuk mund te operohen dot dhe marrin ilace,per semundje te ndryshme, ajo te gjitha llojet e barnave i ka provuar ne trupin e vet dhe te tjerve,shpesh here duke dhen rezultat pozitiv.
    Arritja e fundit e saj eshte PARKINSON.

    cfar eshte parkinson??


    PARKINSON eshte nje semundje e pleqerise qe ndikon ne sistemin nervor duke bere qe ne trupin tone te mungoje nje substance qe ruan ekuilibrin e levizjeve tona etj .....


    Babai im vuan prej 9 vjetesh nga kjo semundje e cila sa vjen e shtohet
    per kete eshte kuruar gjithmone me ( MADOPAR 250 )
    por kohet e fundit efekti i tij ishte vetem disa ore, prandaj semundja perparoj derisa nuk mund te hante dhe fliste dridhjet ishin shtuar se tepermi etj..
    Prandaj vendosem ti bejm nje kure bimore nga tezja ime ,e cila esht nje lloj bari qe zihet dhe i pihet caji.
    qe ne diten e pare kishte rezultat dhe e vazhdoj per 10 dite pastaj ja nderpreme sepse i kaloj gjithcka dhe u kthye si me pare te ushqehet vete dhe te flase normalisht edhe sot qe po ju shkruaj fola me te dhe ndjehet i mrekulluar.
    PYETJE

    Njeh dikush nje te semur te tille qe te provoj kuren nese jep te njetin rezultat , ? FALAS
    Di dikush ku mund ti bej analizat e ketij lloj bari ose cajit te tij?

    pershendetje,

    mund te na tregosh cfare lloj caji eshte?

    Faleminderit

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ari08 Lexo Postimin
    pershendetje,

    mund te na tregosh cfare lloj caji eshte?

    Faleminderit
    Sigurisht mund ta tregoj kjo nuk eshte dhe nuk duhet te jete nje sekret, por kete teme e kam hapur ne vitin 2005 , dhe nuk i jam kthyer me. Ne ate vit interesat e mia ishin ndryshe nga te sotmet. Por tani mendoj se do ta pasuroj kete teme edhe ne baze te njohurive qe kam fituar nga 2005 e ketej si Natyropat, por me duhet pak kohe si gjithmon jam shum i zene dhe i programoj punet qe dalin jashte axhendes kryesore.
    Nuk jeni i vetmi qe jeni interesuar per me shum informacion ne kete teme , te tjere me jane drejtuar ne privat per informacione te metejshme dhe ju kam dhene ato qe di, por e shof te arsyeshme qe te rifreskoj kete teme ne menyr qe te gjith lexuesit te perfitojne dicka.

    Ne lidhje me cajin

    Ajo me te cilen behet caji quhet Eshke, me sakte eshka e Thanes.

    Eshka hyn ne familjen e kerpudhave qe rriten ne trupin e nje peme, ne rastin konkret te drurit te Thanes.
    Thana eshte nje peme frutore qe rritet ne jugun e Shqiperise, sidomos Tepelen,Permet, etj.. Frutat e saj jane ca si berthama pa tul ngjyre te kuqe dhe te athta, duhet te kene permbajtje te larte te vit C por ne tabelat nderkombetare nuk eshte analizuar dhe njifet shum pak.
    Eshka perdorej dikur nga fshataret per te ndezur llullen apo cibukun, ajo mbasi shkeputej nga trungu zakonisht rritet deri 1m nga toka , lihej te thahej dhe ndahej ne fije te cilat vendoseshin mbi nje gur ēeliku apo Zall siē i thone nga fshati dhe ferkohej me nje cope ēelik . Nga ferkimi dalin shkendija qe ndezin eshken dhe ma pas me te ndezin llulen.
    Kjo ishte sa per njohuri te pergjithshme.

    Ndersa ne e kemi perdorur ne semundjen e parkinsonit duke e zier dhe duke i pire lengun, babai im mbasi pinte kete caj per rreth 2-3 ore nuk kishte me te dridhura te dores, dhe e pinte cdo mengjes esull.
    Nga sa kuptova me vone mund te them qe ky caj nuk sheron semundjen por mdihmon personin qe te kete nje komandim me te mire te gjith trupit.
    Por ai vazhdonte te pinte edhe ilacet e rekomanduara, une ja hoqa per disa dite ilacet ne menyr qe te verreja nese efekti i cajit vazhdonte apo jo, dhe arrita ne perfundimin se caji nuk zevendeson ilacin dhe as sheron semundjen por ka mundesi qe te rrise efektin e ilacit qe merr. Ne kete menyre ai arriti qe te ulte ndjeshem dozen e ilacit kur pinte edhe cajin.
    Tashme babai im nuk jeton me prej 4 vjetesh dhe arsyeja e humbjes se tij nuk ishte vetm parkinsoni por edhe mos dija e mjekeve ne kete fushe.
    Prandaj kur te pregatis materialin do tju jap edhe disa keshilla shum te vlefshme ne keto raste.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Parkinson
    Pak histori
    Semundja e Parkinsonit e pershkrua per here te pare nga James Parkinson ne nje liber te vogel me titull “Trattato sulla paralisiagitante” publikuar ne 1817. I njohur me kete terminologi, pra si paraliz e levizshme vazhdoj per rreth 100 vjet, derisa me von u kuptua se te semuret me parkinson nuk paralizoheshin, dhe mbeti vetem emri Parkinson qe ishte edhe mbiemri i mjekut dhe autorit te ketij libri.
    C'far eshte semundja e parkinsonit
    Behet fjale per nje shqetsim dhe perkeqesim te vazhdueshem te Sistemit Nervor Qendror, ku disa qeliza nervore (neurone) qe bejne pjese ne sostancen Gri apo te erret fillojne dhe shperbehen duke u bere gjithnje e me te vogla derisa vdesin, duke bere keshtu te mundur shkaterrimin e vazhdueshem te nje pjese te trurit.Keto qeliza neurone prodhojne neurotrasmetues, qe jane substaza kimike, dhe sherbejne per percjelljen e mesazheve ndermjet neuroneve.
    Kjo substance qe ato prodhojne quhet Dopamin dhe eshte pergjegjese e nje qarku qe kontrollon levizjet, dhe rrjedhimisht kur kjo substanze mungon ose fillon te jete ne perqindje te vogla edhe sistemi apo qarku i kontrollit te levizjeve behet me i ngadalshem. Semundja Parkinson kap te dyja sekset pak a shume ne te njetat perqindje, pra nuk ka ndonje dallim gjenetik per meshkujt apo femrat, dhe eshte e perhapur ne te gjith boten pa asnje dalllim. Shenjat mund te duken ne cdo moshe por eshte shum e veshtire qe te duken para moshes 40 vjec dhe akoma me e veshtire para moshes 20 vjec, dhe pothuajse ne te gjitha rastet shenjat fillojne rreth moshes 60 vjec.
    Shenjat e para
    Nje lekundje e lehte e trupit 5-6 here ne secondo dhe nje gjest te dy gishterinjve te dores sikur numeron parate zakonisht fillon ne njeren dore dhe me pas tek tjetra, Mund te fillojne te dridhen edhe kembet sidomos nga ana qe ka filluar semundja me pas buza dhe nofulla e poshteme e ne raste te rralla edhe koka. Keto shenja jan me te dukshme gjate pushimit dhe ne fillimet e saj pothuajse te pa dukshme gjate nje veprimi psh marjen me dore te diēkaje. Kjo dridhje behet me e forte kur individi nervozohet, ndersa shuhet ne momente qetesie, sidomos kur fle.
    Nje tjeter tip dridhje qe shpesh ndjejne keta individ eshte nje dridhje e brendshme qe nuk duket nga jashte por eshte e merzitshme per ta.
    Ecja fillon e behet e veshtire hapi shkurtohet dhe shpejtohet sikur e ndjek dikush nga pas, kurizi perkulet pak perpara dhe koka mbahet ulur, ne fazat me te renda kembet mund te bllokohen sikur te jene ngjitur pas dyshemes dhe nuk levizin me kjo ndodh me shum kur ndryshon dretimin gjate ecjes , pra neper kthesa, ose vende te ngushta ku duhet te ndaloje dhe te riniset si psh ne nje radhe. Kjo mund te kalohet nese e ngre gjurin lart njesoj sikurse ben marshim. Trupi ne pergjithsi behet i ngurte dhe me perparimin e semundjes fillon edhe humbja e equilibrit per shkak se muskujt vonojne aksionin per te mbajtur ne equiliber trupin.
    Por problemi me kryesor eshte kur kjo semudje kap muskujt e organit tretes, kjo gje veshtireson shum ushqimin pasi qe kalon me shum veshtiresi nga goja ne stomak, dhe akoma me tej ne intestino e deri ne jashteqitje. Kjo ben qe ushqimi te mbese rruges duke u fermentuar e putrefasuar duke bere qe ne vend te ushqimit te thithen substanza tosike, helmuese.
    Ka edhe probleme te tjera si e folura, por duhet patur parasysh qe jo te gjitha keto shenja e keto probleme kapin nje individ, disa mund edhe te mos shfaqen fare, cdo individ ka nje ecuri te ndryshme nga te tjeret te semundjes.

    Postimi tjeter do jete mbi shkaqet e mundeshme qe cojne nje individ drejt kesaj semundje.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime

    Cilat jane shkaqet e lindjes se kesaj semundje?

    Supozohet si gjithmon kur nuk i gjene dot shkaqet qe te jete ajo gjenetike, dhe ajo toksike, pra helmuese. Nga studimet e fundit eshte vene re se shkaku e helmimeve eshte me i besueshem se sa shkaku gjenetik. Pasi eshte vene re nje rritje e ketyre individeve ne zonat ku perdoren shum pesticide, apo fabrika kimiche qe meren me perpunim e tyre. Nje arsye tjeter jane radikalet e lira te cilat veprojne pikerisht mbi ADN e qelizave duke i shkateruar ato. Pra nje aktivitet i larte i tyre dhe mbrojtje e dobet e organismit nga radikalet e lira. Arsye tjeter eshte renia e imunitetit kur individi po merr nje kure te forte per nje semudje tjeter shkakton efekte anesore dhe ulje te imunitetit sic eshte psh, kimio-terapia apo rezatimi te dyja keto e cojne organismin nen stres te vazhdueshem dhe prodhimin e shum radicaleve te lira.
    Konkretisht tek babai im u shfaq mbas nje kure kimioterapie, e raztimi, qe do te thote shkaterrrim i qelizave, sepse kimioterapia nuk eshte gje tjeter vecse helme qe futen ne organizem per te shkateruar qelizat tumorale. Por ky helm nuk ben dallim shkaterron edhe ato qe nuk jan tumorale. Dhe ne fakt im ate vuajti vetem nga Parkinsoni si efekt anesor i kimios dhe rezeve, se tumori ishte mashkull, dhe nuk u perserit me.

    Hekuri dhe semundjet degjenerative te trurit

    Shkaqet e verteta te Parkinsonit jane ende te erreta, megjithse eshte verejtur se disa faktore e nxisin apo e pershpejtojne kete proces. Psh eshte verejtur se rregullimi i gabuar i metabolizmit te hekurit rrit stresin osidativ me prodhim te radicaleve te lira. Ku bashkepunimi me i demshem eshte ai ndermjet hekurit dhe neuromelanina. Neuromelanina eshte nje pigment i erret qe prodhohet nga neuronet dopaminergici qe ndodhen ne substancen e erret dhe qe ka aftesi te lidhet me shum metale qe jan ne transformazion e siper sidomos me hekurin. Rezultate anatomopatologici mbas vdekjes, kane treguar mbi nderlidhjen ndermjet stresit osidativ, permbajtjes se hekurit dhe vdekjes se neuroneve. Ne nje studim te bere tek te semuret me parkinson per te vertetuar apo hedhur poshte tezen e mesiperme u vu re se kishin nje humbje rreth 70% te numrit te neuroneve-melanizati dhe nje rritje te hekurit trivalent jo-eme (qe do te thot hekur qe merret nga perimet, kurse hekuri eme merret nga mishi i kafhseve te tjera kur i hame) krahasuar kjo me nje individ normal. Niveli i aktivitetit "Redox" ne neuro-melaninici ishte shtuar ne menyre shum domethenese rreth 69% ne pacientet me parkinson dhe ishte akoma me e larte tek ata qe kishin humbur nje pjese te neuroneve. ( Redox, do te thote reaksione osido-redutive, dmth radikale te lira, dmth kur nje element ka nje apo me shum elektrone te lira ne shtresen e jashteme te atomit dhe qe hyjne ne reaksione me atome te tjere, qe ne rastin konkret jane membranat e neuroneve)
    Eshte per tu theksuar se ky ndryshim nuk eshte vertetuar perreth ketyre neuroneve por vetem ne neuro-melanizati. Hekuri asimilohet me mire kur eshte present vitB6 dhe kundershtohet asimilimi i hekurit kur ka prezence te bakrit me shume nga niveli max i lejuar. Gjithashtu eshte verejtur se vit B6 dhe B5 e rendojne semundjen e parkinsonit pasi qe ulin ndjeshem efektin e levodopes.( Levodopa eshte transportatori i dopamines ne tru, sepse dopamina nuk kalon dot barrieren e trurit dhe te hyje brenda.)

    Nga kjo qe shpjegohet ketu une do t'ju thoja te gjith Shqiptareve qe te mos pine ujin e pusit dhe te mos e perdorin per gatim por vetem per vaditje dhe larje rrobash.
    Vitet e fundit hapja e puseve dhe perdorimi i ketij uji per pirje eshte bere shum i theksuar, ai uje eshte shum i pasur me minerale sidomos kur eshte i ndenjur. Kjo kuptohet sepse e ndjen menjeher sa i rende eshte kur e pin dhe nuk tret dot ushqimin, pikerisht sepse eshte plot me minerale, qe jane minerale inorganiche qe shkaterojne veshken e arrijne deri ne tru.


    Vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 17-02-2012 mė 18:09

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,941
    Faleminderit
    18
    158 falenderime nė 135 postime

    Pėr: Sėmundja Parkinson

    ėmundja e Parkinson vjen edhe nga frutat dhe perimet
    31 Maj, 2013 | Kategoria: Lifestyle | U postua nga: T.O

    La Stampa

    Mbi njėqind studime sugjerojnė njė asocim mes ekspozimit ndaj pesticideve, herbicideve dhe insekticideve dhe sėmundjes sė parkinsonit. Hulumtimi italian e mbėshtet kėtė hipotezė.

    fruits_and_vegetables2Sėmundja e Parkinsonit mund gjithashtu tė vijė nga bujqėsia dhe produktet e saj tė cilat pėrfundojnė ēdo ditė nė tavolinat tona: ekspozimi ndaj pesticideve, herbicideve dhe insekticideve nė fakt ishte i lidhur me njė rrezik mė tė lartė tė zhvillimit tė sėmundjes sė parkinsonit.
    Kjo ėshtė ajo qė del nga njė studim prej mė shumė se 100 hulumtimesh, tė kryera nga shkencėtarėt e Fondacionit IRCCS nė Pavia, nė bashkėpunim me Qendrėn e Sėmundjeve nė Milano, koordinuar nga Dr Gianni Pezzoli.
    Dr. Emanuele Cereda, autori kryesor i studimit, dhe kolegėt e tij kanė analizuar 104 studime qė kanė ekzaminuar lidhjen mes ekspozimit ndaj pesticideve, herbicideve, insekticideve dhe tretėsve me rrezikun e zhvillimit tė sėmundjes Parkinson – veēanėrisht ata qė punojnė nė bujqėsi. Nė analizė janė pėrfshirė edhe studime tė cilat vlerėsojnė afėrsinė e ekspozimit, si pėr shembull tek ata persona tė cilėt jetojnė nė afėrsi tė fushave, qė punojnė nė afėrsi tė tyre dhe qė pijnė ujė ēezme.
    Studimi, i botuar nė Neurologjia, revista mjekėsore e Akademisė Amerikane tė Neurologjisė, tregoi se ekspozimi i pėrsėritur ndaj kėtyre substancave toksike ka rritur rrezikun e zhvillimit tė sėmundjes Parkinson me 33 deri nė 80 pėrqind. Nė disa studime tė kontrolluara, ekspozimi ndaj pesticideve tė caktuara ishte i lidhur dyfishimin e rrezikut tė zhvillimit tė sėmundjes.
    “Nuk kemi hetuar nėse lloji i ekspozimit, raste tė tilla si thithja ose absorbimi nėpėrmjet lėkurės ose mėnyra tė aplikimit tė tilla si spėrkatje ose pėrzierja, influencojnė rrezikun ndaj Parkinson-it – tha Dr Cereda – megjithatė, studimi ynė tregon se rreziku rritet me rritjen e kohės sė ekspozimit ndaj kėtyre kimikateve.”
    Nevoja pėr tė patur njė bujqėsi qė nxit mė tepėr sasinė e prodhimit sesa cilėsinė ka bėrė qė pėrdorimi i kimikateve nė fusha ka arritur pėrmasa tė pakontrollueshme, pa marrė parasysh se ēdo gjė transmetohet nė mjedis dhe mė tej kthehet tek njeriu nė mėnyra tė ndryshme dhe forma tė fshehura: nė ushqimet qė pėrfundojnė nė tavolinat tona, tek ujin e pijshėm, tek ajri qė marrim… Nėse ata qė punojnė nė bujqėsi janė sigurisht mė tė ekspozuar, edhe ata qė hanė, marrin frymė dhe pinė ujė ēdo ditė – tė gjithė ne – nuk jemi tė mbrojtur.

    Shqipėria rezulton me numrin mė tė lartė tė
    personave tė prekur nga sėmundja e parkinsonit.

    Shqipėria ka prevalencėn mė tė lartė nė Europė pėr moshat mbi 60 vjeē , pėrsa i pėrket tė prekurve nga Parkinsoni. Sipas mjekes neurologe Mira Rakacolli, kjo sėmundje degjenerative e trurit, e cila ka filluar tė prekė edhe moshat e reja,nėn 30 vjeē, shfaq dridhje tė pacientit dhe ngadalėsim tė lėvizjeve tė tij.

    Parkinsoni midis njerėzve tė famshėm
    Nė njė ditė tė vetme jeta mund tė pėrmbyset si me katapultė. Edhe fiziku mė shėndet-plot, befas i lėshohet pushtetit tė njė force tė dytė brenda vetes, qė nuk ruan kontroll. Kjo ėshtė sėmundja e parkinsonit. Simptomat e njė patologjie qė shfaqen beftas njė ditė, por qė avancojnė me kohėn, deri nė zotėrimin total tė komandave tė trupit. Ai prek nervat e trurit deri nė hipotalamus, ēka shkakton kaos total nė veprimtarinė dhe memorien e personit tė prekur. Parkinsoni ėshtė sėmundje e tė gjitha shtresave: tė pasurve dhe tė varfėrve, prek meshkujt dhe femrat, madje edhe pse konsiderohet patologji e moshės sė tretė, mund tė shfaqet mė herėt. E konsideruar ndryshe, paralizė e lėvizshme, ajo ėshtė sot njė ndėr sėmundjet neurologjike mė tė pėrhapura. Tė gjithė e kemi parasysh transformimin e boksierit amerikan Muhammad Ali prej kėsaj sėmundjeje. Ali, njė nga figurat mė legjendare tė sportit nė botė, i shquar veēanėrisht pėr fizikun e tij, sot vuan nga njė ērregullim i madh trupor e qė e bėn tė mos ketė mė nėn kontroll lėvizjet e tij, por jo vetėm. Nėn tė njėjtat simptoma jeton edhe atleti i famshėm nga Zejlanda e Re, Johny Walker. Akoma mė i ri nė moshė, por jo mė pak i famshėm, aktori Hollivudian Michael J. Fox ėshtė prekur nga parkinsoni. Ai vuan prej kėsaj sėmundjeje qė nė vitin 1991 dhe pėrparimi i saj e ka bėrė qė tė ndėrpresė nė mes karrierėn nė vitin 2000. Papa Gjon Pali II, i ndarė nga jeta disa vite mė parė, vitet e fundit tė jetės i ka kaluar nėn lėngatėn e parkinsonit. Madje nė daljet e tij publike, tė gjithė e kemi nė kujtesė vėshtirėsinė me tė cilin ai artikulonte, jo pėr shkak tė moshės, sa tė ērregullimit parkinsonik. ( 1920 – 2005). Ish-presidenti palestinez, Yasser Arafat gjithashtu vuante nga kėto ērregullime. (1929–2004). Por kujt mund t’ia merrte mendja se edhe Adolf Hitleri, njeriu qė me ngulm tentoi tė pushtojė botėn u zaptua prej kėsaj sėmundjeje. (1889 – 1945). Megjithatė, ai nuk ishte i vetmi qė iu dorėzua pushtimit tė njė ērregullimi nervor, qė nis me kufizime nė lėvizje dhe artikulim, e pėrfundon me shkatėrrimin total tė trurit. Sipas te dhėnave numri i njerėzve nė botė me Parkinson shkon afėrsisht 1 milion tė prekur. Ku ēdo vit diagnostikohen rreth 50 mijė raste tė reja.

    ***********
    Sėmundja diagnostikohet rreth moshės 65 vjeē dhe vetėm 15% diagnostikohet nėn 50 vjeē.

    Sėmundja e Parkinsonit prek njėsoj si meshkujt edhe femrat

    Sėmundja e Parkinsonit u pėrshkrua pėr herė tė parė nė vitin 1817 nga Dr. Xhejms Parkinson, njė mjek britanik. Eshtė njė sėmundje kronike, progresive, degjenerative e trurit. Ndodh kur disa qeliza nervore, tė njė pjese tė trurit, qė quhet Substantia Nigra, dėmtohen, ose vdesin. Normalisht kėto neurone prodhojnė njė produkt kimik tė njohur si dopaminė. Dopamina ndihmon nė koordinimin dhe lėvizjen e muskujve tė trupit. Kur rreth 80% e qelizave qė prodhojnė dopaminė dėmtohen ose vdesin, shfaqen simptomat e sėmundjes.
    Kush preket nga sėmundja e Parkinsonit?
    Sėmundja e Parkinsonit prek njėsoj si meshkujt edhe femrat. Ėshtė treguar se sėmundja nuk njeh kufij socialė, ekonomikė, etnikė, apo gjeografikė. Sėmundja diagnostikohet rreth moshės 65 vjeē dhe vetėm 15% diagnostikohet nėn 50 vjeē.
    A ėshtė sėmundja e Parkinsonit e trashėguar?
    Ka njė histori familjare me sėmundjen e Parkinsonit nė 10% tė rasteve. Mund tė prekė mė tepėr njerėz tė njė gjenerate (psh. motėr, vėlla) ose nė dy gjenerata (baba, bir). Toksinat ambientale si magnezi, monoksidi i karbonit dhe rrallė disa pesticide mund tė shkaktojnė njė sėmundje qė ngjan me sėmundjen e Parkinsonit, megjithatė shumica e pacientėve qė vuajnė nga kjo sėmundje nuk janė tė ekspozuar ndaj kėtyre toksinave. Nė mė pak se 1% sėmundja ėshtė krejtėsisht familjare. Disa mutacione gjenetike janė zbuluar tė jenė shkak i sėmundjes nė disa familje, por kėto nuk gjenden nė shumicėn e atyre qė vuajnė nga Parkinsoni. Studimet nė binjakėt identikė, nga tė cilėt njėri ka shfaqur sėmundjen, nuk kanė treguar ndryshime nga popullsia normale e pacientėve mbi 60 vjeē. Megjithatė edhe nė binjakėt identikė me tė rinj se 50 vjeē, nėse njeri ka sėmundjen edhe tjetri ka risk tė shtuar qė ta ketė nė tė ardhmen. Kjo tregon se trashėgimia ka rol nė rastet kur sėmundja shfaqet nė moshė tė re. Sėmundja e Parkinsonit, sipas studiuesve, nė shumicėn e individėve reflekton njė kombinim mes faktorėve gjenetike dhe atyre mjedisorė.
    Si diagnostikohet sėmundja e Parkinsonit?
    Proēesi i diagnostikimit mund tė jetė i vėshtirė, sepse nuk ka imazheri, apo analiza qė mund tė konfirmojnė plotėsisht sėmundjen e Parkinsonit. Neurologu arrin nė diagnozė pas egzaminimit klinik. Testet e gjakut dhe imazheria performohen qė tė pėrjashtojnė sėmundje tė tjera qė mund tė prezantohen me tė njėjtat simptoma. Personat e dyshuar pėr sėmundjen e Parkinsonit duhet tė kryejnė patjetėr vizitėn e neurologut pėr diagnostikimin dhe trajtimin e mėtejshėm.
    Ēfarė mund tė jetė tjetėr nėse nuk ėshtė Parkinson?
    Ka shumė shkaqe tė tremorit (dridhjes) pėrveē sėmundjes sė Parkinsonit dhe kėrkohet egzaminimi nga mjeku neurolog pėr tė dalluar mes tyre. Kompleksi i simptomave tė sėmundjes sė Parkinsonit (tremor, rigiditeti, bradikinezia, instabiliteti postural) janė emėrtuar si parkinsonizėm. Ky ėshtė njė term i pėrgjithshėm dhe jo tė gjithė pacientėt me parkinsonizėm kanė sėmundjen e Parkinsonit. Nė fillimet e hershme tė sėmundjes mund tė jetė e vėshtirė pėr tė dalluar nėse ėshtė sėmundja e Parkinsonit, apo ndonjė e ngjashme me tė. Zhvillimi i simptomave tė mėtejshme dhe kursi i sėmundjes tė ēon nė diagnozėn korrekte.
    Njohja e shkaqeve tė tjera tė parkinsonizmit
    Shkaqet e parkinsonizmit janė tė shumta. Nė njė studim nė pacientėt me parkinsonizėm 65% janė gjetur sė kanė sėmundjen e Parkinsonit, 18% kanė parkinsonizėm tė nxitur nga medikamentet, 7% kanė parkinsonizėm vaskular (dėmtim nga shkaqe tė ndryshme tė vazave tė vogla qė ushqejnė trurin me gjak) dhe 10% kanė parkinsonizėm atipik qė dyshohet kur ka praninė e demencės, mospėrgjigje ndaj mjekimit, progresion tė shpejtė, mungesa tė dridhjes etj. Nė kėto raste nevojitet vlerėsimi i neurologut pėr gjetjen e diagnozės sė saktė dhe mjekimit adekuat.
    A trajtohet Parkinsoni dhe si?
    Ka njė numėr medikamentesh efektivė qė ndihmojnė nė lehtėsimin e simptomave tė sėmundjes sė Parkinsonit. Meqėnėse shumica e simptomave janė tė shkaktuara nga mungesa e dopaminės, medikamentet janė prodhuar pėr tė zėvendėsuar, ose pėr tė mimetizuar dopaminėn. Disa mjekime tė reja premtojnė tė ngadalėsojnė progresionin e sėmundjes dhe tė ndihmojnė kualitetin e jetesės sė tė sėmurėve. Por, pėr fat tė keq, nuk ka mjekim qė tė shėrojė plotėsisht sėmundjen dhe terapia ėshtė individuale e hartohet pėr secilin pacient enkas.

    Mjekimet qė pėrshkruhen zakonisht
    Levodopa: Modifikohet nga enzimat e trurit nė dopaminė. Levodopa pėr mbi 30 vjet ka revolucionarizuar trajtimin e sėmundjes. Jepet bashkė me inhibitorė tė enzimės amino-acid-dekarboksilazė qė quhen pė*rkatėsisht carbidopa dhe benseraside, nė mėnyrė qė tė shtohet sasia e levodopės qė do arrijė nė tru.

    Dopaminė agonistet: Janė substanca qė lidhen me receptorė tė ndryshėm tė dopaminės dhe ndihmojnė rrugėt e saj.
    Amantadina: Ėshtė zbuluar pėr herė tė parė si medikament antiviral. Rastėsisht ėshtė gjetur se mund tė ndihmojė dhe nė trajtimin e sėmundjes sė Parkinsonit. Mund tė pėrdoret me levodopen ose me dopaminė agonistet.
    COMT-inhibitorėt: Efekti i tyre ėshtė mbi enzimėn qė ndan dopaminėn. Me pėrdorimin e tyre sigurohet kohėzgjatje mė e madhe e veprimit tė dopaminės. Janė me pėrdorim tė kufizuar pėr shkak tė efektit toksik qė kanė mbi mėlēinė.
    Antikolinergjikėt: Janė medikamente qė pėrdoren pėr tė reduktuar tremorin dhe rigiditetin. Pėrdoren zakonisht nė kombinim me levodopen. Nė pacientėt e moshuar dhe me ndryshime konjitive duhen pėrdorur me kujdes sepse japin haluēinacione, konfuzion mendor dhe efekte tė tjera anėsore qė nuk tolerohen mirė nga pacientėt.

    MAO-B inhibitorėt: Janė inhibitorė tė enzimės qė ndan dopaminėn dhe me pėrdorimin e tyre sigurohet njė veprim mė i gjatė i dopaminės nė tru. Kanė efekt tė lehtė edhe si antidepresiv dhe neuroprotektiv.

    A ėshtė kirurgjia njė alternative kurimi pėr sėmundjen e Parkinsonit?
    Kirurgjia mund tė lehtėsojė simptomat e sėmundjes sė Parkinsonit, por nuk shėron sėmundjen. Pėr shkak tė risqeve tė lidhura me kirurgjinė e trurit, ajo zakonisht konsiderohet vetėm kur ėshtė provuar trajtimi medikamentoz dhe ka indikacione tė qarta pėr ndėrhyrjen kirurgjikale. Kur konsiderohet kirurgjia duhet qė edhe neurokirurgu dhe neurologu tė jenė tė specializuar pėr trajtimin e sėmundjes sė Parkinsonit.

    http://www.tiranaobserver.al/2013/05...t-dhe-perimet/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2014
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Sėmundja Parkinson

    Pershendetje Dardajan,
    Me behet qefi qe po lexoj te shkruhet per kete semundje nga nje person qe e ka vuajtur npm babit te saj, sepse nuk ka gje me te shemtuar sesa te shohesh nje njeri te semure dhe te mos kesh se cfare ti besh aq me shume me mjeket qe kemi ne, une kam mamin me kete semundje mirepo eshte ne moshe shume te re dhe po ma keput shpirtin kur e shoh qe po perkeqesohet perdite e me shume , normalisht mjekimet po i ndjek dita dites po dihet qe efekti vjen duke rene, nese eshte e vertete per cajin bimor qe ke perdorur per babin te lutem a mund te me thuash se ku mund ta marr qe ta provojme dhe a ka ndonje mundesi tjeter, dhe dicka tjeter sa kohe ka vuajtuar babai jot??? Dhe per sa kohe i eshte perkeqesuar semundja, ne cfare moshe i ka filluar dhe ne cfare moshe ka vdekur(u prehte ne paqe). Ne pritje te pergjigjes tende. Me rrespekt

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 20:54
  2. Lemza, sėmundja e stomakut
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-10-2010, 15:24
  3. Sėmundja e quajtur frikė
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-03-2010, 18:29
  4. SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sėmundja, vuajtja dhe vdekja
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 02:05
  5. Malarja, sėmundja fantazėm e shekullit 21!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 21:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •