Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 101
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD
    --

    Policia nuk ka mundur të zbulojë asnjërën nga krimet e rënda në kryeqytet


    Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në pallat


    Shpërthimi i tritolit në pallatin tek "Don Bosko" ka shënuar ngjarjen e tretë të rëndë kriminale në Tiranë vetëm gjatë një jave, ku mbetën të vrarë edhe tre biznesmenë


    Policia e Tiranës ende nuk ka zbuluar shkaqet e shpërthimit të tritolit në një pallat në rrugën "Don Bosko" në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi para katër ditësh dhe si pasojë mbeti i vrarë një person, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar. Ndërkohë, shpërthimi i tritolit në pallatin tek "Don Bosko" ka shënuar ngjarjen e tretë të rëndë kriminale në Tiranë vetëm gjatë një jave.

    Pas vrasjes së dy biznesmenëve vetëm disa ditë më parë, një person ka shpërthyer një sasi të konsiderueshme eksplozivi, në shesh-pushimin midis katit të parë dhe të dytë, të një pallati në rrugën "Don Bosko", ku ka humbur edhe vetë jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.20 të mëngjesit të ditës së shtunë, ndërsa policia e Tiranës ende nuk ka asnjë pistë konkrete për ngarjen. Burimet zyrtare të kësaj policie thanë se nuk dihet motivi që e kishte çuar atë në hyrjen e pallatit. Në pallat banojnë edhe funksionarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Tiranë e rrethe. Pranë trupit të masakruar të viktimës, që deri në drekë ishte i paidentifikuar nga policia, u gjet një kapuç, 700 euro dhe një aparat celular.

    Megjithëse ky është rasti i dytë që kemi të bëjmë me ngjarje me eksploziv brenda një jave në Tiranë, drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, në një deklaratë për shtyp u shpreh se "situata nuk është alarmante dhe nuk kemi të bëjmë me një rritje të situatës kriminale në kryeqytet". Nuk dihet se përse e ka fjalën drejtori i Policisë së Tiranës, kur në mes të kryeqytetit u vranë dy biznesmenë dhe një person tjetër me shpërthim tritoli brenda një jave. Për kryepolicin e Tiranës, duhet të vriten çdo ditë biznesmenë dhe qytetarë të pafajshëm që të ketë rritje të kriminalitetit.

    ---
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-03-2005 më 23:07

  2. #82
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Provat, në makinë vrasësit e Lamajt

    Provat, në makinë vrasësit e Lamajt
    Vërtetohet se mjeti u braktis natën e ekzekutimit





    Ferdinand Dervishi

    TIRANE

    Jo vetëm për faktin se gjithçka ishte e njëjtë me atentatin e tetorit të vitit të kaluar ndaj biznesmenit të restoranteve Vajdin Lamaj, ka bërë hetuesit të jenë të bindur se kanë gjetur makinën e krimit. Autovetura "VOLVO" me targa gjermane e gjetur të mërkurën në mbrëmje pranë tregut "Çam" është bërë objekti i hetimeve më intensive për ngjarjen e 28 shkurtit, kur një atentat me bombë të komanduar në distancë i mori jetën Vajdin Lamajt, bizmesmen i njohur dhe njëkohësisht kreu i Federatës Shqiptare të Boksit. Sipas dëshmive të banorëve, makina është braktisur pikërisht në paskohën e atentatit të bujshëm pranë stadiumit "Qemal Stafa". Një informacion i tillë, pas konfirmimit, ka bërë që në fytyrat e hetuesve të çështjes të përvijohen rreze shprese. Pas një kqyrjeje paraprake, makina është marrë për t'u kontrolluar me nge në komisariatin e policisë së zonës.

    Provat
    Ekspertët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë munduar më kot të gjenin gjurmë gishtash në makinë. Duket ato ishin fshirë nga një dorë e kujdesshme para braktisjes së mjetit. Ndërsa provat e tjera ishin të shumta. Në brendësi të makinës që dukej e saposjellë nga jashtë shtetit ishin gjetur tre maska, nga ato që përdorin vrasësit, dhe një numër prej gati 50 fishekësh të armës karakteristike të shqiptarëve, "Kallashnikov". Më tej vëmendja e hetuesve ishte tërhequr nga një numër shishesh plastike të përdorura, nga poseduesit e makinës, për ujë dhe lëngje frutash. Ky zbulim ishte konsideruar edhe më i rëndësishëm se fishekët e maskat. Shishet e shumta me lëngje thonin se të zotët e makinës kishin llogaritur të rrinin për një kohë të gjatë brenda saj. Shpërthimi i eksplozivit që ekzekutoi Vajdin Lamajn dhe mikun e tij Artan Arsi, ndodhi në mesnatën e këmbimit të datave 27 dhe 28 shkurt, më saktë në orën 00.20. Sipas hetuesve të çështjes, njerëzit e atentatit duhet të kenë qenë në një pozicion, ku të paktën të kontrollonin lëvizjet në hyrjen e pallatit, ku banonte Lamaj. Duke pritur që ai të futej në ashensor, ku ishte montuar eksplozivi, nën stres apo rritje, të zakonshme në të tilla raste, të adrenalinës, atentatorët kanë konsumuar sasi të mëdha lëngjesh. Dhe nuk është çudi që nga brenda kësaj makine të prodhimit suedez, të jetë aktivizuar me anë të thirrjes telefonike bomba me celular që ekzekutoi Lamajn.

    Gjurmët të fshira

    Por edhe pse kanë në duar një makinë të tërë, hetuesit janë gjendur ngushtë pas konkluzionit se gjurmët e gishtave në brendësi të saj ishin fshirë. Në atentatin parakalues ndaj Lamajt në tetor të vitit të kaluar vrasësit, që braktisën makinën në një tjetër zone, nuk ishin treguar kaq të kujdesshëm, pasi gjurmë gishtash në makinën "Opel - Vectra" ishin gjetur. Natyrisht që nuk mund të tregoheshin edhe njëherë tjetër të pasaktë. Gjurmë nuk ishin gjendur edhe në shishet plastike, edhe në disa pjesë të makinës të lustruara, ku ato ravijëzohen lehtë. Në këto kushte hetimi i prejardhjes së autoveturës duket mbetet çelësi i vetëm për rezultat pozitiv, para se gjithçka të dështojë si në rastin e atentatit të tetorit.


    Në atentatin e parë ndaj Lamajt, braktisja e makinës e njëjtë


    Në atentatin e parë ndaj Vajdin Lamajt, pronarit të restoranteve "Juvenilja", atentatorët braktisën makinën e krimit, një "Opel Vectra" me benzinë në afërsi të bllokut të spitaleve. Vrasësit qëlluan me breshëri Lamajn në shkallët e pasme të Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës, teksa dilte nga emisioni i Arjan Çanit, "Zonë e Lirë". Lamaj u plagos lehtë në këmbë, një tjetër i ftuar i emisionit u plagos më rëndë, ndërkohë atentatorët u larguan në kohë. Në brendësi të makinës së braktisur, të gjetur më pak se një orë pas krimit (i ishte vënë flaka, por banorët e kishin shuar në kohë duke e menduar si fatkeqësi) gjendej një automatik. Ndërkohë ekspertiza mundi të adiministronte gjurmët e gishtave të një personi të paskeduar më parë në polici. Braktisja e makinës së dytë është e ngjashme, ndërsa vendimi për mosdjegien e saj, mund të ketë ardhur pasi është gjykuar se flakët do të bënin banorët të lajmëronin policinë shumë herët.

    (marre nga Gazeta Shqiptare)
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17
    Ekspertët e PAMECA-s, kërkime 14 ditë pas vrasjes së Vajdin Lamajt

    Amerikanët gjejnë në ashensor celularin e Arsit

    Trashgim Sokolaj

    Ekspertët amerikanë, që kanë marrë në duar dosjen e atentatit ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj, kanë gjetur provën e parë, që kishte shpëtuar pa u zbuluar nga hetuesit shqiptarë.

    Sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dy eskpertët amerikanë që po hetojnë dosjen e atentatit misterioz, që i mori jetën presidentit të Federatës së Boksit, Vajdin Lamaj, kanë gjetur, “provat e munguara”. Celulari i tregtarit nga Shkodra, Artan Arsi, i cili humbi jetën në atentatin e pas mesnatës së 27 shkurtit, është gjetur dy ditë më parë në hapësirën e ashensorit të pallatit ku ndodhi shpërthimi. Mjeti telefonik, të cilin policia e Tiranës nuk kishte mundur ta gjente për ditë me radhë, është zbuluar nga dy ekspertë amerikanë të specializuar për hetimin e shpërthimeve. Ata kanë zhvilluar një takim të ngushtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda katër ditë më parë, ku janë njohur me materialin e dosjes. Për herë të parë ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes dy ditë më parë, duke i shtuar dosjes edhe një provë të re për shkak të vëzhgimit të mprehtë të vendit të ngjarjes. Vendi, ku është gjetur celulari, ka hedhur poshtë përfundimisht disa pista, sipas të cilave Arsi nuk ka qenë në ashensor në kohën kur ka ndodhur shpërthimi.

    Shpresa e celularit
    Amerikanët e PAMECA-s, nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi, faktit se policisë shqiptare i kishte shpëtuar një provë e rëndësishme për hetimin e atentatit, pikërisht në vendin e ngjarjes. Menjëherë ekspertët e Misionit të Asistencës Policore, kanë filluar punën për të kryer verifikimet e celularit. Burimet zyrtare nga hetimi, thanë se nuk pritet shumë nga celulari i 35-vjeçarit Arsi, megjithatë verifikimet që po kryhen janë intensive. Dy specialistët amerikanë për hetimin e shpërthimeve, mësohet se e kanë gjetur celularin e Arsit në një zonë në fund të kafazit të ashensorit, e cila ishte lagur nga shpërthimi i tubacioneve të ujit të pijshëm të pallatit. Burimet nga grupi hetimor thanë se, qarku i celularit mund të zëvëndësohet me një tjetër identik, i cili do të punojë me memorien e celularit të Artan Arsit. Në këtë mënyrë, amerikanët do të mund të verifikojnë celularin e mikut të Vajdin Lamajt, nëse ka diçka që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

    Hetimi
    Amerikanët, nuk janë mjaftuar me celularin e gjetur. Kanë nxjerrë blloqet dhe kanë filluar të shënojnë duke mbajtur letrën në gju. Sipas përllogaritjeve të dy eskpertëve të huaj nga pozicioni në të cilin e kanë gjetur celularin e Arsit, Vajdin Lamaj, ka qenë në një pjesë më të brendëshme të ashensorit. Ndërsa 35-vjeçri Arsi, nga Shkodra gjatë ngjitjes së ashensorit, ka qenë në anën e derës. Kështu e shpjëgojnë amerikanët, faktin se Arsi është dëmtuar më pak nga shpërthimi, edhe pse ka gjetur vdekjen gjatë transportit në spital. Amerikanët, kanë përcaktuar se Arsi ka mundur të dalë nga dera e shqyer e ashensorit dhe ashtu i plagosur ka ecur dy-tre metra në koridor duke u mbajtur në mur, ku ka lënë edhe gjurmët e gjakut dhe është rrëzuar.



    Grupi special i hetimit për atentatin

    Drekën e 10 marsit, eskpertët kanë qënduar disa orë të tëra në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi kanë hyrë aty. Disa ditë para këtij takimi, në drejtorinë e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Rendit, u vendos që në hetimin e atentatit ndaj biznesmenit të restoranteve Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsi, të merrnin pjesë eskpertë të huaj. Dy amerikanët, ekspertë të specializuar në hetimin e disa ngjarjeve të ngjashme në vendin e tyre, u njohën me dosjen në datën 10 mars. Gjatë këtyre ditëve, ata kanë kryer këshillime me kolegët shqiptarë, ndërsa dy ditë më parë, dy amerikanët, kanë kërkuar të shkojnë në vendin e ngjarjes. Atentati ndaj Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, ndodhi në pallatin tetëkatësh pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në Tiranë. Aty banonte 37-vjeçari Lamaj, ndërsa miku i tij, Arsi nga Shkodra, ndodhej bashkë me mikun e tij të fëmijërisë kur ndodhi shpërthimi.



    Provat e ngjarjes

    * Celulari “Nokia” i Lamajt
    * Kasa e telefonit “Siemens”, që u përdor si telekomanë
    * Pluhuri i lëndës plasëse
    * Dëshmi të banorëve
    * Rrobat e dy viktimave
    * Deklarime të dyshuarish, të shoqëruar në polici
    * Thënie të personave të afërt të Lamajt

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    --
    E Hene, 21 Mars 2005


    SHULLAZI, ITALIANET E HETOJNE PER NJE ATENTAT ME EKSPLOZIV

    Tirane- Policia italiane dhe ajo shqiptare i kane pe rfshire dy te arrestuarit e te shtunes, Emiliano Shullazin dhe italianit Claudio Corvino, ne hetimet per organizimin e disa atentateve me eksploziv. Corvino eshte i dyshuar edhe per nje hedhje ne ere ne kryeqytetin e vendit fqinj, Rome, pak kohe me pare. Se bashku me te dyshohet te kete qene edhe Emiliano Shullazi, i emigruar ne Gjermani prej disa vjetesh. Nderkohe qe italiani Corvino eshte lene i lire menjehere pas verifikimit, sepse sipas prokurorise nuk kishte precedente penale dhe ishte thjesht nje vizitor. Por ky fakt mund te perbeje nje skandal te radhes edhe diplomatik nese italianet e kane patur person teper te dyshuar per atentatin e Romes. Keto te dhena i kane ardhur menjehere policise shqiptare pas atentatit te pergjakshem te 28 shkurtit dhe kane kerkuar verifikime te te dhenave dhe gjurmeve te gjetura. Lajmin e bene te ditur per gazeten burime te sigurta nga grupi hetimor. Ndersa kapja e Shullazit ne Durres ka qene nje surprize dhe ai do te dale para gjykates per vepren penale te armembajtjes per momentin, pritet qe te kerkohet edhe ngritja e akuzes per dy atentatet ndaj Vajdin Lamajt, biznesmenit te vrare rreth nje muaj me pare ne Tirane nga nje shperthim i fuqishem C4, i vendosur ne ashensorin e tij. Burime po te grupit hetimor shtuan se per momentin Shullazi do te procedohet per vepren penale te "Armembajtjes pa leje". Por eksperteve do t'u duhen prova per te formuluar akuzat e vrasjes se Lames dhe atentatit te deshtuar te heres se pare ne shkallet e Pallatit te Kultures. Dyshohet qe Shullazi te kete qene i aktivizuar ne atentatin e pare dhe te dytin se bashku me 53-vjearin nga Lecce dhe keto te dhena sipas policise jane te siguruara ne rruge operative. Por mendohet qe pas tyre te qendroje nje dore teper e fuqishme kriminale ende e pazbuluar. Ekspertet i kane shtrire hetimet edhe jashte vendit per te siguruar te dhena me te plota per aktivitetin e te ndaluarit 29- vjear dhe per te dhene informacione rreth Claudio Corvinos per levizjet ne Shqiperi. Mendohet se behet fjale per nje grup nderkombetar te organizuar te trafiqeve te ndersjellta dhe per shuma marramendese qe qarkullohen ne tregun e zi. Shullazi u kap me nje pistolete pa leje te kalibrit te larte, se bashku me Landi Bacin, nje biznesmen durrsak, qe posedonte arme me leje. U sekuestruan pas operacionit te rastesishem te policise se Durresit kater pistoleta, dy Bereta, nje Clok dhe nje Zastava me nje sasi te konsiderueshme fishekesh, dy prej te cileve ne gojez. Por nga ndjekja ka shpetuar i kerkuari dhe i arratisuri prej gjykates gjate vitit 2003, Dritan Dajti, dhe nje tjeter person. Personat udhetonin se bashku ne nje autoveture tip "Benz" me targa te huaja dhe nuk i jane pergjigjur thirrjes se policise per te ndaluar.



    Atentati ndaj Lamajt

    Oren e pare te mengjesit te 28 shkurtit, nje shperthim teper i fuqishem do te degjohej ne pallatin 11-katesh te ndertuar prane stadiumit "Qemal Stafa" ne Tirane, mbi pastieri "Venecia". Eksplozivi ne sasi te vogel i llojit C4, cilesi teper e larte, ka shkaktuar vdekjen ne vend brenda ashensorit te biznesmenit dhe presidentit te Federates se Boksit, Vajdin Lamaj, shkaterrime te konsiderueshme ne pallat dhe vdekjen e mikut te Lamajt, Artan Arsi, nga Shkodra. Atentati i pergjakshem tronditi opinionin vendas dhe komunitetin e biznesit. Policia doli me nje deklarate se kishte marre te gjitha masat dhe se shume shpejt do te zbardhte ngjarjen. U gjeten tre telefona celulare, njeri prej te cileve pa karte, nje i Lamajt dhe nje tjeter qe kishte aktivizuar sasine e eksplozivit me telekomande ne distance. Gjithashtu u gjeten dy thirrje te bera diten e ngjarjes nga Italia dhe Zvicra ne telefonin e Lamajt, ku thuhej shkurtimisht, "Mendohu mire, ndryshe skifteri bie". Disa hetues udhetuan per te zbardhur keto thirrje dhe per te bashkepunuar me policine italiane. Numrat ishin nje italian dhe tjetri zvicerian. Nde

    rkohe qe pas disa javesh rezultoi se ne atentat ka qene i perfshire dhe nje specialist i fushes se shperthimeve qe mund te kete qene i huaj.

    Lamaj ishte pronar i restoranteve "Juvenilja", president i "Top Albania Radio", president i Federates se Boksit dhe disa aktivitete te tjera.



    Emiliano Shullazi dhe emri i rreme

    Emiliano Shullazi eshte shfaqur para policeve me pasaporten qe mbante identitetin Ervin Banaca. Por gjurmet e kane tradhtuar te riun 29-vjear. Ai u ka shpetuar kater here atentateve te kryera ndaj tij dhe shokeve. Do te veonim atentatin e tetorit te vitit 2001 tek "Lidhja e Shkrimtareve". Ndersa Shullazi dilte nga kafeneja se bashku me shokun e tij te ngushte, Erald Hashorva, qellohet me bresheri nga jashte prej nje autoveture ne levizje. Policia identifikoi si autore vellezerit Dollaku nga Tirana, ndersa arrestoi Hashorven e Shullazin per armembajtje pa leje. Shullazi u plagos lehte ne dore.



    Vrasja e Erald Hashorves

    Nje tjeter atentat mafioz do te ndodhte diten e ge

    njeshtrave, 1 prill 2002, ne kryqezimin e rruges se Elbasanit, vetem 300 metra nga qendra e Tiranes. Nente plumba te dala nga nje automatik "Scorpions" do t'i merrnin jeten ne vend te riut Hashorva, atehere vetem 25 vje. Atentati ndaj tij eshte bere nga persona qe edhe sot nuk jane identifikuar nga nje makine me xhama te erret. Hashorva sapo kishte nxjerre vizen per te emigruar ne Gjermani. Atehere vrasja u perfshi se bashku me atentatet e tjera ne dosjen "Gina". Nderkohe qe ne 20 nentor 2001, nje tjeter atentat i deshtuar ishte ndermarre ndaj Ilir Boroves, ndersa mbeti i vrare Ilir Zhupani.


    -----

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    --

    E Diele, 27 Mars 2005


    ATENTATI NDAJ NJE BIZNESMENI, PISTA E RE E HETIMIT

    Tirane- Katershja e kapur ne automjetin tip "benz" me targa te huaja nje jave me pare ne Durres, dyshohet te jete pergatitur per nje vrasje tjeter spektakolare. Ne shenjester mesohet se ka qene i vene nje biznesmen teper i fuqishem nga Durresi, emri i te cilit mbahet sekret. Lajmin e bene te ditur burime nga grupi hetimor, por nuk dhane detaje te tjera, duke e lene gjithcka ne kuadrin e dyshimeve. Per te arritur ne kete konkluzion kane mjaftuar pergjimet e telefonatave dhe provat e gjetura ne momentin e arrestimit te tre personave, ndersa dy te tjere u arratisen nga makina luksoze. Ekspertet kane pergjuar te gjitha levizjet dhe telefonatat. Sipas tyre ekziston dyshimi i forte se i ndaluari Emiliano Shullazi, 28 vjec, dhe dy te tjeret qe e shoqeronin, njeri prej te cileve mendohet Dritan Dajti, i arratisur per here te dyte, te kishin planifikuar ndonje sulm, por kjo mbetet vetem hipoteze. Nje tjeter prove qe ka forcuar dyshimin e hetuesve jane dy prej pistoletave te sekuestruara qe ishin me fishek ne gojez dhe te nje kalibri teper te larte. Por ekziston edhe mundesia tjeter qe armet te mbaheshin te mbushura per shkak te konflikteve qe tre te rinjte nga Tirana kishin me persona te tjere. Burime teper te sigurta thane se kane arritur te pervijojne nje linje hetimi teper te sigurte te bazuar ne te dhenat operative dhe ato te pergjimeve, sipas te cilave pritej te "hiqej qafe" edhe nje tjeter biznesmen teper i njohur ne publik, por emri i te cilit mbahet teper sekret. Sipas hetuesve te rinjte pergatisnin terrenin per te vepruar. Por te gjitha keto te dhena nuk jane shkencore dhe mbetet teper e veshtire per t'i akuzuar per nje tentative vrasjeje. Te vetmet akuza qe rendojne mbi Emiliano Shullazin eshte ajo e "armembajtjes pa leje", ndersa mbetet per tu verifikuar venia ne perdorim e dokumentave te falsifikuara, emri i rreme Ervin Banaca. Per italianin Klaudio Korvino nga Lecce qe dyshohet nga italianet si pjesmarres ne disa atentate me eksploziv, jane mjaftuar me sekuestrimin e dokumentave me qellim mos daljen jashte vendit. Kunati i tij, Landi Baci, akuzohet per moskallezim krimi, pasi nuk iu bind thirrjes se policise per te ndaluar. Mister mbetet identiteti i dy te rinjve te tjere qe u larguan nga makina dhe i shpetuan policise. Mesohet se njeri prej tyre ka qene Dritan Dajti, i arratisuri nga gjykatae Tiranes dy vjet me pare. Emiliano Shullazi eshte i dyshuar edhe per atentatin ndaj biznesmenit te fuqishem Vajdin Lamaj, kete fundshkurti dhe ne tetor te vitit te kaluar, porse mungojne provat shkencore.

    -------

    e lan ekspertin italan te tritol-celulareve.. te ik ne shpi..

    ec mafia socialiste..

    Mjer kush e ka radhen..

  6. #86
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Gazeta prane mafies, GSh shkruan:

    Killeri i pamaskuar i plagosi në një nga rrugët kryesore të Durrësit

    Atentat biznesmenit Lul Berisha e dy miqve të tij




    Nga i dërguari ynë në Durrës Artan Hoxha


    DURRES

    Një djalosh i ri, që sapo ka zbritur nga një autoveturë me ngjyrë të errët, është drejtuar në trotuarin e djathtë të rrugës "Skënderbej" të qytetit të Durrësit dhe ka qëlluar me pistoletë drejt tre personave që ndodheshin pranë Piceri "C'ERA UNA VOLTA", duke i lënë të plagosur. Njëri prej viktimave ka qenë biznesmeni i njohur durrsak me origjinë kosovare, Lulëzim Berisha, i cili për fat të mirë është goditur vetëm në krah. Dy personat e tjerë që e shoqëronin kanë qenë Isuf Morina, kushëri i Berishës dhe Kujtim Haxhiaj, i njohur i tij. Atentatori është larguar me vrap në drejtim të vendit ku e priste autovetura me ngjyrë të errët, e cila më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të Portit Detar. Ndërsa tre të plagosurit janë transportuar me mjete të rastit në drejtim të Urgjencës së Spitalit të Durrësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ngjarja e ndodhur dje paradite në një nga rrugët kryesore të Durrësit ka shkaktuar një tjetër precedent, që cënon jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe biznesmenëve në qytetin e dytë më të madh në vend. Policia e Durrësit ka preferuar të heshtë në lidhje me këtë ngjarje, duke mos dhënë asnjë njoftim për median, si për autorët e krimit ashtu dhe për motivin e tij.

    Atentati
    Paraditen e djeshme biznesmeni i njohur durrsak Lulëzim Berisha ka qenë në shoqërinë e kushëririt të tij Isuf Morina dhe të Kujtim Haxhiajt pranë vendit të quajtur "Fermentimi". Në katin e parë të godinës disakatëshe që ka shërbyer për tharjen dhe fermentimin e duhanit për dekada me radhë, Berisha ka ndërtuar një Piceri me emrin "C'era una Volta"(Na ishte një herë). Rreth orës 10.30 një autoveturë me ngjyrë të errët ka qëndruar në trotuarin përkarshi picerisë dhe prej andej ka zbritur një djal i ri, i cili është afruar drejt Berishës dhe dy miqve të tij me hapa të shpejtë. Sipas burimeve të policisë që u referohen dëshmitarëve okularë, thuhet se atentatori ka shkëmbyer disa fjalë me Berishën dhe menjëherë ka nxjerrë një pistoletë duke qëlluar drejt tij dhe dy personave të tjerë që e shoqëronin. Pasi ka qëlluar të gjithë karikatorin e pistoletës, atentatori është larguar me vrap drejt autoveturës që e priste aty pranë dhe ka marrë drejtimin për nga porti i qytetit. Kalimtarë të rastit kanë marrë menjëherë tre të plagosurit dhe i kanë çuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit brënda pak minutash.

    Viktimat
    Tre të plagosurve u është dhënë menjëherë ndihma e parë mjekësore. Mjekët e Urgjencës së Spitalit të Durrësit, të kontaktuar nga "Gazeta", pohuan se "të plagosurit nuk kanë pasur dëmtime të shkallës së rëndë, që do t'u rrezikonin seriozisht jetën. Por pasi u është bërë ndërhyrja fillestare, njëri prej tyre, Kujtim Haxhiaj, është dërguar drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet, për t'iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale më të specializuar". Sipas mjekëve të Urgjencës së Spitalit të Durrësit, Berisha ka marrë një plumb në krah, i cili ka qenë tejshpues dhe nuk i ka shkaktuar frakturë në kocka. Berisha dhe kushëriri i tij Isuf Morina janë larguar nga Urgjenca për në banesat e tyre rreth orës 14.20, afro katër orë pasi ishin qëlluar nga atentatori i panjohur.

    Hetimi
    Policia e Durrësit është njoftuar menjëherë për këtë ngjarje nga një autopatrullë e Policisë së Qarkullimit Rrugor, që ndodhej vetëm 100 metra larg vendit të ngjarjes. Kapja e menjëhershme e autorit të krimit dhe personit që e shoqëronte ka dështuar, pasi ata janë larguar në kohë rekord, duke humbur gjurmët. Policia vendore ka ndërmarrë një aksion të gjerë për bllokimin me trupa të grupeve të gatshme të të gjitha hyrje-daljeve të qytetit të Durrësit, si dhe ka përforcuar patrullimin në rrugët kryesore. Nga hetimi paraprak dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë, ka rezultuar se atentatori ka qenë pa maskë dhe dyshohet se mund të jetë njohur nga viktimat. Ai ka shfrytëzuar një autoveturë me ngjyrë të errët që drejtohej nga një tjetër bashkëpunëtor. Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me tipin e autoveturës dhe targën e saj. Burime zyrtare të policisë së Durrësit pohuan se shpresojnë që shumë shpejt do të bëhet identifikimi i atentatorit dhe bashkëpunëtorit të tij. Por shpejtësia e hetimit të kësaj çështjeje si dhe zbulimi i motivit të krimit do të varen shumë nga shkalla e bashkëpunimit të të tre të plagosurve me policinë.


    Vitin e kaluar privatizoi me ankand një objekt për 1.2 milionë dollarë

    Si e njohin në Durrës Lulzim Berishën

    Ka aktivitet në fushën e bar-restoranteve e në ndërtim
    Lulëzim Berisha është një nga emrat e njohur të botës së biznesit në qytetin bregdetar të Durrësit. Ai ka aktivitet në disa fusha, si në bar-restorante, ndërtim, si dhe ka privatizuar me ankand të hapur objekte shtetërore. Familja e Berishës është me origjinë nga Kosova, por ai është lindur dhe rritur në qytetin bregdetar të Durrësit. Ai është pronar i picerisë së njohur me emrin "C'era una Volta", në rrugën "Skënderbej". Aktualisht ai po kryente punime për rinovimin dhe modernizimin e ambienteve të picerisë. Disa muaj më parë ai është bërë pronar i gjithë godinës masive, në katin e parë të së cilës ndodhet piceria. Fillimisht ai e ka pasur me qira ambientin ku ndodhet piceria, por gjatë vitit të kaluar ai u bë pronar i godinës disakatëshe të ish-fermentimit të duhanit. Kjo godinë u nxor në ankand të hapur nga shteti dhe Berisha u shpall pronar i saj, pasi dha ofertën më të mirë që i kalon 1.2 milionë dollarë. Një tjetër fushë ku operon biznesmeni Berisha është edhe ndërtimi. Ai ka në ndërtim e sipër një pallat shumëkatësh pranë stadiumit të Durrësit. Pavarësisht atakimeve që ka pasur në disa raste nga mediat e opozitës, Berisha është një biznesmen zyrtarisht i pastër. Ai nuk ka asnjë precedent penal në të kaluarën dhe nuk është akuzuar apo dënuar asnjëherë nga drejtësia. Do të jenë hetimet e policisë dhe prokurorisë që do të zbardhin nëse ngjarja e fundit ka lidhje me ndonjë konflikt pronësie apo konkurrence në biznes. a.h
    ..
    HISTORIA / Biznesmeni i njohur prej kohësh në shënjestër të krimit të organizuar

    Gaxhai, një killer për Lul Berishën
    I forti i Vlorës u përdor më 1999 për ta vrarë në Durrës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ferdinand Dervishi


    TIRANE

    Lul Berisha, personazhi i njohur në Durrës dhe më tej edhe si biznesmen, të paktën deri në mesditën e djeshme ka qenë një njeri i lindur me këmishë. Plumbat e lëshuar me breshëri në adresë të tij, pothuaj nuk e kanë prekur duke bërë që historia të përsëritet të paktën pas 6 vitesh. Në fund të qershorit 1999, një njeri tepër i njohur nga radhët e krimit të organizuar në Shqipëri, Gazmir Braka, i njohur edhe me nofkën "Gaxhai" u përdor për të ekzekutuar Lulzim Berishën. Madje u dërgua i pajisur me armë e mjete moderne në Durrës për të realizuar vrasjen. Por, njeriu që njihet edhe si i dështuar tre herë radhazi në tentativat e tij të arratisjeve nga burgu, jo vetëm që nuk arriti të zbrazte armën e vet ndaj Lul Berishës në Durrës, por e pësoi duke rënë në duar të policisë e mbetur që prej asaj kohe në burg.

    Atentati i dështuar
    Braka bashkë me dy shokë të tij menduan se arritën Lul Berishën pranë stacionit të trenit në Durrës më 28 qershor 1999. Ata, duke përdorur edhe një armë antitanke, qëlluan nga furgoni me targa të huaja, ku gjendeshin, një tjetër furgon, ku mendonin se fshihej Berisha. Por edhe pse arritën të vrisnin dy persona, Arben Pajën, 22 vjeç dhe Ilirjan Xhungën, 23, që të dy nga Spitalla e Durrësit, Lul Berishën nuk e prekën, pasi nuk gjendej fare në makinën e vënë në shënjestër prej tyre. Më pas, të ndjekur nga policia, Gaxhai dhe një mik i vet futen në një banesë në afërsi të vendngjarjes dhe i dorëzohen policisë pas rrethimit, pa bërë asnjë rezistencë. 24 orë më pas të dy dalin në gjyq dhe pas arrestit me "burg pa afat", nuk kanë mundur të shijojnë më asnjë ditë në liri. Ishte koha kur në Durrës dhe periferitë e tij u shënuan shumë ngjarje të ngjashme. Më pas, me arretsimin në Rimini të Lul Berishës, nën akuzën e trafikut të qënieve njerëzore, të tilla ngjarje u fashitën. Madje edhe pas daljes së tij nga burgu e marrjes së pafajësisë, ngjarje të dhunshme në Durrës nuk pati. Nuk pati të tilla edhe pas kthimit të Berishës në qytetin bregdetar, rreth 3 vite më parë.

    Prishja e ekuilibrit
    Po përse Lul Berisha është një njeri kaq shumë në rrezik? Përse duan ta vrasin? Sipas policisë ai është një njeri që kurrë nuk ka patur precedentë penalë, që ka bizneset e tij në fushën e ndërtimeve apo edhe lokaleve. Në fakt kohët e fundit një sërë ngjarjesh jo të zakonta kanë tronditur qytetin bregdetar, që për capak vite jetoi kohëra në paqe të plotë. Fillimisht u vra pronari i një lokali modern në Durrës, Klodian Saliu, i njohur edhe si mik i vjetër i Lul Berishës. Më tej u përfol plagosja e një tjetër personazhi të njohur dhe më pas një anije e tërë me cigare u bllokua. Njgjarje që tregojnë se Durrësi nuk është më ai i pari, apo më saktë ai i shtiruri. Rrjedha e ngjarjeve thotë se ekuilibrat e përkohshëm janë prishur, duke premtuar eventualisht përplasje të tjera të ngjashme.


    Si u ekzekutua në autostradë pronari i "Cikloar"

    Policia: Qetësinë e Durrësit e prishi vrasja e Klodian Saliut
    DURRES - Qetesinë e rënë në Durrës prej shumë kohës, duket se e ka trazuar një vrasje e ndodhur më 27 shkurt 2005 në autostradën që lidh këtë qytet me Tiranën. Policia është e mendimit se, ekzekutimi i Klodian Saliut, ku mbeti i plagosur edhe një shoku i tij që ndodhej në makinë me të, Osman Truma, është shkaku që në Durrës trazoi qetesinë e rënë para disa vitesh. Saliu, pronari i lokalit "Cikloar", është qëlluar me armë me silenciator mesnatën e datës 27 shkurt 2005 duke u gdhirë 28. Megjithëse numri i personave të pyetur nga policia pas ngjarjes, nuk është bërë e mundur që të zbulohet ndonjë detaj i rëndësishëm lidhur me zbulimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. As marrja në pyetje e të plagosurit Truma nuk ka nxjerrë gjë në dritë lidhur me autorët, përveç faktit që nuk ka dëgjuar krisma, gjë që saktëson se ata janë qëlluar me armë me silenciator. Siç është pohuar nga ai, makina e tyre ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës dhe është qëlluar nga një makinë që bënte të njëjtin itinerar, derisa makina ka dalë jashtë rruge. Policia bëri të ditur në atë kohë, se Saliu e Truma janë qëlluar me pistoleta me kalibër 9 mm nga dy persona njëkohësisht. Sipas të dhënave të grumbulluara nga hetimi i kësaj ngjarjeje, ka rezultuar se autorët kanë qëlluar nga një autoveturë tjetër po e tipit "Benz", por targat nuk janë fiksuar për shkak të errësirës.





    ??????
    Nje pyetje:


    Si eshte puna e vrasjes se ish dashnorit te rudines qe thone e qeroj edvini i Nanos?

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17
    Zbardhen vrasjet mafioze të avokatit dhe dy biznesmenëve

    armand bajrami

    Policia shqiptare është duke finalizuar hetimin dhe zbardhjen e autorëve për një sërë ngjarjesh kriminale të vjetra të konsideruara si “krime mafioze”. Dosjet e krimeve të pazbardhura janë rimarrë në dorë nga policia, e cila ka gjetur prova, informacione madje edhe dëshmitarë, që hedhin dritë mbi shkaqet dhe autorët. Zbulimi i këtyre krimeve të rënda ka qenë objekt i punës së policisë për vitet e fundit krahas parandalimit të veprave penale. Zv/drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Agron Kuliqi, që drejton edhe Departamentin e Hetimit në Policinë e Shtetit konfirmoi dje, se si rezultat i goditjeve të realizuara në vitin 2008 nuk u shënuan krime mafioze siç ka ndodhur më parë. Në një rrëfim për televizionin “Klan”, Kuliqi shpjegoi se së shpejti autorët e vrasjes së biznesmenit të hekurit Florian Vila, ish-presidentit të Federatës së Boksit Vajdin Lamaj, ekzekutorët e avokatit të njohur Kleanthi Koçi apo pengmarrësit e Kodo Dados do të dalin para drejtësisë. “Kjo është puna jonë, si rezultat i goditjes së grupeve kryesore, si rezultat i goditjes së personave të cilët kanë qenë në botën e krimit me emër, të pacënueshëm është arritur që ne të arrijmë të ndalojmë kriminelin dhe të bëjmë një punë parandaluese të madhe”, thotë Kuliqi. “Ne e dimë mekanizmin e ngjarjes. Dimë se si janë kryer këto veprime, por problemi është se këto do t’i kalojmë në prova. Dhe që të kalosh në prova duhet të krijosh rrethana të reja. Duhet të sigurosh provën, duhet të sigurosh dëshminë, në mënyrë që pastaj që personat që do të akuzohen të përballen me drejtësinë. Kemi arritur të mbledhim një minimum të dhënash për to. Janë bërë objekt i analizave të strukturave të Tiranës në strukturat qendrore të Policisë. Janë bërë objekt diskutimi paraprak në strukturat e Prokurorisë, si të Tiranës edhe në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Por akoma ne nuk mendojmë se na janë mbledhur rrethana dhe prova të mjaftueshme, të cilat ne mund t’i referohemi dhe pastaj t’i bëjmë edhe objekt hetimi”, vijon më tej drejtori i Departamentit të Hetimit në Policinë e Shtetit.
    Vrasjet e pazbardhura
    Ai thotë se “në praktikën botërore, në praktikën e vendeve që janë më të zhvilluara, si në BE ashtu edhe më larg, këto raste janë raste shumë të vështira dhe në tërësi janë raste, që mbeten edhe të pazbuluara. Sepse unë po ju them që në qoftë se ne forcën zbuluese për rastet e vrasjeve e kemi mbi 80 për qind dhe forcën goditëse. Ky është një tregues shumë i lartë i strukturave të Policisë së Shtetit pavarësisht kryerjes së veprës penale, mënyrës së kryerjes dhe mekanizmit. Këto janë ngjarje që kanë ndodhur në kohë, që kanë krijuar vështirësi në marrjen e provës, pavarësisht veprimeve që janë kryer. Kanë krijuar vështirësi në marrjen e deklarimeve, pavarësisht veprimeve që janë kryer. Do të kërkojnë veprime më specifike. Mënyra e mekanizmit është “vrasje mafioze”. Sipas zv/drejtorit të Përgjithshëm brenda pak kohësh do të dalin para drejtësisë autorët e krimeve të pazbardhura në vite. “Shumë shpejt do referohet edhe çështja e Kleanthi Koçit. Kanë filluar veprimet për Koço Dadon. Është një ngjarje që në ‘98 ka tronditur opinionin publik, rrëmbimi i tij. Edhe për rastin e disa ngjarjeve të Korçës, të cilat janë kryer në këtë lloj mekanizmi, me vrasje me pagesë. Shumë shpejt autorët, personat që i kanë kryer këto do të shkojnë përpara përgjegjësisë. Kjo sepse janë grumbulluar rrethana dhe prova të mjaftueshme, që do provojnë vërtetësinë e këtyre ngjarjeve”, tha Kuliqi. Sipas tij, kontribut në zbulimin e krimeve kanë dhënë edhe dëshmitarët. “Të ndërtosh një vendngjarje pas një periudhe kohe nuk është shumë e thjeshtë. Kuptohet sepse duhen kontributi i të gjithë elementët e asaj ngjarjeje. Ne këtë e mbajmë mbi bazën e dëshmive, që mbajmë nga dëshmitarë që kanë qenë okularë në ngjarje, të cilët për një situatë të caktuar, ose për arsye të panikut, nuk kanë arritur që të dëshmojnë më parë. Falë këtij bashkëpunimi, ne sot kemi një numër jo të pakët dëshmitarësh të drejtësisë dhe bashkëpunëtorësh të drejtësisë kemi arritur të zbërthejmë ngjarje, të cilat në vite, nga ‘97 e këtej nuk do të ishte bërë e mundur realizimi i tyre”. Zyrtari i policisë nuk bën publike shifrën e dëshmitarëve të drejtësisë për shkak të sekretit të çështjes. “Ka një shifër, por për arsye të rëndësisë së tyre dhe pozicionit të tyre dhe të ruajtjes së sigurisë së tyre ne nuk mund t’i japim këto”, tha Kuliqi. Ai vlerëson ish-kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Andnand Kosova për bashkëpunimin e krijuar me Policinë e Shtetit dhe aftësitë e tij në ndërtimin e proceseve hetimore të rëndësisë së veçantë. “Ne kemi arritur të zbulojmë dhe dokumentojmë falë aftësive të tij personale dhe kontributit të tij personal si person që na ka hapur hapësirë. Po t’i thoshe që kjo është provë, nuk kishte gjykatë që ta hidhte poshtë”, vlerësoi Kuliqi, duke pohuar se zbardhja e krimeve të vjetra është sukses dhe siguri, sepse të godasësh do të thotë që rriten elementët e sigurisë.

    Panorama

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kuliçaj: E dimë kush e vrau Ahmet Krasniqin

    » Dërguar më: 08/12/2008 - 09:45



    Gerti Xhaja

    TIRANE Dosjet e konsideruara VIP dhe të pazbuluara si vrasja e ministrit kosovar Ahmet Krasniqi, ekzekutimi i biznesmenit Florian Vila, rrëmbimi i Koço Dados apo masakra në godinën e SHIK-ut gjatë trazirave të vitit 1997 në Vlorë, janë gati të zbardhura plotësisht nga oficerët e departamentit të hetimit të krimit në polici. Në një prononcim, drejtori i këtij departamenti dhe njëkohësisht zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj ka deklaruar se këto dosje të konsideruara pa autor, do i referohen pro-kurorisë me të gjitha provat e nevojshme, për të dokumentuar dhe arrestuar autorët. Sipas Kuliçajt është gjetur skema për të zbuluar këto krime të kryera nga profesionistë pa lënë prova në vendngjarje. Dy dosjet e para që pritet t'i dërgohen prokurorisë, mësohet të jenë ato të ministrit kosovar Krasniqi dhe masakrës në godinën e SHIK-ut në Vlorë. Deri tani policia në bashkëpunim me prokurorinë kanë çuar në gjykatë autorë të dyshuar në ngjarjet e bujshme kriminale gjatë trazirave të vitit 1997, pikërisht për masakrën e Cërrikut dhe atë të Qafë- Gjashtës. Marrja në pyetje e dëshmitarëve të cilët nga frika apo rrethana të tjera nuk kanë dëshmuar më parë për drejtësinë, ose nuk kanë deklaruar gjithçka dinin, është pika kyçe e kësaj skeme. Gjithashtu teknikat speciale të përdorura në mbajtjen nën kontroll dhe vëzhgim të lëvizjeve dhe reagimit të të dyshuarve, janë elementë plotësues të këtyre hetimeve. Kuliçaj e ka konsideruar sukses në kuadër të goditjeve të vazhdueshme nga policia ndaj grupeve të organizuara kriminale edhe mospasjen e vrasjeve mafioze. Për periudhën e parë të vitit 2009, pritet të rihapen të tjera dosje të konsideruara të mbyllura pa autor. Deri në fund të muajit shtator, policia kishte rihapur 170 dosje pa autor. Një pjesë e konsiderueshme e tyre i janë dërguar gjykatës për shqyrtim me autorë të arrestuar. Në katër vjet janë rihapur 949 dosje, ku vetëm 40 për qind e tyre u përkisnin veprave penale që konsiderohen si krime kundër personit.

    balkani web

    --



    valla me kto prokuroro gjykates..asnji kriminel ska me shku ne biruc..

    hallv e ftohet me duket..

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2006
    Postime
    57
    Me qe jane zbardh vrasesit e Vajdinit kush jane athere?


    Nuk po lexojme holles as emra as vendime gjykatash per denim autoresh por lexojme por vetem llafe boshe gazetash.

  10. #90
    Permendin vetem Koco Dadon po nuk kujtohet njeri te zbardhe vrasjen e arkitektit Miriam Bubesit se kane frike se dridhet leqet e atyre qe drejtonin majat me te larta te pushtetit dikur. Kermat... edhe drejtesine e bejne me pushtllek A ka rrembim me mafioz qe ju be atij djali para deres se shtepise dhe trupi i gjetur ne Qafe Priske me shukun e pambukut ne gryke? A ka me paturpesi qe mos e permendesh fare si nje nga vrasjet e bujshme kur u drodh nje Tirane e tere kur e mori vesh?

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    darius.. tash p e degjoj kte emer..miriam bubesi..

    na trego pak hollesi per te ndjerin e per vrasjen e tij..
    as kte koco dadon nuk e di kush eshte e si ka qen rasti i tij..



    ..

  12. #92
    Se mban mend se kemi folur dhe njehere tjeter po per kete person ne nje teme te ngjashme. Ka qene ai pedagogu i Inxhinjerise se Ndertimit dhe Arkitektures qe u rrembye para deres se shtepise dhe e gjeten te vrare mbas disa ditesh. RD atehere e nxorri me te madhe qe ishte dora e Nanos se mesa duket ai ka ditur shume nga pislliqet e firmave dhe se ku shkuan parate dhe i mbyllen gojen.

  13. #93
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Vajdin Lamaj: Nje kriminel me pak !!!!

    Fatin e tij paçin te gjithe kriminelet !!!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=31542
    Vrasje e dyfishtë në mes të Tiranës, vdesin nënë e bir


    (Dërguar më: 27/12/08) Një vrasje e dyfishtë ka tronditur sot kryeqytetin. Nënë e bir, Flutura dhe Elton Delia janë vrarë në hyrje te pallatit te tyre. Vrasësit kanë qëlluar 32 vjeçarin me 5 plumba në kokë dhe 6 në trup, ndërkohë që nuk kanë kursyer plumbat edhe për nënën e tij.

    TIRANE- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot pasdite në mes të Tiranës, në afërsi të Presidencës. Nënë e Bir, Flutura e Elton Deliu janë qëlluar në hyrje të pallatit të tyre me pistoletë. Flutura Deliu, 52 vjeç ka mbetur e vdekur në vend ndërkohë që djali i saj ka ndrruar jetë rrugës për në spital. Policia bën të ditur se Elton Delia ishte një person me precedent të rëndë kriminal dhe vrasja e dyfishtë mendohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Mësohet se 32- vjeçari pasi ka debatuar me ekzekutorët, është qëlluar 11 herë më armë nga ana e tyre, 6 herë në trup dhe 5 herë në kokë. Por kjo nuk ka mjaftuar, vrasësit nuk kanë kursyer plumbat edhe për nënën e tij, e cila ka mbetur e vdekur në vend. Ndërsa Deliu është transportuar me urgjencë për në spital por ai fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës.
    Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë dhe policia nuk përjashton pistën e vrasjes për hakmarrje. Në vendin e ngjarjes janë grumbulluar forca të shumta policie, dhe janë shoqëruar për tu pyetur në polici të gjithë dëshmitarët. Nënë e bir banonin në katin e pestë të një pallati pas presidencës. Vazhdojnë hetimet lidhur me këtë ngjarje tronditëse.
    Policia në të dhënave të dëshmitarëve, ka arritur të nxjerrë të dyshuarit e parë të kësaj vrasje të dyfishtë, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi të mëtejshëm. Mendohet se vrasesit jane larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por policia nuk ka bere ende te ditura detajet.

    (O.Zhupa/ A. Rusta/ BalkanWeb)

    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=31524
    Seriali i vrasjeve, "kryqëzohet" Mile Çami


    (Dërguar më: 27/12/08) I dënuar me 22 vjet burg për vrasjen e Loshit të Karbunarës dhe Eduart Dyrmyshit në 2007-ën si dhe i akuzuar për vrasjen e nënën së ish-kapobandës së Beratit, Fatmir Eminit i shtohet dhe akuza për ekzekutimin e biznesmenit nga Fieri

    FIER -Prokuroria i atashon një tjetër akuzë të "fortit" të Fierit, Mile Çami. I dënuar me 22 vjet burg për vrasjen e Loshit të Karbunarës dhe Eduart Dyrmyshit në 2007-ën si dhe i akuzuar për vrasjen e nënën së ish-kapobandës së Beratit, Fatmir Eminit i shtohet dhe akuza për ekzekutimin e biznesmenit nga Fieri. Burime zyrtare nga organi hetimor i këtij qyteti, dje bënë me dije se 52-vjeçari i njohur me nofkën "Mile Çami", dyshohet të jetë autor ngjarjes së bujshme të ndodhur plot tetë vjet më parë, në qendër të Fierit, ku mbeti i vrarë pronari i firmës së ndërtimit "Shpresa", Gjergji Halo. Ndonëse dyshohej se Çami ishte autor i kësaj ngjarjeje të rëndë, për vite të tëra, dosja mbeti e pazbardhur për shkak të mungesës së provave. Rihapja e dosjes në fillim të këtij viti pasoi me dokumentimin e plotë të ngjarjes në fjalë. Mësohet se më 24 dhjetor, Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" në ngarkim të 'Mile Çamit' për akuzën "vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim" si dhe për "mbajtje të municioneve luftarake pa leje".
    VRASJA
    Më 12 korrik të vitit 2000 u vra në qendër të qytetit të Fierit, biznesmeni i ndërtimit, Gjergji Halo. Edhe pse kishte informacione që Mile Çami ishte personi më i dyshuar për kryerjen e këtij atentati, policia dhe prokuroria nuk mundën të siguronin prova për vënien e tij nën akuzë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, pohojnë se me 26 mars të këtij viti u rihap dosja dhe për hetimin e saj u ngrit një grup pune me specialistë të kësaj drejtorie dhe të prokurorisë së rrethit. "Për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur tetë vjet më parë u përdorën të gjitha metodat e hetimit special. Në fund të hetimit rezultoi se Fatmir Emini ishte organizatori i vrasjes së Gjergji Halos. Krimi u krye në bashkëpunim me Bledar Yzeirin", - shprehen burimet policore. Po të njëjtat burime thonë se motivi i kësaj ngjarjeje ishte një konflikt pronësie (Mile pretendonte pronësinë e truallit ku viktima kishte ndërtuar një pallat).
    MILE ÇAMI
    Vrasja e të vëllait në një lavazh në qendër të qytetit të Lushnjës nga Loshi i Karbunarës (Bujar Sula), shënoi futjen e Mile Çamit në rrugën e krimit. Më 31 dhjetor të 2007-ës, Fatmir Emini merr hak duke ekzekutuar Sulën dhe Eduart Dyrmishin. Pas ma-sakrës së Karbunarës (ekzekutimit të Loshit), Milja bashkohet me grupin e Yzeirëve nga Rrërëza e Kutallisë së Beratit dhe nis konfliktin me bandën e Lul Cakës, të cilët i masakroi dhe ekzekutoi në mënyrë barbare nënën. Aktualisht, 52-vjeçari Mile Çami vuan dënimin me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e Loshit të Karbunarës.
    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e bianco_neri
    Anëtarësuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    411
    Sdi ca te them ate dit u trondit DOMJA
    2-3 dit para se me vdek e pash ne domje tek po kontrollonte punimet qe jan kry me fondet e veta....Sdi ca po shkrujni keq per ta po kush eshte sjell mir me ta dhe e ka rrepektu
    Vajdini 10 fish rrespektin ja ka kthy
    Kush eshte sjell keq me ta shum keq e ka pesur
    Mijra shqiptar qe jan sjell mir me ta i ka rrepsktu dhe i ka perkrah

    Ishalla po del edhe nipi i tij ''Altin Lamaj'' prej burgu e ti shpartalloje qe nga rrajte e fisit
    kriminelat qe e vran Vajdinin se kte vet me gojen e vet e ka than diten e par qe do dal prej burgu kam me u shfaros ato legena pastaj kam me u marr me disa qe kam lan disa qeshtje pezull gjithashtu ka premtu se ka me e ba me hy me pashaport ne DOMJE
    #finoallafineforzaJuventus

  16. #96
    Se kuptoj keta manine perverse te shqiptareve per te veneruar kriminelin dhe krimin. Paska qene i rrespektueshem dhe i dhimbsur? Po shko e fol me ata dhjetra biznesmene qe u detyruan te ikin nga syte kembet prej Shqiperise nga gjobat e Vajdinit. Apo ato nena qe i veshi me te zeza dhe njerezit qe mori ne qafe. Mjaft ore me kete mentalitet primitiv. Krimineli eshte kriminel. Ska respekt per ate dhe as dhimbsuri. Mori ate qe meritonte dhe uroj qe te gjithe ata qe veprojne si ai, te marrin te njejten pergjigje.

  17. #97
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga bianco_neri Lexo Postimin
    Sdi ca te them ate dit u trondit DOMJA
    2-3 dit para se me vdek e pash ne domje tek po kontrollonte punimet qe jan kry me fondet e veta....Sdi ca po shkrujni keq per ta po kush eshte sjell mir me ta dhe e ka rrepektu
    Vajdini 10 fish rrespektin ja ka kthy
    Kush eshte sjell keq me ta shum keq e ka pesur
    Mijra shqiptar qe jan sjell mir me ta i ka rrepsktu dhe i ka perkrah

    Ishalla po del edhe nipi i tij ''Altin Lamaj'' prej burgu e ti shpartalloje qe nga rrajte e fisit
    kriminelat qe e vran Vajdinin se kte vet me gojen e vet e ka than diten e par qe do dal prej burgu kam me u shfaros ato legena pastaj kam me u marr me disa qe kam lan disa qeshtje pezull gjithashtu ka premtu se ka me e ba me hy me pashaport ne DOMJE
    Sa shum filma Aksion shifke ti mer
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e bianco_neri
    Anëtarësuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    411

    Për: Policia zbardh vrasjen mafioze në Tiranë të Vajdin Lamaj

    Citim Postuar më parë nga [HD] Lexo Postimin
    Sa shum filma Aksion shifke ti mer
    Filma aksion thua ti, ama sapo doli nga burgu Altini jane shfarosur nga faqja e dheut 3 shoke te ngushte te Emiliano Shullazit. Avash avash do i pritet koka edhe Emiljano Shullazit.
    #finoallafineforzaJuventus

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Policia zbardh vrasjen mafioze në Tiranë të Vajdin Lamaj

    o bianco neri mund te me thush si mori emer ky shullazi se kam degju shume emrin e tij ne tirane po smora vesh pse u be kaq king?
    JO SEKS PARA MARTESE

  20. #100
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Policia zbardh vrasjen mafioze në Tiranë të Vajdin Lamaj

    Mafja e cila operon në Tiranë është ndër më të rezikshmet në Ballkan !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:41
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •