Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 101
  1. #61
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anëtarësuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17
    Dardajan sa per faturen e Nanos ai e pagoi se nuk eshte Nano nga ata qe the coia X ....hajde pra
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Dardajan..


    Po ky edi rama thon se i ka dhen troll banes hakmarrja .. sa eshte e vertete..?
    Dhe si esht puna e nje bande qe ka lidhje kapo i saj me nje nga kto Rudinat..e qe e kan vrare?


    Sarah o llakum.. arkiv je ne ti mi goc.. po duku ktej ka i her e shkruj..


    Gazeta shqiptare
    ------

    Mars 5, 2005


    Kledi Saliu, i ekzekutuar me armë një javë më parë kishte shkruar krimet e pazbuluara

    Ditari, Saliu rrëfen 12 vrasjet e Durrësit
    Zbulohet dorëshkrimi i ish-pronarit të "Cikloar"


    -----------------------------------------------



    TIRANE

    Zbulohet ditari i Kledi Saliut, i vrarë një javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës në një atentat të tipit mafioz. Ish-pronari i lokalit "Cikloar", Kledi Saliu, i ekzekutuar me armë me silenciator mesnatën e së shtunës së 27 shkurtit, ka mbajtur një ditar personal. Në këtë ditar mësohet se Saliu ka shënuar detaje në lidhje 12 vrasje, për të cilat ai ka patur dijeni. Lajmi është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga burime të policisë së qytetit bregdetar të Durrësit. Gjatë kontrollit që policia e Durrësit ka ushtruar dje paradite në shtëpinë ku banonte Saliu, ka gjetur mes të tjerash dhe një ditar personal të mbajtur nga viktima. Nga zbardhja e informacioneve që Saliu ka hedhur në këtë ditar agjentët e policisë shpresojnë të sigurojnë detaje për zbulimin e 12 krimeve që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në qytetin e Durrësit. Saliu njihet si një personazh me një të kaluar "të pasur" në botën e krimit, dhe shënimet e tij mund të jenë një ndihmë e çmuar për policinë.

    Ditari
    Kledi Saliu ishte i apasionuar pas librave, sidomos pas biografive të strategëve ushtarakë të të gjitha kohërave, i romaneve më të njohura në botë si dhe librave policeskë. Një dhomë e madhe në banesën e tij ishte kthyer në një bibliotekë të pasur që do ta kishte zili çdo akademik. Saliu rrinte me orë të tëra aty dhe nuk pëlqente që ta ngacmonte kush gjatë leximit. Gjatë kontrollit në këtë bibliotekë agjentët e policisë kriminale kanë mbetur të shtangur kur kanë parë se çfarë "perle" u ka rënë në duar gjatë një kontrolli rutinë në banesën e Saliut. Policia e Durrësit ka bërë menjëherë sekuestrimin e ditarit në cilësinë e provës materiale që mund të hedh dritë për krime të pazbuluara. Sipas burimeve të policisë së qytetit bregdetar thuhet se në ditar Saliu ka hedhur shënime mbi rrethanat dhe motivet e ekzekutimit të 12 vrasjeve, për të cilat ai ka patur dijeni. Ditari është duke u hulumtuar rresht më rresht nga një grup hetimor i policisë dhe prokurorisë që do të përpiqet të vjelë të gjithë informacionin që ka hedhur Saliu në vitet e fundit të jetës së tij. Sipas të njëjtave burime thuhet se në faqet e ditarit Saliu ka hedhur detaje të jetës së tij të përditshme, apo ka shkruar mendimet e tij për ngjarjet që i kanë bërë më shumë përshtypje. Policia e Durrësit nuk ka pranuar të jap hollësira në lidhje me përmbajtjen e ditarit apo të saktësojë se cilave vrasje u është referuar Saliu. Një veprim i tillë është bërë për të mos lejuar nxjerrjen e sekretit që do të dëmtonte rëndë hetimet.

    Saliu
    Atentati ku mbeti i vrarë Kledi Saliu dhe u plagos rëndë Osman Truma ndodhi mbrëmjen e së shtunës së 27 shkurtit. Askush nuk ka dëgjuar krisma në ekzekutimin e Saliut. Madje edhe personi tjetër që udhëtonte me Saliun, Osman Truma, gjatë pyetjes nga policia deklaroi se nuk kishte dëgjuar krisma. Marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe e të plagosurit Truma nuk ka nxjerrë gjë në dritë lidhur me autorët, përveç faktit që nuk janë dëgjuar krisma, gjë që saktëson se Saliu është qëlluar me armë me silenciator. Truma ka pohuar se makina e tyre ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës dhe është qëlluar nga një makinë që bënte të njëjtin itinerar.


    Dyshohej se ishte ekzekutuesi i shoferit të drejtorit të doganave

    Saliu u akuzua si vrasës i dyfishtë

    U kërkua burg i përjetshëm, por gjykata e la të lirë
    Kledi Saliu ka qenë i akuzuar më parë për ekzekutimin spektakolar të Marsel Sotirit, shoferit të ish-drejtorit të Doganave Gëzim Bleta në Qafën e Rrashbullit, si dhe kuçovarit Arjan Paja, i njohur si personazhi që kreu vrasjen e killerit të frikshëm Altin Dardha në Janinë të Greqisë. Vrasja e bujshme është bërë në vjeshtën e vitit 1999 në Qafën e Rrashbullit, në momentin që dy viktimat po udhëtonin drejt Tiranës me fuoristradën e blinduar të drejtorit të doganave. Në vendngjarje u gjetën mbi 110 gëzhoja fishekësh që ishin qitur drejt mjetit të blinduar. Vrasja u krye rreth orës 19.00 të mbrëmjes dhe autorët janë ende dhe sot të pazbuluar. Prania e personit të kërkuar për disa vrasje, Arjan Paja në makinën e drejtorit të doganave e ndërlikoi çështjen. Prokuroria ngriti dyshimet se ekzekutor i këtij krimi ishte Kledi Saliu. Ky i fundit u shpall në kërkim. Pas një hetimi njëvjeçar prokuroria e Durrësit krijoi bindjen se krimi ishte kryer nga Saliu dhe e çoi dosjen hetimore për gjykim. Gjatë procesit gjyqësor prokuroria paraqiti provat e saj për të fajësuar Saliun, madje gjatë dhënies se pretencës organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për të. Por vendimi i gjykatës nuk e mori parasysh kërkesën e prokurorisë, duke e shpallur të pafajshëm Kledi Saliun për mungesë provash. Qysh nga ajo kohë ai ka qenë i skeduar në polici por nuk ka patur një urdhërarresti. Pavarsisht faktit se Saliu i shpëtoi dënimit nga gjykata, ai qysh nga ajo kohë kryente lëvizje shumë të kontrolluara dhe ruhej për të mos u bërë objekt i ndonjë atentati. Por mbrëmjen e 27 shkurtit instikti i tij mbrojtës nuk mundi të parandalonte ekzekutimin nga persona që janë ende të panjohur.


    Precedenti

    Gurabardhit, ekzekutuesit të policit iu zbulua ditar
    I shumëkërkuari Andi Gurabardhi, i akuzuar për vrasjen e dy femrave në vitet `97-`98, si dhe të policit, Florenc Balla, mbante ditar. Para pak ditësh, ai u arrestua në shtëpinë e tij në fshatin Bathës të Elbasani, pas rrethimit prej disa orësh që i kishte bërë policia dhe RENEA. Por, pas vënjes në pranga, uniformat blu të Elbasanit kanë zbuluar në banesën e tij një ditar, megjithëse rreth përmbajtjes së tij nuk janë publikuar. Sipas burimeve nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, shën-imet e Gurabadhit kishin të bënin me vrasjen e dy femrave, njëra prej të cilave në fshatin Holtës të Gramshit. Ndërsa ishin ndërprerë ditën ku ka vrarë policin Balla, në vitin 2003.

    GSH


    .

    Pranga dy vrasësve të Arizajt. I kishin borxh 300 mijë lekë

    Ustallarët e gipsit: Biznesmeni na mbeti në dorë


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Prangosen dy autorët e vrasjes së biznesmenit të gipsit, Vladimir Arizaj. Nik Dedëndreaj 27 vjeç, dhe Artur Guxhaj 35 vjeç, janë ndaluar në orën 14.00, me një aksion të policisë kriminale të komisariatit numër 3 të Tiranës. Personat që e masakruan me nëntë goditje thikash biznesmenin, i pari usta i punimeve të gipseve dhe i dyti punëtori i tij, vetëm për të mos i kthyer borxhin prej 300 mijë lekësh të reja, janë arrestuar pikërisht 24 orë pas ngjarjes së rëndë. Aksioni i policisë u krye njëkohësisht në të dy vendet ku ishin lokalizuar të dyshuarit, pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit" dhe në Kinostudio. "U veprua njëkohësisht për kapjen e të dyshuarve, për të mos u lënë mundësi të lajmëronin njëri-tjetrin", është shprehur vetëm një orë pas arrestimit Drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, i cili ka përgëzuar të gjithë ata që morën pjesë në aksion. Por, për të arritur në finalizim, inspektorëve u ishte dashur një punë e gjatë operative. Ishin 46 personat e shoqëruar, të cilët u morën në pyetje gjatë gjithë natës së premte dhe mëngjesit të ditës së djeshme. Megjithëse Dedënikaj dhe Guxhaj u piketuan si të dyshuarit kryesorë, inspektorëve iu desh të prisnin përfundimin e ekspertizës së gjurmëve për të provuar shkencërisht ngjarjen. Të vënë përballë këtyre provave, Dedëndreajt dhe Guxhajt nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të pranojnë autorësinë e saj, duke ua lënë drejtësisë fatin e tyre. "Na ngeli në dorë, donim ta trembnim, që të mos i kërkonte më 3 milionët që ia kishim borxh, por jo ta vrisnim", ishte pohimi i tyre vetëm pak minuta pasi ishin shoqëruar. Lotët dhe shpresa për mëshirë nuk mundeshin t'i shpëtonin apo ta zhbënin atë që kishte ndodhur një ditë më parë. Gazeta ka mundur të sigurojë një pjesë të deklarimeve të tyre në polici.

    Hetuesi- A e pranoni vrasjen?
    Po, e kemi bërë. Nuk donim të ndodhte kështu, por gjërat ndodhën shumë shpejt dhe nuk mundëm ta ruanim kontrollin. Nuk e kishim menduar kështu.

    E kishit bërë plan më parë?
    Dje u takuam dhe ramë dakord që t'i bënim presion, për të mos na i kërkuar më ato 3 milionë lekë që ishte vlera e mallit që kishim marrë tek ai, të cilin nuk e kishim shlyer që në gushtin e kaluar. Kështu e morëm në telefon dhe e lamë të takoheshim për dje (të enjten).

    Ku u takuat?
    Te Medreseja, ai erdhi me makinën e vet, dhe ne hymë brenda. Kemi vazhduar në Unazë, dhe kur nisëm t'i bënim presion ai kërcënoi se do ndalte vetëm në polici. E kemi goditur me thikë në kofshë, për ta trembur, por ai i dha gaz makinës. Përplasjen e parë e bëri te ish-restorant "Durrësi", dhe mori të hynte për nga Brraka, me qëllim që të shkonte në rajon. Me zor e futëm nga blloku i pallateve, pa e lënë që të merrte rrugicën e Prokurorisë së Tiranës. Gjatë gjithë kësaj kohe ai mundohej të tërhiqte vëmendje duke i përplasur me makinat që gjente në krah rrugës.

    Po më pas si ndodhi vrasja?
    Ai e drejtoi përsëri makinën për të dalë në Unazë, dhe duhet të ketë qenë diku para shkollës "Harry Fultz", kur makina ngeci e përplasur pas një ballkoni. Mbaj mend që e kemi qëlluar shumë herë, por nuk më kujtohet sesa. Nuk e di, por nuk ishim më ne që e kontrollim veten. Kur makina ndaloi dolëm, hoqëm xhupat që ishin bërë me gjakun e tij dhe ikëm me vrap. S'e mbajmë mend sesa ecëm ashtu, por vendosëm të prisnim njëherë për të parë si po shkonin gjërat. Në televizor mësuam se kishte vdekur në spital, dhe menduam se nuk i kishte nxjerrë emrat tanë.


    Nuk paguan mallin që nga gushti i vitit të kaluar

    Konflikti për borxhin dhe gjurmët zbuluan vrasësit e tregtarit
    TIRANE - Një konflikt i mbartur që nga gushti i vitit të kaluar ka bërë të mundur që policia të ketë rezultat në arrestimin e dy autorëve të vrasjes së biznesmenit të gipsit Vladimir Arizaj. Policia e kishte filluar kërkimin për të shkuar te autorët duke përpunuar gjurmët e gishtave të gjetura në makinën e biznesmenit, të cilat ishin të shumta dhe të vlefshme, por kompjuteri i shenjave të gishtave në këtë rast kishte dhënë rezultate negative. Pra dy të dyshuarit, të cilët ishin parë të dilnin nga makina e biznesmenit dhe të vraponin për t'i shpëtuar policisë, nuk ishin kontigjent i saj. Duke patur një rezultat të tillë, policia ishte munduar të gjente të dhëna në tjetër drejtim. Kështu hetuesve u kishte tërhequr vëmendjen, në rrëfimet e të afërmve dhe miqëve të Arizajt, fakti i një përplasjeje të tij me një nga klientët për punë të një borxhi të papaguar prej 300 mijë lekësh të reja, që nga gushti i vitit të kaluar. Për policinë ky ishte një moment që kërkonte verifikim. Agjentët e policisë kriminale të Komisariatit numër 3, nën juridiksionin e të cilit ishte ngjarja, kishin mundur të vërtetonin se klienti i Arizajt që i kishte borxh, quhej Nik Dedndeaj dhe pas ngjarjes pothuaj nuk ishte parë në qarkullim. Pra i'a vlente që ustai (ishte mjeshtër i montimit të materialeve prej gipsi) të kontrollohej si i dyshuar për ngjarjen. Shpejt një tjetër e dhënë për hetimin kishte qenë fakti se ustai mbante pranë edhe një punëtor të quajtur Artur Guxhaj. Edhe verifikimet për Guxhajt dhanë pothuaj të njëjtin rezultat. Në këtë moment policia kuptoi se ishte afër zgjidhjes së ngjarjes. Por meqë të dy fshiheshin dhe nuk shkonin në shtëpi, policisë i ishte dashur pak kohë t'i gjente dhe t'i shoqëronte. Gjurmët e gishtave të të dyve korespondonin me ato të dy personave, që kishin marrë peng tregtarin.

    --

    Në shtëpinë e biznesmenit të vrarë Vladimir Arizaj pas ceremonisë së varimit. Dëshmia e të birit

    "Arrestimet s'më kthejnë më babanë"
    "Në Londër më thanë se kishte bërë aksident"


    --------------------------------------------------------------------------------

    ge.xha.


    TIRANE

    Heshtja ka pllakosur prej dy ditësh familjen e biznesmenit të masakruar mesditën e së enjtes, Vladimir Arizaj. Ndërsa ndjekin lajmet për zhvillimet pas krimit, familjarët kanë mësuar emrat dhe fytyrat e autorëve. Ata kanë njohur menjëherë Nik Dedëndreajn, tropojanin për të cilin u kishte folur Vladimiri, pasi dinin konfliktin për punë lekësh që kishte mes tyre, por askujt nuk i shkonte mendja që tropojani do të arrinte deri këtu. Sakaq, kthimi i të birit, Eltonit, nga Anglia sikur e ka qetësuar disi Margaritën, bashkëshorten e tregtarit të vrarë. Gruaja, rreth të 50-ve, duket i është nënshtruar fatit të keq, megjithëse nuk i është dukur i drejtë. "Nuk e meritoj këtë që më ndodhi. Nuk i kishim borxh askujt dhe skemi bërë keq në këtë jetë. Për 30 vjet e kam patur burrë e shok e bashkë dhe nuk ishim grindur asnjëherë", ishin fjalët dëshpëruese të saj. Ajo qëndron në dhomën ku sipas zakonit priten gratë, ndërsa me vështrime ndjek lëvizjet e të birit. Pantallonat e Eltonit, ruajnë ende baltën e tokës ku u varros i ati, si kujtim i mbrëmjes më të keqe të jetës së tij. Vetëm pak orë më parë kishte ardhur me avion nga Londra, për të parë babanë, për të cilin i kishin thënë se kishte bërë aksident. Lajmi e kishte tronditur shumë, por duke parë gjendjen e të ëmës dhe motrës është detyruar të qëndrojë i fortë për t'u dhënë zemër. Ai ri pranë dajës dhe të afërmve të tjerë në dhomën ku priten burrat, dëgjon me vëmendje ato që thuhen për të atin dhe gjen kohën për t'u kujdesur për qerasjen e miqve si dhe kujdeset për rregullin në shtëpi. Pas ceremonisë së varrimit ai rrëfeu për Gazetën, se si mësoi për vrasjen makabre të t'et.

    Si e mësuat vdekjen e babait tuaj?
    S'di çtë them. Sapo kam ardhur nga Londra dhe nuk po e besoj ende se kemi varrosur babanë. Dje më morën në telefon duke më thënë të vij urgjent për në Tiranë, se babi kishte bërë një aksident, por ajo që mësova këtu ishte shumë e rëndë.

    Çfarë mund të na thoni tashmë që autorët janë arrestuar?
    Nuk është se më intereson shumë ky fakt. Asgjë nuk ma kthen më babanë. Nuk është se unë kam ndërmend të hakmerrem për krimin, se nuk jam kriminel. Por, për mua mua shteti duhet ta zbardhë plotësisht ngjarjen dhe të dënojë maksimalist autorët e këtij krimi makabër.

    Po personat e arrestuar i njihni?
    Kam dëgjuar se në shtëpi i njohin vetëm si emra. E dinë që kanë punuar me materialet e babit, por nuk di që ndokush të ishte në dijeni të ndonjë konflikti që e kërcënonte atë me jetë.


    Autorët nuk shkuan në shtëpitë e tyre pas ekzekutimit të tregtarit

    Agjentët e krimeve të Komisariatit numër 3 të Tiranës, kanë mbajtur në survejim për gjatë gjithë ditës së djeshme dy të dyshuarit kryesorë si autorë të varsjes së bizesmenit Arizaj. Nik Dednikaj dhe Artur Guxhaj ishin larguar nga banesat e tyre, madje natën e së enjtes ata nuk kanë shkuar fare në shtëpi, duke e bërë të vështirë arrestimin e tyre. Sakaq agjentët kishin mbajtur në mbikqyrje lëvizjet e tyre, pasi edhe pse informacionet se mund të ishin ata autorë të ngjarjes ishin të sakta, pritej vendimi i ekspertizës së gjurmëve të gjetura në vendgjarje. Rreth orës 14.00, kur është dhënë urdhëri për nisjen e aksionit, agjentët kanë inmformuar për vendodhjen e saktë të tyre. Shërbimet e policisë kanë shkuar fill e në lokalet ku ishin të kërkuarit, të cilët sipas burimeve nuk kanë bërë rezistencë në momentin e arrestimit.

    Vrasja e biznesmenit të restoranteve, pistat e hetimit mbeten në kufijtë e hamendësive

    Të huaj në atentatin ndaj Lamajt
    Hetuesit Ekzekutim përtej fuqive të krimit shqiptar


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ferdinand Dervishi


    TIRANE

    Përballja më një ekzekutim të cilësisë së lartë të pronarit të restoranteve "Juvenilja" dhe njëkohësisht kreut të Federatës Shqiptare të Boksit, Vajdin Lamaj, pothuaj ka demoralizuar dëshirën e hetuesve për të shkuar të autorët. "Mendojmë se është një krim përtej fuqisë së kriminalitetit të organizuar shqiptar. Të paktën dy momente pohojnë këtë variant: Ekzekutim tepër i sofistikuar, që nuk ka lënë asnjë mundësi mbijetese për viktimën dhe e dyta, asnjë provë të vetme", ishte konstatimi pas pesë ditësh nga ngjarja i një prej pjesëtarëve të grupit hetimor të çështjes. I njëjti pohoi se një rezultat i tillë logjik mund të dilte edhe pas krahasimit të atentatit të tetorit 2004 ndaj Lamajt me atë të minutave të para të datës 28 shkurt 2005. Sipas hetuesit, dy tentativat janë shumë larg njëra-tjetrës, përsa i përket sofistikimit të realizimit dhe lënies së provave. "Në rastin e parë është një atentat i rëndomtë ala-shqiptarësh, të cilët jo vetëm që nuk mundën të realizonin qëllimin e tyre, por nuk u treguan as të kujdesshëm, duke lënë shumë gjurmë në vendngjarje. Ndërsa në rastin e dytë nuk ka të ngjarë, që dora të ketë qenë e njëjtë. Madje besojmë se nuk është dorë shqiptarësh", pohoi i bindur hetuesi.

    Hetimi
    Një konkluzion i tillë, i ardhur nga drejtues të hetimit të ngjarjes, nuk është çudi të ketë marrë shtytje nga ndonjë informacion operativ, sipas të cilit vërtet në historinë e ekzekutimit të Lamajt dhe mikut të tij janë përfshirë të huaj. Porse ajo që dinë të saktë deri tani hetuesit, e pohuar nga të afërm e familjarë të Lamajt, është se ai kohët e fundit kishte filluar tratativat për të ndërtuar një biznes të përbashkët me të huaj. Pra një kooperim me financim të përbashkët në një fushë të caktuar të biznesnit në Shqipëri. Madje hetimi ka provuar edhe kontakte të kohëve të fundit të Lamajt me të huaj. Nga ana tjetër logjike është se e keqja atij nuk mund t'i vinte nga biznesmenë të rregullt, që fundja ishin në tratativa e sipër, pra ende nuk ishin lëvruar të holla, pas të cilave mund të lindnin konflikte. Kështu që edhe në këtë pikë hetimi është shumë i mëdyshur, si edhe për të tjera pista, që thotë se ka në listat e veta, të pohuara nga një njoftim publik i Ministrit të Rendit sipas të cilit "për vrasjen e Lamajt hetohet në disa pista, të cilat fatkeqësisht janë të shumta". Pra sipas kësaj deklarate, hetohet edhe për konflikte eventuale të Lamajt gjatë veprimtarisë së tij të biznesnit në Shqipëri. Biznesmeni i restoranteve prej disa vitesh lëvizte në Tiranë me kujdes dhe me një makinë të blinduar, ndërkohë që pas atentatit të tetorit 2004 kishte marrë edhe disa truproja. Veprime që tregojnë se ai i ruhej shumë një atentati ndaj tij. Por megjithë praninë e shumë pistave, megjithë faktin se të afërmit e Lamajt, apo miqtë e tij dinë të tregojnë se cilëve u ruhej biznesmeni, hetimi ka për të mbetur shumë larg vetëm për shkak të provave pothuaj inekzistente. Pasi vetëm provat mund të mbërthejnë me akuza autorin apo një grup të tillësh, në të kundërt ata do të jenë të lirë, pavarësisht se në mënyrë të tërthortë mund t'u vërtetohet krimi.


    Hetuesit: Familjarët pa dashje prishën gjurmët në vendngjarje

    Të mbërritur pak minuta pas lajmërimit për një ashensor të rrëzuar në një shumëkatësh pranë stadiumit "Qemal Stafa", policë të Komisariatit numër 1 të Tiranës, ishin gjendur përballë një skene të pazakontë. Familjarë të viktimës Lamaj, duke përdorur leva kishin shqyer disa porta të ashensoreve në katet e poshtme, kishin lëvizur viktimat dhe pothuaj shkretuar vendngjarjen duke e shkelur. Sipas tyre ky ishte një veprim jo i qëllimshëm i bërë nga familjarët, të cilët duke nxituar shpresonin të gjenin të gjallë të afërmit e tyre, pa ditur se duke shkelur në vendngjarje dhe duke lëvizur kufomat, i kishin prishur shumë punë hetimit. Më tej edhe kërkimet për të gjetur prova të rëndësishme kishin qenë të vështira. Vetëm një copëz plastike, që i përkiste një celulari "Siemens" ka ngrohur hetuesit, duke menduar se ajo i përkiste pikërisht mjetit me anë të të cilit ishte bërë i mundur shpërthimi në distancë i lëndës eksplozive.

    ......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 05-03-2005 më 01:37

  3. #63
    Dora Vjeter Maska e Ngadhnjyesi
    Anëtarësuar
    06-04-2004
    Vendndodhja
    Jashtetit
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga TITI
    pranaj cuna si osht ajo fjala ,, si tma bosh do ta boj !!

    pse cer kujtoni ju vetem prej emrit duhet me nejt urt n/shqipri ,,se kush o filani e cer ka bo ,i her do jetojme mer daj sdo jetojme pergjithmone ,,ske pse tja lesh njeriu manget ,,po ta boni per borxh rrasi plumin se ashu e dun kto tipa !!
    Tito ti ke te drejte plako po nuk eshte kollaj me vra tjetrin. Ata qe i bojne keto gjona i kane ne gjak edhe dine se ku i bojne. Nganjehere bien ne nje hundelesh e atehere u shkojne punet per keq. Shumica e njerezve mendojne per familjen dhe njerezit e aferm kurse atyre gangove as qe u bi nder mend per robt e shpise se po tu binte nuk jetonin me koke ne trajste.

    Per mu ishte fat i madh qe ika nga ai vend. Deri vone me vinte keq e me kpuste malli qe e lashe Shqiperine po sa me shume kalon koha aq me shume me mbushet mendja qe ka qene vendimi me i mire qe kam marre ne jeten time. Ate vend e ata njerez i ka mallkuar zoti per fat te keq.
    Ketu s'do t'jem, do jem larguar
    Nga kafeneja e preferuar.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Baro e shef qe dalin vet lajmet shyqyr qe i paska majt shnim se vertet nuk u mbajshin men gjith ato qe ka bo ,dhe shpresoj te gjejne edhe nje ditar tjeter per ato qe ka bo knej nga italia, besoj se i ka shkrujt diku.
    te fala

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Musketero.. !

    Cili Dymas e ka shkruar romanin 3 musketeret?
    i jati apo i biri?



    Nje shok nga tirana me tha ne tel se ne varrim te klodian saliut ka marr pjese shum bosa te mafies e mes tyre dhe Namik Dokle... pra Zv kryeministri i shtetit qe na e la ismail qemali e abdyl frasheri e ded gjo luli me shoke..

    pra dhe ditarin e ka futur ne xhep besoj shok Namik Dokle..
    per italine sdi gje..
    po ki klodua qenka si pun "krah i armatosur " i Lef-Gon kok-Dukes. shokut te shokut Nano dhe kryetari i Bashkise se qytetit brekdhj-erodetar te Durresit..

    Mjer ato Nena qe u ka nxire jeten ky kopil i Juntes socialiste..

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    nr 1

    Ta hap pak thesin un si thu ti , i kam rrumllu nja dy dopjo raki
    prandaj po bej nje harte te shkurter te gangove apo garipat e tirones ne vitet 80-90
    1- Gaz Muca qe vepronte ne zonen e rruges bardhyl deri te pazari i ri edhe knej nga xhomlliku
    2- Franc Konomi qe vepronte nga rruga e trenit e deri te pasticeri flora

    3- Miri i xhikes qe vepronte ke zona e spitalit dhe ke braka

    4- Cim xhabafti qe vepronte ke zona e selites dhe qyteti i nxensve

    5- Joti qe vepronte ke alidemi por me pak i nigjum

    6- Naim Zyberi dhe zona e tij nuk me kujtohet por me duket kombinati



    Sot po shkruj si dhe pse u vra çim xhabafti


    edhe ai ishte pak a shum si Gazi dhe nje dit te bukur nje fisi i tij polic i jep nje informacion qe nje qytetari grek i kishin vjedhur mercedesin disa jevgj dhe ai kishte ren dakort me grekun qe ti jepte nje shuk me pare pasi ti sillte benzin ne menyr private , dhe pa bera asnje plan shkojn tre veta CIMI dhe dy shok te tjere qe tani jan ne angli , te shpia e jevgut dhe i therasin O jevg dil nga shpia dhe na jep celsat e benzit se do ta shtypim koken, dhe jevgu del por ne vend te celsave kishte kallashin dhe filloj te bente rrambo me nje bresheri qe e la ne vend Cimin e shkret , kurse dy te tjeret u futen me vrap ne makin dhe u xhduken njeri prej tyre ishte plagosur ne qaf por pa rrezik.

    Ke par ti braro qe kto vitet e fundit edhe jevgjit u bon trima , gjak kan edhe ata nxehen por kte Cimi se kish llogarit.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jevgjit vec mos te pafshin te dobet se te han te gjall..

    Mandela i elbasanit eshte nje shembull..

    ne temen e tritolit tash..

    --


    GSH


    6 mars

    --

    Bomba e aktivizuar para kohe copëton ekzekutorin

    Eksplozivi, këtë herë e pëson atentatori


    -------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Vetëm fati ka shpëtuar viktima të tjera të pafajshme në një atentat me tritol, ku objet ishte një pallat në njërën prej hyrjeve të të cilit banojnë oficerë të lartë të policisë dhe prokurorë në rrugën "Don Bosko". Këtë herë ai që e ka pësuar është vetë atentatori, të cilit duket se i ka shpërthyer eksplozivi në dorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.20 të mëngjesit të djeshëm, në shesh-pushimin midis katit të parë dhe të dytë të këtij pallati. Presioni i madh, i rreth 500 gramëve tritol, e ka shpërfytyruar plotësisht viktimën, ndërsa ka shkaktuar dëmtime të tjera në hyrje. Ndërkohë 500 eurot e gjetura viktimës, mund të jenë edhe çmimi për kryerjen e një akti kriminal. Policia deri në orët e vona të djeshme nuk kishte mundur të gjente objektivin e këtij atentati, ndërsa ngjarja paraprakisht është konsideruar aksidentale, ndërsa eksplozivi i aktivizuar nga një gabim i viktimës.

    Ngjarja
    Shpërthimi i fuqishëm kishte lënë gjurmët e veta. Parvazet dhe suvaja e hyrjes janë shkatërruar plotësisht ndërsa muret ishin spërkatur me gjakun e njeriut-bombë. Eshtë dashur ndërhyrja e mjeteve të zjarrëfikësve për të pastruar muret nga gjaku, ndërkohë që punonjësve të policisë u janë dashur minuta të tëra për të mbledhur ato që kishin mbetur nga trupi i viktimës. Banorëve të kateve të larta të pallatit u është dashur të presin 5 orë, për të dalë nga apartamentet e tyre, derisa ekspertët kryen të gjitha veprimet në vendgjarje. Shpërthimi i eksplozivit e kishte bërë të pamundur identifikimin e viktimës. Copërave të trupit të tij u mungonin shenjat e gishtrinjve, pasi i ishin dëmtuar plotësisht edhe duart. Nga ana tjetër ekpertët nuk kanë arritur në një përfundim sesi ka ndodhur shpërthimi. Gjetja e një aparati celular pranë viktimës, ka ngritur versionin e aktivizimit në distancë të tij. Por versioni më i besueshëm është ai i një gabimi, për shkak të mosnjohjes së funksionimit të eksplozivëve.

    Pistat
    Hetuesit nuk mundeshin dje të përcaktonin objektivin e saktë të atentatit. Fillimisht u dyshua në ndonjë hasmëri të vjetër, apo konflikte të juristit, që banon në katin e dytë, ku hipotezohet se do të vendosej eksplozovi. Por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk ishin grumbullur prova të mjëftueshme për të vëretëtuar këtë. Një tjetër pistë e hetimit, është edhe ndonjë gabim evantual nga ana e atentatorit. Në hyrjen e krahut tjetër të pallatit banojnë disa oficerë të lartë të policisë dhe prokurorë, të cilët mund të ishin objektivë të ngjarjeve të tilla kriminale. Në proces verifikimi mësohet të jetë edhe pista e ekzekutimit të viktimës nga persona të tjerë. Një mënyrë e tillë ekzekutimi, duke e trajtuar ngjarjen si aksidentale dyshohet të jetë zgjidhja e ndonjë konflikti të brendshëm brenda ndonjë bande kriminale. Sakaq, edhe pse nuk është pranuar zyrtarisht, nuk përjashtohet pjesëmarrja e personave të tjerë në ngjarje. Gjetja e disa shenjave të gjakut në hyrjen e një pallati tjetër, vetëm 100 metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi, ka bërë që të lindin dyshimet për një të plagosur që mund të ishte shoqëruesi i viktimës. Nga kontrollet e kryera në spitale nuk është evidentuar mbërritja e ndonjë rasti të tillë. Edhe në kontrollin që policia kreu në pallat nuk është gjetur ndonjë person i plagosur apo i dëmtuar.


    Karta e gjetur e celularit çelësi drejt autorit

    Karta e një telefoni celular e gjetur në vendgjarje duket se është e vetmja provë e gjetur nga policia, e cila mund të zbardhë krimin. Hetuesit kanë kërkuar ta aktivizojnë atë brenda një celulari, por pa mundur. Karta rezultoi e mbyllur dhe për hapjen e saj mungonte kodi. Për gjetjen e këtij të fundit është kërkuar bashkëpunimi i kompanive celulare me qëllim hapjen dhe verifikimin e thirrjeve të saj. Në fakt, karta e celularit duket e vetmja mundësi për identifikimin e viktimës në mungesë të shenjave të gishtave. Telefonive celulare u është kërkuar njëkohësisht të identifikojnë vendin dhe orën kur në këtë kartë është kryer edhe thirrja e fundit. Një kërkesë e tillë i është bërë këtyre kompanive me qëllim për të verifikuar nëse eksplozivi është aktivizuar në disatancë në momentin që viktima ishte duke vendosur atë në destinacionin ku dhe ia kishin kërkuar. Ndërkohë ekspertët kanë kërkuar të gjejnë gjurmë gishtash të autorit në qesen ku ai kishte mbledhur një racion bukë me qofte dhe në një maskë që mbanteautori. Por edhe banorët e marrë në pyetje nga hetuesit janë shprehur se nuk kanë parë persona të huaj, apo të dyshimtë të silleshin nëpër lagje.


    Reagimi i kreut të policisë pas tre ngjarjeve të rënda

    Drejtori Dervishi: Krimi në Tiranë në nivele krejt normale
    Drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, doli dje para mediave menjëherë pas ngjarjes së fundit në Tiranë, ku në rrethana të mistershme një person u vetëhodh në erë me eksploziv në shkallët e një pallati. Vetëm dy ditë më parë në Tiranë ishte vrarë një biznesmen dhe një javë më parë edhr një tjetër, gjatë një atentati më bombë të telekomanduar. "Pavarësisht këtyre ngjarjeve të rënda, reagimi i strukturave të policisë ka qenë mjaft i shpejtë dhe profesional, ç'ka ka ndikuar edhe në një situatë më të konsoliduar të rendit dhe qetësisë publike", u shpreh drejtori Dervishi. Gjithsesi këtë situatë të krijuar Drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi e komentoi si fare normale. Ja fjalët e tij: "Statistikat e lartpërmendura janë treguesi më i mirë se situata e rendit dhe qetësisë publike si dhe niveli i kriminalitetit janë në nivele krejtësisht normale sipas standarteve europiane". Para se të vinte në një konkluzion të tillë kreu i policisë së Tiranës, Dervishi, përmendi një sërë shifrash të sukseseve të policisë së kryeqytetit gjatë këtij fillimviti. Sipas tij "që prej fillimit të vitit janë regjistruar në të gjithë qarkun vetëm 6 ngjarje të rënda, ndër të cilat 4 vrasje personi. Nga këto ngjarje janë zbuluar 3 vepra të rënda penale dhe janë arrestuar 5 autorë të dyshuar".

    ..
    Dyshime se viktima ka gabuar adresën e shënjestrës

    Shpërthimi pranë pallatit të krerëve të policisë


    --------------------------------------------------------------------------------

    re. kro.


    TIRANE

    Shpërthimi, që i mori jetën mbase një vrasësi të paguar mëngjesin e djeshëm në rrugën "Don Bosko" në Tiranë, ka ndodhur vetëm pak metra larg hyrjeve të disa oficerëve të lartë të policisë. Nisur nga një fakt i tillë, një pistë e hetimit të policisë për ngjarjen, është pikërisht mundësia e një atentati ndaj oficerëve të policisë për shkak të detyrës. Madje fakti se në pallatin, ku shpërtheu eksplozivi, që i mori jetën një personi ende të paidentifikuar, nuk banonte pothuaj askush që mund të bëhej objekt atentati, shkon në përmbushje të kësaj ideje. Sipas të njëjtit arsyetim, personi i paguar për të vendosur lëndën shpërthyese pranë pallatit të një oficeri të policisë, mund të ketë gabuar adresë dhe për më tepër është vetëhedhur në erë nga pakujdesia. Në ndihmë të këtij dyshimi vjen edhe një komunikim për mediat i Drejtorit të Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, sipas të cilit "duhet të sqarojmë se në hyrjen e pallatit, ku ka ndodhur shpërthimi, nuk banon asnjë gjykatës apo person tjetër me detyrë të rëndësishme shtetërore, apo as edhe ndonjë biznesmen. Kjo gjë e komplikon edhe më tepër zbardhjen e motivit dhe destinacionin se ku do të përdorej lënda eksplozive".

    Frika e oficerëve
    Të kontaktuar nga Gazeta, oficerë dhe ish-oficerë të policisë, që banojnë në pallatin fqinj (në formë L) me atë ku shpërtheu sasia e eksplozivit, që i mori jetën në mënyrën më makabre të mundshme poseduesit të saj, pohuan se nuk janë ndier fort të sigurtë pas ngjarjes. Sipas tyre ishte ende herët për të dalë në konkluzione, të cilat mund të vinin vetëm pas identifikimit të autorit të ngjarjes, apo urdhërdhënësve të tij. Ndërkohë pati edhe nga ata oficerë, që të bezdisur nga telefonanat e shumta, dikur vendosën të mbyllnin celularët. Sipas një informacioni të Gazetës, në vitin 2002, të paktën hyrja e njërit prej oficerëve të policies, që banojnë në afërsi të vendit ku ndodhi shpërthimi, është ruajtur nga forca të antiterrorit për gati gjashtë muaj me radhë. Kjo për shkak se oficeri ishte kërcënuar disa herë radhazi për shkak të detyrës. Gjithsesi me zhvillimin e plotë të ngjarjes pritet të zbardhet edhe ky moment. Identifikimi i viktimës, trupi i të cilit fatkeqësisht është copëtuar pothuaj krejtësisht, pritet të sjellë një zhvillim të ri të ngjarjeve. Ngjarja është shënuar në një kohë kur, vetëm pak ditë më parë, një atentat me eksploziv i mori jetën një biznesmeni dhe shoqëruesit të tij në Tiranë.


    Rrëfimi i banorëve për shpërthimin në ndërtesën e invalidëve

    "Kujtuam se u shemb pallati ngjitur"

    "Nga frika nuk dolëm të shikonim ç'ndodhi"
    TIRANE - Banorët e pallatit të invalidëve të luftës kundër fashizmit, që ndodhet pranë rrugës "Don Bosko", e kanë përjetuar me shqetësim shpërthimin e mëngjesit të djeshëm në katin e parë. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë të moshave të vjetra dhe jeta e gjatë i ka bërë të pranishëm në ngjarje të rënda, ata duken të shqetësuar. "Kujtuam se u shemb pallati pranë nesh nga një eksplozion i fuqishëm", shprehu përshtypjen e parë të krijuar në mendjen e saj, pas shpërthimit, një grua në moshë të thyer, banore e kateve të sipërme. E njëjta pohoi se nga frika, bashkë më të shoqin, nuk kishin dalë të shikonin ç'kishte ndodhur dhe se ngjarjen e kishte mësuar nga policia, që kishte trokitur në derë pas rreth një ore. Një inspektor i policisë kriminale, që mbulonte zonën, ishte ngarkuar nga eprorët të bënte listën e banorëve të pallatit me qëllim hetimin për gjetjen e adresës së lëndës eksplozive. Shpërthimi kishte dëmtuar vetëm derën e një hyrjeje të pabanuar në katin e dytë, ndërkohë që presioni kishte bllokuar disa dyer të blinduara në katin e parë dhe të dytë. Për t'i hapur ato ishte dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Banorët nuk dinin të shpjegonin përse duhet të kryhej një akt kriminal në pallatin e tyre të qetë, të banuar kryesisht nga pleq, veteranë të luftës kundër fashizmit, një pjesë e të cilëve invalidë. "Nuk po pushojnë telefonat. Na marrin të afërmit dhe miqtë që ndjekin lajmet në televizione të ndryshme, të cilat na pyesin për shëndetin duke na ngushëlluar për ngjarjen. Madje pothuaj të gjitha amvisat në pallat e kanë bërë me fjalë dhe tashmë janë duke gatuar, apo i kanë bërë gati, ëmbëlsira, një zakon në raste kur fati të ndihmon në fatkeqësi", rrëfen zonja e katit të sipërm. re. kro.

    gaz shqiptare

    --

    Rama në Pukë: Ne duhet ta bëjmë këtë vend

    Rama dje në Fushë Arrës dhe Pukë në vazhdën e turit të tij në shumë qytete, i ka kërkuar banorëve të kësaj zone që të nisin e të punojnë për vendin e tyre duke patur parasysh potencialet e mëdha që ka kjo zonë. Duke marrë shkas nga diskutimi për pyjet e kësaj zone dhe potencialet e saj Rama iu kërkoi të pranishmëve që të kishin besim për të bërë ndryshimin që kërkonin. "Por duhet të duam që ta bëjmë, duhet të jemi të bindur se mund ta bëjmë dhe duhet të besojmë të njëri-tjetri se do ta bëjmë. Përndryshe ky vend do të na hajë të gjithëve jetën dhe do ta lëmë pa e parë se ç'do të bëhet me të, duke parë vetëm se si tresim përditë bukuritë dhe pasuritë që na ka dhënë Zoti", ka thënë dje Rama në Pukë. Kryebashkiaku Rama ka vazhduar turin e tij në qytetet e Fushë-Arrësit dhe të Pukës. Megjithëse bora e rënë gjatë ditëve të fundit vështirësonte kalimin në rrugë, banorët e këtyre zonave të thella kishin dalë të prisnin kryebashkiakun e Tiranës, madje i rezervuan atij një pritje të ngrohtë, ashtu si kundër edhe bashkëbisedimet që zgjatën më shumë se dy orë secili, u zhvilluan në kushte jashtëzakonisht të pamundura për shkak të të ftohtit.


    --




    sa mir po qellon ne Veri ky ujku ndersa plas tritoli ne Tiran..
    a thua nuk i ra n'mend kot kti me dal andej?

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    nr 2

    Kam harruar njonin ke lista e te forteve ,quhej

    Shali ose shali i bales balja ishte nona e tij dhe kishte nja 5 çuna
    ky Shali ishte si te tjeret por pak me i zgjuar prandaj ne vitet 90....
    u be nje nga shoqeruesit e nanos per disa kohe ,pastaj nuk e di se si po u vra diku dhe hiku te te tjeret

    A nuk esht pak e cuditshme qe kta ish shoqerusat i vrasin si ai tjetri para disa muajsh te garazhi i shpis.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ca lesh i fort ishte shali mer amon. Komshi te tirone re e kom pas, gjynof i shkreti cun i mire ka qen. Vdiq se u zi me nji komshiun e vet per asigjo, ceshtje gardhi a parkimi. Ene sa per saktesi, Balja ka 9 fmije jo pese, cunat e bales. Bojshin s te fort, por kapra kane qene se sa hr vite morri policise ne kohen e xhaxhit mcifeshin si lepra anej ka oborri shkolles 'deshmort e lirise'. Gencin, ate te voglin e Bales qe bote si garip te oborri Petro Ninit e kom rraf me durt e mija ka viti 92 kur vite me kal si kaubojs me gjujt pi**.
    Me vone si zgebs qe ishte donte me me bo shok.

    Ke harru te kta cunat Jar Hasen qe vrau Jotin ene Micen ke Restorant Durrsi ene Tos Keten po aty. Tos Keten ishte ne makin me Namikun kur vrane Gazin te xhomlliku pranej me von vllai Gazit, Taulanti vrau Tosin, kurse Niku vrau vllain e Gazit Taulantin te xhomlliku me 32 pluma para 4 vjetesh. Tosi kishte vra para 7 vjetesh shokun e Gazit, Sajen. Kurse Namiku vrau Tur Grorin, ate qe ka lokalin tek vila Tos Nanos dhe pishinen ne Sauk, dhe vllai Turit Beni qe eshte tani ne burg vrau Namikun brenda spital ne Itali. Beni ishte shok i ngushte me Denis Ginen qe e vrane ne Allias te palestra me shokun e vet, se ky kishte vra tek Rovena te Blloku per pun droge Sajmirin. Gaz Muca ishte ai qe e ndaloi Azemin dhe makinene e vet me dy Forde tek Hotel Tirana per sqarim sepse Azemi ishte anku pse ska Tirana qetesi nga gangsteret si Gaz Muca ne parlament ne 92shin. Skan fun kto gjna po skom ko tani. Mir qe ikem nkohen e duhur
    Ndryshuar për herë të fundit nga manoklla : 07-03-2005 më 05:17

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bomba tek don bosko..

    ku bjen kjo don Bosko?

    Mos eshte nga dikur ishte kopshti botanik?

    shekulli

    ----


    Viktima, ende në një kasë figoriferike të morgut


    D.Biçaku

    TIRANË- Prej më shumë se dy ditësh, copat e trupit të gjymtuar mëngjesin e të shtunës, në një pallat në rrugën “Don Bosko”, qëndrojnë të paidentifikuara në një nga kasat frigoriferike të morgut të Tiranës. “Janë të futura në një thes dhe qëndrojnë aty. Askush nuk është paraqitur për të identifikuar këtë person”, thonë burime nga morgu i Tiranës. Sipas tyre, në raste të tilla identifikimi mund të kryhet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut, ose analizave gjenetike të trupit të personit në fjalë që duhet të krahasohen me të një personi të interesuar. Që prej ditës së hënë, policia ka shoqëruar në morgun e Tiranës, disa persona që mendohet se kishin dijeni mbi ngjarjen, apo që mund të ndihmonin policinë në hetimin e saj. Ndërkaq, policia ka sqaruar se nga verifikimet e kryera prej saj në lidhje me persona të dyshuar që mund të ishin viktima të këtij atentati, nuk ka rezultuar asgjë e saktë. Policia pohoi dje se priste ardhjen e njerëzve të interesuar të cilët nuk kishin dijeni për familjarë të tyre, me qëllim paraqitjen e tyre për njohje me trupin e copëtuar të viktimës. Kjo sipas policisë fillimisht do t’i ndihmonte ata në identifikimin e viktimës dhe më pas në zbulimin e problemeve që ai ose persona të lidhur me të mund të kenë pasur. Po kështu policia po punon edhe në pistën se kush nga banorët e pallatit mund të ketë pasur probleme, që mund të ketë qenë edhe objektiv i atentatorëve.



    07/03/2005

  11. #71
    FBI Maska e Sarah
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Larg Dashurise se Pare
    Postime
    76
    O Braro po me lal kur vje puna me te fortet ka ne nona nja dy fjale me thone.Se nryshe s'na lejne roca-pocat me qene aktive.


    Dardajano Naim Zyberi ishte ke Restorant Durrsi jo ne kombinat.


    Tirona e Re lal u bona shel me keto qe ke shkrujt.... cor jom mer keto emra.....Namiku...? E ke fjalen per Naimin apo noj tjeter?Edhe ne makine me Naimin ishte Fran Konomi e mos gaboj edhe Adi vellai i Francit.
    Hej me qe njifni gjithe keto po ai me, Aleksander Tusha e kishte shok shume Gazi me Taulantin, edhe ketij ja kane qeru nje vella po sja maj men emrin. E kishte shpine diku ke profarma.Ka bohet ai e kane qeru ene ate apo akoma o i forte noten e mecifet diten.

    Kur isha ne Tirone mos gaboj me 1994 aty ke pallati i dajes sim e qerune nje ne kat te pare. Thone qe kishte vra vellain e njonit(te forte)ke Uzina Enver apo diku afer aty. S'ja maj men emrin po e oma e kishte emrin Viktore. I vune nje bumje ke dera mos gaboj, ju plagos i jati nje burr qe mezi mate shpirtin ne kome. Me vone degjova i vellai i tij u ngrit e vra ate qe vrau te vellain e me vone edhe ate e kishin qeru. E bona corbe ene une si Tirona e Re. Po nuk jam shume e mire ne emra.

    Po ate qe e kishte ate pishinen e modhe ne Sauk si kur e kishte emrin Miri i Xhikes , jo per jo po gocen e xhajes se tij (Dianen) e kom shoqe, ka qene gjymnaste me Dinamon e me vone me Studentin.
    Mu boka qejfi per ate Turin qe e paskan qeru se ai ishte me verte majmun......me ka shkep nja 3 bluza ....me ate shkprehjen "Goce ka mundesi nje minut".

    Nejse hajde ishalla hongshin koken me njoni tjetrin e mos na rafte ne rasti me qene aty afer me me honger noj *oqe plumi.


    Sa per Tos keten ishte , s'ka emer per ate. Desh e la ne ven nje shokun tim ne kombinat. I ra me leve e boni sakat per nje benz.

    Hajt ja kalofshi mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sarah : 07-03-2005 më 11:31
    In the Lord,however,woman is not independent of man, nor is man independent of woman. For as woman came from man, so also man is born of woman. But everything comes from God.

    I Corinthians 11:11 (NIV)

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sarah.. tmorrt t'keqen bluzja..shyqyr qe ke shpetu mi goc prej atyne krokodilave..
    Ka bluza te Gabi sa te dush..t' jashtme bile..
    po c'dreqin kan pas me bluzen tate i her.. mos mcefshe pare ti aty .....lol.
    Nejse shnet ne radh te pare..

    ---

    Ja cthon gazeta panorama ne lidhje me kto tritol-lliqet..

    --
    Prokuroria: Autori i shpërthimit, mund të ketë qenë pranë pallatit


    Atentati ndaj Lamajt, telefonatat kyçi i hetimit




    Hetimi i atentatit ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj, pret verifikimet e kompanive celulare për telefonatat e kohës, në të cilën ndodhi shpërthimi.

    Lënda eksplozive, e cila shpërtheu në ashensorin e pallatit ku banonte 37-vjeçari Lamaj, është komanduar me anë të thirrjes telefonike në celularin-bombë. Sipas Prokurorisë, dy karta telefonike me numrat përkatës janë blerë në tregun e zi dhe janë përdorur për realizimin e atentatit. Njëri prej numrave, pasi është mbajtur shënim, është vënë në një celular “Siemens”, i cili ishte montuar në lëndën plasëse. Ndërsa celulari tjetër, është mbajtur nga atentatorët për të dërguar zile, në telefonin që ishte lënë bashkë me eksplozivin në një çantë brenda ashensorit ku ndodhi shpërthimi. Një javë më parë, biznesmenët miq, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, humbën jetën pas një shpërthimi kur po ngjiteshin me ashensor në katin e pestë të pallatit. Përgjigjja e verifikimeve të telefonatave, duket se është rruga e vetme e zbardhjes së ngjarjes, për shkak të provave të pakta, që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Hetuesit kanë pohuar dje dyshimet e tyre, se lënda plasëse, mund të jetë blerë në Mal të Zi.

    Thirrjet
    Për shkak të orës së vonë kur është kryer telefonata e shpërthimit, hetuesit shpresojnë se fluksi i thirrjeve telefonike në atë kohë ka qenë i vogël. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, hetuesit e atentatit do të verifikojnë një listë më të vogël me thirrje telefonike, të cilat janë bërë pas mesnatës së dielë, një javë më parë. Në këtë listë, njerëzit e hetimit mund ta kenë më të lehtë, të përzgjedhin numrat telefonikë apo thirrjet e dyshimta. Me identifikimin e thirrjeve që dyshohet se kanë lidhje me atentatin, hetuesit do të vijojnë procedurat e verifikimi dhe identifikimit të tyre të mundshëm. Kjo listë, është duke u hartuar nga kompanitë e telefonisë celulare në bashkëpunim me organin hetimor. Agjentët e policisë kanë gjetur në vendin ku ndodhi shpërthimi, një kasë telefoni celular, të markës gjermane “Siemens”. Policia dhe Prokuroria, kanë provuar gjithashtu se lënda plasëse, ka qenë një eksploziv C4, plastik, me veti plasëse e shkatërruese të shkallës së lartë.

    Autorët
    Vetëm pak orë pas shpërthimit të fuqishëm në afërsi të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në pallatin ku banonte Lamaj, hetuesit e policisë e kishin të qartë, se viktimat ishin mbajtur në mbikqyrje nga atentatorët. Mënyra se si ishte realizuar mbikqyrja, ishte një mistet tjetër i ngjarjes, ndërsa banorët dëshmonin se nuk kishin vënë re në zonë, njerëz të panjohur. Sipas informacioneve operative të mbërritura në zyrat e hetuesve ditët e fundit, të paktën njëri prej autorëve, i cili ka bërë edhe telefonatën e shpërthimit, ka qenë në afërsi të zonës ku ndodhi atentati. Hetuesit thonë se për shkak të zhurmës së shkaktuar, autorët nuk e kanë patur të vështirë të largohen nga zona pa rënë në sy. Shumica e banorëve të zonës, apo miqve e personave të afërt me biznesmenin Lamaj, e kanë patur mendjen tek ajo çfarë mund të kishte ndodhur në brendësi të pallatit, vetëm pak çaste pasi 27-vjeçari ishte drejtuar në brendësi të tij. Ministria e Rendit, ka deklaruar se pistat e hetimit të ngjarjes, janë të shumta, por se asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar në mënyrë përfundimtare.



    Eksplozivi erdhi nga Mali i Zi

    Hetuesit e dy dosjeve të bashkuara të atentateve ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit Vajdin Lamaj, dyshojnë se lënda eksplozive, e cila shkaktoi shpërthimin, të jetë marrë në Mal të Zi. Prej ditës kur ndodhi atentati, hetuesit hodhën dyshimet se lënda plasëse ishte e një cilësie të lartë e si rrjedhim mund të ishte importuar nga jashtë vendit. Disa hetues thanë se, të tilla gjenden edhe në Shqipëri, megjithatë sipas grupit hetimor, ka informacione operative sipas të cilave, lenda plasëse C4, plastike, është marrë në Mal të Zi.





    Moti i keq
    Rrezikohet avioni i linjës së Prishtinës

    Një avion i linjës Tiranë-Prishtinë, i kompanisë “Albanian Airlines”, është rrezikuar dje në mesditë nga moti i keq. Avioni me rreth 35 udhëtarë në bord, përfshirë këtu edhe disa emra të njohur të artit shqiptar, nuk është ulur dot në aeroportin e Prishtinës dhe më pas, në kushte të vështira teknike, është kthyer për të bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00, kur në kullën e komandimit është njoftuar se avioni, i cili ishte nisur drejt Prishtinës nuk ka mundur dot të mbërrijë në destinacion. Sipas drejtuesve të transportit, mësohet se shkak për një pengesë të tillë, është bërë moti i keq dje në kryeqytetin e Kosovës dhe piloti i avionit të udhëtarëve, nuk ka rrezikuar për t´u ulur, ndërkohë që edhe salla e komandimit nuk i ka dhënë garanci për uljen. Në këto kushte, avioni është rikthyer sërish në drejtim të Tiranës dhe gjatë rrugës ka pësuar edhe defekt teknik, gjë e cila ka vështirësuar më shumë situatën. Pasi është njoftuar kulla e komandimit dhe drejtuesit e aeroportit, avioni ka bërë manovrimin për ulje të detyruar në pistë ndërkohë që në bord ishin ende të gjithë udhëtarët e nisur po nga Tirana. Megjithatë, pas gati dy orësh ankthi dhe frike, avioni ka arritur të ulet pa asnjë problem.



    Përfundon ekspertimi shkencor i ngjarjes në Komisarian nr.4 të Policisë
    “Agim Daka u qëllua në distancë 30 centimetër”

    Përfundon ekspertiza e plotë e ngjarjes, që ndodhi dhjetë ditë më parë, në Komisarin nr.4 të policisë së Tiranës. Sipas kësaj ekspertize, Agim Daka është qëlluar me armë në një distancë rreth 25 centimetër. Ky është konkluzioni përfundimtar i ekspertizës së plumbit dhe plagës në anën e djathtë të kokës së viktimës. Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë kryer të gjitha matjet dhe kanë fotografuar jo vetëm ambientin, ku është gjetur i vdekur 28-vjeçari, por edhe plagën e tij, në pjesën e djathtë të kokës. Eskpertët saktësojnë se vrima hyrëse e plumbit, ka një diametër, i cili nuk është ndeshur asnjëherë më parë, në plagët që shkaktohen me puthitjen e armës në trup. Një javë më parë, sipas disa verifikimeve paraprake, hetuesit deklaruan se, tyta e pistoletës kishte qëlluar kur ishte ndodhur rreth 2-3 centimetër larg trupit të Agim Dakës. Por matjet dhe verifikimet shkencore, të cilat janë dorëzuar dje në Prokurorinë Ushtarake të Tiranës, kanë arritur në një tjetër konkluzion. Sipas këtyre rezultateve, gjatë vetëvrasjes në zyrat e Komisariatit nr.4, Agim Daka duhet të mos e ketë mbajtur armën në afërsi të kokës kur ka qëlluar mbi veten e tij. Kjo, pasi diametri dhe forma e plagës së plumbit, tregojnë për një goditje të paktën prej 30 centimetrash largësi. Agim Daka, u shoqërua nga policia e Tiranës dhjetë ditë më parë, teksa ndodhej në Vorë. Rreth orës 18:00, policia e shoqëroi atë si një person krejt të ngjashëm me Dritan Dakën, një të arratisur bujshëm nga paraburgimi i Shkodrës gati një muaj më parë. Pas verifikimeve në komisarit, policia zbuloi se i shoqëruari ishte vëllai i të arratisurit nga Shkodra. Policia kërkoi informacione nga Agim Daka, për vendin ku ndodhej vëllai i tij, i shumëkërkuari pas arratisjes dhe dënimit për vraje. Agim Dakës, pak ditë më parë, i ishte vetëhelmuar edhe e shoqja. Ai ka kundërshtuar të ndihmonte policinë, në gjetjen e vendit ku qëndronte vëllai i tij. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Daka është nisur me urgjencë për në spital, pa mundur të shpëtonte nga plaga që kishte marrë. Policia deklaroi se 28-vjeçari kishte marrë armën e një zyrtari të komisariatit dhe ishte vetëvrarë.

    ---

    Prokuroria u kërkon gjithë komisariateve, të njoftojnë për personat që rezultojnë të zhdukur


    Atentatori i VIP-ave, braktiset në morg

    Policia: Askush s’është interesuar deri tani për “njeriun-bombë”


    Trashgim Sokolaj & Flamur Pollo
    Ka mbetur i braksitur në morgun e Tiranës, njeriu-bomë që humbi jetën dy ditë më parë, kur një sasi tritoli që mbante me vete, i shpërtheu në duar papritur tek rruga “Don Bosko” në kryeqytet.

    Askush nuk është interesuar për njeriun që humbi jetën, ndërsa identiteti i tij ka mbetur i mbuluar me mister. Hetuesit e policisë i janë rikthyer edhe njëherë vendit të ngjarjes, me shpresën se do të gjenin diçka identifikuese, por kjo përpjekje nuk ka patur rezultat. Dje kanë humbur shpresat për gjetjen e pjesëve të trupit të viktimës, të cilat mund të kishin ndihmuar identifikimin e tij. Burimet nga grupi i hetimit, thanë për gazetën “Panorama”, se policia nuk ka gjetur asnjërin prej gishtave të personit që ka humbur jetën, edhe pse janë kryer kërkime të imtësishme. Krahasimi i gjurmëve të gishtave, do të ishte njëra prej rrugëve që do t’i çonte hetuesit, tek emri i një personi të mundshëm dhe më pas tek qëllimet e tij. Sipas informacioneve të fundit të ditës së djeshme, ende nuk ka ndonjë person të paraqitur në komisariatet e policisë në të gjithë vendit, i cili të ketë kallëzuar zhdukjen e ndodnjë personi të afërt.

    Urdhëri i Prokurorisë
    Prokuroria e Tiranës, ka nxjerrë dje një urdhër bashkëpunimi me të gjitha komisariatet e policisë në vend. Në të gjitha këto institucione, personat që do të denoncojnë për persona të zhdukur ditët e fundit, do të pyeten nëse kanë lidhje me njeriun që mori me vete misterin e ngjarjes së dy ditëve më parë. Hetuesit ende nuk kanë arritur të gjejnë një adresë të saktë, për banesën apo personat ku ishte drejtuar eksplozivi e si rrjedhim, nuk ka një version edhe për shkaqet e atentatit të mbetur në tentativë. Prova e vetme në vendin e ngjarjes, është skeleti gjysëm i shkatërruar i një telefoni celular, si dhe karta e tij e dëmtuar thuajse plotësisht. Hetuesit e policisë dhe të Prokurorisë së Tiranës, kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për identifikimin e kësaj karte telefonike. Ajo mendohet të ketë të disa muaj që nuk është vënë në përdorim.

    Shpërthimi
    Nga verifikimi i kufomës së gjetur, hetuesit dhe ekspertët kanë mbërritur dje në një rezultat lidhur me mënyrën e shpërthimit. Krahët e kufomës, pasi janë verifikuar, kanë rezultuar se ishin djegur. Nisur nga ky fakt, hetuesit thanë se tritoli do të vihej diku në afërsi të vendit, ku është gjetur viktima. Duke qenë se ai ishte pranë objektivit të tij, i panjohuri e ka ndezur fillin e eksplozivit, por nuk ka mundur ta hedhë atë, duke gjetur në këtë mënyrë, vdekjen e menjëhershme. Hetuesit në këtë version, besojnë se viktima pasi e ka aktivizuar me zjarr përçuesin e lëndës plasëse, është përpjekur ta ndalojë atë, pasi nuk ka gjetur banesën ku do ta vinte eksplozivin. Kjo është mënyra se si e shpjegojnë ekspertët faktin se në krahët e viktimës, ka djegie të dukshme. Shpërthimi i mëngjesit të tre ditëve më parë, ka ndodhur në afërsi të bllokut të pallateve dhe banesave të rrugës “Don Bosko” në kryeqytet. Kjo zonë njihet për popullimin e saj me gjyqëtarë, prokurorë, ish-zyrtarë të policisë, politikanë dhe ish-drejtues të institucioneve të tjera të shtetit.



    “Në darkë u fikën dritat e pallatit”

    Një natë para se të ndodhte shpërthimi me tritol në pallat, dikush në mënyrë tepër misterioze, ka fikur dritat e korridoreve të pllatit si dhe ka ulur të gjithë automatët e katit të gjashtë. Njeriu, që prej kohësh kujdesej për kabinën elektrike të pllatit, thotë se, rreth orës 20.30, në mënyrë të papritur ka ikur korenti në të gjitha llambat e vendosura në shkallë, ndërkohë që e njejta gjë, ka ndodhur në të gjithë rrjetin e katit të gjashtë. “Dritat ikën krejt pa pritur dhe nuk dukej sikur kishin defekt. Dola menjëherë jashtë dhe pashë se banorët e kateve të tjera kishin korent. Ndërkohë që, gjithashtu vura re se, nuk kishte drita as në shkallë”. Pas kësaj ai ka zbritur menjëherë në kabinë pasi ishte i vetmi njeri që kishte çelësin e kësaj kabine. “Kur zbrita poshtë, pashë se kabina ishte e mbyllur sërish me çelës dhe kjo gjë më habiti shumë, pasi askush tjetër nuk e kishte çelësin, përveç meje. Fillimisht mendova se gabimi ishte diku tjetër, por kur e hapa pashë se ishte ulur automati, që është i veçantë për shkallët dhe i veçantë për katin e gjashtë”



    Hetimi për identitetin

    Karta e telefonit të gjetur në vendin e ngjarjes
    Shenjat e gishtërinjve, të cilat nuk janë gjetur për shkak të shpërthimit
    Denoncimet në polici për persona të zhdukur
    Veshja ose përshkrimi i pamjes së jashtme
    Verifikimi nëse është i skeduar në polici për vepra penale



    “Në darkë u fikën dritat e pallatit”

    Një natë para se të ndodhte shpërthimi me tritol në pallat, dikush në mënyrë tepër misterioze, ka fikur dritat e korridoreve të pllatit si dhe ka ulur të gjithë automatët e katit të gjashtë. Njeriu, që prej kohësh kujdesej për kabinën elektrike të pllatit, thotë se, rreth orës 20.30, në mënyrë të papritur ka ikur korenti në të gjitha llambat e vendosura në shkallë, ndërkohë që e njejta gjë, ka ndodhur në të gjithë rrjetin e katit të gjashtë. “Dritat ikën krejt pa pritur dhe nuk dukej sikur kishin defekt. Dola menjëherë jashtë dhe pashë se banorët e kateve të tjera kishin korent. Ndërkohë që, gjithashtu vura re se, nuk kishte drita as në shkallë”. Pas kësaj ai ka zbritur menjëherë në kabinë pasi ishte i vetmi njeri që kishte çelësin e kësaj kabine. “Kur zbrita poshtë, pashë se kabina ishte e mbyllur sërish me çelës dhe kjo gjë më habiti shumë, pasi askush tjetër nuk e kishte çelësin, përveç meje. Fillimisht mendova se gabimi ishte diku tjetër, por kur e hapa pashë se ishte ulur automati, që është i veçantë për shkallët dhe i veçantë për katin e gjashtë”


    ---------




    ???????????

    ci thoni ju ksaj..

    Me sa di un hyrjet e pallateve VIP ..mbyllen e hapen vec me kod nga banori i hyrjes ose shkalles..Pra Kamikazi nuk eshte i pa njohur me Vipat banore..
    Ktu fshihet dicka..
    asnji i huaj nuk hyn dot ne shkallet e pallateve moderne ne tiran ne mesnat apo ne te gdhime..

    sec kam nje dyshim ..se...

    thot popplli nga ferra vogel del Lepri modh..

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Amon se na bot me qesh na bot me ato rremujat e nisa un e vazhdoj tirona e re pastaj sarah me ato bluzat qe i kan gris e nfund brari me batuta
    O Sarah do kesh qen e bukur ti nat koh se nuk vinin kot ata garipat ,
    dhe jo vetem ather po mbase edhe tani.
    Tirona e re ja bone mir analizen tgjithve dhe besoj se i marrum me bo profilaksin te gjith qenve rrugac sic thot albo megjithse me nji postim na ka terheq veshin se po merremi me llumin e shoqerise dhe jo me probleme reale te vendit, prandaj po ithem se i marrum ata qent rrugac dhe po nisim me qent politikan se ato kan lidhje me kto prandaj u deshen me u shkrujt para ktyne se nga ata dolen kta qe jan sot por sigurisht me te zgjuar se te paret.
    Na ishte nje her nje drejtor qe donte te rregullonte institucionin e tij prandaj ju fut punes dhe e gaditi tgjith per mrena por i mbarun leket dhe i beri kerkes ministris perkatse per nje fond restaurimi , dhe pergjjgja i erdhi shpejt me gjith leket por bashk me te edhe emri i atij qe do bente punimet pra firma qe kishin caktuar.
    por drejtori refuzoj se ishte i drejt i shkreti dhe beri nje leter tjeter ne min. ku kerkonte te behej nje tender i rregullt me pjesmarjen edhe te firmave te tjera , sepse objekti ne fjal ishte edhe nje monument kulture dhe nuk mund te behej nje pun shkel e shko.
    Por mori te njejten pergjigje dhe nje verejtje per mos zbatim te urdhrit te min
    por ai kembenguli dhe u be penges per kete mashtrim qe kerkonte firmen e tij , keshtu qe u mor vesh me lart se ai dhe ju prish plani pasi dikush tjeter u fut ne valle qe i kishte ato b..et deri ne tok dhe ne nje telefonat i tha hiqi duret prej andej se esht e imja more vesh ,dhe tjetri duke mbyllur telefonin tha ishte ai mjekroshi i do t'gjitha per vete ,dhe disa dit para se te linte vendin e punes si min i arsimit per te mar ate te rend.. firmosi pushimin nga puna te drejtorit ,dhe emrimin e nje tjetre qe ishte nje mikesh e gruas se mjekroshit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 07-03-2005 më 19:38

  14. #74
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Këto histori që tregoni e emrat që përmendni i di i madh e i vogël në Tiranë.
    Kaq dini . Për më tej, s'keni për të marrë vesh gjë kurrë.
    Po s'ka gjë, përpiquni mijëvjeçarët e ardhshëm me "fosilet" e tyre mbi tavolina laboratorësh.

    Shqipëria është kthyer fatkeqësisht në një ZOO, ku i mungon vetëm rrethimi me hekura.
    .................................................. ............................................

    Kishin shku pisat e kishin vrarë Vladimir Harizin ?!
    Prej zotit e gjetshin, kriminelët !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Këto histori që tregoni e emrat që përmendni i di i madh e i vogël në Tiranë.
    Kaq dini . Për më tej, s'keni për të marrë vesh gjë kurrë.
    Po s'ka gjë, përpiquni mijëvjeçarët e ardhshëm me "fosilet" e tyre mbi tavolina laboratorësh.

    Shqipëria është kthyer fatkeqësisht në një ZOO, ku i mungon vetëm rrethimi me hekura.
    .................................................. ............................................

    Kishin shku pisat e kishin vrarë Vladimir Harizin ?!
    Prej zotit e gjetshin, kriminelët !
    Oj Kore,

    Kete llafin e rrethimit e kemi thene qe ne 91 ne. E mban mend kur thonim qe pervec Tirane, Durres dhe Shkoder, tere Shqiperine ta rrethojme ne tela dhe te ndertoj Socializmin, por me duket se ato po ndertojne kapitalizmin alla-west e ne te tjeret jemi akoma me parimet e socializmit..

    P o sa njeh edhe ti mi dreq???
    Sikur ke punu tek Oda e Tregtise...LOL

  16. #76
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Oj Kore,



    P o sa njeh edhe ti mi dreq???
    Sikur ke punu tek Oda e Tregtise...LOL
    Nuk është puna se njoh unë, por ky Lad Harizi kishte marrë për grua motrën e Kristo Robos ( mos ia thashë gabim emrin, se mbiemrin JO) , atij kampionit ballkanik apo europian të qitjes (kush e mban mend tani) .. dhe e njihte e gjithë Tirana.
    Sinqerisht , më ka ardh aq keq kur e kam marre vesh , sa s'ka. Ishte njeri shumë i mirë.

    Edhe jam plotësisht dakort me Albon kur thotë, mos u merrni më me qentë rrugaçë si Tos Keta & Company .

    E mos i tregoni bëmat e tyre sikur po tregoni " Borëbardha dhe shtatë xhuxhmaxhuxhët" .

    P.S. Xhuxhito , e ke pa kte filmin e fundit ti? Historikisht familja juaj ka qenë e virtytshme.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shkruaj Korason se per mua nje opinion i joti vlen sa 1000 gazeta..

    Mir e ke ti Korazon ..por duhet fol dhe per kto kriminelet se ndryshe do shkojm si qeni ne rrush te gjithe..
    Teza e Albos qe sduhet fol per gangot e Kriminelet eshte e gabuar.
    Duam shtet te forte e shteti behet i forte kur e detyron opinioni i cili tregon me gisht kriminelet. Se un e ti e xhuxhumaku skemi nevoj per shtet.
    Pa polica ta len banken e Shtetit ne nuk shkojm te vjedhim.

    Nuk me erdh mire qe Shoku Namik kishte qen ne Varrim te nje superkilleri sikurse ky Klod Saliu.. Le ti thoshte Shefave..aman mos me coni andej se un skam lidhje me gangot tuaj.. Un jam cun gege.. e mos me shtrudhni keshtu si lecke..enesh.

    Neser ne se del kunder partis Namiku do i thone..ik mo ti qe shkon neper gangstera.. Ai do thote..po ju me that te vete...
    Ashtu,,ne gjyq per shpifje do i thone.. Ku e ke dokumentin qe te kemi thene?
    -po ja mo tos Ruc ti me the ne shkallet e Selis Roz me goje..
    Po gjiqi nuk e njef te thenen me goje keshtu qe Namiku cuni i geges se shistavecit.. del gango pahiri..
    Keshtu ja punoi dhe Enveri Kadriut.. Pse ke ber keshtu ashtu.. po ju me keni then tha ai.. pse genjen mo i tha Dulla e ja futi.. brrylin.. Naaa i tha..
    ju kujtonet tek dokumentari BOb Papes?


    Nejse..

    Ja cthot Lubonja


    korrieri

    ---

    Qendrimi prej struci ndaj krimit

    E Marte, 08 Mars 2005

    Nga Fatos Lubonja

    Ne harkun e nje dhjetediteshi ne Tirane kane ndodhur tre vrasje nga ato qe ne gazetat jepen me germa super te medha, te zeza, madje me foto te viktimave ne faqe te pare, sa gjysma e gazetes. Qe te treja jane vrasje biznesmenesh te pasur. Duke patur parasysh hapesiren qe u ka dhene media elektronike e shtypi ketyre lajmeve, edhe ne raport me krime te tjera te faqes se pare, qe, si te thuash, fatkeqesisht, perbejne buken e perditshme te shtypit tone, nuk mund te mos themi se jane lajme qe e godasin ne menyre te vecante opinionin. Megjithate, nuk mund te mos vihet re, paradoksalish, se lajme kaq te renda e te rendesishme trajtohen ne menyre kaq "te lehte" e te parendesishme.

    C'dua te them me kete? Ajo qe me ka rene ne sy ne trajtimin e ketyre krimeve nga media elektronike dhe shtypi shqiptar eshte nje lloj qendrimi "prej struci" i opinionit, me cka kuptoj nje menyre te perjetuari, sikur te jemi spektatore te nje filmi hollivudian me krim te cilin e shohim per te provuar ca emocione qe ne jeten e perditshme, qe e kalojme ne menyre shume monotone, nuk i provojme. Pra, jo nje tronditje sikur krimin ta kemi brenda ne jeten tone, ne familjen tone si mallkim dhe si kercenim- si nje realitet tonin, pra, qe duhet pare drejt ne sy.

    Media vazhdon te merret me detaje pa fund se si u vra Vajdin Lame: celulari, ashensori, lloji i eksplozivit, dylbite, kamera e fshehte, telefonatat nga Zvicra; te pershkruaje me ngjyra hollivudjane vrasjen e bisnesmenit me te madh te gipsit Harizaj: makinen, perplasjet neper unaze, vrasjen me kater apo pese apo nente goditje thike, gjakun e tij ne xhaketat e vrasesve; te pershkruaje vrasjen me silenciator te Klodian Saliut, duke na treguar edhe pjese nga seriali i vrasjeve qe kane cuar tek kjo larje hesapesh te cilat, sipas nje ditari qe i eshte gjetur ne shtepi, rezultokan nja 12. Por ajo qe mungon ne menyre dramatike eshte tronditja e vertete e shoqerise, me cka kuptoj edhe aftesine per ta pare drejt ne sy kriminalitetin ne rritje, edhe reflektimin per shkaqet e ketij kriminaliteti te shoqeruara me pyetjen: ku po shkojme? Te behet sikur media jone, e mesuar me imitime te emisioneve perendimore, ndalet deri ne imitimin siperfaqesor te asaj qe shohim ne lajmet e botes ku ka vrasje e krime nga ato qe zene faqen e pare te gazetave duke na percuar perceptimin se eshte normale qe edhe tek ne duhet te kemi te tilla, madje, sa me spektakolare, aq me mire per tregun e medias. Por nuk eshte keshtu. Pa dyshim kudo ka kriminalitet, por kemi nje ndryshim te madh, se paku me vendet e botes ku aspirojme te hyjme: se pari ndryshimi ka te beje me numrin e vrasjeve ne raport me popullsine dhe, se dyti me aftesine per ta goditur krimin, por edhe per tu tronditur nga krimi e per te reaguar vertet ndaj tij. Tek ne numri i krimeve eshte katastrofikisht me i madh se ne Perendim. Ne sikur harrojme se duke patur parasysh se popullsia jone eshte rreth 15 here me e vogel sesa e nje vendi europian si Italia psh., ku kriminaliteti ka qene dhe mbetet nje plage, duhet te kemi 15 here me pak lajme krimesh e jo te kemi me shume se ne lajmet e tyre sic ndodh te ne. Jo me kot ka te huaj qe, duke mos e njohur Shqiperine vecse nepermjet bemave te shqiptareve, kane krijuar pershtypjen se jemi nje vend 60 milione banoresh.

    Por me shume sesa tek numri ndryshimi qendron tek aftesia e shoqerise per te reaguar ndaj krimit, cka, kuptohet, nuk eshte pa lidhje me numrin. Ne kete shkrim nuk dua te flas per paaftesine e organeve shteterore per ta zbuluar, parandaluar e goditur krimin, por per paaftesine e shoqerise per te reaguar ndaj krimit nepermjet ngritjes ne kembe te opinionit- edhe kjo jo pa lidhje me te paren, madje jane dy faqe te se njejtes medalje sepse, pa dyshim, ata qe i paguajme per te na e zbuluar e denuar krimin nuk jane tjeter vecse nje faqe e jona.

    E pra, vetem per vrasjet "e vogla" qe shohim perdite ne shtypin tone ne nje vend normal demokratik do te ishin organizuar kushedi sa tryeza mediatike e do ishin shkruar kushedi sa faqe gazetash me komente e analiza qe do te thellonin problematiken, dmth ate qe qendron prapa vrasjes; kurse, per nje seri vrasjesh si ato qe ndodhen se fundi ne Tirane do te kishin dale ne shesh tere qytetaret me thirrjen: "Ndal krimit!" shoqeruar me thirrjen per doreheqjen e kryeministrit, te ministrit te rendit, prokurorit e me rradhe. Kurse tek ne nuk ndodh asgje pervec filmit. Tek ne duket sikur bota e krimit dhe bota e atyre qe pretendojne se nuk i perkasin asaj, jane dy bote me vete, te ndara, ashtu sic jane te ndara filmi me jeten e perditeshme.

    Por bota e ashtuquajtur "e nendheshme" e krimit nuk eshte pa lidhje me boten e mbidheshme qe jetojme e shohim perdite. Ne jemi pjese e filmit, nuk jemi spektatore te tij ose, me sakte, "filmi" qe na duket se po shohim ne darke ne emisionin e lajmeve nuk eshte gje tjeter vecse sekuenca e nje "filmi" ku kriminelet qe kemi pare te vrasin naten, ne disa sekuenca me pare, te pashfaqura ne televizion, kene qene ne nje tryeze ngjitur me tonen duke pire kafe.

    * * *

    Pse shoqeria jone vazhdon te kete nje qendrim prej struci ndaj te keqes brenda nesh, vecanerisht kur behet fjale per krimin? Pse ajo ben sikur nuk e sheh ate, sikur nuk don te identifikohet me te? Pse nderkohe qe vajzat shqiptare mbushin trotuaret e prostitucionit perendimor ne kemi bere e bejme sikur kjo nuk eshte nje pune qe na perket? Pse nderkohe qe burgjet ne Perendim jane te mbushur me trafikante prostitutash e droge, ne bejme sikur kjo eshte nje bote qe nuk na perket? Pse nderkohe qe krimi na plas mu ne qender te kryeqytetit ne prap bejme sikur kjo i perket vetem botes se krimit e themi: le te lajne hesapet midis tyre?

    Pse ndodh keshtu, pra? Dhe deri kur do te ndodhe keshtu?

    Sipas mendimit tim paaftesia per te pare e perballuar realitetin e zi qe na rethon nuk mund te kuptohet plotesisht pa marre ne shqyrtim kulturen qe kemi trasheguar prej komunizmit e qe e trashegojme edhe sot ne thelbin e vet. E kur them "kulture" kam parasysh kuptimin me te gjere te fjales: menyren e jeteses se nje shoqerie. Ne kete kontekst kam parasysh edhe se komunizmi kishte ndertuar nje kulture te arratisjes nga realiteti per ne lavdine e nje bote virtuale luftrash e fitoresh te lavdishme kunder armikut apo ne nje realitet po aq virtual te krijuar sipas metodes socrealiste kur "realiteti" paraqitej ashtu sic duhej te ishte jo ashtu sic ishte. Persa i perket krimit, madje, komunizmi e kishte perjashtuar ate deri edhe nga lajmet. Nderkohe qe burgjet ordinere ishin plot me vjedhes edhe me vrases, shoqeria nuk dinte asgje per kete- sepse duhej dhene imazhi i nje vendi qe nuk i kishte keto probleme.

    Pa dyshim kjo kulture eshte pjese e shpjegimit pse krimi shihet sot ne Shqiperi me metoden e strucit. Ne dukje gjerat kane ndryshuar sepse krimi jepet me bollek ne lajmet, por ne thelb sic e thashe me lart, ay jepet si pjese e nje realteti qe nuk na perket. Per rastet ne fjale, si dhe per shume raste te tjera para ketyre, shenja me e dukshme e kesaj kulture te paafte per te reaguar, qe na ben te vazhdojme te prodhojme me shume histori sesa c'jemi ne gjendje te asimilojme- nese do te citoj Curcillin- ishte mungesa e reflektimit dhe e shqetesimit te krejt shoqerise, e politikes, e shoqerise civile, e specialisteve te fushave te ekonomise, psikologjise, te sociologjie te kriminologjise.

    Shkaqet e ketij mosreflektimi sigurisht nuk duhet t'i gjejme vetem tek trashegimia e mbrapshte e se kaluares. Pandashem me te, por edhe si rrjedhoje logjike e saj, ne vend po ndertohen aktualitete qe jane jo me pak faktore te rritjes se kriminalitetit me nje ane dhe te paaftesise per tu perballuar me te ne anen tjeter. Mendoj se shoqeria shqiptare duhet me urgjence te shqetesohet e te reflektoje e te debatoje me tere seriozitetin mbi keta faktore. Pa reflektuar mbi ta veshtire se do te arrijme ta shohim krimin ashtu sic eshte, pra si pjese e jetes sone dhe jo si film ne televizor. Perndryshe, po vazhduam ta shohim me metoden e strucit, krimi do te vazhdoje te na rrethoje gjithnje e me shume duke mbjelle gjithnje e me shume vdekje e duke ua bere gjithnje e me te rende jeten atyre qe mbeten gjalle.

    Le te parashtroj disa prej ketyre faktoreve duke ngritur njeheresh disa nga ceshtjet qe mendoj se duhen marre urgjentisht ne shqyrtim:

    Se pari: sa ka lidhje krimi i eger qe shohim perdite me ekonomine e zeze qe kemi krijuar? E, nese ka lidhje, sikurse jam i bindur, ku po na con ky sistem, thellesisht i kriminalizuar qe kemi ndertuar? Kjo ceshtje duhet perballuar me tere kompleksitetin e vet. Edhe ne driten e asaj perspektive te frikshme qe kjo ekonomi, qe ka pjelle kete kriminalitet, ka bere e po ben te largohet nga Shqiperia pjesa me e shendoshe e shoqerise, per te mos folur per ate se sa krijon kushtet e investimit ne Shqiperi apo te kthimit ne Shqiperi te emigranteve. Edhe ne perspektiven edhe me te frikshme te faktit se nje pjese e kesaj ekonomie kriminale ka qene dhe eshte ende e drejtuar se jashtmi, neper tregjet perendimore te droges e te prostitucionit, por cfare do te ndodhe po te kemi parasysh se sa me shume Europa po ia mbyll kanalet aq me shume krimi po kthehet perbrenda nesh, sikurse duken se jane shenjat? Madje, duhet te marrim ne analize edhe ate mendesi, fatkeqesisht te shumeperhapur, sipas te ciles krime te tilla si trafiqet njerezore apo te droges na kane sjelle perparim, sepse na kane sjelle para.

    Nje ceshtje e dyte qe duhet trajtuar me force eshte: cfare sistemi vlerash kemi krijuar gjate ketyre vjeteve? A qendrojne vlerat e jetes dhe gezimi i jetes vetem tek sigurimi i parave per te bere tere qejfet e nje jete konsumiste, per tu kapardisur me 4 x 4 lluksoze, edhe pse te vjedhura apo te blera me para te pista? Apo duhet te kerkojme vlerat e jetes dhe gezimin e jetes edhe tek puna, edhe tek studimi edhe tek krijimi edhe tek solidariteti, edhe tek modestia edhe tek sakrifikimi per te tjeret? A eshte e vertete se cdo vlere qe kemi mund te kete vetem nje njesi matjeje: me sa para blihet? Apo ka vlera te cilat nuk matet dot me para?

    E ketu duhet te ndalen e te reflektojne shume nga ata qe i kane dhene rinise shembullin se cdo gje eshte e blereshme ose e shiteshme, deri edhe nderi, dinjiteti, idealet, e verteta dhe miqte- me se pari politikanet, por jo vetem.

    Sa pergjegjes jemi ne, bota e mbidheshme, per boten e nendheshme te krimit; sa lidhje kemi ne me te po ashtu e, ne kete kontekst, sa ndikon shembulli i krimit te eterve me kollare ne krimin e bijve me kallashnikove, pistoleta e eksplozive? Kur shtron kete pyetje nuk mund te mos te vije ndermend kryeminstri yne qe ka udhehequr jo pak, por 9 nga 14 vjetet e tranzicionit, te cilin shohim se sot, me shume sesa kriminaliteti e shqeteson sjellja e kazinove ne vend. Nuk mund te mos i shtrohet atij pyetja: ku do t'i gjejne parate njerezit qe do te shkojne te defrehen ne kazino, zoti kryeminister? Sipas shtypit kryeministri yne i gjen ato qe luan vete neper miqte biznesmene me te cilet abuzon me pronen publike. Po ku t'i gjejne djemte e rinj qe s'kane pushtet politik? Do t'i gjejne tek trafiku i droges, i prostitutave, tek raketingu, tek vrasjet me para apo tek grabitjet. Dhe me pas, ata me te talentuarit, kur te rriten edhe ca, do t'i gjejne duke u integruar "denjesisht" ne sistemit e ekonomise e politikes kriminale qe ka krijuar kryeministri yne me shoke. Pse jo, kur kane shembuj aq te shkelqyer?

    Pa dyshim ky debat do te na conte tek e gjithe problematika qe shpesh e diskutojme pa e lidhur drejtperdrejt me krimin: tek ajo e gjendjes se shkollave, te spitaleve, te punesimit, etj. Tek rezultati i thermimit qe ka pesuar shoqeria jone gjate ketij tranzicioni duke kaluar nga nje kolektivizim i detyruar ne nje individualizem te cfrenuar, ku individi nuk di c'eshte komuniteti, c'eshte pergjegjesia, c'jane te drejtat e c'jane detyrat shoqerore. Do te na conte deri edhe ne debatin nese po e luajne apo jo si duhet komunitetet fetare rolin e tyre ne kete shoqeri, vecanerisht ate te edukimit moral. Pasi, ne fakt, ky shperthim i krimit nuk eshte tjeter vecse nje nga simptomat me ngjethese te nje semundje qe ka kapur me kohe tere shoqerine e qe shfaqet ne simptoma gjithfareshe ne te tere pjeset e trupit te saj.

    E ne kete kontekst nuk mund te mos arrijme tek nje ceshtje qe eshte si te thuash piketakimi i te gjitha ceshtjeve: tek ceshtja e lirise. Sa te lire jemi te rrethuar kesisoj nga krimi- eshte ceshtja e ceshtjeve? Vec te tjerash: sa ndikon ne heshtjen tone prej struci frika qe kemi nga krimi? Mos valle jemi te paafte per te reaguar ndaj krimit, per ta bere hapur dhe me gjithe forcen qe meriton debatin rreth tij pasi krimi jo vetem na vret ne rruge, por na ka kapur tashme institucionet qe duhet te na mbrojne prej tij? Per rrjedhoje a mund te ngreme vertet nje shtet ligjor, nje shtet te se drejtes, te lirise dhe demokracise ne keto kushte ku friken e diktatures po na e zevendeson gjithnje e me shume frika nga krimi qe ka kapur shtetin?





    ,,,,,,

  18. #78
    FBI Maska e Sarah
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Larg Dashurise se Pare
    Postime
    76
    Dardano po me lal ne kohe teme ka qem qene nona e mire jo keq, se tani jena plak e jena thinj poshte e nolt. Nejse une skam pse shtoj rrej apo manipuloj noj histori se me thone qe ke njoft te forte ste jep ner apo fame. Na e bote halli ene puna.

    Per sa i perket asaj qe ka thone Albo,bashkohem me Brarin . Si do ti cjerrim masken plenave? pastaj po me qen mos me fol per qen e moca rrugesh , nuk na takon me fol as per te ashtu qujt politikane si Nano e Berisha me shoke. Ndryshimi i ketyne me ata qe kena permen me nolt eshte se keta kane dres code. Keta me kallare ata me tuta feshfesheje. Ata me pushke ne dore , keta doren ne qafe e gishtin ne My*he.

    Keshtu mer lal .


    P.S. Kore kush qekan keta mi qe si njifkam une. Jo per gjo po kam punu ene ne drejtori te dyte...........s'ja fal vetes.
    In the Lord,however,woman is not independent of man, nor is man independent of woman. For as woman came from man, so also man is born of woman. But everything comes from God.

    I Corinthians 11:11 (NIV)

  19. #79
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Edhe ju flisni per me te fortit e tirones pfff .. ato nuk kane qene vec se morracak ne ate kohe qe me shume ju kish dale nami sesa bemat ..
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  20. #80
    FBI Maska e Sarah
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Larg Dashurise se Pare
    Postime
    76
    Jam me ty PINK. Kur mban ne dore nje kallsh edhe nje femije 5 vjecar emertohet i forte se ka me shume nga cka ke ti me duret bosh.
    In the Lord,however,woman is not independent of man, nor is man independent of woman. For as woman came from man, so also man is born of woman. But everything comes from God.

    I Corinthians 11:11 (NIV)

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:41
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •