Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 101
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242

    Cool

    -ti Domja online- tipa si puna jote akoma i derdhin wiski e i nezin cigare gaz muces te varri, para se te vish ktu e te bosh si i urte shko shif e studjo se sa mund te ngrihesh me forcat e tuaja ne tirone ne kohe te shkurter, nuk ngrehesh dot pa shkel nai nji ne kallo, kshu qe kjo qe ndodhi eshte normale. ate qe e hoqen me C4 e dite veten peshk me peshe por paska qene peshk i vogel.
    Kshu eshte plako kur futesh ne gjak me maloket, nuk e harro njeri as Azemin edhe ai kshu nga kryetar klubi shkodre perfundoi ne balte kombinati, leke kane pas te dy te njdjeret por nuk hoqen dore nga deshira per tu bere NJESHI dhe kjo cmire u hongri kokat.
    Nejse ky klan ngeli pa koke dhe normal qe do terhiqen avash avash nga skena e biznesit prej frikes, por ne qe jemi audienca tani do mirpresim klanin e rradhen urojm qe ket rradhe te jen me te zgjuar dhe mos ti harrojn msimet e librave te Puzzos.
    Money Makes Man act Funny

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli


    Ekzekutohet me thike biznesmeni Vladimir Harizaj

    03/03/2005

    - Nje pronar i nje firme gipsi eshte marre peng e me pas eshte ekzekutuar me thike ne makinen e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 4 te pasdites dhe ka nje skenar te denje per filma te Hollivudit. Viktima Vladimir Harizaj, rreth te 40-tave ka qene duke hipur ne makinen e tij ne zonen e Selvise, kur eshte kercenuar me thike nga dy persona, te pershkruar nga deshmitaret si djem te rinj. Ata jane futur ne makine dhe kane marre drejtimin e mjetit duke mbajtur njekohesisht te kercenuar biznesmenin Harizaj. Makina me pengun dhe pengmarresit eshte drejtuar per ne rrugen e unazes dhe ne afersi te te stacionit te trenit eshte implikuar ne nje seri akidentesh me disa makina te parkuara ne ane te rruges. Gjate kesaj kohe viktima eshte perpjekur te hidhet nga dera e pasgjerit, por ne perleshje e siper eshte eshte qelluar me thike ne trup nga njeri per pengmarresve. Per shkak te trafikut pengmarresit e kane futur makinen mes pallateve perballe shkolles Harri Fullc. Por edhe ketu jane perplasur me te tjera makina ne parkingun e pallatit. Te bllokuar, grabitesit kane braktisur viktimen dhe makinen ne te cilen policia ka gjetur nje sasi te madhe te parash dhe valute, shifer e cila mendohet te jete ne disa milione leke. Viktima eshte ndihmuar nga disa banore qe e kane derguar ne spitalin ushtarak por ka humbur jeten gjate rruges. Fillimisht vendgjarja eshte rrethuar nga forcat e Reneas, qe kane ruajtur vendin deri ne mberritjen e policise. Ekspertet mendojne autoret kane pasur qellim te grabisnin tregtarin, por jane trembur nga plaget e shumta qe ai ka marre dhe e kane braktisur ate. Gjithsesi inspektoret e policise kriminale po hetojne dhe pisten e hakmarrjes personale.


    ------------



    Allon.. aq sa di i tregoj ktu.. por gango nga afer nuk njoh.
    Po ti trego he burr malcije se nuk i kallxojm kuj..
    un e ti e tan forumi.. pun e madhe..

    Po ky Harizi kush esht..cka esht me ke esht e ku i kan bodugardat adhahile..


    amaro sa misterioz je .. fol more se na plaset.. a fjal kryq do gjojm ktu a?

    ku ku nan i ka hi lepri ne bark tanve..



    Po ky Gaz Muca kush asht...?

    Po Gaz Demi?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-03-2005 më 16:47

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    O Brar vellai vertet nuk e njeh Gaz Mucen, e mir pra po te bej nje histori te shkurter edhe te disa trimave te tjer ,
    Gazi ishte nje nje djal pak i gjat dhe pak i fort por u be me i fort kur doli nga burgu , se ne ate kohe per tu ber i fort dhe me emer duhet te kishe hyr njeher ne burg ishte si pun dipllome pa ate nuk caje dot , ne mes te gangove bile shpesh kerkonin te hynin vet herren e pare, dhe sa me shum diplloma te kishin aq me te fort ishin e aq me shum i shkonin nga mbrapa
    cuna te vegjel qe benin nje lloj kursi para se te mernin dipllomen.
    Dhe ishin shpesh here ata te vegjlit qe benin gjithcka ne emer te Gazit
    Gazi e kishte shpin te rruga bardhyl dhe ke xhomlliku afer shpis teme kishte te dashuren e tij nga e cila la nje djal te cilin nuk arriti ta shohe
    dot, sepse e vrane me kallash mu aty ke xhomlliku.
    kush e vrau ta them me vone.
    Cfar bente Gazi ai kur shkonte te tregu kish nja 6 veta pas dhe cdo gje qe i pelqente e merrte , televizor lavatrice ushqime pra ai vetem zgjaste doren dhe askush thonte nje fjal.por me shum buje beri kur hiku me traget ne itali atje ne stadium ka bo nomin thon se un sisha , te gjith vuanin per buk e uje ndersa ai jo rrinte ulur dhe i sillnin cdo gje shoket ,
    dhe pas kthimit emri i tij u be akoma me i famshem hyri ne disa hakmarje dhe doli fitimtar per momentin , derisa nje dite me diell ke xhomlliku anes trotuarit nga krahu i djatht kur shkon per porcelan ishte nje qe kishte var ca tapete me i shit dhe nje lokal ngjitur , ai ishte ne kembe gjithashtu edhe shoket e tij besnik kur u degjua nje bresheri kallashi
    te gjjith u shtrin barkas sepse qelluan ne ajeer per te mos vrar te tjeret
    dhe vetem Gazi qendroj ne kembe futi doren ne brez nxori pistoleten
    dhe po kthehej pasi ishte me shpin nga rruga por nuk arriti sepse nje bresheri e preu ne mes, shoket etij nuk guxuan as te nxirnin koken nga tavolinat ku ishin futur dhe u plagos ne kembe nje person tjeter.
    Ne ate kohe une isha ke tuneli qe te con te shkolla xhezmi delli, u ktheva dhe vajta te shoh por shum shpejt u mlodh shum kallabllik dhe hika mos haj noi plumb qorr.
    kush e vrau thon se un nuk i pashe per Franc Konomin dhe nji tjeter qe spo me kujtohet emri dolen nga makina qelluan dhe iken ,
    ai tjetri me sa di i ben atentat ne itali por shpetoj dhe e cuan ne spital por dikush i vajti edhe ne spital dhe e vrau ne shtrat.
    kush eshte Franci nje i fort tjeter qe e kish shpin ke treni ose me mir ke rruga e burgut qe esht paralel me trenin pas polikumit.
    po Franci ca bente ishte me i urte por me dinak bente shpesh paralele
    dhe kish nje trup te bukur por kishte nje ze te holle , ka bere polikumin dhe aty filloj te bej zeniet e para pasi ne ate kohe edhe un beja polikumin
    7 nentori. Tani nuk e di ku esht dhe cfar ben .
    por nje gje e di mir se Gazi thosh qe jetonte me sot me neser prandaj qar e kishte ato qe bonte. dhe nuk mbaron ketu sepse vellai i tij Landi dhe familja e tij moren nusen e gazit dhe e mbajten ne shtepi per te rritur djalin por ajo ra ne dashuri me Landin vellain e Gazit u martua dhe lindi nje goce dhe mbas disa vjetesh landit i bene nje prit ke dera e shpis kur u kthye nga plazhi duke parkuar makinen e egzekutuan .
    ka edhe histori te tjera po le ti shkruaj dikush tjeter se un u ekspozova shum.

  4. #44
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anëtarësuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17
    Po e lexoja me shume interes kete teme ,doja te thoja dhe une dicka ,po mir jeta eshte vetem nje apo sic e dini ,o te punosh ne fabrika ,o me force krahu ose te hysh ne vallen e lekut modh ,por dhe aty eshte e veshtire te qendrosh....
    Vajdinin nuk di shume per te por me sa lexova paska qene njeri me **** dhe tregoi qe i bonte te gjitha sa ishte gjalle ,tani ra hero ...ai stan kete bylmet ka njerez .......i vdekuri me te vdekurin .por ama duhet te dime qe SHqiperia ta heqi ate shqiponjen ne flamur se shume gjak eshte derdhur dhe shume gjake do derdhet ...........

    Nje pyetje nuk eksiston nje komision shteteror e ti kontrlloi te gjithe ku i gjeten pasurite ,si u bene te pasur jemi akoma largggggggg.......
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

  5. #45
    Dora Vjeter Maska e Ngadhnjyesi
    Anëtarësuar
    06-04-2004
    Vendndodhja
    Jashtetit
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga Brari
    nicka keni ketu.. emrin originall tregojani vetem miqve besnik.. e folni..
    ky eshte lezeti i forumit.. te mesojme ato qe nuk idime..
    E di se i kemi verdalle me nicka vajzash e turli nicku.. hafijet e Mafies.. po dhe te zb.ythemi si kur nuk ka lezet.
    Braro ti e di si ka funksionu Shqiperia per 80 vjet. Ne fillim ishte Zogu, masnej Veri, masnej Ramizi, masnej Sala e me ne fun Tosi.
    Te gjithe, me perjashtim te Ramizit, e kane perdor vendin si ciflikun e vet, dhe cdo gje fillonte e mbaronte tek ta. Sa here qe jane vrare nejrez me emer hetimin/kerkimin filloje nga koka. Kush eshte koka tani?
    Ketu s'do t'jem, do jem larguar
    Nga kafeneja e preferuar.

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Nje djalosh shqiptar ketu ne amerike nga Tirana, qelloi ne nje tavoline me nje plak amerikan ne pension qe kish qene oficer ne sherbimin sekret amerikan, por shume njeri i sinqerte dhe i pelqente qe te njihej me historite e emigranteve te rinj ne lagjen e tij.

    Ky djaloshi nga Tirana, ashtu si ju me lart, i tregonte plakut amerikan per te 'fortet e Shqiperise', bemat e tyre, pasurine e tyre, dhe kur fliste, te linte te kuptonte qe ishte i ekzaltuar dhe gati gati krenar per "bemat e te forteve".

    Plaku amerikan qe kish bredhur boten dhe kish pare e degjuar lloj lloj krimesh e kriminelesh, e degjonte ne heshtje me nje buzeqeshje te lehte ne fytyre. Kur mbaroi djaloshi nga Tirana me historite e tij, plaku i drejtohet me fjalet.

    - Kriminelet mor djale, jane si puna e qenit rrugac. Bejne gam-gam neper rruge duke zgjuar gjithe lagjen nga gjumi dhe duke trembur kalimtaret ne rruge, por te jesh i sigurt qe heret a vone edhe ata te fortet e tu ne Shqiperi do ti presi fati i qenit rrugac.

    Nje plumb ne koke te shtrire anes rruges qe u dha aq emer. Prandaj ne me degjon nje fjale mua plakut, mos e humb kohen me qente rrugace te Tiranes, por meso e puno qe te mos behesh qen rrugac si ata.

    Albo

  7. #47
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    O Brar vellai vertet nuk e njeh Gaz Mucen, e mir pra po te bej nje histori te shkurter edhe te disa trimave te tjer ,
    Gazi ishte nje nje djal pak i gjat dhe pak i fort por u be me i fort kur doli nga burgu , se ne ate kohe per tu ber i fort dhe me emer duhet te kishe hyr njeher ne burg ishte si pun dipllome pa ate nuk caje dot , ne mes te gangove bile shpesh kerkonin te hynin vet herren e pare, dhe sa me shum diplloma te kishin aq me te fort ishin e aq me shum i shkonin nga mbrapa
    cuna te vegjel qe benin nje lloj kursi para se te mernin dipllomen.
    Dhe ishin shpesh here ata te vegjlit qe benin gjithcka ne emer te Gazit
    Gazi e kishte shpin te rruga bardhyl dhe ke xhomlliku afer shpis teme kishte te dashuren e tij nga e cila la nje djal te cilin nuk arriti ta shohe
    dot, sepse e vrane me kallash mu aty ke xhomlliku.
    kush e vrau ta them me vone.
    Cfar bente Gazi ai kur shkonte te tregu kish nja 6 veta pas dhe cdo gje qe i pelqente e merrte , televizor lavatrice ushqime pra ai vetem zgjaste doren dhe askush thonte nje fjal.por me shum buje beri kur hiku me traget ne itali atje ne stadium ka bo nomin thon se un sisha , te gjith vuanin per buk e uje ndersa ai jo rrinte ulur dhe i sillnin cdo gje shoket ,
    dhe pas kthimit emri i tij u be akoma me i famshem hyri ne disa hakmarje dhe doli fitimtar per momentin , derisa nje dite me diell ke xhomlliku anes trotuarit nga krahu i djatht kur shkon per porcelan ishte nje qe kishte var ca tapete me i shit dhe nje lokal ngjitur , ai ishte ne kembe gjithashtu edhe shoket e tij besnik kur u degjua nje bresheri kallashi
    te gjjith u shtrin barkas sepse qelluan ne ajeer per te mos vrar te tjeret
    dhe vetem Gazi qendroj ne kembe futi doren ne brez nxori pistoleten
    dhe po kthehej pasi ishte me shpin nga rruga por nuk arriti sepse nje bresheri e preu ne mes, shoket etij nuk guxuan as te nxirnin koken nga tavolinat ku ishin futur dhe u plagos ne kembe nje person tjeter.
    Ne ate kohe une isha ke tuneli qe te con te shkolla xhezmi delli, u ktheva dhe vajta te shoh por shum shpejt u mlodh shum kallabllik dhe hika mos haj noi plumb qorr.
    kush e vrau thon se un nuk i pashe per Franc Konomin dhe nji tjeter qe spo me kujtohet emri dolen nga makina qelluan dhe iken ,
    ai tjetri me sa di i ben atentat ne itali por shpetoj dhe e cuan ne spital por dikush i vajti edhe ne spital dhe e vrau ne shtrat.
    kush eshte Franci nje i fort tjeter qe e kish shpin ke treni ose me mir ke rruga e burgut qe esht paralel me trenin pas polikumit.
    po Franci ca bente ishte me i urte por me dinak bente shpesh paralele
    dhe kish nje trup te bukur por kishte nje ze te holle , ka bere polikumin dhe aty filloj te bej zeniet e para pasi ne ate kohe edhe un beja polikumin
    7 nentori. Tani nuk e di ku esht dhe cfar ben .
    por nje gje e di mir se Gazi thosh qe jetonte me sot me neser prandaj qar e kishte ato qe bonte. dhe nuk mbaron ketu sepse vellai i tij Landi dhe familja e tij moren nusen e gazit dhe e mbajten ne shtepi per te rritur djalin por ajo ra ne dashuri me Landin vellain e Gazit u martua dhe lindi nje goce dhe mbas disa vjetesh landit i bene nje prit ke dera e shpis kur u kthye nga plazhi duke parkuar makinen e egzekutuan .
    ka edhe histori te tjera po le ti shkruaj dikush tjeter se un u ekspozova shum.
    Dardajano po e plotesoj une pak kete shkrimin tend.

    1 - Ai personi tjeter qe ishte me Franc Konomin kur vrane Gaz Mucen ishte Naim Zyberi dhe vertet qe e vrane ne Itali ne nje spital.
    2 - Hera e fundit qe degjova per Franc Konomin ishte vjet ne mos gaboj. E kane futur ne burg se donte t'i vinte gjobe $100.000 dikujt.
    Keto me lart i mbaj mend nga gazetat se nuk njoh asnje prej tyre.

    Tani ca te dhena per Gaz Demin:
    Gaz Demi ka qene deri para disa vjetesh roje personale e Fatos Nanos. Tani eshte "biznesmen", pronari i hotelit "Butrinti" ne Sarande. Ne nje interviste qe kam lexuar, ai thote qe pronare ka qene familja e tij dikur dhe tani ai e rimorri, por mund t'i beni vete modifikimet.Restaurimi i hotelit ka kushtuar rreth 6 milione dollare, te cilat sipas pronarit i ka marre borxh nga shoke e miq. Se kush te jep borxh 6 milione dollare keto dite une nuk e di. Perflitet gjithashtu qe eshte bashkepronar i restorantit ne kalane e Lekuresit po ne Sarande, se bashku me Gligor Tavon, vellane e ish-kryetarit te PBDNJ, Vangjel Tavo.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo.. kta qente rrugac duhen njohur sepse ashtu u behet profilaksia.. dhe u kursehet jeta atyre njerzve puntore qe shkojne ne pune a ne cerdhe me cu kalamajt dhe han plumbin e gangove..
    Pikerisht per ta mbrojtur njeriun e mire duhet debatuar mbi keta qe neser kur ti Albo a po Alloni apo tjeret.. te ktheheni ne Shqiperi e ju emerojne prokurora a Ministra a shefa policije te dini si te luftoni te keqen me mire..

    Ne forum ska krasitje e censure e kjo fale teje Albush pra njerzit thone cfar duan.. sepse ne Tv e gazeta te Shqiperise vendos Mafia cfar duhet thene e cfar jo..
    Prandaj.. ti ke per detyre qe teknikisht tu a besh te pa mundur Mafies tu kontrolloje njerzve ketu identitetin.. e kjo per hir te sigurise qe ata te jene te qete kur flasin..

    Kte IP-ne qe thot ai djali shikoje ti Albo.. se smarr vesh une nga informatika.. ..qe asnjerit ketu te mos i cenohet qimja e kokes..per ato qe thone..

    Dardo..

    thx per informacionet.. dhe ti jonian..

    behet a sbehet shqiperia..dhiz iz kuescën..

    dikur Cikago glonte nga Gangot e kerciste kallashi rrugve si ne haradoz..kur thon tironcit..

    mirpo sot jetohet ne Amerik..pra fitoi njeriu i Punes..
    edhe Shqiperia mund te ndreqet..

    Nuk e meritonte populli yne qe mbas 40-50 vite roberi kooperativisto-gulago-Spac-ore.. te perjetonte kte tmerrin 15 vjecar te "tranzicionit"..
    Jan mbushur varrezat e qyteteve me... pllaka mermeri ku thuhet zakonisht..

    Elvis Ergys Elton Selim -Myrto-Dulo- llari.. lindur me 1980 ..a 1985 ..

    Keshtu ne Tirane..keshtu ne Durres e Vlore e kudo..

    Dardo ca shok te mij e kan perjetuar Stadiumin e Barit..

    Tmerr kan pare me sy.. nga keta Gaz Mucat..
    Se ku i kishin gjetur ato shtizat e sportit e me to kercenonin e vrisnin ata qyqaret e tjere e italani bente sehir me helikopter..

    Nejse.. por do i vazhdojme keto debate..

    Pra sic shihet thelbi gjerave jane.. Prona..Paraja..

    Aty fillon Krimi..

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nje djalosh shqiptar ketu ne amerike nga Tirana, qelloi ne nje tavoline me nje plak amerikan ne pension qe kish qene oficer ne sherbimin sekret amerikan, por shume njeri i sinqerte dhe i pelqente qe te njihej me historite e emigranteve te rinj ne lagjen e tij.

    Ky djaloshi nga Tirana, ashtu si ju me lart, i tregonte plakut amerikan per te 'fortet e Shqiperise', bemat e tyre, pasurine e tyre, dhe kur fliste, te linte te kuptonte qe ishte i ekzaltuar dhe gati gati krenar per "bemat e te forteve".

    Plaku amerikan qe kish bredhur boten dhe kish pare e degjuar lloj lloj krimesh e kriminelesh, e degjonte ne heshtje me nje buzeqeshje te lehte ne fytyre. Kur mbaroi djaloshi nga Tirana me historite e tij, plaku i drejtohet me fjalet.

    - Kriminelet mor djale, jane si puna e qenit rrugac. Bejne gam-gam neper rruge duke zgjuar gjithe lagjen nga gjumi dhe duke trembur kalimtaret ne rruge, por te jesh i sigurt qe heret a vone edhe ata te fortet e tu ne Shqiperi do ti presi fati i qenit rrugac.

    Nje plumb ne koke te shtrire anes rruges qe u dha aq emer. Prandaj ne me degjon nje fjale mua plakut, mos e humb kohen me qente rrugace te Tiranes, por meso e puno qe te mos behesh qen rrugac si ata.

    Albo
    Albo ato qe tregoj nuk i tregoj me krenari por ai ka qen dhe eshte realitetiShqiptar , vetem me nje ndryshim se ata te fortet e sotem i kane te gjitha brenda ,ate qenin rrugac , qenin bisnesmen , qenin politikan , qenin deputet etj..
    Sa per punen edhe pse aludimi jot esht indirekt un punuj 10 ore ne dit ktu , dhe kam nje shpi per te mbajt ,keshtuqe nuk kam kohe te merrem me qente rrugac , por ata jan aq shum sa historit e tyre na hyjne ne vesh vete ,per ate qe don me i nigju.
    nejse nje pergjigje ta dha pak edhe Brari prandaj nuk po e zgjas ,
    ciao

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Jonian
    Dardajano po e plotesoj une pak kete shkrimin tend.

    1 - Ai personi tjeter qe ishte me Franc Konomin kur vrane Gaz Mucen ishte Naim Zyberi dhe vertet qe e vrane ne Itali ne nje spital.
    2 - Hera e fundit qe degjova per Franc Konomin ishte vjet ne mos gaboj. E kane futur ne burg se donte t'i vinte gjobe $100.000 dikujt.
    Keto me lart i mbaj mend nga gazetat se nuk njoh asnje prej tyre.

    Tani ca te dhena per Gaz Demin:
    Gaz Demi ka qene deri para disa vjetesh roje personale e Fatos Nanos. Tani eshte "biznesmen", pronari i hotelit "Butrinti" ne Sarande. Ne nje interviste qe kam lexuar, ai thote qe pronare ka qene familja e tij dikur dhe tani ai e rimorri, por mund t'i beni vete modifikimet.Restaurimi i hotelit ka kushtuar rreth 6 milione dollare, te cilat sipas pronarit i ka marre borxh nga shoke e miq. Se kush te jep borxh 6 milione dollare keto dite une nuk e di. Perflitet gjithashtu qe eshte bashkepronar i restorantit ne kalane e Lekuresit po ne Sarande, se bashku me Gligor Tavon, vellane e ish-kryetarit te PBDNJ, Vangjel Tavo.

    Bravo joni tani mu kujtua dhe mund te them qe ai ishte si ai gjergj elez alia me 9 plage ne trup, mbaj mend se i kane bere shume atentate por gjithmon ka dale vetem i plagusur por efektet e tyre i kishte ne trup dhe ne atentatin e fundit ishte bere gjysem njeriu nga vuajtjet e plageve,
    pastaj braro mbas vrasjes se Gazit dolen shum qen rrugac por nuk ben dot emer se perfundun te gjith te varrezat e kombinatit ,
    Nje tjeter ishte edhe Cim xhabafti nga selita por le ta degjojm serin tjeter me von,

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Braro IP-ja eshte si bicim pashaporte kudo qe hyn ne internet e ke nga mbrapa biles edhe kur ti futesh ne forum pa u identifikuar ata e din qe je ti po te duan, biles kur ti aprovon dicka pra jep ok mund te ket pas te bashkangjitur dicka tjeter qe te sheh te gjitha te dhenat e tua dhe mbase edhe fjale kalimet prandaj ato duhen nderruar shpesh .
    ky rrezik eshte me i madh per ata qe kane lidhje ADSL si e imja ,ku IP - eshte fikse. dhe nepermjet ip-se te gjejne adresen ku banon.
    Por kjo varet shum nga albo dhe kush esht albo pasi ktu cdo gje esht virtuale ,
    A mmkuptoveee...????

  12. #52
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ATENTATI NDAJ LAMAJT, ZBULOHET CELULARI PA KARTE.

    Tiranë- Hetuesit zbulojnë celularin e personit të dyshuar si autor i atentatit me eksploziv ndaj biznesmenitdhe presidentit të Federatës së Boksit, Vajdin Lamaj, ku mbeti i vrarë edhe miku i tij, Artan Arsi. Bëhet fjalë për kartën e një prej celularëve të gjetur diku afër pallatit ku ndodhi shpërthimi. Nga tre aparate celularësh që janë zbuluar nga verifikimet dhe hetimet e para, njëri prej tyre nuk ka patur kartë brenda dhe kjo i ka shtangur ekspertët. Nuk bëhet e ditur ende se kujt i përket ky celular pa kartë që hedh dyshime tek disa persona që mendohen si bashkëpunëtorë në ngjarje dhe autorë. Burime nga grupi hetimor nuk dhanë hollësi rreth identifikimit të numrit dhe emrit të personit, por thanë se kjo është një provë tepër e sigurtë që i ka çuar tek autorët e dyshuar për atentatin që përgjaku pallatin pranë stadiumit "Qemal Stafa" orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas hetimeve të kryera, njëri prej aparateve ka qenë i viktimës dhe tjetri i mikut të tij po të vrarë, Artan Arsi. Ekspertët kriminalistë dyshojnë se një person i implikuar dhe që ka njohur mirë zonën dhe personazhin ka bashkëpunuar në atentat, ndërsa është munduar të largohet duke lënë pas celularin e tij pa kartë. Ky mister sipas burimeve të sigurta pritet të zbardhet gjatë ditëve të ardhshme, sepse nuk ka ende një përqendrim në pista të qarta që të çojnë tek provat shkencore. Nuk janë gjetur prova të pastra për të klasifikuar ngjarjen si të zbardhur, ndërkohë që dy nga autorët e mundshëm janë shpallur në kërkim. Burime zyrtare thanë se po hetohet në të paktën 20 pista për shkak të aktivitetit të ngjeshur që kishte biznesmeni Vajdin Lamaj. Këtë version e publikoi dje zyrtarisht edhe zëdhënësi i Ministrisë së Rendit Publik, Florion Serjani, i cili tha se strukturat e rendit kanë kryer hetimet e para, porse ka shumë pista për ngjarjen e së hënës. Aparatët celular janë dërguar për ekspertim në laborator, me shpresën mos gjendet ndonjë gjurmë e autorit që ka patur aparatin pa kartë. Një dyshim mbetet fakti në mos kjo kartë është përdorur në aparatin e vendosur bashkangjitur në detonatorin e eksplozivit C4 mbi ashensor. Një tjetër opsion është flakja e celularit pas marrjes së kartës nga autori që ka njoftuar për lëvizjet e biznesmenit Lamaj në momentin që ai zbriste nga ashensori i tij privat. Gjithashtu burimet thanë për gazetën se një ndihmesë të madhe do të japin edhe zbardhjet e thirrjeve telefonike nga kompanitë celulare të momentit të ngjarjes dhe vendin nga janë bërë ato, për të përcaktuar edhe më saktë autorët e atentatit makabër të 28 shkurtit. Për shkak të çështjes së komplikuar, të mosprishjes së hetimeve dhe me qëllimin për ta zbardhur sa më parë këtë ngjarje, nuk u dhanë hollësi rreth identitetit të personit që ka patur aparatin celular pa kartë.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dardajan ..thx per sqarimet..

    Rd

    --

    Merret peng në makinë dhe pastaj masakrohet barbarisht Vladimir Harizaj


    Vritet në mes të Tiranës biznesmeni


    Policia ka qenë dëshmitare e kësaj vrasje makabre. Ajo nuk ka reaguar, ndonëse automjeti me të cilin udhëtonte biznesmeni është përplasur me makina të tjera në rrugën e unazës së Tiranës, e cila në çdo orë të ditës patrullohet nga më shumë se dhjetë policë


    Një biznesmen i një firme gipsi u vra barbarisht dje pasdite me thikë në makinën e tij në qendër të Tiranës, nën hundën e punonjësve të policisë. Dy persona të rinj janë futur në makinën e biznesmenit Vladimir Harizaj në vendin e quajtur Selvia" dhe kanë marrë drejtimin e makinës duke ecur drejt unazës e kanë torturuar atë duke i kërkuar një shumë të madhe parash dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Biznesmeni ka vdekur gjatë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të rënda.


    Ngjarja

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites kur dy të rinj kanë hipur në makinën e biznesmenit Vladimir Harizaj në vendin e quajtur Selvia" dhe e kanë torturuar atë përgjatë rrugës së unazës. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktima Vladimir Harizaj, rreth të 40-tave ka qenë duke hipur në makinën e tij në zonën e Selvisë, kur është kërcënuar me thikë nga dy persona, të përshkruar nga dëshmitarët si djem të rinj. Ata janë futur në makinë dhe kanë marrë drejtimin e mjetit dhe njëkohësisht tduke e torturuar biznesmenin Harizaj. Makina me pengun dhe pengmarrësit është drejtuar për në rrugën e unazës dhe në afërsi të Stacionit të Trenit është implikuar në një seri akidentesh me disa makina të parkuara në anë të rrugës.

    Gjatë kësaj kohe viktima është përpjekur të hidhet nga dera e pasgjerit, por në përleshje e sipër është qëlluar me thikë në trup nga njeri prej pengmarrësve. Për shkak të trafikut pengmarrësit e kanë futur makinën mes pallateve përballë shkollës "Harri Fullc", por edhe këtu janë përplasur me të tjera makina në parkingun e pallatit. Të bllokuar, grabitësit kanë braktisur viktimën dhe makinën duke u largaur me shpejtësi. Policia ka gjetur në makinën e biznesmenit një sasi të madhe parash dhe valutë, shifër e cila mendohet të jetë në disa milionë lekë. Viktima është ndihmuar nga disa banorë, të cilët e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak, por për shkak të plagëve të rënda, biznesmeni Harizaj ka humbur jetën gjatë rrugës.


    Policia, inekzistente

    Edhe pse në rrugën e unazës ndodhen disa patrulla policie, asnjë polic nuk ka mundur të parandalojë vrasjen e biznesmenit. Disa persona që kanë parë skenën e llahtarshme kanë njoftuar policinë e cila pasi ka shkuar në vendngjarje ka rrethuar vendin ku ndodhej makina e biznesmenit. Bëhet e ditur se dy pengmarrësit i kishin vënë një gjobë biznesmenit dhe po e kërcënon që ai të paguante paratë e gjobës. Pengmarrësit nuk e kanë ditur se biznesmeni kishte para në makinë. Ata janë trembur nga plagët e shumta që ka marrë biznesmeni dhe e kanë braktisur makinën. Deri në orët e vona policia nuk arriti të zbulojë autorët e vrasjes së biznesmenit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Deputeti i Tropojës denoncon në Parlament vrasjen në komisariatin nr.4 të Tiranës

    Pse mbrohet shefi i krimeve që ekzekutoi Agim Dakën?!

    Azgan HAKLAJ


    Secilit prej nesh, i kujtohet rasti i pak ditëve më parë, kur tre të burgosur u arratisën nga dhomat e paraburgimit në Shkodër. Një ndër këta të burgosur ishte dhe Bujar Daka nga fshati Cërrnicë i Tropojës, i cili mban përgjegjësi individuale për veprimet e kryera prej tij, sipas parimit të sanksionur ligjërisht në të cilin thuhet që përgjegjësia penale është individuale. Në këtë rast përgjegjësinë më të lartë duhet ta mbanin Policia dhe Prokuroria e Shkodrës: Por çuditërisht e si gjithmonë përgjegjësinë e mbajnë të pafajshmit, edhe këtë radhë përgjegjësinë e mbajti familja e Dakës, duke e paguar shtrenjte me 2 pjesëtarë familjeje të vdekur!

    Marr shkak nga kjo ngjarje makabër të denoncoj sot publikisht, përpara jush në këtë Parlament, vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daka nga Policia e Toskës e nga Prokuroria e Sollakut! Mira Daka, një vajzë 20-vjeçare, u terrorizua nga policia e Shkodrës vetëm pse ajo ishte kunata e Bujar Dakës, personit që u arratis nga burgu i Shkodrës, që të shpëtonte nga ky terror policesk i Toskës, ajo u detyrua të vetëhelmohej e të vdiste! Policia dhe Prokuroria edhe pas vdekjes së kësaj vajze nuk e ndalën revanshin e tyre barbar, por morën burrin e saj Agim Dakën, të cilin, pasi e masakruan për dhjetra orë në komisariat, kriminelët e veshur me uniformë nuk kursyen as plumbin kokës për të! Pra përgjegjësi edhe në këtë rast si në dhjetra raste të tjera është shteti! Populli i Tropojës dhe mbarë populli shqiptar vazhdon të vuajë rrymën e shtypjes së ideuar dhe zbatuar nga partia-shtet. Njerëz të pafajshëm nga dita në ditë shtojnë radhët e panumërta të viktimave të terrorit mafioz, të trajtimeve çnjerëzore dhe degraduese me të cilat Fatos Nano dhe klika e tij uzurpuan dhe mbajnë pushtetin, e bashkë me të mbajnë peng mbarë popullin shqiptar. Si rezultat i këtyre veprimeve policore të paskrupullta, familja Daka nga Tropoja humbi dhe vajtoi dy pjesëtarë të familjes së vet, dhe askush nuk u përgjigj për këtë tragjedi çnjerëzore! Ndaj për këtë populli i Tropojës kërkon një përgjigje shtetit përse po na vrisni?! Deri kur kështu?! Ata kërkojnë drejtësi nga ky Parlament, pasi nëpër institucione nuk kanë për ta gjetur dhe për këtë janë të bindur!

    Familja Daka është familje shqiptare, votuese dhe qytetare me të drejta të plota në këtë shtet të privatizuar në mënyrë të paskrupllt nga falangat e krimit, i cili i vrau! Kupola e këtyre falangave kriminele janë institucionet më të larta shtetërore.

    Unë si deputet legjitim i Tropojës, si përfaqësues e bir i këtij vendi, akuzoj sot në mënyrë të drejtpërdrejtë partinë-shtet dhe veglat e saj: Konkretisht-kryeprokurorin Sollaku dhe ministrin e Rendit Toska, këta dy dështake të veshur me pushtetin që u ka dhënë ky Parlament, të cilët abuzojnë me institucionet që drejtojnë, duke i kthyer ato në institucione farefisnie dhe duke i shndërruar në inkubator krimi! Me këto institucione të uzurpuara nga klane fisesh, popullit shqiptar i jepet mesazhi i qarte se shteti tyre i vret e i pret kur të dojë e sa herë të dojë, sipas dëshirave të etura për pushtet në emër të gjakut dhe të persekutimeve!

    Agim Daka ishte qytetar i thjeshtë e i pambrojtur, ai ra viktimë e klanit farefisnor të prokurorit të Shkodres Ulsi Manja, të drejtorit të Shkodrës Ahmet Premci, të drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) Sami Rasha, të ministrit Toska, të prokurorit Visha e Sollaku, etj., të cilët duke qenë miq të ngushtë e me lidhje gjinie shumë të afërt me njëri-tjetrin, urdhëruan Rambon e tyre Artan Cuku të vidhte Agim Dakën në mes të rruges e ta masakronte për dhjetra orë në polici, duke mos i lejuar atij të ketë as një avokat siç e parashikon ligji, ose të paktën të njoftohej familja e tij, por më në fund e vranë edhe Agim Dakën, siç patën vrarë dhe Lekë Çokun në Vlorë, të cilit i pinë dhe gjakun! As për Lekën që e kryqëzuan si jezukrishtin, nuk pati autor e normal as për Dakën nuk mund të ketë autor! E dimë që dhe përpara këtij rasti kriminal-haptazi e të stërpërsëritur, përsëri nuk do ketë autor, por do ketë versione absurde, vetëvrasjeje!! Po, po vetëvrasjeje!

    Vetëvrasje ishte edhe ajo e Shkallnuerit me Nanon tuaj, që denoncoi deputeti Lesi në Parlament, e nuk u zbardh kurrë! Biles për këtë ju z Sollaku kërkuat dhe mandatin e tij, apo ju duhej që ta shpallnit edhe Lesin të vetëvrarë!

    Unë më mirë se askush ua njoh stilin e Baboçave e të Maliajve, por po ju them se edhe njeriu më i thjeshtë që ka sadopak moral e dinjitet i majtë apo i djathtë qoftë nuk ua beson këto versione perverse që jepni Ju: Çdo njeri bën një pyetje? Përse u ndalua Agim Daka? Me urdhër të kujt? Ku ishin institucionet e kontrollit të ligjshmërisë për kontrollet policore, të cilat shkatuan dy vrasje në familjen Daka në kërkim të një të burgosuri të ikur për fajet e policisë: Pra në këtë kuadër u vra familja Daka nga Tropoja, kjo familje është viktima e radhës në Tropojë në vargun e madh të viktimave të shtetit, ndaj unë disa herë kam deklaruar se shteti ka një urrejtje patologjike karshi Tropojës!!! Ju, para 5-ditësh me sytë tuaj në emisionin televiziv News 24, ku ishin të përcaktuara me shifra 206 djem të vrarë për një vit, pa autor të zbuluar, ju patë vetë se dhjetra shpërthime me C4 e me telekomandë, kanë vrarë njerëz të pafajshëm, kanë shembur pallate e shtylla tensioni, por askush nuk është shqetësuar, si gjithmonë ka mjaftuar versioni "policia në kërkim", por autor nuk ka! Ku është shteti në tërë këto raste?! Përse nuk zbaton funksionin kushtetues për mbrojtjen e qytetarëve të vet ?! Në rastin konkret është vrarë një qytetar shqiptar, jo në Irak, Afganistan, apo Serbi, por në mes të Tiranës në Komisariatin Nr. 4, vrasësi është Artan Cuku askush nuk e arreston, pasi lidhjet e tij të drejtpërdrejta farefisnore me Prokurorin e Shkodrës, me prokurorin Visha, me Sollakun, Rashën dhe Toskën e bëjnë të pamundur arrestimin e tij edhe pse ngjarja është tepër e rëndë!

    Pra siç duket qartë këta zotërinj kanë privatizuar institucionet dhe i mbajnë ato me lidhje farefisnie, jo për të luftuar krimin në favor të popullit shqiptar, por për të implementuar krimin e vrasjeve shtetërore!

    Në rastin e sotëm vrasja ndodhi me Agimin nga Tropoja, nesër mund të ndodhë me cilindo, qoftë nga Elbasani apo nga Vlora ndaj unë sot po them fjalën time, duke i thënë Sollakut e Toskës mjaft i vratë bijtë e Tropojës, ata janë shqiptarë, deshët apo nuk deshët ju, nuk mund t'i hiqni ju nga faqja e historisë shqiptare, duke i vrarë Tropojës djemtë, nënat, fëmijët, duke vrarë popullin e Tropojës me mina deri dhe deputetët e saj etj, etj. Me këto krime që keni bërë e po bëni mbi Tropojën e kthyet vendin si kampet e nazizmit hitlerian, por ta dini mirë se edhe nëse ju, përdorni sistemin e KLONIMIT për të klonuar Terminatorë si Baboçi, Cuku, Malia, Papanikaj, Dida apo Kosena, etj., etj., që i keni me dhjetra, kurrë nuk do të mundni t'i merrni dinjitetin popullit të Tropojës.

    Kësaj radhe me terminatorë të klonuar ju vratë Agim Dakën ndaj populli i Tropojës pyet Moisiun ku i ke Gjykatat, ku e ka shteti Prokurorinë, ku është Parlamenti nga i cili kanë buruar këto isntitucione, ndaj kërkon një përgjigje.

    Të vihen në bankën e të akuzuarve "klani farefisnor që vrau familjen Daka".

    Ndaj unë sot kërkoj nga ky Parlament të ngrihet një komision hetimor për të zbardhur këtë vrasje kaq të pamoralshme nga strukturat shtetërore! Unë gjej rastin për t'ju thënë atyre mjekëve të Spitalit Ushtarak, që mjekuan Agim Dakën mos të kenë frikë edhe pse mbi ta po ushtrohet presion, për të sajuar raporte mjeko-ligjore falso, por të thonë versionin e vërtetë, mos të mbulojnë krimin e shëmtuar shtetëror, ndryshe ata do bëhen pjesë e atyre që e vranë Agimin.

    Njëkohësisht unë bashkohem me dhimbjen e familjes Daka dhe i falenderoj ata për durimin që po tregojnë, dhe unë ju premtoj familjes Daka e tërë Lekbibajve e Tropojës se zëri im në kërkim të së vërtetës asnjëherë nuk do të ndalet sado që të klonojë kriminelë ky shtet vrasës.


    ----

  14. #54
    Dora Vjeter Maska e Ngadhnjyesi
    Anëtarësuar
    06-04-2004
    Vendndodhja
    Jashtetit
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Nje tjeter ishte edhe Cim xhabafti nga selita por le ta degjojm serin tjeter me von,
    Ky Cim Xhabafti me ka marre njehere mallin kur shisja tek tezgat ne 91'. Une isha 15 vjec atehere dhe shisja xhingla-mingla dhe erdhi tjetri serbes-serbes e na morri me rradhe ke tezga jone. Mua me morri nje byzylyk qe kushtonte nja 500 a 1000 leke me duket. Nuk pipetiu njeri se ishte "Cim Xhabafti" ai.

    Atehere merrnin gjona te vogla kurse sot vene gjoba $100,000 pronareve te lokaleve.

    Ne Durres vrane edhe nje biznesmen tjeter para ca ditesh, Klodian Saliun. M duket mua apo po behet fushate spastrimesh ne Shqiperi tani? A thua te kete lidhje me zgjedhjet?
    Ketu s'do t'jem, do jem larguar
    Nga kafeneja e preferuar.

  15. #55
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anëtarësuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17
    Ne te acarimet ballkanike poshterimi ka pjesen e vet.Ai lidhet me viktimizimin,e nje nga pasionet kryesore te ballkanasve.Zakonisht te gjithe hiqen viktima,madje xhelate me te forte se te tjeret.Ne rrethanat te tilla ceshtja e poshterimit dhe bashke me ate ajo e vviktimizimit,jane teper delikate ne kete zone te Evropes.Rrjedhimishte,renia e kambanes per poshterim kerkon nje pergjegjesi te larte morale.Nje kushtrim te rreme nuk e ndan vecse nje hap nga thirrja per krim kunder tjetrit.

    Historia Shqiptare duhet te zhvishet sa me pare nga madheshtite e rreme hijerende,apo nga idelet roze ,po aq te rreme.Ajo duhet te pastrohet nga pluhuri qe mbulon te verteten ,nga pudra qe perpqet te mbuloje turpin ,nga joshja per cubnite dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulture heroike..

    Vetem kjo shpelarje do ta ndihmoje Shqiperine te kthjelloje ne fillim ndergjegjen,e fill pas asaj mendesine e vet.
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

  16. #56
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anëtarësuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17

    Vajdin Lamja

    Ne te gjitha acarimet ballkanike poshterimi ka pjesen e vet.Ai lidhet me viktimizimin,e nje nga pasionet kryesore te ballkanasve.Zakonisht te gjithe hiqen viktima,madje xhelate me te forte se te tjeret.Ne rrethanat te tilla ceshtja e poshterimit dhe bashke me ate ajo e vviktimizimit,jane teper delikate ne kete zone te Evropes.Rrjedhimishte,renia e kambanes per poshterim kerkon nje pergjegjesi te larte morale.Nje kushtrim te rreme nuk e ndan vecse nje hap nga thirrja per krim kunder tjetrit.

    Historia Shqiptare duhet te zhvishet sa me pare nga madheshtite e rreme hijerende,apo nga idelet roze ,po aq te rreme.Ajo duhet te pastrohet nga pluhuri qe mbulon te verteten ,nga pudra qe perpqet te mbuloje turpin ,nga joshja per cubnite dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulture heroike..

    Vetem kjo shpelarje do ta ndihmoje Shqiperine te kthjelloje ne fillim ndergjegjen,e fill pas asaj mendesine e vet.
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o aropllani presidentit..
    cdo te thuac me kto tezat e tua.. na e shembullos idene..

    TIRANE (4 Mars)

    -Kreu i policise se Tiranes Albert Dervishi, ne nje konference per gazetaret sqaroi kapjen e vrasesve te Vladimir Arizajt, Nik Dedndreun dhe Artur Koxhen. Dervishi beri te ditur se ne makinen e viktimes jane gjetur gjurme te te arrestuarve, nderkohe qe ne veshjet e tyre jane gjetur gjurme te biznesmenit te gipsit. Sipas kreut te policise shkak per vrasjen e Arizajt ka qene nje borxh qe Dedndreaj, gjithashtu tregtar gipsesh, i kishte viktimes, borxh qe kapte shumen 3 milion leke te vjetra. Aktualisht te dyshuarit per vrasje ndodhen ne komisariatin numer tre te Tiranes ku po merren ne pyetje. em/em(NEWS24/BalkanWeb)

    Kapen vrasesit e biznesmenit te gipsit, Vladimir Arizaj

    Lajmi i ores 5:40 PM



    Vladimir Arizaj
    TIRANE (4 Mars) -Kapen vrasesit e biznesmenit Vladimir Arizaj pas nje operacioni te imtesishem te policise se Tiranes. Tregtari i gipsit u vra dje ne mesdite nga Nik Dedendreaj dhe Artur Kuxhaj te cilet kane goditur kater here me thike viktimen dhe jane larguar me pas nga vendngjarja. Operacioni per arrestimin e tyre eshte kryer ne dy vende njekohesisht ne menyre qe te dyshuarit te mos kishin mundesi te komunikonin me njeri tjetrin. Artur Kuxhaj eshte arrestuar ne kryqezimin e " 21 Dhjetorit" ndersa Nik Dedendreaj ne Kinostudio. Arrestimi i tyre eshte bere pas verifikimit te gjurmeve qe vrasesit kishin lene ne makinen ne te cilen u gjet biznesmeni. Sipas burimeve nga policia mesohet se shkaku i vrasjes se tregtarit te kete qene nje borxh prej 3 milion lekesh te vjetra, borxh ky qe ka sjelle dhe konfliktin midis viktimes dhe vrasesve te tij. Ishin plaget e renda qe ka pesuar ne qafe,ne koke dhe ne organet e tjera jetesore shkaqet qe kane cuar ne vdekjen biznesmemit me origjine nga rrethi i Tepelenes.

    em/em(NEWS24/BalkanWeb)

    ..


    i lumte policise..

  18. #58
    FBI Maska e Sarah
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Larg Dashurise se Pare
    Postime
    76
    Ketu paska plasur mire.

    Nje gje me ben pershtypje..... Tjetri ka shku per ramet e ne rrime e e shajme e i beshtyjme varrin.

    Une e kam njohur Vajdin Lamajn personalisht. Ishte cun shume kavaljer e i gjendshem. Per sa i perket ka vjedh e ka bo pare me hile une e kam shkrojtur edhe diku ne nje teme tjeter. Asnje su be milioner ne Tirane pa i morr buken e gojes dikujt a pa i lepi b*then ndonje qeveritari te nolt. Vajdinit s'ka ci nevoitet Benzi i blindum now po ju prehte shpirti ne paqe mendoj se i takon. Me vjen keq per vajzen e gruan (se ja kam njohur nga afer, vajza ime luante me te).

    Korupsioni ka qene , eshte e ka me qen ne Shqiperi deri sa te kete nje qeveri te ndyre e me ne krye kapobanda si Fatos Nano.

    Ne Shqiperi ka dale si shprehje *I FORTE*. Me vra e me vjedh popullin e pa mbrojtur , e ata qe munohen me bo pare ne rruge te drejte nuk jane te forte po vrases e njerez pa moral.

    Gaz Muca ishte nje nga ata plera(e kam njof ene ate M*t). Une me Fancin kam qene ne nje shkolle, ishte cun i urte e folte si me e pas m*en. Naimi ishte cun flori( me motren e tij kam punu). Me sa e kam degju Naimin e vrane ne spital te Italise, edhe ashtu ate rruge kishte nis se si mylleshin plaget qe kishte morr...(kunati im ka shku e ka pa ).

    Si Gazi, Tos Keta e shoke ka me pas per nje kohe te gjate tek ne.

    Braro lal robt kone fryk me fol me emra kafshesh. Tani o bo me keq se ne kohe te verit. Atehere e dijshe ka te vite e keqja, po ne keto kohe as se merr vesh ka te vje. Kon fryk mileti.


    Per Vajdinin e familjen e tij shpreh ngushellimet e mija. T'ja leme Zotit gjykim e tij.

    Me respekt I**
    In the Lord,however,woman is not independent of man, nor is man independent of woman. For as woman came from man, so also man is born of woman. But everything comes from God.

    I Corinthians 11:11 (NIV)

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Braro ne ktej nuk ithemi hape barkun por hape thesin ate te rrenave te genjeshtrave ,ta hap pak ate thesin tim un me nja dy gjona per te qesh ,


    ishte seç na ishte
    nje gomar me bishte
    ecte dhe vraponte
    po--at i leshonte

    ish nje djal shum i mir
    per te ngren e per te pir
    per te ngren makorona
    per te dhjer ne pantallona

    kurse kto dy te tjerat jane reale


    Edi Rama shkonte shpesh te nje lokal i nje shokut te tij biznesmen, dhe sa her hante e pinte i thoshte kamarierit kaloja faturen x -it

    por kamarieri ndryshoj lokal pra pune dhe nje dit i vajti Edi ku pasi hengri e piu mir kur kamarieri i coj llogarin i tha coja x-it
    kamarieri ju pergjigj ça x -i thu ti ktu jemi ke lokali i y-nit
    skagjo , skagjo çoja atij thuj e ke nga Edi .
    dhe hiku pa paguar i pagoj kamarieri dhe diten tjeter shkoj te x-i dhe i çoj
    faturen e Edit kur ja tregoj historine ishin edhe disa bisnesmen te tjere dhe pasi kane paguar nuk kan pushuar se qeshuri .....ha ha ha ....


    nje dit tjeter shkon per kafe nje gazetar i koha jone te lokali dhe pasi pin nje kafe i afrohet kamarierit dhe i fut dicka ne xhep duke i thene
    merre mere pije nje kafe nga mua dhe iken kamarieri fut doren ne xhep dhe nxjer prej andej nje qese te vogel sheqeri per tja hedhur kafes , ha ha ..ha..


    dhe nje dit tjeter shkon xhaxhi Tosi me ca miq te tij ku pasi hengri e piu mire vere nga me e mira u cua dhe hiku , kamarieri beri llogarin dhe ja çoj
    pronarit ai pa shumen disa milionshe dhe urdheroi tja conin ne kryeministri
    fatura arriti ne dor te nanos dhe pasi e lexoj tha ca u bo ky ktu me na honger leket sy per sy kujt ja fut ky nji shishe ver 300,000 lek te vjetra
    e thiri ate te finances e i tha shko te ky lokal kerkoj cdoganimin e kesaj lloj vere dhe dokumentat e tjera perkates po nuk i pati mbylli lokalin per
    kondrabant ok dhe me te then me te bere .
    keshtu qe kamarieri dhe pronari ngelen pa pune dhe pa lokal se i vuni edhe nje gjobe te majme qe te mos e ngrej me koken .
    e pra kur i preken interesat e veta i ve shpejt ne vije gjerat
    ho.. ho . ho ....
    kto dy dit do ta hap prap thesin ne qoftese ju pelqejne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 04-03-2005 më 18:16

  20. #60
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar më parë nga Ngadhnjyesi
    Ky Cim Xhabafti me ka marre njehere mallin kur shisja tek tezgat ne 91'. Une isha 15 vjec atehere dhe shisja xhingla-mingla dhe erdhi tjetri serbes-serbes e na morri me rradhe ke tezga jone. Mua me morri nje byzylyk qe kushtonte nja 500 a 1000 leke me duket. Nuk pipetiu njeri se ishte "Cim Xhabafti" ai.

    Atehere merrnin gjona te vogla kurse sot vene gjoba $100,000 pronareve te lokaleve.
    DUKE VU GJOBA PRANAJ kan ik gjithe per lesh ,,kshu osht kjo puna e gangove ,,i re m/qafe njeriu ,mos sot neser te do dali nji dhip some qe te t/rrasi plumin !! edhe YMERT E SELITES ligjin boshin ,,po mthuj ku jan sot ,,m/shishtufine i ke !!! PO ARJAN HOXHA edhe ky pati vu emer ,,po m/thuj ti ku osht sot ,,edhe ky ke veni qenit osht ,,ene kshu me rradhe !!!

    pranaj cuna si osht ajo fjala ,, si tma bosh do ta boj !!

    pse cer kujtoni ju vetem prej emrit duhet me nejt urt n/shqipri ,,se kush o filani e cer ka bo ,i her do jetojme mer daj sdo jetojme pergjithmone ,,ske pse tja lesh njeriu manget ,,po ta boni per borxh rrasi plumin se ashu e dun kto tipa !!

    hajt shnet

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:41
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •