Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rama: Një projekt që të rilidhë qytetarin me politikën

    Edi Rama në Rrëshen: Partitë tona, po tregojnë përditë e më shumë se janë ndryshkur në raportin me qytetarët

    Rama: Një projekt që të rilidhë qytetarin me politikën

    Shekulli

    Edi Rama ka zhvilluar dje një tjetër takim të hapur, këtë rradhë me banorë të Rrëshenit, në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti. Rama ka mbërritur në Rreshen rreth orës 10 paradite, duke takuar fillimisht kreun e bashkisë së qytetit e më pas me një grup të rinjsh dhe gazetarësh të gazetës Mirdita. Pas këtij takimi, ai është pritur ngrohtë nga shumë qytetarë në sallën e Pallatit të Kulturës. Rama ka patur edhe një takim me artistë dhe studiues në galerinë e arteve figurative, ku janë shkëmbyer mendime dhe i janë dhuruar disa botime. Kryebashkiaku i Tiranës ka kryer dhe një vizitë në katedralen e qytetit.
    “Ju falenderoj shumë për këtë interesim shumë të madh që keni shfaqur me këtë prezencë të jashtëzakonshme këtu në sallë dhe dëshiroj t’ju them që në fillim se ky interesim është një barrë përgjegjësie për mua, pasi dëshiroj që gjithësecili që është këtu i pranishëm kur të dalë të ndihet mirë që erdhi. Nga ana tjetër, unë dëshiroj që ky takim të jetë një bashkëbisedim në kuptimin më të mirë të fjalës, pra, pavarësisht nga pyetjet e shumta unë jam këtu edhe për të dëgjuar qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin fjalën dhe të thonë atë çka mendojnë, - u ka thënë fillimisht Rama të pranishmëve në sallën e Pallatit të Kulturës.


    “Një projekt që të rilidh politikën me qytetarin”

    Jam shumë i kënaqur kur vij këtu, sepse kam një lidhje disi më të vjetër se sa me zona dhe vende të tjera të Veriut për shkak edhe të miqësive që më kanë lidhur me Rrëshenin dhe Mirditën si edhe shkak edhe të një ish-kolegeje shumë të nderuar që e ruaj në zemër me shumë respekt, siç është Marie Biba të cilës i uroj të gjitha të mirat. Me Marien në krye të Bashkisë, Rrësheni ka pasur një zonjë vërtet të nderuar dhe ka parë një periudhë jo të keqe në administrimin e punëve të veta, pavarësisht vështirësive të mëdha objektive që ekzistojnë për kryetarët e bashkive në të gjitha këto zona të vështira dhe ku, nga mënyra se si është i organizuar shteti ynë, se si është e konceptuar shpërndarja e fondeve për bashkitë dhe komunat, detyrat dhe punët e bashkisë bëhen edhe më të vështira se gjetkë. Nga ana tjetër dëshiroj ta falenderoj edhe kryetarin aktual të bashkisë i cili më rezervoi një pritje të ngrohtë në zyrën e tij dhe të cilit i rinovova një premtim që i pata bërë Maries për një ndihmë lidhur me pastrimin e qytetit, pasi qyteti juaj ka nevojë për një numër kontenierësh që nuk i siguron dot me të ardhurat e veta.
    Situata aktuale qe kemi parasyve nuk lë shumë vend për optimizëm dhe nuk lë vend as për komente të tepërta, por nga ana tjetër unë mendoj se ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç shpresës dhe punës. Ne nuk mund të rrimë duarkryq përballë një situate e cila me thënë të drejtën nuk shkon duke u përmirësuar në rast se e shikojmë atë në raport me nevojat dhe aspiratat e qytetarëve dhe natyrisht, jo në raport me të kaluarën.
    Dua të them që në fillim se shikoj me çudi dhe trishtim të gjitha hamendjet dhe insinuatat që bëhen lidhur me këtë udhëtim timin në zonat e Veriut, pasi më çudit dhe trishton fakti që këto hamendje dhe insinuata, tregojnë se politika, njerëzit e politikës, një pjesë e njerëzve të medias e të atyre që krijojnë dhe japin opinione për politikën, kanë humbur perceptimin mbi thelbin e vetë politikës, e cila nuk është thjesht dhe vetëm shumicë matematikore votash apo llogari matematikore raportesh midis forcave politike, ashtu sikurse nuk është thjesht dhe vetëm administrim i territoreve të caktuara. Politika në një demokraci është në radhë të parë art i qeverisjes së njerëzve përmes përfaqësimit e mishërimit të vullnetit të tyre. E si atëherë mund të ketë art të qeverisjes së njerëzve pa komunikim të drejtpërdrejtë me ta dhe pse çdo komunikim i drejpërdrejtë me njerëzit duhet të jetë me patjetër i paragjykuar e i veshur me misterin e një qëllimi të pashprehur? Bëhen shumë hamendje dhe pyetje lidhur me këto takime të miat dhe më vjen shumë keq që askush në fakt, nuk shikon atë që është thelbi i kësaj përpjekjeje; e cila nuk është gjë tjetër veçse dëshira dhe nevoja për të komunikuar me njerëzit dhe për t’i kuptuar ata, ashtu sikundër dëshira dhe nevoja për të mësuar shumë lidhur me çka njerëzit shikojnë si rrugëdalje nga kjo situatë. Sidomos në këto zona të vështira me të cilat lidhet fati i cdonjërit prej atyre që banojnë këtu por edhe fati i zonave për ku banorët e këtushëm shpërngulen, sic është edhe vetë Tirana.
    Ju them me shumë sinqeritet që nga të gjitha këto takime unë personalisht kam mundur të mësoj shumë dhe është e vështirë që shumë gjëra që ju jetoni këtu në realitetin e Veriut, që i shikoni dhe i vuani përditë si pamundësi daljeje nga qerthulli i një epoke, t’i perceptosh dhe t’i imagjinosh duke ndenjur në Tiranë. Gjithashtu, është shumë e vështirë të arrish në konkluzione dhe të gjesh zgjidhje për këtë realitet, pa parë se si ju i shikoni zgjidhjet, apo se cilat janë konkluzionet tuaja për këtë realitet. Është pra vërtet mjerim që ky thelb i cili do të duhej të ishte thelbi i gjithë politikës sonë, ky komunikim i thjeshtë i cili do të duhej të ishte gjëja më normale dhe do të duhej të shqetësoheshim kur mungonte dhe jo kur ndodh, shikohet dhe trajtohet si një komunikim që ka një prapamendim, prapavijë apo një objektiv të paqartë. Objektivi im besoj që është i thjeshtë, i vështirë, i qartë. Unë personalisht nuk dua të vdes pa e parë veten time dhe vendin tim pjesë të familjes evropiane, me të drejta të plota, me mundësi dhe detyrime të plota, i barabartë mes të barabartësh në Bashkimin e madh Europian. Besoj që kjo është e kuptueshme edhe për të gjithë ata që kanë vendosur të jetojnë në këtë vend, për të gjithë ata që nuk kanë zgjedhur rrugën e emigracionit, por edhe për vetë ata që e kanë zgjedhur këtë rrugë, të cilët nga Athina, Roma, Londra apo SHBA-ja e shikojnë Shqipërinë me një dëshirë të papërshkrueshme për të mundur të kthehen një ditë dhe për të bërë po atë jetë që bëjnë edhe atje.
    Në funksion të këtij objektivi, mendoj se nuk ka asnjë punë më të drejtpërdrejtë dhe më fisnike, sesa bashkarisht të përpiqemi të ndryshojmë politikën, të ndryshojmë mënyrën e të parit të gjërave nga politika, të ndryshojmë raportin e politikës me njerëzit, për të pasur një politikë që të jetë një instrument zhvillimi në duart e njerëzve dhe jo një burim i vazhdueshëm problemesh, sherresh, situatash të pakëndshme, të cilat e kanë bërë politikën copë jo vetëm në sytë e qytetarëve shqiptarë, por edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë.
    A e kuptoni që në vitin 2005, ne ende nuk jemi në gjendje të prodhojmë një politikë e cila të zgjidhë problemet e qytetarëve, ashtu sikundër kuvendet e Malësisë zgjidhnin problemet e malësorëve pa pasur nevojë për interferenca, negociata apo ndërmjetësime të fuqive të mëdha? A kuptoni që në vitin 2005 përfaqësuesit tanë, njerëzit e zgjedhur prej nesh, ata që konsiderohen më të mirët e secilës palë, gjenden në tryeza me finlandezë, çekë, polakë, hungarezë, apo brazilianë, të cilët ndërmjetësojnë midis tyre për probleme që janë probleme të mirëkuptimit dhe të gjuhës së përbashkët midis nesh? Kjo është e mjaftueshme për të vënë duart në kokë dhe për të pyetur se mos vallë kështu jemi të destinuar të ecim përpara, kështu jemi të destinuar ne të jetojmë dhe të përjetojmë politikën, duke parë se si përfaqësuesit tanë të të gjitha palëve kacafyten në sy negociatorësh, që janë të sjellë këtu për t’i dhënë një ndihmë demokracisë sonë, por që njëkohësisht nuk besoj se e duan Shqipërinë më shumë se ne dhe nuk besoj se tronditen më shumë se ne apo se duhet të tronditen më shumë se ne nga këto skena sa dramatike aq qesharake?! Kjo është e tmerrshme!
    Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se realisht me politikën, me demokracinë, me sistemin që po mundohemi të ndërtojmë, ne nuk i kemi punët hic mirë. E si mund t’i ndryshojmë, si mund t’i përmirësojmë, si mund t’i përsosim në funksion të arritjes së një mirëkuptimi mbarëkombëtar këto punë për të pasur kurajon dhe fuqinë që gjërat të cilat të gjithë popujt sovranë, të gjitha komunitetet e qytetarëve të lirë të Evropës i zgjidhin mes vedi, - jo si popuj vendesh të pazhvilluara që kanë nevojë patjetër për ndërhyrjen në çdo tavolinë të negociatorëve - të mund t’i zgjidhim nëpërmjet një përfaqësimi shumë më të denjë dhe nëpërmjet një klase politike që do të meritojë votën dhe do të meritojë vëmendjen dhe respektin tonë? Ka dy mënyra për ta parë rrugën e zgjidhjes dhe daljes nga kjo situatë. Njëra mënyrë është ta shohim nga lart poshtë dhe tjetra është ajo e ta parit nga poshtë lart. E para është përmirësimi i strukturave partiake dhe transformimi i tyre në përfaqësuese reale të vullnetit të secilës pjesë të komuniteteve tona që i voton ato struktura apo prej të cilave ato struktura zgjidhen, dhe tjetra mënyrë është për ta kërkuar këtë tek një rritje e vetëdijes së qytetarëve përmes pjesëmarrjes në një politikë që është në fund të fundit frut i pjesëmarrjes apo indiferencës sonë.
    Jam shumë i bindur që qytetarët, që të gjithë ne, mund të bëjmë shumë më tepër, ashtu sikundër jam i bindur, se në rast se qytetarët do të ishin më të interesuar, pjesëmarrës më të drejtpërdrejtë në vetë jetën e partive politike, pa pasur nevojë të ishin anëtarë të tyre, pa pasur nevojë që të linin profesionet e tyre për t’u marrë me politikë, pa pasur nevojë që të betoheshin përpara statutit të partisë, atëherë edhe vetë partitë do të demokratizoheshin më shumë, edhe vetë politika do të ishte më e prirur që t’i dëgjonte, vlerësonte dhe t’i respektonte qytetarët. Çështja është se partitë tona, strukturat e tyre, po tregojnë përditë e më shumë se janë ndryshkur në vend sa i përket raportit me qytetarët, të cilët vazhdojnë të shohin dhe të shkojnë përpara. Në rast se ky komunikim është një bashkëbisedim për të shkëmbyer këto mendime e ide dhe për të kuptuar se sa më të interesuar të jemi të gjithë ne, sa më të përfshirë të jemi ne, secili nga pozicioni i tij, pa pasur nevojë që të bëhemi militantë partie, aq më shumë vetë partitë do të jenë të detyruara të dëgjojnë, aq më shumë vetë politika do të jetë e detyruar të ndryshojë. Në këtë rast ne e kemi bërë detyrën tonë. Nëse ky komunikim perceptohet dhe shikohet si një përpjekje e cila nuk dihet se ku po del, e cila nuk dihet se ku po shkon, e cila nuk dihet se çfarë ka si motiv, atëherë ne përsëri kemi rënë në të njëjtin batak llogjik ku ka rënë e gjithë klasa politike, ku kanë rënë të gjithë ata që e bëjnë opinionin në Shqipëri duke u mbështetur vetëm në një perceptim të politikës si matematikë, si llogari, si shumë intrigash në prapaskena e kështu me radhë.
    Nuk është e mundur, nuk është e besueshme dhe as e pranueshme që gjendja jonë mbas 15 vjetësh liri s’mund të jetë veçse kjo që është. E kam të pamundur ta pranoj personalisht, që ajo çka mund të prodhojnë shqiptarët, ajo çka mund të prodhojë energjia e jashtëzakonshme që ka ky popull, ajo çka mund të prodhojë forca dhe talenti i këtij populli në 15 vjet liri, është kjo që kemi sot: kjo situatë ku qytetet lëvizin me shumë ngadalësi dhe ku përjetojmë shumë më tepër degradimin e një situate të trashëguar nga koha e vjetër, sesa ndryshimin dhe rinovimin e tyre në funksion të plotësimit të nevojave të të gjithëve. Besoj që të gjithë, pak a shumë, biem në një mendje në rast se themi që Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria e aspiratave tona. Por këtu fillon pastaj edhe “cic-mici” i korridoreve të politikës. Një “cic-mic” i cili bazohet në hamendësime, në dyshime dhe në kërcëllitje dhëmbësh, për arsye se këto janë gjëra të cilat mendohet se mund të thuhen, por jo në publik; këto janë gjëra që i besojmë të gjithë por që nuk mund të thuhen, aq më tepër në prag të një fushate elektorale; këto janë gjëra të cilat dëmtojnë apo favorizojnë “X”-in apo “Y”-in. Ndërkohë, unë mendoj të kundërtën, mendoj që këto janë gjëra të cilat në radhë të parë duhen thënë, në radhë të dytë duhen pranuar dhe në radhë të tretë duhen marrë me radhë për t’i rregulluar, në funksion edhe të zgjedhjeve që po vijnë.
    Këto gjëra duhen thënë sic janë dhe duhen trajtuar hapur e me kurajo në rast se ne nuk duam që të asistojmë në një kthim mbrapa i cili do të ishte katastrofë, në radhë të parë për imazhin e vendit; në rast se nuk duam të asistojmë në një rezultat i cili do të ishte katastrofë për vetë kujtesën tonë historike; në rast se nuk duam që të rikthejmë në krye të vendit fantazmën e vitit ’97 për të rijetuar gjëra që s’mund të lejojmë të përsëriten. Por nga ana tjetër, ne nuk mundet dot të qëndrojmë pre e kësaj situate stagnacioni, të qëndrojmë pre e krahasimit ngushëllues me 97-ën, në rast se nuk duam që pjesa më e madhe e qytetarëve t’i kthejnë shpinën kutive të votimit dhe të dalim në konkluzionin fatal që “këta janë të gjithë njësoj”, që “s’ia vlen asnjëri nga këta” e që “përveç Zotit ne s’ka kush na ndihmon tjetër” dhe të krijojmë një situatë abstenimi të atillë që do të sillte një politikë edhe më pak përfaqësuese, që do të sillte një parlament edhe më pak përfaqësues, që do të sillte një vijimësi në traditën e shkurtër dhe të re të demokracisë sonë, që do të dëmtonte vetë themelet e kësaj tradite.
    Në këtë aspekt, unë mendoj se pikërisht sot është momenti për të debatuar këto gjëra, për t’i diskutuar, për të rënë në një mendje dhe natyrisht pastaj, për të gjetur cilat janë rrugët e reja që do të duhet të shtrojmë si propozime përpara njerëzve. Mendoj që duhet të gjejmë forcën dhe të hapim një rrugë të re, me një projekt politik të ri, me një program të qartë, krejt të ndryshëm nga të gjitha programet e viteve që kemi lënë pas, duke besuar fort te sistemi, te fuqia e këtij sistemi, si një fuqi që lind nga populli, që lind nga njerëzit, që lind nga qytetarët dhe që mund të administrohet vetëm nëqoftëse nuk humbasim lidhjet me ta. Dhe kur flas për këtë, dua të sjell në vëmendje faktin që ky projekt i ri politik do të duhet të dalë e të përqafohet njëkohësisht nga e gjithë ajo shumicë shqiptarësh të moderuar, socialistë e progresistë, shqiptarë që aspirojnë një Shqipëri moderne dhe progresiste, përtej kufijve të partive politike, megjithëse do të doja dhe do të shpresoja që të njëjtën gjë të bënte edhe pjesa tjetër, edhe krahu tjetër. Me një projekt të ri politik kam parasysh përsëpari rikthimin e syve të Partisë Socialiste tek njerëzit, kam parasysh rikthimin e Partisë Socialiste në tryezën e popullit që endërron, punon e vuan, kam parasysh rikthimin e Partisë Socialiste në sytë, mendjet dhe zemrat e qytetarëve.
    Politika e sotme shqiptare nuk ka sy, nuk ka mendje, nuk ka zemër. Shqipëria ka nevojë për një projekt që të rilidhë fishën me popullin dhe me qytetarët. Siglat dhe emrat e përveçëm janë gjëja e fundit që kanë rëndësi në këtë çështje. Pafuqia e politikës së sotme buron pikërisht nga kjo lidhje e humbur. Në këtë boshllëk që është krijuar midis klasës politike dhe qytetarëve, midis partive politike dhe anëtarësisë së këtyre partive, midis forumeve e strukturave që janë kthyer në salla të ngrira larg interesave të vetë anëtarësisë së partisë, çështja bëhet sa e thjeshtë për t’u kuptuar aq edhe e vështirë për t’u zgjidhur. Eshtë jo e nevojshme por e domosdoshme, është imperative dhe jo një ëndërr me sy hapur, nevoja e rikthimit të syve të politikës sonë nga njerëzit dhe nevoja e kthimit të të gjithë forcave që i përfaqësojnë njerëzit, në rradhë të parë të Partisë Socialiste, në forca reale përfaqësimi, në forca reale transmetimi të të gjitha mesazheve të njerëzve në Kuvendin e Shqipërisë, në forca reale transformimi të vendit përmes mishërimit të shpirtit dhe të nevojave të qytetarëve në qeverisjen e vendit. Përndryshe, ky boshllëk, ky hendek, kjo distancë që është krijuar midis partive politike dhe njerëzve, do të vazhdojë të thellohet dhe qeverisja e Shqipërisë do të vazhdojë të humbë kontaktet, të humbë lidhjet, të humbë burimet e ideve e të zgjidhjeve për shkak të kësaj mungese komunikimi. Në këtë sens mendoj se duhet parë edhe ky komunikim, edhe kjo dalje e imja nga vija e verdhë e Tiranës. Sepse njerëzit që bëjnë komentet dhe diskutimet miope apo keqdashëse lidhur me këtë rrugëtim në Veri e harrojnë që fati dhe ardhmëria e Tiranës janë të lidhur pazgjidhshmërisht me fatin dhe ardhmërinë e qyteteve të tjera dhe sidomos të zonave të Veriut, nga ku njerëzit ikin përditë duke e kërkuar fatin në radhë të parë në zonat informale të Tiranës. Dhe në rast se ne do të vazhdojmë të thellojmë hendekun midis Tiranës dhe qyteteve të tjera ne do të vazhdojmë të vështirësojmë zgjidhjen e problemit tonë të përbashkët. Në rast se Tirana do të shkojë duke ndryshuar me shpejtësi dhe qytetet e tjera, sidomos ato të Veriut, do të shkojnë në një degradim të ngadaltë për shkak të mungesës së një strategjie dhe një vizioni për Veriun, atëherë vetvetiu vetë Tirana do të bllokohet një ditë nga pamundësia për të mbajtur të gjithë fluksin e dëshpërimit që vjen në formën e migracionit të brendshëm. Po këtë kush prisni ju ta kuptojë? Ata që çdo komunikim dhe çdo fjalë të thënë hapur dhe sinqerisht e shohin si një lëvizje në një drejtim të përcaktuar që është në dëm të tyre? Cilin dëmton në fakt ky komunikim që bëjmë ne sot? Unë nuk shoh se dëmton kënd, përkundrazi. Kundër cilave interesa është ky komunikim që bëjmë ne sot? Unë nuk di të identifikoj të tilla, sepse mendoj që edhe vetë ata politikanë dhe vetë ato grupe në politikë të cilat duan të mbijetojnë e kanë të domosdoshme të ndryshojnë qëndrim, stil, formë dhe përmbajtje në politikëbërje. Ndryshe, shumë shpejt do të gjendemi përpara një kolapsi të vetë sistemit”.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Një projekt që të rilidhë qytetarin me politikën
    PO
    lidhje e forte ku duart e politikaneve si Rama jane shtrenguar fort te XHEPI i qytetareve.

    Edi parim te vetem ka PARANE prandaj e quajne ne Tirane 'QEN I PARASE'

    Berisha apo Nano pavaresisht ca themi kane nje Resume me harritje akademike e profesionale kurse tipa si Rama e Meta e kane zero pa nje harritje ne nje fushe apo arsimim a nivel.
    Nuk e di ne di Edi di ndonje gjuhe te huaj pervec zhgaravitjeve.
    Ti nderojme udheheqesit me te rinje por me me te mire jo me keta medioker.

    Nuk ka shqiperia dike me arsimin e duhur e me ngritjen e duhur ta drejtoj e te jete ne nivelin e kohes e jo mediokra e njerez qe vetem rremuja i nxorri ne krye si Rama e Meta.
    Ne bote udheheqesit vijne pasi kane nje standart ne edukim e jane provuar te pakten ne disa fusha.

    Pas Levizjes se Skraparllinjve te Inatosur LSI , PS-ja dhe e majta po ben kete levizie me Edushin ne Veri tani me qellim qe te mund te balancoj PD-ne aty.

    Po kujtoj ketu dhe ato sharrie te Edit e stafit te tij per ata qe kane ardhe nga veriu ne Tirane qe nga 'cecen' e me rradhe e tani u hiqet se u qan hallet qe kuptohet ka hallin e tij.

    E majta PS ,LSI e Rama kane dy mandate e si ne gjithe boten demokratike te shkojne ne opozite e atje te rigrupohen e te regjenerohen prape pasi tani kane haritur ne piken e vdekjes.
    Ky eshte dhe mekanizmi i funksionimit te demokracise qe ka cuar para e zhvilluar vendet perendimore e politiken e tyre.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    I madh vertet eshte ky Edi Rama. Ishalla vazhdon me kete ritem dhe te behet kryeminister nje dite. Te gjitha vajzat e klases time adhurojne Edin ... Po na prish pune dreqi tani .

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Edi kur shkon per qoka neper rrethet e tjera pervec llogjeve ben mire t'u shpjegoje njerezve te cileve u qan hallin perse bashkia e Tiranes thith me shume se 80% te fondeve per pushtetin lokal ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mendoj se fondet i thith ai qe kerkon, ai qe ka vizion, ai qe pergatit plane e harton projekte konkrete qe presin vetem financim, jo keta kryetaret e rretheve, gjallesa frymore qe parazitojne kot dhe e vetmja aftesi qe kane eshte...vjedhja.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ka punuar Enver Kadri Kapo Hoxha e Miz Oriz alia me mend..
    I kane mbjelle me kohe rrjetet e spiunave dhe ne Shkoder Lezhe rreshen e kudo..
    Kupola qe i ka dosjet e listat i ka dhene shancin edvin rames ta perdore per nevojat e Mafies krejt sojin e spiuneve.

    I trembur nga ndonje humbje ne Votime e PS-se qe do ti nxirrte horrlleqet krygangsterit Edvin Rama.. ai ka nisur me kohe fushaten ne Veri.. meqe jugun si Vlonjat qe eshte mendon se e ka ne xhep..

    Demagogjia me nje ane e kallashi ne an tjeter do jene mjetet e ardhjes ne Krye te Shtetit te kapo bandes Edvin..

    Ja si eshte kurdisur Stefan Capaliku qe merr rroge nga Nano ..ky spiun informator i vjeter i policise sekrete te Ali Hoxh Kadrise per Shkodren..e derdh mashtrime te sofistikuara..

    ---

    Shekulli:


    ---






    RAMA NISET NGA VERIU


    Stefan Çapaliku

    (Meditime nga një pjesëmarrje)

    Ishte një zile telefoni që më ftoi të shkoja në kinema “Millenium” në Shkodër. Vjen Edi Rama, tha zëri, ec se duhet të jetë interesante. Atë të dielë gjendesha në Shkodër dhe shkova me shumë dëshirë. Një grup miqsh shkodranë, të gjithë intelektualë të profesioneve të ndryshme, arkitektë, muzikantë, piktorë, pedagogë, aktorë, por edhe ekonomistë e juristë, qenë mbledhur në hollin e kinemasë. Pastaj më ra sërish zilja e celularit dhe kësaj radhe i njëjti lajm më vinte prej një tjetër miku, prift nga Kosova dhe me shërbim në Shkodër. Po, i thashë, jam te “Millenium” e po të pres.
    U ula me miqtë e mi në një tavolinë ku kish kohë e nisur biseda. Si mendon ti, më thanë, pse vjen?
    U mendova dhe pas një pauze nxora nga goja përgjigjen më mediokre e idiote të mundshme. Ai s’vjen kot, thashë. Ata qeshën e unë vazhdova në mbrojtje të fjalëve të mia se edhe pse është rregulluar rruga, edhe pse është ditë e bukur, edhe pse mund të jetë qejfli krapi, apo qefulli në tjegull, edhe pse ka disa kushërinj të gjyshes nga i ati, prapëseprapë…
    Mos ndoshta ka ndërmend të hedhë kandidaturën për deputet në Shkodër? Ku e merr, tha një tjetër. Do ishte bukur. Ai e çon zgupthi zonën e vet, ia ndërron fytyrën për një muaj.
    Ku i dihet këtyre punëve, vazhdonin bisedat, akoma nuk u regjët ju? Ai mund të jetë edhe i dërguari i Nanos. S’është nga ato që dërgohet ai. Ai nisi fushatën për kryeministër. I duhet të dalë fitues domosdo, ti e di se Sala po mori pushtetin s’e ka fort në qejf. Apo ndoshta…?!!!
    Dhe kështu biseda vazhdonte sikur të ishte duke u restauruar poema e famshme e hinduve të lashtë “Ramaniana”.
    Pak më vonë holli u mbush plot e për plot, por edhe veranda jashtë. Vura re se kishin ardhur republikanë e monarkistë, demokratë e socialistë, demokristianë e demoislamikë, anarshistë e etatistë, konservatorë e liberalë, konsuj e drejtorë bankash të huaja, por edhe plot njerëz të tjerë pa dinë e pa iman.
    M’u kujtuan menjëherë mbledhjet e fillimit të viteve ‘90, koha kur në këtë sallë kinemaje, aso kohe të shkatërruar, flitej për mrekulli, për çeqe të bardha, për Europën që mezi po na priste në gjirin e saj të ngrohtë, për miqësinë e pathyeshme shqiptaro-amerikane, koha kur njerëzit i zinte gjumi me dy gishtat e ngritur përpjetë jashtë batanijes, kur armiqtë më të betuar të popullit ishin ata që guxonin të thonin se Shqipërisë i duhet gati një dekadë për t’u zhvilluar e për të hyrë në Europë.
    Mandej salla u mbush. Në panel zunë vendet një i gjatë dhe një i shkurtër, përkatësisht kryetari i Bashkisë së Shkodrës.
    Njerëz të veshur mirë, të gjithë mirë, kush dalë nga mesha e mëngjesit, kush nga xhamia, kush nga vizita morti, kush thjesht se ishte e dielë dhe kush enkas për këtë punë, hapën sytë dhe veshët. Në fillim ishin jo vetëm tanë sy e tanë veshë, por edhe tanë hundë.
    Por në thelb, me sa kuptova unë (e këtu të më falin bashkëqytetarët e mi të shtrenjtë), ishin të gjithë shpresëhumbur. E si mund të mos jenë shpresëhumbur njerëz që më së paku kanë kaluar pesëmbëdhjetë dimra pa drita?
    Dhe padyshim që ardhja e Ramës, personazhit më të rëndësishëm reformues të jetës së kryeqytetit shqiptar, në një qytet me kujtesë të fortë, që gjithë jetën është përpjekur të ndjekë shembujt e përparimit dhe zhvillimit si Shkodra, s’kishte si të mos zgjonte interesim, qoftë edhe për ta parë nga afër.
    Rama është modeli i gurit në ujë, një rreth i vogël që përsërit vetveten në rrathë më të mëdhenj e më të mëdhenj, tha miku që kisha në krah. Është modeli i vetëm, konkret dhe realist, mbush me energji. Këtë mund ta kritikosh për çfarë të duash, veç jo për padije e vullnet, pëshpëriti miku nga krahu tjetër. Ai ka kuptuar më së miri paradigmën e shqiptarit se raporti me idetë është ku e ku më i vogël se raproti i tij me sendet. Kjo dhe e ka bërë të jetë njeriu i “visible action”.
    Solla ndërmend edhe njëherë të gjitha mitingjet ndër salla të mbyllura ku kisha marrë pjesë dhe, për herë të parë në jetën time shijova heshtjen, kohën që rendte, dhe format e bukura të kokave të njerëzve që meditonin, të këtyre qëndrestarëve që kanë vendosur të jetojnë atje e jo kund tjetër.
    Edhe ashtu skeptikë, siç i ka bërë realiteti politik i postkomunizmit, mbas pak minutash njerëzit në sallë qenë në gjendje të prisnin e të përcillnin batuta si ndër ditët e tyre më të paqta.
    Po pse nga Shkodra, pse nisi këndej? Sepse më duket se do bëjë një udhëtim nëpër Veri. Ky ishte thashethemi i fundit që dëgjova në të dalë të sallës.
    Dhe erdhi sërish e hëna dhe sërish me shi, në këtë qytet që përpiqet përditë ta mbajë tokën e plleshme, të gatshme për të rritur pemë të fuqishme e kryelarta kur moti t’i prijë, tolerant e i vetëdijshëm se shpresa vdes e fundit…



    02/03/2005

    --


    Ishte një zile telefoni që më ftoi të shkoja në kinema “Millenium” në Shkodër. Vjen Edi Rama, tha zëri, ec se duhet të jetë interesante. Atë të dielë gjendesha në Shkodër dhe shkova me shumë dëshirë.




    ---

    megjithse punon ne ministri te Tiranes mbas ardhjes se Zan Caushve ne pushtet.. interesant .. "rastesisht" stefani...gjendet ne Shkoder pikerisht at dit qe vjen haberi...dilni se erdhi edvin enveri...


    stefani nuk di arithmetik se helbete eshte Shkrimtar..
    Nuk e din Capaliku se ai "i shkurtri" ..jo Nanoja shefi i Capalikut spiun..por ai kryetari Shkodran.. i Bashkise i zgedhur me Vota merr fonde per Shkodren ne nje vit aq sa harxhon Nano ne nje dark ne Dubai e edvini ne nje Drek ne Nju Jork e Paris..



    Edvin Capaliket ja kan ven syne Shkodres.. Patjeter duan ta bejne Lapardha.. e Terbac..

    spaska ftyra me te neveritshme se Verioret spiuna..

    Paska te tille qe e dine mire se u a kane shk... gjyshe e gjysh Partia e Punes.. e ata edhe tash ne 2005 ..e tu lepijn b.olet krimineleve envero nanoiste..


    lum shkodra qe ju ka ju capaliket..e frrok cupat e veriut..


    ec Mafie..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Pupupuppuup.... sa TURP !!!

    Shikoni,,, kini durim dhe do kuptoni se keta e trajtojne popullin me keq se BAGETIA....
    Me ra telefoni, vjen enveri me tha zeri, ec se do jete interesant...
    -si mendon ti pse vjen? (te jete kungull valle?)
    -ai s'vjen kot, thash une,,,dhe pergjigjja ime ishte mediokre dhe idiote (tek e fundit si i gjithe shkrimi)
    -mos ndoshta do hedhi kandidaturen? ai e con zgupthi zonen e vet. ja nderron fytyren per nje muaj (sikur po nderron corapet e jo fytyren e asaj zone qe ka me sh. se 100 vjet me probleme !)
    -mos eshte i derguar? s'eshte nga ato qe dergohet kollaj ai !!!(hic fare,as kongresin e fundit?)
    -njerzit zune vend ne salle. te gjithe ishin veshur mire. (me kujton kroniken e lajmeve diten e votimeve ne kohe t'enverit)
    - ... per her te pare ne jeten time shijova heshtjen, kohen qe rendete, dhe FORMAT E BUKURA TE KOKAVE QE MEDITONIN (me pare e kane pas me cepa por kur erdhi Rama, koka e tyre mori forme te bukur dhe ata si nxenes qe s'e kishin bere kurre me pare, FILLUAN TE MIDITOJNE...) MJAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAFT....

    Me vjen te qaj dhe te qesh !
    Ne shekullin e 21,,,, NE jemi si popull kaq poshte sa te na serviren te tilla IDIOTIZMA
    Ose kaq te PA-AFTE sa te lejojme te keta idiote gazetare a militante te na servirin gomarlleqet e tyre.
    ptuuuuuuu..... pleraaaaaa....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Thumbs down Pupupuppuup.... sa TURP !!!

    Shikoni,,, kini durim dhe do kuptoni se keta e trajtojne popullin me keq se BAGETIA....
    Me ra telefoni, vjen enveri me tha zeri, ec se do jete interesant...
    -si mendon ti pse vjen? (te jete kungull valle?)
    -ai s'vjen kot, thash une,,,dhe pergjigjja ime ishte mediokre dhe idiote (tek e fundit si i gjithe shkrimi)
    -mos ndoshta do hedhi kandidaturen? ai e con zgupthi zonen e vet. ja nderron fytyren per nje muaj (sikur po nderron corapet e jo fytyren e asaj zone qe ka me sh. se 100 vjet me probleme !)
    -mos eshte i derguar? s'eshte nga ato qe dergohet kollaj ai !!!(hic fare,as kongresin e fundit?)
    -njerzit zune vend ne salle. te gjithe ishin veshur mire. (me kujton kroniken e lajmeve diten e votimeve ne kohe t'enverit)
    - ... per her te pare ne jeten time shijova heshtjen, kohen qe rendete, dhe FORMAT E BUKURA TE KOKAVE QE MEDITONIN (me pare e kane pas me cepa por kur erdhi Rama, koka e tyre mori forme te bukur dhe ata si nxenes qe s'e kishin bere kurre me pare, FILLUAN TE MIDITOJNE...) MJAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAFT....

    Me vjen te qaj dhe te qesh !
    Ne shekullin e 21,,,, NE jemi si popull kaq poshte sa te na serviren te tilla IDIOTIZMA
    Ose kaq te PA-AFTE sa te lejojme te keta idiote gazetare a militante te na servirin gomarlleqet e tyre.

    Kaq ka*lleqe bashke s'me kishte shkuar ndermend se mund ti lexoja....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Ky sTeFaN cApAliKu qe ka bere ket artikullin per Ramen eshte KO*E !

    Me impresionoje shume artikulli plot servilizem,mediokritet, idiotizem etj-etj... i botuar ne gazeten shekulli...

    Ky stefan capaliku,(e theksoj shpesh se s'du ta harroj si emer) jo vetem qe nuk i ben nder por e c'nderon "kauzen" qe perpiqet ti serviloset...
    Po me ngjajne si servilet ne kohen e Berishes, qe nuk e vrisnin mendjen a i benin me shume nder apo qeder Berishes me servilizmin e tyre,,, thjesht mjafton ti perkedhelin sedren "te madhit" dhe ti binin ne sy...

    ehhh....,,, nuk gjej kelbaze per ta peshtyre kete servil te ndyre.....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    KLSH publikon dosjen e korrupsionit për Bashkinë e Tiranës

    200 milionë, fatura e vjedhjeve të Edi Ramës

    Halil RAMA


    Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë kontrollit të ushtruar në Bashkinë e Tiranës, ka konstatuar 200 milionë lekë vjedhje nga bashkiakët dhe bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Pasi u shprehën për shkelje të disiplinës financiare, me dëme efektive ekonomike kryesisht në fushën e administrimit dhe përdorimit të fondeve publike, zyrtarët e KLSH deklaruan në konferencën e djeshme për shtyp se "në total, dëmi ekonomik i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashki arrin shumën 20 182 174 lekë, për të cilën është kërkuar zhdëmtimi i saj në masën 100% nga përfituesit". Inspektori i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kryesuar grupin e kontrollit në Bashkinë e Tiranës dhe Sh.a Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë, është shprehur se auditet e brendshme nuk e kanë bërë punën e tyre në zbulimin e shkeljeve, veçanërisht në Bashki. Sipas tij, paratë janë shpërdoruar nga Bashkia, me kontrata me firmat e pastrimit dhe përdorimin e të ardhurave dytësore jashtë destinacionit. Ndërsa në ujësjellësa, dëmi më i madh është shkaktuar me heqjen e kamatë vonesave dhe me shpërblimet.

    Duke u ndalur sipas natyrës së shkeljeve të disiplinës financiare dhe vlerës së dëmit të zbuluar, përfaqësuesit e KLSH renditën aferat korruptive që kanë të bëjnë me përfitime të padrejta në marrëdhëniet kontraktuale të Bashkisë me subjekte sipërmarrëse, me abuzime financiare në rastin e mallrave dhe pajisjeve të blera, në prokurimet publike dhe kryerjen e pagesave të pamerituara në favor të personave privatë juridikë dhe fizikë.


    Sinjalistika, interneti dhe prokurimet, bashkiakët zhvatin 25 milionë lekë

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka cilësuar shkeljet e dispozitave ligjore në hartimin dhe zbatimin e kontratës për pastrimin e pjesës lindore të qytetit të Tiranës nga subjekti sipërmarrës "Ecoacqua" në zërin "shpenzime konstante", i cili, megjithëse nuk ishte parashikuar në kontratë, në situacionet mujore është vendosur me vleftë absolute dhe në mënyrë fikse (jo në raport me shpenzimet direkte të kryera për pastrimin e qytetit), ku për rrjedhojë firma ka përfituar padrejtësisht shumën prej 6 277 676 lekë.

    Rasti tjetër ka të bëjë me llogaritjen dhe shtimin në strukturat e kostos edhe të mallrave e pajisjeve të blera si, kompjuter dhe programet software për sinjalistikën, me një efekt në favor të subjektit sipërmarrës dhe dëm ekonomik për Bashkinë në shumën 1.335.439 lekë.

    Po në këtë linjë, KLSH evidenton kryerjen e pagesës më tepër se vlera në kontratën e lidhur për shërbim interneti, në shumën 97.000 lekë

    Gjithashtu, KLSH evidenton shkelje të dispozitave ligjore në fuqi, në zbatimin e procedurave të prokurimit për studim-projektime dhe realizimin e kontratave për punime në infrastrukturë, për të cilat tre shoqërive projektuese nuk u është mbajtur vlera e garancisë bankare e sigurimit të kontratave në shumën totale 1.192 000 lekë.


    21 milionë lekë vjedhje, duke pasqyruar volume të tepërta në infrastrukturë

    Vjedhje dhe abuzime janë evidentuar gjatë Kontrollit të ushtruar nga KLSH në Bashkinë e Tiranës, edhe në zbatimin e procedurave të prokurimit publik për punime të kryera në infrastrukturën e qytetit, ku si rrjedhojë e pasaktësive të konstatuara në situacione, duke pasqyruar volume më tepër se sa janë kryer në fakt, dy subjekte kanë përfituar më tepër një shumë prej 1 004 228 lekë.

    Abuzimet financiare janë të përmasave të mëdha edhe në kryerjen e pagesave nga Bashkia e Tiranës në favor të personave privatë juridikë dhe fizikë, për drejtimin dhe kualidimin e punimeve të infrastrukturës, pa paraqitur çertifikatën e regjistrimit në organet tatimore dhe pa ndalur tatimin në burim. Kjo ka patur një efekt negativ në të ardhurat tatimore, në shumën 1 143 178 lekë.

    Bashkia e Ramës, vjedhje edhe me projektet artistike e sportive

    Bashkiakët e Edi Ramës i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në shumën prej 473 235 lekë, duke abuzuar në drejtim të financimit të projekteve të ndryshme kulturore, artistike dhe sportive.

    Gjithashtu, nga vlerësimi i dosjeve të kontrolleve të evaduara nga auditi i brendshëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në disa raste, nga kjo strukturë nuk janë vlerësuar dhe evidentuar shkelje të disiplinës financiare, përdorimi i të ardhurave dytësore jashtë destinacionit, si për paga dhe shpenzime të tjera operative, me një vlerë prej 8 659 418 lekë, e pakontabilizuar në kredi të llogarisë 447 "shteti-tatime dhe taksa të tjera".

    Duke iu referuar peshës dhe rëndësisë që kanë strukturat e Bashkisë në plotësimin e nevojave të përditshme dhe jetësore të popullsisë së kryeqytetit, e cila përbën afro ¼ e popullsisë në shkallë vendi, KLSH e konsideron të domosdoshëm publikimin e këtyre aferave korruptive në institucionin e drejtuar nga Edi Rama

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rd

    --

    Rama, pjesë e dështimit të qeverisjes socialiste

    Lëvizja më e fundit e Edvin Ramës është një aventurë donkishoteske që zhvillohet zakonisht të shtunat dhe të dielat. Me sa duket Edvini mundohet të tregojë se është shumë skrupuloz me rregullin e ligjit sa i takon respektimit të ditëve të punës zyrtare. Performanca e Edvinit si kryetar bashkie është aq e lartë sa fundjavat i mbeten të lira për t'i shfrytëzuar për të bërë ca politikë majtiste jashtë gardhit të juridiksionit të tij si kryebashkiak. Pasi i ka vënë të gjitha punët "në terezi" në kryeqytet, ai turret me hov të madh nëpër rrethe të tjera të Shqipërisë dhe nis të shajë e të mallkojë keqqeverisjen e PD-së dhe rrezikun që vjen prej saj. Në të vërtetë, në pushtet është PS-ja që prej 8 vitesh, e jo PD-ja, por për Edvinin nuk prish punë, pasi armiku armik mbetet për të, pavarësisht nga vendndodhja e tij në kohë e në hapësirë. PS-ja për Edvinin është e keqja e vogel që ai nuk e sheh dot, ndërsa e keqja e madhe është PD-ja dhe opozita që nuk po e lënë të marrë frymë.


    Don Kishoti dhe Sanço Pançot e tij


    Është praktikisht shumë zbavitëse të shohësh Don Kishotin dhe Sanço Pançot e tij kur shëtisin nëpër trotuaret copë-copë të disa qyteteve të zonës veriore dhe, për më tepër, ironia qëndron në faktin se ata nuk shkojnë atje për të ndryshuar asgjë, por thjesht janë mushllukë të Fatos Nanos që u thonë qytetarëve se e keqja e madhe është PD-ja. Edhe vetë socialistët e ndershëm ndihen keq kur dalin ta presin atë, pasi ata e dinë se ai është kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe jo i të gjithë Shqipërisë, pasi organizimi administrativ shtetëror nuk e njeh një fakt të tillë, meqë vendi qeveriset nga pushteti qëndror dhe më pas nga pushteti vendor dhe jo anasjelltas. Dhëntë zoti e të mos kemi ndonjë keqvendosje në mendjen e Ramës në funksion të asaj që ai ëndërron të realizojë, duke bërë përsëri rivendosjen e duhur kur ai të bëhet, siç edhe ëndërron, vetë kryministër.

    Edvini tani është kthyer plotësisht në identitet


    Në një vend të zhvilluar e të civilizuar perëndimor, kryebashkiaku i kryeqytetit mund të shkonte në një bashki tjetër me ftesë të homologut të tij për vizitë, për shkëmbim eksperience apo për një aktivitet tjetër të çfarëdoshëm, që një bashki mund të organizonte. Në rastin tonë, kryebashkiaku i Tiranës shkon paftuar, madje krijon edhe insinuata dhe skenarë të papëlqyeshëm me homologët e tij kryebashkiakë, skenarë që nuk janë aspak të denjë për një kryebashkiak kryeqyteti.

    Shihet qartë nga të gjithë qytetarët, megjithëse ata nuk ia kanë ngenë Edvinit, se ai është kthyer plotësisht në identitet në çdo aspekt, si politik, ashtu edhe moral. Kjo nuk përbën ndonjë risi, pasi kjo dihej dhe, psikologjikisht, ka qenë vazhdimisht i lexueshem karakteri bolshevik i Edvinit të bashkisë.

    Me sa shihet, kjo është një ndërmarrje e vetë Edvin Ramës gjoja në emër të informimit të qytetarëve të pjesëve të tjera të vendit për problemet e qeverisjes, ndërkohë që ai nuk informon për asgjë qytetarët e Tiranës, një pjesë e të cilëve ai përfaqëson. Kryetema e të gjitha takimeve të tij është postulati kinez se, armiku i armikut tim është miku im. Në këtë rast armiku i PD-së është Nano dhe për pasojë del se ai është mik i Ramës. Ai u kërkon qytetarëve që të zgjedhin në mes të këqijave ku, sipas mendjes së tij të tejnxehur e të mbidozuar, e keqja më e madhe është PD-ja dhe opozita, ndërsa e majta e binomit Nano-Rama mbetet alternativa e besueshme, e cila sipas tij, ka nevojë vetëm pak makiazh.


    Edi Rama, pjesë e dështimit të integrimit euroatlantik


    Edhe dështimet e turpshme të qeverisë shqiptare në fushën e integrimit Euroatlantik ia faturon opozitës, megjithëse opozita nuk ka asnjë funksion vendimmarrës për këtë çështje. Rama nuk ka kurajon të pranojë se edhe ai vetë është një pjesë e mirë e këtij dështimi. Po të ishte i besueshëm Edvini për organizmat ndërkombëtare, ai do të kishte hapësirë që të merrte kredi e donacione të shumta dhe ta ndryshonte Tiranën brenda një kohe të shkurtër, dhe jo të priste mbledhjen e ca të ardhurave bashkiake apo ndonje kacidhe nga Buxheti i Shtetit që të mund të hapë ndonjë rrugë apo të bojatisë ndonjë pallat sa për të justifikuar tenderat hermetikë të bashkisë.


    Kryebashkiaku i Tiranës, kampion i shpërdorimt të fondeve


    Bankat dhe organizmat financiare ndërkombëtarë janë shumë të ndjeshëm ndaj të korruptuarve, dhe për këtë u tregojnë atyre derën. Edvini nuk ka për të pasur shans ndonjëherë për të qenë klient i bankave apo i organizmave të tjerë finaciare, pasi është mjeshtër i shpërdorimt të fondeve.

    Në fakt, në këtë rast, Rama po kryen funksionin e termometrit të Nanos, i cili po del nëpër ca rrethe për të matur temperaturën politiko-elektorale.

    Ky aktivitet i ndërmarrë nga Edvini i Bashkisë së Tiranës është sa i paligjshëm aq edhe pa moral.

    Problemet me të cilat duhet të merret realisht kryebashkiaku i Tiranës janë shumëfish më të mëdha se sa ndërmarrja e aksioneve politike nëpër zona të tjera të Shqipërisë. Një kryebashkiaku të përgjegjshëm nuk do t'i dilte koha asnjëherë për t'u marrë me gjë tjetër, përveçse me problemet e pafund që ka Bashkia e Tiranës. Pa nisur këtu lojën e kungulleshkave se kush e ka e kush nuk a ka në vartësi shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit, sepse kjo është e përcaktuar shumë qartë në Ligjin 8652 për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore si funksion ekskluziv i njësive të qeverisjes vendore, Tirana furnizohet me ujë relativisht të pastër vetëm për 6 orë në 24 orë. Në vend që kryebashkiaku të punonte edhe gjatë gjithë fundjavave të tij për të mundësuar furnizimin e qytetarëve të Tiranës me ujë për, të paktën, 10-15 orë në ditë e gradualisht me më shumë, duke punuar me grupe ekspertësh e duke kontaktuar me oganizmat dhe organizatat financiare kombëtare e ndërkombëtare, ai merret me një aktivitet të rëndomtë politik, që me sa shihet, as nuk i ka thënë njeri ta bëjë. Këtu hyn çështja e përgjegjshmërisë publike.


    Edvin, kthehu në Tiranë! Të presin kanalizimet


    Tirana ka nevojë për rrjet të ri kanalizimesh të ujërave të bardha e të zeza, që të mos përmbyten përditë e përherë shtëpitë, apartamentet dhe rrugët e rrugicat nga ujërat e zeza. Nuk po e ekzagjerojmë këtu, duke thënë se ujërat e zeza duhen përpunuar në impjante përpunimi, meqenëse është i vetmi kryeqytet, të paktën në Europë, që nuk disponon as edhe impjantin më të vogël për të bërë këtë përpunim.

    Tirana ka nevojë që të ketë shumë më shumë rrugë të shtruara e jo vetëm ato që duken në fushatë dhe që i shohin më së shumti një kontigjent njerëzish që shpeshherë kanë probleme me lëvizjen jashtë unazës së qytetit për arsye nga më të shumëllojshmet. Është nevojë imediate që të mbyllen rrugët e shqyera nëpër Tiranë, të cilat vazhdojnë t'ua nxijnë jetën qytetarëve me afatet e punimeve që as vetë Edvini, rrezik nuk i di, me baltën që ka mbuluar çdo cep e kënd të kryeqytetit, me tubacionet e furnizimit me ujë që shpesh sjellin baltë e krimba në vend të ujit të pijshëm.

    Tirana ka nevojë për më shumë pastërti e për më pak pluhur, zdralë e plehra që e kanë mbuluar atë gjithandej.

    Nuk po hyjmë këtu të flasim për problemet sociale të papunësisë, të mungesës së strehimit, të nivelit të lartë të varfërisë, pasi vetë qytetarët e Tiranës i dinë ato më së miri, pasi i provojnë çdo ditë në kurriz.


    Asnjë tullë për strehimin e qytetarëve


    Edvini, që kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk ka vënë qoftë dhe një tullë të vetme për të ndërtuar ndonjë objekt për të strehuar qytetarët e pastrehë. Për më tepër, këta qyetarë nuk e kërkojnë asnjëherë këtë gjë falas, por kundrejt pagesës normale e të përballueshme dhe pa tatimin personal të Edvinit që shpeshherë arrin deri në 20 apo 30% të vlerës totale të objektit, ose e shprehur me një shembull ilustrues, nëse një pallat do të kushtontë 4 milionë USD deri në momentin që ai është produkt final, ky tatim personal i Edvinit kryebashkiak do të shkonte 800.000 deri në 1,200,000 USD. Ai nuk mund ta bëjë kurrë këtë, pasi është aq i paskrupullt dhe i pangopur sa nuk ka burrë që t'i marrë atij një leje ndërtimi pa e paguar këtë haraç. Për pasojë, sot çmimet e apartamenteve në Tiranë çmendin edhe vetë fqinjët tanë perëndimorë grekë e italianë dhe, për më tepër, cilësia është disa herë më e ulët se sa çmimi që blerësit paguajnë. Edvini mendon se të gjithë në Tiranë shesin e blejnë drogë e merren me tendera, por kjo nuk është shumë e vërtetë, pasi ka edhe një pjesë të kryeqytetasve që rrojnë me punë dhe aktivitet të ndershëm dhe që nuk janë pak, por mbi 60% e popullsise përbërëse të kryeqytetit.

    Deliri i madhështisë ose "Dilirium Tremens" është një sëmundje e rrezikshme që Edvinin e bashkisë e ka kapluar dhe tani është në fazat metastazike. Pasojë e kësaj ka qenë edhe dalja e tij pak jashtë skenarit të Nanos, por ky i fundit ka menduar për këtë dhe ka ndërsyer Gramozin e paepur që t'i japë ca këshilla Ramës e t'i përmbahet skenarit bazë. Një gjë është e sigurtë se priten zhvillime të reja, por jo më jashtë skenarit dhe të padirigjuara.

    Për më tepër, me politikanë që i përkasin llojit të binomit Nano-Rama, as që kemi për të bërë hajër ndonjëherë dhe mundësia e intergrimit do të mbetet vetëm Afrika.

    Dritan GEGA

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    A ka ndonje te na sjelle fjalimin e fundit te Edit ne Rreshen, se jam kurioz te shoh idete qe ka shpalosur?

  13. #13
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga bledi gjokaj

    Edi parim te vetem ka PARANE prandaj e quajne ne Tirane 'QEN I PARASE'

    Berisha apo Nano pavaresisht ca themi kane nje Resume me harritje akademike e profesionale kurse tipa si Rama e Meta e kane zero pa nje harritje ne nje fushe apo arsimim a nivel.
    Resumet dhe arritjet akademike dhe prefesionale sidomos te alabako-pijanecit Nano nuk me bejne as per tek vendi i bekuar.
    Apo tek arritjet akademiko-profesionale ke pasur ndermend bemat e tij ne kazinot e Zvicres.
    Apo rehatllikun e tajareve te tij ne hotelet e Emirateve Arabe kur sipas statistikave 60% te popullsise(reth 780.000 shqiptare) jetojne ne varferi.


    Te mos dale nga tema ,respekti per Edvin bashkine eshte shkrire si debora pas shiut.
    Keto akrobacirat politike te tij,nga demokrat,rikthim nostalgjik ne gjirin e Partise se ciles i sherbeu me zell edhe baba Kristaqi.
    Sot kur po mbytet gjemia me federale..........e Nanos ,oburra shpejt kush munt te dale.
    Dhe Edvini me nje kercim prej basketbollisti,si ne vitet e dikurshme me fanelen BLU te Dinamos,po paralajmeron ndarjen me te kuqte e pushtetit,dhe ka marr vrapin si puna e Kalit qe nuk di ku e cojne kembet.
    Ndaj dhe arroganti Ruci nuk vonoi ta quante Edin,"kal i kuq" me shume huqe.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    vepra e rames

    Dita e Verës , “Bukë dhe Shfaqje”
    nga Adri Nurellari
    gazeta metropol


    Një ndër gjerat më spikatëse tek romakët ka pas qënë dashuria e madhe për zbavitjet spektakulare. E natyrshme kjo për një popull mesdhetar si romakët, të cilët po si ne shqiptarët sot, jepeshin me kënaqësi ndaj dëfrimeve masive dhe qejfeve kolektive. Një ndër shkrimtarët më të spikatur të antikitetit ka qënë Juvenal i cili shkruajti gjerë e gjatë disa prej satirave më të goditura e të hidhura të të gjitha kohërave, për Romën që ai përjetoi. Bëhet fjalë për periudhën e shekullit të parë dhe shekullit të dytë kur Republika e Romës ishte thjesht një shprehi e së kaluarës, dhe pushteti i perandorëve shtohej e shtohej gjithnjë e më tej. Në këtë periudhë senati i dikurshëm ku kishte ligjëruar dikur Ciceroni, ishte në një proces të vazhdueshëm eklipsimi nga diktatorët që kishin zaptuar kapitolin romak.
    Juvenal deklaronte se popullsia romake I kryente detyrat e veta qytetare me shumë më tepër përkushtim dhe përgjegjësi gjatë periudhës së Republikës, se sa gjatë periudhës së Çezarëve dhe ankohej se romakët magjepseshin nga “ panem et circenses” që do te thote bukë dhe cirqe ose siç e përkthejmë ne historiografinë tonë, “Bukë dhe Shfaqje” . Juvenal irritohej pse plebejtë dhe popullsia e lirë e Romës, të cilët ishin më të mëdhenj në numër se klasa e patricëve, nuk ishin aspak të ndjeshëm ndaj mungesës së punës, parave, zërit në aferat politike si dhe kushteve të këqija të jetës.
    Augusti duke para kushtet e masave të romakëve, mendoi të organizonte sistemin e patronazhit të quajtur “bukë dhe shfaqje” për ti mbajtur romakët mjaftueshëm të ushqyer dhe të gëzuar sa të mos ngrinin krye për gjithçka ai bëntë. Ai iu jepte atyre ushqim nëpërmjet shpërndarjes së grurit falas, hedhjes së bukës tek spektatorët gjatë shfaqjes dhe legjislacionit për çmimet e ushqimit ndërkohë i zbaviste ata me argëtime falas si gara me karroca, beteja mes gladiatorësh në Koloseum, spektakle madhështore nëpër amfiteatro dhe nëpërmjet ndërtimit të cirkut të famshëm “Circus Maximus”
    Popullsia e humbte torruan nga këto shfaqje, krijonte njëfarë varësie ndaj tyre dhe ndërkohë humbte aftësinë për të qeverisur veten duke e vrarë mendjen vetëm për qejfet e zbavitjet. Prandaj fraza “Bukë dhe Shfaqje” përdoret për të përçmuar një popullsi aq shumë të shpërqëndruar nga çoroditja dhe qejfet personale të sajuara nga lartë, sa nuk i kushtojnë më vëmendje vyrtyteve qytetare dhe problemeve të ditës, por i përkulen autoriteteve me bindje të plotë. Kjo është pra një mënyrë që përdor grupi politik në fuqi për të mbajtur në dorë pushtetin dhe kontrollin ndaj popullit.
    Të tjera diktatura e kanë përdorur me efikasitet këtë metodë gjatë gjithë historisë. Tek ne ende janë të freskëta kujtimet e spartakiadave madhështore e shumëngjyrëshe, parakalimet pompoze dhe festat gjithëpërfshirëse të një majit. Porse fatkeqësisht kjo metodë nuk është vetëm një aspekt historik me të cilën do na duhej neve historianëve të merreshim, por është një pjesë përbërëse e dhimbshme e realitetit të sotshëm.
    Mirë koloseumi i sotshëm është bulevardi dhe sheshi qëndror i Tiranës. Gladiatorët janë zëvendësuar nga lojtarët e futbollit ose shtangistët që marrin shpërblime të majme për ndonjë garë për sa kohë ata i japin mundësi popullit të zbavitet dhe qeveritarëve që të dalin pranë tyre. Karrocat e garave romake janë zëvendësuar nga makinat që qarkullonin dje në bulevard duke lëshuar muzikë për të rrinjtë që ecnin të ngazëllyer nëpër rrugë. Bukët romake dje ishin ballokume dhe ndërkohë ekuivalenti i çmimeve të ulta të romakëve janë prej ca kohësh kafetë me çmim të ulët që iu jepen pensionistëve në Tiranë apo. Dje nuk mungoi as Çezari që shëtiti bashkë me shpurën e vetë në bulevard duke përshëndetur me qesëndi plebejtë e ngratë që gënjeheshin nga do saze të improvizuara aty këtu.
    Këto shfaqjet marramendëse të organizuara nga shteti shqiptar nuk po kanë të sosur. Ato nisin nga përkujtimorja alla Woodstock në Pezë, festat e shfrenuara të vitit të ri që shoqëroheshin nga gostia qyl që shtroi kryeministri për pensionistët, nata e bardhë që përkujtonte ditën e zezë kur pushtimi gjerman u zëvendësua nga një pushtim komunist edhe më makabër. E pastaj ato vazhdojnë me festimet për Shën Valentinin, ditën e grave, mësuesve e kushedi se çfarë tjetër rastis që të dalë para. Thua shqiptarët kanë boll arsye që të jenë kaq të lumtur e të ngeshëm sa iu takon qe veç të gëzohen e zbaviten. Por dje ishte finalja, dhe këtu nuk e kam fjalën për librin e sapo botuar nga Z. Zogaj por për festën e verës që u festua në mënyrë spontane jo vetëm aty ku i takon siç e do zakoni, por edhe në Tiranë, në piedestalin e shfaqjes. Dhe skena e Tiranës për kësilloj shakash është gati aty, Sipërmarja zbavitëse “kthimi në identitet” me ngjyrat e ndezura të telajos së kryebashkiakut, ka kohë që i rri përkashi si sfond fort i përshtatshëm metodës narkotizuese të quajtur “Bukë dhe Shfaqje”.
    Kjo metodë ka treguar se ka qënë goxha frytëdhënëse edhe tek ne. Në zgjedhjet lokale pjesmarrja në votime ishte tmerrësisht e ulët, dhe ndërkohë grupmosha e të rinjve është ajo që del më pak për të votuar. Jo më kot dje degjohej muzikë ritmike për të rinjtë dhe këndonte Ermal Fejzullahu me të tjerë, sepse këta të rinj të magjepsur e çorientuar janë edhe forca elektorale vendimtare. Megjithatë mbetet për tu parë se sa ndikojnë tek shqiptarët këto maskarada për të harruar varfërinë, papunësinë, korrupsionin, kriminalitetin, mungesën e ujit, dritave, sigurisë etj… E deri sa ta marrim vesh na presin shumë festa të tjera të organizuara ashtu “spontanisht” nga lartë si dhe presin prerjet e më shumë kilomtra shirita sesa kilometra rrugë të inauguruara. Por një gjë dihet, që siç thoshte Juvenal kjo është finalja, dhe perëndimi i Romës dhe Çezarëve të saj vijoi jo larg pas popullarizimit të “Bukës dhe Shfaqjes”.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nano i terheq veshin thonj palarit..

    --

    Panorama

    --


    Kryeministri Nano takim në zonën e tij elektorale, sulmon kryebashkiakun
    “Rama pa PS-në merr vetëm 9% të votave”

    Kryeministri shprehet hapur kundër Edi Ramës. Ai ka deklaruar dje nga Saranda se pa PS-në Edi Rama nuk mund të merrte më shumë se 9% të votave në Tiranë. Gjatë takimit që ka patur dje me shtabin elektoral në zonën e tij në Sarandë, Nano ka komentuar turin që Edi Rama ka ndërmarrë kohët e fundit në veriun e vendit në takim me socialistët. Ai është shprehur se ështe e drejtë e Ramës dhe e çdo socialisti tjetër të takohet me bazën, megjithatë ka deklaruar se Rama nuk mund të ketë suksesin që ka arritur pa mbështetjen e PS-së. "Edi Rama është ai që është, por dua të theksoj se para dhe pas tij qëndron PS-ja. Pa PS-në ai mund të kishte fituar vetëm 9% të votave që ka marrë", kështu është shprehur dje Nano në takim me shtabin elektoral në zonën 99 në Sarandë, ku do të kandidojë për deputet. Nano ka filluar zyrtarisht fushatën elektorale në zonën e tij në Sarandë. Në një mbledhje të gjatë me shtabin elektoral, por dhe në takime të tjera, Nano ka premtuar shumë investime për Sarandën. Gjatë takimit të tij me socialistët e Sarandës, Nano ka sulmuar edhe kreun e bashkisë së këtij qyteti, për përfitime të pali-gjshme në ushtrimin e detyrës së tij.
    "Kam qenë luajal ne bashkëpunimin tim me krerë të bashkive përfaqësues të opozitës, për shkak të detyrës time si kryeministër, por dhe të dhe filozofisë time, por nuk mund të hesht për përvetësimin e investimeve që bëjnë disa kryetarë bashkie ashtu si në Sarandë", tha Nano. Ai ka konfirmuar rikandidimin e deputetit aktual të PS-së në Sarandë, Stefan Cipa, si dhe ka bërë të ditur rivalin e tij në zonën 99, Spiro Peçi, përfaqësues i PBDNJ-së. sh.d.

    Premtimet për Port e Aeroport

    Në takimin e parë zyrtar në zonën e tij elektorale kryeministri Nano ka premtuar shumë investime për Sarandën, ndër të cilat edhe ngritjen e portit dhe të aeroportit në këtë qytet bregdetar.


    ---


    helikopterportit thuj me mire o Nanush..lol.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Rama në Raportin e Projektit të Mijëvjeçarit: Shqipëria, kampione në letra për zhvillim

    Rama në Raportin e Projektit të Mijëvjeçarit





    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama mori pjesë në Promovimin e Raportit të Projektit të Mijëvjeçarit, organizuar nga Zyra e Koordinatores së Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Në konferencën që është zhvilluar me temën “Investimi në Kuadër të Zhvillimit – Një plan praktik për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit”, kryebashkiaku Rama është shprehur mes të tjerash:




    “Dua të trajtoj aspektin e implementimit të objektivave të mijëvjeçarit në pikëpamje të raporteve dhe strategjive rajonale, si dhe do të doja të thoja pak gjëra pa u zgjatur dhe pa kaluar në aspekte teorike apo abstrakte, sepse përsëpari mendoj se çështja kryesore që ka të bëjë me garantimin e raporteve, strategjive rajonale, është një çështje që nis tek fakti se ende nuk ka strategji rajonale. Strategjitë rajonale kanë filluar në vitin 2003, përkatësisht në qershor të vitit 2003, pasi edhe deri në atë moment ka pasur strategji kombëtare dhe sektoriale dhe pasi hyrja në proces e formulimit të strategjive rajonale ka ardhur pas formimit të qarqeve dhe ndarjes së vendit në 12 të tilla.


    Për këtë arsye janë në përgatitje e sipër 12 strategji rajonale të cilat natyrisht paraqesin parimisht probleme që kanë të bëjnë me organizimin e territorit me vetë organizimet dhe funksionimet e qarqeve në raport me strategjinë kombëtare dhe natyrisht në përputhje me strategjitë rajonale, strategjisë kombëtare dhe hapat e implementimit përmes të ardhurave nga buxheti i shtetit nga burimet dytësore, siç janë ato të bashkive dhe komunave dhe nga partnerët, apo siç avazhdojnë të quhen donatorët.


    E gjithë kjo lidhet natyrisht me nevojën për një zhvillim i cili do të duhej të ishte gjithsesi një zhvillim i qëndrueshëm, është pyetja kryesore që ka të bëjë jo vetëm me të nesërmen e afërt por edhe me të nesërmen e largët, është fakti që askush nuk mund të mohojë që në Shqipëri ka zhvillim - kush e mohon nuk do ta shikojë - por në Shqipëri ka një përqindje të madhe të këtij zhvillimi që është i paqëndrueshëm. Dhe është një zhvillim i bazuar në investime të jashtëzakonshme energjish njerëzore dhe në investime të konsiderueshme burimesh finaciare që mbeten të pakoordinuara, në funksion të një vizioni që do të duhej në këtë rast të shihte strategjia kombëtare e zhvillimit, që për sa më takon është një set i madh parimesh dhe masash pa prioritete, ose më saktë është një dokument ku gjithçka është prioritet nga fillimi deri në fund dhe duke qenë gjithçka prioritet, në një formë që i ngjan mënyrave se si përshembull pastrohen marrëdhëniet e Shqipërisë me botën, ku trajtohen që nga marrëdhëniet me fqinjët deri te marrëdhëniet me Zanzibarin e Tanzaninë, në një fjalim të vetëm mbetet një problem për t’u parë dhe për t’u trajtuar.


    Nga ana tjetër ka një çështje e cila lidhet ngushtë me zhvillimin e paqëndrueshëm, që është fakti se shumë nga këto strategji, edhe strategjia kombëtare e zhvillimit dhe shumë të tjera (dhe në këtë rast unë nuk do të ndaja kontributet dhe qëndrimin e institucioneve apo të shqiptarëve në përgjithësi qofshin edhe në rrjetin e organizatave joqeveritare dhe të institucioneve ndërkombëtare) që e kanë kthyer prodhimin e strategjive bashkërisht në një qëllim në vetvete. Dhe duket sikur përfundimi i një raporti apo përfundimi i një strategjie është fundi i punës, ndërkohë që aty duhet të fillojë puna. Ndërkohë që ai raport apo strategji nga momenti që vendoset pika duhet të vendoset në tavolinën e aktorëve që marrin vendime dhe faktorëve që i kthjenë këto vendime në aksione konkrete për të parë realisht se çfarë ndodh në terren në bazë të një strategjie të caktuar, raporti të caktuar, për të mos folur pastaj që po t’i hynim një analize se sa janë shpenzuar fonde kredi, grante kontribut, që nga viti ‘91 e këtej për këtë milet me 2 milionë banorë dhe për këtë vend me 28 mijë kilometra katrorë, do të dilte një sasi letrash që do të mbulonin jo vetëm territorin e Shqipërisë por gjithë Ballkanin. Ndëkohë që do të na rezultonte që për të njëjtin problem institucione të ndryshme ndërkombëtare të kenë bërë strategji të ndryshme, natyrisht në bashkëpunim me institucionet tona e me partnerët vendas që vazhdojnë të japin argumentin për të vazhduar për të bërë strategjira, ndërkohë që strategjitë janë të mbyllura nëpër dollape që nuk hapen asnjëherë.


    Në këtë aspekt mendoj se edhe problemi i 12 strategjive rajonale është një problem që ka të bëjë me inkorporimin e tyre në parimet e strategjisë kombëtare. Dhe duke qenë vetë strategjia kombëtare një dokument shumë problematik në raport me faktin se duhej të ishte një instrument në dorën e gjithë aktorëve vendimarrës dhe ekzekutues për të nxitur zhvillimin dhe thjesht një dokument parimesh, atëherë rrezikohet që edhe këto 12 strategji rajonale të mbeten përsëri në vazhdën e marrjeve me dokumente, të cilat po t’i shikojmë të veçuara nga realiteti na japin përshtypjen se jetojmë në vendin më të zhvilluar të planetit.


    Mendoj gjithashtu që në rast se nuk definohet përfundimisht karakteri dhe mënyra e organizmit të qarqeve që ende janë në një lloj mjegulle organizative dhe funksionale, do të kemi përsëri zhvillim të paqëndrueshëm.


    Për këtë po shikojmë Shqipërinë jo në bazë të territorit të saj unik, as në bazë bashkish dhe komunash, por mbi bazë qarqesh për të kuptuar që gjithë lëvizja demografike është kthyer në një fluks ndërtimesh që kanë prishur çdo lloj kufiri racional midis qytetit, pyllit, lumit, hapësirave të vlefshmse për zhvillim bujqësor, për zhvillim industrial dhe kështu e radhë. Besoj se është i vetmi vend në botë që po ta shikosh nga avioni nuk dallon se ku mbaron toka bujqësore dhe ku fillon jeta urbane dhe ku mbi tokën bujqësore ka ndërtime dhe ndërtime komplet të fragmentuara, si të ishte një efekt kanceroz në gjithë territorin. Edhe këto janë investime natyrisht, edhe ky është zhvilim, sepse gjithë ata njerëz të cilët jetojnë në këto banesa jetojnë më mirë seç jetonin dje. Pyetja është se investimet e tyre janë si investimet në Lanë, që ishin një investim i një shume të madhe parash, por që sollën një zhvillim të ekonomisë familjare të atyre njerëzve me kosto shkatërrimin e mjedist, parametrave të jetës urbane dhe në fund me koston e vetëshkatrimit.


    Në këtë aspekt unë mendoj se duhet të reflektojmë seriozisht për t’i dhënë qëndrueshmëri këtij zhvillimi. Edhe përpjekja për legalizimin e zonave informale është një përpjekje në këtë drejtim, për t’i dhënë qëndrueshmëri atij zhvillimi të jetës private dhe ekonomisë familjare që dallohet nga zonat informale. Por nëqoftëse ne kemi strategjinë, kemi ligjin, kemi të gjitha hapat letrare (do t’i quaja unë), nuk di se çfarë përgjigje kemi për pyetjen se pse vazhdon ndërtimi pa leje, pse vazhdon të rritet kostoja në këto zona, pse vazhdon të shtrihet betoni në ato toka, të cilat do të duhet t’i shërbenin zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor e mjedisor, në funksion të asaj që tek e fundit është ombrella e gjithë Objektivave të Mijëvjeçarit që është lufta kundër varfërisë. Dhe ky lloj zhvillimi nuk garanton rritje të mirëqënies, por jep vetëm mundësi të mbijetesës së përditëshme.


    Në këtë pikëpamje, unë do të isha i balancuar edhe në kritikën për të gjithë partnerët dhe donatorët, sepse mendoj se në funksion të jetësimit të gjithë këtyre strategjive vetë organizmat ndërkombëtare dhe donatorët që operojnë në Shqipëri nuk janë të koordinuara dhe në rast se objektiv i Zhvillimit për Mijëvjeçarin është partneriteti global për zhvillim (që do të thotë se ata që janë më mirë të ndihmojnë ata që janë më keq) dhe në rast se ndihma e atyre që janë më mirë është një ndihmë e pakoordinuar, atëherë energjitë dhe burimet financiare që vihen në dispozicion të një vendi si Shqipëria psh, mund të jenë shumë të mëdha dhe janë shumë më të mëdha sesa rezultatet që prodhohen me këto energji dhe me këto burime financiare, sepse nga drejtime të ndryshme financohet e njëjta gjë, bëhet e njëjtja punë; dhe tek e mbramja shuma e punëve nuk sjell rezultat.


    Do të ishte natyrisht shumë e vlefshme dhe e domosdoshme që më në fund të kishte një objektiv të përbashkët midis palës shqiptare (se këtu nuk është thjesht çështja e qeverisë apo e institucioneve, por është çështja e të gjithë partnerëve për zhvillim në Shqipëri) dhe palës së partnerëve të huaj dhe donatorëve për të ndërtuar një strategji të përbashkët të vënies në shfrytëzim të energjive njerëzore dhe financiare në funksion të zhvillimit të vendit. Dhe nga ana tjetër mendoj se është absolute që asistenca teknike dhe asistenca financiare duhet të zbresë më shumë në nivelin lokal. Duhet të zbresë më shumë në nivelin lokal për arsye se vetëm në këtë mënyrë afrimiteti midis strategjive si libra parimesh dhe me masa dhe prioritete ku gjithçka është prioritet do të kthehen në instrumenta të zhvillimit të komuniteteve.


    Do të sillja një gjë në funksion të dhënies të shembujve lidhur me sa thashë. Le të marrim çështjen e arsimit. Arsimimi është një nga problemet e themelore që mbeten për t’u zgjidhur në vendet e pazhvilluara siç është edhe Shqipëria. Dhe në rastin e arsimit thuhet që këto strategji rajonale, nëpërmjet qarqeve, të bëjnë administrimin e problematikës duke identifikuar investimet, ose nevojën për investime. Këtu fillon problemi, që nga fakti që nuk ekziston sot në asnjë nga këto rajone, ashtu sikundër nuk ekziston edhe në vetë Ministrinë e Arsimit, një bazë të dhënash e cila do të mund të jepte informacion të plotë për të gjitha ato aspekte që lypsen të marrim në konsideratë kur ndërtohet një plan investimi. Dhe kjo nuk ka të bëjë thjesht me Ministrinë e Arsimit, por ka të bëjë edhe me institucione të tjera që do të duhet të trajtonin edhe çështjen e flukseve të brendshme migratore dhe çështjen e perspektivave të zhvillimit të brendshëm të rajoneve, sepse vërtet një rajon i caktuar mund të ketë nevojë për një numër të caktuar shkollash nisur nga një bazë të dhënash e mëvetësishme, por çfarë do të duhej bërë në rast se në një plan më të gjerë lëvizja e brendshme parasheh flukse që e ndryshojnë këtë karakteristikë”.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    elefante zebra e xhirafa .. ne sherbim te Mafies socialiste..
    te forte jane..
    nuk e vun kot artistin edvin ..


    KJ shkruan:

    ........

    E Hene, 11 Prill 2005


    CIRK

    Nga Selim Belortaja

    "Lidia Togni" mund te jete vertet nje trupe cirku fantastike. Ndoshta edhe "njesh" ne Europe, sic thote fletushka. Por si cdo mall tjeter qe preket nga duart e ndotura te pushtetit, as ajo nuk i shpeton dot perthyerjes e shperdorimit. S'duhet te cuditet hic ne fakt, po te kete parasysh historine shqiptare te spektakleve te tilla. Asnje aktivitet i ndermarre nga udheheqja jone nuk ka synuar ndonjehere (se paku sinqerisht) kenaqjen e clodhjen e qytetareve. Pa le mbeshtetjen e vokacioneve e deshirave te tyre. Mbrapa "spastrimesh" e "plan-gjelberimesh", "urbanizimesh" e "konkurrimesh", "muzik-festimesh" e "celebrimesh" do te gjeni gjithnje ca kombinacione interesash banale. Hic te larta e hic qytetare. Ca biznese e rishperndarje, ca shkaterrime per zevendesime, ca tenderime e prokurime, e mbi te gjitha e gjithnje, "argumentime" per ...FINANCIME. As kjo nuk duhet te cudise kerkend tek sheh, se si edhe vete anetaresimet ne NATO e ne BE, me shume se realizime aspiratash popullore sherbejne vetem si skenografi gjigante. Ku kater-pese aktore hileqare te palo-politikes shqiptare shtyhen e ngaterrojne rolet ne luften e ndyre per protagonizem.

    Keshtu edhe cirku yne i importit. I shitur si nje merak i madh per te zbavitur femijet tane. Pra si nje kryemerak. Parada e shemtuar e se dieles dhe kontornoja e ngjarjeve perreth, deshmuan se shume me teper se sa me buzeqeshjen e femijeve, "evenimenti" lidhet me fytyren e ngrysur te kryebashkiakut tone, i cili me kete ngjarje nis rolin e besuar te kryeagjitatorit modern te fushates socialiste. Mundet qe asnjeres prej kafsheve te "Lidia Tognit", te mos i kete shkuar kurre ndermend se do te perdoreshin ndonjehere per te celur nje fushate ...socialiste!!. Me perjashtim ndoshta te kafsheve shtepiake. Te cilat nga natyra jane me ..sociale.

    Ky "marketing animalesk" i politikes u shfaq ne fakt qysh nje dite me pare, ne diten e njoftimit. Ne vend te promocionit per vete Cirkun e Madh, njuz-et kaotike shqiptare na bombarduan cdo 5 minuta me pamjen e ..kryetarit te bashkise. Qe ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim, ne sfonde fadromash e kumbullash te kuqe, planimetrish virtuale apo gropash e kanalesh reale, kesaj here kishte zgjedhur te pozonte ...para kafshesh nderkombetare. Ne nje skenografi te zgjedhur si gjithmone me kujdes. Sfondi kafsheror duhet te deshmonte fuqi e qetesi, vetesiguri e ndershmeri. E sidomos besimin ne fitore.

    Efekti nuk mund te merrej dot me kafshe dosido. Nese pozohej fjala vjen, para pulash e lepujsh, derrash e gomereh? C'besim mund te ngjallej per maxhorancen nese pozohej para dhelprash e gjarperinjsh, sado te shkathet qofshin ata ne ushtrimet e cirkut? Prandaj u zgjodhen kafshet me te beshme...elefantet!.

    Elefante te vertete, me kembe te trasha e veshe te medhenj. Babaxhane. E mbi te gjitha te ndershem, te pakorruptueshem. Pikerisht para tyre e filloi fushaten Edi Rama yne. Pikerisht atje na siguroi se nuk mendonte vecse si t'iu sillte gaz e hare femijeve tane. Atje na garantoi edhe per spektaklin e se dieles. Ku falas populli do shijonte nje parade. (Eh sa u gezua kryekomandanti yne-president kur degjoi fjalen "parade". Pa le ministri yne i mbrojtjes ...nga armiku!). Jo nje parade dosido, si ato ku shpalos forcen ushtria jone heroike. Ajo ushtri, qe sic deshmoi '97-a mbetet vertet nje "shprese per popullin e tmerr per armikun". Jo, jo. Kesaj here do parakalonin deve e xhirafa, zebra e luane, tigra e elefante, majmune e arinj. Te gjalle, te ushqyer dhe ...me gjuhe te huaj. Kete lajm nuk na lancoi ndonje spikere zevzeke dokudo. As ndonje veteriner a specialist i cirkut. Njoftonte vete Edi Rama. Ai beri madje edhe reklamen komerciale. Myshterinj qytetare! Hajdeni e paguani se cirku yne ia vlen!

    Ndoshta pagesa ia vlen vertet. Ndoshta prandaj te dielen u anulua dhe parakakalimi pa pagese. Respekt per kafshet. Por asnje pike respekt per njerezit. Per kryeqytetasit e tij te dashur. Mijera burra e gra, prinder e gjysher, me mijerat e femijeve kurioze e delikate per dore, qe zgurdullonin syte gjithe kersheri andej nga sheshi "Nene Tereza", per ore te tera priten me durimin e perunjesine heroike, karakteristike per nje populli te mesuar me shtypjen e mashtrimin. E qe i pelqen aq shume qe ta mashtrojne vazhdimisht. Sigurisht s'mungojne bijte e bijat qe dine t'ia bejne kete nder.

    Po c'u be me paraden? Te lodhur e zgurjasur, askush s'e vuri re kur, nja dy ore mbas afatit, nje karroceri maune kaloi fet e fet me nje ngarkese ..elefantesh. Kaq ishte? Kaq ishte, - i njoftoi njerezit nje megafon i kuq (i ngjashem me ate qe Edi yne perdor ne parlament - sa here qe duhet t'i pergjigjet ndonje pergjegjesie).

    Sigurisht nuk ishin te gjithe te deshperuar. Ne darke shefat biseduan. "Parada kafsherore" ia arriti qellimit!. C'qellimi? Ja ta shohim qete-qete. Cirku "Lidia Togni" atje ka qene edhe me pare. Por ai duhej sjelle tani, ne prag te zgjedhjeve. Ne mes te zallamahise zgjedhore. Dhe ja ku e sollem. E ku mund te luash me nje popull me mire se sa ne nje cirk?

    E dyta, kryebashkiaku beri dhe nje prove gjenerale. E hodhi nje njoftim dhe nje vetepromovim. Njerezit u mblodhen. Me mijera, ne dy anet e trotuarit. A nuk ishin me shume se ne mitingjet e opozites? Me dashuri per kafshet, por edhe per ate vete. C'rendesi ka pastaj se i genjyem te gjithe? Boll lajmerimi se "kafshet ndihen te stresuara" dhe kryeqytetasit kokulur kthehen qete-qete ne shtepi. Te genjyer por te lumtur, si gjithmone.

    E treta, shteti demonstroi pak makinerine e tij ne kete sfond zgjedhjesh. Nje si lloj stervitjeje me radio e makina. Kjo eshte me rendesi kritike. Dhjetera police qe bllokojne rruget. Ne bulevardin e bere zap kalonte vetem shteti. Nje mori xhipash e veturash blu me sirena e drita alarmesh llamburitese qe benin varavingo. Shefa qe telefononin gjithe preokupim (thua se nga sheshi "Nene Tereza" do te vinin jo ca kafshe kafazi por nje lukuni shtazes te uritura direkt nga pyjet e virgjera te Tiranes).

    Nja dy ore e ca hallexhinj te bllokuar ne furgone e autobuse. Ambulanca qe s'conin dot as te semuret ne spital. Po kjo ka efekt. Shteti eshte shtet dhe nuk mund te plotesoje tekat e gjithkujt.

    Nje gje eshte e sigurte. Cirku "Linda Togni" do t'i meritoje duartrokitjet tona. Edhe biletat tona, sigurisht. Por palopolitika jone a do ta marre rezultatin e shpresuar? Veshtire ta thuash. Ndoshta tallja i ka kaluar ca kufij.

    ------

  18. #18
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Si nje person qe urrej politiken deklaroj me zerin plot qe z. Edi Rama eshte per ti shtrenguar doren per ate cka ai mundi te beje per tiranen. Nuk me intereson fort ideologjia politike e Edi Rames por ajo cka shoh me syte e mi, qe do te thote era ndryshim drejt progresives drejt modernes. Persa i perket anes morale te ketij njeriu anashkaloj gjithcka pasi nuk ndertohet tirana me anen morale te zoterise por ne saje te vullnetit te tij per te punuar. Mbi vjedhjet e supozuara: Nese ka fakte qe Edi Rama vjedh te denoncohet ne prekurori duke argumentuar me fakte dhe jo me fjale boshe ate cka ai ka bere, dhe me pas ta kalbin ne burg si cdo vjedhes tjeter.

    Dito.

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  3. Projekt në gjuhën C për fishat relative ose dosjet
    Nga Tupac4ever në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 10:02
  4. Projekt për një restaurim ndërtese
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 10-09-2004, 11:50
  5. Projekt meGa-VCD
    Nga Dr-DivX në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 04:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •