http://revistaklan.com/
Dosjet qe mbeten pa Fatosin
Pse u godit tani? Dosjet e shantazhit qe mbante ne dore. Cfare plani kishte Klosi. Dhe perse largimi i tij ishte bere i pakthyeshem nga Fabian Morava

... Tani kreu i mazhorances Nano i permend cene qe askush nuk kish guxuar t'ia permendte publikisht me pare. Tani Berisha kerkon moslargimin e tij nga vendi dhe fillimin e hetimeve mbi te. Pra edhe pas shkarkimit, Fatos Klosi vazhdon te jete serish ne shenjester. A do te shkohet me tej ndaj tij? A do te shantazhoje ai edhe ne te ardhmen me materialet qe ka grumbulluar per pese vjet? Eshte veshtire ta deshifrosh kete poker spiunesh. Por me e lehte eshte te hamendesosh se ceshtja Klosi do te perfundoje ketu. Jo vetem per dosjet qe kryeagjenti ende mban te fshehura. Jo vetem se kesaj mazhorance nuk intereson te hetohet me tej, atje ku mekatet i tejkalojne permasat individuale. Jo vetem se edhe Berishes nuk i intereson lincimi i nje njeriu, zhurma e te cilit mund te ngjallte frike per prerjen e kokave te tjera qe ai ka planifikuar. Por edhe per nje arsye tjeter. Sepse gjate pushtetit pesevjecar te se majtes, asgjeje nuk i eshte vajtur deri ne fund. E ketu, nje nga bijte e saj me te devotshem, nuk mund te beje perjashtim.


http://www.kohajone.com/arshive/2002/08/15/lajmi02.htm
Ndryshimet drejt normalitetit
Ne esene "te deshperuarit" Konica pershkruan se si nje udheheqesi apo drejtuesi shqiptar duhet t'i presesh duart, kembet dhe me pas koken per ta shkulur nga kolltuku i pushtetit. Ky pershkrim te deshperon me tej kur sheh qe edhe sot nje drejtues apo drejtor duhet "ta shkulesh" nga pushteti dhe kur kjo ndodh, percillet me nje vale te gjate e te gjere pakenaqesie nga nje pjese e opinionit. Ne me te shumten e rasteve, shkuljen apo nguljen nga pushteti e stimulon opinioni i cili ngre apo ul gishtin sipas deshires per "jeten apo vdekjen" e pushtetarit. Ditet e fundit eshte ngritur nje vale e re akuzash nga kjo pjese e opinionit ne media qe po stigmatizon nje perpjekje aspak te fshehte te pozites dhe opozites per te reformuar (te pakten keshtu eshte thene) nje pjese te institucioneve shteterore. Ne fillim ceshtja "Klosi" e me pas "Kercuku" po percillen me mjaft dramaticitet nga ata qe bashkepunimin pozite-opozite e quajne pakt i fshehte apo pazar Nano-Berisha. Para ikjes se Klosit u mendua se nese Shish-i do te mbeste pa te, do te behej nami dhe shperbehej shteti. Por, ai iku dhe asgje nuk ndodhi. E njejta zhurme po krijohet tani per tentativen per te hequr Kercukun. Dhe eshte e qarte se kush po e ben kete zhurme. Ata qe kane mbetur te pakenaqur apo te humbur nga pakti Nano-Berisha. Ata qe kane vegjetuar ne politiken shqiptare fale konfliktit Nano-Berisha. Keta jane pro presidentit te urte Meidani, pro kryeministrit te urte Majko, pro te urtit Klosi e te urtit Kercuku. Jane ata qe nuk jane mesuar te marrin pergjegjesi gjate viteve te tyre ne politike. Prandaj duan ne krye te institucioneve njerez qe nuk marrin pergjegjesite per detyrat qe ngarkohen. Asgje nuk ndodh kur zevendesohet dikush, aq me teper kur ky zevendesim eshte pjelle e bashkepunimit mes politikeberesve te mire a te keqinj qofshin ata. Ai qe shqetesohet dhe stresohet pse Nano dhe Berisha shkarkojne apo emerojne dike se bashku, le te pyese veten pse i voton ata. Bashkepunimi mes dy krereve socialiste dhe demokrate ka sjelle qartazi nje shtensionim te politikes. Kjo eshte fitorja e pare. Dhe fitorja nuk gjykohet.