Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Ikonat ne fene Orthodhokse

    Nga At. John Whiteford

    1. Cfare eshte ikona?

    Ikona eshte nje imazh (zakonisht dydimensional) i Krishtit, shenjtorve, engjejve, ndodhive te rendesishme biblike, paravolive, ose ngjarjeve ne historine e Kishes.

    Shen Grigor Dialogu (pape i Romes afersisht 590-604), foli per ikonat si te ishin Shkrime per analfabetet:

    "Pasi ajo qe shkrimi paraqet per lexuesit, kjo pikture u prezanton te pamesuarve (analfabeteve) te cilet marrin, pasi ne te eshte e dukshme edhe per injorantet ajo qe po tregohet, prej saj leximin e analfabeteve" (Leter drejtuar Episkopit Serenus te Marsejes, Vol XII, fq 53).


    Per ata qe do te sugjeronin se kjo s'ka te beje fare me me epoken tone te iluminizmit, le te marrin para sysh per me teper perqindjen e madhe te analfabeteve qe ende kemi, edhe se madje edhe shoqerite me te mesuara, kane gjithnje nje segment analfabetesh...femijet e tyre te vegjel.

    Ikonat po ashtu, ngrejne lart mendjet tona prej gjerave tokesore tek ato qielloret. Shen Joan Damaskinoi shkroi, "ne drejtohemi prej Ikonave te kapshme (perceptueshme) ne kontemplimin (soditjen) e hyjnores edhe shpirterores". Edhe duke mbajtur para nesh ate qe na kujtojne, ne po ashtu frymezohemi te imitojme shenjterine e atyre qe jepen aty. Shen Grigor i Nises (afro 330-395) foli se si ai nuk mund ta kalonte nje ikone te Abrahamit, duke sakrifikuar Isakun, pa "derdhur lote". Lidhur me kete, ne Keshillin ekumenik te shtate verehet: "Nese per nje Doktor te tille (Shen Grigori i Nises) piktura ishte teper ndihmese edhe i shkaktoi lote, sa me teper per nje te pamesuar edhe te thjeshte do ti sjelle mesim edhe perfitim?"


    2. A u luten ortodokset ikonave?

    Te krishteret luten ne prezence te ikonave (sikurse Israilitet luteshin ne prezence te ikonave te Tempullit), por ne nuk u lutemi imazhit.

    3. A bejne ikonat mrekullira ?

    Qe te vendoset kjo pyetje ne nje perspektive te sakte, le te shqyrtojme disa ceshtje: A beri mrekullira Arka e Beselidhjes? (ps Joshua 3:15; 1 Sam 4:6; 2 Sam 11:12)? A punoi mrekullira gjarperi i bronzit per sherimin e atyre te pickuar prej gjarperijve (Num 21:9)? A ngriten dike prej se vdekurish eshtrat e profitit Ilia ( 2 Mbret 13:21)? A sheroi hija e Shen. Petros te semuret (Vep 5:15)? A sheroi shamia e Shen Pavlit te semuret edhe a nxorri prej tyre frymerat e keqia (Vep 19:12)?

    Pergjigja e ketyre pyetjeve eshte Po. Sidpqpfte, qe te jemi te sakte, ishte Perendia, iCili zgjodhi te beje mrekullira nepermjet ketyre gjerave. Ne rastin e Arkes edhe te gjarperit prej bronzit, ne kemi imazhe te perdorura per berjen e mrekullive. Zoti beri nje mrekulli me ane te eshtrave te Shen Elias, me ane te hijes se nje shenjti, edhe me ane te gjerave qe per me teper kish prekur nje shenjt. PERSE? Sepse Zoti nderon ata qe e nderojne Ate (1 Sam 2:30), edhe keshtu gezon duke punuar mrekulli nepermjet shenjtoreve te Tij, madje edhe keshtu indirekt. Fakti qe Zoti mund te shenjteroje gjera materiale, nuk duhet tu jete e papritur atyre qe njohin Shkrimet. Ps, jo vetem qe Altari i Tempullit ishte i shenjte, por edhe cdo gje qe e prekte ate ishte po ashtu e shenjte ( Eks 29:37). Te mohosh te verteten se Zoti punon mrekullira nepermjet gjerave materiale, do te thote te biesh ne Gnosticizem.

    Keshtu qe Po, Ikonat bejne mrekulli- por qe te jemi me te sakte, eshte Zoti qe punon mrekulli me ane te Ikonave, pasi Ai nderon ata qe e nderojne Ate.

    4. A i adhurojne te krishteret ortodokse Ikonat? Cfare eshte ndryshimi midis "adhurimit" edhe "nderimit"?

    Te krishteret ortodoks nuk i adhurojne ikonat, por i nderojne ato, qe do te thote se i japin nje respekt, pasi ati jane objekte te shenjta, edh per shkak te asaj qe ato paraqesin. Ne nuk i adhurojme ikonat me teper se amerikanet adhurojne flamurin [ketu fjala adhurim eshte ekuivalente me nderim ne greqisht, sikurse Kyrios perdoret ne greqisht si padron edhe Zot). Pershendetja e flamurit nuk eshte saktesisht i njejti nderim qe ne u japim ikonave, por nje lloj tipi i nderimit. Edhe po ashtu sikurse ne nuk nderojme drurin edhe figuara, por me teper personat e paraqitur neper ikona, po ashtu patriotet amerikane nuk nderojne copen apo ngjyren, por me teper Vendin te cilin flamuri perfaqeson.

    Kjo ishte edhe arsyeja qe Keshilli ekumenik i VII-te dekretoi si viojon: " Pra duke ndjekur udhen mbreterore edhe mesimet e frymezuara hyjnisht te Eterve te shenjte edhe Tradites se Kishes katolike - pasi e dime se eshte e frymezuar prej Shpirtit te Shenjte qe jeton ne te - ne marrim vendimin me te sakte pas nje tejet rishikimi, po ashtu sikurse Kryqi jetedhenes, edhe Ikonat e shtrenjta edhe te shenjta te vizatuara me ngjyra, te bera me gure apo me cdo send tjeter qe i sherbejne ketij qellimi, duhen vendosur ne Kishat e shenjta te Perendise, ne vazot edhe veshjet e shenjta, ne mure edhe tabela, ne shtepite edhe ne rruget, nese keto jane ikona te Zotit edhe Shpetimtarit tone, Jisu Krisht, apo te Zonjes se sovrane edhe te panjolle, Memes se shenjte te Perendise, api te engjejve te shenjte edhe te njerezve te shenjte e te nderuar. Pasi sa here qe te shohim perfaqesimin e tyre ne nje imazh, cdo here qe i veshtrojme, na shtyjne te kujtojme prototipet, edhe rritemi ne dashurine per ta, edhe motivohemi ti adhurojme duke i puthur apo duke deshmuar nderimin tone, edhe jo adhurimin e vertete (latreian) qe sipas fese tone i behet vetem natyres hyjnore, por ne te njejten menyre qe ne nderojme imzhin e Kryqit te shtrenjte e jetedhenes, Ungjillin e shenjte edhe sende te tjera te senjta, te cilat i nderojme me Thimjan edhe qirinj, sipas zakonit te pare te Eterve tane te pare. Pasi nderimi i bere imazhit shkon tek prototipi, edhe personi qe nderon ikonen nderon ate qe ikona perfaqeson. Kjo pra eshte ne fakt mesimi i Eterve tane te shenjte edhe i Tradites se Kishes se sjenjte katolike, e cila shpalli Ungjillin nga nje fund ne tjetrin."

    Judenjte e dine dallimin midis nderimit edhe adhurimit. Nje jude i zellshem puth Mezuzen te vene mbi deren e tij, puth kapucin e lutjes para se ta vendose mbi koke, ai puth tallenin, para se ti lidhe mbi balle edhe krahe. Ai puth torah-un para se ta lexoje ne Sinagoge. Padyshim qe te njejten gje beri edhe Krishti, kur lexonte Shkrimet ne Sinagoge.

    Te krishteret e pare gjithashtu e kuptuan ndryshimin shume mire. Martirizimi i Polikarpit (qe ish edhe dishepull i Shen Joanit, edhe martirizimi i te cilit u shkrojt prej nxenesve te tij qe ishin edhe deshmitare okulare ne ate ndodhi), na thuhet se si disa qe duhet te kene qene nga kryetaret romake, i mbajne larg te krishteret qe te mos marrin trupin e shenjtit

    " Perderisa, keshtu u tha, ata do te braktisin te kryqezuarin edhe do te fillojne te adhurojne kete njeri - edhe kjo nga shtytja edhe nderhyrja urgjente e judenjve, te cilet po ashtu veshtronin kur ne po beheshim gati ta merrnim, duke mos e ditur se do te ish e pamundur per ne qe te braktisnim ndonjehere Krishtin, i cili pesoi per shpetimin e gjithe botes se atyre qe jane te shpetuar - pesoi edhe pse pafaj per mekataret - qe te mos adhurojme ndonje tjeter vec Tij. Pasi Ate , duke qene Bir i Perendise, ne e adhurojme, por martiret, si dishepuj edhe imitues te Zotit, ne i nderojme, sic edhe e meritojne per perkushtimin e pashembellt ndaj Mbretit edhe Mesuesit te tyre.....prandaj edhe centurioni, duke pare kundershtine e shkaktuar ne radhet e judejve, e vendosi ne rreshire edhe e dogji sipas zakonit te tyre. Edhe keshtu me pas morri eshtrat e tij, te cilat jane me te vlefshme se guret e cmuar edhe me te bukura se floriri i perpunuar, edhe i vendosi ne vendin e duhur; ku Zoti do te na lejoje qe te mblidhemi sebashku, sipas mundesive, ne gezim te madh, qe te festojme ditelindjen e [pervjetor pra] martirezimit te tij edhe per perkujtim te atyre qe tashme e mbaruan luften e tyre ne kete kontekst, edhe per pergatitjen e atyre qe do te bejne keshtu ne te ardhmen" (Martirizimi i Polikarpit 17:2-3; 18:1-3).

    vijon......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-07-2008 mė 11:51

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Postime
    85

    Mbi ikonat

    APOLOGJIA E PARE E SHEN JOAN DAMASKINIT

    KUNDER ATYRE QE SULMOJNE IKONAT

    1. Edhe pse ėshtė mė mirė pėr ne qė tė jemi pėrherė tė vėmendshėm pėr padenjėsinė tonė dhe tė rrėfejmė mėkatet tona pėrpara Perėndisė, megjithatė ėshtė mirė dhe e domosdoshme tė flasėsh kur koha e kėrkon njė gjė tė tillė, sepse shohė Kishėn qė Perėndia themeloi mbi apostujt dhe profetėt, gurin e qoshes sė saj Krishtin Birin e Atij, tė lėkundet nė njė det tė trazuar, goditur nga valė tė furishme, tundur e shkundur nga fyerjet e shpirtrave tė ligj. Njerėz tė pabesė pėrpiqen tė shqyejnė rrobėn e pa qepur tė Krishtit dhe tė copėtojnė Trupin e tij nė pjesė: Trupin e tij, qė ėshtė Fjala e Perėndisė dhe traditėn e lashtė tė Kishės. Prandaj e konsideroj tė paarsyeshme tė heshtė dhe tė mbaj gjuhėn, gjersa kujtoj paralajmėrimin e Shkrimit: “Nėse tėrhiqet, shpirti im nuk gjen kėnaqėsi nė atė,” dhe “Nėse sheh se shpata po afrohet dhe nuk paralajmėron vėllanė tėnd, Unė do ta kėrkoj prej dorės sate gjakun e tij.” Frika mė shtyn tė flasė; e vėrteta ėshtė mė e fortė se fuqia e mbretėrve. Dėgjova Davidin, pasardhėsin e Perėndisė duke kėnduar: “Do tė flas pėr porositė e tua pėrpara mbretėrve dhe nuk do tė turpėrohem.” Prandaj, jam i shtrėnguar tė flasė me pasion, sepse urdhėrimet e mbretit janė tė frikshme pėr vasalėt e tij. Megjithatė, vetėm pak njerėz mund tė gjenden qė tė dinė aq sa pėr tė shpėrfillur ligjet e liga tė mbretėrve, edhe pse autoriteti i monarkėve tė tokės vjen qė nga lart.

    2. Sė pari, unė marrė mėsimin e Kishės, pėrmes tė cilit shpėtimi ėshtė mbjellur tek ne, si themel dhe shtyllė. Do ta bėj mė tė qartė kuptimin e kėtij mėsimi, sepse ėshtė si pika e fillimit dhe e mbarimit pėr garėn; ėshtė freri i njė kali. Ėshtė njė fatkeqėsi e madhe qė Kisha, duke pėrparuar nė njė suprerioritet marramendės dhe zbukuruar me shembujt mė tė arrirė tė shenjtorėve tė kohrave tė vjetra, tė bjerė nė nivelin e shpirtrave tė dobėt e lapanjoz, dhe tė jenė kaq tė frikėsuar kur s’ka asgjė pėr t’u patur frikė. Ėshtė rrėnuese tė mendosh se Kisha nuk e njeh Perėndinė ashtu si ai ėshtė nė tė vėrtetė; dhe qė ajo rrėshqiti nė idhujtari, sespse nėse ajo dėshton qoftė edhe njė presje nga pėrsosmėria, kjo do tė ishte njė njollė mbi fytyrėn e saj tė pafajshme, duke shkatėrruar me ndyrėsinė e saj gjithė bukurinė. Njė gjė e vogėl nuk ėshtė e vogėl nėse ajo tė shpie nė diēka tė madhe; dhe nuk ėshė aspak ēėshtje e vogėl tė harrosh traditėn e vjetėr tė Kishės e cila u mbajt nga ata tė cilėt u thirrėn pėrpara nesh, shėmbullin e tė cilėve duhet ta ruajmė dhe besimin e tė cilėve duhet ta imitojmė.

    3. Nė radhė tė parė, pėrpara se t’ju flas juve, i lutem Perėndisė sė Gjithfuqishėm, pėrpara tė cilit tė gjitha gjėrat janė tė hapura, tė bekojė fjalėt e gjuhės sime, sepse Ai e njeh qėllimin tim tė pėrulur dhe tė sinqertė. Ai tė frenojė gojėn time dhe ta drejtojė tek Vetja e Tij dhe tė ecė nė rrugėn e Tij tė drejtė, jo tė kthehet nė tė djathtė, sado e arsyeshme qė tė duket, ose tė dijė diēka rreth sė majtės. Sė dyti i kėrkoj tė gjithė popullit tė Perėndisė, kombit tė shenjė, priftėrinjve mbretėrorė, sė bashku me atė qė ėshtė thirrur pėr tė ruajtur grigjėn piftėrore tė Krishtit nė personin e tij, ta pranojė fjalimin tim me dashamirėsi. Ata nuk duhet tė mbeten nė padenjėsinė time, ose tė presin elokuencė, sepse unė jam shumė i ndėrgjegjshėm pėr mangėsitė e mia. Por mė tepėr, ata duhet tė marrin nė konsideratė vetė fuqinė e mendimeve. Mbretėria e qiellit nuk pėrbėhet nga fjalė, por nga vepra. Qėllimi im nuk ėshtė pėr tė konkuruar, por tė ngre njė dorė e cila lufton pėr tė vėrtetėn – njė dorė qė ndihmohet nga drejtimi i Tij qė ėshtė i gjithfuqishėm. Duke u mbėshtetur nė tė vėrtetėn e pakundėrshtueshme si ndihmėsen time do ta filloj fjalimin tim.

    4. Nė tė vėrtetė, fjalėt e atij qė nuk mund tė marshtrojė: “Zoti Perėndia ynė, Zoti ėshtė njė,” dhe “Ju do tė adhuroni Zotin Perėndinė tuaj dhe vetėm atij do t’i faleni,” dhe “Ju nuk duhet tė keni perėndira tė huaja.” “Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet aty nė qiejt ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujrat nėn tokė,” dhe “Tė gjithė adhuruesit e imazheve janė turpėruar, qė mburren me idhujt e pavlerė.” Dhe pėrsėri, “perėnditė qė nuk bėnė qiejt dhe dheun do tė zhduken nga faqja e dheut dhe nga poshtė qiellit.” Nė kėtė mėnyrė dhe nė njė formė tė ngjashme Perėndia ju foli nė kohėt e shkuara etėrve me anė tė profetėve, por tani sė fundi nė kėto ditė Ai na ka folur pėrmes Birit tė Vetėmlindur, me anė tė tė cilit bėri kohėrat. Ai thotė: “Kjo ėshtė jeta e pėrjetėshme, qė tė tė njohin Ty, Perėndinė e vetėm tė vėrtetė, dhe Jisu Krishtin, tė cilin e ke dėrguar.” Unė besoj nė njė Perėndi, burimin e tė gjitha gjėrave, pa fillim, i pakrijuar, i pavdekshėm dhe i pakapshėm, i pėrjetshėm, i pėrgjithmonė, i paperceptueshėm, i patrup, i padukshėm, i papėrshkrueshėm, pa formė. Besoj nė njė Qenie tė mbiqenėshme, njė Perėndi mė i madh se koncepti ynė mbi hyjninė, nė tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, dhe adhuroj vetėm atė. Adhuroj njė Perėndi, njė Zot, por i falem tre personave: Perėndisė Atė, Perėndisė Bir tė bėrė njeri dhe Perėndisė Shpirti i Shenjtė, njė Perėndi. Unė nuk adhuroj krijesėn nė vend tė Krijuesit, por adhuroj atė qė u bė njė krijesė, qė u formua ashtu si unė, qė veshi Vetveten nė krijim pa u dobėsuar ose ndarė nga hyjnishmėria e Tij, nė mėnyrė qė tė mund tė ngrerė natyrėn tonė nė lavdi dhe tė na bėjė pjesmarrės tė natyrė sė Tij hyjnore. Sė bashku me Mbretin tim, Perėndinė tim dhe Αtė, adhuroj atė qė veshi Veteveten nė pupurė mbretėrore tė mishit tim, jo si veshje qė shkon tutje, ose sikur Zoti i mishėruar themeloi njė person tė katėrt tė Trinisė, Perėndia mos e lejoftė! Mishi qė u morr nga Ai ėshtė hyjnizuar dhe qėndron i tillė edhe pas ngjitjes sė tij. Natyra mishore nuk u humb kur u bė pjesė e natyrės Hyjnore, por ashtu si Fjala e bėrė mish mbeti Fjalė, kėshtu edhe mishi u bė Fjalė, megjithatė mbeti mish, duke mbetur i bashkuar me personin e Fjalės. Prandaj unė me guxim vizatoj njė imazh tė Perėndisė sė padukshėm, jo si tė padukshėm, por si tė bėrė tė dukshėm pėr hirin tonė, duke marrė mish dhe gjak. Unė nuk vizatoj njė imazh tė Perėndisė sė padukshėm, por unė pikturoj imazhin e Perėndisė qė u bė i dukshėm nė mish, sepse ėshtė e pamundur tė bėsh njė paraqitje tė frymės, sa mė tepėr e pamundur ėshtė tė pasqyrosh Perėndinė qė i jep jetė shpirtit?

    5. Tani, disa thonė se Perėndia urdhėroi Moisi ligjdhėnėsin: “Adhuro Zotin Perėndinė tėnd dhe vetėm atij do t’i falesh” dhe “Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet aty nė qiejt ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujrat nėn tokė.”
    Ata me tė vėrtetė janė nė gabim vėllezėr, sepse ata nuk i njohin Shkrimet, sepse gėrma vret, por Shpirti jep jetė. Ata nuk gjejnė nė fjalėn e shkruar tė fshehurėn e saj, kuptimin shpirtėror. Unė me tė drejtė mund t’u drejtohem kėtyre njerėzve: Ai qė ju mėson juve kėtė duhet gjithashtu t’ju mėsojė dhe atė qė vijon. Dėgjo interpretimin e ligjdhėnėsit, tė cilin e lexoni nė Ligjin e Pėrtėrirė: “Dhe Zoti ju foli ju nga mesi i zjarrit; ju dėgjuat tingėllimin e fjalėve, por nuk patė asnjė figurė; dėgjuat vetėm njė zė.” Dhe menjėherė pas kėsaj: “Me qenė, pra se nuk patė asnjė figurė ditėn qė Zoti ju foli nė Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes tė veēantė pėr shpirtėrat tuaja, me qėllim qė tė mos shthureni dhe tė mos gdhendni ndonjė shėmbėlltyrė, nė trajtėn e ndonjė figure: paraqitjen e njė burri apo tė njė gruaje, paraqitjen e njė kafshe qė ėshtė mbi tokė, paraqitjen e njė zogu qė fluturon nė qiell.” Dhe pėrsėri, “ Sepse duke ngritur sytė nė qiell dhe duke parė diellin, hėnėn, yjet, tė tėra, domethėnė tėrė ushtrinė qiellore, ti tė mos nxitesh tė biesh pėrmbys pėrpara kėtyre gjėrave dhe t'u shėrbesh.”

    6. Ju e shikoni se e vetmja gjė qė kėrkon tė thuhet kėtu ėshtė qė asgjė e krijuaj tė mos nderohet nė vend tė Krijuesit, askujt nuk mund t’i jipet adhurimi pėrveē se vetėm atij. Prandaj tė adhurosh atė gjithmonė do tė thotė qė t’i ofrosh atij nderim. Sepse pėrsėri ai thotė: “Nuk do tė kesh perėndi tė tjera pėrpara meje. Nuk duhet tė bėsh pėr veten tėnde imazhe, ose ndonjė gjė tė gjėrave qė janė lart nė qiell, ose tė gjėrave poshtė nė tokė. Ti nuk do t’i adhurosh ato as t’i nderosh ato, sepse unė jam Zoti Perėndia ytė.” Dhe pėrsėri, “Do tė rrėnoni altarėt e tyre, do tė copėtoni kolonat e tyre tė shenjta, do t'u vini flakėn Asherimėve tė tyre, do tė rrėzoni shėmbėlltyrat e gdhendura tė perėndive tė tyre, sepse ju nuk do tė adhuroni perėndi tė tjera.” Dhe pėrsėri, “Nuk do tė bėsh pėr vete perėndi tė derdhura.”

    7. Ju e shikoni qė ai e dėnon bėrjen e imazheve pėr shkak tė idhujtarisė dhe se ėshtė e pamundur qė tė bėsh njė imazh tė Perėndisė sė pamasė tė papėrshkrueshėm dhe tė padukshėm. Sepse “Ju dėgjuat vetėm njė zė, por nuk patė ndonjė formė; por ishte vetėm njė zė.” Kjo ishte dėshmia e Pavlit kur ai qėndroi nė mes tė aeropagut: “Duke qenė, pra, se ne jemi pasardhės tė Perėndisė, nuk duhet tė mendojmė qė natyra e perėndishme ėshtė e ngjashme me arin ose me argjendin, ose me gurin ose me njė vepėr arti tė latuar dhe tė shpikur nga njeriu.”

    8. Kėto urdhėrime ju ishin dhėnė judenjve pėr shkak tė prirjes pėr idhujtari. Ndėrsa pėr ne ėshtė dhėnė, nga ana tjetėr, siē thotė dhe shėn Grigor Theologu, pėr tė shmangur gabime supersticioze dhe tė vijmė tek Perėndia me njohjen e sė vėrtetės; duke nderuar vetėm Perėndinė, duke shijuar plotėsinė e njohurisė hyjnore, pėr tė arritur njeriun e matur, qė tė mos mbetemi mė fėmijė tė shtyrė sa andej-kėndej nga ēdo lloj ere doktrine. Ne nuk jemi mė nėn kujdestarė, por ne kemi marrė nga Perėndia aftėsinė pėr tė dalluar se ēfarė mund tė paraqitet dhe ēfarė ėshtė e papėrshkrueshme. “Ti nuk mund tė shikosh formėn time,” thotė Shkrimi. Ēfarė urtėsie ka ligjdhėnėsi! Si mund tė pėrshkruhet i padukshmi? Si mund tė pikturojė dikush tė pakapshmin? Si mund tė vizatojė dikush, dikė qė ėshtė i pafund, i pamatshėm, i pambarim? Si mund t’i jepet formė tė paformshmes? Si mund tė pikturojė dikush tė patrupshmin? Si mund tė pėrshkruash se ēfarė ėshtė misteri? Ėshtė e dukshme, se kur t’i pėrfytyron Perėndinė tė bėrė njeri, atėherė t’i mund ta pikturosh atė tė veshur me formė njerėzore. Kur i Padukshmi bėhet i dukshėm nė mish, atėherė ti mund tė vizatosh pamjen e tij. Kur ai qė ėshtė i patrupė dhe i paformė, i pamatshėm dhe i pakufizueshėm nė natyrėn e tij, duke ekzistuar nė formė Perėndie, e zbraz vetveten dhe merr formė shėrbėtori nė substancė dhe nė gjendje dhe shfaqet nė njė trup tė mishtė, atėherė ti mund tė vizatosh imazhin e tij dhe t’ia tregosh kujtdo qė dėshiron qė ta shohė. Vizato dėnjimin e tij tė mrekullueshėm, lindjen e tij prej njė virgjėreshe, pagėzimin e tij nė Jordan, shpėrfytyrimin e tij nė Tabor, vuajtjet e tij qė na kanė ēliruar nga pasioni, vdekjen e tij, mrekullitė e tij qė janė shenjė e natyrės sė tij hyjnore, pasi pėrmes fuqisė hyjnore ai i bėri ato nė mish. Paraqit kryqin e tij shpėtues, varrin, ngjalljen, ngjitjen e tij nė qiell. Pėrdor ēdo lloj vizatimi, fjalė ose ngjyrė. Mos ki frikė; mos u shqetėso; bėj dallim midis llojeve tė ndryshme tė adhurimit. Abrahami u pėrul pėrpara bijve tė Hamorit, njerėz qė nuk kishin as besim as njohje Perėndie, kur ai bleu shpellėn e dyfishtė pėr ta bėrė varr. Jakobi u pėrkul gjer nė tokė pėrpara Esaut, vėllait tė tij dhe gjithshtu pėrpara majės sė shkopit tė Josifit. Ai u pėrkul, por ai nuk adhuroi. Joshua, djali i Nunit dhe Danieli u pėrulėn nė nderim pėrpara njė engjėlli tė Perėndisė, por ata nuk e adhuruan atė. Sepse nderimi ėshtė njė gjė dhe ajo qė ofrohet si shenjė nderimi ėshtė njė gjė dhe ajo qė ofrohet pėr tė nderuar diēka qė ėshtė shumė mė e lartė, ėshtė diēka tjetėr.

    9. Me qenė se jemi duke folur pėr imazhet dhe adhurimin, le tė analizojmė kuptimin ekzakt tė secilės. Njė imazh ėshtė njė lloj karakteri bashkė me prototipin e tij, por me dallime tė veēanta. Nuk ėshtė si kryetipi nė ēdo gjė. Biri ėshtė imazhi i gjallė, esencial dhe saktėsisht i njėjtė i Perėndisė sė padukshėm, duke mbajtur nė vetevete tė tėrė Atin, i barabartė me tė nė tė gjitha, pėrveē asaj qė ai ėshtė i lindur prej tij, Lindėsi. Ėshtė vetė natyra e Atit pėr t’i dhėnė shkak; Biri ėshtė efekti. Ati nuk rrjedh prej Birit, por Biri prej Atit. Ati qė e lind ėshtė ēfarė ai ėshtė pėr shkak tė Birit tė tij, edhe pse jo nė vend tė dytė pas tij.

    10. Janė gjithashtu nė Perėndinė imazhe dhe modele tė veprave tė tij qė janė pėr tė ardhur: ato gjėra qė janė vullneti i tij pėr gjithė amshimin, i cili ėshtė gjithmonė i pandryshueshėm. Ajo qė ėshtė hyjnore ėshtė e pandryshueshme; nuk ka asnjė lėvizje nė tė ose hije qė tė ndryshojė. I bekuari Dionis, qė ka njohuri tė mėdha tė gjėrave hyjnore, thotė se kėto imazhe dhe modele ishin projektuar qė mė pėrpara, sepse nė vullnetin e tij, Perėndia ka pėrgatitur tė gjitha gjėrat qė janė pėr tė ndodhur, duke i bėrė ato tė pandryshuara pėrpara se tė ndodhin, pikėrisht si njeriu qė dėshiron tė ndėrtojė njė shtėpi, ku nė fillim skicon njė plan dhe punon sipas pėrshkrimit tė tij.

    11. Pėrsėri, gjėrat e dukshme janė modele fizike tė cilat sigurojnė njė kuptim tė turbullt tė gjėrave tė papkapshme. Shkrimi i Shenjtė e pėrshkruan Perėndinė dhe engjėjt sikur tė kenė formė tė pėrcaktuar dhe po i njėjti i bekuar Dionis na mėson ne pėrse. Ēdokush mund tė thoshte se pamundėsia jonė pėr tė drejtuar mendimet tona drejt kontemplimit tė gjėrave mė tė larta e bėn tė domosdoshme qė gjėrat e pėrditėshme mediate tė pėrdoren pėr ti dhėnė forma tė kėndėshme atyre qė janė tė paformė dhe tė bėjė tė dukshme atė qė ėshtė e papėrshkrueshme, kėshtu qė ne tė jemi nė gjendje qė tė ndėrtojmė analogji tė kuptueshme. Prandaj, nėse Fjala e Perėndisė, duke na mundėsuar ne ēdo nevojė, gjithmon na paraqet ēfarė ėshtė e pakapshme pėr ta veshur me formė, a nuk e arrin ai kėtė duke bėrė njė imazh nga ajo qė ėshtė e zakonshme nė natyrė dhe kėshtu sjell pėr dobinė tonė atė pėr tė cilėn ne dėshirojmė por jemi tė pamundur pėr ta parė? Njė perceptim i caktuar ndodh nė tru, prodhuar nga shqisat e trupit, tė cilat i kalojnė aftėsive dalluese dhe ju shtojnė pasurive tė diturisė diēka qė nuk ishte aty mė parė. Gojėtari Grigor thotė qė mendja qė ėshtė e kushtuar pėr tė injoruar gjėrat e dukshme do ta gjejė veten tė dobėsuar dhe tė stresuar. Pasi qė nga krijimi i botės gjėrat e padukshme tė Perėndisė janė bėrė qartėsisht tė dukshme pėrmes imazheve. Ne shikojmė imazhe nė krijim tė cilat, edhe pse janė vetėm drita tė dobta, pėrsėri na kujtonė pėr Perėndinė. Pėr shembull, kur flasim pėr Trininė e shenjtė dhe tė pėrjetėshme, ne pėrdorim imazhin e diellit, dritės dhe rrezeve qė djegin; ose tė njė burimi qė rrjedh; ose tė njė lumi ; ose mendja, gjuha dhe shpirti brenda nesh; ose njė trėndafil, njė lule dhe njė aromė e mirė.

    12. Pėrsėri, njė imazh paratregon diēka qė ėshtė pėr tė ndodhur, diēka tė fshehur nė njė mister dhe hije. Pėr shembull, arka e beslidhjes ėshtė njė imazh i Virgjėreshės sė shenjtė dhe Hyjlindėses, siē janė dhe shkopi i Aaronit dhe qypi me manėn. Gjarpėri i bronxtė ėshtė tipizim i kryqit dhe Atė qė shėroj kafshimin e lig tė gjarpėrit duke u varur nė atė. Hiri i pagėzimit ėshtė sinjifikuar me renė dhe ujrat e detit.

    13. Pėrsėri, gjėra qė tashmė kanė ndodhur kujtohen me anė tė imazheve, ose pėr arsye tė frymėzimit mrekullues, ose nderimit, ose turpit, ose tė inkurojojė ata qė shikojnė nė to pėr tė praktikuar tė mirėn dhe pėr t’ju shmangur tė ligės. Kėto imazhe janė dy llojesh: ose janė fjalė tė shkruara nė libra, ashtu si Perėndia kishte ligjin tė gdhendur nė rrasa dhe dėshironte qė jetėt e njerėzve tė shenjtė tė kujtoheshin, ose tjetėr, ato janė imazhe materiale, ashtu si qypi me manėn, ose shkopi i Aaronit, tė cilat duhet tė ruheshin nė arkė si njė kujtim. Kėshtu, kur ne kujtojmė ngjarje dhe vepra tė mira nga e kaluara, ne pėrdorim imazhe. Ose hiqi fare kėto imazhe dhe pėrbuz autoritetin e atij qė urdhėroi qė tė bėhen, ose pėr ndryshe pranoi ato nė mėnyrėn dhe me nderimin qė ato meritojnė. Duke folur nė mėnyrėn e duhur, le ta marrim nė konsideratė ēėshtjen e adhurimit.

    14. Adhurim ėshtė mėnyra me anė tė sė cilės ne tregojmė nderim dhe respekt. Le tė kuptojmė qė ka shkallė tė ndryshme adhurimi. Sė pari ėshtė adhurimi, tė cilin ne ja ofrojmė Perėndisė, i cili sipas natyrės ėshtė i vetmi qė meriton adhurim. Pastaj, pėr hir tė tij qė nga natyra duhet tė adhurohet, ne nderojmė miqtė dhe shokėt e tij, si Joshua, biri i Nunit dhe Danieli u pėrulėn nė adhurim pėrpara njė engjėlli, ose si Davidi nderoi vendet e shenjta tė Perėndisė, kur ai thotė, “Le tė shkojmė nė shtėpinė e Tij; le tė adhurojmė nė nėnkėmbėsen e Tij,” ose kur populli i Izraelit ofroi njėherė sakrifica dhe adhuroi nė tendėn e Tij, ose pėrshkroi tempullin nė Jeruzalem, duke fiksuar vėshtrimin e tyre mbi tė nga tė gjitha anėt dhe duke adhuruar si mbreti i tyre kishte urdhėruar, ose si Jakobi u pėrul gjer nė tokė pėrpara Esaut, vėllait tė tij tė madh dhe pėrpara faraonit, sundimtarit, tė cilit autoritetin ja kishte dhėnė Perėndia. Vėllezėrit e Josifit e pėrulėn veten e tyre nė homazh deri nė tokė pėrpara tij. Tjetėr adhurim ipet kur tregohet respekt, siē ishte rasti i Abrahamit dhe bijve tė Nahorit. Ose hiqe fare adhurimin ose pėr ndryshe pranoje atė sipas mėnyrės dhe nderit qė i takon.

    15. Pėrgjigju kėsaj pyetje: “A ėshtė vetėm njė Perėndi?” Ti do tė pėrgjigjesh, po, besoj se ėshtė vetėm njė Ligjdhėnės. Ēfarė atėherė? A urdhėron ai gjėra tė kundėrta? Keruvimet nuk janė jashtė krijimit. Si mund ai tė lejojė keruvimet, tė gdhendur nga dora e njeriut, tė mbulojnė fronin e mėshirės? A nuk bėhet e dukshme se gjersa ėshtė e pamundur tė bėhet imzhi i Perėndisė, i cili ėshtė i papėrshkrueshėm dhe i pa arritshėm pėr t’u bėrė i paraqitur, ose tė ndonjė gjėje si Perėndia, krijesa nuk duhet tė adhurohet dhe nderohet si Perėndia? Por ai lejon gjėra si keruvimet qė janė tė pėrshkrueshėm, qė tė bėhen duke u pėrulur nė adhurim pėrpara fronit hyjnor, duke mbuluar fronin e mėshirės, pasi ishte e udhės qė imazhet e shėrbėtorėve hyjnorė tė mbulonin imazhin e mistereve hyjnore. A do tė thonit se arka, ose shkopi, ose froni i mėshirės, nuk ishin tė bėrė me dorė? A nuk janė ato vepėr e dorės sė njeriut? A nuk ja dedikojnė ekzistencėn, atyre qė ju i quani, gjėra tė dukshme? Ēfarė ėshtė nė vetvete tenda e takimit, nė mos njė imazh? A nuk ishte njė tip, njė figurė? Atėherė, dėgjo fjalėt e apostujve tė shenjtė lidhur me ato gjėra qė i pėrkasin ligjit! “Ato shėrbejnė si njė kopje dhe shembull i shenjtėrores, sepse kur Moisiu ishte gati pėr tė ndėrtuar tendėn, ai u udhėzua nga Perėndia duke i thėnė, “Shiko qė tė bėsh gjithēka sipas mėnyrės qė t’u tregua nė mal.” Por ligji nuk ishte njė imazh, por njė hije e imazhit, sepse siē thotė i njėjti apostull: “Sepse gjersa ligji ka vetėm njė hije tė gjėrave tė mira qė kanė pėr tė ardhur nė vend tė formės sė vėrtetė tė realeve…” Nėse ligji i ndalon imazhet gjersa vetė ėshtė pararendėsi i imazheve, atėherė ēfarė duhet tė themi? Nė se tenda e takimit ishte njė hije dhe njė imazh i njė imazhi, si mund tė jetė e vėrtetė qė ligji nuk ndalon bėrjen e imazheve? Por ky nuk ėshtė fare rasti, sepse ka njė kohė pėr tė gjitha; njė kohė pėr ēdo ēėshtje nėn qiell.

    16. Nė kohėt e para Perėndia, qė ėshtė pa formė dhe trup, nuk mund tė pikturohej kurrė. Por tani kur Perėndia ėshtė bėrė i dukshėm nė mish dhe bisedon me njerėzit, unė bėj njė imazh tė Perėndisė tė cilin e shoh. Unė nuk adhuroj materien; unė adhuroj Krijuesin e materies qė u bė materie pėr hirin tim, qė dėshiroi tė banojė nė materie; dhe solli shpėtimin tim pėrmes materies. Asnjėherė nuk do tė pushojė sė adhuruari materien qė solli shpėtimin tim! Unė e nderoj atė, por jo si Perėndi. Si mund tė lindė Perėndia nga gjėra tė cilat nuk kanė ekzistencė nė vetvete? Trupi i Perėndisė ėshtė Perėndi, sepse ėshtė i bashkuar me personin e tij me anė tė njė bashkimi i cili kurrė nuk do tė prishet. Natyra hyjnore mbetet e njėjtė; mishi i krijuar nė kohė ėshtė ngjallur nga shpirti i arsyeshėm. Pėr shkak tė kėsaj unė pėrshėndes me nderim tė gjithė pjesėn tjetėr tė materies, sepse Perėndia e ka mbushur me hirin dhe pushtetin e tij. Pėrmes kėsaj shpėtimi im ka arritur tek unė. A nuk ishte materia e drurit tė kryqit tė lumur dhe tė bekuar? A nuk ishte mali i lavdėruar i Kalvarit? Po pėr shkėmbin jetė-mbajtės, varrin e shenjtė dhe jetė-dhėnės, burimin e ngjalljes, a nuk ishte materie? A nuk ėshtė boja nė Librin e tėrėshenjtė materie? A nuk ėshtė altari jetė-dhėnės i bėrė nga materia? Pėrmes tij ne marrim bukėn e jetės! A nuk janė ari dhe argjendi materie? Me to ne bėjmė kryqe, forma dhe kupa! Dhe mbi tė gjitha kėto gjėra, a nuk ėshtė Trupi dhe Gjaku i Zotit tonė materie? ose hiqeni fare nderimin dhe adhurimin e kėtyre gjėrave qė e meritojnė, ose pranoni traditėn e Kishės dhe nderimin e imazheve. Adhuro Perėndinė dhe miqtė e tij; ndiq frymėzimn e Shpirtit tė Shenjtė. Mos e pėrbuz materien, sepse nuk ėshtė ndyrė. Perėndia nuk ka bėrė asgjė tė urryer. Tė mendosh gjėra tė tilla ėshtė Manikeizėm. Vetėm ajo qė nuk e ka burimin nė Perėndinė ėshtė e urryer – ajo qė ėshtė shpikja jonė, zgjedhja jonė pėr tė mos pėrfillur ligjin e Perėndisė – tė emėruar, mėkat. Nė se ti pėrbuz dhe merr nėpėr kėmbė urdhėrimin pėr tė bėrė imazhe, sepse ato janė gjėra materiale, merr nė konsideratė fjalėt e Shkrimit: “Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė: Shiko, unė e thirra me emėr Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judės; dhe e mbusha me Frymėn e Perėndisė, me dituri, me zgjuarėsi, me njohuri dhe ēdo shkathtėsi, qė tė jetė i aftė tė pėrgatisė vizatime artistike, tė punojė arin, argjendin dhe bronzin, pėr tė gdhendur gurė pėr t'u ngallmuar, pėr tė punuar drurin dhe pėr tė kryer ēdo lloj punimesh. Dhe ja, i dhashė pėr shok Oholiabin, tė birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri nė mendjen e tė gjithė njerėzve tė shkathėt, me qėllim qė tė mund tė bėjnė tė gjitha ato qė tė kam urdhėruar.” Dhe pėrsėri, “Moisiu i foli tėrė asamblesė sė bijve tė Izraelit dhe tha: "Kjo ėshtė ajo qė Zoti ka urdhėruar, duke thėnė: Merrni ndėrmjet jush njė ofertė pėr Zotin; kushdo qė ka zemėr bujare do t'i ēojė njė ofertė Zotit: ar, argjend dhe bronz, stofa ngjyrė vjollce, tė purpurta ose flakė tė kuqe, li tė hollė dhe lesh dhie, lėkura dashi tė ngjyera nė tė kuq, lėkura baldose dhe dru tė akacies, vaj pėr ndriēim tė shandanit dhe aroma pėr vajin e vajosjes dhe pėr temjanin aromatik, gurė oniksi dhe gurė pėr t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin. Kushdo ndėrmjet jush qė ėshtė i aftė, le tė vijė dhe tė bėjė tėrė ato gjėra qė Zoti ka urdhėruar, tabernakullin, etj.” Shiko lavdėrimin e materies, tė cilėn ju e pėrbuzni! Ēfarė ėshtė mė domethėnėse se sa lėkurat e dhive tė ngjyrosura? A nuk janė bluja dhe e pupurta dhe e kuqja thjeshtė ngjyra? Shiko punėn e duarve tė njeriut duke bėrė shėmbėlltyrėn e keruvimeve! Si mund ta bėsh ligjin njė arsye pėr tė refuzuar tė bėsh atė qė vetė ligji urdhėron? Nė se citon ligjin nė mohimin e bėrjes sė imazheve, ti duhet gjithshtu tė kėmbėngulėsh nė mbajtjen e Sabatit dhe tė praktikosh rrethprerjen. Por ėshtė e sigurtė qė “Ja, unė, Pali, po ju them se, nė qoftė se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bėjė dobi aspak. Edhe i dėshmoj pėrsėri ēdo njeriu qė rrethpritet, se ai ėshtė i detyruar tė zbatojė mbarė ligjin. Ju qė kėrkoni tė shfajėsoheni me anė tė ligjit, jeni ndarė nga Krishti; ratė poshtė nga hiri.” Izraeli nė kohėt e vjetra nuk e pa Perėndinė, por “ne tė gjithė, me fytyrė tė zbuluar, shikojmė lavdinė e Zotit.”

    17. Ne pėrdorim tė gjithė shqisat tona pėr tė prodhuar imazhe tė denja pėr Tė dhe ne sakrifikojmė mė tė mirat e shqisave, qė ėshtė ajo e tė parit. Sepse ashtu siē fjalėt ndėrtojnė veshin, kėshtu gjithashtu dhe imazhi ndihmon syrin. Ēfarė ėshtė libri pėr tė shkolluarin, ashtu ėshtė imazhi pėr tė pashkolluarin. Ashtu si fjalėt i flasin veshit, kėshtu dhe imazhi i fletė tė parit; na jep kuptim. Pėr kėtė arsye Perėndia urdhėroi arkėn ndėrtimin e arkės sė drurit i cili nuk do tė kalbej dhe tė lahej me ar nga brenda dhe nga jashtė dhe pėr rasat tė vendoseshin nė tė, me shkopin e Aaronit dhe me qypin e artė qė kishte manėn, nė manyrė qė tė siguronte njė kujtim tė sė kaluarės dhe njė imazh tė sė ardhmes. Kush mund tė thotė qė kėto nuk ishin imazhe, lajmėtarė tė qartė qė nga largė? Ato nuk ishin vendosur veē nė tendėn e takimit, por ishin sjellė brenda nė prani tė gjithė njerėzve, qė vėshtronin mbi to dhe i pėrdornin pėr t’i ofruar Perėndisė lavdėrim dhe adhurim. Sigurisht, ato nuk ishin nderuar pėr shkak tė vetvetes, por pėrmes tyre njerėzit ishin drejtuar pėr tė kujtuar mrekullitė e vjetra dhe tė adhuronin Perėndinė, mrekulli-bėrėsin. Ato ishin imazhe qė shėrbenin si memoriale; ato nuk ishin hyjnore, por drejtonin pėr nė kujtimin e fuqisė hyjnore.

    18. Perėndia urdhėroi dymbėdhjetė gurė qė tė merreshin nga Jordani dhe tė pėrcaktuar pėrse, sepse ai thotė: “Kur nė tė ardhmen bijtė tuaj do t'i pyesin etėrit e tyre duke thėnė: Ē'janė kėta gurė?, ju do t'ua bėni tė ditur bijve tuaj, duke thėnė: Izraeli e kaloi kėtė Jordan nė tė thatė” dhe kėshtu arka u ruajt dhe gjithė njerėzit. A nuk duhet ti kujtojmė me imazhe vuajtjet shpėtimtare dhe mrekullitė e Krishtit Perėndisė sonė, kėshtu qė kur fėmijtė e mi tė mė pyesin, “Ēfarė ėshtė kjo?” unė tė mund t’u themė se Perėndia Fjalė u bė njeri dhe se pėrmes tij jo vetėm Izraeli kaloi pėrmes Jordanit, por e gjithė rraca njerėzore rifitojė lumturinė e parė? Pėrmes tij, natyra njerėzore u ngrit nga thellėsitė mė tė mėdha nė lartėsitė mė tė larta dhe nė Atė u ul nė fonin e Atit.

    19. Disa mund tė thonė: Bėj njė imazh tė Krishtit dhe tė Nėnės sė tij, Hyjlindėses dhe kaq tė jetė e mjaftueshme. Ēfarė marrėsie! Fjalėt e tua tė ulta haptazi tregojnė qė ti i pėrbuz shenjtorėt. Nėse ti bėn njė imazh tė Krishtit dhe jo tė shenjtorėve, ėshtė e qartė se ti nuk i dėnon imazhet, por refuzon tė nderosh shenjtorėt. Ti bėn imazhe tė Krishtit si tė atij qė ėshtė i lavdėruar, ndėrkohė qė ti ju mohon shenjtorėve tė drejtėn e lavdisė sė tyre dhe e quan tė vėrtetėn tė gėnjeshtėrt. Zoti thotė: “Unė do ti lavdėrojė ata qė mė lavdėrojnė.” Apostulli i frymėzuar hyjnishmėrisht shkruan, “Kėshtu pėrmes Perėndisė ju nuk jeni mė skllevėr, por bij dhe nėse jeni bij, atėherė dhe trashėgimtarė.” Dhe “nėse jeni bij, atėherė trashėgimtarė, trashėgimtarė tė Perėndisė dhe bashkėtrashėgimtarė me Krishtin, duke patur parasysh se gjersa vuajmė me tė tė lavdėrohemi bashkė me tė.” Ju nuk jeni duke bėrė luftė kundėr imazheve, por kundėr vetė shenjtorėve. Shėn Joan Theologu, qė u mbėshtet nė kraharor tė Krishtit, thotė se “Ne do tė bėhemi si ai.” Ashtu si diēka qė ėshtė nė kontakt me zjarrin bėhet zjarr jo nga natyra e tij, por nga bashkimi, digjet dhe pėrzihet me zjarrin, e njėjta gjė ėshtė gjithashtu, them unė, me mishin e marrė nga Biri i Perėndisė. Nga bashkimi me personin e tij, ky mish merr pjesė nė natyrėn hyjnore dhe nga ky bashkim bėhet pandryshueshmėrisht Perėndi; jo vetėm nga veprimi i hirit hyjnor, ashtu siē ishte rasti me profetėt, por me ardhjen e Hirit vetė. Shkrimi i quan shenjtorėt perėndira, kur thotė, “Perėndia ka zėnė vendin nė mbedhjen e shenjtė; nė mes tė perėndive dhe ai ka gjykimin.” Shėn Grigori i interpreton kėto fjalė pėr tė kuptuar qė Perėndia zė vendin e tij nė asamblenė e shenjtorėve, duke i dhėnė hirin secilit. Shenjtorėt gjatė jetės sė tyre tokėsore ishin tė mbushur me Shpiritin e Shenjtė dhe kur ata e pėrmbushin veprėn e tyre, hiri i Shpirtit tė Shenjtė nuk largohet nga shpirti i tyre ose nga trupat e tyre nė varre, ose nga shėmbėlltyrat dhe imazhet e tyre tė shenjta, jo nga natyra e kėtyre gjėrave, por nga hiri dhe fuqia.

    20. Perėndia i tha Davidit se nėprmjet birit tė tij do tė ndėrtohej njė tempull dhe se vendi i Tij i prehjes duhej tė pėrgatitej. Ashtu siē Librat e Mbretėrve na flasin, Solomoni gjersa ishte duke ndėrtuar tempullin bėri gjithashtu keruvimet. “Dhe ai i leu keruvimet me ar dhe gdhendi tė gjithė muret e shtėpisė pėrreth me figura tė gdhendura keruvimesh dhe lule palme dhe lule tė ēelura, nė dhomat e brendėshme dhe tė jashtme.” A nuk ėshtė mė mirė qė tė zbukurohet shtėpia e Zotit me forma tė shenjta dhe imazhe, sesa me tė kafshėve dhe luleve? Ēfarė ėshtė bėrė me kėtė ligj qė thotė “Ti nuk do tė bėsh pėr vete asnjė lloj imazhi?” Solomonit i ishte dhėnė dhurata e urtėsisė dhe ndėrtoi tempullin, imazhin e qiellit. Ai bėri shėmbėlltyra demash dhe luanėsh, tė cilat ligji i ndalonte. Tani, nėse ne bėjmė imazhe tė Krishtit dhe imashe tė shenjtorėve, tė cilėt janė tė mbushur me Shpirtin e Shenjtė, a nuk do ta rrisnin pėrkushtimin tonė? Ashtu si njerėzit dhe tempulli ishin pastruar njė herė me gjakun e dhive dhe tė demave dhe me spėrkatjen e hirit tė mėshqerrave, kėshtu dhe ne jemi tė pastruar me anė tė Krishtit, i cili nė dėshminė e tij pėrpara Pontit Pilat bėri rrėfimin e mirė dhe qė ėshtė vetė shėmbulli i martirėve. Ai e ndėrton Kishėn e tij mbi themelin e gjakut tė martirėve. Atje, format e kafshėve tė pajetė zbukuronin tempullin; kėtu, ne pėrdorim imazhe tė gjalla dhe tė arsyeshme.

    21. Ne pikturojmė Krishtin si Mbretin dhe Zotin tonė dhe nuk e zhveshim atė nga ushtria e tij. Sepse shenjtorėt janė ushtria e Zotit. Nėse perandori tokėsor kėrkonta ta veēonte Zotin nga ushtria e tij, atėherė le ti largojė dhe ai trupat e tij. Nė se ai nė tiraninė e tij refuzon pėr shkak tė nderit tė pushtuesve tė ligj trima, atėherė le tė hedhė dhe ai rrobėn e tij tė purpurt. Sepse, nėse shentorėt janė trashėgimtarė tė Perėndisė janė dhe bashkė-trashėgimtarė me Krishtin. Ata gjithashtu do tė trashėgojnė nė lavdinė hyjnore dhe pushtetin. Nėse ata kanė marrė pjesė nė vuajtjet e Krishtit dhe janė miqtė e tij, ata nuk duhet tė marrin njė pjesė lavdie nga Kisha nė tokė? “Unė nuk ju quaj mė shėrbėtorė,” thotė ais, “por ju kam quajtur miq.” A duhet ti privojmė ata nga lavdia qė i jep Kisha? Sa paturpėsi! Ēfarė mendje e shfrenuar, qė tė luftojė me Perėndinė, qė tė refuzojė tė zbatojė urdhėrimet e tij! Ju qė refuzoni qė tė pėruleni pėrpara imazheve gjithashtu refuzoni tė pėruleni pėrpara Birit tė Perėndisė qė ėshtė imazhi i gjallė i Perėndisė sė padukshėm dhe i shėmbėlltyrės sė tij tė pandryshueshme. Unė pėrulem pėrpara imazhit tė Krishtit, Perėndisė sė mishėruar; tė Zonjės sonė, Hyjlindėses dhe Nėnės sė Birit tė Perėndisė; dhe tė gjithė shenjtorėve, qė janė miq tė Perėndisė. Nė luftėn kundėr sė keqes ata kanė derdhur gjakun e tyre; ata kanė imituar Krishtin qė derdhi gjakun e tij pėr ta, duke derdhur gjakun e tyre pėr tė. Po bėj njė pėrmbledhje tė shkurtėr bėmave dhe vuajtjeve tė atrye qė kanė ecur nė gjurmėt e tij, qė unė tė mund tė shenjtėrohem dhe tė pėrvėlohem nga dėshira pėr t’i imituar ata xhelozisht. Shėn Vasili thotė: “nderi i dhėnė imazhit i shkon prototipit tė tij.” Nė se ju ndėrtoni kisha nė nder tė shenjtorėve tė Perėndisė, atėherė bėni imazhe tė tyre gjithashtu. Tempulli nė atė kohė nuk ishte ngritur nė emrin e ndonjė njeriu, as ishte vdekja e tė drejtėve njė rast pėr tė festuar, por mė tepėr pėr lotė. Ai qė prekte njė kufomė ishte konsideruar i papastėr edhe nėse trupi ishte i vetė Moisiut. Por tani kujtimi i shenjtorėve ruhet me gėzim. Nė vdekjen e Jakovit kishte tė qara, por kishte gėzim nė vdekjen e Stefanit. Prandaj ose hiqni dorė nga festimi i shenjtorėve, me qenė se nuk janė pjesė e ligjit tė vjetėr, ose pranoni imazhet pėr tė cilat thoni se janė tė kundėrta me ligjin. Por ėshtė e pamundur tė mos ruash kujtimin e shenjtorėve duke festuar, pasi kori i apostujve tė shenjtė dhe apostujve Perėndi-mbajtės kėmbėngul qė tė bėjmė njė gjė tė tillė. Sepse nė kohėn qė Perėndia Fjalė u bė mish, ai ėshė i njėjtė me ne nė gjithēka, pėrveē mėkatit dhe merr pjesė nė natyrėn tonė pa pėrzierje dhe ndėrhyrje. Dhe qė nga koha qė Perėndia, Biri i Perėndisė, i cili ėshtė i pandryshueshėm nė lidhje me Perėndishmėrinė, zgjodhi tė vuajė vullnetarisht, ai fshihu tė gjitha detyrimet tona, duke paguar pėr ne njė shpėrblim tė ēmuar dhe tė admiruar. Tė gjithė ne jemi liruar pėrmes gjakut tė Birit, i cili lutet tek Ati pėr ne dhe me zbritjen e tij nė varr, kur vajti dhe ju predikoi shpirtrave tė burgosur pėr kohė me radhė dhe ju dha liri tė burgosurve, dritė tė verbėrve dhe lidhi tė fortin. Ai u ngrit nė sajė tė fuqisė sė tij tė pėrsosur, duke mbajtur njė mish tė paprishėshėm me anė tė tė cilit ai na shpėtoi nga prishja. Dhe qė nga koha qė ne u rilindėm nga uji dhe Shpirti, ne u bėmė bij tė Perėndisė dhe anėtarė tė shtėpisė sė tij. Pėr kėtė arsye shėn Pavli i quan besnikėt, shenjtorė. Prandaj ne nuk dėshpėrohemi, por gėzohemi mbi vdekjet e shenjtorėve. Ne nuk jemi nėn ligj, por nėn hir, duke qenė tė justifikuar me anė tė besimit dhe qė kemi parė Perėndinė e vetėm tė vėrtetė. Sepse ligji nuk ėshtė pėr tė drejtėt dhe as shėrbejmė si fėmijė, tė mbajtur nėn ligj, por kemi arritur masėn e pjekurisė burrėrore dhe jemi ushqyer me ushqim tė fortė dhe jo me atė qė drejton nė idhujtari. Ligji ishte i mirė, si njė llampė qė ndriēon nė vende tė errėta deri sa dita tė agojė dhe ylli i mėngjesit tė ndrijė nė zemrat tona. Uji i gjallė i diturisė hyjnore ka larguar ujrat pagane dhe tani tė gjithė mund tė njohin Perėndinė. Krijimi i vjetėr ka shkuar dhe tė gjitha gjėrat janė bėrė tė reja. Apostulli i shenjtė Pavėl i tha Pietrit princit tė apostujve: “Nė se, si jude, jeton si kombet dhe jo si njė jude, atėherė si i detyron kombet tė jetojnė si judenjtė?” dhe ai u shkruan galatasve: “Unė dėshmoi kundėr ēdo njeriu qė pranon rrethprerjen se ai ėshtė i detyruar tė mbajė tė gjithė ligjin.”

    22. Nė kohėt e vjetra, ata qė nuk e njihnin Perėndinė ishin nėn zgjedhėn e atyre qė nga natyra nuk janė perėndira. Por tani qė e kemi njohur Perėndinė, ose mė mirė jemi njohur nga ai, si mund tė kthehet dikush pėrsėri nė zakonet e dobta dhe tė mjera tė shpirtrave dhe tė bėhet skllav i tyre pėrsėri? Sepse unė e kam parė Perėndinė nė formė njeriu dhe shpirti im ėshtė shpėtuar. Unė vėshtroj mbi imazhin e Perėndisė, si bėri Jakovi, por nė njė mėnyrė tjetėr. Sepse ai vetėm pa me sy shpirtėror ēfarė ishte premtuar tė vinte nė tė ardhmen, ndėrkohė qė kujtimi i tij qė u bė i dukshėm nė mish ėshtė ndezur nė shpirtin tim. Hija e Pietrit, ose shamitė dhe rrobat e veshura prej tij, shėruan tė sėmurėt dhe bėn demonėt tė zhdukeshin. A nuk do tė lavdėroheshin pikturat dhe imazhet e shenjtorėve? Ose mos pranoni tė nderoni asnjė gjė materiale, ose ndalni sulmin tuaj. Mos i lėviz kufijtė e vjetėr, tė vendosur nga etėrit.

    23. Tradita e Kishės nuk ėshtė e mbėshtetur vetėm nė dokumentat e shkruara, por gjithashtu ėshtė pasuar dhe nė formė tė pashkruar. Nė kapitullin e njėzet e shtatė tė shėn Vasilit me tridhjetė kapituj, shkruar Amfilokut lidhur me Shpirtin e Shenjtė, ai thotė: “Midis mėsimeve tė kujdesshme dhe doktrinave tė Kishės, janė disa mėsime qė ne i kemi marrė pėrmes dokumentave tė shkruar, ndėrsa tė tjerat i kemi marrė nė mėnyrė tė fshehur, sepse ato janė pasuar tek ne nga tradita apostolike. Tė dy burimet kanė fuqinė pėr tė na udhėhequr nė drejtėsi. Ēdo kush, qė e vlerėson disiplinėn e Perėndisė nuk do tė vėrė nė dyshim njė gjė tė tillė, sepse nėse ne neglizhojmė zakonet e pashkruara si tė pa fuqishme, nė kėtė mėnyrė ne varrosim shumė nga Ungjilli i cili ėshtė vitalisht i rėndėsishėm.” Kėto janė fjalėt e Vasilit tė Madh. Atėherė si do tė dinim diēka mbi vendin e shenjtė tė Kalvarit ose mbi varrin jetėdhėnės? A nuk ėshtė ky informacion i pashkruar i pasuar nga prindėrit tek fėmijtė? Sepse ėshtė shkruar se Zoti u kryqėzua nė vendin e kafkės dhe u varros nė njė varr, i cili ishte gėrmuar nga njė shkėmb prej Josifit; por ėshtė nga tradita e pashkruar qė ne dimė vendodhjen e tyre dhe adhurojmė atje tani. Janė edhe shembuj tė tjerė. Cili ėshtė kuptimi fillestar i tre zhytjeve nė pagėzim, ose tė lutjes drejt lindjes, ose mėnyra se si ne e kremtojmė liturgjinė? Prandaj apostulli i shenjtė thotė: “Kėshtu pra vėllezėr, qėndroni tė fortė dhe mbetuni nė traditat qė u mėsuat prej nesh, si me gojė ose me letėr.” Prandaj, meqenėse kaq shumė nga e pashkruara na ėshtė pasuar nė Kishė dhe qė tani zbatohet, atėherė pėrse i pėrbuzni imazhet?

    24. Nė se flasim pėr abuzimet pagane, kėto abuzime nuk i bėjnė nderimet tona pėr imazhet tė neveritshme. Fajėso paganėt, qė i bėjnė imazhet perėndi! Vetėm pse paganėt i pėrdorin ato nė njė mėnyrė tė gabuar, nuk ėshtė arsye pėr tė kritikuar praktikat tona tė zellshme. Falltarėt dhe magjistarėt pėrdorin yshtjen dhe Kisha lutet pėr katikumenėt; tė parėt ndjellin demonėt ndėrsa Kisha thėrret tek Perėndia pėr tė larguar demonėt. Paganėt bėjnė imazhe tė demonėve tė cilėve ju adresohen si perėndira, ndėrsa ne bėjmė imazhe tė Perėndisė sė mishėruar dhe tė shėrbėtorėve dhe miqve tė tij dhe me to ne dėbojmė ushtirtė demoniake.

    25. Nė se merr parasysh se i madhi shėn Epifan nė mėnyrė tė prerė i ndalonte imazhet, sė pari kėto shkrime pėr tė cilat flitet janė imagjinare dhe jo autentike. Ėshtė vepra e dikujt qė mban emrin e Epifanit, qė ėshtė njė praktikė tepėr e pėrhapur. Sė dyti, ne dimė se i bekuari shėn Athanas thekson pėr lipsanet e shenjtorėve qėmbaheshin nė gji dhe se ai preferonte qė ato tė varroseshin nė tokė, duke dėshiruar qė tė zhdukte zakonin e urryer tė egjiptjanėve, tė cilėt nuk i varrosnin tė vdekurit e tyre nėn tokė, por i vendosnin mbi shtretėr dhe divanė. Le tė supozojmė se Epifani i madh e shkroi kėtė vepėr, duke dėshiruar tė korigjonte njė abuzim tė ngjashėm duke dėnuar bėrjen e imazheve. Me gjithė kėtė, prova qė ai nuk ju adresohet atyre gjėndet nė vetė kishėn e tij, tė cilėn e shikojmė tė zbukuruar me imazhe qė nga ato ditė. Sė treti, njė pėrjashtim nuk mund tė jetė njė ligj pėr Kishėn, ose si tė thuash se nuk vjen behari me cicėrimėn e njė dallandyshe, siē Grigori, teologu dhe mėsonjėsi i sė vėrtetės thotė. As nuk mundet qė njė opinion i vetėm tė pėrmbysė njė traditė tė tėrė Kishės, e cila ėshtė pėrhapur deri nė fund tė dheut.

    26. Prandaj, pranoni mėsimin e Shkrimeve dhe tė etėrve. Nė se Shkrimi thotė, “Idhujt e kombeve janė ar dhe argjend, punė e duarve tė njerėzve,” nuk ėshtė e ndaluar tė pėkulesh pėrpara gjėrave tė pajetė, ose punėdoreve tė njerėzve, por vetėm pėrpara atyre imazheve qė janė vepėr e demonėve.

    27. Ne tashmė e pamė qė profetėt u pėrulėn pėrpara engjėjve, njerėzve dhe mbretėrve dhe atyre qė nuk e njihnin Perėndinė dhe madje njė bastuni. Davidi thotė, “…dhe adhuro nė stolin e kėmbėve tė Tij.” Isaia, duke folur nė emėr tė Perėndisė, tha, “Qielli ėshtė froni im dhe toka ėshtė stoli i kėmbėve tėmia.” Ėshtė e qartė pėr tė gjithė se qielli dhe toka janė gjėra tė krijuara. Moisiu dhe Aaroni dhe gjithė njerėzit adhuronin pėrpara gjėrave tė bėra me duar. Pavli, goja e artė e Kishės, thotė nė letrėn pėr hebrenjtė, “Por kur u shfaq Krishti si kryeprift i gjėrave tė ardhshme, ai hyri njė herė e pėrgjithmonė pėrmes njė tende mė tė madhe dhe mė tė pėrsosur, jo tė bėrė me duar – njė kopjo e sė vėrtetės, por hyri nė vetė qiellin.” Kėshtu gjėrat e vjetra tė shenjta, tenda dhe gjithēka qė ishte atje brenda ishin tė bėra me dorė dhe askush nuk mund tė mohojė qė ato nuk nderoheshin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-07-2008 mė 11:53

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Theologjia e Ikonės

    Olivier Clement

    Do tė doja, qė duke u bazuar nė veprėn e Leonid Uspenskit “Theologjia e ikonės bizantine”, tė shtjelloja disa ēėshtje thelbėsore nė lidhje me kėtė theologji. Uspenski dha mendimin nė veprėn e tij se nderimi pėr ikonat e shenjta, ikonat e Krishtit, tė sė Tėrėshenjtės, tė engjėjve dhe tė shenjtorėve, pėrbėn njė dogmė tė besimit tė krishterė, qė u formulua nga Sinodi i Shtatė Ekumenik. Ikona, pra, nuk ėshtė njė element zbukurues, as njė paraqitje grafike e Shkrimit tė Shenjtė. Ėshtė njė pjesė e pandashme e Liturgjisė, pėrbėn “njė mjet qė tė njohim Perėndinė dhe tė bashkohemi me Atė”. E dimė se festimi i njė tė kremteje tė caktuar kėrkon njė ekspozim nė mes tė kishės tė njė ikone qė sillet aty, pėr tė zbuluar me anė tė pamjes sė saj direkte, kuptimin e ngjarjes, kujtimin e sė cilės festojmė. ...Nė njė shkallė mė tė gjerė, mbarė Kisha me gjithė arkitekturėn dhe afresket e saj, (ose mozaikėt), pėrfaqėson vendin ku zhvillimi i Liturgjisė pėrfaqėson nė kohė: reflektimin e lavdisė hyjnore, paraparjen e Mbretėrisė Mesianike tė Qiejve.

    ...Fjala dhe ikona nė Liturgji formojnė njė tėrėsi tė pandashme, njė mjet koordinimi, njė “sferė shpirtėrore” mund tė thoshim, nėpėrmjet sė cilės Tradita e bėn Ungjillin tė jetė bashkėkohor dhe tė gjallė. Nė kėtė mėnyrė ikona korrespondon me Shkrimin, jo si njė paraqitje grafike e tij, por me mėnyrėn qė lidhen me atė vetė tekstet liturgjike. “Kėto tekste nuk lindin qė tė riprodhojnė Shkrimin e Shenjtė siē ėshtė. Ato janė si lėndėt qė pėrdoren nė endje, tė cilat kombinohen midis tyre dhe duke shkėmbyer pjesėt e tyre, zbulojnė kuptimin qė kanė nė tė vėrtetė, duke na treguar kėshtu mėnyrėn sesi ne duhet tė jetojmė predikimin e krishterė. Ikona duke paraqitur ēaste tė ndryshme tė historisė sė shenjtė, transmeton me mėnyrėn optike kuptimin e tyre dhe rėndėsinė e tyre jetėsore. Nė kėtė mėnyrė me Liturgjinė dhe ikonėn, Shkrimi jeton brenda nė Kishė dhe brenda ēdo anėtari tė saj”.

    ... Shpresėtaria pėr ikonat e shenjta, ėshtė si rrjedhojė, njė pikėpamje themelore e pėrvojės liturgjike. Kuptimi orthodhoks pėr liturgjinė shfaqet kėshtu i pandashėm nga kuptimet e tjera tė asketikes lindore rreth transformimit tė trupit tė njeriut nė kėtė botė, nėn dritėn e Malit Thavor. Liturgjia nė realitet, i shenjtėron tė gjitha shqisat e njerėzve, duke u nisur nga transformimi i tyre dhe i bėn ato tė afta tė tė shikojnė tė padukshmin nėpėrmjet tė dukshmes, Mbretėrinė e Qiejve nėpėrmjet misterit. Ikona, siē thekson, Léonid Uspenski, e shenjtėron tė parit dhe e shndėrron nė njė vizion: sepse Perėndia nuk bėhet vetėm i dėgjuar, por bėhet edhe i dukshėm, lavdia e Trinisė u zbulua brenda trupit tė Birit tė Njeriut. Kur mendojmė rėndėsinė e shqisės sė tė parit pėr njeriun bashkėkohor, se sa ai nė kėtė pikė gjen ngushėllim, pushtohet dhe dashurohet me sytė, kur ndėrgjegjėsohemi se rrjedha e pamjeve tė njė qyteti tė madh na bėn tė jemi tė shpėrqendruar, kjo gjė e bėn njeriun tė ndihet “njė hiē”; atėherė e kuptojmė mė mirė rėndėsinė e ikonės, qė ėshtė e ēliruar nga ēdo lloj pasionshmėrie (nė kundėrshtim me kaq shumė vepra, sipas disave tė mrekullueshme, tė artit kishtar fetar tė Perėndimit) dhe ka si qėllim tė ekzorcizojė, tė qetėsojė, tė ndriēojė shikimin tonė, tė na bėjė “tė kreshmojmė me anė tė syve”, nė pėrputhje me shprehjen e Shėn Dorotheut. Njė miku ynė protestant, mė shkroi se ikona ėshtė e detyrueshme pėr shėrimin e shpirtit brenda qytetėrimit tonė, ku mbizotėron “ikona” (paraqitja pamore).

    ....Ikona na shfaq Trupėzimin e Jisu Krishtit. Si rrjedhojė, pėr Kishėn Orthodhokse, ikona e parė dhe themelore ėshtė personi i Krishtit. Siē na thotė Leonid Uspenski, Krishti ėshtė Ikona e paprodhuar me dorė nė shkallėn mė tė lartė, “qė nuk u bė nga dorė njeriu”. Ky ėshtė kuptimi mė i thellė i traditės qė ripėrtėrihet nėpėrmjet Liturgjisė, sipas sė cilės Zoti skicon nė njė linjė Fytyrėn e Tij tė Shenjtė (Peshqiri i Shenjtė). Ėshtė njė fakt se tė gjitha ikonat e Krishtit japin pėrshtypjen e njė ngjashmėrie themeltare. Nuk bėhet fjalė pėr njė ngjashmėri fotografike, por ėshtė prania e njė Personi Hyjnor qė zbulohet tek secili nė mėnyrė unikale. Ngjashmėria kėtu ėshtė njė ngjarje e pandashme nga takimi, nga komunikimi personal: ekziston njė Fytyrė e Shenjtė unike, kujtimin e sė cilės Kisha e ruajti ndėr shekuj, tė pėrtėrirė nėpėrmjet vizionit tė frymėrave tė mėdha dhe tė shumė personave tė tjerė tė shenjtė. Personi njerėzor i Perėndisė ėshtė i pashtershėm dhe siē e thekson edhe Dionisi, ruan pėr ne njė karakter apofatik: personi i personave dhe personi i tė Paafrueshmit.

    ...L. Uspenski nėnvizon nė veprėn e tij, duke na e paraqitur me shumė riprodhime tė gjetura, se ikona ekziston nga koha e parė e krishterimit dhe se arti i katakombeve, qė ėshtė njė art simbolik; dhuron sa herė, paralelisht me simbolet e pastra dhe paraqitjet alegorike, njė shqetėsim tė pashuar pėr ngjashmėrinė personale. Megjithatė shenjtėria gjendet e skicuar mė tepėr me njė gjuhė konvencionale, se sa paraqitet me shprehje pamore; vetėm nė shekullin e 3-tė dhe tė 4-t, nis paraqitja e trupėzuar e pėrmbajtjes nė formė, karakteristikė e pastėr e artit ikonografik. Nėse, pra, ikona ka lidhje me vetė natyrėn e krishterimit dhe nėse ikona kryesore ėshtė ajo e Krishtit - Ikonė e Atit, kjo e fundit ngelet njė abis i pafund dhe i paafrueshėm, qė nuk mund tė ikonizohet direkt. “Ai qė mė ka parė mua, ka parė edhe Atin”, thotė Jisui nė Ungjillin sipas Joanit, 14-9. Sinodi i 7-tė Ekumenik ndalon nė mėnyrė kategorike paraqitjen ikonore tė Perėndisė Atė. Sa i takon Shpirtit tė Shenjtė, u paraqit si pėllumb ose si njė gjuhė zjarri: mund tė pikturohet vetėm nė kėtė mėnyrė.

    ...Kisha, pėr tė ndalur akuzat dhe ngatėrresat e ikonoklastėve, si edhe fyerjet e disa orthodhoksėve, mbėshteti me fuqi se ikona nuk ėshtė e njėqenėshme me origjinalin, ikona e Krishtit nuk pėrdoret pėrbri eukaristisė, po pėruron kontaktin njeri me njeri. Pasqyrimi i njerėzimit tė hyjnizuar nga origjinali, ėshtė njė person, jo njė esencė qė ikona pėrpiqet ta nxjerrė nė pah. Nė njė perspektivė eskatologjike, shpreh personin e vėrtetė tė njeriut, personin e pėrjetėsisė, atė person mistik qė Perėndia e shikon tek ne dhe qė thirrja jonė konsiston pikėrisht nė realizimin e kėtij personi. Nėse ėshtė diēka e mundshme qė arti njerėzor tė pasqyrojė trupin e shenjtėruar tė Krishtit dhe tė Tijve, ėshtė sepse vetė materia, qė pėrdor ikonografi, ėshtė shenjtėruar mistikėrisht nga Trupėzimi. Arti i ikonografisė pėrdor dhe nė njė farė mėnyre, shpreh shenjtėrimin e materies. “Nuk i falem materies”- shkruan Shėn Joan Damaskinoi - “por i falem krijuesit tė materies, atij qė u bė materie pėr mua dhe qė pranoi tė banojė nė materie dhe qė pėrpunoi pėrmes materies shpėtimin tim; prandaj nuk resht sė respektuari materien, me anė tė sė cilės u pėrpunua shpėtimi im” (P.G. 94, 1245).

    ...Nga kjo kuptohet se ushtrimi i njė arti tė tillė pėrbėn njė vepėr tė Hirit. Kisha Orthodhokse i nderon shenjtorėt ikonografė, qė Uspenski i shikon si “njerėz apostolikė”, ku midis tė cilėve, Shėn Simeon Theologu mbetet pėrfaqėsuesi mė kryesor. “Njeriu apostolik” ėshtė ai i cili merr dhuratat personale qė Krishti u premtoi apostujve: qė shėron jo vetėm shpirtrat dhe trupat dhe dallon frymėrat, por edhe qė, njėsoj si apostull Pavli, dėgjon fjalė tė pashprehshme dhe qė si Shėn Joan Theologu ka misionin tė thotė ato qė pa (Zbulesa). Me tė njėjtėn mėnyrė “shenjtori ikonograf”, parasheh me tė vėrtetė Mbretėrinė e Qiejve dhe pikturon ato qė tash ka parė. Ēdo ikonograf qė “pikturon sipas traditės” merr pjesė nė kėtė paraparje mahnitėse, nė tė njėjtėn kohė nėpėrmjet pėrvojės liturgjikale dhe asaj tė kungimit me shenjtorėt. Ja sepse piktori i ikonės nuk pikturon nė mėnyrė subjektive, me psikologji personale, por nė pėrputhje me traditėn dhe vegimin. Pėr atė, pikturimi ėshtė i pandashėm nga besimi, nga jeta brenda nė Kishė dhe nga pėrpjekja personale e asketizmit...

    Pėrktheu: Todi Bendo

  4. #4
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Doja te beja ndonje pyetje dhe te shtjelloja dicka.

    Pse i puthin njerezit ikonat ?
    Cfare ndodh nese nuk i puth ato ose i nderon ato?
    A te vret Jezusi nese nuk ben kryq ne hyrje te kishes?

    Kam edhe ndonje pyetje tjeter por per tani mjafton.

    Sa per arken e Beselidhjes dhe gjarperin e Bronxte nuk ka asnje mundeswi qe bibla te na interpretohet ne menyre te tille qe arka e |beselidhjes beri mrekulli dhe gjarperi i bronxte beri mrekulli.
    Kjo quhet blasfemi sepse vetem Perendia ben mrekulli dhe as druri as guri as bronxi as shufra as kaucuku dhe as ikona dhe as kush pervec Perendise dhe bijve te Perendise gjithmone ne emrin e Jezusit.

    Zoti thot tek Isaia : Une Jam Zoti qe sheron, keshtu qe nuk mund te jete dikush tjeter qe te sheroje, dhe gjithashtu bibla na tregon se jo shkopi i Moisiut e hapi detin e kuq por vete Perendia. Shkopi nuk beri asgje ai vecse u ngrit por Kur Perendia tha se ngrije dhe do te beje mrekulli atehere ndodhi mrekulli, pra fjala e Perendise ka rendesi .
    Atehere pse Zoti urdheroi te behej gjarperi?
    Ne rradhe te pare dua te sqaroj se eshte e vertet qe Zoti urdheroi te behej gjarperi dhe kushdo qe do te ngrinte koken drejt gjarperit do te sherohej , por Zoti nuk ka urdheruar askund qe te behen ikonat dhe te shikosh drejt tyre qe te marresh sherim , agjendet ne bibel kjo jo.
    Ateher duke ditur qe Fjala e Perendise na meson qe gjarperi i bronxte ishte nje shembull i Krishtit te kryqezuar ne kuptojme ashtu sic thuhet tek Isaia qe me ane te vurratave te Jezusit jemi te sheruar dhe jo se do te ngrejme kokat tek gjarperinjte ose figurave.Pra vdekja e Jezusit ,plaget e Tij dhe sigurisht edhe ringjallja e Tij na sjellin sherim kur ne i Besojme Krishtit.
    Vet Zoti ka thene ne dhjaten e vjeter , mos beni asnje shembelltyre te asgjeje per ta adhuruar apo nderuar Po Zoti urdheroi arken e beselidhjes por Ai urdheroi ndertimin e gjarperit kjo eshte e vertet por ama Zoti urdheroi edhe shfaqjen e ylberit pas permbytjes se Noeut , mos vale ylberi e mbron token nga ndonje permbytje tjeter? JO . Por fjala e Perendise dhe premtimi i Tij per te mos ta permbytur me token krejt e mbron token sot nga ndonje permbytje keshtu eshte edhe me arken apo gjarperin e bronxte ato ishin thjesht shenja ose menyre se si te shprehesh besimin tek fjala e Perendise si dhe shembuj te ardhjes se Krishtit dhe te berjes se nje beselidhje te re me te mire se e para.
    Psh Izraelitet ishin te mbrojtur kur kishin me vete arken por ne fakt nuk ishte arka por Zoti arka nuk bente mrekulli ishte thjesh nje shenje per te dalluar popullin e Perendise ashtu si dhe rrethprerja , rrethprerja nuk i bente arabet Izraelite me prejardhje nga abrahami ata ngeleshin arabe perseri por ishte thjesht nje shenje beslidhje per te dalluar nga popujt e tjere .
    Edhe ne te krishteret jemi nje popull i ndare vecmas i shenjteruar Zotit dhe kemi nje beselidhje me Perendine ne Krishtitn dhe kjo beselidhje eshte me e mire sepse Krishti nuk eshte nje objekt apo send por eshte person dhe madje eshte Perendia vet.
    Keshtu pra kur pi ate lengun e rrushit ne darken e Zotit nuk po me sheron lengu por gjaku i derdhur i Krishtit qe u derdh njehere pergjithmon.Dhe vet Jezusi kur tha qe duhet te pini gjakun tim dhe te hani mishin tim a mos tha me te vertet qe ta bejme kete ?
    sigurisht qe tha me te vertete por jo te hame mishin fizik te Tij dhe te pime gjakun Fizik te Tij por te besojme ne vepren qe Ai beri ne kryq sepse trupi i tij u thye per ne dhe gjaku i Tij u derdh per ne qe mekatet tona te falen dhe trupat tane te serohen.Prandaj Ai tha bejini ne perkujtimin Tim sepse duke kujtuar vdekjen e Tij thyerjen e Trupit te Tij dhe derdhjen e gjakut te Tij atehere ne pastrohemi sa here e kujtojme duke e adhuruar Ate dhe e Falenderuar per vepren e Kryqit .
    Sidhe duhet te kujtojme edhe ringjalljen e Tij duke u gezuar sepse Ai fitoi per ne mbi mekatin dhe mbi vdekjen qe ne te jetojme perjetesisht dhe me jete te begate.
    Ashtu sic edhe vet Apostulli Pal thote gezohuni po ju them gezohuni kjo sepse vdekja nuk ka pushtet mbi ne dhe gjemba e vdekjes po ashtu dhe gjemba e vdekjes eshte mekati dhe Krishti fitoi mbi keto ne kryq per ne Prandaj thuhet qe ne jemi me shume se fitimtar per shkak te Atij qe na deshi dhe dha jeten e Tij per ne.
    Zoti ju bekofte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 29-08-2008 mė 14:34
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar albani1 pėr postimin:

    deshmuesi (23-02-2015)

  6. #5
    Pse i puthin njerezit ikonat ?
    Cfare ndodh nese nuk i puth ato ose i nderon ato?
    A te vret Jezusi nese nuk ben kryq ne hyrje te kishes?
    Njerezit i puthin ikonat e shenjta, pasi ata keshtu nderojne dhe shprehin dashurine e tyre ndaj asaj qe ajo aksh ikone prezanton.
    Po edhe nese nuk i puth, nuk do te thote asgje, e keshtu te jesh i sigurt qe s'ndodh asgje...
    Jisu Krishti, nuk ka vrare njeri edhe kur i dogjen ikonat, perdhunuan kishat, torturuan besimtaret, perndoqen dishepujt, imponuan fe tjeter ose u prene gishtat e duarve per te mos bere fare kryq, por Ai nuk vrau njeri, pasi dashuria e Tij per njeriun e kalon dashurine tokesore, njeriu nuk ka kapacitet te kuptoje ekzakt ose me mire nuk ka nje "mizure te rregullt matese", te analizoje per te kuptuar drejt ē'eshte dashuria e Perendise!
    Po te ish e kunderta, njerezimi do te ishte zhdukur me kohe...!

  7. #6
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Nuk mendoj keshtu

    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Njerezit i puthin ikonat e shenjta, pasi ata keshtu nderojne dhe shprehin dashurine e tyre ndaj asaj qe ajo aksh ikone prezanton.
    Po edhe nese nuk i puth, nuk do te thote asgje, e keshtu te jesh i sigurt qe s'ndodh asgje...
    Jisu Krishti, nuk ka vrare njeri edhe kur i dogjen ikonat, perdhunuan kishat, torturuan besimtaret, perndoqen dishepujt, imponuan fe tjeter ose u prene gishtat e duarve per te mos bere fare kryq, por Ai nuk vrau njeri, pasi dashuria e Tij per njeriun e kalon dashurine tokesore, njeriu nuk ka kapacitet te kuptoje ekzakt ose me mire nuk ka nje "mizure te rregullt matese", te analizoje per te kuptuar drejt ē'eshte dashuria e Perendise!
    Po te ish e kunderta, njerezimi do te ishte zhdukur me kohe...!
    Pse a nuk mund ta nderojne krijuesin njerezit pa e pare ne ikone por me gjith zemer dhe shpirt dhe force dhe mendje?
    Nuk besoj se te krishteret e hershem benin kryq me gishtat.
    Besoj se me mire eshte te nderojme krijuesin tone me zemer dhe me veprat dhe sjelljen se sa me puthjen e ikonave.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #7
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Pse i puthin njerezit ikonat ?
    I puthin ne shenje nderimi dhe asgje me teper. Ashtu sic mund te puthesh edhe ti fotografine e gruas apo te te dashurve kur te mungonje.

    Cfare ndodh nese nuk i puth ato ose i nderon ato?
    Asgje.

    A te vret Jezusi nese nuk ben kryq ne hyrje te kishes?
    Jo.

    Nuk besoj se te krishteret e hershem benin kryq me gishtat.
    Po ja qe e benin. Madje kemi deshmi romake se krishteret bejne kryqin kur takohen midis tyre.

    Besoj se me mire eshte te nderojme krijuesin tone me zemer dhe me veprat dhe sjelljen se sa me puthjen e ikonave
    Puthja e ikonave nuk eshte ndonje detyrim, dhe nuk eshte menyra e vetme per te treguar respektin apo nderimin ndaj Perendise.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  9. #8
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    Pse a nuk mund ta nderojne krijuesin njerezit pa e pare ne ikone por me gjith zemer dhe shpirt dhe force dhe mendje?
    Nuk besoj se te krishteret e hershem benin kryq me gishtat.
    Besoj se me mire eshte te nderojme krijuesin tone me zemer dhe me veprat dhe sjelljen se sa me puthjen e ikonave.
    Nese ikonat e para, sa mbaj mend une me leximet e mia, i kane krijuar vete apostujt, jane ruajtur deri sot, u respektuan atehere dhe vazhdojne ende te respektohen, u krijuan me nje qellim dhe kryesorja te na paraqisnin Ate qe ata vete perjetuan dhe per ē'ka ata edhe deshmuan.
    Por nuk eshte e rendesishme se ē'fare beson ti, e benin ose jo me gishta kryqin te krishteret e pare, nese ti nuk shenjohesh, pra te besh kryq, nuk mund te vetequhesh i krishtere.
    Por ne se te besh kryq, eshte nje kusht dhe me vetedije te plote, te puthesh ikonat e shenjta, nuk eshte detyrim!
    Por nese ti thua; ti nderosh ato..., po jam i bindur totalisht qe ato duhet !
    Pra duke thene te nderojme krijuesin, neve ne menyre direkte respektojme po Ate, nepermjet imazhit qe na prezantojne ikonat, pra ato ( ikonat ), gje tjeter s'jane veēse te rikujtojne personazhet dhe ngjarjet qe kane ndodhur dhe perse Zoti u be njeri, se si vuajti, si u ngjall, si jetuan shenjtet, kush ishin, etj, etj...
    Pra pergjigja ime eshte, po te puthim ikonat, kemi respektuar edhe Zotin dhe shenjtoret e tij.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Vendndodhja
    junik
    Postime
    42



    ikona me e bukur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-02-2015 mė 14:25

  11. #10
    E kujt eshte kjo ikone??

  12. #11
    Ene kte se kisha pa nai her..., cere bohet mer jahu!

  13. #12
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Citim Postuar mė parė nga djalmalori Lexo Postimin



    ikona me e bukur

    Dhe une nuk e kisha pare ndonjehere kete ikona.

    Skenderbeu e di qe ka qene orthodoks por nuk do ma merrte mendja se do te mund te kishte ndonje ikona
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-02-2015 mė 14:25

  14. #13
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    ....................

    Citim Postuar mė parė nga Bizantin Lexo Postimin
    I puthin ne shenje nderimi dhe asgje me teper. Ashtu sic mund te puthesh edhe ti fotografine e gruas apo te te dashurve kur te mungonje.

    Ideja eshte se mua nuk me mungon asnjehere Perendia im pasi Ai ndodhet me mua dhe ne mua por sigurisht qe te tregohem i sinqerte ka raste qe me mungon te rri me Perendine te kaloj kohe me Te ,por kurrsesi te mungoje prezenca e Tij dhe keshtu qe une te shkoj tek ikonat keshtu pra kjo nuk eshte pergjigje.

    Asgje.



    Jo.



    Po ja qe e benin. Madje kemi deshmi romake se krishteret bejne kryqin kur takohen midis tyre.

    Mi trego pak keto deshmite romake sepse une nuk kam degjuar per to ,sidoqofte duhet te jene deshmi dhe jo gojedhena.

    Puthja e ikonave nuk eshte ndonje detyrim, dhe nuk eshte menyra e vetme per te treguar respektin apo nderimin ndaj Perendise.
    Se si me duket kur shkoja ne kishen Orthodhokse sikur te gjithe njerezit imitonin njeri tjetrin dhe benin gjerat per tu dukur , mbase e kam gabim ,sepse jo te gjithe mund te veprojne apo te kene vepruar keshtu por sidoqofte mendoj se eshte paksa e imponuar nga kisha Ortodokse.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  15. #14
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    ....................

    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Nese ikonat e para, sa mbaj mend une me leximet e mia, i kane krijuar vete apostujt, jane ruajtur deri sot, u respektuan atehere dhe vazhdojne ende te respektohen, u krijuan me nje qellim dhe kryesorja te na paraqisnin Ate qe ata vete perjetuan dhe per ē'ka ata edhe deshmuan.
    Por nuk eshte e rendesishme se ē'fare beson ti, e benin ose jo me gishta kryqin te krishteret e pare, nese ti nuk shenjohesh, pra te besh kryq, nuk mund te vetequhesh i krishtere.
    Por ne se te besh kryq, eshte nje kusht dhe me vetedije te plote, te puthesh ikonat e shenjta, nuk eshte detyrim!
    Por nese ti thua; ti nderosh ato..., po jam i bindur totalisht qe ato duhet !
    Pra duke thene te nderojme krijuesin, neve ne menyre direkte respektojme po Ate, nepermjet imazhit qe na prezantojne ikonat, pra ato ( ikonat ), gje tjeter s'jane veēse te rikujtojne personazhet dhe ngjarjet qe kane ndodhur dhe perse Zoti u be njeri, se si vuajti, si u ngjall, si jetuan shenjtet, kush ishin, etj, etj...
    Pra pergjigja ime eshte, po te puthim ikonat, kemi respektuar edhe Zotin dhe shenjtoret e tij.
    Te gjitha gjerat qe jane te mira ,te gjitha gjerat qe jane te ndershme ,qe kane ndonje fame te mire ,te virtytshme........................... keto mendoni dhe beni qe gezimi juaj te jete i plote.
    Sic edhe e shikon bila na thote se gezimi eshte i plote kur i beson ,Perendise kur degjon dhe lexon fjalen e Tij ,kur i bindesh dhe mendon si Ai.
    Dhe te gjitha keto gjera per tu bindur edhe menduar gjenden ne Bibel dhe jo gjekundi tjeter sepse vetem Bibla eshte fjala e Zotit dhe doktrinat e bera nga njerezit sado te mire te kene qene ata.
    Ne bibel nuk thuhet gjekundi qe une te bej kryq apo te puth ikonat si urdher per tiu bindur ose si shenje per te treguar se jam i Krishtere.
    Bibla thote se kush beson me zemer dhe rrefen me goje Jezusin si shpetimtarin e Tij eshte i shpetuar dhe keshtu qe kjo eshte shenja per te pare nese dikush eshte i Krishtere sepse vetem Fryma e Krishtit pohon se Jezusi eshte Zot dhe Shpetimtar , ke pare ndonje mysliman ti ta pohoje kete? Nese e ka pohuar atehere ai eshte konvertuar ne te Krishtere, dhe erresira dhe demonet nuk mund ta prekin ate sepse ka shenjat e gjakut te Krishtit ne zemren e tij dhe shpirtin e tij.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  16. #15
    Alban une lexoj prej disa kohesh shkrimet e tua dhe shoh nje devotshmeri qe rrall here e gjej tek te tjere. Per kete te pergezoj. Por mos harro qe, jo ēdo gje qe bejne te krishteret e gjen ne Bibel, me thuaj te lutem si do ta formuloje ti Besoren ? e pra kjo nuk gjendet ne Bibel.
    Me shkrimin tend te mesiperm thua tekstualish…
    ne kishen Orthodhokse sikur te gjithe njerezit imitonin njeri tjetrin dhe benin gjerat per tu dukur , mbase e kam gabim ,sepse jo te gjithe mund te veprojne apo te kene vepruar keshtu por sidoqofte mendoj se eshte paksa e imponuar nga kisha Ortodokse.
    __________________
    Atehere nenkuptoj qe nuk je orthodoks, kjo vetkuptohet nga shkrimet e tua, por nese je katholik Besoren do ta thonje po ashtu si te krishteret orthodoks…, po edhe nese je protestant ( ēdo nendareje te protestantezimos ), prape se prape do te shihje qe, shume gjera nuk i bejne pasi ti kene lexuar ne Bibel.
    Ti mund te kundershtoje shume mire, nese neve do te benim diēka qe do te binte ndesh me mesimet e Shkrimit te Shenjte, atehere une dhe shume te tjere do te pergjigjeshin…

    Ne bibel nuk thuhet gjekundi qe une te bej kryq apo te puth ikonat si urdher per tiu bindur ose si shenje per te treguar se jam i Krishtere.
    Pa me thuaj i dashur Alban, ku e lexove qe eshte e detyruar kjo gje?
    Bibla eshte fjala e Zotit dhe doktrinat e bera nga njerezit sado te mire te kene qene ata.
    Jam dakort me ty..., atehere i bie qe ti te jesh pjesetar i nje besimi te ri, qe nuk njihet endč!
    Por fakti qe ti bredh neper kisha (komunitete) te ndryshme nga ajo te ciles i perket, tregon deri ne nje fare mase, qe po kalon nje krize mistike, Zoti te shpetofte.
    Pershendetje.

  17. #16
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Alban une lexoj prej disa kohesh shkrimet e tua dhe shoh nje devotshmeri qe rrall here e gjej tek te tjere. Per kete te pergezoj. Por mos harro qe, jo ēdo gje qe bejne te krishteret e gjen ne Bibel, me thuaj te lutem si do ta formuloje ti Besoren ? e pra kjo nuk gjendet ne Bibel.
    Me shkrimin tend te mesiperm thua tekstualish…


    Atehere nenkuptoj qe nuk je orthodoks, kjo vetkuptohet nga shkrimet e tua, por nese je katholik Besoren do ta thonje po ashtu si te krishteret orthodoks…, po edhe nese je protestant ( ēdo nendareje te protestantezimos ), prape se prape do te shihje qe, shume gjera nuk i bejne pasi ti kene lexuar ne Bibel.
    Ti mund te kundershtoje shume mire, nese neve do te benim diēka qe do te binte ndesh me mesimet e Shkrimit te Shenjte, atehere une dhe shume te tjere do te pergjigjeshin…


    Pa me thuaj i dashur Alban, ku e lexove qe eshte e detyruar kjo gje?

    Jam dakort me ty..., atehere i bie qe ti te jesh pjesetar i nje besimi te ri, qe nuk njihet endč!
    Por fakti qe ti bredh neper kisha (komunitete) te ndryshme nga ajo te ciles i perket, tregon deri ne nje fare mase, qe po kalon nje krize mistike, Zoti te shpetofte.
    Pershendetje.
    mesa duket kam bere nje gabim pa dashje sepse do te desha te shkruaja se Bibla eshte fjala e Zotit dhe jo doktrinat e bera nga njerezit sado te mira qofshin keto te fundit pra e kam shkruajtur gabimisht te paren duke bashkuar doktrinat e njerezve me biblen gje qe sduhet bere.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  18. #17
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Alban une lexoj prej disa kohesh shkrimet e tua dhe shoh nje devotshmeri qe rrall here e gjej tek te tjere. Per kete te pergezoj. Por mos harro qe, jo ēdo gje qe bejne te krishteret e gjen ne Bibel, me thuaj te lutem si do ta formuloje ti Besoren ? e pra kjo nuk gjendet ne Bibel.
    Me shkrimin tend te mesiperm thua tekstualish…


    Atehere nenkuptoj qe nuk je orthodoks, kjo vetkuptohet nga shkrimet e tua, por nese je katholik Besoren do ta thonje po ashtu si te krishteret orthodoks…, po edhe nese je protestant ( ēdo nendareje te protestantezimos ), prape se prape do te shihje qe, shume gjera nuk i bejne pasi ti kene lexuar ne Bibel.
    Ti mund te kundershtoje shume mire, nese neve do te benim diēka qe do te binte ndesh me mesimet e Shkrimit te Shenjte, atehere une dhe shume te tjere do te pergjigjeshin…


    Pa me thuaj i dashur Alban, ku e lexove qe eshte e detyruar kjo gje?

    Jam dakort me ty..., atehere i bie qe ti te jesh pjesetar i nje besimi te ri, qe nuk njihet endč!
    Por fakti qe ti bredh neper kisha (komunitete) te ndryshme nga ajo te ciles i perket, tregon deri ne nje fare mase, qe po kalon nje krize mistike, Zoti te shpetofte.
    Pershendetje.
    Dhe une nuk bredh neper kisha te ndryshme ne komunitetin te cilit i perkas une kam nje kish dhe shkoj vetem tek ajo kish dhe e ka emrin kisha e krishtere.
    Per mua te gjitha kishat qe pranojne Jezusin si Zot dhe doktrinen e vertet te Trinise se Shenjte dhe qe besojne tek shpetimi me ane te hirit permes besimit dhe qe pohojne misherimin e Perendise Bir dhe kryqezimin e Tij per mekatet tone ,qe ne te kemi marrdhenie te perjeteshme me Zotin permes keaj vepre dhe te shprehurit te besimit tone tek Jezusi, Dhe qe Perendia eshte nje Trinitet i vetem pra nje qenie e vetme ne tre persona jane kisha te krishtera.
    Sigurisht qe une besoj gjithashtu gjithmone sipas shkrimeve se Perendia derdhi Frymen e Tij te Shenjte ne diten e pentakostit dhe dishepujt u mbushen me Frymen dhe u bene deshmitare efektive te Jezusit dhe sot eshte po keshtu qe Perendia dhe askush tjeter pagezon me Frymen pra derdh Frymen e Tij te Shenjte , pra kete gje e ben Jezusi qe eshte Perendi, tek besimtaret qe e kerkojne Pagezimin me Frymen e Shenjte dhe po sot ne keto dite dhe sic ka qne ne vazhdimesi manifestohet mbreteria e Perendise dhe fuqia e Tij permes kishes ne shenja ,mrekulli sherime etj.Une besoj pra qe Sot Perendia derdh Frymen e Tij ashtu sic shkruhet tek veprat e apostujve 2 4 .Une besoj se keto jane te verteta dhe e kam pare Zotin te me perdore ne gjera te tilla qe jane biblike.Une jam lutur por Jezusi ka sheruar dhe ka shpetuar dhe cliruar njerez nga mekatet nga mallkimet nga semundjet nga nga deprsioni nga dekurajimi keto gjera i ka bere Jezusi sepse Ai eshte besnik dhe ka thene qe kur te shkoni te predikoni ungjillin fjala ime qe do te shpallni do te shoqerohet me shenja dhe mrekulli.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar albani1 pėr postimin:

    deshmuesi (21-02-2015)

  20. #18
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Citim Postuar mė parė nga Albmaster Lexo Postimin
    Dhe une nuk e kisha pare ndonjehere kete ikona.

    Skenderbeu e di qe ka qene orthodoks por nuk do ma merrte mendja se do te mund te kishte ndonje ikona
    E si edi ti se ka qen ortodoks?
    Me sa me duket mu Skenderbeu ka qen katolik,baba asht thir Gjon kastrioti e ndoshta prej nane ortodoks,por pema dihet se si rritet, kurse degat dihet se si shkojn.

  21. #19
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    mesa duket kam bere nje gabim pa dashje sepse do te desha te shkruaja se Bibla eshte fjala e Zotit dhe jo doktrinat e bera nga njerezit sado te mira qofshin keto te fundit pra e kam shkruajtur gabimisht te paren duke bashkuar doktrinat e njerezve me biblen gje qe sduhet bere.
    Ti me te drejte ve ne plan te pare Biblen, por qe nuk eshte gjithēka.
    Shpetimi i njeriut nuk mund te jete ndryshe, veē ne Krishtin! Po ku ka mbetur e verteta e padevijuar e paalteruar, puro dhe pa konfuzion? Pergjigja eshte ne Shkrimet e Shenjta ku edhe pershkruhet Kisha, si “kollone” dhe baze e se vertetes ( Tim. 3,15 ) . Kisha eshte themeluar ne bote, pasi ne te njeriu realizon ekzistencen e tij, njekohesisht edhe kungimin me Zotin. Ne Kishe njeriu gjen kuptimin e vertete te jetes, te destinimit te tij gjithashtu edhe te botes si krijim. Sipas Apostullit Pavell, Kisha eshte “ trupi i Tij, eshte permbushja e Atij qe mbush gjithēka “.
    Pikerisht per kete edhe i Bekuari Agustin do te quante Kishen “ Krishti i perhapur nder shekuj “ , ne kuptim estensiv o ekspansiv.
    Njerezimi mund te vazhdoje te gjeje Perendine ne trupin e Krishtit.
    Eshte kjo pra aresyeja qe nuk mund te ndajme Krishtin nga Kisha. E verteta e Kishes-Trup te Krishtit eshte si ajo puna e pluhurit te arit por ne balte ( gjol ), ku edhe nuk ka fare vlere.
    Po te duhej te njihnim te verteten autentike te Krishtit, do te na duhej me do e mos te shkojme ne Kishe. Por kur themi pa Kishen nuk mund te njohim Krishtin, themi njekohesisht pa Kishen edhe Shkrimet e Shenjta, nuk i njohim dot.
    Kisha ka konsideruar gjithnje si pergjegjesine me te madhe, ruajtjen ne Shpirtin e Shenjte te beses apostolike te paalteruar ( pandryshuar ). Pasi ne se Kisha s’do te kish qendruar besnike te vertetes se ekzistences se saje, mund te thonim fare mire, qe Kisha nuk mund ti qendroje besnike vetvetes dhe keshtu te konservonte identitetin e saj. Kjo pergjegjesi qe Kisha ka eshte te ruaj te pa perlyer te Verteten por njekohesisht e Traditen e Shenjte. Kisha ka kete detyre te ruaj kete orthodoksi te besimit e te jetes, pasi themi qe substanca dhe permbajtja e Kishes eshte Orthodoksia! E Verteta!
    Me koshjence te plote mund te kuptojme perse Kisha largon te gjithe ata qe donin te fallsonin ose te refuzonin te verteten e saj, ata te cilet tentojne te shtojne ose te heqin diēka nga ajo e vertete e cila thame me larte qe eshte Krishti vet. Ata njerez qe shtojne ose heqin diēka Kisha i quan heretike!
    Kisha nuk mundet te kompromentoje apo te sakrifikoje te verteten dhe as besimin orthodoks pasi qe, do te humbiste vet identitetin dhe katholicitetin e saj. Ajo duhet te pranoje te verteten te plote dhe jo nje “ minimum te besimit “.


    Alban, pasi themi qe ne Kishe eshte ruajtur e paprekur ē’do e vertete nepermjet Shpirtit te Shenjte, atehere ti nuk mund te veresh te vertata te tjera perjasht saj. Keshtu jemi mesur te thjeshtezojme gjerat dhe te behemi indiferent ndaj te Vertetes se Kishes qe eshte Nje e Vertete.

    Ndalemi shpesh ne format e jashteme duke pohuar se, jemi dakort me nje bese si baze, pra ti pohon ne Jisu Krisht, keshtu je ne rregull, ku ē’do gje tjeter eshte e kote…., ndersa ti thua qe dogmat dhe kanunet e Kishes pra rregullat e se drejtes ekleziale, jane bere per njerezit nga njerezit, keshtu te mund te kalojne ne plan te dyte, duke i akantonuar.
    Ndersa un te them se Dogmat , si rregulla te besimit, nuk e kane shkaterruar bashkimin ne te Verteten. Ato ( Dogmat ) rregulla kane bere te mundur te japin limitet dhe kufijte e Orthodoksise, te Kishes, ne menyre qe Kisha te ndahet nga herezia, ku per Kishen plotesia eshte e verteta ne Krishtin. Herezia nuk eshte gje tjeter, veēse nje maskim i se vertetes, duke dashur te devijoje per te largur Kishen me Krishtin. Ashtu si heretiket nuk hedhin poshte ne teresi te verteten, ata as nuk e refuzojne Krishtin, ata nuk e pranojne ne teresi por pjeserisht. Ashtu si Ario, i cili nuk refuzonte natyren njerezore te Krishtit por ate Hyjnore, po keshtu ka heretike qe pranojne natyren Hyjnore por hedhin poshte ate njerezore, por qe ne ndryshim me mesimet e Kishes tone, as edhe nje nga keta, nuk pranon Krishtin te plote e te pandare.

    Heretiku vetvendoset si gjykates ku edhe ve kriteret e se vertetes relative. Pra ai aresyeton me kompetence dhe keshtu bie ne konkluzione. Per kete aresye te gjithe heretiket ne te gjitha koherat, jane quajtur ndryshe edhe racionaliste. Keshtu nje heretik kerkon qe te lere menjane mesimet e shenjta, largohet gradualisht nga ato ( shpesh duke i perēmuar ) pa ditur qe jane e vetmja rruge te mos devijosh nga e verteta, pra te shpetosh, keshtu tenton te shpetoje me forcat e veta, te gjykimit te tij dhe sidomos te krijoje nje te “vertete” personale.


    Ti me te drejte ve ne dukje qe me fjalen Tradite Apostolike nenkupton Shkrimin e Shenjte, Dhjaten e Re. Por qe ka edhe me, Tradita e Shenjte eshte vazhdimesia e pandreprere e Tradites. Eshte ajo qe ne e nenkuptojme me “transmetim” ne kohe por gjithnje brenda Kishes, kjo Tredite nuk eshte vetem nje grupim shkrimesh por eshte pervoja e transmetuar brez pas brezi qe nga Apostujt deri ne ditet tona, e udhehequr nga Shpirti i Shenjte.
    Eshte e vertete qe edhe traditat ndahen mes Tradites se Shenjte edhe asaj te njerezve. Por kur keto te fundit nuk perbejne nje rrezik, pra nuk jane heretike ose mekatare, ato fare mire mund te lejohen.
    Tradita e Shenjte, eshte e formuar nga shume elemente si ajo e Shkrimit te Shenjte, jetes liturgjike, dogmave te vendosura ne sinodet e Kishes, shkrimeve te Eterve te Shenjte, por edhe ikonografia, jetet e shenjtoreve, arkitektura etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 18-10-2008 mė 14:09

  22. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Ikonologjia e Kishes Orthodhokse

    Si i kupton Kisha Orthodhokse ikonat dhe ikonografine.

    Prof. i teologjisė Universiteti i Selanikut Dhimitri Tseleggidhi



    Prezenca harizmatike e personit - prototipit - nė ikonėn e tij pėrbėn njė tė vėrtetė tė Kishės, e cila pėrshkruhet me qartėsi nė tekstet pateristike tė periudhės sė ikonoklazmės. Kėtė tė vėrtetė, e cila pėrbėn pjesė tė pandashme tė tė gjithė teologjisė sė Kishės pėr ikonat e pėrforcon me atuoritetin e tij Sinodhi i Shtatė Ekumenik, duke siguruar kėshtu eksperiencėn personale tė anėtarėve tė saj respektivė, eksperiencė, tė cilėn e pėrjetoi dhe e pėrjeton trupi i Kishės sipas hirit.
    Qė, tė interpretohet prezenca harizmatike e prototipit nė ikonėn e tij, do tė duhet mė pėrpara tė qartėsohet ēfarė ėshtė ikona pėr kishėn dhe, cilat janė marrėdhėniet e ikonės me prototipin e vet. Qartėsimi i kėtyre marrėdhėnieve, ėshtė tėrėsisht i domozdoshėm, sepse marrėdhėnia e mėsipėrme pėrbėn ēėshtje themelore pėr mirėkuptimin e prezencės sipas hirit tė prototipit tė paraqitur nė ikonėn e tij. Por, kjo marrėdhėnie pėrbėn themelin e tė kuptuarit tė tė gjithė mėsimit dogmatik tė Kishės pėr ikonėn.
    Ikona, sipas Shėn Joan Damaskinoit do tė thotė: “Ngjashmėria dhe paraqitja e tij, prej tij, tregojnė personin e ikonizuar”. Nga ky pėrcaktim i ikonės, mund tė dalim nė konkluzionin se ngjashmėria e ikonės dhe e prototipit pėrbėn kusht ekzistencial tė ikonės dhe pėr mė tepėr, se ikona nuk ka hipostazė autonome tė vetėn, por ėshtė e varur nga realiteti i atij qė paraqitet nė tė, prej tė cilit merr edhe vlerėn e vet. Ikona dhe prototipi, sipas Niqiforit tė shenjtė Patriark i Konstandinopojės, pėrbėjnė njė realitet pėrsa i pėrket ngjashmėrisė hipostatike dhe njėkohėsisht dy realitete pėrsa i pėrket natyrės sė tyre, sepse tjetėr ėshtė natyra - materia - e ikonės dhe tjetėr natyra e prototipit qė paraqitet nė tė. Gjithėsesi ajo qė paraqitet nė ikonė nuk ėshtė natyra por hipstaza – personi - e prototipit.
    Ikona dhe prototipi janė realitete qė lidhen kaq ngushtė ndėrmjet tyre, aq sa njėra tė mos kuptohet pa ekzistencėn e tjetrės. Prototipi presupozon se ekziston ikona – imazhi -, ikonė e sė cilės ėshtė prototipi, dhe ikona presupozon se i pėrket njė prototipi. Kur pėrmendet njėra bashkėnėnkuptohet edhe tjetra. Kėshtu pra kuptohet pėrse gjithė kuptimi i ikonės ėshtė i themeluar mbi marrėdhėnien e saj me prototipin e vet. Kjo marrėdhėnie vihet re nga Shėn Theodhor Studhiti: “Sikundėr ėshtė nė prototip, kėshtu paraqitet edhe nė ikonė”. Ikona pra i referohet prototipit tė vet, duke qenė se ekzistenca e saj varet nga ai. Mė konkretisht referimi i ikonės drejt prototipit ka si themel ngjashmėrinė e ikonės me prototipin. Kėshtu edhe “Krishti ka ikonė tė bėrė prej nesh, qė i referohet Atij nėpėrmjet ngjashmėrisė pamore”. Ky varg ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm sepse themelos rėndėsinė qė jep Kisha Orthodhokse drejt prototipave tė ikonave tė veta. Kėta prototipa duhet tė jenė persona historikė, tė cilėt paraqiten nė ikonė dhe jo ēfarėdo persona pa lidhje me epokėn e piktorit, sepse, nė kėta persona referohen format e ikonizuara. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėr tė cilėn ikonat nė kuadrin e Kishės Orthodhokse, nuk pėrbėjnė perceptime fantazmė tė hipostazės sė personit, por shprehje tė eksperiencės sė tij historike. Pra, Krishti dhe shenjtorėt qė paraqiten nė ikona nė Kishė, nuk janė tipa idealė, dhe as njerėz idealė dhe abstraktė, por persona historikė me karakteristikat e veēanta personale tė tyre, sikundėr ato u ruajtėn nė kujtesėn e Kishės. Etrit e Sinodhit tė 7-tė Ekumenik duke mbėshtetur kėtė vepėr tė Kishės dhe duke shprehur paralelisht dhe pėrvojėn spirituale tė kėtyre veprave, nė mėnyrė sinodike formuluan se: “nėpėrmjet kundrimit, vėshtrimit tė ikonės… lartėsohemi nė kundrimin, vėshtrimin e prototipit”. Vėshtrimi i ikonės na udheheq nė vėshtrimin e prototipit tė paraqitur nė ikonė. Pėr kėtė arsye esenciale pra, Kisha e konsideroi tė vetėkuptueshme se nuk do tė ishte e drejtė qė prototipi, nė bazė tė tė cilit pikturohet ikona, tė jetė njė person tjetėr i ndryshėm nga prototipi, i cili mendohet se pikturohet.
    Mbas kėtyre sqarimeve tė nevojshme duhet tė referohemi nė ēėshtjet teologjike, tė cilat do tė na japin mundėsinė tė kuptojmė tė vėrtetėn e pėrjetuar tė Kishės, pėrsa i pėrket prezencės sipas hirit tė prototipit nė ikonėn e tij. Duke studiuar tekstet e etėrve ikonadashės tė shekullit tė tetė dhe nėntė dhe praktikat e Sinodhit tė Shtatė Ekumenik konstatojmė, se mėsimi dogmatik i Kishės pėr ikonat - duke lėvizur nė kuadrin e teologjisė me kuptimn e saj thėlbėsor - parashtron nė mėnyrė tė pashmangėshme dallimin ontologjik midis esencės dhe energjisė tek Perėndia. Dhe kjo, sepse vetėm kėshtu mund tė interpretohet fakti, se ikonat e Kishės janė prurėse tė Hyjnisė, d.m.th, prurėse tė vetė energjisė tė pakrijuar hyjbėrėse dhe hirit, tė cilin sjellin prototipat e ikonizuar. D.m.th, prezenca hyjnore nė ikonat e prototipave tė ikonizuar nuk ėshtė “nė esencė”, por sikundėr qartėson vetė Shėn Joan Dhamaskinoi ėshtė “Hir dhe Energji”, me fjalė tė tjera ėshtė harizmatike. Kėtu ėshtė e dukshme me qartazi dhe i shprehur dallimi ndėrmjet esencės dhe energjisė sė Perėndisė. E thėnė nė mėnyrė direkte, Kisha edhe kėtu shpreh vazhdimėsinė e teologjisė pėr dallimin ndėrmjet esencės hyjnore tė pa afruar dhe tė pa prekur dhe ndėrmjet hirit dhe energjisė hyjnore tė afruarshme dhe tė prekshme prej botės sė krijuar, e cila kur merr pjesė shenjtėron krijimin dhe hyjnizon njeriun, sikundėr ka mbėshtetur gjerėsisht Kisha me perosinin e Shėn Grigor Pallamait. Ikonografia orthodhokse, duke ju pėrgjigjur teologjisė sė Kishės aplikon me mėnyrat e saj teknike ta bėjė tė ndjeshme prezencėn e hirit hyjnor dhe tė energjisė tė pakrijuar, nė ikonat e anėtarėve tė saj tė hyjnizuar. Me kėtė mėnyrė ikona Orthodhokse pėrgjigjet ndaj sė vėrtetės sė personave tė saj - krijesė e re - qė ikonizon, pasi pėrpiqet tė vėrtetojė dhe historishmėrinė e personave qė ikonizon, por edhe tė shprehė hirin hyjnor tė bashkuar dhe tė pandarė prej tyre. Pra, ėshtė e qartė se ikonografia nuk pėrbėn thjesht njė art tė shenjtė, por edhe gjuhė tė teologjisė, e cila shprehet jo me fjalė dhe me shkronja, por me figura dhe ngjyra. Mė konkretisht ikonografia orthodhokse shpreh me artin e saj personat e paraqitur nė ikona jo tė zhveshur nga materia, por tė shpėrfytyruar dhe hyjnizuar, duke vėrtetuar me kėtė mėnyrė eksperiencėn e pjesėmarrjes personale tė personave tė ikonizuar nė hirin hyinizues tė Perėndisė Triadik. Nga ana tjetėr duke rėnė dakort dhe me mėsimin konkret tė Kishės, i cili shpreh dogmėn Kristologjike, materia, ndjenja, jo vetėm nuk pėrēmohet, por pasi ēlirohet nga mėkati dhe prishja, ripėrtėrihet, shpėrfytyrohet dhe hyjnizohet. Pikėrisht kėtė gjendje tė shpėrfytyruar, e cila ėshtė gjendja e paprishjes dhe lirisė mė Krishtin e pėrshkruan ikona orthodhokse. Ndaj nuk ėshtė aspak rastėsore qė nė tė njėjtėn epokė nė shek e XIV, Kisha i jep tė drejtė nė mėnyrė Sinodike Shėn Griogor Pallamait dhe teologjisė sė tij, shfaqet veēanėrisht shpesh ikonizimi i Shpėfytyrimti tė Krishtit. Dhe kjo sepse Shpėrfytyrimi i Krishtit jep sigurinė pėr shpėrfytyrimin e ēdo besimtari brenda realitetit tė ri nė Krishtin.
    Por realiteti i ri mė Krishtin, pėrbėn njė realitet esaktologjik, dhe mė konkretisht njė realitet ku pėrjetohen me formė vlese tė pastajmet (ta eskata: ato qė kanė pėr tė erdhur, tė pritmet, tė ameshuarat), d.m.th lavdia e pakrijuar dhe Mbretėria e Perėndisė. Kėto tė pastajme eskata qė kanė hyrė me veprėn shpėtimtare tė Krishtit nė histori dhe qė pėrjetohen brenda misterit tė Kishės si bashkim sipas hirit dhe shpėrfytyrim i sė krijuarės nga e pakrijuara, pra kjo shprehet nė mėnyrė tė suksshme nga arti ikonografik i Kishės Orthodhokse. Shenjtorėt e Kishės pėrshkruhen nė ikonė sėbashku me realitetin e krijuar historik tė kohės sė tyre, por brenda tė dhėnave tė reja tė Mbretėsisė sė Perėndisė, qė pėrjetoi nė momentin konkret historik, nė tė cilin ikonizohet. Kėtė realitet tė shpėrfytyruar, tė cilin ikonografizon Kisha, nuk vlen vetėm pėr orientimin eskatologjik tė besimtarėve, por shpreh faktin e pėrjetimit tė tė pastajmeve ton eskaton nga komuniteti adhurues, sigurisht si vlesė dhe parashijim tė jetės sė ardhshme tė Mbretėrisė. Kėshtu pra interpretohet jo vetėm ikonografizimi i shfaqjeve tė Perėndisė tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Re, por edhe tė ikonave, tė cilat paraqesin ngjarje qė i pėrkasin fundit tė botės dhe ardhjes sė lavdėruar tė dytė tė Krishtit. Tė gjitha kėto ngjarje janė ato qė pėrjetohen brenda vitit intensiv liturgjik tė adhurimit dhe veēanėrisht tė Falenderimit Hyjnor. Thelbėsisht, pra mund tė mbėshtesim se ikonografia Orthodhokse ka karakter eskatologjik, pasi paraqet nė thelb pėrsa ėshtė e mundur ngjarjen eskatologjike tė bashkimit tė papėrzjerė tė sė krijuarės dhe tė sė pakrijuarės, e cila pėrjetohet nė mbledhjen falenderuese dhe nė kungim. Nė mėnyrė tė veēantė mund tė themi, se ikona Orthodhokse pėrshkruan qenien eskatologjike tė tė ikonizuarit, ku edhe trupi i tij ėshtė bėrė shpirtėror pas pasurimit tė tij nga energjia e pakrijuar hyjnizuese e Perėndisė. Pikėrisht kėtė energji hyjnizuese tė Perėndisė Triadik, e cila shprehet brenda eksperiencės sė Kishės, si dritė e pakrijuar, gjė tė cilėn pėrpiqen ta shprehin ikonografėt Orthodhoksė, jo vetėm me aureolėn e dritės, por dhe me dritėn e veēantė me tė cilėn ndriēojnė ikonėn. Drita, e cila ndriēon ikonėn nga brenda ėshtė e lirė nga pengesat ntyrore, tė cilat diktojnė shpėrhapjen e saj nė linjė tė drejtė. Me kėtė mėnyrė, agjiografėt orthodhoksė pakėsojnė nė mėnyrė tė skajshme dritėhijet, tė cilat do t’i shėrbenin njė paraqitjeje natyrore dhe theksojnė predispozicionin eskatologjik tė personit tė ikonizuar. Ndėrsa ikonat e Kishės Orthodhokse pėrshkruajnė karakteristikat historike tė personit tė ikonizuar dhe me ndriēimin e veēantė tė tyre paraqesin tė ikonizuarin edhe si qytetar tė Mbretėrisė sė Qiejve. Ėshtė e qartė pra, se teologjia e dritės reflektohet me qartėsi nga ikonografia Orthodhokse.
    Njė gjendie tjetėr pra, shumė e ndryshme u krijua dhe vazhdon tė ekzistojė nė krishtėrimin perėndimor nė lidhje me ikonografinė. Kisha perėndimore, ndonėse mbėshteti me pjesėmarrjen e saj vendimet e Sinodhit tė Shtatė Ekumenik, nė realitet theksoi fort rėndėsinė didaktike tė saj dhe la mėnjanė prezencėn sipas hirit, tė Perėndisė nė ikonė. Sipas Besimit Orthodhoks ikona ėshtė prurėse e presences sė Hirit tė Perėndisė, pėr shkak tė hirit tė pakrijuar tė Frymės sė Shenjtė, tė cilėn sjell dhe tek e cila merr pjesė besimtari, duke ardhur nė kėtė mėnyrė nė kungim personal me Perėndinė. Nė Romanokatolicizėm nuk gjen strukturė teologjike, pasi ai mohon dallimin ndėrmjet esencės sė pakrijuar dhe energjisė sė pakrijur tė hirit hyjnor. Pra kur njeriu hirėsohet dhe shpėtohet nė romanokatolicizėm nuk kapėrcen natyrėn e tij sipas hirit , sepse edhe hiri qė e shpėton gjendet brenda kuadrit tė sė krijuarės. Kėshtu gjithė arti i pikturės fetare nė perėndim ėshtė natyror dhe i lidhur nga ligjet natyrore tė krijuara, tė cilėt interpretojnė dhe karakterin natyralist tė artit tė tyre.
    Ēėshtjet e mėsipėrme theologjike, mendoj, se janė nga arsyet kryesore qė shpjegojnė pse romanokatolicizmi futi nė pėrdorim ndriēimin e njėanshėm – me rezultat dritėhijet – nė ikonat, gjė e cila shpreh dritėn e krijuar tė botės. Dhe pėr mė tepėr pėrse romanokatolicizmi pranoi, ose dhe lejoi tabllo fetare nėpėr tempuj me prototipa pa lidhje me personat e ikonizuar dhe pėr mė tepėr nė disa raste moralisht tė rėna. Tė gjitha kėto tregojnė se tabllotė fetare tė perėndimit qėndrojnė tė mbyllura brenda kuadrit tė sė tashmes sė rėnė dhe jo tė botės sė shpėrfytyruar. Pėr kėtė do tė mund tė mbėshtesnim thelbėsisht se piktura fetare e krishtėrimit perėndimor nuk pėrbėn degradim, tė inisiativės sė piktorit, por sikundėr vėren ikonologu L. Uspenski, deviacion tė teologjisė perėndimore, e cila pėrbėn shprehje tė jetės sė saj tė gabuar ekklisiastike.
    Nė mėnyrė tė kundėrt nga perėndimi, ikonografia Orthodhokse pėrcakton teologjinė dhe eksperiencėn shpirtėrore tė Kishės Orthodhokse. Lindja Orthodhokse theksoi intensivisht nė mėnyrė tė veēantė dallimin ndėrmjet esencės dhe energjisė sė Perėndisė si njohje, veēanti tė teologjisė sė saj dhe si themel tė ekspersiencės shpirtėrore tė saj, ndėrsa paralelisht ikonografia orthodhokse me artin e njohur dhe ndriēimin e saj tė veēantė shprehu theologjinė dhe eksperiencėn e saj shpirtėrore nė fytyrat e hyjnizuara tė shenjtorėve tė saj, duke lehtėsuar kėshtu kuptueshmėrinė e prezencės nėpėrmjet hirit tė prototipave tė ikonizuar nė ikonat e tyre.
    Por si kuptohet konkretisht prezenca harizmatike e Krishtit dhe e shenjtorėve nė ikonat e tyre? Sė pari duhet tė nėnvizojmė se ikona Krishtit e ka themelin e saj dogmatik nė mishėrimin e Fjalės Perėndi, e cila e bėn tė vetėkuptueshme dhe paraqitjen ikonike tė shenjtorėve, pasi shenjtorėt janė gjymtyrėt e lavdėruara tė trupit tė Krishtit sipas hirit. Dhe meqenėse Trupi i Krishtit sipas Hirit, d.m.th. Kisha e Tij ndeshet dhe shprehet nė mbledhjen falenderuese, tempulli si vendi i mbledhjes falenderuese nė thelb ėshtė vendi i pėrshtatshėm pėr ikonizimin e anėtarėve tė lavdėruar tė trupit falenderues tė Krishtit. Ikonizimi i Krishtit - nė pėrputhje me vendimin e Siodit tė 7-tė Ekumenik – nuk pėrzien dhe nuk njėson natyrat e Krishtit nė mėnyrė monofizite dhe as i ndan nė mėnyrė nestoriane. Por sikundėr nėnvizon Shėn Theodhor Studhiti, “ikona nuk ikonizon natyrėn, por ikonizohet hipostaza”. Pėrderisa pra nuk ikonizohet as natyra hyjnore dhe as ajo njerėzore direkt, por hipstaza e Krishtit me karakteristikat konkrete qė pėrcaktojnė natyrėn e tij, ajo qė parqesin, ose mė mirė ajo qė shprehin dhe zbulojnė ikonat e Krishtit ėshtė personi i Perėndinjeriut, personi i gjithėplotėsisė sė Perėndisė dhe gjithėplotėsisė sė njeriut, i cili kuptohet dhe ekziston me tė dyja natyrat e tij. Nė ikonėn e Krishtit bėhet i dukshėm personi i Krishtit sipas natyrės sė tij njerėzore, sikundėr u bė i dukshėm historikisht me mishėrimin e tij. Me paraqitjen ikonike tė karakteristikave tė natyrės njerėzore tė Krishtit, Krishti bėhet nė mėnyrė tė prekshme prezent, si Perėndi dhe njeri i pėrsosur. Por, nėse me paraqitjen ikonografike tė Krishtit nuk ndahet natyra njerėzore nga Perėndia Fjalė, po kėshtu nuk ndahet dhe trupi i cili ikonizohet nga hiri dhe energjia hyjbėrėse, e cila ka si burim tė sajin Perėndinė Fjalė. Nė ikonėn e Krishtit kemi pra pėrshkrim tė natyrės sė tij tė dukshme njrėzore. Pra natyra njerėzore e hyjnizuar e Krishrtit, e cila pėrshkruhet nė ikonėn e tij nuk mund tė kuptohet pa prezencėn e Hyjnisė, e cila e bėn tė hyjshme. Natyra njerėzore sikundėr ėshtė e njohur nuk hyjnizohet kurrė nga vetvetja. Nė rastin e Krishtit u hyjnizua me bashkimin hipostatik, u vajos me hyjninė e Perėndisė Fjalė dhe kėshtu u bė “e njėjtė me Perėndinė dhe e pa ndryshuar nėpėrmjet vajosjes ...” u bė pjesė e pandryshuarshme dhe e pa afruarshme e Perėndisė Fjalė. Natyra njerėzore e Krishtit u hyjnizua pa humbur vetitė e saj natyrore. Pikėrisht nė kėtė pikė mbėshtesin etrit ikonofilė ikonadashės dhe vetė Sinodi i 7-tė Ekumenik pėrshkrimin e Krishtit. Trupi i Krishtit pėrveē faktit qė ėshtė i hyjnizuar, nuk resht sė qeni trup me tė gjitha vetitė e krijuara dhe natyroe, njė prej tė cilave ėshtė edhe pėrshkrueshmėria. Ikonizimi i Krishtit, aq sa pėrpara edhe pas ngjalljes sė tij, vėrteton se natyra e Krishtit – si rrjedhojė dhe ēdo njeriu qė bėhet pjesėtar dhe mbetet nė trupin mistik tė Krishtit – nuk bėhet kurrė i pa krijuar, por mbetet gjithmonė nė kuadrin e tė krijuarės. Trupi i ngjallur i Krishtit ėshtė po ai trup i prezencės sė tij historike, por ka tė dhėnat eskatologjike tė ēlirimit tė sė krijuarės nga prishja dhe kufizimet e kėsaj bote, tė cilat pėrcaktohen nga nevojshmėria e ligjeve natyrore. Pėrveē kėtyre, trupi i Krishtit nuk ishte bėrė jomaterial, sikundėr nuk do tė bėhen jomateriale, por spirituale edhe trupat e besimtarėve nė ngjalljen e pėrbashkėt.
    Dėshmia e Sinodit tė 7-tė Ekumenik ėshtė vėēanėrisht karakteristike, pėrsa i pėrket kuptueshmėrisė sė ikonės sė Krishtit brenda kuadrit tė Kishės Orthodhokse: “duke bėrė ikonėn e Zotit, rrfejmė trupin e tij tė hyjnizuar, dhe ikona, qė nuk ėshtė ikona e askujt tjetėr dėshmon kujtimin e prototipit”. Ikona e Krishtit pra nuk pėrbėn njė shprehje vetjake artistike, por njė mėnyrė tė shprehjes sė teologjisė tė Kishės. Duke qenė pra se natyra njerėzore e Krishtit ėshtė e hyjnizuar duhet qė ikona e tij – si kujtim i prototipit – tė shprehė kėtė realitet. Ikonografia e Kishės Orthodhokse lėviz dhe duhet tė lėvizė gjithmonė brenda prespektivės sė Sinodit tė 7-tė Ekumenik, nėse do qė tė ruajė identitetin e saj, me fjalė tė tjera duhet qė ikonografia tė shprehė mėsimin dogmatik dhe eksperiencėn spirituale tė Kishės Orthodhokse. Stili bizantin, sikundėr u kultivua dhe u zhvillua nė Lindjen Orthodhokse, shprehu shkėlqyeshėm – pėrsa ėshtė e mundur nga ana njerėzore – tė vėrtetėn dhe eksperiencėn orthodhokse. Kėshtu ikona e Krishtit shpreh nė njė shkallė realitetin e bashkimit tė papėrzierė dhe tė pa ndryshuar tė tė dy natyrave nė njė person tė Perėndisė Fjalė. Por, kjo nuk do tė thotė sė nė ikonėn orthodhokse bizantine ka pėrshkrim dhe shfaqe tė natyrės hyjnore. Thjesht me artin ikonografik tė Kishės Orthodhokse tentohet tė shprehet pjesėmarrja e natyrės njerėzore nė jetėn hyjnore dhe tė jepet njė dėshmi nga eksperienca e shenjtėrisė tė trupit njerėzor. Kėshtu mund tė mbėshtesim se, arti i pikturės nė Lindjen Orthodhokse e ikonizon Krishtin si Perėndinjeri. Dhe sikundėr mbėshtet nė mėnyrė karakteristike dhe Sinodi i 7-tė Ekumenik “Kisha Katholike e Pėrgjithshme ndonėse paraqet ikonografizon Krishtin nė formėn njerėzore, nuk e ndan atė prej bashkimit tė tij hyjnor”, i cili sikundėr thamė ėshtė prezent nė ikonė sipas “hirit dhe energjisė”.
    Nė kėtė pikė mendojmė se mund tė themeloset prezenca sipas hirit e Krishtit nė ikonat e tij. Flasim pėr prezencė sipas hirit tė Krishtit nė kuptimin se Krishti nuk ėshtė prezent nė ikonat e tij sipas natyrės, por vetėm nėpėrmjet hirit, energjisė sė tij natyrore sė hyjnishmėrisė sė tij. Kėshtu nė ikonėn e Krishtit ndeshet prezenca e prototipit sipas hirit. Krishti mund tė jetė prezent sipas hirit nė ikonėn e tij, pėrshkak tė hyjnishmėrisė sė tij tė pa ndarė prej atij. Por, ēfarė bėhet me ikonat e shenjtorėve? A munden shenjtorėt tė jenė prezentė sipas hirit nė ikonat e tyre? Dhe nėse po, a nuk krijohet problem i kapėrximit tė kufizimit tė tyre, si tė krijuar? Kėtė pėrgjigje do ta shohim brenda njė konsiderimi ekklisiologjik tė temės, duke ndjekur edhe kėtu mendimin teologjik tė etėrve ikonofilė dhe vendimin dogmatik tė Sinodit.
    Piksėpari, nėse ikonizimi i Krishtit dhe i Hyjlindėses siguron dhe shpall mishėrimin e Perėndisė Fjalė, ikonografizimi i shenjtorėve shpėrfaq gjymtyrėt e shenjtėruara tė trupit mistik hyjnjerėzor tė Krishtit. Ndėrsa ikonat e Krishtit dhe tė Hyjlindėses shprehin fillimisht dogmėn kristologjike, ikonat e shenjtorėve zbulojnė rrjedhojat ontologjike tė dogmės kristologjike nė jetėn qenien mė Krishtin tė personave tė ikonizuar. Me fjalė tė tjera nė kuadrin e Othodhoksisė, ikonat e shenjtorėve proklamojnė pėrjetimin e jetės sė pakrijuar tė Krishtit nga prototipat e ikonografizuar. Me ikonografizimin e shenjtorėve Kisha u paraqet besimtarėve identitetin personal tė anėtarėve tė saj tė lavdėruar, shpreh d.m.th vetinė e personave tė ikonizuar nė mėyrė eskatologjike, tė restauruar nė dimesionin e tyre mė Krishtin, e cila sipas Shėn Joan Damaskinoit siguron pjesėmarrjen e pa ndryshuar tė tė ikonizuarve nė lavdinė hyjnore dhe nė hirin e Krishtit. Paralelisht ikonografizimi i shenjtorėve sė bashku me Krishtin, shfaq sipas Shėn Theodhor Studhitit bashkimin e pa ndarė qė ndjek personat e ikonizuar. Ashtu sikundėr Kisha nuk gabon kristologjikisht kur ikonizon Krishtin, sepse nuk ndan natyrėn e tij hyjnore nga ajo njerėzore, kėshtu nuk gabon edhe ekklisiologjikisht kur ikonizon shenjtorėt e saj, sepse nuk e ndan Krishtin nga gjymtyrėt e tij tė lavdėruara. Dhe sikundėr Krishti ikonizohet si Perėndinjeri – me natyrėn e tij njerėzore tė hyjnizuar – kėshtu dhe shenjtorėt ikonizohen si njerėz tė shenjtėruar , d.m.th ikonizohen me bazė tė dhėnat e reja antropologjike, tė cilat vlejnė pėr gjymtyrėt e trupit tė Krishtit sipsa hirit. Kėto tė dhėna tė reja antropologjike janė eskatologjike dhe pėrmblidhen nė metamorfoza shpėrfytyrimi e qenieve tė krijuara tė tė ikonizuarve nga kungimi i energjive tė pa krijuara dhe i lavdisė hyjnore. Pa kėto tė dhėna ikonat e Kishės humbasin ndryshimin e tyre thelbėsor nga tabllotė fetare natyralise tė Krishterimit Perėndimor, tė cilat e paraqisin njeriun jo si shijues tė lavdisė dhe tė hirit hyjnizues. Veēanėrisht piktura fetare perėndimore nuk i shpreh rrjedhojat e dogmės kristologjike nė anėtarėt e trupit mistik tė Krishtit dhe si rezultat, tė mbetet pėrsa i pėrket ikonografizimit tek njeriu biologjik dhe empirik, qė nė rastin mė tė mirė drobitet nė moralshmėrinė e tij. Njė njeri tė tillė moral do tė kishim dhe nga rrjedhojat e mėsimit kristologjik tė Nestorit, por madje edhe tė Ariosit. Sepse sa pėrputhet me Nestorin kaq pėrputhet edhe me Ariosin, se pėrsosmėria e njeriut ka karakter moral dhe jo ontologjik. Me kėto qė themi kėtu nuk keqgjykojmė Romanokatolicizmin pėr arianizėm dhe nestorianizėm, por duam tė theksojmė, se gabimi kryesor nė zonėn e teologjisė – me mos dallimin ndėrmjet esencės dhe energjisė tek Perėndia – shkakton njė sėrė problemesh nė zonėn e rrjedhojave tė kristologjisė. Dhe kėto probleme, tė cilat lidhen pandarshmėrisht me sotiriologjinė reflektojnė nė zonėn e pikturės fetare.
    Por, si kuptohet prezenca sipas hirit e shenjtorėve nė ikonat e tyre? Ikona si tė ēdo paraqitje pikturale personi apo ngjarje bėn e ekzistente atė qė ėshtė pikturuar, d.m.th, bėn tė prekshme nga shqisat tona qeneien qė esencialisht mungon, qoftė person apo pamje e pikturuar. Por, ajo qė ndodh me ikonėn e Kishės ėshtė diēka shumė mė shumė dhe mė substanciale. Nė ikonėn e Kishės nuk bėhet thjesht i prekshėm i ndjeshėm personi qė mungon nuk ėshtė prezent. Sipas Shėn Joan Damaskinoit “ikonat e shenjtorėve… janė tė mbushura me Frymė tė Shenjtė”. Duke interpretuar kėtė Shėn Joan Damaskinoi, nėnvizon: “nėse i ikonizuari ėshtė plot me hir, pjesėmarrėse tė hirit bėhen dhe ikonat”. Duke u mbėshtetur tek tė lartpėrmendurat, do tė mund tė flisnim pėr prezencė sipas hirit tė shenjtorit tė ikonizuar nė ikonėn e tij, e cila bėhet e kuptueshme me nocionin e prezencės tė tė pakrijuarit hir hyjnizues, tek i cili dedikohet nė thelb shenjtėria e shenjtorit tė ikonizuar. Prezenca e hirit dhe energjisė hyjnore nė ikonė ėshtė e vazhdueshme, sepse ėshtė e varur direkt nga prezenca sipas hirit e Frymės sė Shenjtė tek personat e ikonizuar, themeloset d.m.th mbi bazėn dogmatike tė marrėdhėnies ikonė dhe prototip “shenjtorėt dhe tė gjallė ishin plot me Frymė tė Shenjtė” thekson Shėn Joan Damaskinoi. Sikundėr shenjtorėt janė tė lidhur ontologjikisht me energjinė hyjnizuese tė Frymės sė Shenjtė, kėshtu edhe ikonat e Kishės janė prurės tė hirit tė Frymės sė Shenjtė, dhe si rrjedhojė “enė tė energjisė hyjnore”. Dhe sikundėr ėshtė e pamundur prezenca e njėkohėshme fizike e personit tė ikonizuar nė tė gjitha ikonat e tij, nė ato ėshtė gjithmonė present hiri dhe energjia hyjnore e pakrijuar e personave tė ikonizuar. Me anė tė hirit hyjnor tė pakrijuar shenjtorėt janė nė tė gjitha ikonat njėkohėsisht, dhe nėpėrmjet kėtij hiri vjen kungimi eukaristik dhe besimtari vjen nė kungim real dhe marrėdhėnie mė shenjtorėt. Ndėrsa shenjtorėt si krijesa mbeten brenda kufijve tė sė krijuarės – dhe konkretisht nė kufizimet e vendit dhe tė kohės – si njerėz tė hyjnizuar kapėrxejnė sipas hirit kufizimet e latpėrmendura sipas hirit tė pakrijuar dhe sipas tė cilit janė prezent dhe vepėrojnė nė ikonat e tyre. Pra ėshtė e dukshme se ikonat e Kishės nuk objektivizojnė dhe as kufizojnė prototipin e tyre, duke e mbyllur e gozhduar nė njė vend tė caktua, por pėrbėjnė shenjė tė dukshme tė realitetit tė padukshėm dhe tė lavdėruar, tė cilin ikonizojnė. Pėrandaj dhe mohimi i ikonave nga ikonomakėt, nga etrit e Sinodhit tė Shtatė Ekumenik interpretonet si mohim i prezencės sė prototipave nė ikonat e tyre. Madje gjatė Sinodit tė 7-tė Ekumenik, besimtarėt nėn kushte tė caktuara mund tė kenė vizion spiritual tė personit tė ikonizuar. Prototipi qė ikonizohet bėhet i dukshėm prej besimtarve me shqisėn e shpėrfytyruar shpirtėrore, me anė tė sė cilės dhe besimtarėt marrin pjesė pėrgjithėsisht tek realiteti i ardhshėm qė nga kjo jetė, nėnvizon Shėn Joan Damaskinoi. Tek ikona e Kishės, d.m.th prototipi i pa dukshėm, i cili bėhet ndjeshmėrisht prezent nė atė, besimtari e shikon nė “dukje jo material” me organet ndjesore shpirtėrore tė tijat. Duke theksuar me forcė kėtė eksperiencė shpirtėrore tė Kishės Shėn Joan Damaskinoi mbėshtet se, besimtarėt: “duke parė tė padukukėrėn nėpėrmjet pėrshkrimit si prezent e lavdėrojnė”. Pėr kėtė arsye, kur besimtarėt shikojnė ikonat e shenjtorėve, nuk i referohen kompzimit artistik tė ngjyrave, por shprehin kungim tė gjallė me tė ikonizuarit. Nė tempullin orthodhoks besimtarėt nuk janė me shenjtorėt vetėm nė kungim mistik gjatė Falenderimit Hyjnor, por shikojnė shenjtorėt qė tė jenė prezentė nė ikonat e tyre. Kėshtu interpretohet edhe nderimi qė kisha u dedikon ikonave dhe shenjtorėve, nderim qė nuk ndryshon nė asgjė nga ai qė u dedikohet lipsaneve tė shenjta, apo vetė shenjtorėve.
    Por prezenca sipas hirit e prototipit nė ikonėn e tij interpreton edhe rėndėsisė shenjtėruese tė ikonės nė Kishė. Ikona e Kishės sikundėr thamė sjell hirin dhe shenjtėrinė e prototipit tė ikonizuar. Ky hir, nė pėrputhje me Sinodin e 7-tė Ekumenik mund tė pjesėtohet nga besimtarėt dhe t’i shenjtėrojė. Shenjtėria qė mbartin ikonat bėhet e prekshme prej besimtarve nėpėrmjet shqisės tė sė parit, gjatė vėshtrimit tė personave tė ikonizuar. Por, proskinisi falja e ikonave nuk pėrbėn vetėm njė mėnyrė pėr t’i nderuar prototipat e ikonizuar, njėkohėsisht ėshtė edhe njė mėnyrė pjesėmarrjeje shenjtėrimi: “dhe i pėrshėndoshim, i pjekim(takojmė), dhe i puthim ikonat e nderuara”, nėnvizojnė etrit e Sinodit tė 7-tė Ekumenik “duke i pasur si shpresė, marrim prej tyre shenjtėrim”. Pra, mė konkretisht shqisat e besimtarve bėhen pranues tė hirit tė ikonave, i cili shenjtėron jo vetėm shqisat e mėsipėrme, por edhe tė gjithė qenien e besimtarve. Por, shenjtėrimi i besimtarve nuk bėhet pjesėmarrės me mėnyrė mekanike. Nė hirin hyjnor tė ikonave, nuk merr pjesė d.m.th ēdo besimtar edhe as cilido qė u falet. Nė kėtė hir mund tė merret pjesė vetėm nėn disa rrethana tė caktuara. Kushtet pėr kėtė pjesėmarrje janė besimi, pastėrtia shpirtėrore me tė cilėn duhet t’u afrohen besimtarėt ikonave tė Kishės. Kėshtu ėshtė e qartė se si ikonomakėt duke mohuar ikonat, mohojnė prezencėn sipas hirit tė Frymės sė Shenjtė nė ato dhe rrjedhimisht mohojnė dhe njė mundėsi shenjtėrimi tė besimtarve.
    Prezenca sipas hirit e shenjtorėve nė ikonat e tyre lidhet pandarshmėrisht me mrekullibėriet e ikonave. Mrekullitė qė bėhen nėpėrmjet ikonave vėrtetojnė marrėdhėnien e ikonave me personat e ikonizuar, pėrderisa, sikundėr vėrejnė edhe etrit e Sinodit tė 7-tė Ekumenik “nėpėrmjet ikonave tė shenjta shihen shėnjtorėt duke bėrė mrekulli”, ndėrsa paralelisht dėshmojnė kungimin direkt dhe personal tė besimtarve me personat e ikonizuar. Interpretimin teologjik tė mrekullive tė kryera nga ikonat e Kishės e jep Shėn Joan Damaskinoi: “Mrekullia pėrbėn pėrgjigje tė Perėndisė nė kėrkesat e besimtarve qė vijnė me besim tek ikonat. Ai qė e kryen mrekullinė ėshtė gjithmonė Perėndia, pavarėsisht nėse kėrkesa i derjtohet Atij, direkt ose indirekt. Perėndia i pranon kėrkesat e besimtarve edhe kur besimtarėt i drejtohen atij nėpėrmjet shenjtorėve tė tij. Mrekullitė e ikonave anjėherė nuk janė autonome nė kuadrin e Kishės, por lidhen nė mėnyrė direkte me personat e ikonizuar, tė cilėt i dedikojnė fuqinė mrekullibėrėse hirit tė Perėndisė. Duke qenė se tė gjitha ikonat janė prurėsė tė prezencės sipas hirit tė tė ikonizuarit, njė dallim ndėrmjet ikonave si mrekullibėrėse dhe jomrekullibėrėse ėshtė i pasuksesshėm nga pikpamja teologjike. Kjo pėr faktin se, prezenca e hirit hyjnor tė pa krijuar, tė prototipave tė ikonizuar nė ikonat e tyre i bėn ikonat e Kishės mrekullibėrėse, ndonėse hiri nuk shprehet gjithmonė me forma tė dukshme.
    Duke mbaruar, do tė mund tė mėshtesnim si konkluzion se, prezenca sipas hirit e prototipit nė ikonėn e tij gjen mbėshtetjen tek i gjithė mėsimi dogmatik i Sinodit tė 7-tė Ekumenik, siguron teologjinė e Kishės Orthodhokse pėr dallimin ontologjik tė esencės dhe energjisė tek Perėndia, e cila themelohet nė mishėrimi dhe vepra shpėtimtare Perėndisė Fjalė, i shėrben kungimit tė gjallė dhe direkt tė Kishės militante me anėtarėt e lavdėruar tė trupit tė Krishtit sipas hirit dhe sė fundmi, interpreton shenjtėrimin dhe mrekullibėriet e ikonave. Nga tė gjitha kėto bėhet e dukshme, se prezenca sipas hirit e prototipit nė ikonėn e tij nuk pėrbėn tė vėrtetė me rėndėsi periferike, por ngjarje qė shqetėson rezultativisht teologjinė dhe eksperiencėn spirituale tė Kishės.

    Shqipėroi dhiakon Mihal Sanellari

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Program qe fsheh komplet ikonat ne System Tray
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-09-2004, 17:32
  2. Ikonat dhe Objektet Kishtare
    Nga dodoni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:39
  3. Ikonat ē'jane dhe ē'perfaqesojne?
    Nga northernbard nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-07-2002, 11:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •