Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Gjuha shpiku kulturen apo kultura gjuhen?

    kaq eshte pyetja kush shpiku ke - gjuha kulturen apo kultura gjuhen?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Dmth. ti e ke nisur pyetjen me nenkuptimin qe me patjeter njera duhet te jete mamaja e tjetres... kur mund te jene edhe motra, kusherira te para, te dyta, te treta etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 24-02-2005 mė 02:31
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    deception Maska e Subzero
    Anėtarėsuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24

    Sipas fjalorėve

    GJUH/Ė,~A II f. sh. ~Ė, ~ĖT.
    1. Sistem i veēantė tingujsh, fjalėsh, trajtash e rregullash pėr formimin e fjalėve e pėr lidhjen e tyre nė fjali, i cili ėshtė mjeti themelor e mė i rėndėsishėm qė u shėrben njerėzve pėr tė mbrujtur e pėr tė shprehur mendimet dhe pėr t'u marrė vesh njėri me tjetrin nė shoqėri. Gjuha si dukuri shoqėrore. Lindja (prejardhja) e gjuhės. Zhvillimi i gjuhės. Sistemi i gjuhės. Struktura e gjuhės. Mjetet e gjuhės. Funksioni shoqėror i gjuhės.
    2. Njė sistem i tillė, qė ėshtė krijuar e zhvilluar historikisht nga njė popull dhe qė pėrbėn njė nga tiparet themelore tė njė kombėsie a tė njė kombi. Gjuha shqipe.
    ...
    5. edhe fig. Tėrėsia e mjeteve pėr tė kumtuar ide, mendime ose ndjenja duke pėrdorur shenja tė caktuara, tinguj, lėvizje ose mjete tė tjera shprehėse, qė marrin njė kuptim konvencional. Gjuha e gjesteve (e gishtave). Gjuha e pikturės (e muzikės). Gjuha e shkencės (e aritmetikės). Gjuha e formulave. Me gjuhėn e shifrave.
    6. Tėrėsia e tingujve ose e lėvizjeve qė pėrdorin disa kafshė dhe shpendė pėr komunikimin e thjeshtė instinktiv ndėrmjet tyre. Gjuha e kafshėve. Gjuha e shpendėve (e zogjve). Gjuha e bletėve.
    ...


    KULTUR/Ė,~A f. sh. ~A, ~AT.
    1. Tėrėsia e arritjeve tė njė populli dhe tė gjithė njerėzimit nė fushėn e prodhimit dhe nė zhvillimin shoqėror e mendor; shkalla e kėtyre arritjeve dhe e kėtij zhvillimi nė njė etapė tė caktuar; fusha e zbvillimit shoqėror qė pėrfshin krijimtarinė e gjithanshme nė gjuhė, nė art, nė letėrsi, nė shkencė dhe nė tėrė jetėn shpirtėrore. Kultura kombėtare. Kultura shqiptare. Kultura popullore. ...
    2. Shkalla e zhvillimit qė ka arritur njė popull, njė grup shoqėror a njė njeri nė njė fushė tė caktuar te veprimtarisė. Kuitura shėndetėsore. Kultura muzikore. Kultura gjuhėsore (e gjuhės).
    3. Tėrėsia e njohurive dhe e shprehive tė sjelljes a tė edukatės qė ka pėrvetėsuar e pėrvetėson njė njeri nė shkollė ose nė jetė; zhvillimi i veprimtarisė kulturore e artistike. Njeri me kulturė.
    ...

    KULTIV/OJ kal., ~OVA, ~UAR
    1. bujq. Mbjell njė bimė a njė pemė dhe kujdesem qė tė rritet e tė japė frytet e duhura, duke i bėrė tė gjitha shėrbimet e nevojshme. Kultivoj ullirin (orizin).
    ...
    4. fig. Kujdesem qė tė rrėnjoset e tė zhvillohet te dikush njė ndjenjė, njė ide, njė rnendim, njė qėndrim etj...

    FGJSSH 1980 Tiranė

    __________________________________________________ ________


    Main Entry: lan·guage
    http://www.m-w.com/cgi-bin/dictionar...nguage&x=0&y=0
    Pronunciation: 'la[ng]-gwij, -wij | Function: noun
    Etymology: Middle English, from Old French, from langue tongue, language, from Latin lingua -- more at TONGUE
    1 a : the words, their pronunciation, and the methods of combining them used and understood by a community
    b
    (1) : audible, articulate, meaningful sound as produced by the action of the vocal organs
    (2) : a systematic means of communicating ideas or feelings by the use of conventionalized signs, sounds, gestures, or marks having understood meanings
    (3) : the suggestion by objects, actions, or conditions of associated ideas or feelings <language in their very gesture -- Shakespeare>
    (4) : the means by which animals communicate
    ...


    Main Entry: 1 cul·ture
    http://www.m-w.com/cgi-bin/dictionar...ulture&x=0&y=0
    Pronunciation: 'k&l-ch&r | Function: noun
    Etymology: Middle English, from Middle French, from Latin cultura, from cultus, past participle
    1 : CULTIVATION, TILLAGE (shėnimi im: kultivim bujqėsor- shih mė poshtė te "cultivate")
    2 : the act of developing the intellectual and moral faculties especially by education
    ...
    5
    -a : the integrated pattern of human knowledge, belief, and behavior that depends upon man's capacity for learning and transmitting knowledge to succeeding generations
    -b : the customary beliefs, social forms, and material traits of a racial, religious, or social group
    -c : the set of shared attitudes, values, goals, and practices that characterizes a company or corporation
    ...

    Main Entry: cul·ti·vate
    http://www.m-w.com/cgi-bin/dictionar...va=cultivating
    Inflected Form(s): -vat·ed; -vat·ing
    Etymology: Medieval Latin cultivatus, pp. of cultivare, from cultivus cultivable, from Latin cultus, past participle of colere
    1 : to prepare or prepare and use for the raising of crops; also : to loosen or break up the soil about (growing plants)
    2
    a : to foster the growth of <cultivate vegetables>
    b : CULTURE 2a
    c : to improve by labor, care, or study : REFINE <cultivate the mind>


    Webster Online Dictionary: http://www.m-w.com

  4. #4
    deception Maska e Subzero
    Anėtarėsuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Pėrcaktimi:

    Gjuha
    - mjeti themelor e mė i rėndėsishėm qė u shėrben njerėzve pėr tė mbrujtur e pėr tė shprehur mendimet dhe pėr t'u marrė vesh njėri me tjetrin nė shoqėri.
    - Tėrėsia e mjeteve pėr tė kumtuar ide, mendime ose ndjenja duke pėrdorur shenja tė caktuara, tinguj, lėvizje ose mjete tė tjera shprehėse, qė marrin njė kuptim konvencional
    - qė pėrdorin disa kafshė dhe shpendė pėr komunikimin e thjeshtė instinktiv ndėrmjet tyre.
    - means of communicating ideas or feelings by the use of conventionalized signs, sounds, gestures, or marks having understood meanings
    - the means by which animals communicate

    Kultura
    - Tėrėsia e arritjeve tė njė populli... nė fushėn e prodhimit dhe nė zhvillimin shoqėror e mendor... qė pėrfshin krijimtarinė e gjithanshme nė gjuhė...
    - Mbjell njė bimė a njė pemė dhe kujdesem qė tė rritet e tė japė frytet e duhura
    - Kujdesem qė tė rrėnjoset e tė zhvillohet te dikush njė ndjenjė, njė ide, njė rnendim, njė qėndrim
    - the act of developing the intellectual and moral faculties especially by education
    - pattern of human knowledge, belief, and behavior that depends upon man's capacity for learning and transmitting knowledge to succeeding generations
    - to foster the growth of <cultivate vegetables>


    Shtjellimi:

    Kulturė do tė thotė tė kultivosh, zhvillosh, pėrparosh dijen (pėrvoja, teknika, metoda, teknologjia, aftėsia, etj). Qė tė bėhet kjo, nevojitet mjeti qė do e pėrcjellė/trashėgojė dijen. Kėtu lind pyetja: Si e krijon njeriu dijen dhe si e zhvillon ai dijen?

    Njeriu pėrfton dije duke dalluar/veēuar/shquar njė diēka nga njė diēka tjetėr sipas vetive tė tyre - qė ai i njeh/dallon/shquan/veēon pėrmes shqisave tė tij. Qė njė njeri tė dallojė diēka nga njė tjetėr duhet t'i japė njė shenjė konvencionale mbėshtetur nė pesė shqisat (pamje, zhurmė, nxehtėsi, erė, shije). Ai e regjistron njė send nė tru duke i pėrveshur kėtij sendi 1-5 ndijimet e mundshme sipas shqisave tė njeriut, qė i japin kėtij sendi dallueshmėri nga tė tjerėt. Tėrėsia e vetive tė ndijuara tė ēdo sendi (i veēantė, i dallueshėm nga sende tė tjera) ėshtė shenja konvencionale qė njeriu pėrdor pėr tė komunikuar me vetveten, pėr tė menduar duke u mbėshtetur nė pika referimi, pra nė shenjat konvencionale, nė shenjat dalluese.

    Shembull: Njeriu i parė.
    Njeriu shikon trėndafilin. Fikson pamjen dhe erėn e kėsaj luleleje nė tru. Kur t'i marrė erė, nė tjetėr vend, njė luleje qė ka pamje dhe erė tė njėjtė me trėndafilin nė fjalė, ai do njohė qė dhe lulja tjetėr ėshtė trėndafil. Kėshtu duke vepruar pėr ēdo send.
    (Ka shumė mundėsi qė ta hajė kuptohet; e po qe lule helmuese e ha mirė fare)

    Pėrftimi i dijes bėhet kėsisoj me grumbullimin e sa mė shumė shenjave konvencionale, ndėrthurjen mes kėtyre shenjave, shkaqet, veprimet dhe pasojat qė lidhen me kėto shenja. Ky grumbullim quhet dije/njohje/pėrvojė.

    Sipas pėrkufizimit nė fjalor: Shenjat konvencionale janė gjuha!
    Rrjedhimisht qė njeriu tė pėrftojė dije duhet tė pėrdorė shenjat dalluese, pra duhet tė pėrdorė gjuhėn (me shenja nga tė pesė shqisat e mundshme).

    Pėrfundimi kryesor kėtu ėshtė: Mjeti pėr tė pėrcjellė/zhvilluar dijen janė shenjat konvencionale, pra ėshtė gjuha (njė gjuhė qė pėrfshin shenja nga tė pesė shqisat).

    Sa u tha i pėrket njė njeriu tė vetėm.

    Si i bėhet kur kemi dy njerėz? Qė dija tė kalojė mes dy njerėzve mjeti ėshtė sėrish gjuha. Por ēėshtja qė hapet nė kėtė rast ėshtė se gjatė komunikimit njeriu duhet t'i pėrcjellė njeriut tjetėr p.sh. njė veti apo disa veti tė njė sendi, disa pasoja qė rrjedhojnė prej kėtij sendi, etj. Si mund t'ia pėrcjellė ai kėto veti?

    Shembull:
    Personazhet: Katja, Ana
    Skena: Pranė njė liqeni. Gjelbėrim pranveror. Ftohtė. Bredha nė te majtė nė faqen e njė mali.

    Katja dhe Ana ecin pėrkrah njėra tjetrės tė shkujdesura duke shijuar pamjen e bukur tė liqenit. Ana sheh njė lule shumė tė ēuditshme dhe e kėput pėr t'i marrė erė. Nga era e mirė Anės i vjen mendimi ta kafshojė lulen se mos ka dhe shije tė mirė. Katja sheh Anėn e bukur dhe eksitohet... hm... d.m.th. sheh Anėn dhe ia ndalon dorėn me forcė. Pas kėsaj dėshiron t'i "bėjė tė ditur" se kjo lule nuk duhet ngrėnė se ėshtė helmuese dhe tė vdes. Por Katja nuk mund ta hajė vetė e tė vdesė thjesht pėr t'i treguar Anės pasojėn (ėshtė e egėr po jo dhe trape). Kėshtu ajo imiton veprimin qė ka parė kur njė njeri tjetėr e hėngri atė lule dhe vdiq. Pra bėn sikur e ha lulen dhe bėn sikur vdes. Kėshtu Ana e merr vesh qė kjo lule tė vret dhe nuk duhet ngrėnė. Nė kėtė rast Katja ka pėrdorur shenja me trup pėr t'i "bėrė tė ditur" Anės dijen e vet.


    Nė kėtė vazhdė si mė praktik sesa pėrdorimi i gjymtyrėve apo trupit, etj. lindi dikur dhe pėrdorimi i gjuhės pėr tė nxjerrė tinguj, pėr t'i bashkangjitur sendeve (vetive, veprimeve, etj) tė ndryshme tinguj tė ndryshėm pėr t'i dalluar nga njėri-tjetri (kėshtu qė nuk ka dhe shumė rėndėsi nėse kanė apo jo tė bėjnė me imitimin e tingujve tė natyrės, pavarėsisht se kjo ndodh), kėsisoj:

    Gjuha (tejzat zanore) u pėrdor pėr tė pėrcjellė dijen si mjeti mė i frytshėm, mė i thjeshtė e mė praktik (sesa pėrdorimi i shėmbėllimeve me trup, gjymtyrė, etj). Dikur kjo gjuhė u shenjua me gėrvishtje/vizatim pėr t'u pėrcjellė dhe me pamje (lindja e shkrimit).


    Pėrmbledhja:

    Kulturė do tė thotė tė kultivosh dijen, pra tė pėrftosh, tė pėrcjellėsh, tė zhvillosh dijen (mendimin, aftėsinė, teknologjinė, etj).
    Pėr tė vepruar me dijen nevojiten njė mjet qė bėn tė mundur kėtė pėrftim, mbledhje, pėrcjellje. Ky mjet pėrdor shenja dalluese (qė bėhen konvencionale pėr pėrdorim mes shumė njerėzish). Pėrdorimi i shenjave dalluese (qofshin kėto tė ndijuara nga tė pesė shqisat 1.shikim 2.nuhatje 3.shijim 4.dėgjim 5.prekje) quhet gjuhė. Thjeshtimi praktik i gjuhės bėri qė gjuha pėrmes tejzash zanore (korda vokale) tė jetė mė e thjeshta, mė e shpejta, mė praktikja nga tė gjithė llojet e derimėsotme (gjymtyrė, trup, shėmbėllim, etj.). Shkalla e dytė (plotėsuese por jo qenėsore) e gjuhės ishte shkrimi i saj, gjė qė e bėn tė pėrdorshme qoftė dhe pa e folur (pra me shkrim e lexim).


    Pėrfundimi:
    Gjuha lindi para kulturės sepse dija lindi para kulturės dhe dija nuk mund tė pėrftohet pa shenjimin e dallimeve mes sendeve, vetive, veprimeve etj. Ky shenjim dallimesh quhet gjuhė.

    Pėrfundim shtesė:
    - Pa gjuhė nuk ka dije. Pa dije nuk ka mendim. Pa gjuhė nuk ka mendim.




    Pėrralla nė Lesh, shėndetja prej nesh.

  5. #5
    deception Maska e Subzero
    Anėtarėsuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Citim Postuar mė parė nga katana
    kaq eshte pyetja kush shpiku ke - gjuha kulturen apo kultura gjuhen?
    Meqė jemi ke gjuha :)
    "Kush, i,e kujt, kujt, kė, prej kujt" pėr frymorė. "Cili, i,e cilit, cilit, cilin, prej cilit" pėr jofrymorė.

    Gjuhėn e shpiku truri, instiktivisht. Dija u shpik duke pėrdorur gjuhėn. Kultura u shpik nga dija.

    Kush ka DAB t'zi Dortmundi se vduqa?

  6. #6
    deception Maska e Subzero
    Anėtarėsuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Mė lart, te pėrfundimi, ka njė sqarim qė e lashė pėrgjysėm:

    ėshtė
    (qofshin kėto tė ndijuara nga tė pesė shqisat 1.shikim 2.nuhatje 3.shijim 4.dėgjim 5.prekje)

    duhet
    (qofshin kėto tė pėrftuara/ndijuara nga tė pesė shqisat 1.shikim 2.nuhatje 3.shijim 4.dėgjim 5.prekje apo qofshin kėto tė krijuara)

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Kjo ka te beje me shume me ceshtjen se si e shtjellojme evolucionin gjuhesor.Psh termat termo-dinamike,filo-zofi,bio-logji etj etj nuk kane ardhur pa u mbeshtetur ne fjale qe tashme egzistonin.Bio dihej po edhe logji dihej Biologji tashme hyn ne kulturen gjuhesore.Une jam i mendimit qe secili popull ka pasur nje bagazh fjalesh qe ti sherbenin per evolimin e metejshem gjuhesor.Enigme mbetet ceshtja e gjuheve.Nuk ka dyshim qe ky bagazh fjalesh qe ben te mundur evolimin gjuhesor,ben te mundur edhe zhvillimin kulturor.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2004
    Vendndodhja
    zvicėrr
    Postime
    25
    Citim Postuar mė parė nga katana
    kaq eshte pyetja kush shpiku ke - gjuha kulturen apo kultura gjuhen?

    Kjo pyetje mund tė kėtė formė:
    -kaq eshte pyetja kush shpiku ke - veza pulėn apo pula vezėn ?


    Shėndet !
    A te duhen luftetarė?
    Dhe arratinė armiku te marrė?
    A do botės ti vesh zjarrė?
    Merr nja dhjetė kosovarė.
    NOLI

  9. #9
    deception Maska e Subzero
    Anėtarėsuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Citim Postuar mė parė nga EnkeleaS
    Kjo pyetje mund tė kėtė formė:
    -kaq eshte pyetja kush shpiku ke - veza pulėn apo pula vezėn ?


    Shėndet !

    Sipas zbėrthimit tim s'ka tė bėjė fare me atė formė! Madje ėshtė e qartė fare!
    Ku e mbėshtet ti kėtė arsyetim?

  10. #10
    deception Maska e Subzero
    Anėtarėsuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Katana,

    n.q.s. do kundėrshtohesh me pretekstin qė:
    "Po flas pėr kulturėn nė lidhje me gjuhėn zanore dhe jo me gjuhėn nė fazat fillestare!"

    atėherė duhet tė kėrkosh sqarimin (duke e sulmuar me argumentim mbrojtės) :
    "Mėnyra si e ke zgjedhur ēėshtjen ka tė bėjė me kulturėn nė fazė fillestare dhe me gjuhėn nė fazėn pėrfundimtare apo me tė dyja nė fazė fillestare apo me tė dyja nė fazė pėrfundimtare?"

    Kuptohet qė nėse pėrgjigja ėshtė:
    "Tė dyja nė fazė fillestare apo pėrfundimtare."

    atėherė shtjellimi i mėsipėrm fiton. Nėse pėrgjigja tė jepet qė:
    "Bėhet fjalė pėr gjuhėn zanore, pra pėr gjuhėn nė fazė pėrfundimtare, pėr gjuhėn e folur/shkruar si dhe pėr kulturėn qė ėshtė ende nė fillesat e veta!"

    atėherė mund tė mbrosh pozicionin me pėrligjjen qė:
    "Kjo ėshtė zgjedhje arbitrare me paramendim, duke i dhėnė qė nė nisje pėrparėsi kulturės, por nėse kjo ėshtė ajo ēka kėrkohet atėherė detyrimisht nga pėrcaktimi i qėllimshėm ka mundėsi qė kultura (qė duke qenė ende nė fillimet e veta - e kėsisoj nuk quhet ende kulturė, po gjithsesi zgjedhja ėshtė arbitrare kėshtu qė ėshtė kushtėzuar me qėllim) ka lindur para gjuhės sė folur/shkruar. Por meqėnėse nė tre format e tjera tė mundshme tė pyetjes gjuha mund tė mbrohet pa problem, kjo tregon qė ka mė shumė argumentim qė pėrparėson gjuhėn kundėr kulturės. Aq mė tepėr qė nė pėrcaktim kultura duhet tė pėrfshijė njė mjet qė bėn tė mundur pėrcjelljen e saj.

    Ky mjet quhet gjuhė, ēfarėdo forme qė tė ketė (shenjore, trupore, zanore, etj.), por meqėnėse pyetja e pėrcaktuar qė jepet ėshtė arbitrare atėhere edhe pėrgjigja do rrjedhė e kushtėzuar nga ky pėrcaktim i qėllimshėm."

    Fjalia e fundit nė kėtė mbrojtje nxjerr nė pah pandershmėrinė nė pėrcaktimin e pyetjes apo nė shtrimin e ēėshtjes dhe gjasat janė qė mos tė marrė fare mundimin ta mbrojė kėtė pozicion, sepse humbet pikė nė faktin qė nuk e ka menduar mirė pyetjen, ose qė e ka menduar me qėllim qė tė pėrfitojė epėrsi kundėr njė kundėrshtari qė nuk e vė re qėllimshmėrinė.

    Nėse tė vjen ndonjė lloj kundėrshtimi tjetėr apo paqartėsi nė lidhje me shtjellimin lart, sille.


    shnet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Subzero : 24-02-2005 mė 22:42

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2004
    Vendndodhja
    zvicėrr
    Postime
    25
    Subzero, kur njeriu hapi sytė, ai filloi tė ēmoj apo tė urrej atė qė e rrethonte. Vet fakti qė fillon tė bėjė dallime, ėshtė pikėnisja e kulturės.

    Subzero, kur njeriu hapi sytė, ai filloi tė kontaktojė me atė qė e rrethonte. Vet fakti qė fillon tė kontaktojė, ėshtė pikėnisja e gjuhės.

    Subzero, qė tė dyja lindėn me njeriun. Eshtė ēėshtje tjetėr nėse njėra eshtė zhvulluar mė ngadalė apo mė shpejt se tjetra....

    Ndoshta pėrgjigjja e kėtij lloji do tė ishte mė satisfaksionuese pėr tė gjithė....

    Shėndet !
    A te duhen luftetarė?
    Dhe arratinė armiku te marrė?
    A do botės ti vesh zjarrė?
    Merr nja dhjetė kosovarė.
    NOLI

  12. #12
    deception Maska e Subzero
    Anėtarėsuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    S'ėshtė ēėshtja qė tė "satisfaksionohemi" ne qė tė mos t'i ngelė kujt hatri, por ėshtė ēėshtje zbėrthimi arsyetues me deduksion. Megjithatė duke qenė se qėllimi i temės u pėrmbush gjithsesi dhe unė tė pėrshėndes.

  13. #13
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Ne aspetkin qe e kam kapur une, do te thoja : Kultura ka ndikuar ne lindjen e Gjuhes. Gjuha ka egzistuar gjithnje, vetem se ka qene ne nje forme tjeter, jo kaq direkte qe eshte sot. Nqs do te shkojme me mijera vjet me pare, kur njerezit nuk kishin mundesi te komunikonin me fjale midis tyre, do te gjejme fakte, (skulptura apo "piktura neper shpella" )te cilat ne kuptimin e plote te fjales perbejne nje pjese te asaj qe quhet Kulture. Arti ne ate kohe ka patur te njejtin qellim qe ka dhe sot: komunikimi ne heshtje.
    Me poshte eshte Skulptura me e vogel ne bote, "Venus of Willendorf", qe i perket 25000-21000 B.C, qe eshte vetem 11 cm e gjate.
    "Chinese Horse" 15000-13000 B.C, nje pikture ne limsestone(nuk e di si i thone ne shqip) dhe ka permasat 5 ft. 6 inches:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  14. #14
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga katana
    kaq eshte pyetja kush shpiku ke - gjuha kulturen apo kultura gjuhen?
    mendoj se eshte kapaciteti (prezenca) i larte i intelektit tek njeriu qe ben te mundshem lindjen e menyrave te ndryshme te komunikimit; gjuha nje prej tyre

    kultura gjithashtu mendoj se eshte nje tregues i rrjedhojave apo 'punes' te po ketij intelekti, te gershetuar me elementet e tjere perberes te qenies njeri (morali, socializimi/shoqerueshmeria, etj).

    pra kultura dhe gjuha te dyja bashke jane 'pasoja' te themi te intelektit (e me thelle te vete qenies njeri), jo shkaqe te njera-tjetres...

  15. #15
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Eh kjo eshte njesoj si ajo puna e vezes me pulen! Dmth nuk ka nje peregjigje te sakte per kete. Gjuha mund te shpiket, ndersa kultura jo. Kultura zhvillohet. Keto ecin paralelisht me njera-tjetren dhe ashti sic permendi edhe parafolesi jane rrjedhoja te njera -tjetres.

  16. #16
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    gjuha shpiku kulturen mendoj une, per arsyen e thjeshte se pa "goje" nuk ke si flet, si krijon kulturen. Kultura ka te beje me Dijen, e Dija nuk mund te konceptohet dot pa gjuhen.
    Te dua se s'te urrej dot......

Tema tė Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Pastėrtia e gjuhės shqipe nė media
    Nga murik nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •