Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Kanuni i Lek Dukagjinit.

    Ju ftoj te diskutojme per kete teme te pafundme. Cilat jane vlerat dhe te metat e tij?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Une mendoj se kanuni ka me shume te keqija se sa vlera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 28-01-2003 mė 07:03

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Per koken kur eshte perdor kanuni i Lekes ,te themi ka qene disi si nje kushtetute ligjeruese per popullin i cili i ka qene permbajtur .....
    por po te themi nga vlera tani ka ndryshuar tani .....sepse modernja evoloi..........

    Kanuni i LEKE DUKAGJINIT mbedhur nga AT Stjefen Gjecov ka patur merita dhe te meta .
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    Kanuni i Lek Dukagjinit ka patur shume te mira, ndersa te metat kane qene fare te pakta.
    Shumica e shqiptareve i matin gjerat me kohen e tanishme, pra me vitin 2000 dhe harrojne se ne cfare vitesh ka qene i aplikuar kanuni, ku, dhe pse.


    Si fillim, imagjinoni kohen dhe kushtet.

    Sot ne kohen tone, ne rast se dikush ben nje krim, eshte shteti me organet e tij qe denon kriminelin.

    Po atehere ku nuk ka patur shtet, burgje, gjykata etj etj, kush e denonte individin? Llogaritni qe Shqiperia per shumicen e kohes ka qene e pushtuar nga shtete te tjera dhe kane qene ligjet e huaja ato qe vepronin.

    Prandaj edhe shqiptaret adaptuar ligjet e tyre, Kanunet, te cilat funksionuan per mrekulli dhe mbajten shoqerine shqiptare te pacenuar nga veset e ndryshme, nga ato vese qe e kane mykur dhe degjeneruar shoqerine e sotme.

    Kanuni ka patur principet e tija, si psh BESEN, pra Fjalen e Dhene.

    Ne rast se jepje fjalen, duhet ta mbaje dhe ishe i respektuar ne shoqeri e kudo nese e beje nje gje te tille.

    Ndersa sot ne Shqiperi respektohet ai qe nuk e mban fjalen, ai qe ta fut me shume, ndersa ai i drejti dhe i Beses shikohet si gjysmak dhe injorant.

    Sot principet e njeriut jane shkelur me te dyja kembet.

    Kanuni denonte tradhtine bashkeshortore, ashtu sic e denonte edhe Bibla e Kurani (keti i denojne edhe tani).

    Te vijme tek Gjakmarrja, meqe mbahet nje nga te metat e Kanunit.

    Padyshim qe gjakmarrja eshte nje gangrene per shoqerine e sotme, por nuk mund te thuhet qe ka qene per ate te dikurshme, ku sic e thashe me siper nuk ka patur shtet qe te mbronte individin.

    Atehere Gjakmarrja ishte nje menyre per te parandaluar krimin dhe gjithashtu nje mjet denimi.

    Nese vrave, atehere do te vritesh. Ne Bote te vriste e te vret shteti, ndersa para 500 vitesh tek ne ku nuk kishte shtet do te te vriste i vrari.

    Nje e keqe ishte qe gjaku trashegohej, por sic e thashe edhe me siper, me kalimin e kohes, gjerat duhet te ndryshonin.

    Por ne vend qe te ndryshojne per mire, pra shqiptaret, te metat e Kanunit dhe ligjeve e rregullave mesjetare ti permiresonin, ne te kundert i shkelin me keq.

    Sipas Kanunit, femra dhe femia nuk duhet te prekeshin.

    Shikoni sot se ku jane femrat dhe femijet shqiptare. Shikoni se nga cilat vende apo krahina te Shqiperise eksportohen me teper prostituta, apo behen pislleqe te tjera te ketij lloji.

    Nga ato krahina qe kane pas zbatuar kanunin e Lek Dukagjinit, apo nga ato qe e kane qeshur ate??

    Cdo e mire e ka edhe te keqen e vet nga prapa dhe veshtire se gjen te mira apo te keqija absolute.

    Por te gjithe duhet ti gjykojme gjerat me baza e pa pasione. Komunizmi gjate 50-viteve te tij ne Shqiperi nuk beri gje tjeter vecse hodhi balte mbi Kanunet shqiptare, mbi traditen shekullore shqiptare, pasi donte ta zevendesonte ate me frymen e Njeriut te Ri revolucionar.

    Ja ku eshte njeriu i ri revolucionar sot.


    Pra edhe nje here, mos i masni gjera e djeshme me metrat e sotem.
    Mos filloni te thoni qe femra nuk ka qene e barabarte me burrin, pasi nuk eshte as sot dhe nuk ka qene ne asnje vend te botes ne ate kohe.
    Mos filloni te thoni qe shkeleshin te drejtat e njeriut ne ate kohe, pasi shkelen sot me te dyja kembet. Sot qe nuk ka perse, llogarit atehere qe shqiptari vdiste neper luftra.

    Kanunet shqiptare i kane vleresuar shume personalitete te huaj te cilet kane shkruar me admirim per keto ligje te pashpallura.

    Ata kane qene gjithmone te mahnitur me forcen e Kanunit, force e cila mbante nje shoqeri e nje Komb te tere brenda rregullave morale e shoqerore, ne nje kohe kur ne Europe nje funskionalitet te tille nuk e kishin arritur ligjet e Shtetit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Forca e ligjit kundėr gjakmarrjes

    Gjakmarrja ėshtė e bazuar nė ligjin e Kanunit, qė u hartua nga udhėheqėsi feudal, Lekė Dukagjini nė shekullin e pesėmbėdhjetė.Kanuni shkruan se "gjaku gjithmonė merret me gjak" dhe parashikon rregulla specifike pėr raste specifike tė gjakmarrjes.

    Kanuni u luftua ashpėr sidomos gjatė viteve tė komunizmit nė Shqipėri, por filloi tė ringjallej pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1991.

    Vendosja e rregullit dhe ligjit nė veri tė Shqipėrisė, qė ka qenė gjithmonė njė detyrė e vėshtirė, u bė mė e vėshtirė me vendosjen e demokracisė nė vend.
    "Njerėzit e kėrkojnė tė drejtėn si duhet dhe kur shteti nuk vepron si duhet, atėherė njerėzit i drejtohen vetėgjyqėsisė" .?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Re: Forca e ligjit kundėr gjakmarrjes

    Postuar mė parė nga ALBA_MAUSI


    Kanuni u luftua ashpėr sidomos gjatė viteve tė komunizmit nė Shqipėri, por filloi tė ringjallej pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1991.

    Se pari duhet thene se ne Shqiperi ska vepruar vetem Kanuni i njohur si i Lek Dukagjinit, por dhe shume te tjere. E drejta zakonore shqiptare njeh dhe kanune si ai i Lumes, i Laberise, Skenderbeut, Pukes, etj.

    Kjo e drejte lindi ne Shqiperi si mungese e eksperiences shteterore dhe ka vepruar shume mire derisa shqiptaret vendosen te bejne shtetin e tyree ky jo ne kohen e Enverit.

    E vertete eshte qe reminishenca te se drejtes zakonore gjenden akoma tek disa zona te thella malore shqiptare, ku ka dhe keqinterpetime e keqzbatime te kesaj te drejte, kjo si rrjedhoje e shkeputjes shume vjecare prej me shume se 50 vjetesh nga veprimi i se drejtes zakonore nder keto troje.

    Sa per ate qe:
    Vendosja e rregullit dhe ligjit nė veri tė Shqipėrisė, qė ka qenė gjithmonė njė detyrė e vėshtirė, u bė mė e vėshtirė me vendosjen e demokracisė nė vend.
    ...

    ligji ne Shqiperi nuk vepron ne asnje vend te Shqiperise per te qene e jo me ne zonat e thella malore shqiptare.......

  7. #7
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Tema eshte e interesante dhe ka hapsire diskutimi.
    Edhe Kanuni ka patur rregullat e veta! P.sh. nese gjaksi kerkonte bese, i duhej dhene, pavaresisht se te kishte vrare dhe femijen ndoshta! Ndersa per periudhen pas 1991, kemi te bejme me Kanunin Urban! Ky kanun nuk njeh kritere!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 28-01-2003 mė 07:08
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Meqenese Mina e kishte hapur nje here me pare temen, me duhej te bashkangjisja te dyja edhe pse ti Alba ke marre vetem nje aspekt te kanunit per te diskutuar.

    Duke e krahasur me kohen e sotme sic e ka thene edhe Redi kanuni na duket i demshem, per kohen kur perdorej nuk mund te flas mbasi se kam jetuar vetem. Une personalisht nuk shof ndonje arsye pse duhet te jete Kanuni sot ne egzistence.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 28-01-2003 mė 16:41

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Di nje rast qe dy femije te pambrojtur, dhe te vene ne shenjester, i shpetoi vetem njeri cep i fustanit te xhaxheshes se tyre e cila e hodhi simbolikisht mbi femijet e strukur prane oxhakut! Nen fustan te femres nuk mund te vrisje sepse ajo pushke ishte e share dhe e denueshme! Gjithkush ishte koshient per ate cka bente dhe te gjithe e respektonin Kanunin! Tani askush nuk eshte i pergjegjshem! Ligji nuk respektohet dhe koka e tjetrit nuk eshte asgje! Te pakten kjo mendesi po na udheheq!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    Kanuni ka qenė madhėshtor nė kohėn kur ėshtė pru. Edhe disa intelektual amerikanė janė mahnitur me tė kur e kanė lexuar anglisht, dhe kanė kuptuar se kemi pasur ligje aqė tė vjetra. Ai tash ėshtė anakronik, dhe tė zbatohet tash, pėr fat tė keq ėshtė tė kthehemi nė mesjetė. Tash ėshtė i dėmshėm. Fajin e ka edhe shteti qė nuk funksionon, edhe prapambeturia jonė, - e atyre qė e zbatojn...
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    mars
    Postime
    130
    kanuni ka ken perfekt per kohen e atehershme por eshte krejt normale qe nuk mund ta perdorim ne ditet e sotme
    njerzit tani po e bastardhojn kanunin duke thene po marr gjak sipas kanunit te Lek Dugagjinit dhe e i fut dinamitin nje shtepie e vret gra e femi
    tani un per kanuni nuk mund te flas shum por ne te gjitha kushtetutat boterore kemi ligje qe na pelqejne dhe qe s'na pelqejne dmth te mira dhe te keqija
    kurre mos thuaj kurre

  12. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kanuni i Lek Dukagjinit, te nderuar, ka qene kushtetuta me demokrate e kohes se para pese shekujve. Shume arsye te drejta se perse, jane dhene tashme nga disa persona.

    Une do te kisha vetem nje verejtje miqesore (mgjthse do kisha deshire ta fusja ne thonjeza kete fjale). Kini kujdes kur perdorni terma edhe fjali te tila si: Kanuni erdhi nga feudali Dukagjin; edhe Komunizmi (ne kohe te tij) e denoi ashper....

    Sidoqofte, une do te thosha, se natyrisht, edhe vete Kanuni nuk ka pretenduar te jete i perjetshem, edhe ai i drejtohet kohes kur edhe doli ne fuqi. Per ate kohe, patjeter, qe ka qene nje nga kushtetutat me te suksesshme te shume vendeve.

    Ka qene vetem nje mosnjohje edhe shtremberim i tij, propaganda, se kanuni gjoja nxiska hakmarrje.

    Une kam vene re se nder malesoret me taban nga familje te mira, shume virtute u vijne nga ligjet kanunore, si mos guximi i te vjedhurit, berjes padrejtesi etj, pasi kanuni nuk ka patur vetem natyre: bere gje, te vrava, por ne te jane shprehur vlera te virtutit, detyrime hyjnore karshi te mires etj.

    Besoj se do te ish budallallek nqs tema do te kalohej ne dsikutimin, nese kanuni do te ish i vlfeshem sot, apo jo....!

  13. #13
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    do tiu lutesha shume , kush flet ketu per kanunin e leke dukagjinit, duhet ta kete lexuar te pakten vetem nje here pastaj te thote se te metat jane me te shumta se vlerat.
    I leme ato qe tha Everi kur deshi t'i c'vishte pantallonat Gjela Bibes, kundra kanunit.
    Kisha me dashte me dite a e ka lexu ndonjani kete liber????
    Eja diskutojme mbasi ta lexojme.... mos fonli kot ne hava.
    Per mua eshte KRYEVEPER.
    Do te flas me gjate per Kanunin qe nuk ka asnje, asnje te mete.
    Kisha me mujt me thane se Kanuni eshte Bibla Shqiptare.
    ....
    ika, iu pershendes!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Kanuni i Lek Dukagjinit eshte nje kod moral dhe ligjor qe i jep fuqine fiseve dhe ruan me fanatizem hierarkine dhe moralin brenda familjes qe sot sa vjen e zhduket.
    Eshte si kushtetute qe i jep fuqine e vendimit direkt njerezve dmth i ben te plotfuqishem e te pergjegjshem per jeten e familjen e tyre
    Sot keqperdorohet dhe abuzohet ne c'do rast

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Shume ligje perendimore me gjithe te mirat e pozitivitet qe kane, ndikojne keq ne familje.
    Po te marrim si shembull Europen ka raste qe ligji futet aq thelle ne familje saqe e shkaterron.
    Sepse gruaja ka te drejta te egzagjeruara me ligj, divorci eshte ne qiell ,gje qe shkon edhe kunder fese qe thote "deri ne vdekje"
    Burri s'ka te drejte te vere dore mbi femijet se e denoncon i biri dhe e rras brenda. Per nje mosmarreveshje te vogel gruaja kerkon divorcin dhe i merr te shoqit gjysmen e pasurise dhe femijet.
    Dmth fuqia e familjes zvogelohet shume para ligjit ne krahasim me kanunin.
    Shifen edhe pasojat e familjeve te shkaterrume moralisht europjane ne krahasim me shume familje te nderuara shqiptare.

  16. #16
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kanuni i Lekes, ka nje te mete ne lidhje me gruan! Vrasja e saj konsiderohet gjysem gjaku! D.m.th. nuk ke gjak borxh nese vret nje grua. Nese vret dy atehere mund te shkoje nje koke burri.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    6
    Ore ku mund ta gjeje Kanunin e Lekes ne interenet se jam jashte atdheut .Me te vertete jam shume kurioz ta lexoj dhe te mesoj me teper per .
    Dihet se ne shqipetaret e kemi zakon ne pergjithesi te flasim pa lexuar shume .Flasim si te na vije frymezimi i momentit.
    Ju lutem kush di ndonje adrese elec (link) se ku mund te lexoje per kanunin te me shkruaj ne forum!
    Me respekt Realiteti

  18. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga Mina
    Kanuni i Lekes, ka nje te mete ne lidhje me gruan! Vrasja e saj konsiderohet gjysem gjaku! D.m.th. nuk ke gjak borxh nese vret nje grua. Nese vret dy atehere mund te shkoje nje koke burri.

    Oj Mina, po nuk mund te diskutohet ne kete forme mbi te metat e kanunit. Arsyeja per kete ta uleret qartesisht:

    jane dy kohe e mentalitete, konepte te ndryshme.

    Ashtu sikurse edhe nje kohe e ardhne do ti nxjerre fishek si te meta e te pavlera ato qe ti i mban si te tilla sot.

    Kritika jote ne lidhje me gruan do te kish vend nqs ti do te mund te na sillje ndonje qendrim edhe opinion me te mire ne te gjithe boten e atehershme (perfshi Europen), ku gruaja konsiderohet me te drejta te barabarta me burrin!

    Une do te thoja madje, se fakti qe i jep gjysem vkere, tregon se ne Malesi, ne te kundert me propaganden injorante te 50-viteve te kalume, ka levruar qytetaria e edukata, edhe nje rol te madh per kete e ka luajtur Kanuni!

  19. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mire, mire, por une nuk thashe qe nuk je ne teme, por se nuk mund te behet ajo lloj kritike, per arsyet qe thashe me siper.

    Per po ato arsye, une them, se Kanuni ka qene qyteterim shtytes, pasi ne ate kohe statusi i gruas, perfshi vendet e qyteterimit Europian, ka qene shume poshte!


    ps. se mos na thoni se nje e mete tjeter, eshte se perkrahte sistemin shoqeror feudalo-patriark!

  20. #20
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Kanuni ka qene nje kod moral, ligjor dhe social. Pa dyshim ka dhe te meta dhe shume gjera pozitive. Ka qene KUSHTETUTA E PARE e kombit shqiptar. Ne kohera kur qytetetime te tjera nuk kishin , bile disa as sot nuk kane kushtetute.
    Ajo qe me ben pershtypje tek Kanuni eshte se eshte ndertuar dhe hartuar ne menyre te tille qe shteti te jete fare i panevojshem per zbatimin e tij. Shtete te sotme moderne kane mijera gjykates, police, aparat burokratik etj, vetem e vetem qe te zbatojne ligje te thjeshta te kushtetutave te tyre apo te kodit penal. Kanuni cuditerisht le jashte shtetin . Perse do te pyese dikush? Dhe ketu duket gjenialiteti i popullit shqiptar qe vihet aq shume ne dyshim sot nga shume.( disa te fshehur mbas maskes se nacionalizmit te semure): Shqiptaret ndonese ne shekujt ishin te zaptuar nga shtete te ndryshme ( Bizanti, Perandoria Otomane etj) nuk kishin nevoje per drejtesine , aparatin burokratik te ketyre shteteve. ISHIN TE PAVARUR! U bindeshin me besnikeri ligjeve dhe neneve te pashkruara te Kanunit , por injoronin haptaz rregullat dhe ligjet e shkruara me kujdes ne leter te pushtuesve. Nuk u nevojitej nga Kanuni as gjykates, as polic, as xhandar .
    Kanuni ishte nje mekanizem vetembrojtetjeje ndaj politikes asimiluese qe ndiqnin pushtuesit.
    Natyrisht Kanuni ka te meta. Ekzistonte dhe funksiononte per nje etape kohore te caktuar me kushte jetese te caktuara per nje komb me doke ,zakone dhe mentalitet te caktuar. Po cila Kushtetute e sotme e cdo shteti modern ne bote nuk ka te meta?
    Asnje! Madje as kushtetutat e shteteve evropiane qe jane fare te reja ne moshe ( rreth 50-60 vjet) perseri kane te meta. Dhe kushtetuta amerikane gjithashtu.
    Per mua si shqiptar i shekullit te 21-te, do te ishte me e vlefshme per kombin tone te moderoje, ta modifikoje Kanunin ne kushtet e sotme te popullit shqiptar dhe te shpallje nje kushtetute te bazuar nga Kanuni , sesa te kopjoje verberisht Kushtetuten franceze qe perdorim sot. Fundi i fundit, Kanuni ishte nje grumbull rregullash qe percaktonin traditat dhe zakonet , moralin dhe nderin e kombit tone, ndersa Kushtetuta franceze e moderuar eshte nje strumbullar ligjesh qe i perkisnin francezeve dhe mentalitetit te tyre si komb. Ne nje teme tjeter disa prej bashkebiseduesve jane shprehur se kombi dhe pastertia e tij rrezikohen nga martesat e shqiptareve me te huaj. Jo kurre. Kombi rrezikohet nga asimilimi nga perdorimi i ligjeve qe na kane dhene te zbatojme te huajt!
    Sidoqofte mund ta kem gabim.
    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 22:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •