Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Del në shitje "Një dosje për Kadarenë"

    Kreu i Arkivave publikon librin “Një dosje për Kadarenë”


    Sinani: Te “Dosja K”, është fshehur Kadareja


    Të gjitha dilemat, thashethemet, gojëdhënat, intrigat marrin fund. Disa do të kenë të drejtë, disa do të zhgënjehen.

    Dje në libraritë e Tiranës doli në qarkullim “Një dosje për Kadarenë”, e cila zbulon dy anët: të mirat dhe të këqijat për shkrimtarin e njohur shqiptar. Kush ishin armiqtë dhe miqtë e Ismail Kadaresë? Ç’kanë bërë, dhe ç’kanë thënë për të? Të gjitha këto pikëpyetje gjenden në 400 faqe të hartuara nga Prof.Dr. Shaban Sinani. “Një dosje për Kadarenë”, një libër i botuar nga shtëpia botuese “OMSCA-1”, është sprova e parë për të vëzhguar nëpërmjet dokumentave marrëdhëniet e personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe institucionet e atëhershme të diktaturës. I konceptuar në pesë kapituj, libri publikon për herë të parë rreth 38 dokumenta dhe një numër të konsiderueshëm faksimilesh, ç’ka shpjegon marrëdhëniet e vështira që ka pasur Ismail Kadare me nomenklaturën e lartë. Për gazetën “Panorama” autori i veprës “Një dosje për Kadarenë”, Shaban Sinani, tregon të gjitha detajet rrëth realizimit të kësaj vepre.


    Publikohet vepra juaj “Një dosje për Kadarenë”. Si mund t’ja shpjegoni me pak fjalë lexuesit botimit e tij?

    Ky është një libër që përmban dy pjesë. Pjesa e parë është një trajtesë shkencore e letërsisë së shkrimtarit Ismail Kadare dhe përgjithsisht e letërsisë në periudhën e pasluftës së Dytë Botërore. Ndërsa pjesa e dytë është letërsi dokumentare, ku janë përfshirë dokumente që dëshmojnë një proces të ndërlikuar, dëshmojnë një raport të vështirë, raportin midis politikës dhe letërsisë, raportin midis lirisë politike dhe lirisë së artit të vet. “Dosja K” është një centrifikim i pjesës së fshetë të këtyre raporteve dhe marrëdhënieve. Me pjesën e vetë dokumentare, libri ka për qëllim që ta lerë historinë të flas me gojën e vet. Paraqitja e dokumenteve është bërë në mënyrë teknokratike. Përpjekja ime, ka qenë që dokumentet të lexohen me mendjen e lexuesit dhe jo me mendjen e autorit të librit. Në këtë kuptim, është një libër i hapur jo vetëm për mënyra të ndryshme të të lexuarit dhe të kuptuarit, por edhe për të nxitur kërkime, duke marrë si pikënisje dokumentet që ai përmban. Libri nuk pretendon shterrimin e burimeve për këtë raport të vështirë, sepse burime si këto duhet të ketë me siguri edhe në arkiva të tjerë. Dokumentet që përmban libri janë kryesisht të kontrollit politik dhe të letrësisë, nuk ka dokumente të kontrollit policesk. Këto janë objekt i një kërkimi tjetër, që ndoshta dikush do ta bëjë në të ardhmen. Titulli i librit, “Dosja K” është një dosje për Kadarenë, por duhet kuptuar, si një dosje për letërsinë shqipe. Është zgjedhur Kadareja si përfaqësuesi më i mirë i kësaj letërsie, për të dhënë mundësinë që dritarja që hapet të jetë sa më e mirë për të shkuarën. Për mua është një libër i mundimshëm, i vështirë, i tendosur, është një libër që ka respektuar të gjithë faktorët, protagonistët, personazhet, të vërtetat , sigurisht që jo të gjitha të vërtetat e tij janë të këndshme, për të mos thënë që një pjesë e mirë janë fare të pakëndshme.


    A mendoni se lexuesi ka qartësinë e duhur për të shmangur keqkuptimet?

    Mund të ketë keqkuptime dhe unë e kam krejtësisht të qartë këtë gjë. Ajo, që kam marrë përsipër që unë të bëj, është të jem korrekt me lexuesin , i qartë në çfarë kam shkruar, dhe i paanshëm në çfarë kanë shkruar të tjerët. Unë jam shumë i interesuar nëse dikujt do t’i pëlqejë ose jo, sepse është në parimet e mia, që të marr me të mirë lexuesin. Marrja me të mirë e lexuesit mund të bëhet me kompromise dhe në të mirë të së vërtetës. a.m


    Ende nuk kish mësuar se nëpër libraritë e Tiranës, ishin orët e para, që qarkullonin “thashetheme” për të.

    Libri që flet sa mirë aq edhe keq për të, nuk kishte mbërritur ende në duart e tij. Telefonata jonë ndoshta e befasoi paksa, ashtu sikurse dhe lajmi për botimin e librit “Një dosje për Kadarenë”. Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, në një intervisë të dhënë dje për gazetën “Panorama” shpjegon përshtypjet e tij, për këtë botim të ri. Edhe pse pa shumë dëshirë për të folur, Kadare tregon se “Dosja K” nuk i jep aspak kënaqësi.


    Shtëpia botuese “Omska” sot (dje)pasdite ka hedhur në qarkullim librin “Një dosje për Kadarenë”. Si e prisni botimin e tij?

    Të them të drejtën nuk kam ç’të them ndonjë gjë konkrete, pasi mendimet e mia unë i kam thënë për këtë problem. Nuk jam unë që duhet të pyetem në këtë rast. Vetëm do të jetë mirë nëse ky libër do të ndihmoj në pastrimin e ndërgjegjes së shoqërisë shqiptare.


    Jeni shprehur kohë më parë për gazetën tonë, se ato ç’ka keni nga “Dosja K” ju kanë ngjallur një ndjenjë të keqe…

    Natyrisht kur njeriu zbulon gjëra që janë të hidhura, të shëmtuara të fshehta, ndjesia e parë në këtë rast ka qenë një ndjesi e keqe, pavarësisht se ka tipa të ndryshëm. Unë nuk kam dëshirë, madje ju tani më pyesni dhe unë nuk kam dëshirë të flas për këtë. Kjo është vërtetuar derisa është dëshmuar që unë vërtetë kur kam qenë në arkiv kam qëndruar vetëm një çerek ore atje dhe s’kam dashur të qëndroj më tepër, atëherë do të thotë se jam i sinqertë kur them se nuk kam dëshirë të flas.


    Tani që libri ka dalë nëpër libraritë dhe do të jetë në duar të shumë lexuesve, prisni ndonjë furtunë të madhe apo ndonjë furtunë në “gotë”, sikurse edhe jeni shprehur?

    Të them të drejtën nuk e mendoj këtë gjë dhe nuk ka asnjë arsye për të patur ndonjë furtunë, në qoftë se njerëzit artificialisht duan të krijojnë furtuna le të krijojnë, mua kjo nuk më prek.


    A mendoni se letërsia do të fillojë të çlirohet dhe hapi tjetër duhet të ishte një botim i tillë?

    (Qesh).Ndoshta.


    Parlamenti pak vjet më parë bllokoi hapjen e dosjeve për politikanët. Botimi i këtij libri sa prisni të përfaqsohet në debate poltike?

    Ndoshta mund t’i zgjoj mendime parlamentarëve tanë, qoftë për mirë apo për keq, me sa duket derisa e kthyen mbrapsh ligjin tani për tani, kjo ka qenë një e keqe për demokracinë shqiptare.



    Për “Dojen K”

    Visar Zhiti: Libri dhe diktatura

    Tani jemi përpara “një dosjeje” për Kadarenë, kështu e ka quajtur edhe autori i saj, prof.dr.Shaban Sinani, por vepra që kemi ndër duar, i ngjan një triadhe, e cila në pjesën hyrëse paraprihet nga një studim interesant e me kompetencë për Kadarenë, risinë e tij si shkrimtar dhe simbolet e tij ballkanike. Kjo pasohet nga disa intervista, dhënë në shtypin e ditës, ku autori i përgjigjet çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë botim. Pastaj vjen çudia, ku s’ka më as kritikë e as letërsi: në këtë pjesë janë qëmtuar dhe grupuar një sasi dokumentesh të dikurshme kundër letërsisë, pra, antishkrimet, survejimet në diktaturë të partisë mbi letërsinë e Kadaresë, një thuajse “antivepër”, një shtjellim i copërave të një “kundërvepre” të paimagjinueshme. Aty ka kontrolle çmendurake, censurë, ndërhyrje barbare,aq sa të duket se letërsia do të duhej të shkruhej nga shkrimtari dhe partia bashkë. Prandaj Kadareja, në fund të fundit është refuzuesi i pabindur, i pandreqshmi, kurajozi dhe i mbushuri me neveri për ta. Ndërsa në vetevete ai është shkrimtari që kërkon të bëjë dhe bën art të madh, të pavdekshëm, kur po vdisnin shumë gjëra të shtrenjta e të virtytshme.



    Kadare tha para dy muajsh S’jam kurioz për “Dosjen K”

    Vetëm pak kohë më parë në një intervistë të dhënë për gazetën tonë, shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shprehur krahas të tjerash edhe për “Dosjen K”, se nuk dëshiron ta dijë se çfarë shkruhet në të.


    A jeni kurioz ta lexoni “Dosjen K”?

    Fare! Kam lexuar një pjesë. Nuk jam kurioz më. Më ka ngjallur një ndjenjë të keqe.


    Po këto që janë botuar deri tani, si të janë dukur?

    Nuk mbaj mend mirë se cilat janë botuar. Por di të them se e gjithë ajo është një gjë e trishtueshme. Një ndjenjë jo e mirë. Disa ditë do të jesh shumë i trishtuar nëse e lexon. Këtë herë që kam ardhur, në ndryshim nga hera tjetër, nuk kam dashur ta lexoj. Ajo është një dosje e rëndësishme, sepse ajo nuk është dosje profesionale e policisë së fshehtë. Ajo është dosje e partisë. Aty janë njerëz që nuk i detyronte askush. Pra e bënin këtë me iniciativë personale. Ana shoqërore është shumë e rëndësishme. Ajo s’ka të bëjë me atë ingranazh që diskutohet nëse duhet të hapen apo jo dosjet, që të mo dalin agjentët, të mos dalin spiunët. Atje spiunë nuk ka. Emri spiunit atje shënohet “Burimi”. Atje, emrat e tjerë janë interesant, sepse shkruhet që x apo y i thanë “Burimit”. Këtu nuk dihet nëse ja thanë burimit për ta çuar atje ku duhet…. Plus relacionet e gjata të institucioneve janë shumë të rëndësishme. Mbledhjet sekrete të institucioneve janë shumë të rëndësishme për historinë e letërsisë shqipe. Ç’diskutohej në mbledhjet e fshehta? Kam ngulur këmbë për hapjen e arkivave. Duhet shpjeguar pse dhe si kanë ndodhur dhjetra mbledhje të fshehta monstruoze që janë bërë. Këto s’do t’i nxjerrë njeri. Pra, duhet të dihet ç’kanë folur njerëzit në to. Ç’ka thënë ky e ç’ka thënë ai. Kjo përmban një të vërtetë shumë e të çmuar, që ka humbur, sepse del pak a shumë historia e psiqikës shqiptare.



    Dy letra, pro dhe kundër, shkrimtarit


    Letra e dytë

    “Poezia është alarmante. Duket sikur ka ndodhur një kob i madh. Ne nuk mund ta botojmë këtë poezi edhe për arsye se Partia akoma nuk ka dalë publikisht në shtyp kundër komplotistëve politikë e ekonomikë, as në “Zëri i Popullit”, dhe as në organe të tjera. Autori mund të hyjë në konflikt me redaksinë”.


    Shoku Pirro,

    Po të dërgoj një vjershë të I.Kadaresë. Unë e Lexova. Kam këto vërejtje:
    1. Është tepër alarmante. Duket sikur ka ndodhur një kob i madh e një gjëmë e madhe, apo një kundërrevolucion dhe Byroja Politike mblidhet papritur për ta shtypur.
    2. Jepet përshtypja sikur ky kundërrevolucion ka pushtuar ministritë dhe punëtorët po i rimarrin ato. Dhe Partia duket sikur nuk sundon.
    3. Identifikohen komplotistët me burokratët.
    4. Në fund, ne nuk mund ta botojmë edhe për arsye se Partia akoma nuk ka dalë publikisht në shtyp kundër komplotistëve politikë e ekonomikë, as në “Zëri i Popullit” dhe as në organe të tjera. Edhe redaksia e “Dritës” nuk mund ta botojë. Ishte në shtyp, por u hoq. Poezia ka edhe një ankth të madh, duket sikur kushedi çka ndodhur!
    Me tërheqjen nga shtypi, autori mund të bjerë në konflikt me redaksinë, mund të bëjë bujë e mund të shajë këtë apo atë! Unë kështu mendoj. Duro Mustafaj, që sapo erdhi nga shërbimi, e lexoi dhe e hoqi nga shtypshkronja. Për këtë më informoi dhe ma dha ta lexoja.
    Lexojeni, dhe, nëse jeni dakord më, njoftoni. Të fala Driteroi 16.10.1975



    Letra e parë

    “Kronikë në gur” s’është ngritur fare mbi tipiken,por mbi të rastësishmen e shëmtuar. Si vepër ajo nuk i takon aspak realizmit socialist. Për më tepër ajo është një vepër surrealiste. Tani për tani sulmi në shtyp kundër Kadaresë mund të mos provokohet, por gjithçka të bëhet pa rënë në sy. Ai roman të hiqet menjëherë nga qarkullimi”

    Republika popullore e Shqipërisë
    Shoku Ramiz Alia,

    Jam një mësues letërsie. Jam shumë i ri në moshë, 23 vjeç. Babai im është komunist i 1943-shit dhe më ka mësuar të jem i ndershëm dhe i partishëm. Lexova romanin e I. Kadaresë “Kronikë në gur”. Mendoj që vepra s’është ngritur fare mbi tipiken, por mbi të rastësishmen e shëmtuar. Pra, si vepër ajo nuk i takon aspak realizmit socialist. Për më tepër ajo është një vepër surrealiste. Unë lexoj në tri gjuhë të huaja dhe surrealizmin, në qoftë se nuk e njoh shumë mirë, e njoh mirë. Duke qenë se në jetën time unë zgjodha detyrën që t’i rri pranë me çdo kusht Partisë sime, sepse nuk kam asgjë më të shtrenjtë se ky popull e kjo Parti, dhe se ata 28 mijë dëshmorë që dhanë jetën për lumturinë time dhe të shokëve të mi, i prekur thellë dhe i tronditur prej kësaj vepre, që nuk është e zakonshme për I.Kadarenë, tek i cili kemi drejtuar sytë tanë, si qytetar dhe si komunist i ardhshëm, mendoj se ai roman të hiqet menjëherë nga qarkullimi.

    Unë kam përgatitur një artikull, jo me qëllim botimi (tani për tani sulmi në shtyp kundër Kadaresë mund të mos provokohet, por gjithçka të bëhet pa rënë në sy, se na intereson të mos njolloset si personalitet), dhe do t’jua sjell menjëherë, në qoftë se Partia e merr të drejtë mendimin tim. Gjithashtu unë jam një letrar i ri. Tani del në qarkullim vëllimi im me poezi, për botim është dhe i dyti, dhe dy drama. Pra, unë jam në hapat e mi të parë. Ky artikull, po të çohej në ndonjë institucion, do më kushtonte shtrenjtë, sepse kundër meje mund të hakmerreshin. ...

    Përshëndetje revolucionare
    Juaji, N
    ënshkrimi Berat, 28.6.1971

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Interesante ato letrat. Kush e ka lexuar librin mund te na dergoje edhe te tjera??

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BenAlbani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Te dashur te gjithe,

    Nga leximi i poezise te Kadarese nuk eshte aspak e veshtire edhe per nje femije qe te kuptoje qe poeti ka sulmuar "pashallaret e kuq" qe ishin ne kohen e regjimit te Enver Hoxhes plehrat qe Enveri mbante dhe ushqente rreth tij, sikurse klanet kriminale te Hysni Kapos, Ramiz Alise, Mehmet Shehut, etj.

    Nje pjese te tyre qe ishin ne rivalitet me krye-Klanin Kapo, Enveri i Vrau ne baze te keshillave te Sekretarit te Byrose Politike per Kuadrin, Ministrine e Brendeshme dhe te Jashtme, Hysni Kapo dhe ndihmesit tjeter te tij po ashtu i lidhuri i UDB, Ramiz Alia.

    Nje gje del e qarte nga poezia: Kadare i ben thirrje Hoxhes per nje te vertete qe po ndodhte rreth tij dhe qe ai si nje ciklop i verbuar nuk e shihte dot.

    Ciklopi Hoxha ishte i keqas i rrethuar nga dy antishqiptaret: 1) i lidhuri i Serbise, Hysni Kapo, nga i cili varej Ministria e Brendeshme (por dhe e Jashtme dhe Diplomacia Shqiptare), e cila arrestonte, vriste e priste sic i tekej atij kryepashai *te kuq" dhe 2) i lidhuri tjeter i Serbise dhe UDBse - Jugosllave, Ramiz Alia. Per fat te keq kishte edhe nje bashkeshorte aspak inteligjente.

    Ishte me vone vete Ramiz Alia ne bashkepunim me Klanin Kapo dhe UDB qe sollen ne fuqi, pas shembjes se Diktatures se tyre te kuqe, fytyrrat e tjera te urryera ne politiken Shqiptare dhe produktet te po atij Klani. Ishin po ata pashallare te kuq qe shperndane simetrikisht buburrecat e tyre ne pozite dhe opozite si politikane "te merituar" anti-shqiptare, Nano, Bufi, Berisha, Meksi, Pashko, Ruli, Meta, Majko, etj etj. nen dirigjimin e fshehte edhe te agjentit me origjine Franceze, Julien Roche, i cili ende sot e kesaj dite administron dhe eshte bashkepronar i pronave te Klanit te urryer Kapo duke filluar me Vilen e tyre ne plazhin e Durresit dhe monopolet e tjera te tyre te pafund ne Shqiperi.

    Simbadi ndoshta pa qellim te keq shkakton nje konfuzion ndaj kesaj poezie te Kadarese. Klani Kapo po mundohet sot me mjeshteri ta perdore edhe poezine pro Enveroxhiste te Kadarese kunder figures se Enver Hoxhes sepse duan te humbasin gjurmet dhe te dalin sikur ishte vetem Enveri qe i kreu te gjitha krimet ndaj shqiptareve dhe jo ata.

    Por e verteta eshte qe si rezultat i vazhdimi te politikave anti-shqiptare te Klanit Kapo ne kohen e pas-diktatures se Hoxhes shqiptaret kane pesuar ne nje kohe shume me te shkurter disa here me shume fatkeqesi, vrasje e tragjedi se ne 50 vjetet e diktatures se Hoxhes.

    Une nuk dua te mbeshtes me kete shkrim Hoxhen mbi Kapot dhe Aline por dua te theksoj se e verteta eshte qe ne pjesen me te madhe te diktatuires 50 vjecare Hoxha ishte me shume nje kukull e verbuar e permasave Ciklopike ne duart e Klanit Kapo - Alia.

    Nga poezia rezulton se Kadare e kishte kuptuar ate situate me se miri me gjenine e tij dhe ulurima kunder pashallareve te kuq (klaneve Kapo-Alia) perben thelbin e asaj poezie.

    Ne fund te fundit Kadare ka nje trajtim pragmatist me doza te nje qendrimi idealist ne poezine e tij ndaj teorise te klasave. Ai nuk mban qendrim disident kunder teorise se klasave por eshte disident kunder klaneve ne fuqi te asaj kohe te cilet e mashtronin Ciklopin e tyre Enver Hoxha.

    Kadare i del ne mbrojtje nje shoqerie idealiste me karakter social kunder diktaturave fashiste te cdo lloj ngjyre.

    Ai i lutet me ulurima Ciklopit kunder klanit te kuq qe po e mashtronte Ciklopin e verbuar sepse i besonte nje te keqeje me te vogel, asaj te nje Diktature Idealiste perkundrejt ardhjes ne fuqi te plote te Klaneve te Kuqe Korruptuara me ish feudalet e pa skrupullt turkoshake qe sikurse edhe pashallaret e kuq i kishin pire gjakun popuillit Shqiptare ne shekuj.

    Ne ate poezi Kadareja, per hir te se vertetes duhet thene se, me talentin e tij gjenial zgjedh te keqen me te vogel: ate te mbeshtetjes se "Teorise se klasave dhe nje shoqerie me sociale" e duke i besuar ne fund te fundit nje udheheqesi te Verbuar por deri diku ndoshta pak me idealist, Enver Hoxha, perkundrejt klaneve te betuara kriminale e anti-shqiptare te Kapove, Aliave etj.

    E verteta ishte se Ciklopi Hoxha ishte prej kohesh i verbuar nga mashtrimet e Klanit Kapo - Alia. A i besonte 100% poeti Ciklopit, sigurisht qe jo, por ai po ndermerte me ate poezi nje rezik te madh qe te humbiste gjithcka.

    Nese shikojme se kush eshte ne fuqi sot ne Shqiperi, rezulton se jane perseri pasuesit e Klanit Kapo - Alia. Ata vazhdojne te kontrollojne Shqiperine me shume se kurre.

    Kadare, duke qene me afer oborrit te Ciklopit te Verbuar ne ate kohe por duke pasur kontakt edhe me literaturen, qe per shumicen ishte e ndaluar, e kuptoi shume mire te verteten e asaj periudhe dhe parashikoi si nje orakull i lashtesise zhvillimet e metejshme tragjike per popullin shqiptar.

    Por per hir te se vertetes duhet thene se ajo poezi nuk ishte nje poezi e mirefillte desidente kunder teorise sociale te Proletariatit ne fuqi por ishte nje thirrje - ulurime ndaj Ciklopit Hoxha, me nje doze mos-besimi edhe ndaj veprimeve te tij, per te vertet qe po ndodhnin ne Shqiperine e asaj kohe. Hoxha i kishte dhene fuqi absolute Kapove dhe Aliave te vrisnin e te prisnin ke te donin.

    Per fat te keq me vone ndodhi e keqja me e madhe qe Kadare aq shume i frigohej. Po ai Klan qe i vrau shqiptaret gjate diktatures 50 vjecare duke shfrytezuar Ciklopin e Verbuar Hoxha mbeti ne fuqi dhe sot eshte me i forte se edhe se gjate kohes se Ciklopit, sepse ne ate kohe ia kishin pak friken Ciklopit e sot nuk ka me Ciklop. Eshte po ai klan qe u perpoq te korruptoje edhe poetin e madh Kadare e ta vere ne shqerbim te palacove te tyre. Sot, ato jane shtruar kembekryq me padronet e tyre te vjeter e te rinj, Serbe e Greke dhe perseri e trajtone Shqiperine si prone te tyre dhe shqiptaret si skllever moderne.

    Kaq per hir te se vertetes .

    Kadare eshte akoma i gjalle dhe ne patriotet shqiptare besojme se do te vije dita kur ai do te dale fare hapur e pa doreza kunder klaneve anti-shqiptare qe sot jane ne fuqi ne Shqiperi sikurse doli ne fund te viteve 70.

    Poetet e vertete gjeniale si Kadare jane gjithmone njerezore dhe kritike ndaj cdo regjimi mafioz ne fuqi.

    Shpirti nje poeti te madh kurre nuk mund te mposhtet nga pasurite qe i ofron mafia qofte ajo shqiptare, franceze apo serbe.


    Nick Sotir
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Arkivat e Tiranës hapin dokumentet mbi persekutimet ndaj kandidatit për çmimin Nobel. Dhe rindezin debatin mbi raportin mes artit dhe diktaturës

    Proces Kadaresë: Rebel apo bashkëpunëtor?

    Dario Fertilio

    Tiranë: “Shokë, duhet ta ndalojmë botimin e këtij romani”. Jemi në vitin 1962. Anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste shqiptare kanë përpara një dorëshkrim të titulluar “Përbindëshi”. Autori është një djalosh 26-vjeçar, që më vonë u bë një romancier me famë botërore, aq i njohur saqë është propozuar shumë herë për çmimin Nobel. Por jetës dhe karrierës së tij prej shkrimtari i është dashur të bëjë llogari me ashpërsinë e regjimit komunist, që e ka persekutuar dhe i ka bojkotuar veprat. Këtë përshtypje të japin, si dëshmi budallallëku të pabesueshëm, një mijë kartela me kritikat dhe vërejtjet, shpesh qesharake, të funksionarëve të partisë. Janë dokumente që ruhen në Arkivën e Shtetit Shqiptar. “Ky libri me titull “Përbindëshi”,-konkludojnë unanimisht krerët e Komitetit Qendror,-është i rrezikshmëm, madje krijon një realitet të gënjeshtërt në mendjen e popullit”. Ndalimi i botimit është taksativ. Vetëm pas 25 vjetësh, në 1987, me Enver Hoxhën tashmë të vdekur, romani e gjen rrugën të hapur.
    Kadare, ndërkaq kishte eksperimentuar vështirësinë e të qënurit zë i lirë në një regjim totalitar. Ishte student në Institutin “Gorki”, në Moskë dhe kishte shkruar romanin e tij të parë “Qyteti pa reklama”. Ia jep për ta lexuar një miku, i cili ia kthen i terorrizuar. Ia del të botojë një kapitull te “Zëri i Rinisë”, që sekuestrohet menjëherë. Libri nuk doli më në qarkullim. Kadaresë nuk i shkoi më mbarë as me një përmbledhje poezish. Poeti rus David Samoilov, një disident që përpiqej të mos e ngacmonte shumë regjimin, i thotë: “Nëse do që të botosh, duhet ët shkruash një autokritikë në të cilën të pohosh se je ndikuar nga fryma dekadente e Perëndimit”.
    Krerët komunistë mblidhen përsëri në 1963 për të vlerësuar romanin që i dha Kadaresë famë ndërkombëtare “Gjenarali i ushtrisë së vdekur”. Verdikti nuk është kurajues. “Libër i trishtuar nuk i shërben edukimit të popullit. Personazhet nuk janë heronj të revolucionit dhe të themi të drejtën, aty ka edhe një prift që përshkruhet si njeri simpatik. Kjo është e palejueshme. Një prift nuk mund të jetë simpatik dhe nuk mund të ndihmojë njerëzit sepse sakrifica dhe altruizmi janë tipare që nuk u përkasin njerëzve të kishës”. Dorëshkrimi i rikthehet autorit me sugjerimin “për ta ndryshuar personazhin e priftit”. Kadare bën nja dy rregullime dhe kësaj here romani fiton të drejtën e botimit. Librat e tij janë thuajse të gjithë të mbushur me metafora, për të treguar vetminë dhe palumturinë e njeriut që jeton nën diktaturë. Për këtë, funksionarë të partisë rekomandojnë : Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj kurtheve të Kadaresë. Të gjithë jemi përgjegjës për kontrollin rresht më rresht. Është mira ta bëjmë atë t’ua lexojë librat e tij shkrimtarëve të shëndetshëm që ndjekin vijën e proletariatit revolucionar. Por këtë duhet ta bëjmë në fshehtësi, që ai të mos e kuptojë”. Kështu, nën lentet e një kritike surreale, nuk kalon lehtë as edhe një përrallë për fëmijë “Princesha Argjiro”. Drejtori i muzeut të Gjirokastrës, të cilit iu dha për ta lexuar, mbetet i shokuar. “Nuk mund të shkojë kurrsesi në duart e fëmijëve. Flitet për një heroinë shqiptare në luftën kundër otomanëve, por është shkruar keq e mbi të gjitha i përshkruhet fytyra. Kjo nuk është një shenjë e mirë për edukimin e fëmijëve. Është një gabim i madh të lejosh këtë njeri që të vazhdojë të shkruajë. Është ende i ri, dhe fatkeqësisht di ta përdorë penën”.
    Kadare e përdor penën mirë edhe kur shkruan “Kronikë mbi gur”. Jemi në vitin 1968. I zellshëm, funksionari që ngarkohet për të dhënë mendimin e tij, jep dënimin: “Libër surealist”. Dhe shton: Unë jam një revolucionar i vërtetë, i bindur për vijnë e partisë komuniste dhe, me gjithë vetëdijen time, duhet të them që ky autor nuk dëshmon asnjë lidhje me realitetin socialist, ai është një armik i popullit”.
    Ideja e armikut të popullit instalohet edhe më shumë në mendjet e krerëve komunsitë, kur ata gjenden përpara dorëshkrimit “Dimri i vetmisë së madhe”, një metaforë e Shqipërisë që po izolohet ndaj gjithë botës. Sekretari i seksionit komunist të Tiranës, e gjen “të karaktierizuar nga idetë dekadente dhe nga perversitete të turpshme seksuale”. Autori mund ta kishte menduar që “mendjet tona do ta kishin zbuluar urrejtjen e tij për ideologjinë tonë dhe simpatinë e tij të pafytyrë për Perëndimin”. Sipas komunistit, “popullit nuk do t’i pëlqente të lexonte një libër të tillë, që nuk përmban në fakt asnjë veprim të masave, që është krejtësisht pa shpirtin e optimizmit dhe që nuk vlerëson fitoren e revolucionit proletar. Ky libër mund t’u bëjë vetëm keq mendjes së të rinjve”.
    Protagonisti i “Dimri i vetmisë së madhe”, është Besniku, përkthyesi i Enver Hoxhës. Fakt që e identifikon me përkthyesin e vërtetë të diktatorit. Në fshtehtësi të plotë, libri i i jepet për t’u lexuar pikërisht atij, Raqi Madhit, përkthyesit të Enver Hoxhës. Komenti i Madhit tregon një burrë të terrorizuar nga ideja e të gabuarit: ai kërkon dëshpërimisht të mbajë distancën, të tregojë që nuk është si Besniku. “Kush është ky njeri pa karakter. Jo, jo, nuk është njeri i revolucionit tonë, nuk përfaqëson njeriun e ri që ne duam të ndërtojmë, është një surrogato, një larvë. Ma shpif të lexoj ato që bën ai dhe më ofendon shumë personaliteti i tij. Unë jam krejt ndryshe dhe refuzoj çdo pjesë të kësaj qenieje inferiore”.
    Ai libër nuk i pëlqen madje as Nexhmijes, gruas së Hoxhës. Asaj i duket absurde që “gjenerali mban kapele të madhe, nuk mund të jetë një hero borgjez dhe nuk kuptohet pse ushtaraku i vjetër vdes nga kanceri, si personazhet e Solnjenitsinit”.
    Ndërkaq, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, është përkthyer jashtë kufijve dhe po korr sukses të madh. Në Ministrinë e Jashtme nuk janë aspak të kënaqur. Në një mbledhje vlerësojnë që “ky libër është shembull i qartë i një vepre borgjeze dhe tani e dënon në Perëndim revolucionin tonë”. Një nga pjesëmarrësit në mbledhje e gjykon Kadarenë “një njeri që e ka braktisur krejtësisht rrugën e drejtë dhe që është vënë në shërbim të kapitalizmit. Ai iu ka thënë lamtumirë vlerave të shëndetshme të proletariatit dhe nuk ka më asnjë lidhje me letersinë e shëndetshme të popullit”. Mbledhja mbyllet madje edhe me një kritikë të helmët ndaj Hoxhës .“Komandanti po bën gabim të madh që po lejon përkthimin e librave të Kadaresë jashtë kufijve”.
    Hoxha e urren Kadarenë, por shmang ngritjen e dorës. “Kemi lindur që të dy në Gjirokastër,-shpjegon shkrimtari, -Ishim fqinj, shtëpitë tona gjendeshin në “”Sokakun e të marrëve”. Kush provonte t’i kujtonte Hoxhës se ishte lindur në atë sokak, rrezikonte burgun. Ishte një njeri mizor, një megaloman që donte t’i jepte Shqipërisë një rol ndërkombëtar. Një herë më provokoi: Më tha: “Ju shkruani gjithnjë gjëra të trishtuara. Përse nuk merreni me agrikulturën e kooperativave, të fabrikave, me heroizmin e partizanëve? Shkruani një libër për partinë heroike shqiptare që sfidon Bashkimin Sovjetik”.
    Në vend të kësaj, Kadare shkroi një poezi titulluar “Në mesditë Byroja u mblodh”. Dhe Byroja u mblodh vërtet sërish për ta analizuar varg pas vargu poezinë. Pas orësh të tëra diskutimesh, në të cilat mori pjesë edhe shkrimtari Dritëro Agolli, poezia ndalohet sepse flet për “pesimizëm dhe iu referohet komplotistëve, nuk përmban asnjë fije shpresë për të ardhmen e Shqipërisë”.
    Duhej zhdukur çdo gjurmë e këtyre rreshtave. I ngarkohet policisë detyra për të shkuar dhe për të sekuestruar kopjen në shtëpinë e Kadaresë. Nuk mbaron me aq. Edhe Komiteti Qendror e ndjen për detyrë të shprehë mendimin e vet. E vlerëson “fryt të një deformimi ideologjik, të kundërt me revolucionin tonë, me akuza ndaj sistemit socialist që prodhon kultin e individit e burokracisë, janë gjëra që tashmë i kemi dëgjuar nga gojët e revizionistëve dhe tradhtarëve. Hiqeni”.
    Ka një të veçantë që i prek krerët komunistë. Në poezi krerët e Byrosë Politike janë imagjinuar me duar të gjakosura. Mbledhja e Komitetit Qendror fokusohet mbi atë imazh dhe mban një qëndrim gjithnjë e më të ashpër ndaj poetit. Hapet një kritikë rektrospektive mbi të gjithë veprën e tij. “Nuk është hera e parë që bën gabime, duhet kujtuar ai prifti në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe të gjitha fyerjet ndaj revolucionit proletar”.
    Këtë radhë Kadareja sillet para Komitetit Qendror. E lajmërojnë se nuk mund të botojë as një rresht për tri vitet e ardhshme. Dhe se në çdo rast, duhet të tregojë që ka ndryshuar. I imponojnë të bëjë një autokritikë. Nuk ka zgjedhje. “Pranoj,-lexohet në 25 kartela të firmosura prej tij, - se kam shkruar gjëra të kundërta ndaj të mirës së popullit. Pranoj se jam sjellë si një armik i komunizmit. Kam gabuar dhe i kam bërë atentat diktaturës së proletariatit. Kam shkruar gjëra kundërrevolucionare që dëmtojnë rrugën e zhvillimit tonë. Pranoj që jam armik i popullit. Pranoj edhe njëherë se kam gabuar kur shkrojta “Përbindëshin”, pranoj që kam bërë gabime kur shkrojta “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”. Pranoj se kam dëmtuar revolucionin kur botova librat e mi në Perëndim, gjë që dëshmon vetëm arrogancën timë dhe krenarinë që ndjej për veten”.
    Duke i rilexuar tani këto fjalë, Kadare i përmbledh si “skema që i shkrova pa problem, nuk shqetësohesha teksa ata kënaqeshin tek më dëgjonin të thoja se isha armik i popullit. Terrori im ishte se mos më hidhnin përsipër akuzën e agjentit të shërbimeve të huaja”. Dokumenti i autokritikës së Kadaresë mban firmën e Hysni Kapos, që shënon “nëse kjo nuk mjafton, do të shohim”.
    Nuk mjafton. Kadare shkruan “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, të cilin ai e quna librin e tij më të guximshëm. Byroja Politike ia bllokon. Një botim i plotë i veprave të tij në 12 vëllime del pa numrin 11, që duhej të shkruhej mbi kopertinën e “Pallatit të ëndrrave”.

    Rasti
    Jetë prej centauri ajo e Kadaresë. Për dhjetëra shkrimtarë ai ka qenë i ndarë më dysh, kontradiktor, si kafsha mitologjike. Njëra gjysmë e lejuar dhe e vlerësuar nga regjimi komunist shqiptar dhe gjysma tjetër e mohuar. Rebel dhe i guximshëm, aq sa të shprehë në mënyrë të figurshme në kryeveprën e tij “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, absurditetin metafizik të diktaturës. Oportunist aq sa të nënshkruajë autokritikën ideologjike përpara Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Përderisa si kurorëzim i gjithçkaje, zgjidhet deputet dhe transormohet thuajse në lulen e regjimit. Por, kush nga të dy është Kadareja i vërtetë? Zgjedhja për të shkuar si azilant në Paris, ishte një gjest i pavarësisë intelektuale, përveç kundërshtim i skllavërisë, apo veprim i një aktori të konsumuar, një gjest i llogaritur e madje i aprovuar nga vetë diktatori shqiptar për të mbrojtur në sytë e botës imazhin e një Shqipërie tolerante? Dokumentet që vijnë nga Tirana, dëshmojnë si njërën e si tjetrën mundësi. Tani njohim në detaje persekutimin ideologjik, kontrollin shokues ndaj tij të funksionarëve partiakë, motivet qesharake me të cilat aparatçikët e regjimit kërkonin më tepër sesa thjesht skualifikimin e shkrimtarit. Por disponojmë gjithashtu edhe testimin që certifikon nënshtrimin ndaj censurës: një autodafe gysmë të botuar me të cilin Kadare kërkon të sigurojë (duke ia dalë) një lejekalimi politik dhe letrar.
    Përpara se të nxjerrim një gjykim përfundimtar, është e drejtë të rikujtojmë se vetëm një vit më parë, në kasetën e sigurisë të një banke pariziane, janë gjetur dorëshkrimet e tre romaneve, të nxjerrë në fshehtësi jashtë Shqipërisë: Kadareja ia kishte besuar një miku bashke me rekomandimin që t’i publikonte në rast se vritej nga regjimi. Një njërin nga këta romane, “Bija e Agamemnonit”, dukej qartë zgjedhja për liri e shkrimtarit.
    Por në të njëjtën kohë, në figurën e personazhit kryesor, në dyshimet e tij duken si në një pasqyrë komplekset e fajit të të njëjtit Kadare. A mund të shiten ëndrrat dhe dashuritë e vërteta- ky është thelbi i veprës-për të fituar një çikë paqe dhe mundësinë për të publikuar veprat? Përgjigjja ishte: jo, nuk mund, se duke shitur ato jep shpirt një copë e vetes. Hap pas hapi, për t’ia sakrifikuar madje gjithë pjesën tjetër kultit të pushtetit. A është i mjaftueshëm një dyshim i tillë, i ndershëm po aq sa i ankthshëm, për ta dërguar Kadarenë para një gjyqi imagjinar shkrimtarësh? Apo shkrimtari mbetet simboli i çmimit të paguar ndaj diktaturës së viteve *************‘900?


    Përktheu Elda Spaho
    "Korriere dela Serra“

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    zeri tjeter :

    Gjeta dhe une disa artikuj per Kadarene por para se t'i sjell, per shqyrtim, do doja te sqaroje dy gjera te vogela : per vete jam i dashuruar me prozen e Kadarese, biles "Qyteti N" i Kaderese me shtyu qe te shkruaj edhe une nje proze te ngjashme te cilen e kisha sjellur edhe ne forum. Nga andej e tutje nuk mbaj mend ne jeten time qe te pranoj fjalet e cdokujt pa i menduar mire vetem sepse kam simpati per vepren e tij. Besoj se ne kete planet nuk ekzistojne njerez pa gabime ("vetem Zoti eshte i pagabueshem") dhe gjithashtu e quaj gabim qe disa figura te letersise te kthehen ne mite dhe fjala e tyre te behet "ligj" sepse fundja fundit te jesh letrar do te thote qe shkruan me shume me zemer dhe jo me tru. Keshtu ndjenjat momentale te shkrimtarit mund ta shtyejne te shkruaj gjera me te cilat ekziston mundesia qe dhe vet t'i kundershtoje mbas disa vitesh. Megjithese e falenderoj shume Kaderene, si shume Shqiptare te tjere edhe une, per reklamimin e madh qe i ka bere Shqiperise dhe ceshtjes shqiptare jashte shtetit i sjell keta artikuj sepse jam kundra hipokrizise dhe talljes ne kuriz te nje populli dhe nese jane fjale te verteta ato cka shkruhen aty atehere duhet publiku t'i mesoj!


    .................................................. .................................................. ..............................

    Kadare ose shembja e idhujve

    Nga Blerti Delia
    Kryeredaktor i kanalit "TV Rozafa" Shkoder

    Nuk marr persiper ne asnje menyre te futem ne polemika me asnjeri, vecanarisht me nje korife (te pakten sipas shumices se atyre qe prononcohen!) sic eshte Ismail Kadare.

    Emri im eshte shume i vogel ne kete perballje te mundshme, ndersa perballe meje, vec te tjerave, eshte edhe nje kandidat i perhershem potencial per marrjen e Cmimit "Nobel" per Letersine keto vitet e fundit.

    Ne vitin 1973, ndersa une leshoja te qarat e para pas ardhjes ne kete bote, Kadare ishte nje person-shkrimtar shume publik, i njohur dhe i adhuruar thuajse nga te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise.

    Gjate gjithe viteve te shkollimit, me shoqeroi si edhe bashkemoshataret e mij, proza dhe vargu i Kadarese, edhe pse ne faqet e librave (sic ishte e kuptueshme) me shume reklamohej krijimtaria "per Partine dhe Udheheqjen" e gjeniut te letrave shqipe.

    Kane kaluar rreth 17 vite te jetes time mbi kete glob, dhe diku aty nga viti 1990, Kadare, ne menyre fare te papritur, largohet ne drejtim te Frances, por kete here duke kercenuar se nuk do te kthehet me. Shume e mirekuptuan Kadarene, i cili ndjehej i pasigurte ne fillimin e eres se demokracise ne Shqiperi. Nder ta edhe une, edhe pse diku ishte shprehur me rastin e hyrjes ne ambasadave te mijera shqiptareve ne veren e vitit 1990, se ata ishin "jashteqitja e kombit". Megjithate, dyshimi i nje adoloshenti ne prag te rinise, ishte i natyrshem: Pse u largua pa kthim, kur ai e kishte te hapur te pakten rrugen e Frances, prej dekadash? Llomotitjet e pushtetit te asaj kohe, veshtire te futeshin ne koken e nje 17-vjecari.

    Per te qene i sinqerte, une "kurrkushi" mora persiper te citoj emrin e korifeut, pasi rastesisht me ra ne dore nje gazete e cila sot quhet rendom "ZP" por qe ne ate kohe, ishte vertete privilegj te shkruaje, gazeta "Zeri i Popullit", organ i Komitetit Qendror te Partise se vetme ne ate kohe. Eshte janari i vitit 1974 dhe permes titullit, Kadare eshte i bindur se "Realizmi socialist – (eshte, shenimi im) arti i madh i revolucionit". Per kohen dhe vete vitet qe behet fjale, mendoj se titulli eshte i pranueshem. Ai qe quhej "shkrimtari i oborrit", si edhe shume intelektuale te tjere, duhej te tregonin "besnikerine ndaj Partise dhe Udheheqesit". Me terhoqi vemendjen jo terminologjia e perdorur ne pergjithesi, por emrat konkrete, shtetet, sistemet apo edhe menyra e goditjes se tyre. Thjeshte po citoj:

    - Epoka e kapitalizmit eshte ne perendim (?!) dhe tonin e artit boteror, kulmet e tij po i jep e do ti jape akoma me shume ne vitet e ardhshme jo borgjezia (?!), por klasa punetore (?!).

    - Ai nuk eshte ndonje shpikje e re; perkundrazi, rrenjet e tij duhet ti kerkojme thelle tek Bibla dhe Kurani, keto puse te pashterrshme idesh reaksionare (?!).

    - Fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patrialkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i cdo perparimi. Filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ckombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone. Shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. (Ky eshte Gj. Fishta sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. i im.)

    - Letrar fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi te shfrytezonte ne vepren e tij reaksionare (?!) nje teori aq te shtrenjte per modernizmin e sotem, frojdizmin. Ai paraqitet here si nje namuslli turkoshak, here si nje gagarel evropian. ( Ky eshte Ernest Koliqi sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. i im.)

    - Pseudoshkrimtar dhe armik i partise (Per Fadil Pacramin), ishin kundershtare te terbuar te karakterit kombetar ne artet tona (Per F.Pacramin dhe Todi Lubonjen). Djathtizmi i T. Lubonjes e F. Pacramit, kozmopolitizmi, urrejtja per folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe nje here se lufta e klasave (?!) ne terrenin e letersise dhe te arteve eshte e gjalle dhe do te jete e tille per nje kohe shume te gjate (?!).

    Gjate ketyre 13 - 14 viteve te kesaj qe e quajme demokraci, me ne fund sejcili ka mundur te krijoje nje hapesire perceptimi per te gjithe e cdo gje. Nga fillim viti '90 dhe deri me sot, te pakten tek une, kane ndryshuar shume koncepte, jane shembur shume idhuj. Ne vitin 1985, ndersa diktatori Hoxha linte kete bote dhe kete vend, e perceptova sic e percepton nje 12 vjecar, aq me shume se pikerisht ate dite, fillova tre diteshin e pushimit, i semure nga rubeola, semundje qe godiste vecanarisht femijet asokohe. Vetem disa muaj me pare, ne krah te diktatorit, pervec te tjereve, ishte edhe Kadare. Pas vdekjes se diktatorit, filluan elegjite per te, te cilave nuk i mungoi as edhe vete "shkrimtari i oborrit". Keshtu filluan vitet '90. Njerezit iu sulen ambasadeve ne drejtim te nje bote e jete me te mire. Jo direkt Ramiz Alia, zevendes i Hoxhes, por Xhelil Gjonet por edhe Kadare, hodhen mllefin me te madh ndaj shqiptareve qe lane me gjak edhe sheshet e kryeqytetit per pak arome "Evrope
    Perendimore", qe Kadare e thithte prej vitesh ne vilen e tij ne France.

    Ne pushtet, ne Shqiperi, ishte Alia, i cili eshte cilesuar edhe nga vete Kadare si shpetimtar apo amortizator i goditjeve qe i vinin ne diktatore (pa harruar edhe mburojen Nexhmije!). Ikja e Kadarese, merrte keshtu nje ngjyrim aspak te besueshem, aq me teper qe tashme, ylli i tij kishte shanse te ngjitej me lart ne epoken e Alise e Nexhit. Sigurisht, jane mendime te ardhura tash, pa shume vitesh, dhe jo ne vitin 1990.

    Ndryshimi i sistemit, pervec se politik, duhej te behej edhe ne sfera te ndryshme sic ishte arti, kultura, letersia. Ndersa ne politike, Alia besoi si pasardhes F. Nanon dhe S. Berishen (te dy antare dhe drejtues te PPSh - se), figura e e besueshme per artin, duhej te ishte "shkrimtari i oborrit", Kadare. Per te mbijetuar edhe ne post'90, Kadarese i duhej krijuar alibia e persekutimit. Ikja nga Shqiperia dhe deklarimet e mepasme, do ti krijonin nje aureole sigurie dhe besimi per te vijuar karrieren e tij te realizimit socialist, por me nje sistem tjeter, kunder te cilit hodhi vrer per shume vite.

    E ndersa degjoja shpesh pakenaqesite e shprehura nga Kadare here per Nanon, here per Berishen, apo edhe per te dy njeheresh, kuptoja qe edhe ai eshte pjelle e te njejtin sistem, e te njejtes shkolle. Qe te gjithe ne epoken e kapitalizimit (qe realisht nuk eshte e tyrja!), perdoren menyren e pershatjes permes alibive, te cilat te gjitha ua krijoi ne nje menyre apo tjeter vetem nje person, Ramiz Alia!

    Edhe pse nuk e meritonin, Nanos i dha spektrin e PPSh - se me nje ndryshim te vogel ne germa, Berishes i dha partine me te madhe opozitare PDSh me mentalitetin e partise-meme, ndersa Kadarese i la spektrin e mbreterimit ne letrat shqipe. Eshte Alia, mendja e vertete e te gjitha atyre qe ndodhen ne Shqiperi, eshte ai qe mund te ndihmoje daljen e vendit tone nga ky qerthull, duke pastruar jo vetem politiken, por edhe artin e letersine.

    Nuk mendoj, se eshte rastesi, qe prej rreth 13 vitesh, ne politike udheheqin ish - et e PPSh - se, ne sport, art, kulture, letersi, ekonomi etj, perseri jane ne udheheqje ish - et. Nder ta eshte edhe Ismail Kadare, i cili tashme edhe pse eshte kandidat i perhershem per cmimin "Nobel" per Letersine, eshte rrezuar te pakten tek une si nje idhull. Ai nuk ka asnje pasoje, pervec faktit se ka humbur fillimisht si njeri, edhe pse mund te jete shkrimtar i madh, por duke qene kamaleon gjithmone ne metamorfoze, por te pabesueshme. E ndersa televizione, radio apo edhe gazeta, vene ne sherbim te ish - eve Hoxha, Shehu, Alia, Kapo, Kadare etj, shume hapesira reklamuese, bindem se eshte koha e tyre, te pakten edhe per disa dekada, deri sa plakja fizike te beje punen e saje.

    Megjithate, per te pare me mire dhe me raste konkrete, se cili eshte Ismail Kadare si njeri me shume se si shkrimtar, lexoni "Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje" nga Petraq Kolevica.

    Nuk eshte rastit qe nje liber i tille, u nda vetem ne disa kopje dorazi dhe u zhduk nga shtypshkronjat apo librarite. E verteta, heret apo vone, do te merret vesh, qofte edhe per Ismail Kadarene, i cili vazhdon te mbetet "shkrimtar i oborrit", edhe kur degjojme fjale per vila te blera apo dhuruara ne Shkembin e Kavajes, apo te Pellumbave (te zinj, te turpit).

    marre nga Tribuna Shqiptare

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kryeplaku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Dosja K" dhe "Dosja e Vertete"...

    nga Klajd Kapinova: "Dosja K" dhe "Dosja e Verteta"...

    Poezia per J.V.STALIN, Kadare qe mungon ne librin e z. Shaban Sinani “Dosja K”. Tash ka filluar “DOSJA E VERTETA” me autor POPULLIN. Pjesa I, vijon…

    Paraqitja sot ne media dhe tregun e librit e “Dosja K” eshte je hipokrizi dhe lufte te historive rose ne gjirin e PKSH dhe LSHASH, ku perms cikrrimave pa peshe kerkohet qe Ik te behet “dissident”. Poezia qe po botojme me poshte eshte shkruar nga Ismail Kadare, mik i ngushte i shtepise se Dulles. IK, ia perkushtuar idhullit te tij Stalinit dhe se lexuesit fare lehte do te shijojne “disidencen” e autorit per regjimin e hienave. Dy poezite ose vargjet “disidente”, jane thurur me kujdes nga shkritari e “madh” dhe se per lexusin nuk e shohim te udhes t’i japim komente, qe mund te ishin te njeanshme dhe dashakeqe per babain e letersise socialkomuniste te Dulles. Tashti thyhet, se ne Tirane eshte hapur nje Konkurs, per te gjetur autorin e poezive, librave, dramave, skenareve te filmave, qe kane ne esence “disidencen” e mirefillte te Kadarese. Erik Faye qe nuk di shqip une mendoj se “studiuesi” z. Shaban Sinani t’ia perkthej, megjithate nuk ka nevoj per perkthim se emri STALIN shkruhet
    Stalin ne te gjithe gjuhet e botes apo jo, ju qe nxirrni shkume e harxhoni leter te bardhe per te ruajtur pushtetin e pushtave te kohes se Dulles.

    Poezia eshte marre nga libri: “MESUESI DHE ARTI”, shkruar nga Ismail Kadare dhe botuar nen perkujdesin nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, Tirane 1953, fq. 49-53



    LAMTUMIRA E FUNDIT



    Kurora dhe kurora pa mbarim,

    Kurora gjithe lule, gjithe yje;

    Dhe syte te perlotur me trishtim

    Dhe pamje e rende zije.



    O shoke! Per te fundit here sot,

    Babane po percjell turm’ e pasosur

    Me dhembje te kulluar e me lot,

    Me zemer te plagosur.



    Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,

    Nje ze i njohur, qarte po degjohet.

    Ne emer tone sot, shoku Enver,

    Perpara tij betohet.



    Ne gjysme – shtiz flamuret era tund,

    Gjemime topash ndihen ne hapesire;

    I jep Stalinit turma e pafund,

    Te fundit lamtumire.



    Pra, lamtumire mik i madh, baba!

    Cdo zemer sot i thone lamtumire.

    Se bashku me Leninin krah per krah

    Aty ka per t’u shkrire.



    Pushon tashti Aty ne qetesi,

    Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!

    Dhe fjal’ e tij e urte perseri

    Perpara do na coje!

    marre nga : http://www.tribunashqiptare.albemigrant.com/

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kryeplaku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Rrnoftë Ernest Koliqi !

    nga Albri Brahusha

    Në botën shqiptare të kulturës, ndodhin përditë gjana të habitshme, ku nuk dihet kur duhet me fillue me pasë turp e kur me të ardhë marre. Hajt se kur shumica e atyne që i bajnë gafat janë njerëz që nuk marrin vesht prej kësaj pune, por kur sheh se edhe njerëz me shkollë, me kulturë, nxitun prej sdiseçahit, me ia këputë katundit tanë ditën e lume, unë këtë nuk mundem me e marrë vesht.
    Javët e fundit njena prej shtojcave të kulturës, hap nji konkurs, me emnin e të shquemit “Ernest Koliqi”, për disa gjini njiherësh. Me thanë të drejtën konkursi e kishte pak ambicjen ma të madhe se shpërblimin, po hajt nejse. Mu ba qejfi. Kur mbas do kohe, ndrron emni i konkursit; a keni mujtë me pa! Me arsyetimin se pjesmarrësit në konkurs na paskan pasë pretendimin se punët e tyne ishin ma të arrime se ato të Ernest Koliqit. Shumë mirë, nëse ndodh kështu atëherë të mos bahet konkursi, ose ata që e ndijnë vedin ma mjeshtra se Koliqi (unë vetë nuk njof ndonji) të mos marrin pjesë. Por jo ti hiqet emni konkursit. Marre Agron Tufa, marre për ne të tanë. Unë e di fort mirë se ti e vlerëson Koliqin, porse tash e ke fye aq sa kurrkush. E meqi ai nuk mundet me tu gjegjë, po të gjegjem unë, e mos kujto se të lejohet me ba çka të duesh me emnat e shquem, ashtu si ai që ta ka frymëzue një veprim të tillë. Ose hija e tij, të cilin tash e mbrapa do ta thërras me emnin zoti Ik.
    Asht hija e zotit Ik e cila vazhdon me vjellë vnerë kundër Koliqit, (e të tjerëve që ai i konsideron reaksionarë, fjalë e cila nuk e di pse nuk më duket ma fyemje, se më kujton të kundërten e aksionit), e në përgjithësi kundër letërsisë shqipe që i frymëzon këto gafa. Sepse zoti Ik siç e ka shprehë disa herë na asht i vetmi shkrimtar i madh shqiptar, dhe nuk mundet me ia kalue askush. Tanë të tjerët para tij gjatë e mbas tij nuk kanë me mujtë as me iu afrue madhështisë dhe paprekshmërisë së veprës së tij. Zoti Ik së fundi në një nga takimet e tija në Europë i pyetun a ka letërsi shqipe, thotë se nuk ka. Zoti Ik, po shkon... . Qe si shprehet ai për Koliqin dhe Fishtën mes të tjerash.

    Zoti Ik për Koliqin, Ardhja e Migjenit në letërsinë Shqipe.

    …Ndër shkrimtarët reaksionarë veriorë, Ernest Koliqi, i drejtimit proevropian (d.m.th. proitalian), ishte shembulli tipIk se si një talent mund të vritej nga përqafimi i ideve fashiste. Zgjedhja e gabuar e kampit politIk, që e çoi dalëngadalë nga simpatia e parë për fashizmin në postin e ministrit qeverisë kolaboracioniste, ishte fatale për të.
    Ndërsa Koliqi botonte novelat e tij plot personazhe moderne, të rinj që ktheheshin nga studimet jashtë shtetit, që filozofonin nëpër kafenetë e Shkodrës se si mund të modernizohej ky vend pa fyer sentimentet e të vjetërve (Migjeni do të nervozohej e do të shfrynte veçanërisht kundër këtij predIkimi)…
    … ndryshe nga Fishta, Ernest Koliqi arriti ta shihte me sy dramën e vet si ndjekës i fashistëve. Pas kapitullimit të tyre ai Iku bashkë me ta në Itali ku vazhdoi të shkruajë duke i shtuar veprës së tij një epilog të trishtueshëm, në një nga veprat e tij, dramën “Rrënjët lëvizin”, botuar në Romë më 1967, veprimi i së cilës ndodhtë në të ardhmen dIku në mes të viteve ’70, ai parashIkonte përmbysjen e rendit komunist në Shqipëri, rihapjen e kishave dhe rIkthimin atje të vajzës së tij si turiste, fill pas vdekjes së të atit dhe pIkërisht ditën kur kambanat e kishve, pas heshtjes tepër të gjatë, po gjëmonin përsëri në Shkodër. Nga dy parashIkimet u krye vetëm njëri, vdekja e tij, që ndodhi vërtetë në vitet shtatëdhjetë.

    (Shkruar mes viteve 1988-1989, botuar nga“8 Nëntori” më 1991).

    Zoti Ik për Fishtën, Ardhja e Migjenit në Letërsinë shqipe.

    Në të vërtetë, me gjithë mosqasjen e ftohtësinë që treguan për shkrimtarët e shquar shqiptarë, veprës së Fishtës, sidomos “Lahutës së malësisë”iu ngrit një kult e iu bë një reklamë e tillë, sa që rezIkonte ta kthente atë në një gur varri që mund ti merrte frymën gjithë letërsisë shqipe. Dukuri jo fort të shpeshta, vepra të tilla qëllon që shfaqen në letërsi të ndryshme, tamam si sëmundje që duhen kapërcyer. Për fat të mirë, letërsia shqipe për shkaqe e rrathana jashtëletrare (çlirimi i vendit nga fashizmi, përmbysja shoqërore etj.) u çlirua më shpejt se ç’pritej nga ky kequptim.
    Gjergj Fishta vdiq në vitin 1940, kur vendi ishte në kulmin e zisë dhe robërisë, kurse ai vetë në majën e një lavdie, përndritja e së cilës ngjante ogurzezë në sfondin mortor fashist. Varrimi i tij i organizuar me madhështi, nga kleri katolIk vendas dhe nga VatIkani i Romës, ishte njëkohësisht varrimi i një epoke në letërsisnë shqipe….

    (Shkruar mes viteve 1988-1989, botuar nga“8 Nëntori” më 1991).

    Në të dy rastet zoti Ik merret me vdekjen e këtyne burrave të shquem të Shqipnisë, ai gjithnji kënaqet kur hapen varre, gëzohet kur dIkush i randësishëm vdes, a thue se për vedi asht i përjetshëm; do të ketë ndonji lidhje, zoti Ik duket sIkur ka marrë rolin e varrmihësit të letërsisë shqipe. Pa pIkën e marres ai rren ditën për diell, duke e quejtë Koliqin kolaboracionist, kur Koliqi sakrifIkoi të bahej Ministër Arsimi, që edukata të mos binte në duert e ndonji injoranti. Nuk besoj te kete pasë ndonji ministër arsimi ma të mirë se Koliqi këto gjashtëdhjetë vjetët e fundit zoti Ik, apo harrova ke kenë ti, në detyrën e Nënkryetarit të Frontit DemokratIk, organizata ku populli spiunonte popullin. Ti zoti Ik ke guxim me akuzue Koliqin për bashkpuntor të fashizmit, kur ti ke bashkpunue me dIktaturën “për hatër të fëmijëve”, ke ba vepra të dobëta, ke dashtë me ra në burg por s’ta kanë lejue këtë luks, ke dashtë me vra vedin por edhe këtë nuk e ke ba se nuk ke kurajë, thjesht ke gjallue e pse, për fëmijët, atëherë nuk e kuptoj pse nuk vazhdon e jeton për fëmijët tuej, po për me ia marrë frymën letërsisë shqipe, asaj të vjeter e të re. Pse i akuzove për së vdekuni të gjithë ata që të rrezIkojnë, se kanë vepër po aq sa ti, dhe çove në piedestal shkrimtarë që kishin pak vepër, ishin jashtë Shqipnie apo që ishin të veçuem nga dIktatura, ndryshe nga ti që flije përnatë me të.
    Dhe nuk të mjafton kjo por vazhdon e frymëzon me frymë të keqe, e për qëllime të këqija, se ti kur ke mashën s’ke pse me djegë duert, zoti Ik. Ti ke hallin tjetër, e di. Zoti Ik, ti mendon si faraon por ke nji problem, nuk ke aq skllevër sa me ta ndërtue Piramidën, arkitekt jo e jo, dhe kjo asht tragjIke. Sepse ti nuk do ta kishe dashtë varrin si të gjithë nën dhe, por si faraon, si personazhi i veprës tande, mbi dhe. Sepse ti je i vetëm. I kërkon shokët por trishtohesh se ata nuk kanë ardhë, ata nuk të gjenden, kështu je detyruar të jesh vetëm. Është e lehtë të ndihesh gjigand para karkalecave zoti Ik. Koha e karkalecave Iku. Po siç thotë Ervin Hatibi, ti je kallare. Kallare e grisur. Letërsia jote është atje dhe do kemi kohë të merremi me të ma vonë. Ti mbart me vete zoti Ik te gjitha komplekset e personazheve të tua, nga autor i veprës, dalëngadalë po kthehesh në një personazh të randomtë të saj.
    Kur ti zoti Ik, Ike, (atëherë mbasi kishe akuzue ata që Ikën para teje, si jashtëqitjen e kombit sepse vetëm kështu do mundeshe me Ikë rehat) na kujtuem se ti Ike, se kishe ndërmend nji Shqipni t’re, por ti Ike për arsye tjetër, me mshehë gjurmët në Paris, a ndoshta me mujtë me rrejtë ndonji komision në Suedi. Por dështove zoti Ik, jo për gja po ti maspari ke Ikë nga vetja, ky asht problemi jot, e je kthye ketu ndër ne, si hija për të marrë atë çka të mbetet. Ta qaj hallin, duhet të jetë shumë e vështirë me jetue në këtë farë feje. Gjynah se ti ke pasë talent.
    Ernest Koliqin apo burra (a gra) të tjerë të shquem që kanë vdekë, ti zoti Ik, apo ndokush tjetër, bani mirë mos me i marrë nëpër kambë, se tash ju merren kambët. Unë kam me kenë gjithmonë në roje. Kaq sot për sot. Ka edhe ma. Dosje, dokumenta, sekrete, që po deshtët mund t’ju kujtojmë se kanë firmën tuej.
    Rrnoftë, Ernest Koliqi!

    Marre nga Albanova

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kryeplaku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kam vequar nje artikull shume te bukur te I.Kadares:



    Shkrimtari i madh Ismail Kadare flet për zhvillimet politike në Shqipëri, vizitën e fundit të Presidentit grek, Stefanopulos, çështjen çame, hapjen e arkivave të fshehta dhe imazhin e shqiptarëve sot në Evropë

    Kadare: PD-PS, dy kulla hakmarrëse

    “Te këta politikanë ekziston mendësia e terroristit, kultura e mjerë e tij”

    "Shekulli

    Pyetje: Si zakonisht në një intervistë e fillojmë me diçka të përgjithshme. Çfarë keni vënë re kohët e fundit në Shqipëri?
    Përgjigje: Vendi rrezaton energji. Kjo ndihet kudo. Mungesa e energjisë është gjithsesi negative dhe e pashpresë për një vend. Por nga ana tjetër, prania e saj nuk do të thotë medoemos të kundërtën. Energjia mund të jetë pozitive, aq sa mund të jetë negative. Në Shqipëri, tani për tani,këto përzihen. Le të shpresojmë se energjia pozitive do ta vëjë në gjunjë tjetrën
    Pyetje:` Çfarë kërkojnë, sipas jush, shqiptarët sot?
    Përgjigje: Ajo që shqiptarët kërkojnë sot për vendin e tyre është e drejtë, e saktë dhe e mënçur. Ata kërkojnë një Shqipëri serioze dhe të moralshme. Këto të dyja shkojnë bashkë. Një vend pa moral, s’mund të jetë serioz dhe anasjelltas. Një vend tejet i varfër në Evropë gjithashtu s’mund të merret seriozisht.
    Pyetje: Keni qenë mjaft kritik ndaj politikanëve shqiptarë, ndërsa kohët e fundit nuk jeni shfaqur në publik me ndonjë mendim për ta. Mendoni se ata kanë ndryshuar për mirë?
    Përgjigje: Për fat të keq, jo. Skajet kryesore të politikës shqiptare, në vend të dy qendrave, që propozojnë secila vizionin e vet ndërtues të Shqipërisë, vazhdojnë t’u ngjajnë dy kullave tradicionalisht hakmarrëse që ritualisht presin orën e zemërimit..
    Mungesa e projektit pozitiv, vazhdon të jetë tipari i parë i politikës shqiptare.
    Në shtypin e Kosovës, ku mesa duket ka shpesh të njëjtat probleme si tek ne, në shkrimin e një mikut tim, kam ndeshur maksimën e vjetër aq shumë të domosdoshme sot: “mendo mirë se të del mirë”.
    Për fat të keq, tek ne nuk mendohet mirë. Tek ne mendohet keq. Dhe ky është fillimi i projektit të keq, e pas tij, i aksionit të keq.
    Ato dy kullat ndjellakeqe që përmenda më lart, gjenden jo vetëm midis kundërshtarëve politikë, por edhe brenda të njëjtës parti. Fjala “larmi” të kujton zakonisht pasuri vlerash. Në rastin e politikës shqiptare ajo s’jep veçse trishtim dhe varfëri.
    Pyetje:Përmendët moralin dhe seriozitetin. Sa lozin rol në mungesën e tyre politikanët?
    Përgjigje: Për të këqiat e një vendi përgjigjen të gjithë. Por për disa përgjigjen veçanërisht politikanët. Para ca ditësh, në një debat televiziv, një i tillë më ka habitur me negativizmin e tij në gjithçka. Shqipëria, sipas tij, është një gjë e vockël, pa asnjë peshë, një diçka që veshin e Xhorxh Bushit mund ta ngacmojë jo më shumë se një mizë, e kështu me radhë. Vetvetiu vjen pyetja: zotëri politikan, kur Shqipëria qenka e tillë, përse ti merresh me të? Përse nuk del nga skena?
    Është e qartë se për këtë politikan Shqipëria do të bëhet e rëndësishme, do të ketë peshë, do ta ngacmojë ndoshta veshin e Bushit jo si një mizë, po si një grenzë e madhe, kur ky zotëri të marrë ndonjë post ministri apo zëvendësministri. Ky lloj diskutimi e jep thelbin e amoralitetit dhe paseriozitetit të një pjese të politikanëve tani. Kurse për të kapur trajtën e jashtme, shikoni marrëdhëniet e tyre me telefonin celular. Kudo ku gjenden, në Kuvend, në mbledhje të qeverisë, në takime ndërkombëtare, nuk ndahen dot prej tij. Prapë vjen pyetja: janë në mbledhje në instancat më të larta të shtetit, po përse e kanë mendjen gjetkë? Ç’janë ato instanca edhe më të larta me të cilat flasin? Meqenëse nuk dimë të ketë instanca më të larta, atëhere s’na mbetet të mendojmë veç ca punë të ulëta. Ca maune p.sh., ose ruajna zot, çfarë!
    Pyetje: E lidhët mungesën e seriozitetit me negativizmin. Mendoni se ky negativizëm është tipari dallues në jetën tonë politike?
    Përgjigje: Mungesa e vizionit pohues të një vendi tek ne po zgjatet shumë. Do ta quaja se ky është një tipar terrorist i politikës shqiptare. E di që fjala është tepër e rëndë, por ajo është e pashmangshme. Thelbi i terrorizmit është: unë s’ndërtoj asgjë, por as ty s’të lë të ndërtosh. Unë nuk rroj, po s’të lë të rrosh as ty.
    Një shembull i thjeshtë: Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ku të dy krahët e politikës shqiptare kanë lojtur me radhë rolin e kërcënuesit, e prishësit,gjer tani vonë, sa herë që binte fjala për zgjedhjet e vitit 2005, kjo dehje terroriste shfaqej aty për aty. Me sa pasion një pjesë e politikanëve nisnin të ulërinin: do t’i bojkotojmë zgjedhjet! Nuk do t’i njohim zgjedhjet! Do të prishim KQZ-në.
    Ata e dinë se këto fjalë shkaktojnë dridhje në zemrat e shqiptarëve që presin më në fund ca ditë më të mira. Ata e dinë se zgjedhjet e ardhshme janë test themelor për Shqipërinë. Ata e dinë mirë se Bashkimi Evropian me të cilin është lidhur fati ynë, na ka vënë si kusht të parë ato. Ata e dinë mirë se me dështimin e këtyre zgjedhjeve, Shqipëria ngecet prapë në varfëri e ndoshta në kaos. E megjithatë tërthorazi vazhdojnë të ulërijnë: Do t’i prishim zgjedhjet.
    Kjo tregon se te këta politikanë sundon mendësia e terroristit, kultura e mjerë e tij, e terroristit që ka në dorë një bombë, e cila mund të prishë, po asnjëherë të ndreqë.
    Shëmbulli i shkëlqyer i qytetarisë që Kosova, me zgjedhjet e saj, e dha përpara gjithë botës e përpara ndërgjegjes së saj, e ka vënë në një pozitë të vështirë krahasuese politikën shqiptare. E fill pas saj, shembulli madhështor i zgjedhjeve në SHBA.
    Pyetje: Të dy palët flasin për integrimin në Evropë. A janë sipas jush të sinqertë?
    Përgjigje: Kur një rrymë e politikës nuk ka vizionin ndërtues, ajo nuk mund të ketë as më të voglin vizion evropian. Evropa përdoret në këtë rast si një parullë mashtruese. Politika shqiptare e di fare mirë se dalja kundër Evropës do të ishte katastrofike për të. Ndaj qëllon që hosanatë për Evropën shtohen në atë masë që forcohet thelbi antievropian i një politike.
    Pyetje: Populli shqiptar, opinioni publik unanimisht është shprehur pro Evropës. Nga ana tjetër, populli shqiptar pothuajse zyrtarisht e ka marrë cilësimin si “populli më proamerikan në Evropë”. A ka një kontradiktë në këtë gjë?
    Përgjigje: Aspak. Mendoj se këto dy kredo, thënë thjesht, këto dy simpati të popullit shqiptar, as janë kundërthënëse as e vënë atë në një skajim delikat. Mund të thuhet se ky lloj vizioni bashkues që vetvetiu del nga ky i ashtuquajtur paradoks, është shumë më i logjikshëm sesa vizioni i një pjese të evropianëve.
    Për shqiptarët, ashtu si edhe për shumicën e popujve të porsa dalë nga sundimi i ish-perandorisë komuniste, ( popujt baltikë, hungarezët, polakët etj) Perëndimi, domethënë SHBA dhe Evropa, janë një e të pandarë. Ndaj për ne, të mbingopur dyzetë e ca vjet me stalinizëm, që është baza e urrejtjes kundër Amerikës, moda e antiamerikanizmit ngjan e palogjikshme. Siç ka thënë kohët e fundit një filozof frances: urrejtja kundër Amerikës është urrejtje ndaj vetes.
    Dua të shtoj këtu se zakonisht pikëshikimet shqiptare kanë qenë të gabuara dhe groteske. Ndaj mund të thuhet se është një rast i rrallë kur pikëvështrimi ynë për unitetin perëndimor është edhe i saktë edhe serioz.
    Nga ana tjetër do të shtoja se ky pikëshikim s’duhet të ketë asgjë të përbashkët me dalldisjen e sejmenit, i cili, me që ka përkrahjen e dikujt i nxjerr gjuhën të tjerëve.
    Pyetje: Gjatë vizitës së presidentit grek, pra e një vendi të BE-së në Shqipëri, doli prapë problemi çam . Ç’mendoni për këtë?
    Përgjigje: Miqësinë ndërballkanike e çmoj si një program themelor për çdo vend. E sidomos me vendet si Greqia, me të cilën veç gjeografisë na bashkon një e kaluar e tërë historike. Ndërkaq duhet thënë se nëqoftëse ka një gjë që nuk mund të jetë veçse e ndërsjelltë, ajo është miqësia.
    Kemi pritur shenja dhe ide të reja evropianiste nga fqinji ynë jugor, anëtar i BE-së. Për fat të keq, në vend të tyre vjen më së shumti, një erë sepetesh të vjetra, që s’i hyn në punë askujt. Në mjaft raste politikanët grekë që kanë ardhur këtu nuk e kanë patur as përgatitjen e as emancipimin e duhur për të përballuar rrahje problemesh delikate të Ballkanit të sotëm.Problemi çam është nga ata që nuk mund të shmangen me ca fraza retorike për të ardhmen, miqësinë etj etj. Ai nuk mund të futet në kategorinë e rekuizitës së vjetër, e miteve, legjendave, fantazive boshe, që ballkanasit i kanë aq shumë qejf. Këtu kemi të bëjmë me një dëbim të dhunshëm popullsie, shoqëruar me masakër dhe tmerr, pra me një krim masiv.
    Problemi çam ka dy anë. E para njohjen nga Greqia të asaj dhune të rëndë. E dyta, çështjen e pronave.
    Njohja e krimit nuk ka të bëjë me dufet nacionaliste. Krimi është makina më e vjetër e njëkohësisht makina më bashkëkohore, që s’e lë të qetë ndërgjegjen e një populli. Greqia duhet të çlirojë vetveten prej tij.
    Shkulja e një popullsie me dhunë s’ka të bëjë me pretendimet tokësore. Greqia dhe Shqipëria ndërsjelltas kanë patur pretendime të tilla ndaj njera-tjetrës. Ato kanë hequr dorë prej tyre dhe kjo është meritë e të dy palëve.
    Siç e thashë, krimi s’ka të bëjë me to.
    Nëqoftëse Shqipëria ka bërë dhunë të ngjashme ndaj grekëve, do të isha i pari që do të kërkoja njohjen dhe dënimin e krimit të popullit tim.
    Nëqoftëse Greqia ka dëshmi për krimet shqiptare kundër saj, që ne nuk i dimë, ose kemi dashur t’i harrojmë, ajo duhet t’i shpallë e të na kërkojë njohjen dhe dënimin e tyre.
    Kjo është rruga e pastrimit shpirtëror të Ballkanit.
    Pyetje: Presidenti grek ngriti gjithashtu çështjen e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri. Këtu zotëron mendimi se kjo pakicë i ka të gjitha të drejtat, madje disa thonë me tepricë.
    Përgjigje: Të drejtat e një pakice qoftë edhe me tepricë, nuk janë kurrë tepër. Le t’i kenë qoftë edhe ashtu.
    Mendoj se nga gjithë vendet e Ballkanit, Shqipëria i ka më së shumti mundësitë të kthehet në vend model për të drejtat e pakicave. E mendoj këtë jo pse më kap ndojë eufori kombëtariste, por sepse populli ynë e ka dhënë një provë me tolerancën fetare. Toleranca fetare dhe ajo etnike janë si dy motra binjake.
    Një prani e ndryshme etnike midis një shumice homogjene, është zakonisht zbutëse. Eshtë një sy, një kamera tjetër, një lloj dërgate që vjen nga larg, dhe që vetvetiu e vë në gjendje më të përgjegjshme kombin që përbën shumicën. Kjo vlen sidomos për popujt disi të ashpër të Ballkanit. Një Ballkan me pakica të ndërsjellta te fqinjët është më i njerëzishëm, më i vërtetë dhe sado e habitshme të duket, më i sigurt.
    Siç u tha më lart, Shqipëria i ka të gjitha shanset që këtë vizion emancipimi ta rrezatojë në Ballkan. Natyrisht që ai mund të veprojë vetëm me një kusht: të jetë i ndërsjelltë.
    Pyetje: Çështja e hapjes së dosjeve dhe arkivave brenda vendit që ju e ngritët dhe me të cilën merret tani Parlamenti, vazhdon të shkaktojë polemika.
    Përgjigje: Nervozizmi që shkaktoi ky problem tregon se ndotja morale në Shqipëri është tepër e thellë. Shqipëria po bëhet e ndergjegjshme për ndotjen mjedisore, dhe kjo duhet përshëndetur: Përfitoj nga rasti për të theksuar se mbrojtja e mjedisit është mbrojtja e atij që quhet “atdhe”, në kuptimin më të mirëfilltë të tij. S’është hordhia otomane që sulmon. As ajo fashiste ose ballkanonacionaliste. Është Shqipëria që sulmon, që prish vetveten. Dhe dihet se Shqipëria është veçanërisht e rrezikshme kur sulmon veten e saj. Përsa i përket ndotjes morale, Shqipëria nuk po tregohet e gatshme ta përballojë. Ka mbrojtje të krimeve të shkuara, prej njerëzve që i kanë kryer ato. Ka solidaritet të ish-xhelatëve kundër ish-viktimave. Kjo lidhet me një iluzion të rikthimit të stalinizmit e të hoxhizmit në jetën shqiptare. Ka një fushatë për praninë e tyre në shtyp. Ka një këmbëngulje të neveritshme për të mos pranuar asgjë nga tmerret e krimet komuniste. Ka përpjekje për diskretitimin e atyre personaliteteve që dëshmojnë kundër tij. Ka një batalion servilësh, midis të cilëve shkrimtarë, publicistë, gjysmëshkencëtarë që shkojnë natën të marrin udhëzime te ish-sunduesit, ashtu si dikur.Këta i gjen kudo nëpër borde, nëpër komisione e forume, ashtu si dikur. Ngrejnë probleme të paqena, çoroditëse, për të fshehur ato të vërtetat, ato që djegin si acid, siç është puna e arkivave të fshehta. Sapo ndodh kjo ata ndërsejnë kundër teje shërbëtorët që ende i kanë në sundim.
    Pyetje: Mendoni se ka ende shumë tabu?
    Përgjigje: Natyrisht që mendoj. Do të shkaktoja ndoshta një fushatë tjetër nervoze po ta kujtoja për shembëll një çështje që nuk e kujton më askush, atë të të ashtuquajturit “Fond të partisë”, që komunistët e kanë nxjerrë nga Shqipëria për ta depozituar diku, nnë Zvicër, në Brazil, apo dreqi e di se ku.
    Dhjetë vjet më parë, një i huaj që foli për të u quajt provokator e psikopat. Ndërkaq, asnjë qeveri nuk deshi të hetonte për atë fond, ndonëse i huaji, bashkë me të dhënat e tjera, tregoi numrat e dy avionëve zviceranë bashkë me emrat e pilotëve, të cilët sipas tij, nxorën jashtë Shqipërisë ngarkesat e fundit me ar. Ekzistenca e “Fondit të Partisë” mund të vërtetohet. Pas kësaj, pyetja e dytë që do t’i interesonte popullit të varfër shqiptar do të ishte: ku ndodhet sot ky fond? Përse nuk fillojnë përpjekjet për ta rimarrë? Ka disa shembuj që tregojnë se fonde të tilla diktatorësh u janë kthyer vendeve nga ku kanë dalë.
    E përmenda këtë, i shtyrë nga mjerimi shqiptar, nga pikat e shiut, që siç i përshkruan këto ditë në TV nxënësit e vegjël shqiptarë, “u binin mbi kokë dhe mbi libra”, në shkollat e ftohta e plot lagështirë të Shqipërisë. Nga ana tjetër, rikthimi i këtij fondi në Shqipëri, do të ishte një paralajmërim i qartë se ata që kanë ndërmend të nxjerrin nga vendi pasuri të grabitura, nuk do t’i gëzojnë dot ato.
    Pyetje: Me që jemi te arkivat e fshehta, shtypi shqiptar ka folur gjerësisht për një “ekspertizën” tuaj për vjershën e një poeti të ri. A mund të na thoni ndonjë hollësi. Ç’ishte ky poet, a e keni njohur?
    Përgjigje: Nuk e kam njohur kurrë. Nëqoftëse kujtesa s’më tradhton, emrin e kishte Maks dhe ishte rreth 25 vjeç. Kur hetuesi Ferdinand Doja deshi të dinte mendimin tim për vjershën e tij, Maksi ndodhej nderkaq në pranga, në burg. Një ekspertizë e mëparshme nënshkruar nga dy shkrimtarë të njohur, ishte monstruoze. Ç’mund të them tjetër? Për ekspertizën time, të vetmen që kam shkruar në jetë, jam po aq krenar sa çdo të isha për një roman të suksesshëm. Ajo nxori nga burgu një njeri, gjë që ndodhte tepër rrallë, ose askurrë në atë kohë.
    Pyetje: Çështja e transparencës a duhet të shtrihet edhe në dosjet e paqarta të historisë sonë?
    Përgjigje: Natyrisht. Ajo është pjesë e saj. Shëndoshja morale e një vendi nuk mund të ngrihet mbi themele prej rëre. Në historinë tonë, sidomos atë moderne, ka ende pjesë që janë në mjegull. Ato shkaktojnë çoroditje dhe çoroditja i hap udhë amoralitetit dhe përçarjes së sotme. Të marrim për shembëll kohën e mbretërisë. Nuk shihet asnjë konsensus në vlerësimin e saj. Në peisazhin e dinastive evropiane, për nga legjitimiteti moral, mbretëria e Zogut zë një vend të mesëm. Në një republikë siç është Shqipëria, natyrisht s’ka si ta ketë atë prani si në vendet ku mbretëritë, qoftë edhe formalisht, janë në këmbë.Por nga ana tjetër, s’mund të thuhet se ajo bën pjesë në dinastitë e zhvlerësuara, si në rastin e Italisë dhe Francës, vende ku për arsye të rrethanave të përmbysjes së tyre, askush nuk i kujton. Mbretëria shqiptare u nxor jashtë Shqipërisë nga pushtuesi fashist, ndaj është plotësisht e kuptueshme prania e saj morale në Shqipërinë e sotme. Ajo është pjesë e historisë kombëtare. Në kryeqytetin tonë ku nuk mungojnë emërtimet e në ndonjë rast shtatore që s’duhej të ishin, si ajo e një shefi otoman ngritur në 2000!, mungon një rrugë me emrin e mbretëreshës Geraldinë ose një shtatore e saj.
    E njëjta gjë mund të thuhet për vlerësimin historik të Ballit Kombëtar, lëvizje e karikaturizuar padrejtësisht, nga 40 vjet propagandë komuniste.
    E kështu me radhë.
    Pyetje: Flitet shumë për imazhin jo të mirë të shqiptarëve në Evropë. Ka shumë diskutime dhe shumë preokupim. Ç’ mund të na thoni?
    Përgjigje: Ka arsye për t’u shqetësuar. Imazhi ynë në Evropë është dëshpërues . Kur një populli i bie një fatkeqësi e tillë, ajo është shenjë e keqe paralajmëruese. Është një sëmundje me të cilën jemi të detyruar një farë kohe të bashkëjetojmë. Do të jetë pengesa jonë më serioze drejt integrimit në Evropë.
    Imazhi nuk është çështje luksi për një vend. Nuk është reklamë turistike. As pudër për të mbuluar rrudhat dhe shëmtitë. Imazhi lidhet me thelbin e një populli. Imazhi prodhon realitet dhe shpesh ai vetë kthehet ose hyn në realitet. Kjo është zbuluar qyshkur, që nga theatri antik grek.
    Pyetje: Flitet shumë për shkaqet e këtij imazhi , dhe për rrugët e ndreqjes.Por diskutimet janë kontradiktore.
    Përgjigje: Krijimi i imazhit të keq për një popull, nuk është lehtë të shpjegohet. Ka një ndërthurrje faktorësh, rrethanash. Madje, ashtu si në çështjen e racizmit, ka gjithmonë një anë të pashpjegueshme, do të thoshja misterioze. Është lehtë të përmendësh skenat e ikjes me anie më 1990, ose egërsinë e banditëve shqiptare, ose prostitutat ose vitin 1997. Këto janë të pamjaftueshme për të damkosur një popull. Ashpërsia e irlandezëve, kokëfortësia terroriste ndërfetare, nuk e kanë prekur aspak imazhin e popullit irlandez. As banditizmi ose gjakmarrja korsikane imazhin e Korsikës. As prostitutat ruse atë të Rusisë.
    Mendoj se faktori kryesor për imazhin e keq të një populli, është pikërisht ajo për të cilën nuk flitet asnjëherë me zë të lartë: paraqitja e tij e jashtme. E njerëzve dhe e mjedisit ku ai popull jeton. Kjo gjë ngjan e padrejtë, por në këtë botë, shpesh herë gjërat e padrejta janë vendimtare. Evropianët, pavarësisht se nuk e pranojnë haptas, nuk i duan popujt, që duke qenë në Evropë, nuk u ngjajnë atyre. Ata gjithmonë e më tepër acarohen nga shenjat dalluese, veshjet e zakonet që vijnë nga kontinente të tjerë, kryesisht nga Lindja e Mesme.
    Një pjesë e shqiptarëve, sidomos nga disa zona të caktuara, në sytë e evropianëve japin një përshtypje të tillë. Mjediset gjithashtu u ngjajnë atyre të botës së tretë. Evropianët e pranojnë botën e tretë, (pluhur, miza, tezga dhe pisllëk), kanë marrëdhënie me të, po ata e pranojnë atje ku është dhe jo të zhvendosur brenda kontinentit evropian.
    Pyetje: Mendoni se identiteti shqiptar është acarues për evropianët?
    Përgjigje: Mendoj të kundërtën. Identiteti shqiptar jo vetëm nuk është acarues, por është tërheqës për Evropën. Këtu është fjala për një keqkuptim, për një ngatërresë me shënja të kontinenteve të tjerë, Afrikë dhe Azi, që kanë depërtuar në Ballkan. Ka një alarm të fshehtë, që gjithashtu rrallë shpallet haptas, për një rrezik të hamendësuar të përdorimit të Gadishullit Ballkanik si bazë antievropiane. Polemika për hyrjen e Turqisë në BE e ka nxjerrë në pah këtë alarm.
    Jam i bindur se as muslimanizmi tradicional shqiptar nuk përbën ndonjë problem për Evropën. Ajo e njeh atë prej kohësh. Ajo e çmon atë si një shembëll, si një model të emancipimit. Siç e thashë më lart, janë shenja të tjera të kontinenteve të tjerë, që për evropianët ngjajnë të huaja e shqetësuese.
    Në rrethana të tilla, shqiptarët nuk kanë pse të bëjnë kozmetikë, për t’i pëlqyer njerit ose tjetrit. Ata duhet të paraqiten ata që janë.
    Përmirësimi i imazhit nuk bëhet me aksione të sipërfaqshme të ngjashme me operacionet plastike. As me reklama pishinash, konkurse bukurie e kartolina rozë. Imazhi i vërtetë diktohet nga thellësitë, nga zhvillimi ekonomik e kulturor.
    Shkurt nuk është identiteti shqiptar, por braktisja, përçudnimi i tij. pengesa për integrim. Braktisja nis me veshje jo shqiptare, qoftë tradicionale, qoftë qytetare- moderne), për të përfunduar në rastet më të skajshme, me braktisjen e gjuhës shqipe që zëvendësohet me turqishten.
    Pyetje: Ky identitet ka patur megjithatë probleme.
    Përgjigje: Natyrisht që ka patur probleme serioze. Eshtë koha që ato të sqarohen, Ato lidhen në radhë të parë me cenimin e identitetit shqiptar. Janë bërë përpjekje për të shfrytëzuar besimet fetare, për tretjen, zhbërjen e këtij identiteti. Tundimi ortodoks grek , ai që e shpallte të paqenë krishterimin ortodoks shqiptar praktikisht shpallte të paqenë një pjesë të madhe të shqiptarëve. Ky është një etnocid i ftohtë nëse mund të përdoret kjo shprehje. Rilindja shqiptare ngulmoi ta bënte të qartë se kryqi shqiptar ishte po aq i vjetër dhe po aq rrënjës (autokton) sa edhe kryqi grek.
    Mohimi i krishterimit ortodoks shqiptar, për fat të keq, ende vazhdon sot. Eshtë rasti për t’i bërë publikisht një pyetje peshkopit të kishës ortodokse të Shqipërisë, hirësisë së tij Janullatos: a ndihet ai peshkopi i të gjithë të krishterëve ortodoksë shqiptarë, ku përfshihen edhe të krishterët ortodoksë të pakicës greke, apo këtu ka një mjegullimë që kërkon kthjellim?
    Tundimi otoman u përpoq për një tjetër kthim, atë të myslimanëve shqiptarë në turq ose thjesht në myslimanë të përgjithshëm . Ky etnocid i dytë i ftohtë gjithashtu nuk ngadhnjeu. Myslimanët shqiptarë duke qenë të tillë, mbetën gjithmonë shqiptarë. Ata punuan e luftuan për lirinë dhe emancipimin e Shqipërisë në mënyrë të admirueshme.
    Katolikët shqiptarë, rojet e kryehershëm të dokeve e të shenjave, arritën ta mbajnë në vazhdimësi identitetin, madje të bëjnë që qendra botërore e katolicizmit, Vatikani, t’i njihte ashtu siç ishin, shqiptarë katolikë në radhë të parë, e jo thjesht katolikë. Eshtë rasti të thuhet se pas hyrjes në Evropë të Sllovenisë dhe Kroacisë ( hyrje në të cilën feja katolike ka lojtur pa dyshim një rol të ndjeshëm) Shqipëria mbetet i vetmi vend, jo vetëm në Ballkanin perëndimor po në krejt gadishullin, me një pjesë të rëndësishne katolike të popullsisë.Sot, kur bie fjala për pranim ose mospranim vendesh jo të krishtera në Evropë, ndersa bie në sy zelli kundër “ Shqipërisë myslimane”, nuk kam parë ndonjëherë të zihet ngoje kjo prani katolike, bashkë me kështjellën e katolicizmit të gjithë rajonit të sotëm ballkanik, Shkodrën.
    Pyetje: Shpesh, sidomos nga të huajt, por edhe nga vetë ne, shtrohet pyetja: a ndihemi vërtet evropianë? A jemi të tillë? Apo na pëlqen të jemi?
    Përgjigje: Këto janë pyetje që sa më shumë të kalojë koha, aq më shpesh do të bëhen. Rrugëtimi ynë drejt Evropës, e kushtëzon këtë. Mendimi shqiptar, qoftë ai politik, diplomatik, qoftë ai shoqëror,duhet të jetë i përgatitur për përgjigje.
    Qëllon që pyetjet e mësipërme shoqërohen nga cinizmi. Ju s’jeni evropianë, përse hiqeni të tillë? Ju jeni muslimanë, rrjedhimisht s’mund të bëni pjesë në familjen tonë. E kështu me radhë: ju jeni kanunorë, primitivë, barbarë etj etj. Përkthimi i kësaj retorike është i keq: ju s’jeni pjesë e natyrshme e këtij kontinenti. Ju jeni të ardhur nga kontinente të tjerë, siç thonë serbët. Në bazë të këtij përkthimi monstruoz, Millosheviçi kujtoi se mund të shkulte një milionë shqiptarët e Kosovës për “të pastruar” kontinentin evropian. Por kontinenti, siç dihet, e dënoi.
    Pyetja ç’janë shqiptarët, ç’ identitet kanë përsëritet shpesh nga vetë shqiptarët. Ç’ jemi, ç’kërkojmë, ku vemi. Përgjigjet janë shpesh të gabuara . Padija, vaniteti, përçudnimi politik ose thjesht njerëzor kushtëzojnë këto përgjigje.
    Identiteti i gabuar përbën dramë qoftë edhe për një njeri të vetëm. Mendoni se ç’ndodh me një bashkësi të tërë. Identiteti shqiptar është pjesë e natyrshme e identitetit evropian. Skajimi gjeografik, historia, gjuha, doket dhe kultura shqiptare kanë qenë dhe mbeten thellësisht evropiane. S’është vendi këtu të shtjellohet vërtetimi i kësaj.Por meqenëse keqkuptimi ka përmasa dhe pasoja të mëdha më lejoni të zgjatem në këtë pyetje përmbyllëse. Identitetin evropian të shqiptarëve e ripohojnë, ndër të tjera, faktorë të tillë si letërsia e vjetër shqipe, e cila megjithë pushtimin osman, vazhdoi të kultivohej sipas traditës më të përparuar evropiane. Ashtu si në Evropë, shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, e të tjerë i shkruan e i botuan veprat e tyre poetike e filozofike, në dy gjuhë, shqip dhe latinisht. Dhe kjo vazhdoi disa shekuj. Për fat të keq, studimet shqiptare, kanë kaluar si të verbra përbri kësaj dukurie. Për të mbetur te fusha e kulturës, mjafton të përmendim Rilindjen shqiptare, lëvizjen më të emancipuar dhe më evropianiste në Ballkan. Midis territ otoman ajo projektoi Shqipërinë e ardhme sipas modelit zviceran.Thirrjen “e duam Shqipërinë si Evropa” thirrje me të cilën u rrëzua komunizmi më 1991, e formuloi mbi njëqind vjet më parë pikërisht kjo Rilindje.
    Për ata që mund të thonë se këto janë programe e kushtrime elitare, do të sillja një shëmbëll të fundit, ku përfshihet gati gjithë populli shqiptar. Ne e dimë se ç’po ndodh sot me vendet joevropiane ku ka ndërhyrje të ushtrive perëndimore. Një moskuptim tragjik shoqëron këto ndërhyrje, edhe kur duket haptas se ato janë në të mirë të popujve. Rrëzohen diktatura të neveritshme, hapet udha drejt përparimit, megjithatë, thirrjet kundër ndërhyrjes nuk reshtin. Kjo dëshmon se sa larg është ajo botë nga bota perëndimore, ç’humnerë ka midis tyre. Kështu po ndodh në Avganistan. Kështu në Irak.
    Por ç’ndodhi me Shqipërinë më 1997? Në kulmin e kaosit, në Shqipëri zbarkoi ushtria evropiane. Shqiptarët ishin armatosur gjer në dhëmbë, mendjen e kishin të turbullt, nervat të ngritura, kokën të ndezur. E megjithatë askush nuk ngriti armën kundër evropianëve. A është bërë ndonjë herë pyetja: përse? Përse nuk punuan reflekset suvereniste, patriotike, klishetë dhe kujtimet e vjetra?..
    Përgjigja është e thjeshtë, kuptimplote. Pa patur nevojë për propagandë apo thirrje pajtuese, shqiptarët, gati unanimisht, e ndien se kjo ushtri që kishte zbarkuar nuk ishte e huaj për ta. Ajo ishte e së njëjtës botë, e të njëjtit qytetërim. Ishte ushtria e kontinentit mëmë që vinte për të vënë rregull. Dhe ata natyrshëm e pranuan atë, siç pranohet njeriu yt. Ky është vërtetimi më i saktë i të ndjerit evropian i një populli. I të ndjerit evropian në një çast prove të rëndë, ndoshta më e rënda në atë shekull.


    07/11/2004
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RTP për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja dhe nje reagim i qoses.. nxitesit te revolucionit Caushist te vonuar.. e armikut te papajtushem te ndonji Kompromisi per mos derdhje gjaku ne 97-ten.. dhe te gezuarit me te madh qe Shqiperise po i shkallmoheshin brinjet e themelet e Shtetit e Sovranitetit..dhe mirserardhesi me i flakte i ardhjes ne pushtet te nomenklatures staliniste Gulago-iste .. enveriste..

    por sikurse Batoni dhe ky ndihet i tradhtuar nga Shefat e tij qe e kurdisen ne vitet 94-97..te trumbetonte Revolucion bashk me Agoll Dadushin..
    ky reagim i rrufeshem nuk besoj se eshte nga Dosja e Shabes... por mundet nga Xhelili.. i cili thot dicka.. Nejse..

    Lexoni..



    ......

    Shekulli

    -----



    KOHA E FALSIFIKIMEVE


    REXHEP QOSJA, Akademik

    Çdo kohë i ka pasur mecenët e vet si Karlin e Madh, Borxhitë, Ludvigun e Bavarisë a Luigjin XIV, Lorenco Mediçin dhe shkrimtarët e oborrit si Horacin e Rasinin, por vetëm kohës së komunizmit i takojnë “mecenët” të cilët mecenatin e bëjnë partiak e shtetëror dhe shkrimtarët e krijuesit e tjerë, të cilët servilizmin e dëshmojnë jo vetëm me sjellje e me gojë, por edhe me vepra letrare, shkencore e filozofike qoftë edhe kur kjo prej tyre nuk kërkohej në masën që e dëshmonin. Pavarësisht cilës kohë i takojnë, mecenatet u kushtojnë shtrenjtë shkrimtarëve e krijuesve të tjerë, por mecenati komunist kishte çmim tmerrësisht të shtrenjtë për veprën dhe jetën e krijuesve: çmim që paguhej me dinjitetin dhe çmim që paguhej me vlerën e veprës! Pas përmbysjes së komunizmit dhe të vlerave ideologjike e politike me të cilat mbahej ai, ky servilizëm, i dëshmuar kur dhunshëm e kur vullnetshëm, do të bëhet shkak i brejtjes së ndërgjegjes e i mundimeve të tjera të ndryshme të servilëve të dikurshëm. Sigurisht ndërgjegja e zgjuar (me vonesë të madhe) shumë më pak sesa leverditë e reja në kushtet e ndryshuara, në të cilat shikohen me dyshime lavdëruesit e tij në arte, në shkencë e në krijimtarinë përgjithësisht, do të bëjnë që një numër i shkrimtarëve dhe i krijuesve të tjerë në ish-vendet komuniste të fillojnë betejën vetjake për ndryshimin e asaj pjese të jetëshkrimit që i takon kohës së komunizmit: të fillojnë betejën për retushimin, për dramatizimin, për përmirësimin, për zbukurimin e jetës së atëhershme. Hapi i parë që një numër i tyre do të bëjnë pas përmbysjes së komunizmit ishte ndryshimi i besimit komunist: të majtit e dikurshëm, aq të majtë sa nuk mund të drejtoheshin, përnjëherë do të bëhen aq të djathtë sa do të rrëzohen shpejt! Dhe, konvertimin e tyre të përnjëhershëm do ta dëshmojnë qoftë duke u bërë prijës a zëvendës të prijësve të partive të djathta, qoftë duke u futur nën sqetullat e tyre, qoftë duke shfaqur ide skajshëm të djathta me artikuj a, madje, edhe me vepra. E kuptueshme! E drejta e konvertimit është e drejtë e ligjshme, si e drejta për t’u shprehur lirisht, si e drejta për të besuar lirisht, si e drejta pët t’u martuar lirisht, si e drejta për t’u çmartuar lirisht, si e drejta për të qenë gjithnjë krenar – budalla a i mençur-servil. Konvertimin e bëjnë të ligjshëm jo vetëm e drejta e njeriut për të bërë me veten ç’dëshiron të bëjë, por edhe ligjësitë e jetës. Nuk thuhet kot: s’jetohet gjithmonë me një palë mend. Dhe, nuk thuhet kot: në qoftë se je në rrugë të gabuar është më mirë të kthehesh mbrapa në gjysmë të saj sesa t’i shkosh deri në fund. E komunizmi ishte ajo rrugë e gabuar prej së cilës duhej dalë një orë e më parë.
    Po ta lëmë konvertimin në të djathtë rehat: me të shumë nga shkrimtarët dhe krijuesit e tjerë të kohës së komunizmit nuk janë bërë rehat, sepse nuk janë bërë të bindshëm për opinionin. Në vend të fjalëve e, madje, edhe të veprave të shkruara, njerëzit shpesh duan dëshmi konkrete, në sajë të të cilave do t’u mbushet mendja që t’u besojnë të konvertuarve. Për këtë arsye disa nga shkrimtarët dhe krijuesit e tjerë posaçërisht të çmuar e të përkëdhelur në kohën e komunizmit, janë gjetur në situatë ndërdyshjesh të mëdha: çka të bëjnë që prapë të bëhen të çmuar, madje të adhuruar si atëherë? Çka? Përgjigjja që i kanë dhënë vetes është kjo: ta ndryshojnë jetëshkrimin e dikurshëm komunist dhe, kështu, të bëjnë një jetëshkrim të ri sa më të ndryshuar!
    Demokracia, e shpërdorur shumë prej një numri zyrtarësh, le të shpërdoret pak edhe prej një numri krijuesish!

    Të privilegjuarit - të paraqitur si viktima
    Dhe, ky do të jetë jo më jetëshkrim i komunistit të privilegjuar, po i viktimës komuniste.
    Për nga arsyet e shumta për të cilat e bëjnë, për nga mënyrat e shumëllojshme në të cilat e bëjnë dhe për nga mjetet e ndryshme me të cilat e bëjnë disa shkrimtarë të privilegjuar të komunizmit, beteja për ndryshimin e jetëshkrimit komunist është pothuaj një betejë e panjohur në historinë e letërsisë botërore, prandaj edhe në historinë e letërsisë shqipe. Megjithëse e panjohur, partizanët e saj në të vërtetë zbatuesit e saj do ta bëjnë me shumë shkathtësi dhe me shumë përvojë dhe, gjithnjë, me shumë dinakëri! Dhe, do ta bëjnë me batica e me zbatica, me turre e me pushime, me zë të lartë dhe në heshtje, vetëm dhe me ndihmës, me gazeta, me radio e me televizione, me persona privatë e me institucione shtetërore, me dëshmitarë e me kundërshtarë!
    Të shohim si zhvillohet kjo betejë. Të shohim si bëhen ish - komunistët tjetërmendas – kundërkomunistë!
    Menjëherë pas konvertimit beteja për ndryshimin e jetëshkrimit komunist do të fillojë me retushime më të pakta a më të shumta, ideologjike dhe politike, të veprave të botuara në kohën e komunizmit: me ndryshime të fjalive, me shkurtime a me plotësime përmbajtësore, me theksime a çtheksime kuptimore e figurative, me zëvendësime të personazheve pozitive e negative ideologjike me personazhe të paideologji. Të gjitha këto ndryshime, pavarësisht pse nuk janë të nxitura nga motive thjesht artistike, janë plotësisht të kuptueshme dhe plotësisht të ligjshme. E drejta për ndryshime në veprën letrare, shkencore a filozofike, të çfarëdo përmasash qofshin ato, është e drejtë, le ta quajmë, themelore krijuese. Këso ndryshimesh në veprat e tyre shkrimtarët e ndryshëm kanë bërë, dhe vazhdojnë të bëjnë, gjithmonë e gjithkund derisa janë gjallë. Pakënaqësia me atë që ke bërë është kusht i përsosjes së saj të mëtejshme. Lirimi i veprës gjuhësore artistike prej barrës ideologjike, politike, fetare, pedagogjike, gjithmonë do të thotë përmirësim i saj. Mund të thuhet se janë tepër, tepër, tepër të paktë shkrimtarët, që kanë jetuar dhe krijuar në kohën e komunizmit, të cilët nuk kanë nevojë të retushojnë së paku një vepër të tyre. Disa të tjerë, për shkak të përkushtimeve tepër servile komuniste, i kanë qitur vetes aq shumë punë saqë në disa nga veprat nuk mund të bëjnë kurrfarë përmirësimesh: ato janë fillim e fund të mbytura nga ideologjia dhe politika komuniste! Për këtë arsye të privilegjuarit e komunizmit, që e kanë filluar betejën për jetëshkrim të ri, do të thotë betejën për ndryshimin e përmirësimin e jetëshkrimit të tyre në kohën e komunizmit, shtrëngohen të bëjnë veprime të tjera, shumë më të thella në krijimtarinë dhe në jetën e tyre.
    Siç është dëshmuar gjatë këtyre dymbëdhjetë - trembëdhjetë vjetëve që nga përmbysja e komunizmit, të privilegjuarit e tij betejën për jetëshkrimin e ri e bëjnë, prandaj, edhe në mënyra të tjera e me trajta të tjera letrare: e bëjnë edhe me kujtime për kohën kur ishin heronj krijues të propagandës komuniste, por heronj të dikurshëm që tani e paraqesin veten si viktima. Lexuesve të vjetër dhe, sidomos, të rinj, u bëhet e mundshme të mësojnë se si heronjtë e dikurshëm krijues kinse nuk ishin të privilegjuar, po, përkundrazi, ishin viktima: u paraqiten pohime, situata, deklarata, kërkesa, urdhëresa, përjetime, që e tregojnë faqen tjetër, të mundimshme, të jetës së tyre!

    Ç’është e vërteta, disa prej tyre ishin viktima të privilegjuara.
    Përpos me kujtime, beteja për jetëshkrimin e ri, do të thotë për jetëshkrimin e gjoja të përndjekurit të dikurshëm, bëhet edhe me ditar me data të atëhershme, por të shkruar sot. Lexuesit me kulturë filologjike, të cilët, natyrisht, nuk janë aq të shpeshtë sot, nuk e kanë shumë të vështirë të shohin se ditari është kontribut i përtashëm artistik - shkencor për jetëshkrimin e dikurshëm të shkruesit të tij.
    Më bindshëm se me kujtime e me ditarë të shkruar pas kohës së duhur, që, megjithatë, mund të mos pranohen pa murmuritje të dyshimta jo vetëm të filologëve po edhe të lexuesve të zakonshëm, beteja për jetëshkrimin e ndryshuar bëhet me vepra letrare apo, madje, shkencore të shkruara në kohën e komunizmit, por të botuara tani, në demokraci, mbasi në atë kohë, në kohën e censurës komuniste, nuk kanë mundur të botohen, madje, do të ishte shumë rrezik të paraqiteshin për botim. Në disa raste, në disa vende ish-komuniste, beteja për jetëshkrim të ri, të ndryshuar komunist, është bërë me vepra letrare a shkencore të shkruara sot, por të cilave u është vënë data e përparshme: e kohës komuniste! Edhe më lehtë se kur është fjala për kujtimet dhe ditarët, lexuesit me kulturë filologjike mund të kuptojnë se kur janë shkruar ato vepra. Të gjitha llojet e falsifikimeve në këtë botë bëhen më lehtë se sa falsifikimet letrare. As gjeniu më i madh ndjenjat, pamjet, përfytyrimet e sotme nuk mund t’i bëjë plotësisht të djeshme.
    Dhe, më tej: përpos me kujtime, me ditarë, me vepra letrare a shkencore të botuara sot, por gjoja të shkruara atëherë, në kohën e komunizmit, beteja për jetëshkrimin e ri në kohën e komunizmit, bëhet edhe duke i përjashtuar plotësisht prej bibliografisë veprat letrare të shkruara për ngjarje komuniste, për figura komuniste e për ideale komuniste, që nuk mund të përmirësohen në asnjë mënyrë, dhe veprat kritike e teorike, në të cilat gjejnë zbatimin më besnik parimet e realizmit socialist. Le të thuhet se të paktit janë ata shkrimtarë, që kanë jetuar e krijuar në kohën e komunizmit, në mënyrë të veçantë ata shkrimtarë që ishin të privilegjuar në kohën e komunizmit, të cilët nuk detyrohen sot ta shkurtojnë në këtë mënyrë bibliografinë e krijimtarisë së tyre. Dhe, kjo është fatkeqësi për ta dhe fatkeqësi për letërsitë kombëtare.
    Çka të bëhet në qoftë se me kujtime, me ditarë, me vepra letrare e shkencore të botuara sot, por gjoja të shkruara në kohën e komunizmit, dhe me shkurtime të bibliografive nuk kryhet e gjithë puna në betejën për jëtëshkrimin e ri? Çka? Është edhe një mjet që mund të jetë më ndikues në vetëdijen e lexuesve se të gjitha të bërat e sipërtheksuara: është DOSJA! Të kesh patur dosjen në kohën e komunizmit do të thotë shumë, tepër shumë. Të kesh patur dosjen atëherë do të thotë të kesh qenë i dyshimtë, i denoncuar, i përndjekur, sepse nuk je çmuar besnik i ideologjisë, i politikës dhe i njëmendësisë komuniste. Por, dosjen nuk mund ta bësh vetë; dhe dosjen nuk mund ta shpallësh vetë: dosjen duhet të ta bëjë tjetërkush dhe dosjen duhet të ta shpall tjetërkush - dikush që ishte dikur, apo që është sot, atje ku bëhen apo ku ruhen dosjet! Mjeshtëria e falsifikimeve doemos duhet të ngrihet në shkallë më të lartë! Dhe këso falsifikimesh në vendet ish-komuniste kanë ngjarë dhe vazhdojnë të ngjasin! Një gjë, ndërkaq, e harrojnë edhe kërkuesit edhe shpallësit e dosjeve: harrojnë se dosje, në kohën e komunizmit, i janë bërë numrit më të madh të krijuesve, kurse krijuesve të talentuar e të popullarizuar pashmangshëm. Dyshimi në robin e në zotin, në të gjithë e në njërin, ishte parimi i të gjitha parimeve atëherë! Në disa vende komuniste, si, fjala vjen, në Jugosllavinë, është dëshmuar se dosje u janë bërë edhe disave nga figurat më të larta politike e shtetërore!
    Krijuesit, sidomos krijuesit e shquar, prej pushtetarëve gjithmonë janë shpallur të dyshimtë sepse janë konsideruar jo besnikë apo jo mjaft besnikë ndaj rendit shoqëror dhe ndaj politikës së tyre. Nuk është shumë e çuditshme pse si të dyshimtë, në shumë rast, ata po trajtohen edhe sot.
    Por, edhe shkrimtarët e krijuesit e tjerë, që dëshirojnë të kenë pasur dosje, edhe lexuesit që e kanë kujtesën e mirë, kurse kokën për të menduar vetë me të, mund ta dinë se as dosja nuk sjell fitore të sigurtë në betejën për jetëshkrim të ndryshuar, të ri, në kohën e komunizmit. Gjithmonë është e mundshme, që të dhëna për jetën dhe për veprën e të privilegjuarve të komunizmit të jenë ruajtur në dosjet e shkrimtarëve e të krijuesve të tjerë, në arkivat e vetjeve partiake, në kujtimet, në ditarët dhe në shkrimet e tjera të pabotuara të shkrimtarëve, krijuesve e individëve të tjerë.
    Kush dhe pse bën betejë për jetëshkrim të ri
    Duket e pabesueshme, por, ja, është e vërtetë se betejë për jetëshkrim të ri, të ndryshuar, të dramatizuar, të përmirësuar, në kohën e komunizmit nuk kanë bërë, dhe nuk e bëjnë, viktimat e komunizmit, por të privilegjuarit e tij: nuk kanë bërë Jan Parandovski, Isak Babeli, Boris Pasternaku, Martin Camaj a Kin Dushi dhe nuk bëjnë Haveli, Millan Kundera, Adem Demaçi, Kasëm Trebeshina, Daut Gumeni, Visar Zhiti a Pjetër Arbnori. Jo. Atyre nuk iu duhet jetëshkrim tjetër, jetëshkrim i ri, jetëshkrim i përmirësuar, jetëshkrim tragjik. Jo. Ata dosjet i kanë jetuar! Ata tragjedinë e kanë jetuar! Ata nuk kanë nevojë të flasin për jetën e vet të shkuar: jeta e tyre flet mjaftueshëm për ta. Betejë për jetëshkrim të ri në kohën e komunizmit, për jetëshkrim dramatik, të përmirësuar, të ndryshuar, për jetëshkrim të viktimës, tani, pas përmbysjes së komunizmit, bëjnë sugarët e komunizmit, benjaminët e komunizmit, të çmuarit, të shpërblyerit, të adhuruarit, shumëllojshëm të privilegjuarit, e komunizmit. E kuptueshme! Ata e kanë shfrytëzuar mirë dje komunizmin - pse të mos e shfrytëzojnë sot demokracinë për interesat dhe lavdinë e vet. Përjashtimet janë, mjerisht, shumë të pakta. Vetëm njëri nga të privilegjuarit e komunizmit sovjetik dihet të ketë thënë në fund të jetës: edhe sot nuk kuptoj, dhe kjo më shkakton vuajtje, pse në komunizëm nuk më kanë përndjekur edhe mua siç i kanë përndjekur kolegët e mi!
    Beteja për jetëshkrim të ndryshuar komunist dhe historia e letërsisë
    Nuk ka dyshim se beteja për jetëshkrim të ri, të ndryshuar në kohën e komunizmit bëhet për të kënaqur lavdidashjen e luftëtarëve që e bëjnë, por shumë më tepër për interesa më sendësore. Dhe, kjo betejë pavarësisht pse dikur përfundon me disfatë, atyre u sjell dobi kur më të vogla e kur më të mëdha: u sjell shpërblime, urdhra, dekorata, medalje, tituj, në raste të caktuara nëpunësi të larta, popullorësi e të mira të tjera. Por, një gjë kurrë nuk mund t’ua sjellë: ndryshimin e dëshiruar të jetëshkrimit komunist prej të privilegjuarish dhe lartësinë e ëndërruar morale. Përkundrazi: ua sjell zvogëlimin edhe më të dukshëm moral në sytë e të gjithë atyre njerëzve, lexuesve dhe studiuesve të tyre të ardhshëm, të cilët prej shkrimtarëve me të drejtë kërkojnë jo përmbysje, po mbrojtje të vlerave siç janë e vërteta, e drejta, qëndrueshmëria, parimësia, edhe me jetën e tyre. Kjo tregon se me përpjekjet që do ta ndryshojnë, që do ta përmirësojnë jetëshkrimin e tyre të kohës së komunizmit, sugarët e komunizmit në të vërtetë punojnë kundër vetvetes! Dhe, kjo është plotësisht e kuptueshme. Jeta e krijuesit letrar në të cilën nuk lufton krenaria kundër mjerimit, e vërteta kundër gënjeshtrës dhe liria e mendimit kundër servilizmit nuk mund të shikohet si jetë e denjë për nderim. Ajo është jetë që i qet hije të rëndë edhe veprës letrare të vetë krijuesi.
    Beteja e disa shkrimtarëve e të krijuesve të tjerë për jetëshkrim të ndryshuar, të përmirësuar, për jetëshkrim viktime në kohën e komunizmit edhe kur ishin sugarë, të privilegjuar të tij, do t’u sjellë shumë punë historianëve të ardhshëm të letërsive kombëtare: do t’u sjellë shumë punë në studimin e versioneve të veprave të tyre; shumë punë për të saktësuar kohën e shkrimit të disa veprave të tyre; shumë punë për të dalluar çka është e vërtetë e çka është gënjeshtër në kujtimet e në ditarët e tyre; shumë punë për të saktësuar çka është e vërtetë e çka gënjeshtër në jetën e tyre komuniste; shumë punë për të dalluar çka është burimore e çka e falsifikuar në dosjet e tyre. E të tjera të ngjashme.
    Puna e historianëve të ardhshëm të letërsisë do të vështirësohet aq shumë në qoftë se në betejën për ndryshimin e jetës komuniste të të privilegjuarve të komunizmit futen familjarë, miq dhe lexues të pafajshëm të tyre.
    Puna e historianëve të ardhshëm të letërsisë do të vështirësohet edhe më shumë në qoftë se në betejën për ndryshimin e jetës komuniste të benjaminëve të komunizmit futen media - gazeta dhe televizione.
    Por, puna e historianëve të ardhshëm të letërsisë do të vështirësohet posaçërisht shumë në qoftë se në betejën për jetëshkrimin e ri të benjaminëve të komunizmit futen nëpunës të arkivave, në duart e të cilëve janë dosjet e tyre dhe dosjet e shkrimtarëve, krijuesve e qytetarëve të tjerë të kohës së komunizmit: në qoftë se këta nëpunës bëjnë shkurtime, plotësime, retushime në dosjet - ashtu siç ka ngjarë në disa raste në disa vende ish-komuniste! Të shpresojmë se historianët e ardhshëm të letërsisë, ndërkaq, do t’i mposhtin këto vështirësi, sepse do të udhëhiqen nga kriteri i së vërtetës dhe i së drejtës e jo nga kriteri i leverdisë apo i popullorësisë - si luftëtarët për jetëshkrimin e ri!
    Dhe, puna shkencore, vërtet, shkencore e këtyre historianëve pashmangshëm do të sjellë ndryshime në gjykimet për letërsitë e sotme kombëtare: shkrimtarëve padrejtë të mbiçmuar dhe shkrimtarëve padrejtë të nënçmuar do t’u caktohen vendet që, vërtet, u takojnë.
    Për të gjitha arsyet e sipërthëna mund të thuhet se është në interesin e shkrimtarëve dhe të krijuesve të tjerë, që bëjnë betejë për jetëshkrim të ndryshuar, të ri, për jetëshkrim viktime në kohën e komunizmit edhe kur ishin të përkëdhelurit e tij, në interesin e letërsisë dhe të studiuesve të saj të ardhshëm, që t’i lënë jetëshkrimet e veta komuniste të tilla çfarë ishin në të vërtetë. Le të mendojnë se nëpër jetë të pastër mund të ecin vetëm shenjtorët, kurse shkrimtarët as nuk janë, as nuk duhet të jenë shenjtorë. E komunizmi as shenjtorët s’i ka lënë pa njolla!
    Sa i përket jetëshkrimit tim në kohën e komunizmit, dua të mbetet i tillë çfarë ishte: me hije e me dritë!
    Nuk dua të bëhem personazh i proverbit italian: aq i mirë sa nuk vlen asgjë.



    05/03/2005

    --------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 05-03-2005 më 05:36

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Eshte e habitshme sesi trajta me e felliqur e mentalitetit te dikurshem komunist: perjashtimi kategorik i mundesise qe edhe tjetri te kete zerin e vet, duke u nisur nga parimi se vetem e verteta ime (dmth ajo komuniste) eshte e VERTETE me V te madhe, mbijeton sot edhe ne kete forum pikerisht tek ata, si brari, qe perpiqen me te gjitha forcat te shfaqen si individe me ide te emancipuara.

    Ne shume e shume e shume tema te hapura ketu ne forum, brari dhe njerez te tjere si ai, perpiqen e bejne cmos ti afirmojne (si te verteta dhe siperore) idete dhe prirjet e tyre (qofshin keto, kulturore, politike, ekonomike, etj) duke luftuar, me egersine tipike te njerezve te organeve me te tmerrshme te dikaturave, idete e mendimet qe shkojne kunder "vizionit te tyre te botes", pa munguar te perdorin sa here qe jua do nevoja edhe mjete tipike te epokave te erreta, si SHPIFJA dhe MASHTRIMI.

    Postimi, prej nje brari, i artikullit te akademikut Kosovar Rexhep Qosja botuar tek Shekulli, eshte nje tjeter shembull tipik i shprehjes se ketij mentaliteti.

    Perndryshe nuk ka sesi te shpjegohet paranteza e zeze dhe false (qe aq shume me kujtoi ato rradhet e shkruara nga Kadareja kunder Koliqit, Fishtes, etj, etj, te postuara pak me lart nga dikush tjeter) qe shoqeronte artikullin e Qoses.

    Dhe meqe ra fjala, sot hyra ne forum pikerisht per te pasuruar kete teme me artikullin ne fjale. Kjo jo sepse jam detyrimisht ithar i Qoses, apo armik i Kadarese, por sepse mendoj se percjellja ne kete teme e reagimeve te botes intelektuale shqiptare ndaj Dosjes K. (apo ceshtjeve qe trajton ai liber) meritojne te njihen edhe nga te tjere.

    P.S. - Brarin e ftoj rishtazi ta dokumentoje nganjehere urrejtjen e vet, e cila perndryshe, nuk mund te konsiderohet tjeter gje vec nje shprehje meskine servilizmi ndaj nje ideje, perspektive abstrakte (a nje dikushi-konkret).

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BenAlbani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Benush albani..


    Ku onkretisht jan Shpifjet e mashtrimet e Brarit ktu..?

    Ne zakonisht kur debatojme ketu e citojm nje fjali a fraze te dikujt e pastaj nxjerrim comangen e i biem..
    Nxirre dhe ti ate fjali a fraze a cope tekst ku brari shpif e mashtron..

    Sa per ate idet e tua te se vertetave e te fanatizmave etjetj.. ..mir ke shkruar..

    shendet..



    Dhe nje gje..

    Une kur postoj nje artikull a nje tekst te tjetrit kurre nuk i ndryshoj qofte dhe nji germe..dhe i ndaj qarte cka then x e y nga ato ckam then vete..

    qashtu..

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #12
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    O Brar,

    Ne mesazhin qe kam komentuar une, Rexhep Qosja cilesohet prej teje:

    nxites i revolucionit Caushist te vonuar

    armik i papajtueshem i ndonje Kompromisi per mosderdhje gjaku ne '97-en

    i gezuari me i madh qe Shqiperise po i shkallmoheshin brinjet e themelet e Shtetit e te Sovranitetit

    mireseardhesi me i flakte i ardhjes ne pushtet te nomenklatures staliniste etj.

    dhe (ketu po perifrazoj)

    trumpetjer i Revolucionit bashke me Agoll dudushin etj etj

    Nuk e di si i quan ti, po ketyre une ju them Shpifje.

    Natyrisht ti ke te drejte te plote ta mendosh keshtu, dhe madje ti besh te njohura publikisht mendimet e tua. Por ki parasysh se ato mendime te shprehura, (permeteper kur kane permbajtje denigruese), te cilat autori nuk mund ti mbeshtese ne FAKTE, ne boten e qyteteruar quhen SHPIFJE.

    Dallohet qarte ngjashmeria (thuajse identike!!!) e gjuhes se perdorur prej teje, me ate te organeve te erreta te dikurshme, te atyre nomenklaturave qe ti i urren kaq shume (besoj se me akuza te tilla si ato qe rendite ti, sigurimi i shtetit, ne nje kohe tjeter, do ta kishte qerruar Qosen pa nje pa dy, si armik e kryearmik!!)

    Une mendoj se trajta me karakteristike, e perbashkta kryesore dalluese e diktaturave nuk gjendet ne permbajtjen e tyre ideologjike (komuniste, staliniste, fashiste, papiste gjate mesjetes, etj, etj.), por ne formen (format) e ushtruar per tu imponuar (ne forme rregjimi).

    Nga kjo pikepamje, mendoj se ne ne Shqiperi kemi akoma shume e shume beteja (civile natyrisht, jo te armatosura) per te fituar.

    shendet
    benalbani

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BenAlbani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ben albush.. besoj se komentet e tua kan lidhje me kte fraze timen:

    -------

    Brari shkruan: Ja dhe nje reagim i qoses.. nxitesit te revolucionit Caushist te vonuar.. e armikut te papajtushem te ndonji Kompromisi per mos derdhje gjaku ne 97-ten.. dhe te gezuarit me te madh qe Shqiperise po i shkallmoheshin brinjet e themelet e Shtetit e Sovranitetit..dhe mirserardhesi me i flakte i ardhjes ne pushtet te nomenklatures staliniste Gulago-iste .. enveriste..

    -----------



    apo ke dicka tjeter..?

    thuaje se ku tjeter ke pare Shpifje dhe Mashtrime nga une..pa problem..

    Sa per ato mendimet qe kam thene atje.. Ashtu eshte e verteta.. dhe nuk e luan as Topi..

    Ne se do te verteta te tjera shko fol me Zan Caushin e Namik Dokle Bracen..

  24. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #14
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    Dosja K. ne frengjisht

    Un dossier su Kadaré”, il libro delle grandi verità

    IRHAN JUBICA




    “Un dossier su Kadaré”, il libro delle grandi verità
    In occasione della pubblicazione di questo libro in francese


    Bisogna dirlo dall’inizio che è imperdonabile il fatto che nessuna delle associazioni dei perseguitati politici non abbia ancora offerto allo scrittore Ismail Kadaré la tessera di membro, dopo una tale testimonianza pubblica delle sua persecuzione da parte del regime, resa nel libro “Un dossier su Kadaré”, con autore il grande studioso Shaban Sinani. Con una serietà e competenza che solo un ex-redattore di “Zëri i popullit” potrebbe avere, come anche tramite documenti originali troppo segreti e troppo significativi – come lo sono, tra gli altri, i frammenti dai libri rari “L’autunno dell’angoscia” o “Le strade dell’inferno”, la lettera di un insegnante di Berat e la nota di Hysni Kapo sempre per Ramiz Alia etc., - l’autore è riuscito a chiarire l’intera verità della continua persecuzione che è stata sostenuta ai danni dello scrittore Ismail Kadaré, una sorveglianza che è risultata con conseguenze così pesanti che lo stesso scrittore, in quelle 10-12 interviste al giorno che concesse dopo la pubblicazione di siffatto libro di studio di grandi proporzioni (238x148x23mm), dichiarò in tutta sincerità: “E’ triste sapere di essere stato sorvegliato in tal modo”. Non sono solo i documenti a parlare in questo libro di studio; è anche lo stesso autore che di quando in quando fa i suoi commenti – del tutto imparziali, da vero studioso – su documenti che lui ha conosciuto, e forse anche compilato da sé al tempo in cui da istruttore del Comitato Centrale del Partito del Lavoro d’Albania, era uno dei delfini di Ramiz Alia, anche se egli fin dal proemio si stupisce cercando di stupire anche il lettore come sia stato possibile che lo stato dittatoriale abbia da una parte tratto motivo di vanto dalla propaganda che lo scrittore prescelto ha fatto al regime in occidente, e dall’altra, ci sia stato anche un”atteggiamento segreto e critico” per “il controllo vigile” della letteratura. Tutto ciò è molto strano e se non fosse per lo studioso Shabani, nemmeno ora la verità sarebbe venuta a galla.
    È importante ricordare qui che fin dal anno 2003, quando il piano per la realizzazione di questo libro di studio di notevole spessore nacque, l’autore Sinani ebbe scritto che Kadaré è l’emblema della Generazione 1968 in Albania, come generazione di cambiamento. Nel medesimo studio, - che risulta essere il più serio mai compiuto sullo scrittore Kadaré anche per il fatto che l’autore di questo testo, insieme ad altri studiosi e grandi critici delle lettere albanesi quali Bashkim Kuçuku, Tefik Çaushi, Mark Marku, Xhemal Ahmeti, Novruz Shehu etc., sono del tutto imparziali nelle loro considerazioni sull’opera di KAdaré, - si dice anche che “Il problema dell’esistenza di una letteratura dissidente in Albania è un problema aperto, ma non può in nessun caso trovare una soluzione senza prendere in esame lo scrittore I.Kadaré.” è naturale che per l’autore non è questa la preoccupazione che l’ha spinto a compilare il libro “Un dossier su Kadaré”, dacché questo non era nemmeno lo scopo del libro di un altro grande scrittore quale Maks Velo sulla poesia “I pascià rossi”, che si chiamò “indagine su un delitto letterario”, libro, su cui dicesi ci sia stato una vera odissea nella questioni dell’autorialità. È chiaro che quando scrive che “nessuna dissidenza è nata senza un trattato di rifiuto di ordine politico-ideologico o della definizione teorico-letteraria del realismo socialista”, egli esclude persino lo stesso Ismail Kadaré dalla meritata dissidenza, anche se, la poesia dell’anno 1975 “A mezzogiorno il Politburo si è riunito” sia in quanto testo poetico eccelso, - realizzato con un’intensità sempre crescente e con maestria artistica ancora insuperata dalla moderna poesia albanese (peccato che quella poesia non sia stata inclusa nelle ultime raccolte a scelta dall’autore), - che come testo politico, ordunque questa poesia, realizza i criteri di un trattato quale il sopramenzionato, sempre seguendo i standard dello studioso Shabani. Forse è questa una scelta dell’autore, la serietà dei lavori scientifici del quale è stata confermata già dall’“Assillo dell’incompreso”, per lasciare a una seconda edizione, rielaborata forse, di trarre codeste conclusioni e provare a rigor di vero la dissidenza di Kadaré.
    In un futuro libro di questa natura e questa qualità, l’autore sicuramente ci chiarirà anche le ragioni dell’immunità, perché con quel che si legge nelle 400 pagine di questo libro, ci si crea l’idea sbagliata che tutti i complotti contro Kadaré si siano disciolti quando ne e stato messo al corrente il dittatore, dando voce alle false maldicenze che vogliono Kadaré uno scrittore di corte. Sempre stando al libro, nel verbale di una riunione tenutasi nella Comitato Centrale di PLA il 25 ottobre 1975, tra altro anche sulla sopramenzionata poesia, ci sono state dure critiche nei confronti di Kadaré, e la questione si chiude definitivamente con un’autocritica da parte dello scrittore. Quindi, è dovere degli studiosi e dei critici eccelsi, i cui nomi abbiamo già qui menzionato, far luce su queste questioni, che solo essi possono trattare con la professionalità e l’imparzialità che li caratterizza.
    L’unica frase in tutto il libro, con la quale non concordo e ho qui il coraggio di contrastare, è quella in cui l’autore scrive di aver compilato il libro come un servizio modesto alla verità. No, “un dossier su Kadaré” non è un servizio modesto alla verità, ma la verità stessa; è l’esempio di un autentico lavoro , d’archivio, di documentazione, di comparazione e di studio, un libro che innalza ulteriormente la figura di Kadaré, soprattutto per ciò che concerne il periodo della dittatura. È così serio e compiuto questo libro che persino la dichiarazione di Kadaré nello “Invito allo studio di scrittore” che “la censura nel nostro paese non fu mai applicata” suona così anacronica, come l’espressione di consapevolezza dello scrittore sul dovere sorvegliante della dittatura contro lui medesimo, nello stesso libro: “…tutto questo sfacelo, che spesso è invisibile e impercettibile, si mostra all’improvviso quando per lo scrittore scocca la malora, cioè quando lui e la burocrazia si trovano l’uno di fronte all’altra”; sicuramente, Kadaré ha previsto sin dal 1990 che queste sue dichiarazioni verranno sorpassate senza influenzare un libro come questo dello studioso Sinani.
    Un'altra grande verità, credibile, toccante, è dispiegata nel libro: il poeta Maks, salvato da Kadaré sfila davanti agli occhi del lettore senza voler mai mettere allo scoperto il cognome, forse anche per protesta all’avvocato Doja, il quale dal canto suo, come Kadaré e compagnia, non si ricorda del di lui cognome. Cose che capitano.
    In chiusura potremmo esprimere la convinzione che irraggia dal libro “un dossier su Kadaré”, che dalla posizione di uno scrittore-profeta che ha illuminato il cammino al suo popolo, Kadaré ha predetto persino il proprio di destino, già dal 1966 (due anni prima di diventare l’emblema della Generazione ’68 in Albania), quando in occasione del 25simo anniversario dalla fondazione del Partito Comunista d’Albania, ebbe creato i versi emblematici del realismo socialista: “Dove cercare la tue radici Partito/ come un platano grandioso sei spuntato accanto alla strada dove passano bufere/ che tirano a sradicarti/ ma non fanno che annaffiarti le loro bufere/ e tra bufere tu cresci”. Questo è il messaggio che il grande studioso Shaban Sinani ha voluto dare tramite questo libro: Kadaré, che fu sorvegliato, criticato, attaccato, non solo dai lettori e dai critici, ma anche il regime che aveva incaricato a tal scopo intere strutture statali, non è mai stato sconfitto.

    www.matrapapupa.blogspot.com

    Tradotto da A.Cani
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Astrit Cani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk mbrohet Kadareja, duke levduar Ismailin, ashtu sikurse nuk kritikohet Ismaili, duke sharre Kadarene.
    Fatkeqesi e kohes ku jetojme!
    Ju lutem zoterinj, apo shoke, te te gjitha niveleve arsimore, kulturore, politike!
    Duroni edhe ca, mbani edhe ca revanin propagandistik pro-kundra Kadarese, se po na merrni frymen, verboni syte dhe shurdhoni veshet. Koha e te vertetes po afron! Ate s'mund ta ndryshojne dot mohimet dhe pohimet ekstreme, te atyre qe ende vazhdojne me simptomat e "Njeriut te ri te Partise se Punes".
    Zoti, apo shoku Kadare!
    Te lutem, zgjidhe me gjakftohtesi dhe sinqeritet, mishmashin e krijuar ne kokat e njerezve!
    Te lutem, kujto pak dhe merru ca me thenien, "Te behem dhe njehere nuse, pa di si te nuseroj"!
    Te lutem, riktheme besimin dhe kenaqesine vetem te talentit tend letrar!
    Te lutem, mos me bej te te lutem perseri!
    "Nje dosje per Kadarene"?
    Ja nje bisede anonimesh;
    -E beson c'shkruhet?
    -Une? Jo!
    -Po ti tjetri?
    -E besoj!
    -Po ti aty?
    -Edhe po, edhe jo!
    -Po ti atje?
    -Ka vec po-se dhe jo-se?
    E keshtu loja e kungulleshkave filloi...Kisha nje, m'u bene dy. Po pse dy?Po sa? Po tre!......Po sa? Po pse? Po sa? Po pse?????
    Ju lutem, mjaft!!!!!

  28. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #16
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    me gozhde del gozhda, por gozhda ngelet

    chiodo scaccia chiado, ma chiodo rimane! vrejtja jota asht me vend, Mondi. megjithese, ka pjese ne komentin tand, te cilave nuk u jap dot dum.
    e sigurte asht se Kadareja asht nji gja dhe Kadareistet jane nji tjeter.
    kajhere me duket se shqiptaret jane turre me e perdore famen nderkombetare te shkrimtarit si gjethe fiku. njisoj, siç mund t'i inetresojne kadareisteve, Nobel-i i mundshem i Kadarese, me e perdore si gjethe fiku.
    kur hangri mollen, me sa shkruhet, Adami kishte qillue ndane njij fikut, prandej edhe gjethja qe mori me mbulue lakuriqesine e vet, i perket kesaj peme.
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Astrit Cani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Une besoj, Arian, qe me ke kuptuar drejt. Nuk kam lene hije per asnje medyshje, apo sic thua qe "nuk u jap dot dum". Nuk jam bardh e zi ne vleresimin e Kadarese. Nuk jam as me ata qe flasin me gjuhen e dhelpres kur s'arrti dot rrushte, as me ata qe perdorin gjethen e fikut, por as me ata me dyfytyresine dhe tjetersimin e tyre. Jemi ngopur deri ne vjellje(me fal per shprehjen) me serialet e veprave te Enverit dhe do ishte mekat i madh ndaj kombit, imitimi i tyre nga penat e sotme. Me thuaj nga ku vjen e si vjen, te te them vazhdimesine! Sa per Nobelin, cuditem qe po e marrim sikur eshte cudia e tete e botes. Cudite mbahen mend, por nobelistet jane me oke. Mirepres vazhdim bisede me ju

  32. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #18
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    historine e shkruejne fitimtaret

    dakort zoti Mond, veç me thirr Astrit, se Ariani asht djali i axhes i imi dhe mbase nuk asht dakort.
    gjithsesi, diskutimi mbi kete ose mbi te tjere shkrimtare shqiptare (pavaresisht sasise se dokrrave qe prodhon), kur bahet nga persona me vlere asht me vlere, sado qe deri me tash nuk ka prodhue sintheze. tashti, une shpresoj se po dalim nga epoka irracionale, dhe po e hetojme qenesine tone shqiptare, te pajisun me ma shum koefiçenta korrigjimi, sigurisht fale "hapjes" qofte kjo me perendimin qofte me lindjen, pra mbas "hapjes" ne tanesi ne lidhje me kulturen botnore. marredhaniet e shkrimtarit me pushtetin duhen hetue (mjaft mire i ka hetue Andrej Sinjavskij, por edhe Solomon Volkov, kohete e fundit) larg çdo manikeizmi .
    libri i zi i komunizmit shqiptar halà nuk asht shkrue, dhe zor se ka me u shkrue ndojhere, per faqen tone te zeze. amà, çka mundet me ba çdo lexues asht me e nda letersine prej politikes, vleren prej spekullimit. dhe vlera ma e madhe qe na kane lane te paret asht gjuha e pakrahasueshme shqipe. prandej famat dhe bamat, jane muhabete mbas darke.
    Fernando Pessoa, shkrimtar i nji pasunie shpirtnore te jashtezakonshme, i ndante perfaqesuesit e ndergjegjes se njerezimit ne dy kategori:
    ata te thjeshtit, qe kane pase nji ndikim vendimtar ne fatet e ndergjegjes njerezore (Homeri i verber, mjeshtri nga Nazareti (qe nuk kishte biblioteke), endacaku Dante, mesuesi i fillores John Milton, dramaturgu i trullosur Will Shakespeare...
    nga ana tjeter jane ata burrat e shtetit, baballaret e kombeve: keshilltari special J.W.Goethe, senatori V. Hugo, shefi Lenin, shefi Mussolini...

    keshtu pra siç e sheh: ka shkrimtare qe dine me ndejte mes politikaneve, por ka edhe politikane qe dine me ndejte mes shkrimtareve.
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  34. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Astrit Cani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  35. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I nderuar z. Astrit!Me fal per gabueshmerine ne emer, qe padashur me zbuloi lidhjen tuaj me nje person te njohur te televizionit. Apo po gaboj prape?
    Ishte thjesht nje inerci e nxituar, pas leximit te emrit te tij ne faqen e forumit.
    Kur simfonoj me dike ne mendime, nuk e kam zakon t'i zgjat te miat, pasi vec bezdisjes, asgje me shume s'do sillja. Vetem nje gje dua te theksoj. Emrat e permendur me lart, nuk perbejne enigme per njerezit, ne veprimtarine dhe qendrimin e tyre shoqeror, politik e kulturor. Larg qofte, (por qenka kaq afer per fat te keq), te krijohet artificialisht kjo enigme ne te gjalle te njerezve. E merr me mend besoj c'permasa disinformuese ka per te sjelle e nesermja, pa le e ardhmja me e larget? Per me shume mendime te miat, me kenaqesi do t'ju dergoja librin tim, "E megjithate...jetojme!" Me ca perjashtime shkrimesh te letrave, qe mund t'i kalosh perciptasi, ka dicka tej tyre qe mbase do kesh durim t'i lexosh. Ne reagimet e mia ne faqet e forumit, jam pergjigjur shpesh me pjese nga ky liber.
    Aty eshte zeri im, me melodine apo stonimet e tij. Ashtu sic e shpreh ne vargjet e meposhtme:
    Zeri im
    Te kem shpejtesine
    e zerit tim.
    Ne di se nga del
    te di ku arrin.

    Ne di se cfar' them
    Si kuptohet ta di
    Dhe gjalle te mos jem
    Te jete Zeri im!
    * * *
    Me kenaqesi bisede, Mondi

  36. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  37. #20
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    flm

    te falem, Mondi per idete, sa per librin tand e pres me kenaqesi, shpresoj te jete me proze (pasi kemi shume nevoje per proze!). por kjo nuk e paragjykon leximin e poezive, qe nese kapin kriteret e mia, mund edhe t'i perkthej ne italisht.
    e drejte verejtja mbi enigmen, edhe une s'i due kultivuesit e mistereve: shkrimtaret thurin vetedijen e njerezimit, dhe vetedija nuk don enigma, as perralla me mbret.

    gjithe te mirat!
    ah, desh harrova, materiale nga une ke te faqja ime www.matrapapupa.blogspot.com
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  38. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Astrit Cani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. www.kosovo.com në shitje
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 14:03
  2. Shitje dhe blerje aksionesh (share trading)
    Nga gurl në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 19:08
  3. BSH: Banka e Kursimeve gati për shitje
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 08:15
  4. VEVE GRUP, nxjerr ne shitje 3 fabrika
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •