Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Pite e misrit

    Pėr 4-5 persona duhen:
    Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle.

    Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri.
    Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    hahaha

    ah Fiori mua me pelqen shume byreku me miell misri, sidomos ai me spinaq, por dhe buka e misrit aman e kam fiksim.

    Sa here shkoj ne Tirane ulem kembe e kryq duek ngrene buke misri te ngrohte te sapo dale nga furra me djath te bardhe. Tamam fshatarēe, po kush po pyet ka lezet mer jahu

    NJe keshille,

    per byrekun me miell misri do te thoja mases se spinaqit t'i shtoje 2 gota uji kos, plus 1-2 kokrra veze.

    PO ashtu ne vend qe ta sperkatesh siper byrekun me uje, perdor kosin e ke per te pare qe shija e tij do jete me e mire.

    se mos ma marresh per keq moj, kete keshillen time

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Per keq thote Ti as e ke idene sa e gezuar vertet jam qe gjeta kete recete. Ide e mire ajo e kosit, kur e kisha shkruar me lart ne fakt e kisha shkruar thjesht sa per ta hedhur ketu, pa u menduar shume. Por kur gatuan zakonisht duhet te kesh pak "intuinte" per keto gjera, te shtosh te heqesh nga pak sa per lezet.

    Po buke me qiqra dhe me djathe, ah dhe ti cme kujton keto gjera...

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Pite me miell kallamoēi/misri

    Hajt na tregoni se si bėhen kėto lloj pitesh (reseniku etj.), se nėse nuk duhet shumė punė, kam vendosur ta bėj njė, se mė ka marrė malli pėr to.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    Winterthur
    Postime
    20

    Pite e misrit

    Dua te di se si gatuhet pite me miell te misrit apo pite te kallamojte!
    din ndokush?
    Tė jetojm ne paqė

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    m@t, nuk besoj se ndonjera cike apo edhe cun qe viziton forumin do te mesoj se si gatuhet nje pite nga misri lol, (mos u hidheroni ju goca tani)...por ishte ma mire sipas meje te pyesesh ndonje qyshe se keto cikat e reja jane modernizu dhe nuk dine te gatuajn pita te kallamojta...por gatuajn vetem pizza
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    Winterthur
    Postime
    20

    si gatuhet pite e misrit(kallamojtė)?

    Ehh tek ne ne Presheve thuhet nji proverb popullor"kur sčsht shiu ben edhe bresheri"...!po edhe nese do ishte pizza e kallamojte do t`ma kishte ona... lol
    Tė jetojm ne paqė

  8. #8
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Lol Davius ka dhe nga ato qe e dine
    Sipas versionit tim eshte kjo:..)

    Te duhen:

    1. Miell
    2. Gjalp
    3. Kos
    4. Qepe ose Presh
    5.Veze
    6.Kryp
    (permasat beji sipas qefit (lol)

    Perberja:
    Pasi kurdisen qepet(presht) u hedh krypen,gjalpin, kosin dhe vezet, dhe i le ne nje ane. Pastaj merr tepsine e lyer me gjalp ose vaj ku do hedhesh dhe miellin derisa te mbulohet fundi te cilen e rrafshon me uje ose dhalle. Pastaj merr qepet(presht) e pergatituara dhe i hedh mbi miellin. Siper hedh perseri miell sa ta mbulosh kte perberje dhe e lag perseri si pjesen e pare...Pastaj pasi te piqet e lyen nga siper me gjalp dhe dhalle

    Nese nuk eshte ky versioni i kerkuar atehere mund ta besh si pite(byreket) me miell gruri vetem ndryshon miellin

    Pershendetje!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    Winterthur
    Postime
    20
    Flm Gjalica
    Nese ndokush shpeton nga kjo recete! atėhr do te shkruaj neser se si ishte shija e pites se kallamojte...lol
    flm. edhe nji here
    Tė jetojm ne paqė

  10. #10
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Po dhe nese nuk shpetojne ne paqe do jetojne po he
    Na trego se si do dali po vetem kujdes mos e tepro me miellin (lol) se del buke pastaj jo pete

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    Winterthur
    Postime
    20
    Pershendetje gjithve e posacerisht Gjalica..
    Pasi sa u kthyem nga "kujdesi intensiv mjeksor" lol,deshta te publikoj se receta ishte jashtzakonisht e mire per pregaditjen e pites se kallamojte apo ndoshta vetem mua me pelqeu!
    Vetem se ai qe nuk e ka provu nuk e din se si e ka shijen
    flm Gjalica
    Tė jetojm ne paqė

  12. #12
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355

    Menyra e re!!!

    Ajo receta e mesiperme eshte receta tradicionale, sic e ben dhe gjyshja ime, eshte e shijshme por me e shijshme akoma eshte kjo e meposhtmja:

    Perberesit:
    Miell
    Gjalp
    Qepe ose Presh
    Ndonje domate
    speca te kuq
    Veze
    Krip
    Ereza te ndryshme sidomos koper, majdanoz, selino te fresket

    Gatimi:
    Ne nje tenxhere ku kemi hedhur gjalpin, kaurdisim qepet ose preshte u hedhim krypen,domatet, specat, vezet, dhe i trazojme derisa te zihen pak. Me pas shtojme erezat. I heqim nga zjarri dhe i leme te vaken pak. Marrim miellin dhe e hedhim ne masen qe kemi lene te ftohet ne tenxhere dhe vazhdojme te trazojme, hedhim miell derisa te perftojme nje mase jo shume te qullte. Pastaj marrim tepsine e lyer me gjalp ose vaj ku do hedhesh masen e pergatitur. E fusim ne furre dhe e pjekim.
    Te siguroj qe do dale shume e mire.
    Hahet e ngrohte.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  13. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E preferuara e imja
    Pite misri

    Pėrberja
    Pėr 4-5 persona duhen:

    Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle

    Udhezim

    Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri.
    Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  14. #14
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Versioni im

    Byreku me miell misri qe ne Shqiperine e Jugut njihet ndryshe si lakror me miell misri apo ne Tirane me fjalen "shapkat", mund te pergatitet si me presh, por dhe me spinaq.

    Ne rastin e versionit me presh, ky i prere ne copa te vogla pasi kaurdiset me pak vaj (ulliri), kripe e piper, i shtohet pakez uj dhe lihet te ziehet ne zjarr te ulet derisa preshi te jete zier mire dhe te kete firuar lengu.
    Pastaj i shtohet pak djath i bardhe (100 gr.) i shkermoqur ose gjize, 2-3 kokrra veze dhe 1 gote uji kos.
    E tere masa perzihet mire dhe eshte gati per t'ia shtruar brumit me miell misri te pergatitur e shtruar me pare ne tepsine ku dhe do piqet lakrori.

    Ndersa versioni me spinaq eshte akoma dhe me i thjeshte.
    NUk ka nevoje qe spinaqi te zihet, pasi i ikin dhe velrat vitaminoze qe ka apo i ulet sasia e hekurit qe e karakterizon kete bime.
    Spinaqi i prere perzihet me 2-3 kokrrat e vezeve, i shtohet djath (250 gr.) apo sasi e njejte gjize, kos, kripe dhe perzihet e tere masa sa te behet e njetratshme.
    Me pas spinaqi i shtrohet brumit te lakrorit ne tepsi.

    Ne te dy versionet "gjella" (preshi-spinaqi) nuk perzihet me brumin e misrit, por i hidhet siper.
    Pasi e kemi shtruar mbi brum "gjellen" e pluhurosim me miell misri derisa te mbulohet komplet. Me pas e sperkatim me kos persiper dhe me pak vaj.

    E pjekim ne furren e parangrohur ne nje temperature prej 180° dhe kur te marre nje si ngjyre ne florir te kuqerremte e heqim dhe e servirim shoqeruar me nje gote kos apo dhalle.

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė pėr vete mė shumė i pėlqej pitet se picat.

    Shumė falemnderit goca pėr recetat. Po a di kush tė na tregojė se si bėhen pitet e misrit kėshtu pa perime vetėm me bulmetra, nuk jam i sigurtė por mė duket se bėhet me vezė, mazė apo ajkė e kėshtu. Poashtu, reseniku qė bėhet me hithra e me kos, nėse nuk gabohem.

    Tung Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 03-03-2005 mė 00:44
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    Kam nje enderr.. Maska e Gleda
    Anėtarėsuar
    04-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    16

    Talking Buke misri

    Miredita te gjitheve!

    Kush e di se si behet buka e misrit?

  17. #17
    Gleda kerko pak ne forum edhe ti, ja shikoje kete linkun ketu ke disa receta se si behet

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=51038&page=3

    edhe ktu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=46367


    P.s. Kur t'a mbarosh se beri na nis ndonje cop me DHL lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 18-03-2007 mė 10:37
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

Tema tė Ngjashme

  1. Lapidar
    Nga Brari nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 13:59
  2. Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 16:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •