marrre nga :

http://www.botashqiptare.net/bota112/112xhufi.htm

Ikėn ambasadori Xhufi





Misioni im ėshtė ezauruar. Pėr arsye personale kėrkoj tė kthehem nė atdhe." Pėrmbledhja lakonike e kėrkesės pėr largim tė ambasadorit tė Shqipėrisė nė Romė vjen zyrtarisht nė njė deklaratė tė 9 korrikut tė lėshuar nga zyra e shtypit e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.
Lajmi qė qarkullonte si i pakonfirmuar prej disa ditėsh bėhet kėshtu zyrtar. Sh.T. Zoti Pėllumb Xhufi, ambasador i Shqipėrisė nė Romė qė nga nėntori i vitit 2001 kėrkon tė largohet nga posti i tij para pėrfundimit natural tė mandatit. E kotė ēdo pėrpjekje pėr tė mėsuar mė shumė mbi arsyet qė e kanė sjellė njė ndėr ambasadorėt mė dinjitozė shqiptarė tė ndėrmarrė kėtė veprim. "Gjithė ē'kam pėr tė deklaruar, tani pėr tani, ėshtė nė ato rreshta tė deklaratės zyrtare" thotė Ambasadori Xhufi pėr "Bota shqiptare" .
Por janė pikėrisht ato rreshta qė ngjallin edhe mė shumė dyshimet se, pėrtej heshtjes sė respektueshme tė ambasadorit tonė, marrėdhėniet e tij me shtetin apo qeverinė diku kanė ngecur dhe se kėrkesėn pėr largim shumėkush mund ta quajė, me plot gojėn, dorėheqje. E dorėheqja e njė ambasadori nuk ėshtė lajm i zakontė nė diplomacinė shqiptare.
E megjithatė ėshtė trajtuar si lajmi mė i rėndomtė qė mund tė ndodhte. Duke filluar qė nga deklarat e mėsipėrme e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. E cila nuk erdhi natyrshėm, si njė komunikim pėr shtypin dhe opinionin publik mbi kėrkesėn qė qenka paraqitur (po aq natyrshėm) nga ana e ambasadorit Xhufi. U desh njė artikull me shumė pikėpyetje nė shtypin shqiptar qė Ministria tė deklaronte zyrtarisht se Xhufi paska paraqitur kėrkesėn pėr t'u larguar. Me sqarimin se "ka patur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė".
Artikulli i shfaqur nė faqen e parė tė sė pėrditėshmes "Sot" e gjente arsyen e dorėheqjes sė Xhufit tek njė pėrplasje e kėtij tė fundit me vetė kreun e shtetit, Presidentin e Republikės Alfred Mojsiu. Por jo pėr ēėshtje institucionale. Mojsiu, sipas artikullit, interesohej drejtpėrdrejt pėr dy tė afėrm tė tij, nėnė e bir, punonjės tė ambasadės, e para llogaritare, i dyti shofer. Konflikti me Mojsiun paskėsh lindur, sipas gazetės "Sot" pikėrisht nga ky interesim i tepruar i Mojsiut pėr tė afėrmit e tij. Edhe po tė mos jetė hera e parė qė njė ambasador "e heq shoferi", do tė ishte hera e parė qė njė ambasador jep dorėheqjen pėr probleme me shoferin. Shoferi i ambasadės, nė fakt, ėshtė shndėrruar gati nė njė togfjalėsh prej posti tė rėndėsishėm e sidomos nė Romė ku flitet se largimi i njėrit prej ambasadorėve tė parė pas rėnies sė komunizmit "u hoq nga shoferi". Por ēėshtja e paraqitur nga "Sot", edhe pse pėrmban tė vėrteta mbi marrėdhėniet farefisnore tė dy punonjėsve tė ambasadės, nuk bazohet nė prova dhe mbetet njė hamendėsi po aq e pėrfillshme apo e papėrfillshme si hamendėsitė e tjera qė qarkullojnė e qė duan qė Xhufi po ikėn ngaqė ka problemet me presidentin Mojsiu, jo, me kryeministrin Nano, jo, me Ministrin e Jashtėm Islami. Nė zhbirilimin e konfliktit pėrkatės sekush gjen pastaj marrėdhėniet nepotike, apo probleme politike brenda grupimeve tė partisė socialiste, apo kulisat nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme.
Ėshtė kjo e fundit, ama, e vetmja qė ka marrė pėrsipėr "sqarimin" pas artikullit tė botuar nė "Sot". Asnjė deklaratė e Presidencės edhe pse akuzohej drejtpėrdrejt vetė kreu i shtetit. Madje edhe deklarata pėr shtyp e MPJ-sė, botuar tė nesėrmen e artikullit nė "Sot", mban titullin "Ambasadori Pėllumb Xhufi sqaron" edhe pse dy paragrafėt e deklaratės-sqarim pėrmbajnė secili nga njė lajm mė vete. I pari ėshtė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme e cila njofton, mė nė fund, pas shumė ditėsh, se "Ambasadori i RSH nė Itali Pėllumb Xhufi ka paraqitur me shkrim kėrkesėn pėr transferimin e tij, ku gjykon se 'misioni i tij ėshtė ezauruar dhe pėr arsye personale kėrkon tė kthehet pėr tė vazhduar punėn nė Atdhe'." I dyti, fjalė pėr fjalė "Lidhur me ēdo motiv tjetėr pėr tė cilin pretendohet nė njė pjesė tė shtypit shqiptar nė korespondencėn qė zoti Xhufi ka me MPJ sqarohet se "Ka patur marrėdhėnie institucionalisht korrekte, njerėzisht shumė tė mira e deri miqėsore me Presidentin e Republikės, Kryeministrin, Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe me stafet e tyre" dhe se "tė tilla, pra institucionalisht korrekte e njerėzisht miqėsore, i ka patur gjithnjė marrėdhėniet me personelin e ambasadės nė Romė". Thonjėzat e deklaratės pėr shtyp tė MPJ-sė tregojnė se deklarata qenka e Xhufit, edhe pse nė paragraf, ndryshe nga titulli ku ėshtė Xhufi qė "sqaron", paraqitet me njė "sqarohet se" pa shpjeguar kush "e sqaron" qė Xhufi paska patur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė kėta nė radhė "Presidenti i Republikės, Kryeministri dhe Ministria e Jashtme". Dy janė persona, njėri ėshtė institucion, Ministria e Jashtme. Mungesa e informacioneve mund tė bėjė qė tė kėrkohet se mos fshihet edhe nė nuancat e fjalėve tė zgjedhura njė ndėr arsyet e largimit tė ambasadorit Xhufi. Por kjo nuk do tė bėnte gjė tjetėr veē do tė shtonte hamendėsitė, qė duken tė kota pėrballė heshtjes qė ka zgjedhur i interesuari i i drejtpėrdrejtė.
Kėmbėngulja pėr tė zbuluar sidoqoftė arsyet e dorėheqjes sė njė ambasadori nuk ėshtė thjesht njė kureshtje e sėmurė apo kėrkim skupi. Ambasada mbetet pėr shqiptarėt nė Itali pėrfaqėsia mė e lartė e shtetit tė tyre dhe, pa u hequr asgjė nga puna e tyre ambasadorėve pararendės, ambasadori Xhufi mbetet ai mė dinjitozi nė kėto 14 vitet e fundit, pėr pėrgatitjen e tij tė lartė si historian, njohjen e thellė tė kulturės dhe gjuhės italiane, pėrvojėn e trashėguar nga puna e tij si zv-ministėr i jashtėm, pėr sensin e lartė tė detyrės dhe, nė lidhje me komunitetin shqiptar, pėr hapjen pėr herė tė parė tė dyerve tė ambasadės ndaj komunitetit shqiptar duke marrė pjesė nėpėr veprimtari, duke u interesuar drejtpėrdrejt pėr organizimin e shoqatave, e duke u angazhuar nė debatet kulturore qė kanė pėrfshirė komunitetin. Misionin ai tashmė e quan "tė ezauruar", e ndoshta njė ditė do tė sqarojė edhe ē'do tė thotė, i pėrmbushur apo i shteruar, i plotėsuar apo i rraskapitur, ēfarė e detyron pėrfaqėsuesin e ambasadės mė tė madhe tė Shqipėrisė nė botė tė kėrkojė tė largohet para pėrfundimit tė mandatit. Tani pėr tani, pėr ambientet diplomatike duket mė e rėndėsishme llotaria se kush do ta zėvendėsojė, me listėn e zakonshme tė emrave tė pėrfolur qė shkojnė nga A-ja tek Zh-ja. Deri nė fillim tė shtatorit kur Ministria e Punėve tė Jashtme do ta gjejė njė emėr tė cilit ambasadori Xhufi do t’i dorėzojė poltronėn e tij tė rėndė nė Via Asmara 5.
Bota shqiptare

DRITARE

Nga Mufid Bej Libohova te Pėllumb Xhufi - Cilėt kanė qenė pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptar nė Itali nga themelimi i tij deri nė ditėt e sotme

Tė dėrguar tė posaēėm, ministra e ministra fuqiplotė, krykonsuj e konsuj, konsuj nderi e nėnkonsuj. Pėr tė mbėrritur deri tek ambasadorėt, shkalla mė e lartė e pėrfaqėsisė diplomatike, marrėdhėniet shqiptaro-italiane janė tė mbushura me tituj pėrfaqėsuesish qė mbushnin po aq emra institucionesh si legata, konsullata, kryekonsullata, nėnkosullata, konsullata nderi, zyra vizash. Ėshtė e vėshtirė tė ndėrtohet njė listė e plotė dhe gjithėpėrfshirėse e pėrfaqėsuesve diplomatikė shiptarė nė Itali qė nga fillimet e shtetit shqiptar por nga njė lexim i shpejtė i botimit informativ shtetėror "Shqipėnija mė 1937. Veprimi shtetnor gjatė njėzet e pesė vjetve tė vetqeverimit" (Tiranė 1937) nxirren tė dhėna interesante pėr rindėrtim.
Veprimtaria pėrfaqėsimore e Shqipėrisė nė Itali fillon me qeverinė e Princ Wied-it. I pari "ambasador" shqiptar nė Itali ėshtė njė bej i madh, Mufid Bej Libohova, ish deputet i parlamentit tė Stambollit, mik i Ismail Qemalit e delegat i Gjirokastrės e Tepelenės nė shpalljen e Pavarėsisė nė Vlorė. Mufid Bej Libohova kishte marrė pjesė si Ministėr i brendshėm e i Jashtėm nė gjithė qeveritė e krijuara pas themelimit tė shtetit shqiptar. Me shpėrthimin e Luftės sė dytė botėrore qe ai vetė qė u largua nga Italia duke mbyllur kėshtu edhe pėrfaqėsinė diplomatike edhe pse qeveria italiane i ofroi mbajtjen e pėrfaqėsisė me shpenzimet e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė.
Vitet e trazuara tė luftės sė parė botėrore do tė bėnin qė vetėm mė 1921, njė vit mbas Kongresit tė Lushnjės, tė rifillonte gjerėsisht pėrfaqėsia diplomatike edhe me Italinė. Viti 1921 shėnon themelimin e sė parės legatė shqiptare nė Romė e bashkė me tė dhe krijimi i njė rrjeti tė pabesueshėm konsullatash qė do tė zgjerohej edhe mė tej pas ardhjes sė Zogut nė pushtet.
Nė Bari hapet kryekonsullata e parė shqiptare nė Itali mė 1921, e pasuar me njė kryekonsullatė nderi nė Bolonjė. Kryekonsullatė nderi do tė hapej edhe nė Milano mė 1928 e do tė vepronte deri mė 1935.
Konsullatat qenė gjithashtu tė shumta dhe veēantia e tyre ishte se drejtoheshin nė shumicėn e rasteve nga "titullarė karriere" tė Ministrisė sė Jashtme. Ato gjendeshin nė Trieste (1922), Napoli (1929), Torino (1929) ndėrsa janė pa fund konsullatat e nderit, nga Palermo deri nė Trieste.
Ndėr Ministrat fuqiplotė tė Shqipėrisė nė Romė, mė 1925 ėshtė njė tjetėr bej i Libohovajve, Eqrem Beu, i cili do tė pasohej mė 1927 nga Xhemil Dino. Mė 1937 Vendin e Ministrit Fuqiplotė me gradėn e Klasit tė Parė e zė Xhaverr Vila ndėrsa Kėshilltar Legate e Kryekonsull nė Bari ėshtė sėrish njė Libohovė, Maliq Libohova.
Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia dhe pėrfshirjen nė Mbretėrinė e Italisė suprimohen edhe pėrfaqėsitė diplomatike. Bisedimet e rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike do tė fillojnė mė 1945, vėshtirėsuar sidomos nga negociatat midis dy vendeve mbi riatdhesimin e robėrve tė luftės. Ishin plot 27.000 ushtarėt italianė tė mbetur nė Shqipėri dhe riatdhesimi i tyre i cili filloi mė 1946 vijoi deri nė vitin 1952. Mė 1947 Shqipėria dhe Italia nėnshkruan Traktatin e Paqes. Duhet tė kalonin edhe dy vjet tė tjera pėr rivendosjen e marrėdhėnieve diplomatike. Mė 1949 Shqipėria hap legatėn e saj tė parė nė Italinė e pasluftės e cila do tė drejtohej nga Ministrat Fuqiplotė Zenel Hamiti (1949), Behar Shtylla (1952). Edip ēuēi (1954) Koēo Prifti (1958), Jordan Pani (1961). Ky i fundit Jordan Pani, do tė jetė edhe ambasadori i parė i RPSH-sė nė Itali mė 1965 pas shndėrrimit tė pėrfaqėsisė sė legatės nė atė mė tė lartėn tė ambasadės. Do ta pasojnė si ambasadorė nė Itali Ksenofon Nushi (1967), Piro Koēi (1972), Kujtim Myzyri (1977), Piro Bita (1980), Bashkim Dino (1982) dhe Dashnor Dervishi (1988).
Dashnor Dervishi ikėn mė 1992 duke marrė me vete edhe pllakėn nė derėn e "Ambasadės sė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė". Ambasadori i ri i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė Edmond Dule (1992) e do tė pasohet nga Pandeli Pasko (1995), Leontiev ēuēi (1998) dhe mė 30 nėntor 2001 nga Pėllumb Xhufi.