Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Varesia nga Interneti-Internet Addiction Disorder

    Kalimi nga komunikimi real ne ate "virtual"

    Nje nga instrumentet moderne per menyra te reja komunikimi pa kufij eshte Interneti.
    Midis terheqjes dhe mosbesimit ne web gjenden perdite nje mase gjithnje e me e madhe njerezish, te ēdo race, moshe ,seksi;femijet gjejne menyra te reja loje ndersa te rinjte , te rriturit dhe ndonjehere dhe te moshuarit informohen,komunikojne, blejne dhe eksperimentojne veten ne nepermjet
    "komunikimit virtual".
    Por si te gjitha mjetet e komunikimit, edhe interneti nuk perjashtohet nga keqperdorimi dhe abuzimi,
    te cilat ne vitet e fundit kane ēuar ne zbulimin ne fushen e shendetit mendor, te nje varesie moderne, te quajtur
    Varesi nga Intereneti Retomania ose Internet Addiction Disorder(I.A.D)

    Retomania si shume e disa faktoreve:

    Nga studimet, sondazhet dhe deshmite e personave te cilet jane interneto-dipendent eshte vene re qe
    ka tre kategori elementesh qe ndihmojne ne shfaqjen e kesaj Sindrome, sidoqofte nuk eshte e thene qe te jene prezente
    te treja.

    *Psikopatologji te predispozuara.
    *Sjellje te "dyshimta"
    *Potencialet patologjike te rrjetit vete.


    Psikopatologji te predispozuara:

    Rrjeti eshte nje "gur" me shume ne gjendjen klinike te personave qe paraqesin paqendrueshmeri emotive
    ose qe kane te tjera shqetesime psikologjike si psh depresion,shqetesime bipolare,ose edhe obsesivo-kompulsive.
    Ne keto raste perdorimi i internetit eshte shume i lidhur me nje tentative per te kompensuar veshtiresite relazionale reale,
    duke kerkuar ne internet miq ose lidhje sentimentale nepermjet nje rruge me te shpejte qe ndihmon ne perballimin e pasigurive qe ne te vertete
    shtohen nga relacionet e perditshme reale.
    Kontakti shoqeror me ane te chatit, IRC, e-mail te komuniteteve, nese perdoret me kujdes , mund te jete nje mjet i mire pre te kaluar
    veshtiresite e komunikimit,sepse lejon qe gjithkush te veje ne loje me nje njohje graduale, qe megjithate s'eshte jashte ēdo rreziku(takimet me te panjohur)
    dhe abuzimi(IAD).
    Ky pershkrim u perket atyre qe kane disa probleme psikologjike,dhe qe duhet te moderojne perdorimin e internetit
    dhe te mendojne(ose te udhehiqen per te menduar) per nevojat qe ndonjehere Rrjeti krijon iluzionin qe mund te kenaqe (sepse ne kete rast nuk krijon nje lidhje
    po iluzionon qe je ne gjendje te krijosh nje lidhje) dhe per aspektet e personalitetit dhe pasigurive qe duhen perballuar gradualisht
    pasi nevoja per te komunikuar duhet kenaqur duke mesuar te behet realisht, dhe jo duke pranuar kompromise.


    Sjellje te "dyshimta"ose me rrezik:

    RRjeti, qe eshte i pasur me informacione,njohja dhe konfrontimi, u pergjigjet mire nevojave te njerezve qe s'kane probleme psikologjike,
    te cilet pavaresisht nga kjo mund te jene viktima te nevojave te tyre nepermjet disa Sjelljeve te "dyshimta" apo me rrezikshmeri te nje konsumimi te tepert,
    ndonjehere te shoqeruara nga nje reduktim i eksperiencave jetesore dhe shoqerore reale.
    Abuzimi me informacionet e rrjetit mund te ēoje ne mbingopjen njohese te trurit, duke reduktuar vemendjen racionale; njekohesisht izolimi shoqeror si pasoje,
    ēon ne perdorimin e Rrjetit per te kerkuar shoqeri virtuale qe ndikojne ekuilibret delikate te identitetit, duke krijuar keshtu mundesine per eksperimentimin
    e roleve dhe pjeseve te vetes te paeksperimentueshme ne jeten reale qe,gjithashtu rrisin numrin e oreve online,dhe si rezultat mund te qendrohet ngulur ne nje
    karrige me nje monitor perpara per dite te tera, duke lene pas dore eksperienca reale dhe te "shendetshme" te jetes.
    Nese personat nuk kane shenja psikiatrike po perdorin webin shume, vihet re tek keta tendence e sjelljes e quajtur "solipsizem telematik", qe eshte prirja per
    te zgjedhur webin si nje vend strehues, ne te cilin mund te gjejne lehtesim per problemet e perditshme, sipas nje modaliteti qe shton mundesite qe Rrjeti te zeje
    pjese gjithnje e me te medha te dites.

    Potenciali psikopatologjik i rrjetit:

    Rrjeti vete duke pasur nje material te gjere, permban ato qe quhen "potenciale psikopatologjike"si psh vetine te jape ndjesi plotfuqie, si te fitosh distancat dhe kohen, ose si te ndryshosh identitet dhe personalitet,
    dhe kuptohet qe si instrument i fuqishem mund edhe te perdoret duke pasur kontrollin e sjelljes dhe vetite racionale.

    Nevoja te jetuara ne rrjet midis emocioneve dhe iluzioneve:

    Karakteristika kryesore e rrjetit qe eshte prezente ne rastet e varesise nga interneti eshte fakti qe
    rrjeti ka mundesine tu pergjigjet(ose te japi iluzionin e perjgigjes) te shume nevojave njerezore, duke lejuar
    eksperimentimin e ngjarjeve te rendesishme ne ndertimin e Unit dhe te jetohen emocionet duke u ndjere njekohesish
    te mbrojtur.
    Interneti zhduk hapesiren dhe lejon ate qe ne realitet s'mund te realizohet ose realizohet pas shume kohesh,
    duke udhetuar ore e duke kontaktuar gjithnje e me ngadale me struktura didaktike ose grupe te vegjel.
    Ndersa chati, thyen kufijte dhe lejon te flitet ne dhoma qe ne realitet me veshtiresi do ekzistonin, lejon
    te foluren paralele te mundur vetem "virtualisht".
    komunitetet me te qendrueshme gjithashtu krijojne,ndjesi perkatesie, pak a shume te verteta, dhe kjo lidhet
    me nje tjeter nevoje njerezore dhe lejon te ushtrohet stervitja ne role dhe bashkeveprimi duke mbajtur
    pezull pasojat dhe rrjedhimisht dhe pergjegjesite,zgjedhjet dhe kufijte perfundimtare.
    Ne dhomat virtuale mund te eksperimentohet identiteti ne te gjitha trajtat, duke ndryshuar moshen,
    profesionin dhe ndonjehere dhe seksin, duke degjuar reagimet e te tjereve dhe duke krijuar bindje nepermjet
    konfrontimit me personalitete te tjere pak a shume reale.
    Recitimi ne "teatrin on-line" eshte i deklaruar dhe ndahet me te tjeret edhe ne MUD(multi user dimensions),aty ku
    loja e roleve shkon ne limitet e fantazise dhe ku, duke qene ne hijen e personazhit qe interpretohet, mund te nxirren
    duke ngelur i fshehur, edhe instiktet me te erreta.
    Rreziqet jane ato qe shoqerojne ēdo situate qe lejon te nxjerrin krye dhe kenaqen nevojat me te thella
    dhe te pavetedijshme: eksperimentohen pjese te vetes qe mund te dalin jashte kontrollit, sidomos kur ekziston
    nje mjet komunikimi qe lejon te ngelen "burra dhe gra pa fytyre", nje situate qe potencialisht mund te
    favorizoje shfaqjen e sjelljeve qe udhehiqen nga minimumi i moralit.
    Per me te rinjte,ata ne moshe zhvillimi dhe per disa subjekte te predispozuar, rreziku eshte qe abuzimi
    me rrjetin per te komunikuar krijon konfuzion ne dallimin midis "reales" dhe "virtuales" (mbi te gjitha ne
    perceptimin e vetes), qe nuk eshte ne gjendje te kuptoje ēfare "ben pjese te vetja" dhe ēfare "eshte e mundur
    te eksperimentohet vetem virtualisht", pasi duke qene ne rrjet s'mund te kete te njejtat pasoja si ne jeten
    reale.
    Duke konsideruar kete, femijet ne veēanti dhe te rinjte duhet te kufizojne kohen qe kalojne ne internet dhe te integrojne eksperienca komunikimi real, ne menyre qe te mos zhvillojne aftesi emotive dhe sociale me ane te ketij mjeti teknologjik sepse do ishin te kufizuara ose te deformuara ne krahasim me ato qe kerkon pershtatja ne jeten reale.

    .................................................. ....................................

  2. #2
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Rruga drejt varesise nga interneti

    Ne vitet '90 psikiatri i njohur Goldberg propozoi disa kritere diagnoze
    qe u diskutuan shume , per diagnostikimin e I.A.D,duke iu referuar simptomave qe vereheshin ne izolimin e varesive me te njohura.
    Ai, nenvizoi rendesine e diagnozes se shenjave klinike te tolerances,mungeses dhe demtimit te fushave shoqerore, te punes ose te tjera fusha te rendesishme.
    kohet e fundit per te caktuar shenjat dhe per ti dalluar ato nga perdorimi jo-patologjik i internetit u referohet disa sjelljeve, qe perfaqesojne tregues cilesore dhe sasiore ne ndryshimin midis normales dhe patologjikes.Dallohen tre pika ne rrugen drejt nje varesie patologjike nga rrjeti

    Pika e pare ose Faza fillestare
    Karakterizohet nga vemendja obsesive dhe ideo-afektive ndaj temave dhe mjeteve te lidhura me perdorimin e mjetit, qe sjellin veprime si psh: kontrolli i shumte i postes elektronike gjate dites kerkimi i programeve dhe mjeteve te komunikimit te veņanta, kohe te shumta ne chat.

    [B]Pika e dyte ose Toksikofilia

    Karakterizohet nga shtim i kohes qe kalohet online, ndjesi dobesie te pergjithshme qe vijne ne rritje nervozizem, mungese e diēkaje ose pasivitet gjate kohes qe s'perdoret rrjeti.
    Ne fillim kjo shoqerohej nga nje rritje e shpenzimeve, qe shpesh perbente nje faktor frenimi per toksikofiline por sot s'ekziston me per shkak te tarifave shume te ulta.Mbeten tregues e rendesishem te toksikofilise dobesia subjektive offline dhe abuzimi online, shpesh edhe gjate oreve te punes dhe gjate nates
    duke lene pas dore gjumin.

    Pika e trete ose toksikomania
    Varesia nga rrjeti vepron me gjere, duke demtuar fusha te jetes, si psh punen, marredheniet reale dhe fushen e studimeve ku verehen rezultate te ulta,mungese nga puna-shkolla dhe izolim nga shoqeria ndonjehere edhe total.

    Nga ky klasifikim,mund te kuptohet qe sa me shume te kete sjellje toksikomanie aq me e veshtire eshte te pershkohet rruga drejt sherimit dhe drejt perdorimit jopatologjik te rrjetit.

  3. #3
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    me falni nese ka gabime ne pershtatjen shqip po une s'e kam idene e termave psikologjik ne shqip, se s'kam lexuar ndonje liber psikologjie shqip.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529

    Lightbulb Interneti dhe Depresioni

    Interneti mund te shkaktoje depresion?

    Lexoni artikullin me poshte nga BBC dhe jipni mendimin tuaj.

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/health/8493149.stm

Tema tė Ngjashme

  1. Sigurimi i kompjuterit
    Nga Force-Intruder nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-11-2011, 16:02
  2. Interneti pa tela hyn nė baret dhe hotelet e Tiranės
    Nga Fiori nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2009, 11:57
  3. Ē'mendim keni pėr internetin?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  4. Microsoft, thotė se do tė mbyllė dhomat bisedore nė internet
    Nga Hek nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 19:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •