Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    A duhet te ndalohet duhani ne vende publike?

    Legjislacioni

    Julian Llupo - 17/02/2005

    Ligji qė “tremb” industrinė 270 milionė dollarėshe

    Njė ligj qė do tė kishte ndikime tė konsiderueshme mbi industrinė miliardere tė duhanit duket se do tė jetė shumė i vėshtirė pėr t’u zbatuar nė njė vend ku ligji mbetet ende i vėshtirė pėr t’u zbatuar


    Projektligji qė pėrcakton ndalimin e pirjes sė duhanit nė vende publike cėnon interesat e industrisė multimiliardere tė cigareve. Njė ligj, i cili do tė kishte ndikime nė uljen e konsumit tė duhanit, si dhe tė numrit tė duhanpirėsve, do tė thoshte mė pak fitime pėr gjigantėt e kėsaj tregtie nė vend. Ulja e konsumit tė duhanit nuk i vlen as qeverisė, pasi tė ardhurat nga kjo industri pėr buxhetin e shtetit janė nga mė tė lartat, pavarėsisht kontrabandės qė zė njė rol tė rėndėsishėm historik nė kėtė industri lobingjesh. Projektligji synon tė menaxhojė gjithė tregtinė e duhanit, por kryesisht shitjet me pakicė, duke kufizuar shitėsit, aftėsitė pėr tė bėrė marketing nė mėnyrė tė pakufizuar, si dhe kufizimin e sipėrfaqes ku do tė lejohet tė pihet duhani, jo vetėm nė ndėrtesa publike, por edhe nė ato private. Ky ligj kėrkon qė nė tė gjitha baret dhe restorantet ekzistuese tė merren masa brenda gjashtė muajve nga miratimi i ligjit nė mėnyrė qė sipėrfaqja ku pihet duhan tė mos e kalojė 35% tė sipėrfaqes sė lokalit. Kjo pikė nė tė ardhmen do tė jetė edhe njė nga kėrkesat kryesore para licensimit tė njė bari apo restoranti, ku do tė kėrkohet tė ketė ambiente tė veēanta e tė ndara pėr ata qė pijnė duhan. Ligji i ri parashikon masa tė rrepta pėr parandalimin e duhanit dhe mospirjen e tij nė tė gjitha ambientet publike, pėrfshi kėtu transportin publik, mjediset e mėsimdhėnies, mjediset sportive, shėndetėsinė dhe gjithė administratės publike. Nga ana e specialistėve bėhet e ditur se nėse projektligji miratohet dhe njėkohėsisht ai gjen zbatim, atėherė ndikimi nė numrin e duhanpirėsve, si dhe nė sasinė e duhanit tė konsumuar do tė jetė i ndjeshėm.


    Ligji dėnon shitjen e cigareve minorenėve
    Ligji do tė ndalojė shitjen, dhėnien apo furnizimin me produkte duhani tė personave nėn moshėn 18 vjeē. Tė gjitha pikat e shitjes sė duhanit janė tė detyruara tė afishojnė tabela tė dukshme e tė lexueshme ku tė shkruhet “Ndalohet shitja e produkteve tė duhanit personave nėn 18 vjeē”. Gjithashtu, ligji ndalon shitjen e produkteve tė duhanit nė tė gjitha institucionet shėndetėsore publike e jopublike, institucione arsimore publike e jopublike, si dhe nė institucionet sportive. Nuk do tė lejohen nė Shqipėri makinat shitėse automatike, si dhe shpėrndarja e produkteve tė duhanit nėpėrmjet shėrbimit postar.


    Ligji i thotė “STOP” reklamave nė media
    Njė nga synimet kryesore tė kėtij ligji do tė jetė edhe ndalimi i reklamave tė produkteve tė duhanit nė median elektronike e atė tė shkruar, nė institucione shtetėrore, si dhe nė ato publike e jopublike; nė mjetet e transportit pėrjashto kėtu ato qė merren me shpėrndarjen e produkteve tė duhanit. Ndalohet gjithashtu tregtimi i mallrave qė nuk janė produkte duhani, por reklamojnė marka tė duhanit nė to.


    “Miliardat e harxhuara pėr tė bėrė tym”
    Rreth 270 milionė dollarė amerikanė harxhojnė shqiptarėt pėr konsum duhani nė vit, megjithėse vendi ynė ka mundėsi pėr tė pasur njė industri tė mirėfilltė cigaresh qė do tė mund tė pėrballonte kėrkesat e brendshme pėr konsum, por kjo mundėsi ėshtė shkatėrruar si pasojė e politikave diskriminuese qė qeveria ka ndėrmarrė ndaj biznesit vendės tė kėtij produkti. Dy tė tretat e sasisė sė cigareve nė Shqipėri janė kontrabandė. Shqipėria ėshtė njė nga vendet qė shoqėron numrin mė tė madh tė duhanpirėsve nė raport me numrin e popullsisė nė Europė. Rreth 60 pėr qind e popullsisė janė konsumatorė tė rregullt tė duhanit. Aktualisht nė vend konsumohen rreth 10 mijė tonė cigare, nga tė cilat vetėm 2 500 deri nė 3 mijė tonė nė vit hyjnė nė tregun shqiptar nė mėnyrė tė rregullt.

  2. #2
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Sa mbrapa jeni ju Chekz mo. Ne te NY me Bloomin ne krye i kena von rruspen dahonit ka hera. Per mendimin tim kjo eshte gjeja me higjenike qe i ka ndodhur bars and restorants ne Ny se nuk hyje dot ne nje bar te merrnin rrobat era Marlboro. Kur hyje brenda sikur ishe ne tufan pluhuri.
    Abolish Smoking...Fare fare. :-p
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #3
    100% dakort

    sapo e miratuan ketu ne itali
    ne fillim duhanpiresit u merziten disi ndersa tani po u pelqen edhe atyre

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Ne vendet publike, po.

    Do ishte mire sikur te ndodhte edhe ne Shqiperi...besoj se duhet filluar aty nga spitalet dhe zyrat qeveritare...

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Mbaj mend i vogel ne spital mbushur me tym duhani ishin te tere dhomat. I ziu i operuar nga apandesiti por merrte kancerin ne mushkri nga vizitoret e tij.

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Nuk jam kunder ngritje nje fabrike LM, Malboro etc. ne Shqiperi. Do kushtonte me lire sesa importimi i atyre cigareve. Plus do ndihmonte ekonomine. Qeveria do mblidhte te ardhura nga taksat. Te gjitha palet do ishin te kenaqura. Jo importim.

    Kontaktoni direkt Philips Morris te investoje ne Shqiperi. http://www.philipmorrisinternational.com/

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Duhani duhet ndalur neper vendet publike po.
    Plotesisht dakort me kete mendim.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Ligji: Jo mė cigare nė vende publike
    Nga FJORIN nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 14:34
  2. Financat publike
    Nga Alban nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  3. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Ndalohet duhani nė vende publike nė Shqipėri
    Nga Larsus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •