Droga kishte si destinacion Malin e Zi. Punonjėsi i rendit akuzohet si organizator i trafikut
Kapet furgoni me drogė, pranga policit
nė Shkodėr, sekuestrohet 270 kg canabis sativa. Arrestohet polici Kujtim Malaj
SHKODĖR- Policia e Shkodrės ka bllokuar dje njė furgon brenda tė cilit ndodheshin 270 kg canabis sativa, gjysmė e tharė, me destinacion Malin e Zi, ndėrsa ėshtė ndaluar njė punonjės i rendit tė kėtij rrethi, i akuzuar pėr kėtė trafik. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se informacionet pėr kėtė sasi bimėsh ishin marrė nė rrugė operative nė orėt e vona tė mbrėmjes sė dy ditėve mė parė. Sipas informacioneve, nė njė banesė nė lagjen "Skėnderbeg", ndodhej njė sasi e madhe canabis. Ka qenė ora 8.30 e ditės sė djeshme kur rreth 50 forca policie, tė kryesuara nga drejtori i policisė sė Shkodrės, kolonel Xhevahir Karaj, kanė bėrė rrethimin e vendit, tek mjediset e ish -ndėrmarrjes sė riparimit tė autobuzėve, pranė spitalit civil nė Shkodėr. Nė atė zonė ku ndodhen disa shtėpi banimi, policia ka pikasur furgonin tip Iveko, ngjyrė blu me targė Sh 0763 D, drejtuesi i sė cilit ėshtė larguar me shpejtėsi pa arritur tė identifikohet. Nė tė policia gjeti bimėn narkotike gjysmė tė tharė, tė futur nė thasė. Mė pas forcat e policisė kanė kontrolluar banesėn e Gėzim Ēunit nga Thethi, pasi nė bazė tė informacioneve ai posedonte bimė narkotike. Burime tė policisė thanė se Ēuni ėshtė larguar me shpejtėsi nėpėr rrugicat e zonės, ndėrsa nė banesė nuk janė gjetur bimė narkotike. Sipas policisė, ai ėshtė shpallur nė kėrkim, pasi ėshtė pronari i mallit tė kapur dje. Por aksioni i policisė nuk do tė pėrfundonte me kaq. Uniformat blu kanė gjetur dhe pyetur pronarin e furgonit tip "Iveko", banues nė lagjen "Partizani". Pronari, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur, ka deklaruar se mjetin ia kishte marrė me mashtrim Kujtim Malaj, 36 vjeē, efektiv i grupit tė gatshėm nė komisariatin e Shkodrės. Mėsohet se polici Kujtim Malaj i ka shpėtuar pėr disa orė kolegėve tė tij, ndėrsa i ka bėrė presion pronarit tė mjetit qė ai tė deklarojė nė polici se mjetin Sh 0763 D ia kanė vjedhur. Burime tė policisė sė Shkodrės thanė pėr gazetėn se polici Malaj, i cili akuzohet pėr organizim tė kėtij trafiku, u kap pas dy orėsh nga agjentėt kriminalė. Blutė e drejtuar nga shefi i krimeve, Artan Cuku, dhe ai i uniformave Valentin Floriri e prangosėn kolegun e tyre nė njė banesė nė lagjen "Partizani", ku ishte fshehur. Drejtori i Policisė sė Qarkut Shkodėr, Xhevahir Karaj tha pėr gazetėn se, " ka kohė qė merremi me zbulimin e dokumentimin e veprimtarisė antiligjore tė policėve qė janė tė implikuar nė trafiqe tė ndryshme". Burime tė policisė thanė se dyshohet se sasia e canabisit e kapur dje mund tė ketė ardhur nė Shkodėr edhe nga qytete tė tjera. Karaj tha pėr gazetėn se "sot paradite pritet tė zhvillohet njė takim dypalėsh me homologėt e Malit tė Zi, pėr luftėn e pėrbashkėt nėr parandalimin e trafiqeve nė dy anėt e kufirit". Fakti qė gjatė kohėve tė fundit janė ndaluar nė Muriqan pa u kapur nga policia malazeze tre shtetas tė huaj si tė dyshuar pėr trafik makinash kėrkon forcimin e luftės sė pėrbashkėt, pėrfundon kreu i policisė sė Shkodrės.
Anila Dushi
Krijoni Kontakt