Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Droga-nje biznis shume terheqes per shume ke

    Droga kishte si destinacion Malin e Zi. Punonjėsi i rendit akuzohet si organizator i trafikut

    Kapet furgoni me drogė, pranga policit

    nė Shkodėr, sekuestrohet 270 kg canabis sativa. Arrestohet polici Kujtim Malaj

    SHKODĖR- Policia e Shkodrės ka bllokuar dje njė furgon brenda tė cilit ndodheshin 270 kg canabis sativa, gjysmė e tharė, me destinacion Malin e Zi, ndėrsa ėshtė ndaluar njė punonjės i rendit tė kėtij rrethi, i akuzuar pėr kėtė trafik. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se informacionet pėr kėtė sasi bimėsh ishin marrė nė rrugė operative nė orėt e vona tė mbrėmjes sė dy ditėve mė parė. Sipas informacioneve, nė njė banesė nė lagjen "Skėnderbeg", ndodhej njė sasi e madhe canabis. Ka qenė ora 8.30 e ditės sė djeshme kur rreth 50 forca policie, tė kryesuara nga drejtori i policisė sė Shkodrės, kolonel Xhevahir Karaj, kanė bėrė rrethimin e vendit, tek mjediset e ish -ndėrmarrjes sė riparimit tė autobuzėve, pranė spitalit civil nė Shkodėr. Nė atė zonė ku ndodhen disa shtėpi banimi, policia ka pikasur furgonin tip Iveko, ngjyrė blu me targė Sh 0763 D, drejtuesi i sė cilit ėshtė larguar me shpejtėsi pa arritur tė identifikohet. Nė tė policia gjeti bimėn narkotike gjysmė tė tharė, tė futur nė thasė. Mė pas forcat e policisė kanė kontrolluar banesėn e Gėzim Ēunit nga Thethi, pasi nė bazė tė informacioneve ai posedonte bimė narkotike. Burime tė policisė thanė se Ēuni ėshtė larguar me shpejtėsi nėpėr rrugicat e zonės, ndėrsa nė banesė nuk janė gjetur bimė narkotike. Sipas policisė, ai ėshtė shpallur nė kėrkim, pasi ėshtė pronari i mallit tė kapur dje. Por aksioni i policisė nuk do tė pėrfundonte me kaq. Uniformat blu kanė gjetur dhe pyetur pronarin e furgonit tip "Iveko", banues nė lagjen "Partizani". Pronari, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur, ka deklaruar se mjetin ia kishte marrė me mashtrim Kujtim Malaj, 36 vjeē, efektiv i grupit tė gatshėm nė komisariatin e Shkodrės. Mėsohet se polici Kujtim Malaj i ka shpėtuar pėr disa orė kolegėve tė tij, ndėrsa i ka bėrė presion pronarit tė mjetit qė ai tė deklarojė nė polici se mjetin Sh 0763 D ia kanė vjedhur. Burime tė policisė sė Shkodrės thanė pėr gazetėn se polici Malaj, i cili akuzohet pėr organizim tė kėtij trafiku, u kap pas dy orėsh nga agjentėt kriminalė. Blutė e drejtuar nga shefi i krimeve, Artan Cuku, dhe ai i uniformave Valentin Floriri e prangosėn kolegun e tyre nė njė banesė nė lagjen "Partizani", ku ishte fshehur. Drejtori i Policisė sė Qarkut Shkodėr, Xhevahir Karaj tha pėr gazetėn se, " ka kohė qė merremi me zbulimin e dokumentimin e veprimtarisė antiligjore tė policėve qė janė tė implikuar nė trafiqe tė ndryshme". Burime tė policisė thanė se dyshohet se sasia e canabisit e kapur dje mund tė ketė ardhur nė Shkodėr edhe nga qytete tė tjera. Karaj tha pėr gazetėn se "sot paradite pritet tė zhvillohet njė takim dypalėsh me homologėt e Malit tė Zi, pėr luftėn e pėrbashkėt nėr parandalimin e trafiqeve nė dy anėt e kufirit". Fakti qė gjatė kohėve tė fundit janė ndaluar nė Muriqan pa u kapur nga policia malazeze tre shtetas tė huaj si tė dyshuar pėr trafik makinash kėrkon forcimin e luftės sė pėrbashkėt, pėrfundon kreu i policisė sė Shkodrės.
    Anila Dushi
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kapshticė: Shkarkohen 10 policė tė doganės, kaluan 300 kg drogė

    DEVOLL (14 Gusht) - Dhjetė policė tė doganės sė Kapshticės u liruan sot nga detyra pėr shkelje tė konstatuara nė punėn e tyre, bėjnė tė ditur burime tė policisė lokale. Tre kontrollorė dhe 7 punonjės shėrbimi, u pushuan pas njė urdhėri tė firmosur nga drejtori i policisė rajonale, Arben Dashi, sqaruan burimet. Shkarkimi i tyre lidhet me kapjen nė pjesėn greke tė doganės tė afro 300 kg canabis sativa, tre ditė mė parė. "Tė shkarkuarit kanė kryer shkelje tė rregullave tė shėrbimit edhe nė disa raste tė tjera, si dhe dyshohen pėr marrje rryshfetesh dhe sjellje jo tė rregullt me qytetarėt gjatė kalimit tė kufirit", sqaruan burimet, pa dhėnė detaje tė tjera. in/ko (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    21-vjeēari kapet me 4.9 g heroinė
    TIRANĖ- Pėrfundon nė prangat e policisė shpėrndarėsi i heroinės. Burimet zyrtare tė policisė kryeqytetase bėjnė tė ditur se Zyra Rajonale e Antidrogės , nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės ka arrestuar nė flagrancė 21- vjeēarin Safet Berisha, lindur dhe banues nė "Bregu i Lumit" nė Tiranė. Arrestimi i tij ėshtė bėrė pas njė aksioni tė organizuar nga agjentėt e komisariatit numėr 3 tė kryeqytetit, tė cilėt kishin informacione se 21- vjeēari Berisha merrej me shpėrndarjen e heroinės nė Tiranė. Safet Berisha njihej dhe mbahej nėn kontroll nga policia, pėr aktivitetin e vazhdueshėm kriminal qė kryente. Pak kohė mė parė, ai ėshtė arrestuar pėr trafik femrash, vepėr penale pėr tė cilėn 21- vjeēari ka vuajtur dėnimin. Ndėrsa gjatė kontrollit tė bėrė, mbasditen e sė dielės uniformat blu tė komisariatit numėr 3 i kanė gjetur Safet Berishės 17 doza heroinė. Pasi i janė gjetur me vete 4.9 gram heroinė, Berisha ėshtė arrestuar nė flagrancė. A.B
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zbulohen 2 kg drogė, kapet poseduesi


    Policia gjen nė banesėn e tė arrestuarit 1 kg heroinė dhe 1 kg hashash

    DURRĖS- Policia e Durrėsit ka rėnė dje nė gjurmė tė njė rrjeti tė trafikut tė drogės nė qytetin e Durrėsit duke arritur qė tė arrestojė njėrin prej tė dyshuarve si trafikantė, nė banesėn e tė cilit u zbulua 1 kg drogė e pastėr e llojit heroinė dhe 1 kg hashash. Sipas nėndrejtorit tė drejtorisė sė policisė sė Durrėsit, Arjan Doda ,i cili ka qenė nė krye tė operacionit, policia ka identifikuar 3 shtetas tė pėrfshirė nė kėtė trafik, emrat e dy prej tė cilėve nuk bėhen tė ditur. Ndėrkohė, burime tė sigurta policore thanė pėr gazetėn se ėshtė arrestuar njėri prej tė dyshuarve si trafikantė ,O.Heba nga Durrėsi nė banesėn e tė cilit, nė lagjen 4 tė Durrėsit u zbulua 1 kg drogė e llojit heroinė e pastėr si dhe 1 kg hashash. Nga hetimet e deritanishme rezulton se droga e ka pasur burimin nga Turqia dhe mė pas tranzit ka kaluar pėrmes Shqipėrisė, nė drejtim tė Durrėsit.Nuk konfirmohet ende se cili ka qenė destinacioni pėrfundimtar i transportit tė pluhurit tė bardhė, ndėrkohė qė dyshohet se droga, pasi transportohej pėrmes Shqipėrisė, nga pikat kufitare apo aeroporti i Rinasit, kalonte nė Durrės pėr tė kalur kufirin detar nė drejtim tė Italisė dhe mė pas vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore. Strukturat e drejtorisė sė policisė sė Durrėsit po punojnė intensivisht nė lidhje me kėtė ēėshtje, ku pritet qė tė zbardhen fijet e trafikut dhe personat pėrgjegjės. Qė nga fillimi i kėtij viti policia e Durrėsit ka goditur disa rrjete tė trafikut tė drogės, ku evidentohet zbulimi i njė sasie prej 35 kg lėndė narkotike tė llojit heroinė ,goditja e njė punishteje pėr paketim droge nė lagjen 14 nė Shkozet, ndėrkohė qė nga zyra e luftės kundėr trafiqeve nė Durrės janė bllokuar nė total mbi 36 kg lėndė narkotike tė llojit heroinė, mbi 80 kg kanabis sativa si dhe njė presė me pajisje pėr pėrzjerjen, presimin dhe paketimin e lėndėve narkotike heroinė dhe kokainė.
    Ll.Kallēo
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Biznesi eshte biznes


    Sipas Kujtim Jaupit, babai i 25-vjeēarit, djali i tij kishte kohė qė vidhte sende personale, tė cilat mė pas i shiste pėr tė fituar para
    Herėn e fundit Gerti kishte guxuar t'i vidhte tė atit makinėn tip "Audi" 80 duke e sakrifikuar mė pas atė pėr njė shumė prej 800.000 mijė lekėsh tė vjetra

    Gjykata vendos 30 ditė pėr Gerti Jaupin nėn akuzėn e vjedhjes

    Shet makinėn e babait pėr tė blerė heroinė

    TIRANE

    Burg me afat 30 ditor" pėr djalin qė shiti makinėn e babait pėr tė blerė drogė. Ky ishte vendimi qė u mor dje nga Gjykata e Shkallės sė Parė pėr 25-vjeēarin nga Tirana, Gerti Jaupi. Burime nga policia kanė saktėsuar se arrestimi i Jaupit u bė paraditen e sė martės pas njė denoncimi tė ardhur nga i ati i tij nė Komisariatin e policisė numur 3 tė kryeqytetit.

    Sipas Kujtim Jaupit, babai i 25-vjeēarit, djali i tij kishte kohė qė vidhte sende personale, tė cilat mė pas i shiste pėr tė fituar para. Ai nuk ka nguruar tė pohojė se djali ishte njė pėrdorues i rregullt i lėndės narkotike dhe paratė i pėrdorte pėr tė blerė drogė. Herėn e fundit Gerti kishte guxuar t'i vidhte tė atit makinėn tip "Audi" 80 duke e sakrifikuar mė pas atė pėr njė shumė prej 800.000 mijė lekėsh tė vjetra. Burimet zyrtare tė policisė pohojnė se 25-vjeēari nga Tirana rezultonte edhe mė parė i dėnuar nga Gjykata e Tiranės, por jo me akuzėn e vjedhjes, por me atė tė armėmbajtjes pa leje. Nė seancėn e vlerėsimit tė masės sė sigurisė nė ditėn e djeshme, Jaupi e ka pranuar akuzėn qė i ėshtė bėrė nga prokurorja Tatjana Laēaj dhe ka pranuar se paratė i kishte pėrdorur pėr tė blerė lėndėn narkotike. Prokurorja e ēėshtjes Tatjana Laēaj kėrkoi pėr 25-vjeēarin masėn e arrestit burg me afat 30 ditor pėr akuzėn e vjedhjes. Ndėrsa avokati mbrojtės i tė pandehurit, i cili ishte i caktuar kryesisht nga gjykata, kėrkoi pėr klientin e tij njė masė disi mė tė zbutur. Gjyqtarja e gatshme Regleta Panajoti, pasi dėgjoi pretendimet e tė dyja palėve vendosi tė lėrė nė fuqi masėn burg me afat 30 ditor tė kėrkuar edhe nga akuza
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    PETRO KOCI i QEPET BRAHOS si Slenderbeu Turqve.

    I shkreti Dhor Sallaku kan me ju dridh gjunjet prej spartakut.
    Cna bere more petro cna bere.
    Dhori e ka me hajgare punen e Luftes kunder Korrupsionit..Petro shkon e ve ne prove qyqarin Sallak Frikacakun.
    --------
    TIRANE (4 Shtator) - Deputeti i PS Petro Koēi ka paraqitur nė prokurori kėrksėn pėr fillimin e procedimit penal ndaj depuetit Sparatak Braho.Sipas kesaj kerkese, Braho duhet te shpallet fajtor per falsifikim dokumentash. Koci e ka dorėzuar kėrkesėn e tij pranė Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, Koci disponon si fakte, kopjet e deklaratės-akuzė tė zėdhėnėsit tė MPJ ndaj Spartak Brahos, dhe njė faksimile tė kėrkesės drejtuar ambasadės italiane nė datė 20 mars 2002, ku kėrkohet pajisja me viza, e dy personave qė rezultuan tė implikuar nė trafi droge. Drejtuesi i "Lėvizjes pėr politikė tė pastėr nė PS" Petro Koēi, kerkoi edhe nga PS tė merren masa ndaj Brahos. Sot Koci i jep nje provė porkurorisė dhe e la ceshtjen, nė dorė tė drejtėsisė shqiptare.

    anjo/mr (RASH/BalkanWeb)
    ------------------

    Ministri i rendit raporton para komisionit paralamentar: Nuk ka mė skafe ne det
    Lajmi i ores 11:50 AM

    TIRANE (4 shtator) - Ministri i rendit Luan Rama eshte thirrur sot nga komisioni parlamentar per rendin dhe SHISH, pėr tė raportuar nė lidhje me punėn qė ka bėrė dikasteri i tij kunder trafiqeve. Ministri Rama ėshtė pyetur gjithashtu edhe lidhur me parregullsitė nė tenderin e pasaportave. Raportimi eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Mesohet se Rama ka theksuar se "pas mbarimit tė operacionit antitrafik, nuk ka mė skafe nė det dhe po procedohet me konfiskimin e pasurive tė skafistėve".
    anjo/mr (RASH/BalkanWeb)
    -----------

    Edhe Luanit i mbeti dopjo gjashta ne dore..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pranga pėr shpėrndarėsin e heroinės


    TIRANĖ- Kapet shpėrndarėsi i lėndėve narkotike. Rreth orės 21.00 tė sė mėrkurės ka pėrfunduar nė prangat e policisė Bujar Shabani, i dėnuar 1 herė pėr shpėrndarje tė lėndėve narkotike. Arrestimi i tij ėshtė bėrė i mundur nga agjentėt e Antidrogės, nė policinė kryeqytetase, tė cilėt kishin informacion se Shabani shpėrndante heroinė. Pas kėtyre informacioneve, policia ka gjetur dhe mė pas ka kontrolluar 23- vjeēarin, nė xhepat e sė cilit janė gjetur disa doza heroinė. Agjentėt e Antidrogės kanė bllokuar lėndėn narkotike nė cilėsinė e provės materiale, si dhe kanė dėrguar nė mjediset e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės shpėrndarėsin 23- vjeēar. Ndėrsa dėshmitė e tij, para uniformave blu tė policisė si dhe heroina e bllokuar i kanė kaluar organit tė akuzės pėr hetime tė mėtejshme. Ndėrsa sot pritet qė Shabani tė pėrballet me togat e zeza, ku do t'i komunikohet masa e arrestit pėr veprėn penale tė kryer.
    Jam martuar002

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    VLORE/ Policia: Ishte bėrė gati pėr nisje. Priteshin vetėm klandestinėt

    Bllokohet gomonia me 800 kg hashash, kapen 2

    VLORE

    Rishfaqen nė skenė gomonet nė brigjet e Adriatikut. Policia e Vlorės ka bllokuar dje nė mbrėmje, rreth orės 19.00 njė gomone, e cila ishte bėrė gati pėr nisje drejt brigjeve italiane.

    Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Vlorės kanė konfirmuar se nė gomonen e gjatė 9 metėr dhe tė pajisur me njė motorr me 200 kuaj fuqi, ishin tė ngarkuar 800 kilogramė Canabis Sativa e presuar dhe e paketuar. Ndėrkohė qė dy persona janė shoqėruar, pasi dyshohet se janė skafistėt.

    Ka qenė njė telefonatė anonime tė mėrkurėn nė mbrėmje nė sallėn operative tė Vlorės, e cila ka informuar se, njė maune po transportonte njė gomone tė mbushur me Canabis, pėr ta zbarkuar diku nė brigjet e Vjosės. Tė njėjtat burime kanė thėnė se, menjėherė ėshtė organizuar aksioni pėr bllokimin e gomones. "Megjithėse nuk ishim tė sigurtė dhe mendonim se telefonata ishte anonime, ne organizuam grupet e gatshme, tė cilat i nisėm menjėherė drejt Urės sė Mifolit", ka thėnė i njėjti burim policor. Nė fakt kėshtu ka ndodhur. Qė nga e mėrkura nė mbrėmje e deri dje, po nė mbrėmje, forcat e policisė kanė kontrolluar pėrgjatė bregut tė Vjosės pa ndėrprerje. "Pasdite vonė 100 metėr mbi urėn e Mifolit, gjetėm tė fshehur nė breg, poshtė disa shkurreve gomonen. Pasi e kontrolluam, pamė se nė tė ishin vėnė 8 kuintalė hashash", kanė thėnė tė njėjtat burime, duke sqaruar "se gjithashtu, serbatori ishte i mbushur me bonzol, si dhe njė bidon tjetėr rezervė, gjėra kėto qė tregojnė se ajo ishte pėrgatitur pėr t'u nisur". Pas sekuestrimit tė gomones dhe hashashit, ka nisur krehja e zonės. Si rezultat, janė shoqėruar dy persona, tė dyshuar si skafistė. Kėshtu, gomonet janė rishfaqur sėrish, duke nxjerrė bllof Ministrin e Rendit, Luan Rama, i cili para pak ditėsh ka deklaruar se nuk ka mė asnjė gomone apo skaf.
    Jam martuar002

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nė tė njėjtėn kohė, nė vendin e ngjarjes uniformat blu kanė ndaluar Hilė Baēen, 21 vjeē dhe Arian Saliun, tė cilėve iu ėshtė gjetur njė kallashnikov dhe njė pistoletė

    FIER/ Kush ishin pronarėt e mallit. Arrestohet Vangjel Nako. Shpallet nė kėrkim Nikollaq Naēi

    Si u zbuluan 4 kilogramė heroinė
    Njė breshėri ēoi policėt nė gjurmėt e droges

    Aurora Damini

    FIER

    Njė breshėri automatiku pranė lokalit "Rinia" zbulon 4 kilogramė heroinė tė pastėr. Megjithėse forcat e policisė sė Fierit kishin njė informacion, se nė lagjen "8 shkurti" kishte njė sasi droge nė njė makinė, operacioni ende nuk kishte nisur.

    Por, ėshtė dashur njė breshėri kallashnikovi qė t'i alarmojė uniformat blu, tė cilat, pasi kanė shkuar nė vendin e ngjarjes, kanė rėnė nė gjurmėn e drogės, falė ecjes me shpejtėsi tė madhe tė dy makinave "Benz". Furgonėt e Drejtorisė Policore tė Fierit janė vėnė menjėherė nė ndjekje tė tyre. I pari, me targė FR 6242 B, i drejtuar nga Nikollaq Naēi, 42 vjeē, ėshtė braktisur nga i zoti, ndėrsa ky i fundit ėshtė shpallur nė kėrkim. Ndėrsa tjetri, me targė FR 3385 B i drejtuar nga Vangjel Nako, 50 vjeē, ėshtė ndjekur deri sa ka ndaluar pėrpara njė shtėpie private nė lagjen "Liri Gero". Si rezultat, ėshtė kontrolluar banesa dhe nė njė vend ėshtė gjetur njė sasi heroine e pastėr, prej 3.5 kilogramėsh. Ndėrsa gjatė kontrollit, uniformat blu kanė gjetur pas banesės, tė futur nė njė fuēi alumini, edhe 0.5 kilogramė heroinė, duke ēuar urgjentisht nė qeli pronarin e saj, tė cilit i janė gjetur edhe njė sasi armėsh.

    Sipas zėdhėnėses sė policisė sė Fierit, ka qenė ora 10.00 e ditės sė djeshme, kur njė breshėri automatiku ka vėnė nė alarm policinė. Grupet e gatshme janė nisur menjėherė nė drejtim tė krismave dhe pranė lokalit "Rinia", pasi ishin informuar se kishte ndodhur njė vrasje. Megjithėse njė gjė e tillė nuk ishte e vėrtetė, nė vendin e ngjarjes uniformat blu kanė ndaluar Hilė Baēen, 21 vjeē dhe Arian Saliun, tė cilėve iu ėshtė gjetur njė kallashnikov dhe njė pistoletė. Megjithėse ata kanė thėnė se nuk kishin qėlluar, ėshtė bėrė ndalimi i tyre pėr armėmbajtje pa leje e mė pas do tė hetohet edhe pėr sherrin qė mund tė kenė pasur. Por, pak mė vonė, uniformat blu kanė parė dy "Benza" teksa ecnin me shpejtėsi. Janė vėnė nė ndjekje tė tyre dhe njėri ėshtė braktisur nga i zoti, Nikollaq Naēi. Kjo i ka bėrė uniformat blu qė tė dyshojnė dhe kanė ndjekur tjetrin deri sa ka ndaluar. Menjėherė i janė vėnė prangat pronarit tė tij, Vangjel Nako dhe ka nisur kontrolli i shtėpisė, ku ėshtė gjetur sasia e drogės, e fshehur nė dy vende tė ndryshme.
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ANTIDROGA
    Klajdi Prenga 27-vjeē u ndalua me 100 doza heroine tė bėra gati pėr tiu shpėrndarė narkomanėve

    Arrestohet shpėrndarėsi i heroinės

    TIRANĖ- Arrestohet pas njė aksioni tė agjentėve tė Antidrogės dhe forcave tė komisariatit numėr 3 tė Tiranės , shpėrndarėsi i lėndėve narkotike, i shpallur nė kėrkim nga forcat e policisė kryeqytetase. Ai ėshtė vetėm 27 vjeē dhe mban nė kurrizin e tij tre vendime gjykate, ende tė pazbatuara. Klajdi Prenga , i dėnuar pėr kryerje tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė, vrasje nė bashkėpunim si dhe vjedhje me armė, kėtė herė ėshtė arrestuar nga policia pėr shpėrndarje tė lėndėve narkotike. Aksioni pėr kapjen e tij ėshtė realizuar nė orėn 6.00 tė mėngjesit tė djeshėm, pas informacioneve operative tė grumbulluara , tė cilat pėrcaktonin vendqėndrimin e saktė tė Klajdi Prengės. Pasi ėshtė prangosur, ai ėshtė marrė nė pyetje nga agjentėt e Antidrogės, nė drejtorinė e Policisė sė Tiranės, tė cilėt kanė mundur tė zbulojnė sasinė e drogės qė ai mbante nė shtėpi. Pas arrestimit, uniformat blu tė policisė kryeqytetase kanė zbarkuar nė banesėn e Prengės, e cila ndodhet nė rrugėn "Kongresi i Lushnjės". Pasi kanė kontrolluar banesėn,ata kanė mundur tė gjejnė 100 doza heroinė tė pastėr, tė cilat pėrdoreshin nga Klajdi Prenga pėr trafik tė lėndėve narkotike. Ndėrsa nė kėtė banesė, agjentėt e Antidrogės kanė mundur tė bllokojnė edhe 2.8 gram tė lėndės narkotike kanabis sativa. Nė banesėn e tij, janė kryer tė gjitha veprimet proceduriale, si dhe ėshtė sekuestruar sasia e heroinės, nė cilėsinė e provės materiale. Ndėrsa nė dhomat e paraburgimit tė drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, agjentėt e Antidrogės kanė marrė nė pyetje pėr disa orė radhazi, 27- vjeēarin e arrestuar pėr trafik tė lėndėve narkotike. Para uniformave blu tė policisė, Prenga mėsohet tė ketė rrėfyer lidhjet e tij, nė rrjetin e trafikut tė drogės, nė kryeqytet. Por gjatė ditės sė djeshme, gjithēka ėshtė mbajtur sekret, nga zyrtarėt e policisė, tė cilėt janė rezervuar pėr arsye hetimi. Ndėrsa 100 dozat e heroinės, qė peshon 36.1 gram si dhe dėshmitė e 27- vjeēarit tė arrestuar i kanė kaluar prokurorisė sė Rrethit Tiranė, pėr hetime tė mėtejshme.
    A.Bogdani
    Jam martuar002

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Arrestohen dy shqiptarė, nė Bari, me 7 kg heroinė



    BARI (10 shtator) - Arrestohen nė Bari dy shqiptarė me 7 kg heroinė. Policia e kufirit nė Bari dhe forcat e Guardia di Financa, kanė arrestuar nė portin e Barit dy shqiptarė, dhe kanė sekuestruar 7 kg heroinė, qė ata kishin me vete. Dy shqiptarėt, emrat e tė cilėve nuk bėhen tė ditur, vinin me traget nga Durrėsi, dhe sapo kanė zbarkuar nė Bari me kamionin, ku gjendej droga janė kapur nga policia e Barit. anjo/ko (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vazhdon "Telenovela Heroina".-Gjykata rrėzon kėrkesėn e avokatit pėr gjykim tė shkurtuar


    Dėshmitarėt policė shtyjnė procesin "Heroina"

    KUKĖS-Ka rifilluar nė gjykatėn e Kukėsit, pas mė shumė se njė muaj e gjysėm, procesi "Heroina" nė ngarkim tė tė akuzuarve Shkėlqim Konēi e Ylli Ibrahimi. Seanca e djeshme e kėtij procesi ėshtė shtyrė sėrish pėr datėn 20 shtator, pasi dėshmitarėt policė tė kėtij procesi nuk u paraqitėn. Prokurori Ibrahim Dragoshi kėrkoi qė seanca tė fillojė me pyetjet e dėshmitarėve, por asnjeri prej kėtyre tė fundit, qė tė gjithė policė e oficerė policie tė Kukėsit, nuk ishin paraqitur pėr tė dėshmuar, megjithėse ftesat nga ana e gjykatės kanė qenė tė konfirmuara. Gjykata nuk ka dhėnė ndonjė arsye pėr mosparaqitjen e punonjėsve tė policisė. Para fillimit tė procesit, nė muajin prill tė kėtij viti, punonjėsit e policisė kishin kėrcėnuar pėr bojkot tė kėtij procesi pasi Ministria e Rendit Publik nuk i kishte shpėrblyer me pesė paga shpėrblim, por vetėm me dy. Nė bazė tė urdhrit tė Ministrisė sė Rendit Publik, 29 policėve e oficerė policie tė komisariatit tė Kukėsit u janė akorduar dy paga mujore si shpėrblim, pėr operacionin e mbrėmjes sė 7 shkurtit tė kėtij viti, qė ēoi nė zbulimin e 20 kilogramėve heroinė e pastėr si dhe nė arrestimin e poseduesve tė kėsaj sasie droge, Shkėlqim Konēi e Ylli Ibrahimi. Janė 20 punonjės tė policisė tė vetmit qė do tė dėshmojnė nė favor tė akuzės sė ngritur nga ana e prokurorisė pėr trafik tė lėndėve narkotike nė ngarkim tė dy tė akuzuarve pėr trafik tė lėndėve narkotike. Ndėrkohė, prokurori i ēėshtjes, Ibrahim Dragoshi, kėrkoi nga trupi gjykues qė tė rrėzojė kėrkesėn e avokatit mbrojtės Vladimir Meēe, pėr gjykim tė shkurtuar, si dhe paraqitjen e dy tė pandehurve nė seancėn gjyqėsore. Trupi gjykues i kryesuar nga Isuf Shehu ka marrė parasysh njėrėn nga kėrkesat e prokurorit, duke rrėzuar kėshtu kėrkesėn e avokatit pėr gjykim tė shkurtuar, ndėrkohė qė ka lėnė nė fuqi vendimin e marrė nė seancat e mėparshme qė dy tė akuzuarit tė mbrohen me avokat pa qenė nevoja tė jenė tė pranishėm nė sallėn e gjyqit. Por vendimi i gjykatės pėrmbysi planet e avokatit Vladimir Meēe. Pas refuzimit nga ana e gjykatės pėr gjykim tė shkurtuar, Meēe ka kėrkuar qė tė riformulojė kėrkesėn deri nė pėrfundim tė shqyrtimit gjyqėsor qė nga ana e gjykatės tė rithirren tė pandehurit Shkėlqim Konēi e Ylli Ibrahimi, pasi sipas Meēes, prezenca e tyre ėshtė e domosdoshme nė momentin e marrjes sė provave tė paraqitura nga akuza.
    B.Shala
    Jam martuar002

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    18,738
    Faleminderit
    17
    194 falenderime nė 146 postime
    Bllokohen 500 kg canabis, pezullohen dy police

    Policia e Vlores bllokoi mengjesin e djeshem, 500 kg bime narkotike te llojit canabis sativa, nderkohe qe, pak ore pas aksionit, u pezulluan dy oficere te kesaj policie, per neglizhence ne detyre. Lajmin e konfirmuan per ATSH-ne burime zyrtare te policise vendore. "Sasia e mesiperme e bimes narkotike, u bllokua ne banesen e shtetasit Fadil Kapaj, ne fshatin Karbunare, 50 km larg qytetit te Vlores", bene te ditur burimet e mesiperme. Sipas tyre, aksioni qe nisi oret e para te mengjesit, mbi bazen e te dhenave te siguruara ne rruge operative, u konkretizua pak ore me vone, me zbulimin dhe bllokimin e sasise se pazakonte te bimes narkotike, e cila ishte ne gjendje te papresuar dhe e vendosur ne 64 thase. Gjate kontrollit te baneses se Kapajt, u gjet edhe nje pistolete e tipit "TT", qe mbahej prej tij pa leje, e cila se bashku me sasine e bimes narkotike u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Ndaj 54 vjecarit Kapaj u vendos masa e arrestit ne kushtet e flagrances, nderkohe qe, me urdher te drejtorit te policise, u pezulluan nga detyra, komandanti i postes policore te Selenices dhe inspektori i zones, ku ndodhet fshati Karbunare. Nga burimet e mesiperme, mesohet se jane shpallur ne kerkim edhe 2 persona te tjere, te cilet kane bashkepunuar me te arrestuarin per trafikimin e canabisit jashte vendit. Sipas burimeve zyrtare te policisde lokale behet e ditur se ky aksion eshte ne vazhdim te operacionit antitrafik, qe synon t'i prese rrugen trafiqeve te llojeve te ndryshme. Pas operacionit kunder skafeve ne det e me pas ne toke, operacioni do te nisse shtrirjen e tij te gjere ne te gjitha vendet ku dyshohet se ushtrohet kontrabande. Sipas policise, jane te piketuara zonat qe sherbejne si baza te trafikut dhe per to po punohet intensivisht. Njekohesisht do te goditen edhe elementet e inkriminuar ne radhet e policise. Vetem 4 muaj me pare, ne te njejtin fshat, policia e Vlores bllokoi nje furgon me 250 kg bime narkotike ne gjendje te presuar, destinacioni i te ciles ishte tregu italian.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 9/14/02
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Antidroga ndėrmerr fushatė kėrkimesh pėr zbulimin e bimėve narkotike nė fshatrat e lumit tė Vlorės


    Kapen 18 kg hashash, asgjėsohen 6150 rrėnjė kanabis

    VLORĖ - Zbulohen 18 kg bimė narkotike tė papėrpunuara nė fshatin Kaninė tė Vlorės dhe asgjėsohen mijėra rrėnje tė tjera nė fshatrat e lumit tė kėtij rrethi. Forcat e sektorit tė antidrogės kanė filluar njė fushatė kėrkimesh pėr zbulimin e bimėve narkotike kanabis sativa, tė mbjella nė gjithė fshatrat e lumit tė Vlorės, thanė pėr gazetėn burime tė policisė. 18 kilogramėt e hashashit tė papėrpunuar u gjetėn nė shtėpinė e shtetasit Riko Zanaj, 56 vjeē, i cili u arrestua nga policia.
    Po ashtu, gjatė paradites sė djeshme, si rezultat i aksioneve, janė shkatėrruar disa parcela nė fshatrat Treblovė, Vranisht, Karbunarė, Kuē dhe Kallarat. Nė fshatrat Kuē, Kallarat, Vranisht dhe Karbunarė u asgjesuan 2400 rrėnjė kanabis sativa dhe u proceduan nga policia shtetasit Yzedin Mersini, nė parcelėn e tė cilėt u gjetėn 200 rrėnjė kanabis dhe shtetasi Agim Kapaj, nė parcelėn e tė cilit u gjetėn 400 rrėnjė kanabis. Operacioni i policisė u shtri dhe nė fshatin Treblovė, pranė Selenicės, ku antidroga asgjesoi 3750 rrėnjė bimė narkotike tė llojit kanabis sativa. Sasia e bimėve narkotike tė gjetura nė kėto fshatra u grumbullua nė njė vend tė caktuar dhe mė pas nė mėnyrė demonstrative u dogj. Operacioni ėshtė shtrirė edhe nė fshatra tė tjerė, ku mendohet se kanė mbetur bimė narkotike tė paasgjėsuara pėr tė cilat janė ngarkuar me pėrgjegjėsi inspektorėt e policisė tė zonave pėrkatėse. Pas njė pune voluminoze qė bėri Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Vlorės qė nė fillim tė vitit pėr parandalimin e kultivimit tė bimėve narkotike, ku u zhvilluan disa seminare sė bashku edhe me pushtetin lokal, pėrsėri fshatarėt e zonės sė lumit tė Vlorės mbollėn farėn e kanabisit nė parcelat e tyre, gjė qė e detyroi policinė tė ndėrmarrė fushatėn pėr korrjen e kėsaj bime qė nė mbirje tė saj, duke asgjesuar rreth 290 000 rrėnjė kanabis sativa. Por syrit tė policisė i kanė shpėtuar edhe disa mijėra rrėnjė tė tjera bimėsh narkotike, gjė qė e detyroi atė tė rikthehet edhe njė herė nė kėtė zonė pėr tė asgjesuar bimėt e mbetura apo tė fshehura. Por policia nuk ėshtė ndalur vetėm nė fshatrat e lumit tė Vlorės.
    I. Ruci



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nga Durrėsi nė Ankona, kapet 22 kg heroinė



    DURRES (17 Shtator) - Nėn hundėn e doganierėve durrsakė ka kaluar sėrish heroinė e pastėr me synim tregun italian dhe atė perėndimor. Madje me pėrmasa tė mėdha. Policia italiane ka arrestuar dje nė portin e Ankonės njė ēift, burri italian ndėrsa gruaja shqiptare, identitetet e tė cilėve nuk bėhen tė ditura, me akuzėn e trafikut tė lėndėve narkotike. Lajmi publikohet nga agjensia italiane ANSA. Sipas policisė italiane nė makinėn e tyre qentė antidrogė kanė zbuluar plot 22 kilogramė heroinė tė pastėr. Ēifti sė bashku me makinėn kishin udhėtuar me tragetin "Esspreso Venezia" dhe pasi kishin lėnė Durrėsin dje pasdite kishin tentuar qė tė kalonin edhe policėt italianė. Por qentė antidrogė dhe mungesa e qetėsisė sė ēiftit kanė shtuar dyshimet e karabinierėve italianė qė kanė ushtruar kontroll tė detajuar. Sipas policisė droga ishte e paketuar nė mė shumė se 30 qese dhe e vendosur nė pjesėt mė tė fshehta tė makinės. Ēifti i arrestuar ka nisur tė japė sqarimet e para pėr vendin ku e kishte blerė drogėn dhe lidhjet e tyre nė Shqipėri. Policia italiane deklaron se, bllokimi i kėsaj sasie u "ka shpėtuar nga duart trafikantėve tė heroinė" mw shumė se 200 mijė euro. Vetėm pak ditė mė parė policia italiane kishin bllokuar nė Bari 29 kilogramė heroinė dhe 3.5 kilogramė kokainė. ro/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si duket kjo nuk do te kete fund.



    Bari: Arrestohet shqiptarja, transportonte 15 kg heroinė


    BARI (18 shtator) - Aksion i suksesshem i antidrogės italiane. 58 pako me heroinė tė pastėr, qė peshonte 15 kg janė zbuluar dhe sekuestruar nga skudrat e antidrogės sė komandės rajonale tė Puljas, nė Bari. Heroina vlente rreth 10 milionė euro. Pėrvec sekuestrimit tė drogės forcat e policisė arrestuan edhe njė grua shqiptare qė e kishte fshehur drogėn mes bagazheve tė saj ro/mr (BalkanWeb)



    Oj sharki e lehte si ersa , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Marre nga Korrieri

    Asgjesohen 18 kg canabis

    Aksioni i ndermarre nga policia e qytetit te Vlores per shkaterrimin e tokave te mbjella me canabis sativa, ka vazhduar edhe diten e djeshme duke rritur keshtu numrin e rrenjeve te bimes narkotike te asgjesuar. Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale behet e ditur se pasditen e se henes, policia shkaterroi 18 kg kanabis te paperpunuar ne banesen e shtetasit Rrapo Zanaj nga fshati i Kanines. Me tej aksioni ka vazhduar edhe ne banesat e tjera te fshatit. Aksioni i policise ka nisur prej disa ditesh ne fshatrat Karbunare, Selenice, Vranisht, Terbac, etj pas njoftimeve per mbjellje te siperfaqeve me kanabis. Vetem ne pese ditet e fundit jane shkaterruar 17 mije rrenje kanabis sativa.
    Jam martuar002

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Evis Petritaj 26 vjeē nga Vlora kapet me 15 kile drogė tė pastėr nė Bari. Kaloi nga Durrėsi

    Arrestohet korrierja e heroinės
    Gruaja e njė pronari shqiptar, nė Itali qė nga 1991


    ITALI

    E bukur, elegante, e martuar me njė biznesmen tė njohur shqiptar. Kur hetuesit e grupit operativ tė antidrogės nė bėrthamėn rajonale tė policisė ligjore tė Guardia di Financės, kanė ndaluar pėr njė kontroll, tė dielėn nė mėngjes Evis Petritaj, 26-vjeēare nga Vlora, qė po ngiste "Mercedesin" e saj tė "Klasit A", nė zonėn industriale tė Modunjos, me numėr 98, nuk e dinin qė pas asaj fytyre ėngjėllore dhe pas atyre rrobave tė kushtueshme, nė tė vėrtetė fshihej njė korriere droge.

    Dyshimi i karabinierėve italianė ka lindur pikėrisht pėr shkak tė ngutjes sė 26-vjeēares pėr t'u nisur me urgjencė menjėherė sapo kishte furnizuar me karburant makinėn. Sapo e kanė ndaluar nė bagazhin e makinės brenda rrotės rezervė, kanė gjetur pesėmbėdhjetė kilogramė herionė tė tipit "Broun Sugar" (sheqer i kuq). E prerė, e ndarė nė doza dhe e shitur nė destinacionin e vet droga do tė kishte nxjerrė tė paktėn dhjetė milionė euro.

    Hetuesit veē kėsaj kanė zbuluar qė bukuroshja dhe elegantja Evis Petritaj, e padėnuar, qė ka mbėrritur nė Pulja nė 1991 me zbarkimin e madh tė Vlorės atje, kur ishte vetėm 14 vjeēe, me vendqėndrim nė Korato dhe njė burrė pronar tė njė firme transportesh nė Shqipėri, ėshtė edhe motra e njė trafikanti tė madh droge shqiptar, Roland Lame, 33 vjeē, i arrestuar pėr herė tė parė mė 21 shtator tė vitit tė kaluar nė Barleta (Itali). Bashkė me Rolandin nė atė rast u ndaluan dhe katėr persona tė tjerė tė akuzuar pėr trafik ndėrkombėtar substancash narkotike. Nga kėrkimet e nisura tė trupave tė skuadrės antikrim tė Komisariatit tė Barletės, dhe tė skuadrės sė lėvizshme tė Barit, (tė drejtuar nga zėvendėsprokurori pranė drejtorisė rajonale tė antimafias, Alessandro Messina), pėrfunduan dhe dhjetėra persona tė regjistruar nė regjistrat e hetimeve. Njė lum droge, kuintalė heroine dhe marijuane tė importuara nga Shqipėria dhe shpėrndarė nė tė gjithė Italinė.

    Korrikun e kaluar, skuadra e lėvizshme e Barit dhe financierėt e Bėrthamės rajonale tė policisė ligjore, kanė zbuluar pėrfundimisht organizatėn qė drejtonte Rolandi. Shtatėmbėdhjetė vetė tė arrestuar (mes tė cilėve njė polic), katėr bashkėpunėtorėt, pėrfshirė edhe sipėrmarrėsin Gennaro Tresca, i zhdukur nė mars tė vitit tė kaluar, ortak i tregtisė sė Rolandit dhe viktima e mundshme e ulkonjės sė bardhė. Ndoshta Evis Petritaj kishte zėnė vendin e tė vėllait dhe vazhdonte punėn pėr trafikantėt shqiptarė tė drogės qė e furnizonin akoma organizatėn e zbuluar nė korrik.

    Krerėt e antimafias italiane kanė shfrytėzuar rastin e kapjes sė 26-vjeēares pėr tė theksuar edhe njė herė se shqiptarėt vazhdojnė tė mbeten nė qendėr tė trafiqeve ndėrkombėtare tė drogės. Dy-tre javėt e fundit ėshtė vėnė re njė shtim i fluksit tė trafikut tė drogės me drejtim nga Shqipėria pėr nė Itali. Ndėrkohė burimet italiane kanė sqaruar se edhe 26-vjeēarja Petritaj ka kaluar nga Porti i Durrėsit. Pa u kuptuar fare nga policia apo dogana shqiptare.


    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    Deklarimet e Muēės anashkalohen nga gjykata, prokuroria, avokati dhe tė pandehurit. Replika mes avokatit dhe dėshmitarit


    "Konēi kishte dokumente me firmėn e Metės"


    Armand Muēa, shef i policisė kriminale tė Kukėsit, dėshmon nė procesin "Heroina"

    KUKĖS- "Dy tė akuzuarit pėr trafik droge, Shkėlqim Konēi e Ylli Ibrahimi, nė momentin e ndalimit nga policia u treguan mjaft tė kulturuar.Ata kishin me vete dokumente me firmėn e Adi Shamkut, madje edhe me firmėn e Ilir Metės. Kėto dokumente janė bllokuar nga ana jonė dhe nuk di nėse gjenden ose jo nė dosjen e akuzės ",- kėshtu ka deklaruar Armand Muēa, shef i policisė kriminale tė komisariatit tė Kukėsit, i thirrur me cilėsinė e dėshmitarit , nė procesin "Heroina " qė u zhvillua tė premten nė gjykatėn e Kukėsit. Kjo deklaratė e shefit tė policisė kriminale ka ardhur pas pyetjes sė drejtuar nė adresė tė tij nga avokati i dy tė akuzuarve, Vladimir Meēe. "Nė postbllok ju keni qenė vetė personalisht, pėrse nuk e kontrolluat makinėn qė nė momentin e ndalimit ",- ishte pyetja e avokatit Meēe, e cila ka marrė pėrgjigjen e dėshmitarit tė cituar mė lart. Nuk u bė e ditur se pėr ēfarė dokumentesh bėhej fjalė, pasi deklarimet e Muēės janė anashkaluar nga gjykata e prokuroria dhe vetė tė pandehurit, ndėrkohė qė avokati Meēe u pėrqendrua vetėm nė emrin e Adi Shamkut, ku iu drejtua dėshmitarit me pyetjen: "Drejtoria e Pėrgjithshme e rrugėve a ėshtė e pėrfshirė nė strukturat e Ministrisė sė Rendit, Mbrojtjes apo SHISH-it"?. Nė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeje Muēa ka thėnė se "unė respektoj shoferėt e titullarėve". Tė premten, nė gjykatėn e rrethit tė Kukėsit, ka rifilluar procesi nė ngarkim tė tė akuzuarve pėr trafik droge, Shkėlqim Konēi, ish- shofer i Adi Shamkut, (ish- drejtor i drejtorisė sė pėrgjithshme tė rrugėve) dhe Ylli Ibrahimi. Nėn masa tė rrepta sigurie, ku ndėrtesa e gjykatės ishte nė ruajtje nga forca speciale tė ardhura nga Tirana, ka filluar shqyrtimi i ēėshtjes "Heroina ". Pas kėrkesės sė avokatit Vladimir Meēe, bėrė nė seancėn e kaluar, dje u paraqitėn nė sallėn e gjyqit edhe dy tė akuzuarit Shkėlqim Konēi e Ylli Ibrahimi. Kėrkesa e avokatit Meēe ndaj trupit gjykues ishte qė seanca tė fillohet me pyetjen e dėshmitarėve. I pari ėshtė thirrur pėr tė dėshmuar shefi i policisė kriminale tė komisariatit tė Kukėsit, Armand Muēa, pjesėmarrės nė operacionin e 7 shkurtit qė ēoi nė arrestimin e dy tė akuzuarve dhe kapjen e 20 kg lėnde narkotike heroinė e pastėr. Muēa spjegoi para trupit gjykues, pėrveē atyre tė cituara mė lart, momente e detaje nga operacioni i datės 7 shkurt. "Kishim informacion pėr grabitjen e autobusit tė linjės Prishtinė-Tiranė, nė segmentin e rrugės Morin-Kukės dhe pėr kėtė u njoftuan tė gjitha shėrbimet policore, ku rreth 30 forca shkuan nė vendngjarje ",- filloi dėshminė e tij Muēa. Nė vijim tė dėshmisė sė tij ai tha se ishin ngritur postblloqe pėrgjatė rrugės ku dhe u ndalua automjeti tip "Nissan-Patrol ", me targa policie, pasi drejtuesi i tij nuk zbatoi rregulloren duke mos ulur shpejtėsinė nė afėrsi tė postbllokut tė ngritur. Pas ndalimit personat qė gjendeshin nė makinė u pyetėn nėse dispononin sende tė kundraligjshme. Pėrgjigjja e drejtuesit tė mjetit, Shkėlqim Konēi, sipas Muēės, ka qenė: "Ne jemi punonjės tė shtetit, jemi shoferė tė Adi Shamkut, kemi armė, por i kemi me leje". Nė atė moment sqaron Muēa, ka ndėrhyrė shefi i policisė sė qarkullimit rrugor Pėllumb Lisha, ku dhe u kėrkoi drejtuesve tė mjetit, me targa tė policisė, autorizimin pėr tė lėvizur jashtė Tiranės, tė cilin ata nuk e dispononin. "Ky ishte momenti fatal pėr dy tė akuzuarit", -theksoi shefi i policisė kriminale. Ata u urdhėruan qė tė kthejnė automjetin pėr verifikim nė komisariatin e policisė. Gjatė kthimit tė automjetit,vazhdoi Muēa dėshminė e tij, nga dritarja e krahut tė pasagjerit u hodh njė ēantė, qė pas hetimeve rezultoi tė ishte heroinė e pastėr. Pas dėshmisė sė shefit tė policisė kriminale e mori fjalėn avokati mbrojtės Vladimir Meēe, i cili i drejtoi njė seri pyetjesh dėshmitarit qė kishin tė bėnin kryesisht me momentin kur dėshmitari tha se nga dritarja u hodh ēanta qė ndodhej droga. Avokati Meēe akuzoi dėshmitarin pėr pasiguri nė deklarimet e tij dhe kundėrshtoi njėherazi dėshminė e shefit tė policisė kriminale. Tė njėjtėn gjė bėnė dhe dy tė akuzuarit Konēi e Ibrahimi. Mė pas u paraqitėn nė sallėn e gjyqit dėshmitarėt, Qemal Gjana, agjent i policisė kriminale, i cili dhe gjeti ēantėn me drogė buzė rrugės nė njė kanal. Deklarimet e tij ishin disi kontradiktore me ato tė dėshmitarit Muēa. Nė pėrgjigje tė dėshmisė sė Gjanės, i akuzuari Konēi deklaroi se droga e kapur nga agjenti i policisė kriminale nuk kishte tė bėnte fare me tė. Nė radhė pėr tė dėshmuar nė kėtė proces janė Luan Arifaj, shef i policisė sė rendit, Pėllumb Lisha shef i policisė sė qarkullimit rrugor si dhe shumė oficerė e policė tė komisariatit dhe drejtorisė sė policisė sė qarkut tė Kukėsit, pjesėmarrės nė operacionin e 7 shkurtit. Dy tė akuzuarit, Shkėlqim Konēi e Ylli Ibrahimi u kapėn nė flagrancė nga policia e Kukėsit, mbrėmjen e 7-shkurtit tė kėtij viti, nė segmentin rrugor Kukės-Morin, vetėm pak km pa mbėrritur nė Kosovė. Nė automjetin e tyre tip "Nissan-Patrol", me targa policie, tė cilat pas kontrollit rezultuan false, u gjetėn 20 kg drogė heroinė e pastėr si dhe dy pistoleta tė cilat tė pandehurit i mbanin pa leje. Prokuroria e ka akuzuar Shkėlqim Konēin e Ylli Ibrahimin pėr trafik tė lėndėve narkotike, armėmbajtje pa leje dhe falsifikim tė dokumenteve zyrtare.
    Bashkim Shala



    -----------

    avokati me dinak Vladimir Mecja eshte mobilizuar ti nxjerri pa lagur banditet e Freshit te Ilir-monika kryemadhit.

    Te mjeret police.. do jene nen terror psiqik derisa te lirohen trafikantet...
    shtet i qelbur.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    502
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Helmmi i rinise shqipetare ne te gjitha trojet Arberore eshte nje nder rproblematikat me te ndieshme per momentin,jo helimim me heleme por helmimi nga mjeti me i rrezikshem qe per momentin egziston e ky eshte "DROGA".
    Bie pyetja athua do te kete fund kjo tragjedi e rinise son?
    Athua kane efektivitet keto arrestime,keto ndalje,keto sekuestrime te dozave te ndryshme"
    Kujtoj se deri me sto jo , perkundrazi per cdo dite e me te per ne qytetet tona por si duket edhe ne fshtrat Arberore kjo pune ugurzeze po merr permasa edhe me te medha.
    A thua interesohet dikush tjeter rreth kesaj problematike mjaft te ndieshme , apo vetem policia e cila arreston apo sekuestron.
    Sa eshte e angazhuar shkolla ne kete drejtim"
    Sa jane te angazhuar Forumet rinore te partive poltike"
    Sa dhe cfar pune tjeter pos asaj qe tham bene shteti per parandalimin e kesaj te keqje te madhe"
    Por eshte shume me interesant se do te ndegjoish apo lexosh se kjo eshte normale per shoqerit bashkohore(DEmokratike)por mendoj se teze dhe hipoteze eshte mjaft e gabimet e kete duhet ta lansojne ato mese apo qendra qe bejne distribuimin e droges apo vet distribusit e saj se per ndryshe kjo eshte nje e zeze,nje e keqe e madhe qe do gjeje edhe rinine tone sikur edhe te vendeve te tjera Europiane.


    Arrestohen shpėrndarėsit e heroinės

    TIRANĖ- Agjentėt e antidrogės nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės kanė prangosur dy shpėrndarės si dhe kanė bllokuar 170 doza heroinė. Zėdhėnėsi i policisė kryeqytetase bėn tė ditur se arrestimi i dy shpėrndarėsve tė heroinės ėshtė bėrė pas njė aksioni tė mirorganizuar tė agjentėve tė antidrogės, tė cilėt janė sinjalizuar se, nė afėrsi tė kapanonėve, tek fusha e aviacionit ishte "krijuar" njė treg i shpėrndarjes sė heroinės. Gjatė aksionit pėr "krehjen"e kėsaj zone u bė i mundur arrestimi i Muhamet Shahinit dhe bashkėpunėtorit tė tij, Elion Cara. Dy tė rinjtė kishin me vete 170 doza heroine, tė cilat i kishin bėrė gati pėr t'i shpėrndarė, por, me tė dėgjuar sirenat e furgonėve tė policisė, ata e kanė fshehur drogėn nė dy kuti kasetash videoje. Nga kontrolli i imtėsishėm qė u ėshtė bėrė, policia ka mundur tė zbulojė 170 dozat e heroinės, tė cilat peshojnė rreth 60 gramė. Menjėherė pas bllokimit tė kėsaj sasie tė drogės, agjentėt policorė kanė shkuar nė banesat e dy shpėrndarėsve, duke i kontrolluar "cep mė cep" ato. Nga ky kontroll ėshtė bėrė i mundur bllokimi i 15 gramėve tė tjerė tė heroinės, tė cilat ishin tė mbėshtjella nė njė letėr. Gjithashtu, policia ka bllokuar edhe njė peshore elektronike, qė shėrbente pėr pėrgatitjen e dozave. Tė 75 gramėt e heroinės, sė bashku me peshoren elektronike, janė bllokuar nga agjentėt e antidrogės, nė cilėsinė e provės materiale. Ndėrsa dy shpėrndarėsit e heroinės janė dėrguar nė mjediset e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, ku janė marrė nė pyetje pėr mėnyrėn si e shpėrndajnė heroinėn. A.Bogdani



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi prnavera?
    Jam martuar002

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Trafikimi i Fėmijėve
    By Gimi3 in forum Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 15:08
  2. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 14:17
  3. Zėra nga diaspora shqiptare nė Amerikė kėrkojnė hetim pėr Nanon
    By CEZARND in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 21:57
  4. Shqiperia vendi i dyte ne bote per marijuanen.
    By Enri in forum Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-07-2003, 21:47
  5. Kosova dhe ndalimi i tregtise se droges
    By Enri in forum Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 11:52

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •