Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare

    Koha Jone

    --

    E Merkure, 16 Shkurt 2005


    SFIDA IME ME GAZETEN SHQIPTARE...

    Kam lindur per te punuar si gazetar i terrenit

    Ka mberritur per here te pare ne vendin tone ne vitet '90, si i derguar i gazetes italiane "Mezzogiorno". Ishte periudha kur ne Shqiperi sapo kishin filluar levizjet per demokraci dhe Karlos i duhej te percillte vazhdimisht informacione per gjithcka ndodhte ne kete vend. Me pas, gjate nje bisede me botuesin e gazetes "Mezzogiorno", Xhuzepe Gorjux, do te zbulonte se babai i ketij te fundit, kishte botuar ne Shqiperi perpara viteve '30, nje gazete te quajtur "Gazeta Shqiptare". Kjo gazete ishte mbyllur me dhune me mberritjen e pushtuesve italiane. Historia e treguar nga Gorjux do te ngacmonte ambicjet e Karlos, i cili pranon menjehere te marre persiper sfiden e rihapjes se Gazetes Shqiptare. Dhe gjithcka nis si nje nostalgji e vjeter. Fillimisht gazeta del falas, por duke pare nevojen qe ekzistonte ne tregun e mediave te shkruara per nje gazete te tille, me koncept teresisht evropian, ajo nis te shikohet si nje alternative e re qe ngjallte interesin e lexuesve. Per te hyre ne treg i duhej nje strategji e vecante. Duke qene se gazeta me e madhe e pavarur ne ate kohe ne Shqiperi, "Koha Jone", kishte si prioritet pikerisht ngjarjet politike, Karlo se bashku me bordin e drejtuesve te Gazetes Shqiptare, vendosin te konkurojne ne nje tjeter sektor, ne ate te kronikes se zeze. Por kjo do te sillte edhe perplasjet e para me qeverisjen e asaj kohe, te cilet do te akuzonin "Gazeten Shqiptare", si nje gazete qe synonte te perconte nje imazh negativ te Shqiperise. Pikerisht per kete por edhe per probleme qe do te lindnin me vone, vitet e qendrimit ne Shqiperi, per ish-drejtuesin e gazetes shqiptare, aktualisht perfaqesues i botuesve italiane, nuk kane qene aspak te lehta. Por sot ai ndihet me mire. Eshte korrespondent i agjensise se lajmeve ANSA, gje qe i jep mundesine te jete vazhdimisht ne kontakt me lajmin. Karlo eshte i dashuruar pas punes ne terren. Thote se per nje gazetar te apasionuar pas profesionit te tij, terreni eshte jeta. Karlo thote se nese nje dite do t'i duhet te largohet nga Shqiperia, nuk do ta kete te lehte. Aq me teper, qe tani ketu ka edhe dashurine e tij. Prej mese dhjete vjetesh, ai bashkejeton me nje vajze shqiptare, Alben, e cila eshte edhe kryeredaktore e televizionit "News 24", te hapur si pjese e po ketij sistemi multi-medial, ne te cilin ndodhet edhe Gazeta Shqiptare.

    Karlo Bollino ka lindur ne Lece te Italise me 15 nentor 1961. Ka kryer studimet e larta per jurisprudence dhe qe prej vitit 1979, ushtron profesionin e gazetarit. Gjate karrieres se tij 26 vjecare, ka punuar ne radio, ka bashkepunuar me RAI-n dhe me disa gazeta italiane dhe aktualisht punon si korrespondent i ANSA-s.

    Intervistoi: Esmeralda Gjoka

    - Cila eshte arsyeja qe vendoset per te rihapur "Gazeten Shqiptare" shume vite pas mbylljes se saj?

    h Ne vitet '90, une isha i derguar i gazetes "Mezzogiorno", (gazeta me e madhe ne jug te Italise), ne vende te ndryshme te botes, sepse punoja ne sektorin e politikes se jashtme. Ne kete menyre me rastisi qe te vij edhe ne Shqiperi ne periudhen e levizjeve per demokraci. Ne te njejten kohe me viziten time te pare ne Shqiperi, gjate nje bisede me botuesin e gazetes "Mezzogiorno", Xhuzepe Gorjux, zbulova qe babai i tij kishte botuar para viteve '30 nje gazete te quajtur "Gazeta Shqiptare", e mbyllur me vone nga fashistet italiane qe erdhen ne Shqiperi. Atehere lindi ideja per ta rihapur kete gazete ne prill te vitit 1993.

    - Cfare pretendonit ju nga rihapja e "Gazetes Shqiptare"?

    - Fillimisht, "Gazeta Shqiptare" ishte nje gazete falas. Kjo per shkak te nje nostalgjie te vjeter. I vetmi qellim i yni ishte t'i riktheheshim historise se botimit te nje gazete, te mbyllur me dhune. Por me vone kuptuam se ketu kishte vertet shume nevoje per nje gazete te pavarur, pasi ne ate kohe ekzistonte vetem nje gazete opozitare dhe shume gazeta te vjetra si "Zeri i Popullit", "Zeri i Rinise", etj. qe nuk funksiononin ne baze te nje kulture gazetareske. Atehere i hyme sfides per te treguar se si behej gazetaria evropiane. Ne importuam ne Shqiperi nje model te gazetarise, qe tani ndeshet ne te gjitha gazetat qe botohen ketu. Per kete na ndihmoi pervoja qe kishim nga gazetaria italiane. Botuesi italian nuk kishte ketu asnje interes politik apo ekonomik. Jemi perpjekur vazhdimisht te permiresojme cilesine e gazetes.

    - Si kane qene keto vite te qendrimit tuaj ne Shqiperi? Si e keni ndier veten ne nje vend te huaj per ju?

    - Fillimisht ishte shume e veshtire. Problemi kryesor lidhej me gjuhen, ne njohjen e te ciles edhe tani kam veshtiresi, ndonese jam shume me mire nga c'isha ne fillim. Per fatin tim te mire, shume shqiptare flasin italisht, gje qe me ndihmoi shume. Kur erdha une ketu kishte dy-tre gazetare, te cilet e kishin shume te thjeshte komunikimin ne italisht. Me vone filluan te lindin probleme te reja, te cilat ne fillim une as nuk i imagjinoja fare. Ne ndertuam nje strategji editoriale per t'iu dhene me shume hapesire ne gazete lajmeve te kronikes se zeze. Kjo per dy arsye. E para, sepse edhe ne gazetat italiane, kronika e zeze ze pjesen kryesore te informacionit dhe e dyta, sepse ne nuk kishim lidhjet dhe informacionet e nevojshme persa i takon politikes. Ne ate periudhe ishte "Koha Jone", gazeta me e madhe e pavarur ne vend, qe kishte shume lidhje dhe informacione politike dhe qe konsiderohej nje konkurrent shume i forte ne kete drejtim. Keshtu qe zbuluam nje sektor te pambuluar mire ne ate kohe, qe ishte kronika e zeze, ku mund te konkurronim. Por kjo krijoi shume keqkuptime sidomos tek qeveritaret e asaj kohe. Ata mendonin se kjo ishte strategjia jone per te percuar nje imazh te keq te Shqiperise, per te treguar se ketu ka krime, vrasje, etj. Por kjo ishte absolutisht e pavertete, pasi nuk kishte qellime politike, ishte thjesht nje menyre per te mbijetuar ne tregun gazetaresk dhe per te pasqyruar problemet sociale te cilat deri ne ate kohe ishin pothuajse tabu, duke trajtuar tema si gjakmarrja, krimi ne familje, denimi me vdekje, trafiqet e paligjshme, etj.

    - Me sa duket, marredheniet me qeverinee sotme i keni disi me miqesore, apo jo?

    - Objektivi yne ne cdo periudhe kohore ka qene qe gazeta te jete e pavarur. Koncepti i pavarur eshte shume i thjeshte dhe njekohesisht shume i veshtire per t'u kuptuar. E pavarur nuk eshte nje gazete qe nuk ka ide, por nje gazete qe ka ide dhe qe ne keto ide nuk varet nga te tjeret. Ne si sot, ashtu edhe vite me pare, kemi qene te pavarur nga cdo qeveri. Deri ne vitin '97 kam qene kryeredaktor. Por pas problemeve qe kisha me qeverisjen e dikurshme te PD-se, dhashe doreheqjen si kryeredaktor dhe drejtor i gazetes. Tani gazeta ka nje staf totalisht shqiptar. Une kam vazhduar te jem ne Shqiperi si perfaqesues i botuesve italiane, meqenese e njihja mire funksionimin e struktures se "Gazetes Shqiptare" e me pas te radios, te televizionit, etj. Por nderkohe, dhashe doreheqjen edhe nga gazeta "Mezzogiorno" dhe aktualisht jam korrespondent i agjencise se lajmeve ANSA. "Gazeta Shqiptare" ka pasur shume kontakte me qeverisjen e kohes se zotit Berisha. Kam takuar disa here jo vetem zotin Berisha, por edhe zotin Tritan Shehu (me te cilin kisha marredhenie shume te mira), z.Pollo, etj. Ne vitet '91-'92 kam takuar edhe zotin Nano dhe mund te them se me shume kontakte me te kisha ne ate periudhe se sa sot. Megjithate, duhet te pohoj se ne Shqiperi ka nje koncept shume te cuditshem persa i takon marredhenies se nje gazete me qeverine. Nese ti nuk e sulmon qeverine, jeni miq, nese e sulmon, jeni armiq. Kjo nuk eshte e vertete. Ne mund ta sulmojme qeverine dhe jemi miq te saj, mund ta sulmojme opoziten, por e mbeshtesim ate nga pikepamja profesionale. Normalisht, nje gazetar e mbeshtet opoziten nga pikepamja profesionale pasi edhe ai ne vetvete, eshte opozitar. Kjo nuk do te thote se ne meqenese paskemi botuar nje shkrim kunder Sali Berishes, jemi armiq te tij, apo nese botojme nje shkrim ne mbeshtetje te nje nisme pozitive te Fatos Nanos, qenkemi bashkepunetore te Nanos.

    - Ketu flitet vazhdimisht per rrezikun qe i kanoset lirise se mediave nga presioni i qeverise. Ju sa e keni ndier kete presion?

    - Ne periudhen e qeverisjes se PD-se, kur isha kryeredaktor i "Gazetes Shqiptare", ka patur shume presione. Ne ate kohe, qeverisja kerkonte nje mbeshtetje te hapur me moton: "Nese nuk me mbeshtet, une te sulmoj". Ishte nje perplasje e hapur dhe shume e forte. Tani konflikti eshte disi me i sofistikuar. Me shume se sa politik, presioni ne ditet e sotme eshte ekonomik. Sigurisht, gazeta varet nga reklama, jo vetem nga shitja. Por une kujtoj disa raste ne Itali, kur gazetes "Mezzogiorno" iu nderpre nje kontrate reklame shume e madhe, sepse kishim pasqyruar nje incident te nje kompanie avionesh. Pronaret e kesaj kompanie, menjehere pas lajmit te botuar prej nesh, nderprene kontraten e reklames me gazeten. Pra, kjo gje ndodh kudo.

    - Me vone, ju hapet edhe televizionin "News 24". Pse?

    - Konkurrenca ne treg ishte vertet e madhe. Por ne menduam te hapnim nje televizion disi te ndryshem nga te tjeret. Menduam te hapnim nje televizion qe te transmetonte vetem lajme, duke e pare si te vetmen hapesire ne tregun e mediave vizive te paplotesuar mire. Sot televizionet jane te mbushura me spektakle, filma, sport dhe pak lajme. Ka tre-kater edicione lajmesh ne dite e jo me shume. Menduam se nje televizion me 24 ore transmetim lajmesh, do te ishte interesant. Ne ate kohe, ne Shqiperi nuk ekzistonte nje televizio i tille me lajme dhe me multiscreen, (ekran te ndare ne disa pjese). Sot shohim qe edhe dy-tre televizione te tjera tentojne te na imitojne ne koncept. Duhet te theksoj se ka nje relacion te forte midis gazetes, radios, televizionit dhe agjencise se lajmeve Balkan Web. Ka nje lidhje te ngushte midis ketyre mediave. Normalisht cdo grup botuesish ne Evrope, synon te krijoje pikerisht kete lloj sistemi multi-medial.

    - C'mendoni per konkurrencen qe ekziston midis mediave ne vendin tone? A eshte ajo e ndershme?

    - Eshte nje konkurrence e pandershme. Me problematike kjo konkurrence e pandershme, eshte ne fushen e mediave te shkruara, pasi pjesa me e madhe e gazetave botohen nen kosto. Kjo, pasi pronaret e ketyre gazetave kane interesat e tyre ne fusha te ndryshme dhe i financojne gazetat per te mbrojtur interesat e tjera qe s'kane lidhje me gazetarine. Me nje gazete nuk fiton shume. Biznesi i nje gazete eshte shume i vogel ne krahasim me biznese si ndertimi, rruget, etj. Me shume fiton nje pronar restoranti se sa nje pronar gazete. Duke qene e veshtire te mbijetosh me biznesin e nje gazete, ndodh qe shumica e gazetave ne treg te financohen nga parate qe vijne nga biznese te tjera. Kjo lejon qe shume gazeta te shiten nen kosto, gje qe eshte nje konkurrence e pandershme. Ta zeme se ne treg jane dy makina te njejta; njera kushton dhjete mije euro dhe tjetra 70 mije euro. Per te shitur makinen e dyte eshte shume e veshtire. Makina e pare vjen nga vjedhja, ndersa e dyta nga fabrika. Ne jemi gazeta qe vijme nga fabrika, jemi produkte origjinale qe nuk kemi biznese te tjera nga mbrapa. Edhe ne fushen e mediave vizive ka probleme. Ka shume televizione qe nuk jane te licencuar per zonat qe mbulojne e megjithate vazhdojne transmetimet. Si pasoje e mosfunksionimit sic duhet te struktures se tyre kontrolluese qe eshte KKRT-ja, pirateria televizive deri tani ka shkaterruar tregun e mediave elektronike. Tani ka ndryshuar kryesia e KKRT-se dhe ne shpresojme qe me ne fund te vihen disa rregulla loje te respektueshme.

    - C'mund te na thoni per pervojen tuaj si korrespondent i ANSA-s?

    - Agjencia e lajmeve ANSA, si cdo agjenci lajmesh ne bote, ka krijuar nje grup lufte pas sulmeve terroriste te 14 shtatorit ne Amerike. Ne kete grup jam une se bashku me tre kolege te tjere. Zona ime e mbulimit me informacione eshte Kosova, Maqedonia dhe Shqiperia. Jam i detyruar gjithashtu te shkoj ne Izrael, Palestine, Irak. Tani isha ne Indonezi per cunamin.

    - Pra, vazhdoni te jeni nje gazetar terreni. Nuk ndiheni i lodhur nga kjo gje?

    - Absolutisht jo. Une kam lindur si gazetar terreni dhe do te vazhdoj te jem i tille. Tani per tani ne Shqiperi ka me pak lajme dhe ketu une jam disi me i qete. Por detyra ime kryesore eshte gazetar terreni dhe do te vazhdoj te punoj keshtu. Gazetaria per mua eshte pasion. Nese nje gazetar eshte i apasionuar pas profesionit te tij, puna e tij eshte terreni, lajmi. Nuk eshte as opinioni dhe as intervista politike, por lajmi qe gjendet ne terren. Kam 26 vjet qe punoj si gazetar dhe shpresoj te punoj keshtu edhe per 26 vite te tjera. Ketu ne Shqiperi ekziston koncepti i gabuar qe gazetari i terrenit eshte nje gazetar i vogel, ndersa opinionisti eshte gazetar i madh. Eshte shume me e thjeshte te besh punen e opinionistit, i cili rri gjithe kohen neper lokale, neper restorante me miq, politikane, pushtetare dhe pastaj shkruan 5 rreshta. Puna ne terren do profesionalizem, do kurajo, pasi je gjithnje perballe rrezikut. Ndersa ka qindra opinione, lajmi eshte vetem nje dhe duhet te tentosh te jesh ti ai qe e kap i pari lajmin. Une si ANSA do te konkurroj me Rojters, me Frans Press dhe agjenci te tjera te medha, qe eshte nje stimul i rendesishem per mua. Sic mund te konkurroj edhe me nje gazetar shqiptar. Ne Kosove ne kohe lufte, konkurrente kryesore ishin gazetaret kosovare dhe shqiptare qe ishin bashke me mua atje dhe une isha i kenaqur nese arrija te kapja lajmin perpara gazetarit shqiptar. Pastaj, tre muaj me vone, ky gazetar punon ketu si nepunes i imi.

    - Pervec gazetarise, cfare pasionesh te tjera keni?

    - Gazetaria (qesh). Per mua pasion eshte puna ime dhe ndihem shume i lumtur qe dikush me paguan per te punuar si gazetar.

    - Familja juaj ndodhet ne Itali?

    - Une kam mamane ne Itali, kam nje moter dhe dy vellezer. Por prej me shume se dhjete vjetesh bashkejetoj me nje vajze shqiptare, me Alben. Mund t'ju them se kam shume respekt per vajzat shqiptare, e jo vetem sepse jetoj me nje vajze shqiptare. Por qofte nga pikepamja profesionale, ashtu edhe nga pikepamja kulturore, femrat jane me te vertete pjesa me e mire qe ka Shqiperia. Nuk eshte e rastesishme qe "Gazeta Shqiptare" dhe kryesisht "News 24", eshte pothuajse 70 per qind ne dore te vajzave. Vajzat jane me punetore, jane me serioze, me te pergjegjshme, nuk qendrojne me ore te tera duke pire kafe, alkool, por punojne shume. Jane me te hapura ndaj ndryshimeve se sa meshkujt, jane natyra me kurioze. Madje kjo ndodh jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe boten. Ne meshkujt jemi te lidhur me shume me traditen, ndersa nje femer e pranon me lehte te rene, ndryshimin. Shpresoj qe nje dite ne Shqiperi te kemi nje kryeministre femer. Do te ishte shume interesante dhe mendoj se mund te ndryshoje shume gjera.

    - A mendoni per nje rikthim te shpejte ne vendlindjen tuaj?

    - Familja ime tani eshte ne Shqiperi. Por ndoshta puna qe kam do te me detyroje te shkoj ne nje vend tjeter. Kam marre disa propozime per te shkuar ne vende te tjera dhe jam duke i studiuar sepse ne fakt, e kam te veshtire largimin nga Shqiperia. Gjithe keto vite jetese ketu nuk jane pak. Megjithese, ndonjehere mentaliteti i ketushem, me duket kaq i ndryshem nga ai me te cilin isha mesuar une.

    - Qe nga ardhja juaj ketu e deri me sot, cilat mendoni se jane ndryshimet me esenciale qe kane ndodhur ne Shqiperi?

    - Nga pikepamja strukturale kane ndodhur shume ndryshime. Dhe kjo eshte evidente. Mentaliteti i shqiptareve gjithashtu ka nisur te ndryshoje, nuk e di per mire apo per keq, por tani eshte disi me evropian. Problemi eshte se tani ka shume me teper intriga, lufte, urrejtje, nga c'kishte gjate viteve te para kur une erdha ne Shqiperi. Por ndoshta kjo eshte pjesa e keqe e zhvillimit. Edhe ne Itali ka lufte, konkurrence, por ka edhe ambicje. Ne Shqiperi nuk ka ende shume ambicje dhe ndoshta ky eshte problemi kryesor. Njerezit duhet te jene me teper ambicioze.

    - C'raporte keni me parane? A ndiheni i pasur?

    - Absolutisht jo. Nese do te krahasohem me disa shqiptare te pasur, mund te them se une nuk kam fare para. Nese duhet ta krahasoj vete me te varferit, atehere kam para, pasi rroga qe marr nga agjencia ANSA, eshte me e mire se sa nje rroge gazetari ne Shqiperi. Por ne te vertete, nuk kam shume interes per parate. Nese me duhet te udhetoj, kete e bej per pune dhe ndonjehere edhe per pushime. Por nuk bej nje jete luksoze. Shkoj ne restorant cdo dite vetem se nuk kam kohe te shkoj ne shtepi per te gatuar, gje qe me pelqen shume (te gatuaj). Une ne familje di ta bej shume mire rolin e kuzhinierit.

    - Dhe kush eshte specialiteti juaj ne kuzhine?

    - Specialiteti im ne kuzhine eshte peshku, edhe makoronat qe jane tipike italiane. Konsumoj peshk, mish, ndonjehere ia hedh edhe me ndonje sanduic, kur jam duke punuar ketu ne gazete. Nuk i frekuentoj lokalet pse jane lukzose. Por nese ka kuzhinier te mire, shkoj aty per te konsumuar ushqime te mira.




    ---Koha Jone---

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Karlo Bollino ka lindur ne Lece te Italise me 15 nentor 1961. Ka kryer studimet e larta per jurisprudence dhe qe prej vitit 1979, ushtron profesionin e gazetarit. Gjate karrieres se tij 26 vjecare, ka punuar ne radio, ka bashkepunuar me RAI-n dhe me disa gazeta italiane dhe aktualisht punon si korrespondent i ANSA-s.

    ... Hajde mashtrim hajde. Ka lindur ne '61 dhe ne '79 mbaron studimet e larta dhe fillon pune. Ky ose ka hyre ne shkolle ne moshen 2 vjeē, ose ka kaluar direkt nga 8-vjeēarja ne fakultet. Te mashtroje tjetri ashiqare fare ???!!! ...

    - Agjencia e lajmeve ANSA, si cdo agjenci lajmesh ne bote, ka krijuar nje grup lufte pas sulmeve terroriste te 14 shtatorit ne Amerike.

    ... Sulmeve te 11 Shtatorit, apo ka pasur sulme te tjera me date 14 Shtator te vitit _ _ _ _ ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    O skuthi, te tilla lapsuse i falen "gazetares" e cila nuk ka mbaruar per gazetari por Nikolle Lesi i ka dhene ne dore nje diktofon dhe e ka bere gazetare pasi ka plotesuar kushte te tjera Alla Nikollce, dhe ajo me plot gezim eshte bere gazetare.
    Sikur te tilla lapsuse ti bente nje gazetar ne Angli, te nesermen le te pergatitej te firmoste per ndihma sociale se vendin e punes e kishte te humbur .

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Medo, tani po mbron shefin apo po thua te verteten ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk e kam lexuar kte Gazeten shqiptare ne 96-97-ten..
    Jam kurioz te di krahun e kujt mbajti ne ate kohe... te Berishes apo te Zan Caushit?

    di gje ti Skuth?

    Se ketu duket se cfar eshte Karlo i vertete dhe se kush ja ka bere Karlos listen e gazetareve qe do perdore.. Talenti i tyre apo moz Ruci me dosjet e tije..te vjetra..

    Me ndihmo Skuth..

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Braro, ne '97 nuk dolen per ca muaj gazetat. Nuk me kujtohet mire, pasi nuk i lexoja gazetat e politikes si tani, se helbete mosha ben te veten. Nuk besoj qe Bollino te jete i pa-anshem. Biles, ato te PD per ca kohe nuk i pranonin gazetaret e Bollinos ne mjediset e PD. Kaq di te them, pse me i ra ne qafe kot per gjera qe nuk mund te jene te verteta. Po me mire Braro, te ndihmon Shijaksi-London ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Koha Jone

    --

    Mund t'ju them se kam shume respekt per vajzat shqiptare, e jo vetem sepse jetoj me nje vajze shqiptare. Por qofte nga pikepamja profesionale, ashtu edhe nga pikepamja kulturore, femrat jane me te vertete pjesa me e mire qe ka Shqiperia. Nuk eshte e rastesishme qe "Gazeta Shqiptare" dhe kryesisht "News 24", eshte pothuajse 70 per qind ne dore te vajzave. Vajzat jane me punetore, jane me serioze, me te pergjegjshme, nuk qendrojne me ore te tera duke pire kafe, alkool, por punojne shume.

    Do te ishte shume interesante te shikoja nje kryeministre femer dhe mendoj se mund te ndryshoje shume gjera.



    ---Koha Jone---

    Duket njeriu me tru

    Skuthi, mund ta kete filluar gazetarine qe 18 vjec (qe nuk eshte ndonje gje e jashtezakonshme) dhe ka vazhduar edhe universitetin....

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... E shikon, kjo nuk me kishte shkuar ndermend ose te pakten nuk e mora parasysh. Kam edhe une nja dy shoke, jane moter e vella, kane filluar te shkruajne qe te gazeta 8-vjeēares, pastaj vazhduan ne gjimnaz e tani jane ne fakultet. Keto ja fusin Bollinos per aftesi, pasi kane filluar te shkruajne ne moshen 13 vjeēare D&G nuk besoj se shkruhet ne CV periudha kur shkruaje per gazetat e shkolles ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Per gazeten shqiptare nuk e di po per News 24 pata ni se keta te RD nuk e kan lan me marr pjese ne konferencat e tyne se thone se asht ne sherbim te Sacra Corona Unita qi i bjen me ken diēka si Cosa Nostra per Leccen prej ku rastsisht keka edhe ky zotnija.
    kshtu m'kan than se atje s'jam kan
    opsss paskam ken po harrova

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ
    --
    E Hene, 21 Mars 2005


    STALINIZMI SHQIPTAR DHE NJE NASTRADINIADE E PARALAJMERUAR

    Nga Rudolf Marku

    1.

    Nje miku im me thoshte keto dite: E keqja ne Shqipni asht nje e keqe bastarde, nje e keqe pa strukture, pa forme. Nje ushtri armike qe te sulmon, asht dhe kjo nje e keqe, por nje e keqe qe ka nje strukture, qe ka rregullat e veta, ka formen e vet dhe trajten e vet...Ndoshta pikerisht kete ka patur parasysh gazetari i "The Guardian", gazetes me autoritare ne Mbreterine e Bashkueme, kur shkruante para pak ditesh se shqiptaret vuajne shume me teper nga qeveria e Fatos Nanos se c'kane vuajtur nga pushtuesit gjermane gjate Luftes se Dyte Botnore....Po te kish guxuar qe ket mendim ta kish shprehur nje gazetar a politikan shqiptar, ai do kish qene akuzuar, madje dhe nga shume intelektuale te pavarur qe pozojne akademikun e shartuar me Ce Guevaren, si ekstermist i djathte, nazifashist dhe revanshist (nje term aq shume i pelqyeshem nga intelektualet ceguevariste). Por, per kenaqesine e lexuesit shqiptare, te cilit aq shume ja kane mbushur veshet me termat "i majte" e "i djathte", gazeta "The Guardian" asht nje gazete qe konsiderohet e majte e moderuar. Shto ketu dhe faktin qe asht nje gazete angleze, cka do thote se ne asnje rast tjeter ne shtypin e ketij vendi nuk asht guxuar qe dicka tjeter te mund te konsiderohet nje e keqe pertej se keqes se nazizmit, ngaqe, per shume arsye te sentimenteve historike e pertej (nje prej te cilave asht bombardimi i Londres nga gjermanet, e jo nga ruset), nazizmi ne Angli asht nje e keqe, nje cak fundor, prej kah nuk mund te shkohet pertej. Pervec nje rasti: kur flitet per qeverine shqiptare te Fatos Nanos.

    2.

    Shqipnia, ne rastin ma te mire, po te shprehemi ne kohen e shkuar, ka qene vendi ma stalinist ne bote. Nje nder veprat ma te fundit te Hoxhes ishte "Me Stalinin", nje veterrefim i sinqerte per adhurimin ideolatrik te diktatorit shqiptar per diktatorin gjeorgjian. Po duhet shtuar ketu se stalinizmi shqiptar, ndryshe nga ai i Bashkimit Sovjetik, ka qene e njejta force shtypese, e njejta mase krimi, e ushtruar jo ne hapesirat dhe popullsine multietnike te Bashkimit Sovjetik, por ne nje siperfaqe teper te vogel e mbi nje popullsi me me pak se tre milion banore. E, sipas nje ligji teper te njohur fizik, nje force qe ushtrohet ne nje mase te vogel ka nje force goditese ku e ku me te madhe nga e njejta force qe ushtrohet mbi nje siperfaqe njemije here me te gjere. E gjitha kjo do te qe nje teme interesante per historiografine, po qe se stalinizmi shqiptar do i kish takuar se kaluares. Per fat te keq, stalinizmi enverist asht nje realitet politik dhe policor ne Shqipni, e jo nje teme arkivore...Shqipnia dhe shteti i sotem shqiptar sic shkruan dhe historiani i njohur anglez Donald Rayfield "kurre nuk ka arriti ate cka psikiatret e quajne mbyllje". (The communist Albania and its successor state have never achieved ehat psychiatrists call closure)...E thene ndryhe, stalinizmi shqiptar asht nje realitet i pambyllun, a nje plage e hapun.

    Vitet e fundit kujtimet per Enver Hoxhen dhe bashkepunetoret e tyre jane te paraqitura me nje ngjyrim perhere e me nostalgjik. Vejusha me floke te thinjura apo e thirrur ndryshe dhe zonja Makbeth e Tiranes boton memuaret e veta, po me ate dashuri, me te cilen shkruante i shoqi i saj per Stalinin. Anetare te Byrose Politike, te denuar nga diktatori, i paraqiten lexuesit si viktima, madje dhe si heronjte, duke harruar se ata qene viktima te nje lufte per pushtet brenda llojit dhe kastes se vet.

    Gjithmone sipas librit te Donald Rayfiledit "Shqipnia e vitit 2005 udhehiqet nga Fatos Nano, nje njeri, i cili nga zanati dhe nga zgjedhja (by career and choice), asht nje vazhdim dhe trashegim i stalinizmit shqiptar...President i shtetit shqiptar asht nje ish-gjeneral i kastes komuniste, ministrat e shtetit shqiptar, per nje koincidence aspak te rastesishme, jane bijte a bijat e ish-funksionareve komuniste, ne strukturat e SHIKU-t te sotem jane ish-funksionaret e Sigurimit te djeshem, te cilet, ne shumicen e rasteve jane te perlyer fizikisht, ne kuptimin litaral te fjales, e jo ne ate simbolik, me krimin, vrasjet dhe torturat e burgjeve te komunizmit...Sigurimi i dikurshem udheheq politiken e shtetit shqiptar. shih librin "Enver Hoxha and his hangmen" -Viking-Penguin Books-2005, faqe 456.

    Shqipnia sot asht e detyruar te integrohet ne ekonomine e tregut te lire e ne ate te tregut global dhe sot udheheqesit e saj nuk ka arsye qe te ndjekin hapur metodat staliniste - mbushjet e burgjeve me kundershtaret politike me ane te gjygjeve te Aranit Celes. Shqipnia ka pershtatur nje sistem pluralist partiak dhe nje sistem qeverises qe flet per integrimin ne Evrope, nje vend qe ka shpallur sistemin e lirise se fjales, nje vend qe ka dhe numrin me te madh te gazetave e te kanaleve televizive per fryme popullsie...Por e gjitha kjo nuk e pengon Shqipnine qe te jete vendi i legjitimitetit stalinist te dikurshem, madje, ne menyren me paradokslae, pluralizmi dhe format demokratike te shprehjes duken se e kane ndihmuar ne menyren me fatale jetegjatesine e stalinizmit shqiptar. Si te thuash, nje anormalitet i ambalazhuar ka me teper shanse te merret si nje normalitet...Dhe pikerisht ky anormalitet i ambalazhuar, ky stalinizem qe shtiret te jete pluralizem, shpjegon dhe ate gjendje aq te traumatizuar te shqiptareve te sotem...

    Ne vitin 1997 ne Shqiperi ndodhi grushti i shtetit qe kishte si synim restaurimin e stalinisteve ne pushtet (si ju tingellojne keto fjali te artikuluara ne shkurtin e vitit 1997: "Kjo qe po ndodh eshte vetem percellimi, djegia e gjetheve te pemes, djegia e trungut nuk ka filluar akoma..." apo "forcat tona te armatosura jane te gatshme te sulmojne Tiranen ne rast se nuk pranohet ultimatumi i paraqitur, 2 Mars 1997 apo "do terheqim trupat e kundershtareve tane te gjalle rrugeve te Tiranes dhe do j'ua thyejme kafkat"- Fjalia e fundit asht artikuluar hapur ne nje miting perpara asaj ndertese qe gazetaret e sotem pelqejne ta quajne selia roze, edhe perse ne Perendim ngjyra roze ka disa konotacione shume te dyshimta dhe lidhet me homoseksualet. Dhe te mendosh se per kete fjali kaq te kobshme xhuxi grotesk Islami u shperblye me postin e asaj ministrie qe mendohet te kete dhe njeriun me te kulturuar te nje qeverie d.m.th. me postin e ministrit te Jashtem. Ai minister i jashtem qe firmos ne Beograd njohjen e teresise territoriale te Jugosllavise, e pastaj me nje pergenjeshtrim bizar thote se qe je gabim teknik...)...Ai qe u quajt rebelim popullor, sic dhe ju kujtohet, u be duke marre shkak shembjen e skemave piramidale...Turma zoologjike, te udhehequr nga oficere staliniste a bij te prodhimit te kazermave zboriste, filluan te djegin qytetet dhe fshatrat e Shqipnise. Dhe, per fatin e keq te shqiptareve, ai lloj rebelimi do te kontrastonte ne menyren me te dhimbshme me revoltat paqesore te urave te Beogardit a me revoltat ne Tbilis a ne Kiev a ne Beirut. Per arsyen e thjeshte se ne vitin 1997 ne Shqiperi kerkohej legjitizimi i stalizimit ne pushtet, ndersa ne Beograd, Tbilis e ne Kiev - pikerisht ne ato vende ky dhe stalinizmi e kishte burimin e vet fillestar - kerkohej destalinizimi i ketyre vendeve...

    Brian Patten, perfaqesuesi anglez i OSBE-se, ishte dhe nder te vetmit qe pati kurajon te shpjegonte ate qe po ndodhte:

    "Ish-sigurimsat e shtetit shqiptar, partiake te djeshem, oficere, intelektuale deshtake, histerike, marroke, pseudo-gazetare, adoleshente te frustruar me pucrra ne fytyre, sehirxhinj, amatore te kultures e mjeshtra te shkaterrimit, bij sekretaresh te pare,- e gjithe kjo mase amorfe dhe pa ngjyre, eshte e armatosur dhe manipulohet mjeshterisht nga socialistet dhe aleatet e tyre..."

    Brian Patten, krejt ndryshe nga makaronaxhiu bolonjez, Romano Prodi, i quajtur ndryshe nga bashkekombesit e vet dhe shoku Martadela, (a e mbani mend qe pat ardhe ne Vlore per t'u takuar me udheheqesin e revolucionit, Zan Caush Rrushin? - ne nje vend ku do funksiononin dhe te drejta juridike, ky nxites i grushtshtetesve, qe spekulonte me detyren e Presidentit te Komunitetit Evropian, do qe hedhur ne gjyq. Po ashtu si Pinocti) -pikerisht ky Brian Patten pati kurajon te kerkoje doreheqjen si kryetar i vezhguesve evropiane te zgjedhjeve te vitit 1997, ngase i konsideronte ato

    "nje manipulim grotesk".

    Keto zgjedhje sollen ne pushtet Fatos Nanon. Mitingun e pare, ngadhenjimtari Fatos Nano e mbajti dhe ne qytetin e Vlores. Dhe fraza e pare qe tha ishte: "Gjeja e pare qe do bejme une dhe qeveria ime eshte kthimi 100 per qind i parave te skemave piramidale!"

    Dhe vertet, gjeja e pare qe beri qeveria e Fatos Nanos eshte qe deri me tash nuk ka kthyer as dhe nje qindarke te vetme nga parate e skemave piramidale....Kane kaluar plot tete vjet qe nga premtimi solemn i kryeministrit shqiptar....Pas tete vitesh, qeveria shqiptare e Fatos Nanos, e gjendur ne pragun e nje fushate elektorale, mundohet te shpjegoje se perse nuk i ka kthyer e perse nuk mund t'i ktheje parate e firmave piramidale - dhe te mos harrojme se revolta qe e solli ne pushtet Fatos Nanon kishte si arsyen themelore - te pakten si ambalazh - parate e skemave piramidale. Shihet qarte situata bumerang-protesta qe u manipulua nen flamurin e grabitjes se parave te popullit kthehet mbi qeverine e Fatos Nanos, kete rradhe jo si pretekst, por si nje realitet i pameshirshem...

    3.

    Shtetet totalitare pershkruhen zakonisht si formacione politike dhe psikike ku mbret asht terrori dhe mbretereshe - hipokrizia. Ky percaktim i shkon per shtat shtetit te sotem shqiptar. Ne shtypin shqiptar te diteve te fundit mund te lexosh per vetevrasje ne zyrat e komisariateve te policise (i akuzuari ia rremben revolverin shefit te policise, dhe ne vend qe te qelloje kunder tij, cuditerisht, me nje gjest te rralle shpirtmadhesie, vret veten. Nje tjeter arrin qe ta vrase veten dy here, duke e qelluar veten nje here ne koke e nje herene zemer, pastaj ato vrasje kamorriste te biznesmeneve ne rruge te madhe ne mesin e dites, vetevrasjet tragjike te adoleshenteve e te grave - gruaja shqiptare mbetet prape dhe viktima e preferuar e shtetit shqiptar - varferia ekstreme, dhe sidomos ajo pandjeshmeri tejet cinike ndaj varferise, mungesa e ujit dhe e dritave, arroganca teper agresive e pushtetmbajtesve te cilet jane dhe pushtet-adikt, te gjitha kto e bajne Shqipnine nje vend me te vertete te frikshem... Mjafton te lexosh per vrasjet qe ndodhin brenda nje dite te vetme ne Shqipni, qe te bindesh se jeton ne vendin e fundit stalinist ne bote...

    Ashtu si ne shoqerine oreelliane, shteti totalitar shqiptar ka patur nje drejtori te posacme te Ministrise se Brendshme, qe quhej Drejtoria e Peste. Ishte drejtoria e Dizinformacionit....Shteti i sotem shqiptar nuk mund t'i shpetoje tundimit te joshjes se paperballueshme te klonimit te se kaluares: genjeshtra, qofte dhe ne formen me te trashe, me estradeske dhe me ala-nasrtradince, asht nje aleat i pelqyeshem per Fatos Nanon. Por dhe nje aleat qe tregon gjendjen e deshperuar dhe depresive ne te cilen ndodhet dhe shteti i sotem shqiptar dhe komundari i tij...Gjendet nje marrok fantast, ("Londren e kam patur ne kembet e mia"- deklaron ky Nastradin Komik") dhe te ben me te vertete te qeshesh me lot - edhe studenti me i fundit i psikiatrise mund t'i percaktonte lehtesisht te pakten nja pesedhjete diagnoza - qe deklaron transportimin e parave ne kryeqytetin anglez - por me nje fantazi kaq te trashe, sa ti e kupton se ai udheheqes te cilit i kane mbetur kesi lloj ushtaresh eshte vertet per te te ardhur keq...Ushtari tjeter, Carlo (lexo vec tri germat e para te emrit) - dhe, sikur te mos mjaftonte kjo - dhe Boligno (lexo prape vec tri germat e mbiemrit te tij, thjesht per faktin se numri tre asht me fat!) -ky fare personazhi i lauruar ne Universitetin e Leces e te Rrogozhines - kete radhe, me nje gjest vertet te lavderueshem, ka treguar se stalinizmi shqiptar, ashtu si ne te kaluaren e vet te lavdishme, nuk eshte dhe pa miq internacionaliste!....E ne corbat e shpifjeve nuk mungojne te hedhin ingredientet e vet dhe ca punonjes ambasadash dhe ca plehra te tjere qe as nuk ia vlen t'i permendesh.

    4.

    Ditet e fundit flitet per kalimin e parave te Vefa-s ne Greqi dhe implikimin e nje ministri te Nanos ne vjedhjen e parave...Sic duket kjo ka qene dhe arsyeja perse Fatos Nano ia ka kerkuar ndihmen atij Nastradinit te "Gazetes Shqiptare" duke perfshire ketu dhe Carlo Boligno (ju lutem, sa here qe permendet emri i Carlo Bolignos, mos harroni se numri tre asht me fat!)- Ne fillim cuditesh perse Fatos Nano ka zgjedhur mercenare kaq te trashe - dhe perse Ministria e tij e dizinformacionit ka preferuar nje trillim te shpikur nga nje njeri qe paska qene dhe i denuar dhe me pare per shpifje (dhe te denohesh ne Shqipni per shpifje asht si te denohesh ne Monte Carlo per bixhoz a te denohesh per prostitucion nga drejtoresha e nje shtepie publike...). Eshte nje neglizhence, nje mediokritet ne zanatin e shpifjeve, nje mungese trajnimi profesional per shkak te mungeses se fondeve, nje ezaurim fantazie te shpifjeve nga shkaku i superprodhimit?...Por tek lexoj gazetat greke qe shkruajne per Arben Malajn, duket qarte se ne te vertete Fatos Nanos i ka interesuar qe historia e Londres te dali sa me e pabesueshme, sa me e trashe, sa me e diskretituar, ne menyre qe historia qe do vinte pas kesaj - historia e vertete e A.Malat - per analogji, te merrej ashtu e pabesueshme...("... i shihni budallenjte e shtypit shqiptar se si trillojne? E kush i pertyp keto pallavra?"...).

    Stalinizmi ne Shqipni asht i gatshem qe te perdore te gjitha mjetet, mjafton qe te rrije ne pushtet. P.sh. provokimi i stabilizimit te Kosoves do ishte nje skenar i mrekullueshem per te terhequr vemendjen nga Tirana ne Kosove (atentati kunder Rugoves i ka te gjitha modelet-patterns - te atentateve qe kryhen nga vrasesit e paguar te kryeministrit te sotem shqiptar)...Ky shperqendrim vemendjeje, ne fund te fundit, ka dhene prova te jete i suksesshem ne marrjen e licences se pushtetit nga ana e stalinisteve shqiptare te Tiranes ...

    Shqiptaret duket se me se fundi kane arritur te kuptojne se parate e Vefas, madje dhe atehere kur jane transportuar ne Greqi, ne te vertete jane te kthyera prape ne Shqipni...te metamorfizuara ne formen e vilave luksoze te ministrave te sotem, ne sponsorizimin e krimit te organizuar, ne arrogancen e Fatos Nanos, arrogance qe ka nje siguri prej miliarda dollaresh, ne pallatet e ndertuara arbitrarisht, ne blerjen e gazetareve mjerane dhe ne blerjen e miqve internacionaliste (mos ju kujton kjo paksa ate kohen e pershendetjeve te miqve te huaj nga tribunat e Kongreseve?)...Por ajo qe me trishton me teper nga cdo gje asht dhe impotenca e sistemit gjyqesor ne Shqipni perpara krimeve te deklaruara me mburrje, perpara vjedhjeve me permasa marramendese, perpara krimeve qe ndodhin ne mesin e dites ...Dhe impotenca e sistemit gjyqesor, mpirja dhe paralizimi i plote i tij asht dhe prova e mergimit te cdo shprese se sistemi stalinist asht pjese e historise, e jo e se tashmes...

    Donald Rayfield e perfundon keshtu librin e permendur ne fillimin e ketij shkrimi: "E verteta per te kaluaren e stalinizmit shqiptar vazhdon te rrije e kycur neper arkiva, dhe cdo muaj qe kalon duket me e paarritshme. Tekstet shkollore te historise, me perjashtime te rralla, i kalojne ne heshtje faktet per Enver Hoxhen... Derisa historia te jete treguar e plote, dhe derisa protagonistet te jene vene para pergjegjesise, Shqipnia do mbesi shpirterisht e semure, e ndjekur nga fantazma e Enver Hoxhes dhe e kasapeve te tij, apo dhe me keq, e ndjekur nga ankthet e rizgjimit te tyre".

    Rudolf Marku

    Oxford, Angli.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ik ere Rudolf ktheji njeher shtetit shqiptar leket e marra per punen qe se bere kurre se e le ne mes dhe ike si hajdut, pastaj hajde jep mend.

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Gazeta Shqiptare ose me mire gazeta anti-Shqiptare eshte Gazeta me e degjeneruar ne Shqiperi. Ne ēdo shkrim qe bejne kryesorja eshte te na ulin sa me shume neve.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •