Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 39 prej 39
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kozma Rusi, besimtar i devotshëm, që jetën ia kushtoi muzikës dhe qytetit të tij

    Kozma Rusi lindi më 1.1.1929,nga një familje me traditat e besimitorthodhoks. Që në moshë të vogël,gjyshja e rriti me ndjenjën e besimite dashurinë për himnet kishtare, kuqëndronte pranë psalltirës. Nëklasën e 7-të i ati i bleu një fizar-monikë, ku filloi të këndojë e tëkompozojë. Mbasi mbaroi shkollëne mesme ai iu bashkangjit bandësfrymore të qytetit, që më vonë iubesua ta drejtonte. Gjatë kësaj kohekrijoi këngë popullore, këngë tëmuzikës së lehtë e për fëmijë, si dhemarshin fetar «Himni i Besës».
    Pas mbylljes së kishave ngamonizmi, ai u lut që Perëndia të ruante besimin në familje. Me ardhjene demokracisë dhe të Eksarkut,Imzot Anastasit, Kozmai me të vë-llain ishin nismëtarët për rihapjen ekishës. Në nëntor 1991, Imzot Anastasibëri një vizitë në shtëpinë e tij, kunë mes të të tjerave i thotë: Këngëtë lehta dhe këngë popullore ke kri-juar, tani duhet të krijosh korin e mu-zikës bizantine kishtare. Kishën dota ndërtojmë më të bukur, se besim-tarët e Kavajës e duan Kishën, Zotinuk do të na braktisë. Me të vërtetë,Kozmai dha shumë për qytetin dhepër Kishën. Për gjithë veprimtarinëe tij, në shtator të vitit 2000 iu dhatitulli qytetar nderi i Kavajës.
    Me fjetjen e tij, më 27.10.2003,familja humbi njeriun e dashur, Kishahumbi një nga besimtarët e devot-shëm dhe dirigjentin e së Premtessë zezë, ku për 12 vjet drejtoi bandënfrymore që shoqëronte Epitafin nërrugët e qytetit; Kavaja humbi më-suesin e disa brezave këngëtarësh emuzikantësh. Gjatë shërbesave fe-tare, ai u përcoll nga personalitetete bashkisë, të besimit orthodhoks emysliman etj., ndërsa banda frymoreshoqëroi trupin e tij nëpër bulevard,deri tek shtëpia e madhe e fjetjes, kuai të prehet i qetë, duke priturtrumbetën e ringjalljes dhe jetës sëpasosur

    Llazar Pjeshkazini

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Prifti martir Dhimitër Leka 1910-1944

    (me rastin e 60-vjetorit të vrasjes)

    Diktatura komuniste qysh në fillim të krijimit të saj, orientoi edhe luftën kundër besimit fetar, me parrullën se feja është opium për popullin, prandaj dhe lufta u bë jo vetëm kundër ndërgjegjes së besimit, por më shumë kundër Kishës e klerikëve të saj, duke i martirizuar shumë prej tyre. Një fat të tillë tragjik pati edhe prifti i fshatit tonë, Kudhës i Himarës, Dhimitër Leka.
    Në mes të fshatit, në lagjen e vjetër, afër kishës e shkollës, është ndërtuar një shtëpi e thjeshtë prej guri, e rrethuar me një avlli, ku hyje në oborr nëpërmjet një tholloje. Mbi të ngriheshin dy dhoma të vogla me oxhak e të pasuvatuara. Dyert i mbulonte një shkallë me tjegulla dhe e shtruar poshtë me rasa prej guri. Nga kjo shtëpi, lindën, u rritën e dolën tre breza priftërinjsh, prandaj dhe quhej shtëpia e priftërinjve. Gjyshi i Dhimitrit, me të njëjtin emër, kishte shërbyer shumë herët në kishë, pak të dhëna kemi për të. Më pas i ati i tij, Aristidhi, shërbeu për shumë kohë, qysh nga 1900 deri më 1932 dhe u emërua ikonom një vit para vdekjes, më 1933. Më pas i biri, Dhimitri, ndoqi edhe ai rrugën e Perëndisë, atë të paraardhësve të tij.
    Dhimitri lindi në Kudhës, më 13.03.1910. Shkollën fillore e bëri aty, në fillim greqisht e pastaj shqip, pas vitit 1921, kur u hap shkolla e parë shqipe në fshat. Më tej vazhdoi arsimimin në Korfuz të Greqisë.
    Trashëgimia e të parëve, edukata e besimit te Zoti i kishin rrënjosur dashurinë për Të, prandaj donte edhe ai vetë të bëhej prift. Rasti iu dha të bënte një kurs për prift në Artë të Greqisë, ku kishin studiuar dhe paraardhësit e tij. Më 1934 u hirotonis prift i fshatit nga Episkopata e Gjirokastrës, detyrë që e mbajti për dhjetë vjet me nder e respekt deri në fund të jetës së tij.
    Ishte i devotshëm, i aftë për shërbesat, i gjallë e i shkathët, i dashur e punëtor.
    Përveç shërbesave fetare të ndryshme në fshat, bënte edhe punë bujqësore, se jeta e tij ishte e varfër, si e gjithë fshatarëve të tjerë: me pak rrënjë ullinj e tokë buke që të ushqente e rriste fëmijët. Në vitin 1931 u martua me Jorgjicën, një grua besnike, punëtore, e dashur dhe e respektuar në shoqëri e në marrëdhënie me njerëzit. Rriti dhe edukoi katër fëmijë, të cilët i mbetën jetimë kur u vra i shoqi.
    Ishte shumë e vështirë të rriste katër fëmijë, të orientohej e të përballonte edhe pasojat e luftës ashpër klasore të diskriminimit, izolimit e persekutimit në kohën e monizmit. I mbeti gjysma e pasurisë dhe e shtëpisë, se gjysmën ia sekuestruan. Këto fatkeqësi kësaj gruaje i erdhën pas datës 25 prill të vitit 1944, kur prifti Dhimitër Leka u martirizua, u vra nga forcat komuniste partizane të Brig.VI.
    Ishin ditët e festimit të Ngjalljes së Krishtit, Pashkët. Dhimitri qysh herët në mëngjes veshi uniformën e kishës dhe shkoi të bënte liturgjinë e ditës së bekuar me plot njerëz e besimarë. Pas ceremonisë disa kungoheshin, disa faleshin e të tjerë dilnin, gëzonin ditët e mira. Por papritur, në të mbaruar të meshës në kulmin e kësaj feste disa partizanë e arrestojnë. E morën dhe e çojnë në shtëpinë pranë kishës së Markajve, mbështetëse e luftës. Në këto rrethana kush nuk u çudit? Kush nuk shtangu? U trondit?
    Të gjithë u ngurosën! U shpërndanë besimtarët e moshave të ndryshme, por me një ankth e pasiguri, ndoshta dhe me një farë shprese!
    Brenda në shtëpi u inprovizua një si trup “gjykues”, “gjyq”. Dhe aty për aty jepet vendimi; je i dënuar me vdekje, - “në emër të popullit” armik i tij, filogrek, agjitacion e propagandë. Këto ishin akuzat, krejt të rreme dhe të sajuara.
    Prifti qëndron kryelartë, i qetë, pasi ishte i ndërgjegjshëm se s’kishte bërë gjë dhe s’kishte pse ta vrisnin. Shumë ditë më parë ishte sinjalizuar a informuar nga ndonjë shok a mik, që edhe mund të pësonte gjë. Orientimet ishin të dhëna nga udhëheqja komuniste se duhet të terrorizohen dy a tri veta në çdo fshat, që të mund të sigurohej mbështetje. Po prifti s’e besonte, se s’kishte bërë gjë. Bile e shoqja, e ëma e ndonjë tjetër mik i patën thënë që të ikte, të arratisej, por ai nuk u largua nga fshati, fëmijët, atdheu.
    Pas disa orësh e morën të arrestuar.
    Rrugës për në Kuç, nga veriu i fshatit dhe dy-tri kilometra atje në përrua të fshatit, i hoqën kapelen dhe e vranë pranë një shkëmbi të palëvizur.
    Ndërkohë ishin alarmuar banorët e fshatit, u trondit i madh e i vogël. Dolën duke britur e thirrur: “Na morën priftin, do e vrasin, por të mos e lëmë…”. U mblodhën burrat e fshatit për gjëmën që po ngjante. Zgjodhën katër-pesë burra si të dërguar të fshatit, të cilët shkuan në Kuç, ku ishte komanda e brigadës, tek xha Jahua, komandanti. Morën urdhër që të mos vritej, por ishte vonë. Në të kthyer, aty tek përroi i fshatit, e gjetën të mbuluar me gjak. Të gjithë bashkë e morën trupin pa jetë të priftit dhe e çuan në shtëpi.
    Fshati dhe familja i bëri nderet që i përkisnin. Qanin të gjithë, por mëmë Vathia i thotë:
    Të vranë, o prift të vranë,
    Mbet shtëpia pa komandë,
    Edhe kisha pa kambanë…!
    Por në kontrast, aty pranë shtëpisë tek shkolla e vjetër, disa partizanë këndonin…
    U varros prifti të nesërmen,
    pa shërbesë, siç u kishte bërë ai të tjerëve.
    Sot konsiderohet i martirizuar pa faj dhe njeriu me tre varre: vendi që u vra, që familja, njerëzit besimtarë, sa herë që shkojnë qëndrojnë, vendosin një lule a derdhin lot; varri i dytë ishte ai në varrezat e fshatit, kurse i fundit, pas vitit 1990, djemtë që banojnë në Sarandë, e sollën aty dhe e bashkuan me të shoqen Jorgjicën, pas vdekjes më 1997.
    Fëmijët, nipër e mbesa, që ka plot, shkojnë e kujtojnë dhe s’e harrojnë! Pas vdekjes dihen pasojat, por falë qëndrimit e punës së lavdërueshme të gruas së tij, gjithë fëmijët e tij mbijetuan me nder e respekt.

    Arsen Kaburi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-08-2005 më 01:36

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ata që punuan për Kishën tonë

    Drita e besimit nuk u shua

    Në Malëshovë të Beratit, familja Papa ndër vite është shquar për ndjenjë të lartë fetare. Anastas Dhimitër Papa lindi më 1908. Në këtë familje dhe qysh fëmijë u mbrujt me dashurinë për Krishtin dhe Kishën. Prindërit i vdiqën dhe e lanë jetim në vitet e para të jetës. Gjyshi i tij, Kristo Papa, që ishte bir prifti, e rriti me dashuri e përkujdesje të veçantë. Anastasi u dallua në përkushtimin ndaj mësimeve në shkollë dhe veçanërisht ndaj fjalës së Perëndisë. Kështu u rrit një lastar i fuqishëm dhe u bë pemë për fryte të mbara. Duke parë zellin e veçantë ndaj besimit orthodhoks, bashkëfshatarët e Malëshovës e propozuan Anastas Papën për t’u bërë bari i tyre dhe shërbëtor i Kishës dhe ai pranoi me gjithë shpirt. Pasi u përgatit në Manastirin e Ardenicës më 1935, u hirotonis në prift. Atë Anastasi filloi me zell shërbimin ndaj kishës në Malëshovë.
    Drita e besimit u ndez e mbarë. Në fshat punon vetëm dy vjet, pasi Mitropoliti i Beratit, duke parë vetitë e tij shembullore, e tërhoqi për të shërbyer në qytetin e Beratit. Por edhe këtu nuk punoi gjatë, sepse shërbimi ndaj Kishës e thirri në një vend tjetër. Më 1940 atë Anastas Papa fillon të shërbejë në kishat e Kavajës. Në këtë qytet prifti i respektuar nga Malëshova shërbeu plot 27 vjet. Bariu i grigjës u dallua shumë shpejt si njeri i kompletuar, me një besim që rrezatonte dritë kudo, për zërin melodioz e përpikërinë në kryerjen e shërbesave.
    Orteku ateist gjëmëmadh i vitit 1967 erdhi furishëm edhe në Kavajë. Ikonom Anastas Papa nuk pranoi të dorëzonte veshjet dhe librat e shenjtë, por shpejt provoi se ishte këmbëngulje pa përfitim. Në këtë kohë nga shqetësimi i plas një hemoragji e rëndë gjaku nga hundët dhe për shumë kohë u mbyll në shtëpi e nuk mundi të dalë në qytet.
    Shumë besimtarë të devotshëm i vinin “gjoja” për të pyetur për shëndetin. Ikonom Anastasi kryente shërbesa: pagëzime, kurorëzime, efqeli, ajazmë, përshpirtje etj. Kështu kleriku nuk u nda prej grigjës. Por edhe grigja nuk u nda prej tij. Gjithçka bëhej në fshehtësi e përmes lutjeve të nxehta. Atë Anastas Papa rriti dhe edukoi si besimtare edhe katër vajzat e tij të dashura: Llambrininë, Viktorinë, Valentinën dhe Elisavetën. Ato u bënë vajza, nëna dhe sot gjyshe shembullore, që u martuan në Elbasan dhe u gëzuan me gjithë bollëkun e Perëndisë. Ato janë sot besimtare të denja të kishës së qytetit të Elbasanit dhe qytetare të nderuara me besim të plotë që rrezaton në nipër e mbesa dhe në qytetarët e tjerë.
    Në vitin 1975 ikonom Anastasi erdhi pranë vajzave të tij, pasi kishte nevojë që ato t’i shërbenin. Pishtari i gjallë i dritës së Krishtit nuk pushoi së ndrituri. Në Elbasan tek njerëz shpresëtarë nisi të propogandonte fshehurazi besimin për të ndriçuar shpirtrat e errësuara nga hija e propagandës ateiste. Vajzat e tij sot shprehin amanetin e tij: “Mos vdeksha pa meshuar edhe një herë në kishë dhe pa lexuar me zë të lartë Ungjillin në shenjtërore”. Dhe ky amanet mbeti i parealizuar këtu në tokë. Besojmë se u realizua në qiell. Ikonom Anastas Papa fjeti më 2 mars 1981. Perëndia gjithnjë zbaton planet e Tij të shenjta, që ne njerëzit nuk do të arrijmë t’i kuptojmë kurrë. Drita e besimit nuk shuhet asnjëherë. Ajo transmetohet në shpirtrat e besimtarëve e mirë, e bukur, e pavdekshme.

    I përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që jetuan e punuan për Kishën dhe përhapën besimin e Krishtit.

    At Stavri Çipi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-12-2005 më 22:31

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Qofshin të paharruar!

    Më 30 tetor ndërroi jetë z. Koço Feshti, besimtar mjaft i njohur ndër orthodhoksët e vendit. Që në rininë e tij ka shërbyer në kishë duke qenë mjaft aktiv për zgjidhje problemesh dhe rregull në të; shembull në propagandimin e besimit në popull.
    I lindur në Peshtan më 1916, i rritur jetim nga “gjyshja” Panajo dhe mëma Stefani, u ushqye që në vogëli vazhdimisht “me frikë Perëndie”. Panajua, sipas shënimeve të tij, “e njihte mirë Dhiatën e Re dhe e shpjegonte sikur të kish bërë shkollë” e ndërkohë i zbatonte me rigorozitet mësimet e fesë duke mos e larguar asnjëherë nga mendja Kishën. Djalin e merrte nga pas kudo dhe kështu ai kishte gjithnjë para vetes shembullin e njeriut të mirë, nxënës të Jisu Krishtit.
    “Në moshën 10 vjeç më shpuri në kishë, që t’i shërbeja priftit gjatë liturgjisë”. Ikonom Aleksi, “një prift i urtë e me përvojë”, i cili shërbente në të katër kishat e fshatit, duke parë besimin e madh te Perëndia dhe pastërtinë e Koços e ushqeu edhe më tej me moral dhe frymë të krishterë. Vajtja në kishë dhe ndjekja e shërbesave u bë pjesë e jetës së tij. 15 vjeç largohet nga fshati e vendoset për punë në Përmet, Këlcyrë, Tiranë e më 1941 u stabilizua me familje në Vlorë, pasi qe martuar më 1938.
    Ushqimin e tij shpirtëror nuk e harroi për asnjë moment; vazhdonte ta merrte në kishat përkatëse të vendbanimeve dhe së fundi në Kishën Katedrale të Shën Vlashit të Vlorës. “Duke parë sjelljet e mia kristiane, me besim dhe me moral, në Vlorë më propozojnë për epitrop”. Dhe që nga kjo zgjedhje, ai u bë dhe “efektiv” i Kishës; shërbeu me pastërti dhe këmbënguli për rregull e administrim të mirë në të.
    Në Vlorë u njoh me Petro Xhuvelin dhe Niko Cicon, njerëz me kulturë fetare dhe i pati mësues të shkëlqyer të fesë, u njoh me atë Jorgji Dashin, atë Lekon dhe atë Kozma Qirjon dhe i pati etër shpirtërorë, krijoi shoqëri me Athina Angjellopullun e sidomos me Theofan Popën dhe mësoi shumë prej tyre. Ndërkohë me punën e tij si berber njohu shumë njerëz dhe tek të gjithë fitoi respektin e një besimtari të devotshëm.
    Më 1954 u vendos përfundimisht me familje në Tiranë. Edhe këtu ndoqi ritet e ofroi shërbime, deri në fund të jetës së tij, në të dy kishat: të Ungjillëzimit dhe të Shën Prokopit.
    Në të diela dhe të kremte, bashkë me familjen dhe shoqërinë, ndiqte liturgjinë jo vetëm në Tiranë, por kudo ku festohej dhe kish mundësinë të vente; natyrisht më shpesh në manastiret e Shën Vlashit e të Shën Jonit.
    Aty takonte edhe besimtarët e tjerë, të devotshëm si ai. I zbatonte me rigorozitet misteret e duhet thënë se me kohë Efqelinë nuk e linte pa zbatuar në çdo rast. Këtë mënyrë ai e edukoi jo vetëm në familje dhe me të afërmit, por edhe me të tjerë që ishin të shumtë; ndihmoi shumë njerëz në hallet e tyre, madje me shembullin, urtësinë e tij dhe punën bindëse i bënte ata që të ndiqnin më me besim rrugën e Zotit. Ashtu siç i donte njerëzit edhe ata e donin.
    Kishte rreth të gjerë, por dhe të veçantë. Tek këta të fundit ishin ata, që në jetën e tyre kishin bazë mësimet e Orthodhoksisë. Më lart veçuam disa, por ...edhe motrat Cico në Korçë; Vangjel Plepin në Durrës; atë Dhanilin dhe Papa Markon, dhjak Spiro Findikun, Dhimitër Bedulin, Dhimitër Sinjarin, Elpiza Xhimitikun dhe Eleni Kallojeropullun në Tiranë e të tjerë.
    Dhe të tërë këta formonin një grup solid në mbështetje për forcimin e orthodhoksisë, pavarësisht kushteve të krijuara. Edhe kur u ndalua feja dhe u mbyllën kishat më 1967, e vazhduan besën megjithë periudhën e përndjekjes; nuk rreshtën kurrë së zbatuari ritet, madje me shumë kujdes dhe me më shumë etje, nuk rreshtën së mbajturi gjallë frymën e orthodhoksisë, gjithnjë me besimin se Perëndia do të fitojë edhe këtë betejë me ateistët. Dhe vërtet dita erdhi, ashtu siç e mendonin ata: kishat u hapën, besimi u la i lirë.
    Pavarësisht se shumë nga këta nuk arritën ta përjetojnë këtë gëzim dhe ndoshta ikën me peng në zemër, por .. .disa ia arritën, ndërmjet tyre edhe Koçoja, i cili u dha me shpirt për ringjalljen e Kishës. Ardhjen e Kryepiskopit Anastas, që në fillim e kuptoi si Shpëtimin e besës sonë, prandaj në periudhën e fillimit nuk rreshti së vajturi në Korçë, Durrës e Vlorë për të ndihmuar për këtë ringjallje.
    Që nga ’91 e deri pak kohë më parë binte në sy në radhët e para të kishës së Ungjillëzimit në Tiranë, ku gjithnjë këndonte meshën me zë të ulët, i përqendruar në veten e tij; e shihje “të gjallë” në fund të meshës kur rreth tij në kishë mblidheshin mjaft njerëz e kuvendonte me ta. Për sa më sipër, përmend se humbja e tij bëri që të mund të themi se ishte i fundit i këtij grupi besimtarësh të devotshëm e me shpirt të pastër, që na mësuan ne, fëmijëve të tyre dhe të tjerëve doktrinën e bukur të krishterë.
    Pra orthodhoksia vazhdon. Kryepiskopi ynë i nderuar Anastas e gjeti atë brenda nesh dhe e ringjalli. “Ajo s’mposhtet asnjëherë”, theksonin me besim ata. Po kështu dhe fëmijët e Koços e nipërit e mbesat e tij. Ata pavarësisht se me dhimbje përcollën babanë e tyre, kënduan në kishë për të dhe miqtë e tij: “I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”.

    Kristofor Beduli


    Në fotografi: qershor 1961. Në Manastirin e Shën Jonit në Elbasan.
    Nga e djathta: Koçoja me djalin e tij, Kristaqin, Vlash Papaklimi, Spiro Findiku dhe Dh. Beduli me familjen; priftërinjtë e Elbasanit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-12-2005 më 22:51

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Dhimitër Beduli, teologu i vetëm i Kishës që i mbijetoi komunizmit

    Më 15 janar, pas Liturgjisë Hyjnore, në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, Kryepiskopi Anastas përkujtoi z. Dhimitër Beduli, në 10-vjetorin e fjetjes. Ai foli për figurën dhe rolin e veçantë të tij në ringjalljen e Kishës sonë Orthodhokse. Z. Dhimitër Beduli u bë që në fillim faktor i çmuar për Kishën në ringritjen e saj nga gërmadhat, duke qenë edhe teologu i vetëm që i mbijetoi persekutimit të besimit. Ai punoi me entuziazmin e forcën që i jepte besimi i thellë, megjithë gjendjen jo të mirë shëndetësore, kudo ku lindi nevoja: në Seminarin Teologjik, në administratë, në botimet dhe në gazetën “Ngjallja”, në përfaqësimin dinjitoz të Kishës sonë jashtë vendit, me predikimet e tij etj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2006 më 23:23

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ata që punuan për Kishën tonë

    Përherë me Fjalën e Krishtit dhe Kishën e Tij

    Atë Ilarioni u lind më 1870 në Rehovë të rrethit Kolonjë. Theksojmë se Rehova është fshat orthodhoks me tradita, të cilat ruhen dhe përcillen brez pas brezi deri në ditët tona.

    Mësimet e para për Perëndinë atë Ilarioni i mori nga prindërit, të cilët e mëkuan me dashuri e shpresëtari për Shpëtimtarin tonë Jisu Krisht.

    Qysh në moshën 12-13 vjeç shkoi pas të atit, duke marrë rrugën e mundimshme të kurbetit. Punoi në qytete të ndryshme të Greqisë, duke provuar punë të rënda. Por ajo që do të tërhiqte më shumë Ilarionin e ri në moshë ishte dëshira për të shkuar në kishë. Tek dëgjonte predikimet e ndiqte ritet e tjera fetare, i ngrohej shpirti e i ngazëllehej zemra.

    I ati i tij, Dhimitri, kishte pasur nderin dhe bekimin e madh, i ndihmuar nga miq të tjerë nga fshati, për të vizituar Malin e Shenjtë dhe më pas të punonte në Manastirin e madh në Rusikovë tok me të birin, në manastirin e Pandeleimonit. Ilarioni ua vinte veshin gjithnjë e më shumë predikimeve që bëheshin në kishë dhe i dukej se tani po i mbushej shpirti me një tjetër dashuri, e cila po i rritej ngadalë dhe po ia pushtonte gjithë qenien. Ja, ashtu si pa kuptuar ai kishte marrë hirin e Perëndisë.

    Dëshira për të mësuar për jetën e murgjve, për lutjet e fuqishme që ata i drejtonin Perëndisë e tërhoqi më shumë se çekani dhe mistria që kishte në torbën e dhirtë. Shumë shpejt këtë gjë e vuri re edhe i ati. Kështu, që duke parë në sytë e të birit atë dritë vezulluese dhe atë zjarr që po i vlonte në gji, e regjistron në kolegjin pranë Manastirit, ku do të vazhdonte studimet në teologji. Aty ai tregon zell dhe cilësi të larta në përvetësimin e mësimeve të Dhiatës së Re. Në kolegj dhe jashtë tij përvetësoi greqishten e vjetër, latinishten dhe rusishten. Lexonte shumë, donte të mësonte e të njihte sa më shumë jetë të klerikëve, shenjtorëve, përkushtimin e tyre për Kishën dhe shërbimin e madh që i kishin bërë asaj.

    Për afro 3 vjet shërbeu si dhjak në manastirin e Ivironit dhe më pas u hirotonis në prift. Kështu jeta e atë Ilarionit ndriçohet dhe shenjtërohet edhe më shumë në saje të hirit dhe të misterit të priftërisë së Perëndisë.

    Ishte shumë i ri në moshë, por besimi që i dhanë për t’u bërë bari dhe shërbëtor i tyre ishte vërtet një obligim i madh. Gjatë gjithë jetës ai rrezatoi dashuri dhe shpresëtari për shpëtimtarin tonë Jisu Krisht në të gjithë besimtarët orthodhoksë. Vetë Kisha kishte ngjallur në gjirin e tij shumë dritë dhe shpresë dhe gjithnjë lutej për veten dhe besimtarët që e rrethonin, duke i falur e bekuar për më shumë begati, paqe dhe shpresë.

    Një tjetër dashuri për atë Ilarionin që rrinte fshehur në shpirtin e tij, ishte malli për mëmëdheun, sepse donte shumë që predikimin, fjalën e Zotit ta bënte në gjuhën e mëmës atje në fshatin e tij të lindjes, në kishën e Shën Nikollës, në tërë kishat dhe konizmat që gëzon fshati (fshati gëzon 5 kisha dhe 4 konizma të mira).

    Në mërgim vërtet mirë ishte dhe shokë e fshatarë të tjerë kishte, e darkave çmalleshin me kujtimet që sillnin sa dilte nga kisha apo në netët e gjata të dimrit. Por ajo dashuri dhe ai mall e ngacmonte gjithnjë dhe një ditë i thotë prindërve për t’u kthyer në atdhe.

    Vjen në fshatin e lindjes në verën e vitit 1922, duke marrë me vete dhe shumë libra fetarë, kishte një bibliotekë të pasur në gjuhë të ndryshme. Në Rehovë, në atë kohë meshonte atë Naumi (bir i këtij fshati), shuguruar në prift në vitin 1905 dhe atë Jorgji, shuguruar në prift më 1910.

    Meshonin që të tre në fshat, e njëkohësisht vinin edhe në fshatrat e tjera përreth, si Prodan e Vodicë, Ersekë.

    Atë Ilarioni i shprehu dëshirën fshatarëve për të marrë në kujdestari manastirin e Shën Pjetrit dhe Shën Iliut që është afër fshatit. Si biri i tij, duke pasur në gji dashurinë dhe përkushtimin për Kishën e Krishtit, iu përvesh punës që manastirin si vend i shenjtë dhe tërë hir ta zbukuronte me atë dashuri shpirti. Ai shumë shpejt gjeti mbështetjen nga besimtarët që e përkrahën dhe e ndihmuan për atë vepër të bukur. Mbjell pemë e dru frutorë të shumëllojshëm që i pëlqente vendi dhe nga viti në vit ata u rritën e u krijua një mjedis i mrekullueshëm, që gjithkush do ta kishte zili, të ulej e të pinte ujë të ftohtë kristal pasi të dilte nga kisha. Gjithsesi, me kontributin e vetë fshatarëve dhe të emigrantëve, në vitin 1935 u bë i mundur zgjerimi i manastirit me 2 ambiente të tjera. Atë Ilarioni nuk e ndërpreu asnjëherë punën edhe pse larg familjes së tij. Ai shtoi bletë si dhe bagëti të imta. Me një ngazëllim të madh në shpirt ai tani kishte Kishën e Krishtit dhe grigjën e tij, veç ky do të ishte qëllimi dhe meraku për tërë jetën.

    Në pranverën e vitit 1924 dorëzohet në prift nga Mitropolia atë Zisi, i cili kishte emigruar vite më parë në qytete të ndryshme të Greqisë. Atje në Malin e Shenjtë ai kishte marrë hirin e Perëndisë për një shërbim të madh që do t’i bënte Kishës së Krishtit.

    Duhet kuptuar që të 3 klerikët e ndienin thellësisht detyrimin moral për misionin që kishin marrë ndaj Perëndisë, Jisu Krishtit dhe donin që ta plotësonin më së miri atë. Kjo ishte dëshira dhe dashuria edhe pse e dinin që ishte një shërbesë dashurie dhe sakrifice. Atë Zisi merr në enori kishën e qytetit Ersekë dhe atë të fshatit Prodan.

    Atë Ilarioni për 19 vjet me radhë iu lut Perëndisë që Kisha e Krishtit, ai manastir i hirshëm të përhapte dritën e shenjtërimit, të ruante shpirtrat dhe jetën e përjetshme të besimtarëve. Këtë shërbim ai ia bëri Kishës dhe ajo i është mirënjohëse atij për jetë. Fjeti në vjeshtën e vitit 1941. Lutjet për besimtarët, për më shumë paqe, dashuri dhe shpresëtari, do t’ia drejtonin Perëndisë klerikë të tjerë.

    S. Prifti

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Atë Petro Nani

    Midis shumë klerikëve të Kishës Orthodhokse, të cilët i shërbyen me një përkushtim të madh popullit besimtar dhe dhe njerëzve në përgjithësi, para se regjimi i egër ateist të mbyllte kishat dallohej dhe Atë Petro Nani. Atë Petroja ishte i biri i Jorgjit dhe Kostandinës.
    Lindi më 25 qeshor të vitit 1912 nga një familje e varfër, por shumë shpresëtare dhe me një besë të palëkundur ndaj Orthodhoksisë dhe Kishës.
    Mbasi kreu shkollën elementare ai vendosi të thellohet në shkencën e teologjisë duke studiuar në Rumani, rreth viteve 1933-1937, ku më pas dorëzohet prift. Në fillim ai shërbeu në Maqellarë të Dibrës dhe në vazhdim, rreth vitit 1940, caktohet prift në kishën e Shën Nikollës në Shelcan të Elbasanit, një kishë e cila ruan një trashëgimi të pasur për vlerat që mbart në fushën e fesë, duke qenë një dëshmitare e gjallë e saj, por edhe e historisë, e artit dhe arkitekturës. Shumë besimtarë të këtij fshati kujtojnë me respekt figurën e tij, sepse ai shërbeu aty deri në vitin 1946. Më pas caktohet në kishën e Shën Nikollës në Elbasan, në lagjen me të njëjtin emër, deri në vitin 1947. Më pas transferohet në Manastirin e Shën Joan Vladimirit deri në vitin 1952. Një manastir i cili mbetet një fanar ndriçues i historisë dhe Orthodhoksisë për shumë shekuj pranë qytetit të Elbasanit. Një vend i shenjtë për shumë besimtarë sepse një shenjtor ka shenjtëruar këtë vend dhe shenjtëron të gjithë sa i afrohen me besë Zotit në manastir, një shenjtor që konsiderohet mbrojtës i qytetit.
    Mbas vitit 1952, deri në vitin 1966, transferohet në Durrës, ku shërben në kishën e qytetit të Durrësit së bashku me At Erazmin, një prift tjetër i nderuar për këtë qytet. Me mbylljen e kishave ai punon si rrobaqepës e më pas Atë Petro rikthehet në Elbasan, duke punuar si roje pranë parkut të lodrave të fëmijëve.
    Ai nuk u tërhoq asnjëherë nga misioni i tij i shenjtë, duke kryer shërbesa fshehurazi, duke komunikuar me besimtarë, duke ndarë fjalën e Zotit së bashku me ta. Këtë e dëshmojnë shumë besimtarë, ku ndër ta jam edhe unë, duke e njohur atë si para mbylljes së kishave, por dhe më pas.
    Ai ishte gjithmonë i butë, i dashur, i gatshëm për të celebruar shërbesat e kishës në kohën e persekutimit.
    Ai kryente shërbesat si në shtëpinë e tij, por edhe në familje të ndryshme të besimtarëve, ku mjaft familje kujtojnë me respekt figurën e tij.
    Fjeti në Elbasan, më 5 qershor të vitit 1979. Zoti të prehi shpirtin e tij në paqe, atje ku prehen të drejtët.
    Për të mundësuar shkrimin e shkurtër mbi jetën e Atë Petro Nanit dhanë ndihmesën e tyre e veja e Atë Petros, znj. Shpresa, si dhe Atë Stavri Çipi i cili mori kontakte me nipin e tij, z. Andronik Popa, banues në Elbasan, i cili ofroi të dhëna mbi jetën e Atë Petro Nanit.

    Mihal Kostoli,
    Durrës
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Brezat e priftërinjve të familjes Ikonomi, nga Ziçishti i Devollit

    Familja Ikonomi është dalluar që nga shekulli i 19-të, si familje që ka nxjerrë disa breza priftërinjsh, traditë që vazhdon deri më sot. I pari, atë Pavllo, u lind në vitin 1860 dhe ka fjetur më 1931. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Zosimea”, në Selanik të Greqisë, erdhi në Shqipëri rreth vitit 1880, në fshatin Gjyres të Devollit të Sipërm, si mësues i gjuhës greke. Pas 10 vjetësh u transferua në fshatin tonë, Ziçisht, po mësues, ku edhe u martua. U dorëzua prift në Mitropolinë e Kosturit. Bashkë me bashkëshorten e tij lindën, rritën dhe i edukuan me mësimet e fesë orthodhokse 3 fëmijët e tyre. Njëri prej tyre, Dhimitri, duke parë dhuntinë shpirtërore, ndoqi traditën e të atit dhe në vitin 1932 u hirotonis në Mitropolinë e Korçës. Para se të bëhej prift, atë Dhimitri ka punuar marangoz në Korçë, por edhe psalt nga më të mirët, se kish një zë të bukur e melodioz dhe zotëronte edhe muzikën kishtare bizantine. Ikonom Dhimitri ishte patriot fanolist antizogist. Kur festohej dita e ngritjes së flamurit shkonte në qendrën e Komunës në Bozhigrad, që ka disa vite që është emërtuar, Miras, ku mbante fjalimin. Por vdiq shpejt, pas 10 vjetëve si prift, në vitin1942, por kujtohet nga të moshuarit, jo vetëm në Korçë, por edhe në gjithë fshatrat e Devollit. Kishte lidhje miqësore të afërta edhe me klerikë myslimanë, disa prej të cilëve i kishte miq që e vizitonin jo vetëm në shtëpinë e tij, por vinin edhe në kishën kryesore të fshatit tonë, të Shën Marisë.

    Brezi i tretë ishte atë Sotir Konomi. Edhe ky punonte marangoz në Korçë, në kohën e Zogut. Bënte pjesë edhe në korin karakteristik “Lira”. Edhe ai mbaroi “Zosimenë” në Selanik dhe në Janinë të Greqisë dhe u hirotonis prift në prill të vitit, 1949, në Mitropolinë e Korçës. Atë Sotiri ka qenë fanolist dhe u afrua me Luftën Nacionalçlirimtare. Atë Sotiri shërbeu me devotshmëri si prift, por pa harruar edhe zanatin e marangozit, duke i mirëmbajtur katër kishat që ka fshati. Ai shërbeu gjer në vitin 1967, kur me urdhër të qeverisë komuniste u mbyllën të gjitha objektet e kultit.

    Por tradita nuk u ndërpre. Në vitn 1993, djali i vogël i atë Sotirit, Viktori, mbasi kreu Seminarin Orthodhoks në një godinë të plazhit të Durrësit, u dorëzua e u hirotonis prift nga të parët në Shqipëri, këtu në Tiranë, në Kishën e Ungjillëzimit, nga Kryepiskopi ynë i nderuar Anastasi.

    Av. Pandi Sotir Konomi


    At Pavllo Ikonomi (Sotiri) majtas, At Dhimitë Pavllo Ikonomi djathtas.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Në 60-vjetorin e hirotonisjes së Papa Teodor Pleushkut

    U gëzova pa masë për festën në të cilën do të merrja pjesë; gë- zim i veçantë, për një rast të rrallë: Papa Todi i Gollobordës feston 60 vjet të hirotonisjes klerik dhe 90 vjet jetë (të cilat u shtofshin sipas ngjimi i moshës s’vihej re, ndërsa trokitjet e gotave për shëndet e jetë të gjatë (me dëshirën e Perëndisë, Jisu Krishtit - shtonte papa Todi) nuk mbaronin. Fëmijët, nipër, mbe- sa e miq fillimisht psalën himne, pa- staj kërcyen e kënduan duke ripër- tërirë traditën e zonës....

    Para 10 vjetësh kam shkruar për papa Todin dhe orthodhoksët e zonës së Gollobordës, ku ka shër- byer ai. Sot fillojmë përsëri të bise- dojmë për zonën, e cila për fat të keq po zbrazet nga orthodhoksët (nga rreth 160 familje më 1950, 48 më 1998, sot kanë mbetur 16), flasim për ata pak persona të mbe- tur atje që po mundohen t’i mirë- mbajnë ato gjurmë e kisha ortho- dhokse, të paktën ashtu siç janë (si Spiro Marko në Vërnicë, Jorgji Pleushku në Klenjë, Mirko Popa në Erbel, Nada Bogdani në Kërçisht, Veselinka Shatraj në Pasinkë); dëshirës së Perëndisë tonë Jisu Krisht).

    Eshtë një nga klerikët e vjetër të mbijetuar, të cilët sot numërohen me gishtat e njërës dorë. U mblo- dhëm dhe festuam.

    Me atë zërin e tij të qetë, së ba- shku me atë Gjerasimin bekoi fillimisht ushqimin... dhe ndërkohë pas një përmbledhjeje të punës së tij kishtare dhe këshillave atërore tha: “Falënderoj Kryepiskopin Anastas, i cili jo vetëm që na dha jetë ne të moshuarve, që na ringjalli kishat dhe fenë, por që besimin orthodhoks e ndezi sidomos në zemrat e të rinjve...; besimi nuk më kishte humbur asnjëherë, por... mrekullohem dhe falënderoj Perë- ndinë që arrita t’i përjetoj me sytë e mi këto ditë…”.

    Papa Todin e uruam të gjithë: të afërmit, bashkëpatriotët dhe miqtë e tij. Në këtë gëzim, mallë- biseduam dhe për të ardhmen e fesë në zonë, për shërbimin e klerikëve, për priftërinj e psaltë paraardhës, si papa Vangjelin, papa Mihalin e psaltin Andon Cvarku nga Stebleva; Papa Stavrin nga Gjinaveci ...., për Vasil Kuniqin që rindërtoi kishën e Shën Kollit në Gjinavec etj. Merakosej shumë për ruajtjen e traditës, për ruajtjen e artit kishtar në zonë apo dhe ...mble- dhjen e tregimeve të të moshuarve që përbëjnë historinë e njerëzve tanë etj., pra jeton me ngjarjet në Gollobordën e tij.

    Ritheksoj se në këtë përvjetor jubile papa Teodorin e urojnë “Shëndet e jetë” jo vetëm njerëzit e krahinës së tij, por të gjithë ata që ecin me mësimet e Krishtit dhe që punojnë për Kishën tonë.

    Kristofor Beduli

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Fjeti këndonjësi i fjalës së Perëndisë z. Minella Heqimi

    Para disa ditësh, ndërroi jetë një nga dësh- muesit e fjalës së Perëndisë, z. Minella Heqimi, biri i një familje klerikësh, i biri i atë Theoarit dhe vëllai i atë Mihalit dhe vëllai i psaltëve Toli, Piro, Niqifori.

    Lindi në Agrinjo të Greqisë, më 1921. Erdhi në Vlorë më 1926, ku atë Theoari shërben si prift në kishën e Shën Vlashit. Minella ishte ndër të parët që më 12 nëntor 1991, në kishën e Shën Spiridhonit, në Berat, jo vetëm që ishte psalt i parë, por ai u bë dhe mësuesi për psaltët e tjerë të ardhshëm. Bukuria e zërit të tij, sa melodioz me timbrin bizantin, bënte që tek besimtarët ai të ndihej jo vetëm i respektuar, por edhe si një predikues i fjalës së Perëndisë. Urtësia, përkushtimi me devotshmëri bënte që xha Neli, ndonëse kishte hedhur 87 vite mbi shpatulla, të ndihej, siç thoshte vetë, i paplakur, sepse fuqinë e gjente tek Hiri i Perëndisë.

    Në shërbesën e faljes të të ndjerit, në kishën e Shën Spiridhonit, atë Petraqi dhe atë Kristaqi folën për vlerat, kontributin që ka dhënë kjo familje në vitet e ringjalljes së besimit. Ata kujtuan me respekt ditën kur Imzot Ignati, i dha titullin Anagnost.

    Duke përfunduar, gjithë besimtarët do ta kujtojnë me respekt këtë psalt dhe besimtar të denjë, i cili si model i besimit të krishterë dha vlera të tilla, të cilat do të jenë mësim për brezat e ardhshëm.

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Përvjetor i një njeriu të besimit

    10 vjet më parë, më 23 shkurt 1998, në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë u krye ceremonia e përmortshme për dhjakon Spiro Findikun, një nga klerikët e paktë të mbijetuar nga persekutimi i fesë, i cili kish fjetur një ditë më parë. Në prani të familjarëve, të afërmve e miqve të tij, shërbesën fetare, me pjesëmarrjen e gjithë klerikëve të Tiranës, e drejtoi vetë Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas.

    Familja Findiku është ndër familjet e para orthodhokse në Tiranë, madje shumë e lidhur me problemet dhe veprimtarinë e Kishës. Ajo figuron ndër donatorët e kishës së parë të Tiranës, të Shën Prokopit, që u ndërtua më 1797. Dhjakon Spirua e vazhdoi traditën fetare të familjes. Ai jo vetëm që nuk i ndahej lutjeve në kishë, por përpiqej për t’i nxjerrë sa më në pah traditat orthodhokse, në mënyrë që ato të ripërtëriheshin, të kaloheshin tek brezat e rinj.

    Pikërisht, në kohën e shtrëngesës së madhe ndaj fesë, më 1966, duke parë nevojën dhe me iniciativën që e karakterizonte, pa marrë parasysh pasojat që mund t’i vinin nga regjimi ateist, Spirua u hirotonis dhjak. Detyrën e kreu vetëm një vit, sepse erdhi 67-ta, me kobin e zi të mbylljes së kishave e të moslejimit të shërbesave e shërbimeve fetare. Ishte ndër ata të paktë klerikë fatlumë, që e panë kishën të ringrihej dhe që u varros me tërë nderimet e duhura fetare.

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Gjithmonë pranë Krishtit

    Më 28.2.2008 u nda nga jeta z. Viktor Angjeli.

    Ai lindi në Tiranë më 1939 nga një familje me tradita të besimit orthodhoks, ku u edukua me frymën e besimit, dashurisë, tolerancës e të ndjeshmërisë njerëzore. Viktori dha kontributin e tij që në momentet e para të rihapjes së Kishës në muajin mars të vitit 1991. Ai dha ndihmën e tij materiale dhe shpirtërore e në mes të tjerash na tha: “Për kishën dyert e mia i keni të hapura, por dhe familja ime do të jetë gjithmonë pranë Krishtit”. Ai merrte pjesë në të gjitha shërbesat që bëheshin në kishë, por e veçanta e tij ishin e mërkura dhe e premtja ku vinte me mbesën e tij. Atë Viktor Bërdufi bëri shërbesën e lutjes, që shpirti i tij të prehet i qetë pranë Zotit tonë Jisu Krisht.

    I përjetshëm kujtimi i tij.

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Me mallin për vendlindjen, me dashuri për Kishën e Krishtit

    Atë Zisi Andon Thomollari ka lindur në fshatin Rehovë, në vitin 1895. Mësimet e para i mori nga prindër, të cilët ushqyen dashuri për Kishën, për fenë tonë orthodhokse. Qysh në moshë të vogël ai vinte rregullisht në kishë.

    Atë Zisi qysh në moshë të re punon argat në ndërtim, duke mbajtur gurë dhe baltë me govatën prej druri të hedhur mbi supet e tij të njomë. Më pas i ati emigroi në Greqi dhe kështu ai pati fatin e mirë e bekim Perëndie të punonte në Malin e Shenjtë.

    Duke ushqyer atë dashuri për fenë, të cilën e mori që kur ishte i vogël, ai ndiqte rregullisht dhe me shumë vëmendje mbrëmësoret, si dhe celebrimin e meshave të shenjta, të dielave dhe në ditët e kremte të javës.

    Shumë shpejt përvetësoi gjuhën greke, të cilën e lexonte dhe e shkruante për bukuri. Kjo e ndihmoi shumë për të njohur jetë shenjtorësh, duke nxjerrë mësime të vlefshme e duke rritur përgjegjësinë ndaj vetes.

    Në manastirin e Ivironit u njoh me atë Ilarionin, bir i këtij fshati, i cili kryente shërbesë fetare si dhjak dhe pati shumë ndikim prej tij në përvetësimin e shprehive të ndryshme, në këndimin e lutjeve dhe meshës që zhvillohej atje.

    I ati, duke parë këtë dashuri dhe interesim të të birit e heq nga puna, duke pasur kështu kohë më shumë për të shërbyer në manastir. Më vonë, me mallin për vendlindjen dhe dashurinë për kishën kthehet në fshat. Theksojmë se Rehova si fshat orthodhoks kishte 5 kisha dhe 4 konizma.

    Atë Naumi, i cili ishte dorëzuar prift në vitin 1905, vuri re se atë Zisi kishte cilësi të mira dhe mjaft premtuese për të qenë shërbëtor i Zotit. Nuk kaloi shumë kohë dhe me propozim të kishës dorëzohet prift, më 1922, nga Mitropoliti i Korçës. Për atë Zisin kjo ishte një ngjarje e rëndësishme. Duke parë këtu pragun e një jete të re, e cila kishte në thelbin e saj më shumë dashuri, përkushtim e përgjegjësi para komunitetit, u bë kështu bariu shpirtëror i tyre dhe shërbëtor i Kishës, të cilën e pranoi me gjithë shpirt.

    Në vitin 1922 e në vazhdim në fshatin Rehovë kryenin shërbesë fetare të tre klerikët, atë Naumi, atë Ilarioni dhe atë Zisi. Atë Ilarioni kryente shërbesë në manastirin e Shën Petros e të Shën Pavlit, të cilat i kishte marrë në kujdestari si murg që ishte. Ndërsa atë Naumi dhe atë Zisi kryenin shërbesat fetare në kishat e tjera të fshatit, nga 44 familje secili. Veç kësaj sqarojmë se atë Zisi mori në kujdestari edhe kishën e qytetit Ersekë dhe atë të fshatit Prodan. Ajo që do të cilësonim për atë Zisin, ishte se ai shërbente në kishë me fjalë të ngrohtë, të ëmbël dhe të urtë. Atë Zisi tregonte shumë kujdes për plotësimin e “Kodikut” të kishës, e sidomos për ceremonitë e Shërbesës së Pagëzimit dhe atë të Kurorëzimit dhe mbante lidhje të vazhdueshme me Mitropolinë. Gjithashtu evidentonte çdo aktivitet dhe detyrë që kryente këshilli fetar. Kështu atë Zisi tregonte kujdes që kontributet dhe dhuratat e dhëna nga besimtarët të arkëtoheshin me kujdes, si dhe një kopje t’i përcillej dioqezës.

    Me propozim të kishës, duke parë punën e bërë dhe kontributin e dhënë për kishën në predikimin e fjalës së Zotit, nga Mitropolia Korçë i jepet ofiqi ikonom. Ky nder dhe vlerësim flet për përgjegjësi akoma më të mëdha në shërbim të besimtarëve. Si mbaronte shërbesën fetare në fshat, shkonte në kishën e Ersekës, apo në atë të Prodanit, pasi besimtarët kishin nevojë për të, që duke u falur, luteshin për veten e tyre, për fëmijët, për më shumë shëndet, lumturi dhe shpresë në të ardhmen dhe se dihet që Kisha e Krishtit përhapte dritën dhe shenjtërimin, i bekonte ata. Lutjet dhe predikimet e shumta të atë Zisit drejtuar Perëndisë, për ata njerëz të urtë, për më shumë paqe, dashuri dhe shpresë u ndjenë deri më 25 janar të vitit 1942, ditë në të cilën ai fjeti. Por veprën e tij, si detyrë ndaj Zotit, po e vazhdojnë klerikë të tjerë dhe sot me ngjalljen e Kishës, ajo është më e nevojshme se kurrë.

    Sterjo Prifti

  15. #35
    Dhimiter Leka,nqs nuk gabohem tani, eshte djale xhaxhai me stergjyshin tim nga ana e mamase. Dhe gjithashtu rrjedh nga e njejta dere si Dhimiter Leka ose sic njihej Gjeneral Leka, i cili ishte bashkepunetori me i ngushte i Mbretit te Napolit ne shekullin e 19-te dhe nga po nje tjeter Gjeneral Gjin Leka qe jetoi ne kohen e Skenderbeut dhe ishte nga Kruja por u zhvendos ne Dhermi pas renies se Krujes.
    Sa te kete kurva dhe laro qe u bejne puce njerezve nga inati ne do ngelemi ketu ku jemi.

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Atë Dhimitri i Shtërmenit

    Atë Dhimitër Vero Lushi u lind në Shtërmen më 15 mars 1910, në një familje fshatare me besim të thellë orthodhoks e që tërë jetën e saj ishte marrë me bujqësi e blegtori. Pushtimi otoman gati pesë- qindvjeçar kishte ushtuar presion të madh në fshatrat e zonës së Shpatit për të çrrënjosur fenë e të parëve, por nuk ia kishte arritur dot. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë i dha një hov të ri besimit orthodhoks si kudo edhe në Shtërmen. Ishte kjo epoka e re që ndaloi përfundimisht islamizimin e fshatrave të krishterë. Më të rriturit ishin të gjithë të regjistruar me dy emra, një të krishterë në kishë dhe një emër mysliman në defterët e pushtetit osman. Që nga kjo kohë në familjet e krishtera nuk u regjistrua më asnjë emër mysliman.

    Tri kishat që kishin mbetur më këmbë, sepse në shumë fshatra të zonës së Shpatit ato ishin rralluar, filluan të gjallërohen më tepër e të frekuentohen lirisht. Atë Anastas Rrasa shikonte djaloshin e ri Dhimitër tek rritej si një filiz i bukur në besim dhe i thoshte: “Ti do të bë- hesh prift”! Dhimitri skuqej e ia kthente: “Në do e është në vullnetin e dëshirën e Perëndisë, le të bëhet!” Kaluan vite pasi ishte martuar e kishte edhe fëmijë e Perëndia e thirri në moshën 40-vjeçare të bë- hej shërbëtor i Tij. Dhimitri pranoi kërkesën. Në korrik 1950 u dorë- zua dhjak e më pas prift dhe u caktua prej Kryepiskopit në fshatrat e fushës në Shpatin e Dytë nga Kuqani, Gjergjani e deri në Shtërmen.

    Atë Dhimitri e kishte në zemër e shpirt dashurinë për Perëndinë e besimtarët, ndaj iu përkushtua me frymë detyrës së re. Kryente rregullisht Liturgjinë Hyjnore nëpër kisha e një vend të veçantë zinin edhe shërbesat nëpër shtëpi, fshat më fshat. Ndonëse rrugët ishin të këqija, të përbaltura e me tym, heraherës prifti i dashur, i urtë e fjalë pak gjendej kudo ku ishte nevoja. Atë Dhimitri rriti gjashtë fëmijë, tri vajza e tre djem. Familja e tij ishte shembull i besimit në Shtërmen.
    Fëmijët e ndihmonin shumë në punët e kishës të atin. Atë Aleksandri, i biri, tregon: “Unë i shkoja përherë pas e i mbaja kusinë e ajazmës dhe e ndihmoja. Shikoja se kudo që shkonte në çdo familje e prisnin mirë dhe e nderonin. Të gjithë i puthnin dorën e kërkonin bekimin e tij paçka se kishte edhe ndonjë komunist që e shikonte pak me përbuzje, por duke parë reagimin e shumicës në fshat edhe ai heshtte”.

    Atë Dhimitri punoi si klerik gjashtëmbëdhjetë vjet, deri në mbylljen e kishave më 1967. Edhe më pas në mënyrë të fshehtë ai bënte shërbime të ndryshme si pagëzime e kurorëzime kudo ku e kërkonin besimtarët. Kështu deri më 1969 bënte shërbesa thuajse rregullisht, por më vonë lufta e klasave u ashpërsua edhe më shumë dhe frika e për ndjekja ishin si për besimtarët ashtu edhe klerin. Punoi disa vjet në kooperativën bujqësore gjithnjë me nder e pastërti. Hapjen e kishave e priti me shumë dashuri, por nuk mundi t’i gëzohej qoftë edhe një herë të vetme afrimit në Altarin e Perëndisë e ngritjes së të Shenjtave. Atë Dhimitri fjeti më 30 janar 1990, në moshën tetëdhjetëvjeçare, i lumur se i shërbeu Perëndisë pesëmbëdhjetë vjet dhe i hidhëruar se nuk pa ardhjen e besimit e s’dëgjoi kumbimin e kambanave. Amanetin e të atit e zbatoi i biri, atë Aleksandri i cili si bir prifti shkoi menjëherë e ndoqi Seminarin Hieratik-Theologjik në Durrës. Tanimë për afro njëzet vjet ai i shërben Perëndisë dhe besimtarëve të fshatit të tij, Shtërmenit. Dhe është e bukur e në të mirë të besimit kjo trashëgimi e denjë klerikale.

    Atë Stavri Çipi

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Fjeti më Perëndinë bashkëmeshtari ynë, atë Joan Gjica

    Më 21 nëntor 2011, ditën e Hyrjes së Hyjlindëses së Tërëshenjtë në Tempull, nga një sëmundje e papritur, fjeti më Perëndinë bashkëmeshtari ynë, atë Joan Gjica. Shërbesa e varrimit, u krye në kishën “Shën Nikolla” të qytetit të Elbasanit, ku meshoi për afro trembëdhjetë vjet, në prani të shumë besimtarëve e bashkëqytetarëve, më 23 nëntor.

    Për t’i psalur e dhënë lamtumirën e fundit, kishin ardhur edhe shumë klerikë nga mitropoli e dioqeza të tjera. Tok me Hirësi Andonin, kryen shërbesën edhe klerikët: Sekretari i Sinodit të Shenjtë atë Jani Trebicka, arkimandrit atë Kozma Prifti, Ikonom Stavrofor atë Ilia Kotnani, atë Gjergji Trebicka, atë Kristaq Visi, atë Pavli Dimashi, atë Kristo Sharko, atë Pali Qosja, atë Stavri Çipi, atë Gjerasim Çakalli, atë Jani Ranxha, atë Spiro Qosja, atë Spiro Bulika, atë Petraq Dedja, atë Petro Halili dhe dhjakonët Iliodor Demiri e Irine Gega.

    Atë Joan Gjica u lind më 12 prill 1963, në qytetin e Elbasanit, nga prindërit besimtarë shpresëtarë e orthodhoksë Lonidha e Theodhora, të cilët e rritën dhe e edukuan me moral të lartë qytetar e besim te Perëndia. Pasi mbaroi gjimnazin dhe shkollën e mesme pedagogjike, shërbeu si mësues i lëndëve matematikë-fizikë, në shkollën 8-vjeçare, Polis i Vogël të komunës së Shushicës në rrethin e Elbasanit. Gjatë kësaj kohe, vazhdoi me korrespondencë Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit, në degën matematikë-fizikë. Duke mësuar nxënësit e fshatit të largët të Polisit të Vogël, kaluan pa u ndjerë nëntë vjet. Atë Joani dëgjoi thirrjen e Perë- ndisë dhe në vitin 1992 shkoi menjëherë në Seminarin Hieratiko-Theologjik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në Durrës dhe më pas studioi për një kohë edhe jashtë vendit. Në tetor të vitit 1993 u hirotonis dhjak. Studimet për teologji nuk i përfundoi, por vazhdoi detyrën baritore. Erdhi e shërbeu në enorinë e tij, në Elbasan si dhjak në kishën “Lindja e Hyjlindëses” në lagjen Kala, atë të “Shën Athanasit” dhe në vitin 1998, në kishën e Shën Nikollës. Në tetor të vitit 1999, kur u dorëzua në gradën e priftërisë e gjer në fund të jetës tokësore, shërbeu rregullisht prift enorie në kishën e lagjes, atë të Shën Nikollës.

    Komunikimi i atë Joanit me besimtarët dhe qytetarët ka qenë korrekt e shembullor. Ai gjithmonë ishte i rrethuar nga shokë, miq e të afërm, nga të njohur e të panjohur. Familja e tij, prindërit, bashkëshortja, fëmijët, vëllezër e motra dhe nipër e mbesa, frekuentonin kishën dhe i gëzoheshin të qenit klerik të të dashurit të tyre. Gjatë këtyre viteve atë Joani iu përkushtua edhe përkthimit të veprave letrare nga greqishtja në shqip. Bashkëpunimi i frytshëm i tij me Klubin e lidhjes së shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” bëri të mundur edhe përkthimin “Antologji e Haikut Grek” dhe “Duhmë qirinjsh” të poetit të njohur po grek Kristo Tumanidhis dhe daljen në dritë të tyre. Në kishën e Shën Nikollës, shërbeu dymbëdhjetë vjet, me përkushtim e dashuri, duke përhapur fjalën e Perëndisë. Gëzimi i shërbimit ndaj grigjës ishte i madh. Edhe besimtarët e deshën dhe e respektonin bariun e tyre. Kjo gjë u pa edhe në ditën e lamtumirës. Kisha brenda dhe oborri jashtë, ishin mbushur plot me besimtarë e qytetarë, të cilët e përcollën atë Joanin duke iu lutur Zotit ta marrë e prehë në gjirin e Tij.

    Nga klerikët e Elbasanit

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Fjeti më Zotin z. Harilla Aleksi

    Harilla Aleksi (Papajorgji), lindi në Qeparo-Himarë, më 15.12.1928 në një familje besimtare pasi i ati ishte psalti i kishës së fshatit, i cili kishte dëshirë që i biri të bëhej klerik por lufta do të ndryshonte këtë dëshirë.

    Gjatë operacionit të qershorit 1944, gjermanët e internuan Harillën së bashku me shumë bashkë- fshatarë të tjerë nga bregdeti në kampin e përqendrimit në Pavllo Mella, në Selanik, Greqi, nga i cili pas shumë mundimesh dhe vështirësish kthehet në Himarë pas 9 majit 1945.

    Në vitin 1963 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, dhe u diplomua mjek patolog. Gjatë kësaj kohe ka punuar si inspektor sanitar në rrethin e Gjirokastrës deri në fund të vitit 1967. Më pas transferohet në Tiranë ku punon si mjek i përgjithshëm me dashuri dhe pasion për profesionin, për t’u shërbyer me ndërgjegje dhe devotshmëri e për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë.

    Me ringjalljen e Kishës dhe ardhjen e Kryepiskopit Anastas në korrik 1991, ai rigjeti inspirimin dhe shpresën e besimit e cila i ishte ndrydhur brenda vetes për vite të tëra ateizmi.

    Kështu që në fillim ai ishte nga të parët pjesëmarrës dhe personel i klinikës orthodhokse “Shën Lluka” në Tiranë, që në vitin e hapjes së saj më 1992, duke shërbyer si mjek patolog për besimtarët dhe banorët e Tiranës. Po kështu doktor Harilla është aktivizuar dhe bashkuar me kurset e para të teologjisë në Akademinë e Lartë Teologjike të Shën Vlashit, Durrës dhe më pas të muzikës bizantine të drejtuara me profesionalizëm nga atë Justini.

    Pas përfundimit të përgatitjes teologjike, ka shërbyer si psalt në kishat e Shën Prokopit dhe në atë të Ungjillëzimit në Tiranë, duke marrë pjesë në të gjitha shërbesat, festat dhe celebrimet fetare që janë zhvilluar deri në fillim të vitit 2011.

    Petrika Shalësi

    I shprehu ngushëllimet në shtëpi edhe Kryepiskopi Anastas.

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dëshmitarët shqiptarë të dashurisë dhe besimit në Krisht

    Prift shembullor dhe i devotshëm

    (Fjeti atë Teodor Pleushku)

    Dikur kam lexuar se “në Gollobordë shërben një prift autodidakt, papa Todi, njeri i thjeshtë, i devotshëm në kryerjen e detyrës; i respektuar në zonë, për ndershmërinë dhe për papërtueshmërinë në kryerjen e shërbimeve, megjithëse enoria e tij është shumë e shtrirë dhe e vështirë për nga relievi e klima”.

    Shënimi më zgjoi kureshtjen. U interesova dhe e njoha. E kam takuar disa herë si në Klenjë edhe në Rashbull. Trupvogël, i imët por i shëndetshëm dhe mbahej mirë për moshën që kishte. Fliste shtruar, ishte tip i qetë, bisedonte këndshëm dhe kishte një kujtesë shumë të mirë. Kishe ç’të mësoje prej tij.

    E pra..., sa herë kisha përpara papa Teodor Pleushkun mendoja: një jetë të tërë prift, vite që mbartnin në vetvete punë, mund, sakrifica, vuajtje, gëzim dhe kënaqësi. Një jetë e tërë me mësimet e Jisu Krishtit në zbatim.

    Rikujtoj copëza nga bisedat me të:

    “Kam lindur në Klenjë më 1918 dhe kam kryer 4 klasë të shkollës së fshatit, por kam qenë shumë i dhënë pas librave dhe kam lexuar shumë..... Më 21 nëntor 1948 u bëra dhjak, ndërsa një javë më vonë, më 28 nëntor u hirotonisa prift për enorinë e Gollobordës.

    .....Gollobordasit janë besimtarë, frekuentues të kishës dhe dashamirës; më kanë dashur dhe respektuar.

    .....kam kaluar një jetë të trazuar në regjimin që shkoi....
    ...... më 1991, kur mora vesh për hapjen e kishave, vajta menjëherë në kishën e Shën e Premtes, të fshatit, e cila ishte dhe pa çati, meshova civil, ashtu siç isha. Më 6 prill 1991 në mbrëmje festuam aty Pashkët. M’u bë zemra mal, erdhën shumë e shumë njerëz nga tërë krahina. U zgjua besimi orthodhoks.

    Shkova në Tiranë, ku më thanë që të aktivizohesha e të meshoja, sepse kishin shumë nevojë për priftërinj. Pavarësisht moshës fillova të meshoja, fillimisht në Kavajë disa herë, pastaj erdha në zonën time.

    Meshoj sllavisht por edhe shqip. Kur vijnë në kishë të moshuar meshoj sllavisht, ndërsa kur ka më shumë të rinj meshoj më shumë shqip, pra bëj meshë të përzier, në varësi të moshës së besimtarëve që janë në kishë....”

    “Rihapja e kishave ka qenë ndër gëzimet më të mëdha të miat”, më përsëriste vazhdimisht. I gëzohej me gjithë shpirt rezultateve që arrinte Kisha jonë. Herë pas here edhe shprehej: “I lutem Perëndisë t’i shtojë jetën Kryepiskopit tonë Anastas, se ai po e lulëzon Kishën tonë Autoqefale, ai na e rindërtoi atë dhe do na sjellë edhe të mira të tjera”.

    Tregonte shumë ngjarje të jetuara. Fliste sidomos për rolin e priftit, për figurën morale dhe ndershmërinë e tij, si faktorë bazë për forcimin e besimit dhe arritjet te brezat e ardhshëm. Dhe ato që ai fliste, ashtu me atë farë toni, i kishte të provuara se i kishte zbatuar vetë me shumë zemër.

    Papa Todi, ky njeri i veçantë më hyri në zemër. U bashkova me mendimin e të gjithëve: i ndershëm, i thjeshtë, i sjellshëm e shumë i devotshëm në punën e tij baritore. S’ka njeri nga Golloborda, por edhe të tjerë, që i ka lidhur puna me të që të mos e vlerësonin. Përveç fjalëve plot respekt të thonë se ai s’rreshti kurrë së kryeri detyrën e tij fetare, madje edhe në fshehtësi gjatë kohës së persekutimit të fesë, ku ka kryer shërbesa, si kurorëzime, pagëzime, trisaji.... në shumë familje gollobordase, kudo që ato të ishin vendosur.

    Dikur u mblodhëm dhe i festuam 90 - vjetorin, njëkohësisht edhe 60 - vjetorin si klerik. Në atë takim, me atë zërin e tij, bekoi fillimisht ushqimin...dhe pas një fjale të shkurtër mbi punën e tij si njeri i besimit dhe këshillave atërore na kujtoi: “Falënderoj Kryepiskopin Anastas, i cili jo vetëm që na dha jetë ne të moshuarve, që na ringjalli kishat dhe fenë, por që besimin orthodhoks e ndezi sidomos në zemrat e të rinjve…; besimi nuk më kishte humbur asnjëherë, por... mrekullohem dhe falënderoj Perëndinë që arrita t’i përjetoj me sytë e mi këto ditë…”.

    E pra ky ka qenë papu Todi Pleushku, të cilin Perëndia e mori në krahët e Tij më 13 gusht 2012. Shpura e madhe e besimtarëve dhe e të njohurve, si vendas dhe të ardhur, e shoqëroi atë deri në banesën e fundit. Psalmodhia e ceremonisë u krye nga atë Gjerasimi, atë Pavli, atë Ilia, atë Spiro Q. dhe atë Spiro K., të drejtuar nga Episkop Nikolla.

    Sot, duke medituar për ç’di për këtë klerik të nderuar, jam i bindur se të gjithë njerëzit që e njohën, dhe aq më tepër fëmijët e tij besimtarë Vangjeli, Danica, Rista dhe Petro, do të vlerësojnë jetën shembullore të papu Todit dhe do mundohen të ndjekin këshillat e tij në rrugën e tyre.

    I paharruar qoftë kujtimi i tij!

    Kristofor Beduli

    Ngjallja
    Shtator 2012

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •