Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    VEFA - Cenaj, 30 milionë USD në bankat greke

    Një agjent me shumë lidhje, ka nënshkruar një marrëveshje 800 mijë USD me ish-kreun e VEFA-s, Vehbi Alimuçaj

    Fajdet, shërbimi grek, dosje para '97-s


    Altin Metaj

    Shërbimi Informativ Grek (EYP) ka mbledhur të dhëna për të gjitha firmat piramidale që funksiononin në Shqipëri pak përpara shpërthimit të trazirave të tmerrshme të vitit 1997. Ky informacion ka dalë gjatë hetimeve të ditëve të fundit për përfshirjen e një numri gjykatësish dhe klerikësh grekë në trafik droge dhe seksi. Skandali i përfshirjes së këtyre përfaqësuesve të lartë të shoqërisë greke në afera të dyshimta, ka pushtuar prej ditësh median greke. Pikërisht një nga emrat më të lakuar të kësaj afere është ai që ka ndikuar nëpërmjet lidhjeve të tij në emërimin e kryeklerikut të Jeruzalemit, i pari në listën e skandalit të trafiqeve. Ky person rezulton njëkohësisht si njeriu që ka qenë i ngarkuar nga shërbimi sekret grek për të kryer hetime mbi funksionimin e firmave piramidale në Shqipëri. Shtetasi grek quhet Apostolo Vavilis, por ai ka qarkulluar për vite të tëra nëpër Europë, i kërkuar nga interpoli me emra të ndryshëm. Në Shqipëri ai është prezantuar me emër tjetër. Për këtë ka shfrytëzuar lidhjen e një marrëveshjeje me firmën VEFA për aparate sigurie, si kamera, mikrofona të fshehtë etj. Sipas gazetës greke “Apogjevmatini”, e cila ka botuar artikullin në numrin e saj të djeshëm, Vavilis vizitoi Shqipërinë në shkurt të vitit 1996, ku dhe është takuar me një nga krerët e firmave piramidale, në prani të një shtetasi tjetër grek me mbiemër Kostandinidhis, i cili është paraqitur si sekretar i një ndërmarrje që merrej me furnizim aparaturash përgjimi. Personi që ata kanë takuar në Tiranë ka qenë Vehbi Alimuçaj dhe firma me të cilën kanë lidhur marrëveshjen prej 800 mijë dollarësh është VEFA.

    Vizita e Vavilis në Shqipëri
    Ka qenë shkurti i vitit 1996 kur Apostolo Vavilis ka ardhur në Shqipëri nën petkun e presidentit të një firme të fuqishme greke. Vavilis, sipas shtypit grek, ka hyrë në Shqipëri me një pasaportë me emrin Apostolo Kavaleras. Ai është prezantuar si president i firmës “Elfrone Development LTD” dhe ka qenë i shoqëruar nga sekretari i firmës Kosta Kostandinidhi. Pas ka qëndruar disa ditë në Shqipëri Vavilis ka mundur të takohet me presidentin e firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj me të cilin pas një takimi të gjatë ka mundur të nënshkruajë dhe një marrëveshje për pajisjen e kësaj firme piramidale me aparatura sigurimi, si kamera të fshehta e aparatura të tjera. Këto aparatura kushtonin plot 800 mijë dollarë, të cilat sipas shtypit grek janë shlyer me këste nga presidenti i firmës piramidale VEFA, Alimuçaj, deri në fund të shkurtit të vitit 1996. E ndërsa fati i mijëra dollarëve të kreditorëve shqiptarë nuk dihet, misioni i shtetasit grek Vavilas në Shqipëri kishte një tjetër qëllim. Atë të mbledhjes së të dhënave për Shqipërinë dhe aktivitetin e të gjithave firmave piramidale që funksiononin këtu. Dhe gjatë takimeve që ai ka zhvilluar në Shqipëri ka arritur që t’i sigurojë ato. Sipas shtypit grek pas vizitës në Shqipëri Vavilas është parë të kthehet në tokën e tij me një valixhe të madhe, me të dhëna ekskluzive mbi funksionimin e firmave piramidale në Shqipëri, të cilat ia ka dorëzuar Shërbimit Informativ Grek (EYP). Disa muaj më vonë në Shqipëri plasën trazirat e njohura të ’97-s.

    Kush është Vavilis
    Apostolo Vavilis është një figurë që ka dalë në skenë së fundi, në kuadër të disa skandaleve që kanë përfshirë kishën greke dhe që janë publikuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga shtypi grek Skandali nga të bëjë me abuzimet seksuale, përvetësimin apo keqtrajtimin----------------------- e fondeve, nga ana e anëtarëve të këshillit të shenjtë të kishës me të mitur dhe murgesha, ndërsa i implikuar në të sipas shtypit grek rezulton dhe Vavilis. Sipas shtypit grek në fillim të vitit ’97 Vavilis është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, por në maj të vitit ‘98 ai është lënë i lirë në mënyrë misterioze, nga gjykata e Larisës. Po sipas shtypit grek, me një vendim të Interpolit, në dhjetor të vitit ‘98 ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Foton e tij interpoli grek ua ka shpërndarë të gjitha vendeve anëtare, por që prej atij viti Vavilis nuk është arrestuar. Shtypi grek vë në dukje se Vavilas ka pasur një dyqan armësh, shumë pranë komisariatit të policisë dhe ato në bazë të një tenderi që kishte fituar ia shiste policisë greke. Përgjatë këtyre viteve që është shpallur në kërkim, Vavilis rezulton të jetë pajisur me pasaportë me emër të rremë, edhe katër herë të tjera Po ashtu edhe pse kërkohej nga Interpoli Vavilis në vitin 2001 është parë në Jeruzalem, ku ka mbështetur kandidaturën e patriarkut aktual (kjo kandidaturë i interesonte kishës greke). Në Jeruzalem, sipas shtypit grek, ai ka qenë i shoqëruar nga një miku i tij, polic. Madje Vavilis, sipas shtypit grek, ka qenë për një kohë të gjatë dhe sekretar i patriarkut të Jeruzalemit. Shtypi grek ka publikuar dhe një fotografi të Vavilis dhe patriarkun aktual të Jeruzalemit, ndërsa implikimi i tij në skandalin që ka përfshirë kishën greke ka më shumë karakter politik (mbështetja e zgjedhjes së patriarkut aktual të Jeruzalemit). Gjithsesi figura e Vavilis është mjaft enigmatike ndaj dhe në adresë të tij janë ngritur shumë pikëpyetje të tilla. Kush është ky njeri që diku paraqitet si tregtar, diku si biznesmen, diku si anëtar i shërbimit sekret.


    ----------------

    Ja ku dolen dhe kalimerot qe jane te futur deri ne gryke ne skandalin e Piramidave bashke me keta politikanet tane te tanishem.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Arapi, konfirmon marreveshjen 800 mije USD mes VEFA-s dhe ish agjentit grek Vavilis

    - Kryetari i grupit mbikqyres te fajdeve Farudin Arapi konfirmon faktin qe qindra mijera dollare te VEFA-s kane shkuar ne duar te ish agjentit te sherbimeve sekrete greke, Apostolos Vavilis. Arapi ka treguar sot nje dokument, ne te cilin Vehbi Alimucaj autorizonte dhenien e 200 000 dollareve per njeriun qe ne Shqiperi ka hyre me emrin Apostolis Kavalaris, ne kembim te te cilave ai do te sillte disa aparatura sigurie. Sipas kryeadministratorit te fajdeve shuma qe sipas shtypit grek shkon ne 800 000 dollare, nuk eshte e dokumentuar dhe ende nuk mund te thuhet asgje per fatin e 600 000 dollareve te tjere. Sipas Arapait, shuma mund te jete shtuar, pasi ish agjenti grek mund te jete perfshire edhe ne sherbime te tjera per VEFA-n, por gjithesesi aparaturat e porositura nuk erdhen kurre nga Greqia, ndersa aparaturat e sigurise VEFA i dispononte nga Italia. Arapi konfirmon gjithashtu se Apostolis Vavilis, ose Kavalaris, figuron ne listen e debitoreve te VEFA-s.


    ----
    Mbas pilafit konfirmimet. Me mire do kishte bere ta kishte pergenjeshtruar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kryeadministratori i fajdeve ka pohuar se Apostolo Vavilis është një bashkëpunëtor i ngushtë i Vehbi Alimuçës

    Agjenti grek, 3.5 milionë $ nga VEFA

    Arapi: Trageti Aulona u ble nga Vavilis për 700 mijë dollarë dhe u deklarua për 4.2 milionë

    Ened Janina

    TIRANË- Skandali i parave të marra nga shtetasi grek Apostolo Vavilis nga firma “Vefa” është edhe më i madh se sa ishte menduar. Përveç 200 mijë dollarëve që ky shtetas ka marrë për të sjellë sisteme sigurie për firmën “Vefa” ekziston e dokumentuar edhe një tërheqje prej 4.2 milionë dollarësh. Këto para janë marrë nga Vavilis me emrin e rremë Apostolo Kavalaras për të blerë tragetin “Aulona”. Kjo blerje ka qenë fiktive sepse trageti është marrë për 700 mijë dollarë amerikanë. Ky fakt është pohuar dje nga kryeadministratori i firmave piramidale, Farudin Arapi. Sipas tij, shtetasi grek ka qenë një bashkëpunëtor i bosit të “Vefas”, Vehbi Alimuçës, dhe ka marrë shumë para prej tij. Këto para nga llogaria e “Vefës” janë nxjerrë jashtë Shqipërisë për të mos u kthyer më kurrë.
    Aparaturat
    “Shtetasi grek i njohur prej nesh me emrin Apostolo Kavalaras ka qenë një bashkëpunëtor i Vehbi Alimuçës. Ata kanë bashkëpunuar të paktën tre herë duke dërguar para të firmës “Vefa” jashtë Shqipërisë. Të paktën tre herë që kemi ne të dokumentuar”, tha dje Farudin Arapi. Sipas tij, shteti shqiptar nuk kishte dijeni se emri i vërtetë i Kavalaras ishte Apostolo Vavilis dhe këtë gjë e kishte zbuluar vetëm nga mediat. Arapi shpjegoi dje se shtetasi grek i njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në shkurt të vitit 1996. Në atë kohë ai u paraqit si një sekser dhe lidhi marrëveshje me administratorin e “Vefas”, Vehbi Alimuça. Marrëveshja është lidhur më datë një shkurt të vitit 1996 dhe Apostolo Karavals zotohej se do të sillte nga Greqia pajisje për sistemin e sigurisë së firmës “Vefa”. Për këtë gjë ai morri shumën e 200 mijë dollarëve amerikanë. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga administratorët e fajdeve rezultoi se aparaturat për të cilat kishte paguar administratori i “Vefas”, Vehbi Alimuça nuk erdhën kurrë në Shqipëri. Ndërkohë që paratë dolën jashtë Shqipërisë dhe nuk u rikthyen më kurrë.
    Trageti
    Rasti i dytë i bashkëpunimit të shtetasit grek të njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras është ai i blerjes së një trageti. Shtetasi grek kishte lidhur një marrëveshje tjetër me bosin e “Vefas”, Vehbi Alimuça për blerjen e një trageti nga ana e këtij të fundit. Sipas materialeve që ndodhen në duart e administratorëve të fajdeve, shtetasi grek është prezantuar në Shqipëri si përfaqësues i firmës “Elfrone Deventlopment LTD”. Ai ka lidhur marrëveshjen e Alimuçës nga i cili ka marrë 4.2 milionë dollarë amerikanë. Këto para janë shfrytëzuar për të blerë tragetin “Aulona”. “Nga verifikimet tona rezulton se kemi të bëjmë me një blerje fiktive. Trageti Aulona është blerë në Panama nga shtetasi grek por nuk është paguar aq sa është shënuar. Realisht trageti Aulona është blerë për 700 mijë dollarë amerikanë dhe jo 4.2 milionë dollarë sa është shënuar në letra. Pjesa tjetër e parave, 3.5 milionë dollarë janë dërguar jashtë Shqipërisë nga Vehbi Alimuça në bashkëpunim me shtetasin grek”,- tha dje Farudin Arapi. Sipas tij, ata ishin bashkëpunëtorë të mirëfilltë dhe kanë nxjerrë paratë e “Vefas” jashtë Shqipërisë. Madje Farudin Arapi dyshon se këto nuk janë rastet e vetme të bashkëpunimit ndërmjet Alimuçës dhe shtetasit grek të njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras. Ndërmjet tyre mund të ketë pasur edhe raste të tjera bashkëpunimi por që nuk janë dokumentuar dhe për këtë arsye nuk janë zbuluar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vavilis, dyshime për bombën tek VEFA


    E.Janina

    TIRANË- Mediat greke dyshojnë se Apostolo Vavilis, i njohur ndryshe në Shqipëri si Apostolo Kavalaras është i implikuar në vendosjen e autobombës në supermarketin e firmës VEFA, më 26 shkurt të vitit 1996. Gazetarët e televizionit grek “Antena 1” kanë ardhur në Tiranë pikërisht për këtë çështje dhe kanë bërë verifikimet e tyre. Ata nuk pranojnë që të tregojnë provat ku mbështeten për këtë pohim të çuditshëm. Nga verifikimet e tyre të deritanishme rezulton se Vavilis ka qenë në Tiranë më datën 26 shkurt të vitit 1996, ditën kur është vendosur bomba tek supermarketi i VEFA-s. Ai ndodhej në hotelin më të madh shqiptar të asaj kohe me emrin e rremë Apostolo Kavalaras. Atentati në fjalë u krye me një makinë të mbushur me eksploziv dhe nga shpërthimi i saj humbën jetën katër persona, Vera Dume, Muhamet Koromani, Hasim Koromani dhe Vait Osmani. Ndërkohë, 27 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi i fuqishëm. Dy ditë më parë në edicionin e tyre të lajmeve gazetarët grekë të kanalit “Antena 1” pohuan se po hetonin në lidhje me implikimin e Vavilis në këtë ngjarje. Nga ana e saj, drejtësia shqiptare ka akuzuar gjithmonë si autorë të vendosjes së bombës në supermarketin e firmës VEFA anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vavilis i mori VEFA-s 3.5 milionë USD


    E.Janina

    TIRANË- Skandali i parave të marra nga shtetasi grek Apostolo Vavilis nga firma VEFA kap shifrën e 3.5 milionë dollarëve. Përveç 200 mijë dollarëve që ky shtetas ka marrë për të sjellë sisteme sigurie për firmën VEFA, ekziston e dokumentuar edhe një tërheqje prej 4.2 milionë dollarësh. Këto para janë marrë nga Vavilis me emrin e rremë, Apostolo Kavalaras për të blerë tragetin “Aulona”. Kjo blerje ka qenë fiktive, sepse trageti është marrë për 700 mijë dollarë amerikanë. Ky fakt është pohuar dy ditë më parë nga kryeadministratori i firmave piramidale, Farudin Arapi. Sipas tij, shtetasi grek ka qenë një bashkëpunëtor i bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçës, dhe ka marrë shumë para prej tij. Këto para, më shumë se 3.5 milionë dollarë nga llogaria e VEFA-s, janë nxjerrë jashtë Shqipërisë për të mos u kthyer më kurrë në duart e kreditorëve.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vizita e parë e Vavilis në Shqipëri


    A. Metaj

    Ka qenë shkurti i vitit 1996, kur Apostolo Vavilis ka ardhur në Shqipëri për herë të parë nën petkun e presidentit të një firme të fuqishme greke. Vavilis, sipas shtypit grek, ka hyrë në Shqipëri me një pasaportë me emrin Apostolo Kavalaras. Ai është prezantuar si president i firmës “Elfrone Development LTD” dhe ka qenë i shoqëruar nga sekretari i firmës, Kosta Kostandinidhi. Pasi ka qëndruar disa ditë në Shqipëri, Vavilis ka mundur të takohet me presidentin e firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj. Me këtë njeri Vavilis ka mundur të nënshkruajë një marrëveshje për pajisjen e firmës VEFA me aparatura sigurimi, si kamera të fshehta e aparatura të tjera. Këto aparatura kushtonin plot 800 mijë dollarë, të cilat sipas shtypit grek, janë shlyer me këste nga presidenti i firmës piramidale VEFA, Alimuçaj, deri në fund të shkurtit të vitit 1996.

    Kush është Apostolo Vavilis


    A. Metaj

    Apostolo Vavilis është një figurë që ka dalë në skenë së fundi, në kuadër të disa skandaleve që kanë përfshirë kishën greke dhe që janë publikuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga shtypi grek. Skandali ka të bëjë me abuzimet seksuale, përvetësimin apo keqpërdorimin e fondeve, nga ana e anëtarëve të këshillit të shenjtë të kishës me të mitur dhe murgesha, ndërsa i implikuar në të, sipas shtypit grek, rezulton dhe Vavilis. Sipas shtypit grek, në fillim të vitit ’97 Vavilis është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, por në maj të vitit ‘98 ai është lënë i lirë në mënyrë misterioze, nga gjykata e Larisës. Po sipas shtypit grek, me një vendim të Interpolit, në dhjetor të vitit ‘94 ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Foton e tij interpoli grek ua ka shpërndarë të gjitha vendeve anëtare, por që prej atij viti Vavilis nuk është arrestuar. Shtypi grek vë në dukje se Vavilas ka pasur një dyqan armësh, shumë pranë komisariatit të policisë dhe në bazë të një tenderi, ia shiste ato policisë greke. Përgjatë këtyre viteve që është shpallur në kërkim, Vavilis rezulton të jetë pajisur me pasaportë me emër të rremë, edhe katër herë të tjera Po ashtu edhe pse kërkohej nga Interpoli, Vavilis në vitin 2001 është parë në Jeruzalem, ku ka mbështetur kandidaturën e patriarkut aktual (kjo kandidaturë i interesonte kishës greke). Në Jeruzalem, sipas shtypit grek, ai ka qenë i shoqëruar nga një miku i tij, polic. Madje Vavilis, ka qenë për një kohë të gjatë dhe sekretar i patriarkut të Jeruzalemit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    I kërkuari i Interpolit, Vavilis, është takuar me ish-bosin e VEFA-s në fillim të vitit 1995, nëpërmjet avokates greke

    Një avokate greke mundësoi takimin Vavilis-Alimuçaj


    Altin Metaj

    ATHINË- Mediat greke publikojnë fakte të reja për lidhjen e Apostolo Vavilis me ish-bosin e VEFA-s, Vehbi Alimuçën. Gazeta greke “Apogjevatini” ka publikuar dje disa të dhëna që tregojnë se presidenti i “Vefas”, Alimuçaj është takuar me Vavilis, nën emrin e rremë Kavalaras, përpara shkurtit të vitit 1996. Sipas saj, ata kanë pasur një takim tjetër në fillim të vitit 1995, i cili është mundësuar nga një avokate greke. Në këtë takim është diskutuar për marrëveshjen 800 mijë dollarëshe të aparateve të sigurisë, por edhe për projekte të tjera bashkëpunimi.
    Takimi
    Në fillim të vitit 1995 Apostolos Vavilis, megjithëse kërkohej nga Interpoli, lëvizte lirshëm në Greqi. Së bashku me “mikun e tij” Kristoforo Kostandidhi, i cili mbante në atë kohë postin e Drejtorit të Përgjithshëm në kompaninë “Elthrone Developments Ltd”, u transferua në zonën Kolonaqi të Athinës, në rrugën “Valaoriut”. Që nga ky moment, me ndihmën e një avokateje në Volo, Apostolo Vavilis, fillon bashkëpunimin me firmën “Vefa Holding” dhe me presidentin e saj Vehbi Alimuçaj. Avokatja që mundësoi takimin Vavilis- Alimuçaj kishte njohje të vjetra me ish-bosin e “Vefas”. Nëpërmjet kompanisë zviceriane “UFIP S.A”, avokatja greke kishte bërë disa marrëveshje me Alimuçën. Sipas gazetës greke, pas disa takimeve në Athinë mes Alimuçës dhe Apostolos Vavilis (Kavalaras) e Kristoforo Konstandinidhit mbyllet marrveshja që “Vefa” të merrte nga firma “Elthrone Developments Ltd” një sërë aparaturash sigurie. Vlera totale e këtyre pajisjeve do të ishte 800 mijë dollarë amerikanë. Në marrëveshje ishte parashikuar që firma greke të bënte edhe montimin e aparaturave të sigurisë në Shqipëri. Për këtë arsye, pas firmosjes së marrëveshjes, Vavilis dhe Konstandidhi vijnë për të vizituar Shqipërinë për të parë vendet se ku do të montoheshin këto aparatura. Të gjitha këto procedura janë kryer në shtetin grek, gjatë gjysmës së dytë të vitit 1995 dhe fillimit të vitit 1996.
    Marrëveshja
    Sipas gazetës “Apogjevatini”, më 14 shkurt të vitit 1996, Konstandidhi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të “Elthrone Developments LTd” dërgon një fax dhe rezervon dhoma “Hotel Tirana” për katër persona. Ata ishin Wilfred Cooperberg, këshilltar sigurimi, Stavro Metaxa, mekanik makinash; Konstandino Balerba, këshilltar sigurie për çështje të telekomunikacionit dhe Apostolo Kavaleras, emri i rremë i Vavilisit. Sipas marrëveshjes së lidhur në Athinë, shuma e 800 mijë dollarëve do të paguhej nga Alimuçaj në disa këste, deri në Shkurt të 1996. Verifikimet e mëtejshme nga ana e shtetit shqiptar kanë treguar se zyrtarisht është paguar vetëm një këst prej 200 mijë dollarësh amerikanë, ndërsa aparaturat nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri.
    Gjatë kohës që Vavilis kërkohej nga policia dhe Interpoli del që të ketë marrë disa herë pasaporta me emra të ndryshëm. Më 12 gusht 2002, Apostolos Vavilis shkon vetë në Volo dhe merr pasaportë me emrin e tij, megjithëse të gjitha gjendjeve civile greke u ishte shpërndarë një urdhër nga Bashkia e Athinës që të mos pajisnin me pasaportë personin në fjalë. Por Vavilis shfrytëzon lidhjet që ka me një avokate në Volo, e cila e ndihmon atë që të fillojë këtë herë aktivitetin e tij si biznesmen. Gruaja avokate nga Volo, për vite me radhe ka patur lidhje sentimentale me një diplomat të lartë të ambasadës izraelite në Athinë. Ky i fundit lehtësoi transferimin e Vavilis në Izrael dhe e njohu me kompani të mëdha izraelite. Sipas gazetës greke, diplomati i lartë izraelit që mundësoi vajtjen e Vavilisit në këtë vend është David Sashon, ambasador i Izraelit në Athinë në vitet ‘90.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ja dhe sfondi arap:


    Panorama

    ------


    parate e fajdeve

    denoncimi

    Dyshimi doli nga refuzimi i Arapit për të vënë dokumentat në dispozicion


    Si lindën akuzat për humbjen e parave




    Anëtarët e Komisionit të dytë hetimor parlamentar për fajdet, sipas kallëzimit që kanë dërguar në Prokurori më 10 qershor 2004, janë penguar në punën e tyre nga Farudin Arapi.

    Disa herë me radhë, komisionerët i ishin drejtuar kryeadministratorit me kërkesën që t’u vinte në dispozicion dokumenta të nevojshëm për hetimin. Materiali kallëzues u dorëzua nga deputetët Arben Imami dhe Preç Zogaj. Sipas kallëzimit penal, Arapi ka refuzuar jo vetëm të japë dokumentacionet e kërkuara, por nuk u është përgjigjur edhe shkresave zyrtare. Nisur nga kjo situatë, Komisioni hetimor parlamentar për fajdet, vendosi të kallëzonte penalisht Arapin. Denoncimi ndaj administratorëve dhe Arapit, ka pasur si objekt të tij, pengimin e punës së Komisionit parlamentar, nga kryeadministratori i fajdeve. Deputetët e Komisionit hetimor për fajdet, e kanë akuzuar Arapin, se i ka penguar në zhvillimin e punës së tyre. Kryetari i Komisionit Imami, ka pohuar në denoncim se Farudin Arapi, nuk ka vënë në dispozicion të hetimit, dokumentacionin e kërkuar nga deputetët. Gjatë hetimit për këtë akuzë, Prokuroria zbuloi faktin tronditës.

    Dyshimi
    Jo vetëm anëtarët e Komisionit hetimor kishin dyshuar se pas këmbënguljes së Arapit për të mos dhënë dokumentat e kërkuara, mund të fshihej diçka e dyshimtë. Deputetët, edhe pse kishin dyshimet e tyre, në kallëzim shënuan vetëm pengesat që u kishte shkaktuar Arapi në hetime. Prokuroria e Tiranës, e cila filloi hetimet për veprimet penguese të Arapit, filloi të verifikonte edhe për shkaqet, që e kishin detyruar kryeadministratorin “të fshihte” materialet dhe dokumentacionin. Prokuroria filloi kështu verifikimin e disa të dhënave, nga të cilat u zbuluan rastet e para të personave, emrat e të cilëve ishin hequr nga listat. Në këtë mënyrë, hetuesit zbuluan misterin që qëndronte pas refuzimit për vënien e dokumentacionit, në shërbim të hetimit. Prej viteve 2002-2003, në Prokurori kanë mbërritur herë pas here materiale denoncuese nga deputetët, të cilët janë penguar të kryejnë hetime nga vetë Farudin Arapi.



    Kryeadministratori: Të martën do të shpërndahen 11 për qind të parave të Vefa
    Arapi: Pasuritë e piramidave në Greqi, Itali dhe Hungari

    Kryeadministratori i Grupit Mbikqyrës të Fajdeve, ka deklaruar dy ditë më parë se është duke hetuar mundësinë e fshehjes së parave të VEFA-s në emra të tjerë. Arapi e ka bërë këtë deklaratë, gjatë konferencës ku njoftoi kreditorët për kthimin e parave të VEFA-s, në vlerën 11 për qind. Gjatë deklaratës së tij, Arapi tha se njëra prej pistave të hetimit për fshehjen e parave, është lidhja e Vehbi Alimuçës, me grekun Vavilis, një bashkëpunëtor i njohur ky i VEFA-s. Arapi theksoi se Vavilis, dyshohet se është një person në hetim lidhur me hedhjen në erë të supermarketit të VEFA-s. Kryeadministratori, kërkoi hapjen e procesit hetimor për disa pasuri të VEFA-s, të cilat sipas Arapit arrijnë shumën 89 milionë dollarë. Kreu i transparencës dhe mbikqyrjes së fajdeve, deklaroi se shumë pasuri të ish-skemave piramidale, janë fshehur në Greqi, Hungari, Itali apo në vende të tjera ku janë kryer investime të fuqishme. Kryeadministratori, ka zbuluar edhe një fakt të ri, gjatë konferencës për shtyp. Ai tha se ka informacione se gjysma e një hoteli në Greqi, me vlerë 4 milionë dollarë, është e ish-bosit te VEFA-s, Alimuça. “Ai besohet të ketë pronësi, edhe mbi një shoqëri transporti në Hungari”, tha Arapi. Sipas tij, të ardhurat financiare nga shitja e aseteve dhe te depozituara në bankë, kapin shifrën 3,8 miliardë lekë. Në administrim të Grupit të mbikqyrjes së Skemave piramidale kanë mbetur edhe rreth 200 objekte të ish-kompanisë së Vehbi Alimuçës. Deri në fillim të vitit 1996 ishin depozituar në skemat piramidale vetëm 250 milionë dollarë, ndërsa deri në muajin tetor të vitit 1996, u depozituan 5 herë më shumë, rreth 1.2 miliardë dollarë. Në momentin kur kompanitë piramidale u morën në administrim ligjor, më 1 tetor 1997, në llogaritë e tyre u gjetën vetëm 9.5 milionë dollarë. Nga shitja e aseteve të VEFA-s, janë përfituar 3,8 miliardë lekë.




    Alimuça marrëveshje me agjentin Vavilis

    Apostolis Vavilis, akuzohet nga hetuesit grekë, se ka marrë nga kompania VEFA në Tiranë, një shumë prej 800 mijë dollarësh për një kontratë për shitjen e paisjeve të sigurimit. Në vitin 1995 deri në 1997, spiuni Vavilis u shfaq në Shqipëri si përfaqësues i një kompanie, e cila shiste paisje sigurie për Ministrinë e Rendit Publik duke nënshkruar disa marveshje me Alimuçën. Mendohet se përveç marveshjes në fjalë, Vavilis të ketë marrë nga VEFA edhe shuma të tjera parash, të cilat janë zhdukur nga llogaritë e kompanisë. Ai gjithashtu kishte një dyqan armësh vetëm pak metra nga drejtoria e përgjithshme e policisë në qendër të athinës. Ndërkaq, një prift nga manastiri i Malit Athos deklaroi se Kristodulos e dërgoi Vavilisin për një udhëheqje shpirtërore në vitin 1998.



    skandali/ Mijëra debitorë të anulluar. Arapi në hetim, akuzë 5 vartësve
    Administratorët e fajdeve “vodhën” 200 milionë USD

    Pesë administratorë të ish-skemave piramidale, merren të pandehur nga Prokuroria e Tiranës, e cila pak ditë më parë, ka komunikuar akuzat. “Shpërdorim detyre”, është akuza, që rëndon mbi shtetasit Sabah Duçkollari, Nasip Ahmeti, Arben Abazi, Vjollca Gjylohmeti dhe Merita Ahmeti. Pesë të akuzuarit, kanë kryer detyrat e administratorëve për asetet dhe pasuritë e ish-kompanisë piramidale, “Vefa Holding”. Lajmi konfirmohet për gazetën “Panorama”, nga zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas këtyre burimeve, Prokuroria e Tiranës, ka thirrur gjatë javës që shkoi, pesë administratorët dhe u ka komunikuar akuzën. Burimet e hetimit, sqaruan se shuma e dëmit 200 milionësh, nuk është shkaktuar vetëm nga pesë administratorët e Vefës, por edhe nga mbikqyrësit e ish-skemave të tjera piramidale të cilët kan bërë shkelje të tilla.

    Denoncimi
    Kallëzimi penal ndaj 15 administratorëve të aseteve dhe pasurive të ish-skemave piramidale, është bërë në muajin qershor të vitit të shkuar, nga kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për fajdet, Arben Imami. Nisur nga ky kallëzim, në të cilin ndodhej edhe emri i kryeadministratorit Farudin Arapi, Prokuroria e Tiranës filloi hetimet. Gjatë verifikimeve, hetuesit gjetën elementë fajësie për pesë administratorët e Vefës, ndërsa kryeadministratori Arapi, sipas burimeve zyrtare është ende në hetim. Kallëzimi mban firmën e pesë anëtarëve të Komisionit Parlamentar, Arben Imami, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Pal Dajçi dhe Saimir Curri.

    Hetimi
    Mijëra qytetarë ishin hequr nga listat e debitorëve të skemave piramidale. Ata kishin tërhequr shuma marramendëse parash nga skemat piramidale dhe më pas emrat e tyre ishin hequr nga lista. Kjo ishte “rruga e artë”, që u kishte hequr detyrimin një numri të konsiderueshëm qytetarësh, për të kthyer paratë e marra në arkat e piramidave. E gjithë kjo procedurë, ishte kryer nëpërmjet një falsifikimi të pastër aktesh noteriale, apo dëshmish. Fakti, alarmoi organin e akuzës. Menjëherë, Prokuroria filloi të hartonte listën e dokumentave që do të sekuestroheshin si dhe personave, që do të thirreshin si dëshmitarë. Për disa muaj me radhë, hetuesit e krimit ekonomik, kryen verifikime të pafundme. Administratorët e akuzuar i thirrën disa herë në Prokurori, ku dhanë sqarime lidhur me veprimet që kishin kryer. Dy thirrje shkuan në adresë të kryeadministratorit të fajdeve Farudin Arapi, i cili nuk u paraqit në organin e hetimeve.

    Falsifikimet
    Pasi kanë siguruar dëshmitarë, që pohojnë se kanë tërhequr para nga piramidat, por se nuk figurojnë në listat e debitorëve, hetuesit kanë filluar punën, për provat dokumentare. Gjatë sekuestrimit të materialeve dhe eskpertimit të tyre, u zbuluan mijëra akte noteriale të falsifikuara, si dhe dëshmi e deklarime të rreme të personave të ndryshëm, emrat e të cilëve ishin hequr nga lista. Emrat e disa personave të tillë, të cilët pranuan të flasin për Prokurorinë, nuk kishin tërhequr shuma të mëdha nga fajdet, ndaj sipas burimeve të Prokurorisë, kanë pranuar të dëshmojnë për hetimin.



    administratoret e akuzuarit

    Sabah Duçkollari
    Nasip Ahmeti
    Arben Abazi
    Vjollca Gjylahmeti
    Merita Ahmeti

    administratoret nen hetim

    Farudin Arapi kryetar i Grupit mbikëqyrës
    Merita Çeliku
    Violeta Kraja
    Tushe Hoxha
    Daniela Riskaj
    Lumturi Brahaj
    Burbuqe Duke
    Ilir Laku
    Yllka Sajati
    Donika Pepa
    Ymer Liskala


    Të gjithë precedentët e fajdeve me drejtësinë

    Të shtunën e 10 majit 2003, kryeadministratori i fajdeve Farudin Arapi, refuzon të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Ai ishte thirrur për të dhënë sqarime, lidhur me shitjen e parregullt të dy objekteve të piramidave. Ato ishin shitur me shuma qesharake, nga vartësit e Arapit. Pesë ditë më pas, më 15 maj 2003, Arapi pas thirrjes së përsëritur nga hetuesit, vendos të shkojë në Prokurorinë e Tiranës. Ai dëshmoi lidhur me disa veprime të parregullta të administratorëve të firmës “Gjallica” të cilët kishin “falur” një banesë në Qytetin Studenti. Më 4 qershor 2003, Prokuroria e Tiranës merr në hetim të gjitha shkresat zyrtare që mbanin firmën e kryembikqyrësit të skemave piramidale, Farudin Arapi. Objekti i verifikimeve ishte miratimi nga Arapi i shitjeve të parregullta dhe nën vlerë, të aseteve të skemave piramidale. Pesë ditë më pas, më 9 qershor 2003, drejtuesit e Komisionit Hetimor Parlamentar për transparencen e fajdeve, padisin në organin e akuzës Arapin, për heshtjen e plotë ndaj kërkesave për të dhënë ifnormacion. Tre ditë pas këtij denoncimi, Prokuroria merr në hetim Arapin, duke filluar procedimin penal për kallëzimin ndaj tij. Nën akuzën për pengim në zbardhjen e së vërtetës, Farudin Arapi përballet me grupin e hetimit të Prokurorisë, më 9 korrik 2003. Pasi Komisioni Parlamentar kishte përfunduar raportin e tij, Prokuroria fillon verifikimet mbi këtë material, më 5 shator 2003. Objekti i vrifikimeve të hetuesve në raport, ishin shkeljet e Farudin Arapit, të zbuluara nga deputetët. Më 14 korrik 2003, Komisioni Hetimor Parlamentar për fajdet, del më dy raporte në Parlament. Një raport ishte hartuar nga deputetët e të djathtës në komision, ndërsa raporti tjetër kishte si autorë të tij, të djathtët. Prokuroria e Tiranës, merr sërish në hetim Farudin Arapin, më 6 shkurt 2004. Edhe kësaj radhe, akuza bën fjalë për pengimin që ka shkaktuar Arapi në punën e grupit hetimor parlamentar për fajdet. Hetuesit e kryeqytetit, vendosin të marrin në pyetje Farudin Arapin lidhur me akuzat e bëra në adresë të tij, nga ish-kreu i Përmbarimit të Tiranës, Detar Hysi. Më 5 mars, 2004, Përmbarimi gjyqësor i kryeqytetit, kallëzon penalisht Farudin Arapin në Prokurori. Më pas, më 10 qershor, Komisioni i dytë Parlamentar për hetimin e fajdeve, depoziton në Prokurori, kallëzimin e fundit ndaj Farudin Arapit. Kryeadministratori i skemave piramidale, është person në hetim, për kallëzimin e bërë nga Arben Imami, kryetar i komisionit hetimor.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    200 milione dollare te firmes rentiere Cenaj te transferuara ne Athinë

    Sipas shtypit grek
    Data e Publikimit: 15/03/2005
    Autori i Lajmit:
    24 ore

    Apostolos Vavilis, ne Greqi njeriu me i perfolur dhe tashme i shumekerkuar, mesohet se ne bashkepunim me nje minister shqiptar, nje deputet te PBDNJ-se, si dhe nje zyrtar te larte te policise greke, ka kryer nje transferte parash prej 50 miliarde dhrahmi ne periudhen 1997-1999. Lajmin e ka publikuar gazeta helene "Apogevmatini" e cila pretendon nje lidhje mes ish-agjentit grek dhe shoqerise huamarrese "Cenaj Co" prej nga eshte terhequr dhe shuma ne fjale. "Keta persona vazhdojne te ruajne postet e tyre, nderkohe qe deputeti i Parlamentit shqiptar eshte nje nga themeluesit e ligjit kunder fajdeve", citohet shprehimisht ne "Apogevmatini". Sipas te njejtes gazete behet e ditur gjithashtu se transferta e lekeve nga firma rentiere "Cenaj Co" eshte bere drejt Athines, Shkupit e Budapestit. Nderkohe kjo media nuk ka dhene asnje emer konkret per bashkepunetoret e Vaviliasit per te cilet pretendon se jane te perfshire ne kete afere. Ish-agjenti grek, i njohur ndryshe me emrin Apostolos Kavalaros, eshte njekohesisht nje nder debitoret me te medhenj te piramides "Vefa". Sic tregojne te dhenat qe para nje muaji i shfaqi po e njejta gazete, Vavili mori 4.2 milione dollare nga kjo firme rentiere ne periudhen 1995-1998. Ne detajet e serviura, "Apogevmatini" pretendonte per nje marreveshje te nenshkruar mes Vaviliasit dhe Vehbi Alimuces ne vitin 1996, e cila kapte vleren prej 800 mije dollaresh dhe qe permbante blerjen e disa aparaturave te sigurimit, si kamera, etj. Nuk dihet perse ish-bosi i VEFA-s i ka kerkuar keto pajisje moderne ne nje kohe kur firmat e fajdeve kishin arritur kulmin dhe shteti krizen me te papare ne historine e tij. Ish-agjenti i inteligjences helene njihet gjithashtu si nje njeri i afert me kishen ortodokse greke dhe nje prej patriarkeve me te degjuar te Greqise. Firma "Adami" qe ishte ne varesi te Vavilit, e cila i shiste arme dhe mjete te blinduara Ministrise se Jashtme greke bashkepunonte dhe me mafian shqiptare. Dy nga bashkepunetoret e tij me te ngushte ishin gruaja e vet, Malin Kuen, dhe nje avokat i tij nga Volosi. Vavili me 26 janar 1995 ka shkuar ne Shqiperi bashke me Sivi Laviraqi, i cili ishte dhe kumbari i tij, por dhe keshilltar i ministrit te Jashtem, bejne te njohur mediat greke. Nderkohe qe fakti i servirur se fundmi prej "Apogevmatini" dhe hijet e dyshimit te hedhura ndaj nje politikani te nivelit te larte ne Shqiperi mesohet se shume shpejt do te shnderrohen ne objekt te policise sekrete greke. Madje kjo e fundit ne bashkepunim me Interpolin ka kohe qe eshte vene ne ndjekje te Vaviliasit, i cili mendohet se fshihet ne nje nga vendet evropiane fqinje. Por me sa duket, ky do te jete edhe nje material interesant per Komisionin Mbikeqyres te Fajdeve dhe te autoriteteve policore shqiptare per faktin se parate konsiderohen si kontribute te klienteve shqiptare dhe si nje ceshtje e sigurise kombetare.
    Me poshte, vijon artikulli i plote i te perditshmes greke, "Apogjevmatini"

    Nga Ion PAPADAKIS

    Te pakten 50 miliarde dhrahmi (200 milione dollare, shenim i redaksise), nga firmat piramidale shqiptare, falimentimi i te cilave shpuri ne rrenimin e ekonomise se vendit fqinj me rezultat mijera kreditore te humbasin pasurite e tyre, sipas burimeve te sigurta te "Apogevmatinise", kishin per destinacion Athinen, Shkupin dhe Budapestin. "Pilot" i ketij "aeroplani" ishte Apostolos Vavilis dhe ekipazhi nje minister i tanishem i qeverise shqiptare, nje deputet i minoritetit grek te Shqiperise dhe nje funksionar i larte i policise greke, qe atehere sherbente ne Janine. Nderkaq mbetet e panjohur shuma e parave.

    "Zbritja" ne Shqiperi
    Duke shpleksur lemshin, kujtojme se veprimtaria e Apostolos Vavilis ne Shqiperi, sic zbuloi e para "Apogevmatini", fillon ne tetor 1995. Atehere, me emrin Apostolos Kavelaras dhe me nje grup bashkepunetoresh te besuar fillon kontaktet dhe bashkepunimin me Alimucajn, pronar i VEFA Holding, nje kompani qe atehere funksiononte si "kompani investuese" dhe qe merrte depozita nga private duke dhene perqindje interesi me te larte se sa ajo zyrtare e bankave. Bashkepunimi i Vavilit me VEFA-n filloi me furnizimin me sisteme sigurimi, makina te blinduara, blerje motocikletash sa per garden personale te Alimucajt sa edhe per transportimin e sigurt te parave. Hyn e del ne Shqiperi me emrin Kavelaras, por edhe nen mbrojtjen e miqve "te larte". Ne cdo kthim ne Greqi, sa ai aq edhe bashkepunetoret e tij, sjellin me vete shuma jashezakonisht te medha parash te cilat ne fazen e pare e kishin origjinen nga sherbimet qe i kishte ofruar Alimucajt dhe qe, sipas deklaratave valutore ne doganat e Kakavijes e Janines dhe te aeroportit te Athines, ishin krejtesisht te ligjshme. Shuma totale, kapte shifren 1 milion dollare.

    Banka dhe anije
    Mirepo veprimtaria e Vavilisit nuk perfundon aty. Transportimi i parave vazhdon me dy qellime: Blerjen e nje banke ne Greqi per llogari te Alimucajt, keshtu qe te krijohej nje dege e bankes ne Shqiperi dhe te transferoheshin parate ne nje banke greke me synime te qarta (legalizim i parave qe depozitoheshin ne firmen piramidale "VEFA") dhe blerjen e dy anijeve cargo per linjen Perama (Greqi)-Durres-Vlore-Itali e Poshtme, blerje qe u realizua, por me ndermjetes tjeter. Keto anije jane "Vlora" (ish Lucinda) dhe Port of Durres, te cilat sot jane sekuestruar ne Shqiperi. Por te njejten kohe Apostolos Vavilis qarkullon ne Shqiperi me emrin e vertete dhe perpiqet te penetroje ne nje tjeter kompani te ngjashme me "VEFA"-n, nje prej drejtuesve te se ciles, eshte nje minister i qeverise se sotme shqiptare.
    Kjo kompani eshte Cenaj Investment Company, me seli ne Vlore dhe pronar Lefter Cenajn, i cili eshte i burgosur ne Greqi (ne burgun e Nafplios) per skandalin e piramidave shqiptare. Theksohet se ministria greke e Rendit Publik me 24 shtator 1997 kerkonte informata rreth lefter Cenajt n ga Interpol Tirana dhe me 12 tetor 1997 mberriti pergjigjja e cila paraqiste suksesin kolosal te biznesit te Cenaj Investment Company, por edhe vinte ne dukje se pronari i saj nuk u perndoq asnjehere dhe as perndiqet ne Shqiperi per cfaredo vepre penale, megjithese u kishte borxh 16.000 qytetareve rreth 50 milione dollare.

    Mbi cdo dyshim
    Raporti i Interpolit shqiptar perfundonte me deklaraten se qytetari shqiptar Lefter Cenaj nuk perben rrezik per sigurine publike dhe gezon respektin nga kreditoret dhe perfaqesuesit e ligjit. "CV"-ja e mesiperme do t'i jepte Vavilisit mundesine qe te bashkepunonte tanime me nje kompani e cila (ndonese piramidale) gezonte respekt absolut dhe jo me me VEFA-n e Alimucajt, i cili here pas here kishte krijuar shqetesime ne opinion me objektin e envestimeve te tij.
    Nje tjeter shtyse e rendesishme ishte se kompania Cenaj ishte e vetmja qe dispononte licence zyrtare per funksionimin e agjencive te shkembimit valutor, cka do ta ndihmonte Vavilisin qe parate e firmave piramidale te legalizoheshin pa procedura. Perpjekja e njeriut me njemije fytyra kurorezohet me sukses... Krijohet grupi i ri i njerezve, te cilin ama nuk e udheheq Vavilis, por eshte pjesetar i tij dhe kryen detyren e transportuesit. Kesaj here me pasaporte te nje vendi ballkanik dhe nen mbrojtjen e ministrit te sotem te qeverise shqiptare, te funksionarit ne detyre te policise greke, por edhe te deputetit; transporton shumat kolosale nga Shqiperia per ne Greqi dhe ne Shkup. Nje nga menyrat e transportimit eshte me automjetin e deputetit, ku Vavilis paraqitet si shofer, ndersa takimet e grupit (te oficerit te policise greke me deputetin e minoritetit) behen ne hotelin "Ksenia" te Janines.

    Ndjekjet penale dhe ligji

    I gjithe "operacioni" funksionon nga 1997 deri me 1999, periudhe gjate se ciles Bursa e Athines ndodhet ne nivele jashtezakonisht te larta, kontrolli i kodeve qe hapen eshte i manget dhe fitimet e invetitoreve jane shume te medha krahasuar me ato te vitit 2000 e me tej. Sot Vavilis eshte person i kerkuar ne vendin tone, ndersa pritet t'i komunikohen edhe akuza te tjera, deputeti i minoritetit mbetet deputet, funksionari i larte i policise greke eshte ne detyre, ndersa eksponenti i atehershem i kompanise Cenaj dhe sot minister, eshte njeri nga njerezit qe hartuan ligjin me te cilin firmat piramidale te asaj kohe u shpallen te paligjshme dhe sot ndiqen penalisht edhe ne vendin tone, per pastrim parash.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Vavilis, strehohet ne Gjirokaster

    E Enjte, 17 Mars 2005

    "Ndertonte" marredhenie konfidenciale ne Shqiperi ne periudhen 1993-1999, ndersa harku i aktivitetit te tij, me qender perhere vendin fqinj, shtrihet deri ne Shkup, ku gjate se njejtes periudhe sillet se ka marre me qera nje banese ne Manastir, ku bashkejetonte me oficerin ne lirim Joani Triandafilaki. Deklarata e Vavilis: "Dua te dorezohem"

    Nga Ion PAPADAKIS

    "Apogevmatini" e gjeti Vavilin ne Shqiperi. Njeriu me njemije fytyra, duke ndertuar marredhenie me vendin fqinj, sillet, gjithnje sipas burimeve te besueshme, te kete gjetur strehe ne Gjirokaster, ku edhe u pa para njezet ditesh, fakt qe u konfirmua edhe nga burime shume te larta gjyqesore ditet e fundit. Sipas te njejtave burime, Vavilis sot gjendet ne Itali. Eshte me se e sigurt se harku i aktivitetit te tij nga 1993 deri me 1999 ka percaktuar tashme edhe vendin se ku fshihet, perderisa rajoni me i gjere i Ballkanit i ofron siguri, por edhe mundesine e informimit te menjehershem per c'ka ndodh ne Greqi lidhur me ndjekjen e tij.

    Nga Shqiperia ne Shkup

    Apostolos Vavilis apo Kavelaras, nga 1993 deri me 1999 qarkulloi, por edhe veproi nga Shqiperia deri ne Shkup, pa injoruar natyrisht marredheniet e vecanta qe kishte krijuar me Izraelin.

    Eshte karakteristike se per dy vjet mbante me qera nje banese ne Shkup, ku sillet te bashkejetonte me oficerin ne lirim Janis Triandafilakis. Por pika kyc eshte Shqiperia dhe me gjere rajoni i Ballkanit. Duke pasur per "aleate" situaten e paqendrueshme politike ne Shqiperi dhe ne Shkup, dhe duke u kamufluar pas sistemeve te sigurimit qe perfaqesonte Vavilis, brenda nje kohe te shkurter penetron ne firmat investuese, krijon marredhenie me zyrtare te larte te aparatit shteteror te vendit fqinj dhe duke iu sherbyer interesave te tij personale, por edhe interesave te "miqve" te tij, perfiton siguri, por edhe imunitet, cka nderkaq nuk eshte fakt i panjohur per sherbimet sekrete greke.

    Raporti dhene Sherbimit Informativ

    Me nje raport me shkrim drejtuar funksionarit te larte te atehershem te EYP (Sherbimi Informativ Kombetar grek), G.Kristoforidis, analizon situaten politike ne vendin fqinj, aparencen financiare te ish bosit te firmes piramidale VEFA, Vehbi Alimuca, por edhe objektivat e ketij te fundit per te ushtruar biznese ne Greqi.

    Ketu duhet te kujtojme se Apostolos Vavilis ne raportin ne fjale, insiston te theksoje kembenguljen e Alimucajt, por edhe te Emin Musliut per te bashkepunuar me firma greke te sektorit privat, por edhe publik, si Praktiker, per te perfaqesuar ne Shqiperi DEH (KESH-i grek), me qellim perfitimin e veprave publike, hidrocentrale mbi lumin e Vjoses, ndertim rrugesh, etj.

    Ne nje pike tjeter te raportit te zgjeruar, qe deshmon per akseset e medha te Vavilisit ne vendin fqinj, (Shqiperi) por edhe gjendjen ekonomike te bashkepunetoreve te vet, del perpjekja e ankthshme e VEFA-s per te krijuar apo per te blere nje banke ne "nje vend me kredibilitet, qe mund te ofroje lehtesira, sic eshte Greqia". Qellimi i kesaj levizjeje ishte legalizimi i sistemit te depozitave te kreditoreve. Perpjekja u be, sic zbuloi "Apogevmatini", por pa rezultat.

    Sa per histori duhet te themi se Emin Musliu, nip i Emin Agait te Prevezes eshte nje personalitet ne Shqiperi, ai kishte qene zevendesminister ne qeverine e Hoxhes, ndersa ishte edhe deputet e minister ne qeverine e pare te Partise Demokratike, por dha doreheqjen per shkak te nje konfrontimi te ashper me Berishen.

    Konfirmim i marredhenieve

    Faktet e mesiperme konfirmojne lidhjet e ngushta te Vavilisit me vendin fqinj dhe me EYP, i cili ne ate kohe ishte absolutisht ne dijeni sa per levizjet e tij, aq edhe te biznesmeneve ne Shqiperi.

    Me makine deputeti dhe pasaporte kosovare

    Levizjet e tij brenda Shqiperise, por edhe ne Greqi kryheshin me makinen e nje deputeti minoritar, nderkohe qe informatat e sjellin Vavilin qe ne ate periudhe te paraqitej e te qarkullonte me pasaporte kosovare, e cila ende nuk dihet se nga eshte marre dhe prej kujt eshte leshuar. Veprimtaria ekonomike e Vehbi Alimucajt nuk mundet ta linte pa e joshur Apostolos Vavilisin.

    Duke siguruar mbeshtetjen e tij ai paraqitej ne Greqi nepermjet firmes se ligjshme "Elthorne", duke qene "kujdestar" i shumave kolosale te firmes VEFA. Ai ka hyre ne marreveshje per blerjen e 50% te firmes Aviator, blerjen e te pakten dy anijeve ("Vlora" dhe "Port Of Durres"), nje hoteli, por edhe blerjen e firmes Pensten (filial i firmes se ndertimit Dar-Al Handsah. Duhet theksuar se kete firme Vavili e kishte permendur edhe ne raportin e tij per SHIK-un grek. Marredheniet e Vavilit me firmen "VEFA", por edhe me presidentin e saj Vehbi Alimuca ishin te drejtperdrejta dhe per kete arsye ai u muar edhe me investimin e parave te firmes piramidale. Ne kete rast ai ishte "bosi"! Gje, e cila nuk ndodhi ne rastin e firmes "Cenaj Company", pronarin e se ciles Lefter Cenaj nuk e njihte personalisht. Atje ai ishte thjesht transportuesi i parave, te cilat grupi i te treve i perdori duke perdorur si mburoje besueshmerine dhe gjendjen ekonomike te firmes.

    Cader mbrojtese apo shantazh?

    Vazhdon te fshihet Apostolo Vavilis ne Shqiperi? Sipas informatave ai fshihet ne Gjirokaster, nen mbrojtjen e nje deputeti, nje ministri dhe disa zyrtareve te tjere te larte shqiptare.

    Por pyetja eshte tjeter? Eshte "cader mbrojtese" apo "cader shantazhi"? Cfare marreveshje do qe te arrije njeriu me nje mije fytyra dhe sa u "detyrohet" njohjeve te tij me sferat e larta? Sa di dhe sa nuk duhet te thote? Me cfare faktesh e "mbajne" dhe cilet do te "djege" ne rast se shfaqet dhe flet? Se fundi, eshte nje marredhenie reciproke frike, apo interesash te ndersjellta?...

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Vavilis: Brenda 31 marsit dorezohem ne Prokurori

    E Enjte, 17 Mars 2005

    Apostolos Vavilis, personi i shume kerkuar nga drejtesia greke, per disa vepra penale, se fundi i perfolur per implikim ne vjedhjen e kreditoreve shqiptare, nepermjet nje deklarate personale ka konfirmuar dje, dorezimin ne prokurorine e Athines, brenda muajit mars 2005. "Nje person prane Vavilis, i deklaroi zyrtareve te larte te Prokurorise ne Athine, se i dyshuari deshiron te dorezohet brenda diteve te mbetura te ketij muaji", citohet televizioni helen Alpha. Sipas tij, vete Vavilis, deklaron se deshiron te dorezohet, per shkak se e ndjen veten te pafajshem per abuzime financiare. "Deshira ime e vetme qe te dorezohem, eshte te kete hetime korretke dhe nje gjyq te drejte", citohet ne deklaraten e djeshme, Apostolos Vavilis. Pergjigjia e pales greke, ishte e menjehershme. "Ne kemi kontaktuar me Vavilis dhe po negociojme per dorezimin e tij, ndersa i garantuam se do te gjykohet korrektesisht", thane zyrtaret e ministrise helene te Drejtesise.

    Nderkohe, autoritetet greke te policise dhe Interpolit, thane dje se kane identifikuar vendndodhjet e koheve te fundit te Vavilis. Sipas tyre, dyshohet shume se i kerkuari eshte strehuar ne Shqiperi, por edhe ne Itali si dhe disa vende te tjera te Ballkanit. Policia helene, thote se stacioni i fundit i Vavilis, dyshohet te jete aktualisht, Italia, por nuk perjashton qe "ai te beje levizje te shpeshta mes Italise dhe Shqiperise, me identitet te rreme dhe aktualisht, te ndodhet ne Gjirokaster". Vavilis, akuzohet nga drejtesia greke, per pastrim parash ne Hungari, ne periudhen 1995-'97, si dhe trafik armesh me Italine, ne vitin 1999. Ed.Ku

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Prokuroria, s'ka hetim per "pastertine" e Cenajt

    E Enjte, 17 Mars 2005

    TIRANE - Prokuroria e Pergjithshme, nuk ka nen hetim asnje dosje, qe te lidhet me nje shkrese sekrete te Interpolit shqiptar, ku Lefter Cenaj, cilesohet si qytetar pa probleme me ligjin, ndonese i kishte borxh 20 mije kreditoreve, dhjetra milione dollare. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme, thane dje se nuk ka asnje kallezim ne lidhje me kete ceshtje, ndersa nuk perjashtuan te nise nje hetim edhe me nismen e vete organit qendror te akuzes. E perditshmja proqeveritare helene "Apogjevmatini", ne numrin e saj te se martes, botoi faksimile te nje shkrese sekrete te Interpolit shqiptar te dates 12.10.1997, ku Lefter Cenaj, evidentohej si qytetar i respektuar dhe pa probleme me drejtesine. Shkresa ishte shkruar, gjashte muaj pas renies se piramidave dhe konfirmimit te zhdukjes se miliardave leke te shqiptareve, ne firmen piramidale, "Cenaj".

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Heshtja akuze per milionat e fajdeve

    E Enjte, 17 Mars 2005

    Dy dite me pare, gazeta greke e mbremjes "Apogjevmatini" botoi nje shkrim- akuze rreth fatit te rreth 200 milione USD te firmes piramidale "Cenaj", qe sipas saj, nga 1997- 1999 jane transferuar kesh, nga Shqiperia drejt Greqise. Nje histori,- qe sipas humorit te raporteve me qeverine,- u botua dje ne disa nga gazetat e perditeshme te Tiranes, nderkohe qe sot, "Korrieri" boton nje tjeter shkrim te kolegeve greke. Sipas tyre, Apostolos Vavilis nje personazh filmash hollivudiane me "1000 fytyra", i perfolur edhe per perfitime te milona dollareve te tjere nga firma piramidale "VEFA", megjithese i kerkuar nga Interpol Athina ne te gjithe boten, ka gjetur strehim, as me pak e as me shume, por ne Shqiperi.

    Ne keto shkrime jane akuzuar si te implikuar ne menyre te drejtperdrejte nje minister aktual i qeverise Nano, nje deputet i PBDNJ dhe zyra e Interpol Tiranes, e cila me 12 tetor 1997,- kur socialistet kishin 4 muaj qe kishin ardhur ne pushtet pas protestave antifajde,- i kishte siguruar autoritetet greke se Lefter Cenaj "ishte njeri i nderuar". Por, cuditerisht dje, asnje nga institucionet e akuzuara per nje nga fenomenet me te renda ne Shqiperine e 15 viteve te fundit, nuk eshte prononcuar. Qeveria dhe Grupi Parlamentar i PBDNJ, nuk e kane pergenjeshtruar lajmin. Askush nuk ka dhene garanci se asnje minister shqiptar, asnje zyre e ministrise se Rendit dhe asnje deputet i partise se minoritetit grek, nuk eshte implikuar, duke ofruar si garanci per kete, venien e tyre ne dispozicion te hetimit te kesaj ceshtje. Madje, as Kryembikqyresi i fajdeve Farudin Arapi, qe me aq entuziazem deklaroi nje jave me pare se po ky Vavilis kishte perfituar dhe transferuar para nga VEFA, nuk u ndie kur dje i erdhi radha firmes "Cenaj". Ndersa Prokuroria, u duk edhe me qesharake, kur burime te saj, thane se nuk kane ndermend ta hetojne kete ceshtje, pasi per te "nuk ka kallezim". A thua se askush nuk e di ne kete vend, se ky organ vihet ne levizjes edhe "kryesisht".

    Por, ka patur dje edhe nje pale tjeter qe ka heshtur, andej nga ku nuk pritej: Opozita. Por, heshtja e kesaj te fundit, eshte nje heshtje e llojit krejt tjeter. Eshte heshtja e asaj force politike qe iku nga pushteti, pikerisht se lejoi qe 90% e shqiptareve te humbnin kursimet e tyre ne firmat mashtruese piramidale. Por, Berisha nuk eshte nga ata lloj aktoresh politike qe nuk dine t'i shfrytesojne keto raste te arta. Por, ai duket se vetem po mban shenim, sepse motorret e fushates elektorale, ende nuk jane ndezur.

    Me provat e fundit qe po dalin ne shesh, e ndihmuar edhe nga heshtja- akuze e qeverise dhe mazhorances, duket se opozita ka nje argument me shume per te kerkuar kete vit, rikthimin e saj ne pushtet. E per kete, po i ndihmojne vete socialistet, te cilet jo vetem nuk arriten qe per 8 vjet me radhe t'i kthejne shqiptareve maksimumin e mundshem te parave, por me heshtjen e tyre, po tregojne se ndonje prej tyre vertete eshte investuar, jo per gjetjen, por per grabitjen e parave te fundit te kreditoreve, qe ishin fshehur ne Shqiperi.

  14. #14
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Greqia, frike per implikimin e Kishes ne ceshtjen "Vavilis"

    E Enjte, 17 Mars 2005

    Autoritetet policore dhe hetimore ne Greqi, sipas mediave vendase, i druhen shume implikimit edhe te Kishes ortodokse helene ne ceshtjen "Vavilis", sipas te perditshmes greke "Elefterotipia", autoritetet kane frike se Apostolos Vavilis, nisur edhe nga fakti se ishte me pare nje funksionar Kishe, i identifikuar atje, me mbiemrin Fokas, ka patur ndikim dhe rol te madh, ne zgjedhjen e Patriarkut te "Jerosolimon Irinu". Pas kesaj, besohet se nen emrin Rafael Anagnostakis, 44 vjecari nga Volos, depertoi ne Italine e Poshtme, gjithnje nen petkun religjioz, duke abuzuar me trafiqe te ndryshme. Mesohet se ka qene Hristodhulos, zyrtar i larte i Kishes greke, i cili ne vitin 1987, i besoi Vavilisit, funksione kishtare. Nderkohe, pritet qe per ceshtjen e bujshme, te prononcohet edhe Mitropoliti i Leru, Kalimnut dhe Astipaleas, Nektarios. Deklaratat e tij, priten me 21 mars te ketij viti.
    KORRIERI
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur beri muuuu ne popull se si mafia e arben Malajt i gjen parate per hotelet qe ka ndertuar .. ben Malaj tha se i vellai i tij ka punuar ne greqi e ka fituar...

    A thua ka punu si trashegimtar i Onasit ki Malo labi..
    Mirpo ja ku duall dhe hajdutlleku i Malo financierit te qeverive Nano:



    RD

    --

    Shtypi grek: Si u transportuan paratë e "CENAJ"-t në Greqi gjatë 1997-1999.

    Roli i këshilltarit dhe ministrit të qeverisë Nano në largimin e 200 milionë dollarëve nga Shqipëria

    Ministri Arben Malaj përcolli në Greqi milionat e piramidave

    Fakte tronditëse të shtypit grek mbi fajdet shqiptare. Gazeta proqeveritare greke, "Apogjevmatini", ka dy ditë që shkruan se i shumëkërkuari Apostolos Vavilis, bashkëpunonte në Tiranë me një deputet dhe një ministër, të cilët i mbajnë ende postet sot. Ministri, sipas gazetës, ka qenë eksponent i kompanisë "Cenaj" dhe në një kohë "është njëri nga njerëzit që hartuan ligjin me të cilin firmat piramidale të asaj kohe u shpallën të paligjshme"

    Një deputet dhe një ministër aktual kanë ndihmuar njeriun që transportoi 200 milionë dollarë të kompanisë së fajdeve "Cenaj&Co". Por po ky ministër, së bashku me disa zyrtarë shqiptarë, vazhdon të mbajë në mbrojtje Vavilisin, njeriu që transportoi paratë e fajdeve shqiptare në Greqi. Gazeta proqeveritare greke, "Apogjevmatini", ka dy ditë që shkruan mbi disa fakte tronditëse rreth fajdeve shqiptare dhe lidhjet me të shumëkërkuarin Apostolos Vavilis, agjent grek i kërkuar në vendin e tij për mashtrime dhe trafiqe të paligjshme.

    Sipas gazetës së njohur greke nuk janë pak, por 200 milionë dollarë kursime, që qytetarët shqiptarë i flijuan në firmat piramidale, që kanë "bërë krahë" drejt Athinës, Shkupit dhe Budapestit.

    Shuma e madhe e parave të investuara nga 20 mijë kreditorë ishte transportuar në vendin fqinj nga i shumëkërkuari Apostolos Vavilis, i përfolur për implikim edhe në paratë e "VEFA"-s. Por shtypi shkruan se Vavilis ka penetruar në një tjetër kompani fajdesh, e cila drejtohej në atë kohë nga një ministër i qeverisë së sotme shqiptare. Gazeta thotë se ministri aktual, deri dje ka qenë eksponent i "Cenaj"-t. Gazeta në fakt ndjek lëvizjet e Vavilis, i cili dyshohet se ka jetuar në Shqipëri gjatë periudhës 1993-1999.

    Dje, shtypi grek tregoi se njeriu i shumëkërkuar dhe i akuzuar në Greqi për trafiqe të paligjshme, ka jetuar sa në Gjirokastër dhe sa në Shkup, ndërsa ka udhëtuar nëpër rrugët e Shqipërisë me makinën e një deputeti minoritar, dhe ka pasur mbështetjen e një ministri të qeverisë aktuale.

    Të dhënat tregojnë qartë se ministri aktual i qeverisë, i cili ka qenë eksponent i "Cenaj"-t, ka qenë ministër në periudhën 1998-1999, është ai i Financave, Arben Malaj. Gazeta që nuk ia përmend emrin ministrit, është e qartë në përcaktimin e saj kur shkruan se, "Vavilis ka nxjerrë miliona dollarë nga Shqipëria, në bashkëpunim me një deputet të parlamentit shqiptar nga minoriteti, një ministër të kabinetit të sotëm qeveritar, si dhe një funksionar të policisë greke, i cili asokohe shërbente në Janinë". Sipas gazetës, Vavilis ka bashkëpunuar edhe me Lefter Cenajn, president i firmës së njohur piramidale, i cili aktualisht ndodhet në burg.


    Operacioni u krye nga 1997-a deri në 1999-ën

    Gazeta, në numrin e sotëm, shkruan se Vavilis ka jetuar për një kohë të gjatë në Shqipëri, në mbrojtjen e një ministri dhe një deputeti.

    Gazeta shkruan se i gjithë "operacioni" për kalimin e 200 mijë dollarëve është kryer nga viti "1997 deri më 1999, periudhë gjatë së cilës Bursa e Athinës ndodhet në nivele jashtëzakonisht të larta, kontrolli i kodeve që hapen është i mangët dhe fitimet e investitorëve janë shumë të mëdha, krahasuar me ato të vitit 2000 e më tej".

    Gazeta shkruan se njerëzit që e ndihmuan Vavilisin të kalonte shumën e parave, ishin një deputet dhe një ministër, të cilët edhe sot janë të tillë.

    "Deputeti i minoritetit mbetet deputet, funksionari i lartë i policisë greke është në detyrë, ndërsa eksponenti i atëhershëm i kompanisë "Cenaj" dhe sot ministër, është njëri nga njerëzit që hartuan ligjin me të cilin firmat piramidale të asaj kohe u shpallën të paligjshme, dhe sot ndiqen penalisht edhe në vendin tonë, për pastrim parash". Nuk ka dyshim se ministri është vetë Arben Malaj. Ministri i Financave i të dy qeverive "Nano", njeriu që hartoi më pas edhe ligjin për piramidat, pasi vodhi në to për vete dhe kryetarin e Partisë Socialiste.


    Vavilis, nën mbrojtjen e zyrtarëve shqiptarë

    Dje, shtypi grek, në pjesën e dytë të investigimit ndaj Vavilisit shkruante se, ai ka ushtruar aktivitetin e tij në Shqipëri në periudhën 1993-1999, ndërsa harku i aktivitetit të tij me qendër përherë vendin fqinj, shtrihet deri në Shkup, ku gjatë së njëjtës periudhë flitet se ka marrë me qera një banesë në Manastir, ku bashkëjetonte me një oficer në lirim. Shtypi shkruan se megjithëse ai jetonte në Shkup, pika kyçe e veprimtarisë së tij ishte Shqipëria dhe më gjerë rajoni i Ballkanit. Vavilis ka shfrytëzuar më së mirë situatën e paqëndrueshme politike në Shqipëri dhe në Shkup, dhe duke u kamufluar pas sistemeve të sigurimit që përfaqësonte Vavilis, brenda një kohe të shkurtër penetron në firmat investuese, krijon marrëdhënie me zyrtarë të lartë të aparatit shtetëror të vendit fqinj dhe duke iu shërbyer interesave të tij personale, por edhe interesave të "miqve" të tij, përfiton siguri, por edhe imunitet, çka ndërkaq nuk është fakt i panjohur për shërbimet sekrete greke.

    Më tej, gazetari i gazetës greke "Apogjevmatini", i cili po ndjek historinë e fajdeve shqiptare, shkruan se në një raportim të bërë nga një agjent grek i Shërbimit Informativ, Apostolos Vavilis lidhet me Alimuçaj, por edhe Emin Musliu, një ish-zyrtar i lartë në qeverinë e Hoxhës. Vavilis u shfaq në Shqipëri si përfaqësues i energjitikës greke, me qëllim që të përfitonte tendera dhe projekte për ndërtimin e veprave publike, si hidrocentrale mbi lumin e Vjosës apo ndërtime rrugësh nacionale. Gazetari grek shkruan se lidhja e tij në Tiranë ishte edhe Emin Musliu, nip i Emin Agait të Prevezës, i cili ka qenë zëvendësministër në qeverinë e Hoxhës, ndërsa ishte edhe deputet e ministër në qeverinë e parë të Partisë Demokratike, por dha dorëheqjen për shkak të një konfrontimi të ashpër me Berishën.

    Faktet janë kokëfortë. Gazeta thotë qartë se lëvizjet e tij brenda Shqipërisë, por edhe në Greqi kryheshin me makinën e një deputeti minoritar, ndërkohë që informatat e sjellin Vavilisin në atë periudhë të paraqitej e të qarkullonte me pasaportë kosovare. Veprimtaria ekonomike e Vehbi Alimuçajt nuk mund ta linte pa e joshur Apostolos Vavilisin. Ai, të gjithë aktivitetin ekonomik që ka kryer në emër të "VEFA"-s, e ka raportuar edhe për shërbimin informativ grek.

    Vavilisi nuk e njihte personalisht pronarin e "CENAJ Company. Për këtë kompani fajdesh, Vavilis nuk ishte një "biznesmen", por një transportues i parave, të cilin Lefter Cenaj, zyrtari i lartë shqiptar dhe deputeti minoritar, e përdorën si mburojë për paratë e tyre. Gazeta shkruan se Vavilis fshihet në Gjirokastër, nën mbrojtjen e një deputeti, një ministri dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë shqiptarë. Por gazeta në numrin esaj të sotëm hedh hije dyshimi nëse Vavilis është nën mbrojtjen e zyrtarëve shqiptarë apo është peng i tyre.



    "Aeroplani" shqiptar u ul në Athinë

    Nga Ion PAPADAKIS



    Të paktën 50 miliardë dhrahmi (200 milionë dollarë, shënim i redaksisë), nga firmat piramidale shqiptare, falimentimi i të cilave shpuri në rrënimin e ekonomisë së vendit fqinj me rezultat mijëra kreditorë të humbasin pasuritë e tyre, sipas burimeve të sigurta të "Apogevmatinisë", kishin për destinacion Athinën, Shkupin dhe Budapestin. "Pilot" i këtij "aeroplani" ishte Apostolos Vavilis dhe ekipazhi një ministër i tanishëm i qeverisë shqiptare, një deputet i minoritetit grek të Shqipërisë dhe një funksionar i lartë i policisë greke, që atëherë shërbente në Janinë. Ndërkaq mbetet e panjohur shuma e parave.


    "Zbritja" në Shqipëri


    Duke shpleksur lëmshin, kujtojmë se veprimtaria e Apostolos Vavilis në Shqipëri, siç zbuloi e para "Apogevmatini", fillon në tetor 1995. Atëherë, me emrin Apostolos Kavelaras dhe me një grup bashkëpunëtorësh të besuar fillon kontaktet dhe bashkëpunimin me Alimuçajn, pronar i VEFA Holding, një kompani që atëherë funksiononte si "kompani investuese" dhe që merrte depozita nga privatë duke dhënë përqindje interesi më të lartë se sa ajo zyrtare e bankave. Bashkëpunimi i Vavilit me VEFA-n filloi me furnizimin me sisteme sigurimi, makina të blinduara, blerje motoçikletash sa për gardën personale të Alimuçajt sa edhe për transportimin e sigurt të parave. Hyn e del në Shqipëri me emrin Kavelaras, por edhe nën mbrojtjen e miqve "të lartë". Në çdo kthim në Greqi, sa ai aq edhe bashkëpunëtorët e tij, sjellin me vete shuma jashëzakonisht të mëdha parash të cilat në fazën e parë e kishin origjinën nga shërbimet që i kishte ofruar Alimuçajt dhe që, sipas deklaratave valutore në doganat e Kakavijës e Janinës dhe të aeroportit të Athinës, ishin krejtësisht të ligjshme. Shuma totale, kapte shifrën 1 milion dollarë.

    Banka dhe anije


    Mirëpo veprimtaria e Vavilisit nuk përfundon aty. Transportimi i parave vazhdon me dy qëllime: Blerjen e një banke në Greqi për llogari të Alimuçajt, kështu që të krijohej një degë e bankës në Shqipëri dhe të transferoheshin paratë në një bankë greke me synime të qarta (legalizim i parave që depozitoheshin në firmën piramidale "VEFA") dhe blerjen e dy anijeve cargo për linjën Perama (Greqi)-Durrës-Vlorë-Itali e Poshtme, blerje që u realizua, por me ndërmjetës tjetër. Këto anije janë "Vlora" (ish Lucinda) dhe Port of Durrës, të cilat sot janë sekuestruar në Shqipëri. Por të njëjtën kohë Apostolos Vavilis qarkullon në Shqipëri me emrin e vërtetë dhe përpiqet të penetrojë në një tjetër kompani të ngjashme me "VEFA"-n, një prej drejtuesve të së cilës, është një ministër i qeverisë së sotme shqiptare.

    Kjo kompani është Cenaj Investment Company, me seli në Vlorë dhe pronar Lefter Cenajn, i cili është i burgosur në Greqi (në burgun e Nafplios) për skandalin e piramidave shqiptare. Theksohet se ministria greke e Rendit Publik më 24 shtator 1997 kërkonte informata rreth lefter Cenajt n ga Interpol Tirana dhe më 12 tetor 1997 mbërriti përgjigjja e cila paraqiste suksesin kolosal të biznesit të Cenaj Investment Company, por edhe vinte në dukje se pronari i saj nuk u përndoq asnjëherë dhe as përndiqet në Shqipëri për çfarëdo vepre penale, megjithëse u kishte borxh 16.000 qytetarëve rreth 50 milionë dollarë.

    Mbi çdo dyshim

    Raporti i Interpolit shqiptar përfundonte me deklaratën se qytetari shqiptar Lefter Cenaj nuk përbën rrezik për sigurinë publike dhe gëzon respektin nga kreditorët dhe përfaqësuesit e ligjit. "CV"-ja e mësipërme do t'i jepte Vavilisit mundësinë që të bashkëpunonte tanime me një kompani e cila (ndonëse piramidale) gëzonte respekt absolut dhe jo më me VEFA-n e Alimuçajt, i cili herë pas here kishte krijuar shqetësime në opinion me objektin e envestimeve të tij.

    Një tjetër shtysë e rëndësishme ishte se kompania Cenaj ishte e vetmja që dispononte liçencë zyrtare për funksionimin e agjencive të shkëmbimit valutor, çka do ta ndihmonte Vavilisin që paratë e firmave piramidale të legalizoheshin pa procedura. Përpjekja e njeriut me njëmijë fytyra kurorëzohet me sukses... Krijohet grupi i ri i njerëzve, të cilin ama nuk e udhëheq Vavilis, por është pjesëtar i tij dhe kryen detyrën e transportuesit. Kësaj here me pasaportë të një vendi ballkanik dhe nën mbrojtjen e ministrit të sotëm të qeverisë shqiptare, të funksionarit në detyrë të policisë greke, por edhe të deputetit; transporton shumat kolosale nga Shqipëria për në Greqi dhe në Shkup. Një nga mënyrat e transportimit është me automjetin e deputetit, ku Vavilis paraqitet si shofer, ndërsa takimet e grupit (të oficerit të policisë greke me deputetin e minoritetit) bëhen në hotelin "Ksenia" të Janinës.


    Ndjekjet penale dhe ligji


    I gjithë "operacioni" funksionon nga 1997 deri më 1999, periudhë gjatë së cilës Bursa e Athinës ndodhet në nivele jashtëzakonisht të larta, kontrolli i kodeve që hapen është i mangët dhe fitimet e invetitorëve janë shumë të mëdha krahasuar me ato të vitit 2000 e më tej. Sot Vavilis është person i kërkuar në vendin tonë, ndërsa pritet t'i komunikohen edhe akuza të tjera, deputeti i minoritetit mbetet deputet, funksionari i lartë i policisë greke është në detyrë, ndërsa eksponenti i atëhershëm i kompanisë Cenaj dhe sot ministër, është njëri nga njerëzit që hartuan ligjin me të cilin firmat piramidale të asaj kohe u shpallën të paligjshme dhe sot ndiqen penalisht edhe në vendin tonë, për pastrim parash.

    Policia shqiptare në 1997: Cenaj, qytetar i respektuar

    Kush do ta ndihmonte në Tiranë kaq shumë Lefter Cenajn, përveç mikut të tij Arben Malaj, njeriu që u bë ministër i Financave i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e dalë nga lufta e vitit 1997(shën. red). Gazeta "Apogjevmatini" publikon edhe një shkresë tepër sekrete të zyrës së Interpolit në Tiranë, dërguar homologes së saj në Athinë, e cila kishte kërkuar informata për z.Cenaj. Në këtë shkresë, që mban datën 12 tetor 1997, inteligjentët shqiptarë, pasi bëjnë një përshkrim të veprimtarisë së Lefter Cenajt, konkludojnë se, "qytetari shqiptar Lefter Cenaj nuk përbën rrezik për sigurinë publike të Shqipërisë dhe se gëzon respektin e kreditorëve dhe përfaqësuesve të ligjit". Autoritetet policore shqiptare i deklaropnin palës greke se Cenaj, nuk kishte probleme në asnjë nga bizneset e tij në Vlorë, Fier e Berat. Ndërsa nuk shfaqej i kërkuar në asnjë komisariat të vendit. Duke detajuar të dhënat e saj për Cenajn, policia shqiptare me shkresën e saj, e cilëson atë si një njeri të qetë, familjar, me jetë të rregullt. Deri në vitin 1991, ishte funksionar ushtrie në Vlorë. Nuk rezulton anëtar i asnjë partie, ose organizate politike. "Në fund të shkurtit 1997, për shkak të gjendjes së krijuar në vend, nga rënia e piramidave, u largua bashkë me familjen për në Greqi", deklaron policia shqiptare, zyrtarisht.

    Policia shqiptare thotë se pas disa bizneseve të hapura, Cenaj, nisi në janar 1996 të marrë para me fajde nga shqiptarët me 6 për qind interes mujor. Por në janar të vitit 1997, kjo situatë mori fund, pas bllokimit të veprimtarive të tij, në qytetet ku kishte investuar.

    Firma piramidale Cenaj me president Lefter Cenaj, kishte mbi 20 mijë kreditorë si dhe një borxh ndaj tyre që kap shifrën e mbi 400 milionë dollarëve. Pas falimentimit të firmës së tij, Cenaj u largua për në Greqi, ku bashkëpunonte me një greke, Eleni Barbara, duke u marrë nme pastrim parash dhe trafik droge. Por Prokuroria e Përgjithshme shqiptare prej kohësh e kishte shpallur Cenajn si person në kërkim dhe kishte dërguar në disa vende të botës nëpërmjet Interpolit shqiptar, kërkesën dhe fletë-arrestin për arrestimin dhe ekstradimin e tij. Por odiseja e Cenajt nuk përfundon këtu. Në Greqi ai ndiqet penalisht, për akuzën e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, ndërkohë që në Shqipëri ndaj tij ka një akuzë më të rëndë, vjedhje në bashkëpunim, në përpjesëtime të mëdha, me anë të mashtrimit".


    --------------------------------------------------------------------------------

    Familjarët i drejtohen organeve të drejtësisë dhe faktorit ndërkombëtar

    Pse nuk ndalohet shefi i krimeve që vrau Agim Dakën

    Të hetohet përdorimi i dhunës në ambientet publike dhe shoqërimi i Agimit në postën e policisë së Vorës me komandant poste Bujar Laze, prej ku është dorëzuar në Komisariatin Nr.4 të Tiranës tek xhelati Artan Cuku, shef i policisë kriminale, në duart e të cilit Agimi gjeti vdekjen

    Në bazë të Kushtetutës, lëvizja e njerëzve brenda territorit të shtetit është e lirë dhe nëse kjo liri cënohet, personat përgjegjës ndëshkohen me ligj. Kjo lëvizje privohet vetëm kur ndaj personit ka filluar një procedim penal, pra kur dyshohet se ka kryer një vepër penale. Duke iu referuar ligjeve të lartpërmendura shtetasi, Agim Daka, konfirmojmë se deri në ekzekutimin e tij të mistershëm në zyrën e shefit të krimeve të Komisariatit Nr.4 në Tiranë, nuk ka patur asnjë precedent penal, pra ka qenë i lirë si të gjithë shtetasit e tjerë. Pra, Agim Daka, nuk ka qenë person i shpallur në kërkim, nuk ka qenë me masë sigurimi apo ndjekje penale, prokurori dhe gjykatë.

    Ne i drejtohemi Ministrisë së Rendit të na sqarojë publikisht se përse u ndalua Agim Daka në Vorë, i cili po udhëtonte me furgon në linjën Shkodër-Tiranë si të gjithë pasagjerët e tjerë. Gjithashtu të sqarohet përdorimi i dhunës në ambientet publike dhe shoqërimi i tij në postën e policisë së Vorës me komandant poste Bujar Laze prej ku është dorëzuar në Komisariatin Nr.4 të Tiranës tek xhelati Artan Cuku, shef i policisë kriminale, në duart e të cilit Agimi gjeti vdekjen.

    Në këto rethana me të drejtë na lindin këto pyetje që kërkojnë përgjigje dhe analizë hetimore.

    Përse Agim Daka u ndalua dhe u keqtrajtua në Vorë dhe në ambientet e policisë?

    Përse u dërgua në Komisariatin Nr.4 tek xhelati Artan Cuku që i mungonte vetëm trekëmbëshi?

    Përse Agim Daka duhej të vriste në zyrat e vrasësit në Tiranë, mos vallë nuk kishte vend tjetër apo mungesë armësh që të vetëvritej në Shkodër e pse në Tiranë?

    Çfarë i është gjetur Agim Dakës me vete, përveç letrave që do të paraqiste në Ambasadën Greke për një vizë punësimi për një jetë më të mirë (si pasojë kujtoni 9 janarin)?

    Çfarë kërkonte Artan Cuku më tepër nga Agim Daka, më tepër se iu kërkua në Vorë?

    Torturat çnjerëzore dhe evidente në trupin e Agim Dakës kush i bëri dhe përse u bënë, mos vallë edhe këto ia bëri vetes? Këto dëmtime Agimit iu bënë para apo pas ekzekutimit me vdekje?

    Cili është hetimi tjetër që kërkonte Shkodra për Agimin me telefon?

    Ku e mbështet Policia e Tiranës versionin zyrtar se Agim Daka kohët e fundit ka qenë me leje dhe banim në Tiranë, kur ai është me leje dhe banim në lagjen "Ndoc Mazi" në Shkodër?

    Mbi çfarë informacioni mjeko-ligjor mbështeten akuzat, (gazeta "Shekulli", datë 26.2.2005 shkruante se kohët e fundit Agim Daka ka shfaqur shenja të depresionit) apo jeni mësuar që të vrisni njerëz dhe pastaj të thoni se ishte i çmendur dhe prandaj vrau veten?

    Mbas të gjithë atyre goditjeve që ka marrë trupi dhe koka e Agim Dakës, gjithnjë, duke iu referuar logjikës, si është e mundur që Agimi të çarmatoste një shef krimesh i përgatitur fizikisht dhe me eksperiencë krimesh, apo t'i besohet palës ekzistuese dhe ekzekutuesit Artan Cuku?

    Mbasi Agimi u ekzekutua në zyrat e shtetit ku si rregull duhej të ishte më i sigurtë se askund tjetër, a është e moralshme nëse i ka mbetur këtij shteti një fije morali se çfarë i ndodhi djalit tuaj në duart tona qoftë edhe mashtrim?

    Kur një zyrtar i shtetit ekzekuton qytetarin e pafajshëm në zyrën e vet, përse vrasësi hetohet në gjendje të lirë, apo mos vallë pritet t'i jepet një dekoratë trimërie si në sigurimin e shtetit diktatorial? Të gjithë shqiptarët janë të pasigurtë me Fatos Nanon dhe brigadierin e specialistin e krimit Igli Toska.

    Babai i Agimit, Prel Daka

    Daja i Agimit, Mëhill Çuni

    --------

  16. #16
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    dokumenti

    Gazeta greke: Agjenti, para dy javësh në Gjirokastër


    “Vavilis do të blinte bankë për paratë e fajdeve”



    Marko Caka / athine
    “Apostolos Vavilis, dy javë më parë ka qenë në Shqipëri dhe ka qëndruar pikërisht në qytetin e Gjirkastrës”. Gazeta greke “Apojevmatini” ka vijuar edhe dje publikimin e fakteve të reja lidhur me skandalin e parave të fajdeve dhe transferimin e tyre në Greqi, nëpërmjet ish-agjentit sekret helen.

    Në shkrimin e djeshëm, e përditshmja e krahut të djathtë të shtypit fqinj i referohet një raporti, që Vavilis ka dërguar nga Shqipëria në adresë të shërbimit sekret. Në bazë të raportit të publikuar dalin në skenë emra të tjerë të njohur, mes tyre dhe një ministër i qeverisë së parë demokratike në Shqipëri. Por emri i vetëm i publikuar është ai Emin Musliut, që sipas gazetës ka dalë nga raporti i vetë Vavilisit drejtuar EIP-së.

    Vavilis në Gjirokastër
    Sipas gazetës, dy javë më parë Gjirokastra flitet të ketë qenë një nga strehimet e fundit të të superkërkuarit nga Greqia dhe nga interpoli ndërkombëtar, Apostolos Vavilis. Sipas gazetës greke “Apojevmatini”, njeriu me 1000 fytyra është parë nga burime të sigurta në Gjirokastër. Sipas gazetës, “20 ditë më parë është dukur në qytetin e jugut dhe kjo gjë është vërtetuar nga burimet e zyrtarëve të lartë grekë të drejtësisë, që kanë pohuar një lajm të tillë. Madje sipas këtyre burimeve, menjëherë pas qëndrimit të shkurtër në Gjirokastër, Apostolos Vavilis është larguar në drejtim të Italisë, pikërisht në jug të saj. Siç shihet, deklaron gazeta, gjatë gjithë kalimit të tij të sigurtë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, ai shoqërohet nga persona me potencë të lartë politike dhe ekonomike, saqë edhe interpoli Italian, i cili ka më shumë se 10 vjet që ka lëshuar urdhër arresti për të, me akuzën e trafikmit të lëndëve narkotike nuk ka arritur që ta identifikojë dhe ta kapë gjatë udhëtimit në këtë vend. Gjatë viteve 1993-1999, Apostolos Vavilis ka krijuar edhe bazën e të gjitha e veprimeve në Shqipëri dhe në fqinjët përreth, ku tani gjen edhe strehim për të mos u dorëzuar në duart e policisë. Ai, duke u fshehur në Ballkan arrin që të shmangë veprimet për arrestimin e tij qoftë nga autoritetet italiane, qoftë dhe nga ato greke.

    Raporti për Shqipërinë
    Duke përfituar nga destabiliteti politik i Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe me ndihmën e aparaturave përgjuese dhe sigurisë me të cilat ai kryente dhe bizneset e tij, Vavilis sipas gazetës, shumë shpejt formoi edhe klanin e tij në këtë rajon, duke vendosur lidhje me funksionarë të lartë të mekanizmit shtetëror të këtyre vendeve, nga ku i shërbente interesave të veta si dhe miqve të tij. Në raportin e Apostolo Vavilisit dërguar ish-drejtuesit të lartë të EIP-it (Shërbimit Informativ Grek), sqaron për këmbënguljen e Alimuçajt dhe të Emin Musliut për bashkëpunim me kompanitë private greke, por dhe shtetërore, si “Praktiker”. Ai thotë se Alimuça kërkon që të jetë si përfaqësues i firmës në fjalë për
    Shqipërinë si dhe për Korporatën Hidroenergjitike Greke (DEI), si sipërmarrës i shërbimeve publike të ndërtimit të hidrocentralit të Ashtës, si dhe akseve të rrugëve nacionale. Gazeta thotë se në raportin e tij, drejtuar shërbimit sekret grek, Apostolos Vavilis tregon të gjithë aktivitetin e tij ekonomik të vendosur falë bashkëpunimit me kompaninë VEFA,e cila përpiqej të themelonte apo të blente një bankë, në një vend të nivelit evropian siç ishte Greqia. Kjo në mënyrë që të krijonte lehtësira dhe të legalizonte të gjitha depozitat e saj. Një nga emrat e lakuar në gazetën “Apojevmatini” është dhe ai i Emin Musliut dhe që sipas Apostolo Vavilis, në raportin e tij e ka cilësuar si Ksenofon Zolotën e Greqisë, i cili kishte mbajtur postin e zv.ministrit në qeverinë e Hoxhës, si dhe një deputet e ministër i qeverisë së parë të partisë demokratike dhe që dha dorëheqjen pas disa konvergjecave të shpeshta me zotin Berisha.

    Lidhjet në Ballkan
    Gjatë 10-vjeçarit të viteve ’90, gazeta thotë se Apostolos Vavilis mbante lidhje të ngushta me shtetet fqinje nën kontrollimin e EIP-it (Shërbimit Informativ Grek), i cili ishte informuar për të gjitha lëvizjet dhe aktivitetin e biznesit, që zhvillonte ai në këto vende. Me bazë Shqipërinë, dhe me mbrojtjen e personave me pushtet në Shqipëri, Apostolos Vavilis qarkullonte dhe udhëtonte lirisht në Greqi, Mali i Zi, dhe Maqedoni. Sidomos në këtë të fundit, udhëtimet ishin aq të shpeshta saqë gjatë viteve 1997-1999, ai kishte marrë shtëpi me qera në Manastir. Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Apojevmatini”, lëvizjet e Apostolo Vavilisit brenda në Shqipëri bëheshin me makinën e deputetit të PBDNJ-së, si dhe shfaqej me pasaportë kosovare, e cila sipas gazeës është vërtetuar se është siguruar në rrugë joligjore. Aktiviteti i bizneseve të Vehbi Alimuçajt nuk e la pasiv Apostolos Vavilisin, thuhet në gazetën greke.

    Marrëveshjet
    Duke marrë autorizmin si përfaqësues i kompanisë “ELTHORNE”, në administrimin e shumave marramendëse të parave të firmës piramidale të VEFA-s, Apostolos Vavilis kreu marrëveshjen e blerjeve të kompanisë AVIATOR, të dy anijeve “VLORA” e “Port of Durrës”, të kompanisë “PENSTEN”, kompanisë “Dar Al-Handsah”, si dhe të një hoteli në kryeqytetin grek, Athinë. Apostolo Vavilis, sipas gazetës greke vazhdon të strehohet në Shqipëri, më saktë në Gjirokastër, nën ombrellën e deputetit të PBDNJ-së, të ministrit të kabinetit Nano dhe të disa funksionarëve të lartë të pushtetit shqiptar. Madje kjo gazetë bën dhe pyetjen se, nëse ky strehim është nën ombrellën e mbrojtjes apo nën ombrellën e kërcënimit. Sipas “Apojevmatini”, njeriu me 1000 fytyra dhe më misteriozi në rajon është personi kyç në lidhjet e personave të lartë në transfertat e parave dhe aktiviteteve të tjera në rajon dhe po të hapë gojën, sa do të djegë.



    Asnjë reagim për skandalin


    Strukturat hetimore shqiptare, pamvarësisht zhurmës së bërë në shtypin grek rreth parave të fajdeve dhe mundësisë së tranferimit të tyre jashtë vendit, nuk ka pasur ndonjë reagim. Ndërkohë që në heshtje është kaluar kjo temë edhe nga politika.



    Pakti me VEFA-n...

    Së bashku me një grup bashkëpunëtorësh të ngushtë, Vavilis nis aktivitetin bashkëpunues me presidentin e VEFA Hollding, Vehbi Alimuçaj, një ndër firmat më të mëdha piramidale, e cila grumbullonte shuma të mëdha nga kreditorë shqiptarë. Sipas gazetës “Apojevmatini”, bashkëpunimi i Vavilisit me Alimuçajn nisi me pajisjen e sistemit të sigurisë, të automjeteve të blinduarara si dhe të motoçikletave, të cilat do të ishin në shërbim të grupit shoqërues të presidentit të VEFA-s si dhe për transportin e garantuar të shumave depozituese. E gjithë vlera e marrëveshjes mendohet se arrin në shumën e 850 mijë dollarëve dhe VEFA i ka paguar nga llogaria e parave të marra nga kreditorët. Gjatë kësaj kohe, lëvizja e Vavilisit nga Greqia në Shqipëri e anasjelltas mbulohej nga njerëz me poste të larta. Në çdo udhëtim të Vavilisit si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, paratë që hynin në Greqi ishin në shuma marramendëse, të cilat deri në Kakavijë shoqëroheshin nga personeli i Vehbi Alimuçajt.

    ... Dhe me “Cenaj”

    Apostolos Vavilis, me ndihmën e një deputi dhe të një ministri aktual shqiptar, atëhere menaxher i kompanisë ka transferuar në Greqi 146 milionë dollarë të firmës “Cenaj”, në periudhën 1997-1999. Lajmi është publikuar në gazetën greke Apojevmatini, por nuk janë bërë të ditur emrat e dy politikanëve të lartë, ku sipas shkrimit njëri prej tyre është aktualisht ministër i qeverisë Nano. “Një deputet i Parlamentit shqiptar dhe një ministër aktual, me ndihmën e Apostolos Vavilisit kanë pastruar 50 miliardë dhrahmi nga llogaritë bankare të firmës piramidale “Cenaj”. Mënyra më e përdorur prej tij ka qënë ajo e makinës së deputetit minoritar, në të cilën Vavilis shfaqej si shofer. Ndërsa takimet me deputetin e minoritit grek dhe me ushtarakun e lartë të policisë helene kryheshin në Ksenia të Janinës. I gjithë ky aktivitet, sipas gazetës, ka funksionuar gjatë periudhës 1997-1999, peridhë e cila shënon dhe nivelin e lartë të bursës greke me një fitim të lartë të investimeve

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    cesht kjo teme koti. jo vodhi ky jo vodhi ai. normale qe do vidhte mileti kur i la shteti piramidat te lulezonin.

  18. #18
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    NE KUADRIN E PARTNERITETIT PER PAQE, KERKOI LIMANIN E DURRESIT PËR BAZE USHTARAKE

    Marrë nga revista javore “Liljan”, nr 222, dt. 23.04.1997, Sarajevë



    Në kohën e kërkesave më të ashpra nga bota që të jap dorëheqjen, Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, pas një heshtjeje të gjatë i dha një intervistë RTV iranian. Po sjellim disa pjesë nga kjo intervistë.

    Pyetje: A është e vërtetë se administrata e Klintonit ka kërkuar dorëheqjen tuaj?

    Berisha: Fatkeqësisht, sot si nocion i ekstremizmit islamik, është bërë alibi përfituese, me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata aktuale në Shqipëri. Edhe këtu është fjala për aktorë të njëjtë, domethënë për ata të cilët shkkatuan luftën në Bosnjë …

    Pyetje: Sipas mendimit tuaj, kush qëndron pas këtyre ngjarjeve në Shqipëri?

    Berisha: … Askush akoma nuk e di se çfarë janë duke përgatitur fuqitë e mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe, i cili u bë para katër viteve në Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë. Ne, atëherë, nuk lejuam që paralajmërimet e tij të publikoheshin, sepse kishim frikë se kjo mund të shkaktonte përçarjen mes myslimanëve e pjesëtarëve të besimeve të tjera në Shqipëri. Shumë herë policia na ka njoftuar se Kisha Ortodokse në bashkëpunim me mafien ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë. Naftën për në Jugosllavi e transportonin nëpër territorin tonë, ndërsa neve nuk kemi dashur të ndërhyjmë dhe i kemi mbyllur sytë ndaj asaj shkeljeje flagrante nga frika e reaksioneve negative. Situata ishte shumë delikate.

    Pyetje: Sipas mendimit tuaj kush qëndron pas firmave piramidale?

    Berisha: Shumë banka europiane dhe të tjera i kanë mbajtur këto firma, në mënyrë të veçantë SHBA-ja, ajo nga nëra anë kërkonte prej nesh të heqim dorë nga limani i Durrësit, me qëllim që të vendoste bazat ushtarake të cilat do t’i shërbenin për inspektimin e fluturimeve mbi territorin e Bosnje-Hercegovinës dhe për këtë ata na premtuan anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Për fat të keq, as që bëhet fjalë për anëtarësim për Partneritet për Paqe, për ndihmë, ndërsa ata tani kërkojnë dorëheqjen time … .



    Përktheu nga boshnjakishtja

    Et’hem Haliti

    Gazeta Rimekembja 16 prill 2002

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    cpun ka sala qe jep intervista ktyre shteteve allasoj? edhe e kemi mire me ameriken, edhe meremi me iranin qe amerika se shef dot me sy. sala asnjehere ska dit te bej politike, pranej dhe iku si kov pusi.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD
    --

    Arapi: Ministri punoi 5 muaj për Lefter Cenajn, ai drejtonte një studio ekspertimi

    Goxhi: Bashkë me Arben Malajn transferuam 5 milion dollarët

    Paratë e firmës "Cenaj" në shumën 1 miliard e 200 milionë dhrahmi janë tërhequr nga llogaria e thesarit të presidentit të kësaj firme, Lefter Cenaj. Tërheqjen e ka bërë zoti Kristo Goxhi, i cili më pas i ka kaluar këto para në pikën doganore të Kakavijës

    Deputeti Kristo Goxhi deklaroi dje se shumën prej 5 milionë dollarësh të kompanisë "Cenaj" e ka depozituar në Greqi së bashku me ministrin e Financave, Arben Malaj. Farudin Arapi, kryembikqyrësi i firmave piramidale, deklaroi se me transferimin e parave të kompanisë "Cenaj" në Greqi është marrë Kristo Goxhi. Vetë deputeti e ka pranuar se ka transferuar para në Greqi, por theksoi se transferta nuk ishte e fshehtë dhe pavarësisht denoncimeve të Arapit, ai i ka fituar gjyqet e të gjithave shkallëve si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.

    Por Goxhi dje, për herë të parë, deklaroi se ndërsa ai është marrë me transferimin e parave, ministri Malaj, atëherë ekspert i firmës, është marrë me anën financiare të kompanisë. Të njëjtën gjë ka pohuar dje edhe kryembikqyrësi Arapi, i cili tha se ministri i Financave nuk rezulton të jetë i implikuar në asnjë transfertë, por ai, sipas Arapit, ka pasur një studio private ekspertimi dhe ka qenë i punësuar për një farë kohe tek kompania "Cenaj".

    Po t'i rikthehemi shtypit në vitin 1998-1999, "RD" ka qenë e para dhe e vetmja që ka dënuar largimin e parave të firmave piramidale nga llogaritë e Bankës Tregtare Agrare.

    Dje, Grupi Mbikqyrës, vetëm pas zhurmës që u bë në mediat greke, pranoi transferimin e parave dhe bëri publike fakte të njohura.

    Paratë e firmës "Cenaj" në shumën 1 miliard e 200 milionë dhrahmi janë tërhequr nga llogaria e thesarit të presidentit të kësaj firme, Lefter Cenaj. Tërheqjen e ka bërë zoti Kristo Goxhi, i cili më pas i ka kaluar këto para në pikën doganore të Kakavijës, ku dhe janë regjistruar. Pra, paratë janë transferuar kesh. Grupi Mbikqyrës disponon dokumente që këto para janë deklaruar në pikën doganore dhe më pas janë depozituar në një bankë greke në Janinë. Në atë kohë, Lefter Cenaj jetonte në Greqi dhe ka deklaruar se paratë i duheshin për të bërë investime në disa objekte.

    Transferta e parave nuk është bërë në llogarinë e zotit Goxhi, por në atë të Lefter Cenajt. Para dy vjetësh, Grupi Mbikqyrës ka bërë padi ndaj Goxhit, pasi e ka shpallur atë debitor. Por, ai i ka fituar të gjitha gjyqet deri në Apel. Deri tani, Grupi Mbikqyrës thotë se Goxhi është cilësuar thjesht ndërmjetës në këtë proces tranferte dhe jo përfitues i tyre.

    Por vetëm dje, deputeti Goxhi pranoi faktin se ai e kishte ndihmuar Cenajn t'i transportonte paratë, ndërsa Malaj ishte marrë me financat dhe dosjet e kompanisë.

    Gazeta greke ka dy ditë që shkruan se pas transfertës së parave fshihet një deputet dhe një ministër. Deputeti pranoi transfertën, ndërsa ministri deri tani është fshehur pas zanatit të ekspertit të financave, që gjithsesi nuk e nxjerr më të pastër se Goxhin apo edhe Farudin Arapin.


    --------------------------------------------------------------------------------

    PD reagon pas skandalit të 200 milionë dollarëve në mediat greke

    Malaj të përgjigjet para drejtësisë

    Paloka: "Milionat e dollarëve për të cilat bëhet fjalë së fundi, janë vetëm një pjesë fare e vogël e milionave që qeveritarët, deputetët e sotëm të së majtës apo pushtetarë të tjerë, iu kanë vjedhur dhe grabitur shqiptarëve. Mund t'ju kujtoj edhe 140 milionë dollarë të tjerë që kanë qenë në bankat shqiptare pas vitit 1997, dhe që sot nuk dihet se ku janë"

    Partia Demokratike ka kërkuar që ministri i Financave, Arben Malaj, të përgjigjet para drejtësisë lidhur me përfshirjen e tij në abuzimet me paratë e skemave mashtruese piramidale. Shkak për këtë reagim të zëdhënësit të PD-së, Edi Paloka, është bërë një skandal i iniciuar nga shtypi dhe mediat greke lidhur me transferimin e një sasie parash të firmave piramidale jashtë Shqipërisë pas vitit 1997, 1998 dhe 1999. Paloka tha se "jam këtu jo për të denoncuar ndonjë fakt të ri, pasi këto ditë plasi një skandal i iniciuar nga shtypi dhe mediat greke lidhur me transferimin e një sasie parash të firmave piramidale jashtë Shqipërisë pas vitit 1997, 1998, 1999-ën". Siç pohoi Paloka, "këto janë fakte që ne i kemi denoncuar prej kohësh, pra që në vitet e para të qeverisjes socialiste këto skandale filluan të zbulohen jo vetëm nga opozita, por edhe nga institucionet ndërkombëtare".

    Zëdhënësi i PD-së, Edi Paloka, u shpreh në vijim se "Arben Malaj është damkosur gjithnjë si adhamudhi i piramidave. Fakti që ai ka qenë administratori i njërës prej këtyre firmave dhe pikërisht i firmës "Cenaj", e cila është edhe epiqendër e skandalit të fundit, vërteton më së miri jo vetëm se kush i ngriti piramidat, kush i përdori ato më pas për qëllime politike, dhe kush i vodhi deri në fund paratë e shqiptarëve".

    Në vlerësimin e Palokës, "milionat e dollarëve për të cilat bëhet fjalë së fundi, janë vetëm një pjesë fare e vogël e milionave që qeveritarët, deputetët e sotëm të së majtës apo pushtetarë të tjerë, iu kanë vjedhur dhe grabitur shqiptarëve. Mund t'ju kujtoj edhe 140 milionë dollarë të tjerë që kanë qenë në bankat shqiptare pas vitit 1997, dhe që sot nuk dihet se ku janë".

    Siç deklaroi zëdhënësi i PD-së, "nuk janë vetëm paratë e "Cenaj"-t që janë transferuar jashtë shtetit prej ministrit Arben Malaj, por janë miliona dhe miliona të tjera që janë zhdukur, që janë kthyer në prona të qeveritarëve të sotëm, janë miliona dollarë të aseteve që u shitën për 5 qindarka, dhe u blenë po nga këta pushtetarë apo nga njerëz të tyre të afërm". Në komentin e tij, "skandali i fundit është vetëm një konfirmim i ri i akuzave dhe fakteve që ne kemi paraqitur prej kohësh lidhur me çështjen e piramidave".

    Zëdhënësi i selisë blu tha në vazhdim se, "ne si PD kërkojmë që drejtësia të veprojë, por unë jam skeptik lidhur me këtë gjë, sado që është detyrë e drejtësisë që në rast skandalesh të tilla, të veprojë direkt dhe me urgjencë". Duke komentuar përgjegjësinë e ministrit të Financave, Paloka u shpreh se "lidhur me ministrin Malaj dikush ka thënë në shtyp se duhet të japë dorëheqje, por unë po them se ministri Malaj duhet të përgjigjet para drejtësisë për milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, për gjakun që u derdh në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë në vitin 1997, shkaktarë të të cilit janë këta njerëz, dhe për gjithë pasojat e tjera që kanë patur piramidat në Shqipëri". I pyetur lidhur me mundësinë e ngritjes të ndonjë komisioni hetimor parlamentar, Paloka tha se "ne mund të marrim edhe nisma parlamentare, derisa Parlamenti të funksionojë, por personalisht nuk kam shumë besim, pasi duket se të gjitha institucionet e drejtësisë janë në dorën e Fatos Nanos dhe të qeveritarëve të tij. Megjithatë do të vijë një ditë që drejtësia do të veprojë ndaj këtyre njerëzve".

    M.B


    --------------------------------------------------------------------------------

    Cenaj është shpallur në kërkim vetëm në vitin 2000

    Interpoli i Tiranës ka hedhur poshtë deklaratat se për kreun e kompanisë piramidale, Lefter Cenaj, ky institucion ka lëshuar një deklaratë, ku ai cilësohej i pastër nga ndjekjet penale. Gjithashtu Interpol bën të ditur se organet shqiptare tashmë kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Cenajt nga burgjet e Greqisë në Shqipëri, për të dalë para organeve të drejtësisë së vendit tonë. "Në lidhje me ekstradimin e shtetasit Lefter Cenaj, çështje me të cilën është abuzuar në mediat e shkruara, jemi të detyruar të sqarojmë se: Interpol Tirana, si strukturë e Policisë së Shtetit, asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka atributet e lëshimit të dokumenteve që vërtetojnë pastërtinë e figurës së shtetasve shqiptarë, dëshmi penaliteti, dokumente që lëshohen vetëm nga Ministria e Drejtësisë. Shtetasi Lefter Qerim Cenaj, lindur më 04.12.1947 në Kërkovë të Vlorës, president i ish-Kompanisë Huamarrëse "Cenaj&Co", është shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 06.04.2000, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 16.08.1999 ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg".

    Shtetasi Lefter Cenaj është arrestuar nga autoritetet policore greke më datë 28.02.2000 në Janinë të Greqisë, për veprën penale të "mashtrimit dhe falsifikimit". Në bazë të kërkesës së Interpol Tiranës, Gjykata e Janinës ka aprovuar kërkesën për ekstradimin e shtetasit Cenaj për në Shqipëri, por pasi ky shtetas të vuajë në Greqi dënimin e dhënë nga drejtësia greke".

    Gazeta "Apogjevmatini" publikoi me faksimile një shkresë tepër sekrete të zyrës së Interpolit në Tiranë dërguar homologes së saj në Athinë, e cila kishte kërkuar informata për zotin Cenaj. Në këtë shkresë që mban datën 12 tetor 1997, inteligjentët shqiptarë, pasi bëjnë një përshkrim të veprimtarisë së Lefter Cenajt, konkludojnë se, "qytetari shqiptar Lefter Cenaj nuk përbën rrezik për sigurinë publike të Shqipërisë dhe se gëzon respektin e kreditorëve dhe përfaqësuesve të ligjit". Autoritetet policore shqiptare i deklaronin palës greke se Cenaj nuk kishte probleme në asnjë nga bizneset e tij në Vlorë, Fier e Berat. Ndërsa nuk shfaqej i kërkuar në asnjë komisariat të vendit. Duke detajuar të dhënat e saj për Cenajn, policia shqiptare, me shkresën e saj, e cilëson atë si një njeri të qetë, familjar, me jetë të rregullt. Deri në vitin 1991, ishte funksionar ushtrie në Vlorë. Nuk rezulton anëtar i asnjë partie ose organizate politike. "Në fund të shkurtit 1997, për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga rënia e piramidave, u largua bashkë me familjen për në Greqi", deklaron zyrtarisht policia shqiptare.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Në Bankën e Janinës u depozituan 20 milionë dollarë në vitin 1997

    Parlamenti grek kërkon hetim për fajdet shqiptare

    Në Parlamentin grek është kërkuar interpelancë për veprimtarinë e bosit të firmës piramidale shqiptare "VEFA", Vehbi Alimuça.

    Interpelanca është kërkuar pas shkrimeve të shtypit grek, se shtetas vendas kanë bashkëpunuar me Alimuçajn dhe pronarë firmash të tjera piramidale të asaj kohe, për të pastruar apo transferuar para në Greqi.


    Shkrime


    Ditët e fundit, gazeta proqeveritare greke "Apogjevmatini" ka publikuar një sërë shkrimesh rreth bashkëpunimit të firmave piramidale shqiptare me një person të shumëkërkuar grek në afera ku sipas gazetës, janë përfshirë edhe politikanë apo nëpunës të lartë shtetërorë nga të dy palët.

    Këto shkrime e kanë shtyrë deputetin e Demokracisë së Re në pushtet, Jorgos Surlas, një figurë qendrore e kësaj partie, të kërkojë interpelancë në parlament.

    Në të vërtetë, ai ka paraqitur të enjten të njëjtën kërkesë që kishte paraqitur edhe në nëntor të vitit 2001, por ai gjykon se përgjigjet që iu dhanë atëherë nga ministri socialist i Rendit, Mihalis Krisohoidis, janë "të çuditshme".

    Deputeti Surlas i referohet faktit se në qershor 1997, një shtetas shqiptar kishte depozituar në një bankë të Janinës shumën prej 5,5 miliardë dhrahmi, rreth 20 milionë dollarë, të futura në dy valixhe.

    Banka ishte e detyruar që të njoftonte autoritetet për depozitimin e një shume kaq të madhe, por këtë nuk e bëri kurrë.

    Në motivimin e kërkesës për interpelancë, deputeti grek i referohet edhe blerjes së një vile nga bosi i firmës piramidale "VEFA", Vehbi Alimuçaj, në njërën nga lagjet më luksoze të Athinës, dhe citon fjalët e ministrit të atëhershëm të Rendit, Krisohoidis, se "Alimuçaj ka aktivitet si biznesmen dhe sillet i implikuar në veprimtari kriminale". Alimuçaj, i cili ndodhet në burg në Shqipëri, ishte pajisur kundër rregullave me leje afatgjatë qëndrimi, bashkë me familjen e tij.

    Për këtë çështje ishin ndjekur penalisht ish-shefi i Përgjithshëm i Policisë greke dhe pronari i firmës greke "Aviator", që kishte ndërmjetësuar pranë kryepolicit. Kjo çështje ndodhet ende në proces në Gjykatën e Apelit.


    Robert Goro BBC


    --------------------------------------------------------------------------------

    Sekretari për Çështjet Ekonomike të PD shprehet se nuk është mbyllur hetimi për piramidat


    Spaho: Qeveritarët e PS vodhën paratë e piramidave


    - Zoti Spaho, ditët e fundit shtypi grek ka rihapur çështjen e firmave piramidale dhe po përfliten si të implikuar emra të rëndësishëm në qeverisjen aktuale. A janë piramidat një cështje e mbyllur?


    Çështja e firmave piramidale është një kapitull i pambyllur i tranzicionit të vështirë të shoqërisë shqiptare dhe herët e vonë, ne do të mësojmë faktet se kush i krijoi firmat piramidale, për çfarë qëllimesh i krijuan, sa para u grabitën nga arkat e tyre, cilët ishin personat të përfshirë në këto veprime të ndyra dhe elementë të tjerë të kësaj natyre.

    Sikurse duket nga faktet e publikuara ditët e fundit nga një e përditshme greke, historia e firmave piramidale dhe veçanërisht administrimi i pasurive të tyre, përfshirë depozitat e konsiderueshme prej dhjetra milionë dollarë, është mjaft ndryshe nga sa kemi dëgjuar prej tellallëve të ngarkuar ta manipulojnë atë.

    Faktet që po zbulohen dita-ditës tregojnë qartë që kanë qenë në krahun e majtë ata që i ideuan dhe ngritën firmat piramidale, që i administruan ato, që i përdorën ato për të djegur dhe shkatërruar vendin në vitin 1997, që i vodhën kursimet e qytetarëve dhe i transferuan ato në vendet fqinje në llogaritë e tyre private.

    Të vjen keq kur dëgjon gjëra të tilla dhe njëkohësisht bindesh që procesi i transparencës ishte një farsë, në të cilën reputacioni i firmave ndërkombëtare të ngarkuara për të bërë transparencën, u përdor në interes të politikës së ditës.

    Sinqerisht më vjen ndot kur shikoj se si kreu i transparencës së firmave piramidale del në publik dhe pranon se janë kryer transferime fondesh në Greqi prej miliona dollarë nga ky apo ai individ, dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim për t'i kthyer ato në Shqipëri, apo kur shikon ministrin e Financave të nxitojë të deklarojë veten jashtë historive dhe fakteve që po publikon shtypi i vendit fqinj, ku direkt aludohet për të.


    A mendoni se Prokuroria shqiptare do të hetojë dhe hedhë dritë mbi këto akuza?


    As mos e mendoni, pasi Prokuroria shqiptare nuk ka hetuar dhe nuk ka hedhur dritë mbi asnjë çështje të rëndësishme dhe aq më pak mbi këtë çështje, e cila ka mbajtur peng politikën shqiptare gjatë 8 viteve të fundit.

    Por kjo nuk do të thotë që mbi këtë çështje nuk do të hidhet dritë, nuk do të mësohet e vërteta dhe nuk do të vihen para përgjegjësisë autorët e grabitjes së kursimeve të qytetarëve.

    Partia Demokratike në ditët më të vështira të saj u ndau qytetarëve rreth 60% të depozitave të tyre, kurse qeveritarët e sotëm pas gjithë sekuestrimeve të pronave të firmave piramidale dhe depozitave të tyre nuk ndajnë dot veçse thërrime që nuk kalojnë 10-11% të depozitave. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi ata që u ngarkuan të bëjnë këtë i vodhën vetë ose lejuan të tjerët ta bëjnë këtë gjë. Me sa duket në vendin fqinj janë kryer hetime më serioze se sa këtu për firmat piramidale dhe nuk do habitesha sikur fakte të tjera të dalin në dritë.


    -Në mbarim të mandatit qeverisës disa nga ministrat e kësaj qeverie po nxitojnë për të kryer privatizime të disa sektorëve strategjikë në mbarim të mandatit të tyre, përfshirë këtu edhe dhëniet me konçension të hidrocentraleve nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës. Si e shikoni ju këtë nxitim?


    Nxitimi për të privatizuar dhe dhënë me konçension pronën publike në prag të ndryshimeve të mundshme politike ka treguar një sërë anësh negative, të cilat kanë të bëjnë me mosvlerësimin e drejtë të pronës, mospërgatitjen e objekteve për procesin e privatizimit, mungesën e ofertave nga firma serioze, mosrespektimin e procedurave të tenderimit ose dhënies me konçension dhe deri në raste korrupsioni. Për më keq, këto "privilegje" që i ofrohen një blerësi të caktuar mund të konvertohen nga ai, në përkrahje financiare për fushatën elektorale të atyre që ia dhanë këto privilegje. Në këtë kuadër, duhen parë edhe dhëniet me konçension të hidrocentraleve nga ana e Ministrisë së Energjitikës.


    -Sipas jush a ka shkelje të ligjit të prokurimeve, pasi Ministria e Energjetikës është institucioni që kontrollon hidrocentralet dhe nga ana tjetër, edhe i hedh në privatizim?


    Problem është përdorimi i procesit të privatizimit për qëllime, të cilat i preka më sipër. Ne kemi kaluar nëpër eksperienca negative në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 dhe me sa duket ky fenomen do jetë prezent edhe në zgjedhjet e këtij viti.

    Mungesa e transparencës në procesin e privatizimit dhe dhënieve me konçension është një fenomen karakteristik i qeverisjes në vendin tonë. Në shumicën e rasteve dhëniet me konçension, ose janë negociuar direkt pa kaluar në proces tenderimi, ose procesi i tenderimit ka qenë jo transparent dhe kushtet e marrëveshjes me firmën fituese kanë qenë të tilla, të cilat kanë prekur interesat tona. Mund t'i referoheni praktikave të dhënies me konçension të ndërtimit të depozitave të karburantit në Vlorë, Uzinës së Telave në Shkodër, konçensionit të Aeroportit të Rinasit, konçensionet e mjaft hidrocentraleve lokale, konçensionin e pezulluar të përpunimit të plehrave, etj.

    Nisur nga praktika të tilla jotransparente, misioni i Bankës Botërore në Tiranë para një muaji i kërkoi qeverisë sonë, që procesi i dhënies së pronës publike me konçension, duhet të kryhet nëpërmjet tenderit të hapur ndërkombëtar.


    -A vlen i njëjti fakt për shkelje të ligjit edhe për privatizimin e hidrocentralit të Lanabregasit?


    Dhënia me konçension e hidrocentralit të Lanabregasit është një shembull tipik i praktikave jo transparente, të cilat kanë filluar që me shpalljen e konçensionit. Nëse do shikoni praktikën e ndjekur nga qeveria dhe Agjensia e Prokurimit, do vini re që është shkelur ligji me të dy këmbët. Kjo, pasi, si në vendimin e qeverisë, ashtu dhe në atë të Agjensisë së Prokurimit, nuk janë dhënë specifikimet e konçensionit. Kjo është bërë me qëllim që rezultati i tenderit të mund të ishte sa më i kontrollueshëm. Më tej, ju keni ndjekur reagimet e të gjithë pjesëmarrësve në procesin e tenderimit, të cilët akuzuan komisionin për favorizim të firmës fituese dhe për këtë kanë bërë padi në Prokurori. Për manipulime në këtë tender u shprehën edhe konkurrentë, të cilët janë aktivë në politikën e majtë.

    Është e çuditshme që Agjensia e Prokurimit, kur shpall vendimin e dhënies së konçensionit, nuk bën publikimin e ofertave të dhëna nga secili pjesëmarrës në tender, si dhe vlerësimin e secilit element të ofertës, në mënyrë që publiku të shohë se sa transparent është procesi dhe cili meriton të fitojë.


    - Cila është mënyra më transparente për privatizimin e hidrocentaleve, pasi shumica janë dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe jo me tendera?


    Mënyra më e drejtë është të respektohet ligji. Nëse nuk respektohet ligji, ata që e shkelin duhet të vihen para përgjegjësisë. Por kjo nuk ndodh sa kohë që ligji shkelet nga drejtuesit e dikastereve, të cilët kanë lidhje dhe interesa me pjesëmarrësit në prokurim apo tenderim.


    - A disponon ndonjë dokumentacion PD-ja për këtë çështje. Nëse po, cili do të jetë qëndrimi juaj në funksion të transparencës për këtë çështje?


    Partia Demokratike e ka trajtuar këtë problem me mjaft shqetësim dhe e mbështeti idenë që procesi i privatizimeve dhe dhënieve me konçension të pezullohet deri në përfundim të zgjedhjeve, ose të ngrihej një komision parlamentar, i cili të monitoronte këtë proces. Ju e dini që me iniciativën e PD-së është ngritur një komision, i cili po shqyrton procesin e prokurimeve të fondeve publike.

    Problemi nuk ka të bëjë me paraqitjen e fakteve dhe dokumentave, pasi të tilla ka me bollëk. Problem përbën qëndrimi i anëtarëve të PS në komisione dhe të drejtuesve të dikastereve, të cilët kontrollohen që bllokojnë punën e komisioneve për të penguar daljen në dritë të fakteve dhe abuzimeve me pronën publike.

    Intervistoi: Halil RAMA


    --------------------------------------------------------------------------------

    Arsimi renditet si prioritet i fundit me vetëm 1.5% të të ardhurave

    Buxheti i Bashkisë vihet në shërbim të biznesit të Kokës

    Armand Teliti: "As performanca menarxheriale, as ndershmëria parashikuese e Bashkisë së Durrësit nuk mund të justifikojnë milionat e munguara në arkën e Bashkisë apo krijimin e vështrësive për dhjetra firma ndërtimi, për qindra të papunë, për miliona lekë mallra të munguara në qarkullim apo krijimin e një situate monopol në tregun e ndërtimëve, duke deformuar raportin kërkesë-reformë"

    Socialistët kanë miratuar me ndihmën e votave të LZHK buxhetin për vitin 2005, duke dëshmuar edhe një herë mungesën e vullnetit për t'i shërbyer qytetit. PD e Durrësit ka kundërshtuar përmbajtjen e këtij buxheti, duke theksuar faktin se ai është hartuar për t'i shërbyer interesave të pushtetarëve dhe kryesisht të kreut të Bashkisë, Koka. Sipas kryekëshilltarit të PD, Seit Kërtusha, Buxheti duhet të ishte produkt i bashkëpunimit të forcave politike relevante në këtë qytet, por edhe në Këshillin Bashkiak. Po ashtu, edhe i organizatave jofitimprurëse si dhe forcave intelektuale të qytetit për menaxhimin e financave publike, për të përfunduar në një debat publik në mediat lokale. Sipas Seit Kërtushës të gjitha këto nuk janë bërë dhe kjo për faktin e thjeshtë, se nuk ka as edhe një propozim që mund të ketë ardhur nga strukturat e lartpërmendura. Kërtusha është ndalur më pas në mosrealizimin e buxhetit të vitit 2004, ku duhet të ishin bërë një sërë investimesh, por që në fakt ata mungojnë. Më pas, ai është ndalur në realizimin e taksës së ndërtimit, e cila është realizuar në masën 12%, duke krijuar rritje të papunësisë, zvogëlim të vëllimit të tregut në mallrat e ndërtimit, ulje të të ardhurave në tatim taksa, rritja e çmimit të tregut të banesave, cilësinë dhe transparencën e mirëpërdorimit të fondeve publike. Sipas shifrave të bëra publike nga Bashkia, pastrimi i qytetit i kushton Bashkisë 132.000.000 lekë, kur të ardhurat janë 50.000.000 lekë, duke mbuluar vetëm 37 % të shumës. Ndërkohë, që në vitet 2002 dhe 2003 janë shpenzuar nga Bashkia për makineri dhe paisje 36.000.000 lekë, nga të cilat 21.000.000 lekë. Sipas Kërtushës organi i Këshillit Bashkiak ka të vetmen filozofi atë të rritjes së taksave që do të çojë në falimentim të biznesit të vogël, rritje të papunësisë dhe mungesë investimesh, si dhe ulje të zhvillimit ekonomik. Krye-këshilltari demokrat ka deklaruar gjithashtu se, në buxhetin e vitit 2005 nuk ka politikë të qartë fiskale në lidhje me evazionin fiskal, ndërsa filozofia e rritjes së të ardhurave, duke mbajtur biznese me numër konstant, shumë shpejt do të sjellë falimentimin e biznesit. Partia Demokratike i kërkoi socialistëve uljen e taksave dhe të tarifave, liberalizimin e liçensave të të gjitha llojeve si dhe një sërë masash të tjera, të cilat do konsistonin në lehtësira të hapjes së biznesit dhe stimulimit të tij. Më pas, Kërtusha ka denoncuar faktin që vetëm për shëtitoren e Durrësit janë shpenzuar në harkun kohor të tre vitëve 900.000 dollarë, ndërsa ka kërkuar në emër të PD të bëhet privatizimi i sektorit të pastrimit të qytetit. Kryetari i grupit demokrat kritikoi buxhetin e Bashkisë dhe për faktin e vetëm se, arsimi në buxhet renditet si prioritet i fundit për vetë faktin se Bashkia i ka akorduar arsimit vetëm 1.5% të të ardhurave të saj. E papranushme për këshilltarin demokrat ka qenë dhe mosmarrja në konsideratë në buxhet të rritjes së cilësisë së jetës së komunitetit në drejtim të sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza, të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. E parë në këndvështrimin e përdorimit të fondeve në dobi të qytetarit dhe jo të kryetarit të Bashkisë, Kërtusha propozoi: Shtimin e investimeve në fushën e arsimit parauniversitar dhe parashkollor, duke bërë propozimin konkret në përputhje dhe me strategjinë e PD. Ai propozoi që shpërndarja e të ardhurave për arsimin të jetë në nivelin e 8% deri në 10% të të ardhurave të Bashkisë nga 1.5% e propozuar në projekt. Dhënie prioritet me fonde për cilësinë e jetës së komunitetit për strehimin, kanalizimin e ujërave të zeza, të furnizimit me ujë të pijshëm (në buxhetin e Bashkisë për vitin 2005, për këto shërbime buxheti nuk kishte parashikuar asnjë qindarkë). Propozimet e mësipërme nuk u pranuan. Duke vërtetuar dhe njëherë se prioritet i shpërndarjes së të ardhurave nga taksapaguesit durrsakë duhet të shkonin në dobi të investimeve të kryetarit të Bashkisë dhe jo në dobi të komunitetit. Ndërkohë që kreu i PD së Durrësit, Armand Teliti, është shprehur i rezervuar me transparencën e bërë nga Bashkia sidomos nga sondazhet, të cilat sipas tij tregojnë një realitet që përjetohet ndryshe. Ai ka denoncuar prerjen e 8000 pemëve në Kodër Vilë. Sipas Telitit, "as performanca menarxheriale, as ndershmëria parashikuese e Bashkisë së Durrësit nuk mund të justifikojnë milionat e munguara në arkën e Bashkisë apo krijimin e vështrësive për dhjetra firma ndërtimi, për qindra të papunë, për miliona lekë mallra të munguara në qarkullim apo krijimin e një situate monopol në tregun e ndërtimeve, duke deformuar raportin kërkesë-reformë", është shprehur Teliti. Më pas, Teliti është ndalur në mungesën e fondeve të parashikuara për arsimin dhe shëndetësinë, të cilat zënë një volum prej vetëm 0.38% të fondeve. Më pas, Teliti ka sulmuar ashpër edhe kreun e PS, kryeministrin Nano, i cili sipas tij nuk duhet të kishte zgjedhur kurrë Bashkinë e Durrësit për të mashtruar. Faktet sipas tij janë më kokëfortë se mashtrimet e Nanos.

    Genc Agolli

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  5. Bankat, më “zemërgjera” në kreditimin e klientëve
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 09:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •