Koha ne te cilen ne jetojme, na je nje mesazh te qarte rreth kohes se fundit , ne te cilen ne jetojme ne kete bote. Mbase disa qeshin me kete fakt, e disa te tjere e quajne nje marezi te fese, por kjo nuk ndryshon gje ne realitetin ne te cilin ne jetojme. Kryesisht do te ndalem tek ungjilli pas Lukes, dhe pikerisht tek fjalet qe Jezusi ju deshmon hebrenjve dhe dishepujve te tij, rreth kohes se fundit, te cilen ne dhe po e jetojme.
Luk:17:20- 37.
Farisenjte e pyeten njehere Jezusin dhe i thane: Kur do te vije mbreteria e Perendise? Ai u pergjigj dhe ju tha: Mbreteria e Perendise nuk vjen ne menyre te dukshme, dhe as nuk mund te thuhet: Ja ketu, ose , ja atje. Sepse Mbreteria e Perendise eshte perbrenda jush."
Jezusi eshte duke na treguar se, mbreteria e Perendise, nuk eshte si mbreterite njerzore, te cilat cdo kush prej nesh eshte ne gjendje qe ti shohe dhe ti dalloje. Jezusi perjashton aftesite e njeriut, si nje faktor, permes te cilave njeriu do te mund te njohe dhe te hyje ne mbreterine e Perendise. Mesazhi i Jezusit drejtuar farisenjve dhe dishepujve te tij, eshte fare i qarte dhe i plote. Jezusi deshmon dhe thote se, Mbretira e Perendise eshte PERBRENDA jush. Vertet kjo pergjigje e JEzusit, mban nje mister te madh per ata qe nuk njohin dhe besojne tek Biri i Perendise, Zoti Krisht. Arsyetimi yne llogjik e ka te pamundur te konceptoje se, cfare JEzusi kerkon te na tregoje me fjalet: " Mbreteria e Perendsie eshte perbrenda jush." Tek letra e Romakeve, Pali na jep kete deshmi:
" Sepse Mbreteria e Perendise nuk eshte as te ngrent dhe as te piret, por DREJTESIA, PAQJA dhe GEZIMI ne FRYME TE SHENJTE."
Shikoni pra, se edhe apstulli Pal na deshmon dhe na thote se, Mbretria e Perendise nuk ka te beje me GJERAT FIZIKE NJEREZORE. Ai na tregon se Mbreteria e Perendise eshte Drejtesi, Paqe dhe gezim ne Fryme te Shenjte. Por kush eshte Drejtesia, Paqja dhe gezimi ne Fryme per besimtarin e krishtere? Ky eshte plotesisht Zoti Krisht. Ai u be per ne Drejtesi, thote Pali tek 1Kor:1:30. Pra ketu arrijme te kuptojme plotesisht se, cfare Jezusi kerkon te na tregoje ne te krishtereve, me fjalet: "mbreteria e Perendise eshte perbrenda jush".
Po per boten, a kane kuptim keto fjale te Jezusit? Apsolutisht jo. Bota ecen ne te kundert me vullnetin dhe fjalen e Perendise, prandaj dhe e kryqezoi Birin e vetmelindur te Perendise, Zotin tone Jezus Krisht.
Shpesh here njeres te ndryshem kerkojne te dine se, kur do te vije fundi i botes.
I vetmi liber qe na jep pergjigjen e qarte reth pyetjes ne fjale, eshte bibla. Te shumte jane ata qe pyesin, qofte nga kureshtja apo dicka tjeter. Por une them se, qellimi kryesor per ne, nuk eshte te dime se kur eshte DITA e fundit. Qellimi kryesor i yni eshte te dime se, si ne e PRESIM personalisht kete dite: si te HUMBUR apo si FITIMTARE.
Jezusi ne kete pargraf te ketij kapitulli na tregon se, mbreteria e Perendise nuk vjen ne menyre te dukshme. Pra vetem duke i komentuar keto fjale te Jezusit, arrijme ne konkluzionin se, ne nuk kemi asnje aftesi( brenda nesh) qe te kuptojme, te njohim dhe te dime, se kur do te vije Mbreteria e Perendise. Shikoni konkretisht se si Jezusi reagon ndaj kesaj pyetje te bere prej farisejve. Ai dinte plotesisht qellimin e farisejve, te cilet ne qellim te tyre nuk kishin deshiren per te njohur dhe pranuar Mbreterine e Perendise. ATa nuk besonin dhe nuk pranonin MBRETIN, vete Zotin Krisht, e si do te mund te prisnin mbreterine e Perendise? Por a u ndal Jezusi perballe qellimeve dashakeqese te farisejve? Sebashku me grupin e farisejve, ishin dhe grupi tjeter, ai i dishepujve te tij. Jezusi pasi ju pergjigj farisejvese rreth pyetejes qe ata bene, Ai u fokusua plotesisht tek dishepujt e Tij, te cilet qellim kishin Krishti dhe jo boten. Ne vargun 22, Jezusi ju tha dishepujve te tij:
"Do te vijne dite kur ju do te doni te shihni nje nga ditet e Birit te njeriut, por nuk do ta shihni. Dhe pastaj do ju thone: Ja ketu ( eshte Biri) dhe ja atje (eshte Biri), por ju mos SHKONI dhe mos i NDIQNI. Sepse ashtu si rrufeja qe vetetin nga njeri skaj i qiellit te tjetri e ndricon, keshtu do te jete dhe Biri i njeriut ne diten e tij."
Jezusi eshte duke na shpallur dhe mesuar, nje nga mesimet me te rendesishme dhe me fondamentale te besimit tone ne Krisht. I gjithe qellimi i Jezusit ne kete mesim te tij, permblidhet ne faktin se, pergjate gjithe jetes sone te krishtere, gjithesecili prej nesh do te haset me krishter te reme. Do te vijne ditet, ju thote Jezusi dishepujve te tij, kur ju do te deshironi te shihni nje nga ditet e Birit te njeriut, por nuk do ti shihni. Cfare jane keto fjale per besimtarin e krishtere? Apsotujt nuk paten asnje lloj probemi, pergjate gjithe kohes qe ata jetuan me Krishtin. Por me ikjen e Krishtit ne qiej, per apsotujt dhe dishepujt e Krishtit, filloi perndjekja. Ngushelluesi i tyre( dhe toni), Fryma e Shenjte, ishte pikerisht Ai i cili do ti FUQIZONTE, MESONTE, dhe UDHEHIQTE ata pergjate rruges se mundimshme mbi dhe. Por a jemi ne te perjashutar nga ky fakt? Edhe pse ne nuk ishim fizikisht pjestare okulare ne ate kohe, ne ISHIM PJESE e Tij, sepse Ai na perzgjodhi ne, kur ende bota nuk ishte formuar Efes:1:4-5. Pra deshira per te pare nje nga " Ditet e Birit te njeriut" nuk ishte vetem e apsotujve dhe dishepujve te Krishtit ne ate kohe. Ajo eshte deshire e cdo besitmari te Krishtere, pavaresisht se ne cfare perjudhe kohore ky i krishtere jeton. Pikerisht Jezusi duke ditur kete deshire te zjarrte brenda nesh, na meson qe te mos ndjekim "ata", te cilet perpiqen te na tregojne krishter te reme.
- Koha ne te cilen jetojme, eshte e mbushur plot me krishter te reme.
Te mos ndjeksh krishter te reme, se pari kjo do te thote: te njohesh Krishtin e Vertet, Birin e Perendise. Ai i cili vdiq ne kryq per mekatet e mbare njerezimit. Pa pasur dhe pranuar ne zemren tende Krishtin e Vertete, nuk mund te jesh ne gjendje qe te ndalosh kembet nga ndjekja e krishtit te reme.
"Mos shkoni dhe mos i ndiqni", thote Jezusi. Por kujt ja dretjon Jezusi keto fjale: Farsiejve apo dishepujve te Tij? Ne kete rast, farisejte nuk simbolizojne njerzit pagane apo jokristjane. Ata jane simbolizim i atyre lloj te te krishteresh, te cilet ne zemer te tyre kane religjionet dhe traditat fetare, por aspak Krishtin. Pra me kete dua te them se, "Mos shkoni dhe mos i ndiqni", jane fjalet qe Jezusi ja u drejtoi ( dhe drejton) vetem dishepujve te tij. Perse? Sepse vetem ata kane Krishtin e Vertete, dhe keshtu jane ne gjendje( me ane te Perendise) qe te NJOHIN dhe te mos NDJEKIN krishter te reme.
Krijoni Kontakt