Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt

    Ja "mėkatet" e Shqipėrisė pėr luftėn italo-greke

    I ekzaltuar nga sukseset e Hitlerit nė rajonet e Evropės Lindore, Benito Musolini, i nxitur nga dhėndėri i tij Konti Ēiano, pėrgatiti dhe sulmoi Greqinė nga toka shqiptare

    Ka kaluar mė shumė se njė gjysėm shekulli, qė nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende nė fuqi ligjin e luftės me Shqipėrinė. Kjo gjė u bė me preteksin, se nga tokat shqiptare ishte lejuar ushtria italiane qė tė sulmonte Greqinė. Por si qėndron e vėrteta rreth kėsaj ngjarje dhe a ishte pėrgjegjės shteti shqiptar pėr sulmin italian karshi fqinjės sė saj jugore?
    Lidhur me kėtė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė, pėrveē studjuesėve dhe historianėve tanė, janė ndalur dhe kanė botuar disa libra edhe studjuesit e historianėt e huaj, ku si mė tė besueshmet vlersohen ato tė Kontit Ēiano, ish Ministri i Jashtėm i Italisė sė asaj kohe, ("The Ciano Diaries", "Ciano` s Hidden Diares", "Ciano` s Diplomatic Papers") qė ishte njė nga aktorėt kryesorė tė atyre ngjarjeve, pas Benito Musolinit. Kėto libra tė tij, si dhe tė disa autorėve tė tjerė, janė shfrytėzuar nga Bernd J. Fischer ( njė nga studjuesit mė seriozė tė historisė sė Shqipėrisė) nė librin e tij voluminoz "Shqipėria gjatė luftės 1939-1945", i cili ėshtė botuar para pak muajve nė Tiranė. Duke ju referuar Fischerit, si edhe disa historianėve tė huaj si David B. Funderburk, ("Anglo-Albanian relations, 1920-1939) Mack Smith, ("Musolini` s Roman Empire") George M. Self ("Foreing relations of Albania") etj, do tė shohim dhe do tė nxjerrim konkluzione se shteti shqiptar asokohe kur u sulmua Greqia prej Italisė fashiste tė Musolinit, nuk kishte asnjė lloj mundėsie qė ta parandalonte atė sulm, pasi ai ishte i okupuar pėr vete nėn thundrėn fashiste. Pėrveē kėtij fakti tė pamohushėm, asokohe edhe dy batalionet shqiptare qė u dėrguan tė luftonin nė frontin grek, pothuaj dezertuan tė gjithė, duke mos dashur tė luftonin kundėra fqinjėve tė tyre.


    Si u pėrgatit terreni nė Shqipėri

    Aty nga fillimi i vitit 1940, Ministri i Jashtėm i Italisė Konti Ēiano, duke parė se Hitleri po mbulohej me lavdi pas sulmeve dhe fitoreve tė njėpasnjėshme qė ēuan nė pushtimin e disa shteteve tė Europės Lindore, mendoi qė tė shfrytėzonte Shqipėrinė, duke e pėrdorur atė si pikėnisje nė sulmet qė Italia do tė bėnte nė vendet e tjera tė Ballkanit. Si njė njohės i mirė i historisė sė popullit shqiptar dhe duke ditur se nė Konferencėn e Ambasadorėve nė vitin 1913-tė nė Londėr, Shqipėrisė i ishin lėnė jashtė kufijėve politikė, njė pjesa e madhe e territoreve tė saja, Konti Ēiano, mendonte qė tė shfrytėzonte faktorin shqiptar duke ndjekur vijėn irredentiste nė planet e tija pėr pushtimin e Ballkanit. Pėr tė realizur kėtė plan, qė nė muajt e parė tė sulmit mbi Shqipėrinė, Konti Ēiano filloi tė propagandonte Shqipėrinė e madhe, duke deklaruar para zyrtarėve shqipatrė se Italia dėshironte zmadhimin e kufijve tė Shqipėrisė dhe pėr atė gjė, ata italianėt do tė ndihmonin shqiptarėt nė realizimin e aspiratave tė tyre Kombėtare.
    Sipas kujtimeve tė Kontit Ēiano tė botuara nė "Foreing Affaris and Policy Determination", pas deklaratave tė tija, kėtė gjė nisėnnta bėnin dhe shumė zyrtarė tė tjerė italianė, tė cilėt filluan ti hidhnin benzinė zjarrit tė irredentizmit. Kėshtu aty nga mesi i qershorit i vitit 1939, nė njė fjalim tė mbajturt nė qytetin e Korēės, ministri italian i arsimit, Giuseppe Bottai e krahasoi Shqipėrinė me Piemonitin dhe u shpreh rreth zgjerimit tė saj, nė njė kohė sa mė tė shkurtėr brenda dy ose tre vjetėve. Lidhur me kėtė deklaratė, konsulli jugosllav qė ishte nė Korēė, u ankua dhe gazetat shqiptare qė pėrcollėn fajalimin e ministrit italian tė arsimit, nuk e shkruan atė pasazh. Po kėshtu, aty nga fundi i muajit qershor, pėrfaqsuesi i plotfuqishėm grek nė Tiranė, i raportoi ministrit tė tij tė Jashtėm, se marrshjalli Badoglio, i cili ndodhej pėr njė vizitė nė Shqipėri, u kishte premtuar njerėzve qė e kishin pritur dhe brohoritur, begati mė tė madhe si dhe zgjerimin e kufijve tė Shqipėrisė. Tė njėjtat fjalė qė kishte thėnė marshali Badoglio pėrpara turmave, i kishte pėrsėritur nė ceremoninė e pritjes sė tij dhe Jakomoni, ambasadori italian nė Shqipėri


    Ēiano pėr Shqipėrinė e Madhe

    Konti Ēiano pėr tė realizuar planet dhe synimet e tija strategjike pėr pushtimin e Ballkanit, mendonte qė tė angazhonte drejt pėrsėdrejti shqiptarėt nė atė ēėshtje. Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, nė mesin e muajit gusht 1939, sipas porosive qė kishte dhėnė mė parė, ai mbeti i kėnaqur nga shkalla e mobilizimit qė kishin shqiptarėt. Nė fjalėn e tij tė mirseardhjes, Prefekti i Tiranės, shprehu dėshirėn e tij pėr bashkimin e tė gjithė shqiptarėve dhe krijimin e njė Shqipėrie tė madhe, gjė e cila do tė vinte nga ndihma e perandorisė sė madhe fashiste. Mbas fjalės sė prefektit, Konti Ēiano, u premtoi tė pranishėmve se Italia do tė bėnte ēmos qė Shqipėria tė realizonte aspiratat e saja mė tė thella dhe e pėrfundoi fjalimin e tij duke thėnė "Viva la grande Albania". Po kėshtu si rezultat i porosive tė tija, autoritetet e partisė fashiste ishin pėrkujdesur qė tė bėnin parrulla tė shumta me hartėn e Shqipėrisė sė madhe, tė cilat valviteshin nga italianėt me uniforma tė zeza, (uniforma e partisė fashiste) nė mitingjet qė bėheshin pėr nder tė tij, sė bashku me flamurin Kombėtar tė Shqipėrisė. Nė mes tė kėtyre parullave, binin nė sy ato ku thuhej "Duēe, tė mendojmė pėr shqiptarėt qė jetojnė kudo nė botė" dhe "Duēe, mendo pėr vėllezėrit tanė".
    Sipas ministrit fuqiplotė tė gjermanisė nė Shqipėri, (i cili i raportonte asokohe Ministrit tė Jashtėm gjerman Ribentrop)qė i ndiqte nga afgėr ato mitingje, manifestuesit shqiptarė kishin kohė qė ishin organizuar pėr ato mitingje, dujke valvitur flamuj e parulla ku shkruhej "Ne jemi shqiptarė nga Kosova" dhe "Rroftė Kosova". Nė tė gjitha ato manifestime irredentiste, pėr tė mos rėnė shumė nė sy, gazeta" Fashizmi" nuk mori pjesė fare, por nė muajin gusht tė vitit 1939, ajo botoi njė artikull mjaft tė ashpėr ku ju bėhej thirrje shqiptarėve qė tė mos harronin se njė pjesė e madhe e territoreve tė tyre, ishin nė zotėrim tė Jugosllavisė dhe Greqisė. Lidhur me kėtė shkrim, si ministri i plotfuqishėm grek dhe ai jugosllav nė Shqipėri, u ankuan pranė drejtorit tė pėrgjithshėm italian tė propagandės dhe turizmit. Ai e shkarkoi nga vetja pėrgjegjėsinė dhe ju tha atyre se ajo gjė ishte bėrė nga njė student i cili do tė merrej nė mbikqyrje dhe do tė kishte konsekuenca pėr shkrimin e bėrė nė atė gazetė. Planet e Italianėve pėr pushtimin e Ballkanit dhe pėrgatitja e shqiptarėve pėr ato synime, u intesifikuan mė shumė aty nga viti 1940-tė, kur Benito Musolini, nisi tė mendonte rreth ndėrrmarjes sė veprimeve tė mėtejshmė ushtarake nė ballkan.


    Si u pėrgatit sulmi mbi Greqinė

    Gjatė fushatės qė i parapriu sulmit italian mbi Greqinė, shumica e deklarimeve e zyrtarėve shqiptarė dhe italianė, u shoqėruan me manifestime gjoja spontane, ku folėsit e ndryshėm i referoheshin bashkimit tė pashmangshėm midis shqiptarėve tė pėrtej kufijve me vendin amė. Ndėr kėtė fjalime, vlen tė pėrmenden ato tė kryeministrit shqiptar Mustafa Kruja, tė cilėt u dhanė me artopolante dhe u shtypėn e u botuan duke u shpėrndarė kudo. Nė ato fjalime ku ai i referohej territoreve tė paēliruara dhe i konsideronte kufijtė e vėrtetė tė Shqipėrisė si:" kufinj krejt tė qartė pa pikė mėdyshje, por qė nuk i korrespondojnė shtrirjes efektive e tė tė drejtave tė shqiptarėve, as pėrparėsisė sė pronės, ngjashmėrive etnike tė popullsisė ose fisnikėrisė sė pėrbashkėt tė origjinės". Vizitat e shpeshta qė Konti Ēiano bėri asokohe nė Shqipėri, u shoqėruan gjithmonė me manifestime irredentiste, nė njė nga kėto vizita qė u bė nė muajin gusht, e cila nga autoritetet fashiste u rekalamua mė sė miri, me foto qė e paraqisnin Ēianon duke ju dhėnė shqiptarėve para nė dorė, e duke asistuar nė paradat e mėdha ushtarake ku valviteshin flamujtė dhe parrullat e mėdha tė detyruara qė pėrshėndesinin Kosovėn e Ēamėrinė.
    Duke parė gjithė ato pritje madhėshtore dhe entuziazmin e madh qė tregohej nga shqiptarėt, nė njė bashkim tė mundshėm me Kosovėn e Ēamėrinė, Konti Ēiano nė ditarin e tij mes tė tjerash shkruante: "Pritje e ngrohtė. Shqiptarėt tashmė kanė hyrė mirė nė rrugėn e ndėrhyrjes sė armatosur. Ata e duan Kosovėn e Ēamėrinė". ("The Ēiano Diaries"). Nė njė fjalim qė mbajti nė qershor tė atij viti Musolini, ku ju shpallte Aletatėve luftėn, ai njėkohėsisht donte t` ju jepte siguri si Jugosllavisė dhe Italisė, se ato nuk do tė pushtoheshin prej tyre. Por qė shqiptarėt tė mos i keqkuptonin ato deklarata, Piero Parini, zėvėndėsi i parė i Jakomonit, e siguroi Shefqet Vėrlacin, nė praninė e pėrfaqsuesit gjerman nė Shqipėri, Panaėitz, se shqiptarėt duhet tė besonin tonin dhe jo pėrmbajtjen e fjalimit tė Musolinit.


    Mbledhja e informacionit pėr sulmin

    Akoma pa marrė miratimin e Musolinit, aty nga maji i vitit 1940, gjatė njė vizite nė Tiranė, Konti Ēiano filloi tė mblidhte informacionin e mundshėm pėr tė hedhur bazat e nevojshme qė do ti duheshin pėr planin e pushtimit tė greqisė. Gjatė asaj vizite, Ēiano pėrfitoi nga rasti dhe pyeti kryekomandantin e forcave italiane nė Shqipėri, gjeneralin Carlo Gelseo, se sa trupa do ti duheshin pėt tė pushtuar Greqinė. Gjenerali Gelseo nuk shfaqi ndonjė entuziazėm tė madh lidhur me projektinė tė cilėn e dėgjonte pėr herė tė parė nga goja e Ēianos dhe i tha atij se duheshin dhjetė ose njėmbėdhjetė divizione. Vetėm pėr atė pėrgjigjie, Gjenerali Geleso u shkarkua dhe u zėvendėsua duke u larguar menjėherė nga detyra dhe nė vend tė tij erdhi Sebastiano Viskonti Prascan. Gjenerali i ri, ritregoi entuziazėm pa kufi pėr projektin e Ēianos dhe nuk e vrau shumė mėndjen pėr tė mbledhur ushtrinė e nevojshme pėr tė realizuar atė gjė. Besimi i Ēianos u shtua dhe mė shumė kur Jakomoni i raportoi se milicia fashiste shqiptare kishte njė dėshirė tė paduruar pėr zgjerimin e Shqipėrisė dhe perandorinsė italiane. Ndėrkohė pėr tė vėnė nė vėnd dhe pėr tė arritur synimet e tija, Konti Ēiano dha urdhėr qė nė tė dy anėt e kufirit me Greqinė, tė krijoheshin ēeta luftarake, tė cilat do tė krijonin trazira nė Ēamėri.
    Madje ai shkoi dhe mė larg nė idenė e tij, duke u munduar qė tė gjente mundėsinė e vrasjes sė Mbretit tė Greqisė, nėpėrmjet ndonjė shqiptari. Nė atė kohė, Ēiano nuk shkoi mė shumė me pėrgatitjen e planit pėr vrasjen e Mbretit tė Greqisė, pasi Musolini ishte i prekupuar prej shpalljes sė luftės Aleatėve, si dhe dyzimeve tė tija se kė shtet do tė sulmonte mė pėrpara. Pėr sa i pėrket Ballkanit, Duēja mendonte ta fillonte sulmin ndaj Jugosllavisė, por Ēiano ishte i vendosur qė tė arrinte synimin e tij duke sulmuar Greqinė. Ai u entuziazmua pa masė, ku i ra nė dorė njė mesazh grek qė e kishin kapur italianėt, ku njeriu i fortė i Greqisė gjenerali Metaksa, bėnte fjalė pėr njė sjellje brutale dhe harbute tė Ēianos.


    Ja pse shqiptarėt nuk i ndihmuan italianėt

    Ata nė Shqipėri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit nė vend, nuk ishte aq shumė e pėrhapur ashtu siē ja paraqiste Konti Ēiano, Benito Musolinit

    Pėr tu siguruar se Duēja nuk do ta harronte Greqinė, Ēiano sajoi nėpėrmes Jakomonit njė numėr incidentesh kufitare, tė cilat dėshmonin se si propagan da italiane ashtu dhe diplomacia e saj, ishin jashtzakonisht tė ngathėta dhe krejt tė paafta, si dhe vėrtetėsinė e fjalėve tė ashpėra tė gjeneralit Metaksa, nė drejtim tė Ēianos.


    Sajimi i incidenteve kufitare

    Ēiano vendosi qė tė pėrqėndronte krejt vėmėndjen nė njė incident qė ndodhi nė muajin qershor, kur disa persona tė panjohur (besohet se ishin tė policisė greke) vranė dhe i prenė kokėn Daut Hoxhės, qė ishte udhėheqėsi i shqiptarėve tė Greqisė sė Veriut. Askohe sipas agjensisė sė lajmeve "Stefan", lajm i cili u pėrsėrit edhe nga zyra gjermane e shtypit, Daut Hoxha paraqitej si njė luftėtar i cili luftonte pėr lirinė e popullit shqiptar dhe si patriot i madh u vra nga agjentėt grekė tė cilėt mė pas i prenė edhe kokėn dhe e shėtitėn nė tė gjitha fshatrat e Ēamėrisė pėr tė friksuar popullsinė vendase. Ndėrsa ky lajm u komentua nė kėtė mėnyrė, agjensia greke e lajmeve e hodhi poshtė atė, duke thėnė se Daut Hoxha ishte njė kriminėl i njohur, qė autoritetet greke kishin njėzet vjet qė e kėrkonin pėr vrasje e vjedhje. Gjithashtu propaganda greke bėnte tė ditur se shqiptarėt e paktė qė jetonin nė Ēamėri, jo vetėm qė nuk shkaktonin trazira, por se ishin shumė tė kėnaqur me qeverisjen atėrore dhe zemėrgjerė tė regjimit nė grek. Pėr tė qetėsuar italianėt, autoritetet greke arrestuan dy shqiptarė tė cilėt i akuzuan si vrasėsit e Daut Hoxhės dhe pritėn njė kėrkesė pėr ekstradim nga ana e Italisė. Pėr ta nxitur Musolinin dhe pėr tė tėrhequr vėmėndjen e tij kundra Greqisė, Konti Ēiano mė 10 gusht 1940-tė, i paraqiti atij versionin italian tė vrasjes sė Daut Hoxhės. Pas kėsaj, tepėr i pezmatuar, Musolini bėri thirrje pėr njė veprim force ndaj Greqisė, pasi qė nga viti 1923 me incidentin e Kanalit tė Korfuzit, ai kishte disa hesape tė vjetra tė pambyllura me Greqinė, pėr tė cilat grekėt i gėnjente mendja se i kishte harruar.


    Propaganda antigreke

    Tė nesėrmen mė 11 gusht 1940-tė, Duēja kėrkoi hollėsi tė mėtejshme rreth Ēamėrisė dhe dha urdhėr qė agjensia "Stefan", tė niste transmetimet agjitative pėr kėtė ēėshtje. Brenda ditės shtypi italo-shqiptar, botoi artikuj tė pafund e me shkronja tė mėdha, qė kritikonin shtypjen greke mbi popullin e Ēamėrisė. Kjo gjė ishte mė se e vėrtetė, sepse grekėt i kishin keqtrajtuar shqiptarėt e Greqisė sė Veriut. Gjithashtu Musolini urdhėroi Jakomonin dhe Viskontin Prascan tė raportonin nė Romė, ku do tė diskutohej vendosmėria e tij e re pėr tė ndėrrmarė njė sulm tė befasishėm kundra Greqisė. Mė 12 gusht, Musolini i deklaroi Ēianos, Jakomonit dhe Prascas se sikur Korfuzi dhe Ēamėria tė mos i dorzoheshin Italisė pa luftime, "Italia do tė kapėrcente pragun". Sipas Ēianos, Jakomoni dhe Konti Prasca i thanė atij se ai veprim ishte shumė i lehtė. Lufta u afrua dhe njė hap mė shumė, kur njė nėndetėse italiane fundosi kryqėzorin grek "Helli" nė ujrat greke nė datėn 15 gusht. Pas kėtyre ngjarjeve, Berlini u alarmua dhe i kėrkoi Romės qė tė ruhej statukuoja nė Ballkan. Musolini bėri sikur e pranoi atė gjė, por nga ana tjetėr i vazhdoi pėrgatitjet pėr luftė ndaj Greqisė. Viskonti Prasca nxitoi dhe dėrgoi njėsi ushtarake italiane nė kufirin grek, ndėrsa Jakomoni intesifikoi veprimet e tija pėr pėrgatitjen e guerriljeve shqiptare pėr pėrhapjen e terrorrit dhe krijimin e trazirave nė prapavijat greke.
    Po nė atė kohė, Jakomoni i dėrgonte mesazhe tė njėpasnjėshme Ēianos, ku i vinte nė dukje kushtet e mjerueshme dhe tė rėnda tė cilave u nėnshtroheshin shqiptarėt e Ēamėrisė. Krahas kėsaj, ai u jepte udhėzime shtypit dhe radios shqiptare qė tė vazhdonte tė ngrinte figurėn e Daut Hoxhės, qė ishte vrarė nė Greqi. Nė kulmin e entuziazmin e tij rreth projektit tė pushtimit, Jakomoni arriti deri aty sa tė sugjeronte se operacioni nė fjalė duhet tė fillonte me njė sulm sa pėr sy e faqe tė guerriljeve shqiptare, mbi njė postkomandė kufitare italiane, gjė e cila do tė shėrbente si pretekst pėr fillimin e sulmit mbi Greqinė. Edhe pse kundėrshtimet e gjermanėve e patėn bindur pėrkohėsisht Musolinin qė tė hiqte dorė nga planet pėr pushtimin e Greqisė, aksioni gjerman nė Rumani e nxiti atė tė hidhej menjėherė nė veprim. Kur mė 12 tetor trupat gjermane hynė nė Rumani, Musolini u bė si i tėrbuar dhe i deklaroi Ēianos:" Hitleri mė vė gjithmonė pėrball faktit tė kryer. Kėsaj rradhe kam vendosur me tė njėjtėn monedhė. Ka pėr ta marrė vesh nėpėrmjet gazetave se unė kam pushtuar Greqinė".
    Ndonėse ende kishte njėfarė rezistence pėr mosfillimin e sulmit ndaj Greqisė, veēanėrisht prej Badoglios, Musolini e hodhi poshtė atė me vendosmėri, duke shpallur:" Unė do tė jap menjėherė dorheqjen si italian, nė rast se dikush nxjerr kundėrshtime ndaj sulmit tonė kundėr Greqisė". Edhe Ēiano ishte i bindur se ai operacion do tė ishte i lehtė. Ndėrkohė lajmet nga Shqipėria ishin tė gjitha pozitive, Jakomoni njoftonte se shqiptarėt e Ēamėrisė i pėrkrahnin italianėt dhe po pėrgatiteshin pėr ti ndihmuar ata. Gjithashtu ai njoftonte se rinia shqiptare, e cila kishte qenė gjithmonė e pėrmbajtur, po shfaqte shenja tė hapura miratimi ndaj pushtimit tė Greqisė dhe se tė gjithė patriotėt dhe trupat shqiptare, po digjeshin nga dėshira pėr tė ēliruar Epirin (Greqinė e Veriut) njėherė e pėrgjithmonė. Jakomoni shkonte deri aty sa thoshte se mezi po i pėrmbante shqiptarėt pėr tė kaluar kufirin. Musolini i bindur e duke i kujtuar pėr tė vėrteta kėto marrėzira qė i servirnin vartėsit e tij, pati frikė se mos pjesmarrja e gjėrė ushtarake e shqiptarėve nė luftime, mund tu krijonte atyre pėrshtypjen se fitorja e pashmangshme kundėr grekėve, ishte rezultat i arritur prej armėve shqiptare. Nė fund tė raportit tė tij, Jakomoni njoftonte Musolinin se shqiptarėt ishin entuziastė dhe grekėt me moral tė ulėt.


    Pushtimi italian i Greqisė

    Sipas urdhėrit tė Musolinit, mė 28 tetor 1940, tetė divizione italiane tė pėrbėrė prej 140.000 trupash, sulmuan tokėn greke nė njė front tė gjatė prej 200 km. Nė atė operacion, italianėt ndėrmorėn njė numėr sulmesh ajrore mbi popullsinė civile. Forcat italiane qė morėn pjesė nė atė operacion, ishin tė pėrgatitura me nxitim dhe tė paisura keq, e tė stėrvitura dhe drejtuara nga oficerė jo kopetentė. Megjithkėtė nė veprimet luftarake ata arrritėn qė tė depėrtonin rreth 15 km. nė territorin grek. Por nė qendėr tė sulmit, pėrpėrimi i forcave qė drejtoheshin nga Konti Prascas, u frenua shumė shpejt, gjė e cila e detyroi Kontin Ēiano qė tė vinte me avion nė Tiranė pėr tju dhėnė zemėr gjeneralėve italianė. Frika e tij u fashit disi pėrkohėsisht, si pasojė e optimizmit tė vazhdueshėm tė Kontit Prascas, i cili i raportonte se pavarsisht prej vėshtirsive, trupat e tij po qėndronin mire, madje dhe batalionet e milicisė me ushtarė shqiptarė, kishin njė moral tė lartė. Ndėr tė tjera raportohej se njė ushtar shqiptar i plagosur, me njė italishte ēalė-ēalė kishte thėnė:" Ne vdesim tė gjithė, qė Duēja tė kalojė mbi trupat tanė". Nė kėtė vazhdė keqinformimi, kontribuoi dhe shtypi italian, qė njoftonte se grekėt po i uronin mirseardhjen ushtarėve italianė. Nė tė vėrtetė, gjendja luftarake e trupave italiane u keqėsua shumė shejt. Mė 6 nėntor, Ēiano pranoi se inisiativa kishte kaluar nė kampin e grekėve. Grekėt kishin kundėrsulmuar nė frontin e Maqedonisė perendimore, duke ju shkaktuar njė disfatė pjesės mė tė mirė tė trupave italo-shqiptare, e konkretisht batalionit prej njėmijė vetėsh "Tomorri".


    Grekėt marrin Jugun e Shqipėrisė

    Mė 14 shtator 1940-tė, gjenerali Aleksandėr Papagos, shef i shtatmadhorisė sė ushtrisė greke, nisi kundėrofensivėn me njė numėr forcash disi mė tė mėdha se ato italiane. Trupat e tija tė paisura dhe tė furnizuara mė sė miri, jo vetėm qė i detyruan italianėt qė tė tėriqeshin nga territori grek, por shumė shpejt ata vunė nėn kontroll, njė pjesė tė mirė tė territorit shqiptar. Kėshtu Korēa, qyteti i tretė i Shqipėrisė pėr nga madhėsia ra nė duart e grekėve mė 22 nėntor, gjė e cila pėrbėnte njė goditje tė fortė pėr prestigjin italian. Pas kėsaj disfatat e italianėve ndoqėn njera tjetrėn. Nė dhjetor italianėt morėn dhe Gjirokastrėn, Sarandėn, Pogradecin si dhe disa territore tė tjera qė pėrbėnin 25 % tė gjithė territorit shqiptar. Me qėllim qė tė kthente moralin e humbur tė ushtarėve italianė, nė janarin e 1941-it, Musolini dha urdhėr qė tė gjithė ata qė ishin nėn 45 vjeē, tė shkonin nė front nė Shqipėri. Ky urdhėr ishte pėr tė gjithė pa pėrjashtim dhe elita fashiste e hutuar nga ky urdhėr u dėrgua qė tė luftonte nė malet me baltė dhe me borė tė Shqipėrisė. Kėshtu gati njė e treta e ushtrisė italiane e pėrbėrė prej 300.000 trupash, nisi njė kundėrofenisvė tė pėrgjithshme.
    Megjithė atė epėrsi, ajo ofensivė nuk solli ndonjė rezultat tė ndjeshėm. Qė nga ai moment, morali i trupave italiane u dėmtua nė mėnyrė tė pandreqėshme dhe Musolini i ktheu sytė nga Gjermania. Humjet i italianėve nė atė kohė ishin mjaft tė mėdha, e shėnonin mbi 14.000 tė vrarė, 50.000 tė plagosur, 25.000 tė humbur dhe mbi 12.000 vetė tė tjerė tė gjymtuar prej acarit tė dimrit. Faji pėr kėtė disfatė u hodh tek tė gjithė, e Zenone Benini dhe Musolini nė bisedat me Hitlerin, u a hodhėn fajin shqiptarėve. Nė tė vėrtetė, pavarsisht prej shpresave tė mėdha dhe tė pabaza qė ushqente Ēiano, Jakomoni dhe Viskonti Prasca, shqiptarėt shfaqėn njė mungesė tė theksuar entuziazmi, qoftė pėr italianėt dhe qoftė pėr grekėt.


    Dezertimi i shqiptarėve

    Forcat e armatosura shqiptare nė rradhėt e ushtrisė italiane, luajtėn njė rol fare tė vogėl nė mbėshtetje tė italianėve. Musolini pretendonte se divizionet italiane qė pushtuan Greqinė fillimisht, kishin nė pėrbėrje tė tyre nga dy batalione shqiptare. Kjo gjė ishte tepėr e ekzagjeruar dhe nuk ishte aspak e vėrtetė, sepse vetėm dy batalionet shqiptare "Taraboshi" dhe "Tomorri" morėn pjesė nė operacionet ushtarake qė u zhvilluan kundėr grekėve nė rajonin e Korēės. Tė pėrballuar me realitetin e ashpėr tė njė fushate ushtarake malore, ndaj njė armiku tė vendosur, njėsitė shqiptare ose dezertonin ose largoheshin nga fusha e betejės grupe grupe. Ata qė mbetėn, luftuan aq keq, saqė komanda italiane u detyrua dhe dha urdhėr qė ata tė tėrhiqeshin nga fronti dhe i mbylli nė njė kamp pėrqėndrimi diku nė Shqipėrinė e Mesme. Asokohe thuhej se nėqoftėse italianėt do tė kishin pėrdorur trupat shqiptare nė krahinėn shqiptare tė Ēamėrisė dhe jo nė zonat ortodokse tė Korēės, milicia shqiptare do tė kishte treguar ndoshta mė shumė vendosmėri dhe entuziazėm. Bashkpunimi i rastėsishėm i shqiptarėve me italianėt, ishte mjaft i kufizuar. Megjithė shumat e mėdha qė Jakomoni shpenzoi pėr qėllimet "politike", rezultati pėrfundimtar ishte mjaft negativ. Agjentėt shqiptarė, duke u pėrpjekur qė t` u jepnin italianėve ato lajme qė ata i kishin qejf, nė mes tė tjerash i bindėn, se shqiptarėt qė ishin nė Greqi, do tė ngriheshin, madje pati dhe nga ata informatorė qė thonin se edhe vetė grekėt do tė ngriheshin nė pėrkrahje tė italianėve.
    Pasi grekėt arritėn qė tė pushtonin disa pjesė tė Shqipėrisė, agjentėt shqiptarė qė paguheshin e punonin pėr llogari tė italianėve, duhej tė punonin pėr tė marrė informata pėrtej trupave italiane, nė afėrsi tė trupave greke. Asokohe nga ana e agjentėve shqiptarė pati disa sabotime tė cilat konsistonin nė ndėrprerjen e linjave telefonike dhe shėrbimit telegrafik ushtarak. Por ato aksione tė kufizuara tė shqiptarėve ishin pa ndonjė pasojė tė madhe, e nuk luajtėn asnjė lloj roli nė fushėn e luftės. Sipas italianėve, tė gjithė agjentėt dhe sabotatorėt shqiptarė, thuhej se kishin vetėm motivin e parasė. Ajo gjė ilustrohet nga ana e tyre, me faktin se ata nuk arritėn kurrė tė lokalizonin vendndodhjen e shtatmadhorisė greke, qė italianėt shpresonin ta bombardonin. Ndonėse kjo gjė ėshtė hedhur poshtė nga historiografia socialiste shqiptare, nė tė vėrtetė shqiptarėt nė atė luftė i ndihmuan fare pak grekėt. Sipas disa dokumentave qė ndodhen nė arkivat e Berlinit, bėhet e ditur se shqiptarėt mė shumė nė atė luftė ndihmuan grekėt se sa italianėt dhe pakica greke nė Jug tė vendit e priti mjaft mirė mbrritjen e trupave greke aty. Arsyeja qė shqiptarėt nuk pranuan tė ndimonin italianėt, ishte e qartė. Italianėt nė Shqipėri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit nė vend, nuk ishte aq shumė e pėrhapur sa kishte shpresuar Konti Ēiano.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-02-2005 mė 01:01

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Amerikanėt nderojnė kujtimin e gjeneralit francez Lafaiet, qė luftoi pėrkrah kolonėve amerikanė pėr ēlirimin e tyre. Grekėrit nderojnė kujtimin e Bajronit, poetit tė madh anglez, qė mori pjesė nė kryengritjen greke pėr ēlirimin e Greqisė, ashtu si shumė shqiptarė qė janė heronjtė kryesor tė pavarėsisė sė Greqisė.

    Greket nderojne Shqiptaret ?
    Nje citim te shkurter nga Atlasi i Ilustruar 2 volumesh i ministrise se kultures te athines per luften e 1821. Marko Botsaris shkruhet, ka tentuar qe te lidhi Shqiptaret e Greket bashke, por pa sukses pasi mercenaret Shqiptare luftonin per Turqine, gje qe e bene kryengritjen Greke edhe me te veshtire" (heroike me nje llaf).

    Interesante eshte se ne figurat e kryengritesve Grek, jane te gjithe me fustanella e me floke te prera, qe eshte nje zakon arvanitas, dhe po atje ku shkruhet shqiptar verehet e njejta uniforme, e njejta menyre te krehuri etj etj. Miranda Vickers, qe duket se po e sheh dhe ajo lojen e piset, sic e pa dhe Edith Durhami nje here e nje kohe, ka vene nje figure shume te famshme "greke" tek libri per Camet, eshte e njetja figure qe ndodhet dhe tek libri i Aristidh Koles mbi Arvanitasit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2005
    Postime
    1

    Post lufta italo greke

    nuk duhet te ngaterohet lufta italo greke me shqiperine, jam nga korēa, greku ka qene dhe vazhdon te jete i poshter me politiken e tija kerkon qe vendi i jone te jete koloni e saj; Shqiptaret e jugut nuk munt ti harojne masakrat e andareve grek ne panarit ku theren nje dhe dogjen ne staven e drunjte 5oo Bura po keshtu ne ormove e gjetke. eksiston goje dhena qe kur greku te jep dhuraten shiko mos te ka mare gishttin

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Qe te kuptojme me mire kete teme duhet te shikojme kohen kur u krijuan shtetet e rinj nge ballkan qe nga greqia, serbia e deri te shqiperia.

    E para dhe kryesore ASNJE POPULL NE BALLKAN NUK E DOMINON DOT TJETRIN se ne shume aspekte jane aty aty.
    Qe nga krijimi i shteteve FAKTORI E MBESHTETJA NDERKOMBETARE qe kryesore.
    Greqia ,mali i zi , serbia e bullgaria e fituan pavaresin me shume nga presioni e fitoret qe rrusia korri ndaj turqise.
    Duhet te kthehemi pak te LIDHJA E PRIZERENI ne ate kohe kur filloi grabitja e tokave shqiptare.

    Shteti grek i krijuar nuk e ndali presionin per te marre krahinat e Artes, Janines e Konices qe banoheshin me shumice shqiptare dhe bota i njihte si te tilla kujtojme kohen jo te larget te Madhit Ali Pasha qe krijoi nje shtet aty.

    E si pasoj me marreveshje i morri.
    Si ndryshoi EKULIBRI NDERKOMBETAR ndryshuan dhe territoret e ndrejtuara nga shqiptaret negativisht per ne.

    Ne Qofte Se me vone do kishim nje tjeter EKULIBER do kishim te tjera kufinj sote se KUFITE NUK U CAKTUAN NGA KRITERI I SHUMICES SE POPULLSISE POR NGA EKULIBRAT E INTERESAT E FUQIVE TE KOHES.

    Kjo solli dhe dy luftra boterore ne EUROPE.

    Si shembull ekstrem HUNGARIA HUMBI 3/4 e territorit e serbia zmadhoi ato 4 fish.

    Italia u perpoq qe ti binte shqiptaret me ri fitoren e territoreve te humbura .Shqiperia rimorri Kosoven e Maqedonine perendimore dhe provokacionet greke ne kufirin jugor,keqtrajtimi i minoritetit shqiptar ne greqi e gjenocidet e debimet plus greqia akoma nuk kishte njohur kufirin jugor te shqiperise gje qe e njohu shume vone me mendrje per te perfituar akoma megjithese kishte perfituar ajo si shtet gjithe ato toka shqiptare.
    Plus ne kufirin shqiptaro grek vazhdonin te vriteshin njerez e ushtarak shqiptar nga ushtria greke.
    Ju kujtojme se greqia si shtet kur u krijua 1\3 e popullsise fliste greqisht e jo vetem kjo po me vonte dyfishoi territoret me zona te banuara me shumica shqiptare dhe turke e sllave ne Maqedoni.
    Kjo shperblim i madh i shtoi orekset greke qe kaluan ne ekstreme.
    Italia i perdori keto argumente per ti mobilizuar shqiptaret ne anen e saj.

    Vazhdoj pak me poshte ne je shkrim te ri.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Italia deshtoi qe ti binte shqiptaret qe te luftonin me te, kunder greqise.

    Kjo nuk ka diskutim eshte nje fakt i faktuar nga italianet e bile dhe nga grekerit.

    Ideja per te rimare CAMERINE dhe TOKAT SHQIPTARE vjedhura nga greqia nuk qe e keqe po pse valle Italia nuk i berri dote Shqiptaret per vete.

    Sot dikush do thote po qe se greket do kene nje raste te tille nuk do te na falin ne sic bene kur vodhen gjithe ato toka shqiptare, dhe nuk e ka keq.

    Nacionalistet shqiptare qe pas rroberise turke e anarkise ishin shume te kenaqur qe per here te pare krijuan nje SHTET SHQIPTAR dhe pushtimi i Italise dhe shkaterrimi i ketij shteti shqiptar, goditi ata shume rrende e qe e veshtire qe pas nje viti kur Italia filloi luftem me greqine ti bente per vete.
    U shkaterrua nje strukture e ngritur me aq mund nga atdhetaret e gjthe shqiptaret.
    Plus kjo qe nje lufte e njeanshem e nje shteti e jo nje konsesur nderkombetar qe reflektonte nje ekuliber forcash.

    Italia qe me propaganden fashiste reklamonte rikrijimin e Perandorise Romake qe ne te vertet e pa pergatitur per kete gje.
    Ushtria italian psh akoma luftonte me armet e 1892 e nuk kishte modernizim qe kishte gjermania.
    Tankset Italian qesharak.
    Plus lufta ne greqine e veriut qe nje strategji ushtarake skandaloze dhe kjo solli humbien.
    Kush e di gjeografine e greqise e di mire se veriu ka shume male e eshte i veshtire per cdo ushtri.
    Ushtria greke nuk kishte ate mekanizim qe kishte Italia po ne kushtet e luftes ne male te epirit te dyja palet qene njesoj.
    E pasi italia te pushtonte gjithe malet me dhi te veriut te greqise [nje pengese natyrale] qe qe puna me e veshtire[e prape skishte pushtuar asgje e nuk paralizonte dot shtetin grek] do dilte ne fushe, ne greqi ,strategji idiote.
    Ushtrite normalisht kapin qendrat kryesore dhe godasin vendet ne pikat me te dobeta qe paralizojne gjithe vendin.
    Italia gjene me te mire qe kishte ne ate kohe qe flota detare e cila qe me te vertete shume e forte ne mesdhe, e sikur ajo te kishte ngarkuar ushtrine e te dilte direkt poshte ne qytetet greke, greqia do mirrej per nje dite.
    Italia e morri Korfuzin me tre anije e gjithe ishujt pa problem.
    Plus greqia u ndihmua shume nga ushtrite aleate e pothuajse gjithe aviacioni grek ne lufte qene pilotat e avicioni anglez , anglia e shume vende kishin trupa ne greqi.
    Humbia e Italise ndaj nje vendi si greqia e me nje ushtri si ajo greke qe skandaloze.
    Si me Shqiperine kur Italia donte te dukej ne bote e konkuronte me gjermanine pushtoi shtetin e sapokrijuar shqiptar dhe e paraqiti si fitore te madhe te fashizmit italian.Qesharake.
    Ashtu vajti dhe ne lufte me greqine dhe ne kete kohe ne ndryshim me Shqiperine kur fuqite e huaja mbyllen syte e bile Jugoslavia fqinje kercenoi Mbretin Zog se po beri rezistenc ne veri ndaj Italise ajo do sulmonte nga veriu Shqiperine[greqia po keshtu] duke i mbyllur Zogut cdo ruge per rezistence.

    Sikur si me greqine, Shqiperia do kishte sic kishte greqia aviacionin anglez qe luftoi per ta ne ajer dhe ndihmen perendimore Italia nuk do kishte zbarkuar dote as ne Shqiperi.

    Italianet pavaresisht nuk mund ti krahasosh me fqinjet tane gjakatar grek e serb,prare ne periudha te ndryshme kane pasur nje fare prepotence ndaj Shtetit Shqiptar e tendence aneksimi, kurre keto koka te deshtuara fashiste duhet te kishin kuptuar qe nje shtet i madh e i forte shqiptar e i drejtuar nga shqiptaret do qe ne interes te italise, se ky shtet do ta kishte aleate natyrale Italine e do qe me kosto shume te ulet per Italine.
    Zogu para pushtimit Italian me zgjuarsine e tij fenomenale i shkruajti Duces se ca kuptimi e ce donin ata ta pushtonin Shqiperine kur ata ne nje fare menyre i kishin gjithe perfitimet ekonomike e dy vendet ishin te hapura plotesish ndaj njera tjetres e Italia me nje nderhyrje ushtarake shume te kushtushme vetem do ti riskonte keto sic e vertetoi dhe historia.
    Italia nuk kishte nevoje per shqiperine te sulmonte e pushtonte greqine ajo e pushtonte ate direkt po te donte , duke shfrytezuar dhe nderhyrjen aleate ne greqi.
    Bile kete e kane thene analist italian, pas luftes qe ne vend te shqiperise te sulmonin direkt greqine.
    Shqiperia do qe nje vend asnjanes qe ne nje fare menyre nuk i sillte asaj asnje kercenim.
    Po diktatura fashiste, e mendiet si te Duces me menyren e tyre sollen ate humbie poshteruse ne lufte.

    Greket te cilet perfituan dhe nga gabimet Itliane e ndihme aleate ne njerez, furnizime lufte,e me aviacionin anglez, sollen nje ndryshim ne terren kur Italia u thye dhe u terhoq.

    Greket nga ana e tyre kur u futen ne Shqiperi e quajten ate se po clironin vorio- epirin dhe n.q.s lufta do ndalej ne ato kufinj ata do ta kishin anekuar jugun e Shqiperise.
    KJO NUK DUHET HARRUAR NGA NE , dhe te vraret nga ushtria greke ne shqiperi dhe flamujt grek te vorio-epirit ne qytetet e jugut te Shqiperise gje qe e kthyen luften e rezistences greke ne nje lufte pushtuse per iderat greke te vorio-epirit.

    Ushtria greke NUK KISHTE PSE DHE NUK DUHEJ te kalonte kufijt e saj shteteror e shkelte TOKEN E SHTETIT SHQIPTAR.
    Ata e bene kete duke deklaruar hapur per pretendimet e tyre per jugun e Shqiperise, vorio-epirit sipas tyre.
    Pra qe ne lufte pushtuse qe nga ai moment duke shpalosur flamujt grek ne administratat e qyteteve e deklaruar aneksimin e vorio-epirit gje qe nuk e bene ushtrite aleate ne asnje vend te europes kur luftuan fashizmin gje qe e ben kete lufte qe nga ai moment nje LUFTE A AGRESION PUSHTUS.

    Kuptohet lufta po te vazhdonte Italiane do ta shtynin ushtrine greke pas, se ishin me te fuqishim ne te gjitha aspektet.
    Gjermane thyen keqaz ushtrine greke dhe aleatet e tyre me makinerine ushtarake gjermane qe ne ndryshim nga ajo Italiane qe qe primitive qe nje makine ushtarake qe nuk e ndalte dote kush.
    Ushtira greke qe nuk kishte buke te hante u kantandis ne ca rrjepacak qe u luteshin shqiptareve per pak buke qe te mos vdisnin.
    Italia administroi veriun e greqise dhe ne Igumenice krijo rajonin e Thesalise e me qender ne Igumenice administruar nga shqiptaret te cilet perbenin 90% te atij rrajoni.Plus Italia i kerkoi gjermanise qe veriu i greqise te kalonte nen administrimin e saj dhe te Shqiperise gje qe nuk u harit deri ne momentin qe Italia e madhe e Duces kapitulloi ne 1943 dy vjet me vone.

    Greqia perfitoi per momentin ne fund te luftes duke debuar gjith shqiptaret e veriut te greqise u morri tokat , ate qe ne e quajm GJENOCIDI NDAJ POPULLSISE CAME.
    Dhe sot popullata Came kerkon tokat e tyre dhe njohjen e GJENOCIDIT CAM nga gjithe bota.
    Lufta italo-greke nuk qe ajo qe e shkaktoi kete gjenocid po qeveria greke qe nga krijimi i saj, ne nje vend ku vetem 1/3 e popullsise fliste greqisht, e kishte si politike te tij mosnjohjen e minoriteteve ,asimilimin e tyre apo zbuarjen e grabitjen e pronave te tyre qe te ndryshonte ate qe ne krijimin e shtetit grek vetem nje pakice e deklaronin veten si grek dhe keta me shume nga feja jo nga prejardhja e tyre etnike.
    Veriu i greqise nga epiri nga ana e shqiperise pas aneksimit pas luftes se pare boterore nga shteti grek kishte shumice apsolute shqiptare e kishte nje minoritet vllah [arumum] dhe grek.
    Kurse ana tjeter veriore Maqedoni kishte mazhorance 90% me sllav dhe turq dhe kishte pak popullsi qe fliste greqisht.
    Per keto arsye shteti grek ka ndjekur ate politike ekstreme kundra minoriteteve[ e sot deklaron se nuk ka minoritete ne greqi]-- se qe nje shtet qe ata qe deklaroheshin grek ishin nje pakice.


    Historia me te gjitha anet e saj na meson shume.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 20-02-2005 mė 20:14

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •