Close
Faqja 12 prej 53 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 1059
  1. #221
    Citim Postuar mė parė nga godel
    Por nuk duhet te harrojme qe hapesira qe ne vrojtojme dhe koha ne te cilen ne e bejme kete eshte nje dritare teper teper e ngushte per te nxjerre konkluzione perfundimtare.
    KJo eshte pak a shume koncepti qe ka kohe qe eshte bere pjese e fenomenit. Dmth zgjerimi i fenomenit nga koncepti jone hapesire-kohe ne ate intradimensional ose multidimensional. Dhe nese faktohet kjo atehere ska pse te lodhemi te marrim parasysh relativitetin apo distancat prej dhjetra ose me shume vite drite nepermjet boteve te banuara. Ndersa tjetra qe eshte me shume spirituale lidhet me ekzistencen e tyre si qenie astrale apo eterike. Ketu sdua te zgjatem sepse do me conte shume larg si argument.

    Citim Postuar mė parė nga godel
    Duke pasur parasysh driteren teper te ngushte, une do ta quaja renie llotarie sikur te arrihej vertete te zbulohet faktikisht ekzistenca e ufo-ve.
    Ndofta do me quash te marre per kete qe po them por ekzistenca eshte zbuluar dhe faktuar. Pa llogaritur me mijera video dhe foto (spo flas me ato te falsifikuara) evidenca jane treguar vazhdimisht. Pjese metalike, deshmi nga njerez qe kane patur direkt kontakt me fenomenin (se kam fjalen per te kontaktuar nga ufot po per ushtarake dhe shkenctare qe kane punuar direkt me teknologjine e perftuar nga ufot), deklarata nga politikane dhe njerez te afert dhe me stafet e vete presidenteve etj. Po ketu hyn ne loje mohimi kolektiv qe i behet fenomenit. Faktoret jane ata qe u permenden ne shkrimin tend dhe timin. Gjate 40-50 viteve te fundit shkenca ka ngritur teori dhe pranuar per fakt shkencore shume fenomene qe skane as 10 % te provave qe ka per ekzistencen e ufove e megjithate kur vjen puna tek ufot, mainstream science vazhdon e mohon. Arsyet? Mund te jene disa, mund te jene me qindra. Dhe ketu dalim tek informacioni dhe disinformacioni. Qellimi i te dytit eshte mohimi i te parit dhe krijimi i konfuzionit. Sa me thelle te shkosh aq me shume zgjerohet konspiracia dhe kalohet nga ky fenomen tek kontrolli i masave, tek shoqerite sekrete, tek teknologjia e fshehte, tek kontrolli i planetit nga nje grusht njeresish etj. Jane shume te lidhura me njera tjetren. Ndofta do ishte pak e stonuar si ide nese nuk do shoqerohej me te njejtin problem dhe ne shkencat e tjera qe kryesisht trajtojne te kaluaren e njerezimit. Mbase per te njejten arsye fshihen zbulimet arkeologjike, fshihen te dhena per vjetersine e njerezimit, artifakte qe edhe vetem njeri prej tyre do mjaftonte qe te gjitha tekstet e historise sot ne bote te fillonin e te rishkrueshin etj etj etj...

    Sa me i madh te jete fenomeni aq me e madhe eshte perpjekja per ta mbuluar. Ne rastin e ufove kjo eshte gjeja qe bie ne sy me shume nga te gjitha. Nese je i interesuar mund te te jap dicka qe eshte relativisht rracionale dhe qe mund te te ndihmoje te krijosh nje ide me te qarte dhe me te pavarur.

    Ne pergjithesi njerezit mjaftohen me emrin ufo dhe direkt ose thone oh besoj ose nuk besoj ose qeshin ose tundin koken etj (nuk them qe ti ben pjese ne kete grup, mos me keqkupto) por kjo kategori se ka idene se cfare mund te gjeje sikur te fillonte dhe te "germonte" pak mbi ate qe eshte shkruar per Ufot. Sa me shume germon aq me shume fillon meson jo vetem per ufot po dhe per shume gjera te tjera qe jane te lidhura me fije te padukshme.

    Natyrisht ky mbetet mendimi im.

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Te gjitha keto qe permend ti, i kam pare pak a shume. Ne te gjitha lojrat qe luhen une nxerr perfundimin qe aty dicka ka. Por kjo s'me ben te besoj qe aty ka detyrimisht ufo.
    Mund te jete qe edhe ata e bejne vete kete loje, dmth qe bejne sikur po mbulojne ufo-t, qe njerezit te kujtojne qe vertete aty ka ufo. Ne te vertete ato mund te jene duke mbuluar gjera te tjera. Menjefjale ndonje alibi mund te jete duke u luajtur. Nejse une jam pak skeptik nga natyra.
    Sidoqofte do ta dija per faleminderit nqs m'i jep ato informacione per ufo, se me bere kurioz.

  3. #223
    E kam menduar shpesh edhe kete mundesi. Dhe ka jo pak fakte qe te shtyn te mendosh qe mund te jete nje loje per te fshehur dicka tjeter. Jane projektet sekrete, teknologji sekrete apo dicka tjeter qe sdihet ende nga njeri dhe per te hequr vemendjen mund te jete krijuar e gjithe kjo histori (qe nese eshte keshtu atehere i bie te jete mashtrimi me i madh ne te gjithe historine njerezore).
    Por prape kjo vetem nqs i referohesh burimeve zyrtare ose atyre qe konsiderohen te kualifikuara.
    Po ato qe vijne nga njerez qe se kane patur idene se cfare kane qene ufot apo alienet? Po ngjashmeria e madhe e fenomenit ne persona te ndryshem ne ane te ndryshme te botes? Dhe sjane pak, ka me mijera raste qe te bejne te vrasesh mendjen shume qe ska mundesi te jete loje. Sikur mos mjaftonte kjo eshte faktori tjeter, ai historik. E di sa shume deshmi ka nga historia, madje dhe lashtesia qe keto objekte kane qene te pranishme gjate gjithe historise njerezore? Pra nuk arrihet dot kollaj ne nje konkluzion sepse vjen nje pike qe njera rrezon tjetren.
    Ben mire qe je skeptik sepse qenia pak skeptik vetem ndihmon ne keto raste dhe te ben me te kujdesshem ne ate qe lexon dhe pranon.
    Per informacionon qe kerkon e kam ne anglisht. Me dergo adresen e e-mail ne mp dhe ti nis une.

    Gjithe te mirat.

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-07-2005
    Vendndodhja
    N.Y
    Postime
    27
    Darius lexova me dit te tera te gjitha shkrimet e tuaja dhe po pikojne syte gjak te them te drejten.Kisha degjuar dhe me pare per librin qe rrekomandon tek secili qe eshte I tundur ne besimin e UFO-ve Lufta e Dulces, biles pata lexuar ca pjese te tij ne internet.Te them te drejten nuk mund te besoj se thote te verteten as ky liber as shkrimet rreth ufo-ve ne internet.Thuhet per UFO qe kane baza te nendheshme dhe bashkpunojne me toksoret,thuhet se rrembejne njerez cdo dite per eksperimente te ndryshme,ka deshmitare qe I kane rrembyer dhe I kane kthyer dhe I kane thene po hapet goje do tju …….!Nuk munden ti heqin koken dhe atyre dy personnave por i leshuan dhe kur e pane se I pari pa te dytin pas 2 sekondash I thane se po hapet goje do tju ……!Po nisi nje nga nje te mundohem ti shkoqis.
    Shume vete qe kane folur rreth sekretit I ka vrare sherbimi secret.Si guxojne te tjeret e flasin prap.si keto njerez qe menduan ta bejne publike nuk paten asgje te rregjistruar.Tregohet per nje njeri qe punonte me kamerat ne bazen e nendheshme,si mundet qe UfO’tne bazat e tyre te vjetra dhe te reja te perdorin kamera te bera nga toksoret dhe te kontrodhoheshin nga toksoret.Si ka mundesi qe uFO’t ne bazat e tyre te kene lene hyrje secrete te pa kontrodhuar qe mund t’ju iknin njerezit siq u iken.Ata kane teknollogjine qe ne cdo hyrje ne baze te heqin gravitetin veq me nje te shtypur te butonit,nuk e mendoj se nuk u ka shkuar mendja.Kameramanin ne baze e kishte plagosur nje nga grite ku u mjekua ky njeri dhe pse nuk paraqet letra te spitalit ku eshte sheruar se ai nuk mund tu kthente me ne baze per tu sheruar.Keto deshmitare dhe autore librash thone se qeveria dhe presidentat kane bere marreveshje me keto njerez per te sjedhur njerezimin ne nje faze qe mund ti skllaverojne.Nuk mund ta ha kete .Pse?
    Popullsia e tokes eshte shume e vjeter sipas leximeve qe bera ne temen tuaj,bile thohet se njerezit I bene gjigantet.Kur iken gjigantet bota pesoj permbytje dhe Noi shpetoj dhe njerezimi u ringjall perseri.A nuk munden grit dhe rracat e tjera te vinin ne toke e tu thonin njerezve te cilet ishin injorant se ne jemi zoterit tuaj.pastaj do kishin mundesine te rrembenin njerez te ushqeheshin ti perdornin per skllever dhe per studime te ndryshme.Pse priten vitet 1943 te benin marrveshje me qeverine.Deshmitaret qe flasin per alienet qe kane dhe graden Dr thuhet kane punuar me alienet,pse kush beson se alienet I kane nevojen shkensetareve tane dhe ulen ne nje tryeze dhe punojne sebashku. Flitet se ka shume dekumenta foto dhe video te disqeve fluturuese,kam pare te gjitha qe jane ulur ne kete forum.Por a di se cfare me beri me pershtypje me shume,vidjoja qe the eshte live ne transmentimin e lajmeve te nje kanali ne tv.Ju shkruat se esht me e persosura dhe me e verteta.U rrekomandoj te gjitheve lexuesve ti hedhin dhe nje shikim me kujdes.
    1-Sa eshte disku ne lartesi nuk mund te themi se sa I madh eshte dhe duket me te vertete gjigant por kur afrohet te ndertesa siper ne terrace te nderteses mund te besh nje krahasim, te duket lart jo me shume se 10 metra dhe eshte sa njera prej dritareve te nderteses i madh.Si ne gjitha videot dhe fotot i erret nga posht pa detaje.
    2-Kameramani fillon dhe habitet para se njerezit fillojne te rreagojne, dhe duket rreagimi tij,sikur po shikonte nje flamur te valvitej dhe jo nje disk fluturues qe se ka pare kurre ne jeten e tij dhe syri I tij i patrembur.
    3-Kalimtaret jot e gjithe te interesuar,disa prej tyre indeferent me koken poshte dhe ecnin sherbes sikur siper kokes tyre nuk po kalonte nje disk fluturues.
    4-Kur shikon diskun drita e diellit i ka rene pak nga e djatha e e videos, kurse hijet e dritareve te nderteses dhe te makines se kuqe posht. Sipas objekteve ne toke duhet te ishte mesdite sepse hijet jane tamam sa jane objektet.
    5-Kameramani asnjehere nuk beri “zum” tek kamera e tij vetem tundte kameren e tij dhe ja drejtonte njerezve per treguar sa te habitur ishin por asjnehere nuke e mori diskun nga afer me kameren e tij profesionale.
    Dhe e fundit thate qe ishte live transmetim, po per llogari te kuj kanali po u transmetonte se aty nuk duket stema e kanalit per te cilin po u jepte. Nuk kam pare kurre nje telekronist te botes qe nuk ven shenjen e kanalit te tij ne mikrofon dhe shenjen e kanalit ne qoshe te ekranit.
    Disa dr dhe professor qe jane dhene emrat e tyr ne kete teme ja kane kushtuar jeten e tyre zbulimit te ufo-vet te alienevet.Nuk mund tu vej faj eshte passion i tyre.Por ve re dicka qe nuk me duket normale.gjithe fajin ja hedhin qeverise Amerikane qe nuk tregon te verteten per bazat e nendheshme.Sa perqind e popullit mendojne se alienet kane baza te perbashkta te nendheshme.po sikur ato baza te nendheshme te jene vetem Amerikane ushtarake cfar kerkojne ato ti kapin per dore dhe tu thojne ja keto shpikje ushtarake kemi bere tani mund tja tregoni rusve dhe bullgareve e kujt te doni.Cili shtet ne bote mund ta bente kete.Ne nuk kemi mundur te hyme ne bazat ushtarake sekrete ne Shqiperi,c’them une ne skemi mundur te hymen ne bllokun e pushtetarve tane,te shporrte ushtari vetem tju afroje tretuarit apo tek klubi i oficerave kur donime te blenim dicka.Thohet ne kete teme se ka baza dhe ne shtete te tjera te botes,pse nuk akuzohen dhe qeverit e tjera per thenjen e te vertetes.Thohet se presidentat e Amerikes dhe bankjere etj se dojne te sjedhin ne bote nje skllaveri.Po pse cfare u mungon ketyre njerezve sot.Cfar u shkon ne mendje e kane,pse paskan nevoje ta ndajne pushtetin e tyre me njeri-tjetrin ose me alien.Per mendimin gjithe keta pofesore, dr, shkenstare, studjues eshte me mire te merren me problemt e tokes ta ulin koken nga qielli se nuk I vjen e mira tokes nga qielli.Ka njeqind e nje mije menyra te ndimohet njerezimi te qohet jeta perpara.Te marrin shembull nga koleget e tyre te lasht deri tek kohet e sotme qe nuk pushuan kurre duke punuar per rracen njerezore.Me bent e mendohem shume se ku duan te arrijne me me gjetjen e alieneve,me mbushjen e mendjes se njerezimit se qeveria po bashkpunon me to,se qeveria I merr shpikjet nga ato ,se Amerika punon me to.Mendoj se cfare kulti,grupi politik,organizate I perkojne kto njerez.mendoj mos duan te bejne rrevolucion dhe kush do jene keto drejtuasa, drejt ku duan ta drejtojne njerezimin.Per nje cast te mendojme se gjithqka eshte e vertete, cdo te bejme.Ne shkrimet e tyre vetem flasin per te fakte te te vertes qe besojne nuk flasin se cduhet te beje njerezimi,si te mbrohet.Pse nuk flasin keto njerez qe ja dojne te miren njerezimit per arritjet e mira qe na rrethojne, mjekesia po ben cudira te papara ,udhetojme me avione,komunikojme me celulare me kompjutra, shkollat jane perfekte,monarkia eshte zhdukur,kam fjalen USA,je I zoti mund te arrish pikat me te larta.Dihen shume njerez qe ja kane nisur nga zero dhe sot jane ne pikat me te larta.por keto njerez qe kane arritur nuk kane germuar nga kane ardhur keto te mira por jane munduar ti shfrytezojne ne kulm.Prandaj para se te besoj ne shkrimet e kerkuesve te vertetes te alienve I bej pyetje vehtes se cilit grup tu besoj,atij qe me thote ja ku eshte ujku apo atij qe me thote ja ku jane gjurmet.
    Tani deri ketu ju nxoret konkluzionin se une nuk besoj ne alienet.Une besoj se ka Aliene ne hapesire.Por nuk besoj se ata jetojne ne toke.dyshoj se rrathet ne grure I kane bere ato.Dyshoj se ka pase renje te disqeve ne toke nga ku mund te jete nxjerre materiale te behen shpikje ne toke.Besoj se Amerika ka shpikje ne dore qe bota nuk I ka por ato pa dyshimin me te vogel I ka vene ne sherbim te njerezimit.dhe nuk jam i mendimit qe ato shpikje qe ka per ushtrine duhet ti beje publike,gjithashtu dhe proven e filadelfies Nuk duhet ta beje publike,megjithese mund te kete humbur jete njerezish,se lufte pa gjak nuk ka se te pregaditesh ti perballosh rrezikut te urretjes qe kane disa kulte,grupe politike apo organizatash te ndryshme per Ameriken duhet nje lufte e madhe.pse e urrejne nuk dua te dal jashte teme.
    Darius si drejtues i kesaj teme ti mund ta fshish kete shkrimin tim,por une mendoj se debate ne shumicen e rasteve njerr konkluzione.Le tja leme lexuesve dhe juve te me korigjojne dhe aty mund te shoh ne se jam gabim ne kete qe mendoj apo jo.Nuk kam perdorur asnje fyerje te asnje rryme dhe ne qoftese jam larger ndonje here nga tema bej te vetmin tolerim.Jam me te vertete kurioz qfare do mendojne lexuesit.Te falemnderit.

  5. #225
    terri123 skam pse ta fshi shkrimin se tema nuk eshte hapur per ti mbushur mendjen te tjereve qe te besojne po eshte hapur qe te gjithe te thone mendimin e tyre. Te gjitha pyetjet qe ke shtruar aty jane shume te drejta.
    Perpara se te vazhdoj dua te sqaroj dicka per videon qe fole me siper per te cilen kam harruar te update si informacion. Ke te drejte, video nuk eshte reale ose me sakte eshte nje spot qe eshte bere nga nje studio ne Sarajeve per festivalin e filmit aty dhe nga dikush eshte postuar ne ate website. Edhe vete e kam marre vesh vetem 1 muaj me pare. Keto gjera nuk zgjasin shume sepse kapen menjehere nga specialistet. Dhe ne fakt u kap.
    Madje te falenderoj qe ma kujtove qe ta sqaroj. Ne asnje menyre nuk dua qe te kete disinformacion apo ti paraqitet lexuesve ajo qe nuk eshte e vertete.

    Tani per pyetjet e tjera. Dua te te kujtoj dy fragmente nga Libri i Dulces.
    I pari eshte nga ai qe ka bere hyrjen:

    Citim Postuar mė parė nga Comander X
    Libri qe ju do te lexoni eshte shkruar nga misteriozi Branton, i cili per shkak te informacioneve shume te rrezikshme dhe demtuese qe ka zbuluar, eshte i detyruar te rrije anonim.. Ndonese shume studiues te ufo-ve ne vitet 1980-1990 filluan te raportonin te njejtat histori, informacioni qe Branton jep botohet per here te pare. Disa here me eshte kerkuar nese mund te konfirmoja informacionin e dhene ne kete liber qe lidhet me baza sekrete aliened he nje aleance te pashenjte midis qeverise boterore dhe vizitoreve jashtetokesore. Ndonese ne te kaluaren me ishin thene te njejtat gjera (shume kohe perpara se keto histori te qarkullonin midis ufologeve) nuk mund te konfirmoj asgje dhe po ashtu nuk mund te mohoj asnje nga keto. Nje pjese e imja do te donte te besonte me shpirt qe keto jane thjesht perralla ose ndonje fushate disinformacioni qe behet nga ndonje grup i caktuar me nje qellim te panjohur. Por nga ana tjeter ne mendjen time qendron i ngulitur mendimi qe cdo gje e tille mund te jete e vertete (informacioni qe kam eshte jashtezakonisht i madh per tu injoruar apo konsideruar si pallaver) qe rraca aliene me nje qellim aspak te mire kane stabilizuar baza nentokesore te fshehta ne planetin tone.
    Ju si lexues duhet te gjykoni vete nga ato qe do lexoni dhe te vendosni se cila eshte e vertete dhe cila eshte fantazi.
    Fragmeti i dyte eshte nga vete autori:

    Citim Postuar mė parė nga branton
    Disa nga informacionet e dhena ketu jane te jashtezakonshme dhe mbase disa do te thone te pabesueshme. Kam vendosur qe mos mbaj asnje reserve ne paraqitjen e materialeve te cilat kane te bejne me enigmen e Dulces dhe skenareve qe rrjedhin prej saj, per te vetmen arsye qe anomalite e nentokes dhe te brendesise se saj kane qene dhe jane gjithmone aty dhe kushdo qe eshte i interesuar, eshte i lire ti vertetoje dhe studioje vete.
    Ne rradhet e ketij libri kam shtuar edhe shume opinione dhe perspektiva te mijat, i bazuar ne rrethanat dhe evidencat (dy ose me shume raportime ose deshmi per te njejten ngjarje nga burimet e ndryshme). Pra komentet e mija mund te pranohen ose rrezohen poshte, kjo ne varesi te lexuesit dhe perceptimit te realitet qe kushdo e ka ne menyre individuale. Sidoqofte i kam krijuar keto opinione i bazuar ne perceptimet e mija personale te te dhenave qe kam patur dhe meqe jane thjesht perceptime te mijat do te thote qe nuk jane absolute dhe te pagabueshme dhe si te tilla jane po ashtu subjekt ndryshimi apo permiresimi nese ka te dhena te reja. Lexuesi apo lexuesja ka te drejte te nxjerri konkluzionet dhe opinionet e veta i bazuar ne te dhenat qe kam akumuluar ne kete liber.
    Pra te dy personat, sidomos autori ja le ne dore vete lexuesit te gjykoje dhe vendosi se cfare te besoje dhe jo. Nga ana tjeter te dyja palet i ofrojne lexuesit mundesine e informacionit dhe i keshillojne qe te vazhdoje dhe te kerkoje konfirmim per keto informacione. Mua kjo me duket gjeja me e llogjikshme.
    Une mendimin tim personal ne lidhje me kete fenomen e kam shprehur me shume se njehere por nuk pretendoj aspak qe ai mendim te behet dhe i juaji. As nuk e imponoj. Sejcili ka te drejte te mendoje dhe te shprehet si e gjykon ne lidhje me kete teme.

    I mbahem si gjithmone vetem te njejtes shprehje: E vetmja menyre qe te mund te arrish te krijosh nje mendim te pranueshem per veten eshte te lexosh sa me shume. Ne forum une kam postuar Librin e Dulces qe trajton vetem disa gjera. Kam postuar dhe Eksperimentin e Filadelfias apo shkrime te tjera tek kjo teme dhe tek tema per Ufot por smund te postoj cdo gje qe ekziston. Eshte e pamundur vetem ti rendisesh e jo me ti paraqesesh ketu te gjithe. Prandaj kjo mbetet dicka individuale. Sic e ka thene dhe braton po e them dhe une: Materialet qe jane postuar ketu jane shprehi e bindjes sime por kjo sdo te thote qe jane absolute dhe te pagabueshme apo padiskutim te verteta. Besoj se e kupton kete qe them.

    Citim Postuar mė parė nga terri123
    Prandaj para se te besoj ne shkrimet e kerkuesve te vertetes te alienve I bej pyetje vehtes se cilit grup tu besoj,atij qe me thote ja ku eshte ujku apo atij qe me thote ja ku jane gjurmet.
    Mos i beso asnje grupi. Besoji vetem mendjes dhe zemres tende. Lexo sa te kesh mundesi dhe ne fund do jesh ti ai qe do vendosi se kush eshte e vertete dhe kush eshte mashtrim.

    Kete po mundohem ta bej te qarte sa me shume te jete e mundur. Mos beso pse thote Darius ose mos mosbeso sepse thote X ose Y. Lexo nese ke deshire dhe dil ne konkluzionin qe e gjykon ti te arsyeshem dhe mjaftueshem.

  6. #226
    Ne shkrimin #71 te kesaj teme eshte ky shkrim:

    Citim Postuar mė parė nga darius
    Per te gjithe ju qe nuk besoni apo keni ndonje dyshim per mashtrime apo qellime perfitimi nga ana e atyre qe thone se kane pare ju keshilloj te shikoni ne kete linkun e meposhtem nje video fare te vogel. Pamja eshte marre live gjate transmetimit te nje kronike ose reportazh lajmesh ne nje vend sllav. Me duket se ne Kroaci qe mos gabohem.

    It's official, UFOs are here, they're here!

    Ne momentin qe ju hapet faqja klikoni aty ku thote CLICK HERE TO OPEN

    dhe me thoni se cfare mendoni
    Video rezultoi te ishte nje lloj reklame e bere nga nje TV i Sarajeves per Festivalin e Filmit aty, pra nuk eshte reale. Eshte perdorur si e tille ne faqen ku ju drejton klikimi por u vertetua qe ishte e sajuar.

  7. #227
    Ufo ne Machu Picchu

    Ne 6 shtator 2005 shtetasi australian Jeremy Williams ndodhej per nje vizite turistike ne zonen e mirenjohur per rrenoja arkeologjike dhe mistere qe i perkasin te kaluares, Machu Picchu ne Peru. Me nje aparat fotografik Sony DSC-W12 dhe me nje program ekspozicioni normal 100 ISO fotografoi nje objekt fluturues te paidentifikuar. Ne fotot e meposhte ekziston dhe nje analizim me photoshop per te pare mundesine e ndonje falsifikimi dhe foto duket te jete reale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #228
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    po besoj se ka Ufo , vet nuk i kam pare por nga disa video

    http://youtube.com/watch?v=FtKuBKIaV...elated&search=
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 08-01-2007 mė 03:44
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  9. #229
    Kjo video qe ke postuar nuk eshte reale. Eshte e prodhuar nga nje studio japoneze per te ilustruar nje dokumentar. Ka kohe qe eshte analizuar dhe me ne fund u gjet se pse ishte bere.
    Nje keshille, video ne youtube sja vlen te merren per baze se jane 99 % karagjozlleqe dhe te falsifikuara. Mund te kete dhe te verteta se skam si te pretendoj qe i kam pare te gjitha po pjesa derrmuese jane kot.

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-07-2005
    Vendndodhja
    N.Y
    Postime
    27
    Darius e marr me mend se mund te kesh shum foto per keto fenomene por ne qofte se mundesh te gjesh nje foto me me shume detaje se fotoja e mesiperme, fotoja eshte bere me nje sony qe eshte 5.1 megapixels, 3x Optical Zoom ,6x Precision Digital Zoom dhe e ka shkuar dem vetem se nuk ka shtypur nje buton per nje sekond te arrije afrimin e duhur,nuk duket fallso,por shume e turbullt.

  11. #231
    i/e regjistruar Maska e Gjergj
    Anėtarėsuar
    04-09-2002
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    17
    Me ju thane te drejten te gjith besojme brenda vehtes se nuk jena vetem ne ket gjithsi.
    Darius e vlersoj informacionin edhe shkrimet e tuaja, por ti e ke pyt vehten ndonji here pse nuk arrite te shikosh ndojnji prej tyre ose pse nuk po shfaqen publikisht, a mos nuk eshte koha qe t'na paraqiten neve si individual? ( videot qe jane neper intenet nuk me pelqejne per arsye se nuk ka informacion te plote, me pak pune ne video programs arrin mrekullira ti e din mire) por tani per tani prezenca e jasht toksorve paraqitet kudo ne jeten tone perveq nje diqka se n nuk i shohim, nuk po eci me parullen shiko edhe beso se aty arrin kulmi por po eci me parullen
    Po nuk besove te Zoti mos u merzit
    se beson aj te ti.

  12. #232
    Citim Postuar mė parė nga Gjergj
    Darius e vlersoj informacionin edhe shkrimet e tuaja, por ti e ke pyt vehten ndonji here pse nuk arrite te shikosh ndojnji prej tyre...
    Gjergj, une nuk kam thene qe kam pare POR SKAM THENE AS QE SKAM PARE
    Ne kete rast ti je duke folur ne emrin tim dhe po ben nje supozim.


    Citim Postuar mė parė nga terri123
    Darius e marr me mend se mund te kesh shum foto per keto fenomene por ne qofte se mundesh te gjesh nje foto me me shume detaje se fotoja e mesiperme, fotoja eshte bere me nje sony qe eshte 5.1 megapixels, 3x Optical Zoom ,6x Precision Digital Zoom dhe e ka shkuar dem vetem se nuk ka shtypur nje buton per nje sekond te arrije afrimin e duhur,nuk duket fallso,por shume e turbullt.
    terri, fotoja e mesiperme eshte realizuar rastesisht dhe personi qe e ka bere as qe e ka patur idene se cfare kishte kapur ne foto. Ka shume raste te tilla qe persona te ndryshem kane bere foto te rastesishme dhe vetem ne computer ose kur i kane zhvilluar kane pare qe ka qene dicka tjeter ne ato foto.
    Ndersa per foto te tjera ato qe kam une jane te gjitha neper internet. Ka faqe qe kane material te bollshem ka dhe qe kane budallalliqe. Te them te drejten se vras mendjen per foto (pasi kam pare me mijera) dhe as per video. Megjithate nese je i interesuar mund te kontrollosh kete faqe: Ufo Genuine.

    Ne kete faqe ke dhe ato qe jane zbuluar si fallco. I vetmi rast ne ato qe permenden si fallco qe sjam dakort per shume arsye qe skane rendesi ne kete teme eshte Rasti i Billy Meier. Ne kete rast jane ne loje shume gjera dhe eshte mundur te zbulohet qe fotot dhe filmimet e tija origjinale jane zevendesuar nga te tjera ne menyre qe ta benin te dukej si mashtrim dhe fallsifikim. Pra ska shume rendesi. Rendesi kane ato qe jane gjykuar si te autentike. Fotot jane te shumta dhe te sqaruara me detaje. Jepen qe nga ato te quajtura Ufo e llojit Adamski (sipas atij qe i ka pare, George Adamski) deri tek kugelblitz dhe vril gjermane te luftes se dyte boterore dhe deri tek ufot trekendeshe (te njejtat me ato qe u pane ne qiellin e Tiranes ne shtator te 1990 etj).

    Ketu ke nje tjeter vend ku mund te shikosh dhe kontrollosh fotot qe kane: UFO Cronology. Cdo foto eshte e shoqeruar me shpjegimin perkates.
    Kjo tjetra po ashtu eshte nje website qe e kontrolloj pothuajse perdite: UFO Evidence.

  13. #233
    Ose kjo adresa qe eshte website i MUFON qe eshte akronimi i Mutual UFO Network dhe eshte faqja zyrtare e ufologjise. Ketu ke cdo raport te bere ndonjehere per ufot ne cdo cep te botes. Nga me te hershmet deri tek me te fundit. Mund te kontrollosh kete adrese MUFON dhe ka shpesh raporte qe shoqerohen me foto. Plus qe mund te kerkosh ne google dhe padyshim gjen shume faqe qe kane informacione me foto. Une personalisht e perseris spara merrem me fotot per vete faktin qe se quaj me te nevojshme. Kane kaluar shume vite qe fotot sme bejne me pershtypje.

  14. #234
    Vezhgim Masiv Ufosh Ne Meksike


    Disa objekte fluturuese te paidentifikuara u pane te fluturojne mbi qytetin e Chilpancingos per me shume se gjysem ore. Kjo performance shkaktoi nje kuriozitet dhe nje lloj frike ne rradhet e disa duzina njerezish te cilet dolen neper rruge per te vezhguar fenomenin.

    Prania e UFO-ve, rreth 15 te tile, zgjati me shume se 30 minuta duke filluar ne oren 9:30 deri ne oren 10:00. Me qindra njerez, perfshi ketu dhe roje te sigurise te Pallatit Qeveritar si dhe nenpunes te Servicio Medico Forense (SEMEFO) u bene deshmitare te objekteve fluturuese.

    "Ata ishin ne ngjyre gri metalike dhe rrotulloheshin nga veriu ne jug te ndricuar nga dielli qe kishte dale ne lindje. Ja pse ata ndriconin ashtu pasi drita e diellit i binte direkt. UFO-t leviznin me nje qetesi te habitshme dhe krijonin figura gjeometrike ne ajer. Fillimisht u shfaqen 9 ufo pastaj dy te tera. Por keto te dyja fluturonin shume ulet duke e bere te lehte vezhgimin e tyre nga deshmitaret dhe ato ishin me te medhaja ne dimensione" bien dakort mjeket e SEMEFO te cilet pane fenomenin me nje shtangie te kuptueshme.

    Meksika ne 5 vitet e fundit eshte goditur nga nje pamje masive e ufove (ne nje rast te tille jane pare 100 duke fluturuar ne grup. Ekziston dhe nje video ne google per kete. Mund ta kerkoni ne google video me emrin Jaime Maussan).

    Per momentin nuk ka jgetur dot foto per kete lajm por kam je faqe gazete te qytetit ku ndodhi pamja masive. Sa per informacion, ushtaraket meksikane jane te paret qe kane raportuar publikisht vezhgimet e ufove te bera nga aviacioni ushtarak meksikan dhe filmimet e tyre jane nga me te spektakolaret.

    Lajmi i perket dates 16 dhjetor 2006.

    Ndersa ne lidhje me ufot e tjera te para ne Meksike mund te ndiqni filmimin e meposhtem qe eshte shkeputur nga nje emision ne HISTORY CHANNEL dhe qe eshte ilustrim i shembullit qe permenda me siper.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  15. #235
    Ketu me poshte keni nje kolazh me foto dhe pjese te shkeputura nga filmime te ndryshme ku jane fiksuar mjete fluturuese qe nuk jane te njohura nga publiku. Disa jane tokesore ndersa te tjerat mund ti gjykoni vete nga forma dhe madhesia se cfare jane.


  16. #236
    Agjensia Kozmike Franceze gati te publikoje online arkivin mbi UFO-t

    Agjensia Hapsinore Franceze eshte duke publikuar online arkivin e saj mbi vezhgimet e ufove dhe fenomene te tjera por do i mbaje rezerve emrat e personave qe i kane raportuar ato per ti mbrojtur nga fanatiket e kozmosit.

    Jacques Arnould, nje zyrtar ne Qendren Kombetare te Studimeve Hapsinore tha se arkiva franceze prej me shume se 1600 incidente do jete online ne fund te janarit dhe mes shkurtit 2007.
    Ai tha se kjo qender prej kohesh ka mbledhur deshmi dhe dokumente per me shume se 30 vjet duke i arkivuar dhe studiuar ato. "Shpesh deshmite jane bere ne Xhandarmeri gje qe jep nje deklarate deshmie zyrtare... dhe disa jane bere nga pilotet e linjave ajrore," thote ai.

  17. #237
    i/e regjistruar Maska e buffa
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    21
    Besoj qe ne kete hapesire infinite ka forma te tjera jete pak rendesi ka pamja e jashtme e tyre apo se jetojne me oksigjen apo me dioksid karboni .Shkencetaret kerkojne forma te ndryshme por brenda idese sone te jetes ,ne toke e shihni sa zbulime te reja po behen specie te reja fluturash, lulesh,bretkosash, e ne det lloje peshqish qe ne nuk kuptojme se si jetojne ne thellesi aq te medhaja. Gabimi jone eshte se jemi te brumosur tashme me idene e oksigjenit dhe e shohim pothuajse te pamundur nje qenie qe mund te jetoje duke thithur dioksid karboni.

  18. #238
    Njeri nga rastet me te bujshme dhe mund te themi nga me te dokumentuarat eshte ai qe ne te gjithe ambjentin e ufologjise quhet si Phoenix Lights ose Dritat e Feniksit qe eshte kryeqyteti i shtetit te Arizona, USA.
    Objekti i njohur si ufo triangulare ose trekendeshe (te njejtat me ato qe u pane ne Tirane ne shtator te 1990-es) eshte analizuar dhe madje edhe kerkuar nga senatori i ketij Shteti qe te hetohet dhe te jepet nje pergjigje publike. Si zakonisht asgje nuk u tha, asnje pergjigje nuk u dha dhe asnje hetim publik nuk u krye. Forcat ajrore mohuan cdo dijeni apo fluturim ne zone, policia shteterore ndonese disa nga pjestaret e forcave policore ishin vete deshmitare te ngjarjes nuk bene asnje koment publik. Governatori i Shtetit te Arizones e kaloi si ngjarje thjesht pa kuptim dhe me vone doli nje pretendim qe dritat ishin sinjale nga te avioneve qe po kryenin nje stervitje ushtarake. Natyrisht kjo nuk ishte aspak ajo qe pane me mijera njerez... etj etj etj. Spo jap me shume detaje per kete pasi njihet gjeresisht dhe materialet ne internet per kete ngjarje jane te shumta. Arsyeja pse shkruajta per Phoenix Lights ka te beje me nxjerrjen e nje filmi bazuar mbi kete ngjarje dhe sidomos bazuar ne rrefimet e nje te rrembyeri prej njeres nga ufot qe u pane ate periudhe. Skam patur asnje njohuri per ndonje rast rrembimi dhe aq me shume te dokumentuar por filmi eshte interesant dhe trajton nje subjekt qe perfshin jo vetem vezhgimin por edhe rrembimin, manipulimin mendor dhe zhdukjen pergjithmone te disa personave (fenomene keto mese te pranishme ne ufo-t). Ky eshte link i filmit qe e bera upload ne google video: Night Skies

    Ndersa ketu poshte jane disa nga fotot origjinale te kryera nga njerez te ndryshem naten e ngjarjes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  19. #239
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Darius nuk po te ben ai link i videogoogle...te lutem kontrollo edhe njehere

  20. #240
    E pashe Gl_branch. Ndejti aktive vetem 2 dite me pas Google e hoqi pasi u shkelen te drejtat e copyright. Edhe une fillimisht u habita qe e aprovuan dhe e lane 2 dite aktive pasi eshte film artistik dhe jo dokumentar. Por me zgjati gezimi shume pak.
    Nese ke linje te shpejte mund ta shkarkosh nga kjo faqe: http://www.mininova.org/search/?search=night+skies

    Jane torrent files dhe zgjidh kush te duket me i shkurter, shpejte dhe i pershtatshem per gjuhen qe njeh.

Faqja 12 prej 53 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •