Close
Faqja 11 prej 53 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 1059
  1. #201
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Siq e the ti Darius,qeshtja e besimit eshte dicka e lire dhe pak rendesi ka ajo qe beson njeri apo tjetri.Megjithate Darius une do shtoja se qeshtja e UFO've ndodhet akoma i pavertetuar si fakt (Te pakten publikisht) packa nga hipotezat,teorite e shumta,apo fenomenet paranormale qe lidhen me kete qeshtje.E kam thene edhe me pare dhe e them prap qe besimi im mbi egzistencen e jashtetoksoreve do ngelet gjithnje i pandryshuar.Aq te panumerta sa jane galaksite,yjet,planetet et....aq te panumerta mund te jene civilizimet jashtetoksore.Ajo qe akoma ve ne pikepyetje eshte: A e kan vizituar Token? Te ashtequajtur evidence ka plot,e megjithate nuk jam i sigurte se sa eshte per tu besuar.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #202
    ZIM ne ka ndonje fenomen ne ditet e sotme per te cilin smund te thuash dot qe ka dyshime qe ekziston, ai eshte fenomeni i UFO-ve. Po une do e perkufizoja ndryshe ate qe the ti, qe mungon deshira dhe vullneti per ta pranuar ekzistencen dhe faktoret jane te shumte. Sic mungon dhe deshira per ta bere publike faktin e ekzistences se tyre dhe pranise se tyre ne Toke per te pakten 116 vitet e fundit. Pser-ja qe njerezit jane shume konfuze dhe aspak te qarte ne lidhje me kete fenomen kerkon nje pergjigje shume shume te gjate. Ne kete teme dhe temen tjeter per ufot jam perpjekur dhe do vazhdoj te jap sa me shume pergjigje dhe sqaruar gjera por kerkon kohe dhe nese nuk behet nje kerkim individual gjithmone do mbeten pikepytje qe kerkojne pergjigje. Do kerkoj rezultatet e Sondazheve te here pas hershme qe behen ne Ameriken e Veriut dhe padiskutim si minimum 60-70 % se diskutojne faktin qe UFO-t jo vetem jane mjete te drejtuara ne menyre inteligjente por edhe qe i perkasin nje kulture jashtetokesore dhe qe eshte e pranishme ne Toke prej shume kohesh. Ka dhe disa sondazhe te tille nga organizata Europiane qe si kam ndjekur te them te drejten sepse nga sa kam pare here te tjera Europa vazhdon te jete me skeptike ndaj fenomenit, madje ka plot qe e mohojne ate teresisht.

    Menyra e vetme per te krijuar nje ide te qarte eshte e para sesa deshire ka dikush per te bere kerkime ne kete fushe dhe e dyta sa kohe do ti perkushtohej per te marre pergjigje mbi pyetjet qe do ngreje. Vetem ne kete menyre sipas mendimit tim cdokush do jete i pavarur ne konkluzionet e tija dhe do jete ne gjendje te krijoje opinionin personal.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Besoj dhe shume,pse pak ju duket people qe mungojne rreth 96.000 njerez kendej nga usa?Ku ikin ato kshu zhduken duke qene pa asnje lloj problemi mendor,pa asnje problem ne shoqeri dhe familje,dmth qe perjashtohet vrasja e tyre nga ndonje kriminel e keqberes.Rezultatet dalin vete,faktori UFO kryeson.Kam pershtypjen se keto tipat e amerikes i ndihmojne vete ufot duke i cuar njerez qe te ushqehen siē e dini tashme edhe nga Darius se si ushqehen ato.Kryesisht ato qe mungojne(rezultojne te humbur) jane ne moshe te re dhe kjo e arsyeton edhe me mire qe eshte fenomen qe ndodh rendomti nga ufot.Pasi ufot duar gjendrat e sekrecionit tek trupi i njeriut ne organet sexuale dhe kjo tek pleqte ose mbi moshen 55 y o eshte jashte funksionit ose ne perqindje fare te vogel.Ato qe jane rreshtuar ne listat e personave te humbur jane me se shumti femije te cilet i marrin dhe per experiment truri etj.Nuk dua te zgjatem shume ky mesiper e ka shpjeguar qarte,eshte nga personat qe nuk llogjikojne te mos besuarit e diēkaje qe ka argumenta dhe fakte.Per te gjithe do te ishte mire te mos humbin femijet nga syte dhe sidomos ato qe jetojne ne usa pasi ketu jane bazat me te medha poshte toke te cilat po zabtojne te gjithe kete territor.Nese keni ndonje paqartesi mund edhe te kaloni naten ne ndonje maje mali apo ne ndonje vend te hapur ku te mos kete gje qe t'ju pengoje shikimin dhe prisni lol qe ta vertetoje syri ate qe po thone keto me siper.Mos harroni te na sillni dhe foto pastaj.

  4. #204
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    XX22,ne shekullin e ri qe po jetojme ne tani,zhdukja e njeriut pa lene gjurme eshte bere dicka e perditeshme dhe mund ti dedikohet nje sere faktoresh dhe mes te tjerash eshte dhe tregtia e organeve.Pastaj pse do u dashkan 96.000 njerez per tu eksperimentuar nga UFO't?? Shifer teper e madhe kjo !!

    Dhe nje gje me ben skeptik rreth kesaj qeshtje !! A nuk eshte dicka absurde se ne pergjithesi UFO't duken vetem nga Amerika (kryesisht),Meksika apo Kanadaja? Nese atehere njeriu paska komunikuar me Alienet (shume ketu po i ngaterrojne UFO't me Alienet) dhe biles i paska ndihmuar me baza ushqimore dhe eksperimentale (produkte njerzore)...atehere pse nuk ka zhkembyer njeriu eksperience teknologjie me keto krijesa qe vijne nga kushedi sa mijera apo miliona vite drite larg? Dhe nese ka shkembyer eksperience....pse njeriu akoma e ka te veshtire te beje nje zbarkim konfident dhe te sukseseshem te njeriut ne trupin me te afert qiellor siq eshte Hena ?? (per te mos folur ato qe ndodhen me vite drite larg) !!!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Votova pro ekzistences se UFO-ve,por sigurisht kam dhe une disa paqartesi te vogla per kete problem.DARIUS si shpjegohet fakti qe keto qenie (ndoshta e kam gabim perkufizimin)nuk kane aritur ne prefeksionin shendetesor te tyre kur kane vite qe meren me rracen njerezore dhe aq me shume me nje teknologji shume here me te perparuar se e jona?Perse i ndruhen zbritjes ne toke ketu e kam llafin tek ballafaqimi i tyre me turma tokesore njerezish.Psh zbritja e tyre nga mali i Dajtit ne xhiron e Tiranes

  6. #206
    Ajzberg pergjigjen me te sakte per pyetjen tende do e marresh po te lexosh librin Lufta e Dulces qe ke te postuar si kryeteme ketu ne forumin e Shkences. Po e lexove ate liber (qe nese beson tek UFO-t te garantoj une qe ja vlen shume) do gjesh pergjigje jo vetem per ato pyetje qe me ke bere por edhe per shume te tjera.

  7. #207
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Votova per po.Ka te dhena fetare edhe ne islam per keto krijesa.Ato quhen Xhin,dhe sa kjam lexuar tek temat e Dariusit te dhenat perputhen me keto krijesa.

    Ato jane krijesa qe munde te marrin forma te ndryshme fizike dhe jetojne ketu ne toke pararelisht me neve.Ata mund te na shohin neve kurse ne jo.Jane me te brishta se njeriu dhe nuk kane pushtet mbi njeriun nese njeriu nuk frikesohet.Po u frikesove ata marrin force me shume ,sikur ushqehen me emocionet tona.Ka prej tyre te mire dhe te keqij dhe jane ne lufte ne mes vete sikurse njerezit.Te miret e besojne Zotin ndersa te keqijt jo dhe e kane per prijes iblisin(shejtanin,djallin,si te duani quajeni).Hane ,pine , jetojne dhe vdesin.Jane Armiq te njerezve qe nga njeriu i pare e deri ne fund.Jetojne me gjate se ne,vendqendrimet e tyre jane ku nuk shkele njeriu,ne vende te shkreta ,shpella malesh,humnera.Gjate tere kohes tentojne ti shtine njerezit ne perqarje dhe ngaterresa ,jane genjeshtare te medhenje.I rrine larg njeriut qe ka besim te madhe ne Zotin dhe i frikesohen.Kane mundesi qe ta kidnapojne njeriun pa gjurme.Bashkepunojne dhe ndihmohen ne mes veti me njerezit e keqij(magjistaret,falltoret etj).Qellimin kryesore e kane ta shtyjne njeriun te mos e besoje Zotin dhe kete nga zilija sepse per shkak te njeriut e kane humbur poziten te Zoti i boterave(ne fakt nga mendjemadhesija e iblisit).Bazen iblisi e ka ne det dhe nga aty komandon sherbetoret e tij

    Permenden ne te dy librat e shejta edhe dy popuj te fuqishem qe do te dalin ne kohen e fundit Je'xhuxh dhe Ma'xhuxh(Gogu dhe Magogu) e qe jane te mbyllur ne mes dy kodrave diku ne Rusi.Sigurisht duhet te jene te shkurter shume pasi qe edhe sot i quajm xhuxha njerezit e vegjel.Ata quhen popuj por nuk e dime a jane njerez si ne apo krijesa tjera te nentokes.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #208
    Per Gogun dhe Magogun ka shume gojedhena sic ka per Mbreterine e Agarthes (Mbreteria e Nentokes) dhe Shambala hyrja e te ciles ruhet nga murgjerit Shaoline ne Tibet, qe permbledh nje numer qytetesh te ndryshme rracash te vjetra njerezore qe prej mijera vjetesh kane zgjedhur te jetojne nentoke dhe qe kane arritur nje shkalle shume te larte zhvillimi. Nje pjese e tyre mendohet se jane mbeturina te civilizimit Atlantean dhe Lemurian. Nuk e di sa d jem ne gjendje te zgjeroj kete teme pasi informacionin per kete e kam shume te madh por me mungon koha e duhur per ta paraqitur. Ndofta ne te ardhmen mbasi te kem mbaruar librin Gjurmet E Civilizimeve Te Lashta mbase do kem me shume mundesi dhe do e trajtoj me hollesi si teme.

  9. #209
    Pershendetje Te Gjitheve,sapo Kam Hyre Ne Forum.Me Terhoqi Nenforumi Qe Ka Hapur Darius,lufta E Dulces.Interesante.Une Jam E Mendimit Qe Ekzistojne Ufo-t por Ato Jane Te Drejtuar nga Njerezit,dmth Ekzistojne Baza Sekrete Qe Bejne Eksperimente Me Racen Njerezore,dhe Bej Lloj Lloj Mostras.Gjithesese Asgje Nuk Eshte E Prere Mund Te Dalin Fakte Qe Vertetojne Ekzistencen Edhe Te Jashtetokesoreve.jam Shume Kurioze Te Di, Po Ti Darius Beson Ne Ekzistencen E Ufove?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga clarins : 18-11-2006 mė 17:47

  10. #210
    Clarins edhe ideja jote qe UFO-t mund te jene te drejtuara nga njerezit dhe qe ka baza sekrete qe bejne eksperimente, qendron dhe eshte shume e mundur. Sic eshte e mundur dhe mundesia tjeter qe ufot jane te ardhura nga sisteme te tjera planetare, diellore madje dhe galaksira te tjera. Ne nje moment thua qe mund te dalin fakte... Fakte ka plote, varet sa do ti shikosh dhe ti pranosh si te tilla...

    Me pyet nese besoj? Mjafton te shikosh temat e hapura nga une per kete subjekt dhe postimet e bera dhe e gjen pergjigjen fare kollaj

  11. #211
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Clarins edhe ideja jote qe UFO-t mund te jene te drejtuara nga njerezit dhe qe ka baza sekrete qe bejne eksperimente, qendron dhe eshte shume e mundur. Sic eshte e mundur dhe mundesia tjeter qe ufot jane te ardhura nga sisteme te tjera planetare, diellore madje dhe galaksira te tjera. Ne nje moment thua qe mund te dalin fakte... Fakte ka plote, varet sa do ti shikosh dhe ti pranosh si te tilla...

    Me pyet nese besoj? Mjafton te shikosh temat e hapura nga une per kete subjekt dhe postimet e bera dhe e gjen pergjigjen fare kollaj
    EJ CIAO,FLM QE U PERGJIGJE PYETJES TIME.NE FAKT PYETJA IME KONSISTONTE SE NE CFARE TEORIE BESON TI ,NE EKZISTENCEN E UFOVE.U ANTARESOVA NE KETE FORUM KUR LEXOVA NENFORUMIN TEND QE KISHE HAPUR PER F.PARANORMALE.ME BERI PERSHTYPJE INFO E SHUMTE QE KISHE NE LIDHJE ME KETE FUSHE.URIME.PER CFARE STUDION?PASTAJ LEXOVA LUFTEN E DULCES,SHUME INTRIGUESE,JAM DUKE E LEXUAR,POR MU DASH TA PRINTOJA SE U QERRUAM NGA SYTE.E DI CA PYETJE KISHA UNE?NJE GJE ME BEN TE DYSHOJ.NQS UFOT( DO PERKUFIZOJ QENIE JO TOKESORE)JANE DUKE BERE MAREVESHJE ME NJEREZIT,PSE NJERZIT DUHET TE BEJME MAREVESHJE ME QENIE E JANE ME TE FUQISHME SE TO,DHE KUR KUPTOHET QE MENDIMI I TYRE (UFOVE) ESHTE PER TE KONKUISTUAR TOKEN.MUND TE BEHET NJE MAREVESHJE E TILLE NQS DO TE NA KERCENONIN PER ZHDUKJE TE RRACES NJEREZOREPOR KJO GJE NUK KA NDODHUR.CFARE DO TE PERFITONIN ATA QE DO TE BENIN DEALING ME UFOT,KUR DIHET QE KETA TE FUNDIT DO TE DREJTOJNE,DHE KUSH NGA HUMANET DO TA DONTE KETE GJE,TE ISHIM SKLLEVER.UNE NUK KAM SHUME INFO NE LIDHJEME KETE TEME,POR BESOJ KUR TE MBAROJ DULCEN,DO KEM A LOT OF QUESTION.
    HAVE A NICE DAY.

  12. #212
    Qe te marresh pergjigje per gjithe keto pyetje duhet te lexosh jo vetem Librin e Dulces ketu ne forum por edhe temen Illuminati: Kulti i Syrit Qe Sheh Cdo Gje si dhe temen per Eksperimentin e Filadelfias. Aty ke pergjigje te shumta per disa nga pyetjet e tua.

  13. #213
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Qe te marresh pergjigje per gjithe keto pyetje duhet te lexosh jo vetem Librin e Dulces ketu ne forum por edhe temen Illuminati: Kulti i Syrit Qe Sheh Cdo Gje si dhe temen per Eksperimentin e Filadelfias. Aty ke pergjigje te shumta per disa nga pyetjet e tua.
    O DARIUS,OK DO I LEXOJ POR DO ME DUHET ICIK KOHE,SEJAM FULL.TI NE CFARE TEORIJE BESON?

  14. #214
    Clarins te lutem perdor germa te vogla. Ska nevoje per tekst me caps.

    Ndersa per ate qe besoj une se kuptoj pse je kaq insistuese dhe e kerkon me cdo kusht ta dish? Me duket se tu pergjigja kur te thashe qe mjafton te lexosh temat e hapura nga une dhe e kupton vete se cfare besoj. Besoj ne ekzistencen e tyre, besoj qe kane shume kohe qe jane te pranishem ketu ne Toke, besoj qe nje pjese e tyre eshte teknologji e lindur ne kete planet por qe i perket nje civilizimi apo civilizimeve qe jeton poshte kembeve tona, besoj ne kontaktet e tyre me qeverite neper bote, besoj ne kontaktet e tyre me individe te vecante si dhe besoj qe nje pjese jane pozitive dhe nje pjese jane negative.
    Besoj qe nje pjese e tyre jane fizike si ne ndersa te tjeret jane parafizike apo astrale madje dhe intradimensional etj. Cdo gje qe lexon ketu pasqyron bindjen dhe besimin tim. Mund te jete i gabuar, mund te jete i drejte, mund te jete sajese apo perpjekje per te fshehur dicka me te madhe? Nuk e di, ate do ta tregoje koha...

  15. #215

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Clarins te lutem perdor germa te vogla. Ska nevoje per tekst me caps.

    Ndersa per ate qe besoj une se kuptoj pse je kaq insistuese dhe e kerkon me cdo kusht ta dish? Me duket se tu pergjigja kur te thashe qe mjafton te lexosh temat e hapura nga une dhe e kupton vete se cfare besoj. Besoj ne ekzistencen e tyre, besoj qe kane shume kohe qe jane te pranishem ketu ne Toke, besoj qe nje pjese e tyre eshte teknologji e lindur ne kete planet por qe i perket nje civilizimi apo civilizimeve qe jeton poshte kembeve tona, besoj ne kontaktet e tyre me qeverite neper bote, besoj ne kontaktet e tyre me individe te vecante si dhe besoj qe nje pjese jane pozitive dhe nje pjese jane negative.
    Besoj qe nje pjese e tyre jane fizike si ne ndersa te tjeret jane parafizike apo astrale madje dhe intradimensional etj. Cdo gje qe lexon ketu pasqyron bindjen dhe besimin tim. Mund te jete i gabuar, mund te jete i drejte, mund te jete sajese apo perpjekje per te fshehur dicka me te madhe? Nuk e di, ate do ta tregoje koha...
    Pershendetje
    Darius faleminderit per pergjigjen,por nuk e kuptoj pse e ke marre kaq personale.Nqs do te mendosh pak,do ta kuptosh pse po te pyes rreth mendimit tend.Meqenese shoh qe je shume i informuar per kete fushe ,me interesonte mendimi i nje personi i cili kishte lexuar.Doja thjesht te bleja dicka cilesore,kur pash se cfare shitej.Kerkoj ndjese nqs insistimi im te ka shqetesuar,por besoj ketu jemi te gjithe per te shprehur mendimet tona.Nuk besoj se ke problem te mbrosh mendimet e tua.Me duket dola jashte teme. Ky mendimi jote i fundit(
    mund te jete sajese apo perpjekje per te fshehur dicka me te madhe?)eshte shume interesant.

  16. #216
    Clarins nuk e kam marre per personale jo, mos ki merak Thjesht mendimin tim e konsideroj te parendesishem kur shikohet cfare postimesh bej ketu. Dmth qe ideja del vete. Megjithate mendoj se e dhashe nje pergjigje por po e perseris; pergjigjen me te mire do e marresh nga vetja mbasi ti lexosh si materiale (keto dhe te tjera si keto).

  17. #217
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Nuk kam fakte dhe pse kam lexuar mbi to ose kam pare video qe duken mese reale, sidoqofte besoj - pse jo? Pse te jemi vetem ne krijesat e gjalla ne kete univers? Duket shum absurde qe ne ket hapesire kaq te madhe te ket vetem toka krijesa.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  18. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Te krijosh nje besim mbi ekzistencen e ufo-ve ne kete mizori me informacione dhe disinformacione etj eshte pak e veshtire.
    Cdo gje, perfishre edhe ufo-t ekzistojne ne hapesire dhe kohe. Tani, sipas te fundit te shkences dijme qe koha eshte e shtrire ne 15 miliard vite, hapesira po ashtu eshte e shtrire ne miliarda vite drite. Tani te besojme qe ne kete hapesire te pamate hapesire-kohe te mos ekzistoje (qofte edhe ne te shkuaren) qofte edhe nje grimce qe te quhet e gjalle, eshte paksa arrogante nga ana jone si rrace njerezore.

  19. #219
    Jam dakort deri diku me ty godel. Ufot ekzistojne ne hapesire dhe ne kohe por kjo eshte nje koncept shume i pergjithshem dhe perfshin cdo gje tjeter, jo vetem ufot. Ndersa tek moria e informacionit dhe e disinformacionit fatkeqesisht ke shume te drejte. Ky eshte problemi me i madh qe has ufologjia sot. Perzjerja e dy llojeve te mesiperme ka sjell konfuzionin dhe mosbesimin e masave. Dua ti referohem nje autori tim shume te preferuar John Keel, nje nga drejtuesit e ufologjise ne vitet 70 i cili mbetet edhe sot e kesaj dite nga individet me objektive dhe me kembe ne toke qe e kane studiuar kete fenomen. Si psikolog ai ka bere nje koment qe e mbaj parasysh gjithmone. Thote: Kur fillova te studioja fenomenin e ufove kisha shume ide te paqarta dhe nevoje te mesoja faktoret qe e perbejne. Kur e "mbarova" u ndjeva akoma dhe me shume i paqarte . Pra merret me mend se cfare pusi eshte. Une personalisht kujtdo qe eshte i interesuar te mesoje me shume do i sugjeroja vetem leximin e sa me shume materialeve nga cdo burim. Si nga ata qe besojne ashtu dhe nga skeptiket dhe ne fund te krijohet nje mendim i pavarur. Kjo te pakten me duket menyra me e drejte per te krijuar nje ide qe ne fund te fundit duhet te mbetet personale.
    Pervec kesaj leximi duhet te shoqerohet me ate qe amerikanet e quajne open mind dhe eshte e kuptueshme qe kjo gje duhet te jete e pranishme per vete natyren e fenomenit qe studion.

  20. #220
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Kurse mua me duket se jemi dakort me shume se "deri diku". Permenda madhesine hapesire-kohe per faktin qe njerezit shpesh limitohen brenda kohes sone, dmth brenda kohes se ekzistence se njerezimit apo edhe ekzistences se tokes. Nen kete prizem shpesh barazohet ekzistenca e ufo-ve me viziten e tyre ne planetin tone. Por nuk duhet te harrojme qe hapesira qe ne vrojtojme dhe koha ne te cilen ne e bejme kete eshte nje dritare teper teper e ngushte per te nxjerre konkluzione perfundimtare. Zakonisht nen kete dritare kufizohen edhe shkencetaret (per nga vete percaktimi, shkencetaret studiojne vetem fakte objektive).

    Duke pasur parasysh driteren teper te ngushte, une do ta quaja renie llotarie sikur te arrihej vertete te zbulohet faktikisht ekzistenca e ufo-ve. Ose do te duhej te pranonim qe jeta eshte e shpeshte ne kozmos, keshtu qe nuk do te ishte edhe aq e rralle apo e cudicme qe diku afer nesh dhe ne kohen qe po jetojme te kete specie te tjera. Njekohesisht do ta quaja edhe dicka fantastike jo vetem nga ana shkencore por edhe morale njerezore etj. Njerezimi do te ndryshonte shume konceptet mbi veten dhe rolin e tij. Ky zbulim do te ishte nje nga zbulimet me te rendesishem te historise njerezore.

Faqja 11 prej 53 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2010, 11:16
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Serbia i kthen Kosovės nė 2007 objektet e rrėmbyera
    Nga Lioness nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2007, 17:21
  4. Pse nuk kanė shqiptarėt objektet e tyre tė kultit nė Greqi?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 23:32
  5. Historianėt: Objektet e kultit qė u dogjėn ishin ilire
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 02:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •