Dialekte dhe Standarde


Arben Kallamata

Isha 9 vjeē kur familja ime u transferua nga Tirana nė Korēė. Nė shtėpi flisnim njė gjuhė tė pėrafėrt me Shqipen Standarde. Me fėmijėt e lagjes deri nė atė kohė duhet tė kem folur diēka tė pėrafėrt me tiranasen. Nga skenat e pėrballjeve tė para me Korēėn mė ka mbetur nė kujtesė dita kur u ngrita pėr herė tė parė nė dėrrasė tė zezė. Mėsimin e dija shkėlqyeshėm dhe, sipas kėrkesave tė atėhershme, po e riprodhoja rrjedhshėm. Megjithatė, e gjithė klasa s’pushonte sė qeshuri. Unė u hutova dhe s’merrja vesh ē’bėhej. Mė vonė, kur u ula, mėsova se korēarėt e vegjėl ishin gudulisur nga mėnyra se si i shqiptoja disa fjalė. Ishte njė presion i papėrballueshėm. Shumė shpejt m’u desh tė filloja tė flisja edhe unė si korēar. Pėr herė tė parė bėhesha i ndėrgjegjshėm pėr dallimet midis dialekteve. Mė vonė, kur shkoja pėr pushimet e verės te kushėrinjtė nė Shkodėr, Tiranė dhe Fier fillova tė shijoj larushinė e gjuhės shqipe. Unė dija mė tepėr fjalė se shumica e bashkėmoshatarėve tė mij korēarė, sepse udhėtoja mė shumė.
Dialektet dhe ndryshimet midis tyre mė tėrhiqnin dhe shumė herėt isha nė gjendje tė dalloja nėse dikush vinte nga Korēa, apo vinte nga zona e Devollit; nga Vithkuqi, apo nga Moglica, nga Dardha apo nga Vakėfet. Edhe mė e lehtė ishte tė dalloje nėse dikush ishte pogradecar, kolonjar, beratas, fierak, gjirokastrit, lushnjar apo vlonjat. Eshtė e mahnitshme, por nė atė kohė (dhe nė njė farė mase ndoshta edhe tani) nuk ishte shumė e vėshtirė t’ia gjeje prejardhjen dikujt brenda njė rrezeje prej jo mė shumė se 5 ose 10 km. vetėm duke e dėgjuar tė fliste.
Ndryshimet dialektore janė pasojė e veēimit, e mungesės sė shkėmbimeve midis grupeve tė ndryshėm njerėzish. Popullsi tė caktuara, kur veēohen nga njėra - tjetra, pa marrėdhėnie tė mjaftueshme, pavarėsisht se dikur mund tė kenė pasur njė gjuhė tė pėrbashkėt, tė njėsuar, fillojnė tė zhvillojnė forma tė ndryshme tė pėrdorimit tė tė njėjtės gjuhė. Gjuha ėshtė si njė qenie e gjallė qė zhvillohet nė drejtime tė ndryshme, sipas mjedisit ku jeton, sipas pėrdoruesve dhe rrethanave natyrore.
Kushdo qė di Anglisht e ka parasysh dallimin midis Anglishtes Britanike, asaj tė SHBA-ve, apo asaj tė Australisė. E pra, afro 400 vjet mė parė, nė kohėn e Shakespeare-it, ishin vetėm 3 milion njerėz qė flisnin Anglisht. Duke u shpėrndarė dhe veēuar (tė paktėn deri nė shekullin e kaluar) nga njėri tjetri, ata zhvilluan dialekte fare mirė tė dallueshme.
Me kalimin e kohės, veēimi dhe zhvillimi i dialekteve pavarėsisht nga njėri-tjetri mund tė ēojė nė krijimin e gjuhėve pothuaj krejtėsisht tė ndryshme. Jo mė kot, ideja e klasifikimit tė gjuhėve tė botės nėpėrmjet Familjeve, si dhe e pėrcaktimit tė disave prej tyre si degė tė njė trungu tė pėrbashkėt, pranohet sot pėrgjithėsisht nga gjuhėtarėt dhe historianėt nė tė gjithė botėn. Nga Latinishtja e Romakėve kanė rrjedhur Italishtja, Spanjishtja, Portugalishtja, Rumanishtja, Frėngjishtja etj. Rusishtja, Bullgarishtja, Polonishtja, Cekishtja, Sllovenishtja etj., kanė njė burim tė pėrbashkėt, sllav. Nga Gjermanishtja ka ardhur Anglishtja, Danishtja, Hollandishtja, Suedishtja.
Shqipja ka dy dialekte kryesore – Gegėrishten dhe Toskėrishten. Ndarja midis tyre ėshtė gjeografike – njė pėrrua i madh, ose lumė i vogėl, merreni si tė doni, qė quhet Shkumbin. Por, hollė hollė, Shkumbini nuk ndan por bashkon dy brigje!
Theksimi i tė vėrtetės sė pranuar, shkencore, se dialektet janė pasojė e veēimit, ėshtė tepėr i rėndėsishėm kur flasim pėr dialektet e shqipes. Ende qarkullojnė teori tė ēuditshme sipas tė cilave dialektet e shqipes (dhe ky duhet tė pėrbėjė njė pėrjashtim vėrtet i papėrsėritshėm) janė shprehje e pranisė sė dy etnive krejtėsisht tė ndryshme. Nicholas Gage, pėr shembull, vėrtitet nėpėr qarqet akademike tė SHBA-se duke trumbetuar se ndarja midis gegnishtes dhe toskėrishtes ėshtė thjesht ndarje midis popullsive me prejardhje epiriote dhe ilire, dhe se epiriotėt janė grekė, prandaj flasin toskėrisht(!?).
Teori tė tilla mbėshtesin pastaj pretendimet greke mbi Epirin nė pėrgjithėsi dhe, nė veēanti mbi Epirin e Veriut, ose Shqipėrinė e Jugut. Natyrisht, kjo teori ėshtė e pakuptimtė, si nga ana gjuhėsore ashtu edhe nga ajo historike. Megjithatė, theksimi i dallimit midis Gegėrishtes dhe Toskėrishtes ka arritur tė hyjė edhe nė enciklopedi e udhėzues gjeografikė, ku vazhdimisht dy dialektet e Shqipes paraqiten si “tė pakuptueshėm nga popullsitė pėrkatėse.” Gjė qė ē’do shqiptar e ka tė qartė se nuk ėshtė e vėrtetė. Pavarėsisht nga vėshtirėsitė, njė shqiptar nga Jugu e ka po aq tė lehtė ose po aq tė vėshtirė tė kuptojė njė shqiptar nga Veriu, sa ē’e ka, pėr shembull, njė anglishtfolės nga Bostoni tė kuptojė njė tjetėr nga Sidney apo nga New Delhi.
Fatkeqsisht, nė kurthin e pėrpjekjeve pėr tė dramatizuar dallimet ndėrdialektore nė shqip, bjen jo rrallė edhe vetė shqiptarėt. Dhe mė sė shumti mollė sherri bėhet gjuha Standarde dhe origjina e saj.
Por pėrpara se tė vazhdoj me kėtė sherr desha tė sqaroj pak se si e shoh unė Shqipen Standarde dhe rolin qė ka ajo nė kuadrin e Shqipes nė pėrgjithėsi.
Siē e vura nė dukje mė lart, brenda dy ndarjeve tė mėdha tė shqipes, Gegėrishtes dhe Toskėrishtes, gėlojnė me dhjetra nėndialekte. Tė gjithė bashkė, dialekte dhe nėndialekte, pėrbėjnė atė qė konceptohet si Gjuha Shqipe. Nėnvleftėsimi, injorimi apo mohimi i secilės pjesė s’bėn gjė tjetėr veēse dėmton dhe sakaton gjuhėn, pasurinė e saj.
Sipas gjuhėtarėve, pasuria leksikore e njė gjuhe vėrtitet rreth 200,000 fjalėve (me pėrjashtim tė Anglishtes qė numėron trefishin). Nė vartėsi tė aftėsive, prejardhjes, shkallės sė arsimit, profesionit etj., njerėz tė zakonshėm kanė nė pėrdorim tė pėrditshėm rreth 7,000 deri nė 8,000 fjalė. Brenda kėtij inventari fjalėsh, njė mjek do tė ketė mė tė pėrdorshme terma tė mjekėsisė; njė kritik letrar do tė ndjehet mė rehat me figura dhe togfjalėsha letrarė; njė politikan do tė flasė me zhargonin e politikės (qė, me qė ra fjala, ėshtė edhe pjesa mė e ndotur e gjuhės), ndėrsa njė fshatar do tė pėrdorė mė tepėr fjalė qė kanė lidhje me tokėn, bagėtinė dhe veprimtarinė e tij tė pėrditshme. Gjithashtu, sipas krahinave prej nga vijnė, njerėz tė ndryshėm do tė pėrdorin mė shumė fjalė apo shprehje gramatikore qė pėrkojnė me ato anė - dialektin. Megjithatė, pėrdorimi qė i bėn secili nuk ka pėrse tė dėmtojė tė tėrėn. Nga ana tjetėr, asnjė njeri i veēantė nuk mund tė jetė nė gjendje tė pėrdorė aktivisht tė gjitha fjalėt qė pėrmban leksiku i Gjuhės Shqipe. Kjo ėshtė praktikisht e pamundur.
Duke qėnė se njerėz tė ndryshėm pėrdorin pjesėza tė ndryshme tė kėsaj pasurie gjigande qė quhet gjuhė, lind nevoja e krijimit tė njė marrėveshjeje sipas tė cilės pėrdoruesit bijen dakort qė, nė rrethana tė caktuara, tė pėrdorin njėsi tė pėrbashkėta. Dhe qė kėto njėsi tė pėrbashkėta t’i pėrdorin sipas disa rregullave tė pėrcaktuara.
Nė fillim tė Shekullit tė Njėzetė shqiptarėt u vunė tė krijojnė shtet. Pa kaluar shumė kohė, ata e panė se ky shtet kishte nevojė pėr njė variant tė njėsuar tė gjuhės sė tyre. Pėr njė Shqipe Standarde, ose Zyrtare – njė dialekt, apo zhargon qė do ta njihnin, ta pranonin dhe ta pėrdornin tė gjithė. Njė gjuhė me tė cilėn shkresat qė shkruheshin nė komunat e Kukėsit e tė Sarandės tė lexoheshin pa vėshtirėsi nė Ministritė pėrkatėse, nė Tiranė. Sepse, nuk mund tė vije pėrballė njė mjek, qė fliste me terma mjekėsie, tė diskutonte me njė fshatar nga Progri i Devollit dhe tė prisje qė ai malėsori i Nikaj Mėrturit tė hynte nė muhabet pa u ngatėrruar. Aq mė tepėr, t’ua regjistroje bisedėn dhe tė lije njė jurist nga Vlora qė tė vendoste kush kishte tė drejtė. Pėr kėtė arsye lind nevoja e Gjuhės Zyrtare.
Ajo nuk u bė nė kohėn e Zogut. Nuk u bė (dhe s’kishte s’i tė bėhej) nė “kohėn e Italisė”. Nuk u bė (dhe s’kishte si tė bėhej) as nė “kohėn e Gjermanit”. U bė nė kohėn e komunizmit.
Si ēdo gjė qė bėhej nė komunizėm, do tė mbante damkėn e komunizmit.
Damka qė i dha komunizmi ishte animi i dukshėm nga dialektet jugore. Kjo damkė vazhdon ta ndjekė edhe sot. Por a ėshtė ajo e mjaftueshme qė ta bėjė Shqipen Standarde ilegjitime dhe tė justifikojė kėrkesėn pėr rishikimin e saj? Ose, a janė tė justifikuara mėritė dhe inatet qė shpėrthejnė herė pas herė midis shqiptarėve kur diskutojnė kėtė temė?
Argumentet qė pėrdoren edhe sot, pėr tė mbajtur ndezur debatin pėr legjitimitetin e Shqipes Standarde, janė dy llojesh – politikė dhe gjuhėsorė/kulturorė.
Parėsor ėshtė pa dyshim argumenti politik. Sipas tij pėrcaktimi i Toskėrishtes si mbizotėruese u bė pėr t’i bėrė qefin Enver Hoxhės. Mua kjo mė duket pak e vėshtirė pėr t’u kapėrdirė. Jo sepse shumė shqiptarė, duke pėrfshirė edhe gjuhėtarėt nė atė kohė nuk pėrpiqeshin t’i bėnin qefin Enver Hoxhės. Por thjesht sepse Enver Hoxha fliste dialekt Gjirokastrit tė theksuar, qė ishte larg asaj qė u miratua si Gjuhės Standarde. Tė folurėn e Hoxhės mund ta gjeje mė kollaj te gjuha e Ramiz Alisė se sa te Shqipja Standarde. Ndoshta, pėr njė verior, tė gjithė dialektet e Jugut tingėllojnė pothuajse njėlloj. Por, le tė vemė re: nėse pėrshkrojmė duke folur, njė rrugėtim pėrgjatė gjithė vendit, nga veriu nė jug dhe anasjelltas, fshat pas fshati, krahinė pas krahine, bindemi se diferencat janė pothuaj tė papėrfillshme! Askund nuk gjen dot vijė ndarje gjuhėsore! Mė duket se na shėrben si provė e qartė se shqipja ėshtė njė gjuhė e vetme, qartėsisht e pasur, deri nė atė shkallė sa pikėrisht pėr shkak tė kėsaj larmishmėrie, shfaqet si njė ylber gjigand. Praktikisht, e folura e Gjirokastrės ka po aq dallim nga e Shqipja Standarde sa ē’mund tė ketė e folura e Kukėsit nga ajo e Shkodrės. Nėse Kongresi i Drejtshkrimit do tė kishte pasur si synim kryesor t’iu servirte gjithė shqiptarėve tė folurėn e Enver Hoxhės, ne tani do tė ishim tė gjithė duke folur e shkruar gjirokastritēe.
Sidoqoftė duhet pranuar se animi nga Toskėrishtja ka pasur njė farė shtytjeje politike. Ose tė paktėn ishte pasqyrim i mbizotėrimit tė pjesės jugore nė jetėn politike, akademike dhe kulturore tė vendit, nė njė periudhė kur pjesa veriore (veēanėrisht Shkodra) ishin goditur mė rėndė nga komunizmi.
Pavarėsisht prapaskenave qė mund tė kenė ndikuar nė pėrcaktimin e standardit, shqiptarėt u bėnė me njė gjuhė zyrtare. Zyrat e shtetit filluan tė komunikojnė me njė gjuhė tė njėsuar. Fėmijėt e shkollave nė klasėn e parė, filluan tė mėsojnė tė lexojnė dhe tė shkruajnė gjuhė tė njėsuar. Mjetet e medias dhe tė komunikimit filluan tė pėrdorin njė gjuhė tė njėsuar. Librat shkollorė dhe, mė vonė, edhe ata artistikė, filluan tė shkruhen me gjuhė tė njėsuar. Mua mė duket se kjo nuk ėshtė e pakėt, dhe pavarėsisht nga motivet e pėrzgjedhjes, gjuha e njėsuar ka luajtur njė rol tė shkėlqyer nė njėsimin e kombit.
Meqė jemi nė planin politik, ia vlen tė pėrmenden dy reagime politike qė janė tepėr tė rėndėsishme, pavarsisht se diametralisht tė kundėrta.
Nuk besoj tė ketė pjesė tjetėr tė Shqipėrisė ku njėsimi i Gjuhės Standarde Shqipe tė jetė pritur me mė tepėr armiqėsi se sa nė Shkodėr. Djep i njė kulture tepėr tė lashtė, krenarė pėr njė ndihmesė tė pazėvendėsueshme nė letėrsinė dhe kulturėn e vendit, pėrdorues tė njė dialekti qytetar tė pėrpunuar dhe tė sofistikuar, qendėr e anti-komunizmit, Shkodra dhe shkodranėt nuk kishin se si tė mos e shihnin hapin e vėnies sė Toskėrishtes nė bazė tė Gjuhės Zyrtare si njė sulm tė drejtpėrdrejtė kundėr tyre. Aq mė tepėr qė ky hap kryhej krahas raprezaljeve tė tjera ndaj kulturės dhe qytetėrimit shkodran – shkatėrrimit tė kishės, nėpėrkėmbjes sė dinjitetit, mohimit tė figurave tė shquara, rrėnimit ekonomik, dėnimit tė intelektualėve. Reagimi i tyre ishte i hapur dhe i vendosur. Shkodranėt, mė shumė se gegėt e tjerė, nuk e pranuan Shqipen Zyrtare. Ky reagim ishte thjesht politik dhe ishte shenjė qėndrese ndaj komunizmit. Edhe sot e kėsaj dite, shkodranėt e kanė mė tė vėshtirė se kushdo tjetėr tė flasin Shqipen Standarde. Kjo ndodh sepse, me ndėrgjegje apo jo, ata e konsiderojnė si njė gjuhė jo tė tyren, por jo pėr ndonjė arsye biologjike.
Gjithashtu politik, por me njė drejtim tė kundėrt ishte reagimi i shqiptarėve tė trevave tė Kosovės. Ata panė te Shqipja e Njėsuar njė rast tė pėrsosur pėr tė deklaruar identitetin e tyre. Prej kohėsh shovinizmi serb bėnte pėrpjekje pėr tė pėrhapur idenė e dallimit midis shqiptarėve tė Kosovės dhe shqiptarėve tė Shqipėrisė. Madje edhe emėrtimet e pėrdorura pėr t’iu drejtuar atyre janė tė ndryshme. Kjo bėhet me qėllim. Ėshtė i njėjti qėllim qė i bėn shovinistėt grekė tė thonė se shqiptarėt toskė janė tė ndryshėm nga ata gegė. Dhe njė nga argumentet qė pėrdoret ėshtė dialekti i ndryshėm, duke pretenduar se dialekti flet pėr popullsi tė ndryshme, dhe jo, siē ėshtė e vėrteta historike dhe shkencore, qė dialektet rrjedhin nga njerėz me origjinė tė pėrbashkėt tė cilėt, si rezultat i izolimit dhe jetesės nė rrethana tė ndryshme e kanė pėrdorur gjuhėn nė mėnyra tė ndryshme.
Shqiptarėt e Kosovės e pėrqafuan Shqipen Standarde me njė pasion tė admirueshėm. Duke jetuar jashtė kufijve tė vendit, pėr ta dallimet e brendshme politike nė Shqipėri (komunistė - antikomunistė) nuk kishin nuk kishin mė shumė rėndėsi afatgjatė se sa dallimet etnike. Tė kėrcėnuar nga asimilimi sllav, ata kėrkonin mjete pėr tė forcuar identitetin kombėtar shqiptar. Kjo shpjegon edhe popullaritetin qė pati dhe vazhdon tė ketė Shqipja Standarde edhe sot e kėsaj dite nė Kosovė. Pėr shqiptarėt e Kosovės, tė flasėsh Shqipen Standarde ishte gati shenjė patriotizmi dhe atdhedashurie. Pak rėndėsi kishte nėse kjo gjuhė ishte bazuar te dialekti verior apo jugor. Madje pak rėndėsi kishte qė pėr ata vetė, dialekti i Veriut do tė ishte mė i kapshėm dhe mė i lehtė pėr t’u pranuar si Standard. Rėndėsi kishte dhe ka qė gjithė shqiptarėt pėrdorin njė gjuhė tė pėrbashkėt.
Argumentėt e tjerė qė pėrdoren pėr tė sulmuar Shqipen Standarde janė gjuhėsorė, dhe kulturorė. Sillen shembuj tė pasurisė sė fjalėve nė Veri, dhe kjo ia vlen e duhet pėrshėndetur, por bėhen pėrpjekje pėr tė argumentuar se dialektet e Jugut nuk e kanė njė pasuri tė tillė, gjė qė mė duket investim i pakuptueshėm. Nėse merr qėndrim pėrjashtues midis dy dialekteve, ky ėshtė nga ato lloj argumente qė hapin debate pafund. Tė gjithė dialektet janė tė pasura dhe tė afta tė shprehin vetveten. Mbrojtja e njėrit nė kurriz tė tjetrit nuk mund tė tė ēojė kėrkund. Ėshtė e vėrtetė qė gegėrishtja ka pasuri tė rralla leksikore, po aq sa ėshtė e vėrtetė qė shqipja e Jugut ka qėnė nė gjendje tė shprehė shkėlqyeshėm vlera tė mirėfillta letrare. E keqja ka qėndruar dhe qėndron pikėrisht te pozicioni pėrjashtues. Siē e shpreha edhe mė lart, prania e njė Gjuhe Standarde nuk ka pėrse tė pėrjashtojė dialektet. Pėrkundrazi, ato janė pjesė dhe pasuri e gjuhės shqipe.
Pėrjashtimi ēohet pastaj mė tej, nė planin kulturor. Pėrmenden shkrimtarė dhe figura tė shquara me prejardhje nga trevat e Veriut dhe bėhen pėrpjekje pėr t’ua kundėrvėnė ata shkrimtarėve me prejardhje nga trevat e Jugut. Kjo ėshtė vėrtet e shėmtuar dhe e pafrytshme. Asnjė shkodran nuk ka tė drejtė ta pretendojė Fishtėn ose Mjedėn si poetin e vet dhe t’ia mohojė atė vlonjatėve apo korēarėve. Kadareja nuk ėshtė shkrimtar gjirokastrit, ashtu si as Naimi nuk ėshtė poet frashėrlli apo nga Stambolli, dhe as Fan Noli nuk i pėrket Ibrik Tepesė apo Bostonit. Tė gjithė kėta i pėrkasin Shqipėrisė dhe Shqiptarėve kudo qė janė, nga Preveza nė Preshevė, madje, nė kushtet moderne, nga Pekini nė Vancouver.
Si pėrfundim dua tė pėrsėris se Standardi i Shqipes as duhet t’i pėrjashtojė dhe as t’i mohojė dialektet. Pėrkundrazi, ai duhet tė jetė njė mjet njėsimi, mjet bashkimi pėr kombin. Pavarėsisht rrethanave nė tė cilat u vendos, ai ka luajtur dhe luan njė rol qė nė pėrgjithėsi ėshtė provuar se ėshtė pozitiv.
Tė kėrkosh ta zėvendėsosh atė nė kėtė kohė ėshtė humbje e kotė energjish. Tė vihemi nė lėvizje pėr ta ndryshuar, pėrmirėsuar, plotėsuar, po. Por kjo nuk ėshtė mision vetėm i veriorėve. Mungesat janė tė gjuhės shqipe, jo tė banorėve tė njerės apo tjetrės trevė. Pėr mė tepėr, pėrpjekja si revansh, mund tė kthehet nė njė aventurė tė rrezikshme dhe me pasoja. Argumentėt politikė pėr ta kundėrshtuar atė - urrejtja pėr komunizmin dhe komunistėt – pothuajse nuk ekzistojnė mė, sė paku zyrtarisht. Argumenti politik pėr ta ruajtur gjuhėn e njėsuar – nė kuadėr tė njėsimit tė kombit, vazhdon tė jetė jo mė pak i mprehtė se mė parė. Sa pėr argumentat gjuhėsorė - shqipja do tė vazhdojė tė mbetet pasuri pėr aq kohė sa tė gjithė dialektet, pavarėsisht nga Standardi, do tė vazhdojnė t’i sjellin asaj vlera. Dhe kėtu kam parasysh tė gjitha dialektet, ato tė Kosovės, tė Shkodrės, tė gjithė Veriut, por edhe dialektet e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut.