Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)

    edmondfieri123
    (3/26/01 5:53:49 am)
    Reply HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ketu kam perkthyer disa shkrime mbi disa qytete te Shqiperis. Jan mar nga libri Albania Blue Guide, disa qytete te tjera mund ti gjeni te tema qytet Shqiptare me emra te huaj.


    BALLSHI
    Nje qytet i vogel industrial, por ka qen me i rendesishem ne kohet klasike dhe mesjet. Ne mesjet njihej si Glavinica, dhe kish nje peshkop. Nje kish katolike 22m e gjat dhe 17 m e gjer eshte gjeter ne rrugen per ne Gjirokaster, raportet tregojn se punimet kan filluar qysh ne shek e VI dhe dy faza te tjera ne shek e 11 dhe 12 . Ne verilindje te saj eshte gjetur nje cistern. me tulla nga Bylisi dhe materiale te tjera te ardhura nga Eubea. Qyteti mesjetar u rrit nen vendbanimin Klasik te qytetit te Bylisit dhe Nikai (Klosi). Rrapo Hekali udhheqes kunder turqeve ne shek e 19 ishte nga Ballshi.
    Hekali eshte 6 km nga rruga kryesore ne te majt mbasi le ballshin 2 km dhe Klosi 5 km larg Hekalit. Ne Klos mure Ilire te shek 6-5 pk duken qartshem, Klosi eshte rreth 20 minuta ne kemb larg Bylisit rreth 1.5 km larg rruges kryesorene kodren e Gradishtes.
    Bylisi u ndertua si nje fortes Ilire dhee kishin nen kontroll luginen e Vjoses. U formua si qytet ne shek e 3pk. Periudha e tij influente ishte ne shek e 4-3 pk megjithate jan gjetur tulla e gur qysh nga shek i 6pk. Pliny, ne shkrimet e tij ne shek e par pas k e quan ate Colina. U be koloni Romake e quajtur Byllidensium, nga ku nje numer i madh mbishkrimesh eshte gjetur, dhe pun restauruese ne ndertesat me te vjetra. U be qytet peshkiark ne 431 mbas Keshillit te Efesusit. Muri 3 m i trash dhe 9m i lart me 8 kulla mbrojtese duket se ka qen fortes e fort, por i pazot ti rezistonte pushtimit Sllave edhe pse Justiniani i shtoj edhe 6 kulla te tjera per mbrojtjen e brendshme.
    Teatri eshte struktura me impresive e mbetur. U ndertua ne mezin e shek te 3 pk dhe rindertuar ne shekujt 2 dhe 3 pas k. Me 20 rreshta mban 7000 veta, dhe eshte Grek ne inspirime atmosfer. Struktura e tij permend element Ilir ne nderrtim qysh prej shek te 6pk. Ne veri te qytetit jan rrenojat e nje kishe te hershmekristjane dhe stoa Romake. Permes rrenojave ne veri, jan themelet e nje kishe tjeter e hershme e shek te 6. NJe mozaik i madh i gjetur ne nartheksat e tij, kan peshqe dhe skena te tjera detare ne te: nje tjeter mozaik ne naos ka piktura kafshesh. Kisha u ndertua me mur guri vendi, ndertimet vazhduan pe gjysem shelkulli, nen piketim arketukturesk i influencuar nga Kostandinopoja. Dyshemeja tregon influencen e kishave te tjerate hershme ne Epir, si ato te Butrintitdhe Finiqit. mbrapa kishes jan rrenojat e nje kulle te kohes se Justinianit. Ne muret jugore eshte nje mbishkrim i shkruar gjat kohes se mbretit Trajan, se Valerius Maximus ka piparuar nje rrug ketu afer.
    10 km larg Ballshit ne te djatht te rruges kryesore eshte qyteti Ilir antik i Margellicit, siper fsahtit me te njejtin emer. Margellici ishte nje qender e punimeve qeramike Ilire.

    Mehmet Shehu (1913-1981)
    Ishte komandant partizan ne luften nacional clirimtare. Ishte djali i nje hoxhe nga Cerrushi i Mallakastresdhe ndoqi shkollen ushtarake ne Itali para se te behej komunist dhe te luftonte me shembull ne batalionin Garibaldi i brigades nderkombetare ne luften ciile ne SpanjNe luften e II botrore u be komandant i brigades se I partizane me baz ne Vithkuq. Mbas lufte ishte shef i shtabit te ushtris dhe sekretar i KQPPSH-se, dhe me mbas ne 1954, kryeminister. Ai luajti nje pjes te rendesishme ne ndarjen me Sovjetiket, duke paralajmeruar elementet pro-Sovjetik ne Kongrsin e IV te PPSH ne Shkurt 1961 duke then se "ata qe tentojn te percajn untetindo te marin , edhe nese e nevojshme, nje plumb ne kok. Ai vdiq ne rrethana te cuditshmene 1981, thuhet se e ka qelluar nga vet E.Hoxha gjat nje mbledhje ne Byron Politike. U varros ne varrezat e deshmoreve, por trupi i tij u hoq edhe nuk dihet se ku ndodhur.



    edmondfieri123
    Anetar i ri
    Posts: 16
    (3/26/01 7:02:13 am)
    Reply Re: HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE
    --------------------------------------------------------------------------------
    KRUJA
    Emri Kruja mendohet te vij nga fjala shqipe "krua". Citadeli i tij perdorej nga fise Ilire te vendosur afer Zgerdheshit, heret qe ne shek e 6 pk, dhe mund te jet ber keshtjella kryesore e zones pas braktisjes se Zgerdheshit ne shek e 4 pk. Nje legjend ketu tregon se guret e Zgerdheshit i moren dhe i sollen ketu. Nuk ka informacion te pranishem per kete qytet gjat dhe pas kohes Romake, dhe Kruja rihyn ne histori ne periudhen Bizantine, e cila emerohet ne kishen e shek te 9 si qytet peshkiark. Citadeli i saj u rindertua dhe mbeti si nje fortes nen kontrollin Bizantin deri ne fund te shek 12. Shteti i par feudal shqiptar, Mbreteria Arbereshe u formua ketu rreth vitit 1190,me Krujen si komponent i rendesishem per sistemin mbrojtes, nen udheheqesin e saj Arberesh Progon. Duket se ka patur lidhje te ngushta ekonomike me Durresin. Kruja permendet si nje keshtjell e rendesishme ne shkrimet e kronikut Bizantin Georgius Acropolitis, i cili ne 1245 e quante ate Kroas dhe thot se i perkiste Gulamit, Lord i Albanonit. Ne fund te shek 13 u mor nga Karli i Anxhouas, i cili riparoj muret, mbas se ciles ja kaloj familjes Topiaj. Ne 1396 Turqit e pushtojn per her te par, por u terhoqen dhe nuk u duken me ne kete zon per 20 vjet te tjera. Ne 1430, nje ringjallje kunder tyre filloj nen udheheqjen e Gjon Kastriotit, por Otomanet e shtypen ate. Me kthimin e Skenderbeut ne vendlindje , nje faz e re e levizjeve rezistente filluan. Ne 1450 gjat sulmit te par mbi Krujen, qyteti pesoj deme te medha. Me topa te rende, turqit arriten te shkaterojn muret e portes qendrore, por nuk moren dot qendren e kalas. E njejta rezistenc heroike nga shqiptaret ishte organizuar kur Sulltan Murati i II u kthye me nje ushtri me te fort. Kroniku Turk, Dursan Bej, i cili mori pjes ne sulmin e dyt shkruan se shqiptaret kan lindur per rezistenc dhe mosbindje. Por ne fund ushtria Otomane triumfoj. Nje kronik Gjerman i shek 16 rekordon se " vetem duke i len te uritur mbrojtesit, Turqit munden te marin keshtjellen me 16 Janar 1478, 10 vjet pas vdekjes se Skenderbeut.
    Turqit e riemeruan Aksahissar, Fortesa e Bardhe. demi qe ata ben u shtua nga termeti i vitit 1617 i cili shkaktoj dem te konsiderueshem ne popullat. Banoret e mbetur u kthyen ne mysliman se shpejti pas kesaj. Ne luftimet lokale midis Turqeve dhe Shqiptareve ne 1832 keshtjella u demtua edhe me shum. Mbas kesaj, pjesa kryesore e forteses u cmontua nga Mehmed Reshid Pasha, ngaqe gjat shek 18-19 Turqit ben disa perpjekje te restauronin muret mbrojtese per qellimee ushtarake te kufizuara. Por perpjekjet e tyre nuk kishin efekt ne revoltat e shumta lokale kunder sundimit te tyre ne shek e 19 nga ku beteja me e madhe ishte ajo e Tallabejve ne 1906 ku 22 qytetar te Krujes u vran. Pas pavarsis pati disa zhvillime ekonomike. Ne luften e II Botrore pjes e pazarit u shkatrrua bashk me nje ndertes qe i takonte familjes Toptani. Kruja luajti rol te rendesishem ne luften kunder fashisteve, me brigaden e 23.te partizane e vendosur rreth maleve ketu afer, dhe Kruja luftoj tre beteja te pergjakshme para se te clirohej ne 20 Nendor 1944. Ne 1968 ne 500 vjetorin e Skenderbeut u shpall "qytet Hero" nga qeverria. okupimi kryesor lokal eshte ulliri dhe bujqesia pastoriale.
    Kadare e nisi ketu novelen "kalaja"


    ZGERDHESHI
    Qyteti Ilirian i Zgerdheshit nuk eshte permendur ne dokumenta letrare apo historike ne lashtesi, mirpo disa shkollar mendojne se ka qen qyteti i Albanopolisit i permendur nga Pliny. Kerkimet arkeologjike kan treguar se ka pasur banime qysh ne shek 7-6 pk, ku eshte gjetur nje akropol rreth 1,3 hektar me mure perreth. Ne fazen e II te ndertimeve, ne shek 4-3 pk, nje zon me e madhe mbulonte qytetin, rreth 8 hektar me muret rreth 1350 m te gjat. Nje seri kullash mbrojtese u ndertuan rreth perimetris ne kete kohe.
    Qyteti duket se ka lulezuar per 300 apo 400 vjet para se te braktisej i terine shek e IIpk, dhe banoret u shperngulen ne Durres dhe ose Lezhe. Disa evidenca vendbnimesh jan gjetur nga shek i 6 pas K, kur Kruja dominonte te gjith zonen perreth.


    VLORA

    Ne lashtesi Vlora njihej si Aulona,emer ky iu vu nga kolonet Grek. Qyteti i vogel i themeluar, nga kanali Avlon, bente monedhat e tij qysh heret ne vitin 400PK, dhe zotronte territoret deri ne derdhjen e Vjoses. Ne luftrat civile te Republikes Romake qyteti perkrahu forcat e Cezarit. Ai eshte permendur nga Ptolemy ne shekullin e 2 pas krishtit dhe, si Durrsi u be nje qender e hershme e Kristianitetit. Ajo u rrite me rendesi ,kur Apollonia ra si qytet nga ndryshim i derdhjes se Vjoses qe u shkaktua nga nje termet i rend ne shekullin e 3 pas Krishtit. Ne shekullin e 5 pas Krishtit kishte nje peshkop. Me renien e Perandoris Lindore ajo u be nje fshat peshkataresh i pa rendesishem, u riduk ne histori ne shekullin e 11 kur ne 1258 u mor nga Normani, Manfred i Sicilis, dhe perdorej si baz per sulme mbi Perandorin Bizantine. Nga 1266 deri ne 1372 mbahej nga Karli i Anxhouit, por me von mbulohej nga Perandori Bizantin Andronicus i II. Ne 1345 u mor nga Stefan Dushani, me von nga familja e lordve feudal te Balshes qe me ne fund ja shiten Venecjes si dhe shumicen e Shqiperis Jugore ne 1417. Se shpejti u mor nga Otomanet, por rimbulohej nga Venecja perseri ne 1504, dhe perseri ne 1610. U be si qender tregtare deri 1812 kur u mor nga Ali Pasha, mbas se ciles filloj ne renje edhe u be streh e piratve. Ne fund te shek 19 dhe fillim te shek 20 u kthye ne qender te rendesishem si port.
    Ne 28 nendor Ismail Qemali, nje bej lokal, shpalli Pavarsin e shqiperis ne qytet i ndjekur nga kongresi i Vlores dhe keshtu u be qendra e qeveris te par shqipetare te Pavarur. Ajo mori nje numer te madh refugjatesh te varfer nga pjes te tjera te vendit gjat luftes se par Ballkanike. Nen Traktatin sekret se Londres ne 1915, Italis ju dha Vlora dhe zonat per reth Vlores dhe duke perfshir vendin strategjik te ishullit te Sazanit, dhe me von i njojtur si ishulli Sasen. Me 11 Qeshor 1920, 3 mij fshatar luftuan nje betej me ushtaret Italian te cilet i detyruan te terhiqen nga zona ne shtator ne 1920. Ne pranver te vitit 1924, forcat kundeshtare te Zogut vendosen nje qender revolucionare ne Vlore mbas vrasjes se Avni Rustemit.
    Qyteti u rrit ne periudhen midis luftrave dhe, mori perkrahje ekonomike nga projektet e Zogut ne permisimin e furnizimit me uje dhe shendesis. Para kesaj, ajo ishte zona e vetme me e keqe per malarje ne gjithe Shqiperin, me studimet e bera nga L.W.HACKETT ne vitet 1930 tregon se semundja ne Vlore ishte Hiperendemike, dhe me parazitin e malarjes me figura te pa regjistruara ne letersis mjeksore. Ne luften e 2-te boterore ishte baz detar e fashistve dhe u shpall qytet hero per qendrese dhe kontributin qe dha per qendresen partizane. Nje pershkrim te Vlores se cliruar mund ta gjeni te libri The Adriatic Sea i Harry Hodgkinson.
    Nen komunizem porti ju dha me qira Sovjetikve si baz nendetsesh, dhe luajti nje pjes te rendesishme ne konfliktin midis Hoxhes dhe Krushovit ne 1960-61, Sovjetiket ben investime te konsiderushme ne kete baz, dhe i humbi ato sepse Shqiperia u hodh me Kinen ne ndarjen e botes komuniste. Sovjetiket kercenuan te pushtonin Vloren ne Prill 1961, dhe pren te gjitha ndihmat ekonomike, ushtarake dhe teknike per Shqiperin. Keto kercenime nuk sollen ndodhi gje sepse ishte njekohesisht me zhvillimin e krizes se silurave Kubaneze. Po ne disa rruge, ky vend nuk e kishte prosperitetin qe kish pasur nga ketej e tutje. Vlora eshte nje qender e rendesishme me plantacione ullinjesh dhe agrumesh, dhe si qender per proces ushqimor, industrin e eksportit te bitumit dhe naftes.

    Zvernec

    Zverneci ka qene i banuar qe ne kohet e hershme dhe renoja prehistorike jan gjetur afer tij. Ai eshte i vendosur ne istmin e Treportit. Ai ka qene nje port me prespektiv ne kohet e lashta dhe ne mesjet, para se laguna e Nartes te bashkohej me detin. Ne epoken e mesme ai njihej si Spinarica, kur u mbajt per nje koh nga Angevinet e Sicilis dhe u kap nga Perandoret Hohenstaufen ne shek 13. Ai u be nje port i vogel po ra ne shek14, kur u be pjes e Thesprotis se Epirit. U shkatrua nga Turqit ne 1417.

    Amantia

    Amantia ka qene nje banim tipikal kodrinor Ilirjan, me mure origjinale te asaj kohe reth 500 metra te gjate dhe 60 metra te gjere. Muret zene 2200 metra. Ajo u themelua ne 350 PK, ndoshta nga antar te fisit Taulanti. Nje fortes e madhe u ndertua me dy kulla mbroijtes ne veri. Ajo zinte nje pozicion mbrojtes te rendesishem siper lugines se Vjoses ne lindje, dhe ne rrugen per ne bregdet dhe ne gjirin e Vlores. Ajo duket se eshte ritur per nje kohe te shkurter si qender urbane me influenc dhe prosperitet, ne ndryshim me disa qendra Ilirjane ne veri ku nje kultur rurale dhe primitive dominonte.
    Puna Coastal Passage, e atribuar per Scylax, e lidhte ate ngusht me qytetin antik te Orikumit. Ajo ishte nder qytetet Ilirjane me te hershme qe bente monedhat e veta. Ju bashkangjit liges Epirote ne 230PK. Mbas periudhes se kolonizimit Grek ra ne influencen e Apollonis. Ne periudhen Romake i ra rendesia dhe perreth tij kalonin rruget Egnatia dhe Candavia, me gjithe kete ajo mbeti nje qender urbane e vogel dhe ne kohet e hershme kristjane kishte nje Peshkop. Mendohet te jet abandonuar nga fundi i shekullit te 6 pas krishtit.

    Himara

    Himares i vin emri nga nje fjale e vjeter Greke qe do te thote prua. Kolonet e hershem grek erdhen nga korfuzi dhe themeluan ketu nje qytet te vogel, ndesa zonat perreth mbeten ne duart e fiseve Ilire. Filipi i V i Maqedonis e sulmoj qytetin ne vitin 214 PK, dhe ishte nje baze Romake mbas luftes se par Maqedonese ne vitin 167PK. U be qender e hershme Kristjaniteti dhe ne shek e 9 kishte nje peshkop. Ne shek e 10 mbizotrohej nga Bullgaret. U more nga Mehmet Zaptuesi per Turqit, por me1570 ata u ndoqen nga Venecianet. turqit se shpejti u rikthuen, dhe si shume qytete bregdetare Shqipetare, Himara filloj te binte nensundimin e tyre. Ne 1810 Ali Pasha e zaptoj qytetin por e humbi se shpejti, dhe e rizabtoi ne 1816. Ajo me von u be pjes e pashallekut se Vlores. Ne ate kohe ajo ka qene me i madh me popullsi se sa eshte sot. Ne shek 19 u be qendr e emigrimit Shqipetar per ne Franc dhe Amerik .

    Karabruni

    Eshte 16 km i gjate dhe 4 km i gjere. Karabrun ne Turqisht do te thot Kepi i Zi. Eshte pothuajse pa uje dhe vend ererash, i perdorur vetem nga barinjte. Ka shume shpella, ne te cilat mbishkrime te vjetera jan gjetur. Duke qene kaq thell dhe i veshtir per tu pushtuar nga fashistet, ai ishte nje vend me rendesi per zbritjen e oficerve nderlidhes Britanik te atashuar per rezistencen ne luften e fundit.

    Orikumi

    Orikumi, i njojtur ne lashtesi me emrin Orikos, i cili u themelua ne shek e 5 PK nga kolon te ardhur nga Eubea. Ai shpejt u be nje qender i rendesishem tregetare, nje shekull me von ai bente monedhat e veta. Me von, kur Durrsi dhe Saranda u riten me rendesi ai shkoj drejt renies por mbeti nje qender e vogel urbane. Ne periudhen Romake perdorej si baze detare nga Cezari kunder Pompeit. Rrenojat e murreve dhe nje teatri te vogel prej 600 vetesh nga shek i 1 pas krishtit jan zbuluar. Ne shek e 2 pas krishtit duket se ka patur perseri nje renie si pasoj e nje termeti. Ne mesjet ai quhej Jericho, kur perdorej si porrt nga princerit Angevin nga Sicilia. Nen sundimin Turk ai quhej Pashaliman, porti i pashait, dhe ne shek e 19 njihej si Dukades.
    Nje qytet moder Shqiptar me te njejtin emer ndodhet 3km ne perendim te tij.

    Kanina

    Kanina origjinalish nje vend banim kodrinor Ilir dhe ne shume periudha te historis se tij formonte sistem mbrojtes per Vloren. Ne lashtesi ishte i lidhur ngusht me qytetin e Amanties, duke kontrolluar tregetit e saj detare. Vecanerisht ajo lulezoj ne mesjet kur Vlora ishte ne renie dhe Kanina u be qender banimi qe ishte pak a shume e pavarur. Perandori Andronicos i II i dha qytetit te drejtat e tregetis ne shek 13 kur kishte nje peshkop per nje kohe te shkurter.
    Rrenoja nga keto duken ne kete fshat. Kanina filloj drejt renies mbas shek te 16 kur Vlora filloj te merte rendesi.

    PERMETI
    Permeti permendet per her te par ne kronikat e shek 15, por sigurisht qe eshte nje vendbanim i lasht pa zbuluar aty perreth. Ai u rrit si nje qender e vogel administrative dhe tregtare e Osmanve,dhe ishte qytet perkrahes i levizjeve nacionaliste shqipetaret qysh heret ne shek e 19. Ai ishti qender rezistence e sulmeve greke ne fund te shek 19. Shoqata nacionaliste "Bashkim"iu formua ne Permet ne 1909. Brigada e 6 Partizane u formua ketu nga E.Hoxha dhe M.Shehune 1943. Ne 24 Maj 1944 Kongresi Antifashist Nacional Clirimtar u mbajt ketu, gjithmon i njojtur ne Shqiperi si Kongresi i Permetit, i cili shtroj themelet per komunistet tee cilen moren pushtetin ne fund te atij viti

    KELCYRA
    Kelcyra ishte nje fshat Ilir ne shek e 4 pk, pjes e fiseve qe ishin perreth kodrave te Trebeshines. Ne kohet Romake gryka ishte rrug transporti, dhe nje vendbanim i vogel u rrit. Ne 1272 permendej ne kronikat mesjetare me emrin Klausura. Erdhi nen sundimin Arberesh ne 1335. Mbas 1431 mori pjes ne luften e Skenderbeut kunder Turqis. Kelcyra ishte vendi i heroit Shqiptar ne Luften Civili Spanjole, Musa Fratari, i cili luftoj dallueshem ne Betejen e Ebros. U vra nga fashistet ne 1938. Qyteti gjithmon eshte varur nga cilesia e lart e frutave dhe rrushit me prosperitetin e tij ekonomik dhe qender per raki.

    TEPELENA
    Qyteti i Tepelena shtrihet ne anen majt te lumit Vjos, 3km posht lidhjes se Vjoses me Drinon. Emri Tepelena do te thot Kodra e Helenes, legjenda eshte se nje her u formua nje aleanca me fshatrat fqinj te Damesit dhe Dragotit nen nje mbreteresh vendase e quajtur Helena. Ne 198 pk konsulli Romak Titus Quinctius Flamininius mundi Filipin e V te Maqedonis aferTepelenes, ne nje betej te rendesishme e luftuar ne Aoi Stena (Ngusshtica e Aoos (Vjos)), Flamininius sapo ishte zgjedhur konsull dhe ishte i etur ne luften kunder Maqedonis. Ai mori komanden e forcaveve Romake, duke sjell 9000 perforcime me vete nga Roma. Ushtria e Filipit ishte e vendosur ne disa pika strategjike te grykes. Ne fillim Flamininus e takoj Filipin per bisedime per armpushim por nuk ran dakord, mbas se ciles nje coban i udhehoqi Romaket neper male persiper grykes dhe keshtu nje sulem mbi Filipin ishte i mundshem, dhe me ne fund me fitoren Romake. Pozicionet Maqedonse mbulonin gojen e grykes se Kelcyres, ne lashtesi Fauces Antigonenses, keshtu qe Romaket nuk mund te avanconin me ne jug te Lugines se Drinos per ne Epir.
    Qyteti modern daton nga 1920 kur disa ndertesa u shkaterruan nga nje temet. Ne te njejtin vit 400 Italian iu dorzuan forcave Shqiptare. Eshte nje tradit lokale qe me shume se 100 ndertesa nuk lejohet te ndertohen perndryshe do te prishen. Megjithate padyshim ka pasur vendosje antike ne ane te citadeles, dhe Bizantinet ndertuan nje kull ku citadeli qendron tani, fortifikimet e saj u ri ndertuan nga turqit ne shek e 15 dhe nga Ali Pasha midis 1809-1812


    SHKODRA
    Ne kohet e vjetra me emrin Scutari. Ketu jan gjetur gjurm te okupimeve pre-historike. ne kohen e Iliris qyteti u themelua nga fisi Ilir i Labateve ne fillim te mijvjecarit te fundit para Krishti, dhe me von u mor nga Ardianet ne shek e III pk. Ata kishin nam te keq per Pirateri gje qe shkaktoj konfliktin m Romen. Genti mbreti i fundit i Ardianeve dhe i Iliris, u hodhe ne kanflikt me Romen i frymezuar nga mbreti Perseus i Maqedonis. U mund dhe u burgos nga gjenerrali Romak Aemilius Paullus ne 168 pk. Si qytet Romakme von i kaloj Bizantineve, i ndjekur nga nje pushtim sllav nga 1040-1355. U mor nga Venecianet ne 1396, qe ndertuan kalan e Rozafes, mbi themelet e nje fortese te vjeter. Ne 1473 Rozafa u sulmua nga Suleiman Pasha dhe trupat e tij te cilet humben 14000 vet nga mbrojtja e citadeles. Ai u zmbraps nga Antonio Lauretano me ndihmen e Venecianve dhe Hungarezeve. Mehemet Pasha u kthye perseri ta sulmonte qytetin me 250 000 vet, dhe pas nje lufte te gjat qe i kushtoj atij 30 000 vet mori Shkodren ne Janar 1479.
    Shkodra me von u be nje nga sanxhaket me te medhenj ne Ballkan, dhe sunduesit e saj filluan te tregonin pavarsi te dukshme nga Kostandinopoja. Shtypi i botuar i par ne Shqiperi u botua ne Shkoder ne shek e 16. Pronari feudal Mehmet Bej Bushati u be Pasha ne 1757 dhe dhe nen te dhe djalin e tij te II Kara Mahmud Bushati, Pashalliku mori fuqi dhe influenc ne tere zonen. Familja Bushati u be "Trashgimtare e Pashallikut" Sundimi i tyre u perhap deri ne Kosov ne veri-lindje dhe deri neBerat ne jug. Ne 1796 Kara Mahmudi njihej si princ i Shqiperis mbasi e kishte kthyer Pashallikun ne nje Shqiperi shtet autonome, duke mundur Mbreterin pirate ne Dulcingo(Ulqin) dhe Malazezet. Gazete e par Shqiptare e botuar ne Shqip e Turqisht u botua ne kete qytet ne 1879. Qyteti ishte ber nje qender e rendesishme tregtare me 40000 banor duke qen qyteti me i madh ne Shqiperi. Jezuitet dhe Franceskanet ngriten shkolla ne kete kohe, nen patronazhin Venecian. Greva e par ne historin e levizjes puntore te Shqiperis ndodhi ketu ne 1901. Ne te njejtin vit 8000 vet te armatosur mbajten nje asamble ku vendosen ti rezistonin cdo tentimi nga Turqit qe te shtypnin levizjet nacionale me ane te armeve.
    Gjat luftrave te Ballkanit midis Tetorit 1912-Prill 1913 qyteti u mbajt ndaj nje sulmi te forcave te kombinuara Serbo-Malazeze. Mbrojtja udhehiqej nga Hysen Riza Bej derisa u vra nga Esat Pash Toptanii cili me von e dorzoj qytetin. Deri ne Qershor 1914 qyteti ishte i pushtuar nga nje forc detare ndrkombetare e udhehequr nga Dir Cecil Burney, dhe ne 27 Qershor 1915, Malazezet e pushtuan ate, te ndjekur nga Austriaket ne Janar 1916 dhe Francezet dhe Italianet nga Nendori i 1918 es deri ne Mars 1920. Ne 1918 nje Komitet per Mbrojtjen Kombetare te Kosoves u themelua ne kete qytet, kryesisht nga politikan te merguar te zones, qe te ndihmonin bashkimin e Kosoves me Shqiperin. Ne 1920 qyteti ishte nee vij te par te revoltave qe me 1926 i mblodhi te gjith fisniket e veriut kunder Zogut, ku kryengritesit vran xhandarin e qytetit. Menjeher qyteti u mor nga mercenaret e Zogut. kryesisht zona u la pas dore , por filloj te kishte prosperitet perseri nen influencen Italiane e rritue ne vitet 30.
    Nje grup komunist u themelua ne Shkoder ne 1934. Qyteti vuajti shum nen komunizem dhe luajti rol te madh ne rrezimin e tij, ku sistemi nje partiak u permbys me 1990-91. Kater demostrues u vran dhe 57 te tjer u plagosen rend ne rremujat anti-komuniste pas zgjedhjeve parlamentare te 2 Prill 1991. Nje monument per te vdekurit dhe viktimat e persekutimeve nee Shkoder u ngrit ne varrezat e Rremajt ne Zall Kir ne Mars 1993. vet E.hoxha kishte nje shikim te dobet per komunistet e Shkodres qysh heret kur shkruante ne 1942 per cilesit e dobeta te antareve atje, duke then se u mungonte "nje linj e prer politike nje form organizimi definitive dhe te kishin disipline e te mos hapeshin shum( te ishi te fshehu)". Presidenti i fundit komunist Shqiptar, Ramiz Alia, Ka lindur ne Shkoder me 1925.

    Saranda
    Saranda ka patur disa emra ne historin e saj te gjat. Nga Greket e vjeter ajo quhej porti i Anchises, dhe me von Onchesmus ne kohet Romake dhe me von Agia Saranda "shen Dyzeta" . Porti quhej Porto Edda per disa kohe. Qyteti eshte shum afer Korfuzit dhe ka patur lidhje te ngushta me te gjat historis.
    EDhe pse e kolonizuar nga Korfuziotet, Saranda u be nje vend vertet me rendesi ne kohet Romake, si pik qendrimi midis rruges Itali Greqi. Cicero, duke u kthyer nga lindja shkruan se "nje ere e favorshme frynte nga Onchesmus". Ajo u pushtua nga Ostrogotet ne 551. Shum nga rrenojat e kesaj kohe jan zhdukur per shkak te ndryshimit te nivelit te detit. Ajo vazhdoj si nje port i vogel ne kohet Bizantine, dhe u ndoq nga nje model renie ne kohet Otomane si shum qytete te tjera bregdetare te shqiperis. Nen Ali Pashen u be porti tregtar i Janines. Ajo u ngjall disi ne fillim te viteve 1900 por malaria ishte nje problem serioz. Midis luftrave eksporti i saj kryesor ishte vezqefulli per ne Itali. Nen komunizem u zhvillua si port dhe qende turistike, por patrullate pandeprera te sigurimit te dizenjuara per te ndaluar refugjatet shqiptar te hidhen per ne Korfuz.

    Kodrat e Lukoves.
    Ky vend ishte sken e sistemimit e kodrave ne kohen e komunizmitper bujqesi von ne vitet 60, ku rreth 75000 te rinj nga i gjith vendi punuan vullnetarisht te ndertonin plantacione ulinjesh dhe agrumesh. Kjo ishte imitim i E.Hoxhes qe u bente Kinezve, ku te rinjte beheshin "roja te kuq" dhe dergoheshin te mesonin nga fshataret neper fshatra. Me shum se 650 000 pem u mbollen afer fshatit te Lukoves, Sasaj, Siqeraj, Perparim dhe Ninice ne pjesen kodrinore te Konjak-Levan-Shendelli. U ndertuan rrug dhe kanale vadites.

    Finiqi
    Finiqi u themelua si qender e fisit Ilir te Kaoneve. U be kryeqytet i Epirit ne shek e IIIpk, dhe permendej si vend me rendesi ne boten antike te Strabos dhe Polybusit. Ne 231 umori pjes ne sulmin e Teutes kunder Liges Epirote. Ne 205 traktati i paqes midis Romes e Maqedonisu firmos ketu. Nen perandorin Romake vazhdoj si nje qender e vogel provincial,me shum lidhje tregtare me Saranden , Onchesmus i lashte. Jeta urbane vazhdoj ne mesjet por ra nen sundimin Turk, dhe me ne fund u braktis, pervec disa barinjve qe ndenjen.

    Butrinti
    Vendosjet ne Liq e Butrintit shtrihen ne dalje te lumit te shkurter 4km nga deti.
    Ne mitologjin klasike, ku njihej si Buthrotum supozohet te ket qen themeluar nga kolon Trojan. Kjo referohej nga Virgili(Aeneid, Libri III 292-293): Se shpejti kur majat e maleve te Korfuzit humben ne horizont; ne u akostuam pergjat Epirit duke ju afruar portit Kaon,u afruam afer Buthrotumit, ky qytet ne koder.
    Legjenda antike , e ven ne sken nga Teuceri i Cyzicus, pretendon se kur po uddhetonim ne det nga Troia ne perendim,Aeneas, , kunati i Priamit, beri kurban nje ka per hyrjen e sigurt ne Epir. Kau i plagosur u zhyt ne det, notoj neper gji dhe eci pak neper plazh ku ra dhe ngordhi. Aeneas e mori kete si ogorzi dhe e quajti vendin Buthrotos. Ngjarjet ne tragjedin klasike franceze Andromache e Racine, jan xhiruar ne Butrint.
    Ne te vertet Zona eshte banuar edhe me par. Gerrmimet kan zbular vendbanime te epokes Neolike, komunitete te bazuara ne peshkim ndoshta te ngjashme me ato te Maliqit (Korc). Keto bazohen edhe nga zbulimet e fundit te kohes Neolike ne Shtator 1992nga arkeologjist amerikan ne nje shpell midis Butrintit dhe Konispolit, 20 km ne jug ne kufi me Greqin. Gerrmimet aty filluan ne 1939 por u ndepren per shkk te fillimit te luftes.
    Mbas periudhes Neolike, zona ishte nje qender e madhe e vendosjeve Iliriane. Nje qytet dhe fortes u themelua ne shek e 7 pk. Maja e kodres rrethohej nga gur te pacpueshem. Me pas vazhdoj kolonizimi nga Korfuzi ne shek e 6 pk. Shtrirja precize e Grekeve dhe Ilireve eshte nje pun akademike e pazgjidhur. Kolonia Greke ishte nen kontrollin e Korinthit dhe permendet nga gjeografi Grek Hecataeus ne shek e 5 pk . Ne shek e 4 pk shetitorja dhe tempulli i par u ndertuan. Se shpejti u be pjes mbreteris se Epirit, dhe qeverrisej nga keshilli i te gjithqytetareve te lir, Ecclesia
    Mbas marrjes nga Romaket qyteti u be i rendesishem per ta. Prishja e Liges Epirote e kurseu kete qytet nga shkaterrimi. Ne kete periudh ishte nen hijen e Finiqit. Polibius hkruan per prezencen e tregtareve Italian ne ket qytet. Ne kohen e Cezarit dhe Augustit ishte qender detare dhe vend depozit per drith e ushtris Romake. Rreth shek te 10 pku ndertua nje depo uj qe e sillte ujin ne qytet nga burimet e Xares. Ajo ishte tre km e gjat dhe ishte epiketuar ne monedhat Romake te kohes se Augustit dhe Neronit. Butrinti permendet shpesh ne letrat e Ciceros, ku ne nje leter derguar Aticusit, e krahasonte qytetin me Antinean. Ne shek e 4 muret e qytetit u rindertuan qe ne ate kohe permblidhnin 11 hektar, me nje teater, ndertesa tregtare dhe tempuj. Ky aktivitet mendohet te jet i lidhur me interesat e Perandorit Julian Apostat ne Epir. Kristianiteti u vendos shum heret ne Butrint. Peshkopi i par i qytetit u shenjterua ne 451, ilidhur me ate te Nicoplisit, dhe ndertesa kristjane te shek t pest jan gerrmuar. Qyteti i rezistoj Ostrogotit Totila qe pushtoj Korfuzin ne 551.
    Vendosje urbane vazhduan midi antikitetit te hershem dhe marjes se Butrintit nga Normani, Manfred i Sicilis, ne 1081. Ai permendet si qytet ne kronikat e George Qiprioti dhe me von nga Arseni i Korfuzit(876-953). Ne 1084 qyteti u pushtua nga Normanet dhe u dogj pjeserisht. Nga mezi i ketij shekulli ai permendet ne guidat e tregtareve mesjetar e shkruajtur nga nje kronik Arab Al-Idriz, si nje qytet i vogel me prosperitet me market dhe disa dyqane. Ne 1204 u be pjes e Desprotis se Epirit. Nje fortes vec qytetit u ndertua ne kete periudh larg akropolit qendror. Fortifikime te me vona u ndertuan nga Venecian dhe Turq, dhe me von nga Ali Pasha. U pushtua shkurtimisht nga Francezet nen Traktatin e Kampo Formione 1797, gjat rrugeve Napoleonike.
    Ne periudhen Otomane u braktis dhe bimet i mbulluan rreenojat. U gerrmua nga arkeolog Italian midis 1928-1941, ne gerrmimet qe japin shembuj te lidhjes se botes antike dhe polemiken politike ne Shqiperi, kur shum pjes arti te qytetit u zhvendosen ne Itali ne nje proces qe pasqyronte aneksimin e Shqiperis nga italia. Zogu u ka ber leshime xhenoroze Italianeve ne 1927. Per disa vitepas Luftes se II Botrore, vetem arkeolog Shqiptar lejoheshin te punonin aty.

    Pogradec
    Pogradeci ka qen i banuar qysh ne kohet prehistorike, me evidenca te njerzve te hershem qe jetonin aneliqenit ne komunitete peshkataresh e perbashket ketu afer. Ne kohet e Iliris banohej nga Enkeleit(njerez ngjalash) dhe e quanin Enkeliana. Gerrmime ne fortesen Ilire ne maj te kodres siper qytetit modern kan nxjerr mure te shek te 5pk, i ndjekur nga zhvillime urbaane ne shek e 4 pk. Metodat e ndertimit jan t njejta me ato te Zgerdheshit, fshatra greke u vendosen perreth liqenit, dhe nee kohet Romake mori pjes ne modelin e aktiviteteve te vendosjeve dhe ekonomis e varur nga rruga ee afert Egnatiadhe qytetin e Ohrit. Fortesa u braktis ne kohet e hershme Bizantine. POGRADEC DO TE THOT "NEN QYTET" dhe eshte nje emer sllav, ndoshta qysh ne kohen e Perandoris se Stefan Dushanit kur u be qender e rendesishme urbane. Ne mesjet Ohri ishte qender Kristianiteti e krahasueshme me ne rendesi me ate te Malit Athos ne Greqi me mbi 300 faltore dhe kisha afer qytetit dhe liqenit.
    Qyteti modern u rrith ne shek e 18 dhe ishte nje qender e pasur bujqesore e bazuar ne verera dhe fruta. Mbas luftes U ndertua kompleksi i minieres, me zgjerime te vecanta ne villim te viteve 1970 nen drejtimine teknologeve Kinez ne Guri i Kuq nga ngjyra e xeherorit te hekur nikelit. Miniera qymyri, turizmi, pyjet jan gjithashtu te rendesishme ne ekonomin e zones. Ne fillimet ehershme te ndryshimeve politike ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve 90 u mundua te mbetej bastioni i komunizmitderi ne Janar 1992 kur u afektua nga rremujat serioze per ushqim ku nje numer i madh deposh dogjen nga kryengrites te uritur shum prej tyre fshatar nga fshatrat perreth qe erdhen ne qytet te dehur nga rakia.

    Voskopoja
    Voskopja duket ne histori ne mesjet ne shek e 14. Ne ate kohe njihej si Moschopolis. U mor nga Otomanet ne shek e 15dhe u zhvillua si qender tregtare. U rrit shpejt dhe vecanerisht u lulezua mbas futjes se Venecianeve ne Ballkan i cila vepronte si port nderlidhes midis Venecias dhe Costandinopojes. Tregtar nga Vlora kishin shpendezuar ne qytet dhe me lidhje deri ne saksoni, Budapest, Kostanca, Trieste dhe Poloni. Nga mezi i shek 18 mbi 50 000 vete mund te ken jetuar ketu afer dhe 30 000 n qytet brenda, ishte qyteti i dyt me i madh ne Turqin Europiane mbas Stambollit. Kishat e para u ndertuan ne shek e 17. Ne 1720 shtypi i par i botuar (printuar) ne Ballkan u themelua ketu. Shkrimtaret Theodhor Kavlioti dhe Theodhor Haxhifilipi jetonin ketu. Midis 1741-51 nje shkoll ishte ne veprim. Por pasuria e qytetit rriti xhelozin e bejlereve Turq ne pjeset prreth ballkanit dhe midis 1769-89 ekspedita te ndryshme u derguan kunder Voskopojes, dhe shum Kristjan u vran uapo u ndoqen nga qyteti dhe u dogjen shtepit.
    Qyteti ra ndjeshem sepse Korca u rrit si kryeqender e zones dhe pati deme te medha gjat luftrave Ballkanike 1912 -13 dhe me von ne luften kunder fashisteve.

    Peshkopi
    Gerrmime ne kete qytet kan ringjallur evidencat e vendosjeve Ilire midis shek 4dh 2 pk. Burimet e sulfurit ketu perdoreshin nga Romaket. Qyteti duket ne shkrime si Peshkopi ne shek e 15, emer ky qe VIN NGA GREQISHTJA QE DO TE THOT EPISCOPI (qendres ee nje peshkopi), dhe tregon se ka patur banime kistjane qysh heret. Ai ishte nje qender e vogel dhe qytet tregtar ne Peandorin Osmane, si Debar nne luften par botrore si pjes e Jugosllavis. Ne 1938 kish rreth 1000 vet. pas lufte u zhvillua si qender e minierave perreth. Nga keto Bulqiza eshte mee e rendesishmja, ku prodhimi filloj qysh ne 1950. Ishte sken e luftimeve te ashpra te grevisteve ne fund te 1992 qe u shtyp nga qeveria mbas nje greve urie te gjat nga minatoret. Shumica e banoreve jan Mysliman me kultur te lart konservative, vecanerisht ne relacionet familjare dhe ne fe. Ka shum tradita popullore ne muzik e vallezim.

    Burreli
    Kryeqendra e rrethit te Matit. Edhe pse nje qytet i vogel, ai ka luajtur nje rol qendror ne betejat per vendosjen e autoritet ne qeverrit qendrore ne Shqiperi, vecanerisht gjat trazirave te viteve 1920 kur mbreti Zog mori pushtetin, dhe me von u be vendi i tij i favorshem per te burgosur armiqt e tij. Qyteti ne lartesin 316m permendet per her te par ne kronikat eshek 15 si nje vendndalim i karvanve ne rrugen Durres Maqedoni, dhe vazhdoj si qytet tregtar gjat periudhes Otomane. Ai ka qen gjithmon i vogel, te dhenat zyrtare te vitit 1937e tregon vetem me 400 vet. Pas luftes se par botrore ai ishte vetem nje qytet Garnizondhe qender e xhandareve te Zogut, ku ndertoj burgun politik. Qyteti u demtua rend gjat luftes se dyt botrore , mbas ngritjes ne 1943, u sulmua ngaa ushtar Italian me fiset Matiane. Me von u rikap nga Italianet. Mbasi e moren qytetin ata ivon zjarrin c do ndertese si hakmarrjeje, ddhe lan vendin te shkret. Burgu u modifikua nga komunistet, qe e ben nje komponent te rendesishem per sistemin e punes se detyruar.

    Apollonia
    Me Durresin ajo ishte nje nga dy qytetet me te rendesishem te kolonve Grek ne Shqiperi. U themelua ne 558 pk ne nje koder afer detit dhe afer lumit Vjos te atehershem, nga kolon prej Korfuzit dhe Korinthosit. Ne atekohe para se termeti i shek te III pas k te ndryshonte bregdetin, porti i Apollonis mund te akomodonte deri ne 100 anije. Ky qytet mendohet te ket qen kufiri i Ilirve etnik , i permendur nga Periplius, nje detar i detit Adriatik rreth mezit te shek te IV PK, si qytet Grek. Ai ishte afer teritorve te pushtuara te fisit Ilir te Kaonve. Origjinata e themelimit mund te ket qene per te vendosur nje mburoj midis ketyre popujve dhe Ilirve te Helenizuarve te Epirit ne jug. Kolonia thuet te jet emeruar Gylaceia simbas themelusit te saj Korthian, Gylax, po me von e nderoj emrin dhe u quajt qytet i zotit Apollo.
    Investigimet arkeologjike kan nxjer ne dukje se banoret Grek dhe Ilirjan per 100indra vjet kan jetuar si komunitete te vecanta. Aristoteli e mori Apollonin si model per analizat e tij te Oligarcis, filozofi antik duke qene i pa zoti te gjej ndonje element demokracie dhe organizimin politik te ketij qyteti, popullsia ekolonve me preardhje Greke kontrollonte popullsin e madhe Ilire. Prosperiteti i Apollonis u rrit ne bazat e tregetis se sklleverve, dhe ne buqesin baritore te pasur te vendit,me monedha te gjetura deri ne rrjeten e Danubit. Ne 260PK qyteti merte pjes ne fuftrat midis Iliris dhe Maqedonis dhe ne 229PK ishte ne kontrrollin Romak. Ne 168 PK, legjimitet i saj ne Rome u shperblye me trofe mbas mundjes se Gentit. Ne 148PK u integrua ne provincen e Maqedonis. Per 200 vjet ajo ishte qender rendesie per Romaket per te kolonizuar lindje dhe mund te ket qene terminali origjinal i rruges Egnatia.
    Ne luften civile midis Pompeit dhe Cezarit ajo ishte nje fortes vitale e Cezarit. Ne 45 dhe 44 PK, Octavian, qe me von u be Perandori Augustos, studioi per gjasht muaj ne Apolloni, e cila ateher kishte krijuar nje fam te lart si qender per te mesuar Greqisht, vecanerish artin retorik ishte ne Apolloni kur Oktaviani degjoj lajmin per vdekjen e Cezarit, ne 44PK. Ajo pershkruhej nga Cisero, te Philippics, si "magna urbs et gravis "do me then nje qytet i madh dhe i rendesishem. Burimet e Cephiusit ishin te permendur nga Strabos. Nen perandori ajo mbeti nje qender prosperiteti, per filloj te bjeri kur Vjosa filloj te ndrushoj rredhjen dhe bregdeti te ndryshonte mbas nje termeti. Vendet e qytetit u ben qender malarje me von.
    Apollonia ishte qender e hershme kristianiteti per rajonin, me nje peshkop qe merte pjes ne Keshillin e Efesusit ne 431,dhe keshillin e Kalqisit ne 451, po me von mbas termetit dhe ndryshimit te lumit Vjose Apollonia u depopullarizua

    Fieri
    Historia e Fierit eshte e bashkangjitur me industrit e naftes dhe bitumit qe gjenden ketu perreth, megjithate Fieri u themelua nga bejker te Beratitne shek e18. Nje ur guri u ndertua mbi Gjanic ne shek e 19, qe ndihmoj shum ne rritjen e qytetit, sepse gjat dimrit kalimi ne keo ane ishte pakashum i pamundur per shkak te daljes se lumenjve nga shtrati.
    Prezenca e asfaltit dhe e gazit natyror ketu afer esht rekorduar qysh ne shek e par pasK . Discorides,tek Materia Medica, pershkruan copat e bitumit afer lumit Seman dhe anet e Vjoses. Strabos ne shkrimin evitit 17 pasK thot:
    Ne territoret e popullit te Apollonis ne Iliri ka dicka qe quhet "nymphaeum". Ajo eshte nje gur qe mer flak shoejt. Posht saj ka burime me uj te ngrot dhe asfalt......asfalti nxiret nga nje koder aty afer; pjeset e gerrmuara mbulohen me dhe qe me von kthehet ne asfalt.
    Sic duket ketu ai ka pershkruar Selenicen ku punime kan filluar ne mezin e shek 19. Ne lashtesi bitumi ishte i rendesishem per stukimin e anijeve. Sic duket ka patur nje shkeputje e bitumit midis fundit te lashtesisdhe viteve 1800. 7000 ton ne vit nxirrej aty ne vitin 1914.
    Gjat luftes se 1914-18 italianet zbuluan nje burim nafte ne fshatin Drashovic, dhe ne 1918 nxirej pak naft. Midis luftrave nxjerja e naftes u ngrit me operator kryesor te kompanis se aftes Anglo-Persian(BP e sotme) dhe disa kompani Franceze dhe Italiane. Ka patur konkurime intensive midis interesave te huaja ne kete periudh, me Francezet ne 1923 qe refezuan te bien dakord ne takimin me Lidhjen e Kombeve dhe nje keshilluese financiar Britanik per qeverin shqiptare per polemikat mbi koncesionet e naftes. Nen Zogun fushat u moren gradualisht nga Italianet, me nje prodhim qe u rrit me 1 milion fuci ne vitne vitin 1939. Puntoret e naftes u ngriten kunder regjimit te Zogut nen udheheqjen e Arben Ceroves ne Gusht 1935. (Nafta eshte e tipit te lart, me rendes specifike nga 0,930deri ne 0,990ose me shum, permban 3-4% sulfur dhe 40% mbetje asfaltike). Mbas luftes keto fusha u zhvilluan por tani kan ren per shkak te pajisjeve antike. ka disa programe zbulimi per nafte ne bregdet nga kompani Britanike, Gjermane dhe Amerikane.

    Selenica
    Bitumi ketu eshte nxjer qysh ne antikitet. Ali Pasha i mori minierat ketu me qira nga Turqitdhe paguante 10 000 piastra ne vit per te. Ne 1868 koncesioni (leshimi) iu dha Ismail Qemal Vlores, i cili ia shiti nje kompanie Anglezene 1875. ne fund te shekullit Francezet e zotronin dhe iu shit Italis ne 1922.

    Myzeqeja
    Zona e Myzeqes eshte e emeruar nga familja feudale e Muzakajve, qe e kontrollonin ate midis shekujve 13 dhe 15. Heret ne mesjet ajo quhej Savra. Ne 1510 nje antar i familjes Gjon Muzakaj, publikoj nje pun me rendesi seminale ne Napoli e rendesishmje kjo per historin mesjetare te Shqiperis i quajtur "Historia e genealogia della casa Musaccia" Deri ne luften e par botrore zona ishte e zen nga nje fis i quajtur Lales, qe vuajten nga malaria hiperendike ne kete rajon, dhe ishin subjekt i trajtimeve te tmerrshme nga bejleret Turq. Si rezultat shum Lale mirepriten pushtimin Italian por u zhgenjyen kur italianet o morinpjes te vendeve te tyre per vete. Kur edhe Italianet i zuri malaria , Musolini vendosi stazhin e par per programin e tharjes qe u vazhdua nga komunistet. Mbas luftes se dyt botroreshum refugjat Cam dhe Kosovar u zhvendosen ketu te ndjekur nga Greket dhe Jugosllavet.
    KORCA
    Zona e Korces ka qen e banuar qysh ne kohet e hershme. Me rrenojat Neolike te gjetura ne kete qytet tregojn vazhdueshem pusshtimin e tij brenda ketyre 6000 vjeteve. Eshte nje numer i madh qendrash arkeologjike te pazbuluara ne kete qytet, shumica e te cilave besohet te jen te te njejtes kohe me civilizimin Myceniean ne Greqi.
    Kjo zon luajti rol te rendesishem ne shperndarjen e Kristianitetit Bizantin ne Shqiperi, dhe nje kish u themelua ne 898. Qyteti modern e ka filluar egzistencen e tij ne shek e 15, kur Iljaz Bej Mirahor, nen komanden e Sulltan Mehmetit te II, zhvilloj Korcen. Per nje koh te gjat qyteti rivalizohej nga Voskopoja, por me shkaterrimin e saj ne shek e 18, Korca mori nje pozit ne kete zon qe kurr nuk e humbi. Ajo ishte nje pik qendrimi per rruget e karvaneve dhe ne nje koh nuk kish me pak se 16 hane ne qytet. U be me prosperitet te vecant, dhe qender e rritjes se ndergjegjes kombetare Shqiptare. Ne Mars 1878 u ngrit shkolla e pare qe mesonte shqip ne Shqiperi, dhe me 1891 shkolla e pare Shqiptare per vajza.
    Zona ishte ne trazira gjat luftrave Ballkanike dhe pati deme te medha ne popullsi dhe ndertesa, nen shtypjen e lavizjeve irridentiste greke ne ate kohe. Korca u pushtua nga forcat Greke ne 6 Djetor 1912. Se shpejti u terhoqen nga vendimet e Komisionit te Kufijve, por u mor perseri nga ta ne 10 Korrik 1914.
    ALBANOLOGU ANGLES EDITH DURHAM U DETYRUA TE LINTE KORCEN NE ATE KOHE DUKE E PERSHKRUAR SITUATEN KESHTU.
    BANDAT PRO-GREKE TEK KOLEGJI I MBRETIT FILLUAN NJE HISTORY SE UNE DUHET TE IKJA NGA KORCA NESE DOJA TE JETOJA SEPSE ATA DONIN QE TE GJITH TE ISHIN GREK DHE SE UN ISHA MUNDUAR TE BEJA TRAZIRA ME SHQIPTARET. E VERTETA ISHTE SE UNE DHE NEVISON ISHIM KETU SI KORRESPONDENT, BEM NJE MARSH TE SFORCUAR PER TRE DIT - DY NET DUKE FJETUR NE MBERDHE - NEPER MALE NEPER BERAT PER CESHTJEN URGJENTE TE SHQIPETAREVE. BERATI ISHTE STACIONI ME I AFERM KU MUND TE DERGOHEJ NJE TELEGRAM QE GREKET SE KONTROLLONIN. NAVISONI E SKICOJ TLEGRAMIN DHE IA DERGOJ KESHILLIT TE AMBASADOREVE NE LONDER KU U LUTEJ QE TE MOS MERNIN PARASYSH SYNIMET GREKE NE TAKIM PER SUNDIM NE KETE ZONE. KY TELEGRAM E SHPETOJ KORCEN. QEVERRIA GREKE BERI QE TE GJITH DYQANET TE LYHESHIN ME BARDH E BLU. DHE MBAS EGERSIS SE FSHEHT TE GREKVE KUR BASTISEN JUGUN E SHQIPERIS NE 1914........UNE S KAM GJE KUNDER GREKVE POR UNE NUK MUND TE HARROJ TURMA GRAVE DHE FEMIJVE DUKE VDEKUR DHE TE URITUR NEN PEMET E ULLINJEVE RRETH VLORES.....CESHTJA ISHTE S NA BEZDIS FARE. POR KJO ISHTE MENDOJ UNE PJESE E SUBJEKTIT TE KRIMIT TE SARAJEVOS. GREKET DHE SERBET PO PUNONIN SE BASHKU TE MERNIN SHQIPERIN. ATA DONIN TE NDIQNIN VIDIN NGA SHQIPERIA. DHE ISHIN ATA QE BEN PLANIN PER NGRITJEN E SHQIPTAREVE KUNDER TIJ. KUR UNE ISHA ENDE NE VLORE SERBET DERGUAN NJE TELEGRAM KU THOSHIN SE MUND TE SULMONIN VLOREN DHE I KISHIN RUSIN DHE FRANCEN NE ANEN E TYRE , DO TE DORZOHEJ SHPEJT. POR AUSTRIAKET E SULMUAN SERBIN DHE I NDALUAN ATA. (LETER DERGUAR H. HOGKINSON 11 JANAR 1939)
    Gjat luftes se I Botrore qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria, dhe perseri nga Greket dhe me von nga trupat Franceze ne 1916. nje Republik autonome e Korces, e njohur nga Greqia si KORICA u vendos porr u rrezua per shkak se Greqia u hodh ne luft ne anen e Aleateve ; Themistokli Germenji u qelluan nga nje skuader pushkatimi ne Selanik. Pushtimi Francez mbaroj ne 1920 por influenca kulturore vazhdoj, me Liceun Francez te Korces i cili luajti rol formimi per E.Hoxhen i cili ishte nxenes dhe mesues. Ne 1929 banoret e Korces ishin aktiv n agjitacionin per kthimin e Vidit si monark i Shqiperis.
    Gjat viteve 30 levizjet punetore u rriten shume, shtresa e grupit komunist te Korces(ku shumica ishin Jugosallv) u ben berthama e PKSH -se nen udheheqjen e agjentit Shqipetar te COMINTERN-it Ali Kelmendi. Ne 1936 nje demostrat e te papuneve u shyp brutalisht nga xhandaret e Zogut, dhe gazeta liberale e Korces BOTA E RE u ndalua nga qeverria. Ne Luften e II Botrore qyteti ishte nje pik qendres e levizjeve partizane dhe pik qendres per fashiste, dhe nje demostrat kunder pushtuesve u ndalua nga trupat Gjermane ne 1943. qyteti ishte njee bosht i perkrahjes popullore per komunizmin per shum vjet pas luftes. Para lufte hume vende ishin mocalishte dhe ne tokatefituara nga mocalet mbillet pannxhar, drithra dhe duhan.

    Berati
    Berati ka qen i banuar qysh ne kohet prehistorike; vegla guri t gjetura tregojn vendosje popullsie qysh nga epoka e bronxit(2600-1800pk). Ai ishte qendra e mbreteris Ilire te Dasreteve, me mure qysh nga shek i IV pk kur u ndertua si fortes e fort pe te kontrolluar luginen e lumit. U mor nga pushtuesit Romak Apustiun ne 200 pk ne nje ffushat kunde mbretit te Maqedonisqe pershkruhet nga historiani Livy. Apustius ish derguar nga Sulpicius te vndoste kufirin Maqedon. qyteti u riemerua Antipatrea por me von ne kohe Romake ai u be i njojtur si Albanorum Oppidum. Sipas Livit.
    I derguari Apustus arriti ne Antipatrea, qyteti rrethonte nje gryk te ngusht. Ne fillim ai i ftoi sunduesit te bisedonin dhe u mundua tu mbushte mendjen te jepnin qytetin Romakve, por ata nuk degjuan, sepse kihin konfidenc ne fuqin e qytetit, ne muret dhe pozicionet e tij. Ai me von e sulmoj qytetin me forcen e armev dhe e pushtoj ate. Mbasi vrau te gjith banoret mbi 60 vjecar ai lejoj ushtaret te plackitin qytetin i vuri zjarrin dhe shkaterroj muret.
    Romaket ndertuan nje kanal neentokesor nga lumi per te sigurar uje gjat sulmeve, dhe kjo ndihmoj shum ne zhvillimin e citadeles si fortes virtuale ne kohet e ardhshme. Berati u rindertua nga Perandori Theodosius II ne vitin 440 pas k, rifortifikoj muret dhe e riquajti Pulcheropolis, per nderte motres se tij Pulcheria. Mbas pushtimeve sllave te shek te VII u puhtua dhe u riemerua BELIGRAD, qyteti i bardh, nga ku dhe emri Berat vjen. U mbajt nga Bullgaret midis 860-927 dhe 969-1018, dhe u rrimor nga Bizantinet, duke u ber vend i nje peshkopi ne shek e 9, dhe i rifortifikuar me pervoj te madhe dhe burime investimesh nga Perandori Comenos ne 1205. mbasi u be pjes Thesprotis se Epirit, u pushtua nga aventurier Katalan per mbreterit Angivin te Napolitne 1270, mbas nje sulmi te deshperueshem i cili zgjati nje vit. me von ai ra ne durt e Stefan Dushanit per Serbis ne 1315, e ndjekur nga nje kryengritje fshatare ne 1337 qe kishin zhvendou sunduesit Bizantin. Lordet feudal te familjes Muzakaj dhe faamiljes Balshaj moren nen kontroll te gjith zonen perreth, dh krijuan nje mbreteri qe shtrihej nga Kosturi ne derdhjet e lumenjve Shkumbin dhe Vjos. Ne 1417 u pushtua nga Turqit. Ne ate koh kishte 4000 banor.
    Berati rezistoj ne beteja te rendesishme kunder Skenderbeut ne 1455, ne saj te riforcimeve prej 40000 vetesh. Qeverritaret e tij mee von u ben udheheqes funksionar ne oborrin Otoman ne Kostandinopoj. Qyteti u mor nga Ali Pasha ne 1809, me forcen e 5000 vetevee i cili mori udhezime ushtarake per sulmin nga oficeri Anglez, Kolonel Leake. Sipas Hughes historian i asaj kohe.
    Me ane te tij sulmi ishte i shtypur dhe me shum vigoritet dhe bombardime mbaheshin kundr citadeles dhe qytetit nga lartesit perball, ndesa garrisoni dhe banoret ishin te tmerruar nga keto instrumente shkaterruese te sapo shpikura, "Raketat varrosese", nen direksionet e nje oficeri angles, e detyroj Ibrahim Pashen te dorzohej,i cili pranoj me me kusht qe ta linin te ikte per ne drejtim te Vlores duke mar thesarinme vete.
    Me von u mor nga Turqit, e rrifortiikuan dhe perddonin pjeserisht topat qe Lordi Nelson ja kishte dhen Ali Pashes. Curzon ne librin e tij "Visit to Monasteries in the Levant", pershkruan se si kishte par nje forc Turke qe linte Janinen me 1834 per te shkuar ne relievin e Beratit. Ne 1847 nje udhetar tjeter Angles, John Spencer, gjeti guvernorin turk qe po priste nje sulm nga rrebelet fshatar, dhe nje eksod njerzish qe iknin nga ultesira e qytetit, duke perfshir "te vjete dhe te rinj, te semur e te pasemur, foshnje aty dhe macet"Berati u mbijetoj rrebelimeve lokale te herpasehershmesi nje fortes Otomane pergjat shek te 19. Lidhja Shqiptare e 1879 dhe 1914 ishin aktive ne Berat dhe nga fundi i shek te 19 Italia dhe Greqia tentuan te rrisnin influencen e tyre ne ket qytet, duke ndertuar kisha dhe shkolla ne kete qytet. Qyteti ra ne duart e nacionalisteve Shqiptar ne Qershor 1914 dhe u mor nga forca greke joterregullta tre muaj me von. Ne fillim te viti 1916 u debuan nga Austro-Hungarzet te cilet keta te fundit u terhoqen nga ardhja e forcave Italiane ne Korrik 1918qe mbajten Beratin gjer me 1921. Zona ishte shum e rendesishme per luften partizane kunder fashisteve , dhe Qeverria Provizore komuniste u formua ketu ne Tetor 1944. Qe nga ajo kohe qyteti mbeti qender mbeshtetse per komunistet, dhe disa ende jan aderues te ideve Enveriste.

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Durresi, qyteti me i minuar ne bote

    Qyteti i Durresit u clirua ne 14 nentor te vitit 1944. Historianet tregojne se per clirimin e qytetit nuk eshte zbrazur asnje pushke, pasi gjermanet u larguan, ne terheqje e siper, pasi hodhen ne ere infrastrukturen. Ne qytet kishte vetem disa dhjetera punetore shqiptare, qe mund te hynin vetem me leje per te punuar ne fabriken “Stamless” ne port, derisa funksionoi si dhe ne ndonje impiant tjeter me interes per prapavijen gjermane. Te gjithe banoret e tjere ishin larguar forcerisht nga qyteti.

    Operacioni i koduar “Shetitje ne port” u shtri mbi gjithe qytetin e Durresit. Banoret e tij u evakuuan, duke u detyruar te lene qytetin ne 23 nentor te vitit 1943, per t’u rikthyer vetem ne 14 nentor te vitit 1944. Mbi 8 mije persona u detyruan te linin shtepite e tyre, per t’u strehuar ne miq e te aferm, nje rast ky pa precedente ne historine e Luftes se Dyte Boterore Operacioni gjerman konsistonte ne tre drejtime: 1) evakuimi me force i gjithe banoreve te qytetit; 2) minimi i qytetit, portit, vijes bregdetare, duke perfshire plazhin e Durresit; 3) internimi dhe dergimi i njerezve te Levizjes, kryesisht te rinj, ne kampet e perqendrimit. Kjo eshte nje tjeter vecanti e qytetit te Durresit, pasi askund ne bote nuk pati nje rast tjeter, kur te gjithe banoret te jene ndare ne menyre selektive.

    Durrsaket e vjeter kujtojne se si te gjithe banoret u mblodhen ne periferi te qytetit, atje ku sot eshte zona industriale e Shkozetit dhe u seleksionuan nje per nje. Perpara uniformave gjermane doli nje i ri durrsak, i quajtur Osman Velja, i veshur me uniformen e oficerit te Gestapo-s. Ai ishte kthyer disa vjet me pare nga Gjermania, ku kishte studiuar nuk dihej se per cfare dhe gjate gjithe ketyre viteve nuk perzihej me askend. Kur ne Durres mberriten gjermanet, ai veshi uniformen e zeze dhe i nxori menjane te gjithe ata qe ishin angazhuar ne Levizjen Antifashiste, duke i derguar ne kampet naziste te perqendrimit. Bashkekohesit tregojne se gishti i oficerit shqiptar me pardesy te zeze lekure u drodh vetem dy here, kur perpara kishte nipin e tij, qe e dergoi ne kampin e perqendrimit dhe kur dergoi ne shtepi nje te ri antifashist, qe ishte i vetmi djale i shtepise.

    Per nje vit qyteti i Durresit mbeti i pabanuar. Ne te mund te hyje vetem me leje te posacme te Vermahtit. Gjate kesaj periudhe u krye minimi i tij me nje raport 1 me 5. Durresi ka hyre ne Historine e Dyte, si zona me e minuar ne bote, duke e mbajtur kete rekord edhe ne vitet e mepastajme. Ne vendin e dyte per dendesine e minave te instaluara ne nje territor te caktuar eshte zona e Kurskut, ne ish-Bashkimin Sovjetik. Per vecantine e ketij qyteti, gjate kesaj periudhe, nga Komiteti i LANC-it u propozua te shpallej “qytet martir”, propozim qe, cuditerisht, nuk u miratua dy vjet me pare nga Keshilli Bashkiak i qytetit.

    Gjermanet, si hodhen ne ere portin

    Frika nga nje zbarkim i mundshem anglo-amerikan ne bregdetin ndermjet Durresit dhe Vlores beri qe e gjithe kjo zone, deri prane Vores, te minohej, ndersa dendurine me te madhe e pati plazhi i Durresit dhe zona deri ne Maminas, qe te conte ne kryeqytet. Me 20 qershor te vitit 1944 gjermanet hodhen ne ere portin e Durresit, ndersa ne 6 korrik u hodhen ne ere portet e Shengjinit dhe Vlores. Frika ndaj aleateve beri qe deri ne daten 13 nentor te mbahej ne Shkembin e Kavajas nje bateri e fuqishme artilerie, qe do te mbronte plazhin ne rast pushtimi, ndersa fortifikimet ne Kepin e Rodonit u braktisen te fundit nga ushtria gjermane.

    Kristo Sotiri

    Mauzeleumi i deshmoreve, nga arkitekti i Mbretit

    Ne qytetin e Durresit ndodhet i vetmi mauzeleum i deshmoreve ne Shqiperi, i cili funksionon si varreze e martireve dhe si muze historik. Ai u projektua nga arkitekt Kristo Sotiri, i cili kishte qene par gati dhjete vjet arkitekt i oborrit mbreteror te Rumanise. Ai u kthye ne Shqiperi ne vitet ’20 dhe ishte arkitekti presidencial e me pas arkitekti i oborrit te Mbretit Zog. Bashkekohesit tregojne se per te ndertuar kete veper, arkitekt Sotirit iu desh te luftonte me nje mentalitet te rrenjosur ne shekuj, se njerezit mund te varroseshin vetem nen toke dhe jashte qytetit. Ne Durres ata jane vendosur te gjithe ne nje mur te larte, me kate dhe ne fund te nje rruge qendrore, rreze kodres. Guximi i arkitekt Sotirit i dha Durresit nje veper monumentale.

    Lufta ne Durres

    Nga nacionalistet, te partizanet

    Te paret qe shkrepen armen kunder fashizmit ne Durres ishin njerezit e Zogut, te udhehequr nga Abaz Kupi. Per meritat e tij te vecanta ai eshte permendur edhe ne gazeten “Zeri i Popullit” ne vitin 1942 nga artikullshkruesi Enver Hoxha, i cili disa vjet me vone ia mohoi te gjitha meritat. Nderkohe, dokumente te kohes bejne fjale per nje plan te anglezeve per t’u dhene Vloren komunisteve dhe Durresin nacionalisteve dhe per te krijuar keshtu nje ekuiliber ne shtetin e vogel ballkanik. Ne te vertete, zona Durres-Kavaje-Kruje ishte me ndikim te fuqishem te udheheqesve nacionaliste si, Abaz Kupi, Myslim Peza etj. Por projekti anglo-amerikan nuk arriti te funksionoje, ndersa komunistet moren pushtetin ne te gjithe territorin e vendit





    Porto-Romano

    Kampi i te internuarve te Ballkanit

    Ne veri te qytetit te Durresit, ne zonen e Porto-Romanos, ngrihet nje monument i mbijeteses. Eshte lapidari qe u kushtohet atyre qe kaluan nje pjese te jetes ne njerin nga kampet e internimit me famekeqe te Luftes se Dyte Boterore. Shkronjat mbi lapidar mezi lexohen, te shkulura pjeserisht nga koha, agjentet atmosferike dhe vandalet. Ish-kampi i internimit eshte serish i rrethuar me tela me gjemba dhe nje ushtar me automatik qendron ne hyrje. Teksa hedh nje veshtrim kureshtar brenda, kupton se ato ndertesa te vjetra njekateshe jane shnderruar ne kazerma ushtrie. Armet, karakollet, telat me gjemba dhe vdekja duket se do ta shoqerojne perjetesisht kete qoshe te harruar te Shqiperise, ne te cilen me shume se gjashte dekada me pare u mblodhen antifashiste nga pothuajse te gjitha vendet e Ballkanit, te pushtuara nga italianet dhe gjermanet.

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •