Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Zgjedhjet lokale ne Maqedoni?

    BDI apo PDSH kush do ta fitoje primatin ne qytetet qe realisht do te fitoje kryetari i komunes shqiptar.
    Do te jene keto zgjedhje per matje pulsi, i mire per ty partite e medha shqiptare apo partite e vogla si PDK dhe PPDF do te beje ndonje kthese ne kete drejtim.
    Cka mendoni folni!
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    PDSH-sė i kaloi koha,janė tė konsumuar politikisht.
    BDI ka ende ca sende qė mund tė ofroj,dhe mendoj se popullata shqiptare nė Maqedoni e kuptoj kėtė punė dhe jam gati i sigurtė se BDI do fitojė bindshėm nė mė shumė vendvotime se sa PDSH.
    Tjerėt parti politike janė edhe tė vogla pėr nga pėrmasa e anėtarėve dhe nga forca politike,kshu qė bien nga konkurenca.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Jam i mendimit se faktori politik shqiptar ne Maqedoni duhet te kete mbledhur mend nga gabimet qe ka bere ne zgjedhjet e meparshme. Eshte ne interes te shqiptareve qe lideret e te kater partive politike shqiptare te ulen e te bisedojne dhe te shohin mundesine per te dale me kandidat te perbashket, apo te mbeshtesin kandidatin shqiptar i cilesdo parti qoft, por qe ka me teper gjasa per te fituar. Nje memorandum bashkepunimi ne mes te Ahmetit dhe Xhaferit me sa e di une tashme eshte bere. Ketyre dyve si lider te subjekteve me te medha, ju ngelet per detyre qe ti ftojne dhe te bashkepunojne edhe me dy te tjerat, sepse vetem te bashkuar mund te dalin fitimtar. Me eshte dukur shume absurd paralajmerimi i BDI-se se do ta mbeshtes kandidatin maqedon te LSDM-se.
    Deri te Molla e Kuqe!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Zgjedhjet lokale 2005

    Me ne fund u vendos se kush do te jene bashat e partive politike per Zgjedhjet lokale. Zgjedhet do te jene interesdante sepse nokdauni dmth humbje e fuqise politike te dyja konkurentet politike simotra BDI dhe PDSH dhe e vogla PPD luftojne per pushtet. Fitorja ne Tetove padyshim eshte ajo qe me se shumti i nevojitet BDI-se po edhe PDSH-se sepse humbja dmth humbje e peshes politike. Cka do te ndodh do te shohim
    .....................
    Me ne fund pas shume taktizimeve edhe ne Tetove u vendos qe BDI-te kandidoje Hazbi Liken ndersa PDSH-se Vebi Bexhetin. Ne anen tjeter nje kandidat i pavarur ka dale, nje luftetar, Semi Hebibi.
    Ne fakt nje gare interesante per vendin e kryebashkiakut te Tetoves.
    Ky debat hapet qe ata qe deshirojne te thuajne mendimet e tyre ne kete teme

    shendet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 08-02-2005 mė 09:20
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Tre kandidatet shqiptare jane:

    Semi Hebibi kandidat i pavarur qe ka dhe listen qytetare per keshilltare ne bashkine e Tetoves

    Hazbi Lika kandidat i BDI-se

    Vehbi Bexheti kandidat i PDSH-se

    Keta jane tre kandidatet qe garojne per kolltukun e kryetarit te bashkise rreze sharrit
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vehbi Bexhetin e kam pas profesor
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    A don me e votu profesorin a. Tu paska bo profesori politikan
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ky ka qene politikan qe moti
    Nuk votoj dot ne Tetove une,se jam nga Gostivari
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    PO a . A ke vendos ende se kujt do tia japesh voten apo je ne dileme
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    De shof,ka vaket ala per ne zgjedhje
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Mire shume qellimi i hapjes se kesaj teme eshte be per te debatuar lidhur me zgjedhjet lokale qe jane shume te rendesishme per shqiptaret sepse me decentralizimin do te fitojne me shume pushtet.
    Desha ta di opinion e te rinje lidhur me keto ceshtje.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  13. #12
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Para zgjedhjeve vendore 2005

    A po i mesojme fitoret dhe disfatat

    “Zgjedhjet do te jene test per Maqedonine ne rrugen e kandidimit te saj per anetaresim ne BE”, thote Arben Xhaferi. Partneri i koalicionit zgjedhor PDSH-PPD, Abdylhadi Vejseli, ka kerkuar nga faktoret nderkombetare nje monitoring me te ngjeshur te zgjedhjeve lokale ne Maqedoni, si dhe respektimin e parimit "nje njeri-nje vote". Ku eshte BDI-ja ne keto zgjedhje lokale?


    LOBI 197, 21 shkurt 2005
    Artan ARSLLANI

    PDSH-ja si parti politike ka pervoje te madhe ne fushen e politikes, per shkak se ka "shijuar" disa lloje te pozites, edhe poziten e opozites, edhe "poziten" e pozites ne qeveri, ndaj dhe per kete parti nuk eshte ndonje risi nese fiton apo humb zgjedhjet, ka deklaruar ketyre diteve kryetari i kesaj partie, Arben Xhaferi, pas nje takimi ne Tetove me shefin e misionit te OSBE-se ne Maqedoni, duke shtuar se kjo parti insiston qe me cdo kusht te kete zgjedhje te lira dhe demokratike, per cka kerkon nga faktori nderkombetar nje monitorim shume me te madh te zgjedhjeve vendore. "Fitoret dhe disfatat jane pjese e lojes politike, ndaj dhe cdokush duhet te pajtohet me fatin dhe vendimin qe do ta marre elektorati me 13 mars", konsideron Xhaferi, duke shprehur bindjen se kesaj radhe do te pesoje disfate BDI-ja dhe pret qe edhe kjo parti te mesohet me disfate, gje qe eshte pjese e lojes politike. Sipas tij, zgjedhjet lokale do te jene test per Maqedonine ne rrugen e kandidimit te saj per anetaresim ne BE.
    Partneri i tij i koalicionit zgjedhor, kryetari i PPD-se, Abdylhadi Vejseli, po te njejten dite ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe demokratike mund ta afrojne Maqedonine drejt BE-se, por edhe mund te ndodh e kunderta, qe

    Shkupi, "strategji" zgjedhore e shqiptareve

    Eshte heret qe te bisedohet per ndonje rrezikim eventual te kandidatit shqiptar ne ndonje komune me me pak shqiptare, ndaj dhe duhet te presim te kaloje raundi i pare, qe te shohim nese vertet ekziston rreziku nga humbja e ndonje komune, konsideron Vullnet Ferati. Sa per kandidimin ne qytetin e Shkupit, kjo ishte nje kerkese e natyrshme e te dy partive te koalicionit PDSH-PPD, qe te dale nje kandidat ne kryeqender, me qellim qe te materializohen ne te ardhmen votat e shqiptareve, sepse nga kandidati i zgjedhur maqedonas edhe me votat eventuale te shqiptareve mund te kerkohet nje zhvillim me i madh edhe per shqiptaret ne anen e majte te Vardarit, ndonese per momentin nuk ka ndonje oferte nga kandidatet maqedonas.
    Partneri i koalicionit zgjedhor nga radhet e PPD-se thone se strategjia per Shkupin duhet te deshmoje qarte se edhe ne kete kryeqender te Maqedonise jane prezente shqiptaret me numer te madh dhe me votat e tyre duhet t'i bindin maqedonasit qe te vetedijesohen se ne Shkup duhet te aplikohet gjuha shqipe, si gjuhe zyrtare. "Ne jemi te vetedishem se nuk do te fitojme ne Shkup, por me votat e kandidatit tone do te ndikojme ne permiresimin e standardit te shqiptareve, ndersa ekzistojne gjasa reale per shtimin e numrit te keshilltareve ne perberjen e keshillave komunale", thote Elezi.Maqedonia te jete shume larg integrimeve euroatlantike nese nuk i permbush keto kerkesa demokratike gjate zgjedhjeve te 13 marsit. Edhe ai ka kerkuar nga shefi i OSBE-se ne Maqedoni nje monitoring me te ngjeshur te ketyre zgjedhjeve, per zhvillimin e zgjedhjeve korrekte ne Maqedoni, si dhe per respektimin e parimit "nje njeri-nje vote", qe eshte me interes per vete Maqedonine, e cila sivjet do te perpiqet te fitoje statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE, kerkese kjo qe eshte imponuar nga pervoja e shemtuar ne zgjedhjet e kaluara.

    Kush do te "mesohet" me disfate?
    Qellimi paresor i koalicionit PDSH-PPD qe te fitoje ne keto zgjedhje lokale eshte ngritja cilesore e jetes se qytetareve, ndertimi i nje infrastrukture me te mire, si dhe shfrytezimi i te gjitha perparesive qe dalin nga Ligji i ri i decentralizimit, thote shefi i Shtabit zgjedhor i deges se PDSH-se ne Tetove, Vullnet Ferati, duke shtuar se kjo parti do te tentoje qe te menaxhoje sa me mire qe di ne te gjitha fushat e jetes. Mjetet qe do te ndahen nga buxheti shteteror do te jene te vogla, ndaj dhe do te jete problem se si do te perballohen financiarisht te gjitha keto ndryshime dhe reforma qe do te pasojne ne nivel lokal. Dihet se ne korrik te ketij viti do te fillojne gradualisht t'u kthehen kompetencat komunave, qe te menaxhojne ne me shume fusha te jetes, ndonese nuk duhet te kemi ambicie se decentralizimi do te vije menjehere. Ai shpreh edhe pezimizimin e tij se kjo do te behet ne menyre te mirefillte, ndonese ka shpresa qe permiresimi te behet me kalimin e kohes, per ndonje mandat tjeter.
    Ne kete parti thone se koalicioni i te dy partive me te vjetra ne skenen politike shqiptare ne Maqedoni PDSH-PPD ka nje tradite te veprimit politik per me se nje dekade, ka dhe nje eksperience, ndaj dhe kombinimi i veprimit te ketyre partive ne keto zgjedhje lokale do te jete i suksesshem dhe si rezultat i ketij suksesi qe do te shtoje numrin e votuesve, do te vije edhe fitorja ne zgjedhje. Ata kete e mbeshtesin ne forcat e veta, por edhe sondazhet qe jane bere nga organizata te huaja ne qytetet me te medha te Maqedonise, qe tregojne se fitorja e koalicionit PDSH-PPD nuk do te jete ne pyetje.
    Ne PPD jane te befasuar per te mire nga koalicioni PPD-PDSH, te cilin e kane ngritur per keto zgjedhje lokale, qe funksionon shume mire ne nivel vertikal dhe horizontal, neper dege dhe nendege, sikunder edhe ne terren qe eshte pranuar mjaft mire, keshtu qe ky koalicion jo vetem qe ben bashkimin e te dy partive, por ben edhe bashkimin e shqiptareve ne Maqedoni, sepse tash nuk ka me ndarje ne baze te interesave partiake, thote shefi i Shtabit zgjedhor te PPD-se, Zemri Elezi. "Ne jemi te kenaqur me ndarjen e "kulacit" zgjedhor, ndaj dhe presim fitore te kandidateve te PPD-se ne Likove, Diber, Zheline, Haracine, Studenican, ndonese ne nuk i ndajme kandidatet, sepse kemi lista te perbashketa me PDSH-ne", thekson Elezi, duke shtuar se fitorja ne keto zgjedhje nuk do te jete vetem e ketij koalicioni zgjedhor, por do te jete edhe fitore e te gjithe shqiptareve ne Maqedoni.
    PDK-ja, qe del e mevetesishme, shpreson se do te fitoje ne keto zgjedhje ne komunat ku i ka kandiduar njerezit e vet. "Kryesia qendrore e PDK-se ka marre vendim qe te marre pjese ne 16 komuna me lista per keshilltare dhe ne 4 komuna me kandidate per kryetare. Per kryetar do te konkurroje ne Cair, ku kandidohet sekretari i pergjithshem Hysen Haskaj, ne qytetin e Shkupit, deputeti Xhezair Shaqiri, Vrapcisht-Nizamedin Aruci, Diber-Lirim Legeni dhe Kercove-Sali Ramadani, kurse ne Struge do te perkrahe kandidatin e pavarur Shpetim Pollozhani, ne Gostivar Shazim Mehmetin, sikunder edhe kandidatet ne Likove dhe ne te gjitha komunat e tjera ku kjo parti nuk ka kandidatin e vet, do t'i perkrah kandidatet e pavarur, thote Jusuf Mustafai, shef i Shtabit zgjedhor i PDK-se.
    Njeri nga kandidatet e pavarur ne komunen e Tetoves, ne njeren nga komunat me te medha shqiptare te Maqedonise, Semi Hebibi, ish-komandant i UCK-se, te cilin e kane kandiduar bashkeluftetaret e tij, do te hyje ne gare zgjedhore bashke me kandidatet e tjere, me shpresa per fitore. Hebibi, si kryetar i ardhshem i Tetoves, do te kontribuonte per perparimin e te gjitha komuniteteve qe jetojne ne Maqedoni, por ne vecanti te popullit shqiptar. Nga ai pritet nje kontribut i tille, sepse ka deshmuar edhe me pare si aktivist, luftetar dhe atdhetar i devotshem, thone nga shtabi i tij zgjedhor. "Ne jeten e qytetareve do te behen ndryshime cilesore", ka thene Semi Hebibi ne promovimin e tij. Kjo levizje qytetare, sipas tij, eshte ngritur per faktin se partite politike nuk kane ndermarre te thuash asgje per ndryshimin e gjendjes, ndaj dhe ishte e arsyeshme qe fatin ta marrin ne duart e veta dhe ta bejme ate qe te tjeret nuk e kane bere per qytetaret.

    Ku rrezikohen kandidatet shqiptare?
    Ne kete fushate zgjedhore do te mbulohen te gjitha komunat shqiptare, ku do te behen perpjekje maksimale qe te sensibilizohen qytetaret te jene sa me aktive ne diten e votimeve, ngase prezenca e tyre do te ngushtonte hapesiren e keqetrajtimit te votave, nga ndonje manipulim antidemokratik, vjedhje votash etj., thekson Zemri Elezi. "Ne jemi te gatshem per bashkepunim ne interes te shqiptareve, qe te mos humbet ndonje komune me fajin tone", thote ai dhe shton se s'kemi cka te bashkepunojme me BDI-ne ne rrethin dyte ne komunen e Dollnenit, Struges apo ndonje tjeter, sepse apsorbuam nevojen e bashkepunimit ne rrethin e pare. BDI-ja ka nxjerre pas nesh kandidatin e vet ne Dollneni, qe eshte kunder interesave shqiptare.
    Jo vetem ne komunat ku shqiparet jane pakice, por, fatkeqesisht, edhe atje ku jane shumice, realisht fitorja e shqiptareve mund te rrezikohet, sikur qe eshte rasti ne Struge, Cair, Kercove dhe kudo ku ka me shume se 30 per qind shqiptare, thote Jusuf Mustafai. Ekziston droja qe si pasoje e shkurtpamesise politike te shqiptareve te rrezikohen disa kandidate shqiptare, ndaj dhe partite shqiptare duhet te vetedijesohen dhe ne rrethin e dyte do te bashkepunojne. Edhe ne komunat ku shqiptaret jane pakice, te gjitha partite se bashku, me nje liste keshillatersh, mund te fitojne me shume. Ne Likove, Gazi-Babe te Shkupit dhe ne disa komuna te tjera udheheqesit lokale kane dalur me konstruktive, ngase per hir te interesave shqiptare kane bere lista te perbashketa.
    Fushate e "nxehte" dhe transparence gabimesh
    Eshte fare e kuptueshme se kjo fushate zgjedhore do te jete e "nxehte", sepse do t'i bejme transparente gabimet dhe punen e dobet te koalicionit aktual qeveritar. Do te tentojme qe te tregojme me fakte gjendjen reale, por do te japim edhe vizionin tone se si duhet te realizohet ky projekt, ku nuk do te perjashtohen edhe ceshtjet kombetare, thote numri nje i shtabit lokal zgjedhor, Vullnet Ferati, duke shtuar se ceshtjet kombetare dhe ekonomike dhe ato zhvillimore jane te nderlidhura. Dihet se nje kohe te gjate ka pasur nje diskriminim ekonomik ndaj shqiptareve, me ndrydhjen e financimit per komunat shqiptare, per dallim nga ato ne Maqedonine lindore, andaj ketu do te vihej ne pah edhe aspekti kombetar, diskriminimi ne fushen e punesise, privatizimit te ndermarrjeve etj., ku s'kane qene prezente shqiparet, kurse dihet se kapacitetet e medha ekonomike sigurojne mireqenie dhe te ardhura, nga te cilat ne menaxhimin e tyre jane perjashtuar shqiptaret.
    Koalicioni PPD-PDSH prej tash po pergatitet qe ta heqe ate kompleks te shqiptaret se dita e votimit do te jete e "nxehte" dhe me incidente, thone ne PPD, duke apeluar te organet kompetente qe ta mbajne kontrollin dhe te krijojne kushte qe kjo dite te jete festive, qe te kemi zgjedhje demokratike dhe pa incidente e keqperdorim te votave. "Qe te mos humbet ndonje komune ku mund te fitojne shqiptaret, duhet te mobilizohen te gjithe ne diten e votimit dhe te gjithe me te drejte vote duhet te dalin ne votime, pavaresisht se ciles parti i takojne, sepse vetem keshtu nuk do te rrezikohej Struga, Kercova apo ndonje komune tjeter shqiptare", konsideron Zemri Elezi Nga PPD-ja, per te shprehur edhe "mllefin" e tij pse ne komunen e Dollnenit, ku ka me pak shqiptare sesa maqedonas, mund te ndodh te rrezikohet kandidati i ketij koalicioni, sepse shqiptaret nuk kane shkuar me nje kandidat te perbashket. "Ne si koalicion dolem me kandidatin tone, por fatkeqesisht edhe BDI-ja, pas daljes tone, ka dalur me kandidatin e vet, keshtu qe tash mund te humb kandidati shqiptar", thekson Elezi, duke paraqitur friken edhe per komunen e Struges, ku ne raundin e pare mund te humbin shqiptaret, nese nuk dalin qe te gjithe ne votim.
    Do te deshironim qe cdo gje te shkoje mire ne keto zgjedhje, ndonese jemi deshmitare te zgjedhjeve ne vitet e fundit, se si ishin ato, se sa ishte perqindja e popullates qe merrte pjese aktive ne to, se si jane mbushur kutite nga partite qe kane qene ne pushtet etj., shprehet me skepticizem Jusuf Mustafai i PDK-se. Duke pasur parasysh pretendimet e te "dy taboreve te medha", ku secila me cdo kusht do te fitoje ne keto zgjedhje, kjo ben te dyshosh se ne te vertete krijohen "parakushte" per ekscese dhe se kane edhe "skenare" rezerve. "Ato duhet te heqin dore nga kjo forme e te fituarit te zgjedhjevem dhe le te lihet populli qete te votoje per opcionin qe e parapelqen, andaj dhe dyshojme se do te kete zgjedhje te lira, te qeta dhe demokratike, per cka kemi kerkuar nga faktori nderkombetar qe te monitorohen vendvotimet", apelon Mustafai.

    Unanimisht kunder "regjionalizimit politik"
    Interesat e perbashketa te disa komunave do te krijonin medoemos nje nderlidhshmeri ekonomike, arsimore, kulture dhe edukative, qe do te funksiononte si nje regjion i perbashket, si nje teresi brenda shtetit, qe do te kishte nje strukture efikase per nje zhvillim te pergjithshem te vendit, konsiderojne ne PDSH, konform opcionit per realizimin e regjionalizimit ne Maqedoni. "Ne ketu nuk mendojme per ndonje ndarje te shqiptareve dhe maqedonasve, por kemi parasysh ndarjen gjeografike te regjionit, ku do te formohej nje strukture regjionale, si per shembull do te ishte nevoja e bashkimit dhe mbrojtjes se interesave te perbashketa mes komunes se tetoves dhe te Gostivarit, ne rrafshin e zhvillimit industrial, strukturave te biznesit, nderlidhjes gjeografike etj.", thote Vullnet Ferati nga PDSH-ja.
    Ideja per regjionalizim eshte keqkuptuar, sepse ne Maqedoni edhe tash ka regjionalizim, konsiderojne ne PPD. "Shihni targat e veturave ne Tetove, mund te verehen njerez nga komunat e Struges, Dibres, Kercoves, Ohrit etj., keshtu qe shtrohet pyetja pse ne Pollog mos te kemi nje depo te perbashket, ndonje klinike mjekesore etj., qe do te ishin konform trendeve evropiane te funksionimit efikas te komunave", thote Zemri Elezi nga PPD-ja. Edhe me platformen politike kjo parti i jep perparesi zhvillimit te zonave malore, ate te blegtorise, pylltarise, bletarise ne regjione te ndryshme, kurse do te stimuloheshin projekte per kthimin e punetoreve tane nga jashte per te investuar ne keto regjione. "Ne nuk mendojme per nje regjionalizim ne fushen politike, si kantonizimin, per cka pala tjeter po reagon ose pse nuk e kupton ose manipulon me dicka te tille. Dihet se me Marreveshjen e Ohrit partite shqiptare kane pranuar unitarizmin dhe integritetin e Maqedonise, pra ceshtja e regjionalizimit ka te beje me aspektin ekonomik, infrastrukturen etj., qe do te thote se aspak nuk eshte ne dem te perkatesive te tjera nacionale. Nuk do te tentohet qe te behen regjione aty ku jane shqiptaret, qe te ndahen ata mes veti, por do te behet aty ku ka nevoje, per shkak te kapaciteteve ekonomike dhe te infrastruktures. Mund te kete regjione te Pollogut, Kumanoves, Shkupit, Manastirit dhe te qyteteve te Maqedonise lindore.

    BDI-ja mbyllet ndaj "Lobit"?

    Edhe pse mbyllja e burimeve te informimit nuk eshte politike zyrtare e BDI-se, partise ne pushtet, megjithate disa struktura te kesaj partie bejne te dyshohet se nuk deshirojne te bashkepunojne me "Lobin" per shkaqe qe vetem mund te supozohen. Gazetari i kesaj reviste javore dy dite ka tentuar qe te kontaktoje me shefin e Shtabit zgjedhor te BDI-se, Gezim Ostreni, per te marre informata per pergatitjet e kesaj partie ne zgjedhjet e ardhshme lokale, ka qendruar per disa ore se koti ne seline e kesaj partie, ka kontaktuar me zedhenesen e partise, nga e cila eshte pritur qe te ndihmoje te vihet kontakti, ajo ka marre nje obligim te tille, por pastaj e ka shkycur telefonin celular dhe gjithe kohes ka qene pa qasje.Ne kohen kur ligji per pushtet lokal ishte ne procedure e siper, PDK-ja kishte disa takime me faktorin nderkombetar, por edhe me partite shqiptare, me te cilat, fatkeqesisht, nuk arriti te kete gjuhe te perbashket lidhur me kete ligj, thone ne PDK. "Faktorit te huaj i paraqitem projektin tone se si e shihnim ne ate kohe ndarjen territoriale te Maqedonise, gjegjesisht ligjin per pushtet lokal. PDK-ja kishte propozuar ndarjen e Maqedonise ne 28 komuna, 24 qytete, 9 regjione, ne vend te 84 komunave te tashme", thote Jusuf Mustafai nga kjo parti, duke shtuar se kjo ide nuk ishte pranuar se pari nga partite politike shqiptare, pastaj edhe nga nderkombetaret. Partia shqiptare ne pushtet verberisht pranonte cdo gje qe ofrohej nga koalicioni qeveritar, kurse per t'u realizuar kjo duhej te ndryshonte kushtetuta. Platforme programore dhe statutare e PDK-se eshte regjionalizimi dhe federalizimi i Maqedonise, gjegjesisht konstituimi i regjioneve si faze e pare e federalizimit. Dihet se kjo nuk u pranua, kurse tash nga disa parti shqiptare po propagohet kjo per qellime marketingu para elektoratit shqiptar, ve ne dukje Mustafai, duke mos fshehur disponimin se partia e tij do te ishte e lumtur po te realizohej ky percaktim edhe i partive te tjera shqiptare, per te cilen do te duhej nje konsenzus i plote mes tyre, kurse kushti i pare do te ishte ndryshimi i kushtetutes.

    Pse skepticizem ne fushen e financimit?
    Kryetareve te ardhshem te komunave do t'u jepen mundesi qe te formojne ekipe ekspertesh, per te menaxhuar ne fusha te ndryshme te veprimit ne nivel lokal, ndonese ekziston droja se funksionimi i pushtetit lokal, me te gjitha kompetencat qe i jepen me ligjin e ri, nuk do te jete i mirefillte, per shkak te buxheteve te cunguara qe vijne nga arka shteterore, qe do te limitoje aktivitetet ne nivel komunal, shprehin skepticizem ne PDSH.
    "Frikesohem nese nuk do te mund te ngrihet cilesia e jetes se qytetareve, per shkak te buxheteve te vogla te komunave, sepse aktivitetet e projektuara nuk do te mund te realizohen deri ne fund, thote shefi lokal i shtabit zgjedhor, Vullnet Ferati, duke vene ne pah se ne fushen e arsimit, bie fjala, nga nje analize qe e kane bere ekspertet e kesaj partie, del se buxheti qe do t'i ndahej komunes se Tetoves per menaxhim me shkollat fillore dhe te mesme, do te paguheshin vetem rrogat e arsimtareve, keshtu qe nuk mund te behet fjale per investime te tjera ne fushen e arsimit dhe kryetari i komunes do te perballej me nje situate kur do te duhej te gjente burime te tjera per financimin e arsimit. Vjet eksperte te PDSH-se kane bere nje prezentim se si e sheh kjo parti financimin e komunave nga buxheti shteteror dhe ka ardhur ne perfundim se ndarja e 3 perqindshit nga buxheti qendror per komunat eshte teper e vogel, duke marre parasysh se ne shtetet e zhvilluara kjo arrin ne 20 per qind, sidomos kjo nuk mjafton ne komunat shqiptare, ku ka nevoja shume me te medha te zhvillimit se sa ne ato maqedonase, thekson Ferati.
    Ne PPD nuk jane edhe aq optmiste per kapacitetin financiar te komunave te ardhshme, qe percaktohen me ligjin e ri te pushetit lokal dhe te decentralizimit. "Ne mendojme se kanditatet tane qe i kemi propozuar kane aftesi profesionale dhe aftesi te tjera organizative, qe te mund t'i shfrytezojne te gjitha hapesirat dhe mundesite per te krijuar burime vetanake financiare nga kapacitetet ekonomike e te tjera qe do te zhvilloheshin brenda pushtetit lokal", thote Zemri Elezi nga PPD-ja. Sipas tij, komunat e ardhshme te udhehequra nga kryetaret e PPD-se do te dukeshin shume me mire, sepse do te bejne cmos per avancimin e statusit ekonomik dhe infrastrukturor te tyre.
    Me ligjin e ri per decentralizim, komunat fitojne me shume kompetenca, por kjo ende ka te beje me ate "shohim e bejme", pasi qe ende s'kemi asgje konkrete, konsiderojne ne PDK. "Ne nje ane kemi dhenien e kompetencave, kurse ne anen tjeter nga i njejti organ kemi edhe kufizimin e tyre, sepse e gjitha mund te behet me pelqimin e pushtetit qendror, qe do te thote se ballafaqohemi me nje mungese te kapacitetit te shqiptareve per realizimin e plote te kompetencave qe jane dhene", thote Jusuf Mustafai, nga shtabi zgjedhor i PDK-se, duke shtuar se do te ishte e ndershme qe te behen me pak premtime nese fitohet ne keto zgjedhje ne komunat perkatese. Fillimisht do te jepnim nje porosi per ate se duhet te dime te votojme, qe te mos kete incidente, por nese populli voton opcionin tone, do te jemi te vendosur ne ate qe nese nje funksionar i PDK-se do te keqperdor parate e popullit, ne do te jemi te paret qe do te ndermarrim masa ndaj tij dhe me shembullin tone do te tregojme se shqiptaret mund te udheheqin edhe "ndryshe" dhe se kane kapacitet per nje te ardhme me te mire.


    Marre nga Lobi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  14. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    FILLOI FUSHATA ZGJEDHORE - PĖR 85 VENDE - KRYETARĖ TĖ KOMUNAVE GAROJNĖ 379 KANDIDATĖ

    Mbrėmė nė mesnatė zyrtarisht filloi fushata zgjedhore pėr zgjedhjet lokale qė duhet tė mbahen mė 13 mars. Fushata do tė zgjasė 20 ditė, deri nė heshtjen parazgjedhore mė 11 mars nė mesnatė.

    Sipas organizimit tė ri territorial tė njėsive tė vetadministrimit lokal, zgjedhjet do tė zbatohen nė 84 komuna dhe nė qytetin e Shkupit, ku pėr kryetarė tė komunave janė paraqitur gjithsej 379 kandidatė.

    Me ndryshimet nė Ligjin pėr zgjedhje lokale ėshtė zvogėluar pėrqindja e qytetarėve qė duhet tė dalin pėr zgjedhje tė suksesshme.

    Nė rrethin e parė zgjedhor pėr kryetar komune do tė zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicėn e votave, pėrderisa nė zgjedhje dalin vetėm njė e treta e numrit tė pėrgjithshėm tė votuesve nė komunaėn.

    Nė rast se asnjė kandidat nuk fiton shumicėn e nevojshme nė rrethin e parė, nė rrethin e dytė do tė zgjidhet ndėrmjet dy kandidatėve qė kanė marrė mė tepėr vota, ndėrsa fitues do tė jetė ai i cili fiton mė shumė vota.

    Kėshilltarėt do tė zgjedhen nė njė rreth sipas modelit proporcional.

    Rezultatet zyrtare pėr zgjedhjet, komisionet zgjedhore i shpallin mė sė voni nė njė afat prej tre ditėve nga pėrfundimi definitiv i rezultateve.


    MIA nė vazhdim e transmeton listėn zyrtare tė KSHZ-sė tė kandidatėve pėr kryetar komune




    AERODROM

    1. Branko Koēovski, grupi i zgjedhėsve

    2. Kėrsto Shutinovski, LSDM +

    3. Igor Troshanski, Qendra e forcave demokratike

    4. Blashko Dimitrov, VMRO-Partia Popullore

    5. Kiril Todorovski, VMRO-DPMNE +




    HARAĒINĖ

    1. Naser Pajaziti, grupi i zgjedhėsve

    2. Naser Ajdari, PDSH dhe PPD

    3. Muzafer Bislimi, BDI


    BEROVĖ

    1. Eleonora Rashkovska, grupi i zgjedhėsve

    2. Venko Pashaliski, LSDM +

    3. Mile Paēemski, VMRO-DPMNE +

    4. Dushko Avramski, grupi i zgjedhėsve


    MANASTIR

    1. Zllatko Vėrshkovski, LSDM +

    2. Vlladimir Talevski, VMRO-DPMNE +

    3. Spiro Mavrovski, VMRO-Partia Popullore

    4. Hristo Gjorgjievski - Spanaq, grupi i zgjedhėsve


    BOGOVINĖ

    1. Sadulla Izairi, PDSH dhe PPD

    2. Nevzat Elezi, BDI


    BOSILOVĖ

    1. Gjorgje Manushev, LSDM +

    2. Risto Stamenov, VMRO - DPMNE +

    3. Vase Votanov, VMRO- Partia Popullore


    BOGDANC

    1. Patrih Math, VMRO - DPMNE

    2. Mito Manolev, grupi i zgjedhėsve

    3. Ilija Tumbov, grupi i zgjedhėsve

    4. Gjorgje Petrushev, LSDM


    BĖRVENICĖ

    1. Mirko Jovēeski, LSDM +

    2. Svetllana Mileska, VMRO- Partia Popullore

    3. Millorad Zafirovski, VMRO-DPMNE +

    4. Xhelal Ramadani, BDI

    5. Nasuf Sinani, PDSH dhe PPD


    BUTEL

    1. Petre Latinovski, VMRO-DPMNE +

    2. Milivoj Kolevski, grupi i zgjedhėsve

    3. Momēillo Spiridonsovski, grupi i zgjedhėsve

    4. Kreshimir Terziq, AD dhe Partia e pensionistėve

    5. Goran Cvetkovski, LSDM +

    6. Dushan Gjorgjievski, VMRO-Popullore

    7. Xhevrie Zekiri, PDSH dhe PPD

    8. Ace Milenkovski, DRUM


    VASILEVĖ

    1. Sllave Hristov, LSDM +

    2. Iljo Angov, AD

    3. Ilēo Kolev, VMRO-DPMNE +

    4. Georgi Conev, VMRO- Partia Popullore


    VALLANDOVĖ

    1. Boris Tanevski, grupi i zgjedhėsve

    2. Vasil Zajkov, LSDM

    3. Ilija Dorolojkov, grupi i zgjedhėsve

    4. Atanas Proēkov, AD

    5. Jovēe Peev, VMRO- Partia Popullore

    6. Nikolēe Ēurlinovski, VMRO-DPMNE


    VEVĒANI

    1. Zharko Leshoski, LSDM +

    2. Angelko Peshinoski, VMRO- Partia Popullore

    3. Vasil Radinovski, VMRO-DPMNE +


    VELES

    1. Ace Kocevski, LSDM +

    2. Petre Niēovski, grupi i zgjedhėsve

    3. Trajēe Leov, grupi i zgjedhėsve

    4. Goran Arsov, VMRO- Partia Popullore


    VINICĖ

    1. Igor Aleksov, VMRO- Partia Popullore

    2. Branko Majstorovski, TMRO

    3. Goran Angellov, VMRO-DPMNE +

    4. Marjan Kostadinov, LSDM+

    5. Ljupēo Kozovski, grupi i zgjedhėsve


    VRAPĒISHTĖ

    1. Esat Sallai, BDI

    2. Mizamedin Aruēi, PDK

    3. Faik Dervishi, PDSH dhe PPD


    VRANESHTICĖ

    1. Radovan Argilovski, VMRO-DPMNE +

    2. Cvetan Risteski, VMRO- Partia Popullore

    3. Vanēo Sėrbakoski, LSDM +


    GAZI BABĖ

    1. Gjorgji Donevski, AD

    2. Koce Trajanovski, VMRO-DPMNE +

    3. Aleksandar Tėrpeski, grupi i zgjedhėsve

    4. Borēe Stefanovski, VMRO- Partia Popullore

    5. Dufe Kukovski, LSDM +


    GJEVGJELI

    1. Dimitar Jovanov, VMRO- Partia Popullore

    2. Kiril Milanov, grupi i zgjedhėsve

    3. Ubavka Vegova, AD

    4. Dragi Delev, LSDM +

    5. Ivan Frangov, VMRO-DPMNE +


    GOSTIVAR

    1. Nevzat Bejta, BDI

    2. Shazim Memeti, grupi i zgjedhėsve

    3. Mirko Lazareski, VMRO- Partia Popullore

    4. Sulejman Rushiti, PDSH dhe PPD

    5. Svetozar Smilkoski, LSDM +

    6. Darko Dimitrieski, VMRO-DPMNE +


    GRADSKO

    1. Todor Arsov, LSDM +

    2. Gligur Kocev, VMRO-DPMNE +


    DEBARC

    1. Lupēo Kojēinoski, LSDM +

    2. Ilija Duklevski, VMRO-DPMNE +

    3. Afrim Alimi, PDSH dhe PPD

    4. Dimitar Smileski, grupi i zgjedhėsve

    5. Kėrste Jordanovski, VMRO - Partia Popullore


    DIBĖR

    1. Argėtim Fida, BDI

    2. Atif Bajramovski, VMRO-DPMNE +

    3. Gazmend Ajdaraga, PDSH dhe PPD

    4. Jakup Marku, grupi i zgjedhėsve


    DEMIR HISAR

    1. Goce Cvetanovski, VMRO-DPMNE +

    2. Lupēo Najdovski, LSDM +


    DEMIR KAPI

    1. Ilija Gjeorgiev, VMRO - Partia Popullore

    2. Todor Toshevski, LSDM +

    3. Trajēe Dimitriev, VMRO-DPMNE +


    DELLĒEVĖ

    1. Sllavēo Despotov, PSD

    2. Vllatko Ristov, VMRO- Partia Popullore

    3. Vojēo Atanasov, VMRO-DPMNE +

    4. Dushan Atanasov, grupi i zgjedhėsve

    5. Mirko Ivanov, LSDM +


    DOJRAN

    1. Tomisllav Petkov, grupi i zgjedhėsve

    2. Risto Gushev, LSDM +

    3. Nikolla Gajdarxhiev, grupi i zgjedhėsve


    DOLNENI

    1. Dimēe Naumoski, VMRO-DPMNE +

    2. Izudin Karishiq, LSDM +

    3. Afrim Osmani, BDI

    4. Zekirija Jusufi, grupi i zgjedhėsve

    5. Qani Mersimi, PDSH dhe PPD

    6. Sllave Petreski, VMRO- Partia Popullore


    DRUGOVĖ

    1. Qirko Mojsoski, VMRO-DPMNE +

    2. Bratisllav Veljanovski, VMRO- Partia Popullore

    3. Donēo Blazhevski, grupi i zgjedhėsve

    4. Stojo Pavleski, LSDM +

    5. Stojan Stojkoski, grupi i zgjedhėsve


    GJORĒE PETROV

    1. Jordan Jokasanovski - grupi i zgjedhėsve

    2. Goran Mijoski, VMRO- Partia Popullore

    3. Sokol Mitrevski, grupi i zgjedhėsve

    4. Vasil Tolevski, LSDM +


    ZHELINĖ

    1. Qenan Aliu, PDSH dhe PPD

    2. Islam Xheladini, BDI

    3. Sheval Memishi, grupi i zgjedhėsve


    ZAJAZ

    1. Rufat Hiseni, BDI

    2. Muadin Bajrami, PDSH dhe PPD


    ZELENIKOVĖ

    1. Vanēo Bozhinoski, LSDM +

    2. Lupēo Kuzmanovski, VMRO- Partia Popullore

    3. Borēe Gievski, grupi i zgjedhėsve

    4. Kadrija Lekoviq, BDI

    5. Jovanēe Dimovski, VMRO-DPMNE +


    ZĖRNOVCI

    1. Mihail Gavrilov, LSDM +

    2. Bllagoj Nikollov, VMRO-DPMNE +

    3. Koce Mihajllov, grupi i zgjedhėsve

    4. Lupēo Savev, VMRO- Partia Popullore


    ILINDEN

    1. Misho Markovski, PRM

    2. Ēedomir Ristevski, VMRO-Popullore+

    3. Zhika Stojanovski, VMRO-DPMNE +

    4. Mile Velinovski, LSDM +


    JEGUNOC

    1. Toni Koceski, VMRO-DPMNE +

    2. Nebojsha Cvetkoski, grupi i zgjedhėsve

    3. Selman Aliti, PPD dhe PDSH

    4. Abdilaqim Ademi, BDI

    5. Zoran Kirovski, LSDM +


    KAVADAR

    1. Panēo Minov, grupi i zgjedhėsve

    2. Danail Gėrkov, AD

    3. Zvonko Boshkov, VMRO-DPMNE +

    4. Stojan Milev, VMRO- Partia Popullore

    5. Boris Davidov, grupi i zgjedhėsve

    6. Dragan Stanoev, PDM


    KARPOSH

    1. Andrej Petrov, LSDM

    2. Milla Iskrenoviq, grupi i zgjedhėsve

    3. Nikolla Jordanovski, PSDM

    4. Tome Momirovski, VMRO - Partia Popullore

    5. Dushko Popovski, VMRO-DPMNE +


    KARBINCI

    1. Vanēo Gacov, VMRO- Partia Popullore

    2. Boris Gavrilov, LSDM +

    3. Zoran Manev, VMRO-DPMNE +


    KARSHIAKA

    1. Xhorxhe Arsov, VMRO-DPMNE +

    2. Goce Stankovski, VMRO- Partia Popullore

    3. Ēedomir Sazdovski, LSDM +

    4. Tome Dimishkovski, BSRM


    KĖRĒOVĖ

    1. Vlladimir Toleski, grupi i zgjedhėsve

    2. Destan Abdiu, grupi i zgjedhėsve

    3. Mirēe Llazeski, AD

    4. Lulzim Mehmeti, BDI

    5. Sali Ramadani, PDK

    6. Lupēe Risteski, VMRO-DPMNE +

    7. Ivanēo Bozhinovski, LSDM +

    8. Destan Asani, PDSH dhe PPD


    KONĒE

    1. Stojan Llazarov, VMRO-DPMNE +

    2. Zoran Jovanov, LSDM +

    3. Zllatko Jankulov, grupi i zgjedhėsve


    KOĒAN

    1. Ratko Dimitrovski, grupi i zgjedhėsve

    2. Lubomir Janev, LSDM +


    KRATOVĖ

    1. Nikolla Todorovski - Xandar, grupi i zgjedhėsve

    2. Mite Andonovski, VMRO-DPMNE +

    3. Zoran Petkovski, VMRO - Partia Popullore

    4. Dushko Aleksovski, PSD

    5. Stoillko Mishevski, LSDM +

    6. Mite Cvetanovski, grupi i zgjedhėsve

    7. Goce Stojanovski, TMRO


    KRIVA PALLANKĖ

    1. Dimitrija Nikollovski, grupi i zgjedhėsve

    2. Dragi Trajēevski, LSDM +

    3. Apostol Dimitrovski, VMRO- Partia Popullore

    4. Arsenēo Aleksovski, VMRO-DPMNE +


    KRIVOGASHTANI

    1. Goran Karaviloski, LSDM +

    2. Toni Pashoski, PPBM

    3. Bllagoja Klekaēkovski, PSDM

    4. Vllado Despotoski, VMRO-DPMNE +


    KRUSHEVĖ

    1. Vanēu Naumoski, VMRO-DPMNE +

    2. Qemal Abazoski, PDSH dhe PPD

    3. Lefkija Gazhoska, LSDM +

    4. Nikolla Jovanovski, grupi i zgjedhėsve


    KUMANOVĖ

    1. Stoile Anastasovski, PSD

    2. Gjoshe Tushevski, grupi i zgjedhėsve

    3. Zoran Damjanovski, LSDM +

    4. Shenasi Xheladini, PDSH dhe PPD

    5. Orhan Jasharovski, LRM

    6. Miomir Kraljevski, VMRO- Partia Popullore
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Ne tetove do te zhvillohet nje beteje shume interesante ne mes Semi Hebibit dhe kandidateve partiake Hasbi Ljika dhe Vehbi Bexheti. SIpas disa sondazheve te fundit nga nje insitutit i njohur nderkombetar Semi hebibi udheheq me 40% kundrejt oponenteve te vete . Kjo flet se Tetova do te votoje kandidatin e pavarur Semi Hebibin qe del nga rradhet e ish ushtareve te UĒK-se te cilet nuk pajtohen me politiken aktuale te BDI-se po edhe me zhvillimet ne Maqedoni. Nese Semi hebibi fiton kjo dmth se Tetova do tu thote partive se eshte lodhur nga retortika boshe e tyre
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Zgjedhjet lokale nė Kosove mbahen mė 15 nėntor
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 12:19
  3. Kahet e strategjisė Serbe nė negociatat pėr statusin e Kosovės:
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •