Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Feja apo sekularizmi në shoqëri

    Feja dhe sekularizmi në shoqëri

    Sekularizmi dhe sekularizimi[i] është çështje e rëndë dhe komplekse që ngërthen në vete një spektër të tërë problemesh që i përkasin rrafshit individual, shoqëror dhe shtetëror. Ndonëse sekularizmi përkufizohet si ‘dëshira për këtë botë dhe botëroren’, duket se megjithatë përkufizimi më i mirë i kësaj shprehjeje është ndarja e politikës nga feja, përkatësisht themelimi i një sistemi qytetar në bazë të të përsiaturit sekular[ii], edhe pse edhe ky përkufizim është i mangët dhe i kufizuar. Po ashtu, duhet pa tjetër të thuhet se në sekularizëm racionalizmi është masë dhe kriter i veprimit. Po ashtu, sekularizmi nuk është vetëm shprehje politike apo shprehje ekskluzivisht ideologjike. Madje mbase suazat e tij tejkalojnë edhe shprehjen e modernizmit, i cili është esenca e të përsiaturit, politikës, ekonomisë dhe raportit të botës perëndimore, që janë të shtrirë nëpër tërë botën. Sikur, për shembull, kur flitet mbi sekularizimin e të përsiaturit, e gjatë kësaj nuk mendon se të përsiaturit profan është i ndarë nga religjioni. Në një libër me titull “Sekularizimi i të përsiaturit”, autorë të së cilës janë një grup autorësh (e më së shumti italianë), sekularizmi është ndodhi, krahas së cilës çdo gjë e ka humbur kuptimin e vet, apo për njeriun çdo gjë është bërë e pakuptimtë. Por, si e kanë komentuar ata këtu një shprehje përgjithësisht të njohur në këtë mënyrë të pakuptueshme?

    Zakonisht mendohet se sekularizimi në histori të njerëzimit është periudha e hyrjes në epokën e arsyes dhe të sendërtimit të progresit dhe të zhvillimit[iii] (dhe me këtë domethënie sekularizmi identifikohet me modernizmin), dhe si e këtillë kjo nuk është përsiatje e keqe dhe jokorrekte. Njeriu sekular vazhdimisht hulumton kah shkenca dhe dituria, sepse, sipas tij, sekularizmi atij i vetmi i jep strehim dhe mbrojtje dhe se analiza shkencore është analiza më e madhe, në nivel të dobisë dhe dëmit, e cila kujdeset për cakun dhe nuk zgjedh cakun, por kujdeset vetëm për mjetet për arritjen e cakut.[iv] Sekularizimi është rrjedha e historisë së Perëndimit dhe esenca e shoqërisë së re. Ai ka udhëhequr dhe, pak a shumë, gjithnjë udhëheq tërë botën perëndimore. Nëse këtu kemi përdorë togfjalëshin ‘pak a shumë’, kjo është për arsye se në zhvillimin in-telektual, lirinë dhe zhvillimin e botës aktuale, veçan gjatë disa dekadave të fundit, paralelisht me përpjekjen në zbulimin dhe themelimin e ‘kuptimit’, e pakuptimta gjithnjë edhe më shumë dhe edhe më shumë manifestohet deri në atë masë që, nëse zhvillimi dhe liria kanë qenë ndër idealet njerëzore në shekullin e XVIII, tash zhvillimi është sinonim me mirëqenien.[v]

    Sekularizimi nuk është kurrfarë forme e blasfemisë dhe e pafesë, atë nuk mund ta identifikojmë me çfarëdo ideologjie dhe pikëpamje kundrejt botës sikur që janë për shembull: materializmi, realizmi, naturalizmi, ekzistencializmi. Po ashtu, atë nuk mund ta kufizojmë në suaza të diskutimeve filozofike dhe të ideve të politikanëve. Sekularizimi i përket çdo vendi dhe tash ka gjetur vendin e vet në të gjitha viset e botës, dhe në këtë mënyrë është dakorduar me sytë dhe veshët njerëzor që mos ta venerojnë në tërë atë që gjendet në suaza të sekularizmit, dhe për këtë në botën e re mjaft dobët dëgjohet dhe kuptohet fjala fe.

    Në vendet dhe te popujt muslimanë sekularizmi hyri kryesisht në dy mënyra:

    1. Me anë të dominimit dhe presionit, gjatë luftërave të ndryshme, e sidomos gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, kur Perëndimi vuri nën kontroll botën muslimane dhe u përpoqë ta largojë islamin nga këto vende, sikur në Turqi, Marokë, Algjeri, Tunizi, Iran, Palestinë e të tjera, por edhe në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e vende të ngjashme.

    2. Ballafaqimi i dijetarëve dhe intelektualëve muslimanë me ata perëndimorë rezultoi me dy reaksione brenda muslimane: a) ata që insistojnë se duhet të hiqet dorë nga sistemet e deritashme dhe të aprovohet sistemi perëndimor; b) ata që insistojnë se për të shpëtuar nga sistemi perëndimor duhet të aprovohet sistemi socialist, në thelb materialist por jo sekularist, në vend të atij perëndimor sekularist. Të dy këto sisteme përjetuan humbje në botën muslimane, sikur në Turqi, Egjipt etj.

    Ekziston edhe mënyra e tretë, e kjo është që jeta jonë qytetare të zë fill në islam, i cili absolutisht nuk është sekular[vi], por në vete përfshinë edhe dimensionin vertikal edhe dimensionin horizontal, edhe atë sakral edhe atë profan, ku kriter është devotshmëria[vii], e gjyqtar absolut All-llahu.[viii]

    Nëse kohëve të fundit jemi dëshmitarë se ka lëshuar pe ashpërsia e këtij presioni,[ix] shkaku është në atë që shtresa iluzore, që e përshkoi sekularizmin, shkallërisht lëshon pe, dhe ajo që me ndihmën e kësaj shtrese ka qenë çdo gjë në një kohë, feja, përsiatja, ligji, dhe mënyra e jetës, vetë është bërë si një fakt kohor dhe historik.

    Disa ndoshta thonë se kundërvënia sekularizmit nuk nevojitet as nuk është efektive dhe duhet të presim që ajo vetëvetiu të zhduket. Madje nuk mund të thuhet se nuk mund të kundërshtohet sekularizmi për shkak se nuk është ideologji dhe besim. Këtu është synimi vetëm të ceket se është gabim nëse shpërfillim këtë problem të rëndësishëm dhe fundamental.

    Në raport me sekularizmin mund të kemi tri gjendje:

    E para: që t’u dorëzohemi ndodhive dhe t’i zbatojmë urdhëresat e saj, çfarëdo qofshin ato kundrejt nesh. Ky është fenomen i shtrirë dhe i përgjithshëm, si rezultat i inferioritetit dhe defetizmit vetjak. Sipas këtij opcioni njeriu redukohet në një fenomen krahas shumë fenomeneve, me të cilin njeriut i mohohet arsyetimi metafizik i ekzistimit të njeriut dhe i imponohet arsyetimi kozmologjik i ekzistimit të tij. Sipas këtij botëkuptimi njeriu mund të bëjë ç’të dëshirojë në aspektin individual, kurse pushteti nuk do të merret me orientimin dhe prirjet e njeriut, por me kontrollimin e lirisë njerëzore dhe personale, a ka shkelur individi të drejtat e të tjerëve në veprimet e individit apo grupit.[x]

    Raporti i dytë konsiston në atë që të bëhemi kundërshtarë të saj të rreptë dhe ta mohojmë me ashpërsi dhe agresivitet. Ky botëkuptim konstituohet tek ata të cilët nuk mund ta durojnë sekularizimin dhe e atakojnë atë nga bindja. Njerëzit e tillë duhet të jenë të vetëdijshëm se sekularizimi nuk është degë e zakonshme e hollë e një druri, që i frikësohet çdo ere, dhe nëse duhet të përdoret vrazhdësia dhe represioni, ajo posedon mjete të ndryshme represive, që do t’i përdorë kur do të jetë nevoja. Në të vërtetë, në vend të konfliktit me sekularizmin, duhet të tentojmë t’i shmangemi, e nga ana tjetër duhet punuar që ai të zëvendësohet si në pikëpamjen ideore dhe intelektuale ashtu edhe në pikëpamjen strukturale. Me këtë ai do të dobësohet dhe një ditë do të zhduket.[xi]

    Raporti i tretë konsiston në njoftimin, në njohjen e sekularizmit dhe në çlirimin nga dominimi i tij. Si mund të lirohemi nga sekularizmi dhe si mund ta njohim atë? Nuk do të mundet secili, që merret me studimin dhe hulumtimin e sekularizmit dhe sekularizimit t’i mësojë fshehtësitë e tyre dhe të lirohet nga ato. Në çdo botë mund t’i njohim ato gjera që i përkasin asaj bote, dhe për këtë arsye në botën e sekularizuar, për shembull, pyetja e shenjtë nuk kuptohet si duhet. Nga ana tjetër, çdo botë posedon bazamentin e vet, të cilin nuk mund ta njohim, edhe pse çdo gjë është e lidhur për këtë bazament dhe ky formon çdo gjë. Sekularizimi është bazament i botës moderne. Deri sa kjo botë eci rrugës së vet normale dhe natyrore, askush nuk ka pyetur ç’është sekularizmi. Tash është rënduar rrugëtimi i kësaj rruge dhe disa nga banorët e shpellës platonike të Perëndimit arritën të shikojnë edhe në anët tjera, u rrotulluan rreth vetes dhe dolën jashtë kësaj shpelle. Sekularizmin dhe sekularizimin mund ta njohim atëherë kur nuk jemi të varur prej tyre dhe kur nuk u përkasim atyre. Kjo është koha kur sytë, veshët, gjuhët dhe duart nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk flasin dhe nuk veprojnë sipas urdhëresës së tyre. Me fjalë të tjera, me lirim nga ai mund ta njohim thelbin e sekularizimit. [xii]

    Liria e botës perëndimore është liria nën protektoratin e sekularizimit dhe kjo liri është e kufizuar në të, edhe pse ky midis nuk është i vogël dhe nuk mund t’i mohojmë dhe përçmojmë këto liri. Mirëpo, me paraqitjen e krizës në botën aktuale, edhe këto liri janë rrezikuar. Kjo periudhë në të cilën çdo gjë është sekularizuar, ka përparësi në raport me periudhat tjera, por nuk mund të shpërfillim edhe rreziqet të cilat njëkohësisht mugullojnë nga ajo, e kjo është absolutizimi i ideve perëndimore, siç është rasti me veprimet e trendit të ri botëror, ku agresor është bota evroperëndimore apo veriu i pasur e viktimë bota muslimane apo jugu i varfër.[xiii] Edhe pse në këtë sekularizim i është kushtuar kujdes intereseve të njeriut në suaza të mendjes së re që gjurmon kah intereset, janë shpërfillur intereset e të vërtetës dhe është rrënuar shtëpia e gjuhës. Me këtë rrënim të gjitha gjerat janë në rrezik. Për këtë arsye, venerimi i të vërtetës mbi sekularizimin nuk është i ndarë nga njohja e të vërtetës mbi ardhmërinë dhe sado të hulumtohet dhe të studiohet çështja e sekularizimit, kjo është korrekte dhe e domosdoshme.[xiv]

    Ekzistojnë dy rrugë, dy mënyra për daljen dhe lëshimin e të përsiaturit sekular. Mënyra e parë është e dhunshme, që do të thotë se civilizimi sekular për shkak të problemeve të veta të shumta, si largimi i njeriut nga njeriu, përdorimi jokorrekt i potencialeve më bashkëkohore teknologjike, rrënohet dhe njerëzit largohen nga ky civilizim.[xv] Mënyra e dytë është fryt i mësimit, i njohjes dhe i zgjimit të njerëzve, të cilët do të kuptojnë se civilizimi sekular apo liberal është i keq dhe do të largohen nga kjo ideologji.[xvi] Ky është edhe fundi i modernizmit, i cili për bazë themelore kishte racionalizmin liberal, dhe kalimi në pasmodernizëm. Nëse do t’i bënim një analizë më të thellë lëvizjeve të tashme, do të shohim se shenjat e rënies së civilizimit sekular janë në dukje dhe pas rënies së sistemit socialist në tërë skenën politike botërore, radhën e ka civilizimi perëndimor. Zhvillimi i lartë industrial dhe shkencor në Perëndim nuk janë parametra se rënia e këtij civilizimi është e pamundur.[xvii] Përkundrazi. Mundësia për t’u larguar nga sekularizmi dhe struktura e tij e madhe sekulare është e mundshme.

    Në fund, suksesi i muslimanëve nuk qëndron në pranimin apo mospranimin e sekularizmit apo të …izmave të tjerë, por në çlirimin e njeriut më parë nga tradita magjike, mitologjike, animistike, pagane dhe nacional-kulturore, pastaj edhe në çlirimin e kontrollit sekular të synimit të ekzistimit të tij[xviii], e pastaj në kthimin tonë në suaza të sheriatit Hyjnor, që do të thotë ta pranojmë All-llahun Një, Krijues, Drejtues dhe Vigjilues Absolut.[xix]


    --------------------------------------------------------------------------------

    [i] Gjerësisht lexo: Syed Muhammed al-Naquib al-Attas, Implikimet e procesit global të shekularizmit (nga vepra: Islam and Secularism’, Kuala Lumpur, 1978), Takvim 1423-1424/ Kalendar 2003, Prishtinë, 2002, fq. 167-183.

    Këtë shkrim mund ta lexoni edhe në: Novi Mual-lim – revistë për edukim dhe arsimim, nr. 6 / 2001, Sarajevë.

    [ii] M. Xh. Larixhani, Sekularizam je svetovno razmisljanje, në: Nur – casopis za kulturu i islamske teme, nr. 11/ 1996, Beograd, fq. 35. Për përkufizimet e sekularizmit shih: S. M. N. al-Attas, op. cit., fq. 24 – 25.

    [iii] Disa mendojnë se sekularizmi kohësisht përkon me reformizmin gjerman … , sipas: Ekrem Murtezai, Fjalor i feve, Prishtinë, 2000, fq. 446; Të tjerët mendojnë se sekularizmi rrjedhë nga epoka e renesansës, duke u zhvilluar më tej. Shih: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 35. Elemente të caktuara të të përsiaturit sekularist vërejmë edhe në Greqinë antike.

    Për rrjedhën shpirtërore dhe historike të sekularizmit gjatë historisë shih: S. M. N. al-Attas, op. cit., fq. 25 –28.

    [iv] Shih: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 36.

    [v] M. N. Esfahani, Sekularizam i kultura, në: Nur – casopis za kulturu i islamske teme, vol. V, no. 11/1996, Beograd, fq. 4 –5.

    [vi] Shih: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 38.

    [vii] “Më fisniku tek All-llahu është ai i cili më së shumti i ruhet Atij …” (El-Kur’an, El-Huxhurat, 13).

    [viii] “A nuk është All-llahu më i drejti gjykatës.” (El-Kur’an, Et-Tin, 8).

    [ix] Presioni ka marrë dimensione të tjera, më shkatërrimtare, më rrënuese, më të drejtpërdrejta, sepse siç duket filozofia sekulariste, në emër të globalizmit, nuk ka kohë të presë rezultatet e sekularizmit në mënyrë indirekte, dhe ka mësyrë aksione ushtarake, me moton biblike: kush s’është me mua është kundër meje, e kush është kundër meje, ai so të luftohet deri në shkatërrim. Shembulli i Afganistanit, i Irakut, i Filipineve, i Kosovës dhe i shumë shteteve muslimane është tipik.

    [x] M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 36.

    [xi] M. N. Esfahani, op. cit., fq. 4 – 5; Krhs.: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 37- 38.

    John L. Esposito, në veprën e tij studioze, Islamska prijetnja mit ili stvarnost, Zivinice, 2001, fq. 67 – 98, dallon katër gjendje të muslimanëve kundrejt kolonialistëve jomuslimanë: 1. Refuzimin, 2. Abstenimin, 3. Sekularizimin dhe perëndimizimin dhe 4. Modernizmin islam.

    [xii] M. N. Esfahani, op. cit., fq. 4 –5.

    Shumë lëvizje muslimane u përpoqën t’i kundërvihen shkatërrimit sistematik evroperëndimor, por mendoj deri tash nuk ofruan program serioz për çlirim të gjithanshëm. Këtë nuk e ofruan as moder-nizmi, as reformizmi, madje as socializmi aq i trum-betuar arab. Në rrafshin intelektual themele solide ofrojnë: Muhammed Ikbal, Fazlur Rahman, El-Mew-dudi, Hasan el-Benna, Sejjid Kutub, Muhammed Nekib el-Attas, Sejjid Husein Nasr e të tjerë. Në rrafshin praktik, politik dhe ekonomik, përkundër ekzistimit të disa opcioneve, në horizont ende nuk kemi qasje serioze. Shih një elaborim serioz të kon-ceptimit të këtyre çështjeve: Ahmet Davutoglu, Vetëperceptimet e qytetërimeve, Prishtinë, 2002.

    [xiii] Ali Bulaç, Islami dhe demokracia, teokracia dhe totalitarizmi, Shkup, 1998; Krhs.: Muhamed Filipovic, Islam i teror, Sarajevë, 1423/2002.

    [xiv] Gjatë të kaluarës dyshekullore S. H. Nasr, në aktivitetin brenda musliman identifikon forcat dhe trajtat, që mund të grupohen në katër grupe kryesore: 1) Modernizmin, 2) Mesianizmin, 3) Fundamentalizmin dhe 4) Islamin tradicional. Shih gjerësisht për aspektet e islamit tradicional dhe modern dhe raportet e tyre me modernizmin dhe sekularizmin: Seyyed Hossein Nasr, Tradicionalni islam u modernom svijetu, Sarajevë, 1994, veçan faqet: 281-284.

    [xv] M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 38.

    [xvi] Shih: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 38.

    [xvii] Ka kohë që disa intelektualë perëndimorë kanë tërhequr vërejtjen në prirjet destruktive të kulturës dhe civilizimit perëndimor dhe në pasojat destruktive të tij, siç janë Osvald Spengleri (Shkatërrimi i Perëndimit), Martin Hajdegeri, Rozhe Garodi e të tjerë.

    [xviii] Gjerësisht lexo: Syed Muhammed al-Naquib al-Attas, op. cit., fq. 31,

    [xix] “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë.” (El-Fatihatu, 5).

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Seyd Muhammed al-Naquib Al-Attas

    Implikimet e procesit global të sekularizmit

    Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se sekularizmi nuk është i kufizuar vetëm mbi botën e Perëndimit dhe së këndejmi duhet të dimë se përvoja e atij vendi dhe raporti kundrejt kësaj shfaqjeje në të vërtetë janë më këshillues për muslimanët. Islami në këtë rast nuk i ngjason kristianizmit, sepse sekularizmi, i cili, gjithashtu, në mënyrë të caktuar, sot është i pranishëm edhe në botën islame, nuk ka ndikuar dhe nuk do të ndikojë qenësisht në besimin tonë ashtu si ndikon ai në njeriun e Perëndimit. Por, problemet që rrjedhin nga sekularizmi, ndonëse nuk janë të njëjtë sikur ata që e trondisin Perëndimin, sigurisht që kanë shkaktuar mjaft konfuzion në mjedisin tonë. Gjendja në mjedisin tonë mund të konsiderohet, natyrisht, kritike nëse kemi parasysh se shoqëria muslimane përgjithësisht është e pavetëdijshme për implikimet e procesit të sekularizmit. Së këndejmi është me rëndësi esenciale që të fitojmë fotografinë e qartë të sekularizmit pikërisht nga ata të cilët e njohin problemin dhe të cilët janë të vetëdijshëm për të.


    Sekularizmi – ‘nxjerrja e njeriut nga kontrolli religjioz dhe metafizik’


    Termi sekular, nga latinishtja saeculum qartë përcakton konotacionin dual të kohës dhe të vendit; të kohës që ka të bëjë me tash dhe e tanishme dhe vendit që ka të bëjë me botën dhe botëroren. Kështu, pra, saeculum d.m.th. ky shekull apo koha e tanishme, që ka të bëjë me gjësendet dhe ndodhitë në këtë botë, e po ashtu d.m.th. edhe ndodhitë bashkëkohore. Theksi i domethënies vëhet në kohën apo në periudhën e caktuar në botë, të kundruara në proces historik. Koncepti i sekulares ka të bëjë me gjendjen e botës në këtë kohë apo periudhë të caktuar. Qysh këtu vërejmë embrionin e domethënies e cila lehtë, natyrisht dhe logjikisht është zhvilluar në kontekstin ekzistencial të botës gjithëndryshuese në të cilën ndodh përfytyrimi mbi relativitetin e vlerave njerëzore. Ky konotacion kohoro-hapësinor i përcjellë në koncept të sekulares historikisht është zhvilluar nga përvoja dhe vetëdija të krijuara me fuzionimin e traditës greko-romake dhe judaiste në kristianizmin e Perëndimit. Ky është ai fuzionimi i elementeve ndërsjellësisht kundërshtuese të pikëpamjes heleniste dhe hebraike mbi botën e cila me fuqi është inkorporuar në kristianizëm, që teologët dhe intelektualët modernë kristianë e përcaktojnë si problem. Ata këtë e konsiderojnë problematike për shkak se pikëpamjet paraprake në esencë kanë qenë hapësinor – social, deri sa të tjerët kanë qenë kohor – temporal në anë masë sa që në lidhje me këtë konfuzioni i krijuar është bërë burim i problemeve të tyre epistemiologjike, e me vetë këtë edhe problemeve teologjike. Pasi që bota në kohën më të re gjithnjë e më shumë përcaktohet dhe kuptohet si historik, theksimi i aspektit të saj temporal ka rëndësi gjithnjë e më të madhe. Nga ky shkak ata gjithnjë e më shumë angazhohen në theksimin e koncepcionit të vet të vizionit hebraik të ekzistimit të cilën e konsiderojnë më të përshtatshme me frymën e kohës, deri sa atë heleniste e konsiderojnë si fatale dhe gabim vendimtar.
    Sekularizmi është përkufizuar si nxjerrje e njeriut “së pari nga kontrolli religjioz, e pastaj edhe metafizik nga shkaku dhe gjuha e tij” (e marrë nga teologu holandez Cornelis van Peursen, i cili mbanë katedrën e filozofisë të Universitetit në Leiden; Këtë përkufizim e ka cituar teologu harvardas Harvey Cox në veprën e vet Qyteti sekular, New York, 1963, fq. 2). Ky është “çlirimi i botës nga konceptimet religjioze dhe kuazireligjioze të vetvetes, shkapërderdhja e të gjitha pikëpamjeve të mbyllura mbi botën, thyerja e të gjitha miteve dhe simboleve mbinatyrore …”, defatalizimi i historisë, e njohjes së njeriut se bota është në duart e tij dhe se më nuk mund ta fajësojë (jo)fatin për shkak të kësaj që ai vetë bën me botën … Ky është njeriu i cili kujdesin e tij nga botat tjera e orienton drejt kësaj bote dhe kësaj kohe. Sekularizmi nuk përfshinë vetëm aspektet politike dhe sociale të jetës, por ai pashmangshëm përfshinë edhe aspektet e tij kulturologjike. Ai implikon “një proces historik, gati sigurisht ireverzibil, në të cilën shoqëria dhe kultura nga tutoria janë shndërruar në kontroll të religjionit dhe pikëpamjeve të mbyllura metafizike mbi botën.” Ky është ‘përparimi çlirues’, kurse produkti skajor i sekularizmit është relativizmi historik. Së këndejmi, sipas tyre, historia është proces i sekularizmit.

    Procesi i evolucionit të vetëdijes njerëzore nga ‘infantiliteti’ deri te ‘pjekuria’

    Komponentat integrale të sekularizmit janë zhdehja e natyrës, desakralizimi i politikës dhe dekonsekracioni i vlerave. Me nocionin ‘zhdehja e natyrës’ - vetë termi dhe koncepti janë marrë nga sociologu gjerman Max Weberi - nënkuptohet çlirimi i natyrës nga ngjyrimet e religjiozes, që kyq edhe mënjanimin e frymës animistike, të hyjnive dhe magjisë nga bota e natyrës, të ndarë prej Zotit dhe distancimi i njeriut prej tij. Kështu njeriu natyrën më nuk mund ta konsiderojë vepër të Zotit që njëkohësisht i lejon që kundrejt saj të sillet lirisht, se e shfrytëzon në pajtim me nevojat dhe planet e veta duke krijuar kështu ndryshime dhe progres historik.
    Me nocionin ‘desakralizimi i politikës’ konsiderohet abrogimi i legjitimitetit sakral të fuqisë dhe pushtetit, që është parakusht i ndryshimit politik, me vetë këtë edhe të ndryshimit social, me çka përshpejtohet domosdoshmëria e procesit historik.
    Sa i përket termit ‘dekonsekracioni i vlerës’, me këtë nënkuptohet kthimi i kalueses dhe relatives, të gjitha pjesëve të kulturës dhe çdo sistemi të vlerave i cili, sipas tyre, përfshinë religjionin dhe pikëpamjet mbi botën të cilët kanë rëndësi të pashmangshme dhe skajore. Në këtë mënyrë historia – ardhmëria është e hapur për ndryshime, kurse njeriu është i lirë që këto ndryshime t’i krijojë dhe vetveten ta zhyti në atë proces ‘evolutiv’.
    Raporti i këtillë kundrejt vlerave kërkon që njeriu – sekularist pjesërisht të bëhet i vetëdijshëm për relativitetin e pikëpamjeve dhe besimit të tij vetjak. Ai duhet të jetojë me njohurinë se principet dhe kodekset e mirësjelljes që kanë udhëhequr me jetën e tij me kohë dhe gjatë brezave do të ndryshohen. Ky raport kërkon atë që ata e quajnë pjekuri, dhe kështu edhe sekularizmi është proces i evolucionit të vetëdijes njerëzore nga gjendja e infantilitetit deri te gjendja e pjekurisë, kurse është definuar si mënjanimi i varësisë juveniliane nga çdo shkallë e shoqërisë…, procesi i “pjekjes dhe presupozimit të përgjegjësisë …, refuzimi i mbështetjes fetare dhe metafizike dhe vënia e njeriut në vendin e vet.” Gjithashtu thonë se ky ndryshim i vlerave është fenomen i ‘konversionit’, i cili përsëritet dhe i cili zhvillohet në “interakcion të veprimit të historisë mbi njeriun dhe të njeriut mbi historinë”, që ata e quajnë përgjegjësi, përkatësisht miratimi i përgjegjësisë së pjekur.


    Relativizimi i të gjitha vlerave në religjionin e sekularizmit

    Duhet të theksojmë se ekziston dinstinkcioni ndërmjet sekularizimit dhe sekularizmit. Sekularizimi implikon proces të kontinuuar dhe të hapur në të cilin vlerat dhe pikëpamjet mbi botën në mënyrë kontinuitive revidohen në pajtim me ndryshimet ‘evolutive’ në histori. Sekularizmi, si religjion, projekton një pikëpamje të mbyllur mbi botën dhe sistem absolut të vlerave në pajtim me synimin ultimativ historik, të cilat për njeriun janë me rëndësi kapitale. Sekularizmi, sipas tyre përcakton ideologjinë. Ndonëse ideologjia çfarë është sekularizmi, sikur edhe procesi si sekularizimi, gjithashtu e zhdehin natyrën dhe e desakralizojnë politikën, ato kurrë në tërësi nuk i dekonsekruojnë vlerat sepse konstituojnë sistemin e vet të vlerave me qëllim që ai të konsiderohet për absolut dhe përfundimtar, për dallim nga sekularizmi i cili relativizon të gjitha vlerat dhe prodhon ‘çiltëri’ dhe liri të domosdoshme për veprimin njerëzor dhe historinë. Për këtë arsye ata sekularizimin e konsiderojnë kanosje të sekularizmit dhe me këmbëngulje theksojnë se duhet me vëmendje ta përcjellin dhe ta rishqyrtojnë dhe ta pamundësojnë që ai të bëhet ideologji shtetërore. Sekularizimi, sipas mendimit të tyre, shënon veprimet e brendshme të ‘evolucionit’ njerëzor. Konteksti në të cilin ndodh sekularizimi është civilizimi urban. Struktura e jetës së bashkësisë, konsiderojnë ata, ka evoluar prej asaj primitive deri te ajo fisnore – prej fshatrave deri te qytetet dhe metropolat, dhe këtë në faza - nga grupimi primitiv shoqëror deri te shoqëria komplekse të masave. Shikuar në kontekstin e jetës së njeriut, apo evolucionit të njeriut, kjo i korrespondon ‘zhvillimit’ të njeriut nga infantilja deri te pjekuria. Civilizimi urban është kontekst në të cilin ndodh aftësimi i njeriut, duke e trajtësuar formën e civilizimit dhe duke u bë vetëm prej saj e trajtësuar.
    Përkufizimi i sekularizmit, i cili perceptimit tonë ia përshkruan karakterin e tij të mirëfilltë, saktë korrespondon me atë që ndodh në jetën shpirtërore, racionale, fizike dhe materiale të njeriut të Perëndimit dhe kulturës dhe civilizimit të tij. Pohimi se sekularizmi ka rrënjët në besimin biblik nuk ka pikëmbështetje në faktet historike. Sekularizmi nuk ka fundament në besimin biblik por në interpretim të besimit biblik nga ana e njeriut të Perëndimit. Ai nuk është fryt i Ungjillit por është fryt i historisë së gjatë të konfliktit filozofik dhe metafizik të pikëpamjes religjioze dhe të pastër racionaliste mbi botën e njeriut të Perëndimit. Ndërvartësia e interpretimit dhe pikëpamjes mbi botën vepron në histori për shkak se për njeriun e Perëndimit e vërteta apo vetë Zoti janë të inkarnuar në njeriun, kohën dhe historinë.


    Ndarja e fetares prej temporales - betejë e humbur kundër forcave sekulare

    Nga të gjitha religjionet e mëdha të Botës vertëm kristianizmi selinë e vet nga Jerusalemi e vendosi në Romë, duke simbolizuar me këtë edhe vesternizimin (perëndimizimin) e kristianizmit dhe përfshirjen e shkallërishme dhe suksesive të elementeve të Perëndimit të cilët në histori shkallërisht kanë prodhuar dhe përshpejtuar momentum të sekularizmit. Kanë ekzistuar, dhe ende ekzistojnë, nga pikëpamja e islamit, dy kristianizma: burimor, përkatësisht i drejtë, dhe versioni i tij perëndimor. Kristianizmi burimor dhe i drejtë është në harmoni me islamin. Ata që para shpalljes së islamit besonin në mësimet burimore dhe të mirëfillta të Isait a. s. qenë besimtarë të vërtetë (mu’min dhe muslim). Pas shpalljes së islamit nëse ata e dinin esencën e tij dhe nëse besimi (iman) dhe nënshtrimi (islam) i tyre qenë të vërteta dhe të sinqerta, i janë bashkangjitur ithtarëve të islamit. Ata të cilët nga vetë fillimi ndryshuan mësimet burimore dhe hoqën dorë nga mësimet e vërteta të Isait a. s. qenë iniciatorë dhe themelues të kristianizmit të Perëndimit, kristianizmin çfarë ne e njohim sot. Pasi që shkrimi i shenjtë – Ungjilli (Inxhili) i tyre, pjesërisht është ndryshuar, d.m.th. është shtrembëruar në raport me shpalljen e vërtetë të Isait a. s., Kur’ani i kategorizon si Ithtar të Librit (Ehl’ul-Kitab). Ndër ithtarët e Librit, dhe në raport me kristianizmin e Perëndimit, ata të cilët privatisht mbetën të përkushtueshëm besimit në një Zot dhe në Pejgamberin e Tij Isain a. s., të cilët rregullisht e lutën Zotin dhe vepruan vepra të mira ashtu si ndienin se është në pajtim me besimin, dhe të cilët në besimin e këtillë në të vërtetë nuk ishin të vetëdijshëm për islamin, këta janë ata që Kur’ani sipas dashurisë së All-llahut të madhëruar i quan për mu’minë më të afërm në islam (El-Maidetu, 85-88).
    Për shkak të këtij konfuzioni të kushtëzuar me përshkimin e elemeneteve perëndimore, religjioni nga vetë fillimi dhe gjatë zhvillimit të vet në mënyrë rezolute i është kundërvënë duke degëzuar mësimin burimor dhe të vërtetë të kristianizmit. As hebraikët as kristianët burimor nuk e kanë kuptuar as njohur të ashtuquajturin radikalizëm fetar të tanishëm çfarë ne po e njohim në kuptimin modern pas zhvillimit dhe sekularizimit të kristianizmit të Perëndimit. Faktet e padiskutueshme historike kristianizmin e hershëm e paraqesin si kundërshti konzistente sekularizmit, kurse kjo kundërthënëshmëri, e kushtëzuar me përçmimin e natyrës dhe me lakuriqësimin e tij, lakuriqësimin e domethënies së tij shpirtërore dhe teologjike (që është vazhduar gjatë historisë së tij të humbjes së betejës kundër forcave të sekularizmit) paradoksalisht është fortifikuar në vetë themelin e kristianizmit të Perëndimit. Ndarja e kishës prej shtetit – fetares prej temporales – kurrë nuk ka qenë rezultat i tentimit që në një pjesë të kristianizmit të futet sekularizmi. Përkundrazi, ky ka qenë rezultat i qëndrimit sekular filozofik të Perëndimit të orientuar kundër asaj që konsiderohet cenim antisekular i kishës ambivalente, të themeluar në mësimet e religjionit ekletik. Për kristianizmin ndarja ka paraqitur status quo në humbjen e betejës kundër forcave sekulare. Kurse madje (edhe) ky status quo shkallërisht ka eroduar ashtu që sot religjionit i ka mbetur shumë pak hapësirë që të luaj ndonjë ndonjë rol më të rëndësishëm shoqëror apo politik në shtetet sekulare të Perëndimit.


    Perëndimizimi i kristianizmit - fillimi i sekularizimit të tij

    Për dallim prej sekularizmit, kristianizmi gjithnjë ka predikuar pikëpamjen ‘e mbyllur’ metafizike mbi botën dhe nuk i ka dekonsekruar njëmend vlerat duke i kyqur edhe idhujt edhe ikonat, por i ka asimiluar në karakterin e tij vetjak. Për më tepër, ai vetëdijësisht e ka kyqur veten në legjitimimin sakral të fuqisë dhe pushtetit politik, që është anatemë për procesin e sekularizimit. Perëndimizimi i kristianizmit atëherë kishte domethënie të fillimit të sekularizimit të tij. Sekularizmi është rezultat i aplikimit të shtrembër të filozofisë greke në teologjinë dhe metafizikën perëndimore, qysh në shekullin e XVII. Logjikisht, ky proces solli në revolucionin shkencor të cilin e enuncoi Descartesi, i cili ia hapi dyert dyshimit dhe skepticizmit, kurse suksesivisht, në shekullin XVIII, por edhe në kohën tonë, ateizmit dhe agnosticizmit, utilitarizmit dhe materializmit dialektik, evolucionizmit dhe historicizmit. Kristianizmi u përpoq t’i kundërvihet sekularizmit, por pa sukses, kurse rreziku është në atë që nuk arrinë ta përmbajë e tash teologët influencues modernistë i thërrasin kristianët që edhe vetë t’i bashkangjiten sekularizmit. Pohimi i tyre i supozuar se si procesi historik, i cili botën e bëri sekulare i ka rrënjët në besimin biblik dhe se kjo është fryt i Ungjillit, duhet të perceptohet si një mënyrë mirë e menduar se kristianizmi i Perëndimit të përpiqet të zgjidhet nga dilemat e veta. Ndonëse ky tentim pa dyshim është i shkathët, ai njëkohësisht është edhe vetëdestruktiv sepse ky pohim medoemos shpie drejt akuzës se gjatë dy mileniumeve të kaluara kristianët, duke i inkuadruar edhe apostujt, shenjtorët, teologët, teortetikët dhe dijetarët e tyre shtrembërisht e kuptuan dhe shtrembërisht e interpretuan Ungjillin, duke bërë me këtë mëkat fatal dhe duke i shpënë kristianët në rrugë të shtrembër të historisë së tyre shpirtërore dhe intelektuale. Kurse këtë pikërisht po e flasin ata që këtë pohim po e shqiptojnë. Nëse ajo që ata e thonë akceptohet si valide, atëherë, ata dhe kristianët përgjithësisht, si mund të jenë të sigurtë se kristianët e hershëm dhe ithtarët e tyre gjatë shekujve, të cilët gabimisht e kuptuan, gabimisht e interpretuan dhe gabimisht vepruan kundrejt një çështje të këtillë të rëndësishme, madje vendimtare, sikur që është ai mesazhi sekular i Ungjillit dhe misioni sekularizues i kishës, po ashtu nuk e kuptuan gabimisht, interpretuan gabimisht dhe vepruan gabimisht kur është fjala për çështjet vitale të religjionit dhe vetë besimit, doktrinën e Trinitetit, doktrinën e Ringjalljes dhe të Shpëtimit, dhe formulimin dhe konceptimin e Shpalljes? Meqë për ta do të duhej të ishte absolutisht dhe në mënyrë vitale e rëndësishme të besojnë se si informatat e kristianëve të parë mbi natyrën e Zotit, i cili Vetë u është zbuluar, qenë të sakta, do të ishte e padobishme që të tentojnë ta tejkalojnë këtë problem me besimin në ‘evolucionin’ njerëzor dhe historinë sepse ne nuk mund ta pranojmë përgjigjen të bazuar vetëm në përvojën subjektive dhe të vetëdijes dhe në supozimet ‘shkencore’ ku nuk ekzistojnë kriteret e dijes dhe të sigurisë. Këtë që ata e thonë do të thotë se Zoti Shpalljen e Vet e ka dërguar, apo Vetë i është shpallur njeriut deri sa ai ishte në fazën ‘infantile’ të ‘evolucionit’ të vet. Atëherë ky njeriu ‘infantil’ e interpretoi shpalljen dhe e konceptoi atë në format dogmatike dhe doktrinare duke ua shprehur atyre fenë e tyre. Më vonë, kur është ‘pjekur’ njeriu, ai ka konstatuar se si konceptualizmi dogmatik dhe doktrinar i njeriut ‘infantil’ më nuk janë mjaft adekuate që ta shprehin fenë e tij në kohën e tij, ashtu që ai duhet t’i zhvillojë si i ka zhvilluar. Në të kundërtën ato do të ishin të mangëta, përkatësisht joadekuate. Kështu ata mbesin në qëndrimin se konceptualizimet dogmatike dhe doktrinare kanë ‘evoluar’, por jo për atë se nga vetë fillimi janë medoemos joadekuate, por për atë se, si është ‘zhvilluar’ njeriu, ato bëheshin joadekuate nëse nuk janë zhvilluar në mënyrë përkatëse. Kjo, sipas mendimit tonë, nuk e zgjidh problemin e relativitetit të informimit mbi Shpalljen, për më tepër kjo ka qenë vepër e njeriut “infantil”. Madje, kjo mënyrë e lidhshmërisë së religjionit me teorinë e evolucionit të zhvillimit logjikisht shpie drejt një rezonimi qarkullues. Përse Zoti do të dërgonte Shpalljen apo edhe përse Vetë do T’i zbulohej njeriut ‘anfantil’ e jo atij ‘të pjekur’, veçanërisht kur Ai, i cili njeriun edhe e krijoi, është dashur ta dijë në çfarë stadiumi të zhvillimit ishte njeriu në çastin e Shpalljes? Madje as njeriu një porosi të tillë me rëndësi vitale nuk do t’ia dërgonte infantit, as që do t’i zbulohej atij. Ata do të mund të thonin se si e ka bërë këtë Zoti që te njeriu të inicojë procesin e ‘pjekjes’ dhe që njeriu, kur të ‘zhvillohet’ deri në ‘pjekuri’, të aftësohet ta mësojë natyrën dhe cakun e vet të mirëfilltë. Por as atëherë, në këtë fazë gjoja të ‘pjekurisë’ të kësaj epoke moderne, sekulare, njeriu i Perëndimit nuk ka dije përkatëse mbi Zotin dhe ende sikur i verbëti prek rreth vetes duke E kërkuar. Duket se njeriu i perëndimit i cili beson në këtë version të kristianizmit duhet pa tjetër ose të pranojë se njeriu ende është ‘infantil’, ose që konceptualizimi kristian prej vetë fillimit është medoemos joadekuat. Sa i përket vetë Shpalljes, ata nuk mund t’i shmangen dyshimit se versioni i tyre i Shpalljes është shënuar dhe transmetuar në mënyrë relevante, sepse ekzistojnë edhe burimet tjera, përveç Barnabës dhe etërve paranikejas dhe postnikejas, të cilët janë në kundërthënie me formulimin mbi të cilën zë fill sot versioni ‘zyrtar’ i kristianizmit.


    Ideja perëndimore mbi përparimin kulturologjik

    Njeriu i Perëndimit gjithnjë i ka inklinuar mendimit se kultura dhe civilizimi i tij është produkt i përparimit kulturologjik të njeriut. Kjo është pikërisht ajo mënyra në të cilën ata, duke besuar edhe në teoritë vetjake absurde mbi evoluimin e njeriut, e shohin historinë dhe zhvillimin e njeriut sikur edhe religjionin dhe përvojën religjioze dhe vetëdijen. Ne, ndërkaq, nuk pranojmë që ata kështu dhe në këtë mënyrë flasin edhe në emrin tonë. Sekularizmi i cili qartë e përshkruan natyrën e tij të vërtetë kur e përdorë në përshkrimin e njeriut të Perëndimit dhe kulturës dhe civilizimit të tij nuk mund të pranohet si e vërtetë nëse ajo synon të jetë përshkrim i asaj që ndodh në botë në të cilën ajo gjithashtu aplikohet dhe ka të bëjë edhe në islamin dhe muslimanët, e, madje, mbase, edhe në religjionet tjera orientale dhe në ithtarët e tyre. Islami në tërësi refuzon çfarëdo ngjashmërie me konceptin e sekulares, sekularizimit apo sekularizmit sepse ata nuk janë karakteristikë e tij, dhe në cilin do kuptim tjetër plotësisht i janë të huaj. Këto koncepte janë natyrore dhe i përkasin vetëm historisë intelektuale të përvojës dhe vetëdijes religjioze perëndimore-kristiane. Mendimi se religjioni po përjeton ‘zhvillimin’ së bashku me ‘evolucionin’ e njeriut në rastin e tyre është i saktë vetëm aq sa është i mirëfilltë sekularizmi dhe i konceptuar si zhvillim në përvojën dhe vetëdijen e tyre. (Madje edhe filozofia në Perëndim gjithnjë e më shumë po trajtohet si e pafuqishme ta jap përgjigjen përfundimtare në çështjen e tyre permanente mbi të vërtetën. Filozofia po përpiqet ta sqarojë vetëm perspektivën e të vërtetës së kohës në të cilën kriza apo e vërteta po ndodhin, dhe së këndejmi tash është trajtuar për ‘shkencë të hapur’. Përfaqësuesit e këtij qëndrimi janë në tërësi përfaqësues të frymës së sekularizmit, i cili kërkon ‘hapje’ në çdo vizion të së vërtetës. Shih për shembull: G. A. Rauche, Alternativat bashkëkohore filozofike dhe krizat e të vërtetës, Den Hag, 1970). Këtë e themi nga shkaku që, ndonëse kristianizmi i Perëndimit zë fill në Shpallje, ai nuk është fe e shpallur në atë kuptim në të cilin këtë është islami. Sipas islamit, doktrinat bazore të kristianizmit të Perëndimit si Triniteti, Ringjallja dhe Shpëtimi dhe detajet tjera të dogmës që i përkasin atyre, vetëm janë kreacione kulturore të cilat Kur’ani kategorikisht i refuzon si të frymëzuara prej All-llahut të madhëruar. Dhe jo vetëm Kur’ani, por edhe burimet tjera që burojnë nga vetë kristianizmi i hershëm! Natyrisht, Kur’ani konfirmon se All-llahu i madhëruar i ka dërguar Isait a. s. Shpallje në formën të njohur si El-Inxhil (Ungjilli) njëkohësisht duke kontestuar autenticitetin e shpalljes çfarë është përcjellë nga pasuesit e disa nxënësve të tij. Sipas Kur’anit, Isai a. s. i qe dërguar si kasnec popullit (fëmijëve) të Izraelit me mision që t’i përudhë në mënyrë që ta përmirësojnë shmangien e tyre nga Besëlidhja me Zotin, dhe konfirmimin e atij paraprakut me Besëlidhje të re. Është dërguar që të përcjellë porosinë mbi Lajmin e gëzueshëm (Ungjillin) dhe ardhjen e paraprijësit të fesë universale (islamit) të cilën do ta përcjellë Mësuesi i madh, emri i të cilit është theksuar si Ahmed (Muhammed). Kjo Besëlidhja e dytë do të duhej të vlente deri te shpallja e islamit, kur Shpallja Përfundimtare dhe Komplete do t’i abrogojë të gjitha parapraket (El-Maideh: 49, 75, 78, 119-121; Ali Imran: 49-51; 77-79; En-Nisa’: 157, 171; Et-Tewbeh: 30-31; Err-Rra’d: 38-39; Es-Saff: 6,9; El-Bekaretu: 106, 135-140; Saba: 28). Pra, si është theksuar në Kur’an, All-llahu i madhëruar nuk e dërgoi Isain a. s. të themelojë fe të re të quajtur kristianizëm. Disa nga shokët dhe apostujt e Jezusit, duke e inkuadruar edhe Palin, qenë ata që hoqën dorë nga shpallja burimore dhe mësimi i vërtetë të mbështetur në të dhe të cilët filluan të predikojnë fe të re, duke konstituar edhe themelet e saj, e cila më vonë u quajtë kristianizëm. Në tërë këtë, vetë fakti se kristianizmi nuk ka ligj të shpallur (sheri’at), të shprehur në doktrinë, të folur apo në mënyrë të të jetuarit ose të mirësjelljes të vetë Jezusit (Isait a. s.) është indikacion më sinjifikues se kristianzimi që është zhvilluar në religjion të ri nuk është prezentuar kështu nga themeluesi i tij, as si i tillë është autorizuar nga Zoti i cili e ka dërguar. Për këtë shkak, kristianizmi, i cili në esencë është krijuar nga njeriu, shkallërisht ka zhvilluar sistemin e saj të ritualeve nëpërmjet asimilimit të elementeve nga kulturat dhe traditat e huaja, por edhe duke krijuar fabrikimet e veta. Pasi që nuk posedon Ligj të shpallur, ajo u detyrua t’i asimilojë ligjet romake, e pasi që nuk posedonte koncept koherent mbi botën të projektuar në Shpallje, është dashur të huazojë elemente nga mendimet greko-romake dhe, më vonë, nga kjo të konstruojë teologjinë dhe metafizikën e vet. Ai shkallërisht ka konstrukuar kozmologjinë e vet specifike kristiane, kurse arti dhe shkenca e tij janë zhvilluar brenda një universumi dhe koncepti të veçantë, kristian mbi botën.
    Nga vetë fillimi, kristianizmi i Perëndimit, tashmë siç kemi thënë, ka rënë nën ndikimin e Romës, të shkrira me filozofinë dhe pikëpamjen aristoteliane mbi botën sikur edhe me elementet tjera perëndimore të cilët shkallërisht ‘e kanë tëhuajësuar’ natyrën duke ia marrë çdo domethënie shpirtërore. Ky gjymtim dhe lakuriqësim i natyrës, i redukuar në ‘gjësendin’ e pastër pa kurrfarë domethënie sakrale, gjithësesi qe elementi bazor, që e lëvizi procesin e sekularizmit në kristianizmin e Perëndimit dhe në Perëndim.


    Desakralizimi i politikës

    Sipas mendimit tonë, koncepti perëndimor i religjionit nuk bën pjesë në kategorinë e fesë së shpallur në kuptimin strikt çfarë mund të aplikohet kur është fjala për Islamin. Nuk mund ta pranojmë (do ta cekim një shembull scientistik) kategorizimin e kristianizmit Nathana Soedrebloma, i cili, sipas tipologjizimit të vet të religjionit, kristianizmin e shpjerë nën kategorinë e religjioneve të shpallura (shih veprën e tij Natyra e Shpalljes, Londër, 1933.). Feja e shpallur, sipas konceptimit tonë, nga vetë fillimi është komplete dhe e përkryer (për njerëzinë). Edhe Kur’ani thotë se islami tashmë është komplet dhe i përkryer për njerëzinë, dhe ky citat është substancuar në histori nga vetë fillimi i tij. Emri islam fesë i është dhënë prej fillimit, sikur që emri muslim(an) prej vetë fillimit ka përcaktuar pasuesit e tij. E vetë Shpallja është kompletuar gjatë jetës së Pejgamberit a. s., i cili atë edhe vetë e ka aplikuar dhe parimet e së cilës i ka ndërtuar në doktrinën, idenë, fjalët dhe veprën e vet (sunnet). Madje edhe as’habët dhe bashkëkohësit e tij kanë jetuar dhe janë sjellur asisoi që kjo u bë standard dhe kriter për brezat e ardhshëm. Për çdo gjë që nuk e kishin të qartë dhe që u interesonte ata e pyesnin menjëherë, deri sa ishte ndër ta, ashtu duke i përmbledhur nevojat e njeriut, kurse ai u ka dhënë përgjigje të tilla që do ta kënaqin njeriun (dhe brezet) në të gjitha kohët e ardhshme. Ata me mirësjelljen dhe veprimin e tyre kanë theksuar se janë të vetëdijshëm se ajo është Shpallja përfundimtare nga All-llahu i madhëruar, dhe për njeriun është fe e padiskutueshme, dhe se Muhammedi a. s. është pejgamberi i Tij i fundit. Kjo periudhë në histori u bë kriter për ardhmëri dhe, pasi që të vërtetat dhe vlerat të cilat ai i ka rezultuar janë gjithnjë të pranishme, islami dhe koha e Pejgamberit a. s. gjithnjë janë relevante, gjithnjë adekuat, ‘modern’ ose të rinj, gjithnjë para kohës, sepse e transcendojnë historinë. Ndonëse disa nga ne në kontekst të islamit i përdorin termet tradita dhe tradicionale, ata megjithatë nuk nënkuptojnë atë lloj të traditës e cila është produkt i veprimtarisë njerëzore krijuese e cila ka evoluar në histori dhe e cila përmbanë kulturën. (Këtu mendojmë në konceptin e nakl-it.) Pasi që islami është fe që transcendon ndikimet e evolucionit njerëzor dhe historicizmit, vlerat të personifikuara në të janë absolute, që do të thotë se islami posedon vizionin e vet absolut të Zotit, Universumit, Realitetit, Njeriut, interpretimin e vet ontologjik, kozmologjik dhe psikologjik të realitetit. Islami me të vërtetë i dekonsekron të gjitha vlerat joislame, të gjitha vlerat që janë të kundërta me islamin dhe të vërtetat të cilat pjesërisht mund të takohen në religjionet tjera botërore, shoqëritë dhe traditat e tyre (el-ma’ruf). Çështja e njëjtë është edhe kur është fjala mbi desakralizimin e politikës e cila në islam nuk është vetëm ide të cilën shkallërisht duhet realizuar gjatë historisë. Ajo qysh nga fillimi është dalluar si e tillë dhe ky proces ka filluar me vetë shfaqjen e islamit. Islami, natyrisht, e desakralizon politikën, por jo në masën për të cilën këtë kristianët mendojnë, sepse vetë islami është i bazuar në autoritetin Suprem. Për këtë arsye, çdo musliman individualisht, muslimanët si shoqëri apo si bashkësi (ummeti), të gjithë ata kujtdo qoftë, cilës do qoftë qeveri apo shtet ia kontestojnë legjitimitetin sakral nëse individi, qeveria apo shteti nuk i nënshtrohen përudhjeve dhe ligjeve të All-llahut të madhëruar. Po kjo vlen edhe për zhdehjen e natyrës, që, në të vërtetë, është edhe komponenta fundamentale e sekularizmit. Para kristianizmit, në epokën antike olimpike, natyra nuk ishte e ndarë prej hyjnive. Por, kur erdhi deri te degjenerimi dhe dekadenca e religjionit te grekët, hyjnitë shkallërisht qenë ndarë prej natyrës, e cila atëherë shkallërisht mbeti dhe u privua nga domethënia shpirtërore. Burimisht, kozmologjia greke, sikur edhe kozmologjitë e popujve tjerë antikë, ka qenë e përshkuar me forcat shpirtërore që dominojnë në univerzum dhe e ruajnë baraspeshën e saj. Filozofët e tyre kanë gjurmuar drejt principit vendimtar – të cilin e kanë quajtur arche – substancë shpirtërore e cila është bazë e çdo gjëje reale. Kur hyjnitë janë persekutuar nga domenet e tyre në natyrë, filozofia greke përjeton transformim duke u bërë gjithnjë e më shumë e preokupuar me definimin e natyrës me terme të pastra materialiste dhe racionaliste duke e reduktuar prejardhjen dhe realitetin e saj në shkaqet dhe forcat e pastra natyrore. Kristianizmi edhe vetë bën pjesë nën ndikimet e këtilla dhe ndaj tyre është përgjigjur me zhvlerësimin e Mbretërisë së natyrës dhe duke mohuar kontemplacionin serioz në dobi të Mbretërisë së Zotit e cila nuk ka kurrfarë lidhje me botën natyrore. Për këtë shkak lidhja e vetme që në kristianizëm do të mund të konstituohej ndërmjet këtyre dy Mbretërive është lidhja mbinatyrore, kurse rezultat i këtij konfrontimi religjiozo-filozofik ka qenë teologjia kristiane në të cilën dija dhe siguria, që të dyja aspekte të një të vërtete dhe të cilat paraqesin vetë esencën e intelektit, janë reduktuar në njëfarë statusi të brendshëm kundrejt teologjisë së pastër racionale. Sipas botëkuptimeve tona, ndërkaq, inteligjencia është të dyja - intelekti (el-akl) sikur edhe projekcioni i tij në mendjen njerëzore e cila krijon dhe i udhëheq aktivitetet e tij mentale, përkatësisht ratio të cilin ne gjithashtu e përcaktojmë sikur el-akl, që do të thotë se ndërmjet këtyre dy nocioneve nuk ka dallim. Kur’ani qartë thotë se natyra e tërësishme është sikur libri i madh, i hapur të cilën duhet kuptuar dhe interpretuar, kurse ata njerëz që posedojnë inteligjencë, konceptim, dije mund ta arrijnë domethënien e atij libri sepse natyra është libri i cili na fletë mbi krijuesin e vet, libri i cili njeriut ‘i fletë’ si Shpallje e Zotit.


    Islamizimi – çlirimi i plotë i njeriut

    Ekuivalenti më i afërm konceptit të sekulares është përcaktuar me konceptin kur’anor el-hajat ‘ud-dunja: jeta e kësaj bote. Kjo botë na ndanë nga pikësynimi ynë skajor, asaj që pas saj vjen – el-ahiretu – ahireti. Kur’ani thotë se ahireti është më i mirë se kjo botë, duke mos e deroguar me këtë vetë këtë botë, por duke theksuar vetëm kalueshmërinë e saj. Ajo që këta dy bota i bashkon është jeta (në këtë dhe në botën tjetër), ashtu që bota dhe natyra nuk janë për njëri tjetrin të huaj sikur në konceptin e sekulares. Sekularizmi përgjithësisht nuk është vetëm skajërisht shikim i gabueshëm mbi botën por është edhe i orientuar kundër islamit. Paraprakisht tashmë kemi theksuar komponentat integrale në dimensionet e sekularizmit: zhdehja e natyrës, desakralizimi i politikës dhe dekonsekracioni i vlerave. Të kundruara në dritën e tyre të vërtetë, ato, në të vërtetë, janë edhe komponenta integrale të islamit sepse reflektojnë një nga elementet themelore të vizionit islam të realitetit dhe të qenurit duke i dhënë islamit karakter të manifestimit të mirëfilltë historik, kurse ato janë krijimi i efekteve të cilat e revolucionojnë pikëpamjen e njeriut mbi botën. Së këndejmi këto komponente mund të quhen edhe komponente të islamizimit. Islamizimi është çlirimi i njeriut së pari nga tradita magjike, mitologjike, animistike dhe nacional-kulturore, e pastaj edhe nga kontrolli sekular i synimit të ekzistimit të tij. Në islam njeriu është çliruar edhe nga pikëpamja magjike edhe nga pikëpamja sekulare mbi botën. ‘Evoluimi’ i tij në drejtim të perfeksionit është progresi i tij në drejtim të mësimit të natyrës dhe frymës së tij burimore.
    Nëse, megjithatë, vjen deri te paraqitja e ndjenjës së dyshimit në aspekt të islamit dhe relevancës së tij kundrejt situatave, kjo ndjenjë iluzore në të vërtetë nuk krijohet për shkak se islami është i papërshtatshëm për kohën apo për shkak se do të ishte jorelevant, por është produkt i harresës (nisjan) i cili prodhon padije (xhehl) e cila mund të evitohet me mësim dhe me përkujtim. Padija krijon konfuzion (dhulm), kurse padija dhe konfuzioni janë rezultat të deislamizimit i cili në histori ndodh ndër muslimanët. Deislamizimi është imputimi i koncepteve të huaja në mendjet e muslimanëve, ku ata edhe mbeten duke ndikuar në mënyrën e tyre të të menduarit dhe të rezonuarit. Kështu vjen deri te harresa e islamit dhe obligimi i muslimanëve drejt All-llahut të madhëruar dhe Pejgamberit të Tij, që është padrejtësi (dhulm) edhe ndaj vetëvetes, përkatësisht kthimi traditës paraislame – kurse ky është poashtu sekularizëm.

    Përktheu: N. Ibrahimi

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Çështja e sekularizmit dhe fesë në perëndim

    Ai që dëgjon bisedat e laikëve të vendeve myslimane mbi relacionin shtet-fe, politikë-fe sikur e kaplon iluzioni për ndarjen e plotë mes fesë dhe politikës në vendet perëndimore. Ai mbetet i bindur për njëzëshmërinë e perëndimorëve për moton “feja nuk ka çfarë të përzihet në çështjet e shtetit dhe shteti duhet të mbetet laik” si dhe për parullën “feja është çështje personale e çdo individi.” Por nëse fillon të përcjellish atë që e thuan perëndimorët, në veçanti atë që thuhet në Amerikë, do të shohish që realiteti është ndryshe asaj që të është përshkruar nga laikët e vendit tënd. Do të shohish se realcioni shtet-fe është temë rreth të cilës zhvillohen beteja të vërteta, rreth të cilës shkruhet dhe flitet, debatohet dhe bisedohet. Qëndrimet ndaj këtij relacioni shkaktojnë ndarje në grupacione dhe parti. Po të ishin të përkthyera këto debatime pa e shpallur vendndodhjen e tyre do të mendoje që debata të tilla mundet të ndodhin vetëm në vendet Islame. Ja një shembull:

    Para disa vite në një konferencë u takova me një njeri që ishte fetar, krishter i cili pasiqë kuptoi për besimin tim dhe përpikshmërinë në zbatimin e obligimeve fetare më tha: Mos u mashtroni siç u mashtruam ne më sekularizmin. Menduam se është sistem i cili nuk favorizon asnjë fe që më vonë të kuptojmë se është religjion që armiqëson fetë. Këto fjalë më befasuan mu ashtu siç ndoshta janë befasuar disa lexues të këtij teksti. Në vete thash si mundet që këto fjalë t’i thotë një perëndimor. Rreziku i sekularizmit për fenë krishtere ishte ndjenjë e cila në vitet e fundit u rrit dukshëm. Një profesor i filozofizë, me besim katolik, në vitin 1996 publikoi libër në të cilin vëllezërit e tij të krishterë i këshillon me këto fjalë:

    “Prej çështjeve më të rëndësishme të këtij libri është fakti që ne kemi nevojë për rishqyrtim të kategorizimeve tek ne si dhe për riklasifikimin e forcave. Në fillimisht duhet të jemi të vetëdijshëm për gjendjen e luftës në të cilën jemi si dhe të kuptojmë ndryshimin rrënjësor të palëve në konflikt. Shumë prej armiqve tanë të kahmotshëm janë miq të sodit dhe shumë prej miqve tanë, humanistët për shembull, sot i kemi armiqë. (Peter Kreeft, Ecumenical Jihad: Ecumenism and the Culture War, fq.9)

    Ashpërsia e fushatës krishtere kundër sekularizmit u rrit gjatë zgjedhjeve amerikane në të cilët Partia Demokratike, nga ana e Partisë Republikane u paraqit si parti laike liberale duke e promovuar vetën (P.Republikane) si parti e cila ndihmon fenë dhe mbron vlerat morale.

    Njëri prej tyre në tekstin e tij “Feja kudër sekularizmit” (Religion vs. Secularism in Politics By Paul Strand, Washington Sr. Correspondent) shkruan kështu: “Çështja e fesë është bërë një nga faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e mënyrës së votimit. Ata që më shumë falen anojnë ka Partia Republikane, ndërkohë që ata që nuk falen anojnë kah Partia Demokratike. Sipas një anketës 63% prej atyre që më shumë se dy herë marrin pjesë në ritet fetare janë përcaktuar për P.Republikane, në kohë që 62% prej atyre që nuk marrin pjesë në rite të tilla ose i bëjnë rrallë kanë thënë se do të votojnë për P. Demokratike. Prania e madhe e jofetarëve në P. Demokratike është forcë e cila rrezikon të shndërron partinë në fjalë në parti sekulare. Autori pastaj ankohet nga mediat të cilët potencojnë dominimin e krishterëve fanatikë në Partinë Republikane (Fallwell-i për shembull) në kohë që neglizhojnë dominimin e sekularistëve në P. Demokratike. Pastaj cek rezultatet e hulumtimit nga dy sociologë sipas të cilëve prej vitit 1992, 70-80% prej sekularistëve dhe liberalëve votojnë për kandidatin demokrat ndërkohë që 2/3 të fetarëve tradicionalë votojnë për kandidatin republikan.

    Një grua fetare kështu e përshruan dallimin në votim: Ata që mendojnë në zgjidhjet njerëzore votojnë për demokratët në në kohë që ata që besojnë në zgjidhje hyjnore të problemeve votojnë për republikanët.

    Shumica e gazetarëve në Amerikë me lajmet e tyre përkrahin armiqt e besimtarëve. Sipas një anketës një e treta e të angazhuarve në media mendojnë se besimtarët e këtij lloji janë rreziku më i madh për demokracinë, mbi 50% janë kundër forcës së madhe politike që e kanë fetarët. Më pak se gjysma e gazetarëve nuk praktikojnë asnjë besim në kohë që afro 80% shumë rrallë i vizitojnë kishat.

    Në muajt e fundit u publikua libri i autorit të njohur krishter David Limbaugh me titull “Persecution: How Liberals are waging war Against Christianity” “Persekutim: Si e luftojnë liberalët krishterizmit” i cili në pesë javët e para pas botimit ishte libri më i shitur sipas New york Times-it. Në një prej ceremonive fetare ai tha: Ne e përjetojmë luftën kundër kulturës (term me të cilin përcaktojnë besimin dhe vlerat morale). Krishterizmi është objektivi i luftës që e zhvillojnë humanistët sekularë. Krishterizmi në tërë botën është i rrethuar. Vlerat sekulare mbizotrojnë në vendin tonë. Ky është fakt që ne duhet ta marrim parasysh.

    Në mesin e mjeteve të luftës kundër krishterizmit ai përmend largimin e fesë nga sektoret publike.

    Nenin e kushtetutës që ndanë fenë nga shteti ai, si jurist, kështu e komenton: Themeluesit e shtetit tanë me këtë nen të kushtetutës nuk synonin ndarjen e shtetit nga feja. Ata këtë nen e vendosën në kushtetutë për të mbrojtur Kongresin dhe qeverinë federale nga formimi i një kishe të fortë.

    Lufta kundër kulturës (besimeve dhe vlerave morale) me të madhe zhvillohet dhe rritet dita ditës në Sh.B.A. Për këtë luftë, shkaqet dhe rreziqet e saj janë shkruar shumë libra dhe punime shkencore. Liberalët dhe tradicionalistët vazhdojnë në akuzimin e njëri tjetrit për rritjen e ashpërsisë të kësaj lufte.

    Disa prej tyre thuajnë: Demokratët janë shkaku i kësaj gjendjeje sepse partisë së tyre i dhan kahje majtiste. Shumë nga laikët dhe liberalët (që njihen si armiq të fetarëve) janë anëtarë në këtë parti për të cilën disa prej tyre pohojnë: Partia demokratike është parti në të cilën nuk ka vend për Zotin.

    Shumë nga krishterët që jetojnë ne Evropë, katolikët në veçanti protestuan kundër kushtetutës së re evropiane në të cilën aspak nuk përmendet krishterizmi, bile as si element ndikues në formimin e kulturës perëndimore.

    Në tetor të vitit 2004 kardinali Joseph Ratzinger (njëri prej kandidatëve për postin e papës) në një prej debatëve shprehi frikën e tij nga rritja e sekularizmit në Unionin Evropian:

    “Sekularizmi si ideologji e shpikur shpien drejtë dominimit të parcializmit i cili kur të lirohet në fund do të ndeshet me vetën duke e shkatërruar punën njerëzore.”

    “Si arsye për mospëmendjen e krishterizmit në kushtetutën e re evropiane përmendet mosprovokimi i muslimanëve. Si përgjigje themi: Ajo që gjithashtu hidhëron Islamin është ofendimi i Zotit dhe arroganca e laikëve që shkaktojnë fundamentalizmin fetar.”

    Sipas fjalëve të këtij kardinali sekularizmi është ideologji parciale dhe ai si i tillë nuk mundet t’u përgjigjet sfidave të njerëzimit. Intelekti nuk është armik i besimit. Problemi shkaktohet kur nënçmohen Krijuesi dhe shenjtëritë. Liria sot kuptohet si gjë individuale pa e marrë në konsideratë faktin që njeriu është qenje shoqërore. Liria e përbashkët është liri për të gjithë dhe ajo si e tillë përkufizon lirinë.

    Sekularizmi tek disa fetër perëndimorë konsiderohet si ideologji e cila përkufizon lirinë. Për këtë çështje kryetari i lidhjes së mjekëve të Katalonisë (Spanje) në faqen e tyre të internetit shkruan: Nëse në të kaluarën ne si ideologji shkatërruese përmendnim fashizmin dhe marksizmin sot atë mundemi tat hemi edhe për sekularizmin i cili përkufizon lirinë e të shprehurit dhe lirinë e praktikimit të besimit. Si shembull ata përmendën faktin që askush sot nuk mundet të bëhet mjek gjinekolog pa e praktikuar abortin. Lajmërimet e kësaj shoqate në spitalët e Francës ndalohen duke u komentuar si manifestime fetare!

    Dr. Xha’fer Shejh Idris

    Përktheu: Talha Kurtishi

    www.albislam.com

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Ndarja e fesë dhe shtetit

    Ndarja e kishës dhe shtetit me të madhe është e pranuar në Perëndim dhe kështu është bërë një mendim global politik. Historikisht kjo ide është paraqitur si një strategji praktike për t’u marrë me çështjet që kanë të bëjnë me krishterët dhe popujt tjerë në kulturën Perëndimore.

    Megjithatë, gradualisht, ndarja e kishës dhe shtetit është bërë një premisë e famshme për të gjitha shtetet moderne. Tani shihet se shtetësia, në vend të fesë, duhet të jetë bazë e përkatësisë së shtetit, pasi që shtetas të ndryshëm mund të kenë fe të ndryshme. Nëse shteti përcaktohet për një fe, anëtarët e feve të tjera do të ndjehen të ofenduar (armiqësuar) pasi që do t’u imponoheshe një fe e huaj. Ata mund të ndalohen për t’i praktikuar ritualet e fesë së tyre dhe ndoshta do të mund të ndalohen për të mbajtur ndonjë pozitë të caktuar në pushtet, siç është kryetari, ose pozitat tjera të rëndësishme. Kjo do të krijonte turbullira dhe konflikte që do të paraqisnin pengesa për përparimin e shtetit.

    Për këto shkaqe, përkrahësit e kësaj politike të ndarjes, thonë se është më së miri nëse një shtet merr një qasje sekulare, duke mos përkrahur, e as mos refuzuar ndonjë fe. Varet nga qytetarët të pasojnë cilëndo fe dhe vlera që ata i zgjedhin dhe të praktikojnë cilatdo rituale që duan.

    Kjo është ana ideale e një shteti neutral sekular që politikanët Perëndimorë dëshirojnë të projektojnë.

    Megjithatë, teoria e ndarjes së shtetit dhe fesë bën disa supozime themelore të cilat vështirë është t’ju kalosh pranë në botën reale. T’i shqyrtojmë disa prej tyre.

    Supozohet se është e mundshme për një shtet sekular të bëjë një qëndrim neutral ndaj të gjitha feve, duke u bazuar në pasojën logjike me të cilën ballafaqohet, ndoshta shqetëson çështjet e shtetit. Kjo mund të jetë rast nëse në fakt nuk kishte asnjë lidhje ndërmjet çështjeve të shtetit dhe fesë, dhe se këto të dyja ishin tërësi të ndara. Mirëpo, fetë nuk merren vetëm me koleksione të besimeve, ritualeve dhe sjelljeve individuale që nuk ndikojnë në shoqëri. Pjesa më e madhe e feve të njohura, Judaizmi, Krishterimi dhe Islami, kanë ligje që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve; qoftë në baza individuale, brenda familjes, ose në shoqërinë më të gjerë, në krahasim me ligjet tjera rreth ushqimit dhe pijeve, dhe shumë detaje të tjera ditore të cilat nuk mund të ndahen nga punët e shtetit.

    Për t’u akomoduar rreth kësaj, politikanët Perëndimorë duhej të bëjnë një kompromis. Ata vendosën të përfshijnë disa vlera nga feja e tyre – krishterimi – në formimin e ligjeve të shtetit. Dhe, vlerat krishtere janë të qarta në politikën e jashtme Perëndimore, në veçanti në marrëdhëniet e saj me botën Islame. Në të njëjtën kohë, disa aspekte të rëndësishme të fesë krishtere janë të lëna anash. Lëvizjet e paradokohshme liberale kanë sulmuar Librin e Shenjtë të krishterimit, duke pohuar se ajo që çdoherë është besuar të jetë fjalë e Zotit, është asgjë më tepër se shkrimet e njerëzve që kishin qenë nën ndikim të fuqishëm nga kultura në të cilën kishin jetuar. Ky këndvështrim ishte përkrahur nga ekzistimi i shumë versioneve të ndryshme të Biblës me shumë diskrepanca (mospërputhje) ndërmjet tyre. Kështu, restrikcionet e caktuara që janë bërë nëpër skripte, siç është sjellja seksuale, duhet të shihen si ligje të shoqërisë në një kohë të caktuar, në mënyrë që mos të ketë ndonjë shkak të pasohen ato rregulla të asaj kohe në ditët e sotme. Kjo lëvizje ka hasur në përkrahje nga politikanët, udhëheqësit dhe madje edhe dijetarët e feve.

    Rezultati është se sekularizmi ka marrë një jetë në vete dhe nuk është më një këndvështrim neutral ose i paanshëm. Ajo mund të shihet si një fe në vete, që, në Perëndim, ka pasuesit e saj entuziastë, të cilët e sulmojnë dhe e luftojnë krishterimin.

    Pra, si duhet t’i qasen myslimanët trendit modern të ndarjes së fesë dhe shtetit në shtetet e tyre? Besimi themelor në Islam është se Kurani është 100 për qind fjalë e Zotit, dhe se Sunneti ishte poashtu rezultat i udhëzimit të Muhammedi, alejhis-selam, nga ana e Zotit. Islami nuk mund të ndahet nga shteti për shkak se ai i udhëzon myslimanët nëpërmjet çdo detaji të udhëheqjes së shtetit dhe jetës së tyre. Myslimanët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç refuzimit të sekularizmit për shkak se ajo i përjashton ligjet e Zotit.

    Përkrahësit e shtetit sekular argumentojnë se vlerat e një feje nuk mund t’ju imponohen pjesëtarëve të feve tjera që janë prezentë në shtetet tona. Mirëpo, qoftë i madh apo i vogël numri i jo-myslimanëve në një shtet, sekularizmi nuk është përgjigja (zgjidhja). Jo-muslimanët në shtetet myslimane ose do të jenë sekularistë në vete, në favor të refuzimit të ligjeve të Islamit në shtet, ose do të jenë pasues të devotshëm të fesë së tyre, të cilët dëshirojnë që shteti t’i pasojë rregullat e asaj feje. Pra, në të dyja rastet, nuk mund të bëhet ndonjë kompromis në përputhje me këndvështrimin Islam.

    Ajo që duhet të theksohet është se nën ligjin e Islamit, fetë tjera nuk janë të ndaluara. Në të njëjtën kohë, njerëzve u ofrohen doktrina për legjislacionin dhe udhëheqjen e shtetit që do t’i mbronin njerëzit e të gjitha feve që jetojnë në (atë) shtet.

    Sekularistët në Perëndim do të pajtohen me këtë, pastaj do të theksojnë se nën ligjin Islam, njerëzit nuk janë të barabartë. Për shembull, asnjë jo-musliman nuk mund të bëhet kryetar. Në përgjigje ndaj atij fakti, as sekularizmi nuk është më ndryshe. Asnjë mysliman nuk mund të bëhet kryetar i një regjimi sekular, sepse për t’u betuar për lojalitet ndaj kushtetutës, një mysliman duhet të hedh poshtë pjesë të besimit të tij, dhe të përqafojë besimin e sekularizmit – që praktikisht është një fe tjetër. Për myslimanët, fjala “fe” nuk i referohet vetëm një koleksioni të besimeve dhe ritualeve, por ajo iu referohet një mënyre të jetës që përfshin të gjitha vlerat, sjelljet dhe detajet e jetesës.

    Sekularizmi nuk mund të jetë zgjidhje për shtetet me shumicë myslimane, për shkak se ajo kërkon që njerëzit të zëvendësojnë besimet e dhëna nga Zoti, me një komplet tërësisht të ndryshëm të besimeve të bëra nga njeriu. Ndarja e fesë dhe shtetit nuk është opsion për myslimanët për shkak se ajo kërkon që ne t’i refuzojmë dekretet e Zotit për ato të njeriut.

    Dr. Xha’fer Shejh Idris

    Përktheu: Xh.A.


    Dr. Xha’fer Shejh Idris,
    1.4.2005

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    www.albislam.com

    Sekularizmi dhe vlerat morale

    Vlerat morale, siç janë sinqeriteti, përgjegjësia dhe modestia janë vlera të lindura orgjinale që Allahu i ka mbjellur në zemrat e njerëzimit; pastaj Ai i ka dërguar të dërguarit e Tij me një sistem të jetës në përputhshmëri me këtë dispozitë të lindur për ta afirmuar atë.

    "Përqënro vetëveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë." [Rum: 30].

    Një besimtar mbështetet në këto vlera morale për shkak se natyra e tij, e fortifikuar nga besimi, e inkurajon atë të veprojë ashtu, dhe për shkak se feja në të cilën beson e urdhëron atë dhe premton shpërblim për të në botën e ardhshme.

    Sekularizmi nga ana tjetër, madje edhe në formën më të rrezikshme që kënaq veten më largimin e fesë nga jeta politike, duke e refuzuar atë dhe vlerat e saj si bazë për legjislacion, minon dy themele për vlera morale në zemër të njerëzimit. Ndërsa për sekularizmin në formën më ateiste, ajo tërësisht shkatërron këto dy themele dhe i zëvendëson ato me epshe, qoftë epshi i disa sunduesve në sistemet diktatoriale ose epshi i shumicës në sistemet demokratike.

    "A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?" [Furkan: 43].

    Pasi që epshet dhe dëshirat, për nga natyra janë vazhdimisht të ndryshueshme, vlerat dhe sjelljet e bazuara në to janë poashtu të ndryshueshme. Një gjë që sot konsiderohet si krim, i dënueshëm sipas ligjit me dënime të ashpra, dhe që u parandalon praktikuesve të tij të drejtat që u lejohen të tjerëve, mund të jetë e lejueshme nesër, ose madje mund të konsiderohet edhe si akt shembullor, dhe ata që e refuzojnë atë bëhen “politikisht jo-korrekt”.

    Ky ndryshim nga një këndvështrim në këndvështrimin e kundërt, si një rezultat i ndarjes së shoqërisë nga vlerat e lindura fetare, është një paraqitje e shpeshtë. Sa do që është injorante një shoqëri tradicionale, ajo, ose shumë nga pjestarët e saj, do të ruajnë disa vlera të lindura; mirëpo sa do që thellohet shoqëria në sekularizëm, aq më pak individë të tillë do të ketë, dhe ndikimi i tyre do të behët gjithnjë e më e margjinal, deri sa shoqëria kolektivisht të rebelohet kundër vlerave të njëjta fetare që i ka ruajtur më parë. Mund të ekzistojë një arsye tjetër për disa kultura tradicionale xhahile për t’i mbajtur vlerat fetare: ata mund t’ju përgjigjen dëshirave të tyre, ose ata përfaqësojnë traditën e tyre dhe nuk hynë në konflikt me dëshirat e tyre.

    "E kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt”. [Nur: 48-49]

    Relacioni i tyre me të vërtetën është i ngjashëm me atë të shejtanit, siç i ka përshkruar Muhammedi s.a.v.s. Ebu Hurejres, që shejtani i kishte thënë të këndojë Ajetul-Kursi-në para se të flejë: “Ai ta ka thënë të vërtetën, edhe pse ai është një gënjeshtar i vërtetë”.

    Shoqëritë bashkëkohore perëndimore sekulare janë shembujt më të qartë të natyrës së ndërrimit dhe kundërthënieve të civilizimit xhahil.

    Nga një kënd, ajo i konsideron kulturën dhe vlerat mbi të cilat qëndron si një fenomen relativ, i ndryshueshëm. Mirëpo, nga këndi tjetër, ajo karakterizon disa vlera si vlera njerëzore, konsideron shkeljen e tyre si shokante, dhe dënon shkelësit e saj ashpër. Burimet e këtij problemi janë dy principet themelore në të cilat mbështeten shoqëritë demokratike sekulare. E para është sundimi i shumicës si një standard për të saktën dhe të gabueshmen në fjalë dhe sjellje; e dyta është principi i lirisë individuale. Këto dy rregulla padyshim se do të ndeshen me njëra-tjetrën nëse nuk koordinohen me një princip tjetër që do të gjykonte mes tyre. Sekularizmi, për nga natyra, refuzon fenë, dhe në formën e saj perëndimore nuk konsideron fitrah-të (vlerat e lindura) si kriter për dobitë dhe dëmet për njerëzimin. Ajo nuk ka altervative tjetër përveç t’i bëjë këto dy principe një standard absolut për sjelljen, se cila është e lejueshme dhe e përshtatshme dhe cila nuk është. Kundërthëniet dhe konflikti ndërmjet këtyre dy principeve tregohen qartë në disa nga çështjet e nxehta në këto shoqëri. Ata që përkrahin njohjen e homoseksualitetit dhe dhënien e të drejtave dhe gjasave të barabarta homoseksualëve në çdo aspekt të jetës, duke përfshirë edhe shërbimin ushtarak, argumentin e tyre e bazojnë në principin e të drejtave individuale.

    Ata nuk njohin të drejtën e dikujt të brengoset për, siç që e quajnë ata, “orientimin seksual”. Arsyetimi i njëjtë bëhet nga përkrahësit e abortimit. Shpesh i dëgjomë ata duke thënë me dyshim; “Si mund të ndalem nga liria e zgjedhjes për çështjet e mia dhe për trupin tim? Çfarë të drejte kanë zyrtarët legalë për t’u involvuar në çështje të tilla personale?”. Argumentin e vetëm që kundërshtarët e tyre mund ta nxjerrin është në kundërthënie me vlerat që përkrahen nga shumica e popullatës. Edhe pse baza e shumë njerëzve për kundërshtimin e abortimit është morale ose fetare, ata nuk mund të dalin dhe të shprehen haptaz, e as që mund të bashkangjisin ndonjë argument fetar ose moral, pasi që shoqëria e tyre sekulare asnjërën prej tyre nuk e sheh si të pranueshme. Nëse pranojmë se nuk ka bazë për vlera përveç opinionit individual ose atij të shumicës, dhe se kështu është e mundshme që të gjitha vlerat të ndryshojnë nga një periudhë në tjetër, dhe nga një shoqëri në tjetër, kjo do të thotë se nuk ekziston ndonjë lidhje ndërmjet vlerave dhe dobisë ose dëmit që do ta hasin njerëzit në jetën e tyre materiale ose shpirtërore, që ndryshe, do të thotë se të gjitha vlerat janë të barabarta dhe nuk është me rëndësi se cilat vlera një shoqëri e caktuar i pranon ose i refuzon. Megjithatë, kjo do të thotë se e gjith sjellja që konsiderohet e papërshtatshme nga shoqëritë sekulare sot, siç është keqtrajtimi seksual i fëmijëve ose përdhunimi i femrave, për të cilat ajo ka dënime serioze, konsiderohen shqetësuese vetëm për shkak të disponimit të tanishëm, nesër mund të ndryshojë, dhe kështu sipas principit të lirisë individuale, disa krime serioze mund të bëhen të pranueshme.

    Arsyeja që një sekularist habitet kur gjendet para pyetjeve të caktuara është se shqetësimi i tij për ato krime, në të vërtetë nuk bazohet në këto dy principe, që është bërë bazë e vetme e pranueshme për argument në shoqërite e domuniara nga sekularizmi; arsyet e vërteta për të janë mbeturinat e ndjenjave morale që ai edhe më tej i posedon nga natyra origjinale që Allahu ia ka dhënë, dhe e cila mbetet paravësisht nga sekularizmi i tij. Ndoshta habia e sekularistit do të rritet nëse ai do të pyeteshte se për çfarë arsye ai ka dhënë një prioritet këtyre vlerave morale, deri sa i ka bërë ato standard në bazë të të cilit gjykohen të gjitha sjelljet dhe vlerat tjera morale.

    Nëse ai thotë se respektin që ai e ka ndaj tyre është i bazuar vetëm në preferencën aktuale personale, ose në shovinizmin kulturor, ai nuk do të ketë përgjigje për atë që e kundërshton atë në bazë të kundërthënieve në preferencat personale të tij, për shkak se normat e shoqërisë së tij ndryshojnë nga ato të shoqërisë tjetër. Themeli i thyeshëm i vlerave në shoqëritë sekulare i bën ato të përgjegjshëm për t’u kthyer në çdo kohë kundër të gjitha vlerave të cilat aktualisht i mbajnë. Ajo poashtu e hap rrugën që të largohen nga praktikat e tyre të okupimit dhe kolonializimit të popujve më të dobët. Nuk ka ndonjë gjë që do t’i përmbante ata në këtë, deri sa një prej tyre të ngrihet dhe të njoftojë se ekziston një dobi nacionaliste që mund të arrihet dhe një numër i bashkëqytetarëve t’i besojnë atij. Propozimi politik i tij bëhet propozim zyrtar i bazuar na standardin e miratimit të shumicës.

    Kjo, megjithatë është, siç mund ta shofim, një miratim i bazuar në asgjë tjetër përveç në lakmi. Gjatë historisë, ky ka qenë arsyetimi për çdo shkelje ligji. Në fjalë, kjo është baza sipas të cilës kafshët e sulmojnë njëra-tjetrën. Atëherë, liria personale dhe sundimi i shumicës, nuk janë vlerat fundamentale në të cilat bazohet kultura sekulare. Sepse liria përfshin zgjedhje, por ajo nuk është kriter për atë zgjedhje. Dua të them se kujtdo që i jepet liria e zgjedhjes, ka nevoje për një standard të cilin ai mund ta përdorë si kriter për zgjedhjen e tij. Njëjtë, opinioni i shumicës nuk është vetvetiu një standard; ajo është vetëm një rezultat i shumë zgjedhjeve individuale në bazë të një standardi. Atëherë, cila është baza e zgjedhjes për një individ dhe një shoqëri të lirë në sistemin sekular? Pa dyshimin më të vogël, ajo bazë është epshi dhe dëshira që e kanë zënë vendin e Zotit të vërtetë.

Tema të Ngjashme

  1. Prinderit tuaj deshirojne qe ju te keni me shume shoqeri shqiptare apo te huaj?
    Nga strawberrygirl_ në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 17-07-2010, 05:55
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Amerika, kjo shoqëri që sheh nga e ardhmja
    Nga Brari në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  5. Barazi midis mashkullit dhe femres
    Nga skerdi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •