Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 33 prej 33
  1. #21
    Jeni mesuar ju te citoni nje paragraf dhe ti gjymtoni faktet si tu pershatet muzikes suaj.

    http://www1.umn.edu/humanrts/euro/z23prot4.html




    The Governments signatory hereto, being Members of the Council of Europe,

    Being resolved to take steps to ensure the collective enforcement of certain rights and freedoms other than those already included in Section I of the Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms signed at Rome on 4th November 1950 (hereinafter referred to as "the Convention") and in Articles 1 to 3 of the First Protocol to the Convention, signed at Paris on 20th March 1952,

    Have agreed as follows:

    Article 1

    No one shall be deprived of his liberty merely on the ground of inability to fulfil a contractual obligation.

    Article 2

    1. Everyone lawfully within the territory of a State shall, within that territory, have the right to liberty of movement and freedom to choose his residence.

    2. Everyone shall be free to leave any country, including his own.

    3. No restrictions shall be placed on the exercise of these rights other than such as are in accordance with law and are necessary in a democratic society in the interests of national security or public safety, for the maintenance of "ordre public", for the prevention of crime, for the protection of health or morals, or for the protection of the rights and freedoms of others.

    4. The rights set forth in paragraph 1 may also be subject, in particular areas, to restrictions imposed in accordance with law and justified by the public interests in a democratic society.

    Article 3

    1. No one shall be expelled, by means either of an individual or of a collective measure, from the territory of the State of which he is a national.

    2. No one shall be deprived of the right to enter the territory of the State of which he is a national.
    Article 4
    Collective expulsion of aliens is prohibited.

    Article 5

    1. Any High Contracting Party may, at the time of signature or ratification of this Protocol, or at any time thereafter, communicate to the Secretary-General of the Council of Europe a declaration stating the extent to which it undertakes that the provisions of this Protocol shall apply to such of the territories for the international relations of which it is responsible as are named therein.

    2. Any High Contracting Party which has communicated a declaration in virtue of the preceding paragraph may, from time to time, communicate a further declaration modifying the terms of any former declaration or terminating the application of the provisions of this Protocol in respect of any territory.

    3. A declaration made in accordance with this Article shall be deemed to have been made in accordance with paragraph 1 of Article 63 of the Convention.

    4. The territory of any State to which this Protocol applies by virtue of ratification or acceptance by that State, and each territory to which this Protocol is applied by virtue of a declaration by that State under this Article, shall be treated as separate territories for the purpose of the references in Articles 2 and 3 to the territory of a State.

    Article 6

    1. As between the High Contracting Parties the provisions of Articles 1 to 5 of this Protocol shall be regarded as additional Articles to the Convention, and all the provisions of the Convention shall apply accordingly.

    2. Nevertheless, the right of individual recourse recognised by a declaration made under Article 25 of the Convention, or the acceptance of the compulsory jurisdiction of the Court by a declaration made under Article 46 of the Convention, shall not be effective in relation to this Protocol unless the High Contracting Party concerned has made a statement recognizing such right, or accepting such jurisdiction, in respect of all or any of Articles 1 to 4 of the Protocol.

    Article 7

    1. This Protocol shall be open for signature by the Members of the Council of Europe who are the signatories of the Convention; it shall be ratified at the same time as or after the ratification of the Convention. It shall enter into force after the deposit of five instruments of ratification. As regards any signatory ratifying subsequently, the Protocol shall enter into force at the date of the deposit of its instrument of ratification.

    2. The instruments of ratification shall be deposited with the Secretary-General of the Council of Europe, who will notify all Members of the names of those who have ratified.
    IN WITNESS WHEREOF, the undersigned, being duly authorised thereto, have signed this Protocol.

    DONE at Strasbourg this 16th day of September 1963, in English and in French, both texts being equally authoritative, in a single copy which shall remain deposited in the archives of the Council of Europe. The Secretary-General shall transmit certified copies to each of the signatory States.

  2. #22
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Article 30.
    Nothing in this Declaration may be interpreted as implying for any State, group or person any right to engage in any activity or to perform any act aimed at the destruction of any of the rights and freedoms set forth herein.

    Para se t'ia keputni kot, zoti Toro, lexojini deri ne fund te drejtat e njeriut, pastaj ejani dhe guxoni te beni interpretime personale.
    Te drejtat themelore te njeriut nuk kane interpretim, dhe PIKE! Karta kur firmoset prej nje shteti, nuk i le mundesi te beje interpretimet e mundeshme apo qe mund t'i leverdisin ketij apo atij shteti, kesaj apo asaj qeverie, kesaj apo asaj etnie. PIKE dhe E MADHE!
    Prandaj, lerini llafet e kota, se jane fukarallek. Interpretimet i bejne qeverite raciste dhe diskriminuese, dhe karten e te drejtave te njeriut e firmosin sa per sy e faqe, dhe e zbatojne kur u leverdis atyre. Ne rastin tone, i leverdis shqiptareve ta marrin si nje dhe te patjetersueshme kete deklarate. Kur te behemi ne si Zvicra apo Amerika, atehere le te bejme dhe ne interpretimet tona raciste. Deri ketu, firma e Frances, Gjermanise, Italise, Greqise apo Amerikes, penalizon vete keto shtete.
    Po ju, me mire kthehuni ne Shqiperine tuaj te dashur, hiqni dore nga e drejta qe keni fituar ne Amerike me ane te kesaj apo asaj mundesie ligjore, apo joligjore, dhe fillojeni pakez nga zeroja, duke u nisur nga atdheu juaj, pastaj ejani ne forum dhe filloni demogogjite tuaja. Kur ta shihni se jorgani nuk ju del te mbuloni kembet, atehere do te flasim me mire. Kur i keni shpatullat e ngrohta, normalisht qe do fryni tullumbace ketu.
    Gjithe te mirat...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #23
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga banished
    Article 30.
    Nothing in this Declaration may be interpreted as implying for any State, group or person any right to engage in any activity or to perform any act aimed at the destruction of any of the rights and freedoms set forth herein.

    Para se t'ia keputni kot, zoti Toro, lexojini deri ne fund te drejtat e njeriut, pastaj ejani dhe guxoni te beni interpretime personale.
    Te drejtat themelore te njeriut nuk kane interpretim, dhe PIKE! Karta kur firmoset prej nje shteti, nuk i le mundesi te beje interpretimet e mundeshme apo qe mund t'i leverdisin ketij apo atij shteti, kesaj apo asaj qeverie, kesaj apo asaj etnie. PIKE dhe E MADHE!
    Prandaj, lerini llafet e kota, se jane fukarallek. Interpretimet i bejne qeverite raciste dhe diskriminuese, dhe karten e te drejtave te njeriut e firmosin sa per sy e faqe, dhe e zbatojne kur u leverdis atyre. Ne rastin tone, i leverdis shqiptareve ta marrin si nje dhe te patjetersueshme kete deklarate. Kur te behemi ne si Zvicra apo Amerika, atehere le te bejme dhe ne interpretimet tona raciste. Deri ketu, firma e Frances, Gjermanise, Italise, Greqise apo Amerikes, penalizon vete keto shtete.
    Po ju, me mire kthehuni ne Shqiperine tuaj te dashur, hiqni dore nga e drejta qe keni fituar ne Amerike me ane te kesaj apo asaj mundesie ligjore, apo joligjore, dhe fillojeni pakez nga zeroja, duke u nisur nga atdheu juaj, pastaj ejani ne forum dhe filloni demogogjite tuaja. Kur ta shihni se jorgani nuk ju del te mbuloni kembet, atehere do te flasim me mire. Kur i keni shpatullat e ngrohta, normalisht qe do fryni tullumbace ketu.
    Gjithe te mirat...
    Zoteri, nuk po te interpretoj te drejtat! Thjesht po te them qe nuk ekziston nje e drejte e tille qe ti te levizesh nga nje shtet ne tjetrin sa here te doje qejfi sepse ti e konsideron "te drejte"!
    Article 2

    1. Everyone lawfully within the territory of a State shall, within that territory, have the right to liberty of movement and freedom to choose his residence.

    Perkthim: Artikulli 2
    1. Cdokush qe eshte i ligjshem, brenda ne territorin e nje shteti, perbrenda tij ka te drejten e levizjes dhe te lirise te zgjedhi rezidencen e tij.

    Pra zoteri, mos me trego mua ligjet e emigrimit se i di para teje dhe i kam provuar ne kurriz para teje si ne Evrope, ashtu dhe ne Amerike! Sa per informacion, kam 14 vjet qe kam ikur nga Shqiperia, kam jetuar ne dy shtete te ndryshme dhe ne total kam qene emigrant i paligjshem, jo pak po 12,5 vjet!

    Sic thashe dhe me siper, levizja pa viza nga nje shtet ne tjetrin nuk rregullohet nga "te drejtat e njeriut" por nga marreveshje ndershteterore UNILATERALE! Psh amerikanet mund te shkojne pa vize ne Shqiperi e Greqi sepse shtetet respektive e kane hequr domosdoshmerine e vizave per qytetaret amerikane, kurse greket e shqiptaret duan viza per te shkuar ne Amerike!
    Turqia i lejon shqiptaret te hyjne pa viza ne territorin e saj. Sipas llogjikes tende, Turqia na i ploteson te drejtat e njeriut me mire se Evropa!
    "Who is John Galt?"

  4. #24
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Toro!!! Fjalet e shumta jane fukarallek, jua thashe dhe njehere.
    Per mua, mund te vazhdoni sa te doni keshtu, po jeni jashte binareve, dhe madje edhe ne drejtim te kundert fare.
    Nejse, 14 vjet qendrimi larg Shqiperise paskan bere efektin e tyre; ose nuk kuptoni shqip, ose nuk kuptoni as anglisht!
    Ju po flisni per tjeter gje more djale, dhe ato citimet qe i beni vetes, nuk jane gjekundi me Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut. Kujdes, vella, se po na citoni deklaraten e dashurise midis Italise, Gjermanise dhe Frances, e jo te drejtat themelore te njeriut.
    Te drejtat themelore te njeriut jane keto ketu:

    DEKLARATA E PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT
    HYRJE
    Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;

    mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

    mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

    mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

    mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;

    mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

    mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi;

    ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall Këtë DEKLARATE TE PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.


    Neni 1.
    Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

    Neni 2.
    Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.

    Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.


    Neni 3.
    Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.

    Neni 4.
    Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

    Neni 5.
    Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

    Neni 6.
    Gjithkush ka të drejtë që t'i njihet kudo personaliteti juridik.

    Neni 7.
    Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

    Neni 8.
    Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

    Neni 9.
    Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

    Neni 10.
    Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

    Neni 11.
    Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajsia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet.
    Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

    Neni 12.
    Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

    Neni 13.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti.
    Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

    Neni 14.
    Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga ndjekjet.
    Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

    Neni 15.
    Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie.
    Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

    Neni 16.
    Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi.
    Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen.
    Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

    Neni 17.
    Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkësi me të tjerët.
    Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

    Neni 18.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

    Neni 19.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

    Neni 20.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.
    Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

    Neni 21.
    Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqsuesve të zgjedhur lirisht.
    Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e vet.
    Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

    Neni 22.
    Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

    Neni 23.
    Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.
    Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë.
    Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror.
    Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë and të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

    Neni 24. Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

    Neni 25.
    Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.
    Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.
    Neni 26.
    Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.
    Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.
    Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në rradhë të parë prindërit.

    Neni 27.
    Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.
    Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

    Neni 28.
    Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.

    Neni 29.
    Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij.
    Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t'u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike.
    (3)Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

    Neni 30.
    Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë.

    Prandaj, para se te tregoni edukaten dhe modestine tuaj, me mire mesoni pakez shqip, ose informohuni se per cfare po flasim.
    Gjithe te mirat.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #25
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Banished, perpara se tena postosh DEKLARATEN E OKB per te drejtat e njeriut, meso ne rradhe te pare se cfare eshte e drejta e njeriut. Cili eshte perkufizimi i " te drejtes" se njeriut. Gjeje ne fjalor dhe pastaj ec e fol!

    Me duket se tema eshte "Te hiqen vizat per qytetaret ballkanas!

    Te thashe dhe me pare. Neni 13 ( qe perfshin levizjen e njerezve) nuk te jep te drejten te shkosh ne nje shtet tjeter sepse ty te teket ta quash te drejte njerezore! Te jep te drejten te largohesh nga vendi yt ( dhe te kthehesh ne te). Te ka penguar gje Shqiperia zotrote te largohesh apo te kthehesh? Nuk e besoj, perderisa shqiptaret jane te gjithe te pajisur me pashaporta ( disa kane nje, e disa kane nga 10). Pashaporte= dokument udhetimi per jashte shtetit!
    Te ka ndaluar gje qeveria shqiptare ty te ikesh nga Kukesi ( shembull) e te vendosesh ne Gjirokaster? 15 vjetet e fundit jo!
    C'nen pra te kesaj deklarate te paska shtypur BE evropian ty?
    "Who is John Galt?"

  6. #26
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Citim Postuar më parë nga StterollA


    3. No restrictions shall be placed on the exercise of these rights other than such as are in accordance with law and are necessary in a democratic society in the interests of national security or public safety, for the maintenance of "ordre public", for the prevention of crime, for the protection of health or morals, or for the protection of the rights and freedoms of others.
    Konventa Evropiane e Ruajtjes se te Drejtave dhe Lirive themelore te njeriut eshte nenshkruar nga qeverite anetare te Keshillit te Evropes se kohes (1950), duke pasur parasysh Deklaraten Universale te te drejtave te njeriut te shpallur nga asambleja e OKB-se ne 1948. Ajo eshte plotesuar nga nje sere protokollesh apo dokumentash te tjera me vone qe kane per qellim te sigurojne zbatimin ne praktike dhe ushtrimin e te drejtave universale te paraqitura ne Deklarate. Kjo konvente nuk eshte ne kundershtim me deklaraten, ajo eshte nje vazhdim apo plotesim i saj.

    Ne nenin me siper te Konventes gjenden kufizimet (klauzolat) qe caktojne kufijte e ushtrimit te te drejtave themelore prej individit. Nisur nga fakti se asnje e drejte apo liri nuk mund te jete absolute, vendosen disa kufij per ushtrimin e tyre qe percaktohen/lindin nga lirite dhe te drejtat e te tjereve. Dhe qe ne baze te nenit me siper duhen te jene te parashikuara nga ligji dhe te nevojshme ne nje shoqeri demokratike.
    Interesat qe mbrohen ne kete rast jane:
    siguria kombetare, siguria publike, ruajtja e rendit publik, parandalimi i krimit, mbrojtja e moralit publik dhe shendetit publik, mbrojtja e te drejtes dhe lirise se te tjereve.

    Per keto arsye nuk mendoj se kufizimi i levizjes se shtetasve nga nje shtet ne tjetrin perben cenim te te drejtes dhe lirise themelore te levizjes. Do te deshiroja shume qe ne shqiptaret te mund te leviznim lirisht ne Evrope apo me tej. Por e drejta dhe liria ime nuk duhet te cenojne te drejtat dhe lirite e te tjereve...
    Ndaj per sa kohe qe shteti ligjor shqiptar te vazhdoje te jete kaq i dobet dhe i korruptuar sa eshte, nuk e di se kur do ndodhe qe do jete e lire levizja e shtetasve shqiptare ne bote.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  7. #27
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Inscrite; miratimi i konventes evropiane perben ne thelb ate qe sanksionon neni i fundit i deklarates se pergjithshme te te drejtave te njeriut. PIKE! Duke bere ashtu, shtetet evropiane kane interpretuar kete karte sipas leverdise se tyre. Kjo gje nuk eshte aspak gabim, te kuptohemi drejt, por, eshte shkelje e asaj karte qe ata vete e kane ratifikuar. Prandaj, ajo qe djeg ketu eshte fakti qe karta e te drejtave themelore te njeriut po shkelet prej ketyre shteteve, dhe nuk pranohet. Gjeja qe me ben mua pershtypje eshte se as ju ne kete forum nuk keni aq largpamesi per te pare shkeljen.
    Sa per Toron, nuk kam asnje fjale tjeter pervecse qe te lexoje ato qe shkruhen ketu.
    Toro, lexojeni njehere ate listen e te drejtave themelore te njeriut qe u postova ketu, pastaj kthehuni dhe njehere e thoni cfare te doni.
    Nuk e kam shkruar une ate karte, dhe as kam qene une qe i kam detyruar vendet evropiane qe ta firmosin. Jam i sigurte qe po t'ua besh shtetasve te ketyre shteteve me te njejten monedhe, do te cohen e te cirren si k**v*t!
    Prandaj t'i leme demagogjite e pafundme, dhe sic e thashe edhe me perpara, une bertas kur me shkelet e drejta ime, kur shkelet e drejta jote, duhet te bertasesh ti.
    Prandaj, kur te behet Shqiperia si Zvicra, le t'i shtype te huajt dhe t'i beje subjekt te dhunes policoro-ushtarake sic ben Evropa apo ndonje shtet tjeter. Aty, e drejta ime nuk do te shkelej aspak, dhe une ne hipokrizine qe ju karakterizon ju te gjitheve, nuk do te cel goje fare.
    Gjithe te mirat, dhe hipokrizi e injorance te mbare...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #28
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Banished, ngadale mor djale me ato "urime": "hipokrizi dhe injorance te mbare!"
    Cdo komb eshte shtet sovran me te drejtat e tij, dhe detyrimet ndaj nenshtetasve te tyre, para se te "shqetesohen" per te tjeret. Nuk po sjell me perkufizime, sepse t'i kane sjelle me siper, por ti, nga dituria e madhe, nuk denjon t'i pranosh.
    Ne US, prioritet ze gjithmone "the law of the land" (dmth kushteta) para ligjeve te tjera internacionale. Dhe ashtu eshte ne Europe, qe ne fund te fundit, akoma nuk ka aprovuar kushtetuten. Nga ana ligjore, ne arenen nderkombetare shtetet jane aktore te pavarur, dhe vazhdojne te luajne rol kryesor mbi organizatat "supranacionale." Implikimet e ketij "world order" i kupton vete.
    Nga ana praktike, sikur te mos kishte pengesa te tilla ne levizjen e popullesise "Jugu Global" do dyndej ne "Veriun Global" (terma keto qe i perkasin dallimit midis vendeve te zhvilluara dhe ato ne zhvillim.) Konsekuencat nuk do ishin dhe aq pozitive, pa shkuar ne detaje.
    Te sugjeroj ta ulesh pak tonalitetin dhe te mos ofendosh anetaret me terma te tilla si ajo e injorances, ne fund te fundit, te gjithe ata qe jane shprehur kunder mendimit tuaj kane reflektuar vetem mbi realitetin, ndersa idete tuaja do thosha jane "at best" pak naive.

  9. #29
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Une nuk e di se ku e keni hallin Lioness... Ketu, rigoshet i biet edhe Greqise, qe ta merrni vesh mire, por nuk i kuptoj sugjerimet tuaja, ose te pakten ku e kane burimin. Nese nuk e kuptoni fjalen "injorance", atehere shume mire qe mund te me qortoni, perndryshe gjithe shkrimi juaj nuk merr kuptim fare.
    Mos ma permendni fare emrin nese nuk keni gje teknike per te thene apo kundershtuar ne shkrimin tim; mos hidhni fjale boshe dhe pa lidhje me ate qe them une.
    Para se te flisni per te drejten e shteteve, zonjushe e nderuar, lexoni me pare se cfare po shkruhet ketu. Te filloj e t'u pergjigjem te gjitheve personalisht tani, me duhet te perseris veten nga 100 here. Nuk e marr vesh se cfare po ju duket e papranueshme ose e pakuptimte ne ate qe po them; ndaj me lini te kuptoj se ose nuk merrni vesh shqip, ose pertoni te lexoni se cfare shkruajne te tjeret. Flasim me vone per te drejten nderkombetare, dhe ne kete kendveshtrim, pse nuk lejohet me skllaveria e te tjera ceshtje te kesaj natyre, qe katerciperisht nderhyjne ne politiken kombetare te shteteve te izoluara dhe te vecanta.(tek e tek) Nejse, fjalet e shumta mbeten gjithmone fukarallek, cilado qofte situata apo ambjenti ku thuhen.
    Gjithe te mirat...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #30
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Banished,
    Mos ngaterro te drejten e levizjes se lire te njerezve me te "drejten" e emigrimit! Te levizesh nga nje shtet ne tjetrin pa pengesa eshte e drejte njerezore! Te emigrosh ne cilindo shtet nuk eshte e drejte, por privilegj! Hape ate karten tende te dashur dhe na trego ne cilin nen parashikohet qe zotrote te jesh i lire te emigrosh kur te duash ti!
    Meqenese si shtet, qe nga 1991 deri me sot ne kemi provuar me jo pak por me pothuajse 1 milione njerez qe kane levizur dhe EMIGRUAR ne Evrope PALIGJSHMERISHT ( ke mbi 800 mije ne Itali qe kane ikur pothuajse te gjithe pa pasaporta, pa viza plus 600-700 mije ne Greqi qe kane kaluar kufirin paligjshmerisht), vendet evropiane jane te detyruara te vendosin vizat. Viza nuk te pengon te levizesh lirisht ne nje shtet, por thjesht te kerkon te provosh qe ti si aplikant nuk je i predispozuar per te emigruar ne ate vend!
    "Who is John Galt?"

  11. #31
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Ehuuuuuuu, fjalet e shumta jane fukarallek more djale;
    Zoti ju ka dhene 5 shqisa dhe nje goje te shkrete, qe te informoheni ne menyre te shumfishte dhe nga cdo pikepamje para se te flisni nje here!!! Ju me duket se nuk i perdorni fare shqisat; sa here duhet ta postoj karten e te drejtave te njeriut ketu??? Hapini syte more djale, lexojeni mire(te pakten nenin 13) pastaj na tregoni barcaleta... Nese keni veshtiresi te kuptoni shqip, ma thoni, se ua perkthej ne cdo gjuhe qe mund ta keni me te thjeshte!
    Gjithe te mirat!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  12. #32
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga banished
    Ehuuuuuuu, fjalet e shumta jane fukarallek more djale;
    Zoti ju ka dhene 5 shqisa dhe nje goje te shkrete, qe te informoheni ne menyre te shumfishte dhe nga cdo pikepamje para se te flisni nje here!!! Ju me duket se nuk i perdorni fare shqisat; sa here duhet ta postoj karten e te drejtave te njeriut ketu??? Hapini syte more djale, lexojeni mire(te pakten nenin 13) pastaj na tregoni barcaleta... Nese keni veshtiresi te kuptoni shqip, ma thoni, se ua perkthej ne cdo gjuhe qe mund ta keni me te thjeshte!
    Gjithe te mirat!
    Banished, kujdes me ofendimet ndaj anetareve, se po e perseris edhe njehere, qe nuk eshte e jystifikuar.

    Meqe ke bere mundimin dhe ke sjelle te gjithe Deklaraten, pa na thuaj sa zbatohen nenet e tjera? Lere menjane Nenin 13, por duke filluar qe nga neni i pare e me rradhe, fatkeqesisht, qe nga krijimi i Deklarates, mund te sjellim nje enciklopedi me shembuj per te ilustruar faktin qe ato "ligje" per shume shtete jane thjesht fjale ne leter. Dhe sic e kam thene edhe njehere, cdo shtet rezervon te drejten e tij sublime dhe sovrane te krijoje ligje qe te mbroje kushtet e jeteses, dhe te drejtat e nenshtetaseve te tij. Gje qe behet e qarte ne Artikullin 3 te EU Convention.
    Keshtu qe para se t'u ofrosh te tjereve me aq bujari serviset tuaja per perkthime, perktheni njehere artikullin 3, thjesht per njohuri personale.

    PS: Ne nje nen-forum tjeter, "Sa ilire jemi" nuk keni lene gje pa thene per Europen, BE, qe jane 20,000 vjet mbrapa ejtetjetj. Nqs ai eshte kendveshtrimi juaj per BE, pse atehere insistoni qe duhet te keni te drejten te hyni e te dilni si t'u doje qejfi?! Personalisht, idete tuaja me duken pak ipokrite, kur nuk keni respekt per historine, institucionet, nocionet e BE, dhe ne te njejten kohe kerkoni qe BE t'u presi me krahe hapur!!!

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Liberalizimi vizave, ja kategoritë që përfitojnë nga marrëveshja

    Nga Armand Maho

    Qeveria ka miratuar dje në parim Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për lehtësimin e regjimit të vizave. Marrëveshja që pritet të hyjë në fuqi në fundin e dhjetorit 2007, ose fillimin e janarit 2008, parashikon reduktim maksimal të vizave për një kategori personash, siç janë studentët, biznesmenët, gazetarët, familjarë të qytetarëve shqiptarë me banim të ligjshëm në vendet e BE-së apo funksionarë dhe pjesëtarët e delegacioneve zyrtare. Marrëveshja parashikon mekanizma lehtësimi për marrjen e vizave, por edhe pagesa më të ulëta për qytetarët shqiptarë, në çdo seli ambasade të vendeve të BE-së që ndodhet në Tiranë. Marrëveshja gjithashtu parashikon lëshimin e vizave afatgjatë me shumë hyrje dalje, një vjeçare, dy vjeçare deri në pesë vjeçare për kategoritë e përzgjedhura, si dhe për personat që kanë respektuar ligjet e migracionit për hyrjen, qëndrimin dhe daljen nga vendeve anëtare; heqjen e taksës prej për disa kategori të tjera; dhe reduktimin e afateve të pritjes.

    Implementimi

    Por hyrja në fuqi e marrëveshjes do të ndodhë vetëm kur ajo të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare të të BE-së. Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme, marrëveshja e liberalizimit të vizave pritet të firmoset nga vendet anëtare të BE-së në bllok brenda muajve të vjeshtës së këtij viti sipas relacionit, me hyrjen në fuqi, marrëveshja në fjalë do të ketë vlerë mbi dispozitat e marrëveshjeve të tjera dy ose shumë palëshe në këtë fushë. Për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes parashikohet krijimit i një Komiteti të Përbashkët ekspertësh.

    Berisha

    Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar dje firmosjën e marrëveshjes për lehtësimin e regjimit të vizave si një favor shumë të madh që Komuniteti Europian i bën Shqipërisë. Sipas tij, nga kjo marrëveshje përfitojnë institucionet zyrtare, ata që lëvizin për qëllime biznesi, të rinjtë dhe shoqëria civile. “Marrëveshja është negociuar dhe firmosur nga zoti Olldashi në Bruksel dhe pastaj është ndjekur nga ministria e Brendshme dhe ministria e Jashtme. Kjo është një marrëveshje që realisht i jep Shqipërisë një liberalizim shumë më të madh në raport me statusin në të cilin ajo ndodhet. Pra, ka patur një gjenerozitet të madh në kategoritë dhe dimensionet e lehtësimit. Në radhë të pare, lehtësime të mëdha pëson rinia shqiptare, që ajo të lëvizë më lirshëm, për të njohur hapësirën e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare. Përfitojnë institucionet zyrtare, por dhe ato të shoqërisë civile. Përfitojnë bizneset, si dhe ata që lëvizin për qëllime biznesi. Përfitojnë turistët, përfitojnë familjarët me bashkimin e tyre. Pra, përfitojnë të gjithë ata që lëvizin, sepse reduktohen taksat, përgjysmohen taksat. Faktikisht, kjo përbën një hap shumë të madh drejt realizmit të lëvizjes së lirë të plotë të vendit. Mendoj se masat që po merr qeveria me kontrollin e integruar të kufijve, modernizimin e pikave të kalimit, rritjen e shkallës së sigurisë, reformat, zhbllokimin e disa reformave shumë të rëndësishme, e bëjnë zbatimin e kësaj marrëveshje plotësisht të mundshme dhe sjellin avancimin e saj progresiv,” tha Kryeministri.

    Kategoritë për të cilat reduktohet dokumentacionin për marrjen e vizave

    Funksionarë, pjesëtarë të delegacioneve zyrtare; biznesmenët; gazetarët; përfaqësuesit e komuniteteve fetare;

    pjesëtarët e programeve shkencore, kulturore, artistike dhe universitare;

    nxënësit, studentët në udhëtimet e organizuara për qëllime studimore;

    sportistët dhe shoqëruesit e tyre; turistët; përfaqësuesit e shoqatave jo-fitimprurëse dhe të OJQ-ve; përfaqësuesit e zejeve dhe profesioneve; përfaqësuesit e qyteteve të binjakëzuara; familjarët e afërt të qytetarëve shqiptarë me banim të ligjshëm në një nga vendet e BE; pjesëmarrësit në funerale civile dhe ushtarake; të përndjekurit politikë, që do të marrin pjesë në veprimtaritë e organizuara në kuadrin e statusit të tyre; shoferët e transporteve ndërkombëtare dhe trenistët e trenave ndërkombëtarë; rastet humanitare, psh të sëmurët dhe personat që i shoqërojnë; si dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

    - Për këtë kategori personash hiqet dhe taksa e vizës prej 35 euro

    Përfitojnë viza deri në 5 vjet

    - Anëtarët e Këshillit të Ministrave

    - Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së lartë

    - Funksionarët, pjesëtarë të përhershëm të delegacioneve zyrtare shqiptare

    - Bashkëshortët dhe fëmijët e shtetasve me qëndrim të ligjshëm në vendet e BE

    Viza deri në një, dy apo pesë vjet

    - Personat në kategoritë e përzgjedhura nëse do të justifikojnë nevojën për udhëtime të shpeshta dhe nuk kanë pasur probleme me respektimin e ligjit dhe kur kanë qenë të pajisur me viza një apo dy vjeçare

    Afatet e pritjes

    - Për praktikat normale deri në 10 ditë kalendarike

    - Për praktikat që kërkojnë verifikim, deri në 30 ditë kalendarike

    - Për praktikat urgjente, deri në tre ditë pune ose më pak

    Personeli në ambasada, rritje pagash deri në 75%

    Rrogat për punonjësit e shërbimit diplomatik jashtë vendit do të rriten nga 40 deri në 75 përqind, sipas rangut që kanë në ambasadën ku shërbejnë. Qeveria shqiptare ka miratuar dje në mbledhjen e radhës rritjen e pagave për këtë kategori të administratës, vendim i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit në ambasadat tona jashtë vendit. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, e cila është dhe propozuesja e kësaj shtese pagash, thuhet se kjo rritje e ndjeshme pagash për përfaqësuesit tanë në ambasadat jashtë vendit mban parasysh disa kritere si ai i vështirësisë së postit diplomatik, koston e jetesës në vendin ku shërbejnë etj.

    “Rëndësi i është kushtuar po kështu shpërblimit për përfaqësimin, i cili shkon nga 40 përqind në rangjet e ulta diplomatike dhe deri në 75 përqind për rangjet e larta diplomatike si ai i ambasadorit,” thuhet në njoftimin shpjegues të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Ndërkohë, përveç pagës mujore, personeli i shërbimit diplimatik do të përfitojë edhe kompensimin për koston e jetesës sipas vendit në të cilin ndodhet. Kështu, një punonjës i ambasadës që shërben në ambasadat e vendeve të grupit të parë, që janë ambasadat e vendeve të BE-së dhe SHBA, përfitojnë 300 euro apo USD në muaj shpërblim. Punonjësit e grupit të dytë, 230 euro në muaj e kështu me radhë.

    “Përcaktimi i pozicioneve administrativo-teknike, në përfaqësitë diplomatike, me kohë të plotë apo të pjesshme, deri në miratimin e plotë nga Kryeministri, të strukturave të përfaqësive diplomatike, bëhet me urdhër të përbashkët të ministrit të Financave dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Paga mujore i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat personale, sipas legjislacionit në fuqi. Në bazë të saj do të paguhen edhe detyrimet për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore. Deri në fund të vitit 2007, numri i punonjësve të përfaqësive diplomatike është, gjithsej, 376 veta, nga të cilët 178 veta personel diplomatik dhe 198 veta punonjës administrativo-teknik,” thuhet në vendimin e qeverisë.

    Masa e kompensimit për koston e jetesës është:

    - 300 euro/USD, për vendet e grupit të parë;

    - 260 euro/USD, për vendet e grupit të dytë;

    - 230 euro/USD, për vendet e grupit të tretë;

    - 200 euro/USD, për vendet e grupit të katërt;

    - 150 euro/USD, për vendet e grupit të pestë.


    Tema

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •