Shkurt 5, 106

SHQIPJA E SHKRUAR ME HERET?

Nga Ilir Mati


Mė nė fund ia dolėm tė lexojmė dhe tė kuptojmė shkrimin e mozaikut tė Mesaplikut, datuar nga specialistėt mes shekullit IV-VI pas Krishtit. Gjuha e shkrimit del se ėshtė shqipe dhe plotėsisht e kuptueshme. Shkronjat e pėrdorura janė ato me tė cilat nė atė kohė shkruan edhe popuj tė tjerė anekėnd Mesdheut. Ai lexohet: A PAK KE T'AĒ, qė sot me drejtshkrim do tė shkruhej: HA PAK, KE TĖ HASH, dhe nė tė folmen e sotme tė Mesaplikut: ha pak, ke t'haē. Rezultati i leximit tė shkrimit erdhi pas punės sė pėrbashkėt nė lidhje me germėn e katėrt dhe germėn e shtatė dyfishe tė mozaikut, me dijetarin shqiptar Niko Stillo, lindur nė Prevezė dhe banues prej vitit 1972 nė Gjermani, lexues nė origjinal i Herodotit. Tė shohim se si do tė pritet kjo zbulesė nga dijetarėt: si budallallėk, si e menēur, apo do injorohet si ndodh shpesh; ndėrkohė qė deri mė sot shkrimi ėshtė konsideruar si i gjuhės greke dhe ėshtė interpretuar se jep emrin e njė personi: APARKEAS, megjithėse germa e tretė nė mozaik ėshtė Q dhe jo R dhe e fundit ėshtė C dhe jo S.
Mozaiku me pėrmasa: lartėsi L=230 cm dhe gjerėsi Gj=349 cm, ėshtė ai i rrėnojave tė kishės paleokristiane tė fshatit Shalės nė luginėn e lumit tė Shushicės, nė Mesaplik tė Vlorės. Origjinalin e kėtij monumenti, pėr fat, e kemi pjesėrisht nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė, dhe tė fotografuar e tė botuar bukur, p. sh. si nė librin gjermanisht "Albanien" (1988, Verlang Philip von Zabern, Mainz), se pjesė tė tjera tė tij i shkatėrruan vandalėt dhe barbarėt e kėtyre katėrmbėdhjetė viteve tė fundit. Ai ėshtė bėrė me gurė me tre ngjyra: tė kuq, tė zinj dhe tė bardhė, nė mes tė tė cilit kemi si element kryesor fytyrėn nė profil tė njė burri me kapele me majucė dhe dy kordele. Nė mozaik kemi gjithashtu fruta tė vėna nė enė, peshq dhe zbukurime me forma gjeometrike, katrorė, gjashtėkėndėsh, trapezė, gėrshetė, rrathė.
Midis meje dhe Niko Stillos ėshtė krijuar mirėkuptimi pėr ekzistencėn e dėshmive tė vjetra tė gjuhės shqipe tė shkruar. Ato janė tė shumta, por ka shumė pak dijetarė qė merren me gjurmimin, mbledhjen, klasifikimin, magazinimin, studimin dhe botimet serioze shkencore pėr to. Nė tė vėrtetė, unė deri mė sot njoh vetėm Nikon ndėr tė gjallėt. Ndėrsa ndėr tė vdekurit kemi librin e mrekullueshėm tė Kondės, ata tė Majanit, tė Falaskit, Shuteriqit, Pilikės, ndėrkohė qė duket se kemi njė thesar tė tėrė me shkrime tė vjetra pėr tė studiuar. Nė shumė universitete tė botės ka katedra tė nderuara qė merren me shkrimet e vjetra tė Mesdheut. Ka botime serioze. Ka universitete tė vendeve qė nuk kanė asnjė lidhje gjeografike me Mesdheun e mahnitshėm plot diell e kulturė. Ndėrsa ne, qė e quajmė veten tė ardhur nga thellėsitė e historisė, kontribues dhe pėrfitues tė qytetėrimeve tė mėdha qė lindėn, u zhvilluan dhe perėnduan nė Mesdhe, nuk kemi nė universitetet e Shqipėrisė, si edhe nė institutet e Akademisė sė Shkencave jo vetėm katedra dhe sektorė pune, por as edhe njerėz, specialistė a studentė qė tė merren me shkrimet e vjetra nė shėrbim tė shkrimit tė historisė nė bazė tė fakteve. Ose qė tė thonė ndonjė fjalė pėr ato pak gjėra qė botojnė tė vetmuarit e kėtyre gjurmimeve. Kjo gjė ka bėrė qė pėrgjithėsisht tė shkruajmė historinė tonė jo vetėm me mangėsi, por edhe me gabime shpeshherė tė kushtėzuara nga tė tjerė faktorė, si p.sh ata politikė. Nė leksione, gati nuk preket aspak ēėshtja e shkrimeve tė vjetra dhe tėrėsisht pranohet dogma se gjuha shqipe nuk gjendet e shkruar nė lashtėsi. E ē'tė presėsh mė tepėr nga njė sistem arsimimi dhe formimi, i cili nuk ka futur ende brenda vetes as informacion qoftė elementar pėr gjuhėn e Buzukut, tė Kristoforidhit, tė iperotėve, tė arbėreshėve, pėr historinė e alfabeteve tė gjuhės shqipe dhe hajde pastaj tė merresh pėr tė ēarė murin e tmerrshėm qė rrethon dogmėn akademike nė kėtė lėm.
Por tė papriturat janė tė kėndshme!
Shkencėrisht pranohen dėshmitė e marrėdhėnieve tė gjuhės sė shqiptarėve me gjuhėt e tjera tė kulturave tė mėdha tė Mesdheut, si ajo greke dhe latine. Madje, mjaft dėshmi tė rėndėsishme tė kėtyre marrėdhėnieve tė hershme kanė mbėrritur nė kohė e sotme me anė tė gjuhės shqipe. Sot nė shqip ka fjalė tė greqishtes sė vjetėr dhe latinishtes tė cilat nuk pėrdoren nga grekėt e rinj dhe neolatinėt, p. sh. fjala gojė-a. Shumė popuj tė Mesdheut nė lashtėsi i shkruanin traktatet e tyre nė greqisht, e mė vonė nė latinisht, tė cilat ishin gjuhė tė pėrbotshme tė asaj kohe. Por, gjithashtu, anekėnd buzėdetit Mesdhe gjenden dėshmi tė shkruara edhe tė gjuhėve tė tjera, tė cilat kanė pėrdorur po ato alfabete si edhe grekėt e latinėt, alfabete tė shpikura e tė sjella nga Mesopotamia. Edhe popujt e Ballkanit Perėndimor, tė cilėt nė antikitet thirreshin nga fqinjėt ilirė e iperotė, kanė lėnė dėshmi tė shumta tė shkruara tė gjuhės sė tyre, tė cilat lexohen lehtė nga tė gjithė, por pėrgjithėsisht vetėm interpretohen dhe nuk kuptohen me latinisht e greqisht tė vjetėr. Ato kuptohen lehtėsisht me shqipen dhe bėhen fakte tė padiskutueshme pėr vėrtetimin e vėrtetėsisė se shqiptarėt e sotėm janė po ata bij tė shqipeve tė Ilirisė dhe Iperisė.