Postuar mė parė nga
Lioness
Kerkoj ndjese qe e shkruajta mesazhin ne anglisht, thjesht replikova keshtu sepse ibiza e kishte shkruar ne anglisht.
Nje permbledhje e shkurter e asaj qe thashe:
Pak a shume teoria e Ibizes eshte qe Aleksandri i Madh duhet te jete shqiptar sepse e para, kishte karakteristika barbare dmth Ilire (?) ....... e dyta nuk quhej Alexander the Greek, por Alexander the Great, e treta pushtimet e tij nuk perfshine Ilirine, dhe nja ca legjenda kafshesh qe gjoja nje mbret ilir i dhuroi Alexandrit, ne baze te ciles te ciles tregohen marredheniet diplomatike midis dy mbreterive. Me ne fund, ajo hodhi hipotezen qe meqe Aleksandri ishte shqiptar/ilir, dmth dhe Ptolemeu, dhe dinastia e tij ne Egjipt eshte shqiptare (perfshire ketu dhe Kleoptren.....) Kete te fundit as nuk e marr mundimin te analizoj.
Si pergjigje, Aleksandri nuk kishte pse ta pushtonte Ilirine, se e kishte pushtuar i ati, Filip, qe ishte nga Argos, i Peloponezit, dhe endrrat tona me te forta nacionaliste, Peloponezi nuk perfshihet. Aleksandri ishte nxenes i Aristotelit dhe mori pjese ne lojrat olympike, dhe per te marr pjese ne ato lojra, duhet te jesh qytetar i qytet-shteteve greke. Per mua me i rendesishem eshte fakti qe kur Aleksandri pushtoi gjithe boten e njohur ne ate kohe, ai perhapi kulturen dhe civilizimin grek, dhe jo shqiptar/ilir. Nuk do ta doja nje hero te tille qe ne gjithe fitoren e tij nuk la asnje gjurme te identitetit te tij te "vertete."
Te thuash qe ai perdori taktika barbare ne lufte, dhe kjo do te thote qe ishte Ilir, atehere eshte ofendim per parardhesit tane, qe sipas Ibizes kane qene barbare dhe te eger. Per me teper, Spartanet ishin te njohur gjithashtu per taktika te tiila , dmth dhe ata ishin Ilire????? Pastaj, persa i perket dhuratave te bera nga mbreti Ilir per Aleksandrin e Madh (nje legjende me qene, luan, e elefant) edhe sikur te ishte e vertete, dihet shume mire qe te pushtuarit benine here pase here tribute/ dhurata pushtuesve, diplomaci apo jo.
Ne fund, edhe Maqedonasit e sotem duan te bejne Aleksandrin e tyre. Ka shume web-sites nacionaliste maqedonase ku supozojne se Maqedonia e lashte ishte identitet me vete dhe jo nje qytet-shtet grek sic ishte Sparta, Theba, Korinthi etj. Megjithate do shtoja se kur Maqedonia u be shtet me vete ne 1991-2 dhe deshen te merrnin flamurin e Aleksandrit te Madh, ceshtja shkoi ne gjyqin nderkombetar, dhe e humben.
pfffffffff.............. here tjeter do shkruaj vetem ne shqip, se eshte e "lodhshme te shkruash te njejten gje dy here......... LOLOLOL
Krijoni Kontakt