Close
Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 560
  1. #41
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    366
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Sipas teje Zogu nuk qe mbret ?
    Eshte shume ndryshe.Ne kohen e Zogut Shqiperia ishte monarki dhe Zogu mbret me ligj.Ky eshte ndryshimi.Skenderbeu cilesohej mbret i Shqiperise nga te gjithe shqiptaret(dhe bota deri diku) ndersa Zogu ishte zyrtarisht mbret i saj.

    Sa per ato llafet e tjera nuk kam thane qe ishte coban.Mos i ekstremizo gjerat.Cfare lidhje ka se cfare gjenerali ishte me ishte mbret apo jo.Edhe Huniadi i Hungarise ishte nje nga gjeneralet me te medhenj te kohes por nuk ishte mbret.Ishte ne krye te nje ushtrie cobanesh.
    Keshtu qe mos i perkthe fjalet e mija si kunder Skenderbeut se nuk ka llogjike fare.Thashe vetem qe nuk ishte ZYRTARISHT(lexoje 100 here kete fjale) mbret i Shqiperise.Te tjerat nuk e di nga i nxorre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Chingy : 05-02-2005 mė 21:55
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  2. #42
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,749
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Nuk di sa zyrtar do te behesh ti. Ai Doniken, e cila del si mbretereshe. Nuk absolutizohen gjerat sic beni ju, krahasime me epoka te tjera. Ku ka ligj ketu, mbretit te Frances ja prene koken ti thua ligje. Te themi tradite po, eshte tjeter gje. Gjerat merren ne kompleks dhe jo e preme me thike, edhe pse ne kete rast mua me duket qe nuk duhet te kete debat nese ka qene apo jo mbret, sepse referencat thone mbret, commander in chief a ku di un. Edhe Bushi esht president edhe commander in chief, edhe Elizabetha po ashtu qe vendos nese shkohet ne lufte apo jo.

    Ketu qellon forca me e madhe.

    Hodgison ate thote, por kjo nuk do te thote se ai qe mbret. Ai dhe vulen qofte latinisht e qofte greqisht(ajo nuk eshte provuar eshte origjinale apo jo) del qe e ka si mbret. Letrat, kancelarine etj etj. Cdo gje kalonte nepermjet tij. Nese do rezistonte Shqiperia dhe ai me teper, mbase do ishte bere tradite mbreteria tek ne. Serbet nje perandori te madhe qe ben me nje emertim te perkoheshem disa vjecar te vetshpallur te Stefan Dushanit edhe kane 600 vjet qe na cajne derrasat, ne merremi me zyrtarizma... !!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 05-02-2005 mė 22:03
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #43
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Lightbulb

    Nuk e di pse degjeneroi keshtu tema, por, nejse... Nje Skender per nje tjeter, dhe ne edhe ngaterrohemi nganjehere...
    Nejse, u pa puna, te pakten asnje nuk thote qe keta Skendere kane qene sllave apo greke, se do me kishte zene alergjia, tartakuti, apo ku e di une.
    Qetesohuni tani se e gjithe bota ja njeh famen te dyve ketyre Skendereve.

    Labeat, te lutem mos me ngacmo, mos me thuaj "idjot" me fjale te embla.
    Nuk po flas nga filmat, dhe po te lexosh ē'kam shkruar me lart, do ta kuptosh se nuk mund te dalin prej filmave, as te Enverit e as te ndonje tjetri.
    (perndryshe do te permendja "Nentorin e Dyte", ku nje fshatar duke pritur qe Ismaili te kalonte Vjosen, papritur therret "rrofte Enver Hoxha, more heeeej"...)
    Prandaj, le te mos i marrim keto shkrime personalisht, dhe te mos provokojme njeri tjetrin(nese ke deshire, me provoko me email..., pse te lexojne te gjithe ketu se po grindemi?)

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,080
    Faleminderit
    25
    291 falenderime nė 218 postime
    Mos u perpiqni te ngrini vlerat e qyteterimit ilir, duke ulur vlerat e qyteterimit grek, pasi qyteterimi ilir ka qene pjese e pandare e qyteterimit grek. Kete e deshmon edhe martesa e Filipit me Olimpian e Epirit, dhe martesa e Aleksandrit te Epirit (vellait te Olimpias) me vajzen e Filipit, Kleopatren per te siguruar aleancen me njeri-tjetrin. Nese kujtoni se ia rrisni vlerat ilireve duke minimizuar qyteterimin grek ne mosekzistence, une ju them qe vetem sa deshmoni se e lexoni historine me syte e nje femije qe do ti provoje shokeve se babi i tij eshte me i forte se babi i grekut. Historia lexohet e mesohet me deshiren per te mesuar te verteten dhe jo per te perligjur konfliktet dhe realitetin e shekullit te XXI ballkanik.

    Albo

  5. #45
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,544
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Mos u perpiqni te ngrini vlerat e qyteterimit ilir, duke ulur vlerat e qyteterimit grek, pasi qyteterimi ilir ka qene pjese e pandare e qyteterimit grek.
    Sigurisht...po te jesh Ortodoks.

    E ju te tjeret: Perpara se te nxirrni Aleksandrin Shqiptar gjeni diten e pare kur doli emri Shqiptar [e jo Albanenses, Epirotes, etj etj].

  6. #46
    vintermark Maska e Legjion
    Anėtarėsuar
    06-02-2005
    Postime
    492
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    vendosja e emrave tė popujve nuk bėhet me data - pika qė ngrite ėshtė e pasaktė.

    (as grekėt s'e dinė datėn hellin - hellas, as gjermanėt deutsch,etj)

  7. #47
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pse nuk na tregon shtruar ketu, ne shesh te burrave se me sa vota me teper fitoi greqishtja mbi shqipen ne parlamentin grek, kur u votua per te vendosur gjuhen zyrtare te Greqise tende te dashur? Dhe kush votoi per greqishten? T'ja dini per nder deputeteve rumune, bullgare dhe armene, se sot greqishtja do te ishte gjuhe e vdekur si latinishtja.

    mund te na thuash dicka me shume per kete???

    faleminderit

  8. #48
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Lightbulb

    Ne parlamentin e pare grek eshte votuar me urgjence ēeshtja e gjuhes zyrtare qe kjo Greqi e posaformuar do te mbante.
    Gjuhet kandidate ishin Shqipja dhe Greqishtja.
    Ndonese shqipja ishte me gjeresisht e folur nga masat(mos harroni ketu qe kishte shume njerez 2 gjuhesh, dhe pushtimi i gjate otoman ne Greqi kishte ndryshuar se tepermi demografikisht Greqine e sotme), greqishtja nga ana tjeter flitej prej te ardhurve te rinj nga rumania, armenia edhe per faktin se greqishtja ishte gjuha zyrtare e klerit greko-ortodoks.
    Fakt eshte qe Greqishtja ka fituar turpshem mbi shqipen, me vetem disa vota me teper.(nuk po jap shifer, sepse nuk dua te duket e egzagjeruar, dhe nuk deshiroj edhe une ta egzagjeroj, por eshte nje numer teper i vogel...). Jo me disa pike perqindjeje me teper, por me disa vota; dhe kjo fale votes se deputeteve rumune, armene e bullgare. Gjithsesi, fale ketij apo fale atij, nuk ka rendesi fare, se ē'u be u be tashme, dhe kthim mbrapa nuk e di si mund te kete. Porse, qe populli shqiptar te urrehet prej gekeve me aq zjarr, nuk eshte aspak e llogjikshme, pasģ, paraardhesit e ketyre grekeve te sotem kane lidhje gjaku me Shqiperine,ne menyre te drejtperdrejte ose jo. A jane te sigurte qe ne fakt nuk po urrejne "vellezerit" e gjakut?
    Perndryshe, si mund te shpjegohen emrat e gjithe atyre heronjve shqiptare ne historine greke?(te pakten kete moderne) - ne 10 heronj kombetare greke, 8 jane shqiptare ose arvanitas...
    Raportet e ushtrise italiane gjate pushtimit italian te Greqise deshmojne se qytete te tera sot ne Greqi ishin te sterbanuara me shqiptare.
    Italia per te penalizuar greket, sepse kunder tyre kish filluar luften, vendosi te ndihmonte me ushqime dhe veshje popullsine shqiptare. Nuk kaloi shume kohe nga ky vendim dhe Italia hoqi dore nga ndihmat, sepse "nuk e kishin llogaritur kurre qe ne "greqi" te jetonin kaq shume shqiptare". Te tilla raporte deshmojne se psh: Korinti ishte qytet i paster shqiptar, dhe Athina e vjeter banohej prej shqiptareve, po ashtu edhe Selaniku etj, etj.
    Lind pyetja; ku kane shkuar keta shqiptare?
    Vjen pergjigja: aty jane, vetem se rinia nuk eshte e ndergjegjshme(dhe se nuk i intereson) per prejardhjen e vet. Ose nuk e dine fare, fale edhe dhunes psiqike qe ushtrohet nga klanet grekomadhe.(ka shuuuume aresye te ndryshme)
    Emrat e te gjithe shtetasve te Greqise jane ndryshuar ne zyrat anagrafe. Psh: Karamanlis eshte e qaste qe eshte mbiemer Turk, por anagrafet greke nuk pertojne t'i shtojne prapashtesat e ēastit.(nuk po them qe meqe emri eshte turk,detyrimisht edhe personi te dale turk; jo, ai mund te jete grek, saē eshte shqiptar etj.) Por, duke ndjekur kete llogjike edhe shume emra shqiptare jane greqizuar. Ndersa, gjuha zyrtare, dhe shteterore sanksionohet me ligj te rrepte, dhe se shqipja eshte zhdukur gradualisht, derisa te katandisej ne "gjuhen e nje minoriteti mikroskopik" qe greket e sotem nuk denjojne as ta njohin. Vleresohet se arvanitasja sot ne Greqi te flitet prej rreth 200-250 000 personash (kryesisht te moshuar)<->(shifrat zyrtare greke thone qe kjo shifer=0). Rinia eshte shume pak ose aspak e interesuar per te mesuar nje gjuhe kaq te vjeter. Boll te imagjinosh, qe keta 200 000 "pleq" t'u kishin mesuar gjuhen e tyre femijeve dhe niperve(qe sot e quajne veten greke), -sa mund te dilte shifra e shqipfolesve autoktone ne Greqi?(mos te permendim ēamet, shpernguljet me dhune, gjenocidin e masakrat kunder shqiptareve)

    shpresoj ta kem shpjeguar disi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 06-02-2005 mė 07:36

  9. #49
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,749
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Shqiptaret atje nuk kane qene ne gjendje e para qe te rrevoltoheshin ne rradhe te pare. Siduket petku i kultures se lashte Greke, nje identitet pak si i coroditur, shkrimet e Evropjaneve te nje rrace helene te zhdukur kendej, apo te diferencave me Iliret andej, mosditja e nje historie te sakte te lashte, qe nuk dihet as tani, shteti shume i dobet shqiptar, dhe sidomos shtypja e madhe me vone, jane faktore qe ata nuk kane arritur dot te mbijetojne, megjithate neper ishuj flitet shqip.

    Ne 10 grek te pakten 3 i ke mbiemra Shqiptare, jo trendafilos, jo luftarakis, jo voglis jo kondos etj etj. Gjuhen e dine shume veta, thjeshte se pervec gjuhes ata dine se ne Shqiperi nuk ka shqiptare por Turq. Libri i Aristidh Koles solli probleme shume te medha per ta, se ndersa i nxjerr arvanitasit pasardhes te Grekeve te lashte, keta te rinjte indirekt dalin popullata kot qe kane zevendesuar vendin e atyre qe duhet te jene atje. Aristidhi thote, qe nese kjo gjuhe nuk do shkruheshe me shkronja greke, nuk do merreshe vesh se car ishte, dhe ky nuk eshte i vetmi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #50
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,749
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Sigurisht...po te jesh Ortodoks.

    E ju te tjeret: Perpara se te nxirrni Aleksandrin Shqiptar gjeni diten e pare kur doli emri Shqiptar [e jo Albanenses, Epirotes, etj etj].
    Pirros i jepet krediti qe ka thene Bijte e Shqipes mbasi fitoi me Romaket. Edhe sot ne ato zona poshte keshtu e dine origjinen e keti emri. Epiri eshte nje emer shume i vjeter...

    E gjen dot ti diten e pare kur doli emri Helen ? Jo, sepse eshte dashur 1000 vjet qe te merret ai emer.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e ibiza
    Anėtarėsuar
    03-02-2005
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vertete faktet jane te pamohueshme,dhe te vjen vertete keq kur shikon nje asimilim te tille te gjuhes sone ne Greqi,eshte vertete e pabesueshme si nuk munden ato ta ruajne gjuhen e kulturen ashtu siq bene arbereshet te cilet ne menyre te admirueshme ruajte me aq fanatizem doket shqipetare,apo te mos shkojme me larg por tek shqiptaret e kosoves,a mund te themi se genociti dhe masakrat kunder shqiptareve ne KOsove ishte jo me pak i vogel sesa ai i ushtruar nga grekerit,a ishte thjesht dhune,shpernguljet ,masakrat greke faktori i vetem i ketij asimilimi,apo duhet ti kthehemi fakteve qe illirianet qe jetonin ne veri mbaheshin si warriors te pathyeshem e barbare,te cilet e pinin veren ne kafkat e armiqve te tyre ???
    Me vjen keq te permend nje tjeter fakt kur ne disa qytete te shqiperis se jugut,qytete te cilat jane shquar per trimerit e shpirtit e lire,mjaft qytetare thone me krenari une jam grek,apo gjusheritemi jame jane greke,kur ato jane den baaden shqipertare, cfare emri duhet ti veme ketij fenomeni,propagand greke? simpati ndaj grekeve,apo thjesht mosditje(injoranc) ndaj historis sone?

  12. #52
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Lightbulb

    Shikoni, historia greke e shekullit XIX-XX eshte akoma shume e turbullt dhe e nderlikuar per t'u kuptuar qarte. Ajo del krejtesisht e pakuptueshme nese prej gjirit te popullsise qe banonte Greqine gjate kesaj periudhe, kur kane ndodhur edhe ngjarjet me te rendesishme te gjithe historise greke, te hiqet faktori shqiptar!
    Nuk mund t'i hidhet faji vetem grekeve per ēfare i ka ndodhur shqipes dhe shqiptareve ne Greqi. Greket pas Traktatit te Shen Stefanit sapo u bene shtet.

    E gjithe popullsia qe banonte Greqine ne kete periudhe, ishte nen presion shume te madh. Turqit nga njera ane qe kerkonin te rivendosnin hegjemonine e tyre mbi Greqi(vlen te kujtohet se edhe turqit ishin nje thele e majme e popullsise se Greqise se asaj kohe; akoma ka shume turq ne Greqi, saqe Greqia mund te ndahet pa ndonje perpjekje te madhe nga Selaniku e ne lindje); ndersa ne anen tjeter ishin Fuqite e Medha te cilat kembengulnin per formimin e ketij shteti te ri.
    Ishin Fuqite e Medha flamurtaret me te flakte te gjuhes greke ne ate Greqi. Dhe ishin ato qe ushtronin presionin kryesor mbi forcat ne loje.

    Fundi i fundit, pa mbeshtetjen e fuqive te medha, Greqia kurre nuk do te ishte bere shtet. Greqise iu vune mbreter e princer, njeri mbas tjetrit, prej fuqive te medha. Nuk i ndodhi vetem Shqiperise me rastin e princ Wied(Vidi). Nje nga qeveritaret qe greket e kujtojne me kaq mall edhe sot e kesaj dite ishte nje grek qe deri ne ate kohe kishte qene minister i puneve te jashtme te Rusise Cariste.

    Detyrimisht qe Fuqite e Medha, qe nuk njihnin egzistencen e faktorit shqiptar ne ballkan, nuk mund te pranonin qe ne Greqi te flitej nje gjuhe tjeter perveē greqishtes! Perndryshe, ata nuk po krijonin nje Greqi, por nje Shqiperi, te ciles me kaq zell ja mohuan vete egzistencen per gati nje shekull.

    Greqia ne periudhen e saj me te brishte eshte sunduar nga te huajt, pavaresisht se shqiptaret luftuan kunder turkut aty, bashke me gati te gjitha etnite e tjera qe perbenin Greqine; nuk duhet kuptuar sikur shqiptaret po luftonin per lirine e nje shteti fqinj, apo mik; ata po luftonin per vendin e tyre. Kjo ishte nje gje normale, por, faktori shqiptar duhej shtypur me force pas krijimit te kesaj Greqie, dhe detyrimisht edhe sundimtaret qe do te viheshin ne krye douhej te ishin te huaj; perndryshe mund te qellonte ndonje shqiptar, dhe greqishtes i jepej lamtumira!

    Jo se shqipja do te ishte problem kaq i rende per popujt e Greqise, te cilet vuanin njesoj si shqiptaret nen thundren turke; shqipja ishte nje gjuhe krejt e natyrshme atje, nuk konsiderohej si gjuhe pushtuesi apo me keq, gjuhe e huaj.
    Por, nje pozicion i tille evropian nuk mund ta pranonte kete si opcion.

    Te kuptohemi drejt. Jo se klanet grekomadhe nuk kane gisht ne gjithe kete ēeshtje; por nje Greqi e tille siē e njohim ne sot, nuk mund as te imagjinohej ne ate kohe!
    Fundi i fundit, edhe shume shqiptare mund te ishin dakord qe ne ate Greqi te flitej greqishtja; boll qe te ishin te lire prej turkut; boll qe perpjekjet dhe gjaku i tyre i dershur per liri te shperblehej. Perndryshe, kush ishte ne gjendje ta bente shtet Greqine?

    Une shpresoj qe nje dite qytetaret qe mbajne pasaporte greke te ndergjegjesohen per kete realitet; nuk po them qe te fillojne e te perbuzin greqishten, ose te urrejne identitetin grek; por, ta pranojne qe nje kohe jo shume te larget edhe paraardhesit e tyre mund te kene qene shqiptare. Kjo do t'i sherbente vetem marredhenieve te mira midis dy kombeve.

    Sot Greqia studion nje histori kombetare krejtesisht fiktive; jo me shume persa i perket fakteve, por interpretimit te tyre.
    Psh, greket sot mesohen se shqiptaret jane kaq te urryer saqe kane luftuar kunder grekeve, kane luftuar krahperkrah me turqit, dhe kane masakruar popullsine greke, kane bere gjenocid, dhe kane perdhunuar grate dhe vajzat greke! Keto jane perralla qe hidhen ne treg nga klanet shoviniste greke, por qe kane arritur te infektojne ēdo istance shteterore dhe klerike. E si mund te kryenin shqiptaret te tilla akte, kur vetem ne kohen e Aliut te Madh Vilajeti i Janines shtrihej ne gjysmen e Greqise qe njihet? - Dmth, qe te tilla akte kryeshin ne truall te tyre!

    Ibiza: nuk ka te beje fare gjaku ilir apo epirot, gjithsesi ata jane i njejti gjak, dhe jane aq te afert ne gjuhe dhe zakone saqe nuk mund t'i dallosh nga ana racore.
    Po behet fjale per nje kohe kur populli shqiptar eshte i konsoliduar si faktor, jo vetem ne Ballkan, por edhe ne vendet qe e sundojne.
    Arbereshet e Italise jane te shkuar ne Itali, ndersa Arvanitasit nuk jane te shkuar ne Greqi; ata kane jetuar gjithnje aty. Ata jane fryt i evolucionit natyror te popullsive me te lashta te Ballkanit, te njejte me gjak, gjuhe, tradite dhe zakon me shqiptaret qe njihen sot. Me nje fjale, I NJEJTI BRUM!
    Sa per shqiptaret ne Serbi, mos harro qe ata dikur banonin ne Kragujevac, Leskovac, Vranje, Nish, -Sanxhaku ka qene krejt shqiptar, dhe nje pjese shume e majme e Bosnjes(Jutbina e Mujit dhe Halilit eshte ne zemer te Bosnjes se sotme). Prandaj, edhe aty ka pasur se tepermi asimilim.
    Por, shqiptar i vertete eshte ai qe e quan veten shqiptar, dhe jo vetem kaq, ai duhet ta quaje veten shqiptar edhe ne vartesi te faktorit shqiptar.

    Nen kete drite, pak rendesi ka Aleksandri i madh, nje figure thjesht historike, e nje historie te larget; sidomos kur mendon per gjakun shqiptar si SUPA PRIMORDIALE E KRIJIMIT TE KOMBEVE EVROPIANE.

    Albo, te mohosh kulturen e Greqise se lashte, dhe ndikimin aq te madh qe ka lene ajo ne boten antike, eshte te flasesh me tifozllek, dhe ky eshte pa vend ketu, qofte sikur te bjere fjala per iliret apo epirotet. E kam fjalen, qe askush nuk e mohon ate kulture, eshte e pamundur.(dmth qe jam dakord me ate qe thč, vetem se une e shoh nga ky prizem)

    Ndersa une thjesht do ngrija nje pikepyetje(siē e thashe dhe ne nje postim me lart): Sa greke eshte Greqia e lashte dhe historia e saj? Apo ēfare ka ndodhur ne ate periudhe te antikitetit duhet ta quajme greke? Nuk mund te kete qene Greqia antike ashtu siē e njohim ne Greqine sot. Sot ēdo gje behet greke, ēdo merite i jepet Greqise, ēdo lloj fakti ose ngjarjeje ose i jepet nuanca greke, ose i vihet vula e virgjer greke. Keshtu siē i servirin faktet keta, te bejne te mendosh qe greket ishin te gjithe profesora, dhe ata qe nuk ishin te tille sapo kishin mbaruar universitetin, dhe papritur u shkrepet ne mendje te vijne e te nguliten ne Ballkan, ne nje identitet krejtesisht HOMOGJEN Grek, me nje gjak te paster grek.
    Kjo, them une, eshte e pamundur, dhe eshte thjesht fantazi dhe trill.
    Mbase behet per te thjeshtuar punen e historianeve... nuk e di, por nuk besoj qe gjerat te jene kaq te thjeshta.

  13. #53
    vintermark Maska e Legjion
    Anėtarėsuar
    06-02-2005
    Postime
    492
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kush e krijoi greqishten e re? Kush i vrau heronjtė arbėrorė tė kryengritjes sė '21, pas kryengritjes? Kush ua mbylli gojėt tė tjerėve? Kush ia qepi Kolokotronit? Kush e pėrndoqi Miaulin? Kush e vrau Kapodistrian? Kush i vrau rilindasit shqiptarė? Etj., etj.. Po po e mbyll se mos akuzohem nga fetarėt se po pėrhap urrejtje e pėrēarje (kupto: metodat e reja tė shtrembėrimit tė historisė).

    Megjithatė duke e i lėnė retoriket pas dhe unė do isha i interesuar tė dija pėr punėn e zgjedhjes sė gjuhės shqipe a greke nė parlament. Kur u bė? Kush mori pjesė? Si u organizua? Sa ishte numri i votave dhe referencat nė autorė a libra? Jam bėrė tashmė dyshues ndaj tė gjithė palėve nė Ballkan (pėrfshina).

  14. #54
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Une punen e votimit ne parlamentin grekper gjuhen zyrtare, jo vetem e kam lexuar ne nja dy libra te ndryshem, qe nuk kishin fare lidhje me njeri tjetrin, dhe aq me pak te ishin te te njejtit autor; por edhe e kam shtruar si bisede me te gjithe greket qe kam takuar deri tani.

    Kam vene re, dhe vlen qe ta permend kete te fundit, se ata qytetare greke qe kam krijuar pershtypjen qe mund te kishin studiuar, e njihnin kete pike te historise se tyre, nuk e mohonin. Por jo te gjithe kane marre te njejtin formim, dhe jo te gjithe e dine kete fakt.

    Une personalisht kur te gjej material me referenca te sakta, qe ja vlen t'i prezantosh, do t'i postoj ketu. Deri atehere do t'ju mbetet barre te kerkoni edhe vete.
    Puna eshte se vertet jo te gjithe greket e dine, por se edhe ata qe e dine nuk kane kurajo ta pranojne. Qofte dhe per krenari kombetare.

    Une e permenda kete fakt ketu, ne nje postim te mesiperm, sepse menyra e te folurit qe bente "Leoness" me beri te dyshoj qe duhet te jete ne dijeni te nje pasazhi te tille.

    Po e permend edhe njehere, une nuk postoj postulate, dhe ēdo njeri ka te drejte te kundershtoje ēdo gje qe shkruaj une. Askush nuk eshte i detyruar te nderroje ideollogji, bindje apo mendim.

  15. #55
    vintermark Maska e Legjion
    Anėtarėsuar
    06-02-2005
    Postime
    492
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nuk po akuzohemi. Madje dhe qėndrimi yt ndaj Lioness nuk mė duket i drejtė. Shumė e kanė mė pėr mbarė tė mbrojnė ato qė kanė mėsuar nė shkolla/universitete. Barra nuk i bie dhe aq atyre sepse ata mbrojnė pozicionin mbizotėrues. Janė kundėrshtuesit qė duhet tė jenė mė tė prerė e tė qartė. Jep referencė, fakt. Unė vetė e di qė grekėt dijnė, madje dijnė mė shumė seē dijmė ne e mė shumė se ē'dinte A.Kolia. Ēensura qė u ėshtė bėrė librave tė Kondoglut e Kordatit me shokė vihet re gjatė shtjellimit tė veprave tė tyre e bie erė bodrumesh e myku fetar. Dhe ndonėse grekėt dijnė, na bie ne barra t'i nxjerrim nė dritė. Kėtu ėshtė tėrė thelbi. Qėndrimi i Lioness, etj. ėshtė i pėrligjur deri diku, sepse me kėto qė thuhen majtas e djathtas bien poshtė tėrė ato qė kanė mėsuar prej viteve. Por kėtu shtrohet dhe ēėshtja tjetėr, se me sa fakte mund tė flitet forumeve (e ca mė thellė)? Dora e lindjes vepron ende pas krahėve e kėto nuk janė fare paranojė. Por dhe mbrojtėsit e tezave mbizotėruese tė ēastit duhet sė pari tė lexojnė mendimet e rilindasve shqiptarė, t'u shtojnė A.Kolian dhe R.d'Anzhelinė, tė mendojnė qė arkeologjia shqiptare nuk ka folur ende (e ato pak interpretime tė gjetjeve kanė qenė nė shumė raste tė gabuara pikėrisht sepse vazhdojnė tė mbėshteten gjithė kohės vetėm mbi studiesit e huaj), tė shohin pak me sy kritik ato qė kanė mėsuar si tė mirėqena e mos tė besojnė verbėrisht ē'thonė vetėm studiuesit e huaj (shumė prejt tė cilėve nuk dinė as shqip e as kanė marrė mundimin) dhe do fillojnė vetė tė kuptojnė disa gjėra. Fakt ėshtė qė kėtu, siē e kemi zakon, palėt flasin tėrė "prepotencė".
    Nejse, kjo e gjuhės ėshtė interesante kėshtu qė duhet kėrkuar gjithsesi. Le t'i rikthehemi ēėshtjes.
    Shnet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Legjion : 06-02-2005 mė 19:59

  16. #56
    Perjashtuar Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,554
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Lightbulb

    Une nuk e mora vesh se ē'kishte te bente kjo ketu, me kete teme, por, nejse...
    Te flasim drejt. Vetem Zoti mund te vije me te gjitha faktet qe mund te kerkoje njeriu; edhe atehere dyshoj se nacionalistet e semure do te jene te gatshem te pranojne te verteten.
    Kjo e fundit, do te kishte te bente me nje ēeshtje "madhore", qe ne gjuhen e nje nacionalisti do te perkthehej EGZISTENCIALE.

    Por, ky eshte forum, dhe jo akademia e shkencave. Une perseri preferoj te perdor "vertetimin me ane te perjashtimit", dhe pak rendesi do te kishin faktet nese nuk di t'i prezantosh, dhe aq me pak rendesi do te kishin nese i prezanton ne nje ambjent qe pak i interesuar mund te jete.
    ...gjella hahet sa eshte e ngrohte...

    Sa per Lioness; pak rendesi ka ketu se ēfare bindjeje i lekundet apo i forcohet; ketu eshte forum i hapur, dhe dikush para se te futet duhet te marre parasysh se mund te ballafaqohet me gjithshka! Kuptohet, brenda rregullave morale te gjuhes dhe sjelljes. Prandaj po them, qe une prezantoj disa pika, dhe nese Lioness, sikurse thua ti, eshte i/e bindur per ato qe ka studiuar gjithe jeten, bujrum, le te shtjelloje pikat e postimit tim. Une jam i gatshem qe te pranoj edhe nje kundershtim kryeneē; dhe kurre nuk do t'i lejoj vetes te sulmoj personalisht Lioness. Une jam i gatshem te shtjelloj ate ne te cilen besoj.

    Per mendimin tim, te flasesh gjerat shabllone qe mesohen ne shkolle, eshte njesoj sikur te mos flasesh fare ketu. Gjeja me elementare qe mund te beje njeriu, eshte t'i hape rrugen mendimit te lire, te filloje e te mendoje vete. (ai mund edhe te kete mendim te lire e brenda kornizave te mendimit te shumices... dhe kjo nuk eshte aspak gabim!)
    Perndryshe, eshte e kote te shkosh te turist ne Amerike, kur mund te hapesh nje liber, ndezesh televizorin, ose pyesesh dike qe ka qene aty, dhe ēdo gje mbaron aty.
    Dmth, qe une nuk mund te diskutoj me dike qe mendon egzaktesisht si une. Larmia e mendimeve eshte hapi i pare i progresit.
    Prandaj, une personalisht nuk do te preferoja bisede personale ne faqe te forumit. Kam deshire te lexoj gjithkend qe ka mendim per te shprehur ne lidhje me temen ne fjale.

    PS: Une nuk kerkoj te bej prozelite ketu dhe as kerkoj dishepuj.

    paqe

  17. #57
    vintermark Maska e Legjion
    Anėtarėsuar
    06-02-2005
    Postime
    492
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    mos e cyt mo - t'njėjtėn gjė po thojna

  18. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,080
    Faleminderit
    25
    291 falenderime nė 218 postime
    Sa per Aleksandrin, si legjenda me e madhe e botes... eshte paksa e egzagjeruar, njerezit kane tendencen t'i fryjne gjerat shume. Eshte fakt, qe perandoria me e madhe e te gjitha koheve eshte perandoria e Xhenxhis Khan(me fal qe po e shkruaj si shqiptohet, por dua qe ta lexojne te gjithe); aspak ajo Romake, dhe aq me pak ajo e Aleksandrit. Por, sigurisht qe mbetet srateg dhe figure e shquar.
    Aleksandri nuk nderohet se krijoi perandorine me te madhe, por se arriti te pushtoje "boten e njohur" ne ate kohe ne nje kohe rekord, brenda 1 dekade, kur ai ishte ende ne te njezetat ne moshe, pa mbushur ende 30 vjec! Ishte kjo arsyeja qe kur Cezari pa bustin e tij ne Aleksandri dhe mesoi per fitoret dhe moshen e tij, qau nga marrazi dhe nga mllefi. Ai ishte 45 vjec ate kohe dhe ende nuk kish shtene nen kontroll gjithe territorin qe kish shtene Aleksandri i Madh.

    Beteja e tij me ushtrine perse, ushtrine me te madhe ne numer te kohes, edhe sot e kesaj dite studiohet neper akademite ushtarake ne Amerike pasi Aleksandri arriti te mposhte nje ushtri 10 here me te madhe ne numer se ushtria e tij.

    Albo

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Aleksandri nuk nderohet se krijoi perandorine me te madhe, por se arriti te pushtoje "boten e njohur" ne ate kohe ne nje kohe rekord, brenda 1 dekade, kur ai ishte ende ne te njezetat ne moshe, pa mbushur ende 30 vjec!
    Leka i Madh nuk nderohet vetem per fitoret ushtarake se te tilla pati edhe Genghis Khan, por sepse kishte nji vizion disa shekuj me larg se koha dhe mundesite.
    Ai jo vetem ishte nji strateg i jashtzakonshem ushtarak dhe komandant i shquem nder betejat qe i printe vete, por ma kryesorja u perpoq me perhape dhe me shkri qytetnime.
    Themelimi i Aleksandrise dhe sa qyteteve, perhapja e kultures se grekeve te lashte, bujaria ndaj humbesve dhe respektimi i tyne jane nder vetite e tij.
    Mbas shpartallimit qe u bani perseve aj nuk u hakmor me shkaterrime, por urdhenoi qe 10.000 ushtare maqedonas te martoheshin me 10.000 gra perse me qellim te bashkoheshin keto 2 rraca armike ne nji komb te madh.

    Ky asht vetem nji aspekt i ketij gjeniu dhe vizionari te madh qe koha (apo epoka)nuk e lejoi me e perfundue vepren e nisun.


    Ishte kjo arsyeja qe kur Cezari pa bustin e tij ne Aleksandri dhe mesoi per fitoret dhe moshen e tij, qau nga marrazi dhe nga mllefi. Ai ishte 45 vjec ate kohe dhe ende nuk kish shtene nen kontroll gjithe territorin qe kish shtene Aleksandri i Madh.
    Kjo asht nji legjende, mbasi ngritja dhe funksionimi i Perandorise Romake bazohej ne struktura shtetnore pergjate shekujsh dhe nuk u formua ne nji brez apo vite, si rasti i Maqedonise.
    Perandoria Romake nuk mund te krahasohet me pushtimet jetshkurta te Lekes, se ishte nji perandori-shtet qe jetoi 700 vjet nga Britania ne Siri (pa perfshi ketu mbeturinat bizantine te saj).
    Cezari ishte thjesht nji perandor i rradhes, por qe e gjeti dhe e la Perandorine pak a shume ne te njajtat kushte.
    Merita e Perandoreve romake ishte se munden me e mbajte te bashkueme dhe me e zgjanue, jo me e krijue prej fillimit.

    Mandej Leka nuk mundi kurre me u perhape ne Iliri si e kam thane ma nalt megjithese pushtoi gjithe Greqine deri ne Afganistan, nuk mundi me nenshtrue asnji nga fiset ilire qe i kishte te dera e shpise, perkundrazi te vetmen disfate qe pati ndoshi kur sulmoi iliret dhe qysh atehere nuk ja mbajti me e perserite ate gja.

  20. #60
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    Citim Postuar mė parė nga banished
    Une punen e votimit ne parlamentin grekper gjuhen zyrtare, jo vetem e kam lexuar ne nja dy libra te ndryshem, qe nuk kishin fare lidhje me njeri tjetrin, dhe aq me pak te ishin te te njejtit autor; por edhe e kam shtruar si bisede me te gjithe greket qe kam takuar deri tani.

    Une e permenda kete fakt ketu, ne nje postim te mesiperm, sepse menyra e te folurit qe bente "Leoness" me beri te dyshoj qe duhet te jete ne dijeni te nje pasazhi te tille.

    Po e permend edhe njehere, une nuk postoj postulate, dhe ēdo njeri ka te drejte te kundershtoje ēdo gje qe shkruaj une. Askush nuk eshte i detyruar te nderroje ideollogji, bindje apo mendim.
    Hahahahahahahah .............. s'guxon njeriu i shkreti te kete nje kendveshtrim ndryshe nga disa te tjere se te japin nje dynja me epitete........... lol.... "greke", shovineste, "armik i popullit,"........ etj.........LOL. Sa per sqarim, jam shqiptare, me asnje lloj karakter minoritar (as ndonje kusheri te 47).........lol.... nejse, pak rendesi ka.

    banished, po te pergjigjem sepse me interesojne gjuhet e huaja, pa i dhene ketij interesimi asnje nocion nacionalist. Nqs e ke fjalen per pasazhin e 1976, ne Greqi, atehere flasim per mbylljen (te pakten zyrtare) te nje konflikti 150 vjecar midis dy formave te gjuhes greke: "Katharevousa" (e paster) dhe "Dimotiki" (popullore.) Qe te flasim per kete konflikt duhen dhene disa te dhena per evolucionin e gjuhes greke. Ne Greqine e lashte (duke pasur parasysh se ishte e perbere nga nen-shtete te ndryshme, dhe jo si shtet me vete) jane folur disa dialekte. Atiki-Ioni (Athina), Dorian, Aeoliki, Arkado-Qipriot, Korinthian (Homeri perdori Ionian, me pak Aeoliki.) Megjithate, kuptoheshin shume mire ndermjet tyre, dhe alfabeti ishte pak a shume i njejte.

    Filipi adoptoi si gjuhe zyrtare te mbreterise se tij te Maqedonise dialektin Atiki, me te cilin u edukua Aleksandri i Madh (qe te jemi njecike brenda temes....LOL) Si rrjedhoje, ne territoret e pushtuara nga Aleksander u perhap ky dialekt specifik. Attiki ishte dhe dialekti i perdorur nga Platoni dhe Aristoteli, dhe ne pergjithesi gjuha e civilizimit grek/helen me bazen ne Athine. Ky dialekt u perhap gjate periudhes 300 B.C. - 300 A.C. duke u kulmizuar ne shkrujten e Testamentit te Ri. Dhe njihet me emrin Koine Greek, ose Common Greek. Ky dialekt i gjuhes vazhdohej te perdorej gjate perandorise Byzantine, ne Liturgjite e Kishes Orthodokse, etj. Ne te njejten kohe, duhet pasur parasysh se shumica e popullesise, si kudo tjeter, nuk shkruante dhe lexonte, keshtu qe e gjuha e folur vazhdoi evolucionin e saj natyral gjate kesaj periudhe. Per me teper, gjate pushtimit turk, mesimdhenia e greqishtes ishte e ndaluar (ashtu si ne Shqiperi.) Dhe ne nje fare menyre, evolucioni i gjuhes se shkruar mbeti ne status-quo, (per 400 vjet.)

    Pas fitimit te pavaresise 1821-1832, nacionalistet greke vazhduan procesin e nation-building / konstrukcionit te kombit (po flasim per nocione sociale.) Pjese e ketij procesi ishte konsolidimi dhe kodifikimi i gjuhes dhe aprovimi i nje gjuhe zyrtate. Dy kampe linden: i pari, i perbere nga ata qe donin "katharevoussa" te paster, ne pergjithesi emigrantet ne perendim, te influencuar nga perkthimet e Platos dhe Aristotelit, nga greqishtja e lashte (Atiki-Ioni.) I dyti, Dimotiki, nga vendasit, ku gjuha e folur ishte evoluar, disi me e thjeshte se e para dhe e kuptuar nga masat. Pervec luftrave te ndryshme, gje qe ka efektet e saj negative ne arsimimin e popullit, nje pengese tjeter erdhi nga shkembimet e popullesise, sidomos ata te ardhur ne vitet 20 nga Asia e Vogel (Turqia) ku mese nje milione banore qe erdhen flisnin pak a shume nje dialekt tjeter. Deri ne vitin 1976, kjo periudhe quhet periudha diglosia (e dy gjuheve) kur te dyja u influencuan nga njera -tjetra. Me ne fund, ne 1976, u vendos zyrtarisht te perdorej dimotiki, pasi ishte pak me e thjeshte. Megjithate, ne baze sintakse, morfologjie, strukture, Greqishtja e lashte dhe ajo Standarte (sot) jane shume te ngjashme. Nga katharevoussa u mbajten shume forma, por u hoqen psh shume thekse, dhe u mbajt vetem nje. (Frengjishtja nga ana tjeter, ka mbajtur me shume thekset, po ky eshte per diskutim tjeter.....lol)

    Nuk e di nese per kete "pasazh" e kishe fjalen, Banished.......

    Evolucioni i nje gjuhe eshte proces natyral, sidomos per ato qe jane gjuhe te lashta te shkruara....... si psh me konkretisht Latinishtja, (me kete dua t'i pergjigjem dicka qe kisha thene ne nje mesazh tjeter ne lidhje me Italishten moderne dhe Latinishtes.)

    Latinishtja filloi te shkruhej ne vitet 300 B.C. por ishte si gjuhe me e varfer ne krahasim me greqishten e lashte. Pas pushtimit te Greqise nga Roma, "pushtuesit" u "pushtuan" ne nje fare menyre, duke kopjuar jo vetem artin grek, por edhe duke huazuar nga gjuha greke (alfabetit latin iu shtuan dy shkronja nga greqishtja, dhe u pasurua ne sintakse etj.) Kuptohet, dhe zhvillimi i perandorise romake pati rrjedhojat e saja ne pasurimin e gjuhes. Periudha e arte e gjuhes latine filloi ne shek.1 B.C me veprat e Cicero etj.
    Gjate mesjetes, ashtu si ne Greqi, gjuha e shkruar ishte ne status-quo. Ndersa rreth saj dialektet e folura u zhvilluan vetvetiu si nje proces natyral, ne rastin me ekstrem ne Sardinia, ku ai dialekt ishte pothuajse i pakuptueshme per nje "Latin." Rasti i Sicilise eshte akoma me i komplikuar. Ndersa e shkruajtuara mbeti e njejte, ajo e folura u qujt "Serma pleibeas" ose Latin Vulgar (popullor, ekuivalenca e saj ne Greqi ishte Dimotiki.) Themelet e Italishtes moderne u hodhen nga Dante Aligeri, Boccaccio, Petrarku. Dante shkroi veprat e tij ne dialektin Toskan, sepse donte qe te kuptoheshin nga masat qe nuk flisnin me Latinishten e vjeter. Po ashtu, me zhvillimin e Rilindjes ne perendim, ku Toskani (Firence) ishte nje nga qendrat ekonomike, shoqerore, dhe politike me kryesore, dhe perhapja e ketij dialekti u thjeshtesua me shume. Dimensione me konkrete te kesaj perhapje u moren pas bashkimit te Italise ne vitin 1861. Cuditerisht, ky process u konsolidua pas viteve 1950, me influencen e mas-media, radio, televizor, gazeta, ku brezat e rinj gjithnje e me shume po largoheshin nga dialektet e zonave te tyre drejt Italishtes moderne zyrtare.


    Nje proces te tille konsolidimi kaloi dhe Frengjishtja ne shek. 16-17, po nuk po merrem me ate pune tani, se u lodha.......lol. Desha vetem te thosha, se nje nga arsyet e periudhes "diglosia" ne Greqi e ka origjinen tek pushtimi Turk (cursed the day the mongolians came to Asia Minor), pushtim i cili pervec te tjerave, solli shume probleme per konsolidimin e nocioneve komb, dhe ngadalesoi evolucionin natyral te gjuheve, (kodifikimi i shqipes 1909) duke na lene ne Ballkanasve jashte ndryshimeve dhe influences se Rilindjes se Perendimit.

    pffffffffffffff.................. na hapet pune dhe ju........ lol........ u lodha. Po e leme me kaq sonte, se na nxoret syte.........lol


    P.S: Meqe ra fjala, qe te jemi brenda temes, gjate nje "Google Search" gjeta nje faqe nacionaliste Bullgare ku sipas tyre Aleksandri i Madh qe nga Bullgaria, e padiskutueshme kjo, dhe bullgaret jane populli me i vjeter ne Ballkan etj..... llogje.....lol....... Sic e thashe me siper, e dinte Kleopotra qe do ziheshim ne per kockat e Aleksandrit prandaj i fshehu.......lol.

Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Rexhep Mitrovica
    Nga Llapi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-10-2007, 11:30
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •