Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Plagos njeriun e zemres,vetem pak dite martese!!

    TIRANE

    Si ėshtė Lindi? Ka pėsuar gjė?" Engjėllushe Boja, vajza simpatike 23-vjeēare duket mė e qetė pasi mėson se bashkėshorti i saj, njeriun mbi tė cilin ka qėlluar pak minuta mė parė plot shtatė herė, ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Vetėm pasi ka marrė kėtė pėrgjigje ajo ka pranuar tė flasė pėr hetuesit, tė cilėt janė habitur nga qetėsia dhe kthjelltėsia me tė cilėn ka treguar historinė e dashurisė qė e detyroi deri nė aktin ekstrem. "Me Eulindin ishim fejuar me mblesėri, por kemi kaluar tre vite fejesė sė bashku. Ishte njeriu i jetės sime. Nuk kam dyshuar asnjėherė se ai nuk mė donte dhe pėr kėtė isha shumė e lumtur edhe kur u martuam nė 16 janar tė kėtij viti", ėshtė shprehur para hetuesve Engjėllushja. Por vetėm njė javė pas martesės, kur ajo ka gjetur njė letėr dashurie qė i adresohej Eulindit nė shtėpinė e re, kanė nisur edhe problemet qė do tė ēonin nė plagosjen e djeshme nė Kamėz tė bashkėshortit tė saj, Eulindi Rustės.

    Ngjarja
    Engjėllushja nuk ėshtė pėrpjekur tė mohojė se ka qėlluar dje nė mėngjes ndaj njeriut tė saj tė zemrės pasi ai e kishte pėrzėnė nga shtėpia. Por armėn mesa duket e ka marrė me nj tjetėr qėllim. "Kur mė ra pistoleta nė dorė, nė fillim doja tė vrisja veten, por pastaj mendova se nuk ishte kjo hakmarrja qė duhej", u ka thėnė Ėngjėllushja hetuesve, duke lėnė tė nėnkuptoheshin orėt e gjata tė njė nate mė parė, kur ajo i kishte drejtuar armėn rreth 100 herė vetes dhe po kaq herė e kishte tėrhequr atė mbrapsht. Pa aguar ende dita, ajo ka mbyllur derėn e dhomės ku flinte me ēelės nga brenda dhe ėshtė hedhur nga dritarja. Pėr tė dalė nė rrugė nga shtėpia e saj nė fshatin Qerek, i janė dashur tė ecte 20 minuta nė kėmbė, dhe mė pas ka vazhduar me njė furgon udhėtarėsh pėr nė qendrėn e Kamzės. Orarin kur dilte Eulindi nga shtėpia ajo e dinte mirė, dhe e priste pranė derės sė shtėpisė ku kishte qėndruar nuse pėr vetėm njė javė. i ka dalė pėrpara, pikėrisht nė momentin kur ai ka dalė nga rrugica e shtėpisė me furgonin tip "Benz", me targa TR 7344 E. Eulindi, si ēdo ditė, dilte pėr tė tregtuar materiale hidrosanitare dhe ėshtė treguar indiferent duke mos iu pėrgjigjur thirrjes sė saj. "Unė doja vetėm qė tė kuptonte edhe njėherė se sa dhimbje mė kishte shkaktuar. Por ai mė ofendoi me sjelljen e tij harbute", ėshtė justifikuar Engjellushja. Kur Eulindi ka tentuar tė largohet me shpejtėsi me furgon, ajo e ka qėlluar atė nė drejtim tė derės sė furgonit. Zemėrimi i vajzės nuk ka pushuar derisa ka qėlluar edhe plumbin e shtatė tė pistoletės. Mė pas ajo ėshtė larguar nė kėmbė me pistoletėn nė dorė.

    Arrestimi
    Shėrbimet e Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės e kanė ndaluar nė rrugė 23-vjeēaren. Ajo nuk ka bėrė rezistencė dhe, pasi ka dorėzuar armėn, ėshtė shprehur se ishte nisur pėr tė shkuar vetė nė rajon. Agjentėt e kanė shoqėruar fillimisht nė ambientet e izolimit nė rajonin e policisė nė Kamėz, dhe mė pas e kanė transferuar atė nė ambientet e izolimit tė komisariatit. Hetuesit kanė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale edhe armėn e krimit, njė pistoletė tip "Berreta". Burimet policore thanė se vajza nuk ka dhėnė shpjegime tė sakta pėr mėnyrėn e gjetjes sė armės, qė rezulton tė jetė e paregjistruar.


    Engjėllushja dogji fotot e pėrbashkėta

    Ėngjėllushe Boja, njė ditė para se tė qėllonte ish-burrin e saj kishte djegur tė gjitha fotografitė qė kishin bėrė bashkė. 23-vjeēarja, mėsohet se nė depresion e sipėr kishte kėrkuar tė zhdukte ēdo gjurmė tė ekzistencės sė tij nė tre vjetėt e fejesės dhe mė pas. Ajo madje ka djegur edhe fotot e bėra para 10 ditėsh nė fejesėn e tė vėllait, ku ishte prezent dhe Eulind Rusta. Sipas familjarėve, veprimi ishte kryer disa ditė pas kthimit nė shtėpi, kur ajo i kishte humbur tė gjitha shpresat pėr ribashkimin me Eulindin. Ajo, kishte zhdukur dhe filmat e fotografive, e vendosur pėr tė zhdukur ēdo gjė qė kishte tė bėnte me tė. Por edhe dy fotografitė e vetme, qė ēuditėrisht kishin shpėtuar pa u djegur mėsohet se i kanė marrė agjentėt e policisė gjatė kontrollit tė banesės.


    29-vjeēari preket vetėm nga dy plumba nė pjesėn e kofshės

    Eulindi: S'e besoja se do arrinte deri kėtu

    Flet i shoqi i plagosur: U bė xheloze pa arsye
    Eulind Rusta ende nuk arrin ta besojė se njeriu me tė cilin kishte qėndruar tre vjet i fejuar mund tė arrinte deri kėtu. 29-vjeēari ka shpėtuar paq nga plumbat dhe ka qėndruar dje vetėm vetėm 20 minuta nė urgjencėn e Spitalit Ushtarak pėr t'u kuruar mė pas nė katin e tretė tė spitalit. Prindėrit i qėndrojnė gjatė gjithė kohės pranė krevatit dhe urojnė Zotin qė "ua shpėtoi djalin vetėm me kaq". Eulind Rusta, ka marrė vetėm dy plumba qė i kanė tejshpuar njėrėn kėmbė dhe sipas mjekėve nuk i kanė shkaktuar probleme tė pariparueshme. Sipas mjekėve organizmi i shėndetshėm i 29-vjeēari ka reaguar shumė mirė dhe gjendja e tij konsiderohet e mirė. Vetė Eulindi, mundohet t'i shmanget pyetjeve rreth ngjarjes. Ndryshe, nga rrėfimi i Ėngjėllushes nė polici ai nuk pranon se ka debatuar me tė nė momentin e ngjarjes dhe se ėshtė qėlluar pa paralajmėrim prej saj.

    Si ndodhi ngjarja?
    Po dilja nga shtėpia me furgon dhe nė momentin qė isha duke u futur nė rrugėn kryesore dėgjova krisma dhe ndjeva plumbat qė tė pėrshkronin derėn e furgonit. Aty ndjeva kofshėn tė mė digjte dhe dhe mė pas pashė tė mė dilte gjak.

    A e patė njeriun qė ju qėlloi?
    Ashtu si nėpėr mjegull pashė siluetėn e Ėngjėllushes, vajzėn me tė cilėn kisha qenė 3 vjet i fejuar dhe pas njė martese tė dėshtuar me tė e kisha kthyer nė shtėpi njė javė mė parė.

    Cili ishte shkaku i kėsaj ndarje?
    Nė fakt, problemet kishin nisur mė parė gjatė muajve tė fundit tė fejesės. Ashtu siē pritej, bashkėjetesa jonė dėshtoi shumė shpejt dhe ajo menjėherė filloi tė grindej pėr shkak tė njė letre qė unė edhe sot se di nga e nxori. Me pak fjalė u bė e padurueshme dhe theu disa rregulla qė ekzistostojnė nė formė tradite nė shtėpinė tonė.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    "Ma kthyen vajzėn vetėm pas njė jave

    Nė shtėpinė e Ėngjėllushes nė fshatin Qerek tė Tiranės ka pllakosur heshtja. Prindėrit dhe tė afėrmit qėndrojnė pranė televizorit pėr tė mėsuar rreth fatit tė vajzės. "E ndieja qė diēka do tė ndodhte", psherėtin Myslimi, i ati i vajzės qė qėlloi ndaj bashkėshortit tė saj. Qė prej njė jave, kur familja e tė shoqit e kishte kthyer Engjėllushėn nė shtėpinė e saj, ajo nuk ishte mė e mėparshmja. "Ngjante si tjetėr njeri dhe kishim frikė se mos na bėnte ndonjė tė pabėrė. E kemi ruajtur natė e ditė se ajo ishte tepėr e dėshpėruar", tregon Myslim Boja. Por familjarėt qė kishin frikė se mos ajo tentonte tė vriste veten, nuk e kishin menduar kurrė se 23-vjeēarja do tė kishte kurajo pėr tė kryer njė hakmarrje tė tillė ndaj njeriut, tė cilin e kishte pasur burrin e saj pėr tre vjet. Myslim Boja, i ati i saj, ka rrėfyer pėr Gazetėn rreth konfliktit qė solli divorcin dhe marrėdhiet mes familjes sė tij dhe krushqve pas kėsaj.

    Ēfarė mund tė na thoni pėr marrėdhėniet e vajzės suaj me Eulindin?
    Ata kanė qėndruar tre vjet tė fejuar. Lidhja u krye me mblesėri dhe dora e vajzės u kėrkua nga xhaxhai i Eulindit. Nė 16 janar ata u martuan. Nuk u bė ndonjė darkė e madhe, por njė koktej, ku ishin tė ftuar njerėzit mė tė afėrt tė dy familjeve. Por martesa nuk zgjati mė shumė se njė javė, dhe vajzėn ma kthyen nė shtėpi.

    Cili ishte shkaku i kėsaj ndarjeje?
    U tha se Ėngjėllushja kishte thyer rregullat e shtėpisė sė tyre dhe kishte dalė jashtė pa leje. Nė fakt, vajza ime ka shkuar te e motra, pasi kishte mėsuar diēka qė pėr tė ishte e tmerrshme. Siē mėsuam mė vonė, ajo kishte gjetur njė letėr qė vėrtetonte lidhjen e burrit tė saj me njė vajzė tjetėr dhe kishte shkuar tė konsultohej me tė motrėn.

    Si e pritėt veprimin e dhėndrit?
    Nė fillim e menduam si njė grindje mes tyre, dhe qė do tė sqarohej shpejt, e nė fakt besonim qė ata do tė bashkoheshin prapė. Por ditėt kalonin dhe pajtimi nuk po ndodhte. Me tė drejtė kėrkuam njė arsye mė tė justifikueshme, por pamė qė ribashkimi i tyre ishte i pamundur. Nė kėtė kohė filluam t'i qėndronim pranė vajzės, duke i kujtuar se ishte ende e re dhe jeta mund tė ishte pėrsėri e bukur edhe pa Eulindin.

    Po tashmė si do veproni?
    Pėr ne rėndėsi ka qė Eulindi tė bėhet mirė dhe tė mundohemi tė harrojmė atė qė ka ndodhur. Padyshim qė Ėngjėllushja do tė pėrballet me ligjin pėr atė qė ka bėrė, por mė parė duhen parė edhe motivet qė shtynė atė deri kėtu. Do pėrpiqemi tė bisedojmė me familjen e Eulindit pėr tė zgjidhur kėtė problem qė na ėshtė krijuar.

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    688 kėrkesa pėr ndarje nė gjykatė
    TIRANE - Mosha e re e bashkėshortėve ka qenė shkaku kryesor i ēifteve qė kanė kėrkuar tė divorcohen gjatė vitit 2004 nė gjykatėn e Tiranės. Gjatė vitit qė sapo lamė pas plot 688 kėrkesa tė tilla kanė mbėrritur vetėm nė kryeqytet. Kėtė fakt e pohojnė burime zyrtare nga ky institucion tė cilėt pohojnė se nė krahasim me vitin 2003 ky numėr ėshtė ulur me 6% mė pak. Gjyqtarėt pohojnė se mospėrputhja e karakterit ėshtė arsyeja qė detyron ēiftet kryeqytetase pėr t'iu drejtuar dyerve tė gjykatės dhe pjesa mė e madhe e kėrkesave vijnė nga ēiftet nė moshė tė re. Eshtė mjaft e vėshtirė qė dy bashkėshortėt t'I kthehen mė pas pajtimit. Shifrat tregojnė se vetėm 102 ēifte qė kishin kėrkuar divorcin kanė pranuar tė pajtohen pas paraqitjes nė gjykatė. Ndėrkohė, ndėr problemet e tjera qė sjellin ndarjet e ēifteve renditen edhe kushtet ekonomike dhe emigracioni. Nė tė shumtėn e rasteve, gjendja e dobėt ekonomike ėshtė parė si iniciatore e konflikteve qė kanė sjellė bashkėshortėt nė dyert e gjykatės.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    A duhet thėnė diēka mė tepėr!
    Edhe dashuria mes dy personave nuk ėshtė ajo ēka ka qenė.
    Ruana Zot ruana,dhe mendjen mos na privo!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Uh, donte dhe Eulindi nga Kameza dashnore on the side. Tre dite i martum! Mire ia beri gomarit, madje te mos ishte mjaftuar me aq.

  6. #6
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    ca me lart kofshes se qellonte dot zuzarin?
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Mundet me kene dhe mundesia qe Engjellushja ( emer taman i pershtatshem),
    me kene psikopate o njerez, s'kane faj vec meshkujt gjithmone jo..!

  8. #8
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Sa te egra paskeni qene edhe ju! Nuk vritet tjetri pse paska te dashur. Ndaje dhe mirupafshim.

    Tani shqiptaret jane bere si West, me kubure ne brez.
    HAKUNA MATATA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Po ju te Forumit moj gra mbani Kobure, apo thika, jatagane, kosore, gjoksore, topa obus, Raketa sting...etj etj...

    Kini kujdes o meshkuj tradhetoni ne mend, jo me vegel se jeta eshte e shkurter...

    p.s Seriozisht klima esht eshume e rende ne Shqiperi dhe Tirane ne vecanti, po ikin njerezit nga fiqiri. Me perpara kishim Qamushin e 21 Dhjetorit, Tit Xhanin, Kulufin dhe KIZIN tani po mbushen rruget me njerez qe flasin me vete dhe shume nga ata qe s'flasin me vete por flasim me arme te ngrota dhe t eftohta...;(

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Ku i gjejne armet njehere dhe grate? Njera vret shoqen se i morri te dashurin, tjetra vret burrin se e la, babai ne inat e siper merr pistoleten e vret gruan. Te gjithe shqiptaret jan te armatosur dhe per nje fjale goje ne lule te ballit ta depertojne.

    Kjo vajze me duket karakter i dobet, pak rendesi ka cfare beri ai, veprimet e saj anojne ne probleme mendore. Gjera me te terrmershme ju kane ndodhur shume grave por nuk kan shkuar kane vrare veten apo qelluar nja 27 here burrat e tyre.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  11. #11
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Ku i gjejne armet lol po pse ne 97 i jepnin falas ...

  12. #12
    Citim Postuar mė parė nga Reina
    Ku i gjejne armet njehere dhe grate? Njera vret shoqen se i morri te dashurin, tjetra vret burrin se e la, babai ne inat e siper merr pistoleten e vret gruan. Te gjithe shqiptaret jan te armatosur dhe per nje fjale goje ne lule te ballit ta depertojne.

    Kjo vajze me duket karakter i dobet, pak rendesi ka cfare beri ai, veprimet e saj anojne ne probleme mendore. Gjera me te terrmershme ju kane ndodhur shume grave por nuk kan shkuar kane vrare veten apo qelluar nja 27 here burrat e tyre.

    shume dakord me ty dhe me Pink^Pearl.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    kjo gruaja ka qen psikopate. fajin e ka ai qe u martua me psikopate

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e blueyes
    Anėtarėsuar
    06-10-2004
    Postime
    203

    Nje pyetje....

    Citim Postuar mė parė nga My_Soul
    Sa te egra paskeni qene edhe ju! Nuk vritet tjetri pse paska te dashur. Ndaje dhe mirupafshim.

    Tani shqiptaret jane bere si West, me kubure ne brez.
    Kur vrasja ndodh ne te kundert themi aha sa gjunah e shkreta mjaftohemi me kaq...Nese viktima eshte mashkulli thoni qe femra eshte psikopate....Une sjam dakort me vrasje por me vjen inat pse nuk kuptoni qe ate qe mund te beje nje mashkull.E ben dhe nje femer.....
    mashkullit i pranohet edashura..Ndersa femren e pret plumbi...Fare sjeni realiste...-ceshte kjo pune????

    Une do te hakmerresha me dicka tjeter ejo me plumb...Por qe te lendon me shume se plumbi..Kot sthone tjetrin vrite me pambuk...me dipllomaci vajza aty ku i dhemb e ku i djeg.....

    Tju them nje rast te fresket...Dje mbasdide duhet te takoja dike..Qe eurrej..E kuptoni fjalen urre?????
    Para nje muaji me kishte bere dicka mbas kraheve..jo se me prishi pune thjesht me erdhi inat perse ne kete menyre??????
    E ftova dhe per nje kafe dhe e eqete e pyesja se si i shkonte jeta etc etc...E besoni qe se hapa fare biseden ne lidhje me muhabetin????
    Filloi ti dilte tym nga koka eun ekenaqesha..Thoja ehe ashtu te pafsha....
    Gjate bisedes i thashe...Isha keq me grip para ca ditesh...Shtoi..Shyqyr qe the dicka...E qete ktheva koken e pashe ne sy ei thashe..jemi dy persona ketu...Ti ke dicka per te me thene??? pasi une skam ndogje gje te rendesishme qe ia vlen barra qerane te bisedoj me ty..U dalldis fare e une vazhdoja te kenaqesha...keshtu lendohet dikush dhe jo me arme...Pasi hajme burgun pastaj.

    P.s pervec asaj formes qe sapo citova ka dhe mijera te tjera..Mos hezitoni nese keni nevoje per mendim...

    Juve meshkujve mos tju ngelet hatri flas ne pergjithesi e jo per te gjithe..
    O.K paqeeeeeeeeeeeeee

  15. #15
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 8 - AKTUALITET Shkurt 4, 2005


    Plagosja nė Kamėz/ Ē'ndodh nė dy familjet Rusta e Boja njė ditė pas pėrgjakjes

    "Nusja qė qėlloi tė dėnohet"
    Familjarėt e dhėndrrit tė plagosur nuk tėrhiqen


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Familjarėt e Eulind Rustės kanė refuzuar tė falin veprimin e ish-nuses sė tyre. Edhe pse nga familja e Ėngjėllushe Bojės nuk ėshtė prezantuar askush pėr t'u interesuar pėr gjendjen e Eulindit nė spital gjatė ditės sė djeshme, familjarėt e dhėndrrit duken se nuk do ta falin atė qė ka ndodhur. Nė fakt, njė ditė mė parė babai i vajzės, Myslim Boja, ishte shprehur pėr Gazetėn se do tė kėrkonte tė pajtohej me familjen e ish-dhėndrit tė tij. Megjithėkėtė, Rustėt duken tė vendosur qė tė mos kenė tė bėjnė mė me familjen e ish-nuses dhe tė mos pranojnė ta falin veprimin e saj. Ata nuk shprehen se kanė ndėr mend tė kryejnė ndonjė hakmarrje pėr plagosjen e tė birit. Ndėrkohė, gjendja e 29-vjeēarit vazhdon tė pėrmirėsohet nė Spitalin Ushtarak. Nė dhomėn numėr 4 tė katit tė tretė tė pavionit tė kirurgjisė vazhdojnė tė vijnė tė afėrm tė tij, ndėrsa dy prindėrit nuk i ndahen asnjėherė. Pėr tė ka kaluar situata e krijuar pėr shkak tė hemorragjisė dhe mjekėt vazhdojnė tė pastrojnė dy plagėt e shkaktuara nga plumbat e tė mbajnė nė kontroll gjendjen e tij, pėr tė evituar komplikacionet e mundshme. Megjithėse kanė mėsuar nga mediat se autorja ėshtė arrestuar, ata nuk kanė shfaqur ndonjė interesim pėr tė. Pėr ta vajza me tė cilėn Eulindi kishte qenė i fejuar pėr tre vjet dhe mė pas kishte bashkėjetuar i martuar pėr njė javė, ishte hakmarrė nė mėnyrėn kriminale, duke dashur ta vrasė atė. Qė tė dyja familjet ia kanė lėnė nė dorė ligjit tė vendosė pėr fatin e 23-vjeēares, por edhe ky fakt nuk i ka bashkuar ato. Ndėrkohė, nė familjen e vajzės vazhdojnė tė presin se si do tė shprehet gjykata pėr krimin e konsumuar prej saj. Ata kėrkojnė qė tė merret nė konsideratė edhe fakti i gjendjes sė rėnduar psikologjike tė saj. Nė fakt, familjarėt nuk kanė mundur ta ruajnė siē duhet atė dhe tė shmangnin ngjarjen e rėndė. Ėngjėllushja ka qėndruar pėr njė javė nė survejimin e tė afėrmve, pasi nga gjendja e rėndė psikologjike ku kishte rėnė, ekzistonte frika e vetėvrasjes sė saj. Madje, vetė vajza ka pranuar qė deri nė momentin qė i drejtoi armėn ish-burrit tė saj, ajo kishte menduar tė vetėvritej. Kjo pėr shkak se e kishte pasur shumė pėr zemėr kėtė lidhje dhe nė mendimet e saj nuk mund tė pranonte se mund tė ekzistonte njė jetė pa tė.


    Arma dyshohet tė ketė kryer krime tė tjera

    Prokuroria ka nisur verifikimet pas ekspertizės balistike tė armės me tė cilėn Ėngjėllushe Boja qėlloi bashkėshortin Eulind Rusta. Vetė vajza ka pranuar qė armėn ia kishte marrė xhaxhait tė saj 73 vjeē, por ky fakt ėshtė i dyshimtė pėr hetuesit. Ata mendojnė se mos vajza kėrkon tė fshehė personin e vėrtetė qė i kishte dhėnė armėn. Rezultatet e ekspertizės kanė nisur tė krahasohen me armėt qė kanė kryer krime tė ndryshme nė Tiranė, pasi mendohet se ajo mund tė jetė pėrdorur nė ndonjė ngjarje tjetėr kriminale.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    18
    Citim Postuar mė parė nga friendlyboy1
    kjo gruaja ka qen psikopate. fajin e ka ai qe u martua me psikopate

    Nuk jam dakort me ty. Ajo grua ka qene ne nje moment te paqendrueshem , por kjo s'do te thote qe ajo ka qene psikopate, moment eshte dhe ne nje fraksion sekionde mendja te iken...

    Por kjo s'do te thote qe une jam dakort me veprimin, absolutisht jo. Veprimi tregon dobesi. Une do te preferoja me mire ndarjen se sa te pranoja nje zgjidhje te tille. Ne fund te fundit jeta nuk merr fund aty dhe mbi te gjitha nuk ja vlen barra qirane te shkaterosh dhe veten tende per dike qe p0o mendosh thelle nuk te meriton.
    Nuk i duhen hequr edhe mashkullit pergjegjesite qe cuan ate vajzen deri aty...pa permendur letren qe kishte ne shpi, me acaroi shpjegimi i tij per perzenien e grruas nga shpia, ''theu rregullat e shpise sone'' (a dicka e ngjashme), e pseeee sepse iku te e morta pa lejen e burrit apo te vjerrit.....po pse ore ku jetojne ne aoma ne shekullin e 19........ku femra edhe per te marre fryme duhet ti kerkoje leje burrit

Tema tė Ngjashme

  1. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  2. Disa besime tė njeriut, nė njeriu, pėr njeriun!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 11:30
  3. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  4. Botėkuptimi islam mbi njeriun dhe qytetėrimin
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 16:59
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •