Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Kush janë dijetarët Islamë?

    Ketu keni dijetaret Islame.

    http://albislam.com/alim/menu.asp

    Dijetarët e vërtetë


    اdo ditë më shumë shtohet nevoja e këtij umeti për dijetarë rabbanijjunë (dijetar i cili sakrifikon çdo send për të përhapë fenë e All-llahut me dituri dhe vepër), të cilët All-llahu [subhanehu ve teala] i përshkruan duke thënë: "Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët" (Fatir: 28).

    "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studijuar atë" (Ali Imran: 79).

    Kjo ndodhë nga shkaku se dijetarët janë (zëvendës të) trashëgues të Pejgamberëve, i udhëzojnë njerëzit drejt të vërtetës. Ata janë kullë e udhëzimit dhe llambë që shëndrit. Nëse nuk ekzistonin dijetarët, njerëzit do të ishin si kafshët, nuk do të dinin ç’është e mira dhe ç’është e keqja. Për këtë shkak, vlera e dijetarëve është e madhe. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojnë, pasi që ata ishin të durueshëm, dhe ndaj argumenteve tona ishin të bindur" (Sexhde: 24).


    Imamllëku (prijësia) në fe arrihet me sabër dhe bindje, por, a thua vallë, çdokush që vesh shall e xhybe është dijetar?


    Jo…!


    Dijetar është ai që i frikohet All-llahut [subhanehu ve teala] me frikë të vërtetë, vepron sipas urdhërave të Tij, largohet prej mëkateve, kërkon diturinë për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala], e jo që të polemizojë me dijetarë, as që të tregohet para injorantëve, as që t’i hapet vendi nëpër mexhlise, as që të lavdërohet e të shenjtërohet dhe as që ta korrë atë që e ka mbjellë.


    Kurse dijetar i keq është ai i cili i zbukuron fjalët, thurrë fjali të bukura, mirëpo nuk posedon asnjë vepër të mirë. Zemra e tij është përplot me nifak, edhe pse si vegë, mendon se ka ujë, mirëpo nuk gjen asgjë përveç shkretirës. E thotë atë që nuk e vepron, kurse e vepron atë që nuk është urdhëruar të veprojë. Flet atë që nuk e din dhe nuk vepron vepra të mira. Angazhon veten me gabimet e tjerëve kurse vetveten e haron.


    Mundohet që ta fitojë këtë botë dhe të fitojë pozitë te njerëzit me diturinë e tij. Ky lloj njerëzish nuk do ta shijojnë erën e Xhennetit deri sa të kthehet qumshti në ajkë dhe deri sa të hyjë deveja në vrimë të gjilpërës, përveç nëse don All-llahu.


    Sot shumë pak janë dijetarët rabbanijjun, përveç atyre që i ka mëshiruar All-llahu, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "All-llahu nuk e merr diturinë duke e nxjerrë nga gjoksi i dijetarëve, por e merr me vdekjen e dijetarëve, deri sa nuk mbetet asnjë dijetarë. Në këtë rast njerëzit marrin për kryetarë injorantët, i pyesin e ata përgjigjen pa dituri, kështu që vet shkojnë në humbje e edhe të tjerët i dërgojnë në humbje" (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).


    Dua t’i përmendi disa cilësi të dijetarëve rabbanijjun:


    a) Ata qëndrojnë larg mbretërve (kryetarëve), duke pasur drojë të përzihen me ta. Ikin prej tyre ashtu siç ikin nga ai që është i sëmurë me sëmundje ngjitëse, me qëllim që mos të sprovohen dhe të mos bëhen të varur prej dunjallëkut të tyre. Sa veprim i keq është ky dhe sa vend të keq do të kenë këta në Ditën e Kijametit.


    Hudhejfeja [radijall-llahu anhu] thotë: "Keni drojë vendet e sprovimeve". Njerëzit e pyetën: "ا’janë ato vende?". Ai tha: "Dyert e mbretërve (kryetarëve). Ndokush prej juve hyn te ata dhe i beson gënjeshtrat e tyre, dhe thotë atë që nuk e meritojnë".


    Seid ibën Musejjibi [radijall-llahu anhu] thotë: "Nëse shihni ndonjë dijetar që sillet rreth kryetarëve, kini kujdes prej tij, se ai është vjedhës".


    Disa prej selefit kanë thënë: "Nuk do të marrish diç prej dunjasë së tyre pa marrë ata diç prej fesë tënde".


    b) Nuk nxitojnë të japin fetva, pra dijetari i mirë nuk jep fetva për një send që nuk e din mirë. Selefu-salihu refuzonin të japin fetva saqë kthehej pyetja së dyti te i pari.


    Abdurr-rrahman ibën Lejla thotë: "Në këtë xhami kam takuar njëqind e njëzet sahabe. اdoherë që pyeteshin për ndonjë çështje ose për ndonjë hadith, çdokush dëshironte që vëllau i vet të japë fetva, andaj kjo më vonë iu dorëzua atyre që pretendojnë se janë dijetarë, të cilët mund t’u japin përgjigje pyetjeve të tilla, të cilat nëse i ofroheshin Omerit [radijall-llahu anhu], ai i tubonte sahabet që kanë marrë pjesë në Bedër dhe i konsultonte".


    A thua vallë, ç’është gjendja sot me këta pretendues të diturisë?


    c) Besimi i tyre është në pëlqim me besimin dhe metodën e selefu-salihut. E lartësojnë sunnetin dhe e luftojnë bidatin dhe bidatçitë. E miqëson ehli sunnetin kurse e armiqëson ehli bidatin. Gjithashtu lufton në rrugë të All-llahut me gojë dhe me shpatë dhe nuk i frikohet askujt.


    d) Pason dhe nuk shpikë. Nuk bie në kundërshtim me Kur’anin dhe me sunnetin, e as që e ndanë fenë në thelb dhe lëvore.


    e) Lartëson selefu-salihun dhe i lavdëron.


    f) Pranon të vërtetën dhe falënderon atë që e këshillon, edhe në qoftë se është më i vogël se ai dhe ka më pak dituri se ai.


    g) Ka frikë nga përfundimi i keq, nuk bëhet trim në gënjeshtër, nuk i dëmton muslimanët, nuk i përbuzë dhe nuk akuzon me akuza të rrejshme.


    h) Nuk sillet me kundërshtarët e tij musliman ashtu siç sillet me gjarpërit dhe akrepat. Nuk i jep liri gjuhës që të ofendojë dhe të përbuzë, por e pastron gjuhën e tij dhe kërkon falje nga All-llahu dhe ka frikë nga përfundimi i keq.


    Sa kemi nevojë për dijetarë edukatorë që ta udhëzojnë këtë ummet rrugës së shpëtimit! Ky ummet ka nevojë të madhe për shembëlltyrë, për persona që do të cilësohen me moral të dijetarëve të gjeneratës së parë, të cilët ishin të cilësuar me moralin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] morali i të cilit ka qenë Kur’ani, e të ngriten lart me to, ashtu që të vendosen në tokë, kurse kjo për All-llahun [subhanehu ve teala]nuk është rëndë.


    Bekir Halimi,

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Imam Buhariu


    Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm All-llahut subhanehu ue teala, Dhuruesit të gjitha të mirave, paqa dhe mëshira e Tij qoftë mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë në mënyrën më të mirë. Prej begative më të mëdha që All-llahu subhanehu ue teala na ka dhuruar janë dijetarët e Islamit. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Dijetarët janë zëvendës të pejgamberëve".

    Këtë po e shohim dita ditës dhe po bindemi edhe më tepër në fjalët e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Çdoherë kur kemi nevojë për sqarim të diçkaje nga feja jonë patjetër duhet t'u kthehemi dijetarëve se ata e dijnë më së miri se çka është e mira dhe e kundërta e saj. All-llahu subhanehu ue teala na ka urdhëruar për këtë duke thënë: "Pyetni dijetarët për atë që nuk dini…" Prej ulemave më me peshë në historinë Islame është dijetari i njohur Imam Buhariu, i cili ka qenë njëri prej shkaqeve për t'u ruajtur Islami ashtu si ka zbritur.

    Emri i tij i plotë është Ebu Abdil-lah Muhammed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën Mugireh ibën Berdizbeh el-Xhu'fij el-Buhari. Eshtë bërë i njohur vetëm si Buhariu, e ky është emër i qytetit ku ka lindur, qytet që ishte prej qendrave të diturisë. Lindi më 13 Shevval të vitit 194 të Hixhrit ose 810 sipas Isaut alejhi selam. U rrit në shtëpi të ndershme dhe me plotë dituri, ngase i ati i tij ka qenë prej dijetarëve dhe prej transmetuesve të hadithit. Por vdiq duke qenë Buhariu ende i mitur. Filloi të kujdeset për të e ëma, e cila ishte grua e mirë dhe e devotshme.

    Përmendet në disa libra se Buhariu në vegjëli kishte humbur pamjen, e ajo e luste All-llahun subhanehu ue teala shumë për t'ia kthyer pamjen, e shtoi aq shumë lutjen saqë pa në ëndërr Ibrahimin alejhis selam i cili i tha: All-llahu i ktheu pamjen birit tënd. Kur pa, me të vërtetë ishte ashtu. Nga ky rast mësojmë edhe rëndësinë e lutjes së sinqertë.

    Filloi mësimin e tij nëpër dijetarët e vendit të tij dhe përparonte shumë shpejt, sidomos në shkencën e Hadithit. Në këtë kohë kishte dhjetë vjet ose më pak. Një ditë duke qenë te njëri prej dijetarëve që quhej ed-Dahili i cili duke përmendur një zinxhir të hadithit tha: "transmeton Sufjani nga Ebu Zubejri nga Ibrahimi", Buhariu i tha se Ebu Zubejri nuk ka transmetuar nga Ibrahimi. Ky filloi ta qortojë, por Buhariu i tha: "Shiko në libër", ai shikoi dhe pastaj i tha: "Më trego si është", dhe Buhariu i tregoi se ai nuk është Ebu Zubejri por Zubejri, dhe dijetari pa kurrfarë mendjemadhësie e pranoi gabimin dhe e përmirësoi atë që e kishte të shkruar. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare kishte mësuar përmendësh disa prej librave të hadithit. Në këtë moshë shkoi në haxh sëbashku me të ëmën dhe vëllain e tij, pas haxhxhit vendosi të qëndrojë në Meke për të përfituar pre j dijetarëve që gjinden aty, e më pas shkoi në Medine e aty shkroi librin et-Tarih (Historia), para këtij libri kishte përpiluar edhe libër tjetër "Kadajas sahabeti uet tabiin"(Çështje të sahabëve dhe tabiinëve). Këtë e kishte shkruar në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Udhëtimet e tij nëpër qendrat e diturisë u shtuan shumë, gjithë këtë e bënte për të kërkuar diturinë nga më shumë dijetarë. Prej vendeve që ka kërkuar dituri janë: Meke, Medine, Sham, Egjipt, Har-ran, Musil, Basra, Kufe, Bagdad, Hurasan, Irak etj. Udhëtimi i tij nëpër këto vende i bëri shumë dobi sepse ai ishte i zellshëm gjatë kërkimit të diturisë, meditonte çdoherë dhe e përsëriste atë që kishte mësuar.

    Njëri prej nxënësve të tij tregon se njëherë ka qenë në shtëpinë e Buhariut rahimehull-llah dhe thotë: "Gjatë natës kam numruar se është ngritur nga shtrati më shumë se pesëmbëdhjetë herë, e ndizte qirinë dhe shkruante atë që përfitonte duke medituar rreth ajeteve dhe haditheve".

    Dijetarët prej të cilëve përfitoi janë shumë, ngase kishte udhëtuar në shumë vende, ashtuqë ka dëgjuar dhe ka shkruar nga 1080 dijetarë. Këtë e ka arritur ngase herët filloi me kërkimin e diturisë. Nuk mundemi t'i përmendim as një numër të vogël prej dijetarëve të tij, por mund të përmendim se dijetarët më me ndikim tek ai kanë qenë: Ahmed ibën Hambeli, Is'hak ibën Rahujeh, Jahja ibën Mein dhe Alij ibën Medini.

    Thotë Buhariu rahimehull-llah: "Nuk e kam ndier veten të vogël në dituri, pos kur kam qenë para Alij ibën Medinit", kur kjo fjalë iu transmetua Alijut, ai tha: "Lëreni atë që thotë ai, ai ende nuk ka takuar dikënd të ditur sikur që është ai vetë"(d.m.th. nuk ka më të ditur se Buhariu).

    Prej nxënësve më të njohur të tij janë: Ebul Husejn, Muslim ibën Haxhxhaxh, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Hatem, Ebu Zur'ah, Ibën Huzejme dhe tjerë.

    Është mirë të përmendim disa fjalë të dijetarëve që kanë folur për të, nëse dëshirojmë të mësojmë edhe më mirë vlerën që e ka ky dijetar i famshëm në Islam. Thotë Hani' ibën Nadhar: "Ishim njëherë te Muhamed ibën Jusuf në Sham, të gjithë ishim të rinj dhe dëfrehenim (me lojëra të të rinjve), ndërsa Buhariu nuk na shoqëronte në këto gjëra por i ishte dhënë pas diturisë".

    Is'hak ibën Rahujeh thotë: "O ju njerëz, përfitoni nga ky djalosh, sepse po të kishte qenë ky djal edhe në kohën e Hasan el-Basriut, do të kishin pasur nevojë njerëzit për diturinë e tij".

    Ibën Ebi Shejbe thotë: "Nuk kemi parë asnjëherë sikur Buhariu"

    Ibnu Huzejme thotë: "Nën këtë Qiell nuk kam parë njeri më të ditur në hadith dhe me memori më të fortë se sa Muhammed ibën Ismail el-Buhari" Muslimi pas një polemike që kishte me Buhariun i tha: "Ty nuk të urren pos atij që është xheloz dhe dëshmoj se në këtë botë nuk ka sikur ti"

    Buhariu rahimehull-llah ka qenë njeri i mençur, ka pasur memori të shpejtë dhe të fortë, nga memoria që kishte habitet çdo njeri, sa për ilustrim do të përmendin rastin e njohur që i ndodhi kur shkoi në Bagdad. Aty njerëzit kishin dëgjuar për Buhariun dhe memorin (hifdhin) që kishte, ashtuqë donin të binden në këtë. Vendosën të marrin dhjetë njerëz, secilit prej tyre t'ua japin nga dhjetë hadithe, por duke i përzier zinxhirin e çdo hadithi me tekstin e hadithit tjetër. Ashtu edhe bënë. Kur erdhi Buhariu, u mblodhën në një tubim dhe filloi i pari prej atyre të dhjetëve: "transmeton filani nga filani se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë kështu kështu" Buhariu tha: "Nuk e di", vazhdoi hadithin e dyte, të tretin, të katërtin, por Buhariu vazhdimisht thonte: "Nuk e di". Disa prej atyre që ishin prezent menduan se e mashtruan, por ata që ishin më të ditur në mesin e tyre thanë: "E kuptoi lojën tonë". Pasiqë mbaruan me të gjitha hadithet Buhariu rahimehull-llah u tha: "Ti, i pari hadithin e parë që e the kështu ai është kështu e kështu, hadithin e dytë…" kështuqë derisa të gjitha hadithet ua tregoi me rend se si janë, duke i bërë bashkë çdo hadith me zinxhirin e vet.

    Dijetarët kanë thënë se nuk është çudi se i ka ditur hadithet saktësisht, çudi është se në moment i ka mësuar edhe hadithet që i kanë thënë ata, hadithet e përziera.

    Nuk kemi pse të habitemi nga kjo kur e dimë se Buhariu rahimehull-llah ka thënë: "Nuk e kam përgojuar askënd prej kur e kam ditur se përgojimi është haram dhe nuk di se në pasurinë time ka diçka të dyshimtë (jo hallall)". Padyshim se largimi nga mëkatet të ndihmon në çdo gjë, dhe e kundërta me të kundërtën.

    Librat që i ka përpiluar janë shumë, prej tyre mëtë njohura janë:

    1. Sahihul Buhariu

    2. el-Edebul Mufred

    3. Tarihul Kebir (historia e madhe)

    4. Tarihul Eusat (Historia e mesme)

    5. Tarihus Sagir (Historia e vogël)

    6. Kiraetu halfel imam (leximi pas imamit)

    7. Ref'ul jedejni fis salah(ngritja e duarve në namaz).


    Ka edhe shumë libra tjera, disa prej tyre janë të humbura, por libri me të cilin u bë i njohur si imam i fesë është Sahihul Buhariu, në të cilin ka përmbledhur hadithe të Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Të gjitha hadithet në këtë libër janë të vërteta. Dijetarët kanë thënë se libri më i vërtetë pas Kur'anit është libri i Buhariut rahimehull-llah.

    Ky dijetar ndërroi jetë në vitin 256 të Hixhrit ose 870 sipas Isaut alejhi selam.

    Kjo ishte shkurtimisht për jetën dhe veprën e Imam Buhariut, i cili duhet të jetë shembull për neve dhe duhet marrë mësim nga jeta dhe vepra e tij.

    E lusim All-llahun subhanehu ue teala që këtë imam ta shpërblejë me xhennetul firdeus, dhe të na bashkojë edhe neve me të. Lutja ynë e fundit është se falënderimi i takon vetëm All-llahut subhanehu ue teala për të gjitha të mirat që na i ka dhënë.Amin

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Imam Ahmed ibën Hanbeli


    Ibrahim el Harbi tha:"E pashe Ebu Abdullahin-Imam Ahmedin dhe ishte sikur Allahu kishte grumbullluar per te diturine e te pareve dhe te fundeve te njerezve bashke.

    Ibn Rahauaih tha:"Qendroja me Ahmedin dhe Ibn Ma`inin dhe studionim hadithet.Une pyetja:"Kush eshte fikhu i ketij? Cfare kuptimi ka? Dhe te gjithe nuk flitnin pervec Ahmedit.

    Uaki dhe hafs ibn Gajaath thane:"Asnjeri nuk ka ardhur ne Kufa si ky djalosh,duke nenkuptuar Ahmed ibn Hanbelin.

    Jahja ibn Adam tha:"Ahmed ibn Hanbeli eshte imami yne.

    Jahja el Kattan tha:"Nuk ka ardhur tek ne askush si keta te dy,Ahmedi dhe Jahja ibn Ma`in.Dhe asnje i ardhur prej Bagdadit nuk eshte me i dashur per mua se Ahmed ibn Hanbeli.

    Abdurrahman ibn Mehdi permedi dijetaret e hadithit dhe tha:"me i dituri ndermjet tyre rreth haditheve nga Eth-Thauri eshte Ahmed ibn Hambeli.Kur Ahmedi hyri Ibn Mehdi tha:"Kush do te shohe diturine qe ioshte mbi shpatullat e Sufjan Eth-Thaurit le te shohe kete njeri"

    Ibn Mehdi tha"Sa here qe shikoja Ahmedin me kujtohej Sufjani.

    Nuh ibn Habib el Kumasi tha:"E pershendeta ibn Hambelin ne vitin 198h ne xhamine el khajf dhe ai po jepte fetua"

    Ahmed ibn Sinani tha:"Nuk e kam pare Jezid ibn Harunin te kete me shume respekt sesa kishte per Ahmed ibnm Hambelin,dhe nuk u sillte me aq fisnikeri me askend aq sa me Hambelin.U ulte anash tij e respektonte dhe nuk bente shaka me te"

    AbdurrRrazaku tha"Nuk kam pare askend te kete me shume dije dhe fiker e takua sesa Ahmed ibn Hambeli.

    Kutejbah ibn Se`id tha:"Njeriu me i mire i kohes sone eshte Abdullah ibn Mubarak dhe ky djalasoh-ibn Hambeli-dhe kur e sheh nje person qe e do Ahmedin atehere ai eshte person i kapur pas sunnetit.Sikur te kishte jetuar ne kohen e Thaurit,el Auzai and el-Lejth do te ishte ne krye te tyre.E pyeten Kutejben:"A do ta permendesh Ahmedin bashke me tabi`inet?Ai tha"Me me te miret e tabi`ineve.

    Kutejbah tha"Sikur te mos ishte Eth-Thauri devotshmeria do te kishte vdekur e sikur te mos ishte Ahmedi ata do te kishin bere bidate ne fe.Ahmedi eshte Imami i botes.

    Ali ibn Madini tha:"Allahu e nderoi dhe forcoi Dinin e Tij me Es-Sidikun ne diten e apostasise dhe me Ahmedin ne diten e Fitnes(reth Kuranit)

    ......

    Theniet e tij jane te shumta.

    Lusim Allahun te na jape nga dituria si i dha dijetareve e te devotshmeve dhe te na bashkoje ne xhennet me ta.

    Ebu Daudi tha:"mexhliset e Ibn Hambelit ishin mexhliset e Akhiretit.Asgje nga ceshtjet e dun`jase nuk permendeshin ne mexhliset e tij dhe asnjeher nuk e degjova te flase per dyn`jane.

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Imam Shafiu


    Muhammed ibni Idris esh-Shafi’u është lindur në Gaza në vitin 676, ndërsa është rritur në Mekë, ku e ka mësuar hadithin dhe fikhun dhe ka mësuar përmbledhjen e hadithit Muvetta (nga imam Maliku) në tërësi. Në moshën 20 vjeçare shkon në Medinë ku mëson te imam Maliku deri në vdekjen e tij në vitin 796. Pastaj mëson nga nxënësit e imamit, Ebu Hanife në Irak, Muhammed ibni el-Hasan esh-Shiblit dhe Ebu Jusufit, njësoj si edhe prej nxënësve të imam El-Lejzi ibni Sa’dit (716-799) në Egjipt. Atij i përshkruhet themelimi i shkencës juridike në islam Usul el-Fikh, të cilën e ka përpunuar në veprën e tij Er-Risala (Mexhid Hadduri, Risala e Shafi’ut, Cambridge, UK: The Islamic Texts Society, botimi dytë, 1987). Megjithatë, vepra e tij kryesore nga fusha e jurisprudencës islame mban titullin Kitab el-Umm. Vdes në Fustat, të Egjiptit, në vitin 820, ndërsa në bazë të mësimeve të tij është themeluar shkolla shafiite juridike

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Imam Malik


    Imami i Medinës, njëri prej katër imamëve më të njohur, imami i medh-hebit Malikij, autori i Muvetta-së, njeriu për të cilin Imam Shaf’iu ka thënë: Kur të përmenden dijetarët, Imam Maliku është yll.

    Emri i plotë dhe lindja e tij:

    Ai është Shejhul Islam, Huxhetul Umme (autoriteti i Ummetit), Imami i Medinës, Ebu Abdil-lah, Malik ibën Enes ibën Malik ibën Ebi Amir ibnë Amër ibën El Harith ibën Gajman ibën Huthejl El Esbuhij El Himjeri.

    Ka lindur në vitin 93 H., në vitin në të cilin ndërroi jetë sahabiu i njohur, shërbëtori i Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Enes ibën Malik, radijall-llahu anhu. (Es-Sijer 8/48)

    Në kërkim të diturisë:

    Prej moshës dhjetëvjeçare filloi të kërkoi diturinë ashtu që në moshë 21 vjeçare arriti të bëhet mësues të cilin e vizitonin shumë dijetarë për të përfituar prej tij.

    Duke kërkuar diturinë është takuar me shumë dijetarë prej të cilëve përfitoi shumë. Imam Dhehebiu në librin e tij “Sijer A’lam Nubela” (8/49-51) përmend me emër 121 mësues prej të cilëve ka transmetuar hadithe në librin “El Muvetta”

    Prej mësuesve më të njohur do t’i përmendim:

    Nafi’ meula Abdil-lah ibën ‘Umer

    Se’id El Mekburij

    Ejjub Es-Sihtijanij

    Rebi’atur-Re’ji

    Humejd Et-Tavil

    Salih ibën Kejsan

    Ez-Zuhri

    Muhammed ibën El Munkedir

    Hisham ibën ‘Urve ibën Zubejr

    El ‘Ala ibën Abdur-Rahman dhe shumë tjerë.


    Nga Imam Maliku, këtij oqeani të dijes, përfituan shumë kërkues të diturisë. Imam Dhehebiu me emër përmend mbi 240 nxënës që kanë transmetuar prej tij. Më të njohur prej tyrë janë:

    Ibën Xhurejxhi

    Ebu Hanife

    Amër ibën El Harith

    Sufjan Eth-Theuri

    Shu’betu ibën El Haxh-xhaxh

    El-Lejth ibën S’ad Imami i Egjiptit

    Jahja ibën Ebi Kethir dhe shumë tjerë që arrijnë gradën e Imamit në shkencat islame. ( Es-Sijer 8/52-55)


    Disa fjalë të imamëve për Imam Malikun:


    Imam Jahja ibën Se’id El Kattan thotë: Askush nuk i ka hadithet më të sakta prej Imam Malikut, ishte Imam i hadithit


    Imam Muhammed ibën Hasen Esh-Shejbani (nxënësi i Ebu Hanifes) thotëek Imam Maliku qëndrova mbi 3 vjet dhe prej gojës së tij mësova mbi 700 hadithe.


    Imam Abdur-Rahman ibën Mehdi thotë: Imamë të kohës së tyrë: Theuriu, Maliku, Evzaiu dhe Hammad ibën Zejdi. Nuk kam parë njeri më të mençur se Maliku


    Imam Sufjan Ibën Ujejne ka thënë: Maliku ishte dijetari i banorëve të Hixhazit, autoriteti i kohës së tij.


    Imam Shafi’iu ka thënë: Kur të përmenden dijetarët, Maliku është ylli i tyre.


    Vuhejbi ka thënë: Me i dituri mbi shkencën e hadithit dhe transmetuesit e tij…


    Imam Dhehebiu ka thënë: Medineja pas Tabi’inëve nuk ka pasur dijetar të rangut të Malikut …


    Imam Hakimi ka thënë: Tek asnjë prej dijetarëve të Medinës nuk janë nisur kërkuesit e diturisë siç janë nisur tek Imam Maliku. Këtë e pranuan Lejthi, Imami i Egjiptit dhe Magribit, Evzaiu, dijetari i Shamit, Theuriu, i pari i Kufës dhe Shu’beja, dijetari i Basrasë.

    Disa qëndrime të Imam Malikut:

    Thoshtë: Nuk fillova të përgjigjem në pyetjet e parashtruara para se të marr leje prej Reb’iasë dhe Jahja ibën Se’id el Ensari.

    Kur Halifeja i muslimanëve i tha se do të urdhëron që libri i tij “El Muvetta” të shkruhet dhe të shpërndahet në gjitha krahinat e hilafetit tha: Mos e bë atë o Emir i besimdrejtëve sepse shokët e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, janë shpërndarë nëpër vende të ndryshme dhe në të janë përhapur fetvatë e tyre të cilat populli i ka pranuar dhe kanë vepruar sipas tyre e ti e din se mes as-habëve të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka pasur mendime të ndryshme dhe largimi i njerëzve nga ajo që e konsiderojnë si të vërtetë, është gjë e vështirë…

    Në një rast halifeja i muslimanëve i kishte dërguar 2000 ose 3000 (dyshon transmetuesi) dinar dhuratë dhe më vonë ka dërguar njeri që t’i ofron Imam Malikut të shkon në Bagdad për të jetuar në afërsinë e halifës. Imam Maliku është përgjigjur: Medineja është më e mirë për të, nëse ata janë njerëz që dijnë dhe parat që mi solle janë paprekur.

    Kur halifeja kërkoi që ta viziton u përgjigj: Të diturit janë ata që duhet vizituar…

    Një ditë në tubimin e tij erdhi një njeri dhe pasiqë lexoi ajetin: I gjithëmëshirshmi u ngrit mbi Arsh (Ta-Ha, 5) pyeti: Si u ngrit? Imam Malikun u përgjigj: Istivaja është gjë e njohur (e përmendur në Kur’an), mënyra e saj nuk është e njohur, të besuarit në të është obligim kurse të pyeturit për (mënyrën) është bidat dhe ti je një bidatxhi dhe urdhëroi të përjashtohet prej tubimit.

    Në një rast është pyetur për 48 çështje dhe në 32 prej tyre është përgjigjur se nuk e din.

    Disa fjalë të tij:

    Pas vdekjes së pejgamberve dhe shkruarjes së librave dituria dita ditës po pakohet.

    Është fesat i madh që njeriu të fol çdo gjë që dëgjon.

    Grindja (gjatë diskutimit) nuk ka asgjë me fenë.

    Mburoja e dijetarit është fjala “nuk e di”, nëse e harron goditet për vdekje.

    Dijetarët duhet që nxënësve të tyre t’ua trashigojnë fjalën “nuk e di”.

    Prej katër persona nuk mirret dituria: prej mendjelehtit që flet pa dituri, prej bidatxiut nese thërret në bidatin e tij, prej gënjeshtarit, prej njeriut të devotshëm nëse nuk ka kujtesë të fortë (harron çfarë ka transmetuar).

    Veprat e tij:

    • Risaletu fi kader

    • Risaletun fi Ekdije

    • Xhuz’un fi tefsir

    • Risaletun fi ixhmai ehlil Medine

    • El Mudvvene El Kubra (e botuar)

    • El Vadiha

    • El Muvetta (e botuar)

    Vdekja e tij:

    Ndërroi jetë me 14 Rebi’ul Evvel 179 H., fjalët e fundit që i tha ishin ajeti: Vendosja e çështjes, para dhe pas është vetëm nga All-llahu… (Er-Rum, 4)

    All-llahu e mëshiroftë Imam Malikun dhe e shpërbleftë me kopshtet e gjëra të xhennetit, në afërsi të krijesës më të zgjedhur, Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sunnetin e të cilit, ai aq shumë dhe me vendosshmëri e mbronte. Amin.

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Ibën Tejmie




    Lindi në Harran , qytet pranë Damaskut .

    Lindi në vitin 661 Hixhri , 5 vjet pasi ra Bagdadi , që në atë kohë ishte kryeqendra e muslimanëve.

    U rrit në një familje me baza të shëndosha fetare .
    Gjyshi dhe babai i tij ishin nga dijetarët e kohës së tyre.

    Kur ishte 6 vjeç familja e tij shkoi në Damask me qëllim që Ibën Tejmia të mësonte tek dijetarët e Damaskut .

    Që në atë moshë emri i tij doli jashtë Damaskut .
    Prandaj që atëherë një nga dijetarët që kishte dëgjuar për mësimin përmendësh të kësaj fëmije , erdhi dhe pyeti në pazarin e Damaskut për të.
    Njerëzit i thanë atij që ta priste atë tek rruga për në xhami , pasi ai nga ajo rrugë kalonte.

    Duke pritur ky dijetar pa duke ardhur 2 fëmijë .
    Njëri prej tyre mezi mbante një dërrasë (që përdorej për të shkruajtur) , për shkak se ishte më e gjatë se vetja e vet.
    E kuptoi dijetari se ky do të ishte Ibën Tejmia , prandaj e thirri dhe e pyeti :

    -A ti je Ibën Tejmie ?!

    Tha Ky fëmijë:

    -Kështu thonë njerëzit !

    Tha dijetari :

    -O djalosh unë dua të të mësojë ty disa hadithe...

    Dhe filloi dijetari të thoshte hadithet , kurse Ibën Tejmia i shkruante ato.
    Dhe shkruajti në dërrasë gjithsej 13 hadithe së bashku me zinxhirin e transmetuesve.
    Pasi u mbush dërrasa Ibën Tejmia filloi ta fshinte atë .
    Dijetari i habitur i tha :

    "Prit o djalosh !
    Cfarë po bën ?!
    Mësoji përmendësh njëherë ato pastaj fshiji! "

    Tha Ibën Tejmia :

    "Vazhdo o Shejh , vashdo , më jep të tjera se këto i mësova !"

    Kur e pa këtë gjë dijetari i tha :

    "O djalosh ! Unë pashë se Allahu të ka futur dritë në zemrën tënde , dhe unë shpresoj se ti do kesh një të ardhme të madhe!"

    Dhe vërtet ashtu ndodhi ditët kalonin dhe dija dhe fama e Ibën Tejmies vetëm se rriteshin.
    Përsa i përket mësimit përmendësh Ibën Tejmia konsiderohet nga njerëzit më të rradhë që janë shfaqur në sipërfaqen e tokës.
    Sa mësonte Ibën Tejmia për një ditë të tjerët e mësonin për një muaj!
    Filloi të jepte fetva që në moshën 17 vjeç.
    Tani emri i tij kishte tërhequr vëmendjen e dijetarëve më të mëdhenj të asaj kohe.
    Një prej tyre i quajtur Ibën Dekiki , që kishte dëgjuar për historinë e këtij djaloshi shkoi në Damask për të parë Ibën Tejmien .
    E gjeti atë në xhami duke u dhënë njerëzve fetva për pyetje të ndryshme që po i bënin.
    Duke parë dijen e tij , Ibën Dekiki tha i mahnitur:

    "O djalosh ! Unë mendoja se Allahu , më nuk kishte për të krijuar njerëz si ti !"

    Por ashtu siç ka thënë Profeti :

    "Sprovat më të mëdhaja i kanë goditur pejgamberët , pastaj evlijat ..."

    Edhe Ibën Tejmien nuk vonuan që ta godasin sprovat .
    Atë që në rini e burgosën dhe shkak për këtë gjë ishte zilia e disa "dijetarëve" , të cilët dhanë "fetva" që Ibën Tejmia të burgosej , kurse disa të tjerë shkuan më tej dhe thanë që ai të vritej .

    Gjatë kohës kur Ibën Tejmia ishte në burg , vdiq mbreti i asaj kohe dhe në vend të tij u zgjodh një tjetër.
    Por dijetarët që kishin pozitë (ata që burgosën Ibën Tejmien ) nuk ishin dakort që të vihej mbret , ai person , prandaj nuk i jepnin pëlqimin atij (në atë kohë që të bëheshe mbret ishte kusht i domosdoshëm që të merrje pëlqimin e dijetarëve )

    Meqë kështu qëndronte çështja personi që pretendonte që të ishte mbret hartoi një plan.
    Ai me një gur donte të vriste dy zogj:

    1)Të lironte Ibën Tejmien nga burgu dhe të merrte pëlqimin e tij .

    2)Të hakmerrej kundra atyre që kundërshtuan ardhjen e tij në pushtet , duke shpresuar se Ibën Tejmia do të jepte "fetva" që ata që e futën në burg , të futeshin në burg në vend të tij .

    Filloi të realizonte planin:

    Liroi Ibën Tejmien nga burgu dhe organizoi një darkë ku kishte ftuar Ibën Tejmien dhe ata që ishin bërë sebep që Ibën Tejmia të futej në burg.

    Filloi mbreti të respektonte dhe të nderonte Ibën Tejmien me nderimet më të mëdha dhe nga ana tjetër i thoshte:

    "Ja këta , duke u drejtuar nga dijetarët që nuk jepnin pëlqimin që ai të ishte mbret , janë ata që të burgosën ty .
    Këta donin të të vrisnin ty . Këta ty të kanë bërë padrejtësi , prandaj që të vihet në vend drejtësia më jep leje që tua heq kokat !

    Tha Ibën Tejmia :

    "U poshtërofsh o armik i Allahut . Pasha Allahun unë s'të jap fetva që është hallall gjaku i dijetarëve .
    Nëse ti i vret këta persona kush do të mbetet në mbretërinë tënde ?
    Kush do t'i mësojë njerëzit ?

    Mbreti së bashku me dijetarët mbetën të habitur , nga zemërgjerësia e Ibën Tejmies.
    Mbreti e la të lirë , kurse dijetarët i kërkuan atij falje për atë që i bënë.


    Dija dhe zgjuarsia e tij


    Për dijen e tij dëshmojnë më së miri librat e tij .
    Ibën Tejmia ka lënë më shumë se 300 vëllime .
    Në fillim filloi të mësonte sunnetin e profetit .Jo vetëm që u bë i pari në këtë fushë , por thotë imam Dhehebi :

    "Çdo hadith që nuk e di Ibën Tejmia ai nuk është hadith"

    Kjo padyshim që është një fjalë e madhe dhe ndoshta pak e tepruar , por kur është fjala për Ibën Tejmien edhe ka vend , sepse Ibën Tejmia mësoi pothuajse të gjitha hadithet.

    Pastaj filloi të mësonte fikhun , derisa tha përsëri imam Dhehebi :

    "S'njoh ndonjë dijetar që librat e mëdhenj të fikhut t'i ketë mësuar përmendësh , pos Ibën Tejmies "

    Ai ka mësuar vëllime të tëra përmendësh , që kanë të bëjnë me këtë fushë.

    Pastaj filloi të mësonte gramatikën e Gjuhës Arabe (që është nga bazat e fesë ) deri sa mësoi librin më të madh që egziston në këtë fushë e që është libri "El Kitab" , libër që si autor mban Sibeuin cilësuar ndryshe si babai i gramatikës arabe .

    Pas kësaj filloi të mësonte tefsirin e Kur'anit deri sa thanë dijetarët për të :

    "Çdo gjë që është thënë nga dijetarët për fjalën e Allahut ,Ibën Tejmia e ka mësuar përmendësh ."

    Të gjithë dijetarët , bile edhe ata që e kundërshtonin pohonin se s'kanë parë një njeri të tillë.
    Dhe as ata që i jepnin mësim nuk ishin sikur ai.
    Kurse Shejh Albani ka thënë për Ibën Tejmien :

    "Dijetar si Ibën Tejmia rradhë ka parë Ummeti Islam që nga koha e sahabëve "

    Një herë duke ecur për në xhami së bashku me nxënësit e vet i del para një çifut dhe i jep një fletë , ku në të kishte shkruar një poezi prej 9 strofash .Përmbajtja e kësaj poezie kishte të bënte me dyshimin e këtij çifuti për çështjen e kaderit .
    Tregon njëri prej nxënësve :

    "Mori mësuesi ynë disa fletë nga fletët tona dhe filloi duke ecur dhe duke shkruar njëkohësisht. Pasi arriti në xhami pa u ulur u mbështet në një nga shtyllat e xhamisë dhe vazhdonte të shkruante deri sa mbaroi.
    Pasi mbaroi i tha njërit prej nxënësve :

    "Shko jepja atij çifutit ! , ndërkaq ky i fundit po priste jashtë.
    Kur pamë ne në ato fletë ishin 109 strofa , duke respektuar të njëjtat rregulla të poezisë , që kishte përdorur çifuti."



    Xhihadi i tij


    Ka qenë një person i çuditshëm në këtë fushë.
    Në fillim filloi xhihadin me laps dhe me gojë kundër jahudive dhe të krishterëve .
    Po të kërkojmë të gjejmë se cilat libra flasin më shumë për të palarat e këtyre do të gjejmë se libra të tillë janë librat e Ibën Tejmies .

    ( Para disa kohësh një profesor nga Meka donte të përkthente në gjuhën angleze librin :

    "Përgjigje e saktë për atë që ka ndërruar fenë e Isait !"

    Libër që si autor ka Ibën Tejmien dhe që flet për marrëzirat e të krishterëve e të çifutëve .
    Kur e morën vesh Vatikani dhe Amerika me anë të munafikëve të tyre , se çfarë donte të bënte ky profesor e burgosën këtë të fundit me 5 vjet , kurse qendra e përkthimeve u mbyll për këtë shkak. )

    Xhihadin që ka bërë Ibën Tejmia me laps dhe me gojë , pothuaj askush nuk e kishte bërë më parë dhe deri tani askush nuk e ka bërë sikur ai .
    Ishte pikërisht Ibën Tejmia që u ka dhënë kundërpërgjigje më të saktë grupeve të humbura siç janë :
    xhehmijet e plot të tjera si këto .
    Ai nxorri në shesh të pavërtetat dhe shpifjet e shijave .

    Dhe do të gjejmë përsëri Ibën Tejmien që u dha kundërpërgjigje të duhur filozofëve siç janë :

    Platoni , Aristoteli , etj.

    Ibën Tejmia ishte 22 vjeç kur bëri librin :

    "Kundërshtimet logjike të Aristotelit"

    Po ashtu ka bërë edhe një libër tjetër që ka të bëjë me këtë fushë dhe këta dy libra sot gjenden në bibliotekat e Europës dhe janë këto dy libra që rrëzojnë poshtë parimet e filozofëve.

    Pikërisht për shkak të këtij lloji të xhihadit , Ibën Tejmia u fut për së dyti në burg .
    Por prapë doli dhe përsëri nuk hoqi dorë nga mendimet e tij.
    Një herë nxënësi i tij Ibën Kajjim El Xheuzi i tha që të kishte kujdes që të mos t'i bëjnë ndonjë të keqe .
    Qeshi Ibën Tejmia dhe tha :

    "O djalosh , çdo më bëjnë mua armiqtë e mi ?!
    Unë Xhennetin e kam në zemër , kudo që të shkojë ai është me mua.
    N.q.s. do të më përzënë nga vendi im , atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut !
    N.q.s. do të më burgosin , atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun , do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime !
    N.q.s. do të më vrasin , atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut !"

    Deri tani kemi folur për xhihadin me laps dhe me gojë të Ibën Tejmies .
    Por Ibën Tejmia nuk u mjaftua vetëm me kaq , por ai donte arrinte kulmin e Islamit e që është xhihadi me pasuri dhe me trup .
    Kështu nëse lexojmë historinë do të gjejmë dy nga luftrat më të mëdha në historinë e muslimanëve e që janë luftrat :
    "Shuk" dhe "Hemsi" , që janë zhvilluar në Siri e në krye të këtyre luftrave ka qenë Ibën Tejmia .
    Ishte pikërisht Ibën Tejmia ai që u bë shkak që tatarët të mos futeshin në Egjipt dhe kjo në një kohë kur muslimanët ishin në kulmin e dobësisë së tyre , e që s'mbahet mend ndonjëherë tjetër që muslimanët të kenë qenë kaq dobët sa në këtë kohë.

    Një dijetar i asaj kohe tregon për dobësinë e muslimanëve :

    "...Një grua ( nga tatarët ) hyri në një shtëpi muslimane dhe vrau një pjesë të njerëzve të kësaj shtëpie , kurse ata e menduan atë se ishte burrë...

    Kurse për një rast tjetër thotë :

    "Një prej tatarëve hyri në një rrugë ku kishte 100 burra muslimanë dhe filloi t'i vrasë ata një nga një derisa i vrau të gjithë .
    Kurse asnjë prej tyre nuk e ngriti dorën kundër tij , për ta kundërshtuar , apo për ta dëmtuar atë ..."

    E pra në këtë kohë ishte Ibën Tejmia ai që u preu hovin pushtimeve të mëtejshme të tatarëve në tokat e muslimanëve.
    Trimëria e tij


    Ndoshta është e tepërt të flasim për këtë gjë pasi tërë jeta e Ibën Tejmies dëshmon për trimërinë e tij .
    Atë edhe pse e burgosën , e kërcënuan me vdekje e gjëra të tjera si këto , ai asnjëherë nuk u friksua , por me një trimëri të pashoqe përhapi të vërtetën .

    Po ashtu ne e pamë se çfarë përgjigje i dha Ibën Tejmia mbretit duke i thënë atij :

    "U poshtërofsh o armik i Allahut ..."

    Një shembull tjetër që tregon trimërinë e Ibën Tejmies , është rasti i ballafaqimit të tij me të parin e tatarëve , i cili quhej Gazan...

    Kur dëgjoi Ibën Tejmia se Gazani së bashku me ushtrinë e tij donte të pushtonte edhe Egjiptin , mori disa nga nxënësit e tij dhe u nis për tek Gazani .
    E gjetën atë duke u konsultuar me këshilltarët e vet .
    Gazani sa pa Ibën Tejmien u zverdh dhe me një zë që i dridhej filloi t'i thoshte Ibën Tejmies shprehje mirëseardheje , pastaj urdhëroi shërbëtorët e vet që ti sillnin ushqime Ibën Tejmies dhe nxënësve të tij.
    Kur i vunë ushqimet para Ibën Tejmies tha ky :

    "Hiqi andej ! Pasha Allahun unë nuk haj nga një ushqim që është gatuar me ujin e muslimanëve dhe që është marrë padrejtsisht prej tyre .
    Dhe nuk haj nga një ushqim që është gatuar me drutë , që janë prerë me të padrejtë nga tokat e muslimanëve ."
    Pastaj filloi të flasë ashpër kundra Gazanit .
    Thotë njëri prej nxënësve të Ibën Tejmies që kishte qenë me të :

    "Ne tërë ankth , prisnim nga çasti në çast që të na hiqnin kokat , kurse Ibën Tejmia pa u friksuar fare iu drejtua Gazanit :

    "Nëse ti provon që të futesh në tokat e tjera muslimane , të parit që do t'ia bëj varrin do jesh ti!

    E këto fjalë drejtuar një mizori , dëshmojnë më së miri për trimërinë që ka pasur Ibën Tejmia .

    Tregon nxënësi :

    "Pasi ia tha këto fjalë mësuesi ynë , doli dhe pas tij dolëm edhe ne.
    Kur dolëm jashtë një grup u largua prej nesh , sepse friksoheshin se mos Gazani do të dërgonte ndonjë ushtri për të na vrarë.
    Sapo dolëm nga qyteti ne që kishim mbetur me Ibën Tejmien pamë se mbrapa po na ndiqte ushtria e Gazanit .
    Thamë ne :

    "Doli ajo që tha grupi , që u largua prej nesh "
    dhe të frikësuar prisnim vdekjen"

    Kur u afrua ushtria pamë se ata kishin ngarkuar dhurata të shumta për Ibën Tejmien .
    Ne i thamë atij :

    "Mos i merr ..."

    Kurse Ibën Tejmia tha :

    "Jo do t'i marrë , sepse të varfërit nga mesi i muslimanëve janë që i meritojnë më së shumti këto dhurata"

    I mori dhuratat dhe ku gjente familje muslimane të varfra ua jepte atyre , deri sa mbaruan të gjitha ."

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Imam Ebu Hanife


    I njohur me nofkën El Imam El E’adham, rahimehull-llah. (80H-150H)/(699-767)

    Shkolla e Kufës: Ardhja e sahabiut Abdull-llah ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] në qytetin e Kufës në vitin 17H në kohën kur halife ishte ‘Umer ibën El Hattabi [radijall-llahu anhu] konsiderohet fillim i shkollës juridike e njohur si Medresetu Kufe (shkolla e Kufës) apo Medresetur-Re’j (shkolla e mendimit).

    Nga kjo shkollë të cilën e “formoi” Ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu] dolën shumë nxënës të dalluar që më vonë do të bëhen dijetarë të fikhut të njohur në botën Islame.

    Abidetu ibën El Kajs [rahimehull-llah], Alkame ibën El Kajs En-Neha’ij [rahimehull-llah], Shurejh El Kindij [rahimehull-llah] janë vetëm disa shembuj të gjeneratës që mësoi para mesuesit i cili mësimet i morri prej të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme].

    Ata që nuk patën fatin të mësojnë para Ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] ishin nxënës e këtyre Imamëve të cilit me plotë emanet bartën porositë dhe mësimet e sahabiut të njohur dhe njekohësisht edhe porositë dhe mësimet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme].

    Nxënës më i dalluar i kësaj gjenerate ishte Ibrahim En-Neha’iju [rahimehull-llah] i njohur si fekihu i Irakut tek i cili mësoi mësuesi i Imam Ebu Hanifës Hammad ibën Sulejmani All-llahu i mëshiroftë të gjithë.

    Kështu prej Ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] deri tek nxënësit e Imam Ebu Hanifes, Ebu Jusufi [rahimehull-llah], Muhammedi [rahimehull-llah] dhe Zuferi [rahimehull-llah] formohet thelbi i asaj që në botën e fikhut është e njohur si Medreseja e Kufës.

    EMRI I PLOTË:

    Quhet Ebu Hanife En-Nu’man ibën Thabit El Farisij meula Beni Tha’lebete El Kufij

    LINDJA DHE FËMIJËRIA E IMAM EBU HANIFËS:

    Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] lindi në qytetin e Kufës në vitin 80H (699 sipas kalendarit Gregorian) në qytetin i cili në atë kohë konsiderohej qendër i diturisë. Ishte qytet përplot vende ku mësohej fikhu, hadithi, leximi i Kur’anit, gjuha dhe shkencat tjera. Qytet xhamitë e të cilit ishin përplot dijetarë dhe Imamë. Në këtë qytet Imam Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] kaloi fëmijërinë e tij, kohën e mësimit dhe kohën kur u bë Imam i njohur. Pasiqë mësoi Kur’anin vazhdoi mësimet në tubimet e diturisë edhe pse nuk kishte kohë për shkak të obligimeve tregtare. Kur Amir Esh-Sha’biu [rahimehull-llah] vërejti aftësitë e tij mendore e këshilloi që jetën t’ia përushton diturisë gjë të cilën Imam Ebu Hanifeja e pranoi.

    Mësoi hadithin, gjuhën dhe edebin dhe më vonë iu përkushtua apologjetikës (Ilmul kelam) të cilën e përvetësoi aq mirë dhe e shfrytëzoi për t’i hedhur poshtë pretendimet e disa njerëzve që sulmonin Islamin.

    Kohën më të gjatë në kërkimin e diturisë e kaloi në tubimin e Hammad ibën Sulejmanit [rahimehull-llah] në praninë e të cilit mësoi 18 vjet.

    DISA NGA MËSUESIT E TIJ:

    Në udhetimet e tij të shpeshta për në Haxhxh (numri i të cileve sipas disa burimeve arrinë deri 54) është takuar me shumë dijetarë dhe imamë prej të cilëve mësoi dhe përfitoi. Sipas disa historianëve numri i mësuesve të Ebu Hanifës [rahimehull-llah] arrinë 4000 mësues:

    Sipas disa dijetarëve është takuar edhe me disa prej sahabeve por kjo nuk d.m.th se ka qenë prej tabi’inëve sepse është takuar me të në kohën kur akoma ka qenë fëmi dhe nuk ka pasur mundësi që të përfiton prej tyre. Këtë e përforcon edhe fakti se më vonë i është përkushtuar diturisë pasiqë në fazën fillëstare të jetës preokupm kryesor i tij ka qenë tregtia.

    Prej tabi’inëve është takuar me:

    Amir Esh-Sha’biun [rahimehull-llah] (vdiq 103H), me Ikrimen [rahimehull-llah] shërbëtorin e Ibën Abbasit [radijall-llahu anhu], me Nafiun [rahimehull-llah] shërbëtorine Ibën ‘Umerit [radijall-llahu anhu] me Zejnul Abidinin [rahimehull-llah].

    Mësues më i njohur i tij ka qenë Hammad ibën Sulejmani [rahimehull-llah]

    KRYESIA E HALLKËS SË FIKHUT:

    Pas vdekjes së shejhut të tij Hammad ibën Sulejmanit në moshën 40 vjeçare zëvendësoi Hammadin në postin kryetar i hallkës së fikhut në të cilën tuboheshin ata që kërkonin dituri të fikhut.

    Ëhstë e njohur metoda e tij e paraqitjës së ndonjë çështjes dhe kërkimi i mendimeve të nxënësve të tij dhe argumentet e tyre dhe përfundimisht ai analizonte mendimet e paraqitura dhe jepte mendimin e vet të cilin e konsideronte si mendim më i saktë në bazë të argumenteve.

    Imam Ebu Hanifeja kujdesej për nxënësit e tij dhe shpenzonte prej pasurisë së tij. Nxënësi i tij Ebu Jusufi ishte nën përkujdesjen e tij pasiqë kuptoi se përfitimi për jetën e largonte prej mësimit.

    Thotë Ebu Jusufi: Është kujdesur për mua dhe për familjën time 20 vjet.

    BAZAT E MEDH-HEBIT TË TIJ:

    Bazat e medh-hebit e tij i ka përmbledhur ai me këto fjalë: Unë marrë prej Librit të All-llahut nëse në të e gjej çështjen që e kërkoi, nëse nuk e gjej atëherë e kërkoi në Sunnetit e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme], nëse e këtu se gjej atëherë shikoi prej fjalëve të shokëve të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-leme] dhe zgjedhi prej tyre. Pas tyre (d.m.th. nëse në asnjë prej tyre nuk gjej asgjë) nuk shikoj në fjalët e Ibrahimit (En-Neha’iut), Sha’biut , Hasanit (El Basri) e as në fjalët e Ibën Sirinit dhe Ibën El Musejjibit por japë mendimin tim siç e kan dhënë ata mendimin e tyre.

    Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] për dallim prej tjerëve nuk mjaftohet me kuptimin e thjeshtë të nususeve (teksteve të Kur’anit dhe sunnetit) por kërkon edhe kuptime të tjera që mun të kuptohen nga teksti.

    Analogjia dhe përdorimi i logjikës në pika të gjëra nuk janë veçori të medh-hebit të tij për shkak të refuzimit të haditheve por për shkak të kushteve të vështira që i vendoi për pranimin e hadithit sepse Kufa ka qenë e njohur si vend ku fabrikohen hadithet ashtu siç farkoheshin monedhat e dirhemit.

    Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ka qenë i njohur si imam i cili i pari filloi të japë fetva për gjërat që akoma nuk kishin ndodhur por që supozohet se do të ndodhin thuhet se kishte shenuar afro 60000 fetva për çështje të llojit të tillë.

    NXËNËSIT E TIJ:

    • Ebu Jusufi, Jakub ibën Ibrahim Kadiu [rahimehull-llah] ishte i pari që shkroi libër të mëdh-hebit Hanefij. Prej librave që i shkroi të ruajtuar janë “El Athar” dhe “Kitabul ihtilaf bejne Ebi Hanifete ve Ibën Ebi Lejla”

    • Muhammed ibën El Hasen Esh-Shejbani [rahimehull-llah] të cilit i takon nderi të quhet përpiluesi i medh-hebit edhe pse një kohë të shkurtë mësoi tek Imam Ebu Hanifeja [rahimehull-llah]. Ai gjithashtu mësoi tek Sufjani [rahimehull-llah], Euzaiu [rahimehull-llah] udhëtoi në Medine ku u takua me Imam Malikun [rahimehull-llah] nga i cili përfitoi gjithashtu.

    DISA FJALË TË IMAMËVE PËR IMAM EBU HANIFEN [RAHIMEHULL-LLAH]:

    • Imam Shafi’iu [rahimehull-llah] ka thënë: Ne gjithë jemi pauses të Imam Ebu Hanifës në lëminë e fikhut

    • Sufjan Et-Theuriu [rahimehull-llah] ka thënë: Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ka qenë më i dituri në botë në lëminë e fikhut në kohën e tij.

    • Të njejtën fjalë e kanë thënë edhe Ibën Mubareku [rahimehull-llah].

    • Fudajl ibën Ijadi [rahimehull-llah] ka thënë: Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ishte njeri i njohur me fikh dhe i njeri i përmbajtur nga gjërat e dyshimta الورع…

    Durimtar në kërkimin dhe përhapjen e diturisë, dallohej me heshtje përpos kur fillonte biseda për hallalin dhe haramin, në mënyrë të bukur prezantonte të vërtetën…

    Nuk e pranonte pasurinë e Sulltanit (halifës)

    • Thotë Dhehebiu [rahimehull-llah]: I pari i gjeneratës së tij në lëminë e fikhut dhe zberthimin e meseleve…

    Ishte prej bujarëve, i dalluar me ibadet, namaz të natës, lexim të Kur’anit All-llahu qoftë i kënaqur me të…

    • Thotë Ibën Kethiri [rahimehull-llah]: Imam Ebu Hanifeja, Fekihu i Irakut, prej personalitetëve më të dalluar të botës dhe një prej Imamëve të Islamit…

    • Thotë Ibën Imadi [rahimehull-llah]: Ishte prej të mençurve, bashkoi fikhun dhe ibadetin, bujarinë dhe të përmbajturit nga gjërat e dyshimta الورع, nuk i pranonte dhuratat e shtetit….

    VDEKJA E TIJ:

    Me 11 Xhumadel Ula të vitit 150H (14 qërshor 767G) ndërroi jetë Imam Ebu Hanifeja pasiqë mbushi botën me dituri. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjërë. Amin.

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Imam Muslimi


    Emri i plotë i tijuhet Ebul Husejn, Muslim ibën Haxhxhaxh ibën Muslim ibën Verd ibën Keushadh, nga fisi Kushajrij që banonte në Nejsabur. Autor i librit “Es-Sahih”, një prej Imameve të hadithit, Eth-Thikka (i besueshëm), El-Hafidh, El-Alim (dijetar) në lëminë e fikhut, El Huxhe (autoritet) në shkencën e hadithit.

    Rrejdh prej fisit Kushajrij që ishin pasardhësit e Kushajr ibën K’ab ibën Rebi’a ibën Amir ibën S’asa. Ky fis është degë e fisit Hevazin prej Adnanijunë-ve dhe është i njohur me shumë dijetarë në mesin e tyre. (El-Lubab fi teh-dhibil ensab 3/37-38)

    Imam Muslimi u lind dhe jetoi në qytetin Nejsabur një prej qyteteve më të bukur në krahinën Horasan.

    Datëlindja:

    Në fillim të shekullit tretë sipas kalendarit hixhrij, në kohën e artë të sunnetit, në vitin 204 h (sipas shumicës) në qytetin Nejsabur lindi Imam Muslimi. (El Bidaje ven-nihaje, 11/34)

    Imam Muslimi jetoi një jetë të pasur sepse ishte tregtar i njohur një nga bamirësit e Nejsaburit. (Sijer, 12/570)

    Udhëtimet e tij në kërkim të hadithit:

    Imam Muslimi ishte prej dijetarëve që udhëtonin shumë në kërkim të hadithit për t'i shenuar.

    Thotë Dhehebiu për herë të parë dëgjoi hadithe prej Jahja ibën Jahja Et-Temimiut në vitin 218 h pastaj në vitin 220 h udhëtoi për në haxhxh ku mësoi tek K’anabiu. Në Kufe dëgjoi hadithe prej Ahmed ibën Junusit dhe prej tjerëve. (Sijer, 12/558)

    Në Horasan mësoi tek Is-hak ibën Rahavejhi, në Rejj shenoi hadithe prej Muhammed ibën Mihranit, Ebu Gassanit dhe tjerëve. Udhëtoi në Irak për të mësuar tek Ahmed ibën Hanbeli dhe Abdullah ibën Mesleme dhe në Hixhaz për të mësuar tek Se’id ibën Mensur dhe Ebu Mus’ab. Në Egjipt mësues të tij ishin Amër ibën Sevad, El-Lejth ibën S’ad, Harmele ibën Jahja dhe shumë tjerë. (Shedherat dheheb fi ahbari men dheheb, 2/144)

    Mësuesit e tij:

    Imam Muslimi pati fatin që të mërr dijën prej imameve më të njohur të kohës së tij. Ai mësoi tek Imam Ahmed ibën Hanbeli, Imam Is-hak ibën Rahavejh, Imam Se’id ibën Mensuri, Imam Darimiu, Imam El-Lejth ibën S’ad, Imam Uthman ibën Muhammed ibën Ebi Shejbe, Imam Ebu Zur'a Er-Razi dhe shumë tjerë. Imam Mizzi në librin e tij “Tehdhibul Kemal” (27/499) përmend me emër mbi 250 mësues të Imam Muslimit. Kur Imam Buhariu e vizitoi Nejsaburin Imam Muslim merrte pjesë në tubimin e tij së bashku me Imam Ebu Zur’an dhe Imam Ebu Hatimin.

    Thotë Hatib Bagdadi: Muslimi ndoqi metodën e Buhariut në punën e tij. Është i njohur rasti të cilin na e rrëfen Ahmed Hamdun El Kassar kur Imam Muslimi erdhi tek Imam Buhariu e puthi në ballë dhe i tha: O mësuesi i mësuesve , më i zgjedhuri prej muhaddithinëve, mjek i hadithit dhe e pyeti për hadithin për fjalët që thuhen në fund të tubimit dhe kur Imam Buhariu u përgjigj Imam Muslimi tha:”nuk të urren ty kush përveç ziliqarit. Dëshmoj se nuk ka në botë njeri (dijetar) si ti. (Tarih Bagdad, 13/102)

    Nxënësit e Imam Muslimit:

    Numri i nxënësve që morrën dituri prej tij është gjithashtu i madh në mesin e tyre më të njohur janë:

    Imam Tirmidhiu, Ibrahim ibën Is-hak Es-Sajrafij, Ahmed ibën Mubarek el Mustemli, Salih ibën Muhammed El Hafidh, Abdullah ibën Jahja Es-Serhasij El Kadi, Imam Ebu Bekr Muhammed ibën Is-hak ibën Huzejme, Imam Ebu Avane El Isfirainij dhe shumë tjerë.

    Imam Mizzi në librin e tij “Tehdhibul Kemal” (27/503) përmend me emër mbi 65 nxënës të Imam Muslimit.

    Disa nga fjalet e Imamëve për Imam Muslimin:

    Egziston konsenzus të dijetarëve Islam për vendin e lartë të Imam Muslimit në mesin e dijetarëve. Veprimtaria e tij në lëminë e hadithit dhe fjalët e Imamëve flasin qartë për dhe gradën e lartë të cilën e arriti Imam Muslimi. Të dëgjojmë së bashku disa fjalë të dijetarëve:

    Një ditë kur Imam Muslimi ishte duke kaluar në praninë e Is-hak ibën Mensurit ky i tha:”Nuk do të mungoje hajri në mesin e muslimanëve derisa je gjallë” (Tehdhibut-Tehdhib, 10/127)

    Thotë Ebu Hatimi:”Muslimi ishte Thikka (i besueshëm) prej Hafidhëve të hadithit. (El Xherhu vet-T’adil, 8/182)

    Muhammed ibën Beshshar ka thënë:”Në dynja janë katër Hafidha, Ebu Zur’a në Rejj, Abdull-llah Ed-Darimij në Samarkand, Muslimi në Nejsabur dhe Buhariu në Buhara”. (Tarih Bagdad, 2/16)

    Ahmed ibën Seleme thotë: “Ebu Zur’a dhe Ebu Hatimi në njohjën e hadithit i jepnin përparësi Muslimit para shumë dijetarëve të kohës së tyre.” (Tarih Bagdad, 13/101)

    Kur tek Is-sak ibën Rahavejhi u përmend Imam Muslim ai tha: “Kush është si ky burrë.” (Tarih Bagdad, 13/102)

    Thotë Muhammed ibën Abdul Vehhab El Fera:”Muslimi ishte prej thesarëve të diturisë.” (Tehdhibut-Tehdhib, 10/127)

    Thotë Ibën Ehremi:”Nga qyteti ynë kanë dalur tre dijetarë të hadithit: Muahmmed ibën Jahja, Ibrahim ibën Ebi Talib dhe Muslimi.” (Tehdhibut-Tehdhib,10/128).

    Veprat e Imam Muslimit

    1) Es-Sahih (e botuar shumë herë)

    2) Kitabul Kuna vel Esma (dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijje, Damask)

    3) Kitabul mufredati vel Vuhdan (dorëshkrim, është botuar më herët në Akra, Indi)

    4) Kitabut-Tabekat (dorëshkrim në bibliotekën private të Ahmed Eth-Thalith)

    5) Rixhalu ‘Urve ibën Zubejr (dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijje, Damask)

    6) Kitabut-Temjiz (dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijje, Damask)

    Këto dorëshkrime nuk kan humbur kurse librat që vijojnë i ka përmendur Dhehebiu në “Tedhkiretul Huffadh”, 2/590 dhe “Sijer”, 12/579

    7) El Xham’i ala Ebvab

    8) El Musned El Kebir ala rixhal

    9) El ‘Ilel

    10) El Ekran

    11) Sualat Ahmed ibën Hanbel

    12) Amër ibën Shuajb

    13) Intifa’ bi uhub siba’

    14) Meshajih Malik

    15) Meshajih Theurij

    16) Meshajih Shu’be

    17) Men lejse lehu il-la ravin vahid

    18) Evladus-Sahabe

    19) El Muhadramin

    20) Efradush-Shamijjin (Mukadimetu muhakkik sherh Sahih Muslim li Nevevij 1/69-98)

    Libri i tij (Sahih Muslim):

    Libri më i njohur i tij është “Es-Sahih” të cilin e përpiloi si përgjijge kërkesës së një nxënësi i cili kërkoi prej tij të shenoi një libër në të cilin do të përmblehen vetëm hadithet e sakta (Sihah) dhe si pasojë e shumë librave që u përpiluan e që ishin përplotë me hadithe të dobëta dhe të shpikura.

    Thotë Ibën Sallahi: Na është transmetuar se Imam Muslimi ka thënë:”E përpilova këtë libër dhe i zgjodha hadithet e tij prej 300 000 haditheve të cilët i kam dëgjuar” (Sijanetu Sahih Muslim, 67-68)

    Ky libër konsiderohet si libër bazë në lëminë e hadithit dhe libër më i saktë pas librit “El Xhami’ Es-Sahih” të Imam Buhariut.

    Sa vend të rëndësishëm ka ky libër shihet nga shumë komentimet e këtij libri dhe ne do të përmendim vetëm disa prej tyre:

    1) El Mufhim fi sherhi Muslim- Abdul Gafur ibën Ismail El Farisij

    2) El Mu’lim fi sherhi Muslim – Abdullah El Mazirij El Malikij

    3) Ikmalul Mu’lim bi fevaidi sherhi Sahih Muslim- El Kadi ‘Ijad El Jehsubij

    4) Sherh Sahih Muslim- Amër ibën Uthman ibën Sallah

    5) El Minhaxh fi sherhi Sahih Muslim ibën Haxhxhaxh- Ebu Zekerija Jahja ibën Sheref En-Nevevij

    6) Ikmalu Ikmalil Mu’lim – ‘Isa ibën Mes’ud Ez-Zavavij

    Numri i komentimeve të shkruara për Sahih Muslimin arrinë numrin prej 50 titujve nga ajo që unë pata mundësi ta hulumtoj (Tedvinus-Sunne En-Nebevijje, 129-130 të mësuesit tim D-r Muhammed ibën Matar Ez-Zehranij All-llahu e ruajtë).

    Vdekja e Imam Muslimit

    Për vdekjen e tij lidhet një rast i habitshëm nga i cili shihet se kur dijetarët janë thelluar në dituri kanë harruar se çfarë ndodhë përreth tyre.

    Imam Ibën Kethiri kështu na e rrëfen këtë ndodhi:”U tubua Muslimi me disa njerëz për t’i përkujtuar hadithet. Një prej të pranishmive përmendi një hadith të cilin Imam Muslimi se kishte dëgjuar. Kur e dëgjoi këtë hadithdoli shpejt drejt shtëpisë, ndezi qirinë dhe filloi ti shfleton librat duke kërkuar hadithin në fjalë. Në praninë e tij ishte një shportë me hurma dhe ai filloi të han prej tyre. Tërë natën e kaloi duke e kërkuar hadithin dhe duke hangër prej hurmave në shportë ashtuqë e kishtë zbrazur shportën. Kur në mëngjes e gjeti hadithin sikur u kthjell dhe e pa se e kishta zbrazur shportën.

    Pas kësaj ai u sëmuri dhe natën e diel me 25 Rexheb të vitit 261h ndëroi jetë. (El Bidaje ven-nihaje, 11/34)

    All-llahu e mëshiroftë Imam Muslimin më mëshirën e tij të gjërë.

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Imam Tirmidhi


    Emri i plotë i tij: Quhet Muhammed ibën Isa ibën Sevre ibën Musa ibën Dahhak, Ebu Isa Es-Sulemi El Bugi Ed-Darir Et-Tirmidhij prej fisit të njohur arab Beni Sulejm u lind dhe jetoj në qytetin Tirmidh1 i cili gjindet në bregun e lumit Belh, i njohur edhe me emrin Xhejhun.

    Datëlindja: Në fillim të shekullit tretë sipas kalendarit hixhrij, në kohën e artë të sunnetit, në vitin 209 h. lindi Imami Ebu Isa Et-Tirmidhij në një familje të varfur në qytetin Tirmidh.

    Udhëtimet e tij në kërkim të hadithit: Imam Tirmidhi ishte prej dijetarëve që udhëtonin shumë në kërkim të hadithit për t'i shenuar. Thotë Ibën Haxhëri: "Udhëtoi në Horasan, Irak, Hixhaz dhe në vende të tjera ". Nuk ka udhëtuar në Egjipt dhe Sham

    Mësuesit e tij: Tirmidhi pati fatin që të mërr dijën prej imameve më të njohur të kohës së tij. Ai mësoi tek Imam Muslim, Imam Ebu Davud, Imam Darimiu dhe Imam Ebu Zur'a Er-Razi, por mësuesi i tij më i njohur ishte Imam Buhari tek cili Tirmidhi qëndroi kohë të gjatë dhe u bë i njohur si nxënës i tij.

    Tirmidhi dhe shkenca e fikhut: Tirmidhi shkencës së hadithit ia bashkangjiti edhe kuptimin e haditheve dhe nxjerjën e dispozitave të fikhut prej tyre. I njihte mirë mendimet e dijetarëve për çështje të ndryshme gjë të cilën e përfitoi prej mësuesit të tij Buharit. Libri i tij "Xhamius-Sahih" është argument i fuqishëm për atë, sepse në këtë libër shpeshherë pas haditheve hasim në mendimet e dijetarëve për ndonjë çështje. Pastaj ai krahason mendimet duke e zgjedhur më të bazuarën në argumente të sakta. Kjo është argument i qartë për njohuri të gjëra në këtë lemi.

    Disa nga fjalet e Imamëve për Imam Tirmidhin: Thotë Idrisi: Një Imam me peshë në shkencën e hadithit, autor i librave: El Xhami', Et-Tarih dhe Ilel të cilat i shkroi me precizitët të dijetarit. Mirej si shembull për kujtesën e fortë të tij.

    Thotë Ibën Ethiri: Imam me peshë në shkencën e hadithit

    Thotë Hafidh El Mizzi: Një prej Imamëve, Hafizave të veçuar, prej diturisë së tij patën dobi muslimanët.

    Thotë Imam Dhehebiu: Hafidh, Shembulltyrë, Imam i shkathët.

    Thotë Imam Buhari: Nuk përfitove prej mua me tëpër se sa përfitova prej teje.

    Një ndodhi nga jeta e Imam Tirmidhit: Rrëfen Imam Tirmidhi: "Isha udhëtar për në Mekke dhe me vete pata disa hadithe të shkruara të një shejhut (dijetar) i cili ishte bashkëudhëtari jonë. Thash do shkoj të ai për t'i vërtetuar këto hadithe. Kur arrita të dijetari kuptova se e kisha marrë fletorën e gabuar. Ai më tha lexo. Kur kuptoi se me vete nuk i kam fletoret në të cilat i kisha të shenuar hadithet e tij më tha: "A nuk turpërohesh prej mua"? U përgjigja: "Hadithet e tua i di përmendsh" dhe ia tregova rastin se si e kam harruar fletorën. Më tha "Lexo". Pasiqë i lexova hadithët më pyeti: "Mos vallë bëre përsëritje para se erdhe?" "Jo" u përgjigja. Pastaj më tregoi 40 hadithe nga hadithet më pak të njohura dhe më tha: "Përsëriti". Kur i përsërita më tha: "Nuk kam parë njeri si puna jote" .

    Ky tregim qartë tregon fuqinë e kujtesës që e pati Imam Tirmidhi.

    Veprat e tij: Është autor i veprave të shumta:

    "Es-Sunen", e botuar me redakturë të Ahmed Shakirit dhe Fuad Abdul Baki dhe është më tepër e njohur me këtë emër edhe pse titulli origjinal është "El Xhami' Es-Sahih"

    "Esh-Shemail En-Nebevijje vel Hasail El Mustafavijje", ky libër

    "El Ilel El Kebir", e botuar

    "Ez-Zuhd", e humbur

    "El Esma vel Kuna", e humbur

    "Esmaus-Sahabe", e humbur

    "Kitabun fil Athar el Meukufe", e humbur Tirmidhi e përmend në fund të librit "Es-Sunen".

    "El Ilel Es-Sagir", e botuar në fund të "Es-Sunen".


    1. Krahinë në gadishullin Arabik ku gjendën qytetet Mekke, Medine dhe Taif

    2. Shih, Tehdhibut-Tehdhib, vëll. 9

    3. Krahinë ku më para bënin pjesë Siria, Palestina dhe Jordani i sotëm

    4. Shih, Tedhkiretul Huffadh, f. 635, Sijer A'lamin-Nubela, vëll. 13 dhe Tehdhibut-Tehdhib, vëll. 9

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •