Botëkuptimi islam mbi njeriun dhe qytetërimin

Në botëkuptimin islam, dalja e njeriut në këtë botë ka nisur me Ademin a.s.. Ai është njeriu i parë, pejgamberi i parë dhe pri*jësi i parë i përkryer, por nuk ka dyshim se ishte njeri i qytetëruar. Ai ishte qeliza e parë e një rendi e shoqërie që do të formohej me premisa hyjnore. Ai kishte marrë Dërgatë nga ana e Zotit për të ndërtuar dhe rregulluar jetën shpirtërore e fizike të tij dhe të pasa*rdhësve në sipërfaqen e dheut.

“(Kujtoje, Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës-(mëkëmbës)”! Ata (engjëjt) thanë: “A do të vësh në të atë që bën çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne Të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe të adhurojmë plotësisht”! Ai (All-llahu) tha: “Unë di atë që nuk dini ju”!

“E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e të gjitha se*ndeve), pastaj ata ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tre*goni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë”.

"(Engjëjt) thanë: Ti je i patëmetë, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëmi, i Urti!”[1]

Në këto ajete, Kur’ani hedh dritë mbi ngjarjen më të rëndësi*shme të historisë njerëzore, atë të krijimit të njeriut të parë-Ade*mit a.s.. Duke ditur se Kur’ani është fjalë e All-llahut, ai na pajis me diturinë më autentike, dituri që na mëson dhe na jep informa*cion jo vetëm në lidhje me krijimin e njeriut, por gjithashtu edhe mbi qëllimin e këtij krijimi. Natyrisht, kjo dije autentike është shumë më thelbësore, më e saktë dhe krjetësisht origjinale sesa spekulimet e ndryshme, të ashtuquajtura shkenco*re, që propaga*ndojnë teorinë e evolucionit dhe përsosjes së krijimit të njeriut e të qyte*tërimit të tij.

Meqë njeriu është vënë në një sprovë të vështirë, All-llahu vendosi të mos e linte që ai vetë të hulumtonte për të gjetur rru*gën e drejtë, rrugën e qytetërimit, ngase ai nuk është krijesë e pa*tëmetë. Boshllëku në natyrën e njeriut mund të mbushet vetëm duke ndjekur mësimet dhe porositë e profetëve, mësime që e kanë origjinën tek shpalljet e All-llahut.

Bazuar në Kur’an, po edhe në forma të tjera të inspirimit që i bëheshin Muhammedit a.s., iu vunë themelet një qytetërimi të ri, që bëri kthesë të madhe në avancimin e qytetërimit njerëzor. Ba*razia fetare, racore, nacionale, gjinore, arsimore si dhe të drejtat individuale e shoqërore që garantoheshin dhe jetësoheshin në ku*shtet e shoqërisë Islame, ngritën lartë imazhin dhe prestigjin e kësaj bashkësie në nivelin qytetërues të kohës. Ka shumë lidhje të forta, faktorë që i bashkojnë muslimanët në kuptimin e një sho*qërie qytetëruese, sikundër janë:

- Besimi në një Zot të vetëm, pa marrë parasysh racën, gji*ninë, shoqërinë, kombin dhe etnosin;

- Besimi në Muhammedin a.s. dhe në të gjithë pejgamberët e tjerë që janë të shpallur nga Zoti, një gjë që nuk e gjejmë tek fetë e tjera.

- Kthimi në drejtim të Qabesë gjatë të falurit vlen për të gjithë muslimanët, kudo që ndodhen ata;

- Uniteti i tyre në leximin e citateve të Kur’anit në gjuhën arabe gjatë gjithë të falurit;

- Uniteti i tyre në agjërimin e muajit të Ramazanit;

- Uniteti i muslimanëve në kryerjen e obligimit të Haxhit, në hapësirë dhe në kohë të caktuar etj.

Gjithnjë sipas Islamit, njeriu është një krijesë e veçantë, e ndershme, të cilën e ka dalluar i Madhi Zot përballë shumë krije*save të tjera. Njeriu nuk është as zot e as kafshë. Nëse mohohet krejt hyjnorja e tij, kjo nuk do të thotë se verifikohet shtazarakja e tij. Njeriu është një lloj krijese e shkëlqyer, të cilën e ka nderuar i Lartmadhëruari me mendje, vullnet dhe shpirt.

Katër janë komponentet kryesore, me të cilat dalloi Allahu njeriun nga krijesat e tjera:[2]



A. Komponenti shpirtëror

Mbi të gjitha këto që u përmendën, I Lartmadhëruari e ka fisnikëruar njeriun me shpirtin që është shkëndij e nurit hyjnor dhe frymë prej shpirtit të të Gjithëmëshirshmit. Edhe pse kjo fryrje prej shpirtit hyjnor është e veçantë vetëm për Ademin a.s.-babain e njerëzimit, dikush mendon se nga kjo fryrje hyjnore kanë pjesë dhe ajo i takon gjithë gjinisë njerëzore.

إِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلاَئِكَةِ إِنِّي خَالِقٌ بَشَرًا مِنْ طِينٍ* فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِنْ رُوحِي فَقَعُوا لَهُ سَاجِدِينَ* ( سورة ص. الآية: /71-72)

"(Kujto) Kur Zoti yt u tha melekëve: Me të vërtetë që unë do të krijoj njeriun nga balta. Kështu, pra, kur unë t’ia kem dhënë plotësisht formën atij dhe t’i kem fryrë shpirtin që Unë e kam krijuar për të, atëherë përkuljuni atij duke i rënë në sexhde.”[3]

Atributi i amshueshmërisë në tërësinë e tij ekskluzivisht i përket vetëm All-llahut, ndërsa njeriu është krijuar në kohë dhe hapësirë të caktuar. Njeriu është një krijesë e All-llahut, e krijuar prej materies- baltës; pjesa trupore e tij, që bën jetë kalimtare, dhe shpirtit, që është pjesë e frymës së Shpirtit të Krijuesit të gjithë*sisë, i cili është i amshueshëm. All-llahu i ka dalluar njerëzit me atë që e ka dalluar Ademin, u ka dhënë mendje, dituri-intelegje*ncë, shpirt dhe i ka bërë mëkëmbës të Tij ”halif”, në sipërfaqe të Tokës. E gjithë kjo vëreteton se njeriu është një lloj krijese me premisa hyjnore, i veçantë dhe i dalluar nga gjithë krijesat e tjera në aspektin e krijimit shpirtëror, sepse All-llahu nuk i ka fisnikë*ruar ato me atë që ka fisnikëruar njeriun, me shpirt nga fryma e Tij dhe me mendje-dituri nga dija e Tij, dhe mu për këtë, obligi*met, përgjegjësia dhe mëkëmbësia në Tokë i takon vetëm njeriut.



B. Komponenta fizike -materiale- (krijimi i njeriut në formën më të bukur)

Komponent tjetër që e veçon njeriun nga krijesat e tjera, është konstrukti i tij. Forma dhe trajta e njeriut, fizionomija- pamja e tij është më e bukur se e çdo krijese tjetër, dhe këtë e ka theksuar Kur’ani:

لَقَدْ خَلَقْنَا اْلإِنْسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ* (التين /4).

Vërtet që ne e krijuam njeriun në formën më të mirë.”[4], ndërsa Pejgamberi Muhammed a.s., duke bërë sexhde, thosh*te: “Fytyra ime i bën sexhde Atij Që e ka krijuar, i ka dhënë formën, Atij Që i ka krijuar veshët dhe sytë. I madhë*ruar qo*ftë All-llahu, Krijuesi më i mirë.”[5]

Njeriu me një krijim të tillë të përsosur, përbën kulmin e artit hyjnor të kësaj gjithësie të stolisur me Fuqinë Hyjnore.



C. Përgjegjësia dhe mëkëmbësia e njeriut në sipërfaqe të Tokës

Islami e shpall dhe e ngre lart fisnikërinë e njeriut. Ai e ka vë*në njeriun në pozitë të mëkëmbësit të Zotit në sipërfaqe të Tokës. Kjo përgjegjësi buron dhe hetohet nga brenda, nga zemra, nga besimi dhe bëhet pjesë e njeriut, ngase ai tani nuk ka frikë ligjin policor, por ka një dashuri të madhe dhe respekt ndaj ligjeve hyj*nore dhe një frikë tjetër të madhe, e cila është e mbrojtur me res*pektin dhe dashurinë për Zotin xh.sh. e, të gjitha këto janë elemente të qytetërimit.

All-llahu i Lartë, Krijuesi dhe Sunduesi i gjithësisë, dëshiroi të krijonte njeriun, më të nderuarin e krijesave, me qëllim që ai ta njohë ekzistencën e Tij, ta adhurojë, t’i bind*et, dhe mëkëmbësia e Zotit në Tokë - (خَلِيفَةُ اللهِ فِي ا لأَرْضِ)t’i dhurohej njeriut. Dhe, ky nderim që iu bë krijesës njeri, i ka vënë në dilemë melekët-engjëjt, të cilët, me gjasë, e kishin pritur që ai nder t’u jepej atyre:

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلاَئِكَةِ إِنِّي جَاعِلٌ فِي اْلأَرْضِ خَلِيفَةً قَالُوا أَتَجْعَلُ فِيهَا مَنْ يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ الدِّمَاءَ وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لاَ تَعْلَمُونَ* (البقرة /30)

"Dhe (kujto, Muhammed) Kur Zoti yt u tha melekëve-engjë*j*ve: “Unë do të bëj (do të përcaktoj) në tokë një mëkë*mbës (halif)”! Ata thanë: “A do të vësh në të atë që bën çrregulli*me dhe që derdh gjaqet, e ne Të madhërojmë Ty me lavdëri*min Tënd dhe të shenjtërojmë”! Ai (All-llahu) u tha: Unë di atë që nuk dini ju”![6]

Termi “Halif” (zëvendës-mëkambës), i theksuar në Kur’anin famëlartë, është përdorur për identifikimin e dikujt që është i qy*tetëruar dhe është në gjendje të menaxhojë, që është administra*tues i çdo gjëje që është në tokë, por që vepron konform me no*rmat dhe ligjet e një autoriteti më të lartë se vetë njeriu. Në këtë rast Autoriteti më i lartë është All-llahu, ndërsa “halif” është nje*riu, të cilit All-llahu i dha të drejtën e sundimit e administrimit të Tokës me emrin e Tij, i mësoi emërtimin e të gjitha sendeve e të dijeve dhe i dha mprehtësinë e nevojshme për një qellim të tillë.

Ajo që e ka dalluar njeriun, e që në masë të madhe e dallon edhe sot në krahasim me shtazët, është mendja dhe intelegjenca e tij. Tërë ajo që ka arritur njeriu për ta çuar përpara jetën e tij gjatë historisë, është produkt i mendjes, e cila ka premisa hyjnore. Atje ku mendja konsumohet, përparimi vazhdon në saje të veprimta*risë ndjesore të zemrës. Mirëpo as kjo, madje, nuk është e mja*ftueshme për të arritur të vërtetën absolute dhe qytetërimin e mirëfilltë. Me gjithë mendjen që i është dhuruar njeriut nga Kri*juesi i tij, ai asnjëherë nuk do të qytetërohej dhe asnjëherë nuk do të gjente udhën e drejtë po të mos ishte udhëzimi hyjnor nga ana e Krijuesit.



D. Dhënia e Universit në shërbim të njeriut

Krijuesi i Gjithësisë njeriun e ka veçuar në raport me krijesat e tjera edhe me nderimin që i ka bërë duke e favorizuar me dhënien dhe lënien e gjithësisë në shërbim të tij. Ai i ka lënë në dispozicion njeriut për t’i shfrytëzuar qiejt e Tokën dhe gjithë ato të mira materiale e begati që kanë ato në shërbim të mirëqenies së njeriut e për ta bërë atë të lumtur, dhe krejt kjo është bërë me qëllimin që ai të bëhet i qytetëruar, të njohë Krijuesin e tij, t’i fa*let Atij dhe të zbatojë ligjet e Tij hyjnore. Në Kur’an, në suren “Lukman”, thuhet decidivisht:





أَلَمْ تَرَوْا أَنَّ اللَّهَ سَخَّرَ لَكُمْ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي اْلأَرْضِ وَأَسْبَغَ عَلَيْكُمْ نِعَمَهُ ظَاهِرَةً وَبَاطِنَةً…* ( لقمان /20)

“A nuk e shihni ju (o njerëz) se All-llahu ju ka nënshtruar për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej dhe gjithçka ka në Tokë dhe i ka plotësuar e përsosur mirësitë e Tij mbi ju, të dukshme e të fshehta…!”[7]

Universi i është dhënë në dispozicion njeriut, e njeriut i takon që mbështetur në dhuntinë tjetër nga All-llahu, atë mendore, t’i hulumtojë, t’i studiojë e t’i gjejë sekretet e gjithësisë dhe t’i shfr*ytëzojë gjërat që i sjellin atij qytetërim, mirëqenie dhe lumturi. Në kohën e fundit, kur popujt muslimanë, për fat të keq, janë tërhequr prej dominimit dhe fushës së udhëheqjes së botës njerë*zore qytetëruese islame, e janë mbyllur në kornizat e veta lokali*ste e kombëtare, si kundërreagim, janë aktivizuar ideologji dhe filozofi të mbrapshta shkatërruese.

Është edhe një realitet që duhet cekur dhe duhet ta ketë në mendje çdo musliman: qytetërimi islam nuk mund ta kryejë rolin e ndikimit në qytetërimin njerëzor- botëror, nëse bëhet imitues a vjedhës i qytetërimeve të tjera. Kështu, ai nuk mund ta ruajë identitetin e vet, e lëre më t’i shtyjë popujt e tjerë ta përvetësojnë atë! Ndikimin mund të arrijë vetëm nëse muslimani beson bind*shëm se qytetërimi i tij është i pavarur, me identitet të posaçëm hyjnor qiellor, i vlefshëm për çdo kohë e vend, i ngritur mbi baza të forta, i mbështetur në Kur’anin dhe hadithet e Pejgamberit a.s..



Veçoritë e qytetërimit islam

Perëndimorët nuk e dinë apo nuk duan ta pranojnë rolin që ka ushtruar qytetërimi islam në qytetërimin perëndimor në shumë sfera të jetës shpirtërore dhe materiale të njeriut: në kulturën e tij, artin, progresin shkencor, arritjet filozofike dhe transformimin modern industrial. Dihet se qytetërimi perëndimor u zhvillua dhe u fermentua nën shtypjen e faktorëve të veçantë historikë dhe në ambient ku sundonte materializmi dhe dominonte mbi të, në periudha të shumta e të gjata, armiqësia ndaj fesë dhe tërbimi kundër moralit dhe vlerave.

Islami është fe që përfshin të gjitha aspektet e jetës shpirtë*rore e materiale të njeriut. Është fe që në vete përmban rrugët e posaçme të lumturisë dhe të mirësisë. Është fe që zgjidh të gjitha problemet e farës së njerëzimit. Sipas Islamit, trupi dhe shpirti i njeriut kanë nevojat e tyre, dhe ato duhet të respektohen e të bara*speshohen tërësisht. Islami llogarit dhe mban parasysh të gjitha elementet dhe aspektet e natyrës së njeriut dhe kujdeset për qenien e ndërlikuar të prirjeve materiale e shpirtërore të tij. Islami përcakton sistemin e jetës në baza morale, shpirtërore por edhe materiale.

Islami është një qytetërim që i bashkon muslimanët në besim me Njëshmërinë e Zotit (Tevhidin), në shoqëri me respektimin e njerëzimit dhe barazimin e individëve të saj, pa mbivlerësimin e askujt në fushën e moralit dhe sjelljes, me devotshmërinë ndaj All-llahut xh.sh. Nëse krahasohet me qytetërimet e tjera, dallohet për modesti shumë të madhe në jetë, për veprimtarinë e dendur për botën e ardhshme, në jetën personale e private, për një kujdes të madh ndaj pastërtisë trupore e shpirtërore, aty ku takohen qytetërimet madhështore dhe shoqëritë e shëndosha.

Uniteti qytetërues islam, në një masë të madhe, është i ngritur mbi bazën e normave ligjore të dala nga Kur’ani dhe Syneti i Pejgamberit a.s. si dhe të mësimeve morale islame. Sheriati islam dhe normat morale juridike islame, janë të përbashkëta dhe unike për gjithë besimtarët muslimanë anekënd botës, pa kufizim kohe apo hapësire. Por, duke pasur parasysh ndryshimin e pozitave dhe shkallën e veprimit sipas këtyre normave e mësimeve, Islami pranon dallimet e qytetërimit islam lokal dhe specifikat vendore, që është i patjetërsueshëm në krahasim me lokalizmat e tjerë, kur merren parasysh ndryshimet e natyrave të popujve që i përkasin Islamit, natyrat e vendeve, dhe shekujve, natyrat e sistemimeve qeverisëse si dhe pozitave gjeografike, përkatësia kombëtare, do*ket, tradita etj.. Ai është një qytetërim që dallohet me natyrë specifike vendore.

“Islami është një koncept i koordinuar i cili u paraqit në forma politike e shoqërore dhe unitet fetar. Ky koncept, përfshin një fushë të gjerë të vendit dhe të kohës. Veçoritë e tij të ndrysh*me janë demonstruar në vende dhe epoka të ndryshme, varësisht prej fërkimit të tij me forcat e ndryshme shoqërore e politike lo*kale; p.sh. Spanja në verilindje të Afrikës në mesjetë, ka qenë e lidhur me djepin e Islamit në Azinë Perëndimore; kultura e saj ka qenë pjesë prej kulturës së kësaj qendre islame. Por ajo dallohet në sfera të ndryshme dhe bart specifika, të cilat kanë pasur ndi*kim të madh në Azinë Perëndimore; kësisoj kanë qenë edhe ve*ndet e tjera kryesore të pavarura prej të tjerëve, si nënkontinenti Indian, Indonezia, zonat shkretinore në Jug të Rusisë deri në kufi*jtë e Kinës bartin karakteristika dhe veçori lokale, por ato e rua*nin natyrën e dalluar Islame”.[8]

Sipas Islamit, e mira, e drejta, nderi, janë ato vlera qytetërue*se që duhet të afirmohen dhe që janë të lejueshme të bëhen. Mi*rëpo, problemet më të mëdha që dalin në plan të parë në vlerësim, kur është fjala për të mirën e të keqen, shtrohen si pyetje: ç’është e mira e ç’është e keqja; kush duhet të përcaktojë kriteret dhe normat e së mirës dhe së keqes; cilët janë faktorë të qytetërimit, që vënë në lëvizje njerëzit dhe i shtyjnë të veprojnë në këtë a në atë mënyrë; cili është kriteri i vlerësimit moral të njerëzve? Të gjitha këto kanë zënë vend të veçantë në Kur’an dhe në hadithet e Muhammedit a.s., dhe në fenë e qytetërimin islam.

Kur’ani burim themelor i fesë dhe i qytetërimit islam

Kur’ani është libri i fundit qiellor që i zbriti Pejgamberit të fundit, Muhammedit a.s. prej All-llahut, nëpërmjet Xhibrilit. Ai është libri shenjtë, i mbinatyrshëm-(muëxhizetun), ligjërim-fjalë e All-llahut që i erdhi Muhammedit a.s. në mënyrë kronologjike në një periudhë prej 23 vjetësh. Përmban gjithsej 114 sure-ka*ptina dhe për numrin e tyre nuk ka mospajtime në mes dijetarëve. Sa i përket numrit të ajeteve në Kur’an, ka mendime jo gjithnjë të dakorduara në mes dijetarëve. Ata, pa përjashtim, të gjithë pajto*hen se Kur’ani ka mbi 6000 ajete. Por, është dëgjuar që dikush të ketë thënë se Kur’ani ka 6204, dikush 6214, ndonjë tjetër 6219, po edhe 6225, 6226, 6236 e 6360 ajete.[9] Shkaku për mospajtuesh*mërinë e numrit të ajeteve të Kur’anit, është se dikush ka numë*ruar ajetin fillimor:

- بسم الله الرحمن الرحيم(Me emrin e All-llahut, Gjithëmë*shirëshmit, Mëshirëbërësit) si ajet përbërës i çdo sureje; ka të tjerë që këtë ajet e kanë numëruar si një ajet i vetëm i sures “en-Nemel” e, nga ndonjë tjetër, ajeti në fjalë: (Me emrin e All-llahut, Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëbërësit) është llogaritur si ajet fillimor i çdo kaptine. Pa këtë ajet, (Me emrin e All-llahut, Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëbërësit) Kur’ani ka 5247 ajete. Ekziston edhe një shkak tjetër, pse dijetarët nuk pajtohen në lidh*je me ajetet e Kur’anit, që është se shkurtesat në fillim të sureve, nga disa janë numëruar si ajete të mëvetësishme, e të tjerë nuk i kanë numëruar si të tilla. Sado që të jetë numri i ajeteve të Kur*’anit, nuk ka dyshim se ai është burimi themelor dhe kryesor i fesë dhe predikimit islam.

Sipas përkufizimeve të dijetarëve muslimanë, Kur’ani është fjalë hyjnore, ligjërim i All-llahut, libër qiellor, i mrekullueshëm, i paimitueshëm, i paarritshëm as nga përmbajtja dhe as në aspe*ktin artistik, pra është “Muëxhize” që i është zbritur Muhamme*dit a.s. përmes Xhibrilit, i përcjellë besnikërisht prej tij, i shkruar që atëherë kur zbriti, i tubuar në një përmbledhje të quajtur “Mu*s’haf”, i ruajtur, i kultivuar e i mësuar përmendsh dhe, leximi i tij është adhurim-ibadet për muslimanët.[10]

Kur’ani-Mus’hafi fillon me suren “El-Fatiha”,dhe përmby*llet, përfundon me suren “en-Nas”.

Kur’ani është ligjërim-fjalë e All-llahut e jo e Muhammedit a.s., siç ka pretenduar ndokush dhe mu këtu qëndron pamundësia e imitimit të Kur’anit, mrekullia dhe përkryeshmëria e tij.

Kur’ani i është dedikuar mbarë njerëzimit. Ai nuk pranon ra*cizëm, nuk njeh kufij kohorë e hapësinorë të shtrirjes. Studiuesit e Kur’anit, duhet të lirojnë patjetër shpirtin dhe mendjen e tyre nga paragjykimet dhe qëndrimet e ndryshme ideologjike e ateiste, në mëyrë që ta kuptojnë atë drejt e si duhet.

Kur’ani ka filluar të zbres më 1 shkurt në vitin 610 me aje*tin:”Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar”[11], për të mba*ruar në vitin 632 me ajetin 281 të sures El-Bekaretu, që (sipas mendimit të shumicës së dijetarëve) është ajeti:[12]

"Dhe kini frikë Ditën kur në të do të ktheheni tek All-llahu. Pastaj çdokush do të paguhet për atë që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë”[13]

Tubimi dhe ruajtja e Kur'anit gjatë jetës së Muhammedit a.s. bëhej në dy mënyra:

1. Kur'ani vilej dhe ruhej në trurin e besimtarëve, d.m.th. du*ke e nxënë atë përmendsh; kishte me qindra hafizë që e kishin nxënë Kur’anin përmendsh gjatë jetës së Muhamedit a.s.. Mësimi i Kur’anit vazhdon të mësohet përmendsh edhe sot, bile, edhe në mesin e shqiptarëve ka pasur e ka edhe sot hafizë (njerëz që e di*në tërë Kur’anin përmendsh në gjuhën arabe).

2. Kur'ani vilej dhe ruhej edhe duke e shkruar. Zejd Ibni Tha*biti ka qenë shkrues i trefishtë i Kur’anit. Ai e shkroi Kur’a*nin gjatë kohës së Pejgamberit a.s.; e përmblodhi në një përmbledhje gjatë hilafetit dyvjeçar të Ebu Bekrit r.a., në vitet 11-13 h. (632-634 m.) dhe mori pjesë në shumëzimin e Mus’hafeve gjatë hila*fetit të Uthmanit r.a., në vitin 25 h..[14]

Kur’ani është shkruar që nga fillimi i shpalljes, prandaj nuk është e çuditshme e dhëna se për shkrimin e Kur'anit dhe regji*strimin e tij, gjatë periudhës së zbritjes, ishin angazhuar hiç më pak se 43 veta në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vetë Pejgamberi a.s. dhe mbledhja e tij u bë sa qe gjallë Pejgamberi a.s..[15]

Kur’ani është i vetmi prej librave qiellorë që nuk ka pësuar ndryshime dhe ka ruajtur origjinalitetin e vet.





Temat e Kur’anit


Nuk ka dyshim se tema kryesore në Kur’an është njeriu dhe mirëqenia e tij. Por, një nga temat e Kur’anit me peshë dhe rënd*ësi të veçantë, është Udhëzimi i All-llahut. Përqendrimi në faktin se All-llahu i ka ofruar gjithmonë udhëzim njeriut me anën e shpalljeve që i ka dërguar përmes pejgamberëve, është detyrë e çdo besimtari. Kur’ani është përqendruar edhe në temën mbi ko*nceptin e besimit në Një Zot të Vetëm- “Tevhidin”. Paraqitja e Kur’anit ishte shumë revolucionare, ngase theu të gjitha barrierat racore e nacionale dhe dha një kontribut unikat të bashkimit dhe të vëllazërimit të njerëzve në një komunitet multietnik, multiku*lturor, multigjuhësor, multiracor, po me një besim të vetëm, me besimin në Një Zot ”Tevhid”. Kur’ani e inkurajon mbarë gjininë njerëzore që ta ngrenë veten mbi kufizimet provinciale, fisnore, racore dhe kombëtare, për të ndërtuar një komunitet, shoqëri të njerëzishme.

Temat e tjera në Kur’an, sikundër janë temat fetare, diturore, iluministe, etiko-morale, juridike, sociale, moralizuese, kallëzim*et historike si dhe shumë përmbajtje të tjera, të trajtuara në nivel të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, janë të paarritshme edhe nga përmbajtja edhe artistikisht.

Të kthehemi përsëri tek Kur’ani, ngase duhet theksuar se baza kryesore e përmbajtjes së Kur’anit ka karakter shoqëror dhe duhet sinjalizuar për idetë e drejtësisë sociale-shoqërore e morale që dalin drejtëpërdrejt nga Kur’ani, i cili pa dyshim se synon një shoqëri të qytetëruar.



Tema sociale në Kur’an

Islami është një fe që, përveç themeleve kryesore të saj, që bazohen në Kur’an, ai si shoqëri, ndërtohet edhe mbi parimet e logjikës dhe të arsyeshmërisë dhe jo mbi dogmën apo besimin e verbër. Dhe, vetë fakti i mosndarjes së Islamit në sfera fetare dhe jofetare apo në pjesë të veçanta të kësaj jete - “Dynjasë” dhe të asaj së amshueshmes-“Ahiretit”, tregon se Islami është më tepër si një stil i jetës me premisa hyjnore, i drejtuar tërësisht nga All-llahu, dhe jo një fe që merret me ndarjet apo copëzimin e jetëve. Kështu, nga njëra anë, kur bëhet fjalë për parimet e të jetuarit, për anën sociale, ekonomike, politike, etj., të shkon mendja se Islami është një sistem i avancuar i jetës fizike, por kur bëhet fjalë për jetën shpirtërore, për moralin e individit e të shoqërisë, mësohet se ai është një kod që regullon jetën materiale dhe shpirtërore, du*ke siguruar mirëqenie dyjetësore, në rend të parë, të individit e pastaj edhe të shoqërisë. Islami merret me të gjitha aspektet e jetës së njeriut. Ai është kundër idesë së ndarjes së jetës shpir*tërore nga ajo materiale, kundër ndarjes së jetës së kësaj bote nga ajo e përtejmja.

Tema sociale në Kur’an merr një shtrirje të gjerë me karakter moralizues, edukativ dhe shumë universal. Iluminizmi fetar, ditu*ria, edukimi, fenomeni moral si kategori shoqërore, elementet përbërëse të moralit, edukimi moral i njeriut dhe i qytetarëve, ndikimi i fenomenit moral në zhvillimin e shoqërisë, kujdesi ndaj familjes si pjesë bazë e superstrukturës shoqërore, si njëra nga qelizat e para të shoqërisë njerëzore, pozita e femrës në shoqëri, nderi si katgori morale e sociale, fenomeni i pirjes së alkoolit dhe ndalimi i tij në Islam, ndalimi i përdorimit të drogës, ndalimi i lojnave të bixhozit, fenomeni i prostuticionit si dhe ndalimi e luftimi i tij, janë ato që përshkojnë tërësinë e mësimeve të Kur’*anit, udhëzimeve dhe porosive të larta edukative-morale të tij në zgjidhjen e këtyre problemeve sociale-shoqërore.

Pikëpamjet sociologjike mbi lirinë personale dhe kolektive, mbi etikën dhe edukatën morale të përfituara e të ndriçuara nga dituritë dhe kultura e qytetërimi islam, paraqesin jo vetëm kontri*but të çmueshëm moralizues për zhvillimin e mendimit sociolo*gjik, po edhe përputhen me qëllimet e evolucionit njerëzor për një bashkësi e shoqëri të qytetëruar, të pastër, të shëndoshë e të lu*mtur: pa alkool, pa drogë, pa bixhoz, pa prostitucion, pa SIDA e pa shumë të liga të kësaj natyre. Këtë e garanton pa dyshim e me shumë siguri vetëm feja islame, bile edhe pa harxhime të mëdha.

Hadithi (syneti) - bazë e dytë e fesë dhe qytetërimit islam

Hadithi (syneti) i Pejgamberit Muhammed a.s. është bazë e dytë e fesë, Sheriatit dhe qytetërimit islam. Me termin “Hadith” kuptojmë: thëniet, veprat, miratimet (pëlqimet) dhe virtytet e Mu*hammedit a.s.. Nganjëherë hadithi vjen me dispozita shtesë ose komentimin e atyre që janë detyruar me Kur’an. Hadithet e Pej*gamberit a.s. janë burim pa të cilin nuk do të kuptohej Islami. Kur’ani na bën me dije se Muhammedi a.s:

وَمَا يَنْطِقُ عَنْ الْهَوَى* إِنْ هُوَ إِلاَّ وَحْىٌ يُوحَى* ( النجم/3-4)

“Ai nuk flet nga vetja e tij. Ajo që thotë, s’është (gjë tjetër) pos shpallje që i frymëzohet”[16], prandaj, duhet kuptuar se çdo thënie, veprim, miratim, pëlqim i Pejgamberit a.s. për ndonjë ve*për të ndokujt, burimin e ka nga All-llahu, andaj edhe është bazë e dytë, pas Kur’anit, në ndërtimin e fesë, jetës, ligjit dhe qytetëri*mit islam. Muhammedi a.s. ka qenë transmetues dhe interpretues i vullnetit të Zotit xh.sh. dhe komentues i ligjërimit hyjnor-Kur’anit. Roli i Hadithit dhe i traditës së Pejgamberit a.s. në ndë*rtimin e shoqërisë dhe qytetërimit islam, është i patejkalueshëm, i domosdoshëm, ngase vetëm në traditën e tij mësojmë në praktikë fenë dhe qytetërimin islam.

Pejgamberi Muhammed a.s. e ndërtoi shoqërinë islame duke ndryshuar trajtimin dhe botëkuptimin e njerzëve në shoqëri. Ai tregoi dhe vërtetoi se ishte shpëtimtari i gjithë njerëzimit. Ai hyri në një epokë të re të ndriçimit të mendjes dhe solli një ringjallje konceptuale në zhvillim, së pari të qytetërimit islam dhe, së dyti, bëri që ky qytetërim të ndikojë edhe në zhvillimin e qytetërimit njerëzor. Për ta kuptuar mesazhin hyjnor dhe për ta vlerësuar Kur’anin, duhen studiuar jeta e të dërguarit Muhammed a.s. dhe mesazhet e tij.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Kur’ani, “El-Bekare” 30-32.

[2] Shih, Dr. Jusuf El-Kardavi, “Veçoritë e Përgjithshme të Islamit”, fq. 80-84, Furkan ISM, Shkup, 2002.

[3] Kur’ani, sureja Sad, ajeti, 71-72.

[4] Kur’ani, sureja, et-Tin, ajeti 4.

[5] Dr. Jusuf El-Kardavi, “Veçoritë e Përgjithshme të Islamit”, fq. 81, Furkan ISM, Shkup, 2002.

[6] Kur’ani El-Bekaretu, ajeti 30.

[7] Kur’ani, sureja Lukman, ajeti 20.

[8] Hamilton A. R. Gibb, “Studies on the civilization of Islam”, fq. 3. London, 1960.

[9] الإمام الحافظ عماد الدين أبو الفداء إسماعيل ابن كثير القريشي الدمشقي، تفسير القرآن الكريم، ص.7. الجزء الأول، دار الحديث في القاهرة، ، 1414هـ. 1993 م.

[10] Dr.Subhi es-Salih, “Mebahithu fi Ulumi El-Kur’an”, fq. 21, botimi i pestë, Bejrut, 1968.

- shih Muhammed Alij Es-Sabunij “Et-Tibjanë Fi Ulumi El-Kur’an”, botimi i dytë fq. 6, 1980/ 1400 h., pa vend botimi.

[11] Suretu El-Alek, ajeti-1.

[12] Shih:

- Ebi El-Hasen Alij Ibni Ahmed El-Vahidij en-Nisaburij, Esbabu en-Nuzu*li” botim i ri, fq. 8, “Daru El-Fikri”, Bejrut-Liban, 1994 / 1414 h.

- Muhamed Alij es-Sabuni ”et-Tibjan fi Ulumi El-Kuran”, botimi i dytë, fq. 12, 1980 \ 1400 h.

- El-Imam El-Hafidh Imadud-din, ebu El-Fidaë Ismail Ibni Kethirë El-Ku*rejshij, ed-Dimeshkij, “Tefsiru El-Kur’ani El-Kerimë”, pjesa e parë, fq. 315, “Daru El-Hadithi”, Kajro, 1993 / 1414 h.

[13] Kur’ani, sureja El-Bekaretu, 281.

[14] Dr. Subhi es-Salih, Mebahith fi Ulumi El-Kur’ani, fq. 83, botimi i pestë, Bejrut, 1968.

[15] Ebu Abdil-lah ez-Zinxhani, Terihu eI-Kur'an, fq.42, Bejrut 1969 \ 1388 h.

[16] Kur’ani, sureja en-Nexhëm, ajeti 3-4.